Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Beiruti, zgjimi i bukuroshes së fjetur Beiruti u ofron njerëzve të tij dhe turistëve gjithçka që atyre u shkon nëpër mend, madje edhe ato gjëra që mund të jenë shndërruar në makthe të vërtetë, si ekstremizmi fetar. Shpesh ky term lidhet me hezbollahët, partia e fuqishme myslimane.
Nëse ke qenë më parë në Bejrut, kryeqytetin e Libanit dhe kthehesh sërish pas disa kohësh, do të vësh re një ndryshim të jashtëzakonshëm për mirë. Që nga aeroporti deri në qytet është ndërtuar një sistem i ri autostradash. Sigurisht që nuk është ndonjë çudi e madhe, por mund edhe të jetë nëse mendon se në vitin 1995 në këtë vend nuk ekzistonin semaforët, shenjat rrugore, policët e trafikut. Rrugët e Libanit në ato vite, por edhe në vitet në vijim, ishin një përzierje kaotike arteriesh rrugore gjysmë të shkatërruara. Vite më parë, të udhëtoje në rrugët e këtij vendi ishte ekzotike, por me një risk shumë të madh, madje vdekjeprurës. Ndryshimi vihet re jo vetëm në hyrje, por edhe në qendër të qytetit. Ajo është rindërtuar dhe përbën një aspekt tjetër të një Bejruti që, pavarësisht gjithë sa i është dashur të përjetojë për vite me radhë, mbetet i bukur e i shëmtuar njëherazi, i frikshëm e misterioz, ndjellës dhe i rrezikshëm. Nuk mund të ndodhte ndryshe me një perlë që ka përjetuar plot 15 vite luftë civile dhe trazira që i shkaktuan shumë dhembje dhe lot. Për shumë njerëz që kanë qenë dhe rikthehen shpesh në këtë qytet që i dinë të shkuarën dhe i dëshirojnë një të ardhme më të mirë, Bejruti është një bukuroshe e fjetur që po zgjohet dalëngadalë nga gjumi i gjatë i dhimbjes. Ai është një vend me male të shumtë dhe me një ushqim të mrekullueshëm, me gërmadha të shkaktuara nga njerëzit dhe vepra arti të natyrës, me njerëz shumë të dashur e miqësorë dhe me kafene ku mund të kalosh një kohë shumë të mirë. Mbi të gjitha Libani dhe vetë Bejruti është një vend që gëlon nga lajmet dhe të papriturat. I tillë ishte dhe ai i vitit 2005, kur një bombë mori jetën e Kryeministrit të vendit, Refik Hariri, apo viti 2006 kur Izraeli e detyroi vendin që ti nënshtrohej një vere të nxehtë e të përgjakshme bombardimesh, gjatë së cilës humbën jetën 1000 civilë, apo edhe lajme të tilla si ai i dimrit të vitit 2008, kur hezbollahët dolën në rrugë të armatosur. Po a mund të ndodhë që këtë herë, më në fund, pas shumë lajmesh të këqija, të vijë një lajm i mirë? Për shembull lajmi i një rilindjeje të vendit, i një agimi të ri për të gjithë, i një rindërtimi të së ardhmes nga gërmadhat e së shkuarës? Të gjithë shpresojnë se kjo është e mundur dhe kjo shpresë u vjen nga ndryshimet me të cilat po përballen nëpër rrugë. Megjithatë, Libani është toka e surprizave, që gjithmonë rezervon të papritura për njerëzit e tij dhe për botën. Një nga gjërat që të lë më shumë përshtypje nga Libani janë sigurisht njerëzit dhe mënyra se si flasin rrjedhshëm tre gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, arabisht. Madje shpesh i përziejnë e i bëjnë bashkë në një fjali të vetme, sidomos kur përshëndesin njëri-tjetrin si fjalia: “Bonsoir habibi, how are you”. Ky është edhe versioni i tyre i të thënit “përshëndetje”. Njerëzit e këtij vende janë kozmopolitanë të vërtetë, jo vetëm nga gjuha, por edhe nga mënyra se si e shohin dhe e jetojnë jetën. Jeta e natës është shumë e sofistikuar. Libani është unik në të gjithë Lindjen e Mesme dhe një nga arsyet e kësaj shumëllojshmërie është edhe diaspora e madhe dhe e shtrirë në të katër anët e botës, një diasporë që vazhdon të ruajë lidhje shumë të ngushta me atdheun. Dhe gjithë këta njerëz që vijnë në Liban nga Los Anxhelosi, Nju Jorku, Londra, Parisi sjellin një mori të jashtëzakonshme mode, mënyrash jetese, gjuhësh dhe këndvështrimesh. Në Liban sheh nga të gjitha shtresat, nga ato më të varfrat, shtresën e mesme me një të ardhur konstante dhe super të pasurit. Ata janë të shumtë dhe mjaft të kamur. Një nga bizneset më të suksesshme në vend, si për mjekët ashtu edhe për bankat, janë operacionet plastike. Për mjekët, sepse ata fitojnë nga përdorimi i bisturisë dhe për bankat, sepse njerëzit edhe kur nuk kanë lekë për të qenë pjesë e modës, marrin kredi për të ndrequr pjesë të ndryshme të trupit, për të vënë gjoks, për të fryrë buzët, apo për të hequr tulet e tepërta. Tashmë është shumë e vështirë që të kuptosh nëse një grua ka gjoksin e saj, apo e ka të “qepur”. Sipas statistikave, në Liban çdo vit kryhen deri në 10 milionë operacione plastike e të mendosh që popullsia e këtij shteti është vetëm 4 milionë banorë. Por, paraqitja, dukja dhe mburrja para të tjerëve është në ADN-në e libanezëve. Ata kur kanë gjëra të shtrenjta nxitojnë që tua vënë në pah të tjerëve me shumë krenari dhe pa pasur frikë se mos ua vjedhin. Sigurisht që janë të gatshëm që ti mbrojnë edhe me vetë jetën e tyre. Një nga zanatet më të përhapur është pa dyshim tregtia. Njerëzit shesin dhe blejnë pa fund. Veçanërisht ajo kulinare. Ushqimi është një nga mrekullitë e Bejrutit, është një ëndërr e vërtetë, apoteoza e kuzhinës së Lindjes së Mesme. Ai përbëhet vetëm nga sende të freskëta e të shëndetshme dhe mbi të gjitha përveçse shumë i shijshëm, ai është edhe shumë i paraqitshëm e i servirur me mënyrat më të stërholluara. Për të mos folur për sasinë që është e jashtëzakonshme. Të krijohet përshtypja se je duke shijuar ushqimin e fundit në këtë jetë. Megjithatë, në Bejrut mund të gjesh një shumëllojshmëri kuzhinash, nga ajo mesdhetare, klasike, madje edhe meksikane e nordike. Dhe, veç kuzhinës, nëse je një kërkues i durueshëm mund të gjesh gjithçka tjetër duke filluar nga malet, deti, e deri te frutat e mrekullueshme e dyqanet me mallra të ndryshme. Bejruti u ofron njerëzve të tij dhe turistëve gjithçka që atyre u shkon nëpër mend, madje edhe ato gjëra që mund të jenë shndërruar në makthe të vërtetë, si ekstremizmi fetar. Shpesh ky term lidhet me hezbollahët, partia e fuqishme myslimane. Zyrat e saj qendrore ndodhen në lagjen Haret Hreik. Që në hyrje të kësaj lagjeje përballesh me portretet e mëdha të patriotëve të Hezbollahut, atyre që kanë dhënë jetën në emër të çështjes. Bëhet fjalë për gra dhe burra me veshje ushtarake e me armë në dorë e mbi të gjitha me vështrimet e mprehta drejtuar në të ardhmen. Aty mund të ndeshesh me një nga fenomenet më interesante dhe në rritje të Libanit të sotëm. Ndërsa për atë të djeshmin, madje të pardjeshmin, të duhet të kërkosh në një tjetër zonë të qytetit, në Baalbeck. Aty ndodhen mbetjet e ngrehinave romake, madje bëhet fjalë për disa nga mbetjet arkeologjike më të lashta dhe më interesante në botë. Nga ky vend mund të shohësh një pjesë të mirë të peizazhit përreth, që shtrihet nga njëra anë deri në detin Mesdhe dhe nga ana tjetër prek Sirinë. Nga një tjetër anë shtrihen fshatrat e të krishterëve, madje zonat ku ata janë të përqendruar më së shumti me kishat e Virgjëreshës Mari. Diku më tutje shtrihen plazhet e virgjër që shpesh mbushen me turistë. Ajo çka të bën përshtypje është fakti i ndryshueshmërisë së peizazhit dhe situatave në një vend të vetëm. Misteri nuk qëndron tek 15 vitet e gjakderdhjes masive, por tek arsyeja që i bëri ato të reshtnin befas. Fati i Libanit ka qenë gjithmonë në duart e vendeve të fuqishme të Lindjes së Mesme, Sirisë, Izraelit, ndërkohë që në këtë vend me 17 fe të ndryshme ka qenë shumë e lehtë ndezja e konflikteve sikurse ka ndodhur në të vërtetë. Megjithatë, për ata të huaj që kanë ardhur herë pas here për të qëndruar në Liban, ai shndërrohet në një tokë të dashur dhe të dhembshur, me të cilën krijon një marrëdhënie dashurie të përhershme, edhe kur ajo nuk është më mikpritëse apo e dashur, për shkak të trazirave që përjetojnë banorët e saj. Në Liban gjen shumë bukuri e shumëllojshmëri, por e gjitha kjo është e ndërthurur me rrëmujën, kaosin dhe pasigurinë që ka karakterizuar jetën e vendit për shumë e shumë kohë. Duke qenë se është një vend me një natyrë të jashtëzakonshme, në Liban çdo muaj çelen hotele të rinj. Aty kompanitë më të mëdha të hoteleve kanë ndërtuar filialet e tyre, kryesisht në Bejrut, por edhe në zona të tjera turistike dhe investitorët janë të bindur se do tia dalin mbanë që të marrin superfitime. Transformimi i madh e i vërtetë i Bejrutit nisi në vitin 1995 Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26398. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26398

Hiqen vizat për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, miratohet rezoluta Parlamenti Europian ka miratuar sot me shumicë votash rezolutën për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Rezoluta e Parlamentit Evropian është konsultative dhe ka vlerën e rekomandimeve politike, ndërkaq vendimin përfundimtar pritet ta marrë Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, deri më 30 nëntor.
Prezantuar nga Raportuesja Tanja Fajon kjo deklaratë shpreh mbështetjen e thelle te Unionit për liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit. Fajon tha se heqja e vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë para afatit të paraparë është dhuratë për Krishtlindje qytetarëve të Ballkanit.
Nuk është përcaktuar asnjë datë për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjën, por theksohet se Parlamenti e Keshilli do te shqyrtojne amendimin e Rregullores per regjimin e vizave me këto dy vende, si çështje urgjente. Ndaj i behet thirrje Shqipërisë dhe Bosnjës që të përmbushin sa me shpejt kriteret e përcaktuara ne udhërrëfyesin e shpërndare nga Komisioni.

