Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Eshte e drejt qe jashte shtetit mos te shiten tere gazetan qe jane ne SHQIPERI? pse, per kulturen e pergjithshme mos te ejohete shitja e tere gazetave shqiptare jashte shtetit? Kjo do hapte me shume kultur per sa i perket shqiperine edhe te tjeret, si per shembull italjanet do te kishin mundesine te njohnin kulturen tone me mire edhe keshtu te mos judikonin keq neve vetem duke pare maskarraliqet qe shqiptaret bejne jasht shtetit! Ciao!
 
Për një Amerikë Socialiste! - DEAN Dr. HOWARD DEAN, Ish Guvernatori i Vermontit eshte surpriza e fushates presidenciale per zgjedhjet e 2004 ne SHBA, i cili me nje organizim te shkelqyer dhe aftesi te paparashikuara per ngritje fondesh eshte per momentin kryesuesi i gares se madhe. E vecanta qendron ne faktin qe Dr. Dean perfaqson bindje te Majta (thellesisht te majta sipas standarteve Amerikane). Eshte teper i majte edhe per vete partine e tij Demokratike aq sa te vetet tremben prej tij pasi i druhen mundesise qe perballe nje republikani te Djathte si Bushi te vendosin nje kandidat qe perfaqson krahun e kundert. Demokratet do te preferonin dike me ne qender, qe te ndjelle shumicen e votuesve por Howard Dean ka vendosur t'i qendroje deri ne fund bindjeve te veta per nje version Socialist qeverie. Howard DEAN eshte nje mjek i diplomuar nga Yale University (1971) dhe Albert Einstein University of Medicine (1978) i cili ne vitin 1991 u be guvernator i Vermontit ku u rizgjodh per 5 terme rrjesht dhe pati nje sukses te habitshem. Vermonti eshte njeri nga dy shtetet e Amerikes qe nuk kane thuajse asnej takse/tatim mbi shitjet dhe as TVSH. Megjtihate Dean ka arritur te ngreje ne Vermont sherbimin MJeksor me te avancuar ne vend, kriminalitetitn me te ulet ne SHBA dhe Buxhetin me te forte financiar. Deri tani suksesi i Dean-it eshte bazuar ne kundervenien e tij ndaj Presidentit Bush, kundershtimin e luftes ne Irak. Ai ende nuk ka sjelle ne lojen e fushates suksesin e tij si guvernator, ndaj pritet qe kur te reklamoje aftesite e tij si drejtues, te fitoje akoma me shume perkrahje.
Grekërit në listën e zezë te SHBA-s 7 Tetor 2003 Greqia do t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara të korrigjojnë listën e organizatave terroriste ndërkombëtare, të publikuar prej tyre të enjten e kaluar, me qëllim që të merret parasysh shkatërrimi i grupit terrorist grek "17 Nëntori", njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme greke. Shefi i diplomacisë greke, Georges Papandreu, urdhëroi ambasadorin e Greqisë në Uashington të kërkojë korrigjimin e kësaj liste, në mënyrë që ajo të përputhet me realitetin", tha zëdhënësi i tij, Panos Beglitis, gjatë një takimi me shtypin. Një ndërmarrje e ngjashme duhet të bëhet edhe pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Athinë, saktësoi ai. Në listen e 25 organizatave terroriste ndërkombëtare, të bërë publike të enjten në një version të rishikuar, përmendet edhe grupi "17 Nëntori". "Greqia dëshiron që ky raport, që nuk pasqyron zhvillimet e fundit, të plotësohet, duke marrë parasysh vlerësimet e saj", shpjegoi Beglitis, duke përsëritur se, për Athinën, ky grup ishte shkatërruar. Media greke kishte reaguar ashpër ndaj faktit të përfshirjes së këtij grupi në listën amerikane. Kjo e fundit citon edhe një grup tjetër grek, "Celulat Revolucionare", që, sipas policisë greke, janë formuar nga organizata e dytë "historike" në vend, ELA (Lufta Popullore Revolucionare). Grupi "Celulat revolucionare" kishte marrë përsipër një atentat me bombë kundër një hoteli interkontinental në Athinë në vitin 1999, si pasojë e të cilit kishte gjetur vdekjen një punonjës. Pak ditë më parë një varg shpërthimesh ndodhën në qendër të Athinës në zyrat e partisë qeveritare PASOK dhe të opozitës, Demokracia e Re. Bombat shpërthyen në zyrat e PASOK-ut, në lagjen e Athinës, Kato Patisia dhe në Antupoli. Nga shpërthimi u thyen të gjitha dritaret e ndërtesës, ndërsa zjarri shkaktoi dëme në brendinë e ndërtesës. Shpërthime pati edhe në zyrën e Partisë Demokracia e Re, në lagjen e Athinës, Moshato, që ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Ndërsa në lagjen Kolonaki, shpërtheu edhe automjeti i deputetit të opozitës konservatore, Jorgos Vulgarakis. Policia deklaroi se sulmuesit kishin vendosur disa bomba në tri makina dhe në një motoçikletë të deputetit, i cili në atë moment nuk ka qenë në shtëpi. Si rezultat i shpërthimeve, janë shkatërruar edhe disa automjete të tjera. Asnjë organizatë nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Kjo është goditja më e madhe që merr siguria e Greqisë në prag të Lojërave Olimpike 2004, në një kohë që nga SHBA ka patur vërejtje pikërisht për nivelin e sigurisë. Të shqetësuar nga rrezikimi i Lojërave Olimpike, autoritetet zyrtare deklaruan javën e kaluar se "përtej çdo skenari fantastik dhe hiperbolizimi ka vetëm një realitet: Greqia po përgatitet me përpjekje të madhe për të organizuar Lojëra Olimpike krejtësisht të sigurta në 2004".
