Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Avionë, helikopterë dhe tanke të prodhimit rus zhvilluan qitje të shtunën në Pester, një zonë e vetmuar stërvitjesh në Serbinë perëndimore, ndërsa në qiell fluturonin dronët ushtarakë kinezë. Manovrat e quajtura Bashkëpunimi 2020 ishin demonstrim i një fuqie ushtarake të ripërtëritur të Serbisë dhe u ndoqën nga Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe personalitete të tjera. Gjatë stërvitjeve u nënvizuan lidhjet e ngushta ushtarake të Serbisë me Pekinin dhe Moskën. Vitet e fundit, Beogradi ka përshpejtuar shpenzimet e mbrojtjes ndërkohë që kërkon dominim në Ballkanin Perëndimor. Buxheti i tij ushtarak u rrit në rreth 1.14 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe 2019, që është 43% më shumë se në 2018. Shpenzimet ushtarake të këtij viti përbënin rreth 2.4 përqind të produktit të brendshëm të përgjithshëm. "Jemi duke forcuar ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor, nuk kemi ndërmend të nisim ndonjë konflikt", u tha zoti Vuçiç gazetarëve pas stërvitjes. Për herë të parë, Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë kinezë CH-92A, dislokimi i parë i mjeteve fluturuese kineze pa pilot në Evropë. Ajo mori gjashtë dronë të tillë në qershor. Pekini e sheh Serbinë si pjesë të nismës “Një Brez Një Rrugë”, që synon hapjen e lidhjeve të reja të tregtisë së jashtme për kompanitë kineze që kanë investuar miliarda euro, kryesisht kredi të buta, për projekte të infrastrukturës dhe energjisë. Stërvitja Bashkëpunimi 2020 Për stërvitjen e së shtunës, ushtria serbe dislokoi atje 40 avionë, rreth 150 automjete, përfshirë tanke dhe transportues të blinduar si dhe rreth 2'800 trupa. Ushtria serbe përdor kryesisht teknologji ish-sovjetike, por vitet e fundit Beogradi ka blerë avionë luftarakë MiG-29 dhe armë të tjera nga Rusia, përfshirë helikopterë Mi-35 dhe sistemin e mbrojtjes ajrore Pancir, që u demonstrua të shtunën. Serbia, e cila është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shpalli neutralitetin ushtarak në vitin 2006. Ajo iu bashkua Programit të NATO-s Partneritet për Paqe, megjithëse nuk kërkon anëtarësim të plotë në aleancën perëndimore të mbrojtjes. Zeri i Amerikes
 
Kreu i shërbimit të fshehtë të Gjermanisë ka paralajmëruar se hebrenjtë në Gjermani po përballen me rritje të antisemitizmit. Paralajmërimi vjen një vit pasi një person i armatosur sulmoi një sinagogë në Yom Kippur. Një vit pas një sulmi ndaj një sinagoge në qytetin lindor të Gjermanisë, Halle, kreu i shërbimit të fshehtë të brendshëm të Gjermanisë, i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), ka paralajmëruar se Gjermania po përjeton një "rritje të shpejtë" të antisemitizmit. "Dy vitet e fundit, veprat penale, përfshirë aktet e dhunës kundër hebrenjve dhe institucioneve hebraike në Gjermani janë rritur ndjeshëm," tha shefi i BfV, Thomas Haldenwang në një intervistë të premten për gazetën Tagesspiegel. Sulmi një vit më parë dështoi Më 9 tetor 2019, një 27-vjeçar i armatosur u përpoq të hapte me zjarr hyrjen për në një sinagogë të mbushur plot, në ditën e Yom Kippurit, dita më e shenjtë e vitit në Judaizëm. Dera e siguruar mirë e pengoi atë të hyjë brenda për të kryer sulmin. Burri pastaj vrau dy kalimtarë para se të arratisej dhe më vonë të merrej në hetuesi. Javën e kaluar, një burrë sulmoi një hebre jashtë një sinagoge në Hamburg. Haldenwang tha të premten se sulmet kundër sinagogave janë veçanërisht shqetësuese për shkak të së kaluarës së errët të Gjermanisë me nazizmin. Përkujtim i viktimave të atentatit në Halle "Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për jetën hebreje," tha ai, duke shtuar se hebrenjtë në Gjermani kanë arsye të shqetësohen për t'u përballur me dhunë dhe armiqësi kur ndodhen në publik. Rreziku vjen veçanërisht nga sulmet prej "ujqve të vetmuar" të radikalizuar, tha Haldenwang. "Shërbimet e sigurisë duhet të jenë veçanërisht vigjilente për këtë," tha