Poezi

Hektor12

Locus omnem
BashkJetesa -Satirike

Në Shqipërinë plot me kthesa
thonë po vjen dhe BashkJetesa
Do martohet burri me burrë
grueja-mashkull do shpertheje me vrullë.

Thone dhe Leka i Dukagjinit
iu drejtu Shpisë së Botimit
që ndryshim ti baj Kanunit
kto tia themi dhe Majmunit.

Jo bre Lek nis flet Majmuni
nuk e hame at lloj Sapuni
vertete s'jemi rrace njërezore
por n'familje kemi jeten parimore.

S'ka dashni burri me burrë
grueja mashkull s'bahet kurrë
kush ka qejf le ta provoje
e n'hesap vet duhet t'qendroje.

Ah!-nis shfryn Lek Dukagjini
s'du ta baj ket lloj ndryshimi
por që t'hyme në Evrope
turpin do ta hamë më shoke.

Jo mor Lek ti burrë qëndro
dhe Kanunin mos ndrysho
po ti haje Evropes mitha
duhet dhuratë ti dergojmë hitha.

Faliminers shqiptar i sotit
Lekes i shperthejnë kokrrat e lotit
së i dekun s'du me u korite
moralin e familjes s'du me e shite.

Mos or Lek mos u merzit
së Shqipnia ka ba ndryshime
politikanet sot s'kan nder as irz
e për pare shesin çdo gja imtime.

Ndaj po sjellin BashkJetesen
pa i ba mirë llogarite
populli si ato së merr kthesen
nuk bajnë lojna me dashurite.

Asht ashtu si e shkrojti Zoti
të martohet burri me gru
kush na minos ket shejteri moti
populli do tiu ktheje me dru.

Lek Gjoka
Jacksonville Florida
Dhjetor 2014.
 

Hektor12

Locus omnem
Paska dhe më keq nga- të të mos duan
-Të të dojë dikush,dhe të të mos ketë
Eh! Asnjëra zemër zjarrin s'ka si e shuan
Dhe jetojnë kështu, në një ferr t'vërtetë...!

ASTRIT BALLIU
03/06/2015
GREECE
 

Hektor12

Locus omnem
ERDHA UNE

Erdha une ne mengjes
me rreze dielli , te te zgjoi nga enderra,
syte e tu te t'i kthjelli,
pernjehere u zbardh
yoka dhq qielli, vesa u shkri e para
nga te embla rreze dielli, ti flije akoma,
i kalter dukej qielli, shtratin e lumturise,
tashme e kishin mbuluar rreze dielli,
une erdha plote buzeqeshje per ty
bashke me rreze dielli, te ti puthe buzet
e thara nga dielli, freskine dhe magjine
per ty kishte sajuar vet qielli,
lulet u zgjuan nga gjumi sapo
i pershkoi vet rreze dielli,
ujin ua solla une jo shiu nga qielli,
ato ndjene magjine e dites
te mbushura plote ngrohtesi
nga rreze dielli, une i putha
enderrat e bukura te cilat
flatronin hareshem kah qielli,
diten e mire mik i dashur ,
ne do te kthehemi nadale
sapo te perendoi rreze dielli,
do te vijme shume joshese
nga qielli, tere naten do te shetisim
neper gjume gjersa te te vij serish dielli,
ty do te mbulojme me mrekulline
qe te ka deguar qielli,.....................

Autor : Ilmi Tahiri

 

Hektor12

Locus omnem
FRYMA E FUNDIT

Eca tërë jetën në teh shpate
Dysh udhëtimi të takoja tokë e det.

Nuk e di cilat ishin ndalesat për një çast
Re luftërash,re shpirti ngritëshin qiellit.

E dija ndalesën e parë
Nën zërat e Titanikut
Aty jetova me dhimbjet,
U mësova me humbjet e zemrës.

Eh,sa i krisur më bëhej edhe vargu
Për pak të çmëndur e lamë edhe botën.

Nga ku më përplasen valët e detit
Ah,më shumë dhimbje loti lash aty.

Dhe eci pa ditur se ku tretëm
Kaloj mbi ura bashkimi të të vetmës ëndërr që e dua
Mundohem yjet t΄i takoja a t΄i zbritja për pak caste jete.

Kujtova se jeta më ngjanë mua
Apo diellit që herë flas me të
Për lirinë e atdheut dhe shpirtit tënd mike.