Bler: Kurrë mos harrojmë - E majta ndryshon historinë Keni ndonje mendim ne lidhje me diskutimin e Blerit? <ul type="square"> Bler: Kurrë mos harrojmë - E majta ndryshon historinë [/list] "Të bashkuar me vendosmërinë tonë, kjo është politika progresive as dhe jo politika të djathta duhet të drejtojnë vendet tona në të ardhmen". Në konferencën per qeverisjen progresive marrin pjesë kryeministra, presidentë, te majte nga 30 vende anëmbanë botës. Për të rishikuar politikat progresive dhe të riformulojnë ndryshimet e nevojshme në botën e shekullit 21. Kryeministri britanik Toni Bleir dhe ish presidenti amerikan Bill Klinton hapën konferencën me debatin për një qeverisje progresive. Kjo konferencë që zhvillohet nga 11-13 korrik në Londër, krahas një konference që mbahet në shkollën ekonomike të Londrës synon të gjejë rrugën për modernizimin e së majtës, e cilësuar si rruga e tretë as e djathtë, por as e majtë, por të përqafojmë një axhendë progresive të socialdemokracisë. Kjo konferencë synon të japë përgjigjen sfidave ndeshet bota e shekullit 21 dhe veçanërisht qeveritë e majta dhe po kështu forcat e majtë në opozitë që synojnë e luftojnë të vijnë në pushtet përmes politikave progresive të mundësive për të gjithë në një shtet modern social. Liderët e majtë janë mbledhur për të rishikuar politikat progresive dhe të riformulojnë ndryshimet e nevojshme në botën e shekullit 21. "Të bashkuar me vendosmërinë tonë, kjo është politika progresive as dhe jo politika të djathta duhet të drejtojnë vendet tona në të ardhmen", theksoi Bleir. Ne jemi mbledhur së bashku - vazhdoi ai, - në momendin e një sfide të madhe. Një Evropë e re e bashkuar me 25 anëtarë. Në Kankun në shtator të këtij viti ne do të mblidhemi si për të luftuar varfërinë në botë dhe hapjen e tregjeve tona për to. Dhe kjo është e vështirë në botën ekonomike të sotme. Në Gjermani Partia Socialdemokrate në pushtet ka ndërmarrë sfidat ashtu sikurse kancelari Shrëder argumenton: "Në qoftë se ne dështojmë për të modernizuar veten tonë, forcat e pakontrolluara të tregut do të na modernizojnë ne dhe liria do të pakësohet dhe do të jetë një luks vetëm për pakicën dhe jo shumicën". <ul type="square"> Misioni historik i së majtës - Mundësi për të gjithë [/list] Liverpul- Toni Bler në fjalën e mbajtur ne Liverpul pak ditë më parë shpalli misionin e Laburistëve të Rinj për të qeverisur për një progress afatgjatë të Britanisë. Fillimisht ai u ndal ne nevojen per vendosjen e themeleve te reja të politikës Laburste gjate mandatit të pare, duke shpalosur me tej objektivat që Laburistët i kane vënë vetes për periudhën e ardhshme pas gjashtë vjetësh në pushtet, ne reformat që duhet të kryhen, të cilat janë domosdoshmëri në shekullin e 21. Të qënurit në pushtet i bën Laburistët të jenë në fokusin e publikut për ndryshimet e bëra, prandaj dhe duhet të spjegojmë se cfare jemi duke bërë, gjë që nuk e bëjmë gjithmonë. Në disa raste spjegimet janë teknokratike ose manaxheriale dhe ndodh që edhe brenda partisë dhe për publikun nuk janë të qarta arsyet qe diktojnë nevojën e reformës. Qëllimi i reformës është ekzaktësisht të vëmë ne veprim vlerat Laburiste. Kjo do të thotë që të zgjerohen mundësitë për t'i dhënë një cilësi të lartë kujdesit shëndetësor dhe arsimimit që nuk mbështetet në pasuritë, por në nevojat. Kjo është shumë e qartë, një drejtësi sociale në një botë të ndryshuar. Ajo që laburistët trasheguan më 1997 nga Torët ishte jo thjesht një shërbim publik i uritur për investime, por nje sherbim publik që kishte dy degëzime. Kjo do të thotë se cilido që kishte para, mund te merrte nje sherbim shendetësor jashtë Sistemit Kombetar të Shëndetit apo në shkollat e private. Ata mendonin se kjo ishte rruga për cilësi dhe një shërbim që u përshtatej atyre si konsumatorë. Mandati dytë i Laburistëve në pushtet lidhet me përpjekjet për t'i bërë shërbimet publike dhe asistencën sociale një bazë për siguri dhe mundësi për të gjithe në botën moderne dhe jo thjesht nje rrjet të sigurtë për ata që nuk kanë mundësi të dalin jashtë tyre. Ne konceptin laburist të modernizimit të sherbimeve publike e sociale kjo do të thotë zgjerimin i sherbimit monolit që u shkon për shtat të gjithëve. Në fakt koncepti modern i Laburistëve për shërbimet publike e sociale do të thotë nje diversitet i mundësive, lloje të ndryshme shkollash, lloje të ndryshme ofertash të kujdesit shëndetësor. Kjo do të thotë fleksibilitet i punës, kjo do të thotë se zgjedhja është ne dorën e prindërve apo pacientit. Me fjalë të tjera kjo do të thotë kërkim i cilësisë dhe i sherbimit të orientuar tek konsumi të jetë në dorën e shumicës dhe jo të një pakice. Reformimi i Sistemit të vjetër Kombëtar të Shëndetit do të thotë që t'i japësh me shumë lirshmeri spitaleve publike nga qeveria qendrore, në mënyrë që ata të mund t'u përgjigjen ne menyre më efektive deshirave dhe nevojave të komuniteteve lokale. Laburistët besojmë më shume tek decentralizimi që komunitetet lokale te kenë më shumë fuqi në trajtimin e problemeve te sherbimeve publike në rajonet e tyre. Në këtë mënyrë Sistemit Kombetar te Shendetit nuk do t'i duhet më të kontrollojë çdo pikë e çdo