Haldenwang. "Mbi të gjitha, shoqëria duhet të ndërgjegjësohet se duhet të punojmë së bashku në luftën kundër antisemitizmit." Nga vijnë ekstremistët? Haldenwangu tha se radikalizimi ndjek një model të ngjashëm te ekstremistët e djathtë, islamistët dhe grupe të tjera, të cilët fajësojnë të tjerët për problemet dhe mangësitë e tyre personale. "Kemi të bëjmë shpesh me marrëdhënie të vështira personale, dështime në shkollë dhe në punë," tha ai. "Këta njerëz fajësojnë grupet e minoriteteve për situatën e tyre të dëshpëruar në jetë dhe më pas rrëshqasin drejt ekstremizmit." aud/wmr,sms (dpa,AFP) DW / Data 09.10.2020
 
Poete e pedagoge me një sërë çmimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Louise Glück është nga sot fituese edhe e Çmimit Nobel për Letërsinë. Akademia suedeze e ka vlerësuar shkrimtaren amerikane, për zërin e pagabueshëm poetik që me bukurinë e thjeshtë e bën ekzistencën individuale universale. Glück ka fituar në vitin 1993 Çmimin Pulitzer dhe që prej 2003 ka qenë kandidatja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Akademinë Suedeze. Lexuesi shqiptar nuk ka mundur ta njohë me një botim të plotë, por ka përkthime sporadike të poezive të saj, të botuara në revista letrare dhe antologji poetike. Louise Elisabeth Glück e lindur më 22 prill 1943 është një poete dhe eseiste amerikane. Ajo ka fituar shumë çmime të mëdha letrare, duke përfshirë Medaljen Kombëtare të Shkencave Humane, Çmimin Pulitzer, Çmimin Kombëtar të Librit, Çmimin Kombëtar të Kritikëve të Librit dhe Çmimin Bollingen. Nga 2003 deri në 2004, ajo ishte Laureate Poete e Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2020, ajo u dha Çmimin Nobel në Letërsi, “për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”. Disa poezi te Louise Glück i gjeni ne shqip tek kjo lidhje
 
Bashkëpunëtorja e ngushtë e presidentit Trump rezultoi e infektuar me Corona. Të premten u bë e ditur se edhe Trump bashkëshortja e tij, Melania janë testuar pozitivisht. Në pikun e fushatës, Trump futet në karantinë. Hope Hick është ish-drejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe akoma një nga personat më të besuar të Donald Trump. Të martën ajo kishte udhëtuar me avionin presidencial Air Force në debatin televiziv në Cleveland, Trump-Biden. Një ditë më pas ajo udhëtoi për një miting zgjedhor në Minesota dhe aty pati shenjat e para të sëmundjes. Hope Hicks u vendos në karantinë që gjatë kthimit me avion. 31 vjeçarja është shumë e afërt me familjen Trump. Vetë presidenti e ka quajtur atë "vajza tjetër" e tij. Hope Hicks, shefi i shtabit të Trumpit, Mark Meadows dhe Donald Trump Të premten u bë e ditur, se edhe Trump dhe Melania janë infektuar me virusin Corona. Trumpi vetë 74 vjeçar ka shkruar në twitter: "Ne do të fillojmë menjëherë me karantinën dhe procesin e shërimit. Do ta kalojmë këtë së bashku", shkroi Trump. SHBA ndodhet tani në pikun e fushatës zgjedhore më 3 nëntor, ku Trump lufton për një mandat të dytë. Të premten ishte planifikuar një miting zgjedhor në Florida dhe telefonatë me pensionistët më të rrezikuar nga Corona. Mjeku i presidentit amerikan pret që Trump, megjithë infektimin e Coronës të vazhdojë "pa ndërprerje" detyrën. Sean Conley deklaroi, se Trump dhe Melania janë në gjendje të mirë dhe të dy do të qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhë gjatë procesit të shërimit. Presidenti amerikan gjatë pandemisë së Coronës është kritikuar gjithmonë, se nuk e ka marrë seriozisht virusin. Së fundmi ai ka zhvilluar sërish fushatën elektorale me mitingje të mëdha të përkrahësve. Ato u zhvilluan në terren të hapur, por njerëzit nuk ishin të detyruar të mbanin maskën. DW: la/rb/mak (afp, ap, dpa, rtr)
 
TIRANË- Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument të ri se përse nuk lejohet muzika në kafene. I ftuar në studion e Report Tv, Klosi tha se valët përhapin virusin, një argument i ri ky, që nuk ishte dëgjuar më parë, por që ministri e tha me siguri.
