Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Prapaskenat e kundërshtarëve të Enverit në Berat Kujtimet e luftës. Rrëfimi për marshimin drejt Beratit, vjeshtën 1944 dhe çfarë ndodhte atje, takimi me Enverin në shtëpinë e Vrionëve, dhe shmangia që më bënë nga puna me rininë
(Vijon nga numri i kaluar)
Të gëzuara, duke u bashkuar me ne edhe delegatet e qarkut të Elbasanit, u nisëm për në Kuçovë, ku do të merrnin fund shqetësimet e lodhja e delegatëve nga ky marshim i gjatë. Nuk ishte e lehtë as për mua, as për partizanët shoqërues, të udhëhiqje një varg prej 100 vetash, aq më shumë gra dhe në mes tyre edhe mjaft të moshuara. Të gjitha ishin veprimtare të dalluara, e që kishin dhënë prova guximi e qëndrese.
Shumë prej tyre kishin përballuar kontrolle e rrethime, bastisje të shtëpive që bënin fashistët e nazistët, që kishin për kallauz bashibozukët e spiunët vendas dhe nuk u kishte bërë tërr syri. Por ky udhëtim i gjatë nëpër male, e rrugë pa rrugë, me të përpjeta e tatëpjeta, udhëtime zakonisht natën, për to ishte tejet i vështirë, i lodhshëm e me shumë të papritura.
Duke kaluar në vende të panjohura, e ku nuk kishin qenë ndonjëherë, ato edhe magjepseshin me bukuritë e natyrës, por edhe lodhjen nuk e fshihnin. Një ditë, pas një marshimi të gjatë, ku u err, u ndodhëm në një lartësi përkundrejt urës së Haxhi Beqarit, të cilën duhej ta kalonim në këmbë. Por kjo nuk ishte aq e lehtë, ura ishte në rrugën nacionale dhe ruhej nga një patrullë gjermane, që lëvizte lart e poshtë saj.
Në një çast, kur na u duk se patrulla u largua si shumë nga ura, porositëm shoqet dhe zbritëm në qetësi e në heshtjen më të madhe. Por befas, ndjemë zhurmë makinash. U detyruam të ngjiteshin përsëri në vendin ku nuk dukeshim nga rruga. Kishte qenë një autokolonë.
Ajo kaloi, por ne qëndruam edhe një herë pa lëvizur. E nisi të rigonte një shi i imët që na bëri qull të gjithave. Në atë kohë ra edhe një mjegull, që e bëri edhe më të vështirë pamjen. Tani na dukej sikur ishim mes reve.
Por e keqja na doli për mirë. Shiu dhe mjegulla, na ndihmuan që t’a kalonim urën, një nga një, në një farë distance nga njëra-tjetra. Megjithëse ne kaluam, skuadra partizane që na priste në bregun tjetër të lumit, u detyrua të hapte zjarr e të shkëmbente disa breshëri automatiku, pasi ndërkohë patrulla gjermane ndjeu se në urë kishte lëvizje dhe po afrohej me nxitim. Ndërkohë, urën e kishte kaluar edhe shoqja e fundit.
Pati ndonjë delegate të moshuar, që u ftoh, nga ai shi që hëngrëm mbi shpinë, si dhe ndonjë shoqe, që nuk ecte dot më tutje ngaqë i qenë enjtur këmbët. Kështuqë, kali që kisha unë hyri në punë. Në të, hipnin me radhë nga një copë rrugë gratë e moshuara, të cilat pasi çlodheshin ca, ia linin radhën shoqes tjetër.
Kurse ne më të rejat, nuk donim t’ia dinim as nga rruga, as nga shiu, por tërë qejf u jepnim kurajo edhe të tjerave, edhe gjatë marshimit, edhe në pushime, kur buçisnin këngët partizane, ato popullore të të gjitha krahinave. Kur arritëm në Kuçovë, unë ngarkova disa shoqe që të merreshin me delegatet, dhe unë vetë u nisa “vrap” për në Berat, ku do të takoja Enverin.
Në Beratin e çliruar, takim me kryetarin e qeverisë.
Kur arrita në Beratin e çliruar, gjeta një atmosferë të jashtëzakonshme gëzimi dhe entuziazmi. Rrugët ishin mbushur plot me partizanë dhe partizane që endeshin rrugëve të rrethuar nga qytetarë, sidomos nga shumë fëmijë.
Të zinte syri edhe shumë gra shamizeza, që rrinin të strukura në krahët e partizanëve, sikur të ishin djemtë e tyre të rënë për këto ditë. Gjënë e parë që bëra, kërkova të më tregojnë se ku ishte vendosur Enver Hoxha.
Pasi ngjita një sokak përpjetë, shtruar me gurë, u ndodha para një shtëpie të madhe, që deri atëherë s’kisha parë një të tillë. Më thanë që kishte qenë shtëpia e bejlerëve latifondistë të Vrionëve, por tani aty është vendosur selia e Shtabit të Përgjithshëm të UNCM, dhe po aty, edhe selia e qeverisë së re demokratike, e zgjedhur një javë më parë në mbledhjen historike të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, këtu në Berat.
Kur bëhej kjo mbledhje, unë isha rrugës me delegatët për Kongresin e Grave Antifashiste, dhe kisha dëgjuar vetëm se Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar, i zgjedhur në Përmet, u kthye në qeveri demokratike dhe se Enver Hoxha ishte zgjedhur kryetar i saj.
Te porta e selisë qeveritare, ishte një roje e armatosur që më pyeti se kush jam, por shpejt doli nga brenda një roje tjetër, që më njohu se kishte vite pranë Enverit dhe më futi brenda në një hajat të gjerë, i shtruar me pllaka të mëdha guri, pastaj roja më drejtoi nga shkallët, që me sa më kujtohet ishin prej guri, jo me dërrasa.
Në katin e dytë më hapi derën e një dhome dhe tha: “kjo është dhoma e komandantit, rri këtu e çlodhu pak sa të mbarojë mbledhja e qeverisë, e njoftojmë ne që ke ardhur”.
Ajo ishte një dhomë e vogël, e pajisur thjesht, por e pastër, e ndriçuar mirë nga një dritare e lartë, me perde të bardha. Në një qoshe ishte një krevat tek, pranë tij një komodinë me një abazhur antik. Në murin përballë qe një tryezë shkrimi, një karrige dhe asgjë tjetër.
Ndenja pak aty, e ngaqë nuk kisha ç’të bëja dola në hollin e gjerë, që ndriçohej nga disa dritare të mëdha. Në mes të tij ishte një tryezë e madhe, e rëndë, prej druri të gdhendur me figura kafshësh mitike.
Anash kishte disa dyer, gjithashtu të mëdha e të rënda. Ndonjëra ishte e hapur, e përtej saj pashë një dhomë të pajisur rëndë. U ktheva përsëri në dhomën e tij dhe pashë që Enveri, kishte zgjedhur një ndër dhomat më të vogla dhe më të thjeshta. Ndenja kështu duke pritur ca kohë, që mu duk fort e gjatë.
Po bëheshin gati tre muaj, që isha ndarë nga Enveri kur u largova nga Helmësi. Më në fund erdhi çasti kur u hap dera, dhe u shfaq para meje Enveri, që me trupin e tij e mbushi krejt. Qe veshur me një kostum të ri ushtarak, të qepur bukur.
U përqafuam të malluar dhe nuk na bëhej të ndaheshim, ndjeheshim të lumtur. Në një çast i thashë papritur: “Urime shoku kryetar i qeverisë…, por mua më pëlqenin më shumë ato këmishat e kilotat partizane dhe…kur të quanin komandant…”. Bëmë ca shaka, pastaj nisëm të bisedonim për problemet e shumta e nga më të ndryshmet.
Ai më tregoi për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, për vendimet që ishin marrë, dhe për rëndësinë e madhe që kishin ato për të ardhmen e Shqipërisë, që ishte në prag të çlirimit. Edhe unë i fola për gjendjen në zonat nga kisha kaluar dhe për punën që kishim bërë.
Pasi folëm për këto gjëra, ai më mori për dore, duke më thënë: “Hajde të të tregoj shtëpinë, zgjidh e merr një dhomë”. Siç thashë ato ishin të mëdha, me perde, me sixhadera, mobilie e mbulesa të rënda, të cilat unë s’para i kisha qejf, sepse ato mobilie e pajisje, u jepnin dhomave një pamje e hije të rëndë të kohëve mesjetare, që të mbyste. Prandaj i thashë Enverit me të qeshur: ”
Mua më pëlqen ajo dhoma jote e vogël, e pastër dhe e thjeshtë…”. Ai qeshi e tha: “S’do mend, kuptohet…Po afron dita, që të kemi dhe ne një shtëpi tonën…”.
Të nesërmen kur dola në qytet, pashë e takova miq, antifashistë e nacionalçlirimtarë, siç i quanim shpesh, që i kisha njohur në Tiranë, si anëtarë të Këshillit Antifashist NÇL për Tiranën, si dhe në Përmet, ku Kongresi i zgjodhi si anëtarë të Këshillit Antifashist NÇL, dhe si të tillë kishin ardhur në Berat ku zgjodhën qeverinë.
Ndër këta ishin Qirjako Harito, Haki Stërmilli, Hysen Zaloshnja, Haxhi Seseri, Dr.Jorgji Jorgoni, Kadri Baboçi, Namik Xhafa, Abedin Çiçi etj.
