Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
A mund te perseritet 97-ta? A mendoni se me krizen e re qe po shfaqet ne shqiperi (me kercenimin e PD-se do fillojme protestat, po s'dha doreheqjen Nano) mund te perseritet viti '97?
Te mbrohet Babaramo dhe ajo qe perfaqeson Mbreme ne Rozafa Palace u zhvillua nje party e PS me gjithe perfaqesuesit e shtypit qe jane marre me fushaten e zgjedhjeve lokale, perfshire dhe kryeredaktorin e Vizion Plus, Ilir Babaramo qe kohet e fundit eshte bere mjaft popullor me emisionin <span style="font-weight: bold">5 Pyetje nga Babaramo</span>. Ajo qe i ndodhi Babaramos ishte se u godit me grushta nga Ministri i Rendit, Luan Rama, dhe me pas bodyguards-at e tij, sepse dy muaj me pare gazetari kishte botuar nje editorial ku thoshte se Rama ishte i paafte ne detyren e vet duke pasur pararsysh se krimi, qofte edhe kunder forcave te policise ishte shtuar shume dhe ministri nuk ishte ne gjendje te kontrollonte situaten. Per mua nje sjellje e tille eshte e papranueshme. Nese ministri i rendit zgjedh rrugen e grushtave dhe dhunen kunder nje perfaqesuesi te shtypit, c'mund te presesh nga nje polic i thjeshte e pa shkolle, i cili harron se eshte vene per te ruajtur qytetaret dhe ligjin, dhe jo te beje ligjin. Shkarkimi i Rames nga detyra duhet te jete minimalja ne kete situate absurde. Shtypi i lire ne Shqiperi eshte shume i brishte, nese nuk merren masa, gazetaria perfundimisht do bjere ne diktatin e shtetit dhe le ta quajme shtet autoritar se emer tjeter nuk mund t'i vihet!
Terminatori- Governator?? Nuk besoj se ishte e domosdoshme mbyllja e temes mbi zgjedhjet ne Kaliforni. Ketu po ve adresen e nje artikulli me komentet e CEO te Intel mbi persene e procesit te largimit te Intel nga Kalifornia. Besoj qe edhe kuqomistet do i presin me mendje te hapur keto komente. http://news.com.com/2100-7341_3-5094682.html
Re: Terminatori- Governator?? Tema u mbyll per faktin sepse zgjedhjet tashme Arnoldi i fitoi dhe me duket mese e kote qe te egzistoje nje teme ku te flitet per zgjedhjet lokale te nje shtetit qe nuk eshte i yni. Tema u hap dhe pati frekuentim per faktin e thjeshte se kandidati eshte nje aktor mjaft popullor dhe natyrshem lind njefare kurioziteti por besoj se nuk mund te ndjekim hap pas hapi politiken e guvernatorit te ri. Meqense ketu na ke sjelle nje artikull tema spostohet te "Duke shfletuar mediat, koment i lire" Faleminderit
SHQIPERIA, 2 PIKE POSHTE SHBA-SE PER LIRINE E SHTYPIT E Merkure, 22 Tetor 2003 SHQIPERIA, 2 PIKE POSHTE SHBA-SE PER LIRINE E SHTYPIT (Para incidentit Rama-Babaramo) Nga Viron Gjymshana Ne rast se nuk do te kishte ngjare incidenti aq shume i perfolur ndermjet ministrit shqiptar te rendit Rama dhe gazetarit Babaramo, autoritetet shqiptare do te kishin me te vertete perse te mburreshin. Pasi ne raportin e sapopublikuar nga organizata nderkombetare per mbrojtjen e lirise se shtypit, e njohur si (Reporteret pa kufi(, Shqiperia ze vendin e <ul style="list-style-type: disc">34[/list] nga <ul style="list-style-type: disc">166[/list] qe bejne pjese ne kete liste. Edhe ne rast se vendi i 34 mund te duket se nuk eshte kushedi fare, po te shikosh me kujdes vendet qe e rrethojne Shqiperine ne kete klasifikim, apo edhe ato qe e pasojne, veren se ajo ndodhet shume afer disa vendeve ne te cilat liria e shtypit as qe vihet ne diskutim. Keshtu p.sh, Shtetet e Bashkuara te Amerikes zene vendin e <ul style="list-style-type: disc">31[/list] persa i takon lirise se shtypit, Greqia eshte e <ul style="list-style-type: disc">32-ta,[/list] pra vetem 2 vende para Shqiperise dhe Polonia e <ul style="list-style-type: disc">33-ta.