Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Aleatet sulm mbi Irak ! Aleanca e "Koalicionit te Carmatimit te Menjehershem te Irakut", e perbere nga : Afghanistan, Albania, Australia, Azerbaijan, Bulgaria, Colombia, Czech Republic, Denmark, El Salvador, Eritrea, Estonia, Ethiopia, Georgia, Hungary, Italy, Japan Korea, Latvia, Lithuania, Macedonia, Netherlands, Nicaragua, Philippines, Poland, Romania, Slovakia, Spain, Turkey, Britain, Uzbekistan, dhe pese shtete qe nuk duan te identifikohen, kane nisur sulmin mbi Irak sot. Sirenat e alarmit rane rreth 90 minuta mbas skadimit te ultimatumit nga Presidenti Bush. Me pas u degjuan rradhe te rende te artilerise anti-ajerore te ushtrine Irakiene. Nderkohe ne radio ushtria Amerikane ka transmetuar mesazhe si "Kjo eshte dita qe populli i Irakut ka pritur". Nderkohe ne radion shteterore, zyrtaret e Irakut shprehen vazhdimisht, se forcat e Aleances i jane drejtuar nje "Infernoje". Lutemi per mbarimin sa me te shpejte te kesaj lufte, dhe sa me pak gjakderdhje. Nderkohe behet e ditur se nje batalion i marinasve te ushtrise Amerikane, ka ardhur me afer se kurre te kape Bin Laden....
Ligji, 4500 zyrtare do deklarojne pasurine Marre nga www.shqiperia.com Ligji, 4500 zyrtare do deklarojne pasurine Deputetet miratojne unanimisht ligjin per deklarimin e pasurive te zyrtareve te larte shteteror. Moisiu, Nano, deputetet dhe te gjithe drejtuesit kryesore te shtetit do te tregojne pasurine dhe burimet e sigurimit te saj. Inspektoriati do verifikoje me pas sinqeritetin e politikaneve. Berisha: "Struktura e kontrollit te drejtohet nga opozita" Alketa MYFTIU Parlamenti shqiptar miratoi me 100 vota pro dhe asnje kunder ligjin per deklarimin e pasurive te zyrtareve te larte shteteror. Ligji, i cili mori votat e mazhorances dhe opozites, parashikon deklarimin e pasurive dhe detyrimeve financiare, duke filluar nga Presidenti i Republikes, deputetet, Kryeministri, ministrat, titullaret e institucioneve te pavarura publike, deri tek zyrtaret e administrates publike. Ligji percakton rregullat per deklarimin dhe kontrollin e pasurise, legjitimitetin e burimeve te krijimit te saj dhe detyrimeve financiare per te zgjedhurit, zyrtaret e administrates publike, familjaret e tyre, si dhe personat e lidhur me ta. Organi pergjegjes per kontrollin e deklarimit te pasurive eshte Isnpektoriati i Pergjithshem me qender ne Tirane. Keshtu, pervec zyrtareve te larte dhe te zgjedhurve, ligji detyron te gjithe punonjesit qe fillojne pune per here te pare ne nje nga funksionet e perfshira ne deklarimin e pasurise, qe para marrjes se detyres te "rrefehen". Dhe marredheniet e punes do te fillojne vetem pas deklarimit te pasurise. Nje proces, i cili rinovohet cdo vit, kur brenda dates 10 shkurt te vitit pasardhes ata duhet te rideklarojne pasurite dhe detyrimet financiare gjendje deri me 31 dhjetor te cdo viti. Ne baze te statistikave qe japin ekspertet hartues te ligjit, llogariten 3000 zyrtare te larte dhe 1500 zyrtare te niveleve me te ulta qe preken nga efektet e ketij ligji. I cili percakton dhe kategorite e pasurive qe deklarohen. Ne deklarim duhet te perfshihen pasurite e paluajtshme, pasurite e luajtshme te regjistruara ne regjistrat publike, sendet me vlere, si diamante, sende te arta, piktura origjinale, vlera e aksioneve, letrave me vlere dhe pjeset e kapitalit ne zoterim, detyrimet financiare ndaj personave juridike apo fizike te shprehura