Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Cilen gazete lexoni te paren? Pse? Kur hapni faqet e medias shqiptare ne Internet, tek cila gazete ju shkon me se pari dora per te klikuar? A ka ndonje arsye te vecante qe lexoni pikerisht ate gazete te paren? Une personalisht,krejt pa deshire kliko "Shekullin". Ka te pakten disa muaj qe jua ka kaluar te tjerave ne larmine e informaciont dhe menyren e trajtimit te lajmit. Me pare ka qene "Koha jone" zgjedhja e pare, por kthimi i kursit ne gazetes ne propagande teresisht vetjake dhe pa nje vije te qarte porfesionale per t'u ndjekur deri ne fund, me cojne tek gazetat e tjera. Shqipatren nuk e lexoj pothuajse kurre, sepse ka vetem lajme cinike qe lidhen dhe shperdridhen vetem me kroniken e zeze(pra mungon larmia), kurse "Korrierit" nuk kam nder mend t'i dedikoj gjithe diten time duke e pritur te hapet faqja kryesore e ne fund largohem me botimin e nje muaji me pare! Ok, njerez! C'mendoni per shtypin shqiptar? Kush ju terhqqe me shume? Pse? ____________________ www.progresi.org
Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë! <span style="font-style: italic">..delegacioni anulon viziten ne gjermani pershkak te veshjes islame ..</span> <span style="font-weight: bold">Nje delegacion Kosovar,te kryesuar nga OSBE-ja,per nje vizite ne Gjermani,anulon kete vizite per arsye se perkthyesja ishte Femer muslimane me Mbulese</span>!!! - Diskriminimi i vlerave s`paska kufij! - Ajo,moter muslimane u nencmua,sepse thjeshte ishte e mbuluar!! - Sherif Konjuca,kryesues i delegacionit kosovar,arsyetonte se: &quot; Kemi anuluar viziten pershkak se perkthyesja ishte nje femer me mbulese,dhe ne i takojme evropes e jo azise&quot; ... - As idiotizmi s`paska kufij!! <span style="font-weight: bold">..Ju lutem te debatojme rreth kesaj dukurie qe shpesh po ndodh,qe veshja e femres muslimane te nencmohet ..</span>
media: per mua dhe per ty, prej meje dhe prej teje!! pershendetje forumsa (apo forumista?), une jam nje nga bashkepunetoret kryesore te revistes elektronike ezeta ( www.ezeta.org ) dhe ketu dua t'ju ftoj te beheni pjese e ketij projekti... cfare eshte ezeta? ezeta eshte alternative njerezore, popullore, vullnetare ndaj medias korporative qe po zgjerohet ne shqiperi. ezeta mirembahet nga vullnetare (krejtesisht) dhe eshte e hapur ndaj pjesemarrjes se njerezve te ndryshem ne shkrime, poezi, muzike etj. ezeta ka nje pamje dhe organizim inovativ, shume ndryshe nga monotonia e zakonshme e siteve shqiptare. cfare mund te besh ti? me dy-tre fjale: mundesite jane te pafundme. ezeta mbeshtet kreativitetin dhe inovacionin e individit ne media. bashkepunimi mund te jete konstant, i herepashershem ose i rralle. gjithshka varet prej teje. fushat e bashkepunimit jane virtualisht te pafundme. http://www.ezeta.org ps: per moderatoret, nuk e di nese ky mesazh eshte i &quot;pranueshem&quot; apo nese eshte ne vendin e duhur. sido qe te jete, po e le ne gjykimin tuaj (se mos kam ndonje alternative, hehe).
Shoqeria shqiptare ne rrezik Shqiptaret sot po kalojne kriza nga me te pabesueshmet, me besoni apo jo, lexoni gazetat shqiptare ne internet qe pasqyrojne me te vertete krizen me te pabesueshme dhe me kulmuese qe ka arritur shoqeria shqiptare. Me thoni o njerez ku ndodhin te tilla fenomene kaq te rrezikshme, te vrase babai te birin, te vrase i biri nenen e tij, te shese prindi femijen e tij pa lindur akoma, tjetri per gjakmarrje nuk nguron te vrase edhe nje femije 5 vjecar, nene e baba vriten mbasi percjellin femijen e tyre per ne dhe te huaj, vellai shet motren, doktori le te vdese nje nene qe po pret per te lindur, polici vret kolegun e tij polic, ku eshte pare te rrembehen kaq shume vajza shqiptare, bije nenash, per tu percjellur ne perendim dhe per tu shitur per deshirat dhe epshet hamshoreve te bardhe dhe te zinj, burri shet gruan per leke, tjetri vret gruan me sopate sepse ja do zakoni e sa e sa cmendurira te tilla. Ku po shkojme keshtu? Cmenduria ka arritur kulmin dhe duhet ndalur. Po si o shqipetare ka mundesi te ndodhe nje katastrofe e tille shoqerore qe te rrenoje gjithshka, te mire dhe te keqe? A jemi ne vete me veprimet qe bejme? Ore shqiptare po kjo eshte nje cmenduri e papare ndonjehere. Kane humbur tere vlerat e nje shoqerie ne zhvillim. Njeriu ka humbur llogjiken dhe arsyen, shoqeria shqiptare eshte ne rrezik total Ku shkojme keshtu. E keqja po merr perpara gjithshka, nuk pyet as per njerez dhe as per para. Dikush duhet te vere dore dhe te ndaloje kete maskarade te papare ndonjehere. A nuk e shihni se c´po ndodh, a nuk jeni realiste se shoqeria shqiptare i ka thene lamtumire nje shoqerie ne zhvillim? Ku shkon valle shoqeria shqiptare keshtu?