 
Në duelin e parë televiziv mes presidentit Trump e kandidatit demokrat, Joe Biden nuk pati shkëmbim replikash, sepse Trump nuk e linte Biden të fliste. Për një pseudodebat të tillë nuk kemi nevojë, mendon Carla Bleiker. Çfarë dreqin ishte kjo? Këtë pyetje mund t'i bëje vetes si spektator pas debatit të parë televiziv mes presidentit Trump dhe sfiduesit të tij, Joe Biden. Ajo që ishte menduar si shkëmbim faktesh, për t'ua bërë më të lehtë vendimin votuesve të pavendosur, i ngjasoi që në minutat e para sherrit kaotik mes dy xhaxhallarëve të moshuar në një familje, ku njëri nuk respektoi asnjë rregull, dhe tjetri qeshte gjithnjë e më shumë si i detyruar dhe tundte kokën që të mos klithte. SHBA ndodhen në një krizat më të mëdha, pandemia e Coronës, katastrofat natyrore për shkak të ndryshimit të klimës dhe një hendek gjithnjë e më i thellë mes amerikanëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë e kanë tronditur vendin. Por në përballjen e parë televizive mes kandidatit të republikanëve dhe atij të demokratëve shikoje një president, që nuk e la kundërshtarin e tij të mbaronte as edhe një fjali, dhe vetë nuk prezantoi gati asnjë plan për përmirësimin e situatës. Kur moderatori Chris Wallace i kujtoi Trumpit, që ekipi i tij i kishte pranuar rregullat e debatit, dhe me këtë presidenti pranoi që Biden t'u përgjigjej pyetjeve dy minuta pa u ndërprerë, nga Biden erdhi përgjigja e thatë: "Ai nuk e mban kurrë fjalën." Por që Trump ta fuste kaq në kaos debatin, dhe moderatori as të mos ia dilte t'i tregonte vendin ishte mjaft dëshpëruese. Një "debat" i tillë më mirë të mos zhvillohet Edhe Biden pati problemet e veta gjatë debatit. Ai e quajti Trumpin "kloun", gjë që shihet si e papërshtatshme në skenën politike. Kurse shpjegimet e Bidenit për temën, kush, ku dhe sa kohë mund të votojë me postë rezultuan në një kompleks fjalish të tipit Biden, ku fundi nuk kishte asnjë lidhje më me fillimin. Por ishte Trump ai, që konceptin e debatit presidencial e ktheu në absurditet. Moderatori Wallace nuk ishte në gjendje ta kontrollonte. Edhe Biden i doli pak ballazi Trumpit. Vetëm një moment u bë kaq i ashpër toni i Bidenit, dhe e ndërpreu pak sekonda lumin e rrëmbyer të Trumpit: kur ai foli për djalin që ka ndërruar jetë, Beau dhe angazhimin e tij në Irak, ndërsa Trump përpiqej ta kthente vëmendjen tek djali tjetër, Hunter dhe akuzat për korrupsion kundër tij. Kur nuk arrihet të krijohet një debat i vërtetë, sepse njëri kandidat 90 minuta rresht nuk e lejon tjetrin të flasë, atëherë ai nuk ka kuptim. Tani në radhën e debateve qëndron ai mes zëvendëspresidentit, Mike Pence dhe kandidates së zgjedhur nga Biden, Kamala Harrs më 7 tetor. Pas kësaj do të zhvillohen edhe dy debate të tjera televizive mes Bidenit dhe Trumpit. Nuk do të ishte lëvizje e zgjuar shahu, nëse Biden i zhgënjyer do t'i refuzonte këto debate, shpejt atë mund ta quanin frikacak. Por pas këtij "debati" katastrofal një gjë e tillë do ishte e kuptueshme. Burimi: DW Shqip Data 30.09.2020 Autor Carla Bleiker
Lutfi coka/Ku po shkojmë!? ( Vëllim me Poezi) Vesi zevendëson vyrtutin E padobijshmja urren të dobishmen, Burrat poshtë,burrecat lart Timat vdesin,frikacakët qeshin.! Drejtësia pjell padrejtësinë Traditat positive shkrumohen, Pozitivja bije,negatvja ngrihet E bardha zevendësohet me të zezën. Kudo si asnjëherë Lartësohet e keqja, Triumfon mashtrimi Preferohet gënjeshtra. Na mbuloi hutimi Kemi rënë në trubullirë Askush nuk e din, Nga vjen kjo e mirë. Kush e luan propogandën? Populli si ka qënë Nuk është tani, Ka mendjen e prishur Ka kokën e ulur. Është bërë i pavetëdijshëm Familjarizohet me gjendjen, Pajtohet me bindjet Kundër të vërtetës. Merr mësimet mashtruese I buzëqesh të keqes Kundërshton të mirën, Të dobishmen epozitiven. Nuk ka filozof e profet Që vlerëson çfarë ngjet, Në këtë vend plot siklet Sejcili mbret mbi mbret! Si ka mundësi Të ndodh në Shqipëri, Fenomene s’i kish kombi As sot ,as në histori. Si e vret djali babën Edhe bën çudi? Si vret djali nënën, As dreqi se di. Po babai vret djalin Pa pike dyshimi, Nëna vret djalin Pa pikë trishtimi.! Po vllau vret vllaun E urren e nuk