Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Gazeta "Shekulli" ve gardhin per te gjithe ata qe duan ta lexojne. Ndoshta cudite shqiptare nuk kane fund dhe sot ne vitin 2003, ata qe bejne propagande nepermjet mediave te tyre, gjoja per emancipim, modernizim, zhvillim, kulturim, kane filluar te vene gardhet tamam si ata njerezit e mesjetes qe vetem Kanuni, u a rregullonte problemet e tokave e gardheve. Para dy ditesh deshiroja te lexoja gazeten &quot;shekulli&quot; dhe profesoret e menaxhimit ne internet te gazetes &quot;shekulli&quot; kishin vene shpallje se na vjen keq te dashur lexues per problemet qe na dalin, por jeni te detyruar tani per tani, te nenshkroheni si te abonuar te kesaj gazete. Ne te ardhmen ne mund te kemi edhe mendime te tjera, sic eshte ajo e abonimit me pagese ose te <span style="font-weight: bold">mos ju tregojme fare se cfare ndodh ne Shqiperi</span> se xhanem, nuk na late te veme ndonje lek pa na share e aq me shume te mbajme pushtetin edhe nja 50 vite te tjera. Nuk e di nese akoma gazetat &quot;koha jone&quot; &quot;korrieri&quot; dhe disa gazeta te tjera do marrin revansh te tille, per te na krijuar ate ndjenjen &quot;Deja Vu&quot; te atyre shqiptareve qe ngelen jashte trojeve shqiptare mbas vitit 1944. Gazeta &quot;Ballkan&quot; u tkurr dhe per mendimin tim ishte nje gazete e nje niveli ashtu keshtu, mirpo me pas i vuri kyqin deres dhe Ne Tirane dhe gjithe Shqiperine, interneti eshte kaq i perhapur saqe gazeta lezuesit nuk duhet te marrin mundim te shkojne dhe ti blejne. <span style="font-weight: bold">Nuk u ve faj atyre se nuk kane dhe aq shume leke keta kryeredaktore te ketyre gazetave, sa tu dalin nga xhepat e fryre.</span> Ky eshte &quot;kapitalizem&quot; qe duhet pershendetur.
Vodhi per te paguar provimet Mbaj mend para disa muajsh te kem lexuar nje artikull te tille tek Shekulli me duket edhe Korrieri per nje djale nha Veriu qe u kap duke vjedhur dhe tha se leket i duheshin per te paguar pedagoget per te marre provimet e vjeshtes. Fatkeqesisht nuk po e gjej dot tani se me duhet. Nese keni mundesi ta gjeni kete histori apo te tilla te ngjashme, ju lutem postojini. Falemnderit!
Intervistë: "Mësova gërmat duke shkruar parullat" Intervistë: "Mësova gërmat duke shkruar parullat" Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", një djalosh nëntëmbëdhjetëvjeçar, Ilirjan Rrepaj, i cili banon në një kasolle përdhese në lagjen e ashtuquajtur "Bregu i Lumit", në periferi të kryeqytetit, është shprehur se ka filluar të mësojë të shkruajë e të lexojë duke shkruar me thëngjij parulla për Nanon e Berishën". Si shumë fëmijë dhe të rinj në të gjithë vendin, ai nuk ka asnjë klasë shkollë. Por, ndryshe nga shumë moshatarë të tij analfabetë, ai ka mësuar shkrim e këndim duke shkruar parulla nëpër muret e Tiranës. Vijon intervista: Përse nuk ke shkuar në shkollë? - Unë nuk kam qenë asnjëherë në shkollë. Nuk kam para për libra dhe fletore. Gjithmonë dal në Tiranë dhe gjej ndonjë gjë për të ngrënë. Ndihmoj njerëzit për ndonjë punë, por nuk lyp. Vetëm kur më japin vetë. Ke provuar ndonjëherë të regjistrohesh në ndonjë shkollë pranë lagjes tënde? - Që të shkosh në shkollë duhet të kesh rroba. Por mua nuk ka kush më ndihmon. Pa rroba dhe pa këpucë si mund të hysh mes shokëve. Pastaj edhe librat. Unë nuk kam asgjë. Por gjatë këtyre viteve kam mësuar shkrim e këndim nga parullat që shkruanin shokët nëpër mure. Pastaj mora një thëngjill dhe mësova të shkruaj vetë. Kjo punë më pëlqente shumë dhe shikoja se të nesërmen edhe njerëzit që i lexonin ato kënaqeshin. Shkurt, unë e mësova abetaren duke lexuar e shkruar gërmat nëpër mure. I di të gjitha gërmat e alfabetit? Po. Vetëm gërmën "XH" e ngatërroja me gërmën "GJ". Por s'prish punë, tani i di të gjitha. Cilat janë parullat që ke lexuar për herë të parë nëpër mure? - Atëherë isha 8 vjeç dhe shokët shkonin në shkollë. Kur linin ndonjëherë mësimin dilnim bashkë e m'i tregonin gërmat një për një. Parulla e parë që kam lexuar ishte në fillim fare kur nisën demonstratat. Sapo e shkruante një mesoburrë. Unë isha kalama. Aty shkruhej: "Komunistët në litar, pensionistët në hanxhar". Pastaj, më tutje "Poshtë diktatura", e plot të tjera. Kjo më pëlqeu shumë dhe mora thëngjillin e shkrova edhe unë poshtë saj të njëjtat fjalë. Pastaj fillova vetë çdo mbrëmje nëpër mure. Ishte punë e bukur. Si vazhdove me shkrimin e parullave nëpër mure? - Dilja vetë ose me shokë. Filluam të mësojmë të gjitha gërmat. "Në fillim shkruajta te muri pranë Selvisë: Rroftë Berisha. Por të nesërmen doja të mësoja edhe gërmën "N" dhe vajta të shruaja "Rroftë Nano". Për të mësuar më shumë bëra provë edhe: "Rroftë Gjinushi", por e lashë përgjysmë se nuk më dilte mirë gërma "Gj". Më vonë, një natë më pa një shofer i lagjes që merret pak me politikë (është me PS-në) dhe më dha bojë për të shkruar "Poshtë Kushtetuta". Por të nesërmen më spiunuan te një burrë që ishte me PD-në dhe ai më detyroi ta fshija parullën e të shkruaja, "Kushtetuta është e ardhmja jonë". Kështu u miqësova me të dyja palët dhe ata më merrnin ndonjëherë gjatë natës për punët e tyre. Unë i kam shokë edhe demokratët edhe socialistët. Edhe ata më dun shumë. Sa të paguanin për parullat që shkruaje? - Asgjë or burrë. Më jepnin ndonjë misër, ose cigare sa për muhabet. Unë s'i bëja për lekë, po për të mësuar shkrim e këndim. Cila është parulla më e gjatë që ke shkruar? - Parulla më e gjatë është kjo: "Rruga për në Europë kalon nëpërmjet Partisë Socialiste". Por të nesërmen një djalë i vogël e fshiu pjesën e dytë të parullës