Hektor12
Locus omnem
Engjëjt
Ekzistenca e engjëjve është një doktrinë universalisht e pranuar në vende dhe në fe të ndryshme. Megjithatë, engjëjt nganjëherë diskutohen me tituj të ndryshëm, duke qenë vetëm një dallim të nomenklaturës. Po ashtu, natyra e tyre është kuptuar ndryshe nga ithtarët e feve të ndryshme.
Islami flet për engjëjt të jenë si qenie qiellore me natyrë shpirtërore, të cilat ekzistojnë si persona. Rolin kryesor që luajnë ata, është t’u transmetojnë mesazhin e Zotit qenieve njerëzore. Por, ata u keqkuptuan nga shumë njerëz, madje edhe nga muslimanët, që ata kanë fizionominë e njerëzve apo kanë ndonjë trajtë apo formë, që në realitet është një ide e pandashme nga ajo e ekzistencës materiale. Materia patjetër duhet të ketë ndonjë trajtë dhe kufi të caktuar. Por, shpirti qëndron përtej pesë dimensioneve të të kuptuarit të njeriut. Dikush mund të besojë në ekzistencën e shpirtit vetëm nëse është një person fetar, përndryshe është përtej kapjes së tij ta përfytyrojë trajtën dhe formën e shpirtit. Ndoshta për ta zgjidhur këtë problem dhe për t’ia bërë lehtë njeriut t’i përfytyrojë engjëjt, disa herë në librat fetarë përmendet që ata u paraqiten njerëzve të shenjtë në formën e qenies njerëzore. Jo vetëm kaq, ata gjithashtu njihen se u janë paraqitur disa profetëve të Zotit në formë të zogjve. Shpirti i shenjtë i ishte paraqitur Jezusit në formën e një pëllumbi:
Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Shpirtin e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të. (Mateu 3:16)
Këto referime që gjenden në librat fetarë, ndoshta janë shkaqe kryesore për keqperceptimin lidhur me formën dhe natyrën e engjëjve, që janë përhapur ndër ithtarët e feve të ndryshme. Ndër engjëjt, në disa fe, u krijuan zota dhe perëndi, kurse librat origjinalë mund t’i kenë përmendur vetëm si ndërmjetës posaçërisht të krijuar nga Zoti për të kryer disa detyra të veçanta në univers. Për këtë, kemi dëshmi të mjaftueshme në shumë libra hyjnorë. Pra, nuk është e pabesueshme që disa njerëz e keqkuptojnë rëndësinë e këtyre deklaratave dhe fillojnë t’i trajtojnë engjëjt si partnerë të rinj të Zotit.
Tani, le të bëjmë përpjekje për të kuptuar natyrën e engjëjve vetëm në bazë të referimeve të Kuranit Famëlartë dhe të thënieve të Hazret Profetit të Islamit s.a.v.s., dhe jo në bazë të pikëpamjeve përgjithësisht të mbajtura. Sipas Kuranit, i tërë universi material, po ashtu edhe ai fetar qeveriset me anë të disa forcave shpirtërore, të cilat referohen si engjëj. Ndonëse, disa engjëj përmenden si një person, siç janë Xhibraili, Mikaili apo Izraili, në të vërtetë, ata nuk veprojnë vetëm. Për çdo detyrë ka një lider apo një engjëll suprem, që qeveris atë detyrë të caktuar dhe nën të, punojnë një varg engjëjsh, të cilët në Kuranin e Shenjtë përmenden si Xhunud (ushtri) të Zotit. Çfarëdo pune ata kryejnë, i nënshtrohen tërësisht dëshirës së Zotit dhe planit që Ai ka krijuar për gjërat. Ata nuk mund të devijohen aspak nga rruga që u është përcaktuar për ta kryer detyrën e tyre, ose nga plani i përgjithshëm i sendeve, i hartuar prej Zotit.