Më pas takova edhe anëtarët e qeverisë së re, që pothuajse i njihja të gjithë si: Dr.Omer Nishani, që u ngarkua si Ministër i jashtëm, Spiro Koleka, i Ndërtimit dhe Botores, Dr.Medar Shtylla, i Shëndetësisë, kurse Gjergj Kokoshi, që e njoha për herë të parë, i qe ngarkuar Ministria e Arsimit, si dhe Manol Konomit, Ministria e Drejtësisë. Në Berat njoha dhe shumë nga komandantët e brigadave partizane, disa nga të cilët kishin marrë dhe gradën e lartë të gjeneralit, që u dhanë në Përmet, ku Enverit iu dha grada “Gjeneral-Kolonel”.
Po të nesërmen, shkova në zyrat ku ishin vendosur shoqet që kishin ardhur më parë për organizimin e Kongresit të parë të Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë, si: Liri Gega, Naxhije Dume, Fiqret Sanxhaktari etj.
Për të marrë pjesë në këtë kongres, kishin ardhur dhe katër shoqe partizane nga Jugosllavia. Ato ishin me grada, dhe qenë veshur spic me kostume ushtarake, që ishin larg pamjes së mjeruar të partizaneve tona, jo më pak trime, por pa grada.
Liria më ftoi të shkojmë e t’i takojmë mysafiret, në Misionin ushtarak Jugosllav. Aty, unë njoha për herë të parë përfaqësuesit e rinj të Misionit, Velimir Stojniç e Niaz Dizdareviç. Që Dushan Mugosha qe larguar nga Shqipëria, e dija, madje, me kërkesën e Koçi Xoxes, i bëmë atij edhe letra përshëndetjeje, por që ishte larguar edhe Miladin Popoviçi, nuk e dija.
Aty vura re, gjithashtu, se misioni jugosllav ishte bërë si han pa porta, ku hynin e dilnin si në shtëpinë e tyre, shokë e shoqet tona. Ishte bërë pra, si një klub takimesh e muhabetesh. Kjo më bëri përshtypje. Kur u ktheva në shtëpi, menjëherë e pyeta Enverin për Miladinin.
Më tha se kishte ikur, madje shumë i dëshpëruar, pasi këta shokët e rinj që erdhën në mision, kritikuan punën e tij në Shqipëri, pranë partisë sonë Komuniste. Ata kishin thënë se KQIPKJ, ka vendosur largimin e tij nga Shqipëria, dhe ata vetë, kishin ardhur ta zëvendësoni atë dhe Dushanin pranë PKSH, dhe njëkohësisht do të kryenin funksionin zyrtar si përfaqësues të Misionit Ushtarak Jugosllav, që do të vepronte këtu në Shqipëri, si: ai anglez, sovjetik e amerikan gjatë luftës.
Duke biseduar ato ditë me Enverin, i thashë atij përshtypjen time që, si shumë shokë e shoqe, ndër ta edhe Liria (Gega) shkonin shpesh e me punë e pa punë në misionin ushtarak Jugosllav dhe silleshin atje si në shtëpinë e tyre. Enveri pa bërë asnjë koment, më tha: “Ato le të bëjnë çtë duan, ti nuk ke punë atje…”. Dhe asgjë tjetër nuk tha, asgjë për ato që po ndodhnin rreth tij e kundër tij.
Në 4 nëntor, u hap Kongresi i Parë i BGASH-it. Të gjitha përgatitjet ishin bërë nga Liri Gega e Naxhije Dume. Unë nuk u thirra fare për tu njohur me dokumentet dhe me masat organizative, megjithëse unë isha caktuar si përgjegjëse e komisionit që vendosi konferenca e parë e vendit e PKSH-së, për organizimin e Bashkimit të Grave Antifashiste.
Por këtë gjë unë ia atribuova faktit se erdha me vonesë në Berat. Këto shoqe, as nuk më njoftuan dhe nuk më thirrën për të ardhur në Kongres, por edhe për këtë, mendova se qe një gjë e rastësishme, që vinte nga vështirësitë e komunikimit gjatë luftës.
Po të mos kisha marrë letrën e Enverit ku më shkruante: “do të shihemi në Kongresin e Gruas”, unë nuk do të kisha vajtur fare në Berat e do të mungoja në Kongres, pasi nuk më erdhi asnjë njoftim. Habia ime vazhdoi edhe kur u zgjodhën organet e Kongresit.
Mua nuk më kishin propozuar për në presidiumin e tij, por më vunë në sekretarinë e kongresit bashkë me shoqen Vito Kondi. Për këto unë nuk u ndjeva, dhe as Enverit nuk i thashë gjë.
se ç’po ndodhte atje në Berat, mua, Enveri nuk më zuri gjë ma gojë, as larg e larg. E bëri këtë për të mos më shqetësuar, apo për të respektuar parimin, se punët e udhëheqjes nuk ishin gjëra që mund të diskutoheshin me gruan.
Në letrën e 7 tetorit që mora nga Enveri kur isha në Peshkopi nuk ndihej asnjë farë shqetësimi, jepte këshilla pune lidhur me situatat e reja ku ndër të tjera marrëdhëniet me Nako Spiron, Sekretarin Politik të KQ të Rinisë, si dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë në mes anëtarëve të Byrosë Politike.
Për ilustrim, po e jap të plotë publikisht për herë të parë, letrën e 7 tetorit që Enveri duhet ta ketë shkruar në Odriçan, kurse, sipas kujtimeve të shokëve në Berat Enveri, ka shkuar më 15 tetor (1944).
7 tetor 1944 E dashur Nexhmije,
Letra jote më gëzoi, pse ndjeva që ti je e gëzuar dhe e lumtur kur punon dhe jep rezultate. Kështu të dua të jesh kurdoherë. Raportin që ke bërë për Komitetin Qendror të Rinisë, nuk e këndova se kam pas shumë punë, por i kërkova Nakos brendinë dhe ai ishte i kënaqur nga puna tënde dhe e shokëve.
Vetëm një këshillë: mos u kënaqni vetëm me një punë të përciptë, por përpiquni të forconi themelitë, pse kam frikë nga artificialiteti. Këtë kujdes s’duhet ta keni vetëm për organizatën e rinisë, por për çdo punë: për ushtrinë, për pushtetin dhe, mbi të gjitha, për Partinë.
Kudo që të shkoni, me shokët që të bisedoni, duhet të keni parasysh forcimin e pozitave, disiplinën e hekurt e sidomos në ushtri e në parti, por jo si kjo disiplinë e deritanishme, pse ahere e kemi keq punën.
Duhet të zhduket familiariteti në punë, pse ajo po na dëmton dhe do të na dëmtojë pa masë. Në punë, në urdhra, në direktiva, duhet rigorozitet, duhet disiplinë në kryerjen e detyrave. Ti i di të gjitha këto, është e tepërt të t’i them.
Por vetëm një gjë s’di ti: kur më shkruan letër s’do të bësh ndonjë krim po të më shkruash edhe disa fjalë për mua posaçërisht: ti e di që do të më vijë mirë dhe do të më bëjnë mirë. Më gjatë s’të shkruaj, por mendoj shumë për ty.
Të puth e të përqafoj me mall I Yti Enver 7 tetor 1944 Besoj se do të piqemi në Kongresin e Gruas. Mos harro të vish. Enver
Duke qenë se në atë kohë unë isha anëtare e KQ të Rinisë Komuniste, dhe e Sekretariatit të Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare (BRASH-it), gjatë një bisede i thashë Nakos vërejtjen: sikur kemi kohë që nuk mblidhemi, ndoshta si unë, edhe disa nga shokët kemi qenë vazhdimisht në lëvizje, pas Kongresit të Rinisë në Helmës. Nakoja u ngrit dhe më ftoi të dalim një shëtitje anës lumit.
Ecëm pak kohë në heshtje. Si duket, s’dinte nga t’ia fillonte. Gjatë shëtitjes që po bënim me nakon bregut të lumit Osum, ai më në fund e theu heshtjen e më tha: “Shiko, ti nuk do të punosh më me rininë…”.
Unë, fort e çuditur nga ky lajm i papritur, e ndërpreva dhe i thashë: “Si kështu?! Tani në prag të çlirimit, që mezi pres të kthehem në Tiranë, të punoj lirisht me të rinjtë e të rejat…Kur u vendos kjo? Dhe unë po vazhdoja me këtë ton ca të rrëmbyer dhe të revoltuar.
“Prit-më tha: KQ ka vendosur që tani të bësh pjesë në Komisionin ideologjik pranë KQ të Partisë, që drejton Sejfulla Malëshova”. Pastaj më foli për rëndësinë e këtij komisioni, kurse përbrenda po zemërohesha edhe me Enverin, që s’më kish folur fare për këtë ndryshim. Sa u ktheva në shtëpi, dua të them në selinë e Qeverisë së re dhe të Shtabit të Përgjithshëm, ku Enveri kishte një dhomë ku rrinte, ia thashë këtij ato që më njoftoi Nakoja.
Enveri u mundua të më qetësojë, dhe më foli për funksionet që do të kryente ky komision pranë KQ, dhe njëkohësisht si bërthamë në Ministrinë e Kulturës, ministër i së cilës do të ishte Sejfullai, ndërsa unë do të merresha me Radio Tiranën, me arsimin etj.
Trajtimi që m’u bë në Kongresin e Gruas, dhe ky lajm i papritur nga Nakoja, duke shëtitur buzë lumit, jashtë çdo rregulli statuor, më lanë një shije të hidhur, por në atë kohë nuk po kuptoja pse po më bëheshin, përderisa, askush, as vetë Enveri, nuk më kishte folur se ç’po ngjiste në prapaskenë, në Berat.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26985. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26985

