Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!"

Ligji, ja si sekuestrohet shtëpia kur s’paguan dritat. Halimi: Rama është i çmendur

Qeveria i jep të drejtë OSHEE-së ti sekuestrojë shtëpitë të gjithë personave që kanë detyrime të papaguara në masën 150 mijë lekë të reja. Në ligjin e ri të ardhur tashmë në Parlament “Për sektorin e energjisë elektrike”, në nenin 90 parashikohen rastet se si sillet OSHEE-ja kur klienti ka detyrime të papaguara.

“Në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 150 000 lekë për klientin familjar dhe mbi 2 000 000 lekë për klientin jofamiljar, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar. Barra hipotekore do të vendoset për një periudhë deri në përfundimin e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm”, thuhet në gërmën ‘e’ të këtij neni.

Lidhur me këtë ligj ka reaguar sot edhe deputeti demokrat, Eduard Halimi, i cili shkruan në facebook se “Cmenduria e Rames nuk ka kufi. Pas burgosjes historike se mijera shqiptareve te pamundur per pagimin e energjise elektrike gjate vitit 2014, ne 14 janar te ketij viti ka firmosur nje projektligj “Per energjine elektrike” ku i kerkon Parlamantit ti jape miratimin atij dhe taksidareve te OSHE per te sekustruar pasurite e shqiptareve, shtepi, apartamente, dyqane, toka bujqesore, troje e cfare te kene”.

“Ky projektligji eshte jo vetem antikushtetues por mbi te gjitha eshte nje barbari juridike e njeriu delirant i cili duhet ndalur. Detyrimi i pagimit të faturës së energjisë elektrike është detyrim në të holla, për ekzekutimin e të cilit ndiqen rregullat e parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile. Fatura e energjise eshte titull ekzekutiv por ekzekutimi behet nga permbaruesi vetem pasi te shprehet gjykata me pare në masën që do të jetë e nevojshme për plotësimin e detyrimit dhe jo nga kryeministri apo taksidari i tij. Te sekuestrosh banesat, toka bujqesore e troje qe kane vlera qindra here me te madhe se nje fature energjie 1 milion leke, dhe per me teper kete ta besh pa autoritetin gjyqesor por si kryeminister, eshte barbari ligjore”, shkruan Halimi.

Neni 90

Nëse klienti nuk paguan detyrimin e energjisë elektrike ndaj furnizuesit të ngarkuar me shërbimin universal si detyrim i shërbimit publik, brenda afatit të caktuar në kontratë, furnizuesi i energjisë elektrike, nëpërmjet personave të autorizuar nga ana e tij, përveç inicimit të procedurave të ndërprerjes së energjisë, ndërmerr masat e mëposhtme:

d) Inicion procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe inicimin e ekzekutimit të detyrueshëm, sikurse përcaktohet në Kodin e Procedurës Civile dhe ligjin nr.8662, datë 18.9.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”, për çdo vlerë të papaguar detyrimi.

e) Në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 150 000 lekë për klientin familjar dhe mbi 2 000 000 lekë për klientin jofamiljar, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar. Barra hipotekore do të vendoset për një periudhë deri në përfundimin e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm.

Panorama
 

Universal

AnonymouS
1. Do t'iu presim energjine e leme ne erresire e te ftohte.
2. Do t'iu fusim ne burg.
3. Do t'iu marri shtepine e nxjerri te flene ne rruge fare.

Valle mos ka dale nga shinat,kjo qeveri?
 

Balahk

Locus omnem
Une mendoj qe jo,madje duhet te bere akoma me shume se kaq qe ky popull te fytet ne shina,se sdine gje tjeter vecse te lejn detyrimet pa paguar,te vjedhin energji,dhe ne fund ja hedhin paqe.nuk eshte e drejte qe nje person te bej "krim"dhe te rrije pa denuar.sepse te mos paguash,te vjedhesh quhet "krim
 

Almaa'95

Papirus rex
Te paguash ate cfare ti konsumon eshte detyra me minimale qe nje qytetare duhet te permbushe ! U beme si kembet e dhise..
 

