Mbi krishterimin!

atman

Forumium maestatis
Re: Mbi krishterimin!

Letra dërguar Galatëve nga Paolo.
Shkëputim një copëz:
“...Zoti dërgoi Birin e tij që, lindi nga një grua e sipas ligjeve.” IV/4

Në letrën dërguar romakëve, shkruan:
Përsa i përket Birit të tij, lindi nga raca e Davidit, por, sipas shpirtit të shenjtë, u quajt me ngulm Bir i Zotit, bazuar te ringjallja. I/ 3,4,5.

Mendoj se kaq duhet për të reflektuar thellë në lidhje me të gjitha problemet që ngrihen këtu dhe pa u hallakatur te virgjëria e Maries dhe spekullimet përkatëse, gjoja si shprehje e pastërtisë shpirtërore, dhe budallallëqet pasojë lidhur me përdorimin e fjalës “fekondim artificial” sepse kjo është njësoj sikur të themi se gratë në antikitet i lanin rrobat me lavatriçe.
Ose, do ta konsiderojmë sikurse mëtohet, pra si një interpretim të pastërtisë shpirtërore por duhet të pranojmë se Krishti ishte njeri në kupimin e plotë të fjalës, sikundër del edhe nga dy pasazhet e mësipërme të Palit, shënjtorit të trembëdhjetë, nëse nuk gaboj.
Njeheresh, nese shtatezania dhe virgjeria e Maries duhen kuptuar si aludim i pastertise shpirterore, dmth nuk kane aq vlere marrdheniet seksuale edhe sikur t'i kete kryer, si çdo femer tjeter.

Persa i perket kohes. Vitet para eres sone vinin duke u zbritur. Psh 753 pes viti i themelimit te Romes erdhi 752, 751 etj etj...10,9,8,7,6,5,4,3,2 dolem te 1 ne menyre logjike, filloi te ecet ne kahun pozitiv, 1, 2, 3, 4...e keshtu me rradhe. Viti 1 historikisht eshte viti i 30 - te i sundimit te Oktavian Augustit dhe nuk ka lidhje me Krishtin. Faktikisht Krishti s'ka lindur ne vitin 1. Per lindjen e tij(pranojme qe ka ekzistuar sepse nuk ka ne menyre absolute asnje dokument historik qe ta provoje) pra per lindjen e tij te dhenat jane te ndryshme.
 

Adeli

Primus registratum
Re: Mbi krishterimin!

Gezuar Pashket ty jaran, dhe te gjithe shqiptarve katolike anemban botes.
 
G

gysimilan

Guest
Qëndrimi i Krishterimit ndaj Islamofobisë

Rezart Beka

http://www.e-zani.com/2011/09/30/qendrimi-i-krishterimit-ndaj-islamofobise/

Ligjërimi islamofob në Shqipëri ka marrë gjithnjë e më shumë një fizionomi të qartë. Ai vërtitet rreth disa temave specifike dhe “sugjeron” zgjidhje të caktuara. Një nga temat e rëndësishme të këtij ligjërimi është edhe ajo e islamizimit të shqiptarëve. Kjo çështje shërben si pikënisje për diskutimin e temës, kaq të dashur për ligjërimin islamofob, të legjitimimit të myslimanëve në Shqipëri.

Në vija të përgjithshme teza është si vijon: Shqiptarët janë detyruar me dhunë që të hiqnin dorë nga feja e krishterë dhe vlerat europiane. Perandoria Osmane përdori të gjitha mjetet e mundshme të presionit, dhunës dhe terrorit për të detyruar shqiptarët të përqafonin Islamin. Pas shumë përpjekjesh shqiptarët, me përjashtim të disa zonave heroike, kapitulluan përpara presionit osman dhe përqafuan fenë e pushtuesit. Kjo ishte një tragjedi me përmasa të mëdha për popullin shqiptar, sepse në këtë mënyrë ata jo vetëm tradhtuan fenë e të parëve, por edhe u tëhuajëzuan nga qytetërimi europian të cilit ata i përkasin gjenetikisht.