Ambasadorët e BE-së: Pranojmë kërkesën e Shqipërisë për statusin
BRUKSEL- Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord sot të pranojnë kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në familjen evropiane.
Burime diplomatike nga Brukseli kanë bërë publik lajmin, duke theksuar se “ambasadorët nga 27 shtetet e BE-së kanë vendosur të kërkojnë nga Komisioni Europian përgatitjen e një vlerësimi për gatishmërinë e Shqipërisë për të filluar bisedimet e anëtarësimit”.
Vendimi pritet të miratohet nga ministrat e jashtëm të BE në një takim në Bruksel të hënën dhe të martën. Shqipëria ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE në prill. Nëse i lejohet që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, atëherë Shqipërisë do t’i kërkohet të cojë përpara reformat politike dhe ekonomike sipas standarteve europiane, një proces ky që mund të zgjasë disa vjet.
Rehn: Opozita të ndalë bojkotin. Kujdes me Gjyqësorin dhe Mediat
BRUKSEL – Komisioni i BE-së, për Zgjerim, Olli Rehn ka kërkuar që Shqipëria të gjejë konsensusin politik dhe i ka bërë apel opozitës të heqë dorë nga bojkoti, pasi kjo, sipas tij është shumë e rëndësishme tani që BE ka nisur të diskutojë për statusin e Shqipërisë.
Z.Rehn ka dalë në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Ilir Meta i cili gjendet në Bruksel. Ne konference u prek edhe çeshtja e dhunes ndaj gazetareve, per te cilen Rehn u shpreh: ‘Inkurajova z.Meta që shteti të mbrojë fjalën e lirë’.
Fjala e Rehn
Shqipëria ka bërë përparim me zgjedhjet disa nga kriteret janë plotësuar por ka ende disa probleme të identifikuara. Ajo që mbetet për të bërë përparim është sistemi gjyqësor. Inkurajova z.Meta për të bërë përpjekje për të përmirësuar reformën në drejtësi dhe inkurajova mbrojtjen e medias dhe fjalës së lirë duke pasur parasysh sulmin e fundit ndaj gazetarit Baze.
Dua të them diçka kryesisht për atë çfarë KE kërkon: Reforma dhe Konsensus politik. Kam diskutuar me z. Meta edhe për bojkotin e opozitës, gjithashtu i bëj apel opozitës japë fund bojkotit sepse është jashtë standardeve. Debati duhet bërë në Kuvend. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani që BE fillon të diskutojë për aplikimin e Shqipërisë në BE. Destabiliteti demokratik dhe bojkoti i parlamentit nuk bëjnë pjesë në parimet e BE-së.
Meta: Kërkesat e opozitës, mos cenojnë pavarësinë e gjyqësorit
Zëvendëskryeministri Ilir Meta ka garantuar komisonerin Rehn se qeveria shqiptare do të thellojë procesin e reformave në vend. “Qeveria shqiptare është e vendosur dhe e përkushtuar për të bërë me të mirën dhe është e angazhuar për të punuar afër me opozitën. Kemi shprehur vullnetin e fortë për këtë çështje. Presim që opozita të marrë përgjegjësitë e saj në mënyrë serioze Qeveria dhe mazhoranca kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar, por këto shqetësime të opozitës të mos shkelin pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimet e marra nga gjykatat”- perseriti ai.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26391. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26391

Asgjë që të ngazëllejë perëndimorët “Kaq pranë, kaq larg” arti në Shqipëri para dhe pas 1990-ës hapet sot e deri më 7 shkurt 2010 në Muzeun e Artit Bashkëkohor “Villa Croce” në Gjenovë. Flet drejtori i Galerisë Kombëtare Rubens Shima
Përse temat kulturore të fqinjëve tanë kur kanë në fokus Shqipërinë apo diçka shqiptare formohen me fjalët afër ose larg, zbulim ose harrim? Dikur po, po edhe tani, e njëjta gjë, fjalë që përcaktojnë distancë. Pyetjes përse Shqipëria duket sikur të jetë një objekt në fokusin e një syri që për njohje përdor dylbi, Rubens Shima i përgjigjet në këtë intervistë me rastin e prezantimit të artit shqiptar para e pas nëntëdhjetës në Gjenovë në Muzeun e Artit Bashkëkohor “Villa Croce”. Ekspozita e organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Fondacioni për Kulturën “Genova Palazzo Ducale” me qendër në Gjenovë, Itali, e quajtur “Cosi Vicina Cosi Lontana. Arte in Albania prima e dopo il 1990″ (Kaq pranë, kaq larg. Arti në Shqipëri para dhe pas 1990-ës) hapet sot zyrtarisht dhe nesër, 13 Nëntor për publikun. Qëndron aty deri më 7 Shkurt 2010. Motivi është përvjetori i njëzetë i rënies së Murit të Berlinit.
Koncepti i ekspozitës ka për bazë kundërvënien e artit pamor në dy kohë, koncept që përmbush dy qëllime: së pari njohjen (është e para ekspozitë e këtyre përmasave që bën një prezantim të plotë dokumentar jashtë kufijve të Shqipërisë) dhe së dyti dekonstruktimin nëpërmjet artit të një zhvillimi që pati një vend i izoluar.
Prandaj dhe në tekstin kuratorial që po e botojmë përbri intervistës, Rubens Shima flet për një ekspozitë që prezanton “vijime dhe devijime”. Disa nëntema të saj janë “puna”, “komunikimi”, “qyteti”, “femra”, “propaganda”, “imazhi i pushtetit”, “artisti” etj. Si ishin këto aspekte të jetës dje dhe sot?
Nga një anë janë vepra në pikturë dhe skulpturë të fondit të Galerisë Kombëtare, të prodhuara në vitet 70-80 dhe një lexim i brendshëm i tyre bëhet nga pranëvënia e veprave të artistëve bashkëkohorë në pikturë, fotografi, video të prodhuara kryesisht pas vitit 2000. Artistët pjesëmarrës janë: Kujtim Buza,Çlirim Ceka, Perikli Çuli, Myrteza Fushekati, Gentian Gjikopulli, Alban Hajdinaj, Oriana Kamberi, Shpëtim Kërçova, Vilson Kilica, Idlir Koka, Xhemal Lufta, Elsa Martini, Pandi Mele, Aristotel Papa, Alvas Papandili, Heldi Pema, Suela Qoshja, Bukurosh Sejdini, Agim Shami, Sali Shijaku, Orion Shima, Gentian Shkurti, Alajdin Tabaku, Lekë Tasi, Eltjon Valle, Driant Zeneli.
Kuratorë të projektit janë: Rubens Shima, Matteo Fochessati dhe Sandra Solimano. Shima thotë se ka afro një vit e gjysmë që po punohet. Qëllimi është të tregohet ndërprerja dhe vazhdimësia në art. Ky ka qenë dhe është arti shqiptar, as më shumë, as më pak. Ndonjëherë atij i duket sikur gjërat janë njëlloj si dikur. Faji në këtë mes është, thotë ai, edhe i kuratorëve të huaj të cilët kanë krijuar njëfarë predispozite tek artistët shqiptarë për të rendur tek disa trende. Ky është shteg që të shpie tek një lloj neokolonializmi në art, thotë Shima, ndërsa ekspozita si e Gjenovës, që është e zhveshur nga kërkesat e modave të kuratorëve, është një shteg që të shpie për tek e ardhmja.
Përse në Gjenovë ky homazh me art shqiptar për rënien e Murit të Berlinit?
Muzetë e ndryshëm të artit bashkëkohor i kanë kushtuar ekspozita dhe një lloj shqyrtimi produktit kulturor që prodhoi Komunizmi, për të marrë në analizë gjithë atë të shkuar. Një nga këta muze ishte dhe i “Villa Croce-s” të Gjenovës. Pse Gjenova? Sepse një nga kontaktet që galeria vuri atëherë, ishte kuratori Fochessati, i cili kishte marrë pjesë në jurinë e “Onufrit” në Tiranë. Qysh atë kohë u hodh ideja dhe në takimin me drejtoreshën e muzeut Sandra Solimano, një nga kuratorët do të jetë edhe ajo, e propozuam projektin, u pëlqye dhe ja ku jemi.
Në këto njëzet vjet duket i treti prezantim i madh që i bëhet artit pamor shqiptar, pas ekspozitës së Mynihut dhe të Barcelonës?
Mund të duket e ngjashme, por ajo çka ky projekt sjell është kundërvënia ndërmjet dy periudhave në aspektin edhe të instalimit të ekspozitës. Muzeu është i ndërtuar në disa dhoma dhe brenda secilës dhomë kundërvihen veprat e së shkruarës, pjesë e koleksionit të Galerisë me produktin artistik të ditëve tona, të skenës së artit bashkëkohor. Në këtë kuptim veprat krijojnë një lloj marrëdhënie, dhe veprat e sotme dekonstruktojnë të shkuarën.
Si ta kuptojmë këtë dekonstruktim me nëntema të ekspozitës që i referohen, për shembull, femrës?
Në rast se do t’i referohemi femrës dhe rolit të saj në të shkuarën, imazhit të femrës përgjatë realizmit socialist, ka shumë vepra. Ne kemi zgjedhur një punë të Xhemal Luftës që është një punëtore dhe ajo rri përballë një serie fotografish të Oriana Kamberit të cilat priren të shqyrtojnë marrëdhënien e femrës sot.
Kjo lloj kundërvënie dhe ky lloj ballafaqimi është aksi konceptual i kësaj ekspozite. Dhe në këtë kuptim, pretendoj që këto tema që prekin në të shkuarën dhe në të sotmen, të kthehen në një imazh lëvizës për kulturën dhe historinë politike të Shqipërisë. Me këtë lloj ballafaqimi ne arrijmë të kuptojmë zhvendosjen historike që ka ndodhur në Shqipëri.
Ky koncept a nuk i hyn në hak realizmit socialist, a përfaqëson kjo metodë një zhvendosje? Të gjithë realizmin socialist e shikoj brenda një ideologjie të caktuar dhe nuk besoj se ka vlera kaq të spikatura brenda kësaj si periudhë, vlera artistike që tejkalojnë vetë dogmën. Kemi propozuar disa nëntema brenda ekspozitës dhe janë përzgjedhur ato punë nga koleksioni i Galerisë që i trajtojnë këto lloj temash. Nuk ka ndonjë ngrënie haku në aspektin e cilësisë së kësaj periudhe. Ka një lëndë aq të madhe GKA sa kishim edhe luksin e të përzgjedhurit. Ndërsa pjesa tjetër e veprave janë nga koleksione private. E kemi përjashtuar linjën e muzeut nga ky projekt. Aty ka vepra të mira por nuk donim të cenonim.
Çfarë mund të bënte tjetër galeria, personalisht mendon se Shqipëria kulturore mund të tregonte më shumë në këtë përvjetor?
Ekspozita është një ngjarje e rëndësishme jo në Shqipëri, po matanë saj dhe me produkt tërësisht shqiptar. Ajo çka duhet të evidentohet është analizmi, eksplorimi i këtyre dy kohëve. E parë dhe e studiuar si një kohë e shkëputur, para nëntëdhjeta do të ketë vetëm vlerën e një artefakti, ndërsa e ballafaquar dhe e shqyrtuar me të sotmen, mund të kuptohet zhvillimi i një shoqërie dhe zhvendosja historike e një vendi. Vetëm kështu mund të kuptojmë evoluimin, se sa ka ndryshuar shoqëria shqiptare dhe a kanë ndryshuar këto nëntema që shqyrton projekti “Kaq pranë, kaq larg”, a ka ndryshuar roli i gruas, i medias, roli i artistit, i pushtetit etj. Gjithçka është kthyer kokëposhtë me të shkuarën. Ekspozita ka një qasje thuajse dokumentareske. Unë mendoj se ekspozita të këtij karakteri duhet të prezantoheshin edhe në Shqipëri.
Titulli duket i stërnjohur, në të vërtetë çfarë kërkonin të prezantonin kuratorët italianë? Kjo pjesë m’u besua mua. Unë gjatë procesit të selektimit të emrave i kam dërguar konceptin për çdo artist dhe u ra dakord për këtë përzgjedhje.
Titulli nuk është zgjedhur nga unë. Por duhet të them se Shqipëria ende nuk njihet. Nuk njihet si vend, qoftë edhe në Itali. Habitemi nga “provincializmi” i Perëndimit, nga një mungesë e interesimit total për çfarë ndodh matanë kufijve të tyre, ajo që gjithmonë konsiderohet e largët, vende në zhvillim, vende në tranzicion. Jam përpjekur t’i shmang në ekspozitë këto çështje, këto problematika të cilat ngazëllejnë kaq shumë perëndimorët. Jam përpjekur që t’i mbesë strikt një qasjeje dokumentare për çfarë ndodhi në Shqipëri dhe që ata, publiku matanë, ta kuptojë realisht këtë vend, zhvillimet e tij, përpjekjet, qoftë edhe drejt një progresi të vështirë, të gjitha këto marrëdhënie të së shkruarës me të tashmen, a ka vazhdimësi apo s’ka vazhdimësi, a ka ndryshuar vetëm trendy -i apo është e njëjta gjë? Përse artistët shqiptarë janë kaq të dhënë pas sociales dhe politikes në art?
Atëherë përse?
Është një lloj trendy -i që është krijuar nga perëndimorët, sepse vetëm kështu një artist mund të bëhet interesant dhe të jetë pjesë e projekteve bashkëkohore. Në rast se merret me disa vlera ose më një kërkim mirëfilltazi artistik që nuk anashkalon kërkimet ose mesazhet politike, nuk përbën fare rëndësi sepse ata mendojnë se me këto gjëra merren ata vetë dhe nuk ka nevojë të merren vende kaq të humbura si Shqipëria. Pra projekti “Kaq afër, kaq larg” është përpjekur të shmangë disi këto gjëra dhe duke marrë në konsideratë gjithë këtë zbrazëti të madhe që ka rreth njohjes së Shqipërisë dhe artit shqiptar në këto vende.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26375. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26375