A eshte kjo "Koha 'Jone' "???!!! Ju lutem lexojeni pak kete shkrim qe me cuditi fare dhe pres me padurim te shoh c'ndjesi do t'ju lere juve! &quot;Koha Jone&quot; Enjte, 13 Nentor 2003 VETEM TI MUND TA SHPETOSH KETE VEND! Leter e hapur drejtuar gazetarit Ilir Babaramo Ilir! Me fal qe po te shqetesoj ne keto dite te ngrysura dhe po te kujtoj, pa dashje, oret e veshtira me ish-ministrin Luan Rama. U bene disa dite qe nuk je dukur ne sallonet e darkave apo ne kokteilet e politikes. Ndaj dhe politika eshte perkeqesuar ne Tirane; Nano nuk po rrezohet, ndonese qeveris me zv/ministra dhe ka kunder te gjithe, edhe opoziten, edhe te vetet. Meta deshtoi ne rrezimin e Nanos. Edhe Gjinushi. Po keshtu po peson te njejtin fat me kandidimin e tij kryebashkiaku, Edi Rama. Edhe Meidani pak gjasa ka per ta rrezuar. Parlamenti po se po , nuk po ben asgje per ta bllokuar aventuren e jashteligjshme te Kryeministrit. Berisha nuk po ndihet ne keto dite te qametit qeveritar dhe te rremujes socialiste. Por dhe ai nuk ben dot asgje. Bashkimi Europian e kritikoi Nanon, porse atij, vetem iu duk miklim ne qafen e shkurter , tamam aty ku e ferkon paradite drejtori i kabinetit te kryeministrit, &quot;disidenti i oborreve presidenciale&quot; flokegjati poet Agim Isaku. C'te bejme o Ilir ! Kemi mbetur pa zgjidhje. Asnje dhe asgje nuk duket se do te mund ta rrezoje Kryeministrin. Ndaj po te drejtohem ty, miqesisht. A mundesh ta prishesh planin e fundjaves, te pakten kete te shtune? Mundohu dhe shko nga ora 24.00 tek Pub &quot;Rozafa&quot; i Gjergj Luces, pikerisht atje ku te rrahu ish-ministri Luan Rama me te tijte. Pas kesaj ore vjen Kryeministri me Xhoin. Natyrisht dhe me suiten e tij. Vetem dili perpara. Mos i fol. Ai do te te rrahe vete. Me mllefin dhe friken qe ka keto dite shpulla e tij eshte shume here me e rende se e Luanit. Ai e ka stervitur krahun dhe gishtat ne qelite e Bences. Goditja e tij do te jete pa deshmimtare, ndersa dhimbja natyrisht se pari do te jete jotja, dhe me pas edhe e jona. Beso tek reagimi jone ! Solidare te vetmohueshem sic jemi, hematoma do te ndjejme njeheresh me ty. Ilir, tamam per kete i duhesh vendit dhe gjithe politikes! Ne do nje keshille kristiane, kur te ndjesh djegien e shuplakes se rende kryeministrore, hic mos reago, por kthe faqen tjeter. Mjafton qe ti te dalesh me pas ne televizion. Thuaje pa ndrojtje; &quot;Me rrahu!&quot; Me pas, na e lere neve kete pune. Ne do te na vije nga pas edhe MJAFT. Shumekush do te jete aty, para sheshit te kryeministrise, per ty dhe Atdheun. Te gjitheve na ke aty. Ti vetem rrahu! Te lutemi o Ilir, hiqe kete paaftesi rrezuesish te se keqes. Frenoje kete impotence qe po le te ngrehur Nanon maje karriges. Nese ti nuk e ben kete, atehere ne na duhet te kthejme pas kohen. Do te pershpirtim per rikthimin e kohes te Saliut. Do pergjerohemi te na dale ne sheshe, do lutemi per duart e atyre qe na dogjen atehere gazeten &quot;Koha Jone&quot;, do kerkojme dite e nate policet e Sales dhe spiunet e Gazidedes, do mburremi me gardianet e Bences. Eh, sa gjera te tjera kemi per te bere , nese i nuk rrihesh! I thone dhe pese vite te tjera nga fillimi vetem per 5 sekonda te goditur qe mund te hash ti nga kryeministri tek &quot;Roza&quot;. Ilir, sakrifiko pak per popullin! Vetem nje ridalje tek &quot;Rozafa&quot; te shtunen ose te dielen te duhet. Natyrisht, nje nder ato dite qe Nano dhe Zonja e pare gjenden ne atdheun e tyre te dyte, ne Shqiperi. E merr nje shpulle per ne, o koleg, o ish-gazetar i &quot;Koha Jone&quot;. A te kujtohet ne vitet '92-'97, atehere na rrihnin vete sapo dilnim ne rruge. Tani duhet ta kerkosh te rrahuren o Ilir, ndaj turru te shtunen ne darke tek &quot;Rozafa&quot;. E di, eshte e veshtire te haje shpulle nje gjirokastrit nga gjirokastriti, por per arsye qe i duhet Atdheut dhe kesaj shoqerie, bejeni kete sakrifice per popullin dhe largimin e se keqes. Kane mbaruar institucionet e oponences perballe ketij Nano. Ti Ilir, e ke pare se si ndodhi mes tij dhe Berishes, si ngjau mes tij dhe Metes, si po rrjedh mes tij dhe Edi Rames dhe c'po ngjet mes tij dhe Moisiut. Ilir, edhe nje here rrahje te kerkojme, asgje te madhe. Nje rrahje pa gjak e pa nofulla te thyera. Vetem nje shpulle dhe jo te dyte! Paskesaj na beso se c'bejme per dhimbjen tende. E shpeto kete Atdhe nga &quot;satanai&quot; Nano. E ke pare c'po i ben PS-se? E ka kthyer ne shtepi te shejtanit, sic thote Gramoz Ruci. Pa baba e me njerke jemi bere, thote Ndre Legisi. Eshte Ndriu qe hengri dru ne kohen te Berishes dhe sot te duket si badigard i ish presidentit Meidani qe i pergenjeshtrojne firmat per kandidat perballe &quot;satanait&quot;. Po Edi, Edi Rama o Ilir, as me gjatesi s'na ndihmoi dot. Ishte kusheri i socialisteve, u be bir i shtepise dhe tani na duhet per kryetar, po s'behet fjale te na e rrezoje Nanon se s'i japin firmat KPD-istet. Te gjithe kpd-istet kur u kerkon firmen Edi, i tregojne me