qanë, Vllau vret motrën Tmerr për vete, Turp për botën.. Burri vret gruan Me sopatë e gjuan, Gruaja vret burrin Në pus e hudhin. Më keq e në mjerim Janë prindërit e kohës, As kush nuk i don Askush nuk i afron! Është bërë familja Si zgjua blete Sejcili merr drejtim Ashtu si për vete. Një jetë plot rrëmujë Pa asnjë qëllim Jemi bërë ka kohë , Për një të fortë dënim. E për këtë ,virusin e uroj I tha botës ku po shko! Ndalo në vend e mendo Ndrysho rrugë sa s’je vonë!. Kohë plot enigma! Erdhi kjo kohë e keqe Plot me trubullira, Njerëzit përqafojnë Të keqen ,larg nga e mira Lartësohet e shëmtura Fundoset e bukura, Zhvlerësohet vlera Lartësohet antivlera. Ja dhe miku të duket armik Dhe armiku vlerësohet mik Duam më shumë armikun, Kundërshtojmë fort mikun. Të gjithë mendojnë kundra Të gjithë flasin kundra, Të gjthë janë kundra Të gjithë veprojnë kundra! Propoganda burim i të keq Propoganda e politikës Pranohet e vërtetë Shkojmë pavetëdije, Ngadalë e qetë-qetë. Mashtrues e magjitarë Faraon e sundimtarë, Të dukshëm e padukshëm Hutuan popullin mbarë. Na hutuan e mashtruan I kanë rrënjët në çdo lëmë, Një metodë ata kanë Të vrasin natën, ditën qajnë! Çfarë i kanë bërë njeriut Familjes e shoqërisë, Vuajtje e pakënaqësi Për atë që është njeri! Është mbushur vendi Plot hipokritë e hileqarë Ne sherbetorë i të tjerëve Armik i vetëvetes. Pasojat kanë vërshuar Shkaktarët numrojnë sukseset, Planet e tyre sa mirë Për vete potësojnë çdo dëshirë. Të rinjtë paprespektivë Me plot rreziqe Rrezikohet familja Padyshim e mëdyshje!?.. Është pasojë e politikës E qeverive pa parlament, E qeverive pa kopetenca E qeverive pa përgjegjësi! Janë në krye të vendit Hipokrit e hileqarë, Sherbetorë i të tjerëve Armimi vetëvetes! Dikush shkatërron kulturën Dikush shkatrron traditën Dikush prish moralin Familje e idealin! E kemi pësuar Familja e shoqëria, Pakënaqësi e vuajtje Shkatërrim i çdo vlere! Bije një system Ngrihet një tjetër, I përngjajnë njëri tjetrit Si në lindje e perendim. Bota sot! Kështu është bota sot Kur njeriu e shoqëria Propogandohet me force, Sistemi anti-njeri, Shkenca fundoset Joshkenca lartësohet Fjala e zotit ulet, Fjala e politikës ngrihet!?. Vlerësohet anti kombëtari Nuk ka vlerë kombëtari, Heroizmi errësohet Tradhëtari lartësohet. I dituri nuk dëgjohet Injoranti lëvdohet I urti me gishtin në gojë, Zhurmëmadhi të gëzojë. Lideri pozitiv urrehet Lideri negative dëshirohet, Historia e vërtetë fundoset Ajo mashtrues lartësohet. Idetë negative lexohen Ato pozitive nënçmohen Sistemet negative duhen, Ato pozitive zhduken.. Kultura pozitive s’duhet Ajo negative ngrihet, Vlerat varrosen Antivlerat forcohen.
E vleresoj cdo proteste, por e humba pak rradhen se kush eshte padrejtesia e rradhes?
Sipas artikullit lehtesimi i masave duke filluar nga sot shqiperia lehteson disa masa te karantines, si mendoni a eshte nje vendim i duhur apo eshte shpejte akoma?
Lutfi coka/Ku po shkojmë!? ( Vëllim me Poezi) Vesi zevendëson vyrtutin E padobijshmja urren të dobishmen, Burrat poshtë,burrecat lart Timat vdesin,frikacakët qeshin.! Drejtësia pjell padrejtësinë Traditat positive shkrumohen, Pozitivja bije,negatvja ngrihet E bardha zevendësohet me të zezën. Kudo si asnjëherë Lartësohet e keqja, Triumfon mashtrimi Preferohet gënjeshtra. Na mbuloi hutimi Kemi rënë në trubullirë Askush nuk e din, Nga vjen kjo e mirë. Kush e luan propogandën? Populli si ka qënë Nuk është tani, Ka mendjen e prishur Ka kokën e ulur. Është bërë i pavetëdijshëm Familjarizohet me gjendjen, Pajtohet me bindjet Kundër të vërtetës. Merr mësimet mashtruese I buzëqesh të keqes Kundërshton të mirën, Të dobishmen epozitiven. Nuk ka filozof e profet Që vlerëson çfarë ngjet, Në këtë vend plot siklet Sejcili mbret mbi mbret! Si ka mundësi Të ndodh në Shqipëri, Fenomene s’i kish kombi As sot ,as në histori. Si e vret djali babën Edhe bën çudi? Si vret djali nënën, As dreqi se di. Po babai vret djalin Pa pike dyshimi, Nëna vret djalin Pa pikë trishtimi.! Po vllau vret vllaun E urren e nuk qanë, Vllau vret motrën Tmerr për vete, Turp për botën.. Burri vret gruan Me sopatë e gjuan, Gruaja vret burrin Në pus e hudhin. Më keq e në mjerim