Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Aeroporti i Rinasit "Nene Tereza" nen administrim amerikano-gjerman per 20 vjet Aeroporti i Rinasit "Nene Tereza" nen administrim amerikano-gjerman per 20 vjet Pas nje gare gati nje vjecare qeveria ka arritur te shpalle dje fituesin qe do te administroje aeroportin e vetem nderkombetar ne vend, "Nene Tereza", per 20 vitet e ardhshme. "Airport Partners" eshte zgjedhur ndermjet tre kompaive qe kishin arritur ne garen finale per zoterimin e aeroportit shqiptar, e cila ne oferten e saj ka vene ne dispozion nje vlere investimi prej 80.9 milione dollaresh qe do ta kryeje ne tre vitet e ardhshme. Qeveria njoftoi me ane te burimeve zyrtare te saj se, emri i ri per kontraten e koncesionit te aeroportit perfshiu interesimin e 18 kompanive te medha e te njohura nderkombetare, te bashkuara ne 9 konsorciume, te cilat iu nenshkruan fazes se parakualifikimit ne muajin mars te vitit 2003. Ne perfundim te ketij procesi u kualifikuan keto konsorciume,si : Airport Partners, VAK, TEPE-AKFEN dhe konsorciumi italian. Komisioni i Vleresimit te Ofertave, pas shqyrtimit te ofertave te dorezuara ne daten 5 dhjetor 2003, kualifikoi per fazen permbyllese dy konsorciume: "Airport Partners" i perbere nga Hochtief Airport, DEG i bashkuar me Fondin Shqiptaro Amerikan te Ndermarrjeve dhe konsorciumi VAK i perbere nga Aeroporti i Parisit, Kompania VINCI dhe Grupi M.A.Kharafi. Sakaq fituesi i gares "Airport Partners" eshte investitori strategjik i konsorciumit Hochtief GmbH, me 60 vjet pervoje ne projektimin e aeroporteve, ne planizim, prokurim, ndertim, manaxhim, ne shkalle boterore. Hochtief zoteron pjesen me te madhe te aksioneve ne Aeroportin e Athines, Dusseldorfit dhe Hamburgut, gjithashtu 15% ne Aeroportin e Sydney. Qarkullimi vjetor monetar i investitorit strategjik per vitin 2002 ishte 12 miliarde euro. Programi i investimeve vetem ne Aeroportin e Athines arriti ne shifren 1.3 miliarde euro. Ne Aeroportet e Athines, Dusseldorfit dhe Hamburgut ku "Airport Partners" kane punuar se bashku kane mbi 50 milione pasagjere ne tre vitet e fundit. VAK ne aeroportet qe ai manaxhon ka pervoje ne ndertimin dhe menaxhimin e aeroporteve nderkombetare. Qarkullimi vjetor monetar per tre vitet e fundit per Aeroportin e Parisit eshte 1.4 miliarde Euro, kurse per VINCI qe bashkohet ne kete konsorcium qarkullimi monetar per tre vitet e fundit eshte 14.4 miliarde Euro. Investimet e kryera nga Aeroporti i Parisit dhe VINCI ne kater vitet e fundit jane perkatesisht 3.2 miliarde Euro dhe 200 milione Euro. Vetem Aeroporti i Parisit perpunon 70 milione pasagjere ne vit. Pervec investitoreve private kjo kontrate ka ngjallur edhe interesimin e shume institucioneve financiare nderkombetare. Financuesit e ketyre dy konsorsiumeve jane banka te njohura, si KfE, BERZH, Banka e Detit te Zi dhe Koorporata financiare Nderkombetare, apo dhe banka te tjera me filiale ne vendin tone. Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Spartak Poci ka thene se, me dhenien me koncension te Aeroportit, "Nene Tereza" do te kete nje rindertim total te infrastruktures, duke ndikuar ne rritjen e cilesise se sherbimeve dhe ne dyfishimin e kapaciteteve perpunuese te Aeroportit. Konsorciumi "Airport Partners", perbehet nga 1- Hochtief Airport si partneri kryesor me 47% te paketes kontrolluese, 2- DEG (Grupi i Investimeve dhe Zhvillimeve Gjermane), me 37% te paketes kontrolluese dhe 3- Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndermarrjeve, qe ka 16% te paketes. Investitori strategjik i ketij konsorciumi ka 60 vjet pervoje ne projektimin e aeroporteve, ne planizim, prokurim, ndertim, manaxhim, ne shkalle boterore. Hochtief zoteron pjesen me te madhe te aksioneve ne Aeroportin e Athines, Dusseldorfit and Hamburgut, gjithashtu 15% ne Aeroportin e Sydney. Qarkullimi vjetor monetar i investitorit strategjik per vitin 2002 ishte 12 miliarde Euro. Programi i investimeve vetem ne Aeroportin e Athines arriti ne shifren e 1.3 miliarde euro. Aeroportet e Athines, Dusseldorfit dhe Hamburgut se bashku kane mbi 50 milione pasagjere ne tre vitet e fundit. Marre nga Albanian.com Besoj se eshte nje gje e mire se qeveria jone eshte e pa afte. Me qe eshte e perkoheshme eshte me mire akoma se mbase mbas 20 vjetesh mund te jemi ne ne gjendje me te mire.
KOHE PER MIQESI ME ... Kam lexuar e po lexoj cdo dite per emancipim te ideve dhe te deshirave te shqiptareve. Ndjenja te larta fisnike te faljes, vellazerimit e te fqinjesise vellazerore, te peruljes e te krenarise kombetare mbeshtetur ne vlera te reja e te rinjsh. Jam krenar qe kombi yne po ndryshon por nuk e kuptoj dot se sa po e kontrolloni kete ndryshim dhe a jemi ne nje komb qe i kontrollojme ndryshimet.... etj etj. E gjithe tema eshte; a eshte koha per miqesi me te tjeret apo per miqesie e bashkepunim midis nesh pa kaluar kombesine shqiptare? Si e gjeni veten tuaj ne raport me shqiptaret e tjere?
Kunder interesave Amerikane do te thote kunder interesave te Shqiptareve Te pranohet e verteta. Irakenet nuk duan cizmen e ushtarit amerikan dhe pikerisht sepse ishte cizmja amerikane ajo qe i ka sjelle fatkeqesite e sotme. Kjo eshte e verteta. Nje e vertete tjeter eshte se ishte po kjo cizme qe hoqi qafe Sadamin e tyre qe shumica me zor e "donin".Pamjet e grisjeve te portreteve te Sadamit ishin shumica vullnetarisht te bera nga po vete irakenet, e cila tregon se sa shume ata e kishin "dashur" Sadamin. Ne irak ka xhepa, njerez jo pak qe kane perfituar nga Sadami. Keta akoma po bejne rezistence. Kjo ishte permbjedhja kryesore. Me nje fjale Amerika beri 2 te keqija dhe 1 te mire. DY te keqijat jane cizmja e ushtarit te saj ne token e Irakut eshte poshteruese dhe vuajtjet jane shtuar por jo pakesuar e keqja e dyte. Tani per tani, e mira kryesore eshte se Sadami u hoq qafe dhe Amerika eshte e vendosur te heqi themelet e Partise Baath. Ne te ardhmen, sepse e ardhmja ka rendesi, Iraku nuk pritet te keqesohet. Ndryshe nga Afganistani Iraku ka te ardhura, arin e zi, qe eshte shprese se me mire do behet ne Irak. Ndoshta Amerikanet do kontrollojne nje pjese te madhe te naftes ne bote, por me mire se cfare kane qene Irakenet kane per te qene. Me Sadamin nuk kishte te tilla shpresa. Investimi moral, kapital, dhe shoqeror i shqiptareve ne Amerike per mua eshte nje prioritet i madh, pjese e atij lobi qe i perkas. Me perpara se jam njeri, dhe jam i dedikuar te ushtroj humanizmin tim atehere sa vlere do kishte detyra ime kur ne rradhe te pare une decimoj, ne te njeten kohe qe mund te ndihmoj, investimin shqiptar. Per mua shqiptaret te paret. Te tjeret me pas. Per ju qe bini ne kundershtim me cfare kam thene une, gjere e gjate, pak apo shume, me urrejtje dhe cmire, me fyerje dhe te qeshur, duhet te keni parasysh se te gjitha marrin shenjen e barazimit diku tjeter qe per mua eshte vitale duke treguar se gjithshka per mua eshte "shqiptaret mbi te gjithe" dhe jo dikush tjeter. Para se te i perkas botes, i perkas nje trungu etnik, nga me buron gjaku ne damaret e mi, dhe luftoj per te jo per boten dhe per te tjeret. Me vjen turp kur lexoj nga ju shume mire te shpreheni per te tjeret por harroni se terthorazi humbisni shanse, sado te vogla, te njepasnjeshme per shqiptaret, investimin e tyre moral, kombetar, ekonomik, kulturor, shoqeror etj. Per mua me intereson mireqenia dhe siguria e Amerikes dhe njekohesisht, me shume vecanerisht, ajo e shqiptareve kudo qe jane. Shqiptaret nuk vene ne Amerike per te pasuruar Ameriken, terthorazi po, por per veten e tyre. Mireqenia dhe Siguria e Amerikes eshte mireqenie dhe siguri per qindra mije shqiptare ne Amerike. Irakeneve nuk ia kam pare ndonjehere fytyren dhe rrofte TVSH qe ja pashe. Nje fjale e urte e popullit thote qe me "rrofte miku qe me do ne dite te keqe". Nuk eshte e vertete se Amerika na do. Ai qe genjehet me kete me vjen keq. Amerika te do vetem per interesat e saja. Kur ti vete dhe afron interesat e Amerikes dhe i lidh me ato shqiptare ke mundesi te fitosh nga kjo nderthurje interesash. Ai qe flet me mbretin nuk eshte njelloj me ate qe debaton me policin rruges. Ju ne shqiperi, europe, i keni afer greket dhe serbet. Ne i kemi balle per balle. Sa keni bere ju ne favor te interesave shqiptare? Me plot goje e them se asgje. Harruat demostratat e shqiptareve ne Amerike per sulmin e NATOs mbi serbine? Harruat se ne shqiptaret e Amerikes thyem mitin se shqiptaret skane miq ne bote. Miqte nuk gjenden kollaj, ata behen. Atehere cfare dreqin doni ju qe dilni kunder interesave amerikane, dhe terthorazi kunder interesave te shqiptareve ne Amerike? Shqiptare ka ne Europe, me shume se ne Amerike por kush jane me te zote? Ata te Milanos etj apo ata qe trokasin dyerve te Uashingtonit. Me llafe ju mbushni forumet apo ndonje gje tjeter. Me vepra nje zero me xhufke jeni. JU lutem mos dilni kunder interesave amerikane, mos u beni papagalle te francezeve, gjermaneve, grekve dhe tjere qofshin keta irakene dhe palestineze. Interesat amerikane jane njekohesisht interesat e qindra mije shqiptareve ne Amerike. ------------------------------ Forca e tij eshte hija qe ai krijon, dhe vlere ka hija e tij. Sdo kishte hije kur te gjithe njerezit te ishin te barabarte sepse do ishin si ai. Pra hija, vlera e saj, eshte ai. Mateni hijen tuaj.
50,000 Euro per djale te sapolindur.... Artikulli i meposhtem eshte marre nga Korrieri. Si gjithmone gazetaria acaruese shqiptare nuk eshte vetem se perkthime pa sfond informativ. Nese e dini ju lutem per cilin artikull tek Il Messaggero behet fjale postojeni. Nderkohe, dua te them se disa artikuj tek Il Messaggero me jane dukur ose paksa te ekzagjeruar ose ckane degjuar gazetaret sesa fakte, pasi jane disi "spektakolare". Megjithate, kjo per te cilen behet fjale ketu eshte thjesht e tmerrshme. 25/01/04 Prokuroria italiane hetim gjigand trafikut te femijeve Nje dosier mbi trafikun e femijeve qe nis nga vendet e Ballkanit dhe perfundon ne Londer nepemrjet Romes, i publikuar nga "Il Mesaggero", eshte bere objket i hetimit te prokurorise italiane. Cmimet variojne sipas kerkeses dhe ofertes, nje femije I sapo lindur kushton 50 mije eurp Kryeqytetit italian tashme eshte kthyer ne nje pike tranziti te femiejve qe trafikohen ne drejtim te atij britanik Londer, per qellime shfrytezimi ne pune te zezek, lypje, shfrytezim seksi, e deri ne trapiant organesh. Te dhenat se trafiku i femijeve nis nga shtetet e Evropes Lindore del prej punes se bere nga magjistratura e Pescares, prej kohesh e impenjuar me dosje te femijeve adoleshente te ardhur nga Shqiperia. Kjo linje e zbuluar nga gazeta italiane "Il Mesaggero", ka nisur te hetohet nga nje grup special, ndersa prokurori Adelchi D'Ippolito, ka nisur ne hetim me themel te ketij fenomeni. Kjo sipas shtypit italian ndodhi pas dosierit te te publikuar ne te perditshmen, ne te cilin flitej mbi femijet e shfrytezuar, investigim i realizuar nga agjensia Fides i dikasterit te Vatikanit per misionet, dhe ka vendosur t'i pershpejtoje sa te jete e mundur edhe me shume keto hetime. Prokurori disa dite me pare mori ne peyetje ne ne zyren e tij, Clodio Fagiolo D'Atila, gazetaren investiguese qe ka realizuar kete dosier. Organet hetimore, kane kerkuar edhe ndihmen e organeve te specializuara si UNICEF- i. D'Ippolito, eshte lidhur edhe me zedhenesin e ketij misioni te Kombeve te Bashkuara ne Itali, si dhe njerez te tjere qe mund te ndihmojne ne zbardhjen e ketij trafiku me permasa te medha dhe shume tragjike. Ideja e gjykatesit per te mbledhur paraprakisht informacionin me te madh te mundshem qe pastaj do te shnderrohet ne material per hetuesit e tij, eshte e mire. Hetuesit do te merren me verifikime, pervec karabiniereve te berthames operative dhe njerezit e "skuadre se levizshme". Do te jete pikerisht ky grup pune qe ne baze te inforamcionet te mbledhur do te ndjekin gjurmet e trafikanteve te femijeve. Deklaratat e disa prej femijeve te gjetur kane bere qe prokuroria te kete tashme disa pista. Por duket se ky hetim do te coje ne nje zbulim gjigand, ne hetime te jashtezakonshme. Sipas te dhenave hetimi do te shohe te implikuar te gjithe shtetet e Evropes Lindore ku femijet shiten per nje televizor dhe dorezohen ne trafikantet me te rrezikshem te vendit. Hetimi do te zhvillohet ne tre "fije" ose drejtime kryesore. E para do te zbulohet se ku behet blerja e femijeve.E dyta si realizohet konkretisht shfrytezimi i tyre dhe sa jane femijet qe tregtohen dhe me pas detrohen qe te qendrojne ne rruge per te lypur apo per te ushtruar prostitucion. Shfrytezimi i femijeve Nga vezhgimi i shifrave te policise se vendeve te ndryshme te Evropes Lindore, por edhe asaj pjese te zhvilluar mesohet se mbi nje milione femije shfrytezohen per qellime perfitimi ne aspekte te tilla puna e zeze, lypja ne rruge, paga nen nivelet e lejuara, por ajo qe mbetet me shqetesuesja eshte industria e seksit, ku ata shfrytezohen maksimalisht. Por kjo eshte vetem nje pjese e shfrytezimit te femijeve, pasi ne mjaft raste ata behen mall i mire per trapiant organesh, cmimet e te cilave kapin shifra fantastike. Lista e tyre ndjek me se miri rregullat e nje biznesi normal, ku cmimet rriten sipas kerkeses. 50 mije euro per nje te sapolindur mashkull me shendet te plote, 30 mije euro per nje stomak. Trafiku ilegal realizon nje xhiro prej 1.2 miliarde dollaresh ne vit. Sipas gazetes italiane "Il Mesaggero" femijet qe jane me me fat adoptohen, por nuk jane te pakta edhe rastet e femijeve te cilet zhduken nemenyre misterioze dhe vriten per t'u marre me pas organet per trapiante te paligjshme, perkunder perfitimeve te pallograitshme te trafikanteve. Ne fund gazetarja Mirla Fagiolo D'Attila thote "Eshte nje vullkan dhimbjeje per te cilin ne nuk duhet te bejme veshin e shurdher", thote Mirla Fagiolo D'Attila. Duam te hapim nje dere atij populli prej miliona e miliona femijesh qe janene veshtiresi, te fshehur nga frika se jane klandestine, te trembur nga kercenimet e shfrytezuesve te tyre, te pangrene, pa familje. Eshte nje popull qe ushqehet ne koshat e plehrave te qyteteve te medha. A do te munden keta femije te kene me besim tek nje i rritur? E mbi te gjitha a do te munden keta te femije te behen ndonjehere te rritur? Il Messaggero Itinerari Linja nis nga vende te ndyrshme te Ballkanit, Shqiperi Maqedoni Kosove Bullgari Rumani. Nepermjet nje intinerari tokesor, por edhe detar, femijet e destinuar per kete kategori trafiku, mberrijne ne Romes. Trafikantet, nepemrjetlinjave te tyre I dergojen femijet ne Londer, ku plotesohen kerkesat e ndryshme, per adoptime e deri ne trapiante. Disa nga vendet e trafikut Shqiperia Kosova Maqedonia Serbia dhe Mali I Zi 50 mije euro sapolindur djale, 35 mije euro per nje zemer 30 mije euro per nje stomak 7 mije euro veshkat
Shqiperia pa interes per INVESTIME! fundi i botes ngelem prape. dy veta ketu ne forum ( ose dhe kur vijne nga shqiperia )permendin se sa ka ecur para shqiperia dhe flasin blloku ( qe besoj do nja 15 minuta ti bish verdalle) blloku blloku localet localet sfilatat e budalliqe te tjera POR BE: Shqipëria pa intres për investime Brukseli: Shqetësim mungesa e energjisë elektrike dhe raporti 4/1 i import-eksporteve Viron Gjymshana Ndoshta ka qënë rastësi, por sidoqoftë organizimi në të njëjtën ditë në Bruksel i 2 konferencave mbi tranzicionin ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor duket se dëshmon se vendet e Europës Juglindore nuk janë aq larg sa thuhet ndonjëherë nga vëmendja dhe interesi i grupimeve ekonomike dhe politike që gjallojnë në kryeqytetin e Europës së bashkuar. Së pari ishte Drejtoria e Përgjithshme e çështjeve ekonomike dhe financiare pranë Komisionit Europian që publikoi një raport të veçantë rreth dukurive kryesore të vëna re gjatë procesit të tranzicionit ekonomik në 5 vendet e Europës Juglindore gjatë viteve të fundit. Dy orë më pas ishte Qëndra Politike Europiane që mblodhi në "Hotel Europa" në Bruksel ajkën e afaristëve dhe specialistëve europianë për Ballkanin. Konkluzioni i përbashkët i përfaqësuesve të botës së financave dhe ekonomisë ishte pothuajse i njëjtë me deklaratat e deritanishme të politikanëve perëndimorë: Ballkani është një mozaik vendesh dhe kombesh që dallohen nga njëri- tjetri jo vetëm nga gjuha, zakonet, kultura, feja por po ashtu edhe nga zhvillimi i pabarabartë ekonomik. Prandaj edhe integrimi i tyre në BE do të kryhet në bazë të meritave të secilit dhe duke mbajtur parasysh edhe faktorët e sipërpërmendur. Dhe pavarësisht nga fjalët e mira dhe inkurajimet, Kristofor Fovre i Komisionit Europian pohoi se megjithë vendosjen e ekonomisë së tregut, rritjen e shkëmbimeve dhe privatizimin pothuajse të plotë të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, prodhimi i përgjithshëm bruto në vendet e Ballkanit Perëndimor është përsëri më i ulët se ai në vitin 1989. Ai e spjegoi këtë prapambetje me shpërthimin e konflikteve ndër etnike dhe sociale në këto vende. Aktualisht të gjitha vendet e Ballkanit kanë një defiçit të theksuar në tregtinë me jashtë, por po ashtu edhe në balancën e buxhetit të brendshëm. I vetmi vend për të cilin zyrtarët europianë nuk i kursyen superlativat dhe lavdërimet ishte Kroacia, e cila jo më kot është duke u përpjekur të shkëputet gjithmonë e më shumë nga karvani i vendeve të Europës Juglindore dhe po përpiqet të kapë trenin e vitit 2007 të integrimit në BE, së bashku me Rumaninë dhe Bullgarinë. Shifrat dhe statistikat që Bashkimi Europian paraqiti mbi zhvillimin ekonomik në Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi ishin sa të qarta aq edhe të pakundërshtueshme. Ato dëshmonin për një diferencë të theksuar progresi ekonomik sidomos ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë nga njëra anë dhe Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjës nga ana tjetër. Në Kroaci psh prodhimi i përgjithshëm kombëtar për frymë popullsie arrin në 5420 euro për person, në Serbi ai arrin në 2055, në Maqedoni 1972, në Shqipëri 1600, në Bosnjë 1383 dhe në fund fare renditet Kosova me 900 euro të ardhura vjetore për frymë popullsie. Niveli të ardhurave në këto vende gjithsesi është shumë larg mesatares së përgjithshme në vendet e BE-së që rrotullohet në afro 24 mijë euro për banor. Nga dokumentat e Komisionit Europian dhe të Qëndrës së Politikës Europiane bie në sy se specialistët e ekonomisë dhe afaristët europianë janë të mendimit se paqëndrueshmëria politike kronike, e shoqëruar kjo me mungesën e rezervave në energji elektrike si dhe vonesat në ndërmarrjen e reformave strukturore të domosdoshme, përfaqësojnë handikapet më të mëdha për ecurinë e ekonomisë shqiptare sot. Balanci katastrofal 4/1 i import - eksporteve shqiptare, i cili përfaqëson 23% të të ardhurave të përgjithshme kombëtare, normalizohet deri në një farë mase nga të prurat e emigracionit shqiptar., - theksohet në raportin e Komisionit Europian. Në sytë e investuesve perëndimorë ekonomia shqiptare konsiderohet përgjithësisht si ekonomi e vogël. Prodhimi i saj i përgjithshëm në vitin 2002 arriti në 5,4 miliardë euro, të cilat përfaqësojnë vetëm 9% të prodhimit të përgjithshëm në vendet e Europës Juglindore dhe vetëm 0,6% të atij të BE-së. Prandaj edhe në 2 konferencat e zhvilluara së fundi në Bruksel, që pasuan një tjetër të organizuar në muajin dhjetor mbi investimet e huaja në Ballkan, dëshmuan edhe një herë tjetër se Shqipëria nuk konsiderohet si një vend me interes të veçantë për investitorët e huaj, të cilët po i kthejnë gjithmonë e më shumë sytë sot drejt Kroacisë dhe Serbisë. O ZOT KY ESHTE KULMI! SIDOMOS PARAGRAPHI I FUNDIT ME BEN TE VRAS VETEN.