gisht Nanon, ose nenkuptojne ate. Kryebashkiaku o Ilir po vertitet si djali i njerkes per Kryeministrin. Se paku, keshtu i duket atij. Po ti mund te besh dicka. Mos te te ngjaje kjo leter si letrat e dikurshme te perbashketa te Edit dhe Ngjeles ne rubriken e &quot;Koha Jone&quot; me titull: &quot;Letra nga ferri&quot;. Ilir, pak rrahje te kerkoj ! Nuk ka zgjidhje tjeter ky vend pervec teje. Nuk hyn me ne pune as sheshi &quot;Skenderbej&quot;. Te gjithe te tjeret deshtuan. Vetem vajtja jote tek vendi ku darkon Nano e shpeton gjithe kete zallamahi. Ilir, ti e di, Nano, kur ishte i socialisteve, shumica e gazetareve e vleresonim si liberal, krijues, politikan profesionist e shume komplimenta te tjere. Por ka nje vit qe e nisi nga vetja ndryshimin. E mban mend, hoqi syzet. Me pas rregulloi lekuren e fytyres. E lyen me nje ilac arab, bile thone e ka nga perset e vjeter. Disa fjalekeq thone se pas pak muajsh do ti bjere lekura e re e fytyres se vjeter. Larg qofte ! Ne te vertete ai eshte bere per ti rene dy llojet e lekures, jo vetem asaj te mjekres. Na mashtroi sic di ai, me &quot;levizjen pastruese&quot;. U soll me Meten si te ishte me i keq, se Saliu. E mori ne Fier deputetin Petro Koci kur i duhej dhe e zbriti nga makina para selise se PS-se, kur mbaroi pune. E vleresoi Arta Daden ne Lushnje dhe tani e shiti tek ambasada amerikane . E mori me vete ne Rome Marko Bellon, nderkohe e la ne sallen e parlamentit. Ofroi Ermelinden tek zyra e katit te dyte dhe ne kat te pare ben humor me portretin femeror te saj . I buzeqesh Makbules dhe nderkohe mbyll syte dhe shikon Mustafa Xhanin. I pameshirshem me te gjithe, shtoi kulisat, shitjet, blerjet, makut-rine dhe isakerite kryeministrore. Riktheu devizen qeverisese: &quot;I gjithe pushteti per mua!&quot;. I dashur Ilir, misioni hyjnor tashme vjen tek ti edhe si detyrim kushtetues. Meqenese asnje instrument tjeter nuk e largon te jashteligjshmin Nano, lypset domosdoshmerisht dalja jote ne fundjave. Me pas te mbrojme ne, te tjeret ! Nuk do te duket gje renia e Luan Rames perpara mbrojtjes qe do te bejme ty para kryeministrise. Ti pas kesaj kthehu ne qoshen tende te ngrohte. Historia do te therrase kur te kemi prape nevoje per rrezime qeverishe. Nderkohe ti prape rrihesh, e keshtu me rradhe derisa politika shqiptare te piqet. Miku qe te do te miren Nikolle Lesi
A i dini këto për “Izraelin”? -A e keni ditur që të gjithë ata që jetojnë në “Izrael” e nuk janë jahudi nuk munden në këtë shtet as të blejnë tokë e as të huazojnë atë? -A e keni ditur që tabelet e automjeteve të Palestinezëve janë të ngjyrosura në mënyrë që të dallohen nga jahuditë??? -A e keni ditur që qyteti i Jerusalemit edhe pjesa lindore edhe perëndimore nga gjithë bashkësia ndërkombëtare duke përfshirë edhe Amerikën e vlersojnë si teritor i okupuar e jo pjesë të “Izraelit”??? -A e dini që “Izraeli” 85% të resurseve të ujit i ka nda për jehuditë, ndërsa 15% për palestinezët, për shembull në qytetin e Hebronit 85% e ujit është e ndarë për 400 ardhacakë jehudi ndërsa pjesa tjetër 15% është e ndarë për 120000 palestinez që jetojnë në qytetin e Hebronit??? -A e keni ditur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit ndajnë ndihmë në lartësi prej 5 miliard dollarë për “Izraelin”? -A e keni ditur që ndihma vjetore që Amerika e ndan për “Izraelin” është më e madhe se ndima që ajo ndan për krejt kontinentin e Afrikës??? -A e keni ditur që “Izraeli” është shteti i vetëm në Lindjen e Mesme që posedon armë bërthamore??? -A e keni ditur që “Izraeli” është shteti i vetëm në lindjen e afërt që nuk ka pranuar marëveshjen për çarmatosje nukleare, duke mbyllur kështu të gjithë rrugët për inspektorët ndërkombëtar??? -A e dini që “Izraeli” ka okupuar pjesë nga dy shtete të pranuara nga bashkësia ndërkombëtare; Libanin dhe Sirinë edhe përkundër rezulucionit të Kombeve të Bashkuara??? -A e dini që “Izraeli” me vite të tëra ka stërvitur vrasës të paguar dhe i ka dërguar në shtete të ndryshme në mënyrë që ti likuidojnë armiqtë e “Izraelit”? -A e keni ditur që oficirët ushtarak të “Izraelit”, në forcat e mbrojtjes, haptazi kanë urdhëruar që të ekzekutohen robërit e luftës??? -A e dini që “Izraeli” ka mohuar procesin kundër ushtarëve që kanë pranuar se kanë ekzekutuar robër të luftës??? -A e keni ditur që “Izraeli” konfiskon xhirrollogari bankare, biznese dhe pronat e patundshme duke refuzuar të paguaj damshpërblim atyre që u është konfiskuar pasuria??? -A e keni ditur që “Izraeli” e ka hudhur në ajër përfaqësinë diplomatike amerikane në Egjipt, dhe që në ujëra ndërkombëtare kanë sulmuar anijen amerikane duke vrarë 33 dhe duke plagosur 177 marinsa amerikanë??? -A e dini që “Izraeli” egziston edhe përkundër 69 rezolutave të këshillit të Kombeve të Bashkuara??? -A e dini që “Izraeli” i ka përvetësuar rreth 400 fshatra të humbura palestineze duke ju ndryshuar emrat e tyre dhe duke ju ndryshuar dukjen e tyre tërësisht???