Katër vetura Fiat 500 do të nisen në vendlindjen e Babadimrit Katër vetura Fiat 500, të prodhuara në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, do të nisen këto ditë nga Republika e San Marinos drejt Rovaniemit të Finlandës në vendlindjen e Babadimrit.
Veturat e popullarizuara, të njohura edhe si fiqa, gjatë këtij rrugëtimi do të kalojnë 7.000 km, ku prej tyre 2.000 nëpër akull, ndërsa në bagazh do të bartin letrat e fëmijëve, të cilët ata i kanë nisur në adresë të plakut të Vitit të Ri.
Ky manifestim simpatik është organizuar në bashkëpunim me UNICEF-in ndërsa katër veturat janë përgatitur teknikisht që të mund të përballojnë kushtet klimatike me të cilat do të ballafaqohen.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1042. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1042

Dokumenti, si e mbronte diktatura kufirin që po tenton ti falë qeveria Greqisë Një dokument i 20 viteve më parë, tregon se Shqipëria kishte vendosur kufijtë e saj detarë në ujërat territoriale, duke i çuar ato edhe 15 milje detare. Dy dekada më parë, kur Shqipëria ishte pranë ndryshimeve të mëdha demokratike, dhe, SHBA me fuqitë e tjera perëndimore shikonin mundësinë e rilidhjes së marrëdhënieve me vendin e izoluar komunist, ambasada e SHBA-ve në Paris, me ndërmjetësinë e ambasadës Franceze, i çon një notë qeverisë shqiptare, kundër kufirit 15 milje detare të ujërave territoriale. Dokumenti diplomatik, që daton qershorin 1989, tregon se, Uashingtoni ishte i shqetësuar për kufirin e ujërave territoriale të Shqipërisë, të vënë në mënyrë të njëanshme nga qeveria komuniste që në vitet ‘70, duke kërkuar uljen e tyre në 12 milje detare, sa ç’e parashikonte Konventa e Detit e vitit 1982. Nota përmes ambasadës franceze iu dërgua Ministrisë së Jashtme Shqiptare. Ministri i jashtëm i asaj kohe, Reis Malile, informon qeverinë për notën e dorëzuar nga qeveria e SHBA-ve, duke zbardhur edhe tekstin e plotë të notës amerikane. Sipas Maliles, gjerësia prej 15 miljesh e ujërave territoriale shqiptare, pengonte kalimin paqësor të anijeve ushtarake në det, dhe se, Shqipëria duhet të respektonte të Konventën e Detit. Shqipëria e nënshkroi këtë konventë në vitin 2003, ndërsa SHBA nuk e ka ratifikuar ende, edhe sot pas dy dekadash. Pala shqiptare që negocioi marrëveshjen detare me Greqinë, ka këmbëngulur vazhdimisht se Shqipëria nuk ka pasur kufi detar me vendet fqinje, ndërsa oponentët e marrëveshjes, thonë se kufijtë e Shqipërisë dihen botërisht dhe njiheshin edhe nga fqinjët.
Informacion
Ambasada Franceze në Tiranë, dorëzoi në Ministri notën nr.299, datë 21.6.1989, që ambasada e SHBA në Paris i ka drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, me lutjen që përmbajtja e saj t’i transmetohet qeverisë shqiptare. Në notën amerikane shprehet qëndrimi i SHBA, për disa nga dispozitat e dekretit nr.4650 datë 9.3.1970, i ndryshuar me dekretin nr.5384 datë 23.2.1976, që bëjnë fjalë për kufirin detar të RPS të Shqipërisë. Nga përmbajtja e notës del se amerikanët kanë rezerva për këto probleme: a) gjerësinë 15 milje detare të ujërave tona territoriale. b) mënyrën e heqjes së vijave bazë në bregdetin tonë (vija ku fillojnë ujërat territoriale). c) Ndalimin nga ana jonë të kalimit paqësor të anijeve të huaja ushtarake në ujërat territoriale.