Janë prindërit e kohës, As kush nuk i don Askush nuk i afron! Është bërë familja Si zgjua blete Sejcili merr drejtim Ashtu si për vete. Një jetë plot rrëmujë Pa asnjë qëllim Jemi bërë ka kohë , Për një të fortë dënim. E për këtë ,virusin e uroj I tha botës ku po shko! Ndalo në vend e mendo Ndrysho rrugë sa s’je vonë!. Kohë plot enigma! Erdhi kjo kohë e keqe Plot me trubullira, Njerëzit përqafojnë Të keqen ,larg nga e mira Lartësohet e shëmtura Fundoset e bukura, Zhvlerësohet vlera Lartësohet antivlera. Ja dhe miku të duket armik Dhe armiku vlerësohet mik Duam më shumë armikun, Kundërshtojmë fort mikun. Të gjithë mendojnë kundra Të gjithë flasin kundra, Të gjthë janë kundra Të gjithë veprojnë kundra! Propoganda burim i të keq Propoganda e politikës Pranohet e vërtetë Shkojmë pavetëdije, Ngadalë e qetë-qetë. Mashtrues e magjitarë Faraon e sundimtarë, Të dukshëm e padukshëm Hutuan popullin mbarë. Na hutuan e mashtruan I kanë rrënjët në çdo lëmë, Një metodë ata kanë Të vrasin natën, ditën qajnë! Çfarë i kanë bërë njeriut Familjes e shoqërisë, Vuajtje e pakënaqësi Për atë që është njeri! Është mbushur vendi Plot hipokritë e hileqarë Ne sherbetorë i të tjerëve Armik i vetëvetes. Pasojat kanë vërshuar Shkaktarët numrojnë sukseset, Planet e tyre sa mirë Për vete potësojnë çdo dëshirë. Të rinjtë paprespektivë Me plot rreziqe Rrezikohet familja Padyshim e mëdyshje!?.. Është pasojë e politikës E qeverive pa parlament, E qeverive pa kopetenca E qeverive pa përgjegjësi! Janë në krye të vendit Hipokrit e hileqarë, Sherbetorë i të tjerëve Armimi vetëvetes! Dikush shkatërron kulturën Dikush shkatrron traditën Dikush prish moralin Familje e idealin! E kemi pësuar Familja e shoqëria, Pakënaqësi e vuajtje Shkatërrim i çdo vlere! Bije një system Ngrihet një tjetër, I përngjajnë njëri tjetrit Si në lindje e perendim. Bota sot! Kështu është bota sot Kur njeriu e shoqëria Propogandohet me force, Sistemi anti-njeri, Shkenca fundoset Joshkenca lartësohet Fjala e zotit ulet, Fjala e politikës ngrihet!?. Vlerësohet anti kombëtari Nuk ka vlerë kombëtari, Heroizmi errësohet Tradhëtari lartësohet. I dituri nuk dëgjohet Injoranti lëvdohet I urti me gishtin në gojë, Zhurmëmadhi të gëzojë. Lideri pozitiv urrehet Lideri negative dëshirohet, Historia e vërtetë fundoset Ajo mashtrues lartësohet. Idetë negative lexohen Ato pozitive nënçmohen Sistemet negative duhen, Ato pozitive zhduken.. Kultura pozitive s’duhet Ajo negative ngrihet, Vlerat varrosen Antivlerat forcohen.
Për ju heronjë të shëndetësisë Ju punonjës të shëndetësisë Ju heronjë të njerzimit Në front të luftës keni mbetur, Të vetmuar e t’patrembur! Jeni heronje të kohës sonë Ju po shkruani histori Po shpëtoni mijra jetë, Në llogore qetë-qetë. Juve lufta ju ka ngarkuar Të vetmuar tu luftuar Se populli me qeverinë Janë future në karentinë, Ju yje të shëndetësisë Do shtegtoni nëpër vite Si kalorsit e lashtësisë, Në kohë modern,në kohë të zisë! Porsi shkëmb prej graniti Ju qëndroni urugan Në dhomat e izolimit, Shpresë e vetme e njerëzimit! Ju trimat e shëndetësisë Jeni kalorës legjendarë, Do shëndritni nëpër vite Si yje shpëtimtarë!
Lutfi coka/”Vëllim me pozi për virusin e ri” Për ju kryeministra Kancelarë e presidentë, Investime bëni det Për të shetitur ndër planet.! Për ju politikanë Udhëheqës Partie Na tmeruat ne, Na bëtë me hije! Për ju shkencëtarë E idelog të mirë, Në sherbim të politikës Dualët jashtë etikës! Është një OBSH Lavdia e botës, Doli një virus E nxori jashtë lojës! Tërë investimet Që bëtë për ushtrinë, I dhat popullit forcë Me vra njeriu ,Njerinë! Thoni është luftë Lufta ligje ka, Në sulm përpara!? Këthim mbrapa ska!?... Sot në këtë luftë Shprehim habinë, Mbrapa këtheu! Futu në karantinë! Ky virus i vogël Nuk shihet me sy, E tronditi botën E bëri lesh e li! Ky virus i vogël Shihet në mikroskop, Liderët e botës I hodhi në shok! Liderë e politikanë Shprehin habinë Ku virus i vogël Na futi në karentinë! Ku janë shkencëtarët Me teori Atomi. Një virus i vogël Në karentinë i solli. Po ju milardierë Me shumë pasuri, Ua uli kokën Ky virus i ri! Një ushtri e modernizuar Që nga pushka te Atomi, Anjë herë nuk mendoje