Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
ARRESTOHET HASHIM THAÇI! MARRË NGA www.iliria.net Sipas burimeve ende të pakonfirmuara, bëhet e ditur se Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës është arrestuar në Hungari. Para do kohe u arrestua edhe Fatmir Limaj, udhëheqës i lartë i PDK-së nga ana e Tribunalit të Hagës. Thaçi është politikan me rangun më të lartë nga politikanët shqiptarë që arrestohet deri tani. Motivet e arrestimit ende nuk janë të ditura. /iliria
 
Prindërit e Xhorxh Tenet, votues në Himarë! ( ) Nëna dhe babai i shefit të Shërbimit sekret amerikan CIA, Xhorxh Tenet, (Koka) kanë qenë të regjistruar si votues në Himarë në qendrën e votimit 4582, dhe 4588, ndonëse mamaja e zyrtarit të lartë amerikan Tenet është e gjallë në SHBA, e ndjekur nga bashkëshorti i saj i vdekur, Qirjako Koka. Vangjelia Kacelano dhe Qirjako Koka rezultojnë të regjistruar si votues në Himarë. Ashtu sikundër u ka ndodhur shumë shqiptarëve, edhe prindërve të babait të shefit të CIA-s, ua kanë ndarë qendrat e votimit dhe nuk i lënë bashkë pas ndarjes së tyre njerëzore. Lajmi konfirmohet nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore në Himarë, por mund të verifikohet gjithashtu thjesht nëse klikon në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vangjelia Kacelano, nëna e shefit të shërbimit më të fortë të botës, është ende e gjallë dhe ajo mund të vinte të votonte në Himarë, megjithëse qysh kur është arratisur nga Qeparoi në vitin 1945, nuk ka qenë kurrë në Shqipëri. Ajo vazhdon të jetojë në SHBA, ndërsa i biri i saj është një nga njerëzit më të fuqishëm të botës. Babai i Xhorxh Tenet, i cili në Qeparo ka qenë njohur me emrin Qirjako Koka me datëlindje 1900, ka qenë po ashtu në listë, por me qendër votimi të ndryshme nga ajo e gruas së tij. Por ndërsa nëna e shefit të CIA vazhdon të jetë në listat e zgjedhësve, pasi është jashtë Shqipërisë, mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri, janë hequr nga këto lista, përfshi dhe votues të shumtë në zonën e Himarës të identifikuar si josocialistë. Familja Tenet ka emigruar për në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa djemtë binjakë janë lindur në Amerikë. Babai i Tenet, mbiemri i të cilëve është Koka, ishte nga Qeparoi, një nga fiset më në zë të Himarës. Në shekullin e 19-të familja Koka, e cila jetonte në Itali, kishte ndryshuar emrin në Tenet për arsye të mos gjendej nga gjakësit kundërshtarë. Pas Italisë familja Tenet në fillimet e shekullit të 20-të u vendos në Korfuz, por dhe atje ajo u detyrua të braktiste ishullin dhe të vendosej përgjithmonë në Qeparo të Himarës, vendi i të parëve. Babai i Tenet, shkon në emigrim në Francë ku familja e tij thuajse kishte emigruar krejtësisht dhe punon në minierat e qymyrgurit në Sent Etien, ku qendroi deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht ndërsa në Himarë Lufta italo-greke solli dhe shumë të shpërngulur, i ati i Tenet njihet në Itali me një vajzë nga Himara nga një fis nga më të dëgjuarit e krahinës Vangjelia Kacelano, e cila kishte mundur të ikte me një nëndetëse angleze nga brigjet e Himarës në prag të mbarimit të Luftës. Kështu njohja e dy të rinjve nga Himara në tokën italiane, do të sillte emigrimin e tyre përfundimisht në SHBA në qytetin më metropol të botës New York. Ndërsa në 5 janar 1953 dy djemtë binjakë George dhe William do të vinin në jetë, por në vitin 1965 babai i tyre pas pak vitesh do të ndahej nga jeta. Sot, ndërsa George ka një djalë me emrin Jani, Bill është babai i tri vajzave, të cilët rrinë pranë gjyshes së tyre 87 vjeçare Vangjelia Kacelano. Copyright © Media Enter 2003 Marre nga: <span style="font-style: italic">http://www.gazetatema.net/</span>
