Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Fundi i Rrugës 66 Që nga krijimi i saj në vitin 1926, të shumtë kanë qenë ata që kanë ngritur pyetjen mbi fundin e rrugës më të famshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. </p> Ajo nis nga brigjet e akullta të liqenit Miçigan dhe merr për nga jugperëndimi, duke kaluar nëpër 8 shtete, tri zona kohe dhe 2500 milje nëpër Amerikën Qendrore, për të përfunduar në palmat e bregut plot diell të Kalifornisë. Që prej 83 vjetësh, “Route 66″ është tashmë pjesë e psikikës kombëtare dhe e kulturës së saj me himne të thurura nga poetët, por edhe nga këngëtarët. Nga i famshmi Steinbeck, ajo është quajtur “Udha mëmë”, dhe për dhjetëvjeçarë të tërë është memorizuar në filmat e Hollivudit, shfaqjet e ndryshme dhe dokumentarët. E njohur ndryshe si “Autostrada më e madhe e Shteteve të Bashkuara”, imazhi i saj pasqyrohet edhe në veprat e artit, në veshjet dhe bluzat ku qëndron stampuar në dyqanet e suvenireve të të gjitha shteteve. Pa dyshim që është një ndër udhët më të famshme dhe më të përmendura të shekullit të kaluar dhe jo vetëm në Amerikë. E megjithatë, kjo rrugë e famshme që kalon nëpër dhjetëra komunitete të ndryshme, ka të mangët një tipar shumë të rëndësishëm, madje thelbësor: pikën e finishit. Për miliona njerëz që e kanë përshkruar nga fillimi deri në fund, ka ekzistuar gjithmonë problemi i fundit të kësaj rruge, që praktikisht nuk ekziston. Disa thonë se vija e finishit është në Rrugën 7 në qendër të Los Anxhelosit, aty ku janë grumbulluar qiellgërvishtësit më të lartë të qytetit. Të paktën këtu ndalej rrugëtimi i 66-ës, sipas ligjit të miratuar nga Kongresi në 11 nëntor të vitit 1926. Të tjerë pretendojnë se fundi mund të jetë zgjatimi që iu bë rrugës në vitin 1930 e që shkon deri në bulevardin “Linkoln” në Santa Monikas. Por sot, ky vend është një zonë jashtëzakonisht e mbushur me ndërtime, sa parkimi është krejtësisht i pamundur. Ndërsa një pjesë e madhe e njerëzve kanë vendosur me një marrëveshje “të heshtur” që fundi i rrugës duhet të jetë diku nga moli 100-vjeçar i Santa Monikës, që duket se ofron edhe pamjen më të bukur për fundin e rrugës më të famshme në Shtetet e Bashkuara. Duket se të një mendjeje me shumicën e udhëtarëve janë edhe vetë autoritetet, pasi një javë më parë pikërisht ky vend është njohur si vija e finishit e udhës. Kështu, zyrtarisht është vendosur në këtë vend edhe tabela që shënon fundin. Kjo shenjë simbolike e fundit të udhëtimit 66-të pritet që të shndërrohet menjëherë në një pikë turistike që do ti sjellë përfitim të madh gjithë zonës përreth dhe më në fund do të shënohet edhe në hartë. Ky vendim zyrtar nuk kaloi pa kundërshtime, sepse në njëfarë mënyre është një “rishkrim” i historisë. Por mbrojtësit e kësaj vije finishi thonë se qëllimi më në fund i zyrtarizimit të saj nuk është ndryshimi i së shkuarës, por vështrimi drejt së ardhmes dhe synimi për tu dhënë njerëzve një pikë turistike më shumë. “Rruga 66″ është shndërruar në një mit. Përgjatë viteve ka qarkulluar ideja se në fakt ekzistojnë dy versione të “Route 66″. Versioni i parë është vetë rruga, zgjatimi i saj i pafund që kalon përmes një peizazhi të jashtëzakonshëm e një relievi të shumëllojshëm. Versioni i dytë është rruga që qëndron brenda imagjinatës popullore: një simbol nostalgjik i shpresës dhe lirisë, i ngulur thellë në mendjen e vendasve, por edhe të brezave të emigrantëve të shekullit të kaluar, që zgjodhën Kaliforninë si “shtëpinë” e tyre të re, të Tokës së Premtuar. Rruga u krijua në vitin 1926, si një nga të parat që do të ndihmonte qytete të ndryshme të vendit të lidheshin njëri me tjetrin. Deri në atë kohë, pjesa më e madhe e rrugëve të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhnin Veriun me Jugun, apo Lindjen me Perëndimin, ndërsa “Route 66″ kalonte diagonalisht nga Çikago drejt Los Anxhelosit, dhe prekte qindra qytete dhe fshatra, të cilat buzë saj nisën që të ngrinin hotele, motele dhe restorante të pafund. Gjatë viteve 20 dhe 30, “Route 66″ u shndërrua në rrugën e migrimit të banorëve të varfër të Oklahomës dhe Arkansasit drejt perëndimit, për ti ikur varfërisë të shkaktuar nga Depresioni i Madh. Një pjesë e madhe e të zhvendosurve përfunduan në fermat e luginës kaliforniane të San Joaquin. Në vitin 1938 ajo u shndërrua në rrugën e parë të shtruar me bitum në Shtetet e Bashkuara dhe në rrugën e vetme të madhe që mund ti çonte amerikanët nga veriperëndimi në perëndim gjatë stinës së ftohtë të dimrit, kur rrugët e tjera zakonisht ziheshin nga dëbora. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, përmes “Route 66″ transportoheshin mallrat dhe armatimet për në Paqësor dhe në shkretëtirën Mojave, ku gjenerali Patton trajnonte ushtrinë e tij. Fundi i viteve 40 dhe 50, ndërkohë e shndërroi në rrugëkalimin e qindra mijëra emigrantëve të tjerë që synonin diellin dhe mundësitë e pafund të Kalifornisë. Në vitet 60 ajo mori edhe vlerën e një rruge turistike nëpër të cilën rrugëtonin familjet që donin të vizitonin Kanionin e Madh dhe të sapoçelurin “Disneyland”. Përgjatë dhjetëvjeçarëve në vijim, “Route 66″ u shndërrua në një institucion kulturor, jo vetëm përmes romanit të famshëm “Vilet e zemërimit”, që më pas u bë edhe film, por edhe falë dokumentarëve të pafund dhe librave, si dhe një seriali televiziv komik, “Route 66″, që në vitin 1950 u shfaq me 150 seri. Ishte një rrugë që frymëzoi shumë këngë dhe shfaqje. Edhe pse popullariteti i rrugës te motoristët ra ndjeshëm në vitet 80 me ndërtimin e rrugëve të tjera, një pjesë e segmenteve të saj ende shfrytëzohet për gara. Ajo është një rrugë e vjetër, në kurrizin e së cilës ka kaluar historia; një rrugë që pavarësisht dhjetëvjeçarëve të gjatë, refuzon “të vdesë”. Më në fund, pas shumë e shumë vitesh, është bërë edhe me linjën përmbyllëse. Ajo është një vend me një tabelë përbri së cilës mund të bësh foto dhe të kesh kujtime. Dhe kur bëhet fjalë për kujtime, zor se mund të gjesh rrugë tjetër në Shtetet e Bashkuara veç “Route 66″. </p> “Route 66″ në muzikë dhe letërsi</p> “Vilet e zemërimit” është kryevepra e mjeshtrit të letërsisë amerikane, John Steinbeck. Në të, familja Joad ikën nga qyteti i pluhurt dhe i varfër i Oklahomës, për të ndërtuar një jetë të re në Kaliforninë e dielltë dhe këtë ndryshim e bën përmes udhëtimit në “Route 66″. Në libër, ky rrugëtim merr një dimension simbolik, duke u shfaqur si rruga e çlirimit dhe e shpengimit. Në këtë libër, Steinbeck shkruan: “Route 66 është rruga e njerëzve në fluturim; refugjatëve që i ikin pluhurit dhe tokës së rrëshqitshme, nga thundrat e traktorëve; atyre që i ikin shkretëtirës⦠66 është rruga mëmë, rruga e fluturimit”. Sigurisht që asnjë vepër tjetër veç asaj të Steinbeck-ut nuk arrin që ta japë më të plotë funksionin dhe simbolizmin e kësaj rruge të famshme, por Boby Troup në këngën e tij të famshme, “Route 66″, ka bërë diçka të ngjashme, vetëm se këtë herë i përket muzikës. Kënga e tij shumë e famshme në Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë fillon me fjalët: “Nëse ndonjëherë ndani mendjen që të udhëtoni në Perëndim, bjerini nga rruga më e mirë, niseni rrugëtimin me Route 66″. Më pas edhe të famshmit “Rolling Stones” shkruan një këngë të ngjashme. Rruga ndodhet në imagjinatën amerikane, e skalitur aty prej dhjetëvjeçarësh dhe është shndërruar në një simbol të vendit dhe jashtë tij. Këtë imazh e forcoi edhe shfaqja e dokumentarëve televizivë, të cilët kanë shfaqur anën e panjohur të rrugës përmes udhëtimit të një regjisori dhe gazetari në të gjithë segmentet e saj. Me kalimin e viteve, këto 50 vitet e fundit kjo rrugë ka ndryshuar imazhin nga ai i shpresës dhe lirisë, në imazhin e nostalgjisë dhe humbjes. Karizma e kësaj arterieje të rëndësishme të Amerikës duket edhe në deklaratën që i famshmi Tom Waits evokoi në një intervistë të fundit: “Route 66 është një poçe me kafe, një kitarë druri e lirë, një motel buzë autostradës, një makinë e parkuar në një restorant…” Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/fundi-i-rruges-66.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/fundi-i-rruges-66.html
 
Mosha kur duhet të fillojnë të lexojnë fëmijët? Gjashtë muajsh Që në muajin e gjashtë të lindjes, një fëmijë fillon të ketë interes për librat, mjafton të jenë të mbushur me figura. Në moshën 1-vjeçare këshillohen përrallat e ilustruara me figura. Të dashur prindër, librat duhen lexuar së bashku me fëmijët!</p> Pediatrit japin disa këshilla praktike për ti afruar fëmijët me librat</p> Sipas një studimi është vërtetuar se “fëmijët kanë lindur për të lexuar”. Në fakt, dhjetë vite më parë me këtë temë është pagëzuar edhe një projekt, që me bashkëpunimin e pediatërve dhe punonjësve të bibliotekave u promovuan librat për fëmijë. “Leximi të ndihmon të rritesh dhe kurrë nuk është herët për ti dashur librat. Që në muajin e gjashtë të lindjes, një fëmijë fillon të ketë interes për librat, mjafton të jenë të mbushur me figura. Në moshën 1-vjeçare këshillohen përrallat e ilustruara me figura. Të dashur prindër, librat duhen lexuar së bashku me fëmijët! Nuk duhet ti lini të vegjlit para televizorit duke parë filma vizatimorë. Ato që e shtyjnë fëmijën ti dojë figurat, rimën, librin, janë prindërit. Kjo është edhe një mundësi që prindërit tu qëndrojnë pranë fëmijëve, të kujdesen për ta. Në këtë mënyrë, fëmijët do të mësojnë ti duan librat, sepse duan shumë prindërit e tyre”, shpjegon një pediatër. Përrallat Kur duhet që një fëmijë të fillojë ti lexojë librat me përralla? Rreth moshës 5-vjeçare. Përrallat duhet të jenë në formë më të thjeshtuar. Ja përse shumë pediatër këshillojnë një katalog me 30 tituj, ku sugjerohen librat më të mirë për të gjitha moshat. Kush duhet ti lexojë përrallat, nëna apo babai? Do të ishte mirë që ti lexonin bashkë, sepse në këtë mënyrë krijohet një moment magjik, i cili më pas shndërrohet në një ritual dhe nuk ka rëndësi nëse zgjat vetëm një minutë. “Të thuash që të lexuarit ndihmon zhvillimin intelektual, është një banalitet”, thotë një docente psikologjie në Universitetin e Parmës. “Studimet e viteve 60 kanë treguar se lexuesit e hershëm zhvillojnë një leksik më të mirë dhe kanë një progres njohës më të shpejtë. Gjithashtu, një rol domethënës kanë edhe librat prenatalë”. A vlen një libër? “Gjithçka mund të shërbejë për tu afruar me librin. Nuk është e rëndësishme vetëm zgjedhja e librit, por e gjithë përmbajtja e tij, brenda të cilit mund të planifikosh edhe një rrugëtim. Të gjithë ne përpiqemi të bëjmë diçka pasi na ka pëlqyer ajo çfarë kemi lexuar. Kështu, nëse na ka lënë mbresa një libër me aventura, do të lexojmë një të dytë dhe të tretë; nga ana tjetër dashuria kundrejt diçkaje i nxit të bëjnë një aktivitet eksplorues dhe ka gjasa që pas leximit të librave me