Nga një shikim paraprak i notës, duket se amerikanët duan ta shfrytëzojnë këtë rast për të krijuar një mundësi kontakti, si dhe për të lënë rrugën hapur që nën justifikimin e Konventës së Detit, të cilën ata vetë nuk e kanë nënshkruar, të hyjnë në ujërat tona territoriale. Notën amerikane do ta studiojmë me kujdes me Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me juristë kompetentë. Bashkëlidhur është teksti i notës. Reis Malile Tiranë, më 26 korrik 1989
Nr.299 “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet komplimentet e veta Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, dhe ka nderin t’i kërkojë ndihmë për transmetimin e informacionit që vijon qeverisë së shqipërisë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen dekretit shqiptar nr.5384 të 23 shkurtit 1976, që ndryshon dekretin nr.4650 të 9 marsit 1970, i cili kërkon të vendosë një det territorial prej 15 miljesh detare, që ndryshon sistemin e vijave bazë të drejta jashtë mase, dhe që ka për qëllim të porosisë se anijet e huaja të luftës mund të hyjnë ose kalojnë nëpër detin territorial vetëm me autorizim të veçantë. Deklarimi i detit territorial me 15 milje detare nuk mbështetet në parimet e vendosura të së drejtës ndërkombëtare dhe praktika e shteteve. Siç është e mirënjohur, e drejta ndërkombëtare zakonore, siç reflektohet nën Nenin 3 të Konventës së kombeve të Bashkuara të 1982 mbi të Drejtën e Detit, njeh një gjerësi të detit territorial, deri në një kufi, që nuk kapërcen 12 milje detare të matur nga vijat bazë të paracaktuara në përputhje me Konventën. Kjo praktikë është ndjekur nga shumica dërrmuese e shteteve bregdetare. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të theksojnë që, në pjesën më të madhe bregdeti shqiptar, duke mos qenë thellësisht i dhëmbëzuar dhe i prerë, as me grumbuj ishujsh në afërsinë e tij imediate, nuk përmbush kriterin gjeografik të kërkuar nga e drejta ndërkombëtare për vendosjen e vijave bazë të drejta. Për më tepër segmentet e vijave bazë nga Kepi i Rodonit (Muzhit) në grykëderdhjen e lumit Vjosa dhe nga Kepi i Gjuhës deri në Kepin e Sarandës, përfshijnë ujëra të cilat nuk janë as gjire juridike as ujëra historike. E drejta ligjore e njohur, e kalimit paqësor nëpër detin territorial, mund të ushtrohet nga të gjitha anijet, pavarësisht nga tipi apo ngarkesa dhe nuk mund t’i nënshtrohet asnjë kërkese për leje të mëparshme, ose njoftimi, për shtetin bregdetar, siç është vendosur në të drejtën zakonore, siç reflektohet në Konventën e të Drejtës së Detit të Kombeve të Bashkuara. Qeveria e Shteteve të Bashkuara, për këtë arsye vazhdon të kundërshtojë deklarimin e përshkruar më lart të bërë në Dekretin shqiptar nr.4650 të ndryshuar nga dekreti nr.5384, të cilët nuk janë të vlefshëm në të drejtën ndërkombëtare dhe rezervon të drejtën e saj dhe të shtetasve të vet në lidhje me këtë”. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfiton nga rasti, për t’i përsëritur Ministrisë së Punëve të jashtme të republikës Franceze, sigurimet e konsideratës së saj më të lartë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Paris, 21 qershor 1989
*********** 13 nentorPakti, kryenegociatori takim sekret me shqiptarët në SHBA
Ferit Hoxha do të japë leksion të mbyllur me diasporën për marrëveshjen me Greqinë
Ish-kryenegociatori i ekipit shqiptar në bisedimet për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ferit Hoxha, ka kërkuar një takim të mbyllur me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në SHBA. Kërkesa e Hoxhës, aktualisht përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në OKB, është bërë me anë të e-meil-it, duke trajtuar axhendën, temën e leksionit dhe qëndrimin që duhet të mbajnë dëgjuesit e pranishëm në takimin e mbyllur.
Ftesa e Ambasadorit Hoxha, me temë përcaktimin e kufirit detar shqiptaro-grek është bërë me anë të postës elektronike në 8 Nëntor, duke sqaruar edhe detajet e takimit të 14 Nëntorit në një sallë të Universitetit të Nju Jorkut. Leksioni i parashikuar për 2 orë, do të mbahet në rrethana të “blinduara” pasi sipas organizatorëve, në sallë do të pranohen vetëm ata që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Sipas organizatorëve të leksionit të Ambasadorit Hoxha asgjë nuk do të bëhet publike, sepse tekstualisht: “Ajo që thuhet në leksion e në pyetje-përgjigje, mbetet në sallë e nuk mund të citohet pa lejen e personit”. Sipas përmbjatjes së emeil-it, arsyeja e takimit janë paqartësitë dhe tensionet në shoqërinë shqiptare si dhe në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me marrëveshjen për ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Sipas tyre, shume nga ekspertët e njohur të komunitetit shqiptar janë shprehur publikisht për marrëveshjen, ndërsa shtypi i bashkësisë shqiptaro-amerikane e ka trajtuar këtë temë gjerësisht dhe interesi në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me këtë temë është tejet i ndjeshëm.
Reagimi
Pjesëtarë të komunitetit shqiptar të njoftuar për leksionin e ambasadorit që do të mbahet këtë të shtunë e kanë mirëpritur organizimin e takimeve të tilla dhe kanë falenderuar organizatorët. Por në reagimet që ata përcollën përmes gazetës “Shekulli” ata nuk ngurruan të vënë në dukje disa aspekte të çuditshme të takimit. Një prej të ftuarve që komunikoi direkt me gazetën u shpreh i çuditur pse ambasadori e ka quajtur “leksion” takimin dhe me çfarë qëllimi bëhet: “Kush priten të edukohen, jo-shqiptarët apo shqiptarët, apo mos pritet të edukohen ato shqiptarë që u rrekën për të darkuar e dalë në pamje me Kryeministrin shqiptar kur ishte në Amerikë kohët e fundit?”. Ata i shtrojnë disa pyetje paraprake ambasadorit Hoxha që kryesoi ekipin negociator shqiptar, si: “A mos nevojitet të “sqarohen” shqiptarët e Amerikës me qëllim që më pastaj të rreken duke festuar dhurimin e sipërfaqes shqiptare grekëve? Çfarë pritet të justifikojë “lektori”, vetveten në gatimin e çorbës apo dhurimin Greqisë? Pse kjo këmbëngulje e qeverisë shqiptare? A e dinte “lektori” që qeveria e Kuvendi shqiptar para një viti e gjysëm pati shfuqizuar ligjet për kufinjtë detarë shqiptarë 12 milje larg nga bregu, me qëllim që t’i hapte muaj më vonë rrugë dhurimit që po i bëhet grekëve? Si mund të marrë të drejtën kushdo qoftë t’i heqë copa Shqipërisë dhe t’ia dhurojë me tabaka grekëve? Si mund të përcaktohet kufiri detar duke qenë atje larg e lart në OKB e Nju Jorkut? Cilat dokumenta kanë qenë ato që e kanë magjepsuar “lektorin” për këtë dhurim?
Z. Hoxha ishte pak ditë më parë në Tiranë, në krah të kundër admiralit Kristaq Gërveni, në një debat me studentë në një universitet privat. Aty ai tha se: “Kërkesa e palës greke për t’u angazhuar në këtë ushtrim, erdhi pas publikimit në një të përditshmeje shqiptare të një harte që përcaktonte vendin se ku po kërkohej naftë në det, nga një kompani e huaj, e licencuar nga qeveria shqiptare, Medoil”. Sipas tij
procesi i bisedimit nuk ka qenë i lehtë, se janë organizuar me dhjetëra takime pune, ku ka pasur edhe momente të vështira.
Prej shumë muaj, nga Prilli 2009 kur marrëveshja u nënshkrua në Tiranë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, opinioni publik por edhe ekspertët kanë kërkuar konsulta të gjera, dhe mes specialistëve, në transparencë të plotë për të sqaruar shumë prej pikave të errëta të marrëveshjes, e cila sipas studimit të ekspertit të pavarur, prof. asoc. dr. Myslim Pasha i jep Greqisë mbi 354.4 km 2 det shqiptar.

Topi: Pakti Detar, nuk flas tani për dekretimin
Presidenti Topi, foli mbreme serish edhe mbi marrëveshjen e ujërave detarë me Greqinë, që është kthyer sërish për t’u shqyrtuar në Komisionin e Ligjeve. Sipas tij, kjo marrëveshje ka nevojë për një transparencë. Topi shtoi se kjo është çështje e aktorëve institucionalë dhe se ndërmarrja e kësaj iniciative është institucionale dhe jo e një aktori të vetëm. “Ka qenë nevoja për një proces transparent. Kjo është një çështje e seriozitetit të aktorëve institucionalë. Janë të respektuar të gjithë të japin ekspertizën e tyre në institucione. Njerëzit, që janë në institucione, duhet të jenë të përgjegjshëm për momente të tilla. Çështja nuk është se vjen si vendimmarrje e një aktori”- u shpreh Topi. Sipas kreut të shtetit, kjo vendimmarrje kërkon një diskutim të gjerë, të të gjitha strukturave të shtetit, dhe se duhet të jetë pjesë e debatit e të gjithë spektrit politik. I pyetur nëse do ta dekretonte ligjin për marrëveshjen me Greqinë, Topi tha se të flasësh në këto momente për dekretim është paragjykim.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26979. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26979