Ekziston censura ne mediat shqiptare? A nderhyn qeveria ose institucione te ndryshme shteterore ne politiken e gazetave shqiptare duke u imponuar atyre vijen e saj? Une do te doja te mos ishte e vertete, por fakti eshte se jo me larg se mbreme, struktura te ndryshme shteterore kane nderhyre ne forma nga me te uletat, per te penguar publikimin e nje letre te hapur qe Levizja MJAFT i dergonte Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, pas nje kercenimi per procedim penal qe kjo e fundit i kishte bere levzijes. Letra e hapur ishte derguar per botim ne te gjitha mediat shqiptare por nderhyrjet kane qene aq brutale, saqe artikulli eshte hequr ne disa raste, ne momentin kur ishte duke u cuar ne shtypshkronje. Per fat te mire, ka shpetuar pa u censuruar versioni online i KORRIERI-t ku une e gjeta letren e MJAFT dhe qe po e riprodhoj me poshte. Si mendoni, a ka permbajtje aq te rrezikshme ky artikull sa te censurohet si te ishte material me karakter terrorist? Qytetaret perballe KESH: Kush duhet te ndihet i fyer? &quot;Levizje mercenare&quot;, &quot;te degjeneruar&quot;, &quot;spekullante&quot;, &quot;vjedhes te energjise elektrike&quot;, &quot;xhepambushur me honorare&quot;, &quot;kllounade e neveritshme&quot;, &quot;bufonade djemsh e pleqsh pa argumenta&quot;. Me keto epitete e te tjera emertesa te zeza, te cilat s'eshte vendi e s'na i nxe goja t'i riprodhojme pike per pike ketu, ishte mbushur diten e fundit te vitit qe shkoi, nje cope leter e nxire me shume prej ketij vreri, sesa prej bojes se faksit te Koorporates Elektroenergjetike Shqiptare - gjegjesisht e njohur si shperndarese bujare e erresires qe pllakos pernate qindra mijera familje shqiptare nga jugu ne veri. Shume gjera te cuditshme ndodhin perdite ne kete atdhethin tone. Nje shqiptar mund te vritet ne kufirin grek si te ishte nje insekt, por qeveria e tij eshte e fundit qe e merr vesh; nje force politike e merzitur nga rezultati i zgjedhjeve thote se mund te marre edhe shembullin e Gjeorgjise ne Kaukaz; nje Kryeminister u tregton naten aleateve kolltuke nepunesish civile, per te cilet diten betohet se nuk preken; nje ndermarrje monopoliste telefonie me cmimet me te larta ne Europe genjen pa pike turpi kur thote se ka tarifat me te uleta e i ngre ato per te arnuar gropat e abuzimeve; nje program qeverie premton se do te kete prioritet arsimin dhe buxheti per shkollat eshte ne nivelin e Afrikes. Te tilla absurditete ndodhin plot ne Shqiperi dhe jane shnderruar tashme ne fakte normale brenda absurditetit te tyre, por ishte e parrefyeshme ajo qe na pane syte e na degjuan veshet teksa lecitnim nje Njoftim me zanafille nga zyra e shtypit dhe e marredhenieve me publikun te KESH kete 31 dhjetor. Korporata jone e nderuar Elektroenergjetike ndjehet e fyer prej nesh: Levizjes qytetare MJAFT!. E prekur thelle ne seder. E lenduar aty ku s'mban me dhe e cenuar ne dinjitet, imazh, prestigj e te tjera latinizma tingellonjese si keto. Na e shkruante vete! Disa dite me pare, levizja MJAFT! organizoi nje proteste paqesore perpara viles qeveritare ku ka ngritur shtatmadhorine Kryeministri yne i nderuar, gjate kohes qe zyra e tij ne godinen e qeverise eshte ne rindertim e rimobilim e siper. Ishte nje proteste ne diten e fundit te vitit 2003, per t'i uruar pushime te gezuara ne Vjene kreut te qeverise sone dhe per t'i shprehur solidaritetin se ne, populli i vendit te tij, me i varfri dhe me i keqsherbyeri ne Europe, gjate shtegtimit te tij, do t'i perballonim me heroizem mungesat qe na kane rene per hise. Ishte nje proteste ne forme kartoline permbledhese e vitit qe shkoi, per t'u kujtuar njerezve qe na drejtojne se ndersa udhetojne drejt horizonteve te lira anes Danubit blu, ketu, anes Lanes boje kaki, Vjoses se egersuar e Bunes se turbullt, ka njerez qe presin prej tyre me pak pushime e me shume vemendje. Ne kishim zgjedhur gjeneratoret si mjetet me te zhurmshme dhe vulen me te turpshme qe po cnderojne tash 10 vjet rruget tona me akuzen e tyre bucitese, per t'u thene prijesve tane se sa pak gjera per te festuar mund te kemi ne shqiptaret e thjeshte, kur deri driten e syve na duhet ta fitojme ne kete fare feje. Kur gishti tregon henen, budallai shikon gishtin, mirepo ja qe Koorporata jone inteligjente Elektroenergjetike, vuri re ne kete mesazh tonin ndaj qeverise nje fyerje te papare kurre me pare ndaj nderit te saj personal. Nje blasfemi, nje hata, nje provokacion qe banda jone e te paguarve nga kushedisekush, kushedisekur