aventura, fëmijët të tërhiqen prej tyre dhe kështu është më e thjeshtë të mbushet bagazhi i tyre kulturor”, thotë psikiatri. A ka libra që nuk këshillohen sepse prindërit nuk i kanë lexuar? “Mundësitë për tu edukuar janë të shumta në jetë, por kjo nuk duhet të krijojë një alibi për prindërit dembelë: ka rregulla që duhen respektuar. Sigurisht që mund të rikuperohen me kalimin e kohës, por nuk është e lehtë”. Fëmijët nga 0 deri në 3 vjeç kanë nevojë për libra argëtues. Librat e “muajve të parë” janë ata ku shfaqen personazhet e gjithë botës, që fëmija përpiqet ti zbulojë vetë: babai dhe nëna, kafshët e shtëpisë, fëmijët e tjerë që qeshin, qajnë dhe luajnë me njëri-tjetrin. Librat e parë që fëmija sheh (sigurisht të komentuar nga nëna dhe babai) nuk janë gjë tjetër veçse një pasqyrë e realitetit ku ai jeton. Shpesh herë personazhet e librave bëhen për fëmijën një model, që e udhëheqin dhe i japin siguri në zbulimet e para. Zakonisht këta libra janë prej kartoni, me figura shumë të mëdha, ose në reliev. Gjithashtu fëmijët pëlqejnë vjershat e shkruara për ta, sepse e kanë më të lehtë të fiksojnë fjalët. Gjatë leximit të librave të parë, një rol të rëndësishëm luajnë prindërit. Ata duhet të ndalen në veçanti te figurat dhe përshkrimi i personazheve, por në të njëjtën kohë duke e lënë të lirë fantazinë e fëmijës. Pasi tregimi ka përfunduar, prindi duhet ti kërkojë përshtypjet për atë që lexoi. Janë prindërit ata që me durim dhe vendosmëri e nxisin fëmijën ta dojë librin. Nëse prindërit arrijnë ta bindin fëmijën ta dojë librin, atëherë ka gjasa që kur të rritet ky i fundit të bëhet një lexues i rregullt. Zgjedhja e librit është mirë që ti lihet në dorë fëmijës, pasi e tërheq më shumë. Më shumë se të rriturit, fëmijët udhëhiqen nga instinkti dhe zakonisht kjo gjë nuk i gënjen. Librat që u shërbejnë fëmijëve janë edhe ata të krijuar nga “Blue Ribbon Press”, një shtëpi botuese që i ka publikuar rreth viteve 30. Kohët e fundit ky libër për fëmijë ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Fillimisht është shpërndarë në Angli, pastaj në disa shtete të tjera europiane. Këto lloj librash kanë përmasa më të mëdha se librat e zakonshëm, ndërsa faqja është në reliev. Në këtë mënyrë fëmija mund të luajë, sikur të ishte në një teatër me shumë personazhe për ti zbuluar. Për fëmijët që nuk kanë mësuar ende të lexojnë, këshillohen librat me përralla për tu ngjyrosur. Këto lloj librash janë të dobishëm për të nxitur shkathtësinë te fëmijët dhe që ata të njohin botën e përrallave. Shumë botime shoqërohen me lapsa dhe me ngjyra për të vizatuar dhe ngjyrosur personazhet e ilustruar, duke i kopjuar. Librat që duhet të lexojnë fëmijët Një sondazh i fundit i bërë në Britaninë e Madhe tregon se vetëm 20 për qind e fëmijëve nga 5 deri në 16 vjeç lexon një libër çdo ditë; ndërsa 53 për qind lexon një herë në javë. Shifrat tregojnë një tendencë të ngjashme në pjesën më të madhe të vendeve europiane dhe në Amerikë. Kohët e fundit, faqet e internetit, të cilat sugjerojnë si të nxisësh te të vegjlit dashurinë për librin, po mbijnë si kërpudhat pas shiut, por paradoksi është se pikërisht interneti, bashkë me televizorin dhe videolojërat, konkurron librin dhe gjithnjë e më shpesh është web-i ai që e fiton sfidën. Por çfarë duhet të lexojnë fëmijët, që tek ata të rritet dashuria për librin? Për ti ndihmuar mësuesit dhe prindërit të zgjedhin, gazeta britanike “Telegraph” ofron listën e saj. Ja cilët janë njëqind librat e mrekullueshëm që këshillohen për fëmijët nën moshën 15-vjeçare. Disa nga librat që duhet të lexojnë fëmijët: “Historia e lepurit Piter”, “Uini Puh”, “Tregimet e vëllezërve Grim”, “Piter Pan”, “Pipi çorapegjata”. Librat për adoleshentë: “Thirrja e pyllit”, “Ishulli i thesarit”, “Liza në botën e çudirave”, “Aventurat e Tom Sojerit”, “Oliver Tuist”, “Kim”, “Gratë e vogla”, “Ditari i Ana Frankut”, “Princi i vogël”, “Tre musketjerët”, “Lordi Xhim”, “Robinson Cruzo” dhe për ta mbyllur, “Djemtë e rrugës Pal”. Problemi është se si ti inkurajojmë fëmijët dhe adoleshentët ti lexojnë këta libra dhe a është e vërtetë se kjo listë mund të nxisë dashurinë për librat. Të lexuarit me pasion që në moshë të vogël, ndihmon të bëjmë të njëjtën gjë edhe kur të rritemi, por nuk përjashtohet mundësia që të fillojë leximi në moshë të madhe, kur tashmë jemi pjekur. Gjithsesi nuk është e thënë që dashuria për librat duhet të lindë në bankat e shkollës.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27025. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27025
 
Rizgjimi i ashpër i vendeve ish-komuniste Demokracitë e reja, që përqafuan tregun e lirë, po përballen me krizën e parë të thellë financiare, pas viteve të një stabiliteti të admirueshëm dhe rritjeje të shpejtë ekonomike </p> Një javë më parë u festua dhe u përkujtua nga shumë vende të Europës Lindore dhe Qendrore 9 nëntori, dita kur 20 vjet më parë ra Muri i Berlinit. Ajo ditë pati një efekt domino lirie të të gjitha vendeve që dikur ishin pjesë e perandorisë sovjetike, por ka shumë analistë ekonomikë që sot shohin një tjetër realitet, pikërisht në vendet që këto vite janë shquar për tregues të lartë të rritjes ekonomike. Bankat perëndimore dhe bizneset kanë përfituar shuma të mëdha në këtë rajon prej shumë vitesh, por që prej disa kohësh situata nuk është më aq rozë. Nëse qoftë edhe njëri prej këtyre vendeve do të kishte probleme ekonomike apo bankare, atëherë efekti domino do të ishte i pashmangshëm në të gjithë rajonin. Hungarezët mund të konsiderohen si Kasandra e Europës Qendrore. Kriza ekonomike u ndje shumë në këtë vend që përjetoi 2 vitet e fundit situatat më të rënda financiare në këto 20 vjet. Në fakt, viti 2009 ka qenë një vit rizgjimi i dhimbshëm për të gjitha demokracitë e reja të Europës Lindore, që u përballën me shokun më të madh që pas shpërbërjes së perandorisë sovjetike. Për shumë analistë nuk ka pikë dyshimi që i gjithë rajoni po përjeton një krizë të thellë. Sigurisht që kriza është gatuar në kuzhinën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës Perëndimore, por goditja e saj është ndjerë po aq e ashpër edhe në Lindje. Pas vitesh rritjeje ekonomike dhe shifrash shumë pozitive, qeveritë e Hungarisë, Letonisë e Rumanisë janë dorëzuar, treguesit ekonomikë janë ulur ndjeshëm dhe liderët e këtyre vendeve u kanë shtrirë dorën për ndihmë institucioneve financiare ndërkombëtare si Fondit Monetar Ndërkombëtar. Fondet prej miliarda dollarësh që ofrohen nga ky institucion kushtëzohen nga reduktimet e ndjeshme në buxhet. Këtë vit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa u përballën me rikthimin e shtetit, me shtetëzimin e bankave dhe kompanive të prodhimit të makinave, përdorimin e parave të taksapaguesve për të financuar rimëkëmbjen e institucioneve të falimentuara financiare, “asetet e helmëta” e të tjera fenomene si këto. Për ndërsa Perëndimi ka një ekonomi të konsoliduar, ekonomitë e vendeve të Europës Lindore janë ende shumë të brishta dhe bankat janë në pronësi të perëndimorëve, e si pasojë burimet në dispozicion për tu përballur me krizën janë shumë të pakta. Perëndimi e ka zgjidhur problemin me stimujt fiskalë, ndërsa Lindja nuk mundet ta lejojë një gjë të tillë. Sipas shumë analistëve, kjo krizë shënon edhe fundin e pashmangshëm të ciklit ekonomik të vendeve të Europës Lindore, që nisi në vitin 1989. Por problemet janë shumë më të thella. Sipas sociologëve, nuk bëhet fjalë vetëm për një krizë financiare, por edhe për një paradigmë të re që po ndryshon. Tranzicioni 20-vjeçar që nga fundi i komunizmit ka përfunduar. Modeli që nisi të zbatohej në vitet 1990-2000 ka marrë fund. Në Letoni, për shembull, një vend me një rritje të admirueshme ekonomike që prej shumë vitesh, pritet që ekonomia të tkurret ndjeshëm në fillim të vitit të ardhshëm. Shumë fonde të rezervuara për spitalet dhe shkollat janë reduktuar ndjeshëm sepse buxheti ka pësuar ndryshime të mëdha për të qenë konform me kërkesat e FMN-së për kreditim. Pagat e sektorit publik do të reduktohen me 40%. Ulje do të pësojnë edhe pensionet dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë edhe shkurtime të tjera të shpenzimeve. Që pas përmbysjes së komunizmit 20 vjet më parë, demokracitë e reja të Europës Lindore përqafuan me zell dhe entuziazëm ekonominë e tregut të lirë. Përmes kësaj zgjedhjeje ato arritën jo vetëm të bëhen pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian, por ua dorëzuan bankat e tyre lojtarëve të fuqishëm perëndimorë, mbyllën industritë e mëdha të epokës komuniste, privatizuan të gjitha ndërmarrjet, ua shitën ato shumëkombësheve perëndimore, ia hapën ekonomitë e tyre globalizmit dhe ofruan kredi pa fund dhe për gjithçka sipas modelit perëndimor. Në Letoni, për shembull, janë bankat suedeze ato që dominojnë tregun. Ato kanë kontribuar që të krijojnë një nga flluskat më të mëdha në botë të tregut të pasurive të patundshme. Pas plasjes së kësaj flluske, shtresa e mesme ndodhet tashmë thuajse e shpronësuar. Në Budapest dhe në Rigë po rritet gjithnjë e më shumë inati i njerëzve ndaj bankave perëndimore dhe të gjithëve po u krijohet bindja se ato duhet të paguajnë për këtë katastrofë. Revolucionet e vitit 89 krijuan të fituar dhe të humbur. Të humburit ishin të moshuarit, të varfrit, të pashkolluarit. Fitimtarët ishin të shkolluarit, njerëzit e qytetit, disa kategori të rinjsh që kërkonin oportunitete të reja në jetë dhe për ata që emigruan në Perëndim. Pikërisht kriza aktuale e ka prekur këtë shtresë “fitimtarësh”, që falë mundësive të reja dhe punës së tyre arritën që të krijonin një mirëqenie të qëndrueshme për veten dhe familjen. Kjo është kriza e parë që ata po përjetojnë që nga përmbysja e komunizmit. Ajo çka njerëzit po përjetojnë tani në shumicën e këtyre vendeve nuk është vala e nostalgjisë për të shkuarën, por rebelimi për të tashmen. Në fund të këtyre 20 viteve, popullsitë e ish-vendeve komuniste po kuptojnë se fati i financave të tyre është në mëshirë të Gjermanisë, ose të vende të tjera të Europës Perëndimore. Kjo i bën të inatosen, të jenë të pasigurt dhe si pasojë të revoltohen.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27020. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27020
 