[/list] Problemi bask dhe mbyllja e te perditshmes kryesore ne kete gjuhe nga autoritetet e Madridit, kane bere qe Spanja te renditet e 43, e ndjekur nga Izraeli dhe Japonia. Duket se edhe kritikat qe i jane drejtuar kryeministrit italian Silvio Berluskoni, se ka monopolizuar ne duart e veta gjithe shtypin ne Itali, kane bere qe Italia te rreshtohet ne kete klasifikim 20 vende poshte Shqiperise, duke zene vendin e 53-te, madje edhe prapa Maqedonise qe renditet e 52-ta. Sa per kersheri duhet thene se ne kete klasifikim nderkombetar Rumania ze vendin e 60-te, Kroacia te 69-tin dhe Federata serbo-malazeze te 85-tin. Kontrolli qe presidenti rus, Putin, ushtron ne te gjithe jeten e vendit, duke perfshire ketu edhe shtypin, e kane renditur Rusine ne vendin e <ul style="list-style-type: disc">148.[/list] Ne raportin e (Reportereve pa kufi( nenvizohet me kete rast se Azia eshte kontinenti ku gazetaret ndjehen me se shumti te kercenuar. Koreja e Veriut, Birmania, Laosi, Kina, Irani, Vietnami, jane vendet qe renditen ne fund te klasifikimit boteror. Pikerisht, Koreja e Veriut dhe Kuba, dy shtete keto qe sundohen nga parti unike, jane vendet ku sipas (Reportereve pa kufi(, liria e shtypit mund te thuhet se nuk ekziston. Por ndersa askush nuk cuditet qe ne Korene e Veriut as qe mund te imagjinohet te flitet per ndonje lloj lirie, Reporteret pa kufi nenvizojne se edhe ne Kuben e Kastros gjate pranveres se ketij viti, 26 gazetare te pavarur jane denuar me 14 deri 27 vjet burg. Per te arritur ne hartimin e ketij klasifikimi (Reporteret pa kufi( jane konsultuar me te gjitha organizatat e ngjashme nderkombetare ne bote, por po ashtu edhe me federatat dhe shoqatat e gazetareve ne te gjitha vendet e perfshira ne kete renditje. Per kete shkak ky klasifikim konsiderohet sot jo vetem si teper i sakte dhe i besueshem, por edhe si nje barometer i ndjeshmerise se shkalles se respektimit te lirise se shtypit ne boten e sotme. Tani pritet te shihet se fare vendi do te zeje Shqiperia ne klasifikimin eardhshem te (Reportereve pa kufi(, dhe nese incidenti Rama-Babaramo do te kete pasoja ne kete renditje. Pasi raporti i fundit perfshinte ngjarjet qe kane ndodhur ne periudhen 1 shtator 2002 - 1 shtator 2003. Gazeta &quot;Koha Jone&quot;
Ligji per te drejten e autorit Me date 15 Tetor ne Shqiperi hyri ne fuqi ligji i te drejtes se autorit i vendosur nga nje komision i formuar nga Radio Televizioni Shqiptar.Ky ligj ndalon piraterine dhe transmetimin e filmave te cilat jane te pablera me licence.Nga nje ane ky ishte nje vendim i mire,natyrisht duke mos marre parasysh kerkesat e publikut.Nga ana tjeter per mendimin tim duke u nisur nga ky ligj po egzagjerohen shume kerkesat ndaj kanaleve private duke i detyruyr te mbyllen shume shpejt.Sot degjova,nuk e di sa eshte e vertete,qe Televizionit Koha i eshte vene nje gjobe per shkak te transmetimit te filmit &quot;Preaty Woman&quot;. Film i viteve '90 i cili eshte transmetuar ne shume kanale si dhe te TVSH qe ve ligje.Shpresoj te jem informuar gabim se po qe e vertete do vij nje dite e do shohim vetem filma me partizane. Sa per piraterine,ajo eshte shume e perhapur ne Shqiperi jo ne televizione por ne treg,mu ne mes te Tiranes.Filmat dhe muzika qe shiten ne rruge jane pirateria e vertete te cilen e lufton gjithe bota,por jo Shqiperia me TVSH.Dhe kundra ketij biznesi te &quot;paster&quot; ky LIGJI i famshem nuk ve dore.Nuk e di per cfare shkaku u vendos ky ligj pasi nuk kam degjuar te kete pasur ndonje ankese nga HOLLYWOOD-i apo nga ndonje studio tjeter artistike.Mua me duket me shume xhelozi dhe lufte per mbijetese,gje qe TVSH e ka humbur prej kohesh.