Akoma po jetojme! Nese ke lind pas vitit 1980, kjo nuk ka asgje te beje me ty... femijet e soteshm jane me te sigurt se kurre me pare ......>lexo me tutje Nese si femije in viteve te 50-ta 60-ta ose 70-ta ke jetuar, eshte shume veshtire te besohet se si kemi mundur te mbijetojme kaq gjate! Si femije u ulnim ne makina pa rrype sigurie dhe Airbags. Shishet me ilaqe te barnatores kemi mundur ti hapim pa ndonje problem, poashtu edhe shishet e mbushura me Varakin! Dyert dhe Vitrinat gjithnje kane qene nje rrezik i madhe per gishtat tone te vegjel. Me biqiklete kurr nuk kemi pas ndonje helmet ne koke. Kemi pire uje nga cdo pus dhe kurre prej shishes. Ndertonim Makina te vogela me llagera qe vetem kur leshoheshimi teposhte e kemi diture se nuk kemi frena dhe kemi perdore kepucet per te frenuar, Me kete kemi ardhe deri te shume accidente. Ne mengjes e leshonim shtepin per te luajtur, dhe u kthenim ne mbrembje kur u zbraznin rruget e qytetit. Askush nuk e dinte se ku ishim edhe na nuk kishin bile as Handy me vete. E kemi pre doren, i kemi thy eshtrat bile edhe dhembet dhe askush nuk eshte akuzuar per accidentet tona. sepse kan gjene accidente pra, askush nuk e ka pas fajin po neve, A ju kujtohet nganjeher kishim luftera te forta me moshataret tone dhe atyre qe ishin te rritur nuk ju interesonte kjo gje aspak. A ju kujtohet hanim keksa, buk me gjalp, dhe pinim gjithcka dhe prap nuk kemi shtu peshe. Pinim me shoqeri prej nje shishe dhe prej nje gote dhe hanim ne nje pjat dhe askush nuk vdiq nga pasojat. Ne nuk kishim: Playstation, Nintendo 64, X-Box, Videogames, 64 kanale televizori, Filma ne Video, Surround-Sound, Televizorin tone personal, Computer, Internet-Chat-Rooms. Ne kishim shok Ne dilnim jasht dhe u takonim me ata ne rruge. Shpesheher vetem shkonim ne shtepin e tyre dhe i binim ziles. Nganjeher as ziles vetem futeshim brenda. Pa be ndonje Termin dhe pa e dite prinderit tane apo te atyre, Ne ishim te gjalle ishim me aktiv. A ju kujtohet fotbolli ne rruge, vetem ata me te miret e kishin shancin per te luajtur, kush nuk ishte i mire, u deshke te mesoj me nje zhgenjime te madhe. Disa nxenesa nuk ishin edhe aq te mire ne shkolle. Ne fund te vitit grumbolloheshin njeshat dhe klasa perseritej. Kjo nuk ishte dicka shume emocionale neper darka me prinderit tane bile nuk ka pas per ne as arrest shtepiak as mos shikim televizori per 2 jave. Gjerat qe i benim nganjeher kishin konsekuenca te medha. Kjo ishte e qarte dhe askush nuk mund ta mohoj. Nese njeri prej neve edhe ka thy ligjin, kjo ishte e qarte se prindrit nuk ja kan hjek torten prej gojes, por ishin te njejtit mendim sikur policia. Gjenerata jone e kishte nje Vizion te Qilter ne zgjidhjen e problemeve dhe gjithnje ishim ne gjendje gatishmeri per ndonje Avanture qe na kushtonte shume. Mos suksesi dhe pergjegjesia kane qene gjerat qe na karakterizonin neve. Megjithat ne ishim ata dhe jemi prap qe dijme te gjindemi ne cdo situate sepse jemi njerze me nje pervoje te hidhur dhe shume te dashure sepse kishim dashurine familjare qe nuk na mungoj kurre. Edhe Ti pra je Nje prej tyre. Bravos dhe Suksese.
Poshterimi ne Ballkan <span style="font-weight: bold">POSHTËRIMI NË BALLKAN</span> Ismail Kadare Poshtërimi i popujve është një dukuri e njohur në histori. Poshtërimi, pararendësi i racizmit, bën pjesë në shenjat e sigurta që paralajmërojnë përgatitjen e një zezone. Populli i shenjuar për keq pret me ankth stuhinë e së keqes. Zezona mund të vonojë me stinë, me vite, disa herë me shekuj, por një ditë ajo do të arrijë. Pritja më e gjatë e së keqes u ka ndodhur hebrenjve. E shpërndarë në tre mijëvjeçarë u duk se ajo po shterrohej, po shfryhej gradualisht nga shekulli në shekull. Por nuk ndodhi ashtu. As përndjekjet e përsëritura, as shpërnguljet, as pogromet mizore, nuk e shuan asnjëherë armiqësinë kundër hebrenjve. Dhe kjo vazhdoi gjer në mesin e shekullit XX, kur krimi arriti kulmoren e vet me Holokaustin. I kryer nga nazistët, krimi ka qenë në të vërtetë me përmasa planetare. Spërkatja e tij ka njollosur ndërgjegjen e shumë popujve, ndërgjegje ende e pashqyrtuar plotësisht. Poshtërimi mund të duket në pamje të parë si një e keqe banale, një farsë keqkuptimi kulturor, një sëmundje e kapërcyeshme. Për të hequr dorë nga çdo ngushëllim i tillë duhet të kuptojmë se genocidi kundër hebrenjve, ashtu si çdo genocid, ka nisur pikërisht me poshtërimin. Poshtërimi i popujve sjell dy të këqija madhore. E para, e çon popullin viktimë drejt katastrofës. E dyta, e egërson viktimën duke ia shtrajtuar karakterin gjer në atë shkallë sa ta shtyjë drejt shkërbimit të xhelatit të vet. Si rrjedhojë e kësaj, klima e një rajoni, e një kontinenti apo e një epoke mund të helmohen disa herë në mënyrë të pakthyeshme. Poshtërimi mund të jetë i njëmendtë apo i shpikur. Ka raste në histori kur vende apo regjime janë hequr si të poshtëruar, për të përligjur kundërsulmin, e më pas krimet e tyre ndaj të tjerëve. Vetë ky fakt dëshmon fuqinë e lemerishme të poshtërimit, këtij mekanizmi që mund të shërbejë si thikë me dy presa në jetën e popujve. 2 Në tetor të këtij viti në Shqipëri ndodhën tri ngjarje, në vështrim të parë, të rëndomta, në një shqyrtim më të thellë, kuptimplote. Në kulmin e fushatës së zgjedhjeve vendore, njerëzit që e ndiqnin fushatën në TV u befasuan nga shpërthimi i pezmit antishqiptar në krahinën e Himarës. Shqiptarë dhe grekë, ose më saktë zuzarë të dy kombeve, të kapluar nga një mllef primitiv me fjalë, me gjeste, me ulërima, dëshmuan pa ndonjë arsye mosdurimin e tyre kundër vendit që quhet Shqipëri, dhe popullit që e banon këtë vend, shqiptarëve. Zyrtarë grekë dolën të përzier në këtë histori. Mefshtësia e autoriteteve shqiptare për të mbrojtur dinjitetin e vendit nga poshtërimi u gjykua përulëse. Heshtja e vëzhguesve ndërkombëtarë, e dyshimtë. Pothuajse në të njëjtën kohë vazhdonte një tjetër histori aspak e denjë: çështja e prejardhjes së Nënë Terezës. Që ballkanas kokëtrashë, sipas një tradite të njohur që u mohon shqiptarëve çdo personazh të fismë, duke i lënë veç banditët, hajdutët dhe brashnjarët, pra, që ballkanas xhelozë të shpallnin se shenjtorja nuk ishte me zanafillë shqiptare, kjo nuk ishte ndonjë befasi. Por, që intelektualë shqiptarë ta bënin këtë me një zell edhe më të madh, kjo ishte natyrisht dhe befasuese dhe e trishtuar. Me një nënqeshje qesëndisëse, me një kinse sipërani, që pas mendjes së tyre e jep veçimi prej kombit që të ka pjellë, këta dijsa kërkuan të talleshin me opinionin shqiptar që kërkoi të ripohonte as më pak e as më shumë, atë të cilën Nënë Tereza, e bashkë me të, gjithë bota e kishte shpallur prej vitesh: prejardhjen e saj shqiptare. Fill pas kësaj, për një çudi të madhe, këta dijsa, që pak më parë ishin tallur me &amp;#8220;nënëterezistët shqiptarë&amp;#8221;, që e kishin quajtur përmendjen e prejardhjes si tregues së një mendësie parake, romantiko-nacionaliste, katundareske, groteske e të tjera si këto, u bënë befas seriozë, e nisën të zhbironin arkivat për të gjetur shi atë që e kishin përçmuar, zanafillën e shenjtores. Por këtë herë, sipas tyre, tani pa qesëndi e pa përqeshje, Nënë Tereza na paskësh një prejardhje, por ajo ishte maqedonase, vllahe, madje, sipas një indiani, ndoshta cigane. Me fjalë të tjera, Nënë Tereza mund të kishte çdo kombësi, veç jo atë shqiptare. Një ngjarje e tretë ndodhi pa dalë muaji tetor. Në një emision televiziv, ku flitej për pakicat kombëtare, disa përfaqësues të këtyre pakicave mezi e përmbajtën mllefin antishqiptar. Veçanërisht të egër ishin dy prej tyre: përfaqësuesi i pakicës maqedonase (një burrë me emër mysliman, që fliste, kushedi pse, në emër të maqedonasve të krishterë), dhe tjetri, që e quante veten si zëri i pakicës &amp;#8220;egjiptiane&amp;#8221;, ata që populli racist shqiptar, sipas tij, i quante me përçmim &amp;#8220;jevgj&amp;#8221;, e që gjithmonë sipas tij, ishin ngulur në këtë vend në kohën e faraonëve, rrjedhimisht shumë shekuj përpara vendësve. Është vështirë të besohet që pakicat etnike, në emër të të cilave flitej në TV, do të dëshironin vërtet të përfaqësoheshin prej këtyre tipave. E para, sepse do të ishte paksa e çuditshme që maqedonasit e krishterë do të pranonin një zëdhënës me emër e mbiemër turko-mysliman. E dyta, sepse as maqedonasit e as të quajturit &amp;#8220;egjiptianë&amp;#8221;, që jetojnë prej shumë kohësh në Shqipëri, nuk do të pranonin një harbim të tillë dhe një mungesë të plotë luajaliteti ndaj vendit dhe popullit, midis të cilit jetojnë. Luajaliteti ndaj vendit që u jep strehë dhe i mbron pakicat, njëlloj si shtetasit e vet, është kriteri i parë, i detyrueshëm në çdo demokraci evropiane për këto pakica. Si të mos mjaftoheshin me shkeljen e luajalitetit, përfaqësuesit e mësipërm, shkuan gjer atje sa të kërkonin shpalljen e Shqipërisë si vend shumëkombësh! 3 Tre incidentet e mësipërme, ndonëse të rëndomta në dukje, dëshmuan qartë për një hovzim të ndjeshëm të një klime antishqiptare në gadishull. Në rastin e Himarës, fyerjet kundër Shqipërisë, kundër flamurit dhe simboleve të saj shtetërore, shoqëruar kjo me valëvitjen e flamurit dhe simboleve greke, dëshmuan haptas për një program të vjetër, të nxjerrë nga varri, në mos për shpërbërjen e Shqipërisë, për shkëputjen e një cope të saj. Në rastin e Nënë Terezës, u shpalos një program tjetër: shpallja tërthorazi e popullit shqiptar si popull që s&amp;#8217;mund të ketë modele pozitive, e aq më pak modele sublime si Nënë Tereza. Duke i lënë këtij populli vetëm monopolin e modeleve negative: banditëve, mafiozëve, horrave, shkretanëve të çdo ngjyre, praktikisht i programohet mbyllja e çdo shtegu drejt përparimit. Atij i lihet hapur vetëm një shteg: atij që çon në fillim në greminën morale, e pastaj thjesht në greminë. Rasti i tretë, ai i bisedës televizive të 25 tetorit, hedh projektin e ri, sipas të cilit shqiptarëve nuk u përket veçse një copëz e Shqipërisë, ndoshta pjesa më e vogël e saj. Thënë shkurt, ky është projekti i vjetër i copëtimit të vendit, rishfaqur me një kostum të ri: vend shumëkombësh. Këta shembuj, shoqëruar me dhjetëra të tjerë, nuk janë as të rastit, as të shkëputur nga një fundajë e tërë në këtë fillim shekulli. Në ndërrimin e mijëvjeçarëve, për herë të parë në gadishull, populli shqiptar u shfaq i lirë, në pothuajse krejt shtatin e tij. Në vend që të pritej në mos me gëzim, së paku me atë luajalitet, që shkakton ai që mbërrin më vonë, në logun ku sivëllezërit e tjerë bashkëvuajtës si ai, kanë mbërritur ndërkaq, në vend pra që të pritej me mirëkuptim, ndodhi shpeshherë e kundërta. Më kot rilindasit shqiptarë u ranë kambanave dhe dhanë shenjat paralajmëruese se nuk po del nga mjegulla një përbindësh, por një popull që kërkon lirinë, ato kambana nuk u dëgjuan dhe ato shenja nuk u panë. Liria e një populli u përftua si diçka kërcënuese, diçka dëmtuese për të tjerët. U krye kështu një gabim fatal, nga ata që historia nuk i fal kurrë: u krijua iluzioni fatkeq, se Gadishulli Ballkanik mund të gjejë lirinë e vet, duke ndryrë, duke varrosur brenda barkut të vet, lirinë e njërit prej popujve më të vjetër të tij. Keqkuptimi vazhdoi gjatë. Dhe bashkë me të një tragjedi shumëaktëshe, për të sjellë vetëm një nga shembujt, atë që luhej mu përpara syve të verbër të Evropës. Tam-tamet e festivaleve, të forumeve e të profkave pseudoliberale e mbuluan për një kohë të gjatë atë që gjithsesi nuk duhej të mbulohej: dramën e një populli që vuante si në mesjetë në Jugosllavi: shqiptarëve të Kosovës. Ishte padyshim turpi më i madh i Evropës së pasluftës dhe njolla më e rëndë në ndërgjegjen e saj. Për fat të mirë Evropa dhe gjithë qytetërimi perëndimor u zgjuan më në fund. Ata e ndëshkuan Jugosllavinë duke shënuar në historinë e njerëzimit luftën e parë të një grupi popujsh të bashkuar për arsye kryesisht morale. Kohët e fundit, po krijohet përshtypja se ky ngadhnjim i ligjeve sublime të të drejtave dhe lirisë mbi çdo ligj tjetër, po vihet prapë në dyshim. Një frymë mohimi, e njohur në historinë njerëzore pas ngjarjeve të mëdha, një ndjesi pendimi për atë që u bë, spikat aty-këtu herë më qartë, herë më turbullt në kontinentin evropian. Ndonëse në Hagë vazhdon gjykimi dhe dënimi i krimit, një simpati e heshtur për të gjëllon andej-këndej. Si shoqëruese e kësaj ndjesie, vjen nervozizmi dhe mosdurimi ndaj atij që u bë shkaktar për atë bombardim të gjatë e të kobshëm në Ballkan: popullit shqiptar. Shenjat e një prej flamave më të vjetra të botës, racizmit, po shfaqen, këtë herë, kundër shqiptarëve. Tre shembujt që u përmendën në krye të kësaj sprove nuk janë veçse shenjëza të rastit midis një sfondi të madh. Por shpesh janë pikërisht shenjat e rastit, e sidomos ato që nuk u vunë re, që paralajmërojnë ngjarjet. 4 Në të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla çështja e poshtërimit dhe bashkë me të ajo e viktimizimit, janë tepër delikate në këtë zonë të Evropës. Rrjedhimisht, rënia e kambanës për poshtërim kërkon një përgjegjësi të lartë morale. Një kushtrim të rremë nuk e ndan veçse një hap nga thirrja për krim kundër tjetrit. Në këto kushte, ngritja e çështjes së poshtërimit të shqiptarëve, e bën të detyrueshme një shqyrtim gjakftohtë të kësaj dosjeje, bashkë me pyetjet themelore që ajo shtron. Disa nga këto pyetje tepër bezdisëse, historia shqiptare ashtu si dhe historitë e gjithë popujve të tjerë ballkanikë, në rastet e tyre, nuk ka guxuar t&amp;#8217;u japë përgjigje të saktë. Pyetjet janë sa të thjeshta aq dhe monumentale, të tilla që nuk lënë shteg për bishtnim. Në rastin e poshtërimit pyetja shtrohet: si ka qenë e vërteta në përgjithësi? Kanë qenë shqiptarët viktima të poshtërimit, apo dhe vetë ata kanë poshtëruar të tjerët? E njëjta pyetje shtrohet për racizmin: kanë qenë ose më saktë, a janë shqiptarët racistë, apo jo? Pyetje të tjera lidhen natyrshëm me të parat: kanë qenë shqiptarët të shtypur, shtypës, apo të dyja bashkë? Historia ballkanase në përgjithësi, e me të bashkë, historia shqiptare, duhet të zhvishen sa më parë nga madhështitë e rreme hijerënda, apo nga idilet rozë, po aq të rreme. Ajo duhet të pastrohet nga pluhuri që mbulon të vërtetën, nga pudra që përpiqet të mbulojë turpin, nga joshja për cubnitë dhe nga krejt kultura e krimit e paraqitur si kulturë heroike. Vetëm kjo shpëlarje do ta ndihmojë Ballkanin të kthjellojë në fillim ndërgjegjen, e fill pas asaj mendësinë e vet. Gadishulli ynë, më shumë e më ngutshëm se kurdoherë ka nevojë sot për të vërtetën. Popujt e Ballkanit nuk duhet të kenë frikë nga e vërteta, sepse pavarësisht nga prapësitë që kanë bërë me shumë zell, ka gjasë të kenë megjithatë, një bilanc të përgjithshëm pozitiv. Që të kthehemi te pyetjet e vështira, lidhur me poshtërimin, mund të thuhet pa frikë se shqiptarët nuk kanë pse të qahen e të hiqen si viktima të gjithëhershme. Në pjesën më të madhe të rrugëtimit të tyre historik, ata jo vetëm që nuk kanë qenë të poshtëruar, por, për fat të keq, shpesh kanë marrë pjesë në poshtërimin dhe shtypjen e të tjerëve. Prania shqiptare në gadishull ka qenë tepër e fuqishme, por ne duhet të kemi kurajon të themi se kjo prani ka qenë e tillë po aq për të mirë sa edhe për të keq. Për të mirë kur nuk e ka ulur kryet ndaj trysnisë otomane, kur ka bërë luftë për lirinë e vet ose për lirinë e fqinjit të tij: popullit grek. Për të keq, kur feudalët, vezirët, pashallarët, guvernatorët mizorë shqiptarë u kanë shkaktuar fatkeqësi popujve të tjerë, aty ku kanë sunduar ose u ka rënë rruga e marshimit. Në qoftë se në baladat popullore greke shqiptarët përmenden aty-këtu, si pushtues ose sundues, kjo s&amp;#8217;ka pse të na duket propagandë qëllimkeqe, por dëshmia epike e një epoke. Lidhur me çështjen edhe më delikate, atë të racizmit, ne përmendim shpesh me të drejtë prirjen filosemite dhe mbrojtjen e hebrenjve prej shqiptarëve. Krenaria jonë për këtë është legjitime, madje në kushtet e ringjalljes së antisemitizmit sot, kjo krenari e ripohon me kurajo këtë program moral. Ndërkaq, duhet thënë se, prohebreizmi shqiptar nuk mund të shërbejë as si alibi, as si pasaportë që u jep shqiptarëve të drejtën të shpallen si një popull që nuk e njeh racizmin. Thjesht e me plot gojën mund të themi se, për fat të keq, si shumë të tjerë, populli ynë ka qenë dhe mbetet i prekur nga kjo sëmundje e rëndë. Është e vërtetë se racizmi i tij është i atij lloji që mund të quhet &amp;#8220;i tensionit të ulët&amp;#8221;. Është po aq e vërtetë se historia shqiptare nuk njeh as pogrome, fushata, psikoza e programe raciste, por kjo s&amp;#8217;do të thotë se shqiptarët në këtë fushë, janë engjëj. Racizmi tradicional kundër romëve, (emërtimet jevg, magjyp, gabel, janë disa nga dëshmitë sipërfaqësore të tij), ka qenë dhe vazhdon të jetë i pranishëm në jetën shqiptare. Në shumicën e rasteve nën një petk bablok e tolerance të dyshimtë nga ana e shqiptarëve, pjella e ndjenjës së superioritetit. Në ndonjë rast të rrallë, me goditje ndëshkuese, si në luftën e Kosovës. Racizmi kundër fqinjëve, kryesisht