Dreamer

Under the Dome
Aman mos ja futni kot !!
Ne jug te italise ka akoma qyteza e lagje te tera qe nuk paguajne asnje lek e as ne burg nuk i fut njeri asgje nuk ju bejne
ne Shqiperi te vine dritat te pagush 80mij lek ne muaj as ne Angli apo Usa ska tarifa te tilla me rroga nga 250mij lek jeni ne vete ?
Kemi 3 hidrocentrale qe jan bere para 40 vjetesh afersisht e pothuajse se energjia na kushton 0 e ne e sheshim sa ne Usa apo Japoni e ku di une?
Jam dakord te paguajne dritat normale ama cmime sic duhet jo cmime sikur po e blejme nga japonia ate dreq energjie
Shpresoj qe me kte politike qe po e vuan ne kurriz populli se ai eshte tek e fundit qe i peson te gjitha HEREN tjeter te hapi syte e te mos pije raki ne mjes para votimit !!
 

Balahk

Locus omnem
Aman mos ja futni kot !!
Ne jug te italise ka akoma qyteza e lagje te tera qe nuk paguajne asnje lek e as ne burg nuk i fut njeri asgje nuk ju bejne
ne Shqiperi te vine dritat te pagush 80mij lek ne muaj as ne Angli apo Usa ska tarifa te tilla me rroga nga 250mij lek jeni ne vete ?
Kemi 3 hidrocentrale qe jan bere para 40 vjetesh afersisht e pothuajse se energjia na kushton 0 e ne e sheshim sa ne Usa apo Japoni e ku di une?
Jam dakord te paguajne dritat normale ama cmime sic duhet jo cmime sikur po e blejme nga japonia ate dreq energjie
Shpresoj qe me kte politike qe po e vuan ne kurriz populli se ai eshte tek e fundit qe i peson te gjitha HEREN tjeter te hapi syte e te mos pije raki ne mjes para votimit !!
Nuk ndaj aspak te njejtin mendim me ju.nuk eshte aspak e drejte qe une te paguaj 6-7 mije leke te reja energjin,dhe komshiu im gjith jeten pa e paguar.per faj te tij me rritet edhe mua sepse humbjet ne nje fare menyre do shlyhen.keshtu qe te paguaj cdo kush pjesen e tij,dhe cmimi ulet.ndryshe nuk do punoj falas komani,apo fierza.

Abuuzuesit duhen lene ne terr,t'i vijn mendet,se kane gjith jeten qe hajn qyl
 

Dreamer

Under the Dome
:D
Hey nqs me lexoni mire cfare kam shkruajtur bini ndesh me ate qe shkruani :)
Nejse Zoti ju dhente energji :D
 

Balahk

Locus omnem
Kush tha qe kushton 0?
Eshte me cmimin e lart sepse pjesa me e madhe nuk paguan,edhe korporata del me humbje.
Une nuk e di italin e jugut po e veriut,nje dite te kaloj pa paguar,te presin energjin.te lejn energji sa te ndezesh nje drite.keshtu te praktikosh edhe ne shqiperi,dhe te gjith do paguajn.nuk po bie ndesh me asnje fjale.e kuptoj drejte ate cka ke thene edhe ju dhashe shpjegimin me siper.Zoti na dhente shi qe te kemi energji :D
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Te paguash ate cfare ti konsumon eshte detyra me minimale qe nje qytetare duhet te permbushe ! U beme si kembet e dhise..
Patjeter qe duhet paguar por egziston nj th fenomen ai i çmimeve me te larta se ç tregon sahati...nuk mund kerkosh nga tjetri ne rast se sje ne regull me veten ...ta lësh pa shpi!!!!!!!! thjesht leje pa drita dhe aq. dhe kur ta lesh pa drita ta verifikoshh arsyen se pse nk i ka paguar....ka dhe raste t tjera abuzimi nga shteti me abonentin..
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Ca do fitoj shteti duke e lene pa shtepi?? do e bej kriminel. do e bej hajdut !! do e fusi ne burg !! do ushqehet prap qyl....seshte ajo qe ju mbeshtesni zgjidhja.
Un jam nga ata qe e paguaj energjine dhe besoj se paguaj me shume se mos mendoni qe mbroj ate kategori qwe spaguan se jam pjes e tyre..Imagjinoni qe ka familje ne minimumin jetik, qe u vjen energjia sa gjysma e buxhetit mujor !! e kryjn si e kryjn per tu ushqyer...per ilace n dor t zotit !!... merii dhe shpin vetem shpirtin leri !! ..... prandaj thash me lart qe shteti duhet verifikoj arsyen jo tak fak dhe ne qiell te hapur ...padyshim qe shteti duhet te dij te ardhurat e cilesdo familje te ksaj rrepublike,ata qe kan makin e nuk paguajn, ata qe kane te ardhura mesatare e nuk paguajn patjeter qe duhet vepruar vetem me nje koncept PINCAT KABULLIT por jo celsin deres gjithesesi ! ! ! ! Dikush tha sdo punoi falas fierza dhe komani....pse po i mban njeri me buke fierezen dhe komanin?? kjo eshte ceshtje tjeter per tu diskutuar..sdua te them te na vij falas por te ulet sepse jan pasuri e te gjitheve dhe jo kush Ska ta paguaj te mos e gzoi e kush ka ta paguaj ta gzoj !!!!
 

