Poezi

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Dua...

Dua qe kur jam me ty
minuta te behet ore,
ora te behet dite,
dita muaj e muaji vit.
Dua qe mbi trupin tend
te prehem deri ne perjetesi
e ne jetet tona
te mos hyje tjeter njeri.

Dua te jem vetem e jotja
e ti vetem i imi.
Dua t'i vulosesh buzet e mia
me embelsine e puthjeve te tua.
Dua qe tik- taket e zemres tende
pareshtur te me thone "TE DUA",
keshtu do jem e sigurte
se askush s'do te largoje
nga mua.

Dua qe mes nesh
te kete vetem sinqeritet,
asnje genjeshter, asnje falsitet.
Dua qe nje dite
te me shohesh me fustan te bardhe
e te te shoh me kostum te zi,
te dy para njeri tjetrit
duke premtuar dashuri.

Dua...

Ah, i dashur!
Sa shume gjera dua une,
e nese jam duke enderruar,
te lutem,
mos me zgjo kurre nga ky gjume.
 

Hope

dans ton coeur
10997633_636826403088051_4117137283111211325_n.jpg


RUAJE LOTIN

Do të le gjithnjë një dritare hapur,
Të shohësh çfarë humbe i pamënd
E çmuara, thonë, të mungon kur se ke,
ndaj pa e kërkuar nuk le vënd

Do të le për ty një copëz dritare,
Prej nga mund të shohësh diellin tim
Por mos u trishto, ka edhe më keq,
Ndaj ruaje lotin në heshtje, si kujtim…

Por kënaqu veç me at’ dritare,
Më tepër s’ka kurrësesi
Kur yjet kthehen në kometë,
Nuk mund të ndriçojnë përsëri
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Ndoshta kisha frike te puthja buzet e tua, dhe dridhesha e tera prane fjales 'te dua', por tani e kuptoj qe kam nevoje per ty si njeriu i vereber qe kerkon sy...
 

Hope

dans ton coeur
ZHVISHEM

Zhvishem,
nga gjithshka qe e zgjodha
e qe e vesha me deshire
nga gjithshka qe ma imponuan
a qe ma veshen me zor
kam nevoje te njihem me relievet e mia
ti nuhas,
ti shijoj,
ti prek me dore...
zhvishem...
e i shkel me kembe lekuret e vjetra
qe me prezantuan
sic mu desh e sic me deshet
ne kete lakuriqesi ndjehem e shpaguar
prej gishtit te kembes
tek veshet.
Dhe shoh
se ne kete harte te pashfaqur brendesore
paska shume te heqesh,
paska shume te shtosh
aty
ku jane tepricat
behet fjale per dhenie,
sic behet fjale per marrje
aty
ku ndjehem bosh.
 

Hope

dans ton coeur
Liroje shpirtin

Një dorë tinzare,
zgjatet mbi çerdhen e zogjve, që ti mban mbi shpinë
frymë e ligë luhatet
e tremb spiralen e avullt të kafes së mëngjesit?

Qetësoje njeri gjysmën tënde dyshuese
nuk ka asgjë kërcënuese!

Ishte pranvera, ajo imcakja e pafaj,
që veshi tokën blerimlulnajë
një bishtlëkundse nga përtej deteve larg
me një diell të ri në krahë
në qelqin tënd sa fshiku pak

Qetësohu njeri
ishte pandehma e gjysmës tënde mospranuese,
që ti vet e ushqen mëdyshjeve, enigmave, rebuseve

I druhesh si djallit
dhe fytyrës së brishtë të manushaqes
dhe zjarrit që avullon diamantet

Ti, që i frikesh kryqëzimit në kryq si Krishti
rri, rri në tharkun tënd e nuhat
lulen e tëndit fat
në botën tënde sa rrethi i gishti
 

Hope

dans ton coeur
Heshtja

Hesht, ëndrrat, ndjenjat mos i shfaq,
Fshehur thellë e thellë mbaji.
Atje në shpirt, në thellësi,
Të rrinë bashkë qetë e qetë.
Të heshtura, si yje nëpër natë.
Si ëndërrimet, mbetur shkretë.

A mund të jehojë zemra?
A mund të thuhet ëndrra?
Të kupton kush, si jeton,
Fjala e thënë, të mashtron.
Duke folur ti gënjen,
Hesht, se fjala nuk të vlen.

Jeto me shpirtin tënd të thellë,
Një botë e tërë, atje do të jetë.
Një botë e shpirtit plot magji,
Që s’mund të duket kursesi.
Dita, dritën e ka përpirë,
Ajo ndrin veç në errësirë.
 

Hektor12

Locus omnem
Aida Dizdari

Leter...

Nuk i njoha as vete enderrat e mia
nen nje grusht guresh ne toke te huaj
kishte pase lindur dielli pa u ndjere
e kishte pase dhe perenduar...