ne leke ose valute, si dhe te ardhurat personale per vitin nga paga ose pjesemarrja ne borde, komisione apo veprimtari te tjera qe sjell fitime personale. Cdo deklarim shoqerohet detyrimisht me nje autorizim te vecante, me te cilin deklaruesi autorizon Inspektoriatin te beje verifikimet e nevojshme ne te gjitha subjektet private e publike, brenda dhe jashte vendit, per te vertetuar te dhenat e deklarates. Ne kete rast, Inspektoriati ka te drejte te urdheroje kontrollin e saktesise se tyre. Kjo e drejte shtrihet, jo vetem per persona te vecante, por edhe shoqata, apo institucione fetare, kur nga verifikimet e kryera rezulton se keto jane te lidhur me personat deklarues te pasurise. Deri tani deklarimi i pasurive eshte bazuar ne nje ligj te vitit 1995 "Per deklarimin e pasurive te te zgjedhurve dhe te disa drejtuesve te sherbimit publik". Por gjate ketyre viteve ky proces ka rezultuar thjesht formal. Pasi ligjit te '95-tes i mungonte fuqia per te verifikuar dhe kontrolluar deklarimet e bera, keshtu qe ato mbeten thjesht deklarative. Gjithashtu prane Kuvendit te Shqiperise ka funksionuar nje komision i posacem, i cili ka shperndare dhe me pas arkivuar cdo vit formulare per te dhenat pasurore te deputeteve. Por per shkak te mungeses se bazes ligjore qe lejon kontrollin e tyre, asnjehere nuk u arrit deri tek vertetesia e te dhenave. Nderkohe, qeveria e perfshiu hartimin e nje ligji te ri per deklarimin e pasurive si pjese te strategjise se saj per luften kunder korrupsionit. Dy vjet prej fillimit te hartimit te tij, drafti qendroi ne sirtaret e qeverise. Deri sa ligji u perfshi ne listen e kushteve, sebashku me ligjin per konfliktin e interesave te te zgjedhurve, te institucioneve nderkombetare per qeverine shqiptare. Pas miratimit te tij, pritet qe qeveria te plotesoje kushtin tjeter hartimin e ligjit per konfliktin e interesave, i cila, sipas ministrit te Shtetit prane Kryeministrit, Blendi Klosi, eshte ne proces shqyrtimi. Kush deklaron pasurine Presidenti i Republikes Deputetet Kryeministri dhe ministrat Prefektet dhe kryetaret e qarqeve Kryetaret e Bashkive e te minibashkive Drejtoret e drejtorive Komandantet e Forcave ne ministrine e Mbrojtjes, te Rendit Publik, SHISH Prokuroret dhe gjyqtaret e te gjitha niveleve Shefat e komisariateve ne prefektura e qytete Drejtuesit e institucioneve te pavarura Cfare deklarohet Pasurite e paluajtshme Pasurite e luajtshme te regjistrueshme Sendet me vlere: diamante, sende te arta, piktura origjinale etj. Vlera e aksioneve, letrave me vlere dhe pjeset e kapitalit Vlera e likujditeteve Detyrimet financiare ndaj personave juridike dhe fizike ne leke ose valute Te ardhurat personale nga paga apo veprimtari te tjera
Ku djallin ndodhet Saddam Hussein? (Carmen Sandiego) ...sipas Top Albania Radio 10/04/03 Saddami mund te ndodhet ne ambasaden Ruse ne Bagdad Televizioni satelitor i Katarrit Al Zhazira njoftoi se mund te jete arritur nje marreveshje per dorezimin e Bagdadit. Duke cituar burime te sherbimit sekret rus rrjeti televiziv pan-arab thote se anglo-amerikanet ne kembim te marrjes pa lufte te kryeqytetit kane pranuar largimin e Sadamit nga Iraku. Lajmin e dha korespondenti i Al Zhazires ne Moske. Nderkaq eshte mbushur me mister fati i Sadam Husein, por sipas sherbimeve sekrete britanike ai mund ti kete shpetuar bombardimeve dhe te kete patur kohe per tu larguar nje cast perpara sulmit te se henes ne lagjen al-Mansur.