Pra islamizimi i shqiptarëve nuk është një fenomen i pranuar natyrshëm nga populli shqiptar, por është i imponuar me dhunë nga jashtë nga një perandori armiqësore ndaj tyre. Ky “fakt” është i mjaftueshëm për islamofobët shqiptarë për të vënë në dyshim legjitimitetin e myslimanëve në Shqipëri. Për shumë prej tyre islamizimi i shqiptarëve ka qenë një fatkeqësi historike, së cilës shqiptarët duhet t’i japin zgjidhje sa më shpejt, duke u kthyer sërish në të ashtuquajturat “rrënjë” burimore të tyre.

Në këtë kontekst zë vend edhe teza e domosdoshmërisë së rikonvertimit të shqiptarëve në Krishterim, kryesisht në atë katolik. Për disa prej tyre Islami nuk ka zënë asnjëherë rrënjë të vërteta në ndërgjegjet e shqiptarëve, për këtë arsye mjaft që të gërvishtet pak nën sipërfaqe dhe substrati i krishterë, gati gjenetik, i popullit shqiptar do të dalë në shesh. Për disa të tjerë, Islamizimi, i përfytyruar gjithnjë në terma negativë, ka zënë rrënjë të thella tek shqiptarët dhe ai duhet fajësuar për shumëçka të keqe që haset në karakterin e shqiptarit dhe në shoqërinë shqiptare. Sidoqoftë, ata janë njëzëri në pohimin e domosdoshmërisë së rikonvertimit të shqiptarëve në Krishterim. Vetëm duke hequr dorë nga mbetjet e uzurpatorit lindor turk, Shqipëria do të rimarrë në dorë shansin e saj për të qenë pjesë përbërëse e qytetërimit europian, ku ajo aspiron prej kohësh.

Sa i përket popullatës së gjerë, islamofobët shqiptarë mundohen të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme të presionit, qoftë mediatike, sociale apo kulturore, për t’i imponuar ndërgjegjes së shqiptarëve rikonvertimin në fenë e krishterë, kryesisht katolike. Shpesh kjo bëhet në emër të historisë, në emër të vlerave europiane apo në emër të krishterimit. Ndërsa sa i përket asaj pjese të popullatës shqiptare, që identifikohet dhe praktikon fenë islame, ndaj saj ligjërimi islamofob është akoma më radikal. Ata e konsiderojnë këtë pjesë të popullsisë shqiptare si pengesa më kryesore ndaj ideve të tyre, prandaj edhe masat e propozuara prej tyre ndaj kësaj shtrese të popullsisë janë më drastike. Ndaj tyre presioni dhe diskrimini social-kulturor duhet të jetë më radikal. Në disa raste ekstreme, në publikun shqiptar janë hedhur edhe ide të marrjes së masave ligjore ndaj myslimanëve shqiptarë, duke kërkuar që ata të shpallen të paligjshëm, të detyrohen të emigrojnë ose edhe detyrohen dhunshëm të pranojnë fenë e krishterë.
Ajo që të bën përshtypje në ligjërimin islamofob në Shqipëri është fakti se ai shpesh e përdor fenë e krishterë, kryesisht atë katolike, si një instrument për të ndërtuar ligjërimin e tij diskriminues ndaj fesë islame dhe myslimanëve shqiptarë. Islamofobët shqiptarë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Islamit në Shqipëri në emër të Krishterimit: ata bëjnë thirrje për konvertim “në dobi” të krishterimit. Shpesh ata paraqiten si mbrojtës të krishterimit, të cilët ligjërimin e tyre e ndërtojnë në “favor” dhe për “hir” të krishterimit. Pra, me pak fjalë, krishterimi kthehet në një instrument në duart e tyre dhe përdoret për të realizuar e përmbushur politikat diskriminuese ndaj fesë islame dhe myslimanëve shqiptarë.