Rizgjimi i ashpër i vendeve ish-komuniste Demokracitë e reja, që përqafuan tregun e lirë, po përballen me krizën e parë të thellë financiare, pas viteve të një stabiliteti të admirueshëm dhe rritjeje të shpejtë ekonomike </p> Një javë më parë u festua dhe u përkujtua nga shumë vende të Europës Lindore dhe Qendrore 9 nëntori, dita kur 20 vjet më parë ra Muri i Berlinit. Ajo ditë pati një efekt domino lirie të të gjitha vendeve që dikur ishin pjesë e perandorisë sovjetike, por ka shumë analistë ekonomikë që sot shohin një tjetër realitet, pikërisht në vendet që këto vite janë shquar për tregues të lartë të rritjes ekonomike. Bankat perëndimore dhe bizneset kanë përfituar shuma të mëdha në këtë rajon prej shumë vitesh, por që prej disa kohësh situata nuk është më aq rozë. Nëse qoftë edhe njëri prej këtyre vendeve do të kishte probleme ekonomike apo bankare, atëherë efekti domino do të ishte i pashmangshëm në të gjithë rajonin. Hungarezët mund të konsiderohen si Kasandra e Europës Qendrore. Kriza ekonomike u ndje shumë në këtë vend që përjetoi 2 vitet e fundit situatat më të rënda financiare në këto 20 vjet. Në fakt, viti 2009 ka qenë një vit rizgjimi i dhimbshëm për të gjitha demokracitë e reja të Europës Lindore, që u përballën me shokun më të madh që pas shpërbërjes së perandorisë sovjetike. Për shumë analistë nuk ka pikë dyshimi që i gjithë rajoni po përjeton një krizë të thellë. Sigurisht që kriza është gatuar në kuzhinën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës Perëndimore, por goditja e saj është ndjerë po aq e ashpër edhe në Lindje. Pas vitesh rritjeje ekonomike dhe shifrash shumë pozitive, qeveritë e Hungarisë, Letonisë e Rumanisë janë dorëzuar, treguesit ekonomikë janë ulur ndjeshëm dhe liderët e këtyre vendeve u kanë shtrirë dorën për ndihmë institucioneve financiare ndërkombëtare si Fondit Monetar Ndërkombëtar. Fondet prej miliarda dollarësh që ofrohen nga ky institucion kushtëzohen nga reduktimet e ndjeshme në buxhet. Këtë vit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa u përballën me rikthimin e shtetit, me shtetëzimin e bankave dhe kompanive të prodhimit të makinave, përdorimin e parave të taksapaguesve për të financuar rimëkëmbjen e institucioneve të falimentuara financiare, “asetet e helmëta” e të tjera fenomene si këto. Për ndërsa Perëndimi ka një ekonomi të konsoliduar, ekonomitë e vendeve të Europës Lindore janë ende shumë të brishta dhe bankat janë në pronësi të perëndimorëve, e si pasojë burimet në dispozicion për tu përballur me krizën janë shumë të pakta. Perëndimi e ka zgjidhur problemin me stimujt fiskalë, ndërsa Lindja nuk mundet ta lejojë një gjë të tillë. Sipas shumë analistëve, kjo krizë shënon edhe fundin e pashmangshëm të ciklit ekonomik të vendeve të Europës Lindore, që nisi në vitin 1989. Por problemet janë shumë më të thella. Sipas sociologëve, nuk bëhet fjalë vetëm për një krizë financiare, por edhe për një paradigmë të re që po ndryshon. Tranzicioni 20-vjeçar që nga fundi i komunizmit ka përfunduar. Modeli që nisi të zbatohej në vitet 1990-2000 ka marrë fund. Në Letoni, për shembull, një vend me një rritje të admirueshme ekonomike që prej shumë vitesh, pritet që ekonomia të tkurret ndjeshëm në fillim të vitit të ardhshëm. Shumë fonde të rezervuara për spitalet dhe shkollat janë reduktuar ndjeshëm sepse buxheti ka pësuar ndryshime të mëdha për të qenë konform me kërkesat e FMN-së për kreditim. Pagat e sektorit publik do të reduktohen me 40%. Ulje do të pësojnë edhe pensionet dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë edhe shkurtime të tjera të shpenzimeve. Që pas përmbysjes së komunizmit 20 vjet më parë, demokracitë e reja të Europës Lindore përqafuan me zell dhe entuziazëm ekonominë e tregut të lirë. Përmes kësaj zgjedhjeje ato arritën jo vetëm të bëhen pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian, por ua dorëzuan bankat e tyre lojtarëve të fuqishëm perëndimorë, mbyllën industritë e mëdha të epokës komuniste, privatizuan të gjitha ndërmarrjet, ua shitën ato shumëkombësheve perëndimore, ia hapën ekonomitë e tyre globalizmit dhe ofruan kredi pa fund dhe për gjithçka sipas modelit perëndimor. Në Letoni, për shembull, janë bankat suedeze ato që dominojnë tregun. Ato kanë kontribuar që të krijojnë një nga flluskat më të mëdha në botë të tregut të pasurive të patundshme. Pas plasjes së kësaj flluske, shtresa e mesme ndodhet tashmë thuajse e shpronësuar. Në Budapest dhe në Rigë po rritet gjithnjë e më shumë inati i njerëzve ndaj bankave perëndimore dhe të gjithëve po u krijohet bindja se ato duhet të paguajnë për këtë katastrofë. Revolucionet e vitit 89 krijuan të fituar dhe të humbur. Të humburit ishin të moshuarit, të varfrit, të pashkolluarit. Fitimtarët ishin të shkolluarit, njerëzit e qytetit, disa kategori të rinjsh që kërkonin oportunitete të reja në jetë dhe për ata që emigruan në Perëndim. Pikërisht kriza aktuale e ka prekur këtë shtresë “fitimtarësh”, që falë mundësive të reja dhe punës së tyre arritën që të krijonin një mirëqenie të qëndrueshme për veten dhe familjen. Kjo është kriza e parë që ata po përjetojnë që nga përmbysja e komunizmit. Ajo çka njerëzit po përjetojnë tani në shumicën e këtyre vendeve nuk është vala e nostalgjisë për të shkuarën, por rebelimi për të tashmen. Në fund të këtyre 20 viteve, popullsitë e ish-vendeve komuniste po kuptojnë se fati i financave të tyre është në mëshirë të Gjermanisë, ose të vende të tjera të Europës Perëndimore. Kjo i bën të inatosen, të jenë të pasigurt dhe si pasojë të revoltohen.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27020. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27020
 
Rojtari i monumenteve të kulturës, akuzohet për vjedhjen e tyre Një nga personat që ka pasur për detyrë të ruajë veprat e artit dhe të kulturës është vënën nën akuzë dje për trafikimin e tyre. Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Shtetit kanë organizuar dje një operacion në Berat dhe kanë arrestuar në flagrancë dy tregtarë të veprave të artit, si dhe kanë shoqëruar përgjegjësin e Muzeut Etnografik në Berat, i cili po hetohet në gjendje të lirë.</p> Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit njoftuan dje arrestimin dhe ndjekjen penale të tre personave, që merreshin me trafikimin e veprave të trashëgimisë kulturore. Po këto burime konfirmuan, se rreth orës 21:30 të së dielës, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Beratit në bashkëpunim me agjentë të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar dhe struktura të Drejtorisë së Policisë së Fierit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Mirel Sami Starova, 30 vjeç, lindur dhe banues në Berat, Bujar Nuredin Dine, 41 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Stamboll të Turqisë, me kombësi shqiptare dhe shtetësi shqiptare dhe turke. Ndërkohë, Sami Nuredin Starova, 63 vjeç, lindur dhe banues në Berat, me detyrë përgjegjës në Muzeun Etnografik Kombëtar në Berat, është shoqëruar dhe më pas është lënë në gjendje të lirë.</p> Sipas policisë, shtetasit e sipërpërmendur u arrestuan për arsye, se rreth orës 17:00 të së dielës u kapën në flagrancë duke shitur relike dhe vepra të artit, në aksin rrugor nacional Lushnjë-Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në autoveturën tip “Mercedes benz” me targë BR2373B të shtetasit Sami Starova, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale monedha të ndryshme dhe statuja qeramike, të cilat do të dërgoheshin për tu shitur jashtë vendit. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanet respektive të këtyre shtetasve në Fier e Berat, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe vepra të tjera arti, si: panorama, piktura, ikona të ndryshme antike, një statujë të gdhendur në gur, të cilat dyshohet të jenë me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore.</p> Burimet jozyrtare të policisë thanë për gazetën “Shqip”, se dyshohet që disa nga këto vepra arti të jenë pjesë e inventarit të objekteve dhe relikeve të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe se mund të jenë vjedhur gjatë kohës kur Sami Starova ka qenë drejtor i Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës në Berat, në vitet 1992-1996.</p> Lajmi për vënien në pranga të përgjegjësit të Muzeut Etnografik ka qenë i pabesueshëm për shumë prej të njohurve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kastriot Dervishi, drejtori i Muzeut Etnografik në Berat thotë se është e pamundur që Sami Starova të ketë vjedhur vepra arti të muzeut. “Në inventarin e muzeut etnografik nuk mungon asgjë”, thotë ai, i tronditur nga lajmi për implikimin e bashkëpunëtorit të tij në një çështje të tillë.</p> Por fakti që në inventarin e muzeut ku punon Starova nuk mungon asgjë, nuk e lehtëson aspak pozitën e tij. Burimet policore flasin për vepra të vjedhura më shumë se një dekadë më parë, gjatë vitit të mbrapshtë 1997 dhe më herët.</p> Vladimir Skëndo, i cili mori detyrën e Drejtorit të Monumenteve të Kulturës në Berat në vitin 1999, thotë se në atë kohë nuk ekzistonte asnjë dokument inventari për muzetë e pasur të qytetit. Skëndo tregon se gjatë vitit 1997 nga muzetë e Beratit janë zhdukur të paktën 10 ikona me vlera të mëdha kulturoro-artistike dhe historike. “Për këto 10 ikona është bërë edhe denoncimi në polici, pasi ishin me shumë vlerë. Por në atë kohë, kur dokumentet u dogjën, janë zhdukur edhe vepra të tjera më pak të rëndësishme, por gjithsesi me vlera”, thotë Skëndo.</p> Policia ka shpërndarë dje edhe fotot e veprave të artit që po trafikoheshin, mes të cilave nuk gjendet asnjë ikonë. Por hetuesit shpresojnë se nga hetimi i kësaj çështjeje do të mund të bihet në gjurmë të veprave më të rëndësishme që janë zhdukur nga muzetë.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27012. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27012
 