dhe shkroi: "Rruga për në Europë kalon nga Bregu i Lumit". Kjo më ndodhi edhe me parullën tjetër: "Mirëqenien tuaj do ta sjellin vetëm deputetët e PD-së". Edhe këtë ma ndryshuan dhe e bënë: "Mirëqenien tuaj do ta sjellin vetëm gabelët e Lanës". Mirëpo unë me këtë punë mësova mirë shkrim e këndim. A ke shkruar ndonjë parullë për Ramën ose Ngjelën? - Jo, tani do filloj. I kam të dy si shpirt dhe i du fort. Cila është parulla që e ke shkruar më me qejf? - Para zgjedhjeve të kaluara për deputetët, ishte një parullë: "Na jepni votën, t'ju japim gjithë botën". Por atë ia lanë ta shkruante një shoku im që është antik dhe na bën për të qeshur. Pasi e shkroi: "Na jepni votën, t'ju japim botën", vajti prapë në darkë dhe e fiku pjesën e dytë duke shtuar: "Na jepni votën, t'ju japin rrotën". Unë e shava, se nuk i kam qejf llafet e pista, po atij s'i merr vesh koka. Gazeta "dailynews"
 
PAMJE NGA VLORA (pranvere 2003) . Keto Pamje jane marre gjate pranveres se vitit 2003 ne Vlore
Ishujt e urrejtjes: Nga Gjergj Marku Ishujt e urrejtjes Nga GJERGJ MARKU Ka qenë fundi i vitit 1990 kur shteti centralizues i asaj kohe po lëshonte me pikatore nga vetja e vet dhe sidomos çshoqërizimit pronësor që mendohej të realizohej përmes ndonjë metër kopshti, ndonjë derri, pule e dhie më tepër në atë që quhej tufëz (“lëshime” këto që për shumë arsye risollën në kujtesën e fshatarëve ndjenjën e pronës), dëgjoj se një një fshat të Mirditës thjesht për një copë tokë ishte kryer një vrasje, që tronditi thellë fshatin dhe tërë zonën, por që për fat të keq do të hapte siparin e një përgjakjeje të mëtejshme, madje deri në absurd, mes njerëzve të një gjinie, kushërinj e vëlla me vëlla. Para ca ditësh më ra rruga nga ai fshat për të cilin pata shkruajtur para 13 vjetësh, ku nga 100 e ca shtëpi të atyre viteve atje kishin mbetur vetëm 4 a 5 syresh, të gjithë ishin shkulur prej andej, kullat e moçme ishin kyçur me llozët e rëndë, tokat ishin lënë djerr, ndërsa “ai gardhi ngatërrestar” ishtë në të kalbur. Vetëm këto djerrina dhe varrezat nën okupimin e ferrave me eshtrat e të parëve dhe të atij të vrarit të parë për ngatërresa tokash kishin mbetur atje. Më tej një gjakmarrje e mbartur me ato pak plaçka për një jetë më të mirë në kërkim të El Dorados, në oazet e metropolot të kënetave të Durrrësit, të bregut të Lezhës a gjetkë. Më se gjysmën e banorëve të saj kishte nxjerrë Mirdita nga “barku” i vet drejt zonave më të ulëta. E gjithë kjo histori më kujtohej këto ditë ndërsa prapë kisha rastisur të jem në misionin e gazetarit në Tale të Lezhës. Oguri i keq i atij gardhi të 90-ës që solli vrasjen e parë për prona, duket se qe realizuar tani në formën e një orteku me disa vrasje makabre të ndodhura aty që prej 7 vitesh për këtë arsye kryesisht dhe të tjera arsye derivat i kësaj së parës. Natyrisht këtu nuk është aspak vendi për të “ndarë të drejtën”, sepse aty ku fishkja e një jete fillon prej një të riu vazhdon me një prind, pastaj me një çift dhe “horrori” nuk kursen as dy kërthinj, të cilët prindi i mbledh copa-copa për t’i shtënë në arkivol, aty ku fillon e masakrohet ëndrra e një vajze për të vetmin faj se është vajzë etj. etj., nuk ka më aspak vend për të vënë peshoren e drejtësisë. Dhe e keqja akoma më tepër kur për heshtje të atij që duhet të jetë rregullator dhe arbitër e këtyre marrëdhënive, seriali i këtyre vrasjeve mund të vijojë pafundësisht e në mënyrën më çnjerëzore. Po ç’faj ka shteti kur dikujt i fluturon mendja e kokës për të vrarë, prerë, dhunuar e përdhunuar?! Duke ndjekur kronologjinë e ngjarjes që nga zanafilla rezulton se shteti ka patur fajin kryesor. Për të qenë më të saktë, dhe politika. Sepse shteti, të paktën nga ‘92-‘96 nuk i parapriu një lëvizjeje më të kontrollluar, më të disiplinuar dhe më të urbanizuar të njerëzve që zbritën nga malësitë. Kështu ngjau dhe me Bregun e Matës, ku zbritën familje të shumta të verilindjes. Pushetarët e asaj kohe në vend që të merreshin me hartimin e strategjive për t’i bërë ballë këtij fluksi njerëzish ishn të zënë me “ndarjen për vete” të plaçkës së Bregut deri në krijimin e “epshit të Latifondit”, siç është shkruajtur për skandalin e tokave të Lezhës. Kjo la ndikimin e vet te fshatari i thjeshtë, i zhvendosur nga malësitë me idenë fikse se ligjin mund ta bëjë më i forti. Fillon një përplasje e egër mes “zaptuesve” të krahinave të ndryshme diku të veshur me pushtet diku me forcën fizike. Kësisoj po lindnin fshatrat e reja kuturu si pasojë e një kaosi urban, ku nuk mungojnë dhe kurbanët e parë. Viti 1997, kur shteti nuk ekzistonte, i jep “lëndë të parë” këtij cikli ngatërresash që vazhduan për vite e vite. Pas ‘97-ës u duk se diçka do të bëhej dhe “ishujt e urrejtjes“ që ishin shfaqur, do të tkurreshin. Por dhe në këto vite kjo gjë nuk ndodhi. Bregu i detit, ku ndodhet edhe fshati Tale i Lezhës, një perlë e ardhshme turistike me tërë ato resurse i është lënë në dorë një kacafytjeje gjelash, ku korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin gjallojnë e kësaj. Pikërisht nëse do të kërkonim shembullin më tipik ku një ngatërresë e përgjakshme përhapet në rrathë koncentrikë prej mungesës së veprimit të shtetit do ta gjenim në ratin në fjalë. Dhe është vërtet e çuditshme nga sa pyetëm në organet vendore që nga prefektura, qarku a gjetkë nuk shënohet të jenë ndalur me seriozitet tek kjo gjëmë që ka ndodhur në Tale dhe që e ka shtrirë rrezen e veprimit në disa rrethe fqinje. Ndërsa policia më e shumta u ka bërë karshillëk personave të veçantë dhe më e pakta është shprehur: “Le të hanë kokën!”
