Kush bien me shpejt ne dashuri vajzat apo djemte?

Artin

Papirus rex
po te nisesh se djem jane ata qe ne disa raste, te fundit, kane vrare veten per dashurine, po. Por, personalisht, kam ndiere force dashurie femre qe... c'te te them.
Flasim në përgjithësi, se patjetër që ka dhe raste të kundërta. Por varet dhe nga vendi, sistemi dhe kultura.
Në vendet perëndimore, të ashtuquajtura të emancipuara, femrat nuk dashurojnë. Shohin vetëm interesin, si të jetojnë vetëm, e të jenë të pavaruara.
Në përgjithësi janë ato që u japin fund lidhjeve... dhe kjo tregon që janë më të lehta dhe dashurojnë më pak.
 
Last edited:

Andrea_1

Forumium praecox

Në vendet perëndimore, të ashtuquajtura të emancipuara, femrat nuk dashurojnë. Shohin vetëm interesin, anën materiale, si të jetojnë vetëm, e të jenë të pavaruara.
Në përgjithësi janë ato që u japin fund lidhjeve... dhe kjo tregon që janë më të lehta dhe dashurojnë më pak.

Ndjenja ska te bej me emancipimin, dhe pse nje femer mund te jete materialiste apo pse do te jete e pamvarur nuk do te thote qe nuk dashuron...
 
Artin

Papirus rex
Them që dashurojnë më pak. Se e tillë është tema, për krahasim.
Në vendet perëndimore duket qartë që dashurojnë më pak.
 
Last edited:

Andrea_1

Forumium praecox
Them që dashurojnë më pak. Se e tillë është tema, për krahasim.
Në vendet perëndimore duket qartë që dashurojnë më pak.
Ku e shef differencen ti? Ku bazohesh?

Ps. Nje experience e jotja apo e dikujt tjeter nuk
eshte statistike
 
Artin

Papirus rex
E thashë tek fjalia e fundit, janë ato që u japin fund lidhjeve, e kërkojnë të ndahen.
Ky është mendimi im duke u mbështetur tek realiteti, por si vajzë që je, nuk pres që ta pranosh... :p
Sistemi i ka harbuar femrat... ;)
 
Artin it takes two to tango :p
Nuk mund te thuash Jane ato qe ju japin fund lidhjeve kur mund te jete pala tjeter po aq fajtore.
Lexova sot nje artikull, ku nje modelje i
Ishte ofruar $2000 te kalonte
Nje nate me nje aktor Iranian.
Kjo oferte behej mes agjentit te saj, ky i fundit i shkruan modeles nje mesazh ku nder te tjera i shtron dhe kushtet qe kerkonte aktori....
Kjo I shkruante qe une jam modele jo
Escort...
Nejse kjo e kishte publikuar te gjithe biseden me agjentin!
Morali ketu eshte se kur nje mashkull ofron para per sex, kur nje mashkull nuk arrin te beje per vete nje femer pa treguar anen materiale ...
Atehere nuk mund te presesh lidhje te shendosha:)

Btw une i pranoj gjerat sic Jane jo sic me leverdisin. Ne kete rast gjinia ime eshte Neutral :p
 
joetisti_

Locus omnem
une mendoj se femres nuk i duhet ndonje perpjekje e mashkullit qe te bjere ne dashuri. Kurse mashkulli bie ne dashuri per aftesine e femres.

sepse femra eshte pronarja e dashurise.
 
joetisti_

Locus omnem
Flasim në përgjithësi, se patjetër që ka dhe raste të kundërta. Por varet dhe nga vendi, sistemi dhe kultura.
Në vendet perëndimore, të ashtuquajtura të emancipuara, femrat nuk dashurojnë. Shohin vetëm interesin, si të jetojnë vetëm, e të jenë të pavaruara.
Në përgjithësi janë ato që u japin fund lidhjeve... dhe kjo tregon që janë më të lehta dhe dashurojnë më pak.
kjo qe po thua ka vertetesi po te jemi duke thene se gruaja nuk dashuron burrin e vet. Po ama dashnorin e dashuron ajo :p
 
joetisti_

Locus omnem
Artin it takes two to tango :p
Nuk mund te thuash Jane ato qe ju japin fund lidhjeve kur mund te jete pala tjeter po aq fajtore.
Lexova sot nje artikull, ku nje modelje i
Ishte ofruar $2000 te kalonte
Nje nate me nje aktor Iranian.
Kjo oferte behej mes agjentit te saj, ky i fundit i shkruan modeles nje mesazh ku nder te tjera i shtron dhe kushtet qe kerkonte aktori....
Kjo I shkruante qe une jam modele jo
Escort...
Nejse kjo e kishte publikuar te gjithe biseden me agjentin!
Morali ketu eshte se kur nje mashkull ofron para per sex, kur nje mashkull nuk arrin te beje per vete nje femer pa treguar anen materiale ...
Atehere nuk mund te presesh lidhje te shendosha:)

Btw une i pranoj gjerat sic Jane jo sic me leverdisin. Ne kete rast gjinia ime eshte Neutral :p
ai i padashuruar, dhe i dha aq. Si dashke ti, te dashurohet e t'i jape gjithe pasurine? :p

Po ka edhe femra qe paguajne per te shkuar me nje mashkull.
E sidoqofte dashuria blihet vetem me dashuri!
 
Artin

Papirus rex
kjo qe po thua ka vertetesi po te jemi duke thene se gruaja nuk dashuron burrin e vet. Po ama dashnorin e dashuron ajo :p
Këto nuk janë dashuri, janë teka. Gratë që tradhtojnë, apo i ndërrojnë meshkujt shpesh si brekët, me shpresën se do të gjejnë dashuri, vetëm sa gënjejnë veten. Ato kur s'e kanë gjetur deri tani, s'kanë për ta gjetur kurrë...

Dashuritë e mëdha e të vetme përjetohen në rini, rreth moshës 15-25. Kush i humbet këto dashuri, nuk i gjen më...

Sistemi që jetojmë, i vdes dashuritë. Sistemi i bën njerëzit interesaxhinj dhe egoistë, e të kërkojnë pavarësi. Vërtet një pjesë i arrijnë këto, mirëpo kjo ka një çmim... humbasin dashurinë. Dhe atë pjesë jete që u mbetet, e kalojnë ashtu, në kërkim të dashurisë, apo duke gënjyer veten se janë të dashuruar, e duke u zgërdhirë në kotësinë e tyre...
 
Mund te jene teka rasti i pare dhe jo i dyti. Nje femer, apo edhe nje mashkull, mund mos ta kete gjetur dashurine dhe largohet ta gjeje.

Ti je kapur te ky "sistemi" :)

(tema)
vajzat bien, por djemte e vuajne me shume...
 
Anabell

Forumium maestatis
Këto nuk janë dashuri, janë teka. Gratë që tradhtojnë, apo i ndërrojnë meshkujt shpesh si brekët, me shpresën se do të gjejnë dashuri, vetëm sa gënjejnë veten. Ato kur s'e kanë gjetur deri tani, s'kanë për ta gjetur kurrë...

Dashuritë e mëdha e të vetme përjetohen në rini, rreth moshës 15-25. Kush i humbet këto dashuri, nuk i gjen më...

Sistemi që jetojmë, i vdes dashuritë. Sistemi i bën njerëzit interesaxhinj dhe egoistë, e të kërkojnë pavarësi. Vërtet një pjesë i arrijnë këto, mirëpo kjo ka një çmim... humbasin dashurinë. Dhe atë pjesë jete që u mbetet, e kalojnë ashtu, në kërkim të dashurisë, apo duke gënjyer veten se janë të dashuruar, e duke u zgërdhirë në kotësinë e tyre...
gjeja me e veshtire qe mund te beje nje njeri eshte te perballet me te verteten ... kur e ben clirohet :)
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Te pretendosh se ke rene ne dashuri me dike eshte genjeshter qe ti i thua vetes.

I love the way you make me feel. Kjo eshte baza e dashurise. Kjo nuk do te thote se ti ke rene ne dashuri me nje njeri POR me menyren qe ai ose ajo te ben te ndjehesh. Dashuria eshte shume, shume egoiste.

Psh nqs nje prind do te shihte femijen e vet ne nje gjendje te veshtire AI do te bente te beren dhe te paberen per t'i ardhur ne ndihme ose per t'a shpetuar. Kjo eshte dashuri.

Ne qofte se nje njeri me te cilin ti ke "RENE NE DASHURI" eshte ne veshtiresi dhe e ka te pa mundur te te ngjalle nje ndjenje te caktuar, atehere "dashuria" jote per te eshte thjeshte nje kala e ndertuar ne rere. Ajo nuk ekziston.

Eshte thjeshte interes.

Dashuria ka vdekur.

El
 
Djellza Aliu

Primus registratum
Per sa i perket pelqimit djemte me shpejt, kurse kur eshte fjala per dashuri, femrat bien shume leht.
 
Last edited:
Top