Mirëpo ç’gjykim do të merrte ligjërimi islamofob, i cili përpiqet të përdorë mjete të presionit mediatik, social, kulturor, madje edhe ligjor, për t’i imponuar, ndër të tjera, një bashkësie njerëzish konvertimin në një fe tjetër, nëse do të gjykohej nën dritën e parimeve të krishtera, veçanërisht atyre katolike? Çfarë qëndrimi mban Krishterimi katolik ndaj konvertimit me forcë ose përmes presionit dhe diskriminimit social-kulturor që grupe të ndryshme mund të ushtrojnë ndaj shtresave të caktuara të shoqërisë? A është instrumentalizimi që i bëhet Krishterimit nga ligjërimi islamofob në përputhje me parimet e krishtera?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjve do të bazohemi kryesisht tek dokumentet e konçilit të dytë të Vatikanit (1962-1965). Ky konçil është i një rëndësie të veçantë për krishterimin katolik bashkëkohor dhe veçanërisht për temën e lirisë fetare dhe dinjitetit njerëzor. Ai përbën normën dhe vlerën mbi të cilën bazohet jeta individuale dhe kishtare e katolicizmit bashkëkohor.

Në një nga deklaratat e këtij konçili rreth lirisë fetare e quajtur “Dignitatis Humanae” pohohet se liria fetare dhe mosimponimi me dhunë i saj është një nga doktrinat themelore të fesë katolike – një doktrinë kjo që gjen mbështjetje në fjalën e Zotit dhe në vetë natyrën e veprimit hyjnor në histori. Në paragrafin e dhjetë të kësaj deklarate lexojmë:

Një element kyç i doktrinës katolike, i përfshirë në fjalën e Zotit dhe i predikuar vazhdimisht nga Etërit e Kishës, është se qeniet njerëzore janë të thirrura t’i përgjigjen Zotit duke besuar vullnetarisht; askush, atëherë, nuk mund të detyrohet të përqafojë besimin kundër vullnetit të tij [...] Prandaj është plotësisht në përputhje me natyrën e besimit që në çështjet fetare të përjashtohet çdo formë shtrëngimi nga ana e njerëzve.”

Në po të njëjtën deklaratë pohohet se liria fetare dhe mbrojtja e individit nga imponimi i besimit me forcë jo vetëm që është një e vërtetë themelore e besimit të krishterë, që është bërë e njohur nga fjala e Zotit, por edhe një e vërtetë që bazohet tek dinjiteti njerëzor ashtu siç dëshmohet ai edhe nga arsyeja. Në paragrafin e dytë të kësaj deklarate lexojmë:

Ky Konçil i Vatikanit deklaron se personi njerëzor gëzon të drejtën e lirisë fetare. Përmbajtja e kësaj lirie është se njerëzit duhet të jenë të imunizuar nga shtrëngimi [në fe] nga ana e individëve, grupeve sociale, apo nga çfarëdolloj fuqie tjetër njerëzore, kështu që në çështjet fetare askush të mos shtrëngohet të veprojë kundër ndërgjegjes së tij e as të pengohet, brenda kufijve të caktuar, për të vepruar në përputhje me të, privatisht apo publikisht, në formë individuale apo të organizuar. Gjithashtu [ky konçil] deklaron se e drejta për të gëzuar lirinë fetare themelohet në të vërtetë mbi dinjitetin e personit siç e kanë bërë të njohur fjala e reveluar e Zotit dhe vetë arsyeja.

Në po të njëjtën deklaratë pohohet se liria fetare duhet garantuar edhe në rastet kur individët veprojnë të organizuar në bashkësi. Atyre u duhet garantuar e drejta që ta organizojnë jetën e tyre komunitare në liri të plotë dhe sa më në përputhje me vlerat dhe parimet e tyre fetare. Në paragrafin e katërt të kësaj deklarate pohohet:

Liria fetare që i përket individëve, i përket natyrisht atyre edhe kur veprojnë në formë komunitare. Bashkësitë fetare, në të vërtetë, janë një kërkesë e natyrës sociale të qenieve njerëzore, si edhe të vetë fesë.
Grupeve të tilla pra, nëse kërkesat e drejta të rendit publik nuk janë shkelur, duhet t’u njihet e drejta për të qenë të imunizuar ndaj çdo mase shtrënguese në qeverisjen sipas rregullave përkatëse, në kushtimin hyjnisë supreme kultin publik, në ndihmën e anëtarëve të tyre për të ushtruar jetën fetare, në mbështetjen [e tyre] me mësimdhënien përkatëse dhe në promovimin e atyre institucioneve në të cilat anëtarët e tyre të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të rregulluar jetën sipas parimeve të fesë së tyre.”

Pra, përdorimi i çdo mjeti shtrëngimi apo presioni, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë, për t’i detyruar njerëzit të përqafojnë një fe në vend të një feje tjetër është plotësisht në kundërshtim me parimet bazë të krishterimit.

Në paragrafin e trembëdhjetë të një tjetër dekreti konçiliar rreth aktivitetit misionar të Kishës të quajtur “Ad Gentes”, i cili ka ndryshuar në mënyrë pothuajse rrënjësore mënyrën se si Kisha katolike e sheh aktivitetin e saj misionar në botën bashkëkohore, pohohet:

Kisha ndalon rreptësisht detyrimin, nxitjen ose joshjen e çdokujt përmes dredhisë për të përqafuar besimin, ashtu siç në të njëjtën mënyrë pretendon në mënyrë energjike të drejtën që askush të mos devijohet nga besimi përmes yshtjeve të padrejta“.

Tema e ardhjes së Islamit në Shqipëri dhe e konvertimit të shqiptarëve në të, si edhe tema e legjitimitetit të Islamit në Shqipëri ka qenë në qendër të polemikave islamo-të krishtera në vendin tonë për një kohë të gjatë. Ajo nuk është një risi e ligjërimit islamofob, por ka një origjinë më të hershme në kohë. Gjatë historisë shqiptare kjo temë ka qenë shpesh shkaktare e nxitjes së mospajtimit dhe ndonjëherë edhe armiqësisë midis dy bashkësive fetare. Fatkeqësisht, ligjërimi islamofob është një trashëgues i kësaj tradite polemike dhe bën çmos që efektet e saj negative të përtërihen sa më shumë që të jetë e mundur.

Në paragrafin e tretë të një prej deklaratave më të rëndësishme të Konçilit të dytë të Vatikanit në lidhje me marrëdhëniet e Kishës me fetë e tjera jo të krishtera, që mban emrin “Nostra Aetate”, në lidhje me këtë fakt gjejmë një pasazh tejet të rëndësishëm në të cilin pohohet:

“Nëse, gjatë shekujve, jo pak mosmarrëveshje dhe armiqësi kanë lindur midis myslimanëve dhe të krishterëve, Konçili i shenjtë i nxit të gjithë që të harrojnë të kaluarën dhe të ushtrojnë sinqerisht kuptimin e ndërsjelltë, si edhe të mbrojnë dhe promovojnë së bashku, për të gjithë njerëzimin, drejtësinë sociale, vlerat morale, paqen dhe lirinë.

Ky paragraf është tejet i rëndësishëm, sepse në të i bëhet thirrje e hapur bashkësive myslimane dhe të krishtera që të heqin dorë nga traditat polemike midis tyre dhe gjithçka që ato përmbajnë, dhe të përpiqen sinqerisht që të bashkëpunojnë në promovimin e vlerave për të mirën e bashkësisë dhe individit. Ligjërimi islamofob synon pikërisht të kundërtën e kësaj, duke u përpjekur që të ringjallë tema të vjetra të polemikës islamo-të krishtere në Shqipëri, për të aktualizuar politikat e tyre diskriminuese ndaj myslimanëve shqiptarë.