dhe kushediseku, po ndermerrte per te perbaltur figuren e paperlyeme e te llagarte te nje prej ndermarrjeve per koken e se ciles bejne be gjithe shqiptaret nga jane e nga s'jane, maje maleve e tatepjete fushave, buze deteve e anes lumenjve. Interesante, zoterinj te KESH-it. E lecitnim karten tuaj njoftonjese, perfund se ciles dridhej brishtazi emri i nje zedhenesi dhe pyesnim njeri-tjetrin: te kete kaq guxim nje zedhenes sa te premtoje ne emer te gjithe kompanise persekutime ne pergatitje e siper, gjyqe, inkursione ndeshkimore, gjueti shtrigash? Te dashur zoterinj te KESH-it, Ne sinqerisht nuk e kuptojme sesi mund te guxoni te jeni ju ata qe ndjeheni te prekur nga zemerata qytetare, kur ende pas 12 vjetesh postkomunizem, Shqiperia eshte perseri sot turpi i Europes, fale punes suaj meritore per te bere ekzaktesisht &quot;asgje realisht te prekshme&quot; per permiresimin e gjendjes se furnizimit me energji ne vendin tone? Si arrini te mos ndjeheni ne faj nga fakti, se ne vend qe te na provoni reflektim ne dhe gjithe qytetareve qe ju i mbani te lidhur me ane kontratash te hartuara sipas nje arrogance qe ju favorizon vetem juve fund e krye, dergoni per botim neper media, pacavure te verteta qe te kujtojne fleterrufete e qemotit - madje ato me te shkarrashkruarat e skotes se tyre. Si ia dilni te vetegenjeheni me idene se askush nuk i ve re, nuk i mban mend a nuk i shenon diku akrobacite tuaja &quot;ligjerisht korrekte&quot; me tendera dhe reklama absolutisht te panevojshme ne situaten monopoliste qe gezoni ne treg? Ku e gjeni ju kurajon zoterinj te KESH, qe gjate shetitjeve tuaja neper qytetet hallexhesha te ketij vendi, dhuroni dy a me shume ore drita, si &quot;honorare&quot; per komplimentet qe ju jep njeri apo tjetri kryetar bashkie. A harroni qe eshte detyra juaj te jepni gjithe energjine qe mundeni dhe sa here qe beni kete, ju nuk permbushni premtime, por thjesht detyren per te cilen ju paguajme ne qytetaret? Eshte vertet mbreselenese se ne c'menyre trashanike orvateni te luani me aluzionet per perlyerje te atyre qe ju i quani &quot;ndonje drejtues i kesaj levizjeje qe ka kryer lidhje te dyfishte ne lokalin e tij&quot;, duke synuar kesisoj te njollosni levizjen MJAFT! me metoden e daleboje: &quot;ua dime ne ca gjera juve&quot;. Zoterinj te KESH, synimi i protestes sone ishte pikerisht ky; qe pa asnje rezerve ju te kryeni detyren tuaj ndaj kujtdo. Te na ndjeni, por vume re, se jeni te sinqerte ne bindjen tuaj se fantazia qe na shisni per realitet, duke marre pozat e atij qe s'i ka borxh njeriu dhe qe eshte ne rregull me planin, duhet te vleje per te gjithe. Sipas jush, keshtu duhet te ishte pernjemend bota ku duhet te fillojme te jetojme edhe ne te tjeret, duke bere sikur problemet s'ekzistojne vetem ngaqe ne bilancet tuaja shifrat ne fund te vitit perputhen per bukuri. Nuk e dime a do t'ju vinte per mbare zoterinj te KESH sikur t'ju jepnim uraten, meqe per Vit te Ri na premtuat, sikur po na benit nder, ca ore drita me teper, duke na treguar kesisoj qe jo se nuk keni mundesi ta beni kete perdite: ju thjesht s'doni vete. I keni rene pikes kur thoni se eshte e lehte te dalesh sot neper rruge per t'i rene trumpetes se protestes. Eshte e vertete dhe meriten e keni pikerisht ju qe na jepni arsye te pafundme per ta bere kete. Ju sigurojme sidoqofte, se me e lehte akoma eshte te mos dalesh neper rruge, por te pranosh te te perdhunojne ne heshtje. Ata qe ju i quani pjesetare ne &quot;nje bufonade djemsh e pleqsh pa argumenta&quot;, jemi ne: djemte dhe vajzat qe kane vendosur te jetojne ne Shqiperi; nje emer tek i cili - pavaresisht deshires suaj - besojne akoma shume njerez. Nese me te vertete kishit menduar se mund te ndermerrni cdo hap qe deshironi drejt rritjes se tarifave, apo rreth hapjes dhe mbylljes sipas qejfit tuaj te &quot;rubinetit&quot; te energjise elektrike per njerezit, pa ju hasur sharra nderkohe ne protesta, reagime qytetare, apo edhe presion pozitiv qe synon t'ju beje me dije se keto lojera tuajat dhembin, atehere dijeni zoterinj se keni jetuar me iluzione. Nese mendoni se do