presje me departamentin Shëndetit në Londër. Qëllimi i kësaj reforme është që të rrënjosim vendosmerine e ketij sistemi kombëtar të shëndetit në komunitet se ai u sherben dhe jep njerëzve që trajtohen atje mës hume liri për t'u trajtuar dhe për ta kontrolluar këtë trajtim. Dhe reputacioni i Laburitëve do të dëmtohej në qofte se qeveria dështon në zbatim e kësaj reforme ne kujdesin për shëndetin publik. Nga i njejti synim Laburistët udhëhiqen dhe ne çështjen e pensioneve apo taksave te regjistrimit në shkolla. Duhen lidhur pensionet me të ardhurat dhe meqënëse ka pensionistë me të ardhura të ndryshme Qeveria Laburiste duhet të ndihmojë ata që kanë më kanë më pak të ardhura. Kjo është arsyeja që Laburistë i kanë dhënë një ndihmë shtesë atyre pensionistëve që kanë më shumë nevojë. Duke filluar që nga vjeshta e këtij viti formula e re Kreditimit të Pensioneve do të ndihmojë miliona pensionistë me një shtese vjetore prej 400 stërlinash. Dhe kjo për faktin se ata që kanë më shumë nevojë meritojnë më shumë, dhe ata që jetojnë më gjatë kanë nevojë të ndihmohen nga ata që punojnë. Duke i konsideruar universitetet si një pronë jetike për Britanë e Madhe, Bler thekson se arsimimi do të përcaktojë begatine ekonomike të vendit. Për këtë arsye Laburistët punojnë për më shumë studente ne universitete dhe i mbështesin ata. Bler paraqet shifra se 20-30 vjet me parë, kur vetë ai ishte student vetëm 7 % e nxënësve e fëmijëve shkonin në universitet. Sot kjo shifër në Britani është mbi 40%, ndërkohë që fondet në ndihmë të studentëve kanë rënë me 30 % gjatë 20 vjetëve te fundit, periudhë që përkon me qeverisjen konservatore. Po kështu dhe lektorët e universiteteve janë paguar varfërisht. Kjo sipas laburisteve nuk është e ndershme dhe nuk përfaqëson drejtësi sociale, që ështe dhe misioni historik i tyre, ndërkohë të ardhurat e të diplomuarve nepër universitete janë 30-40 për qind me të mëdha se punonjësve të pa diplomuar. Bler spjegon se heqja e menjëhershme e takasave te regjistrimit në universitete do t'u shkaktonte atyre nje humbje te menjëhershme prej 500 milionë stelinash ne vit dhe nje shkurtim të numrit të studentëve me 100 mijë. Kjo do të thotë nje renie e numrit të studentëve në më pak se 500 mijë në vitin 2010. Sipas Laburistëve nuk është ndershme dhe drejtësi sociale për fëmijët e familjeve te varfëra punëtore, të cilët nuk mund të paguajnë taksat e larta te regjistrimit në universitete. Keta fëmijë e lënë shkollën dhe futen në punë, paguajnë taksa për t'u dhënë një arsim falas në universitet fëmijëve te familjeve të mesme. Pra kjo është nje politikë arsimore që racionon ne vend që t'i zgjerojë mundësitë e vazhdimit nga të gjithe studentët e aftë. Formula që rekomandojnë laburistët është që askush të mos paguajë taksën e regjistrimit paraprakisht, por ta paguajne atë pas diplomimit, përmes ssitemit të taksave. Në këtë mënyrë numri i studentëve do të rritet, të ardhurat e universiteteve nuk pakësohen dhe universitetet mbesin një pasuri e madhe kombëtare
Atdhedashuri apo cfare Ju lutem me tregoni se cfare eshte kjo atdhedashuria se kur po shfletoja albumin Shqiperia.com po lexoja edhe pershtypjet nen to dhe nuk arrita ta kuptoj. Me iku mendja nga bukuria dhe me iku mendja edhe nga injoranca. Kam mbetur i cuditur.Ore mire qe ziheni per partite qe e beri kjo apo ajo, per fete qe eshte kjo apo ajo.Per te kaluaren qe e beri ky apo ai. Per nje atdhedashuri qe ka me shume ai apo ajo une apo ti. Po per nje fotografi qe eshte e bukur nga Shqiperia, thjeshte nje pamje e bukur memece e natyres ne cfare "ghuhe" arrini ta perktheni. Nuk po flas me shume mgjs fotografite i kam pare para nja dy javesh por nuk munda te rrij pa shkruar. Shihini dhe lexoni te tjerat se une vetem ca po ju tregoj.
ALBANIA IN CONCERTO TEATRO COMUNALE DI ALESSANDRIA KENDOJNE:SINAN HOXHA MIRA BREGU CON LA PARTICIPAZIONE DI: MET BEGA MURIANA KONDI ORGANIZOHET NGA SHOQATA SHQIPTARE HORIZONT-ORIZONT
Brukseli ndryshon raportin për zgjedhjet dhe qeverinë! <span style="font-weight: bold">Pack dhe Priebe: Situata me zgjedhjet në Tiranë, e papranueshme. </span> <span style="font-weight: bold"> <span style="font-style: italic">Eurodeputetja Doris Pack është shprehur se duhet ndryshuar paragrafi që është hartuar për Shqipërinë, pasi zgjedhjet ishin problematike, sidomos në Tiranë. &quot;Në Shqipëri nuk ka as ministër të jashtëm dhe as të brendshëm, madje ky i fundit është shkarkuar pasi ka rrahur një gazetar&quot; </span> </span> Eurodeputetja gjermane është shprehur se duhet ndryshuar paragrafi që është hartuar për Shqipërinë pasi zgjedhjet ishin problematike, sidomos në Tiranë. Drejtori për Ballkanin në zyrën e marrëdhënieve me jashtë të Komisionit Evropian, Priebe ka qenë dakord me këtë konstatim. Pack gjithashtu ka njoftuar kolegët për krizën më të fundit që ka përfshirë vendin tonë dhe për skandalin e ministrit të Rendit. Doris Pack nuk ka hezituar të vërshojë me të gjitha konstatimet që ka bërë në Shqipëri për zgjedhjet dhe situatën politike. &quot;Ne duhet të ndryshojmë paragrafin që kemi hartuar për Shqipërinë, pasi gjatë zgjedhjeve në Shqipëri ka patur probleme të ndryshme. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë. Është një situatë e papranueshme,&quot; ka deklaruar Pack para Komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian. Ajo është mbështetur edhe nga drejtori për Ballkanin në zyrën e marrëdhënieve me jashtë të Komisionit Evropian, Reinhard Priebe, por me tone pak më të ekuilibruara: &quot;Zgjedhjet kanë vajtur deri diku mirë, por procesi i votimit pritej të shkonte më mirë sesa shkoi. Qeveria shqiptare duhet të kishte krijuar kushtet e duhura, në mënyrë që zgjedhjet lokale të zhvilloheshin në mnëyrë të rregullt&quot; është shprehur zoti Priebe. Në raportin e Lagendijk, paragrafi për Shqipërinë është ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë rekomandohet adoptimi i masave konkrete për vënien në dispozicion të mjeteve të nevojshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikut të armëve, të drogës dhe të qenieve njerëzore, si dhe funsionimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe efikas etj.. Në pjesën e fundit thuhet, se janë hedhur disa hapa para për zgjedhjet lokale, por duhet të bëhen më shumë përpjekje për të zgjidhur problemet e shfaqura. Nga ana tjetër, Doris Pack nuk ka ngurruar t'i njoftojë kolegët e saj edhe me anomalitë e tjera të situatës politike të vendit tonë. &quot;Në Shqipëri nuk ka as ministër të jashtëm dhe as të brendshëm, madje ky i fundit është shkarkuar pasi ka rrahur një gazetar,&quot; ka thënë Pack. Ajo ka shpjeguar gjithashtu edhe tensionet midis kryeministrit shqiptar Fatos Nano dhe ish ministrit të brendshëm Ilir Meta. &quot;Nëse akuzat që këta dy përfaqësues poltikë i kanë drejtuar njëri tjetrit për korrupsion janë të vërteta, atëherë unë kam kërkuar që me këtë çështje të merret prokurori i përgjithshëm në Shqipëri, Theodhori Sollaku,&quot; ka përfunduar Doris Pack. Marre nga: www.gazetatema.net
Shqiperia c'ka qene c'eshte dhe c'dote behet. Kjo teme qe une sapo e hapa eshte per te tere Atdhedashurit Shqipetare, ne te tera vendete e botes. Ketu mundeni te shprehni te tere mendimet e tuaj reth Shqiperise. JENI SHUME TE MIREPRITUR
pleqni e kallxime t'mochme Ish kanë ni beg, ungjun me pari, tu hangër bukë n’ni hije n’stom t’udhës. E kishin pasë i sofër t’madhe, bukë e tana t’mirat. Bjen ni fukare asaj udhe. E u thot : -U baftë mirë, burra! -Mirë paç, hajde byjrum -Jo nuk jam untë. Nuk e lutin ma shum. E dajnë ni cop buk t’madhe e do jemek mi bukë e ja dhanë. Ai i untë ish kanë. Ju fal nerës edhe shkon n’udhë t’vet fukareja. Masanej po vje n’kali t’shalës ni zotni i pasun. U thot: -U baftë mirë! -Mirë paç, byrum! E ky begu jollah e n’kamë. E e lut: -Urdhno, hajde ungju! Ai nuk pranon: -S’muj se kam hangër! Tri katër herë e lut begu e ai s’ungjet. Nejse, shkoi udhës. Kur shkoi, paria qi kenë n’sofër po i thotë: -Qysh u ba qi at fukaren s’e lute hiç veç ni here, e kti ju çove n’kamë edhe u muove me e ungjë me zor n’sofër? -He, more burra – thot – ai fukareja nuk a kanë lazëm për tjetër gja veç për buk. Un ati i dhash buk. E ky nuk a kanë lazëm për buk, por a kanë lazëm për iqram, e i bana iqram. Kshtu shkon puna. Ma s’mirit asht, njerit, për shka asht lazëm, me ja dhanë. ------- Tri sifate të kqija në Kosovë Ish kan dalë ni i Masisë n’Kosovë e kish pas shetitë nepër miq e dosllarë e kish pas pa. Kur u kthye n’Malsi, p’e vesin: - Shka pae atje n’Kosovë? - Shum t’mira kishin, po tri sifate t’kqija i kishin: sifati i parë, po i mushshin duqit gajle, t’vetat përmas e t’huejat përpara. Sifati i dytë, po i shitshin kijet e mdhaj e po i blejshin t’vocërr (s’ja kishin zanat tregtis, përpiqeshin me ba tregti , por pa fryt). Sifati i tret, masi po u mytshin (vriteshin), thojshin: „hajde t’marohem“ (të pajtohemi), në vend qi me u marue para se mu mytë. ---- Berisha Ish mbytë njiherë njêni n'lum e ishin tubue do gjind, tue u orvatë me ia nxjerrë kufomën. Lypën goxha giatë, po kurrqysh s'mujshin me i râ n'fije. Kapërcen n'atê nji plak e i pvetë njata dashamirë, se çka ishin tue lypë. I diftojnë këta plakut, qi ish mbytë nji bashkudhtar e qi s'po mund ia gjeshin kufomën. Kujtohet plaku e pvetë: "Çfarë fisit ka kênë i shkreti?" - këta gjegjen, qi kish pas kênë Berishë. "Po ku bash ka sharrue?" - pvetë plaku. Gjindja i diftojnë me gisht mâ përpjetë e i thonë, qi po e lypshin teposhtë, se "lumi i rrëmbyeshëm e do ta ketë bajtë". - "Jo", u thotë plaku, "lypne përpjetë, se berishët janë aq kryefortë, sa edhe t'dekun veç t'kundërtën e bâjnë." Edhe njimênd kufomën e gjetën nja njiqind kâmbë përpjetë vêndit, ku kish sharrue i ngrâti. ---- Dert mbi dert Gjithmon a thanë fjala “Dert mbi dert” ose “m’ka rrokë dert i madh” ose “filani ka dert”. Ni herë me ni neje t’burrave e kishin pas vetë Adem Bajraktarin: - Shka asht “dert” e shka asht “dert mbi dert”? Plaku e kish pas lan kshtu: - Dertet e njeriut jan shum farnash, po e kam fjalën tu belaja. Me t’u thye puna me ni ma t’largët e me ra n’bela, ksaj i thon dert e duhet me ja gjetë derën e me e marue. Po me ra n’bela me tanin, ksaj i thon dert mi derise, edhe me u ba marim, shihen dit për ditë e rrnesa nuk shkon mirë, se nuk harrohet kurr belaja e dikurshme, e ka tutë t’madheqi apet përtrihet.
