Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Të ngarkuar me shovinizëm dhe etnocentrizëm Nga Valon Kurtishi
E lexova me shumë vëmendje dhe interes shkrimin e gazetares simpatike Maja Mihajlovska në gazetën Vreme, e shtunë/dielë, 7-8 nëntor 2009, me titull, Të ngarkuar, por jo me gjuhë, dhe mbeta i befasuar nga mungesa e vizionit dhe e shikimit të drejtë të rrethanave shoqërore në këtë vend. Ajo që dy shtetas të një shteti të njëjtë europian nga dy bashkësi të ndryshme etnike në vitin 2009, komunikojnë dhe në të ardhmen ndoshta do të komunikojnë vetëm me gjestikulime, është vërtet një fenomen i çuditshëm dhe brengosës, i papranueshëm për standardet dhe praktikat europiane dhe përtej. Por për këtë nuk janë fajtorë shqiptarët dhe iniciativat e tyre për bojkotin e orëve të gjuhës maqedonase. Për këtë nuk janë fajtorë as bashkëmoshatarët e tyre maqedonas e as kombi maqedonas. Kjo situatë e këtillë e çuditshme kur një bashkësi e madhe etnike si ajo shqiptare e di dhe detyrohet ligjërisht ta mësojë gjuhën maqedonase, kurse nga ana tjetër një bashkësi tjetër e madhe etnike si ajo maqedonase nuk e flet dhe as që përpiqet ta mësojë gjuhën shqipe, është absurde dhe njëkohësisht shumë jologjike dhe irracionale në mes të Europës, anno domini 2009. Kjo situatë e çuditshme kur në një shoqëri faktikisht dyetnike, bashkësia shqiptare e flet dhe e di gjuhën maqedonase, kurse bashkësia maqedonase nuk e njeh gjuhën shqipe çon drejt getoizimit të atyre që nuk e njohin gjuhën e tjetrit. Paradoksalisht por shumë e vërtetë, kultura maqedonase vetë-izolohet përmes imponimit të gjuhës së vetë në të gjitha sferat e jetës bashkësive tjera, të cilët sipas ligjeve të faktorëve të ndryshëm historikë jetojnë si autoktonë në këtë shtet me histori të gjatë 18 vjeçare. Kjo situatë interesante, kur shtresa të gjera të një shoqërie nuk janë aspak të interesuara për ta mësuar dhe në shumë mënyra e urrejnë kulturën dhe vlerat e bashkëqytetarëve, bashkëfshatarëve, kolegëve të tyre nga jeta e përditshme është një ngarkesë e qartë me shovinizëm dhe etnocentrizëm, për të mos numëruar tani edhe izma të tjerë me kuptim negativ. Tani sa i takon administratës shtetërore apo asaj publike në përgjithësi. Ajo që ka nëpunës të rinj të pranuar të cilët nuk e njohin gjuhën maqedonase nuk është aspak në rregull. Edhe unë pyetem gjithashtu se si do të punojnë ata në institucione dhe si mund ta kryejnë punën më me sukses. Por unë pyetem gjithashtu që, si është e mundur që nëpunësit shtetërorë të mos e njohin gjuhën e dytë zyrtare në vend e cila sipas kushtetutës është ajo gjuhë që e flasin se paku 20% e popullsisë, pra gjuhën shqipe? Pikërisht kjo është tragjedia e madhe këtu. Unë jam i sigurt që 99% e nëpunësve shtetërorë nuk e kuptojnë fare gjuhën e dytë zyrtare apo shtetërore, dhe thjesht nuk e kuptoj si i kryejnë këta në mënyrë efektive dhe efikase punët e tyre zyrtare në qytete të tilla si Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, pjesë të Shkupit ose edhe në Manastir, Prilep, Veles, Shtip, Krushevë. Në Maqedoni çdokund kemi shqiptarë, maqedonas dhe një numër të bashkësive tjera shumë më të vogla etnike. Kur të gjithë zyrtarët shtetërorë do ta dinë gjuhën e 25% të popullsisë së vet do të gjendet ilaçi për administratën publike. Për të mos thënë se shqiptarët në IRJM nuk janë ai 25% zyrtar por më shumë se 35% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Një ilaç të tillë kanë gjetur të gjitha shtetet europiane me përbërje etnike të përzier të popullsisë. Në gjithë Europën, përveç Greqisë e cila si një diktaturë e njohur nacional-shoviniste nuk pranon ekzistencën e asnjë pakice kombëtare, ka vetëm katër shtete me përzierje më të madhe etnike të popullsisë. Ata janë Belgjika, Zvicra, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia. Në tre vendet e para ka nga tre gjuhë zyrtare (në Belgjikë dy) të detyrueshme për të gjithë ata që kërkojnë