Mbi krishterimin!

besim231071

Primus registratum
Re: Mbi krishterimin!

Dhe une kisha nje pyetje,
a ekziston nje prove qe verteton se Maria , e ema e Jezusit
ishte vertet e virgjer dhe pas shtatzanise ?
Ne ç'baza thuhen keto gjera , ndonje çertifikat virgjerie , ndonje deshmi e shkruar e ndonje komisioni mjeko-ligjore , apo ku di une ndonje dokument i ngjashem i asaj kohe ,
se po te jete vetem nje pohim i Maries ,se nuk kishte pasur asnje mardhanje seksuale , me duket shume i pabesueshem.

Princesha

Primus registratum
Re: Mbi krishterimin!

Shiko Hartin, keto pytje shko banja ktyne te krishtereve qe te shperndajne ato fletushkat e qe te vijne te dera me te perhap fene. Ktyne pytjeve tallese vetem ata mund ti japin pergjigje.

Un iu pergjigja kondres, vetem se i pergjithesoi te krishteret dhe tha qe sdijn asigja mbi fen e tyne. Megjithese ne nje tem te tille "Kisha dhe marketingu" ka shum te drejte kur shprehet keshtu, sepse ktu po flitet per fete e rreme te krishtera dhe jo per ate te verteten.

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mbi krishterimin!

Originally Posted By: Fiorela

Originally Posted By: Kondrapedali

Ej të krishterë, a mund të më thoni se kur ka lindur Krishti? A mund të më thoni se ç'do të thotë Trinia e Shenjtë? Po Krishti si Bir i Atit ç'do të thotë? Jam gati të vë bast që nuk e keni idenë për shumë nga këto gjëra dhe as nuk e dini qëndrimin e Vatikanit apo Stambollit për këto çështje (nuk po i përmend të gjithë sektet e krishterë).

1.Krishti ka lind para 2008 vitesh e rreth 3 muajsh.
2.Trinia e Shenjte do te thote Ati, i Biri dhe Shpirti Shenjt.
3.Krishti eshte i Biri i vetem qe Ati e solli ne toke, ne vend te tij, dmth edhe Krishti nepermjet Atit te tij eshte Zot.

Fiorela, ato pyetjet synojnë përgjigje të tjera pasi asnjë nga ato përgjigje nuk është e saktë pasi janë të paplota. Kuptimet e tyre janë shuuumë më filozofike se shablloni i shkrimit që i shpreh. Jezui ka lindur në vjeshtë (mendohet rreth fundit të shtatorit) dhe ka qenë Kisha ajo që ka vendosur për 24 dhejtorin si datëlindjen e tij. Kjo është bërë me qëllim eleminimin e një feste pagane të fuqishme e cila lidhet me ekuinoksin e dimrit. Po ashtu janë zëvendësuar dhe solsticet e pranverës e vjeshtës si dhe ekuinoxi i verës (Gjon Pagëzori - 23 qershor). Po kështu, Trinia e shenjtë shpreh dashurinë dhe rreptësinë atërore të Zotit, dashurinë e pakushtëzuar të besimtarëve të tij si dhe zemrën e shpirtin e pastër të nevojshëm në besim.
Krishti, Shpëtimtari, si bir i Atit përaqëson gjithë besimtarët e devotshëm dhe inteligjentë (pra që nuk mbyllin sytë e besojnë gjithë ç'i thotë prifti) të cilët me besimin e tyre do shpëtojnë njerëzimin.

Këto shpjegime janë tepër të shkurtra e të thjeshtuara pasi kuptimi i tyre është akoma më i thellë.

P.S. Këto janë këndvështrime të Kishës Katolike i.e. të Vatikanit dhe jo devijime doktrinale sektesh të ndryshme.

valbona

Primus registratum
Re: Mbi krishterimin!

e verteta e krishterimit per sa i perket trajtimit te femres.

idea qe Mary ishte prape e virgjer dhe pasi beri krishtin vjen nga fakti qe krishterimi do te thote qe femra eshte e nyte. dmth eshte cdo femer eshte pure vetem kur nuk eshte e penetruar.

crishterimi kur erdhi ne evrope ne fillim u perqafua me shume nga femrat dhe keto te fundit i ndihmuan meshkujt te hapnin crishterimin.

kur krishterimi i forcua dhe meshkujt i pane femrat te fuqizoheshin i thirren ato prostituta.

krishterimi i ke pjekur femren e gjalle sidomos nga shekulli i 12 deri ne ate te 16 kur ato akuzoheshin si witches.

keto te dhena jane marre nga gazetari i njohur

Jack Holland.

PS: une qe dikur gjeja prehje shpirterore tek katedralet tani nuk e di ku te shkoj. natyrisht jo tek xhamite kur sot e kesaj dite besimtaret e kesaj feje murosin apo hedhin acid ne fytyren e femres.

PSS: qe zbukurimet jane ideale dhe qe proverbat apo psalms te bibles i adhuroj kjo nuk ka dyshim.

studenti100

Forumium praecox
Re: Mbi krishterimin!

Hartini,

Nuk eshte pune dokumentash te besosh se maria eshte e virgjer sepse edhe dokumentat fallsifikohen, por eshte pune a mendon ti se jezusi eshte pa baba se ashtu thote zoti dhe mbaroi puna. Ne rastin tone modern nuk do ishte a pabesueshme qe nje pa pasur marredhenie seksuale me asnje te lindte femije me seminim artificial. Dikush do e quante 'mrekulli', tjetri ' e pabesueshme', tjetri 'shekencerisht e mundshme' te pershkruanin te njejtin fenomen.

Valbona,

Avash, se na i bere pure-patatesh, nuk eshte pune penetrim fizik dhe pasterti fizike se uje ka plot te lahesh, eshte ceshtje morale, pasterti shpirterore dhe perfshin edhe meshkujt edhe pse nuk penentrohet, pervec disa... . Perndryshe martesa qe pranohet nga feja krishtere do ishte nje ndyresi se ka 'penetrim'.

Nqs kerkon prehje ne katedrale dhe ne minare, pervec peisazhit te bukur qe mund te shikosh prej andej, s'do gjesh gje vec se gure dhe llac.

valbona

Primus registratum
Re: Mbi krishterimin!

studento

ke mendimin tend dhe e rrespectoj. meqe je student a ke marre training nja dy vjet ke burim te besosh? a ke fole me njerez qe jane rrit me krishterimin? nqs nuk ke arrit akoma atje atehere nuk duhet me te marr mendimin tend.

you live you learn and you die stupid=== kete une e besoj.

valbona

Primus registratum
Re: Mbi krishterimin!

studento

me fal por eshte injorance nga ana e secilit ti japim vetes te drejte te japim mendim se ku gjen ai tjetri prehje shpirterore.

dhe bukuria thote bibla qendron ne syte e atij qe i ka. katedralet dhe xhamite qe kam pare jane kryevepra arti, dhe njerzit qe shikoj ate ne paqe me shpirtin e tyre jane kryevepra e zotit.

zemer une nuk kam pare tulla dhe llac ne keto me siper.

dhe nje keshille zemer: bibla thote fjala qe nuk flitet eshte me e zgjuara.

professori im ne diten e pare te shkolles na tha budallai i di te gjitha , ai qe ka lexu qindra libra qe ka taku qindra njerez qe ka shkuar kudo nxjerr ne perfundim qe nuk di asjge.

dhe une jane rruges per te nxjerre ate koncluzion qe nuk di asgje dhe kur isha studente e dija te gjitha.

valbona

valbona

Primus registratum
Re: Mbi krishterimin!

Hartin

libri qe sa po mbarova i Erich Fromm : psichoanaliza dhe feja bente nje analize te te gjitha feve dhe njekohesisht dhe atyre shoqerive anti fe si ajo e jona me pare dhe nxorri nje konclusion.
Fromm thosthe qe meqe ne njerzit kemi ankth, pasiguri nuk kemi pergjigje te pyetjeve tona kemi nevoje te gjejme prehje te shpirtit. dhe kjo prehje dmth siguri mbrojtje nga vetja nga ambienti afrohet nga feja. feja thote ai ve njerzit nen kontroll, i jep udheheqje.

dhe vazhdon se si shoqeria komuniste ben te njejten gje kontrollon njerzit, dmth luan rolin e fese.
dhe une i besoj konkluzionet.

dhe perseri ajo idea e Mary virgjerese eshte simbol i pastertise. sexi per fene eshte i ndyre. dhe nuk e kuptoj pse e shoqeron kete ide qe femra behet e nyte kur ben sex dhe jo mashkulli.

pytja jote do te kishte pergjigje nqs shikohet ne nje pamje me te gjere. roli apo simboli i femres ne shoqeri. roli politic, economic, etj etj dhe a e pranon mashkulli qe ky rol te jete me i fuqishem, a te jete me i barabarte, apo femra te jete nen controll.

Valbona

valbona

Primus registratum
Re: Mbi krishterimin!

Fiorela

po shperndan fletushka qe te bashkohesh me to. dhe jam shume e sigurte qe ato qe ndajne fletushka se kane idene se per ca po i shperndajne. Djalli ketu eshte prifti dhe hoxha qe luajne me ndjenjat e njerzve.

Chinua Achebe shkruajti nje liber: Things Fall Appart. dhe fitoi ai me kete cmimin nobel.

ai pershkruan se si te bardhet shkuan per here te pare ne africe dhe vendosen kishen ne toka ku vendasit besonin qe ishin te mallkuara. dhe africanet kishin nje besim qe kur lindin binjace i hidhnin ne kete toke te mallkuar dhe prifterinje i merrnin i rrisnin dhe i educonin me besimin e tyre.

dhe shkrimtari ne nje fjali thote: te bardhet ne fillim sollen
FENE ( qe per mua ishte dominin shpirteror), pastaj sollen Ligjin psstaj me ne fund qe te zbatohej ligji sollen Ushtrine.

studenti100

Forumium praecox
Re: Mbi krishterimin!

Valbona,

Flasim pak konkretisht me keto kushtet, perndryshe mos i permend me kushtet. Nqs nuk kam folur me njerez qe jane rritur me krishterimin, mos ma merr mendimin. Ketu jam shume dakort se keshtu thua edhe ti. Po a mos do thote kjo llogjikisht qe nqs kam folur me ata, do ma marresh mendimin? Bie dakort ti me kete kusht qe eshte i njejte me tendin, te pakten llogjikisht. Atehere une kam folur dhe ti zgjidh vete nqs do ma marresh mendimin apo jo...

Nqs njerezit jane ne paqe atje nuk ka te beje fare me katedralen apo me minaren. Ata edhe kur dalin prej andej ne paqe jane perseri, nuk eshte se nuk jane ne paqe. Sepse ata qe nuk gjejne paqe, si ty per shembull qe e pohove vete si jashte dhe brenda te futen, njesoj do ishte. Pra tullat dhe llacet me te cilat jane ndertuar katedralet dhe minarete nuk ndikojne fare ne paqen shpirterore sado te bukura te jene si kryevepra arti.

Nqs e di biblen kaq mire, me trego nje shprehje ku thote: Bej si them une e mos bej si bej une.

Profesori yt perse ben pohim kur thote qe nuk di asgje, atehere pohimi i tij eshte asgje per mua. Me paradokse ua mbush mendjen profesori juve? Tani po me qartesohet se ndoshta shpreja qe te pyeta me larte buron nga profesori, kurse per nga bibla po ta le ty te pergjigjesh.

Nuk ke si te nxjerresh konkluzione nqs thua se nuk di asgje. Nqs nuk di asgje atehere cdo konkluzion qe nxjerr ti eshte asgje. Te pakten e kupton kete gje? Me kete filozofi paradoskiale vetem bie ne pus qe nuk del me kurre edhe sikur te duash.

Kurse profesori im thote se nuk ka rendesi sa di apo sa ke mesuar, por ka rendesi ca ben me ato qe ke mesuar, sa e ve mendjen ti ne perdorim dhe sa i perdor ato qe ke mesuar. Pra thote se nqs te vjen nje qe thote "une di kete edhe ate me shume", mos u tremb dhe te thuash "ky qenka ekspert", por mendo per veten tende me aq sa di.

Bej sfide qe te me provoje nje person qe ato qe thashe per larte per theniet e profesorit tua nuk jane vec se fjale pa kuptim ndersa kontradiktojne veten llogjikisht nqs i marrim fjale per fjale literalisht dhe jo si hiperbole (e cila nga definicioni eshte joreal edhe ne letersi).

Ti kur ke qene studente ndoshta i dije te gjitha, kurse une e pranoj qe nuk i di te gjitha, por perseri nuk pranoj qe nuk asgje. Pse duhesh te jesh ose ne kete pol ose ne ate pol? Ato dy pika jane, kurse pika midis ketyre pikave jane infinite, sa te duash ti. Pra me shume probabilitet ka qe une dhe kushdo jemi ne mes te dy poleve te kunderta.

