NJë STATUT I RRALLë LIGJOR I QYTETIT Të DRISHTIT I VITIT 1468
Megjithëse, misioni dhe qëllimi i hartimit të këtij Statuti shprehet qartë jo vetëm në hyrjen e tij, por në tërë përmbajtjen e dispozitave që renditen në të, në këqyrjen, analizën dhe interpretimin literal ligjor të neneve gjenden mjaft elemente të karakterit laik të këtij Kodi.
Siç shprehen vetë autorët e Statutit, në hartimin e tij ata nuk janë mbështetur vetëm në rregullat apo rregulloret kanonike biblike të papatit, por edhe në “kushtetuta të vjetra të cilat rezultojnë të paqarta⦔, çka do të thotë se ata janë mbështetur në burimet e traditës zakonore vendase, me origjinë popullore, pra laike. (12). (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis”, Ombra GVG , f.142)
Elementë laikë në statut gjejmë edhe në rastet e zgjedhjes së rektorëve dhe prokuratorëve. Në mënyrë të çuditshme, hartuesit e këtij dokumenti i kanë dhënë të drejtën për të marrë pjesë në votim jo vetëm klerikëve, por edhe përfaqësuesve nga populli, besimtarëve të thjeshtë. “…Tre pleq dhe dy të rinj të cilët të betohen se do të zgjedhin si rektor dhe prokurator… atë që e njohin si më të dobishëm.” (13). (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis”, Ombra GVG , Kapitulli 2)
Ndërsa vazhdojmë më tej, (neni IX i Statutit) duke iu referuar konkretisht gjendjes ekonomike të Drishtit dhe të banorëve të saj, ku do të shtrinte efektet e veta ky Statut, hartuesit e këtij ligji mes të tjerave, mbështetur në realitetet e kohës, shprehen:
“Meqë jemi të varfër dhe kemi të ardhura të pakta, duhet të këmbëngulim në punën e duarve…” (14)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis”, Ombra GVG , Kapitulli IX)
Siç shihet, ky lloj formulimi në këtë nen, nuk ka asgjë të përbashkët me dispozitat e një kanoniku religjioz. Ai i ngjan në këtë rast, më shumë një këshille popullore që u jepet qytetarëve të varfër për të përballuar kushtet e vështira ekonomike, sesa një predikimi të mirëfilltë religjioz.</p>
NGRITJA E NORMAVE MORALE
NË NIVELIN E NORMAVE KANONIKE
Hartuesit e këtij Statusi (kanoniku), duke dashur që të ruhen dhe të ngjizen në ritualet kristiane disa prej zakoneve të mira të edukatës dhe moralit popullor vendas, kanë përpiluar edhe dispozita të reja, që i kanë bërë pjesë të neneve të këtij Statuti, të tilla si më poshtë.
Në nenin XII, urdhërohet:
“…. Morëm vendim që askush të mos guxojë të ndërhyjë ose të flasë pa leje para … pleqve. Në rast të kundërt dënohet…” (15)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis”, Ombra GVG , Kapitulli XII)
Nën këtë logjikë dhe me këtë objeksion, ne gjejmë në këtë Statut edhe një numër tjetër dispozitash me orientim dhe bazë nga trashëgimia morale vendase, por, pa dashur të zgjatemi në secilin prej tyre, do të përmendim edhe dy më tipiket, atë me nr. XXXVII dhe XXXVIII, ku thuhet:
“Asnjeri sduhet të guxojë të luajë zaresh ose ndonjë lojë tjetër të pandershme me të holla (bixhoz)…”
“Kur mblidhemi për drekë askush të mos guxojë të sjellë me vete ndonjë vajzë…” (16).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis”, Ombra GVG , Kapitulli XII)
Pra, siç shihet, bazë e predikimeve dhe mesazheve, që përcjellin dispozitat e këtij kanoniku, nuk janë vetëm e thjesht normat kristiane, por edhe ato morale popullore, të cilat vijnë prej trashëgimisë zakonore vendase.
Në këtë mënyrë, ne shohim në mënyrë konkrete atë operacion ligjor që thirret “ngritje e disa prej normave morale e zakonore vendase në nivelin e normave kanonike”.</p>
NJË INICIATIVË
E DUKSHME LIGJORE
Në studimin e vëmendshëm të këtij kanoniku dallohet qartë dhe dukshëm, në jo pak nene të tij, iniciativa ligjore e hartuesve të këtij përmbledhësi procedurash dhe aktesh materiale ligjore. Është pikërisht kjo iniciativë që e nxjerr Statutin përtej shabllonit tipik dhe stereotip kristian, sikurse radha e statuteve të tjera të përmendura të natyrës së njohur.
