Copëza shkrimesh.

Amdis

Forumium praecox
Stive Mendimesh te Mirefillta.


Nuk ka nxemje sot.Direkt ne raundin perfundimtar te mirefillte.


He pra se ti m'i ke qejf gjerat e mirefillta! Si ato Cannoli - t Siciliane.

Mos ishte nje lloj torte Millefoglie? Apo trumbetoj kot dhe ceket une? Jo, njera nga te dyja me siguri. Ose te dyja.


Poterexhija madhe une dhe pse e nxjerre jashte loje.Me meshiro!

Thjesht i gezohem pambarimisht pasojave te dashurise qe s'me afrohet dhe pse dita i ofron 1000 mundesi.

Rezultati?

Ti i rrezuar perdhé dhe i gatshem per te me shoqeruar mua kudo.Kudo.Kudo.Kudo.

E pra...mbase do pushtohesh nga neveria kur te them se sot do shkojme ne nje vend Josensual.E tepert te pyes...te kujtohet Palimpsesti?

Cmenduri te te pyes , mban mend sa elegant u tregove kur me the se s'ka gjera rastesore?


Luan Xhungle , krejtesisht mashkullor, sa cmendurisht larg mund te shkojne mendimet e mia. Zbresin ne ca skuta te erreta dhe ti ne cast e parandjen kthimin tim ne nje letyre.Ose shushujze. Njera nga te dyja,e shumta.

S'ka harabela e dallendyshe aty , as pula , as perrua te ndergjegjes. Vetem,e kthyera une, dhe soditesi, Ti.


Nuk do te te vija kurre perballe te kthyeres une.Jo perballe nje pislleku te tille.Ajo do groposur ne dhé, dhe te mbulohet me balte te lagesht. Mjerisht,kete meriton nje qenie aq e dobet dhe e ndyre qe guxon e te urren me c'do fiber te pothuajseshpirtit te saj. Por kur puna e saj Letyrerore nuk durohet me , pason nje ulerime, MJAFT, dhe ajo iken e permutet.Kthehet ne nje kufome te urryer dhe urrenjtese mbi te cilen nuk ka mbetur me asnje pune per t'u bere.

Prape, ate nuk e tret balta.

Pse?!


Ik tani. Kthehu.

Tani te dua perseri.
 

Mystique

Larg
Nuk jam aspak e fortë. Kam mësuar vetëm t'i mbledh pjesëzat dhe t'i vendos përsëri së bashku. Por këtë dinë ta bëjnë të gjithë, pak "ngjitës" këtu, pak "nuk ka gjë", "do të kalojë", "nuk ka rëndësi", dhe ja ku jam përsëri në këmbë.
Jo, nuk jam e fortë. Copëzohem në çdo moment.
Vetëm se di të rifillojë përsëri.

Carmelita Zappala
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
XXXI_ William Shakespeare

Gjithë zemrat rrahin brenda gjoksit tënd,
Që kot pandehja se paskëshin vdekur,
Sundon veç dashuria në të shtrenjtin vend
Me miqtë e mi në dhe prej kohësh tretur.

Sa lotë të nxehtë, sa lotë të hidhur
Për njerëz që i doja derdhën sytë,
Por ja, të vdekurit paskan rilindur
Dhe vend sërish kanë zënë tek gjoksi yt.

Ti je varri ku rron kjo dashuri,
Stolisur me të dashurat kujtime,
Të gjithë zemrën time e more ti,
Ta fala ty të gjithë zemrën time.

Tek ti i gjej ata që fort kam dashur,
Me zemër ty - atyre u jam falur.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Thesari im

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?

Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.

Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko, mbet' e habitur.

Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.

Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, e fatit.

E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.

Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.

Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.

Janë zënkat tona dhe mëritë
Janë puthjet netëve pa dritë.

Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.

Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash në sy.

Jetët që pa ty jetova
Të tjera femra që dashurova.

Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që të kam lënë.

Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën.

Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë s'ti dërgova.

E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh.

E kam fshehur në fund fare
Po s'e zbulove, s’ke pare gjë fare.

Nxirre mes duarsh në shtrëngim
Atë më të shtrenjtin sendin tim.

Balsamin që plagët shëronte
kur kjo djall jete më kafshonte.

Para fytyrës ngadalë afroje
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.

E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.

Do shohësh veten, reflektim
Se ti , ishe thesari im !

CHARLES BAUDELAIRE
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Mos u trembni për ato që ju rrëmben jeta. Do të keni gjithmonë një mundësi tjetër, një miqësi të re, një tjetër dashuri, një shpresë të re.
Pas çdo fundi, do të ketë gjithmonë një fillim të ri.

_Princi i vogël_ Antoine de Saint-Exupéry
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
PËRGJËRIM_Pushkin

Oh, po të jetë e vërtetë,
Se natën kur gjithçka pushon,
Kur rrezet hënëza e zbehtë,
Përmbi murrana i vërshon.

Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin nëpër terr
Do thirrja miken e zhuritur:
Tek unë eja menjëherë!

M'u shfaq ashtu siç ishe ti
Përpara ndarjes plot trishtim,
E ftohtë e zbehtë, si qiri,
Në prag të fundit gjithë mundim.

M'u shfaq porsi një yll i ndritshëm,
Si zë i lehtë apo si erë,
Apo si një vegim i frikshëm,
S'ka gjë, ti eja menjëherë!...

S'po të thërras për të qortuar
Me hijen tënde, njerëzinë,
S'po të thërras për t'i zbuluar
Territ të varrit fshehtësinë.

Dyshimet nuk më brejnë mua
Po të thërras me shpirtin vrer,
Që të të them me mall: Të dua!
Jam yti, eja menjëherë!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Vetëm...Dhe kupton që sërisht do mbetesh vetëm. Atëherë nga bota e të gjithëve largohesh. Ikin ata që gjete. Ikin dhe ata që të gjetën. E në botën tënde, izolohesh prapë.
Vetëm...vetëm, në këtë botë të madhe. Se për ty s'ka vend edhe pse ti ke vend për të. Botës tënde mbijeto dhe kësaj radhe. Është më mirë këtu se atje në asgjë.

Lottu
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Vetëm...Dhe kupton që sërisht do mbetesh vetëm. Atëherë nga bota e të gjithëve largohesh. Ikin ata që gjete. Ikin dhe ata që të gjetën. E në botën tënde, izolohesh prapë.
Vetëm...vetëm, në këtë botë të madhe. Se për ty s'ka vend edhe pse ti ke vend për të. Botës tënde mbijeto dhe kësaj radhe. Është më mirë këtu se atje në asgjë.

Lottu
Ne fakte NJERIU ska nevoje per ASGJE pervecse per VETEN E VETE:)
Fundja ne cdo RRUge ecim VETEM
 

Hope

dans ton coeur
liria jeme mbaron
aty ku fillon mungesa jote
por ne jena teper te rritun
me fole per dashnine me seriozitet
ne jena kjo nate,
qe shkon
per qejf te vet,
qe ike e s'tretet,
ky fund qe s'mbaron asnjihere,
ne jena edhe keto tjere,
qe qeshin per ne e s'e dine
se gabimet tona jane lumturi qe s'thuhet,
pse deshtem gjithkend,
e vedin
nuk deshtem aq sa duhet.
Ne jena kjo nate,
kjo qetesi,
kjo mungese,
kjo ngjyre e shpirtit
qe gjejme nder fjale nuk asht pendese,
por imitim i shiut
qe pin zanin e gjetheve n'vjesht
e shtrihet mbi toke,
pa thanje servile,
si te ishte nji vetja jone
qe na ka mbet nder drandofile..
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Pas meje nuk do të jetë e njëjta gjë, me beso...
Unë nuk kam asnjë gjë të veçantë. Sytë i kam
ngjyrë kafe, asnjëherë nuk kam përgjigjen e
duhur në kohën e duhur, flokët e mi janë të
çrregullt. Megjithatë, pas meje ,nuk do të jetë
kurrë e njëjta gjë për ty. Si mund të jem kaq e sigurt? Ke parë rreth e rrotull? Njerëzit që
dashurojnë si unë kanë mbetur pak dhe për këtë
jam e sigurt. Nuk dashuroj duke gjuajtur
mbrëmjeve alkoolike të së shtunave. Nuk
dashurohem kurrë, me përjashtim të një here të
vetme. Të flas, të flas shumë. Të dëgjoj, të dëgjoj shumë. Bëj dashuri duke qarë e duke
qeshur njëkohësisht... Mendoj për një mbrëmje
që është e gjitha e jona dhe më kaplon ajo
ndjenja lumturisë që nuk më takoja prej shumë
vitesh, që kur isha e vogël dhe babai e nëna
ime putheshin përballë meje. Përpiqem të të kuptoj. ... Të bëj të çmendesh.
Ndoshta nuk më do por e di që të kam bërë të
çmendesh. Me të gjitha tekat e mia, ndjenjat e
mia të fajit, dëshirat e mia, shqetësimet e mia.
Sytë e mi ngjajnë shumë me të të tjerëve, por
shpesh janë aq indiferent sa mund të notosh brenda tyre.
Ti je i marrosur pas meje.
Tani, edhe mund të shkosh, dhe e di se do ta
bësh, ... sepse e di se ato si unë të friksojnë ...
Ik, gjithsesi e di se do të më ëndërrosh. Pas
njëzet vitesh, një mbrëmje, do të ekzaltohesh duke mendaur shpinën time të zhveshur. Për ty
nuk do të jetë më kurrë e njëjta gjë, pas
meje. ...
Më gjej një që të shikon në sy ashtu siç të shoh
unë. Dhe nëse e gjen, largoje sepse nuk jam
unë. Pendohu pas disa muajsh dhe mësoje se ato si unë dashurojnë aq shumë sa që nuk janë
në gjendje të falin.

