Cfare ju ka bere pershtypje sot?

Eléonoré

Valoris scriptorum
Sapo verifikova cfare eshte lukthi. Hera e pare qe degjoj kete term. Komplikimet pas operacionit te sukseshem mos ishin pasoje e anestezise? Ka njerez qe jane alergjike nga anestezia. Lejome edhe njehere te shpreh keqardhje.

Nese e ke patur shok dhe mik per 15 vjete kjo do te thote qe je ne gjendje te vesh doren ne zjarr per karakterin a tij apo jo? Ti vete si mendon? A i takon ai xhenemit apo xhenetit?

Vdekja eshte e embel per ate qe iken. E hidhur dhe e papranueshme eshte per te dashurit e tij.
 

MrCool

Oldschool
Sapo verifikova cfare eshte lukthi. Hera e pare qe degjoj kete term. Komplikimet pas operacionit te sukseshem mos ishin pasoje e anestezise? Ka njerez qe jane alergjike nga anestezia. Lejome edhe njehere te shpreh keqardhje.

Nese e ke patur shok dhe mik per 15 vjete kjo do te thote qe je ne gjendje te vesh doren ne zjarr per karakterin a tij apo jo? Ti vete si mendon? A i takon ai xhenemit apo xhenetit?

Vdekja eshte e embel per ate qe iken. E hidhur dhe e papranueshme eshte per te dashurit e tij.

Nuk e di sakte se cili ka qene shkaku i vdekjes..

Po, e njihja nga 15 vite dhe ajo per cfare ve doren ne zjarr eshte se me mua ka qene nje shok dhe mik i sinqerte gjithmone..

Por, nuk me takon mua te them nese eshte i xhenetit apo jo dhe as nuk do pyetem une per ate pune.. Zemrat, shpirterat, jane ne dore te Zotit, ai i di te fshehtat qe mbajne ato, ai di ç'do detaj te jetes se njeriut, ç'do veper, e mire apo e keqe qofte, e vogel apo e madhe..

P.s. te falemnderit per ngushellimet
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Nese ti do te ishe nje miku im i besuar dhe nese te shpija shpirtin e mikut tend ne xhenet, do te me duhej nje garanci prej teje a do te me jepje kete garanci? Nese nuk e jep dot kete garanci a do te pranoje si miku im te te coja ne xhenet duke ditur se miku yt ndodhet ne xhenem?
 

MrCool

Oldschool
Shpirterat dhe fati i tyre jane ne dore te Zotit, c'do hamendesim apo supozim tjeter eshte humbje kohe.. Kaq :)
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Kjo do te thote se Zoti ka nevoje per ne, gje qe eshte shume qesharake. Shpirtrat nuk jane ne dore te Zotit, per kete te jesh i sigurte dhe i bindur. Nje pjese e shpirtit te tij eshte ketu. Ne asnje menyre AI. Dhe ai e di si te ruaj shpirtin e tij. Ne te gjithe ndodhemi brenda perbrenda Universit te krijuar nga AI, ndersa AI vete ndodhet jashte tij dhe nese i intereson e DESHMON. Nese gjen Zotin ke gjetur ASGJENE. GJEJZ. Jeta jashte ketij Universi i cili ka parete te cilat nuk duken eshte dhe ka qene PERJETESISHT e panjohur. Nese une do te thoja se ne ne boten e TIJ ne jemi te veshur me drita dhe jo tekstil, atehere kur ti mbetesh i habitur perpara topave te textilit dhe gati orgazmohesh kur prek dicka te bute si kashmir apo pellush etj, kjo nuk do te thote se ti vjen nga nje e kaluar e varfer por nga nje e ardhme shume e pasur.