Nën dritën e parimeve të krishterimit katolik, e kemi bërë të qartë se ky ligjërim është në kundërshtim me parimet më të larta mbi të cilat ngrihet revelata e krishterë. Gjithashtu, ai duhet të konsiderohet si në mospërputhje me dinjitetin dhe arsyen njerëzore. Ligjërimi islamofob jo vetëm që cenon vlerat dhe dinjitetin e myslimanëve shqiptarë, por edhe instrumentalizon krishterimin duke e përdorur atë si mjet për të realizuar projektet e tyre diskriminuese dhe islamofobe.

Në vend që të promovojë drejtësinë sociale, siç kërkohet në deklaratën “Nostra Aetate”, ligjërimi islamofob në Shqipëri ndërton politika diskriminuese ndaj një shtrese të caktuar të shoqërisë në “dobi” të një tjetre. Në vend që të kultivojë vlerat e paqes dhe lirisë, të shprehura qartë në të njëjtën deklaratë, ligjërimi islamofob promovon të kundërtën e tyre, duke ringjallur tema polemike islamo-të krishtera dhe duke u përpjekur të nxisë politika diskriminuese konvertuese ndaj myslimanëve shqiptarë.

Duke pasur parasysh këtë fakt, jemi të mendimit se kundërshtimi i ligjërimit islamofob në Shqipëri duhet të jetë shqetësim si për myslimanët ashtu edhe për të krishterët. Kundërshtimi i këtij lloj ligjërimi, i cili predikon dhe nxit vlera që bien në kundërshtim me parimet e revelatës së të dyja feve dhe me dinjitetin njerëzor, ashtu siç dëshmohet ai nga arsyeja, mund të jetë në qendër të një bashkëpunimi të ndërsjellët islamo-të krishterë dhe mund të shërbejë si pikënisje për ngritjen e një platforme ndërfetare për denoncimin dhe kundërshtimin e çdo lloj ligjërimi që kundërshton vlerat dhe parimet themelore të lirisë fetare dhe të dinjitetit njerëzor. Përveç parimeve islame, kjo do të ishte krejtësisht në përputhje edhe me pasazhin e lartpërmendur të deklaratës “Nostra Aetate”, ku të dyja bashkësitë fetare nxiten që të mbrojnë dhe promovojnë, për të gjithë njerëzit, vlerat e drejtësisë sociale, ato morale, paqen dhe lirinë.
 

gangsterja

Primus registratum
Mbi Krishterimin
Krishterimi lindi rreth 2000vjet me pare ne Jude(Israeli i sotem)me Jezu
-Krishtin dhe grupin e dishepujve te tij besnike.Gjate kesaj periudhe,Judea
ishte nje udhekryq kulturor qytetesh dhe fermash plot me levizje.
Perandori i Romes ishte sunduesi i saj.Judenjte ne ate kohe e urrenin sundimin romak,per arsye se per ta ai sillte ne mendje shtypjen njerezore
qe ata kishin duruar historikisht.Krishterimi eshte fe e ngritur sipas mesimeve dhe te dhenave nga Jezus Krishti i cili predikonte se Perendia
eshte nje krijuese dhe shpetimtare e botes dhe Jezusi,biri i tij.
 

hareid

Papirus rex
Nuk me besohet qe krishterimi eshte ngritur sipas mesimeve te dhena nga Jezu Krishti, por me besohet se eshte ngritur sipas vendimeve te vitit 325 ne Koncilin e Nikeës ne kohen e Konstantinit te madhe. Aty u vendos se Jezusi jo vetem qe eshte "Djali i Zotit", por edhe Zoti vete. Jezusi ne asnje vend ne Bibel nuk thote se ai eshte Zot, perkundrazi ai i lutet dhe falet Zotit te vertete.
 