Familja Shqiptare shet djalin (ne faqen e pare te New York Times) Nje familje nga Durresi shiten djalin e tyre tre vjecar per nje televizor. Fatmira Bonjaku dhe burri i saj kishin planifiukuar edhe te shisnin gocen e tyre e posalindur. I shoqi i Fatmiras tani ndodhet ne burg i akuzuar per shitjen e djalit. Rreth 6000 femije jane derguar jashte Shqiperise per te lypur ose per prostitucion.
Gezuar 28 Nentorin Si shpjegohet qe festa me kryesor e shqiptarve festohet shume pak ne krahasim me festat e tjera?
Stambolli goditet perseri: Shume te vdekur dhe qindra te plagosur Shume te vdekur nga nje shperthim ne Stamboll. Rruget u mbushen nga njerez te plagosur. Nje shperthim ne Stamboll te Turqise, ndodhi afer HSBC- banken Många döda i bombdåd i Istanbul Gatorna fylldes av skadade människor. En av explosionerna i Istanbul inträffade vid HSBC-banken. Samordnad terrorattack mot flera brittiska mål Minst 17 människor dödades och 350 skadades i en stor samordnad bombattack i Istanbul på torsdagen. Bilbomber exploderade vid en brittisk bank i finanskvarteren och utanför det brittiska konsulatet. Attacken inträffade vid tiotiden på förmiddagen svensk tid. Bomberna detonerade med några minuters mellanrum, just när folk hade anlänt till sina arbetsplatser efter morgonrusningen. En mycket kraftig bilbomb detonerade vid den brittiska HSBC-banken i Levent-distriktet. Bankbyggnaden raserades delvis av den våldsamma explosionen. Istanbul brukar beskrivas som Turkiets finansiella huvudstad, och handeln på stadens börs stoppades omedelbart efter explosionen. Brittiska konsulatet Samtidigt körde en bil lastad med sprängmedel genom grindarna till det brittiska konsulatet och detonerade. Konsulatet ligger i Beyoglu-distriktet, ett populärt område för fotgängare där flera andra länder har sina beskickningar - bland annat det svenska konsultatet. - Vi kände av smällen här inne. Bland annat slogs några fönster upp, även om ingenting förstördes, säger generalkonsul Ingemar Karlsson till TT. Den koordinerade attacken genomfördes när det var fullt med folk i de attackerade byggnaderna och på omkringliggande gatorna. Sammanlagt ska minst 17 människor ha dödats och minst 350 skadats, uppger den amerikanska nyhetskanalen CNN. Dödssiffrorna är dock mycket osäkra och beräknas stiga under dagen. Nyhetsbyrån Anatolia anger nu dödssiffran till minst 25. Minst 390 människor har dessutom skadats. I London bekräftar bankjätten HSBC att ett okänt antal av bankens anställda miste livet i bombdåden. Enligt en talesman för banken skakades två HSBC-byggnader av explosioner. Han visste inte i vilket hus offren befunnit sig. Ytterligare bomber Det finns även uppgifter - som emellertid ännu är mycket osäkra och obekräftade - om ytterligare explosioner, bland annat i den asiatiska delen av staden. Explosionerna inträffar bara några dagar eftersjälvmordsattentaten mot två synagogor i Istanbul i lördags, då minst 25 människor dödades och mer än 300 skadades. Det var på förmiddagen omöjligt att ringa till Istanbul. Nätet var enligt Telia överbelastat och det gick inte att koppla samtal. Däremot gick det att mejla till e-postadressater i Istanbul. Fredrik Rundkvist TT "Publikuar" Publicerad: 2003-11-20 Artikel för utskrift "Artikull per transkriptim" Artikulli eshte marre nga gazeta e perditshme suedeze "Aftonbladet"
Hakmarrja, Tmerri i Tiranes KRYEPROKURORI MUNGON DY DITE NE ZYRE Të gjithë frikë nga &quot;Hakmarrja&amp;#8230;&quot; Kryeministri shton rojet Duke filluar që në orët e vona të pasdites së të enjtes, menjëherë pas thyerjes së vërtetësisë së lajmit që në Bruksel ishte kapur kreu i organizatës së quajtur &quot;Hakmmarrja për Drejtësi Shqiptare&quot;, në Tiranë ka filluar paniku. Entusiazmi i qartë që shkaktoi lajmi për kapjen e kreut të organizatës (menjëherë u mendua se me pjesën tjetër të anëtarëve do të ishte më e thjeshtë) u zëvendësua me heshtje dhe meditim të frikshëm. Ndërsa gjatë ditës së djeshme frika u pa qartë pas disa veprimeve të policisë dhe të Gardës së Republikës për marrjen në ruajtje të disa personazheve të politikës dhe vendbanimeve të tyre. Një vëzhgues jo ekspert mund të gjente dje një shumëfishin të rojeve civile të vendosur rreth vilës së Nanos që ndodhet tek ish-blloku. Krahas gardistëve të veshur me uniforma ushtarake aty ishin shtuar edhe një dyzinë gardistësh të veshur civilë, të cilët ishin vendosur pothuaj në largësinë 10 metra larg njëri-tjetrit. Po kështu i njëjti person mund të vinte re pa frikë se në takimet e djeshme Kryeministri shoqërohej nga dyfishi i truprojave të zakonshme. Por i njëjti panik i krijuar vihej re edhe me krerët e policisë dhe të prokurorisë. Dje në prokurorinë e Përgjithshme jepnin një informacion sipas të cilit Kryeprokurori Theodhori Sollaku për dy ditë nuk do të ishte në detyrë. Që pas vrasjes së shoferit të tij kryeprokurori udhëton me një makinë Fiat Croma të blinduar, e cila lëviz në mes të dy fuoristradave me targa të policisë në bordet e të cilëve ndodhen njerëz të armatosur. Të tilla makina të blinduara janë duke përdorur këto ditë edhe krerët e tjerë të akuzës. Por paniku duket ka përfshirë edhe krerët më të lartë të policisë. Gjatë gjithë ditës