Kunder kujt fuqie ushtarake "fituan" Anglo-Amerikanet Forcat tolesore irakene gjithsej: 250.000 ushtare aktive 500 Tanke 200 automjete te blinduara 300 topa altilerie Tani ne hollesi: Tanke: Kpz modell59 dhe 69 T54/55, T62,72 dhe M60Chieftain Tanke te lehte:PZ76 Kundertank: PaK 73 mm, RCL82MM. B-10 dhe 107mm; SS-11 Milan, Hot Altileri: 105mm Typ M56; Top 122mmtypD-30 130mm typ M-19-46 dhe model 59 132mm typ BM-12-16 180mm typ Astros SS-40 Kunderajror: Flak 14,5 mm typ ZPU-1; 2 dhe 3 FlakPz 23 mm typ ZSU-23-4 dhe 57-2 Flak rakete SA-2(i ka edhe Shqiperia); SA-3,6,9 Forcat ajrore gjithsej:40 gjujtesa; 35 transportues; 15 Bombardues dhe 450 Helikopter. Ne hollesi:Gjujtesa Mikojan-Gurjewitsch Mig-25Foxbat; Mig -23MS Flogger; Mig - 21. Bombardues: Shenyang F-6(mig-19) (i ka edhe Shqiperia) Mikojan-Gurjewitsch Mig-23BN FloggerTupolew Tu-22 Blinder; Suchoi Su-25FROGFOOT dhe Su- 78/20/22Fitler Transportuesa: Tupolew Tu-124 Cookpot Augusta-Sikorsky AS-6175 Per trenim: Mikojan-Gurjewitsch Mig-23UMFlogger dhe Mig-21U/UM Mongol Megjithse duhet te themi se ne kete lufte forcat ajrore te Irakut nuk moren pjese mbasi pjesa me e madhe e aeroplaneve luftarake ndodhet akoma qysh prej 1990 ne Iran. Duke patur nje pamje me te qarte te raportit te forcave mendoj se Anglo-Amerikanet nuk kane shume arsye per tu mburrur ne "fitoren" e tyre ushtarake. Kastriot Ps: Te dhenat jane marre nga "Die Landstreitkräften und Luftstreitkräften der Welt" Bechtermünz Verlag
Pergjegjesi i masakres se 1980 kunder kurdeve Pergjegjesi i masakres me gaz kunder kurdeve te gjore Gjenerali Iraken Nizar al-Khazraji shpeton nga arresti ne shtepi me ndihmen e CIA dhe gjendet ne kuvait. Ky gjeneral pretendohet te zere vendin e Sadamit me ndihmen e amerikaneve. Edhe pse ne hetim per krime kunder njerzimit, ky gjeneral famemadh gezon respektin e administrates paqedashese te Bushit. CIA edhe njeher tregon aftesite e saj si promotori i demokracise ne bote. Rrofte Amerika, Rrofte CIA. Merr o Bush nga ditet tona! Per me shume info rreth temes Missing Iraqi General in Kuwait after CIA aided Denmark escape (Gjenerali i zhdukur gjendet ne kuvait pasi arratiset nga danimarka me ndihmen e CIA-s)
Le te Pranohet Realiteti Ne kete pjese te forumit, diskutimet kane arritur nje temperature te shume te larte be nes dy grupeve, atyre qe mbeshtesin Sadamin dhe atyre qe mbeshtesin Ameriken. Per mendimin tim, nxehtesia e diskutimit eshte si resultat i moskuptimit te realitetit dhe mospranimit te tij. Njeni grup bertet e shan Ameriken sigurisht me iluzionin grandioz te ndryshimit te realitetit te luftes. Tjetri grup mbron Ameriken dhe nuk e kupton se realiteti eshte se sado qe ta mrojne Ameriken, antiamerikanet ne albforum apo kudo tjeter ne bote nuk do te ndryshojne mentalitetin e tyre. Per dekada te tera ka patur plot edukate ne shqiperi tet bazuar ne mendimet marksiste e staliniste armiku kryesor i te cilave ka qene Amerika qe ne fund i shkaterroi plotsisht nga bota. Kur shikonin statujen e Hoxhes qe zvarritej ne mesin e tiranes, komunistet nuk