Virusi të nxjerrë jashtë loje! Ju elitë e politikanë Udhëheqës shteti e partie, Sa të jeni në karentinë Mendoni shumë për njerëzinë! Si i varfëri,si i pasuri Si i urti, si i forti, Prandaj virusi mbiu Me luftuar padrejtësinë! Ju liderë të botës mbarë Vendosni gishtin kokës, Për shëndetin e njerëzimi Para se t’i dalë tymi! Ju liderë në krye të botës Investoni për njerëzinë Se do dal virus i ri Do ju vras një e nga një! Lutfi Coka Bota sot! Botë basen i vdekjesh Botë plot varre, Botë plot bisha Botë me hijena! Botë ,gropë e pushtuar Me terrin e zi shoqëruar, Botë gropë e helmuar Prej virusit coptuar!? Pse një botë e pushtuar Njerëzimi kërkon lirinë! Sa do jemi të raskapitur Nga virusi i papritur. Është një botë e plagosur Të përçarë e sikletosur, Për një gjë më vjen mirë Për liderët në karentinë! Ju punonjës të shëndetsisë Jeni kalorës legjendarë, Do shtegtoni nëpër vite Si yje shpëtimtarë! Për ju politikanë! Pa kutim u bë jeta Koha po fluturon, Shumë plagë u hapën Mjerimi e vuajtja gofon! E thellë është vuajtja Në shtëpi qëndron gjatë, Endërroj ditë të mira Ditë pa shtengatë. Rrugë të mbyllura Dështimi botës, Dhimbja e zgjatur Për njerëzit e tokës. Me ne filloi karentina Më e keqja njerëzore, Me ide e gënjeshtra Kjo botë njerzore! Në burgun e heshtjes Kam burgosur dhimbjen, Nuk është kohë rebelimi Por kohë Kurvërimi!? Kjo Botë e madhe Ka rënë në mjerim, Ka rënë skamje E plot trishtim! Ra në shtypje E plot trishtim, Për atë krenari T’a errësoi virusi i zi! Jemi shtet në rrethim Nga virusi në karentinë, Jemi të dënuar ditë e natë Pa vendim në gjykatë!? Ju punonjës të shëndetsisë Ju heronjët e njerzimit, Në front të luftës keni mbetur Të vetëm dhe të patrembur. Jeni heronjë të kohës sonë Legjendarë në këtë luftë Që shkruani historinë, Po shpëtoni mijëra jetë, Në front të luftës qetë-qetë! Juve lufta ju ka ngarkuar, Jeni vetëm duke luftuar, Se populli me qeverinë Janë futur në karentinë!! Ju heronjë të shëndetësisë Do shtegtoni nëpër vite, Si kalorësit e lashtësisë Në kohë moderne ,në kohë të zisë! Po si shkëmb prej graniti Ju qëndroni si urugan, Nëpër dhomat e izolimit Shpresë e vetme e njerëzimit! Ruaju virusit! Është mikrob që nuk shihet Nëpër skuta bën vrojtim, Kur gjenë “portë”ai hidhet. S’ka mëshirë don ushqim! Asnjëherë ai nuk shihet Por si kafshë,por si dreq, Në errësirë ai nuk shihet, Për ne!?,.. është fatkeq! Tani virusi me lehtësi Përkëdhel bishtin e tij, Na plagosi edhe shpirtin Na kufizojë edhe dritën! Kjo bishë,ky gjarpër Ky dreq e ligësirë, Erdhi në këtë botë, Vetëm për keq, jo për mirë! Ku e ke origjinën!?... O virus i zi!? Kokën në Amerikë Bishtin në Azi!? Ti virus nuk je bishë Por je dreq me birë, Terrorin e mbjellur Në botën e shkrehur!? S’kam të drejtë!... S’kam të drejtë T’i drejtohem botës, T’i them, ç’ka në planet Për çfarë!?,…haj medet!? Tani shpëtim ka Edhe jetën kam, Por në karentinë Pa lulevere jam! Jeta po shkrumohet Si shkrumohet hiri, Ne vuajmë tragjedinë E dimë ne, akoma më mirë. Të poshtëruar Të dërmuar, Të varfër apo Rob Virusi po godet me top! Pa u ngutur Shpejt i ngritur, Virusi na sakatoi Në humnerë një botë e çoi! Desha të fluturoj I heshtur nëpër botë, S’kam ç’tju them tjetër, Edhe hartë edhe shkop! Pse Kështu? Ka varre,s’ka dëshmorë Botë e vdekur,botë e gjorë, Shpresojmë përfundimi Pas vuajtes ,vjen gëzimi! Po ku janë ato “krala” Udhëheqës të botës mbarë, Ju kujtojmë gjërë e gjatë Për to malli na ka marrë! Ky virus na dha mësim Mos mallkoni në dinë e fe, Mjafton një urim Mos të pafsha në karentinë!?. Nëpër net që ka bota Këto ditë që sjell Europa, Nëpër terr shumë viruse Hapin varre,hapin puse. Hapi sytë plot mërzi Errësirë në gjithë botën, Me zemër lus Zotin Shpëto njeriun,shpëto Botën! Flas me vete e çaj hall Fantazoi nëpër Glob, Ku janë të fortit Që s’shihen dot!?... Jemi në shekullin e atomit Kjo më duket si përrallë, Si kjo botë e zhvilluar Është mbushur me plagë.! Hënë e bukur plot me rreze Hape dritën të shikosh Këtë virus bimë të keqe Me turpësi, qeveritë i mposht!? Ditët në karentinë Me vuajtje kalohen, Rob ishim ,Rob dhe sot Për nesër ,e din një zot!? Bota sot! Botë basen vdekjesh Botë plot varre, Botë plot bisha Botë plot hijena! Botë gropë e pushtuar Me terr të zi mbuluar, Botë,gropë e helmuar Prej virusit coptuar! Pse gropë e pushtuar Njeriu kërkon lirinë Sa do jesh e raskapitur Nga virusi i papritur. U bëre botë e plagosur E përçarë ,e vetmuar. Bëni sikur na ndihmoni Por më shumë na ligështoni!. Je një botë e plagosur E përçarë e sikletosur Po një gjë nuk e dimë Liderë të jan ë në karentinë. Pa kuptim ecën jeta Koha po fluturon Shumë plagë u hapën Mjerime vuajtje gufon! E thellë është vuajtja Në shtëpi qëndruar gjatë, Ëndërrojmë ditë të mira Ditë pa shtërngatë. Me ne filloi karentina Më e keqja njerëzore Me ide e gënjeshtra Kjo botë mizore. Në burgun e heshtjes Kemi burgosur dhimbjen Nuk është kohë rebelimi Por kohë kurvërimi!. Kjo botë e madhe Rënë në mjerim Ke rënë në skamje Plot me vajtim Ke rënë në shtypje E plot trishtim Për at krenari Ta errësoi virusi I zi! Për shëndetësinë Ju punonjës të shëndetësisë Ju heronjë të njerzimit Në front të luftës keni mbetur, Të vetmuar e t’patrembur! Jeni heronje të kohës sonë Ju po shkruani histori Po shpëtoni mijra jetë, Në llogore qetë-qetë. Juve lufta ju ka ngarkuar Të vetmuar tu luftuar Se populli me qeverinë Janë future në karentinë, Ju yje të shëndetësisë Do shtegtoni nëpër vite Si kalorsit e lashtësisë, Në kohë modern,në kohë të zisë! Porsi shkëmb prej graniti Ju qëndroni urugan Në dhomat e izolimit, Shpresë e vetme e njerëzimit! Ju trimat e shëndetësisë Jeni kalorës legjendarë Do shëndritni nëpër vite Si yje shpëtimtarë! Për virusin shkatrrimtarë Është i vogël e nuk shihet Nëpër skuta bën vrojtim Kur gjen “Portë” ai hidhet S’ka mëshirë ai don ushqim Asnjëherë nuk shihet Porsi kafshë por si dreq Në errësirë ainkuk shihet Për ne është fatkeq. Tani virusi me lehtësi Po përkëdhel bishtin e tij Na plagosi shpirtin Na errësoi dritën. Kjo ‘’bishë”’ky gjarpër Ky dreq e ligështirë Erdhi në këtë botë Vetëm për keq e jo për mirë. Ku e ke vrimen O virusi I zi, Kokën në Amerikë Bishtin në Azi! Ku është Politika? Nëpër net që ka bota Këto ditë që sjell Europa Hapi varre hapin gropa. Hai sytë plot mërzi Shetis dhe botën Nuk shoh gjë tjeter Vec varre vec gropën! Flas me vete e qaj hall Fantazoi nëpër glob Ku janë të fortit Që nuk duken dot.. Jemi në shekullin e Atomit Kjo më duket përrallë Si një virus I tërbuar Botën e ka futë në radhë. Ka varre s’ka dëshmorë Botëe vdekur bote e gjorë Shpresojme te perfundimi Pas vuajtjes vjen gëzimi. Dua të shohë politikanët Që kapërdisen në kohë paqe, E tani nuk qajnë njerëzinë Por mendojnë për pasu
Lutfi coka/”Vëllim me pozi për virusin e ri” Për ju kryeministra Kancelarë e presidentë, Investime bëni det Për të shetitur ndër planet.! Për ju politikanë Udhëheqës Partie Na tmeruat ne, Na bëtë me hije! Për ju shkencëtarë E idelog të mirë, Në sherbim të politikës Dualët jashtë etikës! Është një OBSH Lavdia e botës, Doli një virus E nxori jashtë lojës! Tërë investimet Që bëtë për ushtrinë, I dhat popullit forcë Me vra njeriu ,Njerinë! Thoni është luftë Lufta ligje ka, Në sulm përpara!? Këthim mbrapa ska!?... Sot në këtë luftë Shprehim habinë, Mbrapa këtheu! Futu në karantinë! Ky virus i vogël Nuk shihet me sy, E tronditi botën E bëri lesh e li! Ky virus i vogël Shihet në mikroskop, Liderët e botës I hodhi në shok! Liderë e politikanë Shprehin habinë Ku virus i vogël Na futi në karentinë! Ku janë shkencëtarët Me teori Atomi. Një virus i vogël Në karentinë i solli. Po ju milardierë Me shumë pasuri, Ua uli kokën Ky virus i ri! Një ushtri e modernizuar Që nga pushka te Atomi, Anjë herë nuk mendoje Virusi të nxjerrë jashtë loje! Ju elitë e politikanë Udhëheqës shteti e partie, Sa të jeni në karentinë Mendoni shumë për njerëzinë! Si i varfëri,si i pasuri Si i urti, si i forti, Prandaj virusi mbiu Me luftuar padrejtësinë! Ju liderë të botës mbarë Vendosni gishtin kokës, Për shëndetin e njerëzimi Para se t’i dalë tymi! Ju liderë në krye të botës Investoni për njerëzinë Se do dal virus i ri Do ju vras një e nga një! Lutfi Coka Bota sot! Botë basen i vdekjesh Botë plot varre, Botë plot bisha Botë me hijena! Botë ,gropë e pushtuar Me terrin e zi shoqëruar, Botë gropë e helmuar Prej virusit