një vend pune në administratën shtetërore. Shikuar në përqindje, shqiptarët në Maqedoni janë më të shumtë në numër se të themi italianët dhe francezët në Zvicër ose kroatët në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pikërisht për këtë, Maqedonia e cila është në rrugë për në Bruksel duhet të aplikojë standarde brukseliane për këto problematika. Nuk mund të shkohet në Europë me standarde shoviniste dhe mesjetare të gjuhëve zyrtare dhe jozyrtare, më të vlefshme apo më pak të vlefshme. Maja pyetet se pse bashkësia sërbe dhe bashkësia që ajo e quan turke nuk protestojnë kundër këtij vendimi qeveritar. Por bashkësitë sërbe dhe bashkësia inekzistente e a.q turke të dyja bashkë nuk bëjnë më shumë se 3% nga numri i përgjithshëm i popullsisë së Maqedonisë. Edhe shqiptarët në luginën e Preshevës nuk kërkojë që nëpunësit shtetërorë në Zemun apo Novi Sad të flasin gjuhën shqipe pasi ata janë vetëm 1% nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Sërbinë fqinje. Pra, numrat e popullsive luajnë rol dhe janë të rëndësisë vendimtare në konteste të tilla. Sa më takon mua personalisht, do i kisha anuluar të gjithë kufizimet në përqindje për të drejtat e bashkësive etnike. Por shqiptarët nuk janë aspak fajtorë për një zgjidhje të tillë. Ishin vetë maqedonasit ata që i imponuan këto zgjidhje për të drejta etnike në bazë të përqindjes së popullsisë. Vetë maqedonasit e imponuan kufirin famoz prej 25% të cilën pseudo-politikanët tanë gjysmë analfabetë e pranuan madje si normë kushtetuese. Mësimi i gjuhës angleze nuk duhet ngatërruar me çoroditjet ekstremiste tipike ballkanike. Ai, njëjtë si teknologjia e informacionit është i nevojshëm si për fëmijët maqedonas ashtu edhe për ata shqiptarë. Për këtë, ne kërkojmë ose të hiqet gjuha maqedonase si ngarkesë artificiale e fëmijëve shqiptarë, ose le të ngarkohen gjithë bashkë në mënyrë proporcionale. Pra, gjuha maqedonase si gjuhë e parë zyrtare, gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare dhe anglishtja si gjuhë botërore (lingua franca) të mësohen njëkohësisht nga klasa e parë fillore. Pikërisht për këtë, Byroja për arsim, në pajtim me kushtetutën dhe me ligjet, në pajtim me praktikën europiane dhe në interes të bashkëjetesës, tolerancës dhe njohjes më të mirë të tjerëve, duhet që ti gatitë programet mësimore ashtu si i bëjnë në Bashkimin Europian. Kështu, gjuhët maqedonase dhe shqipe të mësohen nga klasa e tretë ose e pestë nga të gjithë nxënësit e këtij vendi. Atëherë edhe ministri i arsimit nuk do të ngatërrohet me vendimet dhe me fjalët e veta dhe as marrëdhëniet ndëretnike nuk do të ngarkohen apo përkeqësohen. Atëherë nuk do të kemi getoizim të askujt në Maqedoni, pasi të gjithë do të ndjehen të barabartë dhe do ta shikojnë këtë vend si të tyrin. Unë vetë personalisht për momentin nuk ndjehem si i barabartë në këtë republikë të re, pasi e di se në asnjë vend tjetër europian përveç Maqedonisë, gjuha e 25%(në realitet më shumë se 35%) të popullsisë nuk mund të mos jetë gjuhë zyrtare në gjithë territorin e shtetit të dhënë. Por kjo është vetëm një element nga diskriminimi i madh, gjithëpërfshirës dhe i kudondodhur i popullit shqiptar në Maqedoni. Shpresoj sinqerisht, që gjenerata e re pjesë e së cilës jemi unë, Maja dhe shumë bashkëqytetarë të tjerë me forca të bashkuara do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe do ti mbyllim njëherë e përgjithmonë këto forma irracionale dhe absurde të diskriminimit, për një të ardhme më të mirë për gjithë ne.
Shënim: Ky shkrim është reagim ndaj kolumnës së gazetares Maja Mihajllovska të botuar në gazetën maqedonase Vreme, e shtunë/diel, 7/8 nëntor 2009, me titull Optovareni, no ne so jazici- (Të ngarkuar, por jo me gjuhë), në të cilin aludohet për keqpërdorime politike të fëmijëve shqiptarë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23886. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23886