sllavëve (emërtimet shkja, shkinë, me nder grek, shule etj.), shpesh i ndërsjellë, shoqëruar për fat të keq me goditje hakmarrëse, si në Kosovë vazhdon t&amp;#8217;i sjellë një dëm të ndjeshëm çështjes shqiptare. Racizmi kundër turqve, (halldup, anadollak, turkoshak etj.), pjesërisht i shpjeguar nga pushtimi, pa rigjallërim, më tepër mbetje folklorike. Së fundi, racizmi antiitalian, (breshkamadh, pepino etj.), përsëri shpjeguar nga pushtimi, e sidomos nga periudha e paspushtimit italian, pa goditje hakmarrëse, përkundrazi me sjellje fisnike ndaj ushtrisë së mundur italiane. Një racizëm i vonë, i mbetur në shpërgenj, ishte ai kundër kinezëve, i vetmi, me sa duket, me prejardhje politike, mosmiratim i një miqësie groteske, që u fik, për fat të mirë, bashkë me maoizmin, pa lënë asnjë gjurmë ndaj komunitetit kinez, që jeton sot në Shqipëri. Mundësi racizmi jep prania e UNMIK-ut në Kosovë, sidomos ndaj nëpunësve me prejardhje afrikano-aziatike, mbi të cilët mund të bien fare pa të drejtë përçmime të vjetra, ose mllefe të reja, me zanafillë të sotme. Shtresimi racist është një ndër më të vjetrit e më tinzarët në natyrën njerëzore. Ai zë vend vit pas viti e shekull pas shekulli saqë mëton të ngjasojë me lidhjet fisnore e ato të gjakut, në kahun negativ, natyrisht. Për t&amp;#8217;u kthyer te poshtërimi, pavarësisht nga shembujt e mësipërm, në një bilanc përfundimtar, mund të thuhet se shqiptarët, ndryshe nga ç&amp;#8217;mendohet, jo vetëm që nuk kanë qenë viktima, më shumë se të tjerët, por përkundrazi shpesh kanë qenë të favorizuar. Bazuar ose jo në të vërtetën, ata kanë patur shpesh një nam të mirë, të ngjyrosur me romantizëm. Prejardhja e tyre ilire dhe e gjuhës shqipe kanë qenë të pranuara gjerësisht. Një simbol mbretëror planetar si ai i shkabës dykrenore, ndonëse i lakmuar kudo, i është njohur vetëm flamurit të tyre, me zemërgjerësi, madje i përforcuar me shprehjet: &amp;#8220;vend i shqipeve&amp;#8221; dhe &amp;#8220;bij të shqipeve&amp;#8221;, të dyja të krijuara, me sa dukej, prej evropianëve. Gjatë diktaturës gjysmëshekullore komuniste, ndërsa regjimi fitoi përçmimin e gati gjithë botës, kombi shqiptar i mbyllur si në zhguall prej këtij regjimi, mbeti përgjithësisht i paprekur. Për ironi të fatit, kur regjimi komunist ra, fillimisht në Shqipëri e pastaj në Kosovë, shqiptarët bashkë me lirinë njohën edhe poshtërimin masiv. Të vënë nën projektorët e gjithë botës, shqiptarët treguan, për fat të keq, një fytyrë tepër zhgënjyese, që i ngazëlleu pa dyshim kundërshtarët e tyre tradicionalë, aq sa i dëshpëroi mbrojtësit e tyre. Prapësia shqiptare arriti kulmin në vitin e zi 1997, turpin dhe lemerinë e të cilit shqiptarët, elita politike e kulturore, bashkë me turmat që vuri në lëvizje, nuk kanë ende guximin moral për ta zbërthyer e për ta dënuar. Ky refuzim shpjegon një pjesë të shthurjes morale dhe të ëndrrave makabre që ende projektohet nga ato ngjarje në kohën e tanishme. Vetëposhtërimi që shqiptarët i bënë vetvetes, ajo pabesi në përmasë të madhe, që do të sillte rrëzimin e turpshëm të shtetit, u hapi rrugë fantazmave të vjetra në gadishull, një nga të cilat kishte qenë zhbërja e Shqipërisë. Kishte vite që, falë diktaturës së saj proverbiale, Shqipëria shkëlqente, siç thuhet, me mungesën e saj. Kishte pushuar së qeni faktor, me fjalë të tjera, ajo vetë kishte njëmendësuar projektet e hershme antishqiptare. Tani që diktatura, kjo gardiane e vetasgjësimit shqiptar kishte rënë, rolin e saj duhej ta merrte dikush tjetër. Shqiptarët e dalë në liri, ngjanin të rrezikshëm. Në prag ishin ngjarjet e Kosovës, pas të cilave të tjerë shqiptarë do të dilnin në liri. Duhej bërë diçka e ngutshme që ky dallgëzim të frenohej. Përrallat për rrezikun islamik, që kinse bartte populli shqiptar, nuk pinin ujë. E po ashtu thirrjet mallëngjyese të Serbisë, që Evropa t&amp;#8217;u jepte rolin e kamxhikut në emër të kinse mbrojtjes së krishtërimit. Surpriza e keqe, prirja vetëvrasëse e shqiptarëve, tërbimi i një pjese të tyre kundër atdheut, nxiti, me sa dukej kurajon e qarqeve të vjetra antishqiptare. Një strategji tjetër, gjysmë e re, gjysmë e hershme doli në dritë: të goditej jo më regjimi, por ai që përbënte thelbin e çështjes, vetë kombi shqiptar. E kjo gjë nuk mund të kryhej pa ndihmën e asaj pararoje që shfaqet zakonisht në kësi rastesh: falanga e rimohuesve. 6 Goditja ose më saktë shkulja e themeleve të kombit dhe identitetit shqiptar, vënia në dyshim e krejt historisë së tij, mohimi i shenjave dhe i vlerave, përbaltja e modeleve, përçmimi i gjuhës, këto e të tjera si këto, nuk mund të kryheshin pa një keqkuptim të rëndë, që vitet e fundit, thirret në skenë, sa herë që dikush ka nevojë për çoroditje dhe alibi. Është fjala për dy nocione aq shumë të përfolura sot: patriotizmin dhe nacionalizmin. Loja me to, mjegullimi, shfrytëzimi me dredhi, duke përdorur dy kute, kanë lënë shteg për spekulime të pafundme. Dihet se si nacionalizmi agresiv është maskuar shpesh me lajlelulet e patriotizmit, por po ashtu patriotizmi natyral është fshikulluar pa të drejtë si nacionalizëm i keq. Ndonëse të ndryshme si nata me ditën, një qasje e kthjellët ndaj kësaj dukurie, na lejon të mendojmë se ashtu si dashuria me urrejtjen, që qëllon të përkiten në një pikë, ashtu dhe atdhetarizmi me nacionalizmin kanë, për fat të keq, një pikëtakim të turbullt. Është pikërisht kjo zonë që nxit keqkuptimet e rënda, shpesh të qëllimshme. Në Evropën e sotme, ndonëse gjëkund nuk shprehet qartë, nënkuptohet përdorimi i dy kuteve për këto dy nocione. Ndërsa pranohet heshturazi një lloj nacionalizmi tek disa vende të mëdha e të stabilizuara, duke u pagëzuar si patriotizëm, e njëjta ndjesi, në të tjera vende, damkoset si nacionalizëm. Shpallja si &amp;#8220;mite nacionaliste&amp;#8221; e gjithë modeleve shqiptare, që nga Kastrioti e Nënë Tereza, zëvendësimi i këtyre modeleve me të tjera, shumica poshtëruese: figura pashallarësh mizorë që i shërbyen jo lirisë por robërisë, rebelime të hapura proturke, si ai i Haxhi Qamilit, pashallarët e kuq, që e zëvendësuan flamurin otoman me atë panbolshevik, figura mafiozësh e monstrash politikë që valëvitin sot një flamur të tretë, atë të korrupsionit, e kështu me radhë, gjer te emblema e fundit, atë që duhet t&amp;#8217;i fshijë të tjerat e të kthehet në shenjë identifikimi të këtij populli: anije të mbushura me refugjatë, që e braktisin vendin. Siç shihet, asgjë ndërtuese nuk ka në këtë tablo të re që i propozohet botës shqiptare. Në të ka vetëm kaos, mbrapshti dhe braktisje. Që qarqeve të ndryshme në Ballkan, u intereson kjo gjendje gjysmënokdauni në të cilën ka rënë vendi ynë, (rivaliteti ekonomik për dikënd, statusi i Kosovës për dikë tjetër, e kështu me radhë), kjo merret me mend, por që rimohues shqiptarë marrin pjesë, madje me shumë zell, në këtë sulm kundër vendit të vet, kjo është vërtet dëshpëruese. Përveç iliricitetit dhe figurës së Kastriotit, si mite çoroditëse dhe burim kryesor i fatkeqësisë shqiptare u shpallën tezat e rilindasve. Cilat kanë qenë, në të vërtetë, &amp;#8220;mitet&amp;#8221; e rilindasve shqiptarë? I pari dhe mbi të gjitha, përveç Kastriotit, ishte miti i flakjes së pushtimit turk, bashkë me otomanizmin oriental. Pastaj vinin me radhë miti i zgjimit të ndërgjegjes kombëtare. I ruajtjes së tërësisë truallsore të Shqipërisë. I orientimit perëndimor e i modelit zviceran. I harmonisë fetare dhe i harmonisë midis Veriut dhe Jugut. I kultit të gjuhës shqipe. Edhe në kishte mite, që tingëllonin naive, si ai i Shqipërisë Zonjë të rëndë të dikurshme, e katandisur më pas me rrecka, ose i prejardhjes pellazge, ose i sublimit të virtyteve e bukurisë shqiptare, këto e të tjera si këto, nuk i prishin punë askujt. Kryesorja ishte që, në këtë program nuk kishte urrejtje, e aq më pak tmerre, si ato të pastrimit etnik, që ishin formuluar ndërkaq në disa nga programet e fqinjëve tanë. Për çudi, rimohuesit tanë, aq të vëmendshëm për t&amp;#8217;i gjetur njolla Rilindjes së vendit të vet, nuk kanë vërejtur asnjë të keqe në mitet që paralajmëruan tragjedinë e fundit në Ballkan: &amp;#8220;Kosova djep i Serbisë&amp;#8221;, &amp;#8220;ku jeton qoftë edhe një serb është Serbi&amp;#8221;, etj., etj. Edhe kur flakët morën qiellin dhe bota e tërë u rrëqeth nga masakrat e Kosovës, ata prapë nuk panë asgjë dhe vazhduan t&amp;#8217;i binin kambanës kundër &amp;#8220;kombëtarizmit shqiptar&amp;#8221;. Shkrimtari, që më së shumti e barti në shekullin 20 mitologjinë rilindase, ishte Gjergj Fishta. Sipas logjikës së rimohuesve tanë, Fishta ka bërë një gjë të keqe. Mirëpo ata, tani për tani, nuk guxojnë ta prekin atë. Ata vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në mashtrim dhe hipokrizi kur ngulin këmbë që &amp;#8220;mitet&amp;#8221; shqiptare i transferoi në shekullin tonë Enver Hoxha. Kinse kritika e tyre për shefin komunist, është, në të vërtetë, lavdërimi më i madh për të. Ne e dimë mirë ç&amp;#8217;bëri Hoxha me programin rilindas. Ne e dimë mirë se si psikozën kundër otomanizmit e ktheu në psikozë kundër kapitalizmit. Programin properëndimor, në të kundërtën e tij. Modelin zviceran, në model sovjetik e kinez. Harmoninë fetare, në ndalim të gjithë besimeve. Mitin e virtyteve të shqiptarit, në mit &amp;#8220;të njeriut të ri&amp;#8221;, të kundërt me të parin. Së fundi, mitin e Zonjës së rëndë të dikurshme, tani me rrecka, në mitin e Zonjës gjithmonë me rrecka, tani, Shoqe e nderuar. Ç&amp;#8217;i propozohet sot Shqipërisë, si këmbim për mohimin e &amp;#8220;miteve rilindase&amp;#8221;? Në radhë të parë vetëposhtërimi. Kënga e kukuvajkës, fryma mohuese për gjithçka. Shkurt, mitit të atdheut, me të gjitha ngarkesat kundërthënëse, që ai ka marrë, në historinë e gjithë popujve, i kundërvihet miti i vendit të pamundur, thënë ndryshe, të mallkuar. Mëkati më i pafalshëm i rimohuesve është se, me transformimin që i bëjnë së keqes shqiptare, nga regjimi komunist tek kombi shqiptar, ata, dashur padashur, bëhen mbrojtësit e këtij regjimi. Me alibinë që i bëjnë kështu diktaturës, ata nxisin një pyetje të përçudur: ç&amp;#8217;të bënte i gjori regjim komunist me këtë popull, që gjithçka të tij: historinë, kulturën, mendësinë i kishte pasur të prishura në themel? 8 Polemika për Nënë Terezën, në vjeshtë të këtij viti, tregon se gadishulli ynë jo vetëm vazhdon të prodhojë histori, siç është thënë, por krahas historisë, uzina e tij shpik ose mohon zanafilla, injoron ose fabrikon pakica të paqena, përgjysmon ose dyfishon popuj, pjell mburrje qesharake faraonike ose perandorake. Polemika, si çdo prodhim i provokacionit qëllimkeq, ka qenë e panevojshme. Në çdo provokim të këtillë ka një dozë pabesie. Skema është e njohur: hedhja në publik diçka të pavërtetë. (Në këtë rast, është pritur vdekja e Nënë Terezës, që të thuhet se ajo nuk është shqiptare.) Natyrisht që do të ketë reagim, siç ka reagim në kësi rastesh. Pas reagimit, gjendet dikush që thërret: ç&amp;#8217;është ky reagim? Përse ky reagim? Bërtitësit shkojnë më larg: ç&amp;#8217;është ky patriotizëm, ky kinse patriotizëm, ky nacionalizëm? Për çudi gjithë mllefi i bërtitësve nuk drejtohet kundër provokatorit që hodhi në opinion një mashtrim, por kundër atyre që i thanë &amp;#8220;jo&amp;#8221; mashtrimit. Bërtitësit vazhdojnë të ngulin këmbë se s&amp;#8217;duhej të kishte reagim për një gjë që dihet. Ndërkaq, ata bëjnë sikur nuk e dinë që pa atë reagim, mashtrimi për Nënë Terezën do të zinte vend në trajtën e një shtatoreje prej bronzi në një shesh të Romës. Të nervozuar, disa nga bërtitësit e hedhin më në fund maskën: ç&amp;#8217;punë kanë shqiptarët me Nënë Terezën? Ajo i përket gjithë njerëzimit. Ky pohim ka qenë edhe thelbi i provokimit. Dy pyetje shtrohen tani disi më qartë: e para, është apo jo e nevojshme shpallja e prejardhjes së njeriut? E dyta: kanë apo s&amp;#8217;kanë punë shqiptarët me Nënë Terezën? Për pyetjen e parë, dihet se tre janë informacionet bazike që jepen në krye të çdo lajmi për çdo personalitet: dita e lindjes, prejardhja, dita e vdekjes. I mirë ose i keq, ky është tani për tani zakoni i njerëzimit. Për Nënë Terezën nuk do të kishte përjashtim. Ndër mijëra lajme, që njoftuan vdekjen e saj, u dhanë të sakta lindja, vdekja dhe prejardhja shqiptare e saj. Në morinë e pafund të informacionit që shoqëroi vdekjen e saj, zërat e vetmuar që u ngritën për të thënë se Nënë Tereza nuk ishte shqiptare, por sllave, cigane ose vllahe, ishin një pikë ujë në oqean. E megjithatë, ishte kjo pikë ujë në oqean, që u kap prej provokatorëve në Tiranë, për të ngritur një zhurmë kundërshtuese. Njerëzit që reaguan kundër këtyre zërave, u fshikulluan në mënyrë të pabesë si &amp;#8220;bojaxhinj&amp;#8221; të Nënë Terezës, domethënë si falsifikatorë, si mbulues, si përçudnues të saj. Pas kësaj deklarate, do të donim të dinim se a do të kishte guxim provokuesi ta çonte mendimin e tij gjer në fund, për të thënë se në këtë histori, kryebojaxhia, pra, kryefalsifikatorja qenkësh vetë Nënë Tereza, meqenëse ka qenë ajo, që e ka shpallur përpara botës prejardhjen e saj shqiptare? Dhe për të mbyllur këtë paragraf të trishtueshëm do të duhej të bënim pyetjen: në qoftë se ata që pohojnë përkatësinë shqiptare të Nënë Terezës do të quheshin &amp;#8220;bojaxhinj&amp;#8221;, ç&amp;#8217;emër duhej t&amp;#8217;u vinim atyre që i gjetën asaj një tjetër prejardhje tjetër, atë vllahe? Kurthi i prejardhjeve mbetet nga më të larmishmit në Ballkan. Prejardhja si mburrje. Prejardhja si fyerje. Prejardhja e padurueshme prej tjetrit. Prejardhja e mohuar. Prejardhja e fshehur. Prejardhja e nxjerrë befas si thikë nga mënga, e kështu me radhë. Keqkuptimi për prejardhjet është pjesë e atij gramshaleshi të madh që përbën &amp;#8220;ballkanizmin&amp;#8221;, në kuptimin më të keq të fjalës. Ai lidhet me një varg keqkuptimesh të tjera, shpesh dramatike, siç është ai i statusit të pakicave. Si kudo në botë, pakicat kanë qenë e do të jenë të pashmangshme në Ballkan. Çështja është nëse ato do të lozin rolin e urave bashkuese apo të greminave ndarëse. I kanë luajtur të dyja gjer më sot, më hershëm atë të urave, më vonshëm atë të greminave. Nga qartësia e Kushtetutës së Evropës së Bashkuar për këtë problem do të varet një kthjellim i mëtejshëm i një prej burimeve të së keqes në Ballkan. Popujt e gadishullit tonë kanë dhënë e kanë marrë gjerësisht me njëri-tjetrin për shekuj me radhë. Krahas ndikimeve kulturore, zakonore, gjuhësore, ballkanasit kanë këmbyer lëndë njerëzore, në masë të ndjeshme. Lënda njerëzore e ardhur nga një popull tjetër, është zakonisht faktor gjallërimi dhe shëndoshjeje. Historia e ka pranuar se ç&amp;#8217;pasurim sjell kjo përzierje, ky metisash, dhe ç&amp;#8217;varfërim shkakton e kundërta. Shembulli amerikan, si ngadhënjim i përzierjes mbetet më i qarti gjer më sot. Shqiptarët, si gjithë të tjerët, i janë nënshtruar këtij ligji. Ata kanë dhënë, dhe duke dhënë, kanë shëndoshur popujt e tjerë, sidomos fqinjët, me gjindjen e tyre. Nga ana tjetër ata kanë marrë, dhe gjithaq janë shëndoshur prej të tjerëve. Në shëmbëllim të krushqive mbretërore, që janë përpjekur të luajnë një rol zbutës, një rënie të trysnisë midis shteteve, këto dhënie-marrje midis popujve e kanë luajtur pa dyshim një rol të tillë, madje, me sa duket, më të ndjeshëm se krushqitë monarkike. Megjithatë, si në rastin e gjithë krushqive edhe ato, nga kahu pozitiv, ka qëlluar të kthehen në të kundërtën. Provokimet nuk kanë nevojë gjithmonë për sheshe ku të shpallen. Ato mund të fillojnë pa bujë, si shkrepsja modeste, që i vë zjarrin një turre drush. Ato mund të nisin në trajtë sprovash akademike, në trajtë veshjesh, apo thashethemesh të kafeneve. Prejardhjet, janë rrafsh i parapëlqyer për acaruesit. Të thuash se nëna e Gjergj Kastriotit është me prejardhje joshqiptare, është një gjë e zakonshme. Kryezotët shqiptarë, ashtu si një pjesë e feudalëve ballkanas, për arsye të ndryshme, qoftë edhe për të imituar mbretërit, merrnin gra të huaja. Me këtë rast, fyerja e shqiptarëve për prejardhjen e nënës së heroit, që ka gjasë të ketë qenë malazeze, është e papërligjur. Rasti rëndohet kur vjen puna e shpalljes me bujë, në një gazetë me tirazh të madh, se ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti ka qenë gjithashtu serb. Provokimi mban erë që larg, ngaqë bazohet thjesht mbi një mashtrim. Nga disa shkresa të vjetra serbe ku emri i Gjon Kastriotit figuron si Ivan Kastrioti, u hidhka poshtë një e vërtetë e dëshmuar nga mijëra dokumente të tjera në dhjetëra gjuhë, e në dhjetëra vende. Në këto dokumente emri i Gjon Kastriotit natyralizohej, në shumë raste, sipas gjuhës me të cilën përpilohej dokumenti. Kështu, Gjoni i Kastriotëve, në gjuhë të ndryshme ishte Zhan, Xhon, Johan, Huan, Ivan, Xhovani etj. Këta emra mund ta bëjnë atë francez, anglez, gjerman, spanjoll, serb ose italian, aq sa ç&amp;#8217;mund ta bëjë shqiptar emri i shqiptarizuar Gjon, Papën e Romës, Gjon Palin e dytë. Zelli për provokim dokumentohet ngaqë nga gjithë prejardhjet e