së djeshme ata u janë përgjigjur në telefona vetëm njerëzve shumë të afërt të tyre dhe nuk kanë preferuar të hapin telefonat edhe për kolegët. Ndërkohë që kanë zhvilluar shumë mbledhje të cilat në mbrëmje vonë janë konkluduar në një takim me zv/ministrin e Rendit të sapoemëruar Igli Toska. Ja kush është në të vërtetë Altin Arapi Lidhja me Shytët dhe detyra si ekzekutor Në fillim vodhën disa armë në një repart ushtarak dhe me to grabitën degën e arkës së kursimeve numër 8 në Tiranë ku morrën vetëm 48 mijë lekë. Ky ishte sipas prokurorisë starti i asaj që më pas do të quhej organizata me e madhe kriminale në Shqipëri në krye të së cilës do të vendoseshin dy vëllezërit Shyti, bij të ish-funksionarit të lartë të shtetit komunist Aredin Shyti. Porse vetëm një hap larg tyre, më saktë në krahun e djathtë të Orik Shytit, sipas akuzës do të vendosej përgjithmonë Altin Arapi, djali i hallës i tij nga Vlora. I cili në vitin 1990 gjendej në Tiranë për të vazhduar studimet në ish-shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Nuk përcaktohet sesi u kishte lindur ideja për t'iu futur rrugës së krimit, porse sipas akuzës në vitin 1990 Oriku dhe Altini (me ndihmën e një të njohuri të Altinit) kishin vjedhur disa armë në repartin ushtarak numër 8770 në Tiranë. Ishin 5 pistoleta dhe tre kallashnikovë. Si fillim kishte qenë ideja e shitjes së tyre, por më pas, sipas akuzës, ishin synuar bankat. Emri i Arapit në vjedhje bankash Sipas kërkesës për gjykim të prokurorisë, emri i Altin Arapit përmendet në 22 vepra penale të filluara me vjedhjen e arkës së kursimeve numër 8 në Tiranë dhe të përfunduara me vrasjen me dashje të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi më 26.07.1996. Sipas akuzës Arapi ka marrë pjesë në pothuaj të gjitha &quot;krimet&quot; e organizatës &quot;Hakmarrja&amp;#8230;&quot;. Në tre raste të vjedhjeve të bankave në të cilat akuzohet se ka marrë pjesë janë vrarë tre punonjës, vë vendosjen e bombës në supermarketin VEFA etj. Sipas një skeme të hierarkisë dhe funksioneve të organizatës, të përpunuar nga hetimi në vitin 1996 emri i Arapit futej tek dega e kriminalitetit dhe klasifikohej i pari në listë. Bomba te VEFA dhe vrasja e Kaloshit Dy ngjarjet më kulmore për të cilat prokuroria akuzon si pjesëmarrës Altin Arapin janë konsideruar hedhja në erë e supermarketit VEFA më 26.02.1996 dhe vrasja e drejtorit të Burgjeve Bujar Kaloshi më 20.07.1996. Sipas akuzës atentati ndaj supermarketit ka qenë një akt i mirëfilltë terrorist që kishte për qëllim destabilizimin e vendit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 1996. Arapi ka patur rolin e njërit prej urdhëruesve dhe kontrolluesve të katij akti. Ndërsa vrasja e drejtorit të burgjeve sipas akuzës është kryer nga Arapi në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kështu Arapi dhe një tjetër i akuzuar i &quot;Hakmarrjes&amp;#8230;&quot; që tashmë nuk jeton, Enkeled Agaj, kanë bërë ekzekutimin e ish-drejtorit në afërsi të shtëpisë së tij pranë pallatit të sportit &quot;Asllan Rusi&quot;. Në momentin kur Kaloshi është shfaqur, Arapi ka qëlluar në drejtim të tij, duke zbrazur një krehër pistolete. Për tu siguruar se kishte vdekur, ai ka mbushur armën me një tjetër krehër, duke shënuar në kokën e viktimës. Ndërkohë i akuzuari tjetër Enkeled Agaj nuk kishte qëlluar në shenjë, duke e kursyer shoferin. Kjo është akuza e fundit në dosjen e vjetër për Altin Arapin të konsideruar si mjeshtër të atentateve, për të cilin ishte dokumentuar edhe një histori qesharake. Gjatë vjedhjes së parë të armatosur të jetës së tij, i ishte shkrehur arma pa dashje pasi nuk dinte ta përdorte. EKSTRADOHEN SOT MIQTE E KILLERIT Arapi, marrëveshje për deportim Akuzohet për &quot;vrasjen me dashje&quot; të Sinës Drejtuesit e akuzës dhe të policisë në Tiranë janë futur në tratativa për sjelljen në Shqipëri gjatë 2-3 ditëve në vazhdim të Altin Arapit, njeriut të akuzuar si vrasësi i shoferit të kryeprokurorit Sollaku. Sipas një burimi zyrtar të ministrisë së Rendit, pothuaj është arritur në një marrëveshje me organet homologe belge, që Arapi dhe dy shqiptarët e tjerë në shoqërinë e të cilëve është ndaluar, të deportohen për në Shqipëri me anë të procedurave të përshpejtuara, duke u konsideruar persona të padëshirueshëm për shtetin belg. &quot;Kemi një konfirmim pozitiv të kërkesës, por ende nuk kemi arritur të përfundojmë tratativat&quot;, ishte pohimi optimist i zyrtarit të ministrisë së Rendit. Po sipas burimit, për dy shqiptarët e tjerë të kapur është vendosur deportimi i cili mund të kryhet edhe gjatë ditës së sotme, por për Altin Arapin duhet të merret një firmë e ministrit të Drejtësisë të shtetit belg që të deportohet, pasi për të kanë filluar procedurat e ekstradimit. Sipas akuzës Arapi akuzohet për vrasjen me dashje të Genci Sinës një vepër penale që parashikon një dënim deri në 20 vjet heqje lirie. Ku u kapën Burime të policisë belge pohuan se tre shqiptarët, mes të cilëve edhe Altin Arapi, ishin kapur në kryeqytetin belg të mërkurën pasdite teksa ecnin në këmbë në njërën nga rrugët. Të tre ishin të pajisur me dokumente identifikimi false dhe me celularë me karta belge. Policët belgë kishin pasur një