Eleonore
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Me beri pershtypje tragjedia e ndodhur dje ne Toronto te Kanadase. Nje djale 25 vjecar me emrin Alek qe ngiste nje vanete (minifurgon) te bardhe Ryder me ndergjegje te plote futet ne rrugen me te populluar te qytetit dhe shtyp me makine 1o vete te cilet gjeten vdekje imediate dhe plagos 15 te tjere. Arsyeja ishte, per te ardhur keq vertete, nje nga me idiotesket e te gjitha arsyeve. I vetshpallur : «Involuntarily celibate» qe do te thote beqari e padeshiruar ai kujton se femrat i kane nje detyrim. O m'a jep o te vrava! Ky nuk ishte rasti i pare.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Trifonin e kishte marre malli per dy vellezrit e tij ne Tirane. Kishin vite pa u pare. Per t'i bere te vinin ne fshatin e lindjes ai u dergon nje telegram ku shkruhej : Trifoni vdiq. Ngrihen vellezrit nga Tirana dhe shkojne ne vendlindje. Trifoni u del perpara dhe vellezrit kalojne nga nje shok i madh psikologjik ne nje tjeter. Shoket e kritikuan Trifonin per kete loje te rrezikshme. Ata i vune nje fleterrufe ne kendin e lajmerimeve te fshatit. Pergjigja e Trifonit pritej me padurim. Trifoni shkruan : I vdekuri nuk pergjigjet.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Qe the ti Frank qe nuk the asgje, sot dola per psonisje. Vendosa te hapja kete dite duke vizituar nje dyqan ku vete shpesh. Eshte nje dyqan familjar ku shiten orendi, libra, dvd, kaseta si dhe veshje e bizhuteri te dores se dyte. Quhen dyqane te dores se dyte, ndoshta dhe te trete a te katert PO une e quaj dyqan antik sepse tingellon me mire. Vete shpesh sepse gjej muzike te lire si dhe libra te cilat kushtojne 3-5 dollare secili. Jane libra te mbajtur mire dhe me keto vizita jam duke perfunduar se bleri nje sage per tim bir. «Les chevaliers d'emarude». Nejse, futem ne dyqan dhe shoh nje burre qe ka ca veshje ne karroce. Ndersa bisedoj me shoqen time, degjojme nje ze qe na pyet nese e kishim pare kapardinen e tij te cilin ai e kishte lene ne karroce jashte dhomes se proves. Sylvie, qe punon aty thote se nje burre sapo pagoi nje kapardine dhe ishte larguar. Une qesha por pak caste me vone u bera pishman. Burri rrinte si i ngrire me ca rraqe ne dore ndersa dikush tjeter sapo kishte blere gjithe jeten e tij te ruajtur ne portofol.

EL
 

Artin

Papirus rex
Dje, më bëri përshtypje që muzika nuk po më pëlqente më. Udhëtova nja 3 orë, por muzika nuk po më shijoi.
Arsyeja është se ato këngë i kam dëgjuar shumë dhe më janë mërzitur...
Ka ardhur koha për të vënë këngë të reja.
 

Artin

Papirus rex
Jo sot, po kohët e fundit, më bëri përshtypje që rashë disa kilogramë në peshë...
Dhe nuk e prisja, ndodhi pa e kuptuar ...

Isha në Shqipëri për disa javë dhe atje haja shumë, sidomos bulmet. Djathi i bardhë, gjalpi, kosi, domatet dhe buka e bardhë nuk mungonin në çdo vakt. Mendova se do të shëndoshesha shumë, po nuk desha t'ia dija, se për qejf kisha vajtur.

Kur mbaruan pushimet dhe u ktheva, për çudi pashë që kisha rënë nja 8 kilogramë. Edhe në punë më thanë që isha dobësuar, e vunë re menjëherë.
Po më e bukura është se tani nuk po marr më peshë, e kontrolloj veten. Kurse më parë nuk e kontrolloja dot.

Kjo është një gjë pozitive. Të biesh në peshë dhe të kontrollosh veten, është diçka e mirë...
 

joetisti_

Locus omnem
nje mendim i castit. Po mendoja qe sa cudi eshte te mendosh se nje gje e cuditshme per ty s'mund te jete per tjetrin, dhe anasjelltas.
 

Artin

Papirus rex
Jo vetëm sot, po dhe herë të tjera më ka bërë përshtypje
Po pi një birrë... që është shumë e lirë në kahasim me të tjerat.
Kushton më pak se uji i gazuar.
Asnjëherë s'e kam kuptuar pse kjo birrë është kaq e lirë....
 

snatch

Dictum Factum
Qe,tashme urimet e festave ne rrejtet sociale behen copy paste me nje ne te njeten forme per tgjithe. Dhe tmendosh se dikur kishin vetem kartolina.
 

joetisti_

Locus omnem
me pershtypje jam deri ne gryke qe kur kam marre nje mace. Prapeseprape edhe 'jashtemacekornize', me pershtypjezoi qe sa fillova te beja nje pune te vogel qe kishte te bente me mbrojtjen nga shiu ne nje vend ku te ze shiu, filloi shiu... !
 
Top