Studentat ne Venezia ju ftojne..... Venezia, 11 novembre - 15 dicembre Incontro con l’arte e la cultura albanese per l’amicizia la conoscenza e la collaborazione tra l’Albania e l’Italia Conferenze Rassegna cinematografica Esposizione d'arte contemporanea Concerto TALEA BALCAN Comunicato stampa Con il contributo di Regione del Veneto, Comune di Venezia Servizio Immigrazione - Settore alle Politiche Giovanili e Archivio Giovani Artisti - Consiglio del Quartiere 1 - Consiglio del Quartiere 2, Università Ca’Foscari, E.S.U, I.U.A.V , Fondazione Cassa di Risparmio di Venezia, Ambasciata d’Albania a Roma In collaborazione con: Cooperativa il Cerchio, Genti Bellova, Associazione Pragma Si ringrazia in modo particolare: LAMITRASALBANIA ,TERGESTEA, PERLE VENEZIANE Da un progetto di Andi Tepelena. Realizzazione a cura di Andi Tepelena ed Andrea Bonifacio Info: atepelena@hotmail.com tel . 347 4279004
HIMARA NEN KERCENIMIN E BIZANTIT GREKO-SERB E Premte, 24 Tetor 2003 HIMARA NEN KERCENIMIN E BIZANTIT GREKO-SERB Prof.Dr.Mehdi Hyseni Rasti i Himares, nuk ka per pasoje mohimin e te drejtave dhe lirive te minoritet grek ne Shqiperi. Gjithashtu, nuk ka per pretekst rezultatet e zgjedhjeve vendore ne Shqiperi, as ferkimet nderpartiake te PD-se dhe PS-se, por procesin e vazhdimesise se vampirizimit direkt dhe indirekt te politikes koloniale grekomane per te shkeputur edhe Himaren sikurse Janinen dhe amerine nga trungu i Shqiperise Etnike. Rasti i Himares nuk eshte vetem (skandal( i dy-tre ose me shume shovinisteve grekomane, te tipit (Sotir (Spiro) Karofano, i cili nga Prokuroria e Vlores eshte zbuluar si organizatori i incidenteve te dhunshme paszgjedhore ne Himare(((dhe vepron, duke organizuar dhe kryesuar mitingje edhe ne Kosove, kunder shkeljes se te drejtave te serbeve((Korrieri,17/10/2003) te cilet e kane keqperdorur 12 Tetorin-diten e votimit te zgjedhjeve vendore, duke brohoritur parulla antishqiptare: (Shqiperia-Al Kaida, Himara eshte Greqi, rrofte Greqia, Himara eshte e kryqit grek, valviten flamujt greke, kendohet himni helen(((Korrieri(,16/10/2003), por eshte i pergatitur dhe i planifikuar ne detaje nga qarqe te caktuara ne Greqi. Kjo deshmon se politika zyrtare e Greqise asnjehere ne historine e saj nuk ka hequr dore nga (megalideja( per ta gllaberuar dhe jetersuar territorin etnik shqiptar brenda kufijve te bizantit greko-serb. Gjeneza e konfliktit greko-shqiptar daton qysh nga formimi i Ekzarhatit Bullgar (1870), kur borgjezia greke luftonte me cdo kusht, qe te formonte Greqine e Madhe. Perpos territoreve te pushtuara donte te okuponte edhe Selanikun, Kavallen dhe pjeset Jugore te Shqiperise, te cilat per fat te keq te shqiptareve, edhe sot gjenden edhe sot nen sundimin neokolonialist te Greqise se (evropianizuar(. Po ashtu, edhe ne Kongresin e Berlinit (1878) para se te krijohej shteti bullgar, Greqia dhe Serbia ne vijimesi e kane bashkerenduar dhe harmonizuar politiken e tyre pushtuese dhe hegjemoniste per ta copetuar Shqiperine Etnike, e se kendejmi edhe Ballkanin. Edhe pse tani ne eren e globalizmit te fillmshekullit XXI (pas perfundimit te luftes se ftohte, me 1989) jane ndryshuar kushtet, rrethanat, interesat, motivacionet dhe pikepamjet e fuqive te medha evropiane ne dimensione nderkombetare, kur eshte fjala per fatin e Ballkanit (sikunder qe ishte fati i Lindjes se Afert dhe asaj Qendore, para dyzet vitesh), kjo nuk nenkupton (pavaresisht nga ndryshimi i aktoreve, i mjeteve dhe i interesave kompelementare dhe divergjente) se keto kane hequr dore nga sfera e dikurshme e interesi te tyre ne Ballkan, pavaresisht nga perqafimi i doktrines dhe i praktikes se globalizmit politiko-ekonomik dhe integrues i tyre. Ne kete prizem, duhet te veshtrohet edhe harta e sotme gjeopolitike e Shqiperise Etnike, (statusi ekzistues i Mitrovices, i shqiptareve ne Anamorave, ne Iliride dhe ne Mal te Zi, pastrimi etnik i amerise), si dhe (incidenti( provokues antishqiptar ne Himare, i shkaktuar nga grekomanet e ndersyere dhe te (eksportuar( nga politika zyrtare e Greqise ne territorin e Republikes se Shqiperise. E vlen te thkesojme faktin se, edhe pas normalizimit te marredhenieve ndermjet Greqise dhe Shqiperise (pas ndryshimit te sistemit politik ne Shqiperi, me 1990), Greqia nuk ka hequr dore nga pretendimet territoriale ndaj Shqiperise. Kete e dokumenton edhe rasti i Organizates greke (Omonia(, me 1994, si dhe tani, edhe rasti i Himares, me 12 Tetor 2003. Keto dy provokime serioze, si dhe rastet e tjera brenda ketij 13-vjecari (1990-2003), na apostrofojne, duke na terhqur verejtjen e fundit, sepolitika as populli shqiptar nuk guxojne te shterohen, duke u marre me veteveten, dhe kunder vetevetes (negativizem ky, i trasheguar ne shekuj nga sundimi i huaj kolonialist dhe imperialist sllav mbi kurrizin e Shqiperise dhe te shqiptareve), duke sakrifikuar interesin e pergjithshem nacioan