mundshme, parapëlqehet ajo që acaron, ndonëse pa të drejtë, shqiptarët. Them, pa të drejtë, sepse çfarëdo prejardhjeje që t&amp;#8217;i ngjitësh Kastriotit, serbe, greke, spanjolle apo kineze, asgjë nuk e ndryshon asnjë grimë identitetin e tij shqiptar. Loja me prejardhjet është, jashtë çdo dyshimi, një nga kotësitë foshnjarake ballkanike. Por kjo nuk do të thotë aspak se provokimi vetë, mund të quhet foshnjarak. Një provokim është gjithmonë serioz në të keqen e tij, e sidomos në gadishullin tonë. Shumë tmerre kanë ndodhur në historinë e botës të nxitura nga ngjarje që ngjajnë fëminore: një lëvizje e gabuar e dorës në një tempull, një krehje flokësh, një tatuazh a një deklarim i pakujdesshëm. Shqiptarët nuk janë aspak të mbrojtur nga ethe të tilla. Shembulli i prejardhjes të hamendsuar joshqiptare të Migjenit është një nga më kuptimplotët. Ajo ka qenë për një kohë të gjatë tabu. Të thuhej se Millosh Gjergj Nikolla, ishte me zanafillë joshqiptare, me sa dukej malazeze, kjo merrej si fyerje. Në të vërtetë, jo vetëm nuk ka asnjë fyerje, por ka qenë nder për botën shqiptare, që mundi të magjepste e ta bënte të vetin një nga talentet më të mëdhenj të kohës. Rasti i Migjenit tregon se universi shqiptar bashkë me gjuhën shqipe, ai univers e ajo gjuhë që ne e kemi bërë zakon ta shkelim me këmbë, ka fuqi thithëse e integruese tepër të fortë. Migjeni, për nga prejardhja, për nga studimet, e për nga gjuha, mund të ishte një shkrimtar jugosllav. Vendi fqinj mund t&amp;#8217;i jepte atij hapësirë e mundësi, në dukje, më të madhe se Shqipëria e sertë, e varfër dhe kryeneçe. Por ai, jashtë çdo përfitimi, madje kundër tij, e bëri zgjedhjen e vet. Ajo zgjedhje ishte rrënjësore, e sinqertë, e plotë. I dashuruar &amp;#8220;tragjikisht&amp;#8221;, siç shkruan, pas botës së shqiptarëve, (ka gjasë që viset e Perëndimit, për të cilat ai kishte gjithashtu një &amp;#8220;dashuri tragjike&amp;#8221;, iu dukën më të kapshme nëpërmjet Shkodrës së shqiptarëve sesa zonës sllave), Migjeni nuk e kujtoi kurrë zanafillën e vet. Do të mjaftonte kjo që, në qoftë se dikujt duhej t&amp;#8217;i mbetej hatri (në këtë gadishullin tonë hatërmbetës), këta do të ishin malazeztë e jo shqiptarët. Askush nuk ka të drejtë t&amp;#8217;i kërkojë askujt pohimin apo mohimin e prejardhjes së vet. E drejta e pohimit është po aq e ligjshme sa ajo e mohimit. Ndryshe nga Migjeni, një tjetër shkrimtar shqiptar me prejardhje të huaj, Sterio Spasse, nuk e mohoi asnjëherë zanafillën maqedone. Shkrimtar i shquar në dy regjime të ndryshme, mbretëror dhe komunist, i qortuar në të parin si tepër pesimist (romani &amp;#8220;Pse?&amp;#8221;), e në të dytin si tepër optimist (realizmi socialist), Spasse përjetoi fatin e shumicës së shkrimtarëve shqiptarë, fat të kushtëzuar nga disa faktorë, përveç njërit: atij që lidhej me prejardhjen. Në të dy kohët, mbretëroren dhe komunisten, askush nuk ia kujtoi kurrë maqedonësinë, rrjedhimisht, prej saj ai s&amp;#8217;pati asnjë të keqe, ashtu siç nuk pati asnjë të mirë. Është rasti të thuhet këtu se, ndërsa s&amp;#8217;kemi të drejtë të mohojmë e të shkulim prejardhje, aq më pak kemi të drejtë të detyrojmë dikënd ta mbajë atë me dhunë, si tatuazh, si yll të Davidit në setër, sipas zakoneve naziste, apo si damkë hekuri të skuqur, sipas dokeve mesjetare. 9 Zemërimi kundër zanafillës shqiptare u përligj në një mënyrë shtihane, se kinse zhurma për Nënë Terezën ishte e tepruar në Shqipëri dhe se ajo po shfrytëzohej prej klasës politike shqiptare, për kapital, moral etj., etj. Ata që e njohin pak a shumë gjendjen në Shqipëri, e dinë fare mirë se klasa politike shqiptare as që do t&amp;#8217;ia dijë për Nënë Terezën, se veshët e shqiptarëve, nga mëngjesi në darkë janë të shurdhuar nga klithmat e një panairi politik rraskapitës: Nano-Meta, Mejdani-Berisha, Votat e vjedhura, KQZV-të, VKQZ-të, Mocion besimi, Mocion mosbesimi etj., etj. Midis kësaj zallahie shterpë, çdo tërheqje e vëmendjes prej gjërash më të epërme, do të ishte jo vetëm e dobishme për shëndetin moral të kohës, por do të ndihmonte për të parë se, sa e mjerë është gjithë kjo rrumpallë, që ka gëlltitur jo vetëm politikën, por edhe pjesën dërrmuese të shtypit shqiptar. Ç&amp;#8217;të keqe, pra, do të kishte prania më e ndjeshme e Nënë Terezës, e frymës së saj, në botën tonë shqiptare, të mbushur me mosdashuri, me nerva dhe urrejtje? Antinënëterezistët tanë i mërzit fakti që populli shqiptar, pothuajse unanimisht, e ka shpallur adhurimin e tij për Nënë Terezën. Ky popull është akuzuar vitet e fundit si tepër i ashpër, shkatërrimtar, egërshan. Ka një pjesë të së vërtetës në këtë fajësim. Nisur qoftë edhe nga kjo, ç&amp;#8217;të keqe ka në qoftë se populli shqiptar, me zgjedhjen e kësaj embleme morale shpall prirjen e tij për të bërë një ndreqje, një qortim, një zbutje brenda vetes? A nuk i kërkohet sot gjithë Ballkanit një program i ri moral, thelbin e të cilit e përbën zëvendësimi i urrejtjes me frymën e mirëkuptimit? I gjithë ky zell për mënjanimin e Nënë Terezës bëhet edhe më i pafalshëm, kur kujtojmë se ka patur një kohë të errët, kur regjimi komunist e kishte përjashtuar shenjtoren krejtësisht nga Shqipëria. T&amp;#8217;i bësh jehonë, qoftë edhe pa dashur këtij qëndrimi çnjerëzor, është mëse e habitshme. Argumenti i fundit në dosjen Nënë Tereza është edhe më absurdi: frika se mos krenaria për prejardhjen shqiptare të shenjtores, ripërtërit tek ne mitin e hershëm të superioritetit të racës shqiptare!!! Është vërtet për të lënë mendjen, siç thuhet. Se kur na paska dalë ky rrezik i ri në këtë vend, kjo mbetet një nga kureshtitë e mëdha se gjer ku mund të shkojë fantazia njerëzore. Në fundajën e një rënie morale të paparë, ku vetëposhtërimi, shkelja e vetvetes, humbja e çdo besimi, kanë arritur në atë pikë, sa që shpesh janë të huajt që përpiqen të na sjellin në vete, duke thënë: kini besim në veten tuaj!, të flasësh për rrezikun që vjen nga kompleksi i superioritetit të racës, është si të pështysh mbi një gur varri. E meqë është fjala për modelin e Nënë Terezës, ky model shelbues, që është, veç të tjerash, edhe i përvujtnisë, jo vetëm nuk mund të nxisë të kundërtën te shqiptarët, por na jep shkas të besojmë se një nga arsyet e adhurimit është pikërisht prirja për t&amp;#8217;u ndarë edhe me këtë cen: kreninë e tepruar e boshe. Nënë Tereza, si ikonë e mbarë planetit të njerëzve, është veçanërisht e tillë për popullin shqiptar, falë lidhjes së gjakut. Është kjo lidhje që kthehet vetvetiu në një pakt, në një shkollë të tërë emancipuese, në një lajm të mirë, për një kohë të re. Të ngresh moralin e përmbysur të një njeriu është ndërkaq diçka e madhe. Të ndihmosh për të ngritur moralin e një populli të tërë është përtej sublimes. Për të kuptuar se kjo nuk është as metaforë poetike e as një përkryerje, që ndodh në sfera të larta, të parrokshme për njeriun e thjeshtë, le të kujtojmë qindra mijëra mërguesit e sotëm shqiptarë, ata që fati nuk u ka ecur, siç kanë shpresuar, dhe që të shpërndarë anekënd, ditë e natë përballen me mungesat, ankthet, poshtërimin. As shteti shqiptar, as pasaporta shqiptare nuk i mbrojnë dot, përkundrazi, ua ndërlikojnë jetën. Le të kujtojmë dramën kolosale, atë dramë me të cilën nuk merret askush, të mijëra e mijëra fëmijëve të këtyre mërguesve, të cilët shkojnë çdo mëngjes në shkollat e huaja, me zemër të dridhur se mos dikush u thotë me pezm: ti je shqiptar! E pra, këtyre mërguesve të harruar, që u qëllon të përfundojnë në burg me faj e pa faj, e këtyre fëmijëve që gjymtohen psikikisht që në mëngjesin e jetës, u vjen befas në ndihmë ikona e shenjtores. Është ajo dhe vetëm ajo, që u jep kurajon t&amp;#8217;i thonë me vete policit, gjykatësit ose mësuesit: ju vendin tim e shpërfillni, por lavdi Zotit është një shenjtore që ju e nderoni: Nënë Tereza. Ajo është nga vendi im. Do të mjaftonte vetëm kjo arsye e thjeshtë njerëzore, midis arsyeve të tjera të mëdha, që të rreshtte zhurma kundër pranisë së Nënë Terezës në Shqipëri. Zelli që ushqen këtë zhurmë, na bën të mendojmë se ata që i bezdis kjo prani, në të vërtetë është vetë populli shqiptar që i bezdis. Siç u tha më lart, vendi i vetëm ku zanafilla e Nënë Terezës zgjoi kundërshtime e polemika, ishte Shqipëria. Në këtë rast, nuk ka si mos të na shkojë mendja te dy testamentet që i ishin lënë popullit shqiptar lidhur me shenjtoren. Porosia e asaj vetë, që ajo të mos ndahej më kurrë nga Shqipëria. Porosia e Enver Hoxhës, që ajo të mos i qasej kurrë Shqipërisë. Populli shqiptar nderoi testamentin e parë, atë të shenjtores. Provokatorët shqiptarë nderuan të dytin, atë të diktatorit. 10 Prodhimi me tepricë i historisë në Ballkan, sipas thënies së njohur të Çurçillit, nuk mund të kryhej pa një sërë uzinash ndihmëse, ato që përgatitën lëndët e nevojshme, për departamentin kryesor. Trysnitë etnike, mitet vrastare, përçudnimet e historisë, e gjer te provokimet e te helmet më banale, janë disa nga nënprodhimet e domosdoshme që uzina e madhe të mos pushojë së nxjerri tym. E tymtarët e saj, për fat të keq, kanë qenë e mbeten ndotësit më të këqinj të gadishullit. Nisur nga kjo, është e kuptueshme që Evropa e Bashkuar, në portat e së cilës ballkanasit kanë zënë radhën për të hyrë, vigjilon, mbikëqyr, jep këshilla e dërgon kërcënime, që gadishulli të harrojë fantazmat ngatërrestare të tij, të rishikojë historinë e dhunuar, të heqë dorë nga dufet e vjetra, shkurt të evropianizohet. Në fillim të shekullit 21, një trysni e re po rreket të buthtojë mu në mes të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës: acarimi midis shqiptarëve e vllehëve. Është ende e dobët, e parëndësishme dhe pa të ardhme, e megjithatë, si çdo helm, e ka aftësinë që edhe në sasi të paktë, të dëmtojë rëndshëm. Për një kohë të shkurtër, kjo trysni, ndonëse kryekëput e shpikur, arriti të provokojë rrjedhojën më të keqe në kësi rastesh: shenjat e para të racizmit shqiptar kundër pakicës vllahe. Thelbi i asaj që ka ndodhur është ky: në fillim të shekullit 21, për herë të parë në kronikën historike shqiptare, janë bërë përpjekje, për të krijuar një trysni të paqenë, të panjohur gjer më sot, të ngjashme me krijimin artificialisht të qelizave kanceroze, në një laborator studimor. Për të sajuar një trysni është e domosdoshme gjetja e tharmit. E tharmi i çdo trysnie etnike është persekutimi. Pra, fabrikimi i një trysnie është baraz me fabrikimin e një persekutimi. Në këtë kah, çështja shtohet thjesht dhe qartë: a ka patur ose a ka trysni midis shqiptarëve dhe pakicës vllahe? Thënë ndryshe: ka patur ose ka persekutim të vllehëve prej shqiptarëve? Opinioni i përgjithshëm shqiptar i përgjigjet me një &amp;#8220;jo!&amp;#8221; të madhe kësaj pyetjeje. Opinioni i përgjithshëm vllah, madje edhe vetë provokatorët (paradoksi do të shpjegohet më poshtë), i përgjigjen praktikisht me një &amp;#8220;jo!&amp;#8221; edhe më të madhe. Atëherë përse kjo zhurmë? Përse bie kambana? Për kë fabrikohet helmi? Përgjigjet janë dy. Sipas studiuesit shqiptar, Albert Ramaj, kjo çështje, si shumica e çështjeve të dyshimta në Ballkan, ka një prapavijë politike: krijimin e një pakice etnike vllahe, me qendër Maqedoninë, për të relativizuar atje statusin e shqiptarëve si popull i dytë. Sipas një mendimi më të përgjithshëm, e gjithë kjo s&amp;#8217;është veç një çështje biznesi. Meqenëse Këshilli i Evropës, me të drejtë, e mbron pakicën vllahe, si pakicë e rrezikuar, disa &amp;#8220;liderë&amp;#8221; të kësaj pakice duan me çdo kusht të provokojnë persekutimin, mundësisht racizmin, ngaqë kështu, mendojnë ata, edhe përfitimet do të jenë më të mëdha. Këto janë hamendje, të cilat, për t&amp;#8217;u bërë të besueshme, kanë nevojë për të vërtetën, atë që del nga faktet. Problemi vllah nuk ka ekzistuar në Shqipëri, për arsyen e thjeshtë se vllehët janë konsideruar qytetarë shqiptarë, njëlloj si shqiptarë, rrënjës (autoktonë) si ata, me të njëjtat të drejta si ata, me të njëjtat detyra, me të njëjtin fat. Kjo s&amp;#8217;do të thotë se nuk njihej zanafilla e tyre vllahe ose arumune. Por kjo prejardhje nuk ka dhënë gjer më sot asnjë shenjë dallimi ose ndarjeje. Prania vllahe në Shqipëri është quajtur prani tipike shëndoshjeje, martesat me shqiptarë kanë qenë pa kurrfarë kufizimi, pjesëmarrja e vllehëve në çëshjet kombëtare, politike e kulturore të kombit shqiptar ka qenë e plotë, në të gjitha kohërat dhe regjimet. Fjalë të bukura, vizion rozë? Kurrsesi. Ajo çka u tha më lart, dëshmohet katërcipërisht nga vetë shkrimet e nxitësve të provokacionit. Një kundërthënie e madhe i përshkon fund e krye këto shkrime. Nga një anë, me një krenari të ligjshme përmenden në to gjithë veprimtarët me prejardhje vllahe, që punuan e luftuan për Shqipërinë, që nga poetët e misionarët, gjer te martirët që derdhën gjakun për të, e nga ana tjetër, në të njëjtat shkrime, ngrihet ankesa për përçmim e persekutim. Këto dy pohime nuk mund të qëndrojnë bashkarisht. O njëri, o tjetri bie. Për fat të mirë, bie i dyti, përçmimi, sepse i pari është i dëshmuar historikisht. Pohimi i parë e përjashton të dytin, sepse as historia, as natyra njerëzore këtu në Ballkan nuk japin shembuj që, një pakicë e shtypur të punojë me kaq përkushtim, madje të flijohet, për një komb të huaj, e për më tepër shtypës. Për fat të keq, nxitësit e grindjes kanë shkuar larg. Sipas kanuneve ballkanike, janë përpjekur ta projektojnë grindjen në thellësi të mijëvjeçarëve, aty ku, sipas tyre, stërgjyshërit e të dy palëve janë ndeshur egërsisht. Është thënë edhe më lart se zgjedhja e një prejardhjeje, të qenë apo të paqenë, të vërtetë apo gjysmë të vërtetë, është një hobi nga e cila popujt nuk ndalen dot. Ajo mbetet e pafajshme përderisa nuk ushqen një qëllim të errët. Ajo bëhet e fajshme përderisa nxit pikërisht qëllimin e keq. Mëtimi për një lidhje të popullsisë vllahe me latinitetin (ndonëse ky latinitet nuk është i qartë për ata vllehë që e quajnë veten të lidhur me helenët), është krejtësisht punë e tyre. Kur ky mëtim nis e pezmatohet, me ngarkesë konfliktuale, për të ushqyer një provokim të sotëm, ai bëhet i dënueshëm. Një kapardisje vllahe, e ndikuar, me sa duket, nga kapardisja proverbiale shqiptare, duke u ndezur nga kujtimet e Romës antike, kujton se do t&amp;#8217;u japë zemër të vetëve, duke kujtuar sipëraninë e Romës (si të thuash, stërgjyshërve të vllehëve), ndaj ilirëve, (me demek katragjyshërve të shqiptarëve). Nuk përmendet vetëm lufta midis tyre, së paku në shtyp, por ajo vazhdon kafeneve, bashkë me ngazëllimin për humbjen e ilirëve (me demek të shqiptarëve!). E gjithë kjo do të mbetej një episod grotesk, nga ata që vetëm gadishulli ynë fantazist është i aftë të pjellë, sikur të mos pasohej nga një helm i rrezikshëm, helmi klasik që qëndron në bazë të çdo racizmi: superioriteti i një race. Në shtyp, e zezë mbi të bardhë, është shkruar se vllehët qenkërkeshin superiorë ndaj shqiptarëve. Është, me sa duket, kjo ide e helmët, ajo që nxiti reagimin e ashpër racist shqiptar. Provokimi ia kishte arritur qëllimit. Për herë të parë, në trajtë të egër, cinike, u shfaqën në shtyp cilësime përbuzëse për vllehët, kërraba vllahe, çobanëria, bejte për mushkat, si simbole të nomadizmit etj. Ishte e trishtueshme që të përçmoheshin kështu elemente baritore, ato që nuk turpërojnë asnjë popull e që kanë qenë rrënjët e jetës, sidomos për vetë shqiptarët e për gjithë ballkanasit, që nga kohërat homerike e gjer më sot. Racizmi, qoftë edhe i provokuar, është kryekëput i dënueshëm. Ndërkaq, po aq i dënueshëm është provokimi i tij. Racizmi ndaj shqiptarëve, i ushtruar sot gjerësisht në një vend si Greqia, anëtare e BE-së, është krejtësisht i kundërkohshëm. Proselitizmi i dhunshëm, ndërrimi i emrave, i fesë, fyerjet, keqtrajtimet, burgimet me shkak e pa shkak, e gjer te torturat e vrasjet me një plumb pas kokës, në zyrat e policisë, dhe shpallja pastaj e vrasësve të pafajshëm, kjo është një kronikë tepër e dhimbshme për t&amp;#8217;u gëlltitur. Shteti shqiptar, i çoroditur nga korrupsioni dhe marrëzitë e brendshme të tij, intelektualët renegatë shqiptarë, të merakosur se mos emri i Nënë Terezës u jep kurajo (lexo: ua lehtëson brengat) bashkëkombasve të tyre, komitetet e të drejtave të njeriut të tipit Ballauri, cinikë dhe krejtësisht të pandjeshëm ndaj vuajtjeve të emigrantëve tanë, i kanë lënë ata në mëshirën e një fati të papërfytyrueshëm. Nga kalvari i tyre i gjatë, do të mjaftonte ngjarja makabre e përkthyeses së gjyqeve, që, duke mos ditur asnjë fjalë shqip, për dhjetë vjet rresht ka kalbur nëpër burgje me dhjetëra e ndoshta me qindra djem shqiptarë, për të kuptuar sa larg kanë shkuar gjërat. 