E majta dhe e djathta! A kane me sot kuptim real?? Per mua jo! Nuk shoh me ne ambjentet politike nje ndarje reale mes te djathtes dhe te majtes. Parti qe jane te majta e qeverisin si te djathte, parti te djathta qe premtojne rroga, pensione e sherbime sociale si te majte :confused: nuk merret me vesh se kush eshte i majte e kush i djathte. Pervec emrin dhe origjines nuk ka ngelur ndonje hendek midis atyre qe quajne veten te djathte dhe atyre te majte. Tani ka thjesht grupime politike qe kane per interes te jene ne pushtet. Dhe kjo po ndodh kudo ne demokracite e evuluara perendimore sepse ne ato si ajo shqiptare as qe mund te merret mundimi per t'i analizuar. Pra e majte, e djathte thejsht nocione pa kuptim real dhe thjesht pjese e historise.
Gra nen vel: Nga Michelle Raghdde Nouri Gra nen vel Udhetim ne universin myslyman. Si jetohej ne qytetin e Sadamit ku te gjitha grate mbanin vel, po ku ne mbremjet private, nuk ishte mekat te tregoje trupin edhe ne syte e burrave te tjere. Nga Michelle Raghdde Nouri Michelle Raghdde Nouri 16 vitet e para te jetes sime i jetova ne Bagdad dhe me pas u transferova ne Evrope: nje jete dhe nje zemer e ndare pergjysme, mes lindjes dhe perendimit, mes babait tim iraken dhe nenes sime cekosllovake (sot Republika Ceke), mes nje kulture deri diku te ashper dhe nje tjetre teper liberale. Kohet e fundit kam qene shume e zene me emisionet televizive, e ftuar me cilesine e analistes ne mbrojtje te te drejtave te grave ne Vendin tim dhe ne shume raste kam mundur te verej se si perendimi ka prirjen ta pergjithesoje boten islamike duke e shnderruar ate ne nje realitet te vetem. I vetmi fill i kuq qe i bashkon te gjitha vendet arabe eshte besimi, por eshte pikerisht perdorimi dhe interpretimi i Kuranit ai qe krijon dallime te rendesishme. Irani dhe Iraku, per shembull, megjithese jane fqinje dhe qe te dy islamike, nuk jane aspak njelloj. Ne Iran, besimi eshte rregulli i vetem dhe i gjithepushtetshem i jetes, i cili zbatohet kudo dhe per kedo, qe skllaveron burrat, por me ne vecanti dhe me eger grate, te cilat konsiderohen me shume si sende sesa si qenie njerezore. Per pasoje, une nuk shoh ndonje dallim te madh mes brezit te dliresise se perdorur ne perendimin mesjetar dhe te mbathurave me nje vrime ne mes, qe shiten ende sot ne dyqanet e te brendshmeve ne Iran. Te jesh grua ne Bagdad Po si jetojne grate irakene? Se pari duhet te bejme nje dallim mes grave qe jetojne ne rrethina ose ne qytetet e tjera te vendit dhe atyre kryeqytetase, te cilat megjithese me te shpenguara, nuk gezojne te drejta, sepse rregullat flasin nje gjuhe te vetme me te gjithe seksin femer. Kurani, te cilit i referohen te gjithe myslymanet, perkunder interpretimit qe desherojne burrat, te cilet shpesh perdorin fjale Allahu, duke i perdredhur sipas deshires dhe leverdise se tyre, nuk i detyron grate dhe vajzat te mbajne vel. Ai e respekton dhe mban qendrim pozitiv ndaj seksit femer duke e mbeshtetur dhe vleresuar ate ne kuadrin e shoqerise islamike ne krahasim me ate qe na peraferojne kushtet aktuale. Por nderkohe Kurani, i keshillon grate qe te mbulohen ne menyre te pershtatshme per te mos ndezur oreksin perballe shikimeve zhbiruese te burrave. Dhe ne menyre te vecante, ai keshillon mbulimin ne vendet e shenjta si dhe gjate lutjeve te perditshme, nje rit ky i ushtruar edhe nga besimi katolik deri disa vite me pare. Pervec kesaj, libri i shenjte veren se gruaja duhet te gjykohet jo nga pamja e jashtme, por nga shpirti, i cili mund t'i lexohet duke e pare drejt e ne sy. Por nderkohe te lind pyetja se perse ka kaq shume gra fytyrembuluara me vel dhe kur do te vije dita qe ato do te guxojne ta hedhin tutje. Caste lirie Pra, ne Bagdadin sa te emancipuar, aq edhe skllav te traditave, gjallojne dy realitete: njeri i ndertuar nga burra kryekeput konservatore dhe tjetri nga burra per te cilet eshte shume e rendesishme qe t'i tregojne shoqerise gjendjen e mire te bashkeshortes se tyre, pasoje e mireqenies qe ai i ka dhuruar. Per kete arsye, kjo kategori e seksit mashkull i mbulon grate me dhurata floriri, me gjerdane te rende dhe tejet te kushtueshem te cilet shkelqejne mbi veshjet e shtrenjta dhe te rralla neper festat madheshtore, te organizuara posacerisht si vitrina. Por te ndjell kureshtje fakti se edhe neper rrethina, ku gjallon nje jete mes kater muresh, eshte ne fuqi zakoni per te organizuar festa vetem mes te afermve, gjithnje te shumte ne numer, festa keto ku grate perfitojne per te hequr velin dhe per t'i dhuruar drites se diellit pamjen e tyre te stolisur. Une kam marre pjese ne shume te tilla, pasi familja ime organizonte nje ose dy ne muaj neper hotele te medhenj ku merrnin pjese deri ne treqind te ftuar dhe ku muzika e orkestres te ftonte tundueshem ne vallezim. Ne kete cast gruaja merrte fryme e lire dhe e bente burrin te ndihej krenar per te tek gjarperohej ne krahet e vallezimeve tunduese. Ne ato caste pak rendesi kishte nese i zbulohej kerthiza apo i hidhej perpjete gjoksi i beshem. Megjithe veshtrimet e desheruara te kolegeve meshkuj, burri te linte pershtypjen se e kishte harruar zakonin qe e shtrengonte po ate grua qe te mbulohej gjate dites ose qe te dilte neper dyqane e shoqetuar nga burre i shtepise. Ky eshte Bagdadi, qyteti i kundevenieve dhe kundershtive, i cili gjithnje me ka mahnitur. Velin? Jo, faleminderit Vendimi im per te mos mbajtur vel i detyrohet pa dyshim presioneve te fuqishme te cilave nena ime iu nenshtrua per vite me rradhe nga ana e familjes se babait, te cilet megjithese nuk e perdornin, gjithesesi kembengulnin qe ajo t'i mbulonte floket e saj te bukur ngjyre gruri, pasi me siguri qe ata ndillnin nje vemendje te vecante duke shkaktuar per pasoje edhe ndonje xhelozi te rrezikshme. Mbeta e habitur nga nje gje e tille dhe ky fakt u be vendimtar edhe per zgjedhjen time te ardhshme: vel, jo faleminderit. Shpeshhere gara per seksin femer mund te kushtezoje edhe lindjen e dhunes. Me kujtohen kusherirat e mia te cilat dilnin cdo dite neper dyqane, por pa dyshim kurresesi te vetme: ato shpenzonin shume para per qepjen e rrobave te vecanta, per