Maqedonia mbetet në bisedimet për emrin edhe krahas pozicioneve maksimaliste të Greqisë

Republika e Maqedonisë mbetet aktivisht e kyçur në bisedimet që zhvillohet nën patronazhin e KB-së edhe krahas pozicioneve maksimaliste të Greqisë dhe pret nga Athina të përmbahet afër dispozicioneve nga Marrëveshja e përkohshme dhe të mos e pengojë integrimin e saj euroatlantik.

Ky është konkluzioni nga takimi i mbrëmshëm i kreut të shtetit, në të cilën përfaqësuesi i Maqedonisë në bisedimet për emrin ambasadori Zoran Jolevski e informoi për pozicionet maksimaliste të palës greke, të cilat i janë prezantuar ndërmjetësuesit Methju Nimis në takimin e fundit në Nju-Jork.

“Në frymën e Marrëveshjes së përkohshme dhe duke respektuar normat e saj, Republika e Maqedonisë dhe mëtej do të mbetet në mënyrë aktive e kyçur në këtë dialog dypalësh, i cili zhvillohet nën patronazhin e KB-së. Presim që fqiu ynë jugor të përmbahet afër normave të Marrëveshjes së përkohshme dhe mandatit që e ka ndërmjetësuesi Nimic dhe në bazë të së cilës mund të përcaktojë dinamika të caktuara dhe hapi diskutime për çështje të caktuara. Në të njejtën kohë konsiderojmë se me respektimin e Marrëveshjes së përkohshme Qeveria në Athinë do të përkushtojë vëmendje të mjaftueshme dhe normave dhe dispozitave të saj që kanë të bëjnë me mbështetjen e vendit tonë kur bëhet fjalë për integrime euroatlantike, në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare ku Republika e Greqisë është anëtare”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski mbrëmë pas takimit të kreut shtetëror.