Besa kërkon gijotinë për arbitrin Jareci pranon gabimin e penalltisë Gjyqtari ndërkombëtar Sokol Jareci i kërkon ndjesë opinionit kavajas, stafit dhe futbollistëve në lidhje me atë që ndodhi në Kavajë. Ndërkombëtarit Sokol Jareci, në lidhje me rastin e penalltisë së paakorduar në minutat e fundit. Pikërisht në lidhje me këtë episod, vetë Jareci, pasi ka parë pamjet filmike në mbrëmje tek emisioni “Procesi Sportiv”, është bindur dhe pranon faktin se ai rast në fundin e ndeshjes përbën 11-metërsh. “Dëshiroj që të t’i drejtohem opinionit publik dhe atij kavajas, duke i kërkuar sinqerisht ndjesë publike për vendimin tim të munguar, përsa i përket rastit të fundit të ndeshjes në mosdhënien e 11-metërshit. Kjo ka ardhur në pamundësi të plotë të rrezes së shikimit, në çastin e kontaktit ndaj futbollistit kavajas.
Pamundësia ime reale për të parë të plotë momentin është i vetmi motiv për mos akordimin e penalltisë. Kam parë në mbrëmje pamjet filmike dhe me ndërgjegje të plotë jam bindur për atë rast, që përbën një 11-metërsh, por që në fushë, mundësia e shikimit prej meje mungonte. Personalisht ndiej t’u përcjell klubit, futbollistëve dhe trajnerit, ndjesën time për këtë moment, duke shpresuar në mirëkuptimin e plotë”,- përfundon deklaratën e tij gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s, Sokol Jareci. Takimi Besa-Dinamo, të hënën është shoqëruar me shumë probleme në fushë, teksa pika kulmore erdhi në momentin kur kavajasit kërkonin penalltinë e dytë nga Jareci (që rezultoi e saktë) në momentet e fundit të ndeshjes, por që Jareci, sikurse e pohon të nesërmen e ndeshjes, nuk ka pasur mundësinë e shikimit dhe për pasojë nuk ka akorduar asgjë.
Reagimi publik dhe zyrtar kavajas për këtë rast ka qenë më se i ashpër. Presidenti Bizhdili në publik këtë e ka quajtur vjedhje karshi skuadrës së tij, ndërsa gjyqtari Jareci, pas moviolës në TV, e pranon penalltinë si të qenë, duke kërkuar ndjesë publike. Bizhdili vazhdon të jetë më se i nervozuar në lidhje me këtë që ndodhi, duke insistuar që skuadrës së tij i është vjedhur ajo ndeshje, por edhe pikë në takime të tjera. “Ne na janë mohuar shumë pikë këto javë. Nuk mund të diskutohet që do të ishim shumë më lart, në vend të parë madje, atje ku është edhe objektivi ynë. Më parë, ndoshta kemi reaguar ndaj medias duke thënë që titulli kampion nuk ishte objektivi ynë, por në fakt titulli është objektivi ynë. Kjo është skuadra më e mirë që unë kam ndërtuar në karrierën time si president i Besës dhe jam i bindur që mund të ecë shumë më përpara se kaq. në rastin e Jarecit për ndeshjen kundër Dinamos.
E pranuan të gjithë, e pranoi presidenti i FSHF-së, Duka, shefi i garave Shulku, trajneri i Dinamos Muça, që na vodhën në ndeshjen e fundit. Tani unë pres që Federata të ndërhyjë fort ndaj këtij gjyqtari që ai të mos ketë më mundësi që të luajë me investimet tona. Nëse do të marrë vetëm ndonjë vendim prej dy apo tri ndeshjesh edhe ne do të reagojmë fuqishëm. Tani nuk e di sesi, por do të reagojmë”- përfundon Bizhdili.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26388. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26388