12 Nuk është e lehtë të gjenden shkaqet e plota që çojnë drejt otracizmit (veçimit) të një populli. Një pjesë e tyre mbeten gjithmonë në terr. Nga arsyet e njohura, përveç revanshit të vjetër ballkanik, ka qenë jugosllavomania, thënë ndryshe, moda e flirteve me fqinjin tonë verior, ajo që më së shumti e ka dëmtuar Shqipërinë. Politika vetëvrasëse e veçimit, krimi fillestar e njëherësh më i rëndi, i komunistëve shqiptarë, ka qenë fatale në këtë kah. Për një ndërlikim të favorshëm të rrethanave, ai që në gjuhën e përditshme quhet skajim i keq i yjeve, Shqipëria, në shumicën e rasteve, del e humbur. Një sërë keqkuptimesh dramatike, fryt i mosnjohjes ose dashakeqësisë, e ndjekin hap pas hapi dosjen e saj. Nga e djathta ajo quhet e majtë e, për çudi, nga kjo e fundit fajësohet si e djathtë. Nga qarqet e krishtera konservatore merret për myslimane, e nga myslimanët radikalë për jo e devotshme. Një pjesë e gjykimeve kundërthënëse e shpesh paradoksale, e kanë burimin te grindjet brenda perandorisë komuniste, atëherë kur Bashkimi Sovjetik hodhi mbi Shqipërinë akuzën biblike se &amp;#8220;iu shit imperializmit për 30 aspra&amp;#8221;. Për një kohë të gjatë, ajo akuzë mbeti në kujtesën e miliona njerëzve, të cilët, nga padituria dhe naiviteti besonin vërtet se vendi i vogël stalinist ishte kthyer në Judë, në shërbim të kapitalizmit. Kundër tij u përdorën shpesh të njëjtat mallkime që përdoreshin zakonisht kundër CIA-s, Izraelit ose Boris Pastërnakut. Gjithsesi e pafat, Shqipëria humbi kështu miliona simpatizuesit e saj filosovjetikë e, më pas, pas grindjes me Kinën, miliona të tjerët, maoistët. Këto aradhë të pafundme, në një mënyrë ose në një tjetër u kthyen kundër saj. Ishin ata që më 1999 mbushën radhët e para të manifestimeve për të mbrojtur Serbinë nga bombardimet, por kurrsesi popullsinë shqiptare nga masakrat. Gati e pabesueshme tingëllon sot profecia e famshme e Hrushovit, kur e quajti Shqipërinë Judë të shitur te Perëndimi. Në atë kohë, akuza ishte krejtësisht jashtë çdo baze logjike, e tillë që mund ta prodhonte veç truri i një të çmenduri. E megjithatë erdhi një kohë që difensa e çmendur u krye, e Shqipëria përfundoi si një ndër aleatët më besnikë, në mos i Perëndimit mbarë, i fortesës së tij kryesore, SHBA-së. Si shumë punë të Shqipërisë, edhe kjo miqësi kërkon taksën e vet. Më kot është thënë e shpjeguar se simpatia për Amerikën nuk është një pasion i radhës, por i ka rrënjët në mirënjohjen historike në fillim të shekullit, kur presidenti amerikan, Willson, ishte i vetmi nga shefat perëndimorë që kundërshtoi dhe pengoi ndarjen e Shqipërisë dhe, në mbarim të shekullit, kur SHBA-ja udhëhoqi koalicionin për çlirimin e Kosovës. Valët e antiamerikanizmit që, për fat të keq, përshkojnë sot botën dhe Evropën, nuk lënë pa prekur vendin e vogël në breg të Adriatikut. Ka gjasë që jo vetëm amerikanofobia klasike, por manifesitmet anësore, nga ato antisemite gjer te altermondistët e më tej, te kundërshtarët e &amp;#8220;UGJM&amp;#8221;-ve (ushqime gjenetikisht të modifikuara), të përplasin stërkalat e tyre mbi vendin ballkanik. Ndërkaq, si rrjedhojë e acarimeve midis BE-së dhe SHBA-së, ka gjasë që sipas proverbit &amp;#8220;kur grinden atllarët shkelmat i hanë gomarët&amp;#8221;, Shqipëria të hajë shkelma atëherë kur s&amp;#8217;e pret. Ky ndërlikim ndërkombëtar i dosjes së Shqipërisë, ndonëse mund të duket zotërues, nuk do të arrinte dot të krijonte një klimë mohuese nëse nuk do të arrinte do të ushqehej nga një faktor i befasishëm: shpërthimi dhe shpërndarja nëpër botë e qindra mijëra shqiptarëve. Janë të njohura pasojat e kësaj përmbytjeje: imazhi katastrofik dhe nxitja e racizmit antishqiptar. Është e ditur e vërteta e thjeshtë se, banditët dhe mafiozët shqiptarë përbëjnë një përqindje të vogël të mërguesve, por po aq e ditur është fuqia njollosëse e së keqes. Një vrasje e bujshme e një banditi, mund të hedhë baltë mbi një mijë jetë të ndershme, ato që s&amp;#8217;përbëjnë as lajm, as histori. Ky nam i keq i shqiptarëve, u shumëzua, për fat të keq, nga një rrezatim mosdashurie, për të mos thënë urrejtje kundër vendit, i një pjese të tyre. Kjo mosdashuri e shpallur e vetë vendasve, shërbeu për të legjitimuar mosdashurinë e të tjerëve. Shprehja kulmore e saj, ishte deklarata cinike e regjisorit majtist italian Xhani Amelio &amp;#8220;s&amp;#8217;kam takuar gjer më sot asnjë shqiptar që ta dojë vendin e vet&amp;#8221;. Nuk ishte vetëm një gënjeshtër e madhe. Ishte shpallja arrogante e një programi të ri, program që e bënë të tyre intelektualët rimohues shqiptarë. Këta të fundit, siç u tha më lart, ishin batalioni i fundit i &amp;#8220;vezëve të gjarprit&amp;#8221;, ata që tinëzisht e mbrojtën diktaturën, duke e paraqitur të keqen e saj, jo si një të keqe komuniste, por gjithëshqiptare. Shthurja morale e pjesës më të madhe të klasës politike shqiptare, mungesa e përkushtimit për vendin, shpallja e kësaj shthurjeje dhe kësaj mungese përkushtimi, si diçka moderne dhe tallja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e atyre që mendonin ndryshe, ka qenë një tjetër faktor madhor për një rënie të përgjithshme morale në këtë vend. Rrjedhojë e saj ishte fryma e sëmurë rimohuese, ajo që u përpoq ta zhveshë Shqipërinë nga gjithçka, për ta paraqitur si një vend virtual, version i përsëritur i përcaktimit cinik &amp;#8220;shprehje gjeografike&amp;#8221;. Rrjedhojë e kësaj dhe e një fryme hakmarrëse për popullin që, bashkë me shtatoren e tiranit, e përmbysi, më në fund, komunizmin, ishte ideja e nënkuptuar se Shqipëria mund të ishte e pranueshme si otomane, si komuniste, por kurrsesi si demokrate dhe evropiane. Ide të ngjashme, të nxitura nga orekse të shtuara kohët e fundit notojnë nëpër mjegull. Pavarësia e kushtëzuar e Kosovës, ose formula e Kosovës shumëkombëshe, kërkohet t&amp;#8217;i kalojnë tinëzisht krejt Shqipërisë. Me fjalë të tjera, në vend të shtetit historik që po mbush shekullin, të ketë një shtet të kushtëzuar shumëkombësh, thua se shqiptarët, ndryshe nga gjithë popujt, nuk mund të kenë shtëpinë e vet. Provokatori tepdil kinse maqedonas, kërkoi pikërisht këtë gjë në emisionin televiziv, të përmendur në fillim të kësaj sprove. Shqipëria paraqitet sot si një vend që nuk e duan. Këtë pohim e ndan vetëm një hap nga formula: Shqipëria është një vend që s&amp;#8217;ka pse të duhet. E nga kjo e fundit, gjer te hedhja e idesë për thurjen e mëtejshme të saj, nuk ka veç një tjetër hap. Shqipëria për shumëkënd është sot një pemë e rrëzuar, prej së cilës, ashtu si e thotë proverbi, të gjithë mund të bëjnë dru. Shqipëria e ka ulur kryet vërtet, por, për fat të mirë, nuk ka rënë. Ata që mezi presin ta shohin përtokë, është më mirë të kthehen e të shohin mjerimin e ngazëllimit të tyre meskin. Asgjë e mirë nuk i vjen Ballkanit nga lëngata e një prej popujve të vjetër të vet. Përkundrazi, shëndoshja e popullit shqiptar, normaliteti i tij, ashtu si ajo e çdo populli, ashtu si e popullit serb e malazez, është në të mirë të të gjithëve. Të sëmurë apo të shëndoshë, ne jetojmë e do të jetojmë në të njëjtin pavion dhe, duam apo s&amp;#8217;duam, fatet i kemi të përziera. Ata që nuk arrijnë ta kuptojnë këtë, s&amp;#8217;kanë kuptuar asgjë nga kjo botë. Shqipëria nuk ka rënë. Ende i drojtur, si në muzikën e Ravelit, ndihet një motiv i kundërt, me atë të mosdashurisë. Ndërsa mafiozët shqiptarë ushqejnë acarimin kundër kombit që i përkasin, një tjetër armatë, ajo e fëmijëve shqiptarë, anekënd Shqipërisë e shkollave të botës, zgjon nderimin e, bashkë me të, dashurinë. Në këtë ndeshje, që të kujton luftën midis bishës dhe qengjit, ashtu siç jepet në shkrimet e shenjta, qengji, ai që ka të ardhmen, do të fitojë. Disa javë më parë, në prag të vitit të ri 2004, një qytet i vogël francez, në breg të Atlantikut, u ngrit i tëri në këmbë, me manifestime, me peticione e me komitete, për të mbrojtur një familje shqiptare, për një problem administrativ. Në Operan e Parisit, kur Angjelin Prelocaj, në preludin e një prej baleteve të tij, me një bri në dorë foli ca çaste fjalë të vjetra shqipe, salla e mbushur plot, që nuk i kuptonte ato, por që e dinte se kjo ishte gjuha amtare e koreografit të madh, në heshtje solemne, si në një katedrale, i dëgjonte gjithë nderim. Kohërat janë duke u ndërruar në Ballkan e në Evropë. Një brez tjetër është duke ardhur, me një mendje më të kthjellët e një shpirt më të pasur. Ende nuk kanë në dorë fuqi ekonomike e politike, megjithatë fryma e tyre ndihet anekënd: në shkolla, në auditore, në familje, në kafe, në internet. Është frymë tjetër, që kërkon një tjetër Shqipëri. Që refuzon varfërinë si fatalitet e imoralitetin si kusht. Që spraps këngën e kukuvajkave e profkat e rimohuesve. Që natyrshëm kërkon t&amp;#8217;i kthejë nderin e humbur vendit të vet. Një këngë e adoleshentëve, e shpërndarë tani vonë nëpër Shqipëri, e jep në mënyrë prekëse këtë kumt: Shqipëri, atdhe i dashur Ne s&amp;#8217;të lemë ty të varfër. Është kumt e premtim bashkë. Është i thjeshtë, i dhimbshëm, pa dokrra e fjalë të mëdha. Nuk flitet për Shqipëri etnike a multietnike. Flitet thjesht për Shqipërinë moderne, atë që nuk mund të ekzistojë, pa lënë pas varfërinë. E varfëria, në këtë rast, është e lidhur me të gjitha: turpin, bjerrjen morale, poshtërimin. Ndaj premtimi &amp;#8220;S&amp;#8217;të lemë ty të varfër&amp;#8221;, është i barazvlefshëm me &amp;#8220;s&amp;#8217;të lemë ty të biesh&amp;#8221;. Asnjë popull s&amp;#8217;duhet lënë të bjerë. Sikur adoleshentët e Ballkanit perëndimor, ta këndonin një këngë të ngjashme për popujt e tyre, ky do të ishte një lajm i mirë. E nëse do ta këndonin bashkarisht për gjithë gadishullin, ky do të ishte një lajm i madh. Ismail Kadare 2003-2004 Ismail Kadare (Varianti i shkurtuar për gazetën) POSHTËRIMI NË BALLKAN Në çdo numër të vihet shënimi: &amp;#8220;Teksti i plotë i kësaj sprove do të botohet në libër të veçantë nga Onufri&amp;#8221;
Bushat kunder Papes dhe zotit ?! Sy per sy Nje minister ne nje vend te "europes se re" para nje kohe per nje reviste lokale tha qe : "ameriken nuk mund te gjikojme vetem per qeverisjen, partine, ose administraten qe aktualisht udheheq kete shtet.Amerika eshte dicka me teper ,edhe pse qeveria e jone me qeverine aktuale bashkpunon shum mire dhe sheh ne ameriken ne nje mike.Antiamerikanizmi per te cilin degjojm ketu dhe andej ,eshte nje fame. Mendohuni qe rinise sone ti meret muzika amerikane, filmat amerikan, tentoni qe te imagjinoni jeten tuaj pa te gjitha keto cfar amerika ka perfaqsuar dhe perfaqson ne kulturen bashkohore". Gjithsesi. Problemi qendron ne ate ,qe Bush nuk eshte asgje nga keto .Bushi nuk eshte Elvis. As Dylan. As Hemingway. As Chandler. As Andy Warhol. As Spilberg. Nuk ka bere regjine per Goodfather.As ka luajtur ne te. E kunderta :Bush eshte mohimi i gjith kesaj. Bushi eshte nje tip qe i ngriti doren ne shenje pershendetjeje Stivi Wonderit, sepse nuk dinte qe eshte i verber. Dhe po ashtu gjat kampanjes parazgjedhore mendonte se jan Talibans nje grup rocku dhe se eshte Putini kryeminister i kanadase, vec kesaj edhe aspak i shqetesuar deklaroj qe eshte filozofi i tij i preferuar Jezusi. Dhe cfar do te thot qe eshte libri i tij i prefueruar bibla. Pshhhht mos na degjoj ndokush , ai verzion i bibles me fotografi . Po bushi preferon qe per gjygjtar federal te shty gjyqtaret , qe kan biblen per temel drejtesie dhe qe gjobat gjyqsore i deklarojn me citate nga bibla (psh.Charles W. Pickering), dhe gjithashtu ka themeluar zyren per iniciativa ,e cila bazohet ne besim, dime qe neper burgjet e Teksasit ka futur indoktrinaten biblike dhe se ka kompleksin mesian sa me te fuqishem, dime-qe fiksacionet e tija me kapitullin e fundit te bibles, apokalipsen, jane te pakufishme. Rende do te gjejme njeri ,qe sloganin biblik "sy per sy" te kuptoj aq fundamentalisht dhe mbi te gjitha aq nadrealistik: mos haroni –ne gjykimin me vdekje eshte aq i cmendur sa qe gjat mandatit te tij ne vendin e guvernatorit ne texas nenshkruajti kryerjen e ketij akti makaber pra vrasjen e 152 te burgosurve, me cfar rezoj rekordin (sy per sy!), pas sulmit te WTC –se urdhroj bombardimin e afganistanit (sy per sy!), dhe tani bombardon irakun , sigurisht e dini pse ,sepse donte Sadami "dikur te vriste te atin tim" (sy per sy!). Ne qofte se sloganin "sy per sy" nuk do te ekzistonte, do ta kishte zbuluar Bushi. Dhe mbi te gjitha sinqerisht thene ndonjeher te le pershtipjen se kete e ka zbuluar me te vertet . Bushi e logarit vehten sikur me qene reinkarnimi i Jezusit. Problemi qendron ne ate , qe papa Gjon Pali i II-te kete nuk deshiron ta deklaroj kete. Akoma me keq, ne qofte se sjellim konkluzione nga vatikani, Bushi me biblen nuk ka haber. Pali II-te "per fat te keq" luften e tij nuk don ta bleje. Cfar ore ben Gjon Pali II-te? Normal, panderprere thekson, se eshte lufta nje fatkeqsi, se eshte lufta "tragjedi per njerezimin", se lufta mund te nderpritet dhe te zgjidhen problemet me paqe, se kunder terorizmit nuk mund te luftohet me arme dhe se per krishteret asnje lufte nuk eshte e mire. Tragjike dhe pune e veshtire kjo gje. Gjon pali i II-te kundershtonte edhe luften e Bushit plak (kjo do te jete nje "avanture pa kthim"), edhe tani ashper kundershton luften e Bushit te ri dhe theret ne paqe, bashkjetese ne mes krishtereve dhe muslimaneve dhe nderprerjen e sanksioneve, te cilat vrasin popullaten irakiene. Shikoni, pranoj Tarik Azizin, Kristjanin e Sadamit, dhe Tony Blairin(jo me nje qejf te madh), tek Sadami dergoi nje te derguar special, kardinalin Roger Etchegeraya. Ropotisjet e Blairit dhe Bushit e kan kritikuar vazhdimisht edhe perfaqsues te tjere ,te permendim ketu kardinalin Cormac Murphy-O'Conor, shefi i kishes katolike britanike dhe pandani i tij anglikan, kryepeshkopi Rowan Williams: lufta nuk duhet te jete kure pashmangshme …kjo lufte do te jete jomorale, jolegjitime, ilegale, kontraproduktive dhe tragjike per popullsine civile…konfliktin duhet ndalur…lufta nuk mund te jete nje mjet i politikes se jashtme…lufta nuk eshte e njesueshme me mesimet e Jezusit. Kryepeshkopi Jean-Luis Tauran, ministri i jashtem i vatikanit, terhoqi vemendjen se do te mundej lufta e irakut te hapte ruge "politikes xhungles", ndersa ne boten islamike do te shfaqej "nje levizje antikristiane, antiperendimore", nderkoh kur kryepeshkopi Renato Martino, shef i keshillit vatikanit per drejtesi dhe paqe theksoj, se "lufta preventive" nuk eshte "lufte e drejte". Gjithsesi, deklarata e Kombeve te Bashkuara nuk parashikon "luften preventive",te cilen e ka –heh, si upgrade doktrine "sy per sy"-zbuluar Bushi, i vetequajturi ekspert per definimin e te mires dhe te keqes. Condoleeza Rice, Keshilltarja per siguri kombetare e Bushit, tha, se nuk kupton argumentet e kishes kunder luftes, nderkoh qe bushistet – vecnarisht mediat e djathta, te cilat vazhdimisht me nje histeri te pazakonte kan sponzorizuar cmendurite e Bushit – menjeher kan gjetur pergjigje ne ne pyetjen, pse eshte papa kunder luftes: sepse deshiron ti hakmeret Amerikes, sepse ka zbuluar kabalen pedofilike ne kishen katolike amerikane. Teori komploti, do te thoni. Po, ashtu si u tha se behet fjale per komplot, kur kardinali brazilian Aloisio Lorscheider ne vitin 2000 "zbuloi", se forcat perendimore gjat luftes se gjirit me 1991 kan pergatitur atentat ne papen Gjon Palin, kundrshtarin e luftes se atehershme. Ska gje, Bushi dhe papa Gjon Pali tek leximi dhe interpretimi i Bibles nuk qendrojne ne nje vale. Pse? Sepse Bushi sic duket logarit ne ate se zoti nuk ekziston. Pra, dhe tani tentoni ta paramendoni nje situate te tille e cila na rezulton me ate qe Zoti ekziston ?
E ardhmja e integrimit Europian Si mendoni, me çfarë shpejtësie do përparojë integrimi europian? Konflikti ideologjik është midis sovranitetit dhe bashkëpunimit. Bashkimi Europian (BE) është bashkim i krijuar me traktat (marrëveshje) midis vendeve pjesëmarrëse dhe çdo ndryshim i rëndësishëm duhet të miratohet nga secili vend. Për shembull, BE nuk ka autoritet që t'i imponojë Anglisë përdorimin e euros si monedha e vetme. Temën po e hap i nxitur nga ky artikull në gazetën angleze "The Daily Telegraph": While we liberate Iraq, Europe is busy planning to enslave us komentet mbi artikullin vijojnë
Vdes Anna Lindh, ministrja e jashtme e mbreterise se Suedise Mbas plageve te renda dhe nje operacioni kirurugjikal prej shume oresh ne spitalin Karolinska te Stokolmit, ne oren 5 e 29 minuta, Anna Lindh, mbyll syte pergjithmone. Nje dite me pare ajo po bente pazar ne nje prej dyqaneve te njohur me emrin NK ne qender te Stokolmit, kur papritur u qellua me thike nga nje person akoma i paidentifikuar. Ajo kishte dalur e vetme, pa rojet personale dhe atentatori si duket kishte gjetur momentin e pershtatshem per te kryer veprimin qe i kushtoi jeten. Plaget e marra ne krah, gjoks dhe bark ishin plage te renda te cilat i kushtuan jeten kesaj ministri-je te jashtme te mbreterise se Suedise. Ajo ishte e martuar me Bo Holmberg dhe tashme ajo ka lene jetim dy femije te vegjel. Popullariteti i saj ne Suedi ka qene i madh dhe vrasja e saj ka shokuar dhe pikelluar gjithe Suedine. Atentati i ndodhur dje, eshte nje atentat ne vazhden e atentateve qe pikesynim kane pasur politikanet me ne ze dhe me te rendesishem te Suedise. Ne vitin 1986 u qellua per vdekje kryeministri i Suedise, Olof Palme, ne nje rruge ne qender te Stokolmit.