Ai potencoi se pozicionet maksimaliste të Athinës nuk kanë qenë befasi të mëdha për palët e Maqedonisë, për shkak se deri më tani në një mënyrë apo një tjetër kanë qenë të informuar. Tani vlerësoi Milloshoski, janë  komunikuar në mënyrë më eksplicite dhe më zyrtare.

Ai paralajmëroi se ambasadori Jolevski në ditët e ardhshme do të jetë në dispozicion të partive politike relevante dhe kampionët e tyre politikë, të cilët duan t’i njoftojnë drejtpërdrejtë për ngjarjet më të rëndësishme. “Konsideroj se ky do të jetë një rast i mirë për çdo politikan serioz të interesuar në Republikën e Maqedonisë t’i dëgjojë nga dora e parë informacionet më të reja, të cilat mund t’i kumtojë Jolevski pas takimeve të tij në Nju-Jork”, shtoi Milloshoski.

Në takim ishin të pranishëm presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abilaqim Ademi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski.

Siç njoftojnë mediat në Maqedoni, pala greke në takimet e fundit me Methju Nimicin me përfaqësuesit e dy vendeve Zoran jolevski dhe Ademantios Vasilakis në Nju-Jork, përveç emrit të përbërë që sipas saj do të duhet të jetë “Republika Maqedonia Veriore” ose “Republika  Maqedonia e Re”, Athina kërkon që ta përdorë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe për përdorim të brendshëm, si dhe në komunikimin me 127 vende tashmë e njohën Republikën e Maqedonisë në emrin kushtetues. Qeveria e re greke, midis të tjerave, kërkon që fjala “veriore” ose “e re” në emër të përdoret edhe gjatë emërtimit të kombit maqedonas, më pas përdorimin e toponimeve greke në vend të atyre maqedonase për fshatrat dhe qytete të Greqisë, si dhe ndryshimin e kodit aktual ndërkombëtar dhe atë në internet MK.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23882. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23882

Itali, operacion ndaj grupit shqiptar te droges Mbi 70 agjente te kuestures se Triestes jane angazhuar mengjesin e sotem ne nje operacion kunder nje grupi narkotrafikantesh shqiptare, qe conin kokaine ne Itali nga Spanja dhe Holanda. Lajmin e bejne te ditur mediat e vendit fqinj, sipas te cilave policia po zbaton nje seri urdher-arrestesh kunder grupit kriminal, te drejtuar nga dy vellezer shqiptare 21 dhe 26 vjec. Sipas policise, organizata perdorte si korriere italiane, ashtu edhe maqedonas per te transportuar ne Itali kokainen qe vinte nga Spanja dhe Holanda.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26953. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26953

Bode: Ndarja e posteve, skam asnje propozim Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, Ridvan Bode, tregon detajet e punes se komisionit per ndryshimet statutore. Si kryetar i ketij komisioni, Bode sqaron se deri tani nuk ka asnje kerkese zyrtare per ndarjen e posteve qeveritare nga ato partiake.
Sipas njeriut qe kontrollon sekretariatin e PD-se, eshte Kuvendi kombetar ai qe vendos per çeshtje te tilla dhe jo deklaratat e individeve. Disa dite me pare, nje tjeter anetar i kryesise, njekohesisht pjese e ketij komisioni per ndryshimet statutore, Fatos Beja deklaroi publikisht se eshte pro ndarjes se posteve partiake nga forumet e partise.
Ky komision drejtohet nga sekretari i pergjithshem i PD-se, Ridvan Bode, dhe perbehet nga anetaret Ilir Rusmali, Fatos Beja, Albana Vokshi dhe Gerti Bogdani.
Perplasja e dy qendrimeve te kunderta brenda te njejtit komision do te sjellin vazhdimesine e debateve deri ne diten e mbajtjes se Kuvendit kombetar, nga i cili do te vendoset per statutin e ri dhe do te zgjidhen 100 anetaret e Keshillit Kombetar.
Me pas do te jete kompetenca e ketij keshilli kombetar qe do te vendose per dy pikat me te debatuara ne statut, ndarjen e posteve partiake nga ato qeveritare dhe per aplikimin e parimit, nje anetar, nje vote.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26957. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26957

Gjykata: Jo lirimit te Rezart Tacit Gjykata e Tiranes nuk ka pranuar kerkesen per terheqjen e mases se sigurise ndaj biznesmenit Rezart Taci, i akuzuar per rrahjen e gazetarit Mero Baze. Ne seancen e sotme trupi gjykues ka vendosur qe Taci te qendroje ne burg deri ne shqyrtimin e ceshtjes nga Gjykata e Apelit. Avokati mbrojtes, Maksim Haxhia ofroi 50 mije euro garanci per lirimin e biznesmenit, por trupi gjykues e refuzoi ate.
Biznesmeni i naftes, Taci akuzohet se disa dite me pare bashke me truprojat e tij rrahu botuesin e gazetes Tema, Mero Baze ne nje nga lokalet e kryeqytetit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26961. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26961