Re: Kastriot Myftaraj -fajtor??? Pershendetje, Kastriot Myftaraj eshte vetem nje pseudonim. Lexuesit e gazetes se perjavshme analitiko-politike &quot;Rimekembja&quot; e njohin mire Kastriot Myftarajn dhe librin e tij me rekord te vertete shpifjesh &quot;Nacional-islamizmi shqiptar&quot;. Madje <span style="font-weight: bold">emri i vertete i librit, ai qe permban kopertina, eshte: &quot;Nacional-islamizmi shqiptar baleta&amp;feraj&quot;</span>, ku Myftaraj dhe klani i tij sponsorizues suylmojne nacionalizmin shqiptar dhe vecanerisht teoricienet dhe flamurtaret e nac. tone <span style="font-weight: bold">ABDI BALETA dhe HYSAMEDIN FERAJ</span>
Nje shembull origjinal per tu lavderuar <ul type="square"> Ne, ish te deshperuarit e Shqiperise [/list] Ka nga ata qe jane bere shef kabineti ne nje ministri, artiste, menaxhere. Kishin ardhur ne Itali si emigrante klandestine, disa te fshehur ne hambaret e anijeve apo tragetet e fatit. Me pas, te kthyer ne atdhe, kane realizuar me ne fund deshirat. Duke deshmuar qe te rilindesh nga dhuna dhe mjerimi eshte dicka e mundshme <ul type="square"> Valbona Zeneli ish studentia bolonjeze, shefja e kabinetit te Ministrit te Ekonomise [/list] Te fshehur ne hambaret e anijeve, te rrasur ne gomone me mijera kane synuar bregun italian sikur te ishte "Amerika". Ishin te rinj shqiptare te deshperuar. Tani kane zbuluar Ameriken ne shtepine e tyre dhe kthehen nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, madje edhe nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Por mbi te gjitha ne Shqiperi kthehen nga Italia, ku kane marre lejet e qendrimit, kane lare pjatat, kane vjelur fruta, kane shkarkuar thase me cimento. Te shtrenguar per te mesuar artin e mbijeteses, kane thithur menjehere sekretet e ndermarrjeve te vogla dhe rregullat e ekonomise se tregut. Tani ne vendin e tyre te origjines, jane pikerisht ish - emigrantet qe promovojne biznesin. "Panorama" ka mbledhur historite e tyre. <ul type="square"> Ardit Gjebrea [/list] kishte frekuentuar Akademine e Arteve te Bukura, kendonte dhe shkruante kenge. Ne vitin 1989 kishte fituar nje burse studimi nga regjimi komunist, tre vjet ne konservatorin e Santa Cecilias ne Rome. "Gjithcka precipitoi ne vitin 1991, ne televizion pashe qe po mberrinin anijet e para. Qava, shume madje. Ishin njerezit e mi, ishte nje pjese e tokes sime qe po shkeputej". Me renien e regjimit, bursa u nderpre, por ai qendroi ne Itali. "Nuk kisha para as sa per t'i blere nje makine loder tim biri". Deri ne nje dite me fat ne qershor 1993. Rastesisht u njoh me Al Banon dhe u transferua ne Cellino San Marco. "Ai dhe Romina u treguan teper zemergjere, me dhane shtepi dhe pune, merresha me marredheniet publike dhe organizoja koncertet e tyre". Ne vitin 1994 mesoi aq sa te kthehej ne Shqiperi dhe te organizonte turneun e tij te pare. "Tete koncerte dhe nje gje qe nuk kishte ndodhur me pare: postera me fytyren time. Kete gje e benin vetem politikanet dhe shumekush mendoi se po kandidoja ne zgjedhje", tregon ai. "Ne Korce vendet ne pallatin e sportit nuk mjaftonin, keshtu pranova te kendoja gratis ne shesh: ishte kontributi im ne deshiren per rilindjen e brezit tim". Sot Arditi konsiderohet Pipo Baudo shqiptar. "Ndoshta sepse kemi lindur ne te njeten dite, 7 qershor", thote ai me shaka. Por ka edhe me: ka publikuar dy albume, prezanton dhe eshte producent i nje festivali te muzikes shqiptare (i cili edhe ne rruge satelitore ndiqet nga 6 milione shikues) dhe Miss Albania. Per tre vjet ka prezantuar spektaklin me popullor te se dieles pasdite dhe ne vitin 2000 eshte bere drejtor i pergjithshem i nje televizioni kombetar. <ul type="square"> Edmond Angoni [/list] , mjek veteriner prej dymbedhjete vjetesh, ne vitin 1992 u largua nga Shkodra duke lene gruan dhe nje femije tre vjec e gjysme per te kerkuar fatin ne Itali. I perqafoi vetem tre vjet me vone. Ishte 34 vjec dhe endej mes Pescaras, Genovas dhe Padovas, duke punuar si murator ne te zeze, pjatalares dhe kuzhinier neper restorante duke u paguar dhe 10 mije lira ne ore. Me pas rasti