Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Georg W. Bush kandidat per Cmimin Nobel per Paqen(?)(!) George W. Bush eshte kandidat per Cmimin Nobel per Paqen per kete vit Emri i Presidentit amerikan eshte ne nje liste prej 150 propozimesh, prej nga te cilat Komiteti Nobel i Oslos do te zgjedhi Kandidatet per kete vit. Perkrah emrit te Bush qendron Papa Giovanni Paolo II, Bono- kengetari i grupit rock irlandez U2 si edhe nje koleg i Bush. Akoma e pakonfirmuar I konfirmuar eshte - si zakonisht- asnje nga keta emra sic ben te ditur agjencia e lajmeve NTB e informuar -gjithashtu si zakonisht- nga rrethe shume te informuara. Sic mesohet numrin prej 150 propozimesh e ka bere te ditur Drejtori i Institutit te Cmimit Nobel, Geir Lundestad. Pervec Bush, Papes dhe Bonos jane propozuar edhe Presidenti francez Jacques Chirac dhe ai prej pak kohe i ndare nga pushteti Presidenti cek Vaclav Havel. Arsyet e kandidatures se Bush te panjohura Nderkohe qe Papa propozohet per te disaten here kengetari 42 vjecar Bono propozohet per angazhimin e tij per lirimin nga borxhet e vendeve shume te varfera te Botes se Trete se bashku me organizaten "Jubilé 2000 . Perse duhet qe George W. Bush, i cili nderkohe me shume se te tjere per nje sulm kunder Irakut nxit, te marre Cmimin Nobel per Paqen, akoma nuk dihet. Shume Kandidate nga Bota e Trete Nderkohe qe kandidaturat e politikaneve udheheqes nderkombetar nga USA dhe Europa eshte nje rast normal, Lundestad beri te njohur nje rritje te interesit ne propozimin e kandidaturave nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine. Keshtu u propozuan eshe aktivisti per te drejtat e njeriut Wei Jingsheng nga Kina dhe Oswaldo Paya Sardinas nga Kuba. Nje grup profesorash norvegjeze eshte shprehur edhe per dhenien e Cmimit Nobel te Paqes israelitit Mordechai Vanunu, i cili gjendet i burgosur ne Israel dhe akuzohet nga qeveria israelite gjoja per spiunim te sekreteve berthamore. Zgjedhja behet ne Tetor Per here te pare gjendet mes kandidaturave edhe ish Guvernatori i shtetit Illinois ne USA, George Ryan, i cili pak para mbarimit te mandatit te tij, anulloi 150 denime me vdekje te dhena ne shtetin Illinois. 23 nga kandidaturat e ketij viti jane Organizata te ndryshme. Vitin e kaluar mori Cmimin e Paqes sebashku me 1,1 milion Euro ish Presidenti i USA, Jimmy Carter. Vendimi i Komitetit Nobel te Oslos, qe perbehet nga pese vete jepet ne Tetor. Ky shkrim eshte marre dhe perkthyer sot nga agjensia e lajmeve gjermane DPA. (Burimi: dpa, www.t-online.de)
Nje akt i shemtuar trondit komunitetin shqiptar ne USA Dite e zezë kjo e sotmja per komunitetin shqiptar ne Michigan, SHBA dhe ne mbare boten. Vritet nje i pafajshem dhe plagosen te tjere ne Kishen Katolike Shqipare. Per me shume lexoni artikullin ne vazhdim. Po! Ndodhi sot rreth ores 1:30 p.m. ne Kishen Shqiptare Katolike (ne mes te Meshes tradicionale te se Dieles ne Mchigan), ndodhi ajo qe kurre nuk mund te pritej. Krimi ne shtepine e Zotit! Vritet nje i pafajshem dhe plagosen disa te tjere. Ky eshte shoku me trondites qe na duhet te kalojme tani te gjithe ne Shqiptaret e shumevuajtur. Sikur nuk na mjaftonin problemet tona personale tani Shqiptaret (kane shkuar pertej murreve te skizofrenise) kane guxuar te ngrene dore dhe ne Shtepine e Zotit. Ngjarja e sotme ne Detroit qe nuk la pa i shpetuar dhe rrjetit me te fuqishem CNN çahu me force dengun e madh te informacioneve ushtarake pa receta. Karakteri i ulet i nje individi shqiptar eshte pasqyruar mjaft mire dhe pa as me te voglin rezervim ne mediat