Është e kuptueshme se Statuti është hartuar dhe mbështetur kryesisht në normat bazike kristiane, por ai e thotë qartë se është përshtatur për qytetin e Drishtit dhe banorët drishtianë. Orientimi dhe terreni drishtian është i pranishëm kudo në nenet e këtij Statuti dhe i shprehur nominalisht me emrin e këtij qyteti arbëror, konkretisht dispozitat e tij të shumta si, Nenet IX, X, XI, XII, XV, XXXVII, XXXVIII, XXIX, XLVII, LIV, etj. (.. e kishës së Drishtit…, për këtë arsye kanonikët e kishës së Drishtit,… përse në kishën e Drishtit nuk është numri i kanonikëve… prej dere të mirë drishtiane… .unë x.. i zgjedhur kanonik i kishës së Drishtit…, …. i kishës së Drishtit i uron…., etj) (17).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis”, Ombra GVG , Kapitulli IX,.. XII…LIV)
Nga ana tjetër, nëse rregullat kristiane janë unike dhe të unifikuara për të gjithë institucionet, besimtarët, qytetet dhe katedralet e tyre kristiane, pavarësisht nga vendi, etnia, raca, etj., Statuti i Drishtit nënvizon jo rrallë, brenda rreshtave të tij, se ai është kanonik i qytetit të Drishtit, për katedralen dhe besimtarët e këtij qyteti.
Jo vetëm kaq, por në njërën prej dispozitave me karakter procedural, kuvendi ka shpallur dhe miratuar me kurajë një normë që synon ta bëjë akoma më drishtiane hierarkinë e këtij institucioni. Kështu, në nenin XLIV thuhet:
“Prandaj, duke ndjekur këtë zakon të mirë, morëm vendim që kanonikë të zgjedhim atë … me emër të mirë, … që ka shërbyer në kishën tonë….që në moshë të vogël,.. dhe të jetë prej dere të mirë dhe të vjetër drishtiane nga të dy prindërit, sepse ka 40 vjet e këtej, që bashkëkanonikët vijnë nga dyer të tilla.” (18).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis”, Ombra GVG , Kapitulli XLIV)
Dispozita e mësipërme, por edhe disa të tjera në këtë Statut, shprehin qartë edhe një prirje tjetër juridike, të njohur si “precedenti”, praktikë kjo e “Common Law”-ut britanik.</p>
ELEMENTËT SHQIPTARË
Statuti është i shkruar në latinisht. Por, kjo nuk u jep aspak terren njerëzve naivë të ngazëllehen dhe proklamojnë se kanoniku “nuk është shqiptar!!!”
Edhe “Magna Carta”, e vitit 1215, me të cilin mburret me të drejtë Britania, por edhe Europa, si dokument i parë i trashëgimisë së shkruar ligjore, është i shkruar në latinisht. Megjithatë, ky fakt nuk e bën aspak italian këtë monument të memories dhe trashëgimisë zakonore!
Përkundrazi, gjithë bota e njeh dhe e respekton atë si dokumentin e papërsëritshëm të së drejtës britanike!
Nga ana tjetër duhet të dimë se, gjer në agun e Rilindjes Europiane, latinishtja ishte gjuha zyrtare e tërë “perandorisë kristiane” europiane. Por, mendoj se nuk ka arsye të qëndrojmë më gjatë në këtë çështje.
Pa dyshim, që Statuti ka dispozita nga e drejta kanonike tradicionale kishtare kristiane. Është krejt e pritshme, normale dhe në vlerën e tij të ketë këtë orientim, sepse në thelb ai është një përmbledhës normash ligjore me orientim religjioz-kristian.
Duke qenë i tillë, përmes këtyre dispozitave, Statuti sjell dhe transmeton edhe vlera morale dhe shpirtërore, ndër më të arrirat e një bote të tërë kristiane dhe qytetërimit perëndimor, të përzgjedhura dhe përpunuar në shekuj. E pa dyshim, kjo ishte një vlerë dhe nevojë për Arbërinë e asaj kohe.
Por, bashkë me to, hartuesit e këtij Statuti kanë ofruar dhe kanë renditur si pjesë të neneve të tij edhe një numër dispozitash dhe predikimesh morale që vijnë nga trashëgimia zakonore shqiptare.
Çfarë kanë bërë dhe çfarë bëjnë ligjvënësit tanë sot? Të njëjtën gjë që kanë bërë pararendësit e hartimit të këtij Statuti. Kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin nga legjislacioni europiano-perëndimor akte ligjore, statute, kode etj., të vlerësuar si më të arrirët dhe i përshtati
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26789. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26789