Kuzhe: Filozofia ime? Në sulm, duke u mbrojtur mirë Në Estoni mori një barazim të vakët, por nëse do të kishte guxuar, fitorja ishte shumë pranë. Por ai zgjodhi më mirë të mos humbasë. Pikërisht për këtë arsye, trajneri i kuqezinjve, siç e ka bërë traditë tashmë pas ndeshjeve të Kombëtares në transfertë, ka dalë dje para gazetarëve në ambientet e FSHF-së, për të sqaruar gjithçka, që nga miqësorja e deri tek e ardhmja kuqezi. Një projekt i cili do ta mbajë të lidhur deri në fund të kontratës së sapo rinovuar me FSHF-në.</p> Cikli i ri – Kjo miqësore i ka shërbyer për të rikthyer atmosferën e mirë dhe besimin te futbollistët. “Ndeshjen miqësore me Estoninë e konsideroj si një fillim të ri, pasi ishte testi i parë pas eliminatoreve. Sapo kemi nisur një cikël të ri në kombëtare. Ne, sigurisht që kishim disa objektiva në ballafaqimin me Estoninë. I pari ishte ai, që synohet gjithnjë në futboll, të merrnim një rezultat pozitiv. E dyta, duhej të përcaktonim mënyrën tonë të lojës dhe të krijonim një atmosferë të mirë”.</p> Mbrojtja – Nga reparti i mbrojtjes (që në Suedi zhgënjeu me gafat në humbjen e thellë) në Talin ai priste një përgjigje: “Pas asaj humbjeje 4-1 me Suedinë, gjëja e parë që kërkoja nga futbollistët kishte të bënte me një organizim të mirë në mbrojtje. Dhe këtë e thashë edhe pas ndeshjes në Estoni, se me mbrojtjen isha i kënaqur. Ju donit të kisha provuar më shumë lojtarë të rinj, por pa futbollistë si Skela, Duro apo Cana, ne e kemi të pamundur të luajmë. Kemi deficite në disa pozicione dhe kjo është shumë e qartë. Dua të gjej një lojtar në mbrojtje dhe një në mesfushë që mund të luajnë në disa pozicione në mesfushë”.</p> Të rinjtë – Edhe pse bëri të ditur se Skela, Duro, Bogdani e Cana janë boshti i skuadrës për të ardhmen, trajneri nënvizoi gjithashtu se ka ndërmend të vazhdojë të improvizojë edhe me lojtarët e rinj si Bakaj, Lika, Hyka apo edhe të tjerë. “Jam i kënaqur me lojën e tyre, por ka nevojë për shumë përmirësim, pasi ishte vetëm ndeshja e parë. Mora përgjigje pozitive nga lojtarët e rinj, por nuk mund të mbështetem vetëm tek ata, pasi nuk do të ishte një kombëtare e vërtetë. Nuk mund të bëjmë pa lojtarët me eksperiencë si Skela, Duro, Cana apo Bogdani, që do të jenë pjesë e skuadrës edhe në të ardhmen”, vijoi Kuzhe, trajneri i kombëtares shqiptare. Në lidhje me të rinjtë, që u aktivizuan në Talin, në miqësoren me Estoninë, Kuzhe vlerësoi veçanërisht Elis Bakajn. Ky i fundit, sipas trajnerit Kuzhe, është një lojtar i gatshëm për të luajtur edhe titullar me kombëtaren.</p> Strategjia – Më pas trajneri zbulon edhe strategjinë e lojës dhe pikat ku ai do të mbështetet më shumë: “Duhet të analizojmë me kujdes edhe mundësitë tona. Një skuadër luan në sulm kur ka individualitet, pra lojtarë të veçantë që mund të jenë të fortë, të shpejtë dhe mjaft teknikë. Ne nuk kemi futbollistë që mund ta fitojnë të vetëm ndeshjen. Ne vendosemi mirë në mbrojtje dhe kërkojmë të dalim në sulm gradualisht, duke e luajtur mirë topin, me shumë kombinime. Shqipëria duhet të krijojë mentalitetin e saj për lojën sulmuese. Jemi akoma në fillimet tona”.</p> Polemika – Ka një përgjigje edhe për polemikën e Besar Berishës: “Në këto momente Shqipëria ka një potencial të madh sulmuesish për të ardhmen, duke nisur nga Bala, Roshi, Cikalleshi, Januzi apo Shkurtaj, por për momentin sulmuesit e kombëtares janë Bogdani, Salihi dhe Kapllani. Po kështu, më pëlqejnë si sulmues të majtë Bakaj apo Hyka, që mund të luajnë në krahë. Unë e respektoj çfarë ka bërë Berisha për kombëtaren, por për në Estoni bëra disa zgjedhje dhe kaq”.</p> Portieri – Për të në portë nuk ka çështje dhe më pas sqaron pozicionin e treshe Beqaj, Ujkani, e Hidi: “Beqaj do të jetë portieri kryesor i kombëtares, pas tij konsideroj zgjedhje të dytë Ujkanin”.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/sporti/kuzhe-filozofia-ime-ne-sulm-duke-u-mbrojtur-mire.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/sporti/kuzhe-filozofia-ime-ne-sulm-duke-u-mbrojtur-mire.html
 
Gratë e pushtetshme të teknologjisë së lartë Po diplomohen në shkenca dhe emërohen gjithmonë e më shumë si menaxhere në kompanitë e mëdha teknologjike. Në Amerikë po rritet me ritme të shpejta prezenca e grave në sektorët kyç, edhe pse stereotipat janë ende të pranishëm </p> “Kur flitet për gratë dhe teknologjinë, Amerikën apo Europën, stereotipat janë gjithmonë të njëjtë: maskiliste”. Është shumë e prerë Cindy Tetro, drejtoresha e “Women in technology”, dhe me mendimin e saj bashkohet pjesa më e mirë e grave që kanë bërë karrierë në këtë fushë. Megjithatë, prania e femrave në sektorët teknologjikë është gjithmonë e më e madhe dhe njëkohësisht po aq është numri i atyre që studiojnë për shkenca. Sipas një kërkimi të bërë nga “Columbia University”, është në pikun më të lartë numri i femrave që diplomohen në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Femrat në Amerikë përbëjnë sot 50 për qind të të diplomuarve në mjekësi, 75 për qind në veterinari dhe 67 për qind në shkencat natyrale dhe biologjike. Edhe në PHD, niveli më i lartë i edukimit për Amerikën, numri i tyre është në rritje: rreth 40 për qind në fushën e inxhinierisë (në 1966 ishin 8 për qind), më shumë se 30 në matematikë, 44 në biologji dhe 22 në shkencat informatike. Sipas vlerësimeve të Maria Klawe, presidente e “Harvey Mudd College” (një ndër kampuset kryesore hi-tech të SHBA) në vitin 2011, numri i femrave të laureuara aty do të jetë 37 për qind; në “Princeton”, 40 për qind e të diplomuarave në inxhinieri do të jenë vajza; në “Mit” rreth 46 për qind. “Realiteti është në lëvizje të vazhdueshme”, pranon Danah Boyd, kërkuese e “Microsoft research” në Universitetin e Harvardit. “Nga nanoteknologjitë tek ajo kompjuterike, gratë po ndryshojnë imazhin e industrisë high-tech dhe të shoqërisë sonë”. Sipas institutit të kërkimit, “Anita Borg” në SHBA, sot ka më shumë se 3 mijë grupe që luftojnë për rritjen e numrit të grave në pozicione shumë të mira në teknologjinë e lartë; institute si “Borg”, që u dorëzon çmimin “Women of Vision award” grave që kanë influencuar në sektorin teknologjik atje ku ato punojnë, por edhe grupe shkollore, konkurse me çmime dhe iniciativa për të përfshirë gratë në rrugën teknologjike të kombit. Kur flitet për të rinjtë, është interneti ai që po ndërton imazhin e tyre. Aftësia e grave në kreativitet dhe dije teknologjike duket se i ka çmenduar fare meshkujt. I tillë është rasti i Janet McGonigal, një doktorante e re e Universitetit të Berklit, e konsideruar si guru-ja planetare e dizajnuesve të videolojërave, dhe themeluese e kërkimit për ti bërë përdoruesit më të lumtur. “Realiteti është i gjithi i gabuar. Përse dizajnuesit e videolojërave nuk përpiqen që duke zhvilluar lojëra, ti bëjnë përdoruesit më të lumtur?”, tha para pak ditësh ajo në një konferencë në San Francisko. Vala e gjatë e pushtetit femëror ndihet edhe në kufirin më të largët të internetit. Te “Google” është Marissa Mayer, që për revistën “Time” është mishërimi i thjeshtësisë dhe aftësisë së jashtëzakonshme: nga ajo dalin të gjitha iniciativat e reja. Në “Facebook” shefe është Sheryl Sanderbg, që më parë ka kaluar nga Banka Botërore dhe “Google”, ku prezantoi “AdWords”, sistemin publicitar të motorit të kërkimit. Klasifikimi i grave në botën e teknologjisë sapo ka nisur. Ja disa prej protagonisteve:</p> Sophie Vandebroek, drejtoreshë e “Xerox Corp”</p> Ajo është 40 vjeçe, një femër elegante dhe plot dinamizëm. Presidente edhe e “Xeox innovaion grup”, Sophie Vandebroek kontrollon gjithçka dhe drejton pa problem një kompani gjigande me 57 mijë punëtorë në gjithë botën dhe një xhiro vjetore prej 17 miliardë dollarësh drejt një të ardhmeje të sigurt. Laboratorët e saj sot “nxjerrin” nga “furra” produkte të tilla si letra e ristampueshme, impiante të veçanta për filtrimin e ujit të pijshëm dhe metoda për të treguar praninë e substancave helmuese në ambient. “Sot nuk ka rëndësi nëse je femër apo mashkull. Për të bërë një punë mjafton të jesh i zoti. Sipas të dhënave, e ardhmja teknologjike u përket grave”. Edhe pse mban mbi shpinë një ngjarje dramatike në jetën e saj, si vdekja e bashkëshortit, Sophi nuk e ka dhënë veten për asnjë moment. Belge, me tre fëmijë adoleshentë, më i vogli vetëm 13 vjeç, me asnjë të afërm në Amerikë. Për këdo tjetër, një detyrë e tillë do të kishte qenë e vështirë. Por, si numri një i “Xerox”, vështirësitë janë akoma më të mëdha. “I kam shtuar orët e punës sime dhe u kam kërkuar fëmijëve që të studiojnë shumë. Të marrim maksimumin nga çdo burim, këto janë fjalët e mia”. E diplomuar në inxhinieri, me doktoraturë në mikroelekronikë dhe master në biznes në “Cornell University”, ajo e shfrytëzon deri në fund njohjen e saj për teknologjinë.</p> Kim Polese, “Spike Source”</p> Është një nga femrat që ka bashkëpunuar për krijimin e software-it Java dhe themelimin e Marimbas. Për më tepër u ka dhënë jetë eksperimenteve të para të Webcasting. Sot është anëtare e komitetit shkencor të “Carnegie Mellon University” dhe presidente e “Spike Source”. “Gratë ende lodhen për të bërë karrierë. E para sepse numri i atyre që diplomohen në biznes, fizikë, matematikë dhe kimi mbetet ende i ulët. Nga ana tjetër, për shkak të punëve të bëra tradicionalisht nga gratë për vendet ku njerëzit jetojnë në kushte ndryshe nga tonat, kanë më pak të drejta dhe më pak mundësi. Duhet të ketë bursa të veçanta studimi për femrat, sepse kanë një vizion më të qartë për realitetin”. Në Silicon Valley gjërat po ndryshojnë, tregon ajo. “Facebook”, “Google”, “Youtube”, “Flicker” po shprehin një stil pune më bashkëpunues dhe po mendojnë më shumë për gratë. Kompanitë nuk kanë më justifikime për të mos punësuar programuese, shkencëtare, biologe: të rritësh fëmijët sot, është bërë një detyrë parësore për funksionimin e shoqërisë amerikane. </p> Anna Gatti, zëvendëspresidente e “Youtube” </p> Milaneze, pak më shumë se 30 vjeçe, është një ndër gratë me të fuqishme në botë në fushën e teknologjisë së lartë. I takojnë asaj ndryshimet globale të “Youtube” dhe përgjegjësia e shitjeve publicitare në nivel ndërkombëtar. “Çfarë ka ndikuar më shumë në rrugën time? Së pari studimi në “Standford University”. E kuptova se përkushtimi ndaj studimeve duhej të ishte maksimal. Së dyti, mësimi që mora nga paraqitja ime e parë te “Google” (”Youtube” është blerë nga “Google”), ku kuptova se koha është një e mirë shumë e çmuar. Shpejt kuptova se vëmendja ndaj detajeve është shumë thelbësore. Duhet të studiojmë shumë dhe të jemi besnike ndaj angazhimeve që kemi. Zakonisht ne gratë marrim shumë gjëra përsipër, ndaj e ndiejmë veten të papërgatitur”. Sekreti i suksesit? “Në jetë duhen bërë ato gjëra të cilave mund tu dedikohesh me shpirt”.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27017. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27017