SHBA urojnë Kosovën: Zgjedhje të suksesshme Shtetet e Bashkuara kanë lavdëruar qeverinë e Kosovës për menaxhimin e zgjedhjeve të para nga shpallja e pavarësisë duke i cilësuar ato “gurthemel të rëndësishme” në rrugën e demokracisë.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qeverinë e Kosovës për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve të para nga pavarësia”, ka thënë zëdhënësi i Stejt Departamentit Ian Kelly.
“Urojmë qytetarët nga radhët e të gjitha komuniteteve etnike, duke përfshirë edhe komunat e reja me shumicë serbe, për pjesëmarrjen e tyre të konsiderueshme në këto votime”, ka thënë Kelly.
“Këto zgjedhje paraqesin gurthemel të rëndësishëm për Kosovën në ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe demokratike për të gjithë qytetarët e saj”, ka pohuar zëdhënësi i Stejt Departamentit Ian Kelly.
KQZ shpall rezultatin paraprak të zgjedhjeve. Prishtinën e fiton LDK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatet preliminare për zgjedhjet lokale. Prishtinën e fiton LDK, Ferizajn-PDK, Gjakovën -AAK, Prizreni, Peja, Mitrovica dhe Gjilani shkojnë në balotazh.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës në një konferencën për shtyp publikoi në orët e mbrëmjes rezultatin preliminar të zgjedhjeve lokale.
Nga qendrat e mëdha, Prishtinën e fiton pa balotazh Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës fiton në Ferizaj, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fiton në Gjakovë. Në katër qendrat tjera të mëdha, në Prizren, Pejë, Mitrovicë e Gjilan shkohet në balotazh.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka theksuar se rezultatet janë preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime, meqë nuk janë llogaritur votat me kusht.
Kryeqytetin, Prishtinën, sipas të dhënave të KQZ-së, e ka fituar pa balotazh kandidati i LDK-së, Isa Mustafa.
Ndërsa, Ferizaj është fituar nga kandidati i PDK-së, Bajrush Xhemajli.
Kurse, Gjakovën e ka fituar kandidati i AAK-së, Pal Lekaj, i pasuar nga kandidatja e AKR-LDD-së Mimoza Kusari-Lila.
PDK dhe LDK do të shkojnë në balotazh në Prizren dhe në Gjilan.
Ndërsa, në Mitrovicë do të hyjnë në balotazh PDK me AKR-në.
Kurse, në Pejë në balotazh shkon AAK me LDD-në.
Ndryshe, subjektet politike që i kanë fituar komunat pa balotazh janë si vijojnë:
PDK fiton pa balotazh edhe në Gllogovc, Skënderaj, Shtime dhe Zubin-Potok.
Ndërsa, LDK, pa balotazh, përveç kryeqytetit, fiton edhe në Fushë-Kosovë dhe në Podujevë.
Kandidatët e AAK-së, përveç Gjakovës kanë fituar pa balotazh edhe në Deçan, Leposaviq dhe Zveçan.
Ndërsa, Partia Demokratike Turke e Kosovës ka fituar që në raundin e parë në Mamushë.
Përfaqësuesit serbë kanë fituar në raundin e parë në tri komunat e reja në Kllokot, Graçanicë dhe në Ranillugë.
Zyrtarët Komisioni Qendror Zgjedhor nuk kanë bërë të ditur se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare, por kanë thënë se kjo do të bëhet pas numërimit të votave me kusht.

Kosova kalon testin e demokracisë
Kosova ka kaluar me sukses testin e parë të demokracisë me organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve, kanë thënë përfaqësues të lartë vendorë e ndërkombëtarë.
Udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare kanë përgëzuar subjektet politike, qytetarët dhe organizmat tjerë që kontribuuan në organizimin e zgjedhjeve të djeshme komunale, të cilësuara tashmë si të lira e demokratike.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Kosova e kaloi testin e parë të demokracisë me organizimin e suksesshëm të këtyre zgjedhjeve.
“Është një provim i dhënë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë dhe ecjen tonë si vend dhe, natyrisht, për stabilitetin e qëndrueshëm të punës së institucioneve të vendit”, ka thënë Sejdiu gjatë një konference për media.
Presidenti Sejdiu megjithatë nuk e ka fshehur edhe befasinë e tij me shpejtësinë e publikimit të rezultateve zgjedhore nga ana e KQZ-së duke besuar se reagimi i këtij trupi do të duhej të ishte më i shpejtë.
“T’ju them të drejtën unë kam pritur të ketë komunikim më të hershëm të rezultateve. Mendoj se duhet një urgjencë më tepër. Por, duhet ta them se është përvoja e parë e këtij trupi që të punojë si i pavarur vetë”.
“Me rëndësi është që të ketë objektivitetin, edhe pse të ketë shpejtësinë të reagojë si i pari, po ashtu është tepër e nevojshme”, ka thënë presidenti kosovar.
Ndersa Kryeministri Hashim Thaci u shpreh sot se “e kam thënë edhe më parë dhe e them edhe sot se Kosova u dëshmua si kampion i demokracisë në rajon”.
Organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve e ka përshëndetur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell.
“Votuesit e Kosovës, politikanët e saj dhe zyrtarët e ngarkuar me organizimin dhe udhëheqjen e zgjedhjeve i kanë treguar botës se një Kosovë e pavarur është një vend ku demokracia mund të lulëzojë”, ka thënë ambasadori Dell, nëpërmjet një komunikate për opinion.
Ai u ka shprehur lëvdata edhe serbëve që morën pjesë në votime, duke i përgëzuar për guximin.

Rezultatet Paraprake
Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka dalë me rezultate preliminare të zgjedhjeve të djeshme në 12 komuna.
Sipas këtij koalicioni, në Prishtinë ka fituar Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 56 për qind të votave.
Pas tij vjen Vegim Gashi, nga koalicioni AKR-LDD, me mbi 20 për qind të votave dhe i treti është radhitur Astrit Salihu nga Partia Demokratike e Kosovës me mbi 11 për qind të votave.
Në Gjakovë, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 50.84 për qind të votave.
Në Ferizaj, Bajrush Xhemajli nga Partia Demokratike prin me mbi 51 për qind të votave.
Në Deçan ka fituar Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me mbi 63 për qind të votave.
Në Mamushë ka fituar Partia Demokratike Turke me mbi 72 për qind të votave.
Në Prizren, Rahovec dhe Gjilan, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike hyjnë në balotazh.
Në Mitrovicë, Partia Demokratike gjithashtu hyn në balotazh me koalicionin AKR-LDD.
Balotazh ka edhe në Pejë, Obiliq dhe Klinë midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike.
Të gjitha këto të dhëna janë nga rrjeti “Demokracia në Veprim”.

Korrespondenti i BBC-së në Prishtinë citon vëzhgues të kenë thënë se zgjedhjet e së dielës mund të vlerësohen si një arritje e madhe, pavarësisht rezultateve, për vetë popullin e kosovës.
Zgjedhjet lokale në Kosovë, të parat të organizuara nga autoritetet vendore pas shpalljes së pavarsisë, vlerësohet sepërgjithësisht u zhvilluan të qeta. KQZ-ja tha se ato përmbushën standardet ndërkombëtare.
Incidentet e vogla që kanë ndodhur, nga KQZ, nuk konsiderohen të një rëndësie të madhe për të cënuar kredibilitetin e procesit zgjedhor.
“Të gjitha përgatitjet u bënë që zgjedhjet të ishin të lira, demokratike dhe në harmoni me standardet e larta ndërkombëtare dhe ne shpresojmë se kjo është arritur,”- tha pas mbylljes së vendvotimeve Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së.
KQZ tha se 45 për qind e elektoratit doli në votime, që është më shumë se në zgjedhjet e klauara.