Si ta ruajme harmonine e cmuar fetare E Shtune, 15 Nentor 2003 SI TA RUAJME HARMONINE E CMUAR FETARE Nga Ismail Kadare Ky takim nderkombetar behet ne nje kohe kur nje shqetesim i ri, ose me sakte nje shqetesim i vjeter, i rikthyer me nje force te re, eshte shfaqur ne bote: marrdheniet midis besimtareve. Eshte kjo arsyeja qe teza e Samuel Hantingtonit se pas renies se utopive totalitare, shekulli XXI do te jete shekulli i perplasjes se qyteterimeve, ka zgjuar dhe vazhdon te zgjoje shume interesim, ne krahun e pranimit ose te kundershtimit te saj. E pranuar teresisht ose pjeserisht, e glorifikuar ose e hedhur poshte, kjo teze gjithsesi nuk mund te injorohet. Ka kohe qe dicka e rendesishme po ndodh ne boten tone, dicka qe vemendjes sone per nje kohe te gjate i ka shpetuar. Do te quhet perplasje ose jo e qyteterimeve, do te cilesohet katastrofe e pashmangshme ose e shmangshme, kjo eshte veshtire te parashikohet. Ajo qe mund te thuhet me bindje eshte se shumica e popujve te botes jane te perzier drejtperdrejt ose terthorazi ne kete problem. Rrjedhimisht miliona e miliona njerez kudo ne bote kane bashkuar mendjet, pasionin dhe vullnetin e tyre, per t'i dale perpara se keqes. Kam bindjen se mbledhja jone ketu ne Tirane bene pjese ne mozaikun e ketij shqetesimi te pergjithshem njerezor. Per nje nderthurje fatkeqe te rrethanave, acarimi midis besimeve ka perkuar dhe shpesh eshte bere amalgam me nje zezone tjeter planetare: terrorizmin. Terrorizmi, ashtu si konfliktet, ashtu si luftrat ashtu si urrejtja qe i pjell, eshte shume me i vjeter se te gjitha besimet e medha te sotme: krishterimi, islamizmi, judaizmi e budizmi. Terrori, ne te gjitha trajtat e tij, me gjithe rekuiziten e maskat e veta, e ka shoqeruar historine njerezore ne te gjitha fazat e saj. Terrorizmi nuk ka fe. Terrorizmi nuk ka sistem vlerash ku mbeshtetet. Terrorizmi nuk ka atdhe. Ashtu si qyqja qe nuk ka cerdhen e vet dhe uzurpon cerdhet e te tjereve, terrorizmi kerkon popuj, vende, ideologjira, besime fetare, kauza politike, konflikte racore, acarime etnike, mjerime shoqerore e keshtu me radhe, per te leshuar ne to vezet e veta, e per te pjelle pastaj racen e vet: terrorin. Identifikimi i terrorizmit me nje popull ose me nje grup popujsh, me nje ceshtje madhore, me nje besim fetar, etj, eshte nje keqkuptim tragjik. Per fat te keq, ky keqkuptim po ecen dhe po kthehet ne faktor te pare, per t'i dhene terrorizmit ate qe nuk e ka: nje baze, nje truall, nje besim. Terrorizmi e bashke me te acarimi midis popujve me besime te ndryshme, jane kthyer, sic u tha me lart, ne nje problem dramatik planetar. Kontinenti yne evropian eshte i prekur drejtperdrejte nga ky shqetesim. E kur permendim Evropen, e marrim me mend se gadishulli yne ballkanik eshte dyfish i prekur. E ne kete gadishull vendi yne, Shqiperia, vend i rralle ne Evrope me tre besime fetare, perben vertet nje rast te vecante ashtu sikurse dhe cilesohet m te drejte ne programin e ketij forumi. Ne qe jemi shqiptare, ndonese na vjen keq, jemi te ndergjegjshem se imazhi i vendit dhe i popullit tone ne boten e sotme nuk eshte per t'u lakmuar. Ne jemi te ndergjegjshem gjithashtu se ky imazh nuk ndreqet as me mllefe, as me psheretima revanshiste, por me pune dhe emancipim te gjithanshem. Nuk do te zgjatem ne kete pike sepse ajo nuk hyn ne temen e ketij forumi. E permenda imazhin e demtuar te Shqiperise, per te ardhur te nje e vertete tjeter, dhe pikerisht tek ideja se edhe ne keto kushte te veshtira, kur ne ndodhemi nen prozhektoret e kritikes, edhe ne kushtet pra, kur cenet tona kane dale ne plan te pare, ka dicka qe mbare bota na i njeh per merite. Dhe kjo dicka, per fat te mire, nuk eshte nje gje e vogel. Perkundrazi, ajo eshte dicka e madhe, e cmuar vecanerisht sot. Kjo eshte toleranca, harmonia fetare. Ka kohe qe kjo tolerance, permendet si nje gje proverbiale. Dhe ka arsye per kete. Nje popull jo i madh ballkanik, nje komb me tre besime dhe kater komunitete fetare, ne nje zone te famshme per grindje dhe pezm. Nje popull aspak i urte, madje do te thoja i prirur, si pjesa me e madhe e ballkanasve, per acarim. E megjithate, ndonese me tri fe, kush ideal per percarje, shqiptaret, gjate historise se tyre nuk i kane njohur konfliktet fetare. Shpjegimi per nje harmoni fetare, qe ka zgjatur me shekuj ne Shqiperi, nuk duhet kerkuar ne ndonje paradoks, ne ndonje sistem edukimi e emancipimi te nje niveli shembullor, e aq me pak ne cilesi moralo-etnike te vecanta te ketij populli. Shqiptaret jane si gjithe te tjeret. Harmonia fetare e tyre eshte pjelle e vete jetes, rrjedhoje e natyrshme e kushteve dhe e rrugetimit te tyre neperhistori. Konvertimi, kthimi i nje pjese te shqiptareve nga feja e pare e tyre, katolicizmi ne besimin ortodoks, e me pas kthimi i nje pjese tjeter ne fene myslimane, ka qene me sa duket, edhe shkolla e pare e tolerances. Gjate ketij procesi per shqiptaret u be e zakonshme qe nje pjese e familjes te ruante besimin e pare katolik, e tjetra te ishte ortodokse apo myslimane. Raste te shumta deshmojne qe dy vellezer, njeri katolik e tjetri mysliman, te jetonin nen nje pullaz, e keshtu me radhe kjo ndodhte me fise e krahina te tera. Eshte e kuptueshme se kur njeriu mesohet te jetoje me besime te ndryshme ne te njejtin fis, madje nen te njejtin pullaz, ai vetvetiu mesohet me tolerancen e me harmonine. Nje njeriu te tille urrejtja midis feve i duket e huaj dhe absurde. Kur ne shekullin XIX, ne Ballkanin e shqetesuar, shqiptaret po perpunonin edhe ata strategjine e tyre te shkeputjes nga perandoria osmane, rilindasit shqiptare, filozofet, poetet, politikanet, e kuptuan se harmonia fetare ishte nje thesar i pacmuar. Ata e kuptuan se nje percarje fetare e shqiptareve do te vinte ne rrezik vete ekzistencen e Shqiperise. Ndaj ata u kapen pas idese se harmonise fetare, me thonj e me dhembe, per ta kthyer ate ne nje antidot, ne nje flamur krahas flamurit te lirise. Per fat te mire, vizioni liberal per fene, per pranimin e tjetrit, do te rrezatonte njefaresoj nje tolerance ne mos te njejte, se paku te ngjashme, kur ishte fjala per kobmesine ose racen tjeter. Toleranca ndaj "tjetrit", ndaj atij qe kishte jo vetem tjeter fe, por edhe tjeter kombesi, u vertetua ne nje shembull te madh e te shkelqyer, qe nuk k qene aq i shpeshte ne historine e njerezimit: qendrimi i shqiptareve ndaj hebrejve. Shqiptaret u shfaqen si komb filosemit jo vetem ne jeten e tyre te perditshme. Filosemitizmi i tyre perballoi proven me te veshtire: holokaustin. Eshte nje e vertete e njohur, e megjithate, me lejoni ta perseris se, ne mbarim te Luftes se Dyte Botorore, numri i hebrejve, ndersa pakesohej kudo, ne Shqiperi u rrit gati 10 fish. Me lejoni ta perseris kete sepse popujt kane nevoje per modelet e mira dhe ne jemi mbledhur sot ketu qe t'i inkurajojme ato. Botimi kohet e fundit i dokumentave te qeverise dhe aleateve te vetm ku i kerkohej gjermaneve te hiqnin dore nga perndjekja e hebrejve ne Shqiperi nga qe do te krijoheshin probleme me popullsine vendase, deshmon gjer ne cfare shkalle mbrojtja e hebrejve ishte unanime ne Shqiperi. 2. Per te kuptuar me mire se si harmonia midis tre besimeve dhe kater komuniteteve fetare, ne nje vend kaq te ngushte si Shqiperia, nga nje program moral, nga nje filozofi, etike ose stragtegji shqiptare, u ndesh me realitetin e ashper historik dhe nga kjo perplasje doli e pademtuar gjer me sot, me lejoni qe t'u kujtoj fare shkurt, ato qe kane ndodhur ne kete vend lidhur me fene. Feja e pare e shqiptareve, katolicizmi, e vejter pothuaj se ajo e Romes, ishte e vetmja ne kete vend per gati 1000 vjet. Ndarja e kishes romane nga ajo bizantine, ndarje kufiri i se ciles kalonte perafersisht ne Shqiper, do te sillte konvertimin e pare te nje pjese te katolikeve shqiptare ortodokse. Disa shekuj me pas, pushtimi i krejt Ballkanit, nga perandoria osmane, do te sillte bashke me ushtrine dhe administraten, nje besim te ri: islamin. Nuk ishin vetem nje pjese e shqiptareve qe u konvertuan. Dukuria ishte e gjere ne gadishull. U kthyenh ne myslimane nje pjese e sllaveve dhe e grekeve. Katoliket shqiptare ishin e para popullsi e madhe katolike qe ra nen sundimin otoman. Ata u perpoqen te mbanin lidhjet me boten e krishtere evropiane. Merret me mend se nje kalvar i gjate e nje martirizim i pafund i priste katoliket shqiptare, keta tragjike te vetmuar, ne perandorine qe ishte krejt e huaj per ta. E megjithate ata e mbajten per t'u kujtuar shqiptareve ate qe kishin humbur: atdheun dhe Evropen. Ortodokset shqiptare, ndonese te ndare fetarisht nga katoliket, u perpoqen, ashtu si ata, te mbanin ndezur flaken e lirise dhe te shqiptarizmit. Nje nderlikim i ri u shfaq ne jeten e ortodokseve shqiptare ne shekullin e 19 e 20, pas clirimit te Greqise nga zgjedha osmane. Nje ide groteske, e pjelle nga qarqe panheleniste, idea se ortodokset ballkanas jane greke dhe s'mund te kene tjeter kombesi, i helmoi marrdheniet midis te krishtereve greke dhe shqiptare. Ortodokset shqiptare me veprat e tyre, me aktet, disa here me flijimin e jetes se tyre e deshmuan se ishin ortodokse te nje kombesije tjeter. Ka kaluar kaq kohe, e per fat te keq, nje ide e tille absurde vazhdon te gjalloje ne Greqine e sotme, anetare e Bashkimit Evropian. Myslimanet shqiptare, ithtaret e besimit me re ri, do t'u duhej ndoshta te kalonin neper proven me te veshtire. Duke marre fene islame, besimin zyrtar te perandorise, myslimanet shqiptare, te tunduar nga favoret kishte rrezik t'i percmonin e te ndaheshin nga vellerezit e tyre te krishtere. Ky do te ishte fundi i harmonise fetare ne Shqiperi dhe ndoshta fundi i Shqiperise. Myslimanet shqiptare nuk e bee kete. Dhe jo vetem kaq. Si per te treguar qarte se ata nderruan fene por nuk nderruan kombin, ata, ashtu si edhe me pare, moren pjese ne te gjitha aksionet kombetare bashke me te krishteret. Ata moren pjese ne beselidhjet e hapta ose te fshehta, ne komitetet, ne kryengritjet kunder shtetit osman. Ashtu si te krishteret, u flijuan edhe ata, madje shpesh me denime me te rrepta, nga qe kur ishte fjala per fatet e kombit, midis tij dhe fese zgjodhen kombin. Pavaresia e gjeti Shqiperine ne nje kaos te plote. Megjithate, edhe midis kesaj rremuje ballkanike te papare, edhe midis principatave te percara, midis programeve, flamureve, peshkopeve, imameve, feudaleve, poeteve e banditeve, shkurt, edhe ne ditet kur dukej sikur shqiptaret nuk kerkonin vecse shkaqe per t'u kacafytur, percarja fetare, me ndonje perjashtim te rralle, nuk u shfaq. Nje nga shpjegimet, si te thuash, nje nga sekretet perse pas kaosit mbreteria e Zogut arriti ne nje kohe te shkurter te vendoste rregullin ne Shqiperi ka qene edhe legjislacioni per marredheniet e te tri feve me shtetin shqiptar. Ndonese i perpiluar trecerek shekulli me pare, ky legjislacion eshte me i miri gjer me sot, ne historine e Shqiperise dhe nje nder me te miret ne Evrope. Ai eshte i tille nga qe bazohet ne traditen per te cilen folem me lart. Perfitoj nga rasti per t'iu sugjeruar autoriteteve shqiptare qe, lidhur me problemet e sotme te ngjashme, do te benin mire te keshilloheshin me ate legjislacion. 3. Historia e harmonise fetare ne Shqiperi nuk eshte nje histori idilike. Ne thelb ajo ka qene dhe mbetet dramatike. Nuk e kam fjalen per episode te tilla si farsa tragjikomike e ndalimit te besimeve prej regjimit komunist. As per mallkimin qe ne emer te fese, iu be alfabetit shqiptar dhe ortodokseve shqiptare qe e lexonin ate. E as per rebelimin proturk te Haxhi Qamilit. Historia ka qene ne thelb dramatike, sepse ka qene perhere e mbarsur me rreziqe te medha. Sot, ne Shqiperine demokratike, te gjitha rreziqet e kapercyera jane prape te mundshme. Ato jane te tilla, sic u tha, ne Evrope e, padyshim ne bote. Ne fund te fundit, ngaqe jane te tilla, te mundshme, ne jemi mbledhur te flasim e te shqetesohemi per to. Harmonia fetare, sa c'eshte madheshtore si ngrehine, aq eshte edhe e brishte. Mjafton e cara e pare serioze, mjafton radikalizimi i njerit prej besimeve, qe ngrehina te shembet. Ne rastin e Shqiperise, te tre besimet, ashtu sic e pame, jane te lidhura me kombin, me vete ekzistencen e tij. Neve nuk na lejohet asnje sjellje e papergjegjshme, asnje harrese, asnje pakujdesi, ne mirembajtjen e kesaj ngrehine. Aq me pak na lejohen pasionet meskine, anesite, per te mos permendur provokimet dhe provokatoret. Se pari, ne duhet te jemi te qarte per gjerat themelore, per ato qe jeta dhe historia i kane vendosur nje here e pergjithmone e qe nuk kane nevoje te vihen ne dyshim. Te gjithe popujt e qyteteruar e bejne kete. Asnje vend qe quhet i tille nuk i shkul e i ngul themelet e tij cdo vit e cdo stine, si nomadet. Themeli i themeleve ne ceshtjen fetare ne Shqiperi eshte qe te tre besimet kryesore, jane te tria barazisht te rendesishme e barazisht te ligjshme. Katoliket, pavaresisht se jane me te pakte ne numer, perfaqesojne fene e pare te shiqptareve. Si te tlle ata kane nje zbritje vertikale ne historine dhe kulturen shqiptare te pashembullt. Si te tille, ata i kane dhene kombit shqiptar simbole dhe shenja themelore, nga Gjergj Kastrioti te Nene Tereza. Shkurt, ata jane ura me e vjeter, asnjehere e shembur, qe lidh Shqiperine me Evropen. Myslimanet shqiptare, ndonese feja me e re ne Shqiperi, kane te njejtin legjimitet. Ai sigurohet jo vetem nga prania e tyre e fuqishme numerike, por nga kontributi rrjedhimisht i fuqishem ne gjithe rrugetimin e popullit shqiptar drejt lirise dhe emancipimit. Ortodokset shqiptare, ashtu si katoliket, ashtu si myslymanet, kane qene pjese e pandare e korpusit kombetar ne te gjitha stuhite qe ai ka perballuar. Keqkupitmit te pafalshem, lidhur me kombesine, ata i kundervune kontributin e tyre kolosal ne Rilindjen Kombetare Shqiptare, krahas vellezerve katolike e myslimane. Ky drejtpeshim midis tre besimeve kryesore, duke mos harruar ketu edhe komunitetin e katert bektashizmin, nuk eshte nje deshire e marre per realitet. Dhe as retorike poetike, ose psikoze pajtuese, e tille qe kerkon drejtpeshimin dhe harmonine atje ku ajo nuk ekziston. Ky drejtpeshim e ky legjitimitet jane nje realitet, nje thelb. Shqiperia eshte nje vend me tre fe. Ajo nuk mund te identifikohet me asnjeren prej ketyre feve. Ne qofte se ne nuk besojme ne kete, ne nuk besojme ne arsyen tone te te qenit, ne arsyen e te qenit te vete Shqiperise. Si rrjedhoje e kesaj ne, jemi te bindur se respekti i nderjsellte midis besimeve duhet te jete i shenjte ne kete vend. Asnje ngacmim a provokim nuk mund te lejohet midis vete besimeve. Asnje ngacmim i laikeve kunder fetareve. Asnje ngacmim i fetareve kunder laikeve. Se fundi, asnje ngacmim i te tre besimeve kunder shteti. Tundimet per te kunderten jane verejtur, per fat te keq, kohet e fundit, ne periudhen e demokracise. Keqkuptimet me te ndjeshme jane ato qe lidhen me raportet komb-fe. Perkunder tradites shekullore jane shfaqur prirjet per ta vene fene kunder kombit. Lidhur me nderlikimin e qarqeve fetare greke per t'u mohuar ortodokseve shqiptare kombesine, ky eshte nje problem i rende, qe nuk ndihmon per asgje te mire ne Ballkan. Shpresojme qe qeveria greke te ushtroje aq sa mundet ndikimin e saj ne keto rrethe per te ndrequr nje keqkuptim. Shfaqja e nje rryme readikale midis myslimanizmit shqiptar e ka shqetesura kohet e fundit jo vetem opinionin, por, sic eshte deshmuar ne shtyp e ne TV edhe vete komunitetin mysliman. Mendoj se konflikti del nga kuadri i brendshem fetar qysh ne castin kur prek raportet me kombin. Ne shkrime dhe deklarata, vertet te rralla, por shpesh te qarta, ne shtyp dhe ne internet, jane hedhur ide qe e mohojne haptas kombin shqiptar, ne emer te nje kombi tjeter, atij islamik. Jemi te sigurte se nje shpallje e tille nuk mund te kete perkrahje midis shumices se islamisteve te rinj shqiptare, nje pjese e te cileve kane kryer studimet ne vendet arabe. Si ne rastin e panhelenizmit, shoqeruar me proselitizmin e emigranteve shqiptare, ashtu dhe ne rastin e panarabizmit, kemi te bejme me nje perpjekje per tkurrje te kombit shqiptar.Thene ndryshe, kemi te bejme me nje version "soft" te copetimit te vendit. Nje dhunim tjeter i rende, i ndeshur sidomos ne propagandat antishqiptare, ka qene percudnimi i idese se lire e te drejtave te njeriut, duke u identifikuar vetem me ato fetare. Per nje kohe te gjate ropaganda e Milloshevicit u perpoq t'i mbushte mendjen botes se lufta per liri e shqiptareve te Kosoves nuk ishte gje tjeter vecse nje lufte fetare e myslymanizmit shqiptar kunder krishterimit serb. Nuk eshte e veshtire te perfytyrohet sot se sa tragjike do te ishte per Kosoven po te binte ne kete kurth dhe, ne vend te lirise se mirefillte te kerkonte lirine fetare. Kurse ne vend te krimineleve serbe t'i shpallte lufte krishterimit fqinj. Nje vend i larget ne malet e Kaukazit, Cecenia, po e paguan shtrenjte nje ngaterrese te ngjashme. Nje tjeter problem qe lidhet me trysnine radikale fetare eshte perpjekja per te shfrytezuar historine e vendit. Nga acarimet midis fondamentalisteve, rrezikohet percudnimi i historise shqiptare gjer ne ate shkalle sa qe per pezm kunder krishterimit te mohohen rrenjet, te mohohet autoktonia e popullit shqiptar ne trojet e tij. Ne e dime se si ndodh ne Ballkan kur teza te tilla dalin nga skajimi kinse historik, per t'u shnderruar aty per aty ne tragjedi njerezore. Mbeshtetur nga teza te tilla popullsia came u debua nga trojet e veta gjashtedhjete vjet me pare. Mbeshtetur prej tyre 300.000 shqiptare te Kosoves u debuan ne Turqi prej Jugosllavise se Rankovicit. Se fundi, ne pame me syte tane debimin e gati nje milion shqiptareve te Kosoves ne prag te shekullit 21. Duke iu rikthyer idese se ruajtjes se drejtpeshimit fetar ne Shqiperi, mendoj se eshte koha qe shteti shqiptar t'i siguroje nje baze kushtetuese ligjore ketij drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat, fondacionet, kleriket shqiptare ose te huaj qe sherbejne ne to, financimet e brendshme ose te jashtme, te gjitha keto nuk mund t'i lihen rastesise por duhet te rregullohen me ligj. Si rrjedhoje e kesaj, shteti shqiptar duhet te marre masat per te njemendesuar autoqefaline e kishes ortodokse shqiptare. Gjithmone ne kete vazhde, si rrjedhoje e faktit qe kombi shqiptar ka tre besime dhe kater komunitete fetare, shteti shqiptar duhet te sigurojne me kushtetute ndalimin e pjesemarrjes se Shqiperise ne aleanca ose liga fetare nga qe cdo aleance e tille bie ndesh me parimin baze te laicitetit te Republikes dhe ve ne pozite diskriminuese dhe perjashtuese besimet e tjera. Shteti shqiptar duhet te ritheksoje parimin e laicitetit te Republikes, duke e bere te qarte se feja eshte e ndare nga shteti dhe nga politika. Vendi yne ka zgjedhur rrugen dhe orientimin e vet drejt familjes se tij natyrale, familjes se popujve evropiane. Ai ben pjese sot ne aleancen dhe luften kunder terrorizmit, kesaj flame qe eshte e drejtuar kunder gjithe botes dhe kunder gjithe besimeve. Vendi yne modest ndodhet tani per tani ne ate zone qe quhet si oborri i jashtem i Evropes. Vendet qe ashtu si ne jane ne pritje, i ofrojne kontributet e tyre shtepise evropiane. Kontributi yne, harmonia fetare, eshte mesazhi me i qarte i miqesise e i mirekuptimit qe Shqiperia i dergon sot familjes se popujve. *Fjalim i mbajtur ne konferencen nderkombetare zhvilluar ne Tirane me teme: "Fete dhe qyteterimet ne mijevjecarin e ri" Gazeta "Koha Jone"