(Susanna Casciani)

:(
 

Hope

dans ton coeur
..Dashuria Mund Vdekjen

Nese une nuk vi
te TI
vjen vjeshta
te sjell lote e shi
mallengjim per
syte e mi....

Nese UNE tretem
te le kujtimet dhe vjeshten
ne TY muros heshtjen...

mos e humb vehten
e ke vjeshten....


Nese tretem UNE
mos mendo se eshte FUND
behem ERE dhe vi ne vjeshte
loze me flete,TY te perkedhel...
se,,,
DASHURIA mund VDEKJEN.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
10896968_938892209477559_8646120732021837139_n.jpg
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Kur duheshim
shkruaja per ty poezi dashurie
pastaj u grindem
e shkrujta poezi me grindje
e kur u merzitem
shkruajta poezi me trishtim
me lot e paisje tjera si keto

por sot, qe as duhemi
as grindemi
s'di si quhet poezia jeme

e gjeta,
poezi e diteve kur s'du me ia dite per ty
keshtu i bjen me ken,

nderkohe ketu filloi prape shi,
ti kushedi me ke flet
kushedi ke pyet si e kaloi diten
kushedi kujt i tregon per muziken
me ke do pish kafen neser?
ma thuj
jo se me intereson
por sa me pase dicka per poezi
ma thuj por pa fjale
se ne s'flasim
po ti ma thuj
ku ishe sot
dje
si je veshe
kush t'ka ba me qeshe,
se kur ti qesh
dukesh sikur ia ke lexu Zotit ditarin
kur ti qesh
i bjen pika
t'keqes

me thuj kur flen
zgjohesh
kur del
vjen
me fol per shoqet
s'po te kerkoj shume
disa gjana sa me shkru kte poezi
te diteve qe s'du me ia dite per ty

kushedi kush te ka thane je e bukur
se ka gjithfare njerezish,
por m'beso
rrejne te gjithe
bajne sikur te dojne
por jo sa une
jo si une
pastaj ata nuk dine me t'shkru poezi
Kraja asht i vjeter
Rreshpja ka vdeke
Migjeni po ashtu
s'ka ma poet
nuk shkrun askush ma per ty
e ke kot
askush
as une

tesh qe s'grindemi
e s'duhemi
tesh qe me indiferencen ma te madhe
shkruj poezi
qe s'dojne me ia dite per ty

a ke hanger darke?

Klodian Kojashi
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Tregome!
A te ka ikur gjumi edhe ty?
Sonte,a po djersin edhe ti ne ankth duke vrare mendjen cfare jam duke bere une?
Apo,ne kete nate te ftohte,vetem ankthi im po trazon erresiren qe na ndan?
Tregome,a jam ende diku ne universin tend?
Genjem edhe po deshe! Nuk dua te fle me friken se mos ndoshta sonte ti po mendon per dike tjeter . (A.R)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ka diçka te ti që më mrekullon.
Diçka që mendja nuk e shpjegon, ndërsa, edhe sikur të çmendem, nga zemra nuk e shkul dot.
“Is this love that I am feeling?”, këndoj bashkë me rockerët e fëmijërisë sime dhe po këto fjalë dua të t'i them ty, por ndalem.
Ngurroj, trembem nga përgjigja.
(A.R)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Një shpirt nuk është kurrë i plotë pa prezencën e një ëngjëlli, këtyre shpirtrave plot dritë që e dinë se shpirti ynë vlen më shumë se tërë bota për ta.

_San Bernardo di Chiaravalle
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Po!
Dashuria na goditi me një të rënë. E kuptova këtë që atë çast, atë orë, atë ditë, kur u gjendëm papritur përgjatë lumit, poshtë mureve të Kremlinit pa e vënë re fare ekzistencën e qytetit.
Flisnim sikur të ishim ndarë një ditë më parë, sikur të njiheshim prej vitesh. Ramë dakort që të shiheshim përsëri të nesërmen, në të njëjtën orë, në të njëjtin vend dhe dielli shkëlqeu për ne atë maj në Moskë. Që nga ajo ditë ajo u bë gruaja ime sekrete.

_Mësuesi dhe Margarita_ Michail Bulgakov
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nuk mundëm më të luftoj vetën,
Dhe ti them shpirtit: Je gabim!
Pse ky i shkretë aq shumë të do,
Si shpirt të sheh për shpirtin tim!

_Llemadeo
 
Top