i arte. Ne vitin 1996 gjen pune ne Venecia ne nje fabrike maskash per karnavale. Nje zanat qe e dashuroi aq sa te kthehej ne Shkoder per te ngritur nje punishte artizanale. Sot ka firmen e tij ku punojne 30 njerez, prodhon 20 mije maska klasike ne 600 modele te ndryshme dhe faturon 100 mije euro ne vit. Grosistet i drejtohen atij dhe maskat e tij kane perfunduar deri edhe tek kostumet e filmit "Eyes Wide Shut", te Stanley Kubrick. Prej pak kohesh Edmondi ka hapur edhe nje dyqan ne Venecia. "Dhe ne se me kerkojne te shohin punishten, u them qe eshte larg prej aty, ne Porto Maghera. E si mund t'ua shpjegoj qe eshte ne Shqiperi?" <ul type="square"> Dritan Hoxha [/list] ka ngritur nga zero nje televizion qe tashme eshte me i shikuari ne Shqiperi. Ai mberriti me anijen e pare te mbushur me refugjate, qe ishte nisur nga Durresi ne 4 mars 1991. Ishte 22 vjec dhe studionte per mjekesi. Nga Brindizi shkon ne Milano per te punuar si perkthyes ne kuesture. Me pas perfundoi ne Valtellina ne nje firme lojrash elektronike. Aty nuhati biznesin dhe i propozoi shefit te tij te eksportonte lojra elektronike per baret ne Shqiperi. Ishte nje sukses qe e lejoi te kthehej ne shtepi. Por me nje tjeter ide te mire: "Kam nje baba te dyte ne Bergamo, nje mik qe me sugjeroi te prodhoja kafe". Rezultati? Ne vitin 1993 lindi ne Tirane pjekesja e kafese "Lori Cafe" (qe i vuri emrin e se bijes) qe shume shpejt fitoi tregun shqiptar, kosovar dhe maqedon. Parate e fituara u investuan menjehere. Ne 1997, ligji i lejonte te ngrinte radio dhe televizione private. Ne 5 shkurt te vitit '98, bashke me vajzen e dyte lindi edhe radioja e pare: Top Albania, radioja qe tani ka 87 per qind te degjuesve. Pas gjashte muajsh, nje tjeter radio. Nje vit e gjysme me pare, pagezoi televizionin Top Channel: teknologji e avancuar ne ndertesen piramidale ne qender te Tiranes. Me edicion lajmesh cdo dy ore, disa dhjetera emisione dhe nje emision kult, "Fiks fare", (nje kopje e persosur e "Stricia la notizia), per te cilin Dritani thote: "Eshte nje program denoncues, ne politike ne jemi opozita e vertete". Por sa ka kushtuar e gjithe kjo? "Per radion dhe televizionion fillimisht investova te pakten 10 milione euro, tani i kam humbur llogarite, dhe as qe dua ta di. Qellimi im nuk eshte te bej para, ato i kam fituar me kafene. Me interesojne gjerat e bera sic duhet". Vetem 34 vjec ka krijura nje perandori me mbi nje mije te punesuar: ka edhe nje shoqeri qe prodhon spote dhe nje qe i shperndan, ka nje pjese te aksioneve ne nje nga restorantet me te degjuara te kryeqytetit dhe "disa aktiviete te tjera te vogla qe nuk i mbaj mend". "Ketu biznesi i vertete ende nuk ka filluar. Cdokush qe ka deshire mund te kete sukses. Ne Shqiperi, dhjete vjet vlejne njeqind, historia ketu eshte ne levizje". <ul type="square"> Vladimir Gjeka [/list] , apo Vladi, sic e therrasin miqte, kur arriti ne Puglia ishte 19 vjec, nuk kishte asnje lek ne xhep dhe asnje dokument. Ishte viti 1992 dhe per dy muaj vilte fruta neper fushat e krahines se Brindizit. Me pas njohu nje prift ne dioqezen e Orias (kete emer ia vuri me pas edhe te bijes). Pasi ne ate kishe ne jug te Italise i lindi fati. "Don Fernando Mancini me futi ne udhe te drejte, si punetor shtepie dhe me prezantontoi me gjithe miqte e tij", tregon Vladi. Kur ne vitin 1996 u kthye ne Shkoder, ne qytetin e tij te origjines, krijoi "Nordsider", shoqerine per import-eksport te materialeve te ndertimit. Ne fillim me nje maune, dhe sot edhe me anije, eshte i katerti mes atyre qe bejne varavinga ne Mesdhe. Kur "Panorama" e takon ne portin e Shengjinit, eshte duke kontrolluar operacionin e shkarkimit te mallit. Gjithcka e lehte? Per nje cast Vladi e humbet ate shikimin e sigurt qe hedh ne horizont. Me pak se nje vit me pare ne Shkoder i eshte vrare i vellai. "Ishte hakmarje ndaj meje, si katolik qe isha pasuruar shume shpejt, spjegon ai, "por shteti nuk mund te me braktise, sepse derdh cdo muaj 150 mije dollare ne dogane dhe mbaj me pune 50 mije punetore". <ul type="square"> Mimi Kodheli [/list] kishte nje djale