krehjet e shtrenjta, per flori dhe makiazh qe binte ne sy, vetem per ato festa, te cilat sa me shume i kujtoj aq me shume me sillen nder mend si &quot;ballot me maska&quot;. Kujtoj feminilitetin e grave te Bagdadit, shpeshhere naiv me veshje te clireta dhe lyerje te rende, here heres provokues nen veshje vallezimi dhe te tjera here te ndrydhur dhe te fshehur nen mbulimin e tyre... Te shkretat gra qe detyrohen te martohen me kusherinjte qe u zgjedh i ati, por qe ndihen kukulla plotfuqishmerisht magjepese; te shkretat gra, qe vlejne me pak se hici nese s'kane nje burre ne krah, por qe nga ana tjeter jane timoniere te verteta te familjes. Te shkretat gra qe i kushtohen rritjes se femijeve, por per te cilet nuk gezojne asnje pushtet vendimarres. Te shkretat gra te pamesuara ne emer te nje emancipimi te rreme. Por megjithate sa te lumtura jane ato brenda palumturise se tyre, megjithese vlerat dhe ekuilibret mes burrit dhe gruas jane kaq haptazi te dallueshme. Arti i thirrjes Pra, jeta ime ne Bagdad mund te quhet pa frike e privilegjuar perkunder te gjitha grave qe kam njohur dhe jam shoqeruar, jo vetem sepse jetoja ne nje familje te kamur, por edhe per shkak te 50%it tim evropian. Fakti qe nuk kam patur vellezer ose kusherinj qe te me ndiqnin ne cdo levizje timen, me ka dhene mundesine qe te perjetoj pervoja te paharrueshme dhe te bej shume miq. Por nje gje e tille nuk do te thote se im ate, nje iraken i vertete, e miratonte kete jete timen. Ai ishte shume i rrepte dhe kete liri une ia detyroj nenes sime si dhe &quot;bashkefajesise&quot; qe ishte krijuar mes nesh. Une shkoja edhe ne nje klub sportiv, pasi me pelqente te luaja tenis me shoqen time Dani. Ky vend, ku mund te hyje vetem me fletehyrje vetjake, ishte nje magji ku mermeri dhe druri i cmuar lidhnin parqe enderrash. Nje dite, tek kaperceja deren, une u kryqezova me veshtrimin e nje djaloshi shume te pashem, i cili nuk m'i ndau syte pergjate disa sekondave. Qe nga dita e neserme, ai filloi te me vije verdalle, ashtu sic ndodh rendom ne vendin tim: nje perpjekje peraferimi e gjate, por gjithesesi e kendshme, me ane pusullash te lena aty ketu. Kur e perballja, ma bente me shenje se kishte lene nje copez leter tek nje mur dhe une, duke iu qendruar besnike rregullave, prisja castin e duhur, pra atehere kur nuk e kishte mendjen askush, per ta marre dhe per ta lexuar, ashtu duke u dridhur nga ndjesite. Ky eshte arti i magjepjes dashurore qe vazhdon keshtu per jave me rradhe: dy te dashuruarit merren vesh me ane pusullash te matura derisa ai gjen nje te aferm te vajzes, te gatshem per te organizuar nje takim te fshehte ku ai mund te shkembeje dy fjale. Deri ne ate cast eshte e pamundur t'i degjosh madje edhe zerin. Por kesaj faze te gjate jo gjithnje i gjendet ndermjetesi. Per pasoje, atij nuk i mbetet vecse t'i drejtohet te atit te vajzes, por pasi t'i jete lutur fatit qe ajo te mos i jete premtuar dikujt tjeter. Djali duhet te jete nga familje e kamur dhe gjithesesi jo me poshte se ajo e vajzes. Une i isha premtuar nje kusheriri, megjithate djaloshi i dashuruar gjeti guximin qe te me merrte ne telefon ne shtepi duke me vene ne nje pozite rrezikshmerisht te veshtire. Lidhja jone zgjati dicka me shume se nje vit dhe, sic mund ta merrni me mend vete, nje gje te tille e dinte vetem nena ime. Me vone u detyruam te largoheshin nga Iraku ku une lashe pas gjithe enderrat e mia dhe nje bote kaq te larget nga Perendimi te cilen mund ta perkufizoj si gati perrallore. Me kujtohet kur dilja nga shkolla me Danin pasi kishim hequr uniformen shkollore dhe kishim veshur fustane elegante. Me pas kridheshim ne castin qe na kenaqte me shume se cdo gje tjeter: kalimin mes per mes djemve qe ndalonin me makina te mrekullueshme per te gjuajtur shpirtin binjak. Edhe ne kete rast perdoreshin ose pusullat ose afrimi ndaj mikeshes se kusherires. Takimet mund te beheshin edhe ne fast fudet amerikane... po, sepse nje tjeter aspekt i regjimit kontradiktor ishin edhe fast fudet dhe autobuze angleze me dy kate. Sidoqofte, nuk ndodhte kurre qe nje djale t'i fliste nje vajze, madje as nepermjet telefonit. Meqe ra fjala, nje tjeter kusht qe verdalljet e djalit te merreshin parasysh nga familja e vajzes ishte perkatesia ndaj besimit islamik. Une kam qene deshmitare e vuajtjeve te nje kusherires sime, vetem per shkak se ajo kishte rene ne dashuri me nje djalosh te krishtere. Por nuk kishte zot qe t'i bente gje! I ati as qe donte t'ia dinte. Roli i nenes ne keto raste eshte baraz me hicin, ajo qendron prapa deres, nderkohe qe i shoqi pret dhendrin e ardhshem. Por ndodh edhe qe i ati i vajzes te mos doje ta takoje: ne kete rast nuk ka asnje shprese dhe zemra e vajzes mbushet me dhimbja, sepse e di qe gjithcka ka marre fund. Por nese takimi shkon mbare, me pas fillojne menjehere pergatitjet per festen e fejeses se gjate. Nje jete e shpenzuar ne martese Marredheniet martesore, krahasuar me perendimin, jane me kohegjata dhe me te qendrueshme pikerisht per shkak te vlerave qe i dallojne burrat nga grate: ne brendesi te berthames familjare cdokush ka detyrat e tij dhe nuk diskutohet asgje. Edhe pse vendimet per gjithcka i merr burri, gruaja ka pergjegjesine e organizimit te familjes, te rritjes dhe kujdesit per femijet dhe burrin. Nje gje e tille e ben te ndihet e rendesishme dhe eklipson realitetin e gjendjes se saj te vertete, deri ne ate pike sa realizimi me i madh i jetes femerore konsiderohet martesa. Nga ana tjeter, edhe tejetemancipimi i perendimit mendoj se ka patur defektet e tij, duke shkaktuar prishjen e ekuilibrave natyrore dhe duke sjelle per pasoje nje numer te madh ndarjesh. Te jeni te bindur se kam te drejte. Nje nder parimet baze eshte ky: mashkulli eshte simboli i familjes, ai duhet sherbyer dhe nderuar, nderkohe qe kryerja e nje akti te tille perben nje nder per femren. Edukimi perkundrejt ketij kushti fillon qe ne moshe te njome kur nje vajze i mesohet se i vellai, edhe pse me i vogel se ajo ne moshe, duhet respektuar, duhet degjuar dhe i duhet sherbyer, nderkohe i vogli djale gezon edhe pushtet per te administruar dhe kontrolluar te motren