te beni gjumin e qete, pasi keni urdheruar ndeshkimet kolektive me erresire te qytetareve te Shkodres, Vlores, Vermoshit apo Delvines, vetem sepse ju dhe punonjesit tuaj jeni te paafte te vilni pagesat e faturave te disa te papergjegjshmeve, atehere ne ju themi se gaboheni. Nese keni iluzionin se mund te jeni ju ata qe i kerkoni llogari qytetareve perse ankohen, pasi ju e perdorni energjine elektrike si nje shkop me karrote ne maje, qe here ia afroni e here ia largoni nje gomari te uritur e te lidhur ligsht pas pemes, serish e keni gabim. Betejen tuaj te vertete, zoterinj qe duhet te na sillni drite, shkoni e fitojeni ju, atje ku ajo duhet fituar. Ne ato shtepi njerezish qe s'ju kane kurrfare borxhi e qe prape nxijne si shpella prehistorike; tek te porsalindurit qe s'ju kane as ata borxh dhe qe e para gje qe shohin, eshte dhurata juaj prej erresire; tek nxenesit qe fale territ tuaj braktisin librat per t'iu kushtuar puneve edhe me te zeza akoma; tek &quot;partizanet e panjohur&quot; te nje mjerimi te kultivuar; e deri tek anemia e investimeve te huaja - investime te munguara te cilat paaftesia juaj per te siguruar minimumin e energjise i largon prej ketij vendi, si prej murtajes. Na vjen keq mbi te gjitha kur shohim se sa te ngeshem jeni ju dhe Koorporata juaj kur ne keto dite te ftohta dimri duhej te ishit te mbytur ne pune per te na e hequr damken e popullit te kandilit ne mes te Europes. Eshte e trishtueshme vertet te shikosh se ju jeni madje aq te ngeshem, saqe ne vend te shikoni e te kryeni mire detyren per te cilen ju paguajme me taksat tona, e bjerrni kohen duke shkruar instruksione perdorimi te levizjeve qytetare apo duke hartuar sugjerime te pakerkuara per objekte te tjera protestash perpos &quot;sektorit&quot; tuaj. S'gjejme fjale falenderuese per predisponaten dhe dashamiresine tuaj te posacme, ndonese vazhdojme te mbetemi te cuditur nga ngeshmeria qe ju shfaqni duke na treguar arat tona. Sidoqofte, zoterinj te KESH-it, pergezime; zoterimi i menyres kushtore te zgjedhimit te foljeve ishte i persosur ne njoftimin tuaj per shtyp, ku na e benit te qarte si drita e llampes (kur ka energji ama) se c'dite te bardha do te na prisnin, nese ju si KESH do te liheshit rehat; nese levizja qytetare MJAFT! do te protestonte kunder vete qytetareve qe jane bere shume te padurueshem; nese TEC-et e HEC-et do te ndertoheshin vete; nese financimet per MJAFT! do te nderpriteshin menjehere fale nderhyrjes tek ca tipa qe i di drejtori. Mrekulli do te ndodhnin, nese ne do te pranonim se qytetaret nuk vidhen nese ua rrit cmimin e fatures atyre qe paguajne per te mbuluar humbjet e shkaktuara prej atyre qe s'paguajne, apo prej paaftesise se KESH per te reformuar sistemin e prodhimit, shperndarjes dhe faturimit. Ky realitet virtual kaq i embel dhe fantastiko-shkencor, ishte i shperndare gjithandej neper Njoftimin tuaj per shtyp qe mbante per kre daten 31/12/ ... 2004. Besojme se, edhe ky i vitit ne te cilin na dergoni dokumentin, eshte nje gabim, sic eshte fundja tere teksti juaj. E kemi pleqeruar se keshtu mund te jete, pasi s'na e ndjen zemra qe Koorporata jone e drobitur me ato problemet e shumta qe ka, ta kete takatin per te udhetuar ne kohe, duke iu referuar ne kartera zyrtare te diteve tona, ngjarjeve qe do te ndodhin vite drite me vone. Jo se nje Koorporate Elektroenergjetike, e cila fluturon nga epoka ne epoke e ka te ndaluar te beje marifete te tilla. Por ngaqe na e do mendja, se nese kjo Koorporata jone do te vente e te vinte pa problem nga e ardhmja ne te tashme, mund ta shfrytezonte per punera me te dobishme nje dhunti te tille. Si? Duke sjelle ca ore drite me teper, per shembull? Levizja MJAFT!
Isa Boletini luftetar apo politikan??? Te gjithe e dime historine e Ises qe shkoi ne Londer per bisedime si perfaqsues i yne dhe vajti ne takim duke treguar armet dhe kushedi se ca ka folur atije. Se u pa rezultati, u nda Shqiperia dhe ky kur mberriti ne Shqiperi ka thene me siguri: "Ata vendosen te na ndajne po une ua futa atyre sepse vajta me dy pistoleta, njeren e dorezova dhe tjetren e fsheha ne kembe".