P.N.SH

Forumium maestatis
Krishterimi ka qene nje fe dhe do te jete akoma nje fe e njeriut por krishterimi ishte ajo fe qe shkaterroi paganizmin.
 

bobo

marksist-enverist
Nuk i besoj interpretimit biblik mbi Jazusin, dhe Krishterimin si besim. Nga kendveshtrimi i sotshmen ka shum gjera qe tbejne te mendosh 'ndryshe'- edhe si e drejte e lejuar nga vet Naltmadhnia. 'Mendimi ndryshe' nuk cenon asgje dhe askend: interpretimi biblik i ngjan nje loje fjalesh, ku celsi magjik i cdo spjegimi dhe dmth-je permban fjalen 'Jezus'- me te drejt sipas bibles, sepse ai eshte dhe personazhi kryesor. Dhe ajo qe anshkalohet, kur bie fjala ndryshe, eshte menyra spekulative me te cilen veprohet, kur behet fjale per aplikimin e ketij besimi ne realitet- eshte krijuar nje hierarki hyjnore mbi Toke.
 

keca

Forumium praecox
kshtu nukjam kunder krishterizmit.se nje njeri qe beson ne zot drejt aj nuk eshte kunder asni religjioni.une jam nje musliman dhe te gjithe muslimanet besojn ne librat e zotit qe jan shpallur .zeburin .tevratin inxhilin dhe ne fund kuranin.gabimi me imadh te krishterizmi si ortodoks dhe katolik eshte ajo qe thojn isai a.s.eshte bir i zotit.zoti nuk ka nevoj per kerkan.krejt shka shohim dhe shka nuk i shohim jan te zotit.bibla si dhjata e re dhe dhjata e vjeter me kalimin e kohes kane ndryshu shum.nuk kan ndryshu vet por ato ndryshime ikan ba njerezit per qellimet e veta dhe per kete arsye bibla eka hup origjinalitetin e vete.i vetmi liber i zotit qe juka shpallur muhamedit a.s. qe nuk ka ndryshu dhe nuk dote ndryshoj deri ne ditn e kijametit eshte kurani.ne kuran shkrun dhe thot qe duhet ti besoni edhe librave qe jane shpallur para kuranit.tevratit.zeburit dhe inxhilit.a ne bibel nuk shkrun tash qe duhet meju besu edhe librave te tjere por ka shkru qe duhet meju besu por njerezit i kan hequr ato rreshta.mosu bani budall isai nuk eshte bir i zotit mushnu men nje her e per gjithmon.
 

Landi78

Forumium maestatis
Nese Jisu Krishti nuk eshte Zot, atehere i kote besimi i krishter, thote Apostulli.
Miq myslyman behuni kompetente per besimin tuaj dhe mos perdorni fjale boshe per nje besim qe eshte i mbushur meShpirt Shenjte, i tej mbushur me shenjtor, i mrekulluar ne art dhe i perplotur ne besimtar,
Te flasesh per Zotin qe eshte Hyjnor gjuha e njeriut eshte e manget sepse eshte njerezore, keshtu qe "detyrohet" gjuha njerezore te shprehi ate qe eshte hyjnore per ta bere sa me te kuptueshme , hyjnoren tek njerezit. Nje besim nuk eshte matematike por ka brenda mister edhe lutje.
Kur Pjetri iu pergjigj pyetjes se Krishtit qe kush un jam, ai tha ti je Krishti i Biri i Perendise dhe Krishti i tha qe kjo tu zbulua nga lart jo sepse e mendove ti. :)
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
ta lam fene ku eka vendin e vet.ne zemrat tona.secili le ta doje besimin e vete dhe le ta rrespektoj ashtu siq duhet.nje njeri qe nuk e rrespekton veten e vet,aj nuk rrespektohet nga askush.ddhe nje person qe nuk i rrespekton religjionet dhe besimet e te tjereve-keqe ose mire secili eka drejtimin e vet.aj person nuk edo dhe nuk i beson as fejes se vete.e ne skemi met me vlersu asnni person per veprat qe ika ba ose per ndonje fe.per kete ka kush mirret dhe na vlerson kur ti vij koha.e per kete eshte.allahu xh.sh
 

scadarsko

Locus omnem
ta lam fene ku eka vendin e vet.ne zemrat tona.secili le ta doje besimin e vete dhe le ta rrespektoj ashtu siq duhet.nje njeri qe nuk e rrespekton veten e vet,aj nuk rrespektohet nga askush.ddhe nje person qe nuk i rrespekton religjionet dhe besimet e te tjereve-keqe ose mire secili eka drejtimin e vet.aj person nuk edo dhe nuk i beson as fejes se vete.e ne skemi met me vlersu asnni person per veprat qe ika ba ose per ndonje fe.per kete ka kush mirret dhe na vlerson kur ti vij koha.e per kete eshte.allahu xh.sh
ti je tuj citu thenje kuranore zotni ktu.......leri slloganet e moralin !
 