Alket Rizai, shqiptari që lëvizi rrotat e mafies greke Duket se ka marrë fund aventura e arratisjes nga burgu grek i sigurisë së lartë Koridhalos të Athinës, të shqiptarit Alket Rizai. Policia greke ka konfirmuar se tashmë e ka arrestuar ish-të burgosurin, i cili realizoi në muajin shkurt të këtij viti një arratisje spektakolare me helikopter. Arratisja ndodhi pasi një helikopter privat për fluturime të brendshme u ul në tarracën e burgut ku dy të dënuarit, shqiptari Rizai dhe greku Palaiokostas vuanin dënimin. Që atëherë, Rizai ka jetuar në arrati, nën një përndjekje të vazhdueshme nga forcat e policisë, por duket se ai tashmë ka rënë pre e tyre dje në mëngjes në veri të Athinës, sipas të dhënave të konfirmuara nga mediat që citojnë policinë greke. Arrestimi në banesë Alket Rizai, shqiptari, i cili në fillim të këtij viti u arratis në mënyrë spektakolare, si në filmat hollivudianë, është gjetur teksa flinte në një banesë në një fshat afër Athinës. I gjithë operacioni policor ka “habitur” shqiptarin, i cili për dy herë radhazi arriti ti vinte në vështirësi autoritetet greke, duke u arratisur dy herë nga burgu me helikopter. Gjatë operacionit, në pranga kanë përfunduar dhe tre persona të dyshuar si bashkëpunëtorë. Shumë punonjës policie kishin rrethuar zonën. Më shumë se 25 policë, në orën 6:30, rrethuan banesën ku strehohej Alketi në “Ano Shuli” të Gramatikos. I thirrën nga jashtë që të dorëzohej. Pas shumë bisedimesh, në distancë, ai doli nga banesa me katër granata dhe një kallashnikov. Rreth orës 7:10 doli nga shtëpia bashkë me Alketin edhe e fejuara e tij “Sula e Peristerit” dhe një çift tjetër. Sipas të dhënave, policia e gjeti shqiptarin nëpërmjet përgjimit të telefonit. Policia deklaron se Alketi bashkë me të fejuarën u strehuan aty para disa ditësh. Ndërronin shpesh shtëpi dhe makina. Dy nga automjetet ishin një “Smart” dhe një “Mercedes Benz” i blinduar. Kështu kishin vepruar edhe në rastin e fundit. Te pronarja e shtëpisë deklaruan se kishin dyqane në Athinë dhe donin të jetonin jashtë qytetit. Ndërsa Rizai u prezantua si kushëriri i saj nga Gjermania dhe do të jetonte pak kohë në Greqi. Dorëzimi dhe tallja “Përsëri këtu ti” është shprehur Alket Rizai në momentin e arrestimit dje në mëngjes, duke iu drejtuar një oficeri të forcave speciale që e kishte arrestuar para disa vitesh në Viotia. Ai ka qeshur, teksa i vendosnin prangat dhe më pas është treguar i ashpër për trajtimin e së dashurës dhe miqve të tij. Madje, ai ka treguar se ishte dorëzuar pikërisht që mos ti bënin keq asaj. Gjithashtu, rrugës për në qeli, ai është tallur me oficerët, duke deklaruar se po planifikonte arratisjen tjetër. Ndërkaq, 43-vjeçari Vasilis Paliokostas, një prej kriminelëve më të njohur në Greqi, me të cilin ai kreu arratisjen nga burgu, mësohet se ende nuk është arrestuar. Ngjarja e shkurtit përbënte në fakt herën e dytë që dy të dënuarit kishin arritur të arratiseshin nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos, pas një akti të kryer po me sukses në vitin 2006. Këto ngjarje janë shoqëruar me furtuna në policinë greke, të cilët mesa duket edhe tani që mund ta kenë vënë në pranga Rizain, do ta kenë shumë të vështirë ti zënë besë shqiptarit të burgosur. Deri në orët e mbrëmjes, ai nuk ka pranuar të tregojë asgjë për arratisjen apo për mikun e tij në kërkim. Jehonë në mediat greke Lajmi për arrestimin e shqiptarit të shumëkërkuar ka sjellë jehonë nga të gjitha mediat greke, të cilat kanë komentuar gjatë gjithë ditës operacionin. Gjithashtu, edhe mediat botërore kanë dhënë një sërë variantesh për Rizain. Një prej tyre deklaron se ai është kapur në gjumë, teksa flinte me të dashurën, por dëshmitarët kanë rrëfyer se është dashur rreth një orë që ai të dorëzohet. Alket Rizai, i cili vuante dënimin për vrasje në burgun e sigurisë së lartë Koridhalos të Athinës arriti të arratisej në mënyrë spektakolare me një helikopter së bashku Vassilis Paliokostas, të dënuar për grabitje banke. Arratisja ndodhi më 22 shkurt 2009. Ditën e arratisjes, autoritetet e policisë gjetën helikopterin të braktisur në periferi të Athinës, ndërsa piloti u gjet i lidhur dhe sytë të mbyllur me fasho. Në dëshminë e tij në polici kishte thënë se helikopteri ishte kërkuar nga një çift për një shëtitje. Helikopteri ishte marrë me qira nga çifti disa herë para se të ndodhte arratisja. Për ngjarjen e ndodhur, gjykata dënoi me burg dy nga pesë gardianët e burgut Koridhalos të Athinës. Shefi i gardianëve u dënua me tre vite burg dhe gardiani i shërbimit me gjashtë muaj burg.</p> Në Greqi një fjalë e urtë thotë se, “Vlera e të mundurit i jep lavdi fitimtarit”. Mund të thoshim me plot gojë se policia greke tashmë ka vënë në vend nderin e saj të humbur (dy herë radhazi).Në duart e saj ndodhet përsëri shqiptari Alket Rizai, i cili vlerësohet se është një nga personazhet kyçë të botës kriminale të kryeqytetit grek. Por si ka mundur ky 36-vjeçar të bëhet jo vetëm tmerri i forcave speciale të Greqisë, por në radhë të parë tmerri i kriminelëve të natës, i botës së krimit që fshihet pas një metropoli gjigant me rreth 5 milionë banorë, pas një fasade të antikitetit të lashtë e të tingujve të bukur të buzukut në Athinë dhe rrethinat e saj? “Bëmat” e Alket Rizait i përkasin një periudhe më të hershme që i ka rrënjët te fundi i viteve 90. Atëherë kur armët kanë filluar të “flasin” në jetën e natës së Athinës, duke treguar se lufta e bandave ka filluar dhe po zgjohet. Një mëngjes të vitit 2002, Athina zgjohet e tronditur nga tre vrasje ekzekutive, dy tentativa vrasjesh dhe një “paralajmërim” me pesë kilogramë dinamit të cilat janë pjesët e një mozaiku kriminalistik i cili vërteton se krimi i organizuar në kryeqytetin grek po bëhet tepër veprues. Policia greke shpjegon këtë betejë atje thellë në botën e krimit, si një rezultat të pritshëm. Lufta midis bandave të natës është luftë për “zonat e influencës”, sidomos në klubet e natës, të cilat kishin dhënë mbrojtje, për trafikun e drogës dhe për trafikimin e femrave. Ndërkohë që kjo luftë vinte e zbehej dhe krerët e këtyre bandave eliminoheshin të ekzekutuar me gjakftohtësi me dhjetëra plumba kallashnikovi në trup, krerët e Rendit alarmohen për krijimin e së ashtuquajturës “kastë” të vrasësve me pagesë. Flasin për shqiptarë, rusë, kosovarë, persona me aftësi kriminale të cilët zbatonin për një shumë të majme kontratat e vdekjes. Alket Rizai është ai që sipas tyre, është njeriun kyç, i cili di shumë dhe fsheh shumë nga violenca e natës, nga ekzekutimet dhe gjithçka që ka ngjyrën e natës. Në rrethin vicioz, ku ai fshihej, qarkullonin edhe emrat e Vasilis Stefanakos apo Sprios Dravila, të ashtuquajturit “kapo” të botës së krimit në Athinë. </p> Por si u bë “publik” emri i Alket Rizait? Mediat greke i kanë dhënë epitetin e kryetarit të një grupi mafioz që rrëmben persona dhe i vriste qysh në vitin 2003, kur ai për rreth një muaj e gjysmë, u përpoq ti shpëtonte policisë greke. Ishte viti kur Rizai akuzohet për vrasjen e një të riu grek, elektricistit Athanas Koropioti për ti marrë të dashurën këtij të fundit, një vajzë nga Rusia. I rrethuar nga 25 policë të forcave speciale në një ditë të prillit të 2003-shit në shtëpinë e një shqiptari tjetër, miku i tij, i quajtur Elvis Mullishi, i ka kërcënuar policët se do tu hidhte bomba. Më pas u përgjigj me kallashnikov, por pasi e pa se nuk mund të ikte, u dorëzua. Prej atëherë akuzohet përveç vrasjes dhe trafikut të drogës edhe për ndihmën që i ka dhënë një të shumëkërkuari për tu arratisur. Pas dy arratisjeve spektakolare me helikopter dhe disa vrasjeve enigmë të disa kapove të botës së krimit, të cilat nuk patën kurrë autor, mbi të rëndojnë edhe akuza të tjera për vrasje. Por ai vetë nuk ka pranuar asgjë. </p> Kush është Alket Rizai? Në rrethin e tij e thërrasin “Alki”. Shumë janë ata që thonë se lehtësisht do të ngrinte pistoletën e tij për të qëlluar këdo nëse kështu do të vendoste. Duke njohur karakterin e tij, keqbërësi grek Vasilis Stefanakos kërkon ta përdorë p Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27009. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27009
 
Emërimet e reja në polici, u shkel ligji Vetëm dy javë më parë, Policia e Shtetit bëri një rokadë me drejtuesit e të gjitha Drejtorive të Policisë në qarqe, të cilën e cilësoi se bëhej për përmirësimin e punës. Por, duke kërkuar përmirësimin e punës, duket se harroi të zbatonte ligjin në fuqi. Kjo ka ndodhur në të gjitha emërimet e kryera për drejtorët e policisë në qarqe, por edhe për disa drejtorë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas të dhënave nga specialistë të policisë dhe sipas ligjeve në fuqi, mbi të cilat vepron policia, ligji është shkelur në disa aspekte. Neni 53 Një nga këto aspekte ka të bëjë me ligjin e Policisë së Shtetit. Ligji i ri i Policisë së Shtetit hyri në fuqi shumë vonë dhe u cilësua si një sukses për mbarëvajtjen dhe funksionimin më së miri të policisë, pasi u realizua edhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Ky ligj solli disa pakënaqësi për shkak të funksioneve dhe gradave që kishin elementë të caktuar në polici, por rregulloi një herë e mirë sistemin e emërimeve, transferimeve apo edhe largimeve nga puna. Madje, një ndër pikat e tij, që siç duket Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka harruar ta vlerësojë është neni 53 i Ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen flet për caktimin e detyrave dhe transferimin e punonjësve të policisë. Në pikën 3 të këtij neni deklarohet se punonjësi i policisë njoftohet të paktën një muaj për vendimin për transferimin e tij jashtë rrethit, ku aktualisht banon. Ndërsa në pikën katër po të nenit 53 deklarohet se “pika 3 e këtij neni nuk zbatohet kur transferimi bëhet për nevoja të ngutshme shërbimi. Në këto raste, transferimi nuk duhet të jetë më shumë se dy muaj”. Duke marrë shkas nga këto dy pika të ligjit, gazeta “Shqip” ka marrë kontakt me shumë drejtues të drejtorive të policisë në qarqe, të cilët kanë deklaruar se asnjë prej tyre nuk është njoftuar një muaj para për lëvizjet paralele, ose emërimet e reja, pavarësisht se ishin në detyrë në njërën anë të Shqipërisë e janë emëruar në anën tjetër të saj. Kjo ka sjellë edhe shkelje të ligjeve të tjera, që flasin për transferimet, pasi siç dihet edhe me vendim të qeverisë, një punonjës policie kur transferohet nga një detyrë në tjetrën, kur nuk është në të njëjtin qark, ai duhet të rehabilitohet me kushtet jetësore, siç janë banesa, familja, ushqimi dhe puna e anëtarëve të tjerë të familjes. Prapaskenat Gjithashtu, në motivin e telegramit të shkuar për emërimet e reja, ata nuk janë vënë në dijeni për asnjë nevojë të ngutshme shërbimi. Madje, nevoja të tilla përcaktohen qartë edhe në rregulloren e personelit, por që asnjëra prej tyre nuk është zbatuar në rastin aktual. Madje, drejtues të policisë tregojnë se këto ndryshime, ose rokada drejtorësh nga një qark në tjetrin janë bërë në një kohë shumë të shkurtër, duke ngatërruar edhe emërimet. Drejtuesit e sapoemëruar tregojnë se brenda ditës, atyre u kanë ardhur dy ose tre telegrame për emërimin e ri, duke sjellë një konfuzion total. Ndërsa në mbrëmje u ka ardhur telegrami i fundit, që i ka emëruar ata në qarqe të tjera përfundimisht. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me drejtorët e qarqeve, por aktualisht po ndodh edhe me zëvendësdrejtorët e policisë në qarqe dhe drejtorët rajonalë të kufirit dhe emigracionit. Madje, për emërimet dhe caktimin e detyrave në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit ka një sërë kriteresh të tjera, ku deklarohet se punonjësi që emërohet brenda këtyre strukturave duhet të ketë përfunduar trajnimin e parashikuar për kufirin dhe migracionin. Ky problem transferimesh dhe emërimesh të reja në Policinë e Shtetit ka sjellë një sërë pakënaqësish në radhët e drejtuesve të policisë, të cilët dyshojnë se po rikthehen reformat pa kriter.(Shqip)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27006. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27006
 