Re: Flash! <span style="font-weight: bold">Inaugurohet Spangofon-i</span> Eshte shtrenjte me telefon. Me mire te bisedojme me spangofon. Kjo ka qene shpikja me e fundit e te rinjve te levizjes Mjaft te cilet kane krijuar nje kordon te vertete nga drejtoria e Albtelekomit deri perpara kryeministrise, ku kane kryer ritin formal te inaugurimit te nje linje telefonike origjinale me baze spangosh e kutish kartoni. Nje gjest ironik ndaj inaugurimeve bombastike por boshe qe Albtelekom ka kryer ne keto vite, pa mundur te permiresoje cilesine e sherbimit dhe duke cuar deri ne rritjen e fundit te kontestuar te cmimit te bisedave. <span style="font-weight: bold">Frankfurt: Danke Skela!</span> Gazeta sportive e qytetit e ka quajtur nje artist te vertete shtatshkurtrin shqiptar i cili dalengadale po rikthehet ne formen e tij me te mire. Fantazisti i Eintrahtit te Frankfurtit, Ervin Skela ka qene shenuesi i golit te dyte ne fitoren 3:2 te skuadres se tij javen qe shkoi ndaj Volfsburgut, ne nje perpjekje heroike per te fituar vende ne renditjen e pergjithshme te kampionatit gjerman. Skela i cili ishte shqiptari i vetem ne fushe pasi Cipi ishte skualifikuar dhe Dragusha ndenji rezerve, ka fituar nje penallti te cilen e ka shnderruar vete me pas ne gol. <span style="font-weight: bold">Kercenim islamik per Tupen</span> Perkthyesi i njohur dhe publicisti Edmond Tupja ka qene ne qender te vemendjes javen qe shkoi per shkak te nje denoncimi qe ai ka bere ne policine e Tiranes ndaj disa kercenimeve terroriste ne adrese te tij. Tupja, profesor ne Universitetin e Tiranes ka denoncuar disa telefonata qe i jane bere fill pas mbarimit te nje emisioni televiziv ku ai ishte shfaqur si nje mbrojtes i laicitetit te shkolles shqiptare ne kuadrin e debatit per lejimin ose jo te veshjeve fetare ne institucionet arsimore publike. <span style="font-weight: bold">Cervenkonvski: Pavaresi per Kosoven</span> Ka gjetur mundesine ne takimin qe ka zhvilluar ne Uashington me drejtuesit e Keshillit Kombetar Shqiptaro- Amerikan dhe perfaqesues te diaspores shqiptare ne SHBA, qe kryeministri maqedonas Cervenkovski ta pranoje: Po Maqedonia do te mbeshtese nje shtet te Kosoves ku do te mbizoteroje ligji dhe marrdheniet e mira me fqinjet. Se fundi, po shihen nje numer reagimesh te zyrtareve te larte maqedonas pro pavaresise kosovare ndersa po afron viti 2005 kohe kur do te percaktohet perfundimisht statusi. Qendrime te moderuara kane mbajtur edhe presidenti Trajkovsi e ministri i mbrojtjes Buckovski. <span style="font-weight: bold">Kreret e AKSH: Duam azil</span> Jane shpallur persona non grata ne Shqiperi, por dy kreret e AKSH-se qe po gjykohen ne Tirane, jane te gatshem te kerkojne azil politik ne vendin ame. Procesi ndaj Adilit dhe Islamit, krere te Armates Kombetare Shqiptare qe u arrestuan nga autoritetet dhe u akuzuan per propagande luftenxitese dhe falsifikim dokumentash, eshte ne perfundim, pas nje vendimi per lirimin ne sallen e gjyqit te dy personave qe konsiderohen si heronj nga AKSH, nje organizate qe pretendon bashkimin e Maqedonise perendimore me Shqiperine dhe qe konsiderohet si ekstremiste nga Shtepia e Bardhe. <span style="font-weight: bold">Kongoli le doganat</span> Rezultatet e dobeta apo emerimet e pamatura kjo nuk eshte fort e qarte, por Tatjana Kongoli e cila me aq buje u vendos ne krye te doganave shqiptare pas largimit prej andej te Ferdinand Papadhimes, eshte larguar pas nje vendimi te shpejte te qeverise te enjten. Doganat paten nje renie ne realizimin e te ardhurave te cilat kapen vetem shifrat e 92% te parashikimeve dhe kjo duhet te kete qene arsyeja baze. Por jo me bindesja. Vendin e Kongolit e zuri Shpetim Idrizi i cili ne krye te tatimeve kishte pasur edhe ai mosrealizime. <span style="font-weight: bold">Ceco ngre flamurin</span> Kane dashur me siguri te bejne shaka kur e kane krahasuar me Ismail Qemalin ketu e 91 vjet me pare, por sidoqofte nenkryetarja labe e Kuvendit, Makbule Ceco ka qene gruaja e pare ne historine e Shqiperise qe ka ngritur flamurin gjate ritualit te pervitshem te 28 Nentorit ne Vlore. Ceco ishte ne krye te nje delegacioni zyrtar nga Tirana i cili sivjet ishte i nje niveli teper te ulet per nje feste kombetare. Kjo solli qe festimet e sivjetshme ne kryeqytetin e pare shqiptar te ishin te vaketa dhe te padenja. <span style="font-weight: bold">Sport Five blen Shqiperine</span> Cmimi eshte me shume se 