Deri në frymën e fundit eci metropoleve lasgushiane
Të përqafoj një varg poeti që sa herë e lexoj
Në syt e mi rrinë lulet që të ngjajnë ty o varg.

Kanë emra yjesh,hëne dhe dielli
Kanë fuçinë e shpirtit dhe të jetës tënde
Mbetëmi kujtime trëndafilash tani të kopshtit tim.

Janë vet aroma e jetës që më mbanë frymën time
Edhe në teh shpate se do bëhem luftëtarë lirie
Edhe në dysh zemre së do të mbaj për jetën time.
Më,01,06,2015
 

Hektor12

Locus omnem
PRIMITIV

Ngrit zërin i padijshmi
Djersët i shkojnë rrëke
Sytë kërkojnë ndihmë
Fjalët e shterur i mungojnë
Hedh shikjimin në fletore
Shkronjat e alfabetit vallëzojnë.

Pengon kravata këmisha vuan
Pse më sole në këtë marrëzi
Nën tavolinë i zbath këpucat
Aroma e parfumosur kundërmon në studio.

Në copëza të vogla shpërthen fokusi
Ajrin e rëndë e padit
Fiken dritat mbërthen ligështësia
Frymëmarrja lundëron mes shkëmbinjëve.

Hapen dyert nata kërkon shpëtim
Ajri i rënduar si erupcion vullkani
Derdhet në virgjërinë e natyrës
Poshtë ujëvares në thellësitë bë nëntokësore.

Lartë qeniet me ndjenja të ngrira
Vazhdojnë lojën e injorancës
Kthyer në errësirën e skamjes
Shfryhen shekujt në ballkanin primitiv.

tyran prizren spahiu
 

Hektor12

Locus omnem
KRIMBI

Duhej një jetë njeriu
Të takon krimbin
Apo nganjeherë edhe ngjan
Në vet krimbin.

Më mirë ngjani në yje
Apo në ngjyra ylberi
Edhe në diell e hënë
Vetëm në krimba mos ngjani.

Ai që ngjanë në atdhe
Ngjanë edhe në dill
Dashuri falë për trëndafilat.

Ti zgjedh në çfarë do ngjanë
Më mirë në lule engjëjsh
Ah,parajs t΄u bëfsha.

Nese ngjanë në krimb
Dashuritë mallkojnë
Jeta nuk të falë buzëqeshje.
Më,31.maj 2015
 

Hektor12

Locus omnem
Dallëndyshe !

Gjithçka filloi si një lojë
Nuk kish sesi t’mbaronte ndryshe
Në kafaz sa mund të rrojë
Një krenare dallëndyshe !?

E rrethuar nga pasioni
Që të mbyste çdo dëshirë
Fluturove nga ballkoni
Hape krahët e tu të lirë !

E ç’nuk bëra të të kapja
Kurthe ngrita unë kudo
Më shkoi ndër mënd që të të vrisja
Por s’vret dot, atë që do..!

Rri të shoh tani me ëndje
Dhe ti fshehur më vështron
Ndonjëherë pa pasur mëndje
Vjen më ulesh në ballkon.!

Do t’shtegtosh...E di, do t’ikësh
E do t’vish prap ti, në pranverë
N’atë pritjen prej shumë ditësh
Dhe unë ndoshta krahë do t’nxjerr.!

Gjithcka filloi si një lojë
E si një lojë, do t’përfundonte
Në kafaz s’mundi të rrojë
Zgjodhi e lirë të fluturonte !
------------------------------------------

@ Bledi Ylli
Dëshirë Mistike
 

Hektor12

Locus omnem
POETIKISHT I JUAJI…

magjike në dukje kjo mbrëmje vere …
përsosmëria nuk përsëritet, por për një çast
duket sikur gjithshka e mënçur ka zënë vendin e vet
përtej kohës dhe këtej hapësirës
dhe zhurma vetiu është shumë larg
aq larg sa nuk të pengon të kuptosh
sa harmonike është elokuenca e heshtjes
mbarsur fjalësh që kur vdesin lindin
si në dominonë poetike të ArBeLo-s…

