Qeveria e Rilindjes: "T'iu sekuestrohet shtëpia atyre që nuk paguajnë energjinë!"

Ligji, ja si sekuestrohet shtëpia kur s’paguan dritat. Halimi: Rama është i çmendur

Qeveria i jep të drejtë OSHEE-së ti sekuestrojë shtëpitë të gjithë personave që kanë detyrime të papaguara në masën 150 mijë lekë të reja. Në ligjin e ri të ardhur tashmë në Parlament “Për sektorin e energjisë elektrike”, në nenin 90 parashikohen rastet se si sillet OSHEE-ja kur klienti ka detyrime të papaguara.

“Në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 150 000 lekë për klientin familjar dhe mbi 2 000 000 lekë për klientin jofamiljar, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar. Barra hipotekore do të vendoset për një periudhë deri në përfundimin e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm”, thuhet në gërmën ‘e’ të këtij neni.

Lidhur me këtë ligj ka reaguar sot edhe deputeti demokrat, Eduard Halimi, i cili shkruan në facebook se “Cmenduria e Rames nuk ka kufi. Pas burgosjes historike se mijera shqiptareve te pamundur per pagimin e energjise elektrike gjate vitit 2014, ne 14 janar te ketij viti ka firmosur nje projektligj “Per energjine elektrike” ku i kerkon Parlamantit ti jape miratimin atij dhe taksidareve te OSHE per te sekustruar pasurite e shqiptareve, shtepi, apartamente, dyqane, toka bujqesore, troje e cfare te kene”.

“Ky projektligji eshte jo vetem antikushtetues por mbi te gjitha eshte nje barbari juridike e njeriu delirant i cili duhet ndalur. Detyrimi i pagimit të faturës së energjisë elektrike është detyrim në të holla, për ekzekutimin e të cilit ndiqen rregullat e parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile. Fatura e energjise eshte titull ekzekutiv por ekzekutimi behet nga permbaruesi vetem pasi te shprehet gjykata me pare në masën që do të jetë e nevojshme për plotësimin e detyrimit dhe jo nga kryeministri apo taksidari i tij. Te sekuestrosh banesat, toka bujqesore e troje qe kane vlera qindra here me te madhe se nje fature energjie 1 milion leke, dhe per me teper kete ta besh pa autoritetin gjyqesor por si kryeminister, eshte barbari ligjore”, shkruan Halimi.

Neni 90

Nëse klienti nuk paguan detyrimin e energjisë elektrike ndaj furnizuesit të ngarkuar me shërbimin universal si detyrim i shërbimit publik, brenda afatit të caktuar në kontratë, furnizuesi i energjisë elektrike, nëpërmjet personave të autorizuar nga ana e tij, përveç inicimit të procedurave të ndërprerjes së energjisë, ndërmerr masat e mëposhtme:

d) Inicion procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe inicimin e ekzekutimit të detyrueshëm, sikurse përcaktohet në Kodin e Procedurës Civile dhe ligjin nr.8662, datë 18.9.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”, për çdo vlerë të papaguar detyrimi.

e) Në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 150 000 lekë për klientin familjar dhe mbi 2 000 000 lekë për klientin jofamiljar, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar. Barra hipotekore do të vendoset për një periudhë deri në përfundimin e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm.

Panorama
 
Universal

AnonymouS
Pershendetje anetare do t'iu lutesha ti qendroheni sa me shume temes pa kaluar mënyrë që të ruhet kohezioni i temave, mbarëvajtja e forumit dhe dinjiteti i anëtarëve dhe stafit menaxhues, raporti juaj me misionin dhe rregulloren tashmë është në konflikt dhe ka kaluar në një fazë kritike. Ne nuk e dëshirojmë këtë, prandaj kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin juaj.
 
KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Ti perpara se te besh kritike qe patjeter qe e ke me vend jep nje here pergjigje per burimin e informacionit....se e para me qe e paske lexuar rrjellen qe dhe si kemi dal nga tema duhet kesh lexuar se eshte perfolur per xhaxhi.com ...me gjith se une kam sjell si rreplik gazetat.. gazetat sjane burime t sigurta informacioni...me duket na fute ti ne kye qorrsokak e tani na ben verejtje....
 
SNAP

Papirus rex
Kjo eshte pak deri tani, "RILINDJE" do te thote qe po hapet nje fije shprese per popullin, nje drit e re. Shqiperia po shef vetem shkaterrim te ekonomise nga kjo "RILINDJE" fallco fasade. Me beri pershtypje nje parrulle sot tek Spitali "NEN TEREZA" Tirane, shkova ke nji i aferm i imi qe ishte shtruar, aty shkruante "Stop Korrupsionit" denonco Tel....... Kujt i sherbeu kjo parrulle ? besoj asnjerit, me keto te meret ky psikopati jo me fukarejt qe i tregon burgun. Ne nje emision tv Rudina XhUNGA i beri nje pyetje ketit ED NUDISTIT ...! Po fusni njerez hallexhinje, fukarenj ne burg, ky zotria u shpreh perpara ligjit jemi te gjithe njesoj fukarai dhe te pasurit, Mos valle paskemi shkuar tek
demokracia AMERIKANE:eek::rolleyes::eek::rolleyes: jo mer psikopat se fukarai do i boj dit me dit burgun ndersa i pasuri del nga burgu dhe ne fund del i pafajshem. Kjo eshte Shqiperia ku ne jetojme :ftoft::qaj: Ne Shqiperia njerzit e varfer shtypen 2 here, nje here nga te pasurit dhe 1 here tjeter
nga shteti:ndihme: Mjer populli Shqiptar ne doren e ketit, nje shprehje thote populli meriton ate
qeveri qe ka zgjdhur:dolfi
 
Last edited:

AlbiPg

Forumium praecox

;)
 
Top