shikonin popullin por Ameriken dhe politiken e saj se shkak te atyre ngjarjeve te 90tes. Me rrezimin e komunizmit, e vetmja force anti-amerikane dhe anti-demokratike qe mbeti eshte fondamentalizmi islamik. Per shume njerez ne shqiperi, duhet qe te bashkoheshin me nje trup te ri, dhe ky trup i ri ishte fondamentalizmi islamik. Duke patur parasysh se ne shqiperi kishte nje pjese te popullsise qe quajne vehten muslimane, mjedisi per shperndarjen e nje levizjeje te re antidemokratike dukej shume i pershtatshem per komunistet. Per ata qe mbeshtesin regjimin e irakut, terrorizmin islam etj. si mjete te luftes kundra Amerikes, do te ishte mire sikur te pranonin realitetin i cili eshte: Amerika nuk do te ndalohet sado qe te bertasin kundershtaret e saj. Regjimi ne Irak do te rrezohet sado kohe qe te kaloni duke pare Al Jazeera apo ndonje kanal tjeter te mbushur me propagande arabe. Eshte nje fakt i realitetit dhe mospranimi i tij vetem shkakton diskutime te kota nga ana juaj ne albforum. Jam i sigurte qe disa nga keto figura qe shkruajne ne mbrojtje te sadamit, gjithashtu shkruanin ne mbrojtje te Talibanit sepse mendonin se Amerika nuk do t andryshonte dot situaten ne Afganistan. Por realiteti beri te veten dhe sot Afganistani, nje nga vendet me antiamerikane ne bote eshte njeni nga aleatet ne koalicion kundra Irakut. Per ne qe mbrojme Ameriken, duhet te pranojme realitetin qe ne mesin tone kemi komuniste dhe fondamentaliste qe e kane urryer dhe do ta urrejne Ameriken. Lufta e saj ne Kosove nuk ka rendesi per keta tipa. Shume nga ne e mbrojme Ameriken sepse jetojme ne kete vend, dhe nese nje njeri nuk e do vendin ne te cilin jeton, do te ishte shume ironike sidomos kur ky vend i ka kufijte e hapur dhe te lejon te shkosh dhe te jetosh kudo tjeter ne bote nese deshiron. Por duhet ta pranojme realitetin qe armiqesia ndaj Amerikes nuk ndryshohet sado qe te mundohemi per arsyet e permendura mesiper.
Re: Bagdadi sot dhe me vone. postoni ne temat qe jane hapur per Irakun dhe mos hapni nje teme çdo dy minuta.
A duhet sulmuar Iraku?????? si mendoni a duhet sulmuar sadam husain????
 
iluminatet= malukatet Dikush mbase nuk di shume mbi iluminati dhe kontrolli qe pretendojne ata ti bejne botes. Edhe pse eshte shnderruar tashme ne nje legjende ku shume gjera jane shume te fryra ka dicka te vertete. Sic thote populli yne i mencur: Ku ka ze s'del pa gje
 
Sukseset e OKBse Njena nga argumentet kryesore kundra luftes ne Irak eshte se duhet qe Amerike te kishte pritur OKBne per te votuar edhe nje here tjeter. Ketu meposhte po tregoj vetem disa nga sukseset e famshme te OKBse qe tregojne rendesine e saj si nje organizate: Ne Ruanda OKB ndihmoi shume me masakrat e luftes ne te cilen 800000 civile, gra, femije, dhe te moshuar u masakruan nga lufta atje. Ku ishin paqedashesit gjate asaj kohe???? Nese moderatoret nuk e mbyllin, kjo teme do te vazhdoje me shembuj te tjere te sukseseve te OKB-se. Disa nga keta shembuj jane nga Kosova dhe Bosnja per ata qe u duken te largeta sukseset e OKBse ne kontinente te tjera.
