Re: E verteta, absolute apo relative!
per evolucionistin (ose shkencetarin), bota eshte e pakufishme, e verteta relative, zoti nuk ekziston.
Po shtohen dita dites shkencetaret qe po e distancojne veten nga teoria e evoluionit Darvinian, shpjegimi i tyre eshte ky : Ashtu dhe si teorite fetare, teoria e Darvinit kerkon besim dhe pre supozim. NUk ka asnje precedent shkencor pre evolucion apo post ecolucion qe te mbeshtese teorine e Darvinit.
Te citosh se ai qe beson ne teorine e evolucionit eshte shkenctar dhe ai qe beson ne krijim eshte fetar truthate eshte te mos te duash njohurine dhe shpirtin e debatit te lire. Shqiperia gjate komunizmit beri gjithcka per t'iu shmangur fese, duke u veteshpallur si i vetmi komb atesit ne bote. Por c'ka udheheqesit tane deshtuan te kuptojne eshte se ateizmi eshte besim gjthashtu. Nuk ka fushe te jetes qe besimi ne dicka nuk hyn ne pune.
Perpara se te ulesh ne karrige ti ke besim se karrigja mban, pra ti nuk ti ben teste karrigesh per qendrueshmeri sa here qe ulesh.
Mbi te verteten absolute:
Nese nuk ka dicka qe eshte absolutishit e vertete at'her nuk kemi pike reference, pa pike reference nuk kemi njesi matese, pa njesi matese nuk ka zhvillim. Pra, nese dikush godet zogun ne hunde me grusht me njehere ai do te qelloje mbrapa ose do te thote "Hej ajo qe bere eshte gabim", sikur personi te thoshe "Jo nuk eshte gabim sepse une nuk e konsideroj te tille" personi na duket si i cmendur. Pse? Sepse theu nje ligj natyral, ligji natyral qe beri zogun te mendoje se goditja ne hunde eshte gabim.
Ose sikur ti vidhja fjalekalimin e email Bleut, dhe te mirrja informacionin e saj personal duke marre gjithe leket ne banken e saj. Para nje gjyqi a mund te mbrohem duke thene "Vjedhja ehste gabim vetem siaps teje i dashur Gjykates, sipas meje edhe ehste gabim po edhe nuk eshte gabim sepse gjithcka eshte relative", sigurisht qe gjykatesi d ome tallte dhe do me hidhte ne burg. Pse? Sepse sistemi ligjor nderkombetar e cileson vjedhjen si absolutisht te gabuar dhe jo relativisht te gabuar.
Une e diskutoj kete ceshtje nga pikepamja praktike filozofike me aq sa kam mundesi, dhe nuk eshte nje teme qe duhet dhene thjeshte hamendje apo pohime kokeforte sepse i perket nje besimi (atesit, kristian, musliman) apo nje filozofie tjeter.
Faleminderit.