Pranimi i statusit, KE: Nis menjëherë pyetësori për Qeverinë Delegacioni i Komisionit Evropian në Tiranë ka shpjeguar sot gjithë hapat që duhet të ndjekë vendi ynë tashmë që Këshilli i Bashkimit Evropian pranoi aplikimin e saj si shtet kandidat në BE. “Do të fillojë menjëherë procedura për përgatitjen e opinionit”, thuhet në një njoftimin e Komisionit Evropian. Ky proces do të bëhet në bazë të përgjigjeve që Qeveria shqiptare do t’i japë një Pyetësori prej më shumë se 2000 pyetjesh mbi aftësinë e vendit aplikues për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të Kopenhagës. </p> Më tej, në bazë të rekomandimit të Komisionit Evropian, Këshilli i Bashkimit Evropian do të vendosë nëse do t’i japë apo jo statusin e kandidatit Shqipërisë. </p> Por çfarë duhet të mbajë parasysh vendi ynë përgjatë 18 muajve që vijnë, i cili është afati për të marrë statusin e vendit kandidat. </p> Delegacioni i KE-së në Tiranë sjell në vëmendje Raport-Progresin më të fundit të Komisionit Evropian, ku nënvizohet se Shqipëria vazhdon të përparojë përsa i përket kriterit politik sipas Partneritetit Evropian dhe se ajo ka vënë në zbatim si duhet Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. “Por vendi duhet të ecë përpara në veçanti përsa i përket vendosjes së shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit, si edhe funksionimit siç duhet të institucioneve shtetërore, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit. Kapacitetet administrative dhe zbatuese duhet të forcohen më tej”, thuhet në Progres-Raport. Këto janë pikat kyçe që do të ndikojnë në hapat integruese të vendit tonë. </p> Po kështu KE thotë se “përparimi i secilit vend drejt Bashkimit Evropian varet nga përpjekjet individuale për të plotësuar kriterin e Kopenhagenit dhe kushtet e procesit të Stabilizim Asociimit”.</p> *******</p> Rama: Lajm i vonuar, përgjegjëse qeveria </p> Lajm të mirë, por të vonuar e ka quajtur kreu i PS-së, Edi Rama pranimin nga BE-ja të kërkesës statusin e kandidatit të Shqipërisë. Sipas tij, kjo kërkesë u pranua me vonesë për shkak të punës së dobët të qeverisë. </p> “Dje BE-ja pranoi kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE edhe pse është kërkesë e pranuar me vonesë. Jemi vendi i fundit në Ballkan që nuk lëvizim dot pa viza, ndërkohë që qeveritarët këtë e quajnë sukses”, tha Rama. </p> Sipas tij, qeveritarët nuk kanë bërë detyrat e shtëpisë për të hapur kufijtë. “Ne jemi larg Europës, brenda në atdheun tonë kur liritë kërcënohen dhe shkelen si mos më keq, duke filluar nga liria e lirive, ajo e votës dhe e drejta për numërimin e saj”- tha Rama. </p> Deklarata e Ramës u bë në një konferencë për shtyp me rastin e 65-vjetorit të Çlirimit të Tiranës. *****</p> Shqipëria në BE, Topalli ftesë opozitës: Duheni në Kuvend </p> UPDATE- Pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, kryeparlamentarja Jozefina Topalli i është drejtuar me një tjetër ftesë opozitës për t’u kthyer në Kuvend. Përmes një deklarate për mediat, publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, Topalli fton deputetët socialistë t’i kthehen sallës së Kuvendit, duke premtuar se ata do të gjejnë hapësirat më të mëdha më të mundshme që mund të imagjinojnë. “Ne kemi arritur kompromise të jashtëzakonshme, unë besoj se në Parlament do të bëjmë shume punë të rëndësishme, por në mënyrë të veçantë, Parlamenti, si i vetmi institucion që është përfaqësues, duhet të përcjellë kontratën që secili prej deputetëve, i majtë apo i djathtë ka me qytetarët e tij, me zgjedhësit e tij, ka detyra të mëdha dhe këtyre detyrave dhe kësaj kontrate nuk mund ti iki askush. Ndaj dhe unë i ftoj dhe një herë të vijnë në Parlament, të mos humbin momente të tjera”- thuhet në deklaratë. Më tej ajo e cilëson vendimin e BE-së për pranimin e aplikimit si një gjë të merituar për vendin, duke kujtuar edhe punën shumë të mirë të qeverisë dhe të parlamentit. </p> Statusi, ministrat e Jashtëm të BE pranojnë kërkesën e Shqipërisë</p> UPDATE – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vendosën që të kërkojnë vlerësimin e Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Siç njofton gazetari shqiptar në Bruksel Augustin Palokaj, ministrat e Jashtëm të BE-së, pa diskutim, miratuan vendimin e përgatitur që më parë nga presidenca suedeze e BE-së që mandatin për përpilimin e vlerësimit të aplikacionit të Shqipërisë t’ia kalojnë Komisionit Evropian. Vendim u bë i mundur pasi asnjë shtet nuk pati ndonjë kundërshtim në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel. Tani pritet që Komisioni Evropian të fillojë punën, t’i dërgojë Shqipërisë një pyetësor dhe në një periudhë prej përafërsisht një viti, të bëhet përpilimi i mendimit të KE-së. Nëse mendimi do të jetë pozitiv, atëherë çështja kthehet përsëri tek shtetet anëtare të BE-së të cilat do të vendosin për t’i dhënë apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe për të nisur negociatat e anëtarësimit. Ky është një hap i rëndësishëm i Shqipërisë në procesin e afrimit me institucionet e BE.</p> ******</p> Kryeministri S.Berisha deklaroi se vendimi i Bashkimit Europian është sipas tij ‘historik dhe jetik për qytetarët shqiptarë’. “Ky vendim – tha ai – është nga ana tjeter nje vleresim i rendesishem per zhvillimin e demokracisë shqiptare, ecurinë e reformave dhe ekonominë e tregut”. Berisha tha se vendimi i BE erdhi si rezultat i ‘luftës ndaj krimit, trafiqeve dhe korrupsionit, nga reformat ekonomike dhe nga mbarëvajtja e zgjedhjeve të qershorit’ Po keshtu edhe Presidenti Bamir Topi përshëndeti pranimin nga Bashkimi Evropian të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit. “Ky vendim shumë i rëndësishëm është një vlerësim dhe besim ndaj përpjekjeve serioze të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të arritur qëllimin madhor integrues për t’u bërë pjesë e Evropës së Bashkuar” – deklaroi ai sot në mbrëmje. Ai shtoi se ky është fillimi i një angazhimi të ri cilësor dhe të përgjegjshëm për të gjithë shqiptarët, sepse vendi dhe qytetaret shqiptare ndodhen më afër integrimit, më afër popujve europiane dhe stadartet demokratike. Shqipëria aplikoi 7 muaj më parë në 28 prill 2009 për statusin e vendit kandidat të BE.</p> ********</p> Vizat, Fajon në Tiranë</p> Shqipëria ka një mundësi reale për lëvizjen e lirë të shtetasve, por krahas plotësimit të kushteve të përcaktuara, shqetësim aktual mbetet mungesa e dialogut politik. Këtë mesazh ka përcjellë nga Tirana, eurodeputetja Tanja Fajon, e pranishme në konferencën “Regjimi pa viza për Shqipërinë, hapat e fundit”, e organizuar nga ministria shqiptare e Punëve të Jashtme. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim Fajon ka përsëritur atë që ka thënë edhe për komisionerët europianë, për një Ballkan pa ndarje në BE. Por, ka porositur se për këtë duhet të plotësohen kushtet e përcaktuara, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit dhe vendosja e dialogut politik. Sipas saj, Komisioni Europian do të shprehet me një deklaratë për ecurinë e Shqipërisë në lidhje me liberalizimin e vizave. “Për të arritur këtë na duhen argumente të mira, prandaj duhet të përshpejtohen hapat për regjimin sa më parë të jetë e mundur”, – tha ajo. Ndërkohë, ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan duke pohuar se vendi ka një mundësi reale për heqjen e vizave theksoi se duhet të forcohet roli i ligjit dhe lufta ndaj krimit të organizuar si edhe forcimi i institucioneve të të drejtave të njeriut.</p> Në fajlën e mbajtur, zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm, Ilir Meta deklaroi se ka përparim në procesin e pasaportave biometrike, menaxhimin e kufijve, rendin publik e sigurinë si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.</p> ********</p> Ekspertët për Reuters: Shqipëria në BE, jo përpara vitit 2020</p> Lodhja nga zgjerimi mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të thotë që do të duhet disa kohë përpara se një vend tjetër të bashkohet me bllokun e 27 vendeve. Në këtë përfundim arrin një sondazh i Reuters. </p> Kroacia mund të nënshkruajë anëtarësimin në vitin 2012, ndërsa do jetë viti 2016 ai kur Serbia dhe Maqedonia do të bashkohen me unionin, bazuar në një studim që ka përfshirë më shumë se 30 ekspertë të tregjeve në tranzicion, realizuar javën që shkoi. </p> Mali i Zi mund të bashkohet në vitin 2015, por nuk do ketë anëtarësim përpara vitit 2020 për Shqipërinë, Bosnjën dhe Turqinë- edhe pse kjo datë mund të jetë optimiste për Turqinë. </p> “Për Evropën Qendrore dhe atë Lindore lodhja nga zgjerimi do të ngadalësojë procesin e anëtarësimit”, – thotë Nigel Rendell nga RBC. </p> Për sa i përket bashkimit me zonën euro, studimi gjen se Bullgaria, Republika Çeke dhe Hungaria do pasojnë Poloninë në Mekanizmin e Këmbimit të BE (ERM-2) në vitin 2012, ndërsa Rumania nuk do të hyjë dot deri në vitin 2013. ERM-2 është pararendësi i adoptimit të EURO-s. </p> ******************** Papandreu: Ballkani, duhet futur i gjithi në BE brenda 2014-s</p> ATHINE 13 NENTOR – Kryeministri i ri grek, Jorgos Papandreu, ithtar i njohur i diplomacisë aktive, që kur ishte ministër i jashtëm, ndërmori një nismë të re për përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, proces që sipas tij ka rënë në “batakun e teknokracisë burokratike dhe në thelb ka ngrirë integrimin evropian” të vendeve të rajonit në fjalë. Me nismën e tij të paraqitur fillimisht në Ankara, në takimin jo të radhës të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore dhe së fundi para homologëve të tij evropianë, në samitin e Brukselit, Papandreu kërkon t’i jepet “një dinamikë e re procesit të integrimit” duke venë një “objektiv simbolik, por edhe të guximshëm”.</p> “Një objektiv politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian deri në vitin 2014, pra 100 vjet pas shpërthimit në Sarajevë të Luftës së parë Botërore” tha Papandreu i cili shprehu njëkohësisht vlerësimin se nisma nuk do të kultivojë “shpresa të rreme” me skonto kriterësh, por do t’i japë “shpresë dhe vizion të ri gjitonisë” ballkanike.