Reagimet në Beograd Ministri serb për Kosovën në Qeverinë në Beograd, Goran Bogdanoviq, duke i cilësuar zgjedhjet lokale në Kosovë, si jolegale, ka vlerësuar se në to ka dalë një numër i vogël serbësh dhe, sipas tij, pjesa dërmuese e tyre ka respektuar qëndrimin e Qeverisë së Serbisë se nuk ka kushte për pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje.
“Tani të gjithë e kanë të qartë se komuniteti serb nuk dëshiroi të pranojë rolin paraprakisht të përcaktuar që të jetë ai që t’u japë legjitimitet zgjedhjeve të jashtëligjshme”- thuhet në një komunikatë të ministrit serb Bogdanoviq.
Mirëpo, për dallim prej tij, media elektronike dhe ajo e shkruar në Beograd kanë raportuar për një pjesëmarrje të dukshme të serbëve në Graçanicë, Ranillug dhe Kllokot, ndërsa simbolike ka qenë jehona nëpër komunat në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Në të njëtjën kohë, Televizioni shtetëror i Serbisë njoftoi se të dielën në Graçanicë, për mungesë të kuorumit, ishte anuluar një mbledhje e Komisionit parlamentar të Kuvendit të Serbisë me qëllim të mbështetjes së serbëve të mos dalin në zgjedhje.
DICITURAT FOTO GALERI
1 – Voton Sejdiu 2 – Voton Thaçi 3 – Ne nje pike votimi 4 – Te rinj pas votimit 5 – Sheshi Nene Tereza ne Prishtine diten e votimeve
(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26982. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26982

Francë lejon edhe martesën më të vdekurit Magali Jaskiewicz (32-vjeçe) nga Franca është martuar me Jonathan George, një vjet pas vdekjes së tij. Ata është dashur të martoheshin në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo dy ditë para martesës, Jonathan kishte humbur jetën në një aksident me motor.
Këto ditë, Magali duke u thirrur në të drejtën e qytetarëve për martesë më të vdekurit ka dëshmuar së i plotëson të gjitha kushtet ligjore për martesë me të ndjerin duke bërë të ditur se me Jonathanin ka jetuar që nga vitit 2004, kanë pasur xhirollogari të përbashkët bankare, si dhe datën e caktuar të martesës.
Magali është martuar në Dommary-Baroncourt, ndërsa në dasmën e saj kanë marrë pjesë rreth 30 miq dhe familjarë të saj. Ajo kishte të veshur fustanin e nusërisë, të cilën e kishte blerë pak para vdekjes së Jonathanit, ndërsa pranë fotografisë së bashkëshortit të ndjerë, ajo ka vendosur edhe unazat e martesës.
Në Francë çdo vit ndodhin rreth 10 martesa të tilla.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1038. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1038

Pranverë gjatë nëntorit
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23948. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23948

Arinj polare elektronike ne vend te arinjve polare te vertete Arinj polare elektronike ne vend te arinjve polare te vertete. Zevendesimi i cuditshem ka ndodhur ne kopshtin zoologjik te St.
Louis te Missouri-t ne SHBA ku kafshet e rralla mungojne, por ato jane zevendesuar me binjaket e tyre elektronike per te mos lene kafazet bosh.
Ekzemplaret e kopshtit zoologjik kane ngordhur nje nga nje gjate viteve te fundit per shkaqe te ndryshme, cka ka bere qe drejtuesit e kopshtit te mendojne per nje zgjidhje me praktike.
Ne vitin 2005, ariu Churchill hengri nje cope plastike, ndersa 5 jave me pas infeksioni i mori jeten ariut Penny dhe dy kelysheve qe po rriteshin ne barkun e tij. Histori me tragjike per ariun Hope qe ngordhi pasi u prek nga kanceri.
Trogolo Co eshte kompania qe po furnizon me arinj kopshtin zoologjik. Gazeta Huffington Post shpjegon se drejtuesit e kopshtit nuk duan te zhgenjejne vizitoret e shumte, duke zgjedhur nje kafshe loder ne vend te kafazit bosh.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1035. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1035

Ndahen binjaket siameze Ne Australi jane ndare dy binjake siameze te bashkuara nga koka dhe qe ndanin se bashku pjese te trurit. Behet fjale per dy vajza dy vjecare nga Bangladeshi.
Operacioni zgjati 25 ore edhe u krye nga nje skuader prej 16 kirurgesh e infermieresh.
Dy vajzat jane ne gjendje te mire shendetesore, duke marre parasysh demet cerebrale.
Ekzistonte vetem nje mundesi ne 4 qe vogelushet te dilnin pa pasoja nga ky operacion.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1031. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1031

Tanzani: Hipopotamet masakrojne krokodilin Fund i hidhur per nje krokodil ne Serengeti National Park ne Tanzani, i cili eshte ngrene i gjalle nga nje tufe hipopotamesh te uritur dhe te nxehur.
Preja i ishte afruar se tepermi nje femre dhe te vegjelve te saj, ndersa familja po notonte e qete ne ujerat e River Mara.
Kjo pakujdesi i kushtoi shtrenjte krokodilit, pasi hipopotamet e kane rrethuar dhe te vendosur per te mbrojtur llojin e tyre e kane masakruar kafshen e gjore sa hap e mbyll syte.
Krokodili u perpoq qe t’i shpetonte sulmit duke kaluar mbi shpinat e hipopotameve, po nuk ia ka dale.
“Sulmet e ketij lloji jane shume te rralla. Reagimi vjen vetem nese hipopotamet mendojne se te vegjelit e tyre ndodhen ne rrezik”, thote fotografi qe kapi imazhet e jashtezakonshme.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1028. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1028

Darfo, fletë-arresti këshilltarit të Priftit e 3 të tjerëve ELBASAN – Ish-administratori i kompanisë së Ferrokromit ‘Darfo’, Eduard Belegu dhe aktualisht këshilltar i ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti akuzohet për korrupsion.
Policia ka prerë fletë-arrestin për të, dhe për tre persona të tjerë që kishin marrë me koncesion Uzinën në Elbasan, te gjithe te akuzuar per korrupsion. Pritet që policia të ekzekutojë në orët në vazhdim fletë-arrestet për të akuzuarit.
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se katër shtetasit: Eduard Belegu, Artur Belegu, Tonin Gjonaj, Fatos Pengu të gjithë punonjës të kompanisë Darfo i kanë shkaktuar shtetit një dëm prejt 6.5 milionë eurosh. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkaktuar një dëm shtetit në shumën prej 6 milion e gjysmë euro gjatë periudhës 2004-2007, kohë në të cilën kanë marrë me koncesion Uzinën e Ferrokromit në Metalurgjikun Elbasan”, tha prokuroria.
I akuzuari kryesor, Eduard Belegu, është biznesmen i njohur dhe një ndër emrat kryesorë në strukturën drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kandidat për deputet në zonën nr 86. Belegu është marrë nga ministri Prifti, si këshilltar i tij në dikasterin që drejton. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26976. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26976

Darfo, fletë-arresti këshilltarit të Priftit e 3 të tjerëve ELBASAN – Ish-administratori i kompanisë së Ferrokromit ‘Darfo’, Eduard Belegu dhe aktualisht këshilltar i ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti akuzohet për korrupsion.
Policia ka prerë fletë-arrestin për të, dhe për tre persona të tjerë që kishin marrë me koncesion Uzinën në Elbasan, te gjithe te akuzuar per korrupsion. Pritet që policia të ekzekutojë në orët në vazhdim fletë-arrestet për të akuzuarit.
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se katër shtetasit: Eduard Belegu, Artur Belegu, Tonin Gjonaj, Fatos Pengu të gjithë punonjës të kompanisë Darfo i kanë shkaktuar shtetit një dëm prejt 6.5 milionë eurosh. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkaktuar një dëm shtetit në shumën prej 6 milion e gjysmë euro gjatë periudhës 2004-2007, kohë në të cilën kanë marrë me koncesion Uzinën e Ferrokromit në Metalurgjikun Elbasan”, tha prokuroria.
I akuzuari kryesor, Eduard Belegu, është biznesmen i njohur dhe një ndër emrat kryesorë në strukturën drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kandidat për deputet në zonën nr 86. Belegu është marrë nga ministri Prifti, si këshilltar i tij në dikasterin që drejton. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26976. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26976