informacion të saktë për vendndodhjen e Altin Arapit dhe kishin ndjekur lëvizjet e tij prej gati një jave. Sipas burimeve, Arapi ishte ndjekur këmba-këmbës nga agjentë të disa shërbimeve inteligjente, me kërkesë të shtetit shqiptar, i cilësuar si ekzekutori i shoferit të kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Një ngjarje që kishte vënë në lëvizje për herë të parë pothuaj të gjitha strukturat e përgjumura të drejtësisë, por që ishte mbështetur edhe nga shërbimet e huaja policore dhe sekrete. Përgjimet telefonike Burime të policisë pohojnë se në gjurmë të Altin Arapit nuk do të ishte arritur kurrë nëse nuk do të ishin përgjuar bisedat telefonike të tij me lidhjet në Shqipëri. Me shumë fat ishte identifikuar numri i telefonit të tij në Shqipëri dhe gjurmët ishin ndjekur deri në Maqedoni. Këtu stafeta i ishte lënë shërbimit sekret të shtetit fqinj dhe kështu me radhë. Jo rastësisht amabasadori amerikan në Tiranë, Xhejms Xhefri, dy ditë para arrestimit kishte kërcënuar: &quot;Baronë të krimit ne ju jemi vënë pas&quot;. Duket, shërbimet sekrete amerikane kishin lëshuar një sinjal pozitiv për këtë ngjarje. Oficerët në Bruksel Dje në Bruksel kanë mbërritur dy oficerë të Interpol-Tiranës të cilët do të merren me plotësimin e të gjitha procedurave ligjore për të mundësuar deportimin e tre të ndaluarvve. Me të mbërritur ata kanë marrë takim me autoritetet policore belge, duke marrë edhe të dhëna për tre të ndaluarit. Sipas të dhënave të paraqitura atyre, është verifikuar saktë kapja e Altin Arapit dhe e dy të tjerëve mbi të cilët nuk ekzsiton ndonjë akuzë e njohur. Paraprakisht dy të tjerët kanë qenë me dokumente qendrimi false në Belgjikë dhe mendohet të jenë miq të largët të Altin Arapit. Ngatërresa e fotove gënjeu belgët Gabimi i paqëllimshëm i një polici të thjeshtë në vitin 1996 ka bërë që gjatë ditës së enjte të gjithë shqiptarët e interesuar të mashtroheshin nga një lajm sipas të cilit në Belgjikë ishte prangosur Orik Shyti. Pas goditjes së organizatës së quajtur &quot;Hakmmarrja për Drejtësi Shqiptare&quot; në tetor të vitit 1996, mes vogëlsirave të tjera të policisë, dikush ishte marrë me sigurimin e fotove dhe futjen e tyre në dosjet përkatëse, të hetimit apo të kërkimit. Gjatë kontrollit të banesave, ishin gjetur foto të Orik Shytit si dhe foto të kushëririt të tij Altin Arapi, të cilët të dy arritën t'i shpëtonin prangave të policisë. Pikërisht pas sigurimit të këtyre fotove, një polic i thjeshtë ishte marrë me futjen e secilës nëpër dosje. Por, teksa në duar kishte patur foton e Altin Arapit, polici, në një moment hutimi, kishte shkruar nga pas emrin e Orik Shytit. Fotua më pas ishte shumëfishuar dhe shpërndarë në të gjitha komisariatet e Republikës. Pra në duar të gjithë policëve aktikrim të vendit kishte rënë fotua e Altin Arapit nga pas së cilës shkruhej Orik Shyti. Shtatë vjet më pas, kur fotot e vjetra të krerëve të organizatës &quot;Hakmarrja&amp;#8230;&quot; pothuaj kishin humbur mes mijëra fotove të tjera të personave të shpallur në kërkim, fotua e Altin Arapit në ministrinë e Rendit vazhdonte të kishte të shkruar në kurriz emrin e Orik Shytit. Menjëherë pas vrasjes së shoferit të kryeprokurorit Sollaku, policia me të dhënat që kishte, kishte besuar se ekzekutori ishte Orik Shyti. Pak ditë më pas, shërbimet sekrete kishte dhënë një lajm sipas të cilit ekzekutori kishte kaluar kufirin shqiptar. Në këto kushte ishte përgatitur urgjent urdhër-arresti ndërkombëtar i Shytit i shoqëruar me fotografinë e cila kuptohet që ishte e Altin Arapit. Pas kapjes së tij në Bruksel, policia belge kishte marrë në duar dosjen dhe pas krahasimit të fotos, kishte dhënë sihariqin për policisë shqiptare: Kemi kapur Orik Shytin! fe. de. NE SHTEPINE E TE DASHURES SE ALTIN ARAPIT &quot;Vrasësja&quot; elegante me dy fakultete Gjyshja e Imeldës: Ka shkëlqyer gjithnjë në mesime. TIRANE Ndërsa në polici Imelda Tasho nuk pranon të ketë asnjë lidhje me vrasjen e shoferit të kryeprokurorit Sollaku, Genci Sina, në shtëpinë e Imelda Tashos gjatë ditës së djeshme kishte plakosur heshtja. Për herë parë në atë banesë kishin shkelur agjentë të shumtë të policisë, të cilët nuk lanë vend pa kontrolluar dhe kishin kthyer përmbys gjithë shtëpinë. Familja, deri dje nderuar nga të gjithë në lagje, ka mbyllur derën. Vajza e tyre e dytë, e cila vlerësohej shumë, kishte përfunduar dy fakultete, ishte me një punë të respektuar në Ministrinë e Jashtme dhe tani ishte arrestuar si të ishte një kriminele. Prindërit e saj kishin qëndruar edhe ata për të dhënë shpjegimet e tyre deri në orën 01.00 pas mesnate në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në mëngjes ata kishin shkuar në punë, në një firmë kineze për pajisje elektroshtëpiake, me shpresë se mos e gjitha kjo ishte një ëndërr e keqe dhe kur të ktheheshin do ishte sqaruar gjithçka. E vetme në shtëpi dhe e gatshme për t'u kthyer përgjigje të afërmve dhe miqve të familjes është gjyshja. Pavlina ka rrëfyer për Gazetën për tmerrin dhe ankthin që ka përfshirë familjen e tyre. Kur e mësuat arrestimin e mbesës suaj? Duhet të kenë qenë orët e pasdites kur kanë ardhur agjentët e policisë. Në shtëpi isha unë bashkë me dy prindërit e saj. Ishte bërë vonë dhe ajo nuk kishte ardhur as për pushimin e drakes, kur ia behën policët. Nga ata kemi mësuar se vajzën e kishin arrestuar që në punë. Pastaj kam ndjekur televizorin dhe gazetat, por më shumë jam e habitur, ndërsa ende nuk po e marr vesh se çfarë po ndodh. E di që është një flluskë sapuni dhe se do pëlcasë shpejt. A jua treguan motivin e arrestimit? Thonin që ishte e implikuar në një vrasje dhe pyesnin për persona që unë nuk i njoh. Kërkonin të dhëna për Imeldën, nëse ishte e fejuar apo në kishim ne dijeni për ndonjë lidhje dashurie të saj. A bënë kontroll në banesë? Policët kanë kontrolluar në të gjithë shtëpinë dhe kanë kthyer çdo gjë përmbys. Ishte hera e parë që shkelnin policë në shtëpinë tonë dhe ishte e tmerrshme. Ata kanë marrë vetëm disa gazeta që Imelda i mbante në dhomën e saj. Kanë kontrolluar edhe fotografitë e saj, por nuk kanë marrë ndonjë. A e kujtoni çfarë gazetash ishin? Nuk i kisha parë ndonjëherë, por duhet të kenë qenë gazeta të javëve të fundit, të cilat Imelda i kishte lexuar dhe hequr veç kushedi pse. Pashë që policët i panë me shumë interes dhe filluan të pyesnin në kishim të tjera në shtëpi. A shoqëruan ndonjë prej pjesëtarëve të familjes? Policët morën me vete, kur ikën, prindërit e Imeldës. Ata i kanë mbajtur në pyetje deri pas mesnate dhe i kanë kthyer në orën 01.00 të mëngjesit. Mua nuk më morën, pasi jam e sëmurë dhe duhej të qëndroja në shtëpi. Çfarë ju thanë kur u kthyen djali dhe nusja? Nuk folën asnjë fjalë kur u kthyen, por ishin tepër të shqetësuar. Thanë që vajzën e kanë ngatërruar të tjerë dhe unë e besoj këtë. Çfarë mund të na thoni për Imeldën? Është vajzë për t'u marrë shembull. Ka qenë e shkëlqyer në mësime dhe ka mbaruar dy fakultete. Vendin e punës në Ministrinë e Jashtme e fitoi lehtësisht me konkurs në korrik. Nuk na ka nxjerrë asnjëherë probleme, është pak e shoqërueshme dhe nuk ka shoqëri të keqe. Ajo është vajza e dytë, ndërsa motra e madhe Genta është në Francë dhe motra e saj e vogël Egla është në një kolegj në Greqi. Imelda Tasho komshije me vëllezërit Shyti Pallati ku banon Imelda Tasho gjendet vetëm disa metra larg atij ku banon familja e krerëve të organizatës &quot;Hakmarrje për Drejtësi&quot;, Orik dhe Laert Shyti. Kjo, sipas burimeve policore, justifikon faktin e prezencës në Shqipëri të eksponentëve të kësaj organizate gjatë kohës që ata ishin shpallur në listat &quot;Ëanted&quot;. Po sipas burimeve edhe njohja e Imeldës me killerin Altin Arapi mendohet të ketë ndodhur gjatë kohëve që ky i fundit shkonte të vizitonte familjen e Hajredin Shytit, nip i të cilit është edhe vetë. Fqinjët thonë se në banesën e Shytëve e ëma dy djemtëve super të kërkuar ka qëndruar deri para 5 ditëve dhe është larguar në Kanada. Në fakt, po sipas fqinjëve, ajo thoshte se ndihej e kërcënuar gjatë këtyre ditëve dhe tre ditë para se të largohej kishte shkëputur fare linjën e telefonisë fikse në banesë. Në qelinë e Imeldës ku policët s'guxojnë të hedhin sytë Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pakkush i ka hedhur sytë në qelinë ku mbahet rreptësisht e izoluar Imelda Tasho, por shumë kanë vënë re elegancën e 27-vjeçares, punonjëse e Ministrisë së Jashtme. Bluzja e saj e bardhë stonon me ambientet ku qëndron prej dy ditësh tashmë, por në kontrast është edhe e gjithë lidhja e saj me Altin Arapin, të akuzuar si vrasës i shoferit të kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe gjithashtu lider në grupin &quot;Hakmarrje për Drejtësi&quot;. Flokë gështenjë e hapur, tipare fine, Imelda është ndryshe nga &quot;prototipi&quot; i një të dashure &quot;të forti&quot;, (në imagjinatën kolektive bjonde e gjatë dhe e bëshme). Punonjësit e Drejtorisë së Policisë shkojnë e vijnë në korridor, por ajo dhomë, ku qëndron Imelda, nuk ka qenë dhe nuk është &quot;kompetencë&quot;e tyre. Prokurorët kanë qëndruar gjatë, sidomos gjatë orëve të natës, për të kërkuar nga 27-vjeçarja atë që ajo priste prej ditësh se do t'i ndodhte: rrëfimin e momentit të ekzekutimit të shoferit të Sollakut, me statusin e dëshmitares në vendin e ngjarjes. Gjurmët e gishtërinjve të saj, sipas policisë, janë gjetur si në taksinë nga ku është qëlluar, ashtu dhe në restorantin nga ku mendohet të ketë dalë vrasësi i Genci Sinës. Imelda qëndron e qetë në qeli, e dinte se do të arrestohej, e priste dita-ditës; me qetësi ishte ngritur dhe nga karrigia në zyrën e saj në Ministrinë e Jashtme, ku investiguesit i kanë vënë prangat pak orë para përfundimit të orarit zyrtar. Policia shprehet se nuk po merret më me vajzën, por në korridoret e Drejtorisë së Policisë Imelda është diskutimi i ditës: &quot;S'qenka hiç e pashme, komenton një polic i thjeshtë&amp;#8230;&quot;. &quot;Ik.. s'merr vesh ti, kjo është yll dhe e veshur firmato fare&quot;, ia kthen kolegu tjetër, i cili për vete, të burgosurën, e ka parë vetëm shkarazi. Njëri thotë se kishte veshur pantallona, e tjetri ngul këmbë se kishte parë fundin mbi gju të vajzës. E dashura e të akuzuarit si vrasës i Genci sinës, shoferit të kryeprokurorit të vendit, Theodhori Sollaku edhe mbrëmë e kaloi natën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Gazeta Shqiptare
BERATI!!!! Ec aty Noku!