dhe nje diplome ne financen e larte kur ne vitin 1992 arriti ne Itali. Ndiqte te shoqin, arkitekt, qe nuk mund te gjente pune ne Shqiperi. "Fillova te punoj ne nje firme impiantesh per pastrimin e ujit ne Noci, nje fshat i vogel mes Putignanos dhe Alberobellos", tregon Mimi. "Vuaja per permasat e atij vendi, ndersa im shoq gjendej shume mire, sepse kishte nje pune te mire dhe sepse eshte hames i madh". Me ne fund, ne vitin 1996, u kthyem ne Shqiperi: "Im bir ishte rritur ne nje vend teper te bukur dhe te qete, kishte ndjekur shkollat italiane. Ndersa tani gjendej ne nje vend te shkretetuar, ku nuk kishte kinema, nuk kishte pishina. Ndersa ne rruge kishte krisma arme". Por nuk u kthyen mbrapsht, perkundrazi. Mimi, diploma "komuniste" e se ciles nuk kishte me vlere, vendosi te riniste studimet: iu desh te linte te shoqin dhe te birin per te fluturuar per dy vjet ne Nebraska per te marre nje master ne administrim-biznes ne Lincoln University. Ne vitin '98 ishte serish ne Tirane, ne drejtim te bankave, shqiptare dhe amerikane. Nuk e mendonte fare politiken, kur miku i saj i femijerise, kryetari i Bashkise Edi Rama e mori ne telefon. Ai, piktor, kishte nevoje per nje menaxhere per te filluar projektet e shderrimit te qytetit. Sot Mimi, nenkryetare bashkie administron 7 mije punjesit e varur nga Bashkia dhe gjithe buxhetin. "Kam hequr dore nga shume gjera per t'i kushtuar qytetit tim. Por asnje rroge private nuk mund te ripaguaje kete eksperience: kam fatin qe te vendos dicka sot dhe ta shoh te realizuar neser". <ul type="square"> Prek Kakia [/list] studionte per regjisor por hoqi dore nga telekamera per t'i zhytur duart ne ujin ku laheshin pjatat, fillimisht ne Gjermani e me pas ne Itali, ku arriti me gruan shtatzane dhe nje vajze te vogel. Ne Bassano del Grappa punonte gjate dites si tornitor, kurse neteve ne kuzhinat e restoranteve e picerive. Ne vitin 2002, kur mund t'i lejonte vetes te kishte nje shtepi te bukur dhe nje ritem pune te ndryshem, u kthye ne Shqiperi ne nje punishte mobiljesh te drejtuar nga te vellezerit. Tani eshte nje nga ndermarrjet me te rendesishme te veriut, me 86 punetore, ka prodhuar mobiljet e parlamentit shqiptar, te ministrise se Bujqesise dhe mobiljet e shtepise se nje gjenerali te karabinierise italiane. Kete vit, me ndihmen e Institutit te Arteve te Firences, ka hapur nje shkolle gdhendjeje falas, per 25 te rinj shqiptare. Nderkaq Preka vazhdon te punoje qe nga ora 5 e mengjesit deri ne mesnate. <ul type="square"> Daniela Nika [/list] vinte nga Lezha ne Tirane per te studiuar mjekesi. Altin Premti nga Vlora kishte ardhur ne kryeqytet per te studiuar per arkitekture. Por jetesa ne Shqiperine e vitit 1992, nuk ishte e thjeshte per ciftin e te fejuarve me shume projekte. "Une e bleva vizen, pranon Daniela, kurse Altini hipi si klandestin ne nje traget qe shkonte ne Lecce". Mberriten ne Prato, ajo punoi si baby-sitter, ai punetor. Deri sa arriten te benin dokumentat e rregullta dhe aq para sa te martoheshin ne Itali. "Kishin mbledhur 15 milione kur pas tre vjetesh u kthyem ne Shqiperi, i investuam ne piramidat financiare dhe per fat arritem t'i merrnim, megjithe interesa para shembjes se tyre", merr fryme Daniela. Nje pasuri e vogel me te cilen blene nje apartament ne Tirane dhe mbaruan studimet. Ishte viti i trazirave, kur Shqiperia u pushtua nga gazetaret e huaj. "Punuam per te derguarit e shtypit italian, punonim si perkthyes, i shoqeruam ne Vlore. Madje njehere edhe na kane qelluar me arme...". Sot Daniela eshte mjeke ne spitalin pediatrik te Tiranes dhe ka nje djale, Enrico, dy vjec. Dhe kur ende dridhet nga kujtimi i skafisteve dhe kallashnikoveve, e kupton se sa shume rruge ka bere Shqiperia. <ul type="square"> Arian Gazheli [/list] , ka qendruar 18 muaj si klandestin perpara se te siguronte dokumentet e rregullta, duke punuar ne nje rrobaqepesi dhe duke jetuar me tre studente te tjere ne nje apartament. Italishtja e tij i dedikohet 7-vjeteve te kaluara ne Padova. Kujtimet me te dhimbshme te asaj kohe: "ne darkat mes miqsh kur nuk me njihnin, ndokush fillonte te fliste keq per shqiptaret. Mendonin se isha italian dhe cfare s'thonin". Ne vitin 1995 ndoqi nje kurs specializimi per rrobaqepesi dhe drejtim ndermarrjesh, dhe pasi kishte vene menjane pak kursime u kthye ne Tirane ku hapi nje kemishtari. "Mes 260 klienteve te mi ka shume italiane: diplomate, vullnetare dhe ushtarake. Kam edhe shume kliente shqiptare, por atyre ua shes kemishat me lire. Fitimet? "Shume me teper sesa ato 150 eurot qe merr nje punonjes shteteror". <ul type="square"> Valbona Zeneli [/list] eshte nje barbi 25 vjecare qe te prezantohet pa hezituar aspak: "Jam shefja e kabinetit te Ministrit te Ekonomise". Ka frekuentuar Universitetin e Bolonjes dhe eshte diplomuar ne vitin 2001 me nota shume te larta ne ekonomine e tregut. Por ka refuzuar oferten teper te paguar per te punuar ne nje kompani italiane per t'u kthyer ne Tirane: "Te studiosh jashte te jep nje formim me te mire, te ben te kesh nje tjeter mentalitet, por kjo duhet vene ne sherbim te vendit tend", thote ajo e vendosur. "Gjate krizes se vitit 1997 ndihesha ne faj pse nuk ndodhesha ne shtepi". Por sic e rrefen edhe vete, ka raste qe ndiej njefare pendese. "Kur pasi ke qendruar me ore te tera para kompiuterit ikin dritat, nese mendon pastaj per parate qe do te fitoje jashte...". Pendimi zgjat nje moment: "Stabiliteti ne Shqiperi sa vjen e rritet, dhe kjo do te beje qe te thithen me teper kapitale te huaja, duke bere qe te kthehen edhe bashkeatdhetare te tjere". Revista "klan"
Mesazh drejtuar gjithe albforumistave Ky mesazh i drejtohet te gjithe atyre qe jane te ndergjegjshem per fatet qe po kalon Shqiperia ne keto momente. Shqiperia dhe kombi yne gjate ketyre 13 viteve ka marre plasaritjen me te madhe qe prej krijimit te saj shtet dhe te njohura nga konventat Evropiane dhe boterore. Shqiptaret tani se fundi jane ndare ne dy grupe te medha kundershtare te flakta dhe armike te njera tjetres. Klanet dhe lufta politike i ka ndare ata ne myslimane, katolike,bektashinj dhe orthodokse. Ndenja shqiptare ka humbur dhe vendin e saj e kane zene pashallaret, kapedanet, bajraktaret, agallaret, prfterinjte, hoxhallaret,komunistet, klanet e ndryshme te pasura dhe klanet karrieriste. Ne Shqiperi eshte rikthyer urrejta krahinore dhe urrejta biologjike ndermjet shqiptareve. Krizat e ndryshme katastrofike qe po kalon vendi jane pasqyra me e mire ketyre ngjarjeve te hidhura pa krye. Ne Shqiperi nuk behet me fjale per pozite dhe opozite, nuk behet fjale as per demokratizim dhe as per mireqenie e jo me per te folur per aspekte te tjera qe lidhen me Shqiperine dhe shqiptaret. Tanime flitet per gjithshka qe nuk i perket Shqiperise dhe shqiptareve. Klasa intelektuale shqiptare eshte e larguar gjate ketyre 13 viteve tranzicion dhe kaosi qe mbreteron ne Shqiperi, eshte nga me kercenuesit per historine e re te reformimit te kombit. Ne aspektin shoqeror, shoqeria shqiptare po kalon krizat nga me te pabesueshmet te shkaterrimit te saj. Frika e nje lufte civile te ciles i druhem(pasi edhe fqinjet tane e kane kaluar gjate shekullit te kaluar)mund te jete prane dhe te jeni te sigurte se kasaphana qe mund te krijohet nga nje lufte e tille do lere pasoja historike per kombin shqiptar. Jini te vetedijshem dhe te ndergjegjshem se urrejtja e sotshme ka arritur kulmin e saj. Ne Shqiperi te njerezit ka humbur llogjika dhe arsyea, paragjykimet po zene vend te madh dhe rikthimi i kohes se "anthropoideve" nuk eshte larg. Do te ishte fatkeqesia me e madhe per tere shqiptaret neqoftese do te ndodhte nje kasaphane e ngjashme me ate te vitit 1997 pasi kjo kasaphane nuk do te perfundoje ashtu sikur perfundoi vetem me 3000 viktima por do marre gjithshka perpara sepse "bari eshte thare i teri" Uroj te jem gabim ne kete paralajmerim dhe gabim qofte. Kush te keqen nuk do ti a shohe vendit te tij. Mjaftuan revolucionet e 1990, 1992,1997,1998,1999 per te treguar pese here se Shqiperia ka rrezikuar nje lufte civile te pergjakshme me me shume viktima se 1997 megjithese 5 here te mbledhura sebashku jane baraz me nje lufte civile te pergjakshme.
Pse jemi mbrapa botes ne Shqiptaret. Pershendetje dhe jeni te mirepritur per bashkebisedim. Si teme kam zgjedhur ''Pse jemi mbrapa botes ne Shqipetaret'' Do te deshiroja te dija mendimet tuaja mbi arsyet madhore qe vendi yne mbetet i paralizur. Faleminderit.
Yanullatus,largohu nje ore e me perpara. Yanullatusi eshte pergjegjesi kryesor per turpin e madh qe ndodhi ne himare,kishat ortodokse shqiptare kendojn himnin grek.
Ministri i rendit Luan Rama godet gazetarin Ilir Babaramo Kjo eshte rasti i dyte i ngjashem pas skandalit ne parlament te deputetit Nikoll Lesi qe goditi me shpulle pas koke ne parlament Ministrin e Shendetesi Xhani.Ju lutem jepi komentet tuaja ne lidhje me kete ngjarje.Ky eshte nje rast unikal ne bote qe Ministri i Rendit Publik ushtron dhune ndaj qytetarve ne rastin konkret ndaj nje gazetari te medias. Me keqardhje Jacky Ministri i Rendit Publik Luan Rama godet gazetarin e televizionit Vizion PLus, Ilir Babaramo. Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje në Pub Rozafa, ku Partia Socialiste po festonte fitoren e arritur në zgjedhjet lokale të së dielës. Pasi e ka qëlluar Rama, mbi gazetarin Bababramo kanë ushtruar dhunë edhe truprojat e tij. Reagimi i ministrit të Rendit erdhi si pasojë e një replike me gazetarin Babaramo për një shkrim të tij, ku kritikohej puna e ministrit.
RrOfTe AmErikA Rrofte Amerika Në Hiroshimë dhe Nagasaki pesëqind mijë veta vrau Hajzenhauer kasapi Thoshte se do sillte lirinë duke rrafshuar Japoninë Nuk kishte dallim në gra e fëmi të vdekur do kishin shumë liri Azisë përmendësh i'a mësuam gjeografinë nga Lindja e Mesme deri në Kinë Të gjithë Aziatikët u bënë armiq ca kishin naftë, ca ishin komunist Zgjidhja gjithmonë ishte nji t'i hidhnin bomba, t'i jepnin liri Korenë me mure e ndanë për mes gjysma të rojë dhe gjysma të vdes Fajin për këtë s'e kishte njeri ishin Aziatë, ishin kafshëri Nuk kishte dallim në gra e fëmi të vdekur do kishin shumë liri Pastaj i erdhi radha Vietnamit të harruar nga Vietnamezët për t'a c'liruar Anise mendonin se ishin të lirë nuk dinin gjë, ishin të pirë Zgjidhja gjithmonë ishte nji t'i hidhnin bomba, t'i jepnin liri Lindjen e Mesme e ndanë copa-copa tokën Izraeli dhe naftën Europa Sapër Palestinezët kujt i interesonë për t'i shdukur, kurrë nuk është vonë Nuk kishin dallim në gra e fëmi të vdekur do kishin shumë liri Papritmas u kujtuan për Botën e Tretë Sudanin, Algjerinë dhe Somalinë e shkretë Duheshin vrarë, ishin ekstremist mos vdisnin nga uria dhe prej varfëris Zgjidhja gjithmonë ishte nji t'i hidhnin bomba, t'i jepnin liri Më në fund u bënë humanitarë "ushtarët serbë duke vrarë" Anise kaluan dhjetë vjet tragjedi kishin ngelur ca të gjallë, në Jugosllavi Zgjidhja gjithmonë ishte nji t'i hidhnin bomba, t'i jepnin liri Emrat arabë i mësuam "xham" Mullah Omar, Bin Laden, Sadam të gjithë "ekstremista", donin të vramë po Afganistanit pse i ranë ? Nuk kishte dallim në gra e fëmi të vdekur do kishin shumë liri Lufta me Irakun u bë traditë e hapi Bushi i Parë, e vashdon Bushi i Dytë Dhjet nga dhjet përditë janë t'u i shdukë po i bëjnë nder, mos vdisnin për bukë حë një vënd të Ballkanit, pa ujë e pa drita bërtisnin budallejntë, "Rroftë Amerika" shenim: "ushtaret serbe duke i vrare", e futa ne thonjeza se sipas asaj qe pame Amerikanet nuk vajten ne Jugosllavi per te ndershkuar keqberesit serb por per te bombarduar uzinat e Zastaves, ujesjellesat, hidrocentralet elektrike, martenitetet etj. Per te bombarduar "gabimisht" ambasaden e Kines- gabimisht bombarduan edhe nje traktor me Kosovare qe po shkonte drejt Maqedonise, 30 persona mbeten te karbonizuar. Sepse qellimi i SHBAs ky eshte: t'a shkatroje nje vend dhe pastaj t'a ndertoje nga fillimi, dhe populli i atij vendi t'i ket borxh SHBAs per "rindertimin".
Fatos Nano:Te ..... ....... u bej thirje te gjithe shqiptareve qe i ka mbetur ndopak gjak shqiptari te bejne dicka sa nuk eshte teper vone: lexojeni kete artikkul dhe jepni mendimet tuaja: T'U THAFSHIN DUART O SHTET! Mercenare te ushqyer ne Greqi nen cilesine e emigrantit, edhe gjate ketij procesi zgjedhor u rikthyen ne Himare duke nxjerre per llogari sillogjesh ne oret e vona te nates elektorale, dhe duke e shpalosur nen hunde shqiptaresh, flamurin grek.Ky provokim ekstremistesh ka ndodhur para bashkise se Himares. Ne gjuhen e fqinjeve keta individe agresive dhe patologjikisht ekstremiste, prane bashkise se Himares thirrnin histerikisht (Hellas, hellas(. Gjesti i tyre i kryer ne prezence te krereve te partise qe perfaqeson pakicen greke, madje te kreut te saj Vangjel Dule si asnjehere tjeter me pare ka provokuar policine, institucionet dhe krejt perfaqesimin shteteror. Keta provokatore te injektuar ne ethet nacionaliste te huajtesuara ne shtetin fqinj, jane fasada e sponsorizuar nga klanet politike, eurodeputete dhe subjekte nacionaliste greke. Ata elemente te mberritur ne Himare jo per voten e tyre por per gjestin e ngritjes se flamurit te huaj, jane pjese e nje strukture antishqiptare qe prej vitesh investohet ne shtetin fqinj, nga mekanizma dhe struktura parashteterore dhe pse jo edhe shteterore. Keta mercenare omoniste ne emigracion si dhe skota e disa (te kthyerve sillogjare( nga lobi greko-amerikan organizuan manifestimin minoritar ne Himare, duke shenuar aktin provokativ dhe incidentin e rradhes ne procesin zgjedhor. Si ne asnje vend tjeter ballkanik dhe saktesisht europian, nje provokacion i tille mund te kalohej me kaq indiference dhe impotence shteterore. Ata rekrute te cilesuar ne shprehjen lokale himariote (legote(, ne te vertete jane (kopsat( qe mberthejne me dashje apo pa dashje kreun e pakices greke te ndodhur ne Himare, duke harruar edhe vendlindjen e tij ne Dropull per shkak te tij. Aq flagrante eshte kjo, sa vete partia e ish bezhaneve, spirove, sotireve dhe qirjazateve ka harruar qe vendlindja e saj eshte Dropulli e Vurgu, ndersa per ekzistencen e tyre Himara kerkohet si (gozhde(. Per kete arsye mercenare te tille elektorale te kthyer me autobuzet e Athines ne Himare, shkaktojne ngacmime dhe provokime antishqiptare. As me shume e as me pak keta njerez qe me se shumti nuk dine te shkruajne emrat e tyre ne asnje gjuhe, jane terroriste te nje tipi te ri. Ata jane individe te grupeve te vogla terroriste qe segmentet politike greke i perdorin per qellime trazuese. Ne vajtje-ardhjet e tyre keta (greke te rekrutuar( nga Himara ne Athine, sjellin provokacionin elektoral. Nese do te ndodhte dika e tille me nje grup shqiptaresh nga ameria apo fshatrt arvanite perreth Athines, atehere strukturat dhe sherbimet shteterore greke, do te benin detyren atdhetare ne menyren qe vetem ata e bejne. Perballe omonisteve te tille qe urrehen edhe nga vetenje pjese e OMONIA-s ne Shqiperi, ky shtet i mosqene duhet te beje detyren. Kriminele te tille te rekrutuar nga politika parciale greke, duhet te njohin se paku nje rast dajaku shteteror shqiptar. Per kete detyre te pakryer, t'u thafshin duart o shtet! Kujdes fjalorin ne titullin e temes
Zgjedhjet dhe %! Nga c`po lexoj ne internet, perqindja e votuesve ne shkalle vendi eshte 45. :confused: Si ka mundesi nje pasivitet i tille?! Ndoshta do thoni qe jane ngopur njerezit me votime, po tani per tani mbetet i vetmi mjet per te thene dicka. Ne Shijak jane nderprere dritat, ka mese 30 minuta dhe askush s`po ben gje per te garantuar korrektesine ne fletet e votimit. Veriu ka komuna qe s`kane votuar dhe lajmet nga atje jane shume te radha.
Top