Dokumenti, si e mbronte diktatura kufirin që po tenton ti falë qeveria Greqisë Një dokument i 20 viteve më parë, tregon se Shqipëria kishte vendosur kufijtë e saj detarë në ujërat territoriale, duke i çuar ato edhe 15 milje detare. Dy dekada më parë, kur Shqipëria ishte pranë ndryshimeve të mëdha demokratike, dhe, SHBA me fuqitë e tjera perëndimore shikonin mundësinë e rilidhjes së marrëdhënieve me vendin e izoluar komunist, ambasada e SHBA-ve në Paris, me ndërmjetësinë e ambasadës Franceze, i çon një notë qeverisë shqiptare, kundër kufirit 15 milje detare të ujërave territoriale. Dokumenti diplomatik, që daton qershorin 1989, tregon se, Uashingtoni ishte i shqetësuar për kufirin e ujërave territoriale të Shqipërisë, të vënë në mënyrë të njëanshme nga qeveria komuniste që në vitet ‘70, duke kërkuar uljen e tyre në 12 milje detare, sa ç’e parashikonte Konventa e Detit e vitit 1982. Nota përmes ambasadës franceze iu dërgua Ministrisë së Jashtme Shqiptare. Ministri i jashtëm i asaj kohe, Reis Malile, informon qeverinë për notën e dorëzuar nga qeveria e SHBA-ve, duke zbardhur edhe tekstin e plotë të notës amerikane. Sipas Maliles, gjerësia prej 15 miljesh e ujërave territoriale shqiptare, pengonte kalimin paqësor të anijeve ushtarake në det, dhe se, Shqipëria duhet të respektonte të Konventën e Detit. Shqipëria e nënshkroi këtë konventë në vitin 2003, ndërsa SHBA nuk e ka ratifikuar ende, edhe sot pas dy dekadash. Pala shqiptare që negocioi marrëveshjen detare me Greqinë, ka këmbëngulur vazhdimisht se Shqipëria nuk ka pasur kufi detar me vendet fqinje, ndërsa oponentët e marrëveshjes, thonë se kufijtë e Shqipërisë dihen botërisht dhe njiheshin edhe nga fqinjët.
Informacion
Ambasada Franceze në Tiranë, dorëzoi në Ministri notën nr.299, datë 21.6.1989, që ambasada e SHBA në Paris i ka drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, me lutjen që përmbajtja e saj t’i transmetohet qeverisë shqiptare. Në notën amerikane shprehet qëndrimi i SHBA, për disa nga dispozitat e dekretit nr.4650 datë 9.3.1970, i ndryshuar me dekretin nr.5384 datë 23.2.1976, që bëjnë fjalë për kufirin detar të RPS të Shqipërisë. Nga përmbajtja e notës del se amerikanët kanë rezerva për këto probleme: a) gjerësinë 15 milje detare të ujërave tona territoriale. b) mënyrën e heqjes së vijave bazë në bregdetin tonë (vija ku fillojnë ujërat territoriale). c) Ndalimin nga ana jonë të kalimit paqësor të anijeve të huaja ushtarake në ujërat territoriale.

Nga një shikim paraprak i notës, duket se amerikanët duan ta shfrytëzojnë këtë rast për të krijuar një mundësi kontakti, si dhe për të lënë rrugën hapur që nën justifikimin e Konventës së Detit, të cilën ata vetë nuk e kanë nënshkruar, të hyjnë në ujërat tona territoriale. Notën amerikane do ta studiojmë me kujdes me Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me juristë kompetentë. Bashkëlidhur është teksti i notës. Reis Malile Tiranë, më 26 korrik 1989
Nr.299 “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet komplimentet e veta Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, dhe ka nderin t’i kërkojë ndihmë për transmetimin e informacionit që vijon qeverisë së shqipërisë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen dekretit shqiptar nr.5384 të 23 shkurtit 1976, që ndryshon dekretin nr.4650 të 9 marsit 1970, i cili kërkon të vendosë një det territorial prej 15 miljesh detare, që ndryshon sistemin e vijave bazë të drejta jashtë mase, dhe që ka për qëllim të porosisë se anijet e huaja të luftës mund të hyjnë ose kalojnë nëpër detin territorial vetëm me autorizim të veçantë. Deklarimi i detit territorial me 15 milje detare nuk mbështetet në parimet e vendosura të së drejtës ndërkombëtare dhe praktika e shteteve. Siç është e mirënjohur, e drejta ndërkombëtare zakonore, siç reflektohet nën Nenin 3 të Konventës së kombeve të Bashkuara të 1982 mbi të Drejtën e Detit, njeh një gjerësi të detit territorial, deri në një kufi, që nuk kapërcen 12 milje detare të matur nga vijat bazë të paracaktuara në përputhje me Konventën. Kjo praktikë është ndjekur nga shumica dërrmuese e shteteve bregdetare. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të theksojnë që, në pjesën më të madhe bregdeti shqiptar, duke mos qenë thellësisht i dhëmbëzuar dhe i prerë, as me grumbuj ishujsh në afërsinë e tij imediate, nuk përmbush kriterin gjeografik të kërkuar nga e drejta ndërkombëtare për vendosjen e vijave bazë të drejta. Për më tepër segmentet e vijave bazë nga Kepi i Rodonit (Muzhit) në grykëderdhjen e lumit Vjosa dhe nga Kepi i Gjuhës deri në Kepin e Sarandës, përfshijnë ujëra të cilat nuk janë as gjire juridike as ujëra historike. E drejta ligjore e njohur, e kalimit paqësor nëpër detin territorial, mund të ushtrohet nga të gjitha anijet, pavarësisht nga tipi apo ngarkesa dhe nuk mund t’i nënshtrohet asnjë kërkese për leje të mëparshme, ose njoftimi, për shtetin bregdetar, siç është vendosur në të drejtën zakonore, siç reflektohet në Konventën e të Drejtës së Detit të Kombeve të Bashkuara. Qeveria e Shteteve të Bashkuara, për këtë arsye vazhdon të kundërshtojë deklarimin e përshkruar më lart të bërë në Dekretin shqiptar nr.4650 të ndryshuar nga dekreti nr.5384, të cilët nuk janë të vlefshëm në të drejtën ndërkombëtare dhe rezervon të drejtën e saj dhe të shtetasve të vet në lidhje me këtë”. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfiton nga rasti, për t’i përsëritur Ministrisë së Punëve të jashtme të republikës Franceze, sigurimet e konsideratës së saj më të lartë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Paris, 21 qershor 1989
*********** 13 nentorPakti, kryenegociatori takim sekret me shqiptarët në SHBA
Ferit Hoxha do të japë leksion të mbyllur me diasporën për marrëveshjen me Greqinë
Ish-kryenegociatori i ekipit shqiptar në bisedimet për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ferit Hoxha, ka kërkuar një takim të mbyllur me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në SHBA. Kërkesa e Hoxhës, aktualisht përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në OKB, është bërë me anë të e-meil-it, duke trajtuar axhendën, temën e leksionit dhe qëndrimin që duhet të mbajnë dëgjuesit e pranishëm në takimin e mbyllur.
Ftesa e Ambasadorit Hoxha, me temë përcaktimin e kufirit detar shqiptaro-grek është bërë me anë të postës elektronike në 8 Nëntor, duke sqaruar edhe detajet e takimit të 14 Nëntorit në një sallë të Universitetit të Nju Jorkut. Leksioni i parashikuar për 2 orë, do të mbahet në rrethana të “blinduara” pasi sipas organizatorëve, në sallë do të pranohen vetëm ata që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Sipas organizatorëve të leksionit të Ambasadorit Hoxha asgjë nuk do të bëhet publike, sepse tekstualisht: “Ajo që thuhet në leksion e në pyetje-përgjigje, mbetet në sallë e nuk mund të citohet pa lejen e personit”. Sipas përmbjatjes së emeil-it, arsyeja e takimit janë paqartësitë dhe tensionet në shoqërinë shqiptare si dhe në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me marrëveshjen për ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Sipas tyre, shume nga ekspertët e njohur të komunitetit shqiptar janë shprehur publikisht për marrëveshjen, ndërsa shtypi i bashkësisë shqiptaro-amerikane e ka trajtuar këtë temë gjerësisht dhe interesi në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me këtë temë është tejet i ndjeshëm.
Reagimi
Pjesëtarë të komunitetit shqiptar të njoftuar për leksionin e ambasadorit që do të mbahet këtë të shtunë e kanë mirëpritur organizimin e takimeve të tilla dhe kanë falenderuar organizatorët. Por në reagimet që ata përcollën përmes gazetës “Shekulli” ata nuk ngurruan të vënë në dukje disa aspekte të çuditshme të takimit. Një prej të ftuarve që komunikoi direkt me gazetën u shpreh i çuditur pse ambasadori e ka quajtur “leksion” takimin dhe me çfarë qëllimi bëhet: “Kush priten të edukohen, jo-shqiptarët apo shqiptarët, apo mos pritet të edukohen ato shqiptarë që u rrekën për të darkuar e dalë në pamje me Kryeministrin shqiptar kur ishte në Amerikë kohët e fundit?”. Ata i shtrojnë disa pyetje paraprake ambasadorit Hoxha që kryesoi ekipin negociator shqiptar, si: “A mos nevojitet të “sqarohen” shqiptarët e Amerikës me qëllim që më pastaj të rreken duke festuar dhurimin e sipërfaqes shqiptare grekëve? Çfarë pritet të justifikojë “lektori”, vetveten në gatimin e çorbës apo dhurimin Greqisë? Pse kjo këmbëngulje e qeverisë shqiptare? A e dinte “lektori” që qeveria e Kuvendi shqiptar para një viti e gjysëm pati shfuqizuar ligjet për kufinjtë detarë shqiptarë 12 milje larg nga bregu, me qëllim që t’i hapte muaj më vonë rrugë dhurimit që po i bëhet grekëve? Si mund të marrë të drejtën kushdo qoftë t’i heqë copa Shqipërisë dhe t’ia dhurojë me tabaka grekëve? Si mund të përcaktohet kufiri detar duke qenë atje larg e lart në OKB e Nju Jorkut? Cilat dokumenta kanë qenë ato që e kanë magjepsuar “lektorin” për këtë dhurim?
Z. Hoxha ishte pak ditë më parë në Tiranë, në krah të kundër admiralit Kristaq Gërveni, në një debat me studentë në një universitet privat. Aty ai tha se: “Kërkesa e palës greke për t’u angazhuar në këtë ushtrim, erdhi pas publikimit në një të përditshmeje shqiptare të një harte që përcaktonte vendin se ku po kërkohej naftë në det, nga një kompani e huaj, e licencuar nga qeveria shqiptare, Medoil”. Sipas tij
procesi i bisedimit nuk ka qenë i lehtë, se janë organizuar me dhjetëra takime pune, ku ka pasur edhe momente të vështira.
Prej shumë muaj, nga Prilli 2009 kur marrëveshja u nënshkrua në Tiranë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, opinioni publik por edhe ekspertët kanë kërkuar konsulta të gjera, dhe mes specialistëve, në transparencë të plotë për të sqaruar shumë prej pikave të errëta të marrëveshjes, e cila sipas studimit të ekspertit të pavarur, prof. asoc. dr. Myslim Pasha i jep Greqisë mbi 354.4 km 2 det shqiptar.