Rendi i ri boteror - Neoimperializmi! Ne driten e ngjarjeve aktuale dhe atyre gjate 10 viteve te fundit - gjithmone e me shume po duket roli, fuqia dhe pretendimet e nje shteti - USA! Ndersa 45 viteve te ekzitence se bllokut te kuq komunist - SHBA perbente heroin dhe te miren e ketij planeti, tani cdo dite e me shume po del se vendin e kucedres se kuqe po e ze shqiponja "stars & strips". Per te qene me te qarte - me shume po duket dhe po del ne drite nje elite drejtuese e nje vendi qe nuk interesohet aspak per interesat e kombit te vet, por per interesat e xhepave te vet. USA dhe Europa apo thene me qarte elita drejtuese e tyre eshte dakord dhe lejon demokracine, institucionin e votes se lire ne teritorin e vet dhe toleron - mbeshtet regjimet gjakatare kudo qe i intereson, pastaj nisin luftra kur keto regjime nuk perbejne me pika mbeshtetese per perfitimet e tyre. Ne kete menyre kemi nje tabllo gati te ngjashme me imperializim europian te shek. XVII-XIX. Gjithcka leviz dhe behet si rezultat i interesave ekonimike dhe po duken qarte genjeshtrat per eksportim dhe nxitje te demokracive ne vendet e tjera, qe rendom quhen bote e trete. Nje shembull eshte pikerisht vendi yne; ku nje qeverisje e korruptuar ne palce dhe antidemokratike, e ardhur ne fuqi me zgjedhje te dyshimta mbeshtetet vetem per hir te interesave te bosave te botes se "pare". Politika qe po ndjek qeveria e USA ndaj Irakut e tregon plotesisht kete. Ndersa nje shtet tjeter ka ne dore tashme arme berthamore te cilat lehtesisht mund t'i perdore ndaj territorit amerikan - pra Korea veriore - lejohet dhe ndaj nje tjetri i cili po duket hapur qe nuk ka te tilla edhe nqs i ka nuk perbejne nje rrezik per vete territorin amerikan - po i niset lufte. Kjo politike tregon se elita drejtuese amerikane nuk ka aspak prioritet sigurine e qytetareve te saj, por vetem sigurine e xhepave te saj. Sadami me te vertete eshte nje kriminel, po ishte pikerisht ky kriminel qe para disa viteve perbente aleatin per USA-n dhe sot apo perben armikun me te madh. PO e njejta gje mund te thuhet per Bin ladenenin. Eshte kjo politike Neoimperialiste qe nuk ka permiresuar aspak gjendjen e pjeses tjeter te botes, per te mos thene qe e ka keqsuar. Te gjithe e dime kriminelin Sadam dhe shtetin diktatorial Irakian dhe cdo dite lexojme e degjojme per kete diktature, por ama gati asgjekundi nuk thuhet gje per shtetin tjeter qe po ashtu mund te quhet po aq diktatorial dhe kriminel - pra ai i Arabise Saudite. Te tille jane dhe gati tere shtetet e tjera te rajonit aleate te USA dhe perendimit ne pergjithesi. Nje politike e tille eshte ndjekur dhe ndaj shteteve te Amerikes jugore, por prej bllokur te kuq nuk ishte vene re aq sa duhet. Sot pas 12 viteve duket qarte se cfare eshte dhe vazhdon te behet ne ato vende dhe ne vendet e tjera te Azise dhe Afrikes. Imperializmi nuk eshte zhdukur aspak fatkeqsisht, vetem se ka marre forma te reja me te kamufluara, por rezultatet e tij jane gjithmone te njejta - Katastrofike!