Skema e protestes, Rama mbledh grupin Partia kryesore e opozites harton planin e organizimit te protestes treditore qe fillon me 20 nentor. Grupi parlamentar i selise roze eshte mbledhur dje ne drejtimin e kryetarit te saj, Edi Rama, pas protestes se Fierit, ku çdo deputet ka marre detyrat dhe udhezimet perkatese se si do organizohet maratone per tri dite rresht protesta ne shesh.
Burime nga mbledhja e grupit, ku mungonin deputetet e Levizjes per Mendimin Ndryshe, thane se ne oren 17:00 te dites se premte, do te jete starti i mitingut ku jane te ftuar te gjithe qytetaret nga te kater anet e vendit per te protestuar per hapjen e kutive te 28 qershorit. Por ne oren 22:00 fillon plani B, ku 60 deputetet socialiste do te kene me vete 50 mbeshtetes secili ose tre mije persona te gjithe se bashku.
Ne naten e pare te protestes do te qendrojne vetem 30 prej tyre e konvertuar ne 1500 mbeshtetes te shperndare neper çadra.
Protesta e pergjithshme do te vijoje edhe gjate dites se shtune dhe ne mbremje 30 deputetet dhe 1500 mbeshtetesit e tyre do te zevendesohen me 30 deputetet e tjere dhe 1500 mbeshtetesit e tyre
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26950. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26950

Argjentina lejon martesen mes homoseksualeve Do te celebrohet ne Argjentine martesa e pare mes dy personave te te njejtit seks ne gjithe kontinentin e Amerikes Latine. Nje gjykate e kryeqytetit, Buenso Aires i ka dhene Ok kerkeses se dy te rinjve argjentinas. Megjithese Kodi Civil argjentinas e ndalon martesen mes personave te te njejtit seks, gjykata e ka hedhur poshte ate duke sqaruar se kodi bie ndesh me kushtetuten e vendit.
Nderkohe qe ne parlamentin vendas ligjvenesit jane duke diskutuar disa ligje te reja pro homoseksualeve, ndersa ka patur disa protesta sporadike kunder vendimit te gjykates./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26933. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26933

Miss Bota 2009, Vera Grabocka përjashton Aurela Hoxhën për vajzën e Arben Mevlanit Armina Mevlani, studente e Filozofisë do të përgaqësojë përfundisht Shqipërinë në Miss World 2009, që organizohet më 12 dhjetor në Afrikën e Jugut. Regjisorja Vera Grabocka, që ka eksluzivitetin për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë konkurs bukurie, vetëm një javë më parë ka vendosur ti thotë jo Aurela Hoxhës, e njohur si modele për faktin se ajo është e martuar, gjë që nuk lejohej në këtë konkurs bukurie sipas shpjegimeve dhënë asaj. Shumë shpejt Grabocka ka vendosur për Armina Mevlanin, vajzën 18 vjeçare të spikerit të lajmeve në Top Channel, Arben Mevlani.
Nuk dihet se ku e ka parë Arminën, aktualisht imazhi i paketës Tring, ndërkohë që për tu prezantuar në këtë konkurs do të niset fillimisht drejt Londrës, ku do të bëjë përgatitjet për garën e madhe ku konkurrojnë vajza nga e gjithë bota. Në faqen zyrtare të Miss World 2009 tashmë është zëvendësuar profili i Aurelës, me atë të Arminës, e cila sapo ka filluar studimet e larta për Filozofi, ndërkohë që njihej si vajza më e bukur e shkollës Petro Nini Luarasi, ku sapo ka mbaruar shkollën e mesme. Ofertat e para nga televizionet i erdhën në mesin e dhjetorit ndërsa ajo prezantoi mbrëmjen gala të dancit Gjimnastrata 2008. Armina ka shumë pasion aerobinë për faktin se e ëma Mimoza Mevlani është një koreografe e njohur.
Në karakteristikat e saj, Armina është cilësuar si vajzë me tiparet e një femre mesdhetare, ndërsa është e apasionuar pas botës së ekranit. Eksperiencat e saj të para me botën e artit lidhen me këngën, ku ajo ka filluar si këngëtare e Festivalit të Fëmijve. Ka fituar kurorën e vendit të dytë të Miss Mjelma 2006 në Maqedoni, ka pozuar për revista të ndryshme dhe ka qenë imazh i disa firmave. Në një intervistë të para pak muajve për Panorama Plus ajo është shprehur se i pëlqen letërsia, sidomos poezitë e Bodlerit dhe Nerudës, romanet e Remarkut, dhe Frojdi si psikanalist. Armina është vajzë e vetme, dhe modeli i femrës që adhuron është aktorja italiane Monica Beluci.
Aurela Hoxha, konfuze për arsyen e përjashtimit
Ndërsa Aurela Hoxha, vajza 24 vjeçare që u zgjodh fillimisht nga Vera Grabocka për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë konkurs, duket se ka ngelur shumë e zhgënjyer dhe konfuze për arsyen e vërtetë të largimit. Sipas burimeve tona thuhet se regjisorja ka qenë e informuar më parë rreth faktit që Aurela ka qenë e martuar, dhe se Aurela vetë nuk ka qenë në dijeni të ndonjë kushti të shkruar në rregulloren e Miss World që përjashton miss-et e celebruara, nga e drejta për të konkurruar. Aurela e cila ishte përgatitur për gjithçka i tha po propozimit të Grabockës, ndërkohë që ishte menduar të ishte partnerja e Ardit Gjebreas në netën finale të festivalit Kënga Magjike. Ajo ka një eksperiencë si modele ndërkohë që ka përfunduar studimet për mjekësi dhe vazhdon një universitet të dytë për juridik. Prej një viti është presidente e agjencisë së saj AS angels promotion, ku modelet prezantohen në faqet e revistës me të njëjtin emër. Puna e saj e përditshme ka të bëjë me përzgjedhjen e modeleve të reja, dhe organizimin e një turi sfilatash jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë kufijve.
Kush është Armina
Emri : Armina MEVLANI Mosha : 18 vjeçe Gjatësia : 170 m Gjuhët e huaja : Anglisht, Spanjisht, Italisht
Armina është studente për Filozofi dhe ka ambicie të angazhohet me politikë. Ajo ka hob kërcimin, aerobinë dhe të shkruajë. Motoja e saj është Momenti mund të ndryshojë gjithçka./panorama/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26920. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26920