PS: Ja çfarë na ndodhi sot në Thirrë dhe emrat e personave që ndërhynë UPDATE – Partia Socialiste sapo ka leshuar nje deklarate per shtyp ku sqaron rrethanat dhe qendrimin e saj lidhur me incidentin sot ne Tunelin e Thirres. Ne deklarate thuhet:
‘…13 deputetë të Partisë Socialiste ishin sot në tunelin Thirrë-Kalimash. Mungesa e informacionit zyrtar ka sjellë këtë vizitë të deputetëve në këtë vepër për t’u njohur më nga afër me të vërtetën atje. Deputetët socialistë kanë kërkuar informacion zyrtar nga përfaqësuesit e firmës Bechtel. Sipas menaxherit Daren Mort shembja në brendësi të tunelit e ka bërë e pamundur hyrjen në të.
Tuneli nuk ka mbaruar u shpreh menaxheri Daren Mort, kontrata jonë me qeverinë mbaron verën e ardhshme: “Ne kemi klientin tonë që bashkëpunojmë, që është Drejtoria e Rrugëve dhe për operimin e tunelit janë marrë të gjitha masat për të mos patur asnjë incident apo problem teknik. Rruga Rrëshen-Kalimash ka mbaruar, kurse tuneli është hapur dhe tani ndodhet në operim. Ajo pjesë që ne kemi shembje, është pjesa jugore dhe jo ajo pjesa që është hapur gjatë verës. Kontrata jonë me qeverinë është ta mbarojmë tunelin verën e ardhshme.”
Ndërsa deputetët socialistë po bisedonin me përfaqësuesit e firmës Bechtel nënkryetari i komunës së Fanit dhe disa persona të tjerë përfaqësues po ashtu të administratës së komunës kanë ndërhyrë duke krijuar një situatë jo normale, dhe duke iu kërkuar deputetëve socialistë të hyjnë në Kuvend.
Personat të cilët tentuan ndërhynë në bashkëbisedimin që deputetët socialistë po zhvillonin me përfaqësues të kompanisë ndërtuese janë:
Gegë Ceraj – Nënkryetar i komunës Fan Ndue Frrokgjeta – babai kryetarit të komunës Fan Ndue Toma- kryetar i PD Fan Ndue Marku -veteriner i komunës Fan Nikolin Gjaci- polic në komunën Fan
Deputetët Dokle dhe Braçe kanë deklaruar për mediat:
Deputeti i PS, Namik Dokle: “Ne si grup deputetësh ndaj erdhëm, që të merrnim informacion se çfarë ka ndodhur. Unë kam qenë dhe herë të tjera, e kam parë rrugën në ndërtim, por edhe pasi është ndërtuar dhe gjithmonë kam patur një ndjesi të dyfishtë: gëzim që po ndërtohej kjo rrugë, por trishtim për mënyrën se si ndërtohet kjo rrugë. Sepse nisi si rrugë kombëtare dhe përfundoi si rrugë elektorale. Nisi si projekt i shekullit dhe vazhdoi si korrupsion i shekullit. Nisi me teknologji moderne dhe për arsye elektorale, u shkelën të gjitha rregullat e teknologjisë moderne dhe ndodhi kjo që ka ndodhur. Është e thjeshtë që ne kërkojmë transparencë jo për ne deputetët, por transparencë për të gjithë shqiptarët, për taksapaguesit, për ata që e duan këtë rrugë, për ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që ta dinë çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe kur merr fund ky defekt i madh, që sipas specialistit amerikan është një defekt mjaft shqetësues dhe kanë ardhur edhe ekspertë ndërkombëtar për ta parë këtë gjë. Ne këtë kërkojmë, që tuneli të hapet sa më shpejtë dhe ka një paralelizëm pak absurd, që ndërkohë që është mbyllur dosja e zotit Basha është mbyllur edhe tuneli. Natyrisht që duhet një transparencë e madhe për të gjithë ata që janë të interesuar, ne prandaj kemi ardhur këtu, për t’u interesuar se si do të shkoj më tej. Besoj që duhet një punë e madhe që tuneli të hapet sa më shpejtë dhe ndërkohë duhet të hapet dosja e atyre që e shkaktuan këtë gjë.”
Deputeti i PS, Erion Braçe: “Ne erdhëm të gjithë këtu, nga një shqetësim i madh, që buron nga përgjegjësia e të gjithëve ne, edhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, por edhe e qytetarëve shqiptarë. Rruga në të cilën jemi, por edhe në tunelin që ishim është një vepër shumë e rëndësishme, që po financohet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, dhe që për disa vjet do të vazhdoj të financohet nga taksat e qytetarëve shqiptar për shkak të borxheve që janë marrë për ndërtimin e rrugëve dhe do të mbarten në vitet në vazhdim. Nisur nga ky shqetësim i madh publik, ne erdhëm këtu të pyesim se çfarë ka ndodhur, të merrnim informacion të hollësishëm mbi atë që ka ndodhur në atë tunel dhe natyrisht, të kërkojmë nga kompania përgjegjëse që është kontraktuar nga ana qeverisë së Shqipërisë me paratë e taksave të shqiptarëve, që të përshpejtoj sa më shpejtë punime, të zbatoj kontratën dhe normalisht të bëj sa më parë funksionale rrugën. Ajo që ne morëm si shpjegim dhe që normalisht është shqetësim i madh, ka të bëj me faktin që këtu janë shkelur parametrat e kontratës, që do të thotë se pas zotërinjve që po ndërtojnë tunelin dhe rrugën vepra sipas kontratës duhej të përfundoj në verën e ardhshme dhe nxitimi politik, nxitimi elektoral ka sjellë këtë pasojë, që edhe ata sot e quajnë shumë të rëndë, që tuneli është shembur dhe që normalisht kërkon kohën e domosdoshme tani për të ardhur në parametrat optimal për të filluar ndërhyrjen në tunel dhe më pas për t’u bërë i kalueshëm, e për të sjellë siguri optimale që parashihet edhe në kontratë për të gjithë qytetarët shqiptar që do të konsumojnë e lëvizin në këtë rrugë. Ju e patë edhe një skenë më parë, të rrëzimit të tunelit. Pra, ndërhyrja e politikës, nxitimi për nevoja elektorale, për të fshehur nën ombrellën e fushatës korrupsionin marramendës që ka ndodhur me prokurimin publik dhe pastaj dhe me procedurat e zbatimit e ndërtimit, ku dje ju tregova një fakt se si është rritur kostoja, se sa ka qenë kostoja për 1 km, kanë bërë që ne të vijmë sot, e të shohim me keqardhje se si ky nxitim politik i padobishëm për qytetarët shqiptar përcjellin këtë lloj dëmi.”

UPDATE – ‘Ministri i punëve publike të familjes Berisha vijon ti ikë detyrimit kushtetues e ligjor për informimin e publikut lidhur me shembjen e tunelit të Kalimashit, ndërkohë që reagimet e tij nervoze forcojnë bindjen se ky zotëri arrogant dhe i famshëm për gafat e shpifjet e tij ka humbur qetësinë, përballë të vërtetës që fsheh’.
Kjo eshte deklarata e pare zyrtare e PS lidhur me ngjarjen e sotme kur nje grup deputetesh te opozites nuk jane lejuar te hyjne te shohin situaten ne Tunelin e Thirres.
‘E verteta mund të vonojë po nuk do harrojë, sepse plaga e rëndë që korrupsioni ka hapur në atë rrugë as mund të mbulohet me gënjeshtra as mund të shërohet pa shkuar edhe Olldashi para drejtësisë bashkë me Bashën, – thuhet ne deklaraten e selise roze
Ministri Olldashi ka ironizuar vizitën e deputetëve socialistë në Kalimash duke u shprehur se përshëndes ekspeditën socialiste që më në fund vendosi të shohë nga afër veprën më të madhe publike në vend. Sipas tij, socialistët duhet të kenë dalë me përshtypjet më të mira për rrugën të cilat do t’ia përcjellin edhe liderit të PS-së, Rama.
Me heret, nje grup prej 4-5 personash, shkuan deri ne prag te nje konfrontimi fizik me deputetet. Para kamerave ata nderprisnin shpjegimet e nje zedhenesi te huaj te firmes para grupit te deputeteve duke u thene atyre me ton hakerryes: ‘Cfare doni ketu ju?’ Pamjet u transmetuan nga disa televizione prane qeverise shoqeruar me titujt: ‘Banoret e Thirres i kerkojne PS-se te kthehet ne Parlament..’

TIRANË – Disa deputetë të Partisë Socialiste kanë shkuar sot në tunelin e Thirrës në Kalimash. Mësohet se deputetët janë penguar të shohin nga afër shembjen në tunel për shkaqe sigurie.
Në Kalimash gjenden deputetët: Ilir Beqja, Namik Dokle dhe Shegysh Ligori, Erjon Braçe, Asllan Dogjani, Besnik Bare, Eglantina Gjermeni, Gazmir Bizhga, Hazir Gashi, Qemal Minxhozi, Sadri Abazi, Gjovalin Kadeli, Edmond Prenga dhe Gjokë Jaku. Vendimi i tyre për të shkuar në Kalimash vjen pas shembjes së tunelit.
PS ka denoncuar disa here abuzimet me fondet ne vepren me te madhe publike ne vend. Dje Brace ka bere publike fakte të reja mbi abuzimet e bëra në aksin Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës. Duke iu referuar referencës së Ministrisë së Financave, ai tregoi se kostoja për një kilometër, në 6 muajt e parë të vitit, është rritur nga 826 mln lekë në 1.5 mld lekë të rinj, ose nga 8.9 mln usd në 16.3 mld usd!
“Pa asnjë shkak të treguar, në kushtet kur çmimet e materialeve të ndërtimit pësuan rënie drastike, mbi të gjitha, kur materializimi në rrugë ka qenë vetëm 50 % ndërsa shpenzimi 93%! Ky është shpërdorimi i parave të shqiptarëve për të cilin ne nuk gëzohemi, por kemi të gjithë të drejtën shqiptare ta denoncojmë”- tha Braçe, duke i bërë apel Prokurorisë të nisë hetimet për krimin ekonomik.
Sipas Braçes, mjafton vetëm ky dokument i Ministrisë së Financave, që prokuroria të nis hetimet kryesisht, për të gjithë aktorët e këtij operacioni kriminal. Ai ka theksuar se kanë qenë procedurat anti-ligjore, korruptive e kriminale- nga pikpamja penale, të Qeverisë e Sali Berishës në prokurimin e këtij operacioni kriminal.
“Këto procedura kanë shtuar kostot në mënyrë marramendëse në ndërtimin e kësaj rruge, të cilat, janë materializuar në shpërdorime po kaq të mëdha të parave publike të shqiptarëve. Njeherësh dhe në përfitime marramendëse për aktorët e këtij operacioni: Sali Berishën- si kumbari politik i tij, Lulzim Basha – si prokuruesi i këtij operacioni, Sokol Olldashi – si faturpaguesi dhe kompanitë në rolin e materializuesit”- tha ai.
Sipas tij, teknikisht, dëmi i shkaktuar në vepër është i pakthyeshëm, duke marrë me vete dhe sigurinë e veprës, e për këtë nevojitet padyshim hetim.

Shembja e tunelit, PS, kundërpërgjigje Olldashit
UPDATE – ‘Në një përpjekje të turpshme për të mos thënë përsëri të vërtetën ministri foli për shembje që kanë ndodhur në Francë, në Turqi, në Itali, në Zvicër, madje edhe në Kine, po nuk tha çfarë ka ndodhur konkretisht në tunelin e Kalimashit. Ndërkohë që ne i ri kërkojmë të thotë: Çfarë volumesh janë shembur? Pse janë shembur? Cila është kostoja shtesë e këtyre volumeve?’
Keshtu thuhet ne nje deklarate per shtyp te saposhperndare per mediat nga zyra e shtypit prane PS ne pergjigje te deklarates se ministrit Sokol Olldashi.
‘…Si edhe të thotë po ashtu pse nuk jepet një informacion korrekt e i detajuar dhe pse nuk lejohet as media të bëjë detyrën e saj karshi publikut. Sa për paturpësinë e rrugaçërinë zotëria mund t’i gjejë me shumicë në gjuhën e tij tradicionalisht skandaloze, po kurrsesi në kërkesën e llogarisë së opozitës që do të bëhet përditë e më e fortë përballë kësaj keqqeverisjeje që po degradon përditë në keqbërje… – thuhet ne deklarate