qendrore te Michigani-it. Te hysh ne shtepizen e shenjte i armatosur me nje qellim pa dyshim qe do te shtynte gjithkend ( c'do besimtar) drejt mendimit se mes nesh egzistokan kriminele ordinere. Nuk e di por tronditja eshte e permasave te jashtezakonshme dhe sigurisht na gjeti te gjitheve ne Shqiptareve te tjere te papergatitur. E pra miq sipas mediave vendase ne e meritojme ndeshkimin njesoj sepse transmetimi televiziv nuk ben dallim nga cila krahine ishte krimineli, reporteri thjesht ben komentin edhe me te zi nga c'eshte realiteti. Por ai qe demtohet me shume nuk eshte krimineli, as Shtepia e Zotit (Kisha Katolike Shqiptare) por ne qe nuk e pranojme gjithsesi kete sfide degjeneruese. Sigurisht, shume nga qe jane ketu ne Michigan tani do te gjejne nje aresye me shume per te qendruar larg mbledhjeve shqiptare. Shkurt, ne po humbasin dhe ne vendin qe na dha doren per nje jete me te mire. Shume keq! Shqipja edhe kete rradhe pesoi nje goditje nga zogjte e vet. Goditje qe nje Zot e di se kur mund te riparohet ndoshta mbas 3 -8 brezazh Shqiponjash. Ne jemi te humbur, te coroditur, te pa imagjinueshem, ndoshta sic thote nje miku im, ne jemi dhe te pa fe! Ndoshta per shume nga ju kjo fjali nuk ka shume kuptin, por sot ajo u vertetua qartesisht, forcerisht, kundra-parimisht, kriminalisht dhe pratiarkalisht se: "NE VESHTIRE SE NDRYSHOJME". Le te presim brezat, ishalla ata pranojne te ndryshojne qe nuk kane areye pse jo? Do te na falni te nderuar miq nese rreshtat e ketij mesazhi tingellojne disi te paqarta dhe per shkak te tronditjes mbare komunitare qe pesuam sot. Ishalla ju se keni ate fat po keshtu dhe ne. Shkurt ne jemi te denuar jo nga Zoti por nga vete-vetja. E shijofshim pra kete fat!
"CNN-war is not a game" te shtunen para qendres se cnn ne atlanta nje grup protestuesish kishin vendosur te benin nje proteste disi te vecante ne qender te protestes ishte cnn dhe menyra se si po e mbulon media amerikane luftes ndaj irakut me beri pershtypje thirrja kryesore e protestes ishte "cnn-lufta s eshte loje" ketu ne kanada ku jam me te vertete shihet nje mbulim komplet skandaloz qe bejne mediat amerikane te luftes(foxnews eshte me eksetremistja) dhe kete e shoh ne krahasim me mediat kanadeze qofshin anglo apo frankofone mungesa e realitetit dhe forma patizane e te dhenit te lajmeve jane teper te dukshme dhe s jane larg formave te lajmeve te bagdadit(per ironi me shume realitet nganjehere do gjesh ne lajmet irakene nganjehere sesa amerikane ku perpiqet tti kushdershtoje lajmet e luftes qe vijne nga tv i irakut dhe pastaj i pranojne me gjysem zeri) familjet e amerikaneve kane hequr dore perfundimisht se mund te marrin ndonje informate negative nga media per te afermit e tyre ne lufte rasti i roberve dje ishte me domethenes te gjithe familjet i moren te dhenat nga tv e huaja ne internet dhe duke kerkuar me shume ne median kanadeze lufta e te dieles ne umm qasr dhe te gjithe po e shihnin ne tv direkt per fakt te keq se sa e "afte" eshte ushtria amerikane (ne ne diten e pare te luftes mediat treguan se qyteti ishte "plotesisht" ne kontroll te amerikaneve) tregoi se lajmeve me tifozllik stadiumi seshte per tu besuar
Turp per te gjithe Sot me 24 shkurt ne Ditarin e RTK ne 19.30 lexuan kete lajm:" Ne Prekaz te Drenicec vdiq nga te ftohti djaloshi 3 vjecar". Ka me se ni vit qe kishin lajmeruar per gjendjen e veshtire te familjes por kurrkush su ndoli ne ndihem!!! I ati i femiut rrefei:" Edhe pa hoxhe evarruam, se skisham para dhe hoxha nuk erdhi"! A nuk eshte ky turp per te gjithe?