2 milione euro, por behet fjale per disa ndeshje futbolli. Nese ne eleminatoret e shkuara e drejta televizive e ndeshjeve te Shqiperise vleresohej dhe shitej 700 mije dollare dhe te gjithe ishin te kenaqur, kesaj radhe vlera kapi 2,7 milione eurot dhe te gjithe fluturojne nga gezimi. Kompania Sport Five, i bleu pa pritur te hidhej shorti i Frankfurtit te gjitha te drejtat televizive te ndeshjeve te kombetares tashme te fuqizuar shqiptare, ndonese ishim perseri ne vazon e fundit. <span style="font-weight: bold">OMGJ-te kane hyre me kohe</span> Paskan qene te kota sirenat e alarmit qe damkosen anijen Liverpool si pruresen nga deti te bajlozit te OMGJ-ve ne forme mielli amerikan soje e fare misri yankee. Produkte te modifikuara gjenetikisht ne Shqiperi kane hyre ne heshtje te plote para pese vjetesh, nepermjet nje ngarkese me vaj ulliri mall kinez te cilin e kemi pire e na eshte bere gjak e dhjame. Organizatat ambientaliste te cilat u bene nismetare nje muaj me pare te debatit publik kunder hyrjes se OMGJ-ve, kane bere te ditur ne menyre te pafuqishme lajmin e mesiperm javen e shkuar. <span style="font-weight: bold">Moisiu, ditelindje ne heshtje</span> Pa u marre vesh fare, por presidenti yne i Republikes ka festuar ditelindjen kete jave. Me nje dhjetor, ne qetesi te plote, Alfred Moisiu ka rrumbullakosur 74 vjet jete, nder te cilet ky i fundit, me i lavdishmi, pasi fati i ka percaktuar poltronen e kryetarit te shtetit. Ne kete dite, e cila me e famshme eshte per publikun per shkak te aktiviteteve qe organizohen ne kuadrin e luftes kunder AIDS, i vetmi qe e ka uruar me nje telegram, ka qene kryeministri Nano, i cili nuk ka harruar ti kujtoje me nentekst tek pjesa ku perfshinte ne urim edhe qeverine qe ai drejtonte, se pikerisht ketu qendron problemi: tek qeveria. Marre nga Revista Klan, http://www.revistaklan.com/lexotext.asp?id=102
 
Artikull i Nicholas Gage kundra Shqipetareve... Ky artikull eshte derguar nga nje mik amerikan nga Seattle, Washington. Gazeta eshte The Seattle Times nen Seattle Post-Intelligencer ne revisten e cdo te Diele Parade. Date 27 Korrik 2003. Artikulli ishte derguar i fotokopjuar dhe siti i revistes Parade e ofronte me pagese, prandaj eshte i skanuar. Per fat te keq artikulli eshte ne anglisht. Ju kerkoj ndjese atyre qe nuk e njohin gjuhen angleze. Une per vete e gjeta kete artikull ofendues ndaj shqipetareve. A mund te krahasohemi ne me Irakun, sic e cileson Shqiperine zoti Gage? Jepni mendimet tuaja...
20.000 te vdekur ne Iran Nje termet shume i fuqishem ka goditur Iranin.Viktimat e deklaruara zyrtarisht nga autoritetet iraniane jane 20.000,kurse numri i te plagosurve i kalon 50.000.Autoritet e vendit i kane bere nje apel te deshperuar komunitetit nderkombetar per te pasur ndihma dhe kane gjetur pergjigje pozitive nga shume vende. Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojne Iranin. Ne kete shtet termetet jane te shpeshta. Ne 1990 gjithnje ne veri te vendit te vdekurit arriten shifren 30.000.
Bho?! Me qesh a me qa? <span style="font-style: italic">Lei gli chiede di comprare il latte, lui tenta di strozzarla</span> <span style="font-weight: bold">Bari, in manette un giovane di origine albanese, che ha tentato di uccidere la moglie con una bretella del reggiseno. La donna è guaribile in 5 giorni </span> BARI - Lei gli chiede semplicemente di andare a comprare il latte, lui, per tutta risposta, tenta di strangolarla con la bretella del reggiseno. E' accaduto a Bari, dove un giovane di nazionalità albanese, di 23 anni, ha reagito con furore alla richiesta della moglie, che lo pregava di andare a prendere il cibo per il bambino piccolo. Sul posto sono intervenuti i carabinieri che hanno arrestato il giovane che, sposato con una ragazza di Bari, ha aggredito la moglie tentando di soffocarla con la bretella. Un aggancio che poi, per fortuna, si è rotto durante la colluttazione. La donna ha riportato lesioni guaribili in cinque giorni. Il giovane ha precedenti sempre per maltrattamenti in famiglia. (3 agosto 2003, ore 17,25)