Almaa'95

Papirus rex
Patjeter qe duhet paguar por egziston nj th fenomen ai i çmimeve me te larta se ç tregon sahati...nuk mund kerkosh nga tjetri ne rast se sje ne regull me veten ...ta lësh pa shpi!!!!!!!! thjesht leje pa drita dhe aq. dhe kur ta lesh pa drita ta verifikoshh arsyen se pse nk i ka paguar....ka dhe raste t tjera abuzimi nga shteti me abonentin..
Per te tera pislliqet qe u jane bere sahateve mban pergjegjesi qeveria qe na la jo kjo qe erdhi! (Tn per tn)
Rri aman, se eshte bere Tirana rrumpallë.. Kamza-Shkoza-Stacioni trenit etc etc jane zonat qe skan paguar nje here ne jete te tyre madje madje nuk dine fare se ceshte nje fature e energjise elektrike! Te tera i kemi ngrene ne kurriz ne populli ndershem, e tani bejne si shpirta te keqinje "Skemi lek" ku ka sot ske lek mo? Sot tere rinin e ke me Iphona,me makina, kafenete plot, e pastaj skemi lek! Kur vjen puna per detyrat askujt si vjen mire te jape llogari.. Ske lek?? Puno pra! Jo keta kan tangerllik, spunon kamarier rinia e sotme duan te fillojne direkt drejtora, nje karrige eshte e shkreta! Se une sdo mbaroja deri neser duke nxjere vrer per kete shoqeri qe na rrethon por idea eshte ketu, ajo puna e afrofeve eshte thjeshte preteks se dhe nese ka ndodhur ka ndodhu tek 5% po pjesa tjeter qe ska paguar??:)
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Nuk po me kupton besoj, e para per as nje lloj arsye nuk ka pse miret prona prej kabullin. E dyta une e dij mire konceptin pse un t paguaj e ai jo sepse jam nga ato qe paguaj,dhe patjeter e them dhe e rithem qe duhet paguajne dhe shteti duhet te jete ne dijeni te te ardhurave te familiarve qe ata qe skane ti lej nje koh dhe ti rivendos fashen (sepse ky fundja ishte zotimi kush paguhet me shum te paguaj m shum,kush paguhet m pak t paguaj m pak kjo ishte filozofia para 23 qershori..) nderkoh qe ata qe rezultojn me nje page te mire me te ardhura te mira me 3 kaçe ,me makine nese nuk paguajn me pa tjeter dhe pa as nje lloj hezitimi te paguajne ose ti prihet energjia, jo ti miret shpija sepse me beso qe sdo kete rezultate te mira as per ty as per mua as per shtetitin :)
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
E fundit pasi i u eshte marre shpija se nuk ka paguar energjine, po kur nuk ka paguar ujtin e shpija i u eshte marre do i marrin shpirtin!?..
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Presion psikologjik se ska ligj ne bot ku lejohet sekuestrimi I prones se pa-tundeshme per mos pagese energjjie. Ka zgjidhje te tjera perpara se te arrijn tek kjo edhe pse esht e pa-mundur
 