</p> Por sa i realizueshëm është objektivi i vitit 2014, apo bëhet fjalë për një moment simbolik historik që thjesht mund të sjellë një shtysë të mëtejshme? </p> Skeptik dhe bile me pikëpamje diametralisht të kundërt shprehet në Deutsche Welle analisti i mirënjohur grek Jorgos Delastik, që e sheh propozimin e Papandreut si një përpjekje të tij “për të shpetuar shtetet e brishta të rajonit”. “Për fat të keq, problemet në Bosnjë, FYROM dhe Kosovë përbëjnë bomba të kurdisuara” thotë Delastik, që vitin 2014 e konsideron të “paarritshëm si nga ana kohore po kështu edhe politike”. </p> ******************************************</p> Në 12 nentor Parlamenti Europian miratoi me shumicë votash rezolutën për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, ka shkaktuar nje reaksion zinxhir, per te mpakur efektet negative qe ky vendim jep ne dy shoqerite e vetme që kanë mbetur tashmë të përjashtuara nga levizja e lire në BE: shqiptaret dhe boshnjaket. Reagimi i pare sic pritej erdhi nga mediat prane qeverise ne Tirane, te cilat perseriten si kryelajm informacionin se ne korrik pritet nje lajm per vizat edhe per Shqiperine. Pakesimin e efektit psikologjik te votimit te PE-se qe perkthehet ne dobesim te mbeshtetjes politike, e vijoi fqinji yne Italia. Ashtu sic edhe pritej dhe ashtu sic ka bere shpesh kohet e fundit, Franko Fratini ka dhene menjehere nje deklarim ku perseriti premtimin se ne proceset e integrimit Italia mbeshtet shqiptaret, tashme te fundit ne rradhën e perfitimit nga levizja pa viza. Dhe me pas ka ardhur natyrshem reagimi i kryeministrit te vendit, i cili me euforine e tij te zakonshme, pikerisht ne kete dite te votimit te PE-se, tha sonte ne mbremje ne Kuvend se shqiptaret, po jetojne dite historike. Ai ka siguruar shqiptarët se qeveria e ka çështjen më kapitale heqjen e vizave dhe për këtë do të plotësojë çdo kërkesë të nevojshme e do të marrë, sipas tij, çdo reformë. </p> ****************</p> BUKURESHT 12 NENTOR – Ministrat e jashtëm të Italisë, Rumanisë dhe Hungarisë janë angazhuar për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian. “Asnjë vend i Ballkanit perëndimor nuk duhet të mbetet jashtë Bashkimit Evropian dhe integrimi i gjithë Ballkanit perëndimor duhet të jetë prioritet”, ka thënë ministri i Jashtëm italian Franko Fratini. Raportuesja Tanja Fajon tha se heqja e vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë para afatit të paraparë është ‘dhuratë për Krishtlindje’ qytetarëve të Ballkanit.(Shekulli)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27003. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27003
 
Tadiç hidhet në gjyq. Theu ligjin kundër alkolit në stadium Presidenti i Serbisë Boris Tadiç duhet të paraqitet para gjykatës më 1 dhjetor. Ai përballet me akuzat për pirje të alkolit në mjedise sportive.</p> Kjo është e ndaluar në Serbi me ligj dhe ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe.</p> Kjo vepër penale dënohet me gjobë nga 150 deri në 1500 dollarë në Serbi.</p> Tadiçi ka pirë shampanjë në stadium së bashku me ministrin e sportit.</p> Presidenti serb tha se është i gatshëm të paguajë gjobën, por shtoi se vetëm ngriti dolli dhe nuk e piu shampanjën.(Shekulli)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26997. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26997
 
Sinagoga, konflikt në qendër të Sarandës mes arkeologëve e bashkisë SARANDË- Arkeologë vendas, izraelitë e francezë që punojnë për zbulimin e tërësisë së një prej sinagogave më të rralla në Ballkan e Mesdhe, Onhezmit të lashtë janë përplasur sot me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Sarandë.</p> Të cilët, si shprehen vetë studiuesit ndalohen të vijojnë punimet në këtë monument me pretendimin se toka eshte “prone private e hipotekuar nga disa qytetare”. Studiuesit shprehen të shqetësuar, pasi bashkia ka nisur një shkresë në Ministrinë e Kulturës, me të cilën ndalohen vijimi i punës, pasi prona është private dhe e hipotekuar. </p> “A mund të hipotekohet muri rrethues i shekullit të V-te pas Krishtit nga banore moderne te kujtdo qyteti qofte ai, kur monumentet dhe territori rreth tyre eshte prone e trashegimise kombetare?”- thonë studiuesit që punojnë në këtë monument.</p> Projekti shqiptaro-izraelit, i drejtuar nga dy profesoret e njohur Gideon Foerster dhe Ehud Netzer me Etleva Nallbanin dhe Kosta Lakon, synon zbulimin e ketij monumenti te shquar te historise se hershme te hebrejve te diaspores, gjate shekujve te V-VI te pas Krishtit. Vendosja e ketij monumenti ne qender te qytetit te lashte (dhe atij modern), prane portes lindore te keshtjelles, permasat e tij dhe dyshemete me mozaik, deshmojne rolin e rendesishem te luajtur nga ky komunitet ne jeten e portit te Sarandes dhe ne maredheniet midis qendrave porte te Mesdheut antik. </p> Deshmite tekstuale te 521 pas Krishtit, te zbuluara ne varrezen e Venoses ne Itali, shtojne te dhenat mbi jeten aktive midis komunitetit te Sarandes dhe atyre te Italise, duke hedhur drite mbi hebrenjte e Sarandes te kryesuar nga Jishai.</p> Ekipi i perbere nga arkeologe e studius, shqiptare, izraelit e franceze synojne gjate ketij misioni te trete punimesh (1-21 nentor 2009), me vendim te KKA te dates 4 maj 2009 (keshillit kombetar te arkeologjise te kryesuar ng Ministri i Kultures) te zbulojne teresine e monumentit, funksionin e tij, periudhen e instalimit te komunitetit hebraik dhe kohen e braktisjes dhe te transformimit te tij ne kishe kristiane. </p> Nxjerrja ne drite e ketij monumeti kaq te rendesishem ne historine e Antikitetit dhe kthimi i tij ne nje prej monumenteve me te vizitueshem te Shqiperise, eshte i rendesise se vecante. </p> Ne nje qytet turistik si Saranda ku ka mbytur betoni e ndertimet, ku semaforet e vizat e bardha nuk njihen nga banoret e turistet vleresimi i trashegimive te tilla te rralla, perbejne te vetmen frymemarrje per turizmin kulturor.</p> Shkresa e bashkisë Sarandë:</p> Bashkia përmes një shkrese ka sqaruar se “nga monitorimi që i bëmë territorit administrativ të bashkisë evidentuam se nga struktura të institucionit tuaj kanë filluar punimet në zonën arkeologjike të Sinagogës, pa marrë leje ndërtimi nga KRRT-ja e këtij institucioni. </p> Në lidhje me punimet që kërkoni të kryeni ju sqarojmë se:</p> Në zbatim të ligjit “Për Urbanistikën”, për lejimin e punimeve duhet të paraqitni pranë Drejtorisë së Urbanistikës Sarandë dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor për lejimin e këtyre punimeve”. Ju bëjmë me dije se këto punime zbatohen mbi pronë private të hipotekuar të disa qytetarëve, të cilët kanë paraqitur ankesa e leje ndërtimi pranë institucionit të bashkisë. Deri në sqarimin e çështjes punimet janë pezulluar.(Shekulli)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27000. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27000
 
Kuzhe: Garda e vjetër në kombëtare, e domosdoshme Kroati i pankinës shqiptare të futbollit, del para gazetarëve dhe flet për testin estonez. </p> “Ju donit të kisha provuar më shumë lojtarë të rinj, por pa futbollistë si Skela, Duro apo Cana, ne e kemi të pamundur të luajmë. Dhe pas këtij barazimi, unë pashë një gjendje më të mirë te skuadra”. </p> Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, është shprehur optimist për te ardhmen pas barazimit 0-0 në fushën e Estonisë. Takimi miqësor i Talinit, ishte i pari pas eliminatoreve te botërorit 2010, dhe sipas teknikut kroat, përpos rezultatit, ai është i kënaqur, pasi mori përgjigje pozitive nga lojtaret e rinj që aktivizoi që nga minuta e parë. </p> “Ishte vetëm ndeshja e parë pas eliminatoreve, dhe sapo kemi nisur një cikël të ri në kombëtare. Sigurisht, ishte vetëm një ndeshje miqësore, por ashtu siç kisha thënë edhe më parë, ne kishim disa objektiva dhe mendoj se disa i kemi arritur, si për shembull aktivizimi i lojtareve te rinj. Jam i kënaqur me lojën e tyre, por ka nevojë për shumë përmirësim, pasi ishte vetëm ndeshja e parë. </p> Pas asaj humbjeje 4-1 me Suedinë, gjëja e parë që kërkoja nga futbollistët kishte të bënte me një organizim të mirë në mbrojtje. Dhe, këtë e thashë edhe pas ndeshjes në Estoni, se me mbrojtjen isha i kënaqur. Ju donit të kisha provuar më shumë lojtarë të rinj, por pa futbollistë si Skela, Duro apo Cana, ne e kemi të pamundur të luajmë. </p> Dhe pas këtij barazimi, unë pashë një gjendje më të mirë te skuadra”,- tha Kuzhe, trajner i kombëtares shqiptare. Kuzhe u mbështet në ndeshjen kundër Estonisë te lojtaret e rinj si Bakaj, Lika apo Hyka, megjithatë trajneri i skuadres kuqezi ka bere te ditur, se përsëri do t’i besojë futbollistëve me eksperiencë si: Skela, Bogdani apo Duro. “Objektivi ynë është të ndërtojmë një skuadër sa më kompetitive për të ardhmen. </p> Mora përgjigje pozitive nga lojtaret e rinj, por nuk mund të mbështetem vetëm tek ata. Nuk do të ishte një kombëtare e vërtetë. Nuk mund të bëjmë pa lojtaret me eksperince si: Skela, Duro apo Bogdani, që do të jenë pjesë e skuadrës edhe neë teë ardhmen” – vijoi Kuzhe. I pyetur ne lidhje me rinovimin me Federaten Shqiptare te Futbollit, Kuzhe ka thënë se do te respektoje kontratën e tij. Gazetarët e kanë ngacmuar trajnerin Kuzhe edhe me një deklaratë se: “Kuzhes ia bëjnë të tjerët formacionin”. </p> Akuzë të cilën e ka hedhur poshtë trajneri aktual i kombëtares: “Do të isha i sëmurë nëse do të mendoja se futbolli shqiptar fillon me ardhjen time këtu. Unë nuk e di çfarë ka ndodhur në të shkuarën, por ne duhet të respektojmë historinë. </p> Për momentin, as nuk dua ta komentoj pyetjen nëse mua më ndërhyjnë në formacion apo jo”, – u shpreh tekniku kuqezi. Në lidhje me repartin e sulmit dhe mungesën e thirrjes së Berishës në këtë miqësore, ai e motivon thjesht me zgjedhje teknike të tij, në një kohë që mendon se te sulmi ka konkurrencë: “Në këto momente Shqipëria ka një potencial të madh sulmuesish për të ardhmen, duke nisur nga Bala, Roshi, Cikalleshi, Januzi apo Shkurtaj, por për momentin sulmuesit e kombëtares janë: Bogdani, Salihi dhe Kapllani. Po kështu më pëlqejnë si sulmues të majtë Bakaj apo Hyka, që mund të luajnë në krahë. Të tjerat janë zgjedhje të mija teknike dhe kaq…”,- përfundoi traineri Kuzhe.(Shekulli)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26994. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26994
 