Mobilizimi i Reaksionarëve Shqiptarë. Nga Mustafa Nano <ul style="list-style-type: disc">Mobilizimi i Reaksionarëve Shqiptarë[/list] Nga Mustafa Nano Gjithë këto kohë kam ndjekur hap pas hapi rrjedhën e luftës në Irak, duke u përpjekur të injoroj gati krejt zhvillimet e brendshme, ku politika ka vijuar të vallëzojë megjithatë me ritmin e njohur të daullexhinjve tanë. Në një farë mënyre, edhe shtypi e media e Tiranës i kanë injoruar rrugaçëritë e brendshme, por jo deri në fund amá: fjala vjen, kur marr gazetat, në faqet e para qëllon që shoh të fotografuar tek hyn a del nga dera e bashkisë një djalë rreth të tridhjetave, me flokët që i marrin sipër nga çaçka e kokës, përballë mikrofonëve të gazetarëve, me celularin në dorë a në vesh, mes rojeve me uniformë përpara ndërtesës së &amp;#8220;kryeministrisë&amp;#8221; së kryeqytetit a mes kolegëve të tij të Komisionit mbi hetimin e Edi Ramës. Emrin e ka Sali Olldashi a Sokol Berisha. Me dy emra janë të gjithë miqtë a bashkëpunëtorët e tij. Të gjithë këta, në stilin e kryedaullexhiut, të thonë se po hetojnë Edvin Ramën (me sa tërbim orgazmatik e gërmëzojnë emrin E-d-v-i-n!), se ky i fundit është pastrues parash, se është i lidhur me terrorizmin dhe mafien ballkanike, se ka dashur të vrasë kandidatin e PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Ylli Pangon, se &amp;#8230;. dhe marrëzitë e tyre nuk kanë të sosur. Ç&amp;#8217;ka të keqe, po të hetohet Edi (më falni, E-d-v-i-n) Rama? Nuk ka absolutisht asnjë të keqe, dhe nuk është kjo arsyeja që unë po zë për herë të parë t&amp;#8217;i derdhem Sali Olldashit, i cili është një ndër njerëzit më të pafajshëm e më me edukatë në lagjen politike ku banon. Madje, kam patur zor ta kuptoj deri në fund Ramën, ndërsa ka ngritur zërin kundër hetimit parlamentar e ndërsa ka këmbëngulur të mos u hapë derën kësaj fare talebanësh pa kravatë e pa mjekër, të cilat &amp;#8211; janë si janë &amp;#8211; kanë një mandat hetimi prej institucionit më të rëndësishëm të sistemit politik që kemi zgjedhur prej më shumë se një dekade. Sipas një operacioni të thjeshtë logjik, që zhvillohet në këtë mendjen time, ky komision më rezulton një komision absurd, por edhe duke qënë absurd, ai është konstitucionalisht i tillë, që do të thotë se duhet ta pranojmë. Sipas kushtetutës &amp;#8211; kështu më tha një ditë prej ditësh avokati Sali Ngjela &amp;#8211; ky parlament, po të dojë, mund të ngrejë një komision hetimi edhe, fjala vjen, për Mustafa Nanon, s&amp;#8217;ka gjë se ky i fundit është gazetar në punë të vet e nuk ka qejf t&amp;#8217;i shohë bojën asnjë parlamentari. Ndoshta, është kështu vërtet. Konstitucionalistët mund ta dinë më mirë këtë punë. Mua pra nuk më shqetëson ngritja e komisionit. Mua më shqetëson fakti që S-a-l-i Olldashi e të tjerë janë të sigurtë që po hetojnë një fajtor, një kriminel, një mafioz, një vrasës, një terrorist. E di, që ky mund të më thotë se nuk e ka hak t&amp;#8217;i ndërroj emrin