dhe shteteror per hir te ndonje avancimi te (biznisit personal a grupor( me grekomanet dhe me serbomedhenjte, nen parullen e ndonje integrimi rajonal: (Shqiperia pa kufije(. Kjo strategji afatgjate, e imponuar nga gjeopolitika dhe gjeostrategjia e vjeter e Fuqive te Medha te Evropes, (e cila ne Ballkan favorizon vetem reliktet dhe aspiratat shekullore te hegjemonizmit serbo-grekosllav mbi shqiptaret dhe tokat shqiptare) per interesin nacional gjitheshqiptar dhe Shqiperine, eshte vetem nje enderr e bukur e castit, dhe iluzion afatshkurter, sepse koncepti i Ballkanit pa kufije nuk mund te realizohet as ne shekullin XXI, sepse kete e pengojne dy faktore kryesore: Unioni i SMZ-se dhe Greqia. S'ka rendesi, se Greqia eshte anetare e BE-se, dhe Serbia e Mali i Zi, te cilat po (sterviten( (ne llogari te huaj, qe para bote ta murkullojne statusin kolonial te territoreve te ankesuara shqiptare), qe te aderojne sa me pare ne (familjen( e Bashkimit Evropian(BE), por jo me vone se deri me 2007, sic parashikojne arkitektet dhe strateget e Bashkimit Evropian me prirje proserbe. Kush po luan me fatin e Ballkanit? Programi nacional shovinist grekomadh ne gjysmen e dyte te shekullit XIX ne vazhdimesine historike bazohej ne idene e perteritjes se kufijve te Bizantit, i cili edhe sot esht i pranishem ne politiken dhe strategjine kolonialiste pushtuese te bizantit greko-serb te Ballkanit. Mirepo, si duket, ende per ne shqiptaret e copetuar ne kater shtete fqinje sllave, keto te dhena relevante historike nuk jane paresore per te nxjerre ne shesh, jo vetem shkaktarin e njemendte te infektimit te marredhenieve shqiptare-greke, por edhe te destabilizimit te paqes dhe te sigurise ne Ballkan. Se ne cfare stadi ishte i bashkeednuar veprimi i politikes grekomane dhe asaj serbomadhe ne shekuj per te pushtuar dhe kolonizuar toka te huaja, dhe per te nenshtruar popujt, pikespari shqiptaret, provon edhe lidhja e Marreveshjes se Greqise me Ilia Garashanin, qe kishte per objekt pushtimin e trojeve te Shqiperise Etnike, e jo te Bullgarise, sepse sipas Manifestit nacionalshovinist, te njohur me emrin (Nacertanie((1844) te Garashaninit, bullgaret nuk ishin ata, te cilet i rrezikonin interesat e sllaveve ne Ballkan, por vete shqiptaret autoktone. Obsesion patologjik ky, i politikes paranoide serbo-greke, qe karakterizon edhe marredheniet e sotme greko-serbo-shqiptare ne Ballkan. Po ashtu, edhe gjate periudhes historike te lufterave ballkanike Serbia, Greqia dhe Mali Zi kane vepruar ne menyre te koordinuar dhe me te intensifikuar per ta copetuar Shqiperine Etnike. Kete e provon edhe Deklarata (teper sekrete) mbi Shqiperine, si shtojce e Traktatit mbi aleancen greko-serbe (maj 1913). Mepastaj, Traktati i fshehte i Londres(26.IV.1915, Pika VII), me c'rast Italise iu njoh e drejta e aneksimit te ishullit Sazan te Vlores, te Sarandes, e ne veri deri ne Lumin Vjosa. Ne perputhje me dispozitat e ketij Traktati, soldateska e qeverise serbe e Nikola Pashiqit, i okupoi pjeset veriore te Shqiperise (Tiranen dhe Elabasanin, kurse ushtria malazeze okupoi Shkodren). Politika e bashkerenduar greko-serbe ndaj Shqiperise Etnike, ne vazhdimesi ka pasur karakter pushtues. Kete ne kohen me te re(dekada e fundme e shekullit XX, viti 1994), e provoi edhe gjykimi i (peseshes( se minoritetit grek ne Tirane, i cili ishte (viktime( e drejtperdrejte e politikes dhe e propagandes se nendheshme te sherbimeve te zbulimit sekret te Greqise dhe te Serbise. Pikerisht, per shkak te renies ne gjurme te akitivitetit dhe te aksioneve te tyre politiko-propagandistike dhe subversive, te orientuara ne permbysjen e pushtetit aktual ne Shqiperi, ne menyren me te vrazhde (pa kurrfare takti diplomatik) pat reaguar ish-shefi i diplomacise greke, Karolos Papulias, me c'rast e akuzoi qeverine shqiptare, se ajo ne fakt nuk ishte duke e gjykuar (Omonine(, por tere Greqine, sepse (sipas konstatimit te tij te paqendrueshem) pjesetaret e asaj partie politike greke (Teoderos Bezinis, Vangelis Papakristos, Panajotis Martos, Kostas Kirijakis dhe Iraklies Hirmos) nuk kishin kryer kurrfare (misioni( spiunimi grek ne Shqiperi, por perkundrazi ata luftonin per realizimin e te drejtave dhe lirive te njeriut te minoritet grek ne Shqiperi. Nje konstatim i ketille i qarqeve te politikes zyrtare greke nuk ishte gje tjeter, vecse nje farse dhe hipokrizi, qe eshte karakteristike vetem per aktoret e diploamcise sekrete te shtetit grek, sepse ne rastin konkret te (Omonise( dhe ne rastin e Himares me 12 Tetor 2003, diten e votimit te zgjedhjeve vendore, nuk kemi te bejme me kurrfare cenimi te drejtash dhe lirive te njeriut te minoritetit grek, por me perzierjen e drejteperdrejte ne ceshtje te brendshme te Shqiperise sovrane dhe te pavarur. (Incidenti( ne Himare, i shkaktuar nga mbeturinat e nacionalizmit dhe shovinzmit grek, te prira nga Sotir (Spiro) Karofano, sekretar i (Rinise Vorio Epirot( kategorikisht nuk mund t'i atribuohet ne asnje menyre Partise Socialiste te Shqiperise, as kryeministrit te Shqiperise, Fatos Nano, kinse ata (kane gisht dhe, (jane te nderlikuar( ne prapavijen e tij. Kualifikime te ketilla (profesionale analitiko-politike(, mund te japin vetem politika propagandistike dhe sherbimet e zbulimit grekoman, por jo edhe buimet e masmediave shqiptare te Tiranes apo te hapesirave te tjera te Shqiperise Etnike. Keto konstatime tendencioze, subjektive dhe qellimkeqia kunder pushtetit shteteror te sotem shqiptar, prerazi i hudhin poshte, edhe deklaratat imediate te institucioneve zyrtare me kompetence te Shqiperise. Ne favor te konkluzionit tone, jane shprehur: drejtori i Policise se Vlores, Xhevahir Karaj, (duke pohuar se policia e Vlores ka identifikuar kater persona , te cilet kane qene kryeorganizatore te (incidentit( politik anitshqiptar ne Himare: Vangjel, Kleanthi, dhe Edmond Kolila, si dhe Koco Llazarit.(; kryeprokurori i Vlores, Petrit Qano, duke thene se ( Trazirat ne Himare kane qene te planifikuara, te organizuara, dhe me orientim antishqiptar, te organizuara nga jashte.(; sekretari i Pergjithshem i PS-se, Gramoz Ruci, i cili nenvizoi se: (incidentet jane nje precedent i keq per keto zgjedhje, te shkaktuara nga shteti fqinje, ku Sotir (Spiro) Karofano (i cili vepron lirshem, duke agjituar dhe propaganduar virusin e shovinzmit greko-serb here ne Kosove, e here ne Shqiperi) nje qytetar, madje funksionar, sekretar i Rinise Vorioepirote ishte menaxher, dirigjenti qe krijoi te gjitha ato precedente te papjatueshme per nje vend demokratik sic eshte Greqia anetare BE-se(.(Korrieri,17.10.2003). Edhe Himara na apelon te gjitheve (te mos merremi me strategjine e deritashme te veteshkaterrimit, duke e shpifur dhe akuzuar njeri-tjetrin pa asnje arsye per favorizimin e interesave te huaja grabitcare, por njehere e pergjithmone te rivetedijesohemi kombetarisht dhe politikisht, te mobilizohemi, e te veprojme si nje trup i vetem ne sherbim te interesit te pergjithshem te kombit dhe te atdheut. Te mos e vrasim veteveten, se mjaft jemi te vrare, te (sakatosur dhe te syrgjynosur(, sic i mallkonte dhe i stigmatizonte Fan S. Noli (larot dhe sterniperit e kainit( nga te tjeret, dhe sundimet e huaja tiranike te imperializmit shekullor greko-serbosllav), qe te mos jetojme ne iluzione te shkreta (se armiqte e huaj na e duan te miren, luftojne per lirine dhe pavaresine e Shqiperise Etnike, e shqiptaret, (e bejne te kunderten(. Kjo teze eshte e huaja, dhe e papranueshme, e cila eshte e identifikuar dhe e demaskuar qe nga periudha e Rilindjes Kombetare Shqiptare. Ne kete kuptim, po perkujtojme Vaso Pashe Shkodranin me vargjet e tij patriotike-antologjike, se (feja e shqiptarit eshte shqiptaria(, dhe vargjet e poezise se Andon Z.ajupit (Roberia(: (O, shqiptare te mjere, q'u ka marre koka ere, e luftoni per te tjere(), se politika nenshtruese dhe e varesise na ndihmon ne zgjidhjen e problemeve serioze me baze koloniale greko-serbe. Perkundrazi, ne duhet te mbeshtetemi ne realizmin dhe racionalen e argumenteve te se drejtes historike dhe te vetevendosjes, qe perbejne fundamentin e se drejtes pozitive nderkombetare, qe pa dyshim eshte ne anen e mbrojtjes se vertetes mbi shqiptaret dhe Shqiperine. *Autori eshte bashkepunetor shkencor i (American Diplomacy(, SHBA Gazeta koha jone
Shqipetaret ne HImalaja !Turp per mediat shqipetare ! Ne date 9 Prill 2003 u nis nje grup prej 9 alpinistesh Shqipetare per ne Himalaje me misionin dhe deshiren e madhe te ngrinin flamurin tone atje ! Me mundime dhe veshtiresi ata ja arriten dhe ne tani mund te themi krenar qe dhe flamuri sShqiptar valevitet ne majat me te larta te botes ! Grupi u kthye ne date 9 Maj nga ai udhetim ,aventure dhe sakrifice nje mujore ,te gjithe ishin shendoshe e mire ! Po si nuk i vjen zor mediave te shkruara shqiptare qe nuk shkruajten nje artikull sado te vogel neper gazeta,ne fakt ky artikull ishte i permasave te tilla qe duhej vene ne faqe te pare ! Si nuk i i vjen zor mediave televizive qe nuk nxoren lajm te pare (ose te pakten dhe dytesor) kete lajmt !? Si nuk ivjen zor qe rrine e merren neper lajme se u ul fatos nano ne krah te berluskonit ne ndeshje dhe nuk japin kete lajm qe gjith shqipetaret mund te krenohen ?! Turp ti vije ! KAq kisha une ! Po ka per te bere komente njeri dhe do bashkohet me indinjimin tim sdo me vinte keq ! Faleminderit !
VIETNAMI I DYTE NE IRAK A thua valle po ndodh e njejta gje me Ameriken,siq po ndodhi ne Vietnam????. Per cdo dite vriten ushtare amerikan,dje ishte numri me i madh i ushtareve te vrare gjate nje rezimi te nji helikopteri ushtarak transportues. Mua me duket se kete e meriton Amerika dhe se mendimi im eshte qe amerika duhet te terhiqet pa snje kusht nga Iraku dhe se duhet ta lene popullin te qete qe ta zgjedhe ardhmerine e vet.