E ardhmja jone,ne vendin tone si mendoni ju per te ardhmen ton ne shqiperia mund te jetojm gjithnji jasht shqiperis vetem per nje te ardhme a eshte e drejt kjo kur edhe ne kemi deshir te jetojm si te rinjt e botes afer shoqeris familjes per gezimin dhe per hitherimin dhe kush e ka fajn per kete jet trishtuse . :confused:
PAMJE NGA POGRADECI Vizitoni keto faqe per te shikuar ca foto nga Pogradeci: http://de.geocities.com/pogradec1980/Pogradec -Albanien.html http://de.geocities.com/pogradec1980/Pogradec .html http://de.geocities.com/pogradec1980/Pogradec 2002.html http://de.geocities.com/pogradec1980/Pogradec 2003.html http://de.geocities.com/pogradec1980/Pogradec i-Shqiperia.html http://de.geocities.com/pogradec1980/Pogradec i.html
perseri nje skandal TIRANE (17 Nëntor) - Arratisje spektakolare nga salla e gjyqit e një të akuzuari për vrasje. Ngjarja ka ndodhur sot paradite në Gjykatën e Faktit në kryeqytet. Dritan Dajti, ka shtënë me pistoletë në ajër në sallën e gjyqit në katin e tretë të Gjykatës së Faktit, ku do të zhvillohej procesi gjyqësor ndaj tij, dhe më pas është arratisur. Ai ka zbritur poshtë dhe sipas dëshmitarëve ka qëlluar edhe mbi një makinë të parkuar para gjykatës, në përpjekje për të shpëtuar. Më pas ka marrë një motor dhe është larguar. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur viktima. Policia ka rrethuar menjehërë gjykatën, por pa mundur të kapë Dajtin. I arratisuri ishte i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Faktit dhe mbahej në burgun 313. Çështja e tij pas Apelit ishte kthyer sërish në Gjykatën e Faktit. ro/ro (News24/BalkanWeb) Gjera te tilla ndodhin vetem te ne RROFTE SHQIPERIA DEMOKRATIKE
Vetvrasje e paralajmëruar Zenel Llapushi është gjetur në grahmat e fundit të jetës tek amfiteatri i Liqenit Artificial I kishte shkruar ministrit Besnik Dervishi: Më mashtrove, do të vetvritem Ardita Bala TIRANË &amp;#8211; Zenel Llapushi, 62-vjeçar, i ka dhënë fund halleve të shumta që e kishin ndjekur në jetë duke gëlltitur disa kokrra fotoksinë. Ai ka vdekur pasditen e së premtes në duart e mjekëve të pavionit toksikologjik pranë spitalit ushtarak. Vetëvrasja më e fundit e ndodhur në kryeqytet është pothuajse një kronikë e plotë e një vetëvrasjeje të paralajmëruar. Babai i katër fëmijëve, që kishte humbur shtëpinë dhe çdo kursim të jetës së tij në firmat piramidale 6 vjet më parë, kishte kohë që mendonte për t&amp;#8217;i dhënë fund jetës së tij. Shumë herë duket se ai ka paralajmëruar në mënyra të ndryshme njerëzit tek të cilët ka kërkuar ndihmë. Shumëkush, përfshirë dhe instancat më të larta shtetërore, ishin në dijeni se 63-vjeçari ishte në ditë të hallit dhe mund të bënte të fundit.Të vetmit që ai nuk ka shqetësuar asnjëherë me idenë e tij për t&amp;#8217;i dhënë fund jetës kanë qenë familjarët e tij e cilët e kanë marrë të vdekur të afërmin e tyre që në mëngjes kishte dalë nga shtëpia me fijen e fundit të shpresës. Ngjarja Ka qenë një telefonatë e një kalimtari të rastësishëm e bërë në numrin 219 të sallës operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ajo që pak pas mesditës së të premtes vë në lëvizje policinë e Tiranës. Telefonuesi ka informuar se kishte gjetur të shtrirë tek amfiteatri i liqenit artificial një person që duket si i vdekur. Pas dhënies së sinjalit, në drejtim të kodrave të liqenit kanë shkuar një grup punonjësish të policisë për të verifikuar informacionin, i cili kësaj radhe nuk ka rezultuar i rremë si në jo pak raste të tjera. Menjëherë pas mbërritjes së grupit të gatshëm të policisë së komisariatit nr.2 në kryeqytet është bërë dhe dërgimi i 63-vjeçarit që ishte në grahmat e fundit të jetës për në spitalin ushtarak. Atje megjithë ndihmën e menjëhershme që i është dhënë nga mjekët, çdo gjë ka qenë e kotë, pasi sasia e fotoksinës e konsumuar nga Llapushi ka qenë vdekjeprurëse. Pas vdekjes, trupi i është kthyer familjarëve të tij për të kryer ceremoninë mortore. Motivi Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, bëhet e ditur se 63-vjeçari me origjinë nga Gramshi dhe banues në Tiranë nuk ka kryer një akt të pamenduar më parë. Ai ka shkruar një letër para se të pinte barin e miut ku ka sqaruar arsyen e vërtetë që e kishte çuar deri në kryerjen e aktit ekstrem. Po sipas të njëjtave burime zyrtare mësohet se nga kontrolli që i është bërë rrobave të të vetëvrarit policia ka gjetur një letër ku ai deklaronte se po i jepte fund jetës së tij pasi kishte humbur të ardhurat e tij financiare në firmat piramidale në vitin 1996. Pas kryerjes së veprimeve proceduriale nga ana e policisë, materialet e kësaj çështjeje i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Tiranë. 16/11/2003 KATEGORIA: Kronikë nga Tirana
Top