Absurditeti dora vete!!! SHBA: Respektoni te drejtat e njeriut Publikohet raporti vjetor i Departamentit te Shtetit te SHBA per te Drejtat e Njeriut. Nje raport prej 20 faqesh ku terhiqet vemendja e qeverise shqiptare per respektimin e plote te te drejtave te qytetareve. "Paraqitja e qeverise ne fushen e te drejtave te njeriut mbeti i dobet ne shume aspekte". Kritika per trajtimin e shtetasve nga policia, nivelin e korrupsionit ne gjykata dhe presionin politik ndaj shtypit Departamenti amerikan i Shtetit i terheq vemendjen qeverise shqiptare per respektimin e plote te te drejtave te njeriut, ndonese njihen disa perparime ne kete drejtim. Ne raportin e Departamentit te Shtetit per te Drejtat e Njeriut per vitin 2002 thuhet se "paraqitja e qeverise ne fushen e te drejtave te njeriut mbeti e dobet ne shume aspekte". Ne 20 faqe raporti jep vleresime per raspektimin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi, te integritetit te personit, lirise se shprehjes dhe shtypit, lirise se fese, grumbullimeve paqesore dhe grupimeve, trajtimit te grave, te femijeve dhe minoriteteve. Raporti njeh permiresimet ne pak fusha, por, nenvizon ai, mbeten ende probleme serioze ne respektimin e te drejtave te njeriut, kryesisht ne marredheniet e policise me qytetaret, niveli i korrupsionit dhe rrushfeteve ne gjykata, abuzimi me minorenet, diskriminimi i grave, mosrespektimin e pakices rome etj. Si problem me serioz raportohet sjellja e policise ndaj qytetareve dhe rastet e dhunes policore gjate vitit te kaluar. "Policia rrahu dhe abuzoi te dyshuar, te ndaluar dhe te burgosur. Ajo arbitrarisht arrestoi dhe ndaloi persona dhe ndalimi i zgjatur para gjyqit ishte nje problem. Dega gjyqesore ishte joeficiente, e prekur nga korrupsioni dhe presioni i deges ekzekutive mbi gjyqesorin mbeti problem.", thuhet ne raport. Duke vene ne dukje se qeveria me raste shkeli te drejtat e nenshtetasve per intimitet. Kushtetuta i ndalon veprime te tilla dhe Kodi Penal e ben perdorimin e tortures nje krim te ndeshkueshem deri ne 20 vjet burgim, vazhdohet me tej, megjithate, policia me raste "rrahu dhe torturoi te dyshuarit". Sipas raportit, grupet kryesore te te drejtave te njeriut - Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Qendra Shqiptare per te Drejtat e Njeriut - vazhduan te raportonin se forcat policore ne mbare vendin perdoren torturen dhe trajtimin jonjerezor apo te tepruar, por numri i rasteve ra gjate vitit. Sipas tyre, shumica e keqtrajtimeve ndodhi ne kohen e arrestimit apo ndalimit fillestar dhe policia keqtrajtoi fizikisht minorenet e ndaluar. Nderkohe raporti nenvizon se nuk pati raste te konfirmuara vrasjesh politike prej qeverise apo agjenteve te saj. Ndersa nderhyrja politike ne media mbeti problem. "Te pakten ne nje rast, nje politikan ishte i lidhur me nje kercenim kunder nje gazetari", thuhet ne konstatimet e Departamentit amerikan te Shtetit. Porblem paraqesin, sipas raportit, edhe kushtet e burgjeve te cilat mbeten te keqija. "Kushtet e burgjeve mbeten te keqia dhe tejmbushja mbeti ne problem serioz. Mungesa e hapesires ne burgje coi ne mbajtjen e krimineleve te