joetisti_

Locus omnem
Nga te dhena historike te sjella ne keto kohe si vertet te verteta, Skenderbeu lidhi aleance me papen e asaj kohe i cili e emeroj 'shpata e pare' e kryqezates(por qe s'u formua kurre). Thuhet akoma se Skenderbeu ftoi muslimanet e asaj kohe te ktheheshin ne te krishtere dhe kur keta te fundit refuzuan, ai i masakroi.

Mendoj se kishte lidhje me temen.
 

Landi78

Forumium maestatis
Nga te dhena historike te sjella ne keto kohe si vertet te verteta, Skenderbeu lidhi aleance me papen e asaj kohe i cili e emeroj 'shpata e pare' e kryqezates(por qe s'u formua kurre). Thuhet akoma se Skenderbeu ftoi muslimanet e asaj kohe te ktheheshin ne te krishtere dhe kur keta te fundit refuzuan, ai i masakroi.

Mendoj se kishte lidhje me temen.
thuhet qe ja ke fut kot:D
 

Hektor12

Locus omnem
Pavarsisht mendimit te ca mediokerve qe vetem me besimin skane lidhje e respektoj kete besim si me te vjetrin, gjithcka eshte te besosh me shpirt ska rendesi ne kishe a xhami ...
 

scadarsko

Locus omnem
satanizmi eshte e fshehta qe fshihet n VATIKAN!
si kisha apo xhamia kane interesat e tyre te perbashketa,ate mos tregim shfaqje midis nesh imazhin satanist!feja kristiane apo islame sejcila rradhiten sipas viteve si partite politike,kush me heret e kush me vone e qellimin ekane te njejte ate perfitim dhe thellim rrenjesh ne njerezit e vobeket primitiv.....
ka 2014 vjet qe festojme,rikujtojm lindjen e krishtit por asnjeher nuk ndolli mrekullia e pritur!thuhet deri ne fundin e botes po qesharake eshte sepse n fundin ebotes nuk ka me shprese per jete ,e fundin ebotes te gjithe ne e shikojme vetem ne diten e fundit ate kur ne VDESIM......e jo te gjithe se bashku!
 

joetisti_

Locus omnem
Le te mos riperseriten luftrat mes krishterimit dhe muslimanizmit! Le te kete mendim ndryshe qe s'duhet luftuar me pistoleta apo me thika! (urim)
 

Hektor12

Locus omnem
satanizmi eshte e fshehta qe fshihet n VATIKAN!
si kisha apo xhamia kane interesat e tyre te perbashketa,ate mos tregim shfaqje midis nesh imazhin satanist!feja kristiane apo islame sejcila rradhiten sipas viteve si partite politike,kush me heret e kush me vone e qellimin ekane te njejte ate perfitim dhe thellim rrenjesh ne njerezit e vobeket primitiv.....
ka 2014 vjet qe festojme,rikujtojm lindjen e krishtit por asnjeher nuk ndolli mrekullia e pritur!thuhet deri ne fundin e botes po qesharake eshte sepse n fundin ebotes nuk ka me shprese per jete ,e fundin ebotes te gjithe ne e shikojme vetem ne diten e fundit ate kur ne VDESIM......e jo te gjithe se bashku!
Mrekulline e ke ne dore vete, e ben vete, shpirtin e ke ne dore vete ajo qe thua eshte materializem , feja eshte idealiste ... keshtu qe mos kerko mrekulli materiale pa u lodh vete...
 
Top