Në BBC fyhet himni shqiptar, reagojnë emigrantët në Londër Dialogu mes aktorëve të telefilmit, pjesëmarrës në bashkëbisedimin televiziv dhe një regjisoreje të pranishme në këtë emision, është bërë shkak për një lum reagimesh nga emigranët shqiptarë në Angli. Në dialog, regjisorja duke i'u drejtuar Shane Ritchie, që është aktori kryesor i telenoveles në rolin e Alfie Moon, lëshon batutën: "An she fart the Albanian anthem?" që në shqip përkthehet "A mund ta pjerdhë ajo himnin shqiptar?". Edhe pse ende nuk dihet cili ka qënë shkaku që dialogu mes regjisores dhe aktorëve është përqëndruar te himni shqiptar, përveçse argëtimit të audiences, ky dialog ka ngjallur reagime të shumta të bashkëkombasve tanë emigrantë në Angli. Reagimet e emigrantëve shqiptarë Menjëherë pas dialogut të transmetuar direkt nga "BBC 1" reagimet kanë qenë të forta, kryesisht nga komuniteti shqiptar në Angli. Episodi flagrant nga protagonistë të një telenovele që ndiqet përmes ekranit të televizorit nga pothuaj shtatë milionë anglezë, ishte ndjekur drejtpërdrejt me indinjatë edhe nga një numër i konsiderueshëm telespektatorësh shqiptarë të telenovelës. Duke filluar që nga ai moment, ata i janë drejtuar me letra ankese gjigantit televiziv anglez. Ilir Ndreu, njëri prej emigrantëve shqiptarë, i revoltuar nga përmbajtja e dialogut mes njerëzve të stafit të telenovelës për himnin kombëtar, u shpreh për Gazetën, se "është shumë poshtëruse që kur njerëzit bashkohen pranë familjeve në këtë ditë gëzimi, producentët e kësaj telenovele gjetën momentin për të abuzuar e ofenduar rëndë himnin shqiptar. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Britaninë e Madhe, duke përfshirë intelektualët, gazetarët dhe studentët, që t'i drejtohemi kanalit "BBC 1" me letra proteste rreth këtij akti të pa precedent talljeje me himnin e një kombi ndër më të vjetrit në Europë". I njëjti shqetësim është shprehur dje edhe nga shumë emigrantë të tjerë shqiptarë, të cilët jetojnë prej vitesh në Britani. BBC, ende asnjë reagim Gjiganti televiziv "BBC", në valët e të cilit është transmetuar emisioni, nuk ka dhënë ende sqarime mbi faktin përse himni shqiptar ëshë bërë objekt i bisedës direkte. E kontaktuar nga Gazeta, zëdhënësja e shtypit pranë BBC, e cila mbulon marrëdhëniet me publikun, nuk pranoi të bënte asnjë koment. Ajo u shpreh se "për momentin koorporata televizive është e pamundur të bëjë ndonjë koment rreth këtij rasti". Por ndërsa nuk ka marrë përsipër një jusifikim mbi atë që ka ndodhur nga transmetimet e "BBC 1" për himnin kombëtar shqiptar, ajo është shprehur se "ne i marrim tejet seriozisht ankimet nga publiku"./GazetaShqiptare/F.F./Liria
Cila do jete e ardhmia e SHqiperise? Cila do jete e ardhmia e SHqiperise? Si mendoni , a do kthehen shqiptaret qe jane jashte shtetit perseri ne Shqiperi?
Re: Cfare dhuratash blejne shqipetaret per Krishtlindje dhe Vitin e Ri?? Une kam filluar ti blej dhuratat per te afermit dhe miqte e mi, tani jam ne perfundim e paketim.( me pelqen ti paketoj vete, jo ti marr te gateshme , me paketim) Pastaj persa i perket veres, nder me te mirat do blihet,kuptohet dhe mish pate . Kaq per tani...
Izraeli bombardon Sirine Ne oret e vone te nates avione te ushtrise izraeliane kane bombarduar territorin sirian ne afersi te Damaskut. "ishte nje kamp terroristesh te Jihadit" konfirmon shtabi i larte izraelit "ishte nje kamp per refugjate" konfirmon nga ana tjeter zedhenesi i ministrise se puneve te jashtme siriane. U mblodh menjehere pas ngjarjes keshilli i sigurimit te OKB- se. Ne kete mbledhje diplomacia siriane kerkoji me force qe te perpilohej nje dokument i OKB-se ku denohej ky agresion brutal i Izraelit ne toke siriane. Nga ana tjeter ambasadori i SHBA prane OKB-se Negroponte pohoi sot per shtypin: "Washingtoni eshte i bindur se Siria qendron nga ana e gabuar e luftes kunder terrorizmit". Me kete fraze lihet shume qarte te kuptohet se administrates Bush as nuk i kalon neper mend qe te denoje aleatin Izraelian. Ne kete kontekst me lind natyrshem nje dyshim. çdo shtet atehere mund te sulomoje nje tjeter (duke gjetur 1000 shkase) mjafton qe te kete mbeshtetjen e SHBA. Mos eshte kjo valle demokracia globale????? :confused:
Billy Graham (i famshmi) dhe miku i tij Vezhgoni lojen qe behet ne kurriz te popullit te shkrete iraken: Pasi ja bombarduan shpirtin jashte trupit irakeneve, tani Billy Graham (Rev. Franklin Graham) miku me i ngushte i W.Bush (shif. Miqesia (link) qe e shpetoi nga alkooli deklaron se ka bere gati me mijera misionare te shpetojne keto shpirtera. Lakenjte e tij do ndjekin te njejten rruge: Buken dhe fjalen (italianet thone shkopin dhe karoten ne sume). Shif Misionaret e pare ne Irak Cfare kenaqesie per popullin musliman iraken qe vijne keta barinje te mbare.
Seksi dhe Tirana Whatever happened to &quot; e duam Tiranen si gjithe Europa &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &quot; ? Lexoni si vijon... <span style="font-style: italic">Seksi dhe frika nga martesa Ulur në një tavolinë me miq të mi. Me nga një gotë “Margar itas” përpara, në zymtësinë e barit fytyrat bëhen më tërheqëse, më misterioze më pak të dukshme…por, ne na kishte ënda të flisnim për ato gjëra të cilat, në moshën tonë kanë filluar të na krijojnë një lloj kompleksi. Mbase, kush po lexon këtë rubrikë do e quajë këtë si një përgjigje ndaj sime mëje apo të gjitha nënave shqiptare, të cilat kanë një lloj koncepti e mentaliteti të caktuar. Në fakt biseda jonë filloi me raportet njerëzore, lidhjet e gjata dhe me atë që nënat tona e quajnë “përfundim” të tyre…martesën… E vërteta është se sapo në rrethin tonë shoqëror flitet për martesë, njerëzve fillojnë t’u dalin komplekset dhe brirët. Të gjithë pak a shumë jemi në kërkim të kënaqësive dhe duam që me secilin prej të dashurve tanë të kemi një raport që duhet të mbetet në raportin “shok seksual”. Vetëm se ka edhe më keq. Ja ç’më thotë një mik i imi :” Ka një muaj qe kam njohur një vajzë 25-vjeçare, shumë të bukur, bjonde. E pëlqejmë shumë njëri-tjetrin, vjen dhe në shtepinë time dhe puthemi me orë të tëra, por kur vjen puna për sex ajo thotë se është ende herët. Kam patur plot eksperienca të tilla me vajza të tjera por me to që natën e parë që kemi dalë, gjëja që kanë ndërmend është seksi.” Dhe domosdoshmërisht që komenti i të gjithëve është se ajo do t’ia hedhë grepat… Dhe pastaj komentet shkojnë edhe në faktin që shoku ynë është një “trap” që nuk di si ta bëjë atë për vete që ajo t’ia japë, dhe se ai po harxhon kohë me të, kur ka vajza të tjera që ia japin…Vetëm se unë nuk kuptoj se ç’të keqe ka këtu; e para nuk kuptoj se ç’të keqe ka të bësh seks me një njeri që të pëlqen, me të cilin t’i puthesh, eksitohesh, por lë pa bërë një formalitet që është penetrimi…kjo për mendimin tim është hipokrizia më e madhe, por që vjen nga mentaliteti që kemi ne si anëtarë të shoqërisë sonë dhe si femra që jemi: S’duhet ta japim lirë, s’mund ta japim shpejt dhe menjëherë. Dhe po si anëtarë të shoqërisë sonë burracake kemi tendencën të themi që kjo femër sillet kështu pasi ajo do t’ia hedhë grepat këtij djali, do ta fusë në kthetra, do ta martojë…sepse sipas shqiptarëve martesa ëshë një kokëçarje një kavanoz i mbushur me gjithëfarllojturli gjërash, vetëm jo me seks, argëtim dhe dëshirë për të ndenjur bashkë… Dhe, nëse ndokush do të fillojë të kundërshtojë duke më thënë, ku dole ti kaq e thekur për martesën, kur vetëm para ca muajsh i bëje lavde beqarisë… Në fakt nuk është se kam ndryshuar mendim…për mua martesa mbetet një hipokrizi, por kur jeton në një shoqëri dhe ke një mal të madh morali që nuk e kapërcen dot, njerëzit si puna e këtij mikut tim që nuk martohet me këtë vajzë që e ka qejf, por që nuk ia jep vetëm prej romuzeve të shokëve të tij…atëherë le ta provojnë, pse jo…. Meqë ra fjala, sapo mora një email nga një shoqja ime që nuk jeton në Shqipëri dhe kishte lexuar intervistën time në internet ku më shkruante tekstualisht: “Ta lexova atë intervistën në internet... Mos të dinë se kush je moj aman, se me mentalitetin që kanë shqiptarët ngele beqare për gjithë jetën…” Ha-ha-ha, life is funny, isn’t it?! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ...</span> Shkeputur nga Reportazh.com; Dhjetor 2003
Eshte per te qare Vellezer shqipetare me falni por eshte per te qare. O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n'hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane. Ke pase shume t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shume, ara e bashtina, Me arme te bardha, me pushke ltina, Me burra trima, me gra te dlira; Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun E dhune mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka shti dridhen gjithe Rumelise; Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra, Me faqe t'bardhe gjithmone asht da. Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem perdhe, Shkon bota sipri, me kambe, te shklet E nji fjale t'ambel askush s'ta flet. Si mal me bore, si fushe me lule Ke pas qene veshun, sot je me crule, E s'te ka mbetun as em'n as bese; Vet e ke prishun per faqe t'zeze. Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra, Nder nji qind ceta jeni shpernda; Sa thone kam fe sa thone kam din; Njeni:" jam turk", tjetri:"latin" Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere, Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere! Priftnit e hoxhet ju kane hutue, Per me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'voter, Me ju turpnue me grue e moter, E per sa pare ** do t'fitoni, Besen e t'pareve t'gjith e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, ** nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog nder leqe! Qani ju trima bashke me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as buke as mish, As zjarm ne voter, as drite, as pishe; As gjak ne faqe, as nder nder shoke, Por asht rrexue e bamun troke! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere, ** mbet' e shkrete pa em'n, pa nder; Ka mbet e veje si grue pa burre, Ka mbet si nane, ** s'pat djale kurre! Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke Ket fare trimneshe, ** sot asht meke? Kete nane te dashtun a do ta lame, ** njeri i huej ta shklase me kambe? Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do Kete faqe t'zeze gjithkush e dro! Para se t'hupet keshtu Shqypnia, Me pushke n'dore le t'dese trimnia! Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu, Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n'Preveze, Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze, Asht tok' e jona, prind na e kane lane Kush mos na e preki, se desim t'tane Te desim si burrat qe vdiqne motit Edhe mos marrohna perpara zotit. :cry: :cry: :cry: No comment
Top