denuar ne zonat e paraburgimit ne vend te burgjeve, duke shkaktuar probleme serioze sigurie per forcat e policise. Ne qendrat e ndalimit te policisie, grate hera-heres mbaheshin bashke me burrat", citohet ne te. Duke iu referuar te dhenave zyrtare nga Ministria e Rendit Publik, ne fund te vitit, 272 te burgosur te denuar mbaheshin ne qendra te paraburgimit policor ne vend qe te kryenin denimet e tyre ne burgje, ndersa te tjere te denuar ishin midis 325 personat e mbajtur ne kushte paraburgimi nga Ministria e Drejtesise. Ketyre problemeve raporti i shton edhe eleminimin e individeve, kryesisht per gjakmarrje. S.P Ne Amerike eshte akoma aktiv denimi me vdekje, Amerika arrestoi talebanet dhe po i mban ne burg jashte çdo te drejte nderkombetare. OKB-ja nuk jep driten jeshile per te sulmuar Irakun dhe Amerika e sulmon. Ju duket se mund te na thone te repsektojme te drejtat e njeriut?????? Ndoshta duhet te mesojne se e drejta parimore e njeriut eshte ajo e te jetuarit!! <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
Georg W. Bush kandidat per Cmimin Nobel per Paqen(?)(!) George W. Bush eshte kandidat per Cmimin Nobel per Paqen per kete vit Emri i Presidentit amerikan eshte ne nje liste prej 150 propozimesh, prej nga te cilat Komiteti Nobel i Oslos do te zgjedhi Kandidatet per kete vit. Perkrah emrit te Bush qendron Papa Giovanni Paolo II, Bono- kengetari i grupit rock irlandez U2 si edhe nje koleg i Bush. Akoma e pakonfirmuar I konfirmuar eshte - si zakonisht- asnje nga keta emra sic ben te ditur agjencia e lajmeve NTB e informuar -gjithashtu si zakonisht- nga rrethe shume te informuara. Sic mesohet numrin prej 150 propozimesh e ka bere te ditur Drejtori i Institutit te Cmimit Nobel, Geir Lundestad. Pervec Bush, Papes dhe Bonos jane propozuar edhe Presidenti francez Jacques Chirac dhe ai prej pak kohe i ndare nga pushteti Presidenti cek Vaclav Havel. Arsyet e kandidatures se Bush te panjohura Nderkohe qe Papa propozohet per te disaten here kengetari 42 vjecar Bono propozohet per angazhimin e tij per lirimin nga borxhet e vendeve shume te varfera te Botes se Trete se bashku me organizaten "Jubilé 2000 . Perse duhet qe George W. Bush, i cili nderkohe me shume se te tjere per nje sulm kunder Irakut nxit, te marre Cmimin Nobel per Paqen, akoma nuk dihet. Shume Kandidate nga Bota e Trete Nderkohe qe kandidaturat e politikaneve udheheqes nderkombetar nga USA dhe Europa eshte nje rast normal, Lundestad beri te njohur nje rritje te interesit ne propozimin e kandidaturave nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine. Keshtu u propozuan eshe aktivisti per te drejtat e njeriut Wei Jingsheng nga Kina dhe Oswaldo Paya Sardinas nga Kuba. Nje grup profesorash norvegjeze eshte shprehur edhe per dhenien e Cmimit Nobel te Paqes israelitit Mordechai Vanunu, i cili gjendet i burgosur ne Israel dhe akuzohet nga qeveria israelite gjoja per spiunim te sekreteve berthamore. Zgjedhja behet ne Tetor Per here te pare gjendet mes kandidaturave edhe ish Guvernatori i shtetit Illinois ne USA, George Ryan, i cili pak para mbarimit te mandatit te tij, anulloi 150 denime me vdekje te dhena ne shtetin Illinois. 23 nga kandidaturat e ketij viti jane Organizata te ndryshme. Vitin e kaluar mori Cmimin e Paqes sebashku me 1,1 milion Euro ish Presidenti i USA, Jimmy Carter. Vendimi i Komitetit Nobel te Oslos, qe perbehet nga pese vete jepet ne Tetor. Ky shkrim eshte marre dhe perkthyer sot nga agjensia e lajmeve gjermane DPA. (Burimi: dpa, www.t-online.de)
