Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!"

Ligji, ja si sekuestrohet shtëpia kur s’paguan dritat. Halimi: Rama është i çmendur

Qeveria i jep të drejtë OSHEE-së ti sekuestrojë shtëpitë të gjithë personave që kanë detyrime të papaguara në masën 150 mijë lekë të reja. Në ligjin e ri të ardhur tashmë në Parlament “Për sektorin e energjisë elektrike”, në nenin 90 parashikohen rastet se si sillet OSHEE-ja kur klienti ka detyrime të papaguara.

“Në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 150 000 lekë për klientin familjar dhe mbi 2 000 000 lekë për klientin jofamiljar, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar. Barra hipotekore do të vendoset për një periudhë deri në përfundimin e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm”, thuhet në gërmën ‘e’ të këtij neni.

Lidhur me këtë ligj ka reaguar sot edhe deputeti demokrat, Eduard Halimi, i cili shkruan në facebook se “Cmenduria e Rames nuk ka kufi. Pas burgosjes historike se mijera shqiptareve te pamundur per pagimin e energjise elektrike gjate vitit 2014, ne 14 janar te ketij viti ka firmosur nje projektligj “Per energjine elektrike” ku i kerkon Parlamantit ti jape miratimin atij dhe taksidareve te OSHE per te sekustruar pasurite e shqiptareve, shtepi, apartamente, dyqane, toka bujqesore, troje e cfare te kene”.

“Ky projektligji eshte jo vetem antikushtetues por mbi te gjitha eshte nje barbari juridike e njeriu delirant i cili duhet ndalur. Detyrimi i pagimit të faturës së energjisë elektrike është detyrim në të holla, për ekzekutimin e të cilit ndiqen rregullat e parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile. Fatura e energjise eshte titull ekzekutiv por ekzekutimi behet nga permbaruesi vetem pasi te shprehet gjykata me pare në masën që do të jetë e nevojshme për plotësimin e detyrimit dhe jo nga kryeministri apo taksidari i tij. Te sekuestrosh banesat, toka bujqesore e troje qe kane vlera qindra here me te madhe se nje fature energjie 1 milion leke, dhe per me teper kete ta besh pa autoritetin gjyqesor por si kryeminister, eshte barbari ligjore”, shkruan Halimi.

Neni 90

Nëse klienti nuk paguan detyrimin e energjisë elektrike ndaj furnizuesit të ngarkuar me shërbimin universal si detyrim i shërbimit publik, brenda afatit të caktuar në kontratë, furnizuesi i energjisë elektrike, nëpërmjet personave të autorizuar nga ana e tij, përveç inicimit të procedurave të ndërprerjes së energjisë, ndërmerr masat e mëposhtme:

d) Inicion procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe inicimin e ekzekutimit të detyrueshëm, sikurse përcaktohet në Kodin e Procedurës Civile dhe ligjin nr.8662, datë 18.9.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”, për çdo vlerë të papaguar detyrimi.

e) Në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 150 000 lekë për klientin familjar dhe mbi 2 000 000 lekë për klientin jofamiljar, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar. Barra hipotekore do të vendoset për një periudhë deri në përfundimin e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm.

Panorama
 
Almaa'95

Papirus rex
Statusi nuk thote rritet cmimi por sekuestrohet shtepia..dhe me sa kuptoj une ti me komente po mbeshtet kete lloj rilindje !!!...cik m pak cik m shum the??? ti ateher mendon vetem per vete por ka dhe shtresa te tjera shoqeria qe mund te behen problem i madh per shtresen tende nese i len pa shtepi...
Tani mos bej kot sikur sme kupton. Shume qarte ta kam shpjeguar se vertetsin e ketij lajmi nuk e di, djali mund ta kete marre kete info nga "xhaxhai.com" dhe per ate pjese sdo flas. Ajo qe po mundohem te them eshte qe per asnje arsye ne bote, nuk duhet te ishte vazhduar kaq gjate nje shkelje e tille. Sa per Rilindjen meqe ma permende, PO i mbeshtes forte dhe bindshem politikat e tyre pike se pari sepse jam anetare e FRESH dhe pike se dyti sepse jane ca me ndryshe se ato politikat e ndyra qe beri ai me dy gishtat perpjete!
Dhe ska lidhje shtresa, dhe une vij nga nje shtrese e mesme qe shpesh kur kemi qene me pushime na ka xhiruar sahati ne Tirane. Ka zyra ku mund te drejtohesh per shkelje te tilla e te marresh ndihme ose ose emisione si Fiks Fare qe mbrenda 24hr te nxjerrin bojen,te degjenerojne. --- Kush kerkon ndihme gjen, por thuaj qe u ka pelqyer ajo menyre jetese se kan patur shpatullat e ngrohta. Kete thuaj po ms i justifiko me sahatrat e kudi cthe tjeter.
 
Dreamer

Under the Dome
Edhe ne postimin e siperm e kam shkruar qe dritat,taksat detyrimet per sherbimet e marra duhen paguar !
Ne fakt kan vjedhur* le te themi energji ka 20 vjet shumica e Shqiperise edhe kjo eshte fakt !!
Desha te ndalem tek nje faktor qe ndikon direkt tek pagesa e dritave taksave etj etj
Rroga ne Shqiperi !! Me sa di une rroga normale afrohet tel 20.000 /30.000 lek te reja pak a shume korrigjomni nqs gaboj
Ti si shtet apo koorporate energjitike nje familje qe ka normalisht 2/3 femije e nje rroge pa asnje lloj asistence i dergon nje fature 8000 lek te reja gjithmone per te paguar dritat ne nje kohe qe as hidrocentrale ske ndertuar as linja reja ske bere qe te arsyetosh cmimin e 10 fishur ne krahasim me gjendjen e rrogat e Shqiperise e per me shume ben llogari sesa ke harxhuar keto 20 vitet e fundit me shifra milionere sikur Shqiperia te jete Zvicerr ?
Mbase e kam gabim ama di qe ne vendin ku jetoj une rroga mesatare afrohet tek 1300/1500 Euro e fatura e dritave vjen 1 here ne dy muaj edhe une personalisht paguaj afro 80 euro(2muaj) edhe ankohemi se jane shume,nje familje me 25.000Lek ne Shqiperi cfare duhet te beje ?
Te bejme 2 llogari sepse matematika nuk eshte opinion !
1 Muaj =
8000 Drita
2000 Uje
3000 Gas* (gatimet besoj i bejne me gas se me drita do pagujane 16.000)
Taksa Gjelbrimi e budalliqe sikur eshte Tirana Paris
Pa ushqime apo veshmbathje apo ku di une siguracione makinash nafte etj etj qe i kemi ditore arrijme afer 15.000 Lek
Tani me shpjegoni pak me 10.000 ajo familje cfare duhet te paguaje me pare ? Ushqimet.rrobat,librat e femijeve.siguracione.naften ?
Me habit fakti qe nje vend si ne qe me 3 Mega Hidrocentrale energjia kushton sikur po e sjellim nga Marsi
Sic thash me siper shpresoj qe populli te mos pije raki lokaleve e te behet sic eshte bere nje zombie i droguar propagande politike ,por te shikoje e te veproje se me kete ritem do na fusin borxh per 80 vitet qe do vijne e per nje kontrate dritash do e pranojme !!
 
Universal

AnonymouS
Per te tera pislliqet qe u jane bere sahateve mban pergjegjesi qeveria qe na la jo kjo qe erdhi! (Tn per tn)
Rri aman, se eshte bere Tirana rrumpallë.. Kamza-Shkoza-Stacioni trenit etc etc jane zonat qe skan paguar nje here ne jete te tyre madje madje nuk dine fare se ceshte nje fature e energjise elektrike! Te tera i kemi ngrene ne kurriz ne populli ndershem, e tani bejne si shpirta te keqinje "Skemi lek" ku ka sot ske lek mo? Sot tere rinin e ke me Iphona,me makina, kafenete plot, e pastaj skemi lek! Kur vjen puna per detyrat askujt si vjen mire te jape llogari.. Ske lek?? Puno pra! Jo keta kan tangerllik, spunon kamarier rinia e sotme duan te fillojne direkt drejtora, nje karrige eshte e shkreta! Se une sdo mbaroja deri neser duke nxjere vrer per kete shoqeri qe na rrethon por idea eshte ketu, ajo puna e afrofeve eshte thjeshte preteks se dhe nese ka ndodhur ka ndodhu tek 5% po pjesa tjeter qe ska paguar??:)

Nuk po flasim per rinine ketu alma papunesia eshte tjeter gje dhe ajo c'fare thua ti eshte tjeter gje edhe pse nuk e ke gabim.
 
KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
arnX7Nd.png
XHAXHI.ORG
 
KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Atehere...e the pak me lart nuk desha qe ta prek ate teme sepse sa me shum tema prekim aq me shume zgjerohemi...e the se Per te tera pislliqet qe u jane bere sahateve mban pergjegjesi qeveria qe na la jo kjo qe erdhi
.-Patjeter! Por nuk mund ti thuash kshtu qytetareve ti si qeveri,ajo qe shkoj shkoj per kte shkak se beri pislliqet TANI RREGULLOJE TI SE PER KTE ERDHE.qeveria sic trrashegoi problemet trrashegoj dhe parat qe i la qeveria e shkuar trrashegoj dhe rrugen e kombit prandaj NDERROJE ATE KONCEPT te asaj fjalie..---QEVERIA ESHTE NJE INSTITUCION..KU ANTARET SHKOJNE E VIJNE ZEVENDESOHEN ME NJE TJTER PALE..POR INSTITUCIONI MBETET .. BASHKE ME INSTITUCIONIN TRASHEGOHEN DHE PISLLIQET EDHE INVESTIMET DHE BUXHETI EDHE BORXHI --- !!!

SA PER RILINDJEN QE TE PERMENDA...te flas per rilindjen duhet ta ndaj ne dy etapa ate para dhe pas 23 qershori !! PARA 23 QERSHORIT PREMTOI RILINDJA SE NE FILOZOFIN E SAJ KA SHTRESEN E ULET KUSH PAGUHET ME PAK DO PAGUAJ ME PAK, HOQI FASHEN GODITI KTE SHTRESE PAS 23 QERSHORIT!! KUSH PAGUHET ME SHUM DO PAGUAJ ME SHUME,ME HEQJEN E FASHES ATA QE PAGUANIN ME SHUME E QE PAGUHEN ME SHUME SOT PAGUHEN NJELLOJ DHE PAGUAJNE ME PAK !!! ...UNE NUK DO NDALEM TEK GJITH BEMAT POR TE THEM QE T BESH RILINDJE ME ILIR METEN ESHTE NJELLOJ SI 21 JANARI TE RILIND.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ne përgjithesi shumë gazeta , janë të gatshme që përkundrejt interesave të tyre financiare , politike të na e sërvirin të vertetën të keqtrajtuar. Mund të mos jemi dakord bashke , por mirekuptoj dhe marr nga linja jote e mendimit dicka të përafert për aq kohë sa dialogojme për një kauze të përbashket sociale , jetesore.
Nuk është e vështire të kundrosh përreth dhe të veresh se sa shumë mangësira , sa shumë probleme ka ende Shqipëria jonë dhe sa rrugë e gjatë i duhet për të arritur standartet e duhura, mirëqenien me keqaardhjee them mund të duhen edhe dekada. Gjithashtu , kanë kaluar 23 vjet që nga vendosja e demokracisë dhe vendi në vend të progresit ka shënjuar vetëm regres, një hap përpara dy hapa mbrapa kjo është fatkeqësi, pasoja të tilla janë pamëshirshme.
Andaj lufta për korrupsionin dhe krimin e organizuar është e ashpër , sepse akulimi i gjatë ndër këto vite të munguara drejtësie i ka hapur shteg vjedhjeve , frikës , mungesen e meritokracisë. I risjell në kujtesë sepse janë gjurmë të pashlyeshme , një plagë që të sherohet kërkon kohë andaj edhe qeveria e re nuk mund ta shndërroje cdo gjë në Utopi sa hap e mbyll sytë, s’epse nuk ekziston por duhet të përpiqet që të instaloje në ndërgjegjën e qytetarëvë nëvojën për ligje dhe zbatim të tyre.Duhet që edhe shoqëria si faktori kyc të bashkëveproje për të mirën , për të bëre jo atë që mundemi por atë që duhet.
Për më tepër arsyet kryesore që duhet të përbushim për të qëne pjese e BE!
Lind nevoja të “krijohet” një shoqëri jo më indiferente e cila nesër pasnesër të jetë e aftë të bëje zgjedhjet e duhura qoftë me të drejte votë qofte me protesta paqesore.Të jetë entuziaste për bindjet e veta , të jetë e edukuar dhe të përqafoje drejtësine.
Ama të kemi drejtësinë , pa drejtësi nuk ka liri.
E keqja tjetër ështe mendon se edhe po të ndërrohen pushtetet do gjëjmë më mirë? Të gjithë janë si hiena , gjakpirës.
Uroj që kjo mos të ndodhe!
 
legends

Forumium praecox
Tani mos bej kot sikur sme kupton. Shume qarte ta kam shpjeguar se vertetsin e ketij lajmi nuk e di, djali mund ta kete marre kete info nga "xhaxhai.com" dhe per ate pjese sdo flas. Ajo qe po mundohem te them eshte qe per asnje arsye ne bote, nuk duhet te ishte vazhduar kaq gjate nje shkelje e tille. Sa per Rilindjen meqe ma permende, PO i mbeshtes forte dhe bindshem politikat e tyre pike se pari sepse jam anetare e FRESH dhe pike se dyti sepse jane ca me ndryshe se ato politikat e ndyra qe beri ai me dy gishtat perpjete!
Dhe ska lidhje shtresa, dhe une vij nga nje shtrese e mesme qe shpesh kur kemi qene me pushime na ka xhiruar sahati ne Tirane. Ka zyra ku mund te drejtohesh per shkelje te tilla e te marresh ndihme ose ose emisione si Fiks Fare qe mbrenda 24hr te nxjerrin bojen,te degjenerojne. --- Kush kerkon ndihme gjen, por thuaj qe u ka pelqyer ajo menyre jetese se kan patur shpatullat e ngrohta. Kete thuaj po ms i justifiko me sahatrat e kudi cthe tjeter.

Alma me pelqen shume menyra se si e perkufizon ti dhenien e ndihmes kur shprehesh "Ka zyra ku mund te drejtohesh per shkelje te tilla e te marresh ndihme ose ose emisione si Fiks Fare qe mbrenda 24hr te nxjerrin bojen,te degjenerojne.".
Je shume e thelle Alma ne shprehje dhe ne shikim te se ardhmes mendoj qe me njerez si ti "degjenerimet" do jene mese normale ne shoqerine shqiptare qe po "rilind" gati çdo dite.
 
Almaa'95

Papirus rex
Ju merrni nga nje fjali tek-tuk pa lexuar te tere biseden! Dhe PO kam thene ate, kam thene dhe "Kush kerkon ndihme gjen" sepse kjo eshte e verteta. Dhe shembullin personal ta dhash me sahatin tim kur isha me pushime, por me siguri se ke lexuar;)

Dhe PO prap, shoqeria Shqipetare ne mos po rilind te pakten po ben perpjekje te tilla qe per vite e vite me rradhe deshtuan! Lerme ktu te te permend sesa me gezon zemra kur ju shoh ju meshkujt tek pini cigare jashte dyerve te lokaleve nen shi me nje cader ne dore. Lerme te kujtoj se jam studente e shkollen time e kam arritur me djerse, e jam e lumtur qe Kristalrat Vitrinrat nuk nxjerrin me "Gomere me shkolle" qe ne te ardhmen do me konkurorin. Lerme te kujtoj qe tani rripin e sigurimiit kutin e ndihmes se shpejte etc etc e mban si ti si une, sepse duhet te ndergjegjsohemi qe kete nuk e kemi as per policin as per shtetin po per veten ;)
Tera keto reforma mua sme duken "Rilindje" por perpjekje, perpjekje REALE per te bere kete vend, VEND!
Do me per Belulin?
 
Rimseb10

Valoris scriptorum

1-i broke me uj vajzes se paska akoma per tna treguar. Mas do vitesh kur ta shofim nparlament Almen kshu sI e ka nis.
 
KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Tema thote SEKUESTRIM SHTEPIE...ju dilni te problemet e tjera.. liora m trregon krimin korrupsionin demokracin BE'n...kurse alma universitetet...jemi tek RILINDJA NE QIELL TE HAPUR..KUR TFLASIM PER UNIVERSITETET FLASIM VEND TEJTER ESHT DHE TEK UNIVERSITETET NJE PISLLIK I MADH I BER NGA KJO QEVERI E RILINDJES..QE MUND UA SHPJEGOJ ME SHUM KENAQSI POR SESHTE KY VENDI
 
KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Nderkoh qe per sa i perket FIKSIT..ti drejtohesh fiksit do te thote qe nuk ke besim tek institucionet e shtetit tend dhe timit te rilindjes...dhe se ke gabim..
 
Almaa'95

Papirus rex
1-i broke me uj vajzes se paska akoma per tna treguar. Mas do vitesh kur ta shofim nparlament Almen kshu sI e ka nis.
Me keto kunjat e tua une krruaj veshet:D
Tema thote SEKUESTRIM SHTEPIE...ju dilni te problemet e tjera.. liora m trregon krimin korrupsionin demokracin BE'n...kurse alma universitetet...jemi tek RILINDJA NE QIELL TE HAPUR..KUR TFLASIM PER UNIVERSITETET FLASIM VEND TEJTER ESHT DHE TEK UNIVERSITETET NJE PISLLIK I MADH I BER NGA KJO QEVERI E RILINDJES..QE MUND UA SHPJEGOJ ME SHUM KENAQSI POR SESHTE KY VENDI
Kjo teme eshte ezauruar nje here. U diskutua qe energjia elektrike nuk duhej lene pa paguar, u diskutua dhe qe kjo sesht zgjidhja e duhur, u diskutua dhe qe dersa ska hyre akoma ne fuqi ky "ligj" mbetet thjesht nje thashethem nga xhaxhai.com ! Ca doni tjeter te diskutoni ju? Doni te degjoni ate qe doni ju? Hehh.. Nese ti me thua mua "Rilindje" une normal qe do te bej rifreskim truri qe kete budallikun qe the ketu mes nesh mos ta thuash diku tjeter e te lesh nam.. le ta quajme Interesohem per ju,e ju keshilloj.
 
Rimseb10

Valoris scriptorum
Sa e eger qenka per pune partie kjo. Imagjino me shkronja po perball si mund tjet. O goc ska kunja knej po meqe hym knej verdall nai her bohemi pjes te replikes apo e ke bezdi ti
 
Almaa'95

Papirus rex
Sa e eger qenka per pune partie kjo. Imagjino me shkronja po perball si mund tjet. O goc ska kunja knej po meqe hym knej verdall nai her bohemi pjes te replikes apo e ke bezdi ti
Po ti sec ke nje menyre shume te shemtuar replikimi qe as te ofendon as te mbeshtet! Ben nje lemsh palidhje aty qe as ti ndoshta se kupton :)
Po politika m intereson shume,dhe mundohem te flas me nje logjike te shendoshe, jo "oburraaaa PD/PS" se na kane futur familjet ne pune & hajde ti mbrojme dhe kur kan gabim!
 
Rimseb10

Valoris scriptorum
Po ca fiksi mor rob a jeni nterezi se pershesht I perzijn bashk partit ne shqip. Ku ka Ps Ps Lsi ka vetem Partia e Punve te Pergjithshme Komuniste. Sdi iher si morin persiper lavderimin disa a thuj prandaj vazhdo ne ket avancim shteti se ke interesaxhi korrupsional pa fund andej. Pjesa me e madhe e popullit jemi skllever
 
Rimseb10

Valoris scriptorum
Po ti sec ke nje menyre shume te shemtuar replikimi qe as te ofendon as te mbeshtet! Ben nje lemsh palidhje aty qe as ti ndoshta se kupton :)
Po politika m intereson shume,dhe mundohem te flas me nje logjike te shendoshe, jo "oburraaaa PD/PS" se na kane futur familjet ne pune & hajde ti mbrojme dhe kur kan gabim!

Mos permenda gje qe gjithmone replikoj kshuqe ska mynyr te till. Disi ti llogjikon tamam por duke u kthyer ne kohe flit per te tanishmen se asaj smund ti kthehemi dot dihet qe ka qen ndotur shteti me skeqi me Pd por iku. Mos kujton se Ps esht me e aft apo shkelqyese ne punen e saj per mendimin tim aspak sepse nuk I besoj politikes vetem nepermjet shtypit kshuqe nese hym ne brendesi esht skandaloze, ndaj disa fjal te tuat qe jan ligje per tu respektuar dhe e lavederoj por perveq ktyre qe shohin kto pleqt ne lajme o blozzzz Pssssss
 
Pse ti ke ndonje informator te brendshem qe te sillka lajme ekstra nga ato qe na serviren ne media neve?
Ne dac me e dit, une nuk merrem fare me Tv, as me "mtha-ithash" i kam disa ide shume te qarta ne koken time, dhe ide jo te imponuara apo te frymezuara por ide qe i kemi vuajtur ne kurriz e tani sikur po shohim cik fije shprese!

Nejse se dolem fare nga tema,e n fund ste kritikon njeri ty, une do kritikohem si gjithmone :D
 
Gjithsesi bukur te ndrrojsh idet me ty edhe pse pak pa-barazi por prap ja vlen. Me temen tmeren ato qe skan pagujt dritat pleqt e mi flet nderi kan mor per pages dritash. Sa per info top sekret se na zbulohet idenditeti
 
Top