e se nuk i ka bërë kurrë këto akuza, por fakti që ai e të tjerë si ai po marrin pjesë me shumë zell në një fushatë denigrimi, fyerjeje, poshtërimi, fakti që ata nuk kanë ngritur një fije zërin për të kundërshtuar gjuhën kafshërore me të cilën kryqëzohet publikisht E-d-v-i-n Rama përpara se ai të gjendet fajtor, dëshmon se dinjiteti e origjinaliteti i tyre ka mbetur në grackën e tmerrit që kanë prej kapos së tyre. Ata kanë guxim vetëm për të qënë megafon i këtij të fundit. Hajde guxim, hajde! Mua më shqetëson edhe një gjë e dytë. Nuk e di se ç&amp;#8217;mund të gjejnë komisionerët nëpër praktikën e punës të E-d-v-i-n Ramës, dhe as që bëhem merak mbi ato që do të gjejnë, qofshin dhe shkeljet më të mëdha. Në fund të fundit, Rama është gjallë dhe do të japë përgjigje për gjithçka. Ajo që di është diçka tjetër: Sulmi qëllimisht e apriori asgjësues kundër Ramës është sulmi i reaksionarëve shqiptarë, është sulm i dembelëve shqiptarë, është sulm i ziliqarëve shqiptarë, është më në fund sulmi më i turpshëm që i është bërë një personazhi publik në Shqipëri gjatë dymbëdhjetë viteve të shkuara. Eshtë mobilizuar si asnjëherë tjetër kori laraman i njerëzve, të cilët, të motivuar në mënyrat nga më të ndryshmet, kërkojnë të kryqëzojnë E-d-v-i-n Ramën e të sjellin në vend të tij ndonjë që s&amp;#8217;ka një emër të vetin, p.sh. S-a-l-i Pangon. Këtu s&amp;#8217;e kam fjalën për kritikat që mund t&amp;#8217;i jenë bërë dhe që Rama i ka hak. Këtu e kam fjalën për sulmin e çproporcionuar dhe për autorët e tyre, të cilët nuk është e thënë të jenë njëherësh edhe reaksionarë, edhe dembelë, edhe ziliqarë; por është e sigurtë që janë ose reaksionarë, ose dembelë, ose ziliqarë. E them këtë ngaqë është sulmuar e po sulmohet politikani e administratori i vetëm që ka bërë ca gjëra e ca vepra, të cilat ja bëjnë mú, mjaft të dalësh nëpër Tiranë. Po doli E-d-v-i-n Rama fajtor, ç&amp;#8217;do të thuash pastaj? &amp;#8211; mund të më pyesë ndokush. Përgjigjen e kam të gatshme: Do të vijoj të shkruaj për shembullin e Edi Ramës, i cili, në ndryshim nga ata që e konsiderojnë këtë vend &amp;#8220;të mallkuar&amp;#8221; sipas një optike eskatologjike, na dëshmoi me vepra se Shqipëria mund të ndryshojë e mund të përparojë; do të vijoj më tej të merrem me reaksionarët, dembelët, ziliqarët, do të vijoj të merrem me ata që janë fajtorë prej dymbëdhjetë vitesh e të cilëve nuk u hyn një gjëmb në këmbë, do të vijoj të merrem me ata që nuk e kanë për gjë të mobilizohen kundër njerëzve që bëjnë vepra e mbjellin pakëz optimizëm e shpresë në këtë Shqipërinë tonë; në këtë Shqipërinë tonë, ku e vetmja gjë që njerëzit bëjnë mjeshtërisht është të shtyjnë kohën nëpër kafene e të hedhin pështymë e baltë mbi të pangjashmit e tyre. Dhe është e pamëshirshme ta themi, por duhet ta themi: të pangjashmit me shqiptarët janë ata që nuk rrinë nëpër kafene, janë ata që nuk bëjnë llogje, janë ata që punojnë. Duhet të vihemi në mbrojtje të tyre.