Elbasani ktu shpejt patriotat
Mbi Bashkesin Islame ne Maqedoni Sulo edhe Pareli edhe Shërbëtor në polici -Të nderuar lexues te Internetit deshta tju sqaroj e tju njoftoj me ish Reis-Ul-ulema Sulo Parelin. -Ky njeri I cili shyqyr zotit din të lexon por jo të mendon të shkruan e jo të vepron, të premton dhe të tradhton, të bashkpunon me jo shqiptar vetëm të dëmton shqiptar. -Që prej ditës së par kur ky njeri u bë krietar I BIM_it muslimanët në Maqedoni pan vetëm zi e më zi, së pari filloji që ti përçaj Hoxhallarët me njëri tjetrin pastaj hoxhallarët me mutevelit e xhamive që më në fund ato hoxhallar që edhe pas gjithkësaj përçarje që va bëri do ta përkrahin atë ai menjëher I afronte dhe e dinte që me ato mundet të bashkpunonte dhe të zhvillonte biznis për fitim personal, për vete mirte mishin kurse atyre ju a linte kocin.SULO njëher nga BIM_i filloi të vjedh me pakic kurse kur e pa që po I vjen fundi të ngordh nisi me shumic, që ta siguron buxhetin për të luftuar pastaj si opozit.Disa her kam lexuar në gazetën “Fakti” disa tekste të dy autorëve të cilët për lexuesit nuk jan aq të njohur sa që jan të njohur për policin, jo si nacionalist shqiptar, apo kombtar të mëdhenj por si shërbëtor më të thjesht dhe më lingur, nëpërmjet familjeve të këtyre personave është luftuar nacionalizmi shqiptar.Nuk dua të shkruja më shum për këta lingur sepse sikur që e dij se egziston një zot e dij që dëshirat e SULOS shkronjat e policis këta nuk I thejn asnjëher sepse nuk I ka thyer as babai I babes. -Por sa e lexova tekstin fillova të qeshem, sepse menjëher kuptova se shkrim isht kolektiv me shkronja të zeza të policis e me dëshir të flakt të SULO parelis. E lavdronte veten aq shum sa që tha se kam ndërtuar edhe fakultet.Po të mos kishte nisur të ndërtohej fakulteti SULO do të çmendeshe sepse, mos të harojm këtu ishte marka dhe dinari.Filloi të ndërtohet fakulteti muslimant investo e ky një mark për fakultet e 100 për vete.Në plan ishte që të ndërtohet edhe internati me at sum të mjaftueshme të parave, mirëpo si thoni ju a nuk është gjynah që sulo gjith at mund që e dha të nis të ndërtohet fakulteti mos ti mar për vete gjysmën e parave.Fakulteti me të vërtet mbeti pa internat mirëpo SULO_ja pasi u rëzua prej postit të kryetarit nuk mbeti pa vetur të mir për vete dhe për fëmijët, asesi nuk mbeti pa ju siguruar edhe banesa fëmijëve. Në vitin 2001 SULO_ja po thuaj se nuk u ndëgjua fare, sepse më I ëmbël se shpirti nuk ka.Kur erdh viti 2003 SULOS ju ngjallen ndjenjat fetare e kombtare, filloi të përgatis teren për të ardhur edhe njëher Reis, por kur e pa se kapituloi I grumbulloi të gjith qent e shkoi të ankohet tek KOMANDIRI.Mirë po ata ja dhan një ide të mir e I than mere këtë tekst ja edhe këta dy emra të njerzve dhe qoj në ndonjë ALBANSKI VESNIK dhe prit magar mos po bien bar.Mir po pasi që as fara që e hedhi nuk ishte kfalitet edhe koha ishte dimër bari nuk mbiu.SULOJA kështu e mbaroi vitin 2003 e ndoshta në 2004 KOMANDIRI me shok I jep ndonjë ide më të mir dhe kor më shum sukses. z.Adem Pajaziti
Ti je Fatos Nano, mbrapa të vjen Zija , ti je Fatos Nano mbrapa te vjen Poshtersia Ti je Fatos Nano, mbrapa të vjen Zija Ti je Fatos Nano që pak javë më parë deklarove se je ngjitur aq lart, sa balta e kundërshtarëve nuk të arrin, kongresmenët e tu shpërthyen në ovacione dhe ngashërime, por ti Fatos Nano, tashmë je skuqur nga gjaku i viktimave të Karaburunit, që të bën më të kuq se të kuqtë Nga Sali Berisha Duke ju përshëndetur ju, qytetarë të Shkodrës dhe Vlorës, edhe një herë uroj që të gjeni forcën për të përballuar dhimbjen e madhe dhe lutem së bashku me ju, që shpirtrat e njerëzve tuaj të dashur, të gjejnë paqen e merituar. Ne kemi kërkuar këtë sesion të jashtëzakonshëm parlamentar për të shkarkuar kryeministrin Fatos Nano, si përgjegjësin kryesor të tragjedisë së Jonit, si njeriun që me politikën e tij, me klikën që mban përrreth, kanë zhytur në varfëri dhe mjerim progresiv, mbi 1 milion shqiptarë, si njeriu që me shpirt të kalbur nga urrejtja njerëzore, me mendje të helmuar nga cinizmi dhe shpirtkazmëria, me shpirt të shkretë si katrani, në një ditë zie e gjëme të madhe, poshtëroi kombin e tij, poshtëroi viktimat, poshtëroi shoqërinë shqiptare, poshtëroi qytetërimin perëndimor, duke vazhduar vakancat, masazhet, makiazhet, kur Shqipëria ishte mbytur në lotë e zi. Unë nuk ju prisja ndryshe, veç kështu siç jeni. Nuk jeni deputetë po jeni vajmedet. Nuk jeni parlamentarë, por jeni KPD-arë. Nuk guxuat t'i thoni të paktën, as më elementaren që bën njeriu në zi, nuk e bëre. Nuk guxuat t'i thoni, o servilë të zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, se &quot;Ti ike në '98, mbrojte kokën nga Berisha&quot;, sepse kështu tha. Po tani nga kush e mbrojte kokën, ndërsa ishe me pushime në pishinat dhe ambientet e hoteleve të Mesdheut!? Si jeni kështu! Kjo është turp. A keni familje, a keni të afërm? Ti je Fatos Nano, mbrapa të ndjek Varfëria Ne e kemi kërkuar këtë sesion të jashtëzakonshëm sepse shkaku themelor i së premtes së zezë së 9 janarit, për ne është Fatos Nano. Ti personalisht je shkaku kryesor dhe ministrat tuaj me klanet përreth teje të korrupsionit, kontrabandës dhe trafiqeve. Ti zhyt çdo ditë e më thellë shqiptarët në varfëri. Pra konsumon krimin kolektiv më të shëmtuar. Sot nuk është koha të ndalemi në statistika, por theksoj se ti, pasi ke vendosur taksat më të larta, mbi shqiptarët, në Evropë, me Dukët e krimit, me Maçët, me Malajvitat, Baçët, Ruçët, këtu, dhe sipas FMN vjedh 2/3 e taksave të popullit shqiptar në një vit. Sot në republikën tënde të ekonomisë kriminale 92% të të gjitha ushqimeve që konsumohen, importohen nga Dukët dhe Ruçët dhe zhdoganohet vetëm 1/10 e tyre. Kurse ato shiten me çmimet më të shtrenjta në Europë. Sot nga rreth 1 milion ton naftë që konsumon vendi në vit, Durakët dhe Maçët e tu zhdoganojnë vetëm 1/4 duke vjedhur qindra milionë dollarë. Sipas FMN shuma e taksave që vidhen në një vit në Shqipëri shkon deri në 600 milionë dollarë, kjo shumë do të mjaftonte për të siguruar punë për 120 mijë qytetarë shqiptarë në vit, ndërkohë që grupmosha e punës në Shqipëri për një vit është 70-80 mijë banorë. Ti je shkaku kryesor i mjerimit dhe varfërisë së shqiptarëve. Je ti me shpurën e zyrtarëve ministrave dhe KPD-arëve, që jo vetëm vjedh e shpërdoron 2/3 e taksave, por ke krijuar monopole të tmerrshme, si në ushqime, naftë dhe hekur, duhan, pije e të gjitha mallrat kryesore, ke shkatërruar prodhimin e vendit, mban çmimet më të larta. Ke falimentuar me qindra e mijëra biznese të ndershme, ke shkatërruar në katër vjet sipas mikut tënd guvernator në Bankën e Shqipërisë, Shkëlqim Cani, 196 mijë vende pune që ekzistonin 4 vjet më parë. Ke larguar çdo vit nga Shqipëria sipas Institutit tënd të Statistikave, mesatarisht 100 mijë shqiptarë. Sot në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të planetit, ti dhe ministrat e tu, zyrtarët e tu pasurohen me shpejtësi marramendëse, kurse qytetarët varfërohen, mjerohen me shpejtësi të rrufeshme. Sot më shumë se 1/3 e qytetarëve shqiptarë jetojnë në një mjerim të plotë me më pak se një dollar në ditë. Ndërsa lopët e Europës marrin subvencione, - jo ushqime, subvencione, - 2 dollarë në ditë! Kurse 1 milion shqiptarë jetojnë me 1-2 dollarë në ditë. Pra me 350 -700 dollarë në vit, kurse ti me Dukët, Malajvitat, me Maçët, Baçët, Durakët dhe kontrabandën e trafiqet e pista, tendera, taksa e tatime fiton në vit 50 -100 milionë dollarë për frymë. Vetëm udhëtimet e ditëve të fundit, që bëre ti, paralel me udhëtimin e vdekjes së qytetarëve shkodranë, ke shpenzuar me 'çarter' dhe hotele, ballo, ahengje, orgjira, në Burgenland të Austrisë, në hotelet e Mesdheut e të detrave të nxehta 420 mijë dollarë. Asnjë centim nga paga jote, të gjitha të vjedhura nga tendera të taksapaguesve shqiptarë. Shto faturat që firmosin për heqjen e shpenzimeve tua. Fatos Nano është shkaku kryesor i tragjedisë së Jonit, sepse varfëria, kjo kolerë e keqe që i dëbon shqiptarët nga Shqipëria, e ka shndërruar vendin e tyre të bekuar në një vend të mallkuar që nuk u jep punë dhe varr. Ky është krimi kolektiv më i shëmtuar i tij dhe i shpurës së tij. Këtë e them jo për politikë, por historia e re dhe e vjetër e njerëzimit në tërësi, dhe më shumë se kushdo tjetër historia jonë në veçanti ka provuar se në Haiti, ashtu edhe në Shqipëri, si në Burundi, ashtu edhe në Shqipëri e gjetiu, varfëria është krim kolektiv i qeverive të korruptuara. Ti je Fatos Nano, mbrapa është Makutëria Varfëria është ky krim më i rëndë se çdo krim tjetër, është ky krim që vret më shumë se çdo epidemi, se çdo kolerë, ajo ka dimensione dhe pasoja të shumta, por shkak kryesor vetëm një: vjedhjen nga zyrtarët e qeveritarët të pasurive që sipas ligjit duhet t'u shpërndahen anëtarëve të shoqërisë. Në Shqipëri pasuria që krijohet nuk shpërndahet, por ajo përqendrohet në duart e Nanos, në duart e lejtnantëve të tij, të Dukëve, Maçëve, të Baçëve, të Durakëve, pra varfërimi kolektiv i shqiptarëve është krimi më i shëmtuar i Fatos Nanos. Në të vërtetë, në themelin e tij, në planin filozofik moral qëndron babëzia, shpirtkazmëria, cinizmi i tij. Nuk është krim të jesh i varfër, jo dhe jo, Por është krim i madh të varfërosh të tjerët. Varfëria është krim sepse të detyron të rendësh drejt vdekjes, siç rendën qytetarët e Shkodrës që humbën jetën më 9 janar. Varfëria të detyron të shesësh fëmijën tënd, të detyron të shesësh trupin tënd, të ndan nga prindi, të ndan nga fëmija, nga bashkëshortja, të vdes nga sëmundja, të lë edhe pa të. Varfëria të zhyt në papunësi edhe pse nuk je dembel, por vetëm se Dukët, Baçët, Maçët, Naçët e Fatos Nanos rrënojnë çdo ditë vendet e punës, të lënë të pastrehë edhe pse ti meriton të strehohesh. Dhe mund të punosh çdo ditë në ndërtime, është lot, është dhimbje e foshnjeve si miza. Janë me dhjetëra e dhjetëra familje të ndara sot. Varfëria është tmerr nga e ardhmja, është tmerri më i poshtër i tokës, është mallkimi më i madh jo nga Zoti, por i atij që nxin me mungesën e tij këtu. Varfëria ka fytyra të shëmtuara, ajo ka rënkime therëse, por ti dhe shpura jote asnjë nga këto nuk i shikon, asnjë nga këto nuk i dëgjon, pa le t'i prekësh më, jo. Ajo ka fytyrën e foshnjës që përpëlitet në kthetrat e vdekjes për mungesë të qumështit dhe ilaçeve. Po ku pyet ti dhe ministrat e tu paguani milionat për dadot për fëmijët tuaj. Varfëria ka fytyrën e vuajtur të atij të papuni anonim që në ngricë, acar apo në pikun e zhegut, pret me orë të tëra tek monumenti i &quot;Ushtarit të panjohur&quot;, për t'iu afruar disa orë punë që t'u çojë fëmijëve një vakt bukë, ndërsa ti për konet shpenzon në ditë trefishin e parave krahasuar me familje si këto. Varfëria ka fytyrën e vuajtur të atij që blen me listë ushqimet e dy vakteve bukë që u jep fëmijëve të tij, por ata nuk ekzistojnë për ty, sepse theksoj edhe një herë për vakancat e tua në Evropë ke shpenzuar 420 mijë dollarë. Varfëria ka fytyrën e nënës që i vdes fëmija për pikën e qumështit, apo të fëmijës me rrecka djerse të pjekura në ballë që nuk shkon dot as në shkollë, por shet ndonjë paketë cigare apo banane të Maçit rrugëve të Tiranës. Kjo sepse për ju, qeniet e varfëra janë qenie të neveritshme, ndaj dhe ju nuk guxoni të ngrini kokën kundër tij, madje ato janë qenie të padukshme, gjer në mosqenie, edhe kur ti i shtyp me benzin tënd luksoz, siç ke shtypur Petrit Islamin, apo i ekzekutoni pa gjyq në paradhomat e sallave tuaja. Ata nuk ekzistojnë, ju i urreni të varfërit tuaj për vdekje, deri në harresë fatale, për fajin e vetëm se ju jeni pasuruar duke i vjedhur ata, duke i rrjepur ata, njëlloj sikur hajduti ordiner, jo rrallë vret viktimën që ka vjedhur edhe pasi i ka marrë çdo gjë. Edhe ju i urreni të varfërit tuaj, nuk mund t'i shihni dot, për ju ata nuk janë nëna dhe baballarë, nuk janë fëmijë, nuk janë motra, nuk janë vëllezër, nuk janë fqinj, por thjesht statistika për t'i manipuluar. Për sojin tuaj çnjerëzor, shoqëria tjetër nuk ekziston. Për ty, Liza nuk ishte nëna e dy fëmijëve që vdiq për t'u bashkuar me ta, Dritani nuk ishte babai i tre fëmijëve që u ngri në det për t'u bashkuar me vogëlushët, e ti në bregun tjetër si heroi i vlerave familjare, sepse i varfëri për ty nuk mund të jetë i tillë, as prind, as fëmijë. Kurse fëmijët e tyre janë thjesht vocrrakë, varfanjakë. Besmira, të cilën nëna e nisi nuse dhe më 9 janar u shndërrua në vajzën e detit, nuk mund të ishte nuse, madje po të mos qe i shoqi gjallë që e priste ne bregun tjetër, ti me shpurën tënde do ta etiketoje me epitete të tjera. Por pronat dhe pasuritë që ti ke vendosur duke vjedhur shqiptarët që Dukët, Maçët, Baçët, e Ruçët i kanë vendosur mbi mjerimin e të varfërve, bëjnë që ju të mos i shikoni dot ata. Ti je Fatos Nano, mbrapa të vjen Tragjedia Po të ndigjosh fjalimet tuaja në Shqipëri nuk ekzistojnë të pastrehët, sepse ju vetë jetoni në vila dhe pallate luksoze. Në Shqipëri nuk ekzistojnë të papunë, sepse ju vetë pasuroheni duke fjetur dhe soj-sorollopi juaj është i punësuar madje me 2-3 punë. Për ju në Shqipëri nuk ekzistojnë fshatra dhe as rrugica mjerimi në qytetet e saj, sepse ju nuk shkoni atje. Në këtë vend nuk ka dyqane me lista, mbasi ju vizitoni resortet më të kushtueshme të kontinentit. Për ju në Shqipëri nuk ka shkolla të shkatërruara, nuk ka fëmijë analfabetë, sepse ti me paratë që vjedh, shkollon fëmijët e tu në shkollat më të kushtueshme të perëndimit. Në Shqipëri nuk ka të sëmurë që vuajnë, nuk ka spitale të rrënuara pa ilaçe, pasi ti kurohesh dhe bën masazhe në klinikat më të shtrenjta të Europës. Në Shqipëri vdesin 50 foshnje në një mijë që lindin, pasi ato janë të shoqërisë që nuk e shikon, të shoqërisë së padukshme, vocrrakë që kanë lindur për të vdekur. Ti je Fatos Nano, mbrapa të ndjek mjerimi i shqiptarëve. Me të vërtetë ti je ngjitur lart, siç do t'u deklaroje ti kongresmenëve të tu disa javë më parë dhe se balta e kundërshtarëve të tu nuk të arrin në këtë lartësi, por gjaku i atyre që u ngrinë në ujërat e Jonit në datën 9 janar, të ka bërë sot të dukesh më i kuq se kurrë. Ti je Fatos Nano, mbrapa të vjen zija. Po dhe po. Mirëpo, mbrapa të vjen zija, sepse varret e djemve dhe të vajzave të Shkodrës që u ngrinë në thellësinë e Jonit të premten e zezë nuk janë në Jon, nuk janë në Shkodër, ato janë ngritur mbi pronat tuaja, të Dukës, Maçit, Baçit, Ruçit, dhe shpurës tënde çnjerëzore. Pikërisht për këtë arsye ata që mbetën të ngrirë në thellësinë e Jonit, në çastin e fundit të jetës së tyre, pasi u përshëndetën me të dashurit e tyre, u ndanë me ty dhe me shpurën e qeveritarëve tuaj. Ti mund të çuditesh, por më i fundit me Lizën e gjorë u nda pasi përqafoi fëmijët e saj, je ti Fatos Nano, pasi engjëjt e saj u zhdukën mes dallgëve. Mendoi se ti i kishe lënë pushimet dhe erdhe t'i jepje dorën e shpëtimit. Por jo. Ishte në bisedë me maskën tënde që i mori shpirtin e saj të pafajshëm. Besmirës që vdiq për besën ndaj të shoqit, pasi përqafoi fëmijët dhe bashkëshortin e saj para syve të saj i doli ministri yt, Duka i krimit. Mendoi se atleti do ta shpëtonte. Por edhe ajo u gabua. Nuk kishte skuadër shpëtimi. Ishte Xhebraili që kishte vënë si maskë fytyrën e ministrit tënd. Po kështu, Toma, Ramizi, Ridvani, Paulini, Alfredi, të gjithë atyre që vdiqën, Luçiferi dhe Xhebraili, iu afruan jo me fytyrën e tyre, por me maskën e fytyrës së Maçit, Baçit, Malajvitës, të Robos e kështu me radhë. Kjo është historia. Prandaj ti nxin me mungesën tënde këtu. Ti je Fatos Nano që pak javë më parë deklarove se je ngjitur aq lart, sa balta e kundërshtarëve nuk të arrin, kongresmenët e tu shpërthyen në ovacione dhe ngashërime, por ti Fatos Nano, tashmë je skuqur nga gjaku i viktimave të Karaburunit, që të bën më të kuq se të kuqtë. Ti nuk je vetëm shkak themelor, por je dhe shkaku direkt i tragjedisë së Jonit. Je përgjegjës direkt i saj, sepse ti je përgjegjësi kryesor i shtetit oktapod, skafo-republikës tënde, i shtetit të punëve, trafiqeve, parave të pista, shtetarëve trafikantë, cinikë, imoralë, të ulët të pamëshirshëm, primitivë, Fatos të vërtetë dhe klaneve të tyre që s'kanë asgjë njerëzore dhe që përfitimin e paligjshëm, vjedhin, marrin peng, djegin të gjallë, vrasin pa gjyqe, mashtrojnë, torturojnë, rrahin, përdhunojnë, plaçkitin, përzënë nga Shqipëria. A nuk je ti mik i Nehat Kullës, i Feriz Kërnajës, i Nard Kokës, është apo s'është, ju që shihni këtu, KPD-arë. Eshtë apo s'është, thoni këtu? I Fatmir Ramës, atëherë çfarë mund t'i thuash, kujt për lidhjet e krimit, ti je vetë krimi i organizuar. Ti je bota e krimit. Le të shtrojmë se bashku një pyetje: A ishte tragjedia e 9 janarit një akt i organizuar nga shteti? Hetimet paraprake tregojnë se të gjithë ata që mashtruan viktimat e Shkodrës ata që i transportuan, që i sistemuan në hotelin e Dhërmiut, që i siguruan që përtej detit do të kalonin dhe polici dhe jo me skafistë. Dhe pasi i vendosën në gomonet e vdekjes, pa përjashtim të gjithë ishin njerëz