Kosove, KQZ publikon rezultatet paraprake 24 ore pas mbylljes se votimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet zyrtare paraprake te zgjedhjeve lokale ne Kosove. Pas nje informacioni te detajuar per te 36 komunat, tani eshte e qarte se me shume se gjysma e tyre, me sakte 20 komuna, do te shkojne ne raundin e dyte per te zgjedhur se cili do te jete kryetari.
Ne shumicen e komunave ku do te zhvillohet balotazhi kryeson ne perqindje votash per kandidat Partia Demokratike e Kosoves. Ajo udheheq ne 13 komuna per balotazh. Ne pjesen tjeter, 7 komuna, konkurohet mes Lidhjes Demokratikete Kosoves dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves.
Kjo do te thote se ne zgjedhjet e 15 nentorit, PDK-ja e kryeministrit Hashim Thaci mban shumicen e komunave ne Kosove.
Partia e kryeministrit Thaci ka mundur te fitoje edhe ne raundin e pare me shume komuna se partite e tjera. PDK ka marre 5 komuna, AAK 4 komuna te vogla, LDK-ja 3, perfshire kryeqytetin Prishtinen, serbet 3 komuna dhe turqit nje komune.
Sipas KQZ kane mbetur edhe disa vota te tjera pa numeruar, por kjo nuk pritet te ndryshoje harten elektorale te krijuar pas votimeve te 15 nentorit.
Kryetarja e KQZ-se perseriti edhe nje here se disa parregullsi te vena re gjate procesit te votimit nuk cenojne standartet e larta te zgjedhjeve lokale ne Kosove./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26924. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26924

SHBA, vritet ylli i show-t pornografik Dy muaj me pare kishte braktisur ‘Cat House’ reality show-n pornografik, qe e beri te famshme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pasi mesoi se kishte mbetur shtatzene. Brooke Phillips, e njohur ne boten e dritave te kuqe, me emrin e artit Hayden Brooks, u vra ne nje shtepine e saj ne Oklahoma City me arme.
Policia gjeti ne shtepi edhe trupat e tre personave te tjere. Pas masakres, autori i vuri flaken shtepise per te humbur gjurmet.
Phillips punonte ne bordellon e Nevades per rreth dy vjet. Fama e saj erdhi pas reality show-t ne HBO qe tregon jeten e perditshme te prostitutave te Moonlite Bunny Ranch./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26927. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26927

Kuzhe: Na duhej fitorja Trajneri i Kombetares Shqiptare, Josif Kuzhe ka mbetur i zhgenjyer nga rezultati ne miqesoren e Estonise, por ka vleresuar repartin e mbrojtjes dhe lojen e fotbollisteve te rinj qe u aktivizuan qe nga minuta e pare ne kete ndeshje. Pas humbjes me Suedine na duhej nje fitore per te rritur moralin e skuadres. Gjithsesi une jam i kenaqur me lojen dhe vecanerisht me mbrojtjen. Jam shume i kenaqur edhe nga lojtaret e rinj qe aktivizuam qe nga minuta e pare. Kemi fituar Bakajn ne kete ndeshje, pasi eshte nje lojtar qe na nevojitet dhe ne ndeshjet e tjera. Mund te luaje qe nga minuta e pare. Ishin mire Lika dhe Hyka, por ky i fundit duhet te aktivizohet me shume ne skuadren e vet. Jane disa lojtare si Cana, Duro dhe Skela qe i nevojiten kesaj kombetareje, shprehet Kuzhe.
Trajneri kroat, ka pohuar se Salihi Bogdani dhe Kapllani jane tre sulmuesit e kombetares aktuale, nderkohe qe e ardhmja e ketij reparti, sipas tij, eshte shume mire pasi ka lojtare te rinj shume te talentuar. Mesohet se trajneri Kuzhe do te zhvilloje nje tur neper Europe dhe do te takohet me futbollistet qe mund te behen pjese e Kombetares Shqiptare. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26930. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26930

Tubi i hyn mes kraharorit, megjithate mbetet gjalle Shufra e gjate 8 metra kaloi tejpertej kraharorit te tij, por pa prekur organe jetesore, gjate nje aksidenti qe Repley pesoi ndersa po kthehej nga puna. Pas nje aksidenti me kamionin e tij, 39-vjecari Xhezon Repley ka qene vertet me fat, perderisa nje tub i ka care mes per mes kraharorin, por ai ka mbetur gjalle. Pikerisht, tubi i gjate 8 metra kaloi tejpertej kraharorit te tij, por pa prekur organe jetesore, gjate nje aksidenti qe Repley pesoi ndersa po kthehej nga puna. Pavaresisht se burri nuk ishte aspak ne nje pozicion komod, ai ka pasur fuqine per te marre celularin dhe per ti telefonuar shefit, duke i thene se ka pesuar nje aksident. Mund te kete qene adrenalina, por une mora celularin dhe telefonova, ndoshta ne gjendje shoku. Vetem kur e kuptova se kisha nje tub ne kraharor, ateherere mendova qe nese ndokush nuk vinte te me ndihmonte, atehere mund te kisha vdekur. Ne menyre te cuditshme nuk eshte se ndieja shume dhembje, tregon ai. Disa miq i kane dhene kurajo gjate gjithe procesit te prerjes se tubit, deri ne momentin qe ai u transportua ne spital, ku kaloi 24 ore ne koma. Megjithate, tashme, pas kurimit, ai mesohet se eshte kthyer te punoje, ndonese mjeket nuk munden tia vinin serish ne funksion shpatullen. Kjo ngjarje ndodhi rreth 15 muaj me pare, por vetem tani, Xhezon i beri publike fotot e aksidentit. Te ardhurat nga shitja e fotove do te shkojne per Great North Air Ambulance, sherbimi spitalor qe i shpetoi jeten. /theSun/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26914. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26914