Cdo shoqeri jep udheheqje me fe apo pa fe. Pra ligji jep mbrojtje, udheheqje. Psikoanalizen time e pranon? Nuk do thote asgje se ligji eshte kot, plot, imagjinar apo real vetem duke dale se nje gje jep udheheqje. Sa shenja ne rruge japin drejtim, mbrojtje ka plot...mund te nxjerrim konkluzione se keto jane komuniste?

Me fal nuk mora vesh se cili besim ishte me i demshem, te hedhesh binjaket apo t'i rrisesh dhe edukosh?

Ka luajtur ndonje me ndjenjat e tua qe ka qene prift apo hoxhe keshtu? Nuk jane te gjithe njesoj. Sa kane luajtur me te miat dhe s'kane qene prifterinj dhe hoxhe... Gabimin me te madh qe do besh eshte te verbohesh nga urrejta per shkak te disa personave. Ketu je dy here i humbur, njehere te kane marre ne kembe per rastin specifik dhe perseri te kane marre ne kembe duke bere te mendosh se te gjitha rastet jane fallco.

valbona

Primus registratum
Re: Mbi krishterimin!

student

mesohu te shkruash pak me shkurt. edhe para se te hyja ne shkolle( 8 vjet) i dija te gjitha pa perjashtim dhe pasi punova 15 vjet me njerez nga cdo skaj i botes dhe lexova dhe lexova kuptova qe nuk di asgje.

zemer ci ke ato pallavra ka luajtur me ndjenjat e mia hoxha dhe prifti. je ne terezi?

une refuzoj te flas me me nje njeri qe eshte shume i sigurte, dua te flas me njerez qe lene hapur discutimin, qe shikojne te dyja anet e medaljes dhe une personalisht shoh 100 anet e medaljes.

Bona

besim231071

Primus registratum
Re: Mbi krishterimin!

Bona
Nuk e kam lexuar kete librin ne fjale ,
por keto konkluzione i kam nxjerr nga pervoja ime personale.
Pikerisht keshtu i konceptoj dhe une fete , madje kjo eshte arsyja qe nuk ja predikoj askujt bindjet e mia ateiste.
Njerzit perderisa besojne dhe i kane krijuar fete ,atehere
ato jane te domosdoshme.
Persa i perket femres ,mendoj se jemi pothuajse njesoj dhe duhet te jemi pothuajse njesoj , por kjo eshte çeshtje tjeter.
Nje gje me bezdis tek besimtaret , fanatizmi dhe ekstremizmi , dhe te besuarit si kale karroce , Dakort te besosh ,
por dhe disa pikepyetje duhet te kesh ama ,
dhe kjo ishe ajo qe me shtyu te beja ate pyejen e Virgjerise se Maries. Na pelqen apo s'na pelqen , pyetje bejme njerezit dhe
pikerisht kjo nxit shvillimin dhe premton zgjidhje.

studenti100

Forumium praecox
Re: Mbi krishterimin!

Bona,

Ti shume gjera mund te lexosh edhe t'i sterlexosh apo degjeosh, por nqs te mungon analiza e gjerave atehere nuk do kuptosh asgje.

Po vete the se prifti dhe hoxha luajne me ndjenjat e njerezve, thashe se po flisje nga eksperienca...

Une i shikoj gjerat ne menyre llogjikore sa do ane te kene, por nuk eshte faji se prej 100 aneve, llogjikisht na del se s'ka asnje ane.

Mjafton shkurtimi me nje fjali apo ta shkurtoj me shume?

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mbi krishterimin!

Originally Posted By: studenti

Ka luajtur ndonje me ndjenjat e tua qe ka qene prift apo hoxhe keshtu? Nuk jane te gjithe njesoj. Sa kane luajtur me te miat dhe s'kane qene prifterinj dhe hoxhe... Gabimin me te madh qe do besh eshte te verbohesh nga urrejta per shkak te disa personave. Ketu je dy here i humbur, njehere te kane marre ne kembe per rastin specifik dhe perseri te kane marre ne kembe duke bere te mendosh se te gjitha rastet jane fallco.

Student, më duket se e humbe dhe një rast tjetër për të heshtur. Nga shkenca e morëm vesh që je gjysmak por tani po marrim vesh që edhe në besim, logjikë e filozofi je akoma më pak ...