Atentat ndaj Ylli Pangos Lëvizja instiktive i shpëtoi jetën Ylli Pangos, i cili përfundoi në spitalin ushtarak me plagë në bark dhe në këmbë Shpërthimi i granatës plagos dekanin Pango Granata ofensive ka shpërthyer në momentin që Pango ka tërhequr qepenin e garazhit të makinës së tij Ardita Bala TIRANË &amp;#8211; Më shumë sesa fati duket se vetëm reflekset e tij e kanë shpëtuar nga vdekja dekanin e Fakultetit të Sociologjisë, Ylli Pango. Një granatë e vënë në derën e garazhit të makinës së tij, i ka shkaktuar profesor Pangos plagë të thella në trup, sidomos në bark, një këmbë të thyer dhe së shpejti ai duhet t&amp;#8217;i nënshtrohet dhe një operacioni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07.45 në banesën e familjes Pango në afërsi të Qytetit Studenti. &amp;#8220;Dhuratën e parakohshme të 7 marsit&amp;#8221; akoma nuk dihet se nga e kush e ka patur &amp;#8220;peshqesh&amp;#8221; pedagogu i mirënjohur. Ai vetë pak orë pas ngjarjes ka deklaruar nga spitali ushtarak se atentati ndaj tij nuk ka patur lidhje me pozitën dhe profesionin e tij, çdo gjë sipas profesorit i ka ardhur për arsyen e shfaqjes në mënyrë të hapur në mendimeve të tij. Ndërkohë që burimet zyrtare të policisë kanë thënë dje për gazetën &amp;#8220;Shekulli&amp;#8221; se grupi i hetimit po punon në disa pista për zbardhjen e kësaj çështje. Ngjarja Mëngjesi i djeshëm për dekanin Pango, nuk ka filluar ndryshe nga ditët e tjera. Vetëm 15 minuta pa shkuar ora tetë ai ka dalë nga vila e tij 4 katëshe, që është në të dalë të Qytetit Studenti, afër kaldajave të godinave të studentëve për të marrë makinën dhe për të filluar ditën e tij të punës. Por sapo ka tentuar që të hapë derën e garazhit, një shpërthim i madh është dëgjuar dhe e ka lënë të plagosur rëndë profesorin e sociologjisë dhe të psikologjisë. Nga shpërthimi, përveç plagëve që ka marrë Pango, ka patur edhe dëme të vogla materiale. &amp;#8220;Surpriza&amp;#8221; e mëngjesit të djeshëm mund t&amp;#8217;i kishte marrë jetën pedagogut, i cili pas plasjes së granatës është dergjur përdhe derisa pranë tij kanë mbërritur familjarë dhe fqinj që janë përpjekur t&amp;#8217;i japin ndihmën e parë të plagosurit. Ndërkohë Pango kishte filluar që të humbiste jo pak gjak nga plagët e marra në pjesën e barkut. Sipas burimeve policore të gazetës &amp;#8220;Shekulli&amp;#8221;, siguresa e granatës dyshohet të ketë qenë e lidhur me një fije të hollë najloni, me pjesën anësore të qepenit të garazhit në mënyrë që siguresa të hiqej nga granata sapo dikush të provonte të ngrinte disa centimetra qepenin metalik. Për të vënë granatën, që sipas burimeve zyrtare të policisë ka qenë ofensive (mësymëse), autorët kanë shfrytëzuar një pjesë të vogël të derës metalike të garazhit, e cila nuk puthitej deri në fund. Sipas burimeve zyrtare të policisë, granata ka qenë e vendosur në tubin e shkarkimit që ndodhet në krah të derës së garazhit. Pango ka dëgjuar zhurmën e parë të shpërthimit të ndezësit, dhe kjo e ka bërë që të kuptojë se nuk ishte &amp;#8220;shaka&amp;#8221; duke u hedhur mënjanë. Lëvizja që pedagogu ka bërë në momentet e fundit para se të ndodhte shpërthimi i dytë i granatës, i ka shpëtuar jetën. Paniku Kanë qenë komshinjtë dhe familjarët e Pangos ata që kanë dhënë ndihmën e parë për të plagosurin. I pari ka qenë fqinji i Pangos, i cili pasi ka dalë jashtë e ka gjetur profesorin të shtirë përdhe. I ndihmuar edhe nga persona të tjerë, fqinji e ka marrë në krah për ta transportuar deri në makinën e parë të rastit që ka kaluar në rrugë. Të dëmtuarin e kanë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit ushtarak ku brenda pak momenteve pas mbërritjes, i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe më pas ai i është nënshtruar vizitave dhe analizave të gjata nga mjekët e specialistët e këtij spitali. Pak orë pas ngjarjes, Pango ka dhënë edhe deklarimet e tij për policinë ku ka rrëfyer të gjithë versionin e tij rreth ngjarjes dhe ka paraqitur motivet nga ai beson se mund t&amp;#8217;i ketë ardhur atentati. PISTAT Zylyftari: Autorët s&amp;#8217;janë profesionistë &amp;#8220;Po hetohet në disa pista rreth plagosjes së dekanit Ylli Pango&amp;#8221;,- kështu janë shprehur dje burime zyrtare të policisë së kryeqytetit për gazetën &amp;#8220;Shekulli&amp;#8221;. Sipas këtyre burimeve, vetëm pak minuta pas shpërthimit kanë shkuar në vendngjarje forcat e policisë së komisariatit nr.1. Të parët që kanë mbërritur kanë qenë dhe punonjësit e policisë së rajonit të Qytetit Studenti, i cili ndodhet rreth 300 metra larg nga vila e profesorit. Blutë kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, kanë marrë dhe sekuestruar provat materiale që kanë gjetur në vendngjarje, si dhe kanë bërë pyetjen dhe marrjen e deklarimeve të dëshmitarëve okularë. Sipas burimeve zyrtare të policisë është akoma herët për të kanalizuar hetimet vetëm në një pistë, aq më pak për të drejtuar gishtin nga ndonjë autor i mundshëm, pasi duket se autorët kanë bërë një punë primitive që ka larguar dyshimin e një atentati të bërë me kujdes. Drejtori i policisë së Qarkut Tiranë, Ilirian Zylyftari ka deklaruar dje publikisht se &amp;#8220;nga mënyra sesi është vepruar në këtë ngjarje, nuk kërkohet ndonjë punë e specializuar, mjafton një instruktim 10-15 minuta&amp;#8221;, -ka përfunduar kreu i bluve të kryeqytetit. Megjithëse vetë Pango e sheh ngjarjen e djeshme të ndarë nga profesioni i tij i pedagogut, policia nuk e ka lënë pas dore dhe pistën e ndonjë inati apo hakmarrje personale nga studentë të ngelur, apo të përjashtuar. Deklarimet e vetë të plagosurit duket se i kanë hapur edhe pista të tjera policisë, e cila po vazhdon të merret me zbardhjen e kësaj çështje. A.Bala
Komunistë dhe klerikë bërtasin : PAQEEEE Pershendetje, Me teper me shqeteson arena kombetare, por m'u neverit nje emision i Bruno Vespes mbreme ne RAIUNO, vetem per faktin se nje klerik francez katolik dhe nje komunist i pamposhtur si Bertinotti u kunderviheshin fakteve pse u sulmua Iraku dhe numeronin se sa tubime per paqen kishin organizuar ata... Fini u mundua t'i kundershtonte, por nuk hashin pyka hic... A nuk mendoni se pikerisht KLERIKET dhe KOMUNISTET jane tufat me te interesuara qe te ketë "paqe" ne kete bote? Imagjinoni sikur te ishim ende ne regjim te Hoxhes, dhe te gjithe do te bertisnim per paqe, se po sulmohet nje diktature, regjimi i Hyseinit. Cdo komunist ia kupton hallin Hyseinit. Po keshtu, kleriket ishin ata qe u perpoqen me cdo kusht te permbysnin revolucionin francez para- dhe-gjatëBONAPARTIST, jo vetem ate. Sigurisht qe kleri kerkon paqe, sepse lufta ia ka sjelle fese kaq e kaq deme. Mua me vjen inat edhe me Shirakun apo Shrederin, qe "habiten" pse disa vende lindore(edhe ne) qe duan te hyjne ne Evrope e perkrahin Ameriken. Zoterinj Shirak e Shreder, ne perkrahim rrezimin e nje diktatori se e kemi vuajtur vete, jo sepse i jemi borxhlinj Amerikes. Edhe sikur... Malta te vendoste per nje rrezim te diktatorit iraken, me mish e me shprit do ta perkrahnim. Sipas meje lufta eshte pjese e njerezimit dhe jo gjithmone diplomacia eshte nje gjuhe e ndershme e pa viktima(kujtoni Dejton, Rambuje, Oher e sa e sa...). Ju, c'mendoni?