artikull identik artikull i marre nga Korrieri Matrix 3: mjerimi i nje Krishti postmodern Serish efekte speciale, luftime kung-fu dhe super beteja. Por, edhe nje peshtjellim sadomazokist dhe lote dashurie. Keanu Reeves-Neo, ne filmin e shumepritur nga miliona fansa, shpeton njerezimin me nje cmim shume te shtrenjte. Si nje luftetar i vertete i paqes Neo, i zbehte dhe i ngrire, eshte i shtrire ne shtrat ne gjendje kome. Kur e merr veten, gjendet ne nje stacion hekurudhor te boshatisur, i thate si nje salle operacioni, e ndricuar nga drita te ftohta neoni. Ne nje stol qendrojne te ulur nje familje indianesh, babai, nena dhe nje vogelushe me fustan te verdhe dhe gersheta te gjate te zinj. Flasin per karmen, per fatin per shpetimin. Vjen treni, familja hipen. Neo i ndjek. Makinisti, nje plakush me fytyre si fantazem me floke te gjate si kacube, e pengon te hipe ne tren. Neo mbetet i burgosur tek Asgjekundi, nje lloj gjendjeje e papercaktuar mes botes se makinave dhe Matrix. Eshte skena e pare e Matrix Revolutions, kapitulli final i trilogjise futuriste te vellezerve Eachoeski e nisur ne vitin 1999 me &quot;The Matrix&quot; dhe qe vazhdoi majin e kaluar me &quot;The Matrix Reloaded&quot;. Me 5 nentor, njekohesisht ne 50 vende te botes (6 e mengjesit ne Los Anxheles, ora 9 e Nju Jorkut, 2 ne Londer, 5 ne Moske dhe 11 ne Tokio) me dhjetar milion fansa, ne nje rit kolektiv do te marrin pjese ne perfundimin e udhetimit te Neo (Keanu Reeves). Dhe me se fundmi do te mesojne nese i Perzgjedhuri do te jete ne gjendje te shpetoje njerezimin kunder perandorise se makinave. Nese posti ne loje per Neo, nje ish hacker ne rrugen e iluminimit, eshte mbijetesa e Zion, pozicioni i fundit i njerezimit, per Larry dhe Andy Eachoeski, krijues dhe regjisore te historise, eshte akoma me i larte: me episodin final duhet te provojne nese puna e tyre eshte e denje per tu shfaqur ne krah te filmave te tjere fantastikoshkencore si &quot;Odise ne hapesire&quot; dhe &quot;Lufta e yjeve&quot;. Pra: historia e &quot;Matrix&quot; eshte nje paradigme e postmodenizmit, pyet Glenn Yeffeth, autor i librit &quot;Taking the Red Pill-Science, Philosophy and Religion in The Matrix&quot;, apo eshte vetem nje film me kung-fu? Repliken e merr Joel Silver, nje nga prodhuesit e filmit: &quot;Revolutions eshte nje film, i cili mund te sherbeje si menyre argetimi, por dhe si spunto per diskutime thelbesore: Eachoeskit e kane zgjidhur udhetimin e Neo ne menyre inteligjente, emocionuese dhe argetuese&quot;. Nese perplasja e armatosur mes Qyteit te makinave dhe Zion ze te gjithe pjesen e dyte te filmit, mundimet e Neo per te shpetuar njerezit e tij jane nje pasion i vertete kristian, e megjithate mesazhi i dashurise eshte sakrifica finale. Por nga ana tjeter eshte nje film qe tregon dhe ndjeshmerine e personazheve te tij: Morpheus (Laurence Fishburne) luftetari pa dyshime nuk eshte me kaq i sigurte per fuqite shpetimdhense te Neo dhe per fjalet e orakullit; Trinity (Carrie-Ann Moss) pranon qe ka frike; ndersa luftarakja Niobe (Jada Pinkett Smith) pranon se eshte ende e dashuruar me Morpheus. Dhe Neo, qe qan si femije, per here te pare para vdekjes. &quot;E ka bere zgjedhjen e tij tashme&quot;, shpjegon aktori, fytyre e mprehte, kostum i zi si i personazhit, &quot;tani e di se me cfare shkon ndesh e megjithate si cdo qenie njerezore ka ende frike dhe shpresa&quot;. Energjite krijuese te Eachoeski jane perqendruar ne perplasjen finale, ku shfaqen 17 minuta teknologji dixhitale e sofistikuat. &quot;Na jane dashur muaj te tere pergatitje dhe tete jave per te xhiruar keto skena&quot;, thote John Gaeta, supervizor i efekteve vizive, fitues i cmimit Oskar per &quot;The Matrix&quot; (ne kete film ka perdorur 2.100 dixhitale, 800 me shume se tek Reloaded). &quot;Kemi krijuar nje teknologji te re, me te cilin kamera eshte ne gjendje te kape ndryshimin me te vogel te levizjet tejet te ngadalesuara dhe te atyre me shpejtesi supersonike&quot;. &quot;Kane shpikur disa imazhe, qe askush nuk eshte ne gjendje ti kopjoje, pohon me krenari Joel Silver. &quot;Neo eshte i gatshem per gjithcka ne emer te paqes&quot;, konfirmon Reeves. &quot;madje edhe te flijohet. Ne imazhin e fundit te &quot;The Matrix Revolutions&quot;, Neo i ngjashem me Krishtin ne kryq, gjendet i shtrire ne katafalik mbreteror. Ka mundur boten e makinave dhe ka shpetuar njerezimin: tani mund te ngjitet lart ne qiell. Por shenjterimi i vertete i Neo-Keanu Reeves do te jete me 28 tetor, kur &quot;Matrix Revolutions&quot; do te kete premieren boterore. Nje hapesire e sapo inaguruar dhe qe tani eshte tempull i mendimit futurist dhe postmodern. NEO (Keanu Reeves) Eshte goditur ne sy nga agjenti Smith, e megjithate sheh dhe degjon me shume se me pare. Imazhet e botes se jashtme i shfaqen si forma te pastra energjie. Me sy te lidhur vazhdon garen e tij per te shpetuar njerezimin. Ne imazhin final, i shtrire ne nje katafalik mbreteror, na le me mesazhin e tij te paqes. AGJENTI SMITH (Hugo Eeaving) Eshte ende lideri i padiskutuar i rebeleve, por hija e dyshimit ka dobesuar forcen e tij A eshte me te vertete Neo i perzgjedhuri? Besimi i Morpheus vihet ne dyshim dhe ai duket se eshte me njerezor. Braktis kapotat e ngushta prej kokodrili dhe fillon te veshe triko me ngjyra tokesore. SERAPH (Collin Chou) Eshte truproja e Orakullit. Tek &quot;Matrix Reloaded&quot; kishte vene ne prove Neo me nje shfaqje elegante prej kung-fu. Tani eshte ne krah te orakullit te ri, edhe nje here nje femer me ngjyre, por kete here me e rrepte dhe me pak me isntikt neneje. Seraph, nje praktikuese perfekte e arteve marciale, do te vazhdoje ta mbroje, deri ne vdekjen e saj. 26/10/2003 artikull i marre nga Panorama (reviste javore italiane) http://www.panorama.it/spettacoli/anteprime/articolo/ix1-A020001021366 cili do te jete ai origjinal &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Mendimi juaj per arrestimin e Kastriot Myftaraj Me se fundi u arrestua njeriu i cili provoki lufte fetare ne shqiperi cmendim keni per arrestimin e tij.
Top