Prifti e hoxha (udhëheqës shpirtëror) janë figura të besuara të cilëve një besimtar mund ti hapet lirshëm e prej të cilave kërkohet këshillë. Këshillat që kërkohen prej priftit e hoxhës, në shumicën e rasteve kanë të bëjnë me jetën reale, me problemet e me vështirësitë e saj. Ndërkohë, prifti e hoxha, në të shumtëtn e rasteve, janë të shkëputur nga realiteti dhe këshillat që japin janë shumë pa lidhje me të. Në disa raste madje, prifti dhe hoxha qëllimisht këshillojnë gabim (mashtrojnë) me qëllim që të tërheqin më shumë besimtarë (teknikë kjo që mund të kishte funksionuar në shoqërinë e deri të fillimit të shekullit të kaluar).
Pra, prift e hoxhë (e çdo udhëheqës shpirtëror), me apo pa qëllim, "lozin" me ndjenjat njerëzore dhe arsye për këtë është vetë organizimi i feve dhe funksionimi i tyre.

Nëse për të kuptuar mendimin e dikujt të duhet të shkosh nga pika A (qëndrimi yt në lidhje me çështjen e diskutuar) tek pika B (mendimi i bashkëbiseduesit në lidhje me këtë çështje) numri i hapave që ti hedh është pambarimisht i vogël. Dhe që të avancosh nuk të mjafton shkenca që mund të njohësh, të nevojitet një shtytës i cili të nxjerr nga zona e sigurisë ... .

Shkurt, në mënyrë më të përmbledhur, në një fjalë të vetme ; Rritu!

studenti100

Forumium praecox
Re: Mbi krishterimin!

Kondrapedal,

Te kisha fituar gjithe rastet e heshtjes, atehere 'goja' ime do ishte jofunksionale.

Mua ata qe luajne pa qellim, ia kam falur. Por atyre qe luajne me qellim, nuk ia fal kurre. Edhe ketu e kam fjalen ne pergjithesi, cfare do lloji profesioni te kene a mos kene.

Te vesh nga pika A ne B, rruga me e shkurter eshte e drejte dhe hapi pambarimisht i vogel mat ndryshimin ne mendim, rrjedhimisht hapi pambarimisht i vogel me tregon se po vete lart apo poshte pa u lodhur fare.

Une mund te jetoj me zonen e sigurise time. Ndersa te zona e sigurise tende, nuk i dihet. Atehere ne zonen e pasigurise tende,ne te cilen ti thua se jeton, une...(s'po gjej fjale te pershkruaj, por besoj se e kupton vete).

gurax

Pan ignoramus
Re: Mbi krishterimin!

Studenti, po ti kerkon per fjali ku te kapesh me "e lagu s'e lagu"? Sepse Valbona po fliste komplet per tjeter gje, por ty vemendjen ta terhoqi definicioni i virgjerise, me apo pa penetrim. Edhe Kondrapedali eshte munduar te te thote te njejten gje dhe e besoj kur thote qe habitet nga ato qe ti shkruan. E ben kastile shmangien nga tema apo thjesht nuk e dallon qe del perhere nga tema?

Fol me pak, thuaj me shume, eshte ideja.

studenti100

Forumium praecox
Re: Mbi krishterimin!

Gurax,

Ne fakt une u kapa te dicka qe kishte te bente me krishterimin si besim. Ne fene krishtere, koncepti qe Maria ishte e virgjer kur lindi Jezusin (pra e lagu, s'e lagu) eshte dicka qe ka te beje me fene dhe nje prej parimeve kryesore te kesaj dhe jo me shoqerine ne ate epoke. Pra prostitucioni, pjekja e shtrigave, epersia e meshkujve nuk eshte se kane qene mos-ekzistente kur lindi krishti, para tij, ose pas tij.

Duke renditur ngjarje te caktuara (pra duke lene ca te duash jashte), nuk verteton se ajo qe vjen para ne kohe shkakton pikerisht vetem ate qe vjen pas, dhe ajo qe vjen pas eshte shkaktuar vetem nga ajo qe vjen para.

Tema kishte dale nga orbiti ne te cilen mund te diskutohej, une vetem diskutova ca grimca qe kishin mbetur akoma ne orbit. Te tjerat, nuk kam pse i shmang kur jane drite-vite larg.

gurax

Pan ignoramus
Re: Mbi krishterimin!

Dakord. Diskutojme per ate qe tha Valbona idene qe krishterimi s'i ka trajtuar dhe aq mire femrat dhe ja pse ishin aq te egra ne perhapjen e ckisherimit. Ka shume per te diskutuar nga te tere kjo gje.

Dhe hyjme prape ne orbite. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/thumbsup.gif

Top