Topi: Pakti Detar, nuk flas tani për dekretimin
Presidenti Topi, foli mbreme serish edhe mbi marrëveshjen e ujërave detarë me Greqinë, që është kthyer sërish për t’u shqyrtuar në Komisionin e Ligjeve. Sipas tij, kjo marrëveshje ka nevojë për një transparencë. Topi shtoi se kjo është çështje e aktorëve institucionalë dhe se ndërmarrja e kësaj iniciative është institucionale dhe jo e një aktori të vetëm. “Ka qenë nevoja për një proces transparent. Kjo është një çështje e seriozitetit të aktorëve institucionalë. Janë të respektuar të gjithë të japin ekspertizën e tyre në institucione. Njerëzit, që janë në institucione, duhet të jenë të përgjegjshëm për momente të tilla. Çështja nuk është se vjen si vendimmarrje e një aktori”- u shpreh Topi. Sipas kreut të shtetit, kjo vendimmarrje kërkon një diskutim të gjerë, të të gjitha strukturave të shtetit, dhe se duhet të jetë pjesë e debatit e të gjithë spektrit politik. I pyetur nëse do ta dekretonte ligjin për marrëveshjen me Greqinë, Topi tha se të flasësh në këto momente për dekretim është paragjykim.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26973. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26973

Sinagoga, konflikt në qendër të Sarandës mes arkeologëve e bashkisë SARANDË- Arkeologë vendas, izraelitë e francezë që punojnë për zbulimin e tërësisë së një prej sinagogave më të rralla në Ballkan e Mesdhe, Onhezmit të lashtë janë përplasur sot me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Sarandë.
Të cilët, si shprehen vetë studiuesit ndalohen të vijojnë punimet në këtë monument me pretendimin se toka eshte “prone private e hipotekuar nga disa qytetare”. Studiuesit shprehen të shqetësuar, pasi bashkia ka nisur një shkresë në Ministrinë e Kulturës, me të cilën ndalohen vijimi i punës, pasi prona është private dhe e hipotekuar.
“A mund të hipotekohet muri rrethues i shekullit të V-te pas Krishtit nga banore moderne te kujtdo qyteti qofte ai, kur monumentet dhe territori rreth tyre eshte prone e trashegimise kombetare?”- thonë studiuesit që punojnë në këtë monument.
Projekti shqiptaro-izraelit, i drejtuar nga dy profesoret e njohur Gideon Foerster dhe Ehud Netzer me Etleva Nallbanin dhe Kosta Lakon, synon zbulimin e ketij monumenti te shquar te historise se hershme te hebrejve te diaspores, gjate shekujve te V-VI te pas Krishtit. Vendosja e ketij monumenti ne qender te qytetit te lashte (dhe atij modern), prane portes lindore te keshtjelles, permasat e tij dhe dyshemete me mozaik, deshmojne rolin e rendesishem te luajtur nga ky komunitet ne jeten e portit te Sarandes dhe ne maredheniet midis qendrave porte te Mesdheut antik.
Deshmite tekstuale te 521 pas Krishtit, te zbuluara ne varrezen e Venoses ne Itali, shtojne te dhenat mbi jeten aktive midis komunitetit te Sarandes dhe atyre te Italise, duke hedhur drite mbi hebrenjte e Sarandes te kryesuar nga Jishai.
Ekipi i perbere nga arkeologe e studius, shqiptare, izraelit e franceze synojne gjate ketij misioni te trete punimesh (1-21 nentor 2009), me vendim te KKA te dates 4 maj 2009 (keshillit kombetar te arkeologjise te kryesuar ng Ministri i Kultures) te zbulojne teresine e monumentit, funksionin e tij, periudhen e instalimit te komunitetit hebraik dhe kohen e braktisjes dhe te transformimit te tij ne kishe kristiane.
Nxjerrja ne drite e ketij monumeti kaq te rendesishem ne historine e Antikitetit dhe kthimi i tij ne nje prej monumenteve me te vizitueshem te Shqiperise, eshte i rendesise se vecante.
Ne nje qytet turistik si Saranda ku ka mbytur betoni e ndertimet, ku semaforet e vizat e bardha nuk njihen nga banoret e turistet vleresimi i trashegimive te tilla te rralla, perbejne te vetmen frymemarrje per turizmin kulturor.
Shkresa e bashkisë Sarandë:
Bashkia përmes një shkrese ka sqaruar se “nga monitorimi që i bëmë territorit administrativ të bashkisë evidentuam se nga struktura të institucionit tuaj kanë filluar punimet në zonën arkeologjike të Sinagogës, pa marrë leje ndërtimi nga KRRT-ja e këtij institucioni.
Në lidhje me punimet që kërkoni të kryeni ju sqarojmë se:
Në zbatim të ligjit “Për Urbanistikën”, për lejimin e punimeve duhet të paraqitni pranë Drejtorisë së Urbanistikës Sarandë dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor për lejimin e këtyre punimeve”. Ju bëjmë me dije se këto punime zbatohen mbi pronë private të hipotekuar të disa qytetarëve, të cilët kanë paraqitur ankesa e leje ndërtimi pranë institucionit të bashkisë. Deri në sqarimin e çështjes punimet janë pezulluar. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26970. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26970
Top