Almaa'95

Papirus rex
Nuk po me kupton besoj, e para per as nje lloj arsye nuk ka pse miret prona prej kabullin. E dyta une e dij mire konceptin pse un t paguaj e ai jo sepse jam nga ato qe paguaj,dhe patjeter e them dhe e rithem qe duhet paguajne dhe shteti duhet te jete ne dijeni te te ardhurave te familiarve qe ata qe skane ti lej nje koh dhe ti rivendos fashen (sepse ky fundja ishte zotimi kush paguhet me shum te paguaj m shum,kush paguhet m pak t paguaj m pak kjo ishte filozofia para 23 qershori..) nderkoh qe ata qe rezultojn me nje page te mire me te ardhura te mira me 3 kaçe ,me makine nese nuk paguajn me pa tjeter dhe pa as nje lloj hezitimi te paguajne ose ti prihet energjia, jo ti miret shpija sepse me beso qe sdo kete rezultate te mira as per ty as per mua as per shtetitin :)
Spo me kupton ti mua, ne cilin moment thashe une kjo e shume-permendura marrja e shtepise eshte zgjidhja duhur?
Kete pjese as e kam prekur fare,e as qe dua ta prek dersa te zbulohet vertetsia e saj si lajm.. Une kam prekur ato gjera qe te listova pak me siper & sdo riperseris veten :)
Asnje arsye nga ato qe the ti se justifikon kete per tere keto vite rradhazi! Kshu qe kokes tiu bjere mua sme prish pune, paguaja atehere do paguaj dhe tani, cik me pak cik me shume ska rendesi :)
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Statusi nuk thote rritet cmimi por sekuestrohet shtepia..dhe me sa kuptoj une ti me komente po mbeshtet kete lloj rilindje !!!...cik m pak cik m shum the??? ti ateher mendon vetem per vete por ka dhe shtresa te tjera shoqeria qe mund te behen problem i madh per shtresen tende nese i len pa shtepi...
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Mire e ka.
Nga një familje e shtreses së mesme vij edhe unë , njëri prind me punon dhe i jemi përgjigjur cdo detyrime të shtetit!Cdo ligji të saj.
Kur ne ngroheshim me batanije pa përdorur zjarr , apo energji elektrike nëpër rrethinat e Tiranes e qytete të tjera të gjithë janë zhdepur duke vjedhur energji elektrike prandaj të lutem shume të flasim të drejten! Dhe nuk jane aspak të varfër , janë me shtepia , me vila i ke.
Një katrahure e vërtete ka qëne vendi ,dhe këto janë pasojat që ndjehen.
Atehere kur duhej ngritur zëri , askush nuk e mori mundimin të gjithe heshten. Ndërsa sot cirren , nëper komente , gazeta etj , etj.
Shpërdorim pa kriter, arsim , shendetsi, ndërtime të gjitha mizerabël!
Ekonomia shqiptare ka nevojë për sherim ,
po ashtu të gjithë qytetaret të ndërgjegjsohen se shteti ka rregulla që duhen zbatuar!Vetëm me ligj e frike e duan , se me tolerance e shkelin atë.
Nëse mendon se po solidarizohesh me këtë menyrë ,
të këshilloj ti mesosh vetëdijesimin dhe ndergjegjsimin se duhet t'i bindesh disa ligjeve nëse duam një shoqeri të denje.

Lajme të tilla sensacionale lënë për te deshiruar , dëshmojne përseri, se gazetaria nuk është ajo që duket!
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Vajze, nuk jam kunder pagimit,nuk jam pro vjedhjes energjise ta them ndryshe tani KERRBAÇIN KUSH KA 3 KACE E NUK PAGUAN----CESHTJA TANI KALON NE SEKUESTRIM PRONE DHE KTU UNE BIE N KUNDERSHTI NE MENYRE TE PA DISKUTUESHME ME KETE LLOJ RILINDJE NE QIELL TE HAPUR....Kaq
 
Top