Nje akt i shemtuar trondit komunitetin shqiptar ne USA Dite e zezë kjo e sotmja per komunitetin shqiptar ne Michigan, SHBA dhe ne mbare boten. Vritet nje i pafajshem dhe plagosen te tjere ne Kishen Katolike Shqipare. Per me shume lexoni artikullin ne vazhdim. Po! Ndodhi sot rreth ores 1:30 p.m. ne Kishen Shqiptare Katolike (ne mes te Meshes tradicionale te se Dieles ne Mchigan), ndodhi ajo qe kurre nuk mund te pritej. Krimi ne shtepine e Zotit! Vritet nje i pafajshem dhe plagosen disa te tjere. Ky eshte shoku me trondites qe na duhet te kalojme tani te gjithe ne Shqiptaret e shumevuajtur. Sikur nuk na mjaftonin problemet tona personale tani Shqiptaret (kane shkuar pertej murreve te skizofrenise) kane guxuar te ngrene dore dhe ne Shtepine e Zotit. Ngjarja e sotme ne Detroit qe nuk la pa i shpetuar dhe rrjetit me te fuqishem CNN çahu me force dengun e madh te informacioneve ushtarake pa receta. Karakteri i ulet i nje individi shqiptar eshte pasqyruar mjaft mire dhe pa as me te voglin rezervim ne mediat qendrore te Michigani-it. Te hysh ne shtepizen e shenjte i armatosur me nje qellim pa dyshim qe do te shtynte gjithkend ( c'do besimtar) drejt mendimit se mes nesh egzistokan kriminele ordinere. Nuk e di por tronditja eshte e permasave te jashtezakonshme dhe sigurisht na gjeti te gjitheve ne Shqiptareve te tjere te papergatitur. E pra miq sipas mediave vendase ne e meritojme ndeshkimin njesoj sepse transmetimi televiziv nuk ben dallim nga cila krahine ishte krimineli, reporteri thjesht ben komentin edhe me te zi nga c'eshte realiteti. Por ai qe demtohet me shume nuk eshte krimineli, as Shtepia e Zotit (Kisha Katolike Shqiptare) por ne qe nuk e pranojme gjithsesi kete sfide degjeneruese. Sigurisht, shume nga qe jane ketu ne Michigan tani do te gjejne nje aresye me shume per te qendruar larg mbledhjeve shqiptare. Shkurt, ne po humbasin dhe ne vendin qe na dha doren per nje jete me te mire. Shume keq! Shqipja edhe kete rradhe pesoi nje goditje nga zogjte e vet. Goditje qe nje Zot e di se kur mund te riparohet ndoshta mbas 3 -8 brezazh Shqiponjash. Ne jemi te humbur, te coroditur, te pa imagjinueshem, ndoshta sic thote nje miku im, ne jemi dhe te pa fe! Ndoshta per shume nga ju kjo fjali nuk ka shume kuptin, por sot ajo u vertetua qartesisht, forcerisht, kundra-parimisht, kriminalisht dhe pratiarkalisht se: "NE VESHTIRE SE NDRYSHOJME". Le te presim brezat, ishalla ata pranojne te ndryshojne qe nuk kane areye pse jo? Do te na falni te nderuar miq nese rreshtat e ketij mesazhi tingellojne disi te paqarta dhe per shkak te tronditjes mbare komunitare qe pesuam sot. Ishalla ju se keni ate fat po keshtu dhe ne. Shkurt ne jemi te denuar jo nga Zoti por nga vete-vetja. E shijofshim pra kete fat!
Top