por ndjesi delikate më tradhëtojnë
lule të mosujitura prej kohësh për të cilat qielli
s’ka asnjë dijeni
avujve të natës u dorëzohen
dhe një melodi
e këputur s’di se kur
pentagramëve varur si rrobat në tela
vjen nga larg e më turbullon
e ndërsa tymos në ballkonin tim,
në mendime jo fort të denja zhytem…

më duket se ka ardhur koha të mos kem mall për asgjë
përderisa në gjoks nuk e ndjej sëmbimin
kam harruar çfarë më brengos më shumë
dhe sa gjëra kam lënë pas…
gjëra që s’guxoj t’i shndrroj në kujtime
s’guxoj a ndoshta s’ia vlen…
nuk mundem ndoshta…
kam harruar çfarë më gëzonte më shumë
i lumtur si njeri pa kujtesë
çdo mëngjes fqinjëve të panjohur
ndërsa nxjerr makinën nga garazhi
u buzëqesh

jam kafeina që nëna ime gjerbte mijëra milje larg…
nikotina e tim eti pa të cilën mund të ishte akoma gjallë
jam paketa e cigareve që njerëzit e kanë bërë zakon
ta hedhin mbi arkivolët në vend të luleve
jam bërë zakon…
si malli… përmallimi…
zakon si dashuria dhe urrejtja…
si mbarimi…përmbarimi…
zakon si buzëqeshja e atyrë që s’dinë të qajnë...
përtoj të kem kurreshtje për çka tinëzisht nesër vjen
turbulluese shfaqet dëshira e ikën
nervoze si dashuri e konsumuar online…

dhe prapë e qetë në dukje kjo mbrëmje vere
poetike…
e butë…
e parrezikshme…
skuthe si njerëzit e vegjël vesefshehur
joshëse…
e ngrohtë…
por e rreme si miqësi poetësh amatorë…
cinike…
superiore…
cmirëzezë si heshtja e profesionistëve
e kobshme …
vrastare…
ironike si fati i një autori të dënuar me pavdekësi
në një botë ku askush nuk lexon…
sidoqftë koha është e bukur...moti i kthjellët...
qielli i pastër...asgjë s'pipëtin...
paqe...qetësi...mirëkuptim...harmoni...
njerëzit shëtisin të kënaqur...të vetëkënaqur...të qeshur...
të buzeqeshur...të sigurtë ...të urtë ...të butë...
të lumtur shijojnë mungesën e rrufeve…
…………………………................
nuk është shëtitje…por ata s’e dinë
është kortezhi vdekatar i stuhisë
i stuhisë së mallit tim…

(nga vëllimi poetik "PRANDAJ...")
©Artan Gjyzel Hasani
 

Hektor12

Locus omnem
Mbretëria ime*..!

Nëse ti do t'ishe ''ujë''
Unë do t'bëhesha, shkretëtirë
E do t'prisja që të vije
Me shumë etje e dëshirë !

Nëse ti do t'ishe qiell
Unë do t'bëhesha, një yll
E tek ty i strukur thellë
Sytë, të hap edhe të mbyll...

N'ato orë, kur je me mua
Dhe pse je vec nje kujtim
Pafundësisht më shumë të dua
Rrënjët ke në shpirtin tim...

Ti një ndjenjë që vjen e etur
Brenda meje e ndez zjarr
Dhe pse hyn e del pa pyetur
Unë të dua si i marrë...

Je pikturë në zemrën time
Që askush nuk të shikon
Ti je muza ''klandestine''
Që me gjakun, qarkullon..!

Je një plagë mbushur kujtime
E që kurrë s'munda t'a zhduk
Mbretëron në jetën time
Të shërbej, si një evnuk..!
****************************************
@Bledi Ylli
Nga botimet INTERVISTA
 

Hektor12

Locus omnem
Unë''

Mos kërko që të jem ''tjetër''
Mund t'a luaj një rol më shumë
Ndoshta thjeshtë do tjetërsohem
Por aspak nuk do t'jem ''unë'' !

Mund të t'dua edhe ndryshe
Me mënyrën, që do ti
Ti do tjesh ajo që ishe
E unë thjeshtë tjetër njeri !

Gjithë të mirat e k’saj bote
Do t'mi falje, the, patjetër
Veç të jem ''dëshira'' jote
E s'ka gjë, të bëhem ''tjetër'' !

Nëse ''tjetër'' unë do t'bëhem
S'mund të t'adhuroj, pa fund
Sepse dua gjithcka tënden
Ndaj dhe s'dua që të humb !

Ndaj....
Mos kërko që të jem ''tjetër
Veç lëshohu në krah't e mi
Nëse unë, do t'jem i lumtur
S'ka sesi, mos t'jesh dhe ti !

Duaje ashtu siç është, njeriun
Ose duaj tjetër ,njeri..!

---------------------------------------------------

@ B. Ylli
Děshirě mistike
 

Balahk

Locus omnem
Mbretëria ime*..!

Nëse ti do t'ishe ''ujë''
Unë do t'bëhesha, shkretëtirë
E do t'prisja që të vije
Me shumë etje e dëshirë !

Nëse ti do t'ishe qiell
Unë do t'bëhesha, një yll
E tek ty i strukur thellë
Sytë, të hap edhe të mbyll...

N'ato orë, kur je me mua
Dhe pse je vec nje kujtim
Pafundësisht më shumë të dua
Rrënjët ke në shpirtin tim...

Ti një ndjenjë që vjen e etur
Brenda meje e ndez zjarr
Dhe pse hyn e del pa pyetur
Unë të dua si i marrë...

Je pikturë në zemrën time
Që askush nuk të shikon
Ti je muza ''klandestine''
Që me gjakun, qarkullon..!

Je një plagë mbushur kujtime
E që kurrë s'munda t'a zhduk
Mbretëron në jetën time
Të shërbej, si një evnuk..!
****************************************
@Bledi Ylli
Nga botimet INTERVISTA
Sa e bukur
 

Thamina

Papirus rex
Unë''

Mos kërko që të jem ''tjetër''
Mund t'a luaj një rol më shumë
Ndoshta thjeshtë do tjetërsohem
Por aspak nuk do t'jem ''unë'' !

Mund të t'dua edhe ndryshe
Me mënyrën, që do ti
Ti do tjesh ajo që ishe
E unë thjeshtë tjetër njeri !

Gjithë të mirat e k’saj bote
Do t'mi falje, the, patjetër
Veç të jem ''dëshira'' jote
E s'ka gjë, të bëhem ''tjetër'' !

Nëse ''tjetër'' unë do t'bëhem
S'mund të t'adhuroj, pa fund
Sepse dua gjithcka tënden
Ndaj dhe s'dua që të humb !

Ndaj....
Mos kërko që të jem ''tjetër
Veç lëshohu në krah't e mi
Nëse unë, do t'jem i lumtur
S'ka sesi, mos t'jesh dhe ti !

Duaje ashtu siç është, njeriun
Ose duaj tjetër ,njeri..!

---------------------------------------------------

@ B. Ylli
Děshirě mistike
Love it.
 

Hektor12

Locus omnem
TI DUHESH TĚ JESH TJETĚR.

Sonte duhesh të jesh tjetër,
Ki kurajo e më vështro ,
Zgjati duartë e bëji litarë...
E me to më përqafo.

Unë si hënë e ti si diell,
Më pëlqen kur më ngacmon
Ti në dritë e unë në terrë,
Tërë trrupin ma lëshon.

Le të shkatrohet e gjithë bota,
Kur në shtrat me ty të rri.
Le te shkrihet puthja jote
Pa ty shpirti më bëhet hi.

Mi zjarro ndjenjat e tua
Pa ty jam një lule vyshkur,
Buzen bëje vënd për mua ,
Se ti e di se sa të dua.

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
 

Hektor12

Locus omnem
KUR LOZNIM DIKUR

Dikur,loznim lirshëm lëndinave në fshat
me të bukurat vasha me lojra fëminore
mes lulesh shumngjyrëshe kërkonim fat
rendje e qeshur lëndinës luleve bardhore.

Endrat na zgjohen kur loznim dikur
e thërrisnim gazmor,ti je nusa ime
fytyra e bardhe skuqej bëhej purpur
dhe syt të lëshonin mijra vezullime.

Kujtimet fluturojnë si zogjtë shtegëtar
në ditë fundmaji thura për ty një kuror
zemra fort rrihte ,do t'ma pranoj vallë?
mbi flokë e vendosa me shpirtin fëminor.

Ikëm u shpërndamë rrugëve të jetës
me vete ngarkuam kujtimet fëminore
takohemi ëndrës në folen e kujtesës
si zogjt fluturak mes rrugëve qiellore.

PULLUMB AHMETI 6/06/2015
 

Hektor12

Locus omnem
E kur "dreqin" s' di ku shkon
Dhe as "fundin" těnd nuk di
Pěrse rend e veç vrapon
Pěrse, mě thuaj, o njeri ...

Sepse mik kjo puně e "fundit"
Eshtě si dallga qě rrěmbeně
Mos i dil pěrpara plumbit
Se po desh' dhe shtrirě tě gjeně !
****-------*****------*****-------*****------

B. Ylli
 

Hektor12

Locus omnem
Kur heshtja flet

Kur fryn' erë e ngrihen gjethet
Sikur marrin shpirtin tim
Trupi heshtë...lëngon...rënqethet
I pa shpirt në mallëngjim !

Dhunshëm shkelë kufijtë e mi
Sipas qejfit, hyn e del.
Mund të quhesh dashuri !?
Kur në paqe dhunshëm shkel' !

Sa dashuri që u harruan
Dergjen diku..! Kurse ti
Edhe pse vitet rradhë kaluan
Këmbëngul të mbetesh dashuri !

Më fal.! Sonte jam i lodhur
S'do të përkund nëpër mendime
Sytë do të mbyll edhe pa folur
Do t'vë në gjumë, zemrën time !

Mos mbaj mëri..Të thash më fal!
Unë di mirë, fjalën të mbaj
Në do eja, vec mos qaj
E as mos thuaj asnjë fjalë !

Monologonte errësira
Zë kish erën.! E tek unë,
zgjoi dëshira qindra-mijra
Iku dhe nje natë, pa gjumë !
***********************************
@Bledi Ylli
 

Hektor12

Locus omnem
Dashuria mungonte

Atëherë kur dashnia mungonte,
Atëherë kur loti pikonte,
Atëherë si isha si hije mbi tokë,
Atëherë mendoja për njerëz e për botë.!

Nuk kishte dashni as mirësi,
Dhe n'shpirt isha veshë me petkun e zi,
Isha një lule e vyshkur ndër shokë,
Veç loti më jepte pak shpresa për sot.!

Po qaja e kush s'më shikonte,
Po bërtisja e kush s'më dëgjonte,
Ulurisja se kush nuk m'donte,
Fantazoja se Nëna më mungonte.!

Sikur te kisha një fije dashni,
Sikur te kisha një njeri n'gji,
Sikur te kisha një mik apo një shokë,
Sikur te kisha një fe e një zot.!

Kisha humbur nga drita e zotit,
Kisha humbur nga mirësia e robit,
Kisha humbur nga rrezja e diellit,
Kisha humbur ndër yjet e qiellit.!

Pa shpresë pa zot e pa dashni,
Pa diell pa lule e pa mirësi,
Pa shpi pa punë e pa jetë,
U shtrina n'mbes t'rrugës për m'vdek..!

[ Lec Burgaj ]
 

Hektor12

Locus omnem
Dashuria si nuk ishte

U largua nga jeta ime,
E kam dasht plotë dashuri,
Ç'ka ti bëj tani ktij loti,
Si po rrjell me shumë mërzi.!

Dashuria me vërboj,
Sa shumë leht un u mashtrova,
Tashi s'mund t'flas as me goje,
Sa nis t'flas më dridhet buza.!

Loti i zi shumë po pikon,
Jam akoma n'dashuri,
Ai s'po don me ditë për mua,
Un e thyer në vetmi.!

Pse o zot kjo m'ndolli mua,
Tash s'mund shkoj as n'shtepi,
Më ka rrejt e m'ka mashtrua,
Po m'thotë Nëna m'ke korit.!

Kam mbet vetur jam tuj qa,
Nuk i di vehtes dërman,
Aman Zot m'ndihmo ti mua,
Dashuria n'rrugë me la.!

Bora e krit n'zemren e tijë,
Nuk kish pas një fijë dashni,
Ma shef lotin ka pikon,
Edhe zemra gjak po shkon.!

Kurrë ma n'jetë nuk dashuroj,
Nuk ja kam besën askujt,
Sepse shpirti shumë po vuan,
Tash m'janë lodhur edhe sytë.!

Më mashtroj mu dashuria,
Edhe pranvera s'po lulzon,
Veç me borë edhe me akull ,
Njashtu jeta po m'kalon..!

[ Lec Burgaj ]
 
Top