coptuar!? Pse botë e pushtuar Njerzimi kërkon larine! Sa do jemi të raskapitur Nga virusi i papritur. Është një botë e plagosur Të përçarë e sikletosur, Për një gjë më vjen mirë Për liderët në karentinë! Ju punonjës të shëndetsisë Jeni kalorës legjendarë, Do shtegtoni nëpër vite Si yje shpëtimtarë! Për ju politikanë! Pa kutim u bë jeta Koha po fluturon, Shumë plagë u hapën Mjerimi e vuajtja gofon! E thellë është vuajtja Në shtëpi qëndron gjatë, Endërroj ditë tëmira Ditë pa shtengatë. Rrugë të mbyllura Dështimi botës, Dhimbja e zgjatur Për njerëzit e tokës. Me ne filloi karentina Më e keqja njerëzore, Me ide e gënjeshtra Kjo botë njerzore! Në burgun e heshtjes Kam burgosur dhimbjen, Nuk është kohë rebelimi Por kohë Kurvërimi!? Bota e madhe Ka rënë në mjerim, Ka rënë skamje E plot trishtim! Ra në shtypje E plot trishtim, Për atë krenari Ta errësoi virusi i zi! Jemi shtet në rrethim Nga virusi në karentinë, Jemi të dënuar ditë e natë Pa vendim në gjykatë!? Ju punonjës të shëndetsisë Ju heronjët e njerzimit, Në front të luftës keni mbetur Të vetëm dhe të patrembur. Jeni heronjë të kohës sonë, Që shkruani historinë, Po shpetoni mijëra jetë, Në front të luftës qetë-qetë! Juve lufta ju ka ngarkuar, Jeni vetëm duke luftuar Se populli me qeverinë Janë future në karentinë!! Ju heronjë të shëndetësisë Do shtegtoni nëpër vite, Si kalorësit e lashtësisë Në kohë modern ,në kohë të zisë! Po si shkëmb prej graniti Ju qëndroni si urugan, Në dhomat e izolimit Shpresë e vetme e njerëzimit! Ruaju virusit! Është mikrob që nuk shihet Nëpër skuta bën vrojtim, Kur gjenë “portë”ai hidhet. S’ka mëshirë s’ka ushqim! Asnjëherë ai nuk shihet Por si kafshë,por si dreq, Në errësirë ai nuk shihet, Për ne,.. është fatkeq! Tani virusi me lehtësi Përkdhel bishtin e tij, Na plagosi shpirtin Na kufizojë dhe dritën! Kjo bishë,ky gjarpër Ky dreq e ligësirë, Erdhi në këtë botë, Vetëm për keq, jo për mirë! Ku e ke origjinën!?... O virus i zi!? Kokën në Amerikë Bishtin në Kinë!? Ti virus nuk je bishë Por je dreq me birë, Terrorin e mbjell Tërrorin e ndanë!? Skam të drejtë!... S’kam të drejtë T’i drejtohem botës, T’i them, ç’ka në planet Po çfarë!?,…haj medet!? Tani shpëtim ka Edhe jetë kam, Por në karentinë Pa lulepravere jam! Jeta po shkrumohet Si shkrumohet hiri, Ne vuajmë tragjedinë E dimë ne, akoma më mirë. Të poshtëruar Të dërmuar, Të varfër apo Rob Virusi godet me top! Pa u ngutur Shpejt i ngritur, Virusi na sakatoi Në humnerënjë botë e çoi! Desha të fluturoj I heshtur nëpër botë, S’kam ç’tju them tjetër, Edhe hartë edhe shkop! Si ndodh kështu? Ka varre,s’ka dëshmorë Botë e vdekur,botë e gjorë, Shpresojmë përfundimi Pas vuajtes ,vjen gëzimi! Po ku janë ato “krala” Udhëheqës të boës mbarë Ju kujtojmë gjër e gjatë Për to malli na ka marrë! Ky virus na dha mësim Mos mallkoni në dinë e fe, Mjafton një urim Mos të pafsha në karentinë!?. Nëpër net që ka bota Këto ditë që sjell Europa, Nëpër terr shumë viruse Hapin varre,hapin gropa. Hapi sytë plot mërzi Errësirë në gjithë botën, Me zemër lus Zotin Shpëto njeriun,shpëto Botën! Flas me vete e çaj hall Fantazoi nëpër Glob, Ku janë të fortit Që s’shihen dot!?... Jemi në shekullin e atomit Kjo më duket si përrallë, Si kjo botë e zhvilluar Është mbushur me plagë.! Hënë e bukur plot me rreze Hape dritën të shikosh Këtë virus bimë të keqe Me turpësi qeveritë i mposht!? Ditët në karentinë Me vuajtje kalohen, Rob ishim ,Rob sot Për nesër ,e din një zot!?
Ç'farë është virtualiteti ? Një mënyrë për të nxjerrë në pah anën tënde të errët, sekretet që nuk guxon ti thuash dot me zë të lartë duke u bazuar mbi anonimitetin apo ndoshta një mënyrë për të shfaqur atë që ti në të vërtetë kërkon të jesh ? Në të dyja rastet duket si një arratisje nga realiteti ndërkohë që ti je një person real që fillon të besosh në gënjeshtër që je duke ndërtuar. Pyes veten se në ja vlen gjithë kjo energji dhe kohë që harxon për të ndërtuar një flluskë sapuni? So what do u think ?
Duke u nisur nga artikulli dogana per blerjet online pashë që nese produkti e kalon vlerën e 22€ atehere llogaritet edhe kostoja e dërgesës së produktit. Si mendoni a eshte e drejte kjo taksë?
Top