Olldashi:
“Fenomeni gjeologjik që ndodh në tunelin e Thirrës ishte i paparashikuar dhe fenomene të paparashikuar në brendësi të maleve, në punime të tillë, janë të pritshëm”. Kështu është shprehur ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi pas kërkesës së kreut të PS-së, Edi rama drejtuar prokurorisë për hetimin e Berishës, Olldashit dhe Bashës lidhur me tunelin dhe shembjen e fundit në të.
Olldashi në deklaratën e tij ka numëruar situate të shumta ndodhur në botë, që nga tuneli i linjës së shpejtësisë së lartë Lion – Torino; tuneli i Driskos, në Egnatia Odos, pranë Igumenicës, në Greqi; tuneli i San Gothardit, mes Italisë dhe Zvicrës e deri te tuneli Cheinborg, në Zvicër.
Sipas Olldashit nuk ka asnjë lidhje mes fenomenit gjeologjik dhe kalendarit të punimeve në rrugë. Ai i ka cilësuar gënjështra të paturpshme deklaratat e Ramës “për gjoja kosto qindramilionëshe” duke i quajtur ato pa bazë, po në fakt nuk ka dhënë asnjë shifër rreth kostos në fjalë.
******************************* DICITURAT FOTO GALERI
1,2,3,5 – Deputetet e PS ne Kalimash
4 – Berisha e Olldashi ne segmentin Kalimash-Morine, qershor 2008
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26373. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26373

Rehn: Qeveri zgjidh krizën. Opozitë kthehu në Kuvend “Tango kërcehet dyshe, ndaj shqetësimi i ngrihet dhe opozitës”
Ylli Pata
Komisioneri europian për zgjerimin, Olli Rehn, ka përsëritur dje në Bruksel pas takimit me zv.kryeministrin shqiptar, Ilir Meta, qëndrimin e BE-së se duhet të nisë sa më shpejt një dialog politik mes mazhorancës dhe opozitës për të zhbllokuar krizën politike në vend, sepse përndryshe Shqipëria nuk do të mund të bëjë hapa para në integrimin e vendit. Dje pasdite, numri dy i qeverisë shqiptare, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me komisionerin Rehn, ku është folur për të gjitha zhvillimet politike të fundit në vend, madje edhe për sulmin ndaj gazetarëve.
Rehn
Pas takimit është zhvilluar një konferencë shtypi ku komisioneri i BE-së për zgjerimin, Olli Rehn, ripërsëriti edhe njëherë disa nga konkluzionet e progres-raportit të Komisionit Europian dhe theksoi nevojën e konsensusit politik në përparimin e Shqipërisë drejt Unionit Europian.
“Shqipëria ka bërë përparime në disa reforma siç e kemi thënë edhe në raport. Zgjedhjet i përmbushën disa nga kriteret, por ka ende disa probleme të identifikuara. Dua të them diçka për maturimin demokratik, kryesisht për atë çfarë kërkon KE. Kërkojmë reforma dhe konsensus politik që janë thelbësore për të pasur përparim për integrimin në BE”, u shpreh Rehn. Ndërsa e konsideroi bojkotin e opozitës si jashtë standardeve europiane duke thyer stabilitetin demokratik të vendit, Rehn iu drejtua socialistëve të kthehen në Kuvend, sepse sipas tij, debati politik duhet të zhvillohet brenda dyerve të legjislativit.
“Debati duhet të zhvillohet në Kuvend. Stabiliteti demokratik është thelbi kryesor dhe bojkoti i opozitës nuk bën pjesë në këto parime”, tha Rehn. Komisioneri i BE-së për zgjerimin, deklaroi se vendimi për liberalizimin e vizave do të merret verën e ardhshme dhe theksoi se lajmet e mira do të vijnë nëse do të jenë plotësuar kushtet. Gjithashtu, Rehn deklaroi se një ndër sugjerimet dhe inkurajimet që i përcolli numrit dy të qeverisë shqiptare ka të bëjë me përmirësimin dhe mbrojtjen e medias dhe fjalës së lirë, kjo duke iu referuar ngjarjes së ditëve të fundit me gazetarin Mero Baze.
Meta
Zv.kryeministri shqiptar dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta, u shpreh dje se qeveria shqiptare është e vetëdijshme se ka ende punë për të bërë, sipas tij, do të thellohet më tej procesi i reformave në vend. Shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh i bindur se vitin tjetër Shqipëria do të jetë gati të përmbushë të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. “Qeveria shqiptare do të thellojë procesin e reformave në vend, ne jemi të vetëdijshëm që ky proces duhet të përmbushë të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Qeveria shqiptare do të angazhohet që deri vitin tjetër të gjitha pikat të jenë përmbushur”, theksoi Meta.
Ministri i Jashtëm foli edhe për progres-raportin, duke theksuar se qeveria e tij i ka marrë seriozisht të gjitha rekomandimet.
“Dua të informoj z. Rehn se, lidhur me progres-raportin, qeveria shqiptare i ka marrë shumë seriozisht të gjitha rekomandimet. Kemi hartuar një plan veprimi dhe jemi të përgatitur për tiu përgjigjur në kohën e duhur pyetësorit”, tha Meta. Duke u ndalur te rasti i gazetarit të dhunuar, Mero Baze, Meta u shpreh: “Personat ndaj sulmit të Bazes janë të arrestuar. Institucionet janë distancuar jo vetëm nga ky incident, por edhe nga çdo incident që cenon lirinë e medias”. (shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26377. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26377

Gripi i derrit mëson në shkollat 9-vjeçare Gripi i derrit “mëson” në shkollat 9-vjeçare
ISHP: 54 të infektuar me AH1N1, rrezikohet mbyllja e shkollave apo e klasave të veçanta në varësi të situatës
Lorina Mixha
Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se janë plot 54 shqiptarë të prekur nga AH1N1, gripi i derrit. Ndërkohë që 90 për qind e rasteve të prekura nga viroza e stinës janë me AH1N1 të formave të lehta dhe të moderuara. Lajmi është konfirmuar dje zyrtarisht nga mjeku infeksionist pranë shërbimit infektiv të QSUT-së, Pëllumb Pipero, dhe kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli. Në një raportim të situatës aktuale, specialistët kanë sqaruar se aktualisht kemi rritje të infeksioneve respiratore, kemi qarkullim të virusit AH1N1 dhe probleme me shtimin e rasteve të të infektuarve kemi edhe në shkolla. Janë tri shkolla, të cilat deri tani, kanë pasur probleme me shtimin e të prekurve nga virozat e stinës, gripi i zakonshëm dhe në një nga shkollat e Tiranës, në kolegjin turk, dyshohet se një nga nxënësit është prekur nga gripi i derrit AH1N1. “Vetëm dje janë identifikuar nëntë raste të reja, madje kemi grumbullime në komunitet, mund të themi se dyshohen 2 shkolla nëntëvjeçare bëhet fjalë për një shkollë në Klos të Matit ku nga 320 nxënës janë vënë re 50 mungesa dhe një shkollë në kryeqytet ku dhe janë identifikuar raste të AH1N1″, sqaroi Alban Ylli.
Situata
Probleme me numrin e nxënësve që aktualisht mungojnë në shkolla për shkak të prekjes nga gripi i zakonshëm, janë evidentuar edhe në një nga shkollat e Matit. Autoritetet shëndetësore shqiptare kanë sqaruar se do të merren masa për mbylljen e shkollave apo klasave të veçanta në varësi të numrit të të prekurve dhe monitorimit të situatës. “90% e rasteve që qarkullojnë aktualisht jo vetëm te ne, por në të gjithë botën janë H1N1, koha e virozave sezonale nuk ka ardhur akoma”, sqaroi Pëllumb Pipero.
Përveç kampionëve të gjakut që ekzaminohen çdo ditë në Institutin e Shëndetit Publik situata kontrollohet edhe nëpërmjet raportimeve periodike të institucioneve arsimore në adresë të Institutit të Shëndetit Publik. Deri në datën 10 nëntor janë marrë mbi 1 mijë mostra nga Tirana dhe rrethet. Numri më i madh i mostrave është marrë nga grupomosha 25-44 vjeç ku vihet re dhe numri më i madh i rasteve të konfirmuara. Numri i përgjithshëm i rasteve të prekura nga AH1N1 deri në datën 10 nëntor është 54 raste.
Kontrolli
Dje kanë nisur të vërehen grumbullime me raste infeksionesh respiratore në disa shkolla në Tiranë dhe në Mat. Në njërën prej shkollave konfirmohet qarkullimi i gripit të ri AH1N1. Dje janë kryer shtimet e nevojshme epidemiologjike. Shenjat klinike të rasteve të konfirmuara gjatë dy javëve të fundit kanë qenë mesatare dhe nuk janë shfaqur komplikacione.
Rastet e dyshuara janë në konfirmim në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që specialistët nuk përjashtojnë dhe marrjen e masave, si mbylljen e klasave të veçanta si masë për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit të derrit.(shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26380. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26380