E trembur, dridhem lakuriq ne naten time
ndersa ne shtresa te bardha endet dashuria,
e kala ngrihen, e mure bien
mbi Tever. Ketu mbaroi sot pafundesia.

S'e di ku jam ne brigje te embla
une qe u rrita me ne buze shijen e kripes;
kam mall per detin udherrefyes qe ish i vetmi
i lejuar te me prekte trupin ne mes te dites.

Kam humbur neper udhe qe s'jane te miat
qe nuk i di e kurre s'do t'i njoh
ne kete prag vjeshte permbi Tever
nje cope fill te Arianes fsheh ne dore.

...
 

Hektor12

Locus omnem
Aida Dizdari

E panjohura

Per ty kam pyetur nje fije diell
e panjohura lekure-qelibar.
Me feshferiu, me pshehretiu
se as te njihte e as te kishte pare.

Per ty moj zonjeze buzekuqe
me floke e faqe te perskuqur
kam pyetur nje blete dhe nje lule,
nje yll, nje krua edhe nje flutur.

Per ty moj pyeta e bukur
se desha te te them nje fjale,
qeshjen kur e leshove ashtu kot
edhe veshtrimin tend te arte,

dicka me dhembi thelle ne shpirt,
ne gisht unaza me perveloi,
se pshehretima e djalit tim
thelle ne shpirt me semboi...

Ti erdhe e ike si nje vegim,
ne ate tren me shume pasagjere
ne koridor e ne kabine
sec le nje ere, sec le nje ere...

Krahesh te mia ai erdhi
buzen me buze ma takoi,
po heneze, s'di pse me dhembi
kur shtat me shtat ai me pushtoi.

S'di pse me dhembi kur tha "Te dua"
e me veshtroi porsi kaprolli,
ne syte e tij deshire dhe faj,
nje gjysme prekjeje, ne shpirt me drodhi.
 

Hektor12

Locus omnem
Ervin Hatibi

Afrohu

Dua t'i harroj sot fjalët
le të flasin vetë vështrimet
Le të flasë dora që dridhet
këtu mbi kitarën time

Se kur herët bie nata
një dritë ndizet brenda meje
Njerëzit, fytyrat fiken
asgjë tjetër s'ndjej veç teje

Nëpër javë rrjedh trishtimi
cigaren prapë kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetëm unë kam ndyshuar

E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë

Të shoh me qartë kur ti je larg,
afrohu te te dua
Edhe nëse kjo është lojë
nuk më pëlqen te luaj

Diçka mirë e kam ditur
vajzat vdesin porsi lule
Një petal që m'solli vjeshta
nëpër flokë vjen e më ulet

E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
Jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë

Dua ti harroj sot fjalët
kuptoji ti vështrimet
Nata dridhet mbi rrugica
dhe ti mbi dorën time
 

Hektor12

Locus omnem
Ervin Hatibi

Afrohu

Dua t'i harroj sot fjalët
le të flasin vetë vështrimet
Le të flasë dora që dridhet
këtu mbi kitarën time

Se kur herët bie nata
një dritë ndizet brenda meje
Njerëzit, fytyrat fiken
asgjë tjetër s'ndjej veç teje

Nëpër javë rrjedh trishtimi
cigaren prapë kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetëm unë kam ndyshuar

E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë

Të shoh me qartë kur ti je larg,
afrohu te te dua
Edhe nëse kjo është lojë
nuk më pëlqen te luaj

Diçka mirë e kam ditur
vajzat vdesin porsi lule
Një petal që m'solli vjeshta
nëpër flokë vjen e më ulet

E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
Jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë

Dua ti harroj sot fjalët
kuptoji ti vështrimet
Nata dridhet mbi rrugica
dhe ti mbi dorën time

Kjo eshte e preferuara ime ...
 

Hektor12

Locus omnem
Ervin Hatibi

Merzia


Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.
 

Hektor12

Locus omnem
Erida Gjini

Një fletë


Palosmë si një faqe a fletë,
Në librin ku do të kthehesh përsëri,
Edhe pse vec në mendjen tënde ndoshta,
Edhe pse i tejlagur në shi.

Pimë si cigaren e fundit,
Para se gjumi të puthë sytë e tu,
Edhe pse vetëm me pishmane ndoshta,
Edhe pse ndoshta vec netëve blu.

Tërhiqmë me vete akoma kur shkon,
Si bagazhin e rëndë para nisjes,
Drejt një qyteti a shteti a bote,
Edhe pse me mua s’do të deshe të ikje.

Fishkëllemë si një melodi verore,
Që kokëfortë të ftohtit i qëndron,
Edhe pse dimri mund të jetë duke ardhur
Dhe shkelur të vjetrat këngë tek kalon.

Bjermë ndonjëherë si notës lëkundëse,
Mendimit pa skaj, pa fund e fillim,
Edhe pse kjo humbellë mund të ishte shumë për ty,
Gjithmonë toka fikse është i yti qëndrim.

Shpërhapmë si psherëtimë të pakapshme,
Mes ajrit të fatkeqësive të botës,
Edhe pse mund të ngjitej lart në qiell,
Duke të lënë prapë trishtimin buzë gotës.

Shkruamë si një histori a përrallë,
Që s’munde dot ta harroje kurrë,
Edhe pse do të bëje vec shkarravina mbi fletë
Dhe me pas do ta lije të binte mbi drurë.

Më në fund, po heq dorë: palosmë si fletë,
Në librin e jetës së një njeriu që ish…
E që dikur nëpër tym e humbi atë,
Ndoshta për të mos u kthyer më te fleta sërish.
 

Hektor12

Locus omnem
Erida Gjini

Pezull

Letra që mblidhen,
Një nga një,
Mbi tryezën time,
Letra të padërguara,
Heshtin,
Në pritje.

Letra që më mbajnë mua
Përbrenda
Dhe psherëtimat e dikurshme
Që më nuk kanë kuptim,
Mesnatat…

Letra,
Për ata që pranë nuk ishin,
Atëherë.

Letra,
Ku u mbështeta
E dobët,
Duke hedhur
Përhumbshëm,
Rrjetën e dashurisë
Nëpër fletë të bardha.

Letra të frikshme,
Ku qenia ka frikë nga vetvetja
Derdhur aty pa kursim.

Letra të gjalla,
Që marrin frymë vetveten,
Duke zëvendësuar
Mungesat e papërballueshme:
Njerëzit.

Letra…
Që mblidhen një nga një,
Letra të pamarra, palexuara-
Zëra të padëgjuar
Heshtin,
Në pritje.
 

Hektor12

Locus omnem
Edmond Tupja

Denimi

U denuan mendime ndjenja dhe njerez
U denua edhe Koka-Kola me saksofonin
U denuan kenge drama e romane
U denua edhe heshtja me trishtimin

U denua e veçanta dhe intimja
U denua meshira dhe e bukura
U denua çka ishte me njerezorja
U denuan gjithe iluzionet e humbura

Por njeriu nuk e vrau veten
Dhe priti
 

Hektor12

Locus omnem
Edmond Tupja

A te kujtohet


A te kujtohet kur beme dashuri
Per here te pare
Ne driten e xixellonjave

Nuk e di se kush na kishte lidhur
As pse nata nuk kishte frike
Prej nesh

Di vetem qe ti ishe e bukur
E brishte dhe e plagosur kaq embel
Sa une harrova emrin tim
 

Hektor12

Locus omnem
Edmond Tupja

Kam kohe


Kam kohe qe pres nje shenje, nje gjest
Te shoh diçka te bukur, pastaj le te vdes

Te shoh diçka
Pa frike, pa tmerr
Diçka timen
Qe askush s'ma merr

Te shoh diçka
Te kthjellet, te re
Nje drite te bute
Nje jete pa re

Te shoh diçka
Qe quhet dashuri
Per çdo mendim
Per çdo njeri

Kam kohe qe pres nje shenje, nje gjest
Te shoh diçka te bukur, pastaj le te vdes
 

Hektor12

Locus omnem
Edmond Tupja

Ti pandeh


Ti pandeh se te kam humbur
Por ti je brenda meje
Me mure te dashur rrethuar

Qe t'i shembesh keto mure
Duhet te kthehet koha e Mesjetes
Por kjo eshte thjeshte e pamundur
.............çmenduri e persosur
Se te kam futur mes jetes
sime te plagosur
 

Hektor12

Locus omnem
Edmond Tupja

Kaq i lodhur

Kaq i lodhur isha ne shpirt
Sa gjumi me kapi ne çast
Kur hapa syte ne enderr
Isha bere vele e bardhe

Befas deti u mbush me brire
Dhe mua me futen ne nje shporte
Pluskoja lidhur me zinxhire
I denuar te mbytesha ne port

Pastaj me lyen me te zeze
E me gjymtuan bujarisht
Nje lot leshova ne zgjim e siper
Kaq i lodhur isha ne shpirt
 

Balahk

Locus omnem
Edmond Tupja

Ti pandeh


Ti pandeh se te kam humbur
Por ti je brenda meje
Me mure te dashur rrethuar

Qe t'i shembesh keto mure
Duhet te kthehet koha e Mesjetes
Por kjo eshte thjeshte e pamundur
.............çmenduri e persosur
Se te kam futur mes jetes
sime te plagosur
E bukur.
mire se u ktheve komandant :)
 
Top