DUA Të BëJ EDHE UNë SI MAMI!
Në kohën e luksit, të qendrave të bukurisë dhe palestrave të pafundme, ku është shumë e mundur të kalosh orë të tëra relaksi në duart e arta të masazhatorëve dhe estetistëve, edhe fëmijët kanë filluar të gjejnë hapësirën e tyre në këto ambiente</p>
Trukim dhe paruke si një grua, por edhe manikyr, pedikyr e masazhe: shpërthen moda e qendrave estetike për fëmijë dhe të rinj, e përhapur prej kohësh dhe shumë e frekuentueshme në Perëndim</p>
Në vendet arabe hamami është një traditë shumë e hershme dhe “kajali” mbi sy është një zakon që u mësohet vajzave që kur janë në moshë të vogël, madje është shumë normale të shikosh nënën dhe babanë ti marrin me vete fëmijët ndërsa bëjnë banjo turke.
Sot në kohën e luksit, të qendrave të bukurisë dhe palestrave të pafundme, që është e mundur të kalosh orë të tëra relaksi në duart e arta të masazhatorëve dhe estetistëve, edhe fëmijët kanë filluar të gjejnë hapësirën e tyre në këto ambiente. Në të vërtetë kjo është një praktikë perëndimore, ku në Uashington apo në Nju Jork nuk mund të jetë më një risi, pasi ato funksionojnë prej kohësh, por edhe në Bejrut qendrat estetike për fëmijë janë kthyer në modë, pavarësisht protestave të intelektualëve, që shikojnë te këto trajtime shpërndarjen e një instrumenti të rrezikshëm, duke krijuar një stereotip që i përgjigjet drejtpërdrejt botës mashkullore. Kids Beauty, sallonet e bukurisë që merren me fëmijët dhe të rinjtë, janë duke u përhapur me shumë shpejtësi në mjaft vende të Europës Qendrore, por edhe më gjerë.
Por a e dini se cila është ëndrra e një vajze të vogël? “Të bëj siç bën mami”. E pra risia e fundit është kjo, që vajzat e vogla imitojnë mamatë e tyre. Këtë ua mundësojnë qendrat estetike për klientet nën moshën 14 vjeçe, të cilat bëjnë krehje dhe prerje speciale të flokëve, trukime plot fantazi dhe lezet për festa të ndryshme, thonj me ngjyra dhe gurë të shndritshëm për duart dhe këmbët. Kështu, masazhet e këndshme që u pëlqejnë shumë, si vajzave dhe djemve të vegjël, me kremra me bajame, çokollatë dhe luleshtrydhe janë bërë më të preferuarat. Seancat janë të pafundme, duke filluar nga trajtimi për sytë, banjo speciale me ujë të ngrohtë dhe petale trëndafili, esenca vajrash për këmbët, pedikyr dhe masazh special, deri te trajtim i kujdesshëm për thonjtë.
Ndërkohë kanë filluar të ndërtohen qendrat për fëmijë, të cilat propozojnë masazhe “ayurvedici” (mjekësia tradicionale shumë e përdorur në Indi, si një prej shkallëve më të larta të mjekësisë lindore). “Ayurvedici” e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë shkenca e jetës. Në këtë teknikë masazhit përfshihet joga, një banjë qetësuese me qumësht, trajtime të tjera me përbërës të ndryshëm, të gjitha me bazë natyrale, që stimulojnë një gjendje të mirë shpirtërore dhe krijojnë mundësinë që fëmijët të bëjnë një gjumë të qetë. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të përfshihen në këto trajtime si në një lojë, ku bukuria është pjesëmarrja, më pas të gjitha veprimet e tjera i lihen rastësisë. Në fakt, kjo është mundësi shumë e mirë që këta fëmijë të qetësohen nga stresi, që edhe ata, në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë, përjetojnë nga jeta metropolitane, ose ndoshta edhe prej zgjedhjeve që mund të bëjnë të rriturit.</p>
Specialistët i përkrahin këto trajtime
Nga shumë pediatër dhe specialistë të fushës, krijimi i qendrave estetike për fëmijë është shumë e rëndësishme për rritjen e tyre, pasi u krijon mundësinë të mësojnë gjëra që në të ardhmen do të bëhen të domosdoshme, por në të njëjtën kohë ata kanë mundësinë të marrin edukatën dhe formimin e mjaftueshëm për jetën e tyre. Në shumë prej mediave të rëndësishme botërore i jepet rëndësi faktit që prindërit duhet ti rrënjosin një edukatë të tillë fëmijëve të tyre, sigurisht brenda të gjitha normave dhe rregullave të moshës. Në këto trajtime ata mësojnë se sa e rëndësishme është të kujdesesh për veten, të prezantohesh mirë në publik (në rastin konkret në shkollë, në familje, në ambiente të ndryshme për fëmijë), të mbash trupin në formë dhe sigurisht të krijosh një imazh të pranueshëm për të ardhmen. Këtu fëmijët mësohen të jenë të durueshëm, të sjellshëm dhe të dashur me veten, familjen dhe shoqërinë. Mësojnë bazat e të qenit femër (më së shumti për vajzat, që janë të prirura të imitojnë nënat) dhe prezantimin e tyre sa më elegant në shoqëri. Gjithashtu mësojnë se si të vishen dhe të klasifikojnë grupet e tyre shoqërore, të krijojnë më shumë shoqëri dhe të marrin më shumë dije për jetën. Akoma edhe më e rëndësishme është që këto trajtime i ndihmojnë ato për një shëndet të mirë, u largojnë stresin dhe i bëjnë më aktive për jetën. Nuk është një luks të merresh me veten, qoftë edhe në këtë moshë, por një “edukatë” që fëmijët duket se kanë shumë dëshirë ta përvetësojnë, pasi mjaft prej tyre kështu fillojnë të ndihen edhe më të rritur nga çjanë.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26408. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26408