Vjosa bllokon në ishull një bari Prefekti i Vlorës: Jemi gati ta ndihmojmë, por nuk pranon të ikë. Lumi bën dëme edhe në Fier
Një bari nga fshati Shkozë i Vlorës është izoluar prej së hënës në një ishull të krijuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë. Prefekti i Vlorës, Hasan Halili, konfirmoi dje se një bari me rreth 500-600 krerë dhen ndodhet i rrethuar nga uji në luginën e Vjosës, pranë fshatit Shkozë të Komunës Sevaster.
Bariu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ka komunikuar në telefon me zyrtarët e shtabit të emergjencave civile në Prefekturën e Vlorës, të cilëve u ka thënë se nuk kishte ndërmend të largohej nga ishulli pa bagëtitë, për sa kohë nuk i rrezikohej jeta. “Ne kemi komunikuar me të dhe ai na ka thënë se nuk ka nevojë për ndihmë për momentin dhe se do të na telefonojë në rast se i rrezikohet jeta”, tha prefekti, i cili tregoi gjithashtu se bariu kishte qëndruar vetë në ishullin e krijuar nga dalja e lumit, pasi nuk donte të linte bagëtitë vetëm.
Pranë shtabit të emergjencave civile në Prefekturën e Vlorës mësojmë se për këtë rast është vënë në dijeni edhe policia dhe janë marrë masat për ndërhyrje me helikopter, nëse personi i rrezikuar do të kërkojë ndihmë.
“Tërbimi” i Vjosës
Prurjet e mëdha të lumit Vjosë kanë shkaktuar përmbytje në Qarkun e Fierit dhe të Vlorës. Më shumë se 17 shtëpi janë të rrethuara nga uji dhe qindra hektarë tokë janë përmbytur në disa komuna. Kështu, autoritetet lokale në Fier raportojnë se pesë fshatra janë të rrezikuar nga fryrja e lumit Vjosë. Përgjatë rrjedhës së këtij lumi janë konstatuar katër dalje të rrezikshme, ndërsa në fshatrat Ferras dhe Çerven, lumi ka vërshuar deri te qendrat e banuara. Gjatë paradites së djeshme, zonat e prekura nga përmbytjet, si dhe shumë të tjera të rrezikuara janë inspektuar nga drejtori i emergjencave civile, Alfred Olli, i cili ka premtuar ndërhyrje të menjëhershme në rast rreziku.
Qarku i Fierit
Alarmi për përmbytjet nga lumi Vjosë është dhënë dy ditë më parë, atëherë kur niveli i prurjeve u rrit ndjeshëm dhe intensiteti i reshjeve ishte i lartë. Shtabi i emergjencave civile në Fier raporton për përmbytje në pesë fshatra. “Bëhet fjalë për fshatrat Rromës e Mollas në rrethin e Mallakastrës, si dhe fshatrat Tojka, Hambar e Kashisht në rrethin e Fierit. Në këto zona uji i lumit ka pushtuar tokat bujqësore e po përparon drejt qendrave të banuara”, tha Viron Balla, kreu i emergjencave civile në prefekturën e Fierit. Shtabi i emergjencave në prefekturë po mban kontakte të vazhdueshme me krerët e të gjitha komunave në territoret e të cilave kalon Vjosa. Ndonëse reshjet e shiut kanë pushuar, shtimi i prurjeve në lumin Vjosë varet tërësisht nga vendburimi i tij, që ndodhet në veri të Greqisë, ku mësohet se gjatë javës së kaluar ka pasur reshje dëbore, të cilat po shkrijnë dhe për pasojë po rrit nivelin e ujit në shtratin e lumit.
Qarku i Vlorës
Dalja e lumit Vjosë nga shtrati ka krijuar probleme dhe në bashkinë e Selenicës dhe komunën e Novoselës, në Vlorë. Janë rreth 400 ha toke bujqësore dhe pyll në Novoselë që janë mbuluar nga uji. Ndërkohë, në fshatrat Fitore dhe Bishan janë përmbytur 7 shtëpi, si dhe po rrezikohen të tjera. Kryetari i Komunës së Novoselës, Rahit Llanaj, është shprehur për “Shqip” se banorët e këtyre fshatrave kanë nxjerrë plaçkat jashtë shtëpive nga rreziku i një përmbytjeje dhe janë në ankth se si do të jenë prurjet në Vjosë. Situatë e rëndë është dhe në Bashkinë e Selenicës ku nga dalja e Vjosës është përmbytur ujësjellësi i këtij qyteti dhe që prej pesë ditësh banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Po ashtu rruga që të çon në Selenicë është e bllokuar dhe një aks prej 2.5 km është bërë i pakalueshëm.(shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26383. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26383

Topalli kundër Topit: Anashkaloni Kuvendin, veproni pa ligj! TIRANË- Ngërçi që ka krijuar bojkoti i opozitës në të gjithë piramidën shtetërore ka detyruar mazhorancën të lëshojë disa nga kompetencat që Kushtetuta ia njeh vetëm Kuvendit. Bëhet fjalë për kompetencat ligjvënëse, që ligji themeltar i shtetit ia njeh vetëm institucionit legjislativ. Në kushtet kur opozita ka vendosur të qëndrojë jashtë këtij institucioni, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si përfaqësuese e mazhorancës, në pamundësi për të miratuar ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash, siç është edhe ai “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore” të cilin e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese, ka pranuar që t’i njohë të drejtën përfaqësuesve të institucioneve gjyqësore që të vendosin vet lidhur me organizimin dhe funksionimin e këtij organizmi. Në një takim të zhvilluar me të zgjedhurit e Kuvendit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka mbështetur vendimin e dy ditëve më parë të një tryeze informale të drejtuesve të gjykatave në vend për të mbledhur gjyqtarët me qellim mbledhjen e Konferencës Kombëtare të Gjyqtarëve, pavarësisht se tashmë nuk ka një ligj që mund të normojë funksionimin e saj.
Topalli në një deklaratë të shpërndarë edhe për mediat, pranon se në kushtet kur opozita bojkoton Kuvendin dhe miratimi i ligjit të ri “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës së Kryetarëve” kërkon 3/5 e votave, për të zhbllokuar situatën mbetet si rrugë e vetme vetorganizimi i gjyqësorit për të mbledhur Konferencën e Gjyqësore Kombëtare dhe për të zgjedhur prej aty 4 përfaqësuesit e saj në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. “Për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor në KLD, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur tre të pestat për ligjin për Konferencën Gjyqësore dhe kur opozita bojkoton parlamentin, është në të drejtën e trupës gjyqësore të vendit të përcaktojë vetë rregullat e zgjedhjes së përfaqësuesve të vet në KLD.
Qëndrimi i Kuvendit është i prerë dhe i qartë.
Ai mbështet trupën e Gjyqësorit të vendit dhe të drejtën e tij për të zgjedhur dhe zëvendësuar çdo pesë vjet përfaqësuesit e vet në KLD”, – thotë Topalli në deklaratën e shpërndarë për mediat pas takimit me të zgjedhurit e Kuvendit në KLD, pavarësisht se zëvendëskryetari i këtij institucioni Kreshnik Spahiu është shprehur kundra një zgjidhje të tillë. Por duket se debati i krijuar për këtë çështje ka si prapavijë të tij pikërisht vendosjen e një balance të re në institucionin e KLD-së, ku pothuajse gjatë gjithë viteve të fundit mazhoranca e djathtë ka qenë në minorancë. Në funksion të këtij qëllimi, Topalli nuk ka nguruar ti përcjellë një mesazh të qartë edhe kreut të KLD-së, pavarësisht se nuk ka folur me emër të përveçëm, duke vlerësuar se çdo veprim që kërkon të pengojë një zgjidhje të tillë nga ana e vet gjyqësorit është i papranueshëm. “Të drejtat e Gjyqësorit për t’u përfaqësuar në KLD me të zgjedhurit e tij nuk mund të pengohen, tjetërsohen dhe asgjësohen nga askush.
Është në të drejtën e Gjyqësorit që të ndërmarrë çdo nismë, në përputhje me Kushtetutën e vendit, për të zëvendësuar anëtarët me mandate të skaduara dhe për të plotësuar vendet vakante në KLD. Kushtetuta përcakton se balanca e përfaqësimit në KLD në favor të Gjyqësorit, me anëtarë të zgjedhur rregullisht dhe që përfaqësojnë vullnetin e Trupës është parim themelor i ngritjes dhe funksionimit të KLD-së. Ky parim nuk mund të cenohet nga askush. Cenimi i tij është dhunim i drejtpërdrejtë i Kushtetutës. Çdo qëndrim tjetër, i kujtdo individi, i cili pengon Gjyqësorin në ushtrimin e të drejtave të veta është antikushtetues dhe i papranueshëm për Kuvendin e Shqipërisë”, – shprehet Topalli në letrën e vet. Një debat i tillë ka lindur pikërisht sepse Konferenca Kombëtare Gjyqësore për shkak të rrëzimit të ligjit të saj nga ana e Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të mblidhet për të zgjedhur 4 përfaqësuesit e saj në KLD, ku aktualisht dy vende kanë mbetur vakante dhe ku dy anëtarëve të tjerë u ka mbaruar koha e ushtrimit të kësaj detyre.
Kushtetuta përcakton se KLD-ja përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë: Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, tre anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe nëntë gjyqtarë të të gjitha niveleve, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Afati i qëndrimit në detyrë është pesë vjet dhe anëtarët e zgjedhur nuk kanë të drejtë të kërkojnë rizgjedhje të menjëhershme.
Gjyqtarët: Do të vetadministrohemi
Gjyqtarët kërkojnë që politika të arrijë konsensusin me qëllim miratimin e draftit për Konferencën Gjyqësore
TIRANË- Pas qëndrimit të ambasadorëve dy ditë më parë, thirrja e dytë për zgjidhjen e krizës politike në vend vjen nga radhët e gjyqësorit.
Kanë qenë krerët e Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit në vend si dhe përfaqësuesit e shoqatave të gjyqtarëve, të cilët pas një tryeze të rrumbullakët të mbledhur nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, gjyqtarja Shpresa Beçaj, kanë apeluar për një bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës për të arritur plotësimin e reformave në drejtësi.
“I kërkojmë të gjitha forcave politike që të shprehin vullnetin dhe të marrin përsipër përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese për arritjen me konsensus dhe në kohë rekord për kalimin e projektligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, i cili do të bëjë të mundur mirëfunksionimin e Sistemit të Drejtësisë në tërësi dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në veçanti”, – thuhet në deklaratën e lëshuar paraditen e djeshme nga krerët e gjyqësorit në vend dhe shoqatat, që i përfaqësojnë ata.
Pas takimit të dytë të mbajtur paraditen e djeshme, pjesëmarrësit e kësaj tryeze të rrumbullakët kanë pasur në qendër të diskutimeve projektligjin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë.
Katër anëtarëve të KLD-së që dalin nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare u ka mbaruar mandati, por anëtarët e rinj nuk mund të zgjidhen për shkak se mungon kuadri ligjor për funksionimin e saj. Për zgjidhjen e kësaj situate në Kuvend nevojiten edhe votat e opozitës.
“Pas këtij takimi dy ditor u arrit në një përfundim nga të gjithë pjesëmarrësit duke iu drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë për të pasqyruar në draftin përfundimtar në mënyrë të detajuar, të gjitha rekomandimet e bëra nga trupa gjyqësore në tërësi, shoqatat e gjyqtarëve dhe misionit ndërkombëtar EURALIUS, në lidhje me projekt-ligjin për KGJK.
I kërkohet Ministrisë së Drejtësisë që në kohën më të shkurtër të përshtatshme, ky projektligj me rregullimet e bëra, të kërkuara më sipër, t’i dërgohet Këshillit të Ministrave e më pas Kuvendit të Shqipërisë, për miratim.
Si dhe u vendos në unanimitet që paralelisht me procesin ligjvënës trupa gjyqësore të vete administrohet në mënyrë të pavarur, duke thirrur në një takim të gjithë gjyqtaret e Republikës së Shqipërisë më datën 5 dhjetor 2009″, -thuhet në deklaratë.
Meta: Kutitë e votimit nuk hapen
BRUKSEL- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Nikolaos Chountis -i, deklaroi se qytetarët dhe partitë politike shqiptare duhet të zgjidhin krizën politike që është krijuar në vend.
Gjatë takimit me kreun e diplomacisë shqiptare, Ilir Metën, Chountis theksoi se problemet politike midis mazhorancës dhe opozitës duhet të zgjidhen në mënyrë të përgjegjshme, me qëllim që të arrihen objektivat evropianë që synon Shqipëria. “Shpresojmë shumë që problemet e brendshme në Shqipëri do të zgjidhen shpejt, në mënyrë të përgjegjshme nga qytetarët dhe partitë politike shqiptare me qëllim që të arrihen më mirë objektivat e tyre”,- tha dje Chountis -i.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka shprehur qëndrimin e qeverisë shqiptare, lidhur me bojkotin që po zhvillon opozita parlamentare, e cila kërkon hapjen e kutive të votimit. Sipas Metës, qeveria është e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave legjitime që vijnë nga opozita, por me kushtin që të mos preken vendimet e gjykatave dhe pavarësia e gjyqësorit.
“Kam shprehur vullnetin e qeverisë dhe qëndrimin e saj tepër konstruktiv për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave legjitime, të arsyeshme dhe konstruktive që vijnë nga opozita, por pa marrë përsipër për të ndërhyrë në vendimet e gjykatave dhe pacenuar pavarësinë e gjyqësorit, që është një nga shtyllat e shtetit të së drejtës, të cilin na e kërkon ta ndërtojmë edhe Bashkimi Evropian”, – u shpreh Meta.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26367. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26367

Alarmi, gripi i derrave përhapet në shkolla Virusi A H1N1 tashmë është kthyer në problem serioz për specialistët e shëndetit publik pasi ka filluar të përhapet nëpër shkolla çka e bën alarmante situatën. Në dy shkolla 9-vjeçare, një në Tiranë dhe një në Klos të Matit përveç numrit të madh të mungesave janë konstatuar edhe raste me AH1N1 për të cilat autoritetet shëndetësore po diskutojnë për mbylljen e ndonjë klase të veçantë. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero pohon se një ditë më parë janë shënuar edhe 9 raste të reja me gripin e derrit duke e çuar numrin e të prekurve në 53. Ndërsa drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli pohoi se kanë nisur bashkëpunimin me institucionet e tjera për të parandaluar përhapjen e virusit.
Virusi në shkolla
Kemi fakte që virusi po qarkullon në formë grumbullimesh dhe në disa shkolla të vendit Tiranë dhe Mat dhe ne jemi të përgatitur për të pritur këtë situatë lidhur me gripin. Kështu u shpreh drejtori i ISHP-së, Alban Ylli duke shtuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta përballuar atë dhe po bëhen të gjitha përpjekjet maksimale për pakësimin e qarkullimit të virusit në popullatë. “Situata është duke u ndjekur me vëmendje, sinjalet e para janë vënë re dje pasdite, sot në mëngjes specialistët janë duke ndjekur situatën dhe do të merren masat përkatëse, siç parashikon strategjia për parandalimin e pandemisë. Nuk përjashtohen masat me mbyllje të ndonjë klase të veçantë në ndonjë shkollë, megjithatë konsiderohen masa drastike,”- pohon Ylli. Ndërsa Pëllumb Pipero u shpreh se numri i rasteve të konfirmuara me virusin A (H1N1) krahas numrit të rasteve me influencë stinore po vjen duke u shtuar. “Rastet e reja nëpër shkolla, do të thotë që në vendet ku ka grumbullim mundësia për t’u përhapur virusi është më e madhe por gjithashtu them se kjo situatë shërbimin shëndetësor shqiptar nuk e gjen të papërgatitur, Ministrinë e Shëndetësisë”,- pohon Pipero.
Vaksinimi
Vaksina e gripit sezonal ndodhet në treg dhe është mjeti më i mirë dhe më efikas për të parandaluar gripin sezonal i cili favorizon edhe gripin e derrave. Organizata Botërore e Shëndetësisë sipas Alban Yllit këshillon me forcë përdorimin e saj për një sërë grupesh që konsiderohen në rrezik, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, të moshuarit apo dhe personat mbi 55 vjeç, personat që kujdesen për ata me rrezik të lartë, sikurse punonjësit e shëndetësisë, apo prindërit e fëmijëve të vegjël. “Theksojmë se sistemi shëndetësor do të ofrojë pa pagesë këshillimin dhe aplikimin e saj ndërkohë që qytetarët janë të këshilluar me forcë ta përdorin këtë mundësi për parandalimin e gripit sezonal i cili deri tani tregon se është po aq i rrezikshëm nga pikëpamja e komplikacioneve sa edhe nga gripi i ri pandemik”,- pohon Alban Ylli.
Drejtori i përgjithshëm në Ministri, Pipero theksoi: Duhet të raportohen nëse ka më shumë se 5 mungesa në institucione
Pipero: Të pajisen të gjithë institucionet me detergjente
Ministria e Shëndetësisë ka nisur bashkëpunimin edhe me Ministrinë e Arsimit, atë të Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe institucione të tjera për të raportuar në rast se ka më shumë se 5 mungesa për shkak të gripit në institucione të tilla si shkolla, reparte konvikte polici e të tjera. Nga ana tjetër kërkohet pajisja e të gjithë institucioneve me detergjente për të mbajtur në kontroll higjenën si burim kryesor i përhapjes së virusit. “Janë 10 mijë doza dhe nëse do të duhen të tjera jemi në proces për ti marrë ato dhe me këtë rast tërheq vëmendjen e specialistëve të tregojnë kujdes në përdorimin e Tamiflusë për rastet që e kanë të nevojshme”,- pohon Pipero duke shtuar,- se në QSUT brenda javës që vjen hapet dhe vihet në funksionim reparti i terapisë intensive që do të mundësojë trajtimin më bashkëkohor të rasteve të reja apo të komplikuara me gripin H1N1.
Situata sipas tij vendos përpara faktit që temperaturat e ulëta shoqërohen me shtim të rasteve të gripit H1N1 dhe të influencës stinore. “Por ne nuk jemi të papërgatitur, situata ishte e pritshme dhe kemi marrë të gjitha masat për ta përballuar atë. Komunikimi me të gjitha ministritë për marrjen e masave të nevojshme sensibilizuese dhe informuese në shkolla dhe vendet publike”,- pohon Pipero duke shtuar,- se të gjitha raste që kanë munguar do të evidentohen nëse janë për shkak se janë të sëmurë me sëmundje të ngjashme me gripin dhe kemi dërguar specialistë për marrjen e mostrave. Në përfundim të analizimit dhe rezultateve, do të merren dhe masa në bazë të rëndësisë së situatës. E rëndësishme sipas tij është që në shkolla të merren masa parandaluese për gripin A (H1N1) që janë sigurimi i ujit dhe sapunit, për larjen e duarve sa më shpesh.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26370. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26370

Gërdeci, tre të akuzuarit kryesorë kërkojnë gjykim të shkurtuar TIRANË – Ka nisur seanca me dyer të mbyllura në ngarkim të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit. Burimet thonë se avokatët mbrojtës të Mihal Delijorgjit, pronar i fabrikës, Ylli Pinari drejtori i MEICO dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar për tre të pandehurit.
Vetë të akuzuarit kryesore, që gjenden në arrest me burg prej një viti e gjysmë nuk janë të pranishëm në seancën që po vazhdon ende në Gjykatën e Tiranës.
Nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve “Alba Demil”, mesditën e 15 marsit 2008 mbetën të vrarë 26 persona, u plagosën qindra të tjerë në fshatin Gerdec.

Nis “Gërdeci”, Mediu i dyshuari pa akuzë
29 tetor
TIRANË- Filloi dje zyrtarisht procesi gjyqësor ndaj 28 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit. Përfaqësuesit e akuzës lexuan për dy orë kërkesën për gjykim me rreth 120 faqe në ngarkim të të pandehurve, duke parashtruar edhe provat që janë siguruar në fazën hetimore bashkë me listën prej 391 dëshmitarëve, që do të thirren prej saj në këtë cilësi në gjykatën e Tiranës.
Në listën e këtyre dëshmitarëve të akuzës, falë imunitetit parlamentar nuk ndodhej emri i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu tashmë me detyrën e ministrit të Mjedisit, edhe pse shpërthimi i Gërdecit ka ardhur si pasojë e urdhrave të lëshuar nga ai, sipas pretendimit të prokurorisë.
Sipas kërkesës për gjykim që u lexua nga katër prokurorët e çështjes, nga 30 minuta secili, në dosje përmendet emri i Mediut vetëm si qytetar dhe jo si person i pandehur. Siç dihet, me vendim të Gjykatës së Lartë, procedimi penal ndaj tij është pushuar falë imunitetit të fituar në zgjedhjet e 28 qershorit.
“Për të provuar akuzat ndaj 28 të pandehurve të kësaj dosjeje, kërkojmë nga gjykata ta pranojë dhe të thërrasë me cilësinë e dëshmitarëve 391 persona, mes tyre, familjarë të viktimave, ish- punëtorë të punishtes së demontimit të municioneve, ish- dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, të nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët, ushtarakë e civilë, punonjës të firmave private, etj”- thuhej në kërkesën e prokurorisë.
Gjithashtu, sipas akuzës, u kërkua të merren në shqyrtim provat materiale të renditura sipas rendit alfabetik në 199 faqe, që i bashkëngjiten kërkesës për gjykim si dhe kërkesa për pyetjen e 27 të pandehurve të kësaj dosjeje, duke përjashtuar këtu vetëm të pandehurin “Albademil” si person juridik.
Ndërkohë, pas parashtrimit të kërkesave paraprake nga organi i akuzës, të gjithë avokatët e pranishëm në sallën e gjyqit kërkuan kohë për të paraqitur kërkesat e tyre për këtë procedim penal, kërkesë kjo që u miratua nga gjykata.
Ndërkaq, ajo refuzoi të rrëzojë kërkesat e mbrojtësve përsa i përket pavlefshmërisë për një sërë aktesh ekspertimi, të kërkuara prej avokatëve në një nga seancat e mëparshme, që kishin të bënin kryesisht me shpërthimin dhe vlerësimet e dëmeve.
Në fund trupi gjykues shtyu seancën për më datën 2 nëntor në orën 10:00. Të pranishëm në sallën e gjyqit ndodheshin vetëm 9 nga 27 të pandehurit. Të pandehurit e tjerë nuk preferuan të paraqiteshin. Gjithashtu, në sallë munguan edhe disa prej avokatëve mbrojtës, mes të cilëve edhe kreu i Dhomës Kombëtare, Maksim Haxhia.
Ai kishte kërkuar të shtyhej seanca pasi ndodhej në një proces tjetër penal, por gjykata vendosi ta zëvendësojë atë me dy avokatë kryesisht.
Prokuroria: Shpërthimi nga zhvendosja e kontenierëve të saposalduar
Nga hetimet disamujore ka rezultuar se shtetasi Fatmir Mediu, me detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, me kërkesë të të pandehurit Ylli Pinari, ka firmosur urdhrin për hapjen e tenderit për çmilitarizimin e municioneve.
Më pas po i pandehuri Pinari bashkë me Patrik Henry, përfaqësues i kompanisë SAC dhe i pandehuri Mihal Delijorgji kanë hapur një shoqëri me emrin “Albademil”. Firma amerikane SAC ka fituar tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes për demontimin e fishekëve, por me ndërhyrjen e Pinarit ka nënkontraktuar firmën e Delijorgjit “Albademilin” me përqindje. Kjo kompani ka filluar punën duke çmontuar municione pa krijuar kushtet elementare të sigurisë.
Përveç mos krijimit të kushteve të sigurisë, kompania e drejtuar nga drejtori teknik, tashmë i pandehur, Dritan Minxholli punësoi gra e fëmijë të pa kualifikuar në çmontimin e municioneve. Me datë 15 marsit 2008 në kohën e drekës, rreth orës 12:00 përgjegjësit e punëtorëve, duke parë se koha ishte pak e vrenjtur urdhërojnë punëtorët të fusin brenda kapanoneve dhe bunkerëve barutin që ndodhej jashtë.
Një kontenier i mbushur me barut, të cilit pak minuta më parë ia kishin salduar rrotat duke e shtyrë me forcë drejt kapanonit krijon flluska zjarri në beton, këto shkëndija mbërritën tek baruti që nisi të digjej. Duke parë skenën e djegies së barutit, punëtorët fillojnë të largohen me vrap për t’i shpëtuar shpërthimit të pritshëm që ndodhi pas disa minutash.
Djegia e barutit dhe predhave të pa çmontuara që ndodheshin aty shkaktoi një shpërthim të fuqishëm, flakët e të cilit përqafuan qiellin, duke arritur në një lartësi prej dhjetëra e dhjetëra metrash. Shpërthimi solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve të plagosur. Njëkohësisht pati edhe dëme të konsiderueshme materiale, pasi shtëpitë e fshatrave për rreth u shembën bashkë me shumë biznese.
Sipas akuzës, të 28 të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role dhe kohë të ndryshme, kanë kryer një sërë veprash të rënda penale, duke sjellë për pasojë shpërthimin e ndodhur më 15 mars 2008 në ish-repartin e tankeve në fshatin Gërdec të komunës së Vorës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26360. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26360