Lëkura e zezë e kinezes Lou Jing Eshtë 20 vjeçe dhe ka një zë të mrekullueshëm. Vajza ka marrë pjesë në një program, i cili zbulon talentet e reja të muzikës. Zëri i saj e çoi në pesëshen e finalistëve, e megjithatë ajo që shkaktoi polemika nuk ishte talenti, por të qenit zezake
Shpesh ndodh që imazhi i një njeriu të prishet sa hap e mbyll sytë. Kjo ka ndodhur para disa muajsh në një televizion të Shangait, “Dragon Tv”, i cili transmetonte një spektakël për talentet e reja të muzikës. Mes shumë konkurrentëve u veçua edhe një njëzetvjeçare. Është kineze, e gjatë, simpatike dhe këndon shumë bukur. Por ajo çka e dalloi nga të tjerët këtë vajzë ishte ngjyra e zezë e lëkurës. Quhet Lou Jing dhe ka një zë të mrekullueshëm. Për të, vizita e Presidentit amerikan Barack Obama në vendin e saj, Kinë, do të thotë më shumë se një takim i thjeshtë institucional. Në fakt, Jing është diskriminuar për shkak të ngjyrës së zezë të lëkurës, duke sjellë në qendër të debatit mediatik çështjen e racizmit. Jing ka marrë pjesë në një spektakël televiziv “Lets Go! Oriental Angel”, program i cili merret me zbulimin e talenteve të reja të muzikës kineze. Zëri i saj e çoi mes pesë finalistëve, megjithatë ajo që shkaktoi polemika nuk ishte talenti, por të qenit zezake. Vajza ka lindur nga një nënë kineze dhe baba afrikan, i cili e braktisi menjëherë pas lindjes. Jing flet një gjuhë perfekte mandarine dhe ndihet kineze në të gjitha kuptimet, por kjo nuk ka mjaftuar për tu pranuar nga publiku. Janë thënë shumë gjëra kundër saj, sidomos në internet. “Presidenti Obama ka arritur ti japë një dritë të re imazhit të afro-amerikanëve në botë. Ndoshta edhe te ne do të sjellë plot risi dhe një sens të mirë”, ka thënë Lou. Halle Berry e Kinës Gjatë spektaklit, prezantuesi e thërriste “Halle Berry e Kinës”, duke e krahasuar me një aktore bukuroshe amerikane të vlerësuar me një çmim “Oskar”. Asaj i pëlqente, por në të njëjtën kohë ishte shumë serioze. Lou Jing studion për Dramaturgji në Akademinë e Arteve të Shangait. Kur të rritet dëshiron të bëhet prezantuese. Në spektaklin e talenteve të reja të muzikës e dërguan profesorët e saj. Por që kur u bë e famshme, në internet filluan të qarkullonin komente ironike, harbute, dashakeqe dhe shumë vulgare, si për shembull “kinezët e zinj nuk ekzistojnë”. Lou Jing është shprehur për mediat se tani është mësuar me vështrimet kurioze të njerëzve, por ajo që nuk arrin të kuptojë janë komentet e padrejta dhe kritikat e ashpra të bëra online kundër saj. Kur e pyetën se a ka racizëm në Kinë, Lou u përgjigj: “Unë do të flisja më shumë për agresivitetin sesa për racizëm. Para ofendimeve qëndroj gjakftohtë. Reagoj vetëm kur jam me humor të keq”. Njerëzit nuk i kursejnë sharjet as për të ëmën, e cila akuzohet se ka qenë një grua e përdalë, sepse mbeti shtatzënë nga një i huaj zezak, që ka gjasa të ketë qenë afrikan. Babai amerikan Pavarësisht ofendimeve të shumta, talenti artistik i Lou Jing është shndërruar në një çështje mjaft të rëndësishme. Jing thotë se ndihet mirë me veten dhe është më shumë se kurrë kineze. Ajo ka lindur më 28 prill të 1989-s, në vitin e gjarprit. Babanë as nuk e ka njohur dhe as nuk e ka kërkuar kurrë. “Vinte nga Shtetet e Bashkuara dhe iku menjëherë pasi linda unë”, thotë ajo. Ishte zezak dhe Lou Jing i la trashëgim një lëkurë që njerëzit e kanë pagëzuar me emrin “vajza çokollatë”. Në fakt Lou-s i pëlqen të jetë si Halle Berry, por dëshiron ta thërrasin në emër jo me pseudonime. Kurioziteti Lou Jing buzëqesh, sepse u tërheq të gjithëve vëmendjen. Është e rrethuar nga një kuriozitet i madh, shpesh më shumë naiv se sa djallëzor. “Që e vogël jam mësuar me shikimin e të tjerëve, nuk e kam pasur kurrë problem. Madje edhe ata që më afroheshin nga afër për të më parë me imtësi nuk më bezdisnin. Më mërzisin vetëm ato që shkruhen në internet. Ende nuk jam mësuar me kritikat online. Nuk mund ta imagjinoj se deri ku shkon ligësia e njerëzve? Por tani i kam vënë vetes një qëllim, që nuk do të mërzitem më për asgjë”. Racizmi Prej 20 vitesh, Lou Jing përpiqet ti shohë gjërat në një mënyrë më të thjeshtë. Kur e ëma ishte e ftuar në një emision për të treguar historinë e saj dhe për të folur për vajzën, tha: “Lou është një fëmijë i mbarë që nuk më ka sjellë kurrë shqetësime. I pëlqen kompjuteri dhe është tifoze e çmendur me skuadrën e Milanit. Adhuron Maldinin dhe Kakanë”. Gruaja ishte e shqetësuar për ofendimet e shumta që njerëzit shkruajnë në internet kundër së bijës. Por ajo që të çudit më shumë është se duke ndjekur fillin e nacionalizmit janë zbuluar gjëra të reja nga repertori i tyre: nëse ajo grua ka pasur një fëmijë jashtë martese, kjo nuk do të thotë se është e përdalë; ajo që e njollos personalitetin e kësaj zonje është fakti se ka shkuar me një të huaj dhe për më tepër me një zezak. Mentalitet mesjetar Gazeta e përditshme “China Daily” i kushtoi një faqe mbrojtjes së Lou Jing, duke folur hapur për racizmin dhe profetizoi se një kineze me lëkurë të zezë “mund të sfidojë një ushtri fanatikësh me mentalitet mesjetar”. Lou Jing është një vajzë që falë aftësive të saj ka ecur vetë në jetë: “Kam karakter të fortë dhe jam shumë optimiste. Gjithashtu më duhet shumë punë për tu përmirësuar në këngë, sepse ndonjëherë edhe stonoj”. Lou-s i pëlqen aktrimi dhe do të dëshironte të luante ndonjë rol. Nga këngëtaret e huaja i pëlqen Bionse. Adhuron mënyrën se si ajo qëndron në skenë. Vajza është pak e trishtuar, sepse nuk mundi të siguronte një biletë për të parë spektaklin e Bionses në Pekin. “Kishin mbetur vetëm biletat e shtrenjta”, ankohet ajo. Momentalisht nuk e ndihmon asnjë agjent, e drejton gjithçka vetë dhe nëpër takime e shoqëron e ëma. Pas dy vjetësh do të diplomohet, më pas do të lërë shtëpinë dhe do të shkojë jashtë shtetit për të studiuar sërish.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26911. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26911