Sipas Kuranit të Shenjtë, për secilin njeri, janë të caktuar dy engjëj që i shënojnë veprat e mira dhe ato të këqija, sipas rastit që mund të jetë. Në këtë rast, detyra e engjëjve është ta organizojnë sistemin më të ndërlikuar dhe më të thellë të regjistrimit. Kjo nuk do të thotë se secili prej tyre ka një dosje në dorë duke shënuar gjithçka që vëren. Në të vërtetë, engjëjt janë përgjegjës të një sistemi mjaftë të komplikuar, atij të regjistrimit të efekteve të veprave të njeriut në shpirtin dhe në personalitetin e tij. Kështu që, një njeri i mirë zhvillon një shpirt të shëndosh dhe një njeri i keq mban një shpirt jo të shëndosh.
Shpirti, siç e merr formën te çdo njeri, deri në vdekjen e tij, ka nevojë për një organizator të vetëdijshëm, i cili shpirtit ia transferon dhe zhbart efektet e mendimeve dhe veprave të njeriut etj. Ky është një proces i ndërlikuar dhe që nuk mund të kapet plotësisht nga njeriu. Megjithatë, këtë e dëshmojmë pjesërisht në rastin e kriminelëve, të cilët pësojnë një formë të ndryshme nga ajo që përfitojnë ata që bëjnë vepra fisnike. Kjo nuk është e pamundur aspak për dikë ta vërej një diferencë të tillë, megjithëse kjo nuk mund të shpjegohet në terma të qarta, sikur e bardhë dhe e zezë ose në terma të tjera materiale. Faktikisht, administrimi i gjithësisë madhështore, fill pas zanafillës dhe gjatë tërë fazës së saj miliarda vjeçare, që ka një histori të gjatë të evolucionit, kërkon një organizim madhor të vëmendjes dhe të kontrollit konstant. Ky proces kryhet përmes engjëjve të panumërt, të cilët, si agjentë të Zotit, në kuptimin e drejtpërdrejtë e qeverisin universin e madh dhe sistemin e tij tejet të ndërlikuar të ligjeve.
Për sa u përket thënieve të Hazret Profetit të Islamit s.a.v.s., deri në një shkallë, ne mund ta kuptojmë shumanshmërinë e engjëjve, që ata mund të materializohen në forma e në shfaqje të ndryshme, të cilat nuk kanë lidhje me formën apo ekzistencën e tyre reale, pasi ato janë përtej perceptimit të njeriut dhe kanë dimensione të tjera nga ato që njihen prej nesh.
Rrëfehet, se një herë, një i huaj papritmas hyri në xhami ku Themeluesi i Islamit s.a.v.s. qe i ulur bashkë me es-habët e tij. Njeriu i sapohyrë iu afrua xhematit, u ul me respekt në rreshtin e parë dhe filloi të shtrojë pyetje lidhur me natyrën e Islamit. Sa i dha fund listës së pyetjeve, ai kërkoi leje dhe shkoi. Të pranishmit u habitën, sepse së pari ai ishte plotësisht një i huaj, i cili duhet të ketë udhëtuar nga një distancë e largët për të ardhur deri në xhami. Në vendbanime të vogla, njohja e vizitave të tilla nuk mbetet sekrete dhe çdo njeri di se kush dhe për çfarë qëllimi ka ardhur. Por, në rastin e tij, ardhja ishte aq papritmas sa që iu duk shumë misterioze. Së dyti, ai nuk kishte asnjë shenjë udhëtimi, as në rrobat e tij. Ishte një zotëri që dukej i freskët, me rroba shumë të pastra. Veç kësaj, mënyra e tij e të shtruarit të pyetjeve, pa ndonjë prezantim, si dhe largimi i tij i papritur, ishin krejtësisht të pazakonta.
