Re: Bing-Bang i ri
Qe te jesh pasuesh i dickaje, ne cdo fushe duhet te kesh disa baza elementare si fillim dhe kjo eshte per pasim. Tani pasi ke pasuar, nqs zbulon vete, nuk behesh me pasues, behesh zbulues. Ti aty ta marre vesh njiher une, i njeh ligjet e termodinamikes apo teorite e relativitetit. Po pyes nqs i di si teori, formula, aplikim, i ke bere ne fizike?
Nqs i ke bere, a i mban mend? Nqs i mban mend, i ke kuptuar ne thelb apo jo? Se tani, nqs nuk di termodinamike dhe ca eshte entropia, sisteme te hapura dhe te mbyllura, apo reversibiliteti dhe jo-reversibiliteti i dickaje ca na tregon ti:"Jam une ky qe percjell nga shkenca dhe shkencetaret dhe ti ai qe i bie me sopate, une percjell ata profesorat e universiteve ti na i bie me sopate". Keto jane muhabete kalamanj kopshti. Se atehere une po flas me veten time ketu, por shpresoj se po flas me njeri qe ka baza teknike per te vazhduar nje bisedim teknik.
Une ne fushen time e kam shume mire dhe parasysh si fiziken dhe termodinamiken se e has dite per dite. Teorine e relativitetit e kam bere ne gjimnaz dhe prape ne universitet (4 vjecar) dhe termodinamiken e kam bere ne universitet (4 vjecar) dhe pasi kam marre diplomen per inxhinieri, kam bere perseri termodinamike te avancuar ne universitet. Dmth qe kam nje fare baze te forta kur flas per termodinamiken dhe entropine se e konceptoj duke filluar nga entropia e atomeve (kuantike)dhe deri te sistemet e medha. Ne fakt entropia eshte eshte celesi kur testohet nje nje ide inxhinierike per nje aparat te ri, nqs 'entropia e universit' (definicion inxhinerik) e atij sistemi qe perfshin edhe aparatin zvogelohet, atehere ky eshte aparat qe vetem i perket diapazonit imagjinar, i pa realizueshem, jo-ekzistent ne realitet.
Ti ke esksperience kerkimi? Ke punuar ne ndonje laborator shkencor? Ke lexuar ndonje publikim dhe ke gjetur gabime shkencore qe kane bere? Di sa gabime shkencore behen ne publikime shkencore? Merr vesh se ka spekulime shkencore? Di ti se nje publikim, lexohet nga disa profesore dhe prape mund te shpetoje ndonje ide teknike e vogel gabim apo edhe me i madhe dhe kritikohet nga grupe te tjera shkencore, pra nga ata me titull te famshem, profesore universitetesh.
Per te ilustruar: te rryma elektrike alternative, perdoret numri imagjinar vetem sa per te lehetesuar berjet aritmetike te mbledhjeve te rrymave sinuosidale dhe jo tani te thuash se kam nje aparat qe punon me 10 Amper imagjinar. Pra ka ndryshim nga xjerrjet e perfundimeve duke u bazuar ne rezultate matematikore dhe ne ato fizikore.
Ate linkun me larte e lexove se ka bere doktoraten tjetra per astronomi dhe ta kthen pergjigjen, apo ata profesorat i astronomise se atij universiteti ia ka dhene kot sa per te kaluar kohen, ate copez titull?
Karen Masters (Doktorate nga Cornell dhe ka bere postdoktorate ne Harvard) per Astronomi thote ne ate website (ja po e perkthej):
Pasi thote qe kjo vrima e bardhe eshte zgjidhje matematikore e singularitetit ne hapesire (qe shkaktohet nga gravitetit), thote se "nqs edhe grimce me e vogel e mases, zgjidhja e vrimes se bardhe iken dhe ngelet vetem zgjidhja e vrimes se zeze."
Tani nqs ke njohuri me thuaj ti mua se si do kesh gravitet aq te madh ne hapesire sa te perkulesh hapesiren dhe kohen drejt kollapsit, pa patur mase. E njeh formulen e gravitetit apo jo? Mase = 0 do thote gravitet = 0.
Ciklimi i universit te hapet dhe mbyllet sic thua ti me vrime te zeze dhe te bardhe ciklisht eshte drejt per se drejti ne kundershtim me termodinamikes dhe ligjin se entropia e nje sistemi te izoluar dhe te mbyllur nuk mund te zvogelohet. Entropia eshte akrepi i kohes. Pra entropia e universit nqs universi do ishte infinit do kisht arrire entropine infinite dhe do rrinte aty sipas ligjit te termodinamikes sepse eshte sistemi me i ekulibruar termodinakisht. Sikur te ndodhte ciklimi, ne ke kete rast do thoshte se entropia e ketij sistemi te izoluar energjitikisht te mbyllur do zvogelohej, e cila eshte e pamundur shkencerisht. Ndoshta imagjinarisht po, por jo shkencerisht deri sa te rrij ne fuqi ligji i termodinamikes.
Ate punen e kthimit prapa ne kohe te nje trupi me mase e thote vete formula sepse nje trup te arrije shpejtesine e drites do nje force infinite te veje nga shpejtesia zero ne shpejtesine e drites dhe eshte rrjedhoje matematikore e vete formules. Merre formulen, futi nje algjebre elementare ta jep vete pergjigjen ajo. Kur te me japesh mua ti fuqine apo energjine infinite te jap edhe une trupin me mase me shpejtesine e drites. Por kjo eshte vetem te ndalosh kohen relativiste ne zero, por te vesh prapa ne kohe do pak me shume force, dhe une akoma se kam arrire ta konceptoj dot se ca eshte me shume se infiniti. Ndoshta pasi ti ta konceptosh dhe ta prodhosh kete fuqi me shume se infiniti, me bej nje favor dhe ma trego dhe mua qe mos t'i bie me sopate por te avancohen edhe une dhe t'i bie pak me sharre me korrent. Por kam frike se atehere do kemi arritur entropine infinite te universit.
Nuk po e zgjas me shume kete muhabetin se u merziten edhe te tjeret me duket.