Dahlia! Se pari te falenderoj per vlersimin qe ja dhe shkrimit tim me siper...
Ne shume gjera qe ke shkruar me siper pajtohem dhe te japi shume te drejte, prandaj aty edhe nuk do te zgjerohem me shume... edhepse edhe mbas asaj qe edhe ti vete e ke shkruar, ne te shumten e rasteve del qe njeriu e mban fene ne frere dhe jo e kunderta. Njeriu eshte ai qe i filloi dhe i fillon luftrat ne emer te fese dhe jo e kunderta. Tani do te filloj per gjerat ne te cilat nuk pajtohem me ti.
Thenjen tende se:
“per Muhametin dihen shume pak gjera dhe jane per tu vertetu...sepse jane te bazuara ne tekste islamike!...e vetmja qe dihet per te...eshte qe ka thirr gjithe besimtaret e vet per te bere lufte per besimin e vet!”
nuk mundem ta pranoj sepse dihet shume qarte qe per profetin Muhamed ka me shume informacione dhe dihen shume me teper gjera se sa per Mojsiun, Jezusin, Buden… ose profetet e tjere nga vet fakti qe Muhamedi jetoi me vone se te gjithe keto.
Per gjerat ne te cilat une nuk pajtohem me ti, per te cilat dasht ose padasht duhet te hy ne detaje, eshte pohimi yt per profetin Muhamed si te „veteshpallur Profet“ dhe „luftetar“. Per mendimin tim kjo eshte nje mendim i gabuar. Per kete teme, sidomos per thenjen “Luftetar” do te kisha sugjeruar dy libra dhe ate nga historiane perendimore: Karen Armstrong dhe Martin Lings. Te dy keta historian te shquar (edhepse ka edhe shume te tjere) rrefejne per jeten e Profetit dhe asnjehere nuk e shpallin profetin ashtu sic thua ti.
Vet thenja yte qe Muhamedi “ka thirr gjithe besimtaret e vet per te bere lufte per besimin e vet!” rrezohet poshte jo nga une por nga historiane te llojit Karen Armstrong dhe Martin Lings sepse: "nje njeri i vetem te luftoj kunder nje qyteti te tere, me mijera banore, sic ishte Meka ne ate kohe, do te ishte jo vetem e pamundur por edhe teresisht e pa logjikshme".
Sipas Islamit, lufta paraqet nje "obligim te padeshiruar" e qe duhet vene ne zbatim, duke mbajtur rreptesishte parasysh vlerat e vecanta njerezore dhe morale dhe qe mund te perdoret ne ato raste kur ajo eshte e pashmangshme per tu vetmbrojtur. Shkurt, myslimanet u lejuan te bejne lufte vetem pse ishin shtypur dhe ishin nenshtruar dhunes, pra u lejohej te luftojne vetem per tu vetmbrojtur dhe jo per te i shtypur te tjeret. Ne asnjeren nga lufterat qe u bene ne kohen e Muhamedit, myslimanet nuk ishin pala e cila e nxiti luften. Per me teper, Profeti Muhamed krijoi nje mjedis shoqeror te sigurt e paqesor per myslimanet dhe paganet, duke nenshkruar Marreveshjen e Paqes (e njohur si e Hudejbijes) e cila u plotesoi pjesen me te madhe te kerkesave te paganeve. Pala qe i shkeli kushtet e marreveshjes dhe nisi luften e re ishte perseri ajo e paganeve. E tani nese dikush me vjen ne shtepi qe te me vras mu ose familjen time, atehere cfare do te bej une? Sigurisht qe do ta mbroj vetvehten dhe familjen time. Sidoqofte, me konvertimet e shumta ne fene Islame, myslimanet arriten te krijojne nje force te madhe kunder arabeve pagane dhe Profeti Muhamed e mori Meken nen kontroll pa lufte, pa gjakderdhje dhe me nje shpirt te madhe tolerance. Per me teper, ai nuk e lendoi askend, ai i fali dhe i trajtoi me tolerancen me te madhe edhe ata te cilet ate dhe muslimanet i kishin lenduar dhe keqtrajtuar me heret ne menyre me cnjerezore.. Paganet, te cilet me vone do te pranonin Islamin me vullnetin e tyre te lire, nuk kishin si te mos e admironin kete fisnikeri te karakterit te Profetit. Ne Kuran thuhet „Nuk ka dhune ne fe“ „Ti e mban fene (besimin) tend/e une e mbaj fene (besimin) tim/e. Te gjitha pohimet per te e shpallur profetin si „luftetar“ si „vrases“ jane dezinformata dhe propaganda anti-islame…
Perpara se te fillohet me thenje te pavertetuara kunder profetit Muhamed, eshte mire te lexohen edhe thenjet e disa mendimtareve te medhej perendimor si psh shkrimtari i famshem anglez George Bernard Shaw (ne vitin 1925 e mori shperblimin Nobel) "Ai (Muhamedi) duhet te quhet Shpetimtari i Njerezimit. Besoj se nese nje njeri si ai do te merrte persiper drejtimin e botes moderne, ai do t’ia dilte mbane ne zgjidhjen e problemeve te tij, rruges qe do te sillte paqen dhe lumturine e nevojshme“.
Mahatma Gandi: "Kam deshiruar te njoh sa me mire jeten e njeriut, qe sot, padyshim, ka ndikim te padiskutueshem ne miliona zemra njerezore. Jam bidur, me shume se asnjehere me pare, se s'eshte shpata ajo qe ia siguroi Islamit vendin ne bote. Jo s'eshte shpata, por modestia e plote, thjeshtesia e tij, respekti i tij i thelle ndaj prinderve dhe miqve…. Pikerisht keto, dhe jo shpata, pervetesuan njerezit dhe iu dhane fuqi atyre qe te kapercenin çdo veshtiresi. Kur perfundova se lexuari pjesen e dyte te biografise se tij, me erdhi keq qe s'kisha te lexoja edhe me shume per ate jete te madhe."
Tolstoj - “S’ka dyshim se Profeti Muhammed eshte nje nder reformatoret me te medhenj te njerezise. Atij i takon lavdi me i madh, sepse njerezine e ka udhezuar drejt drites me te madhe, drejtesise dhe paqes, e ka penguar derdhjen e pafajshme te gjakut njerezor dhe keshtu i ka hapur rrugen perparimit dhe civilizimit. Kete veper te madhe nuk do te mund ta zbatonte askush tjeter perveç nje njeriu, pos me fuqi mbinatyrore, njeri qe eshte i denje seciles, mrekullise dhe kujdesit.”
Per mos me e stertepruar (edhepse me duket se e teprova) te them se ka edhe shume, shume mendimtare te tjere perendimore (nese deshiron ti permendi, e bej me gjithe deshire) te cilet kur e kane lexuar dhe studiuar jeten e profetit Muhamed, kann thene krejt mendime tjera nga mendimi yt.