ne gjithcka ajo ben, madje edhe duke nderhyre, hera heres, me ane ndershkimesh fizike, nese ai e quan te nevojshme nje gje te tille. Pra, takimi mes sekseve te ndryshem eshte nen vezhgim gjate gjithe kohes, nderkohe qe aferimet jane te rrezikshme dhe te veshtira. Edhe shkolla, ky vend larg kontrollit te familjes ku mund te behet miqesi me seksin tjeter, nuk ka asnje element nxites. Ndarja ne klasa te vecanta e djemve dhe e vajzave qe ne shkollen e mesme krijon pengesa te pakapercyeshme. I vetmi cast ku mund te biesh ne sy eshte dalja nga shkolla, atehere kur djemte e baballareve kapardisem mbi makina te shtrenjta dhe vezhgojne vajzat ne kerkim te asaj qe do te hyje ne enderrat e tyre. Ardhja verdalle kalon neper faza te gjata, tejet te veshtira dhe ne me te shumten e rasteve te kota. Nje aktivitet teresor, por jo aq shume veshtiresisht i ndryshem nga ai qe ushtrohet ne perendim. Ndryshojne rregullat, por thelbi, ne fund te fundit, ka te njejten perberje. Fatin. Kurani e respekton dhe mban qendrim pozitiv ndaj seksit femer duke e mbeshtetur dhe vleresuar ne kuadrin e shoqerise islamike. Por ai u keshillon grave qe te mbulohen ne menyre te pershtatshme per te mos ngjallur orekset perpara syve zhbirues te burrave. Ne boten e larme myslymane disa vende jane me obskurantiste se te tjerat ne fushen e trajtimit te gruas. Shpeshhere veli u detyrohet grave nga ata burra , te cilet ndihen te sigurt vetem kur e fshehin gruan nga veshtrimet zhbiruese. Ka nje kundershti ne kete mes: mashkulli arab, kaq prepotent, ne te vertete del i dobet dhe i prekshem. Nder te tjera, Kurani thote se nje grua duhet te gjykohet jo nga pamja e jashtme, por nga shpirti i saj, i cili lexohet vetem duke e pare drejt e ne sy. Gra me vel Veli ose &quot;abbaie&quot; sic thuhet rendom ne Bagdad eshte nje petk qe e ka zanafillen ne epoken pagane. Duke u perdorur pertej parashikimit, ai u shnderrua jo vetem ne mjetin e sigurise dhe ne nje alibi per burrin e pasigurt, por ne te njejten kohe edhe ne nje lloj mbrojtje per grate. Nderkohe qe detyrimi per ta mbajtur ka perbere dhe perben nje abuzim dhe nje forme skllaverie. Nga ana tjeter, teperia e ka fillesen tek arsyeja: syte me kane pare edhe baballare qe i detyronin vajzat tetevjecare qe te mbuloheshin vetem nga frika se mos ato konsideroheshin te perdala dhe nuk gjenin burre. Mua gjithnje me kane pelqyer veshjet perendimore, te cilat me kane shkaktuar jo pak perplasje te pakendshme: jam ndjekur dhe fyer publikisht nga nje zonje e moshuar tradicionaliste vetem sepse kisha veshur nje fund mbi gju dhe kepuce tajlandeze me taka ta larta. Por nuk eshte e veshtire te perfytyrosh se disa gra mbulohen sepse iu pelqen te luajne me burrat lojen e misterit, nderkohe qe te tjera e bejne per tu shpetuar fishkellimave te bezdisshme te burrave me gjak te nxehte, qe te ndihen me pak ne siklet dhe pak fajtore nese marrin vleresime. Por per dike shpreh edhe rehati dhe aspak fanatizem, nderkohe qe per dike tjeter besim fetar: grate e rrethinave te duket se flasin me gjuhen e syve kur hyjne ne qytet dhe shohin rreth vehtes te trembura dhe te skandalizuara, sikur te gjendeshin ne nje planet ku emancipimi te nenkuptonte rrenimin e mirefillte. Gati sa nuk degjohen lutjet e tyre qe te kthehen shendoshe e mire ne shtepi. Por shpeshhere veli eshte edhe nje shtrengim nga ana e burrave te cilet ndihen te sigurt vetem kur ia fshehin gruan veshtrimeve zhbiruese. Ka nje kundershti ne kete mes: mashkulli arab, kaq prepotent, eshte ne te njejten kohe po aq i prekshem dhe i dobet. Une, myslymania pa vel Michelle Raghdde Nourin dallohet per shikimin terheqes, personalitetin e spikatur dhe menyren e shpenguar te te sjellit. Ajo eshte irakenemyslymane, megjithese jo praktikante. Ka jetuar ne Bagdad deri ne vitin 1989 dhe shkoi ne Itali 11 vjet pasi ishte larguar per ne Prage, ne vendlindjen e nenes se saj, ku edhe perfundoi studimet per biologji, te cilat i kishte nisur me pare ne Bagdad. Arratisja nga vendi i saj u krye ne saje te te atit iraken, i cili aktualisht jeton ende aty. Michelle, ka jetuar 16 vjet nen regjimin e Sadam Hyseinit dhe ka patur, per pak me shume se nje vit, nje lidhje adoleshente me Udain, djalin e madh te tij. Pikerisht per shkak te pervojes se jetes qe i eshte dashur te perballe, Michelle Raghdde Nourit Iu kerkua qe te shkruaje nje autobiografi ne te cilen flet, jo vetem ngjarje nga lufta (ka pare per gati 9 vjet luften mes Irakut dhe Iranit), por edhe per jeten e Bagdadit, per grate islamike dhe per shume aspekte te tjera te regjimit tashme te rrezuar iraken. Nga ana tjeter, ajo eshte ftuar edhe ne transmetime te rendesishme televizive, ne debate politike dhe kulturore ne kanalet kombetare dhe ato private, pikerisht per shkak te ngjarjeve te fundit ne Irak. Keto shfaqje ne ekran i kane dhuruar asaj nje fame te konsiderueshme, e cila ne pjesen me te madhe i detyrohet edhe parashikimeve te saj te sakta ne lidhje me reagimin e popullit iraken ndaj konfliktit si dhe deshmive te vyera per te shkuaren. Bukuria e saj e percjelle nepermjet kamerave, ciltersia si dhe menyra e vendosur, por e sjelle e perballjes se argumentave te veshtire, e bene jashtezakonisht te kerkuar, aq sa ajo u ftua brenda nje dite ne shume transmetime televizive. Michelle ka kohe qe merr pjese ne nje &quot;beteje&quot; shume te veshtire ne perkrahje te grave islamike. Numri ne rritje i shiteve rrezikon ta coje vendin 50 vjet prapa dhe pa dyshim qe faturen me te shtrenjte do e paguanin grate: ne fakt, martesa e femres vendoset qekur ajo eshte femije, dhe ne menyre qe te parandalohet copezimi i pasurise se familjes, grate jane te detyruara te martohen madje edhe me kusherinjte e pare. Michelle krijoi nje levizje opinioniste, me qellim nxitjen e nje kthese ne favor te grave. Si grua myslymane, ajo nuk tutet aspak qe te mbaje veshje te cilat tregojne kujdes per hiret e saj natyrore duke i nxjerre ne pah feminilitetin. Velin? Jo, faleminderit. Perktheu: Luiza Prifti Revista &quot;Klan&quot;
Vapa???!!! vret 13000 ne France Si ka mundesi qe nje vend i zhvilluar si "fhooons" te kete nje krize te tille?