Gripi i derrit, vdekje pas marrjes së vaksinës Panik pas vaksinimit për virusin e gripit të derrit. Mediat e huaja raportojnë se në Gjermani janë shënuar viktima pas vaksinimit. Ndërkohë që të tjerë të vdekur raportohen edhe në vendet e tjera, si në Kinë dhe Suedi. Sipas të përditshmes “Bild”, mes viktimave është edhe një fëmijë 21 muajsh. </p> Ndërkohë The Associated Press raporton se dy persona kanë humbur jetën në Kinë, fill pas vaksinës. “Sipas një deklarate të publikuar në webin e ministrisë kineze të shëndetësisë shkruhej se një nga njerëzit kishte pësuar goditje në zemër, ndërkohë që autopsia tjetër pritet të kryhet”- thuhet në artikull. </p> Sipas ekspertëve duhet të kryhen më shumë rezultate laboratorike, nëse ataku në zemër ka ardhur si reaksion alergjik pas vaksinës apo jo. </p> *****</p> Dy vaksina kundër gripit, një për qeverinë dhe një për popullin?</p> Ajo që përflitej nën zë prej kohës, mund të jetë shpejt një realitet. Egzistojnë dy vaksina kundër gripit të derrit, por vetëm një prej tyre nuk sinjalizohet me pasoja dytësore, kurse tjetra është shumë e paktë dhe shumë e shptrenjtë, e atillë sa shumë qeveri, ka mundësi të bjën diferencime. Ushtarët, policët, politikanët, deputetët dhe punonjësit e lartë të qeverisë dhe të ministrive do të vaksinohen me një lloj vaksine që nuk përmban elementë shtesë. Kurse për pjesën tjetër të popullsisë janë parashikuar dy vaksina të tjera, të cilat sipas ekspertëve mund të kenë pasoja anësore të padëshirueshme. Ky alarm nuk ka ardhur akoma në shqipëri, por shenjat e para të këtij diferencimi janë dhënë në Europë, madje në një prej vendeve më të zhvilluara të BE-së, Gjermanisë. Për një javë në Gjermani fillon vaksinimi masiv vullnetar kundër gripit të derrave. Por para fillimit të këtij aksioni qeveria federale po përballet me akuzën e ndarjes së kujdesit mjekesor në dy klasa. Deri tani në botë janë hedhur në treg tri vaksina. Dy prej tyre përmbajnë edhe elementë shtesë si dhe konservantë. Për këtë ekspertët mendojnë se ato mund të ketë edhe efekte anësore. Vetëm vaksina Celvapan nuk përmban konservantë dhe elementë të tjerë shtesë dhe konsiderohet si më e përshtatshme. Pikërisht këtë vaksinë ka porositur për anëtartë e qeverisë si dhe punonjësit e lartë të shtetit Ministria e Brendshme në Berlin. </p> Zëdhënësi i qeverisë ëilhelm, tha se kjo është rastësi dhe nuk e pranoi përcaktimin e kësaj vaksine si “vaksinë për qeverinë”: “Ju folët për “vaksinë për qeverinë”, më duket se e bëra të qartë se kjo nuk është vaksinë për qeverinë, ushtarët e Bundesëehrit nuk janë pjesë e qeverisë, as policia federale. Anëtarët e qeverisë federale do të këshillohen me mjekun e tyre të familjes për të mësuar se cila vaksinë është për ta më e mira.” – u tha ai gazetareve te shqetesuar rreth apeleve qe kishin bere me pare virologet. Edhe kancelarja Angela Merkel deklaroi se fillimisht do të konsultohet me mjekun e saj të familjes dhe pastaj do të vendosë nëse do të vaksinohet apo jo. Vaksina e cila pritet të përdoret për popullin quhet Pandemrix. Ajo përmban konservantë dhe elementë plotësues. Njoftimet për përdorimin e vaksinave të ndryshme për qeverinë dhe njerëzit e zakonshëm kane shkaktuar pasiguri dhe pakënaqësi. Një sërë virologësh me emër u rekomanduan qytetarëve, që ta mendojnë mirë përpara se të vaksinohen.</p> Per tu kthyer tek rasti gjerman, qe mund te sherbeje edhe si paralajmerim, per te gjitha vendet, perfshire Shqiperine, – qendrimet jane te kunderta. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetsisë, Klaus Vater, e quajti apelin e virologeve dhe alarmin e shtypit, si të papërgjeshëm. Sipas tij dimri pritet të sjellë me vete një valë të re të gripit të derrave dhe nuk mund të thuhet se kjo do të kalojë po aq lehtë sa ajo e verës: “Atëhere le të lutemi bashkarisht që vala e re e gripit të kalojë sërish lehtl dhe pa pasoja. Kaq mund të them.” Kurse Klaus Cichutek, zëvendës president i Institutit Paul Ehrlich, thotë se të tria llojet e vaksinave janë në rregull: “Të tria vaksinat e lejuara për t’u hedhur në treg për virusin e pandemisë janë njëlloj të pranueshme për trupit dhe të efektshme kundër një virusi të ri ndaj të cilit nuk kemi krijuar imunitet. Ndryshimet konsistojnë tek përforcuesit viralë dhe niveli i përballimit prej trupit është i pranueshëm.” Qeveria gjermane ka porositur 50 milionë vaksina të llojit Pandemrix. Vaksinimet fillojnë javën e ardhshme. Gjithësesi ka diskutime nëse kjo lloj vaksine është e përshtatshme dhe e pranueshme për fëmijët e vegjël dhe ngratë shtatzëna. Ne Shqiperi, ka nje kakofoni zërash zyrtarë lidhur me vaksinimin kunder gripit te derrit, nderkohe qe nga nje vezhgim i Shekulli Online ne disa farmaci te kryeqytetit, konstatohet se shumica e njerezve, ne mungese te keshillave dhe apeleve zyrtare, kane nisur me koken e tyre, te aplikojne, sidomos tek femijet, vaksinat e zakonshme antigrip te stines, qe jane ne treg prej kohesh.(Shekulli)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/shendeti/gripi-i-derrit-vdekje-pas-marrjes-se-vaksines.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/shendeti/gripi-i-derrit-vdekje-pas-marrjes-se-vaksines.html
 
Bujtina mikpritëse e Mirandolinës “Zonja e Bujtinës”, një komedi e 800-ës shkruar nga Carlo Goldoni, vjen e freskët në regjinë e Hervin Çulit. Çdo ditë, ora 20.00, në teatrin e Metropolit.</p> Tregon për shfaqjen dhe rolin e parë në këtë skenë, aktori i “Migjenit”, Arben Spahia </p> Pas përfundimit të shfaqjes, në shkallët e Teatrit të Metropolit, të rinjtë flisnin ende për “Zonjën e Bujtinës”, qeshnin, kujtonin batutat, imitonin gruan djallëzore Mirandolinë dhe aristokratët e marrosur nga dashuria. Pëshpërimat dhe reagimet e papërmbajtura të të pranishmëve, dëgjoheshin shpesh, gjatë dy orëve e gjysmë që e “Zonja e Bujtinës” u shfaq premierë në Teatrin e Metropolit (14 nëntor). </p> Komedia e Carlo Goldonit, “La Locandiera” (1751) erdhi e freskët në konceptin regjisorial të Hervin Çulit, një “luftë” groteske që vinte përballë arrogancën mashkullore me joshjen femërore. </p> Regjisori ishte kujdesur edhe për një garderobë të pasur tiparesh për secilin prej personazheve, duke sjellë një Mirandolinë (Eni Jani) të këndshme, të gjallë, lajkatare, dinake e joshëse, një kalorës burrëror, të egër dhe shpërfillës ndaj grave (Fatos Sela), markezin naiv dhe burracak të Forlipopolit (Genci Fuga), kontin e Albafiorjtës të veshur me tiparet e veriorit shqiptar (Arben Spahiu), aktoreshat zhurmëmëdha Dejanira dhe Ortensia (Adelina Muça e Ermonela Alikaj Plasari) dhe shërbëtorin e shkathët Fabrizio (Genti Deçka). Të rehatuar në rolet e tyre, loja e aktorëve ishte e gjallë, ritmike dhe e përfshinte publikun, duke komunikuar me çdo mjet shprehës. </p> Pantomima, një mjeshtëri e Genci Fugës dhe e zotëruar mjaft mirë nga Adelina Muça u shoqërua gjatë nga e qeshura e spektatorit. Ky ishte ilaçi i duhur për të mposhtur lodhjen e shikuesit, një skenë e gjallë, që lëviz dhe të mban mbërthyer pas lojës. </p> Nga ana tjetër, një detyrë e vështirë për aktorët, të kujdesshëm për plastikën, batutën groteske të Goldonit dhe në zotërimin e plotë të skenës. Aktorët i bënë ballë edhe kësaj sfide. Shqiptimi i saktë i frazave, qartësia dhe rrjedhshmëria e gjuhës, bënte që teksti të ngelej në mendje për një farë kohe. Fundi i shfaqjes i erdhi i papritur publikut. </p> Gjatë saj, parashikimet ishin gjithfarësh. E përkëdhelur nga ledhatimet e kontit dhe markezit, triumfuese që kishte në dorë edhe zemrën e Kalorësit, Goldon zgjedh për Mirandolinën shërbyesin e bindur e të dashuruar Fabrizio. </p> Kostumet dhe skenografia, realizuar nga Herolinda Koçllari, përpiqej ta sillte në kohë Firencen e 800-ës. Çdo mbrëmje, ora 20.00, “bujtina” e Metropolit është e hapur për vizitorët. </p> Shumëkujt në sallë, mbrëmjen e premierës, i ra në sy, gjuha e veçantë e kontit të Albafjoritës. “Shkodranishtja” dhe natyrshmëria në interpretim e aktorit të “Migjenit”, Arben Spahiu, e bënë një personazh të dashur për publikun. </p> Pas përfundimit të shfaqjes, i përhumbur akoma në rol, Spahiu tregon të fshehtat e prapaskenës dhe përgatitjen e rolit të parë në Teatrin e Metropolit </p> Si del një aktor nga shfaqja?</p> I përgjysmuar. Megjithatë, është kënaqësi kur heq ato rrobat e rolit që të kanë munduar për 4-5 javë dhe të thotë “natën e mirë” Fatos Sela, Eni Jani, Genc Fuga, Hervin Çuli, ata me të cilët ke punuar. </p> Në atë moment lodhja largohet. Artisti ka fatin e keq që heq nga shpirti i tij për t’i dhënë dikujt tjetër emocion, 200 spektatorëve që mund të jenë në sallë. Duhet të kalojnë disa orë që të dalësh nga kjo gjendje. </p> Është një drogë, injeksioni i parë i së cilës merret që kur del nga shtëpia, që kur fillon batutën e parë, derisa të futesh në sallën e teatrit dhe të je në përfundimin e saj. Ky është kushti kryesor. Nëse nuk jeton me shfaqjen, ajo nuk funksionon, ose funksionon keq. </p> Po kënaqësia kur vjen?</p> Pas çdo shfaqjeje. Nuk ka kënaqësi më të veçantë kur shikon fytyra të qeshura që të duartrokasin. Ky është shpërblimi që merr, dy duar që përplasen me njëra-tjetrën.</p> Në skenën e Metropolit, aktori dhe publiku janë shumë pranë njeri-tjetrit, sa mund të dëgjohen edhe reagimet. Ç’truk përdorët për të mos u ndikuar nga shikuesi? Unë kam pasur gjithmonë një ves. Për shumëkënd është ves amatoresk, por mua më ndihmon shumë. </p> Pak minuta se të fillojë shfaqja, hap perdet e skenës. Aty gjej ato fytyra që dua t’i shoh gjatë interpretimit, ato që më japin jetë. Në sallën e teatrit “Migjeni”, që ka 470 vende, nuk vonoj më shumë se 4 sekonda për ta gjetur spektatorin e duhur, atij unë ia dedikoj shfaqjen. </p> Është e vështirë t’i bësh njerëzit të qeshin?</p> Shumë. Aq më tepër sot që sheh vetëm njerëz turivarur, që qeshin rrallë. Edhe kur sheh dikë, dije që është shkodran. (Qesh)</p> Kështu shpjegohet humor i natyrshëm që solle në sallë?</p> Është vetë personazhi i kontit që i bën njerëzit të qeshin. Regjisori Hervin Çuli kërkoi të krijonte një kont “malok”, nga veriu i Shqipërisë, që do vetëm të duket dhe atë e gjeti tek unë. Ai është një pareli që i kanë ardhur paratë, jo se i ka fituar, siç janë sot 75 përqind e parelinjve. </p> Ndërsa, për punën me regjisorin Çuli, dua të theksoj se kanë qenë të pakta rastet që kam punuar me këtë komoditet. Të bën një propozim dhe të lë të lirë të mendosh për të. Të jep idenë që ka ai për rolin dhe nëse nuk je dakord, mund të kundërshtosh, mjafton të argumentosh arsyen tënde. Ai kurrë nuk ulet në tavolinë pa qenë njëqind për qind i qartë për rolin.</p> Çfarë të tërhoqi tek konti i Albafjoritës? </p> Nuk mund të bësh shumë gjetje tek ky personazh, por duhet të njohësh mirë veprën dhe si përshkruhet ai në të. Gjetja është e regjisorit, siç shpjegova edhe më sipër. Dramaturgë si Goldoni janë shkolla e artit skenik. Në Akademinë e Arteve, “E zonja e Bujtinës” , trajtohet si një vepër, e cila duhet patjetër të njihet nga aktorët dhe regjisorët. </p> Po në skenën e Migjenit, me cilët role keni qenë? </p> Kam pasur fat të jem në shfaqje Serafin Fankos dhe të interpretoj përkrah Tinka Kurtit, Bruno Shllakut, Paskualina Shllakut, Fatbardh Smajës, Merita Smajës. </p> Po kujtoj këtu shfaqjen “Vizita e fundit” (1994), me autor Albri Brahushën dhe regji të Fatbardh Smajës, ose “Ishulli i Shitenit”, me të njëjtin autor dhe regjisor. Gjithashtu, në shfaqjen “Trokitje në dyer e dhimbjes”, shkruar nga Serafin Fankoja.</p> Edhe pse kam qenë më i pranishëm në pjesë shqiptare, nuk mungojnë as shfaqjet me autorë dhe regjisorë të huaj. Me regjisorin italian Nani Garella kam bashkëpunuar në shfaqjen “6 personazhe kërkojnë autorin” dhe “Le ultime lune” të dramaturgut italian Luigi Pirandello. </p> Roli më i realizuar? </p> Për mua personazhi Heroi i Letrave, në dramën “Vizita e Fundit” të Albri Brahushës.(Shekulli)</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26991. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26991
Top