Të mirat dhe të këqijat e gjërave që përdorim më shpesh Nuk ka javë që të kalojë pa publikimin e ndonjë zbulimi të fundit nga fusha e shkencës, apo mjekësia që nxjerr në dritë fakte të reja, por edhe kundërshti të fakteve ekzistuese. Pak ditë më parë, doli lajmi se aspirina, një tabletë që u rekomandohet miliarda njerëzve për uljen e temperaturës, apo si masë mbrojtëse për sëmundjet e zemrës, mund të ketë më shumë efekte anësore negative se sa përfitime. Por ky nuk është rasti i vetëm i kundërshtive që zbulohen në lidhje me preparate që prej kohësh i kemi përdorur në funksione të ndryshme. Më poshtë do të shohim anët e mira dhe më pak pozitive të disa prej mjekimeve, por edhe lëndëve të ndryshme me përdorim të përditshëm.
Alkooli
I mirë për: një konsumim i moderuar i alkoolit është i mirë për zemrën, edhe pse efekti i kësaj vihet re më shumë te meshkujt e moshës së mesme. Dy ose tri teke alkool në ditë mund të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës në masën 30%.
I keq për: të pirët jashtë normave dhe në sasi të mëdha shkaktojnë sëmundje të parikthyeshme të mëlçisë, varësi, ndërsa te gratë rritet predispozita e kancerit në masën 6%. Ka edhe nga ata që thonë se alkooli shkakton sterilitet si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.
Kafeja
E mirë për: kafeina është droga stimuluese më e përdorur në botë dhe duke qenë se është një stimulues shumë njerëz e preferojnë gjatë gjithë ditës në formën e kafesë. Ajo përmirëson memorien afatshkurtër, nxit fuqinë e muskujve, të mban më të përqendruar dhe mbi të gjitha ka një shije të pëlqyeshme.
E keqe për: lidhet me rrezikun e sëmundjeve të zemrës, artritit, lindjeve të parakohshme dhe rritjes së presionit të gjakut.
Dietat
Të mira për: tu dukur e bukur ditën e dasmës me fustanin nusëror, për tu dukur bukur në plazh dhe sigurisht për tu ndier më femër.
Të këqija për: anoreksinë, buliminë dhe varësi të tjera me pasoja që shkaktohen nga dietat. Ato shkaktojnë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, veshkave, kancerin dhe osteoporozën.
Ushtrimet
Të mira për: zemrën, mushkëritë, muskujt, qarkullimin e gjakut. Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe zgjasin jetën.
Të këqija për: nyjet, nëse vraponi më shumë se sa duhet pa këpucët e duhura. Goditjet në zemër.
Testet gjenetike
Të mira për: ata të pafat që kanë trashëguar gjene që u krijojnë predispozita për sëmundje të ndryshme, si në rastin e gjenit BRCA1, që shton rrezikun e kancerit të gjirit te gratë, teste të tilla ndihmojnë në parandalimin dhe kurimin e sëmundjes.
Të këqijat: tek ata që kanë sëmundje të pakurueshme, dijenia mbi ekzistencën e gjeneve që mund tua shkaktojnë ato me kalimin e kohës është thjesht një vështirësi më shumë shpirtërore dhe mund të bëjë që ata ta kalojnë jetën e tyre në frikë e tmerr të një momenti të rëndë.
Pushimet
Të mira për: të pushuar, për tu zbavitur, për të kaluar kohën me familjen, për të udhëtuar, e për të ndryshuar rutinën.
Të këqija për: aparatin tretës, dhimbjet e kokës, aksidentet, sëmundjet dhe… kjo mund tju vijë e papritur, depresionin. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se problemet mendore janë raste të shpeshta që hasen te turistët. Sigurisht bëhet fjalë për probleme momentale.
Infeksioni
I mirë për: fëmijët e vegjël që kanë nevojë të marrin baktere në fëmijëri, në mënyrë që të formojnë sistemin imunitar. Ata që nuk përballen me infeksione në fëmijërinë e hershme ka shumë më shans që me e kalimin kohës të kenë probleme me alergjinë apo me astmën.
I keq për: sepse shkakton sëmundje
Lëngjet
Të mira për: njerëzit që nuk i pëlqejnë frutat dhe preferojnë të pinë lëngun e tyre.
Të këqija për: dhëmbët. Acidi i lëngut të portokallit krijon probleme me zmaltin dhe fëmijët që pinë shumë lëngje portokalli e humbasin oreksin për ushqime. Kjo njihet në mjekësi si “sindroma e pirjes së lëngjeve”.
Puthja
E mirë për: tu mirërritur, uruar, për tu ndier mirë, për të joshur, për tu ndier intim, për qejf.
E keqe për: të marrë sëmundje nga goja, për ethet e gjëndrave të cilat përhapen përmes pështymës, si edhe për sëmundje të tjera. Edhe Hepatiti B mund të transmetohet përmes së puthurës.
Qumështi
I mirë për: fëmijët që kanë lindur një brez më parë e që kanë pasur nevojë për kalciumin e qumështit për të forcuar kockat e trupit dhe mbajtur presionin e gjakut të ulët.
I keq për: të rriturit dhe fëmijët e sotëm që kanë dieta shumë më të pasura. Ai trash arteriet, që shkaktojnë më pas sëmundjet e zemrës. Ato shkaktohen nga yndyrat që merren në fëmijëri, si nga qumështi, apo produkte të tjera.
Lajthitë
Të mira për: pakësimin e sëmundjeve të zemrës dhe për vegjetarianët. Ato janë një burim i mirë për proteinat.
Të këqija për: ata që kanë alergji.
Vaji i peshkut
I mirë për: mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet e zemrës te të rriturit, nxitjen e funksionit të trurit te fëmijët dhe zhvillimin e fetusit te gratë shtatzëna, falë omegës 3 që përmban.
I keq për: merkurin, një kimikat helmues që ndodhet në këtë produkt. Ai mund të shkaktojë dëme në tru dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Qetësuesit
Të mirë për: qetësimin e dhimbjeve, qofshin ato aspirina, paracetamolë, ibuprofen apo ilaçe më të forta.
Të këqija për: stomakun. Mijëra njerëz përfundojnë çdo vit në spital, për shkak të gjakosjeve të zorrëve të shkaktuara nga medikamentet.
Rrezet e diellit
Të mira për: krijimin e vitaminës D, që është thelbësore për formimin e kockave dhe mbrojtjen nga një sërë sëmundjesh, si kanceri, sëmundjet e zemrës apo skleroza.
Të këqija për: shkaktimin e djegies së lëkurës, shkaktimin e melanomës, që është edhe forma më e rëndë e kancerit të lëkurës. Kjo ka bërë që mjekët të thonë se njerëzit në plazh duhet të ruhen nga përballja me diellin e orëve më të nxehta të ditës.
Çaji
Të mirat: çaji i zi redukton sëmundjet e zemrës, stresin, nxit vëmendjen dhe mund të ndihmojë edhe sistemin imunitar. Mund të parandalojë edhe diabetin.
Të këqijat: po ti shtosh qumësht i redukton anët pozitive dhe sheqeri i përkeqëson.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26908. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26908

Vitamina C nuk mbron nga ftohja Instituti gjerman për shëndetësi kualitative (IQWiG) njofton se vitamina C nuk mbron nga ftohja, duke u thirrur në rezultatet e studimit të grupit Cochrane Collaboration. Në studimin e kësaj shoqate ndërkombëtare kanë marrë pjesë më shumë se 11.000 njerëz.
Një pjesë e pjesëmarrësve kanë marrë placebo, ndërsa të tjerët kanë marrë së paku 0.2 gramë vitaminë C në ditë.
Personat të cilët morën sasi më të madhe të vitaminës C pasi ishin ftohur, nuk kishin pasur asnjë dallim në kohëzgjatjen dhe intensitetin e sëmundjes në krahasim me ata që kishin marrë placebo (tableta të rrejshme).
Ndërsa, tek ata të cilët kishin marrë vitaminë C para se të ftoheshin, kohëzgjatja e sëmundjes ishte shkurtuar, mesatarisht për një ditë. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26898. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26898
Top