Sadami, fiseve irakene: Luftoni pa pritur urdhra Sadami, fiseve irakene: Luftoni pa pritur urdhra Presidenti Sadam Husein u bëri thirrje fiseve irakene të luftojnë trupat britanike dhe amerikane që po pushtojnë vendin pa pritur urdhra të mëtejshëm. Duke folur për një televizion satelitor irakian ai tha: “Ka ardhur dita që ju të merrni përgjegjësitë tuaja- luftojini ata me klanet dhe fiset tuaja. Nëse ju përballeni me ta dhe u shkaktoni humbje, sado modeste të jenë, do të shihni se ata do t’ia mbathin të terrorizuar, sepse ata janë të huaj dhe të padrejtë… Nëse ndonjë mes jush ende heziton për të luftuar dhe pret urdhra, ne po ua japim këtë urdhër tani, në emër të fesë, kombit dhe luftës tonë të shenjtë”, -tha ai. Liderët e fiseve irakene, që kanë një ndikim të madh te grupi i njerëzve që i rrethon, janë një aleat strategjik për Sadamin. Dje Sadami u dha atyre edhe instruksione: “Kur armiku të lëvizë, sulmoni kokën dhe fundin… Nëse ju sulmoni kokën dhe fundin, ata nuk do të jenë të aftë të lëvizin dhe do të bëhen një objekt i lehtë për t’u qëlluar me armët tuaja… Nëse armiku ndalon dhe ngre çadra, sulmoheni atë ditën dhe natën”, -u tha Sadami fiseve irakene.
KAPITALIZMI AMERIKAN KJO AMERIKE PO BEN NJE LOJE TE KEQE NE FUSHEN E MYSLYMANVE DHE PASOJAT DO TI NDJEJ PO CIK ME VONE.U FUT NE IRAK VETEM PER ARIN E ZI DHE JO PER BOMBAT E SADAMIT DO TE SUNDOJE GJITHE BOTEN EKONOMIKISHT DHE TE JETE GJITHMONE AJO QE E DREJTON LOJEN.KUDO QE SHKEL VETEM LUFTE SJELL.UNE SI GJITHE TE TJERET NUK DO TE ME VINTE MIRE QE NJE I HUAJ TE FUTEJ NE SHTEPINE TIME,KESHTU QE U JAP TE DREJTE IRAKENEVE QE PO LUFTOJNE PER ATDHEUN E TYRE.SADAMIN DUHET TA RREZOJNE VETE IRAKENET DHE JO NJE I HUAJ SE NE FUND TE FUNDIT ATA E KANE ZGJEDHUR PRANDAJ POSHTE KAPITALIZMI AMERIKAN RROFTE DEMOKRACIA E VERTETE.
 
Roberit e luftes, Donald (duck) Rumsfeld nga tregon Donald Rumsfeld te na tregon si duhen trajtuar roberit e luftes (POW) Donald Rumsfeld: "Konventa e Gjeneves ndalon me ligj qe roberit e luftes te shfaqen ne publik dhe te fotogragohen dhe te poshterohen. Dicka qe SHBA nuk e ben."
Theniet qe ndryshojne boten Thenie te ndryshuan(mund) te ndryshojne boten. "Possunt posse vida videntur" -- Po e mendove do ta besh (Romans) "Imagination is more important than knowledge" -- Albert Einstein "Laserin e krijova nga magjija e yjeve" -- Alexander Prokhorov, shpikesi i Laserit "Mendova qe i vogel se brenda kutise kishte njerez" -- Vladimir N. pionier ne krijimin e TV "Do vije dita qe klonet qe ne filmojme do na sundojne" -- unknown Hollywood producer "Shekulli 22 do jetojme pa infidele. Islami eshte e ardhmja" -- Osama Bin Laden "Deri sot te tjere kane shkruar historine. Sot do ta shkruajme ne" -- George Walker Bush
Neser ne Irak Vetem para pak koheve, nen dhunen e islame te Talibanit, ishte e pamundur te mendohej se nje dite Afganistani do te ishte pjese e nje koalicionit ne lufte kunder Irakut. Por vetem brenda disa muajve, nje gje e tille u be e mundur me vendosjen e nje qeverie te re ne Afganistan mbas debimit te terroristeve islamik nga ai vend. Me heqjen e Sadamit dhe diktatures se tij, Iraku do te behet nje shtet demokratik dhe nje aleat i ngushte i SHBAse ne rajonin e Lindjes se Mesme. Ne mesin e shkreterires Arabe, Amerika po mbjell lulen e pare te demokracise, nje bime e cila mund te perhapet ne te gjithe lindjen e mesme me kalimin e kohes. Kjo do te beje per nje bote me te qete ne te cilen femijet e vegjel nuk edukohen ne shkolla te terrorizmit, ne te cilen kleriket nuk nzixin vrasjet dhe terrorin por paqen dhe lirine. Duhet gjithashtu te jemi krenar qe vendi yne merr pjese ne kete lufte. Per here te pare ne histori, shqipetaret po luftojne ne emer te demokracise dhe lirise se vertete per te ndihmuar popujt e tjere sic eshte populli irakjan. Eshte shume simbolike edhe per historine tone qe bijte e Gjergj Kastriotit marshojne ne lufte kundra terrorit islamik.
Opinion per paqen! Ja se c'na shperndane sot , me qellimin qe ta firmosnim. Do kisha deshire te dija opinionet tuaja ne lidhje me kete qe ishte shkruar . Po te ishit juve , do firmosnit?! Gjithmone duke u bazuar tek ato qe ishin shkruar. SE VUOI LA PACE, COSTRUISCILA. LA PACE SI COSTRUISCE CON LA LOGICA DELLA NON VIOLENZA. * NO, AI FINANZIAMENTI AL MERCATO DELLE ARMI ATTRAVERSO I NOSTRI CONTI IN BANCA. *NO, AD UNA GUERRA PREVENTIVA PER L'AFFERMAZIONE DI OSCURE LOGICHE DI MERCATO. *SI, AD UNA PACE PREVENTIVA. *SI, AD UN MERCATO PIù EQUO DOVE LE RICHEZZE SIANO MEGLIO RIDISTRIBUITE. SINISTRA UNIVERSITARIA. Do ju lutesha te merrnit ne konsiderate c'do fjale para se te jepnit mendimin tuaj per PRO, ose KUNDER firmosjes.
Nga i gjeti Iraku 3 raketat Scud qe gjuajti dje? Rezoluta 1441 thote Iraku nuk duhet te kete raketa Scud. Hans Blix ka thene gjithmone se Iraku duhet te shpjegoje fundin e raketave te ndaluara Scud te cilat sipas Irakut jane shkaterruar. Ku i fshehu? Po lendet e shkaterrimit ne mase? Ku jane? Irakun dhe sidomos Sadamin e mban frika. Nuk ka pasur inspektore me perpara por u deshen 250 ushtare ne portat e irakut te pranonte inspektoret. Iraku ka perdorur arme kimike kunder te tjereve. Ne luften e gjirit persik nuk tentoi. Amerikanet kane thene se sulmit kimik do i pergjigjen me arme dhe atomike. Amerikanet jane ata qe nuk e bejne shume te gjate. Ndoshta te qenit superior i ka bere ata qe te mos lepijne ate qe thone. Sadami te jete i zgjuar te mos perdore arme kimike. Do vrase popullin e tij me duart e tij. U bindet ju se raketat scud qe Iraku deklaronte i kishte shkaterruar. Hans Blix ka ngelur i dhjere.
kush eshte kuder amerikes pse duhet te jete gjithmone amerika e para te komandoj boten te futet ne lufte sa here ti teket te vrasi njerez per interesat e veta dhe mos te pyesi fare per ndikimin qe mund te kete mbi boten nje ndikim i tille??? edhe ne kosove thuhet qe amerika u fute ne lufte se gjermania i kishte thene qe te hiqte bazen e saj ne gjerami dhe shfrytezoi ratin dhe un fut ne kosov ku konkretisht tani eshte nje baze prej 5000 ushtaresh e mjetesh luftarake nga me te ndryshmet...
Top