me uniformë, soji yt dhe i qeveritarëve të tu, familjarë shumë të afërt të KPD-arëve të tu më fanatikë, Makbule Robos, Luiza Hoxhës, dhe të Dukës, ndër ta anëtarë të bandës së Zani Çaushit, miq të ngushtë të ministrave të tu, pra rrugëtimin e vdekjes e organizuan zyrtarë të policisë dhe të SHIK-ut, të shtetit tënd oktapod, mishi i të cilit je ti. Sot le të shtrojmë së bashku pyetjen: Ishte ajo një aksident, apo ishte një dramë e rrallë e planifikuar e shtetit tënd oktapod. Unë këtu nuk do t'u referohem burimeve të opozitës. U ngrita edhe pak më parë për t'iu përgjigjur përfaqësuesit të malavitës në koalicion për integrim. Eshtë e vërtetë që nga '92-'97 ka patur 182 gomone të konfiskuara. Eshtë e vërtetë që ata zyrtarë që ne i ndiqnim penalisht, ju u keni dhënë grada. Nga ana tjetër është e vërtetë që nga '97 e gjer më sot, akti i fundit ishte akti i 20 i tragjedisë shqiptare që luhet në ujërat e Jonit apo të Adriatikut. Dhe këto akte janë vetëm ato që nuk i ka përpirë dot deti, ndaj përqindjet janë shumë më të mëdha, për ne, për shoqërinë që ju nuk e shihni, këta shqiptarë, kurdë, kinezë, senegalezë. Ndërsa për ju çfarë janë ata? Janë dhjetëra dhe qindra milionë dollarë, janë vila luksoze, janë hotele, motele, vakanca të kushtueshme, afera të ngritura, pallate, etj., etj., ky është soji i poshtërsisë njerëzore. Në këtë soj i pari je ti Fatos Nano, prapa të vjen poshtërsia. Ti je Fatos Nano, prapa të vjen Poshtërsia Ti je Fatos Nano, prapa të vjen Poshtërsia. Ti je përgjegjës kryesor i tragjedisë së 9 janarit dhe për këtë le të ndalemi dhe në një moment tjetër: A u ndihmuan viktimat e 9 janarit siç meritojnë të ndihmohen pa dallim, të gjithë ata që në dete, bien në fatkeqësi, apo u lanë ata me qëllim midis dallgëve mizore të Jonit? Hetimet zyrtare pohojnë se drama e 9 janarit u ekzekutua nga deti me aprovimin e heshtur të shtetit, me mosveprimin dhe bllokimin e operacioneve shpëtimtare nga ana e tij. Këtë tashmë nuk e thonë vetëm familjarët e viktimave, e thonë mbarë mediat në raportet e tyre. Nuk e pohojnë vetëm Vlora dhe njerëzit e saj, këtë e pohojnë sallat e gjyqeve, e pohojnë të gjithë. Dje, në sallën e gjyqit, oficeri i policisë së Dhërmiut, Vladimir Kordhishta, deklaroi se që në orën 17.40 të datës 9 janar kishte informuar për avarinë e gomoneve eprorët e tij. Zoti Kordhishta, në dëshminë e tij, tha se këtë njoftim ua ka përsëritur eprorëve të tij vazhdimisht gjer në orën 21, por asnjëri nuk vuri ujin në zjarr. Pse kjo? Kjo sepse dikujt diku i interesonte që ata t'i mbyste. Ose për të mos prishur pushimet e tij në detrat e nxehta, ose për të mos minuar &quot;sukseset&quot; e tij. Ndaj dhe SOS-i u mbajt i fshehur. Mediat morën lajmin. E shndërruan në një kushtrim kombëtar, por pas këtij kushtrimi dikush, o KPD-arë, u vërsul si bishë kundër mediave të lira. U tha se po mashtroni, lajmi është i rremë, se nuk janë klandestinë, janë dy drogaxhinj. Por kush ishte ky dikush, or KPD-arë? Ky dikush ishte ai që foli aty, ai që doli dhe mashtroi këtu. Ky dikush ishte Igli Toska, anëtar konstant i malavitës shqiptare. U përpoq të bukosen mediat. Ti, Fatos Nano, je më i zi se Zija Të shkojmë më tej. Jeni disa deputetë të Vlorës këtu, shkoni pyesni në komisariatin e Vlorës. Por ju s'përfaqësoni Vlorën, ju përfaqësoni fakultetet më të errëta të shoqërisë njerëzore. Vlora e tëra thotë që policia e Vlorës gjer në orën 8 nuk bëri asnjë veprim, sepse dikush diku kishte vendosur që më mirë t'i merrte harresa e detit dhe të mos prisheshin pushimet e tij. Pra, kjo ishte një vdekje e parandalueshme, por nuk u parandalua. Në të kundërt, asnjë SOS nuk iu dha anijeve të lundrimit, asnjë ndihmë s'iu kërkua peshkatarëve. (Eksperienca ka treguar se më të fuqishmit në shpëtim sot për sot janë peshkatarët shqiptarë, ndaj mos dëgjoni përrallat e tij që del këtu i papërgjegjshëm). Familjarët në Shkodër e falenderonin këtë, Majkon, për fjalët e mira që iu tha. Po, po, se kanë fisnikëri ata, por nuk guxoi të shkojë t'u paraqesë një ngushëllim. Më thanë mua, falenderoje Pandeli Majkon për fjalët e bukura që na tha, kurse ky këtu, ministër gjoja, s'guxoi të shkëputej, por iu nënshtrua verbërisht urdhrit të Fatos Nanos, i cili nuk lejoi as qeverinë të shprehte një ngushëllim. Kush mund ta pranojë këtë? Nuk ka soj njerëzor që pranon një gjë të tillë. Çfarë bëtë më tej me kufomat? Kufomat i zvarritët në det. Kufoma ka kodin e saj. Media pastaj e mori gjithë fuqinë. Mediat njoftonin se kufomat po shkojnë drejt Vlorës dhe me të ardhur afër Vlorës, dikush i urdhëroi: &quot;Nisini për në Sazan!&quot; Harron ti, o lejtnant i Fatos Nanos se deti ka sy, se deti ka veshë?! Ti nuk e njeh detin, nuk e njeh as njerëzinë. Sepse deklarata jote, se u dërguan në Sazan për të parë se mos kishte të gjallë, të ngarkon ty me fajin më të rëndë. I dërguat në Sazan për qëllimet më të mbrapshta njerëzore. Ishte vendosur që Shkodra të poshtërohej, që kufomat të mos nderoheshin rrugës, por të shkonin pas mesnate. Ti je primitiv, Fatos Nano. Ti e urren Shkodrën, por harron se Shkodra është djep i qytetërimit tonë perëndimor, është qenia perëndimore e kombit tonë. Një apatrid si ti e nderon Shkodrën me urrejtjen e tij. Dhe kur të them apatrid, nuk nisem nga origjina. Jam i bindur se nacionalistët shqiptarë, pas kësaj deklarate, do të më qortojnë, por historia e këtij vendi më ka mësuar se pavarësisht nga origjina etnike, atdhetaria ka qenë konstante, e barabartë për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Kurse ti i urren qytetarët shqiptarë. Si mund të silleshe ti ndaj Shkodrës në atë mënyrë?! Në një kohë kur viktimat e 29 marsit që nise për në Vlorë i mbulove me lule dhe mirë bëre? Po këta të tjerët çfarë ishin? Pse ishin shkodranë ua bëre këtë? Ua bëre, sepse ti në mendësinë e vjetër shkodranët i konsideron shkodru. E bëre këtë se ti urren shqiptarët dhe qenien e tyre, e bëre këtë sepse ti urren viktimat e tua. Shpirti yt katran e di. Ti je Fatos Nano, je më i zi se zija. E kam mbyllur gojën deri në orën 4 e gjysëm pasdite të ditës së shtunë. Kam ndjekur si prind, kam ndjekur si politikan, kam ndjekur si qytetar, kam ndjekur si ish-president, kam ndjekur si mjek, minutë për minutë dramën e Jonit. Por nuk mund të mos flisja unë, kur gazetarët njoftonin se Igli Toska u thoshte se janë drogaxhinj. Nuk mund të mos flisja unë, kur zvarriteshin trupat në det. Shpalla zi, por deklarova se do t'i bashkangjitem zisë, nëqoftëse shteti e shpall atë dhe iu bashkangjita. Por shteti bëri zi zemërthyer. Po të mos ishit në zi zemërthyer siç jeni, or KPD-arë, merrnit mundimin për të shkuar të ngushëllonit familjet e viktimave, të cilët kanë një kod të hekurt në vdekje, presin të gjithë njëlloj. Ju s'e bëtë atë, sepse dhe zinë e kishit me zemër të thyer. Tani nuk do të vazhdoj më tutje, sepse nuk ka nevojë të përdorësh asnjë fjalë tjetër, vetëm ta quash Fatos Nano dhe kaq. Turp koral për kryeministrin e munguar Nga Jozefina Topalli Tha: &quot;Unë jam Fatos Nano dhe prapa më vjen historia.&quot; Në fakt, nuk vonoi më shumë se tre javë. Kur u nisën minimalisht ishin 39. Ishin bashkë, u kthyen vetëm 11. Shtatë të tjerë, në mes të cilëve, Ela, Marjana, Faria, Nduja, Gjini, Kreshniku nuk u kthyen as të gjallë as të vdekur. Prindërit e tyre vazhdojnë të qëndrojnë në Vlorë, - mos t`ia kthejmë shpinën fëmijëve - thonë ata. Unë, zotërinj deputetë, nuk e di si matet graviteti i një përmbytje, nuk e di as si matet dhimbja e fëmijëve të ngrirë në ujë, por një gjë e di - në mos e shkaktofsh ti atë dhimbje, në mos mundsh ta lehtësosh atë - të paktën respektoje. Dhimbja është për t`u respektuar; dhe kur s'e bën as këtë, prit të gjitha mallkimet e kësaj bote. Kam menduar gjatë për sjelljen tuaj. Kam kërkuar të gjej shpjegim. Por ndoshta, z. Nano bëtë mirë që nuk i ngushëlluat, bëtë mirë që nuk u shkuat as për vizitë, bëtë mirë që nuk u kërkuat as falje. Bëtë mirë, sepse i qëndruat tërësisht besnik shpirtit tuaj. A nuk kishit menduar gjithnjë se parimet e së drejtës nuk vlejnë për të varfërit? A nuk dorëzohet çmimi i bamirësisë gjithmonë aty ku lulëzojnë trafiqet, mjerimi e klandestinët? Por e tepruat pak kur i treguat Besianës (15 vjeçe) ligjin. E ngatërruat më tej, kur Elës që nuk gjendet, e paralajmëruat që të zbatojë ligjin. Është shumë e gjatë - z. Kryeministër - lista e të vdekurve. Ju s`ishit këtu as për t`i parë në TV. Skenat ia kalonin ferrit dantesk. Në seancën e paradites kallëzuat edhe një herë përrallën e &quot;prijësit të familjes së madhe&quot; që &quot;mallëngjeu&quot; disa prej kongresmenëve, madje këtë radhë treguat përrallën e prijësit me &quot;gjak blu&quot;. Në përralla kjo është cilësi e &quot;princit fisnik&quot;, por princi fisnik zoti kryeministër nuk i lë Borëbardhat të ngrijnë në ujërat e akullta të Jonit. Në atë që ju e quani &quot;familja juaj e madhe&quot;, nuk mund të ketë asnjë fije fisnikërie zoti kryeministër, dhe kjo jo thjesht për shkak deformimesh gjenetike, por, së pari, e mbi të gjitha, për shkak se kjo familje u krijua në krim, funksionoi për 60 vjet për shkak të krimit dhe mund të fisnikërohet sot, po aq sa një mëkatare 60 vjeçare, që kurrë nuk u pendua për çka bëri. Ju keni gjakun dhe pamjen e saj zoti kryeminister, e kësisoj jeni shumë larg vlerave të fisnikërisë. Çertifikatën e fisnikërisë që me çdo kusht e kërkoni, nuk mund t'ua japin as &quot;seratat galà&quot; dhe as çmimet e bamirësisë që blini me paratë e mjeranëve, të cilëve në këmbim u shisni - vdekjen. Kaq për familjen tuaj të madhe dhe fisnikërinë tuaj zoti Nano, ndërsa përsa i përket humanizmit, as këtë nuk mund ta keni, sepse jeni pjesë edhe e familjes së &quot;vogël&quot;, që herë pas here e arrestoni për ta liruar të nesërmen ... për mungesë provash. Ndaj dhe këtu s`duhet të pyetet: - Se kush do shpjegojë për të vdekurit, apo të gjallët e vdekur. Këtu s`duhet pyetur. - Kush do të thirret për t`u përgjigjur për ata që janë të përpirë nga dallgët (21 ndëshkimet administrative?!) - Të paktën një herë, një ditë, a do të duhet të jepet llogari për këto jetë të ngrira. - A nuk janë të humburit njerëz? - Pse Joni duhet të popullohet me kufoma shqiptare? - Sa duhej të vdisnin që ju ta gjykonit të mjaftueshme për t`u paraqitur në detyrë? - Si mund të guxosh t`u thuash policëve që të fikin qirinjtë, para godinës suaj. - A jeni ju po ai Fatos Nano dy vjet më parë thonit: (Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 20 gusht 2002): Superoperacioni i ndërmarrë nga policia shqiptare ka qënë tepër i suksesshëm. (Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 23 gusht 2002): Operacioni puna nis në tokë. Nano: Nuk do të ndodhë më siç ka ndodhur në të kaluarën kur operacionet antitrafik bëheshin me fushata, aq sa vetëm i trembnin trafikantët apo i merrnin ndonjë gomone, zetor apo karel. Ky impenjim është shfaqur dukshëm edhe te kreu i kësaj policie për qarkun e Vlorës nënkolonel Neritan Nallbati dhe policia nën drejtimin profesional të tij, ka kapur vetëm gjatë këtij viti rreth 25 gomone, pa llogaritur gomonet e kapura nga operacioni &quot; Puna&quot;. (Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 24 gusht 2002): Nano institucionalizon dhe detajon detyrat e çdo institucioni antitrafik. Nano: Pakt Antikrim 5 ministra dhe Prokurori i përgjithshëm nënshkruajnë detyrimet. Në Vlorë nuk ka më skafe. Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 27 gusht 2002 Kontrolle në 26 motele, lokale dhe bilardo, arrestohet një trafikant Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 28 gusht 2002 Nano: Goditja do të zgjasë sa mandati im. Në emër të maxhorancës së sotme progresiste mbetem i angazhuar që Vlora të mos jetë më moli i piratëve, dhe sot në këtë vend ne inaugurojmë krijimin e njësisë &quot;Delta Force&quot; që do të garantojë ruajtjen e paqes dhe të situatës normale. Dua të garantoj vlonjatët dhe të gjithë shtetasit shqiptarë, partnerët tonë ndërkombëtarë dhe vendet fqinje që ky nuk është një aksion i radhës antitrafik, por qeveria që unë drejtoj është një qeveri antitrafiqe. Vetë shteti po strukturohet si një &quot;Delta Force&quot; komplekse shumë dimensionale, jo thjesht për të ndaluar çdo trafik të paligjshëm. Punë të mbarë ! (kjo ishte një vit e gjysëm më parë) Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 29 gusht 2002 Nano: Kjo është djegia e së shkuarës dhe e piraterisë nga brigjet tona. Nuk ka më gomone dhe trafikantë në ujërat e Republikës së Shqipërisë. Tymi i gomoneve të vdekjes do zëvendësohet me pluhurin e kantjereve. Nuk do të tolerohet më klima, veprimi apo mosveprimi, që toleron ushtrimin e veprimtarive të paligjshme dhe veçanërisht të trafiqeve ilegale, të trafiqeve në kuptimin më të gjerë të fjalës, nga ato të qenieve njerëzore dhe të lëndëve të rrezikshme deri tek trafikimi i pushtetit dhe përfaqësimit politik Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 30 gusht 2002 U krijuan Task Forca. Ndërsa në intervistën e datës 13 janar Nano thotë: Do krijojmë një Task Force. Me 30 gusht, po ky njeri thotë Task Forca që krijuam është një trup i përbashkët mes Prokurorisë dhe shërbimeve për të goditur krimin. Me 13 janar 2004 do të thotë: Nuk e kuptuam se ishte e nevojshme një Task Force mes prokurorisë, shërbimeve dhe një gjykate. (A s`e patët bërë dy vjet më parë)? Me 30 gusht Nano do të thotë: Shteti po heton në detaje gjithë pasurinë apo sipërmarrjet që zotërojnë elementët kriminalë, për të mundësuar, që asnjë pasuri e vënë në rrugë të paligjshme të mos fitojë statusin legal të qytetarisë. Garantoj se punishtet, hotelet, restorantet, baret, mjetet lundruese, pasuri të tjera të luajtshme apo të paluajtshme që zotërohen nga trafikantët, që po bllokohen, nuk do të zhbllokohen më. Por në fakt sot treguat se asnjërën prej këtyre s`e bëtë. Përsëri gënjeni! Tani na tregon ligjin e antimafies. Pasi ezauroi të gjithë emrat e mundshëm të titujve për ligje - e për t`u bërë më interesant, na përmend edhe Cavalierin. Po Kavaljeri nuk e lë pa telefon kapitenerinë e distriktit detar. Kavalierin e pamë të kthehet nga jashtë në Lecce, madje të përlotur tek shqiptarët. Dhe nëse shpëtuan 11, ata shpëtuan nga oficerët e Guardia di Financës, një oficer që dridhej nga tmerri i asaj që kishte parë, dhe nuk ishte as shqiptar, e aq më pak kryeministri i shqiptarëve. Po pse nuk bëni ende sot, pas një jave trasparencë mbi çfarë ndodhi?! - A e dini se deri dje, asnjë prokuror në Vlorë, s`ka marrë ende në pyetje familjarët e të zhdukurve ? - A e dini se vetëm miqtë vlonjatë i gjenden avokatë dhe i treguan derën e prokurorisë. Të gjitha këto, 5 ditë pas tragjedisë, shteti shqiptar, s`don të pyesë, shteti shqiptar s`don të flasë. Shumë mister ka në këtë ngjarje, zotërinj. -A e dini me na tregue sa skafe ishin: 1, 2 apo sa më shumë? - Pse nuk kishin besim njerëzit e gomones tek policia, se do i ndihmonte? Por i drejtohen më me besim TV. - Pse policia e Vlorës nuk donte të ndihmonte? - Çfarë kishte për të fshehur? Përtej dijenisë dhe bashkëpunimit të policisë në këtë mes. - Pse anijet e huaja u lajmëruan pas tre orësh. - Pse u ndërpre kërkimi në mesnatë për anijen R 224. Pse anija shqiptare R215 doli ne lundrim vetëm në ora 21.30. Pse edhe kësaj iu dha urdhër të kthehej në ora 2 pas mesnate. - Kush e beson se i zuri deti detarët?!!! Përseri duke iu referuar raportit tuaj, pse e niset pa rezerva karburanti anijen? Pse vetëm në ora 05.20 dhe 05.25 dolen anijet R216 dhe R217? Pse nuk u dha SOS-i per tragetet qe kalonin andej? - Pse ju përmes shtypit tuaj donit të na bënit të besonim se aty kishte vetëm drogë e kriminelë? - Pse ju gënjyet kur thatë se askush nuk kërkonte askënd ? Si shpjegohet - rrjeti i familjes Rrokaj ? - kush i emëroi ata? Pse u çuan kufomat në Sazan. Çfarë duhej të fshihej aty. Pse nuk dorëzoni sendet e të mbijetuarve? -Pse s`lejuat deri vonë mediat të filmonin? - Pse s`kishte deri më sot asnjë skafist në burg? - Si mund të jetë qenia njerëzore kaq mizore, sa për hir të karriges, e të pompimeve të sukseseve, pranuat të bënit të fundoseshin 30 fëmijë, vajza e djem të rinj. - Për të thënë se nuk ka më trafik klandestin s`iu tut syri për të thënë se Liza (e Lizat e tjera) që kishte ardhur se i kishte vdekur i ati dhe donte të rikthehej në Itali, tek tre fëmijët e saj, ishte kriminele? - Kaq e egër të jetë pashpirtësia juaj sa t`ua citoni ligjin fëmijëve, madje fëmijëve të vdekur, bile edhe arkivoleve pa kufoma. Dhe gjithë këtë lumë deklaratash e bëni nga luksi i holleve të hoteleve me pesë yje. Ata fundoseshin në Jon e ju notonit në pishina për të ulur barkun. Familjarët ngriheshin nga ankthi para morgut, e ju shtronit darka me biznesmenët në Azi. Makinat me të vdekur nisen për në Veri dhe ju vetëm atëherë kujtoheni se në biletën e avionit (në biznes class) ka afrue data e mbarimit të pushimeve tuaja. Si njeri mund të mos jeni unik, por si kryeministër jeni unik. Dhimbja është për t`u respektuar ! Kur edhe këtë s`e bën, bëj hap prapa. N.q.s., edhe këtë s`e pranon, të të vijë turp ! Në këtë vend ku çdo gjë e çdokush shitet e blihet, kisha menduar se vdekja ishte &quot;free&quot;. Kam gabuar. Edhe ajo duhej të blihej madje shtrenjtë, 1500 euro. Por ç`rëndësi ka. E rëndësishme është që ju të vazhdoni të uleni aty. TURP! Dhe të gjithë ju deputetëve të tjerë, që do të votoni kryeministrin e munguar në detyrë edhe në tragjedi. Ju as nuk përfaqësoni më. Socialistët e ndershëm nuk do t`jua justifikojnë kurrë. Vota juaj për të mbrojtur mosqenien e kryetarit tuaj në detyrë, në rrafshin ligjor e moral është turpi koral i kategorisë njerëzore dhe nuk mjaftoheni me kaq, por mblidhni edhe aleatë, natyrisht jo për tragjedinë , por për të shpëtuar kavalierin tuaj të vogël. (Që edhe s`i dridhet buza, kur thotë: e dija se do të ndodhte). - Ju mund të vazhdoni të shpëtoni karrigen, por kurrë shpirtin tuaj. Sa shumë qeshnit dje, kur koalicioni siguroi se Fatosi do vazhdojë të na princërojë. Sjellja juaj, ndaj mungesës &quot;par excellence&quot; të kryetarit tuaj, ishte e shëmtuar. Shumë e shëmtuar. Dhe përçmimi juaj ndaj atyre që s`janë më, është e frikshme. E pra z. kryeministër, ata ishin më të bukur, më me kurajo, më me dinjitet se të gjithë këta &quