Historia e 64 qyteteve të Shqipërisë

Në vitin 1990 popullsia e Shqipërisë zinte 70 për qind në fshat dhe 30 për qind në qytet dhe vendi ynë ishte gati një fshat i madh. Megjithatë edhe pse shifrat ishin kokëforte, Shqipëria numëronte 64 qytete. Një paradoks, në një Shqipëri me 3 milionë banorë dhe me raport skandaloz mes qytetit dhe fshatit. Në fakt qytetet që ishin zyrtarë të tillë linin shumë për të dëshiruar. Ata kishin vetëm emrin qytet, ishin shumë të vegjël, në shumë raste më shumë se artificialë dhe nuk kishin asnjë lidhje, fjala vjen, më qytetet që dikur gëzonin një traditë me të vërtetë qytetare si Shkodra, Durrësi, Vlora e të tjerë.

Megjithatë, pas vitit 1990 asnjë qytet nuk e humbi statusin, por ama sot ne kemi një panoramë shumë më të qartë dhe shumë më reale. Është e vërtetë që sot në vendin tonë janë po aq qytete sa në vitin 1990, por vetëm një pjesë e tyre janë realisht të tillë. Më saktë akoma, qytete të mirëfilltë janë qendrat e qarqeve dhe disa qytete të tjerë që të paktën kanë një histori. Gjithsesi, pa e paragjykuar këtë zhvillim apo mos zhvillim, në suplementin e sotëm, gazeta Tirana Observer boton historitë dhe fotot e 64 qyteteve të vendit tonë. Kur janë themeluar, cilat janë gjurmët më të vjetra, kur dhe nga kush janë pushtuar, cila është origjina e emrit. Duke bërë këtë dhe ne në të vërtetë përcjellim jo thjesht historikun e qyteteve të vendit tonë, por bëjmë dhe një lloj ndarje se kush është me të vërtetë i tillë dhe kush jo. Në vend të parë natyrisht janë disa qytete që nisin me Beratin 2400- vjeçar, por edhe me Durrësin dhe Shkodrën, Vlorën dhe Gjirokastrën e UNESCO-s. Duke u pasuar nga Tiranën, të cilën të huajt vazhdojnë ta cilësojnë si një nga kryeqytetet më të rinj në botë edhe pse i tillë është shpallur më 20 shkurt të vitit 1920, atë ditë kur sipas statistikave të kohës numëronte vetëm 10 mijë banorë, ndërsa sot ky numër është 1 milionë banorë. Një kryeqytet që u themelua si qytet më 1614, u ideua si kryeqytet më 1878 nga Sami Frashëri dhe u emërtua si i tillë më 20 shkurt 1920. Një qytet që nisi të rritej me ndërtimin e shumë godinave dhe rrugëve, ku vlen të përmendet ndërtimi i bulevardit kryesor, që sot ka emrin Dëshmorët e Kombit. Një bulevard që kur ishte në ndërtim e sipër një anglez që e pa tha: Unë kisha parë qytete pa bulevard, por bulevard pa qytete nuk kisha parë. Ndoshta kjo thënie është simbolika më e mirë se çjanë, çishin qytetet e Shqipërisë.

TIRANE
Origjina e emrit: (Katër variantet) Nga Tehran Iran, kalaja e Tirkanit, Theranda (rrëzimin e masiveve nga Dajti), Tirr ranë (sit ranë në lumin Lanë
Themeluar: 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini
Shpallet kryeqytet: 20 shkurt 1920
Objektet kryesore: Të gjitha institucionet shtetërore më të rëndësishme të shtetit, kështjella e Petrelës, Kalaja e Pezës, Xhamia e Ethem Beut në qendër të Tiranës, Muzeu Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Galeria e Arteve.
Aktualisht ka: rreth 1 milionë banorë

DURRES
Origjina e emrit: Durrahium
Emra të mëparshëm: Epidamus
Themeluar: Në vitin 627 para Lindjes së Krishtit
Pushtuar: në 314 B.C. nga Aleksandri i Maqedonisë dhe në vitin 229 B.C. ai u pushtua nga romakët, më pas nga otomanët, serbët dhe italianët.
Objekte kryesore: Amfiteatri, Forumi bizantin, Muzeu Arkeologjik ku janë të paraqitura periudhat greke dhe romake, Torra Veneciane, Xhamia e Fatihut, Monumenti i Rezistencës, Muzeu Etnografik etj.
Karakteristika:
1. Në afërsi të Shkëmbit të Kavajës është zhvilluar beteja e famshme mes Çezarit dhe Pompeut
2. Në vitin 1200, pas një cunami, qyteti nuk është banuar për 6 vjet

Ka qenë kryeqytet:
Ka portin më të madh në Shqipëri
Aktualisht ka: 300 mijë banorë

LEZHE
Origjina e emrit: Lisus
Themeluar: 669 para Lindjes së Krishtit
1300: Ndërtohet kalaja e qytetit
Deri në vitin 1398 qyteti ishte në dorë të familjes feudale të Dukagjinasve, të cilët më pas ia lëshuan Venedikut
Ngjarje kombëtare: 2 Mars 1444, u mblodh Kuvendi i Lezhës nën drejtimin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kuvendi formoi një lidhje politike-ushtarake të princërve shqiptar duke formuar një ushtri shqiptare prej 10 mijë trupash kundër rrezikut osman.
Aktualisht ka: Banorë

KORÇE
Origjina e emrit:
Gjurmët e vjetra:
Themelimi:
Data me rëndësi kombëtare: Është hapur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917
Pushtuar:
Objektet kryesore:
Aktualisht ka: 90 mijë banorë të regjistruar

VLORE
Origjina e emrit: Aulona
Gjurmët më të hershme: Shekulli i 6-të para lindjes së Krishtit
Themelimi:
Data me rëndësi kombëtare: Më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, Lufta e Vlorës, 1920.
Pushtuar: Nga normanët më 1081, 1205 nga Venediku, më pas nën sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 në mbretërinë e Arbërisë. U pushtua nga osmanët më 1417, italianët, gjermanët.
Objektet kryesore: Kalaja, porti, etj.
Aktualisht ka: 124 mijë banorë

ELBASAN
Origjina e emrit: Në shekullin e 2-të para Krishtit njihej me emrin Skampa dhe më vonë Skampini. Më vonë Elbasan nga Eli-basan që do të thotë në turqisht vura dorë.
Themelimi: Nga osmanët në shekullin e 15-të
Ndërtimi i kalasë së qytetit: më 1466 për 25 ditë dhe për të punuan 150 mijë njerëz.
Data me rëndësi kombëtare: Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e Shkollës Normale
Pushtuar: Romakët, turqit, italianët e gjermanët.
Objektet kryesore: Kalaja, banjat turke
Aktualisht ka: banorë

GJIROKASTER
Origjina e emrit:
Themelimi: Për herë të parë përmendet në shekullin e 13-të
Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jetë filluar nga prijësi shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e kështjellës janë bërë nga Ali Pashë Tepelena, dhe nga qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesën veriore të kalasë në burg.
Objektet kryesore:
1963: Shpallet Qytet-Muze
2005: Shpallet Pasuri Botërore nga UNESCO
Aktualisht ka: banorë

BERAT
Origjina e emrit:
Themelimi: 313-310 Para Krishtit si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea
Emrat që ka përdorur: Antipatrea, Albanorum Oppidum, Pulheriopolis, Belgrad,
Gjurmët e para: 2600 para Krishtit
Data me rëndësi kombëtare:
Pushtuar: grekët, maqedonasit, bullgarët, osmanët,
1961: Shpallet Qytet Muze
2008: Shpallet Pasuri Botërore nga UNESCO
Objektet kryesore:
Aktualisht ka: banorë

SHKODER
Orgjinë e emrit: Skodrin, ose vendi ku shkon Drini, Skutari
Themelimi: Mes shekullit të 5-të dhe 6-të para Krishtit
Data me rëndësi kombëtare:
Gjurmët e vjetra: Paleoliti (guri i vjetër), Neoliti,
Ka qenë kryeqytet: i mbretërisë ilire në 181 Para Krishtit,
Pushtuar: Në vitin 168 nga Roma, sllavët, bullgarët, Venetiku, turqit, serbët, malazezët, italianët, gjermanët.
Objektet kryesore:
Aktualisht ka: banorë

KAMZA
Deri në vitin 1990: Një qendër e banuar e Ndërmarrjes Bujqësore të Tiranës
Pas vitit 1990: Popullohet me të ardhur kryesisht nga Veriu.
Sot: Një nga bashkitë dhe qytetet me dendësinë më të madhe në vend.
Karakteristikë: Një zonë periferike e Tiranës që pret të sistemohet falë një plani urbanistik
Aktualisht: Ka 60 mijë banorë.
KONISPOL
Qytet i ndërtuar si fillim për të rinjtë aksionistë që hapën tarraca për agrume
Fillimet: Në vitet 70
Karakteristikë: Kultivimi i agrumeve dhe zonë plazhi
Aktuali
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23964. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23964