Gërdeci, tre të akuzuarit kryesorë kërkojnë gjykim të shkurtuar TIRANË – Ka nisur seanca me dyer të mbyllura në ngarkim të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit. Burimet thonë se avokatët mbrojtës të Mihal Delijorgjit, pronar i fabrikës, Ylli Pinari drejtori i MEICO dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar për tre të pandehurit.
Vetë të akuzuarit kryesore, që gjenden në arrest me burg prej një viti e gjysmë nuk janë të pranishëm në seancën që po vazhdon ende në Gjykatën e Tiranës.
Nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve “Alba Demil”, mesditën e 15 marsit 2008 mbetën të vrarë 26 persona, u plagosën qindra të tjerë në fshatin Gerdec.

Nis “Gërdeci”, Mediu i dyshuari pa akuzë
29 tetor
TIRANË- Filloi dje zyrtarisht procesi gjyqësor ndaj 28 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit. Përfaqësuesit e akuzës lexuan për dy orë kërkesën për gjykim me rreth 120 faqe në ngarkim të të pandehurve, duke parashtruar edhe provat që janë siguruar në fazën hetimore bashkë me listën prej 391 dëshmitarëve, që do të thirren prej saj në këtë cilësi në gjykatën e Tiranës.
Në listën e këtyre dëshmitarëve të akuzës, falë imunitetit parlamentar nuk ndodhej emri i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu tashmë me detyrën e ministrit të Mjedisit, edhe pse shpërthimi i Gërdecit ka ardhur si pasojë e urdhrave të lëshuar nga ai, sipas pretendimit të prokurorisë.
Sipas kërkesës për gjykim që u lexua nga katër prokurorët e çështjes, nga 30 minuta secili, në dosje përmendet emri i Mediut vetëm si qytetar dhe jo si person i pandehur. Siç dihet, me vendim të Gjykatës së Lartë, procedimi penal ndaj tij është pushuar falë imunitetit të fituar në zgjedhjet e 28 qershorit.
“Për të provuar akuzat ndaj 28 të pandehurve të kësaj dosjeje, kërkojmë nga gjykata ta pranojë dhe të thërrasë me cilësinë e dëshmitarëve 391 persona, mes tyre, familjarë të viktimave, ish- punëtorë të punishtes së demontimit të municioneve, ish- dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, të nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët, ushtarakë e civilë, punonjës të firmave private, etj”- thuhej në kërkesën e prokurorisë.
Gjithashtu, sipas akuzës, u kërkua të merren në shqyrtim provat materiale të renditura sipas rendit alfabetik në 199 faqe, që i bashkëngjiten kërkesës për gjykim si dhe kërkesa për pyetjen e 27 të pandehurve të kësaj dosjeje, duke përjashtuar këtu vetëm të pandehurin “Albademil” si person juridik.
Ndërkohë, pas parashtrimit të kërkesave paraprake nga organi i akuzës, të gjithë avokatët e pranishëm në sallën e gjyqit kërkuan kohë për të paraqitur kërkesat e tyre për këtë procedim penal, kërkesë kjo që u miratua nga gjykata.
Ndërkaq, ajo refuzoi të rrëzojë kërkesat e mbrojtësve përsa i përket pavlefshmërisë për një sërë aktesh ekspertimi, të kërkuara prej avokatëve në një nga seancat e mëparshme, që kishin të bënin kryesisht me shpërthimin dhe vlerësimet e dëmeve.
Në fund trupi gjykues shtyu seancën për më datën 2 nëntor në orën 10:00. Të pranishëm në sallën e gjyqit ndodheshin vetëm 9 nga 27 të pandehurit. Të pandehurit e tjerë nuk preferuan të paraqiteshin. Gjithashtu, në sallë munguan edhe disa prej avokatëve mbrojtës, mes të cilëve edhe kreu i Dhomës Kombëtare, Maksim Haxhia.
Ai kishte kërkuar të shtyhej seanca pasi ndodhej në një proces tjetër penal, por gjykata vendosi ta zëvendësojë atë me dy avokatë kryesisht.
Prokuroria: Shpërthimi nga zhvendosja e kontenierëve të saposalduar
Nga hetimet disamujore ka rezultuar se shtetasi Fatmir Mediu, me detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, me kërkesë të të pandehurit Ylli Pinari, ka firmosur urdhrin për hapjen e tenderit për çmilitarizimin e municioneve.
Më pas po i pandehuri Pinari bashkë me Patrik Henry, përfaqësues i kompanisë SAC dhe i pandehuri Mihal Delijorgji kanë hapur një shoqëri me emrin “Albademil”. Firma amerikane SAC ka fituar tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes për demontimin e fishekëve, por me ndërhyrjen e Pinarit ka nënkontraktuar firmën e Delijorgjit “Albademilin” me përqindje. Kjo kompani ka filluar punën duke çmontuar municione pa krijuar kushtet elementare të sigurisë.
Përveç mos krijimit të kushteve të sigurisë, kompania e drejtuar nga drejtori teknik, tashmë i pandehur, Dritan Minxholli punësoi gra e fëmijë të pa kualifikuar në çmontimin e municioneve. Me datë 15 marsit 2008 në kohën e drekës, rreth orës 12:00 përgjegjësit e punëtorëve, duke parë se koha ishte pak e vrenjtur urdhërojnë punëtorët të fusin brenda kapanoneve dhe bunkerëve barutin që ndodhej jashtë.
Një kontenier i mbushur me barut, të cilit pak minuta më parë ia kishin salduar rrotat duke e shtyrë me forcë drejt kapanonit krijon flluska zjarri në beton, këto shkëndija mbërritën tek baruti që nisi të digjej. Duke parë skenën e djegies së barutit, punëtorët fillojnë të largohen me vrap për t’i shpëtuar shpërthimit të pritshëm që ndodhi pas disa minutash.
Djegia e barutit dhe predhave të pa çmontuara që ndodheshin aty shkaktoi një shpërthim të fuqishëm, flakët e të cilit përqafuan qiellin, duke arritur në një lartësi prej dhjetëra e dhjetëra metrash. Shpërthimi solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve të plagosur. Njëkohësisht pati edhe dëme të konsiderueshme materiale, pasi shtëpitë e fshatrave për rreth u shembën bashkë me shumë biznese.
Sipas akuzës, të 28 të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role dhe kohë të ndryshme, kanë kryer një sërë veprash të rënda penale, duke sjellë për pasojë shpërthimin e ndodhur më 15 mars 2008 në ish-repartin e tankeve në fshatin Gërdec të komunës së Vorës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26360. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26360

Leonora Jakupi Ky Eshte Fundi 2009 Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26359. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26359

Leonora Jakupi Ky Eshte Fundi 2009 Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26359. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26359

Dhunohen minatorët, policia i pengon të hyjnë në Kryeministri Minatorët përplasen me policinë dhe gardianët në dere të Kryeministrisë. Ata kanë kërkuar të takojne Kryeministrin dhe në mungese te nje pergjigjeje nga stafi i shefit i ekzekutivit, minatoret kane tentuar te hyjne me force ne institucion. Forcat e rendit jane bere gardh para portes dhe kane larguar me force minatoret qe protestonin.
Me ne fund, pas dy oresh proteste qe u shoqerua me incidente te vogla ka qene Genc Pollo qe ka shprehur gadishmerine per ti takuar.
Kreu i shoqates se minatoreve, Fiqir Xibri tha se “rame dakord qe nje perfaqesi e jona te takoje ministrin e Shtetit. Do te degjojme cfare na thote dhe me pas do te presim te takojme Berishen se ne kemi ardhur te takojme kreun e Qeverise”.
Sot qindra minatorë jane hedhur ne proteste dhe kerkojne zgjidhje te kerkesave te tyre nga Kryeministri Sali Berisha duke kërkuar takim urgjent me të. Janë afro 150 minatorë ardhur nga të gjitha rrethet që protestojnë për statusin, uljen moshës e së pensionit, përmirësimin e kushteve të punës, etj.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26355. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26355
Top