Para se të thoshin diçka es-habët e Profetit s.a.v.s., vetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i informoi që zotëria, në të vërtetë, ishte engjëlli Xhibrail, i cili bëri disa pyetje me qëllim që es-habët të informohen rreth atyre fakteve që gjendeshin në përgjigjet e tyre. Disa es-habë dolën me vrap nga xhamia që të takohen me engjëllin e maskuar, siç e mendonin ata, por atje nuk kishte asnjë gjurmë të tij. Asnjeri në atë vendbanim nuk deklaroi se e ka parë atë njeri më përpara. Meqë kjo ngjarje është rrëfyer në librat më autentikë të të thënieve (haditheve) të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., ne mund të nxjerrim një përfundim shumë lehtë që, engjëjt nganjëherë paraqiten në formën e njeriut për të kryer detyra të ndryshme. Gjejmë përmendjen e engjëjve në shumë hadithe të tjera, veçanërisht në lidhje me betejen e Bedrit dhe të Uhdit, por, ndoshta do të jetë e papërshtatshme të shtjellohen raste të tilla këtu, sepse kjo do ta zgjasë shumë ligjërimin tonë.
Pra, përkundër pikëpamjes së Kuranit të përmendur më lart, gati në të gjitha vendet, pikëpamja përgjithësisht e dominuar rreth engjëjve ndër ithtarët e feve të ndryshme është më shumë sipas modelit të zanave përrallore se sa të formës qiellore. Thuhet se ata kanë krahë si zogj apo si zana, dhe i përplasin për të fluturuar nga një vend në një vend tjetër. Ky koncept i gabueshëm ndoshta ka lindur për shkak të përdorimit të termave fetare në kuptimin e tyre tepër të drejtpërdrejtë, të cilat janë të fshehta dhe, në shumë raste, janë aluzione metaforike. Kështu, ne gjejmë edhe në Kuranin Famëlartë ajete ku flitet rreth krahëve të engjëjve se ata kanë dy, tre apo katër krahë:
Lavdërimi i takon Allahut, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, i Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, tre ose katër krahë. (El-Fatir 35:2 )
Kurani i Shenjtë ka një stil shumë të veçantë të sqarimit dhe të ndriçimit të të gjitha fragmenteve të tilla ku ekziston ndonjë rrezik i paqartësisë. Këtë punë ai e bën me përdorimin e fragmenteve të ngjashme me konotacione të ndryshme. Për sa u përket krahëve, për shembull, ne gjithashtu gjejmë përdorimin e kësaj fjale lidhur me sjelljet e një djali ndaj prindërve të tij të moshuar. Duke trajtuar këtë temë, Kurani Famëlartë e këshillon djalin t’i shtrojë krahët e tij të mëshirës ndaj prindërve të tij, sepse ata e rritën që nga koha e foshnjërisë së tij. Pra, krahu do të thotë vetëm atribut dhe fuqi, dhe ne besojmë se në këtë kuptim kjo fjalë u atribuohet engjëjve apo personave që deklarojnë manifestimin hyjnor në fe të ndryshme. Për shembull, në Gita, Krishna, në vend të dy krahëve, përmendet të ketë katër. Edhe atje, një palë shtesë e krahëve ka të njëjtin qëllim që ekziston në librat e tjerë hyjnorë.
Engjëjt janë përgjegjës për kontrollimin dhe mirëmbajtjen e ligjeve të natyrës. Viruset dhe bakteret gjithashtu qeverisen, organizohen dhe mirëmbahen prej engjëjve të caktuar, të cilët punojnë në harmoni me njëri-tjetrin për të mbajtur gjërat në ekuilibër të përsosur. Në të njëjtën mënyrë, edhe eko-sistemet nuk janë aksidentale apo kaotike, por janë të rregulluara nga qenie të padukshme shpirtërore, të cilat ne i quajmë engjëj.
Rasti i engjëllit të rrëzuar
Ka edhe një episod mjaftë të keqkuptuar lidhur me Shejtanin. Thuhet dhe besohet se Shejtani para rrëzimit apo degradimit të tij i përkiste kategorisë së engjëjve. Kurani Famëlartë e hedh poshtë këtë mendim dhe Shejtanin e prezanton si qenie që posedon një natyrë zjarri. Pra, ai u takon formave të jetës që janë të krijuara nga zjarri, si për shembull xhindet.