Bush dhe Terrorizmi Presidenti Bush (ai me W) do te mbahet mend ne histori per luften kunder terrorizmit. Apo ndoshta Zoti Bush do te mbahet mend per luften ne Irak? Dikush ne krah te tij do te mundohej te argumentonte se lufta ne Irak dhe lufta ndaj Terrorizmit jane e njejta gje dhe deri disa muaj me pare edhe mund te kishte bindur dike. Por jo me. Me se fundi u mor vesh perfundimisht se midis Sadamit dhe Al Qaides nuk egzistonite thuajse asnje lidhje e mirfillte. Renia e Irakut komentohet nga ekstremistet Islamike si shembia e nje "tradhetari te besimit" (Sadam) ndersa mbijetesa e Bin Ladenit pershkruhet si "mbrojtja e Allahut per njeriun e vet". Presidenti Bush i ka ngaterruar disa luftra bashke duke krijuar nje gurgule qe nuk merret me vesh fare. 6 Here ne 3 vjetet e tij si President ai ka nderruar drejtuesin e zyres se Anti-Terrorizmit Amerikan, ndersa i Ati (ai pa W) mbajti te njejtin person per 4 vjete ne kete pozite, gjithashtu Klintoni, nje te vetem per 8 vjetet e administrates se vet. Ne Irakun pa Sadam, pa Alkaida dhe pa asnje arme te shkaterrimit ne mase jane momentalisht te perqendruar 150,000 trupa amerikane te cilet do te qendrojne atje edhe per disa vjete te tjera. Ndersa ne frontin qe ndjek Osama Bin -Laden ne Afganistan, Presidenti Bush ka vetem 11,500 trupa. Duke ditur se Iraku nuk e ka sulmuar kurre ameriken ndersa Osama e sulmon vazhdimisht, a nuk duken keto shifra disi te shperqendruara? Cfare po bejme ne Irak? Pse nuk po i drejtojme energjite ndaj terroristeve te vertete? Nderkohe Al-Qaida goditi edhe nje here ne Indonezi dje, hotelin Amerikan, Marriot. 14 te vdekur, dyshohet te kete qene nje vetevrases me eksploziv.
1 MILIONE DOLLARE PER TE TAKUAR BUSHIN Nano ka ofruar ryshfet per te siguruar viziten zyrtare ne SHBA.Kryeministri harron se Amerika ka rregulla te tjera Demokracie nga &quot;demokracia shqiptare&quot; Boll me populizem. Edhe nostalgjia s'ben me pune. Veteviktimizimi dhe te tilla metoda, kane dale boje. Kryeministrit Nano, i rezulton se makinacioneve dhe marifeteve te tij te njohura, i nevojitet nje shtyse ekstra per te kapercyer krizen dhe per te bere te mundur ngadhenjimin e tij ne zgjedhjet lokale, per te fituar ndoshta betejen e humbur me parlamentin per caktimin e Ministrit te Jashtem, si dhe me pas, sfiden ne kongresin socialist. Cili mund te jete ky shkop magjik per arritjen e gjithe ketyre rezultateve, ndersa rrethanat me se shumti jane kunder tij. Cfare ngjarje transhendentale mund t'a ktheje eren ne krahun e Nanos? Mes shume ideve, kohet e fundit po mbisundon njera si zgjidhje. Nje vizite ne Shtepine e Bardhe, tek Presidenti Amerikan. Ceta e keshilltareve kete po ofron me se shumti si alternative, teksa mblidhet oreve te vona te nates per te gjetur zgjidhjen e krizes qe ka perfshire qeverisjen e mazhorancen ne pergjithsi. Optimizmi i shtuar i stafit te Nanos pas thyerjes se disa tabuve, si vajtjet e shpeshta ne Shkoder, etj, ngec menjehere kur vjen puna per te siguruar nje vizite zyrtare ne SHBA, aq me shume per te shtrenguar duart me liderin e botes, Xhorxh Bush. &quot;Nuk duhet te jete kaq e pamundur, u thote Nano te tijve, perderisa atje ka shkelur edhe Anastas Angjeli!&quot;. Sic dihet ish-ministri i Financave ka shoqeruar ish-Kryeministrin Meta gjate nje vizite zyrtare ne Shtepine e Bardhe ne vitin 2001, ku Meta takoi osokohe zotin Bush dhe zotin Poeell. Nano e di mire se sa shume i forcoi pozitat e Metes vizita e tij ne SHBA, dhe sa mund iu desh atij si kryetar partie per ta rrezuar qeverine e atehershme. Keshtu, duke vrare mendjen, nanositet kane filluar te mendojne se duhet te investojne fuqishem per te siguruar nje vizite te Kryeministrit ne Shtepine e Bardhe. Lobet greke jane nje mundesi, dhe atje Nano di si t'i lidhe telat. Duke qene se sot nuk te do njeri per te bukur, atehere eshte menduar edhe per shperblimin. Burime nga stafi i ngushte i liderit socialist, bejne te ditur se Nano ka ofruar 1 milione dollare per kedo qe do t'i siguroje nje shtrengim duarsh me zyrtare te larte amerikane. Pra sipas ketyre te dhenave, Nano eshte gati te bleje nje vizite amerikane. Tani ai eshte mesuar me keto tarifa, per me teper qe ai vete nuk e fut doren ne xhep sa kohe qe eshte i rrethuar me drejtore e biznesmene te fuqishem. E perafert ishte shuma qe harxhoi per pushimet e tij ne englendisjen me jaht neper Mesdhe dhe ne detin e Egjeut. 1 milione USD per te takuar Bushin, ky pra eshte tenderi me i fundit qe ka hapur zyra e Kryeministrit. Nano, nje histori jo amerikane Fakti eshte se per here te fundit ne Amerike, ne nje vizite zyrtare, Nano ka qene ne fund te vitit '97, i ftuar nga OKB, dhe jo nga Departamenti i Shtetit. Ne ate sesion, ai pati mundesine te takohej me zonjen Albright, atehere sekretare amerikane e Shtetit. Ky mund te quhet kulmi i suksesit amerikan per zotin Nano. Mungesa e vazhdueshme e nje simpatie pertejatlantike per te, duhet te jete nje obsesion qe torturon rende Kryeministrin tone. Dosjet e tij ne CIA, ne FBI e ne qarqet zyrtare amerikane per lidhjet e tij me krimin e organizuar, me kontrabandistet dhe biznesin ilegal jane nje grope e zeze per politikanin Nano, pasi Amerika ka rregulla te qarta e te sakta, se kush shkel Ligjet dhe Demokracine nuk mund te jete mik i Eashingtonit zyrtar, ndonese ne Eashington ka dhe biznesmene amerikane apo greko-amerikane, qe i miklon shuma prej 1 milione dollare ryshfet qe ka ofruar kryeministri shqiptar vetem per nje shterngim duarsh apo dhe nje fotografi me Presidentin Amerikan Bush. Vetem 60 sekonda i mjaftojne Nanos qe ta shese ate fotografi me te 60 vjet rresht! Afera 1 milioneshe e zotit Nano per te marre ftesen zyrtare drejt SHBA natyrisht qe nuk do te mund te gjeje vrime ne muret e forta antikorrupsion te shtetit me te fuqishem te botes. Megjithate, Nano, kur filloi lufta ne Irak mendoi se i erdhi nje shans i mire per realizimin e endrres. Investoi shume, aq sa jo pak veteve ne Europe dhe ne SHBA, u beri pershtypje se si po vezullonte kaq fort nje yll proamerikan ne Ballkanin e larget. Dhe Nano mori falenderimet e rastit, disa dergesa te rutines administrative. Mirepo, ftesa prape po vononte te vinte. Kjo gjendje s'kish se si te mos na kujtonte vargun lapidar te Fishtes: &quot;shume po shndrit e pak po ngroh ai diell&quot;. Sadoqe fekste mbeshtetja e Nanos per luften ne Irak, perseri ai nuk po arrinte te nxirrte nga ngrirja afeksionin amerikan, duke qene se SHBA perserit ne menyre te shpeshte me ane te ambasadorit amerikan ne Tirane, kriteret e ashpra te korrupsionit dhe krimit te organizuar. Nano beri gati edhe nje trupe ushtaresh per ta nisur ne Irak, por nuk beri asgje per t'u distancuar nga biznesmenet e dyshimte, nga trafiqet e panumerta te influences dhe nga mbeshtetja per shume individe qe duhet te kene probleme me drejtesine. Ne kete menyre, ai e ka bere kaq te pamundur nje ftese amerikane, saqe pakgje do te ndryshonte edhe po te nisej vete vullnetar per te kontribuar ne rindertimin e Irakut. Simpatia amerikane meritohet Mbeshtetja amerikane, ne Shqiperi, ashtu si dhe ne vendet e tjera te permasave me tonat, shpesh eshte mistifikuar. &quot;Ate e do Amerika&quot;, thuhet jo vetem ne ambjente parapolitike, por edhe mes profesionistesh dhe vezhguesish me pervoje. Pervoja shqiptare ka treguar se simpatia amerikane, meritohet, ne kuptimin se ajo vjen vetvetiu kur nje lider politik shfaqet si reformator, si progresist dhe te cilit mund t'i matet volumi i punes ekzekutive. Keshtu qe dikush qe nuk takon asnje nga keto argumenta, eshte automatikisht i perjashtuar, sic ndodh ne rastin e Nanos. Sipmatia amerikane nuk ka te beje assesi me shije subjektive, afeksione shpirterore, etj. Ajo eshte nje sistem qe perfshin njerezit e ndryshimeve te medha. Pershembull, ne Shqiperi dy vete eshte dukur se kane pasur mbeshtetje te forte politike te SHBA-se. Sali Berisha, ne vitet e para pas ndryshimit te sistemit. Kjo me se shumti per arsyen se ai u be promotor i reformave te medha. Sistemi e simpatise amerikane e perjashtoi me vone per shkak te rr-shqitjeve nga standartet. Dhe Berisha e di shume mire se sa pune duhet per t'u rikthyer atje. Per kete arsye ai nuk shfaqi asnje shenje euforie pas kthimit nga Amerika ne vitin 2000, megjithesi ishte i ftuar ne ceremonine e marrjes se pushtetit nga Xhorxh Bush. Amerika nuk te fal ne kete pike. Po shkele ligjet dhe rregullat demokratike universale ajo te braktis. Dhe me vone ishte Ilir Meta qe meritoi suportin amerikan, nga viti '99, deri ne 2001. Edhe Meta supozohet se ka arrritur simpatine amerikane per shkak te eficenses ekzekutive dhe ndryshimeve te shpejta qe realizoi ne sektore te rendesishem te jetes ne vend. Keshtu, precedentet duhet te jene te vlefshem per Nanon. Keto dy shembuj mund ta konsultojne kryeministrin tone me mire se sa shefi i tij i Kabinetit &quot;flokedisidenti Isaku&quot;. Nese lideri socialist deshiron te kete nje ftese zyrtare nga SHBA, ai duhet te dallohet per reforma, jo per pushime, fundjava marramendese, kokteile, festa perrallore, datelindje mondane, lidhje me krimin, pasuri te paligjshme, etj. Ai duhet te beje hapa konkrete ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, dhe jo te behet avokati i tyre duke marre honorare te larta. Ne kete menyre, ka gjasa qe as 1 milione USD s'do t'i hyjne ne pune. Re.po. *Marre nga <span style="font-style: italic">&quot;Koha Jone&quot;</span>!
si ta marr vesh a eshte shqiptare kjo???? si ta marr vesh a eshte shqiptare kjo? Home World U.S. Weather Business Sports Politics Law Tech Science &amp; Space Health Entertainment Travel Education Special Reports Anchors &amp; Reporters &amp;#0124; Contact Us &amp;#0124; CNN Programs ============» Today's scheduleNEWS» American Morning» NewsNight with Aaron Brown» Lou Dobbs Tonight» CNN Presents» CNN Saturday Morning» CNN Sunday Morning» CNN Student News» Inside Politics» Wolf Blitzer Reports» CNN Daybreak» CNN Live From» CNN Live TodayINTERVIEW and DEBATE» Crossfire» Larry King Live» Late Edition» People in the News» Reliable Sources» The Capital GangNEWS for LIVING» Next@CNN Anchors &amp; Reporters Hala Gorani Hala Gorani is a reporter and anchor for CNN based in London, where she covers a wide variety of business and general stories for the news network. Gorani regularly anchors news and business programmes from CNN's London studios. She often co-hosts the network's European news and business breakfast show, 'BizNews', as well as presenting CNN's daytime and evening business programmes, 'Business International' and 'World Business Today'. Gorani often reports for CNN from France, where she anchored CNN's live French election specials in May 2002. She also reported live from Paris as part of CNN's special Euro launch programmes in January 2002, marking the historic currency switchover. Most recently, she has covered the Iraq war from Amman, Jordan and the annual Haj in Saudi Arabia. Other assignments have included the retirement of fashion icon Yves Saint Laurent and the trial of French General Paul Aussaresses, accused of justifying war crimes during the Algerian war of independence. Away from business and news, Gorani also fronts CNN's design programme 'Design 360', an innovative show dedicated to reporting on all aspects of design, from fashion to architecture. Gorani joined CNN in 1998 from Bloomberg Television in London, where she worked as an anchor. Previously, she worked for French network France 3 and covered stories for French cable network Paris Premiere. She started her career in journalism with French daily 'La voix du Nord' and news agency 'Agence France Presse'. Gorani earned a Bachelor of Science in economics from George Mason University near Washington, D.C. and graduated from the Institut d'Etudes Politiques (Sciences Po) in Paris in 1995. She speaks English, French and Arabic. photo eshte ketu se nuk doli kur e copy http://edition.cnn.com/CNN/anchors_reporters/gorani.hala.html
Ka nevojë për më shumë kalime kufitare me Greqinë Kakavija dhe Kapshtica janë gjithmonë tejet të ngarkuara, dhe në sezonin e lartë pritja mund të zgjatë shumë orë... Sigurisht ka nevojë edhe për një kalim përgjatë rrugës bregdetare, ndërmjet Konispolit dhe Sagiadës... Përshëndetje - Demetrio.
FIKS FARE Pershendetje njerez... A e di njeri kur fillon prap FIKS FARE??? Thx. dhe BYe all
Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias Pershendetje te gjitheve kudo qofshi, Meqenese nje pjese e mire juaja gjenden jashte Shqiperise, ndersa shqetesohen per gjendjen e perfolur ku ka arritur media shqiptare, mund te hasin veshtiresi apo paragjykime ne kuptimin e kesaj gjendjeje mediatike. Sot flitet e trumbetohet se qeveria socialiste dhe segmente te saj po i kundervihen me te padrejte gazetareve neper gjyqe te pafund vetem pse citojne dicka nga nje autor. Kjo eshte e vertete. Gjyqe te tilla ka plot. Ne Shqiperi sot jane te njohura ceshtjet &quot;Ceco kunder Baze&quot;, &quot;Kokedhima kunder Lubonja&quot; apo edhe pothuajse ceshtja &quot;Xhoana Nano kunder Lubonja&quot;..., etj. Ne fakt, ne median tone problematike eshte heshtur ne nje mase 80% per precedentin e vertete te shtypjes se politikaneve parekërkues ndaj shtypit te lire. Mund te klasifikohet si e rastesishme qe kjo shtypje i ka ndodhur shtypit nacionalist(Gazetes <span style="font-weight: bold">&quot;Rimekembja&quot;</span> dhe revistes se ilustruar <span style="font-weight: bold">&quot;Koha&quot;</span>), por mund te jete edhe e qellimshme. Behete fjale, pra, <span style="font-weight: bold">per padine qe ka kurdisur ish-kryeministri dhe anetari i Keshillit te Pergjithshem Drejtues te Partise Demokratike te Shqiperise, Aleksander Meksi kunder publicistit dhe diplomatit te karrieres Abdi Baleta</span>. Por Meksi ka hedhur ne gjyq edhe revisten e ilustruar &quot;Koha&quot; me botues Enver Bytyçin. Revista &quot;Koha&quot; sot eshte mbyllur si pasoje e gjyqit te humbur me Aleksander Meksin, i cili pretendon se keto dy media i kane shkaktuar nje dem moral dhe ka kerkuar nga gjykata shqiptare nje demshperblim material prej mijera dollaresh(jo lekesh) kundrejt personave Baleta(botues i &quot;Rimekembja&quot; - e perjavshme politiko-analitike e Tiranes) dhe Bytyçi(botues i &quot;Koha&quot; - reviste e ilustruar analitike e Prishtines). Me pas Meksi ka paditur edhe &quot;shkaktarin&quot; e vertete te rremujes, ish-gjeneralin Agim Shehu, ish-vartes i Meksit para 1997-es, per nje shkrim qe ky ka botuar te revista &quot;Koha&quot;. Kurse Baleta eshte paditur ne gjyq i pari vetem sepse ka cituar fraza nga shkrimi i Shehut ne &quot;Koha&quot;. Si perfundim, revista &quot;Koha&quot; sot eshte mbyllur si pasoje falimentimi ekonomik apo edhe moral. Por &quot;Rimekembja&quot; vazhdon te denoncoje kete krim gjyqesor dhe kete precedent te rrezikshem gjyqesor te drejtesise shqiptare qe solli kete gjendje te perfolur qe ekziston sot ne median shqiptare dhe ne sallat e gjyqeve, ku padi te ketij lloji jane shtuar pa kriter. Edhe pse media e perditshme shqiptare ka mbyllur qellimisht apo rastesisht nje sy per kete precedent, juve ju jepet sot e drejta te gjykoni nepermjet shkrimeve te &quot;Rimëkëmbjes&quot; kete gjendje mediatike dhe gjyqesore qe ka kapluar sot vendin. Me shkrimet qe do te sjell ketu, te marra ne internet ne faqen www.groups.yahoo.com/group/rimekembja , disa prej jush do te informohen me deshire, disa do te merziten per &quot;telenovelen&quot; e kesaj farse drejtesie, disa do ta paragjykojne pa dale ende mire thelbi i ceshtjes, disa do ta gjykojne gjakftohtesisht, disa do te bejne tifozin, disa do te ndihmojne ceshtjen me sensibilizimin e opinionit perreth e disa do te shqetesohen per kete precedenet. Kurse disa pritet qe ta kuptojne se pse media shqiptare perfundoi sot gjyqeve vetem pse citohen fraza nga shkrime apo thenie te dikujt tjeter. Sot edhe Top-Channel eshte ne gjyq vetem pse citoi nje deshmitar ne kronikat e tij te lajmeve. Ju lutem, kini durim persa kohe i botoj keto shkrime nga &quot;Rimekembja&quot;. Nese jeni te interesuar te dini, ju lutem kini miresine te lexoni keto shkrime mbi drejtesine dhe median shqiptare, e pare nga ana e nje ambasadori, diplomati, deputeti, juristi, analisti, botuesi, politikani dhe atdhetari te vertete, Abdi Baleta. Ju lutem te lini menjane paragjykimet tuaja per kete diplomat dhe gjykoni ceshtjen, pastaj me emrat mund te merremi te &quot;Politika&quot;. Nese dikush do te merzitet, epo, kjo eshte jeta...
Top