Cfare ju ka bere pershtypje sot?

katsune

cherry blossom
nje gjuhe qe vetem 2 persona ne bote njohin, dhe keta dy persona nuk i flasin njeri tjetrit...c'gje e trishte... (kushedi ndoshta ne kete moment qe po shkruaj, ata mund te jene duke u pajtuar)
 

gurax

Pan ignoramus
Kjo levizja aeronautike "barrel roll". Levizja fillon ne min 0:47 heren e pare ngadale, dhe ne 1:16 behet per here te dyte shume me shpejt.


Degjojme se sa joprofesionale dhe e rrezikshme eshte kjo levizje, e njejta levizje qe po fillon te behet "vallja e mirseardhjes" e Su-27 te marines sa here qe takojne C-135 spiune.

Dhe po mendoja: "Si eshte e tmerrshme dhe super e rrezikshme per pilotet profesioniste ushtarake kjo manover te cilen dukshem e ben si nje loje nje femije 5 vjec?"
 

katsune

cherry blossom
Pjeset perberese te kompjuterave Mac kane cmime vertet te ekzagjeruara. Kjo eshte hera e dyte qe me prishet karikuesi i baterise (per fajin tim, e pranoj. Akoma nuk zura mend qe duhet ta perdor me kujdes) dhe tani me duhet perseri te gjej nje tjeter. :/
 

katsune

cherry blossom
Kjo levizja aeronautike "barrel roll". Levizja fillon ne min 0:47 heren e pare ngadale, dhe ne 1:16 behet per here te dyte shume me shpejt.


Degjojme se sa joprofesionale dhe e rrezikshme eshte kjo levizje, e njejta levizje qe po fillon te behet "vallja e mirseardhjes" e Su-27 te marines sa here qe takojne C-135 spiune.

Dhe po mendoja: "Si eshte e tmerrshme dhe super e rrezikshme per pilotet profesioniste ushtarake kjo manover te cilen dukshem e ben si nje loje nje femije 5 vjec?"
Femijet jane te cliruar nga emocionet e frikes, si pasoje e mungeses se eksperiences dhe te menduarit shume qe jane te theksuar tek te rriturit. Prandaj femijet jane nje force e natyres me potenciale madheshtore. :)
 

gurax

Pan ignoramus
Nje shoku im kur e pa kete tha: "Kjo goca e ka babin me nje avion te vogel civil me helika. Une kur isha i vogel e kisha babin me biciklete dhe ne moshen e ksaj goces beja spektakel, por me biciklete. Kam zbritur me biciklete nga maja e piramides ke Lana."

:D
 

katsune

cherry blossom
Pothuajse e njejta gje eshte ne fakt, nga kendveshtrimi i femijes. :D nese do e kishin babin nje akrobat te cirkut, do mesonin te fluturonin. Mire e ka shoku. :)
 

katsune

cherry blossom
eshte nxehur aq shume kompjuteri nga vapa (dhe kam vetem 1 ore qe e perdor) sa qe ben c't'i thote "truri" kot pas koti, e jo cfare i diktoj une.
 

joetisti_

Locus omnem
ahahah kam akullore me luleshtrydhe ne fakt. si s'me vajti mendja. :) rrofte forumi!
ky i imi i do me nektarina, akullore nektarine. Vdes! :D

(tema) edhe nje vajze qe me shihte me bishtat e syrit... me beri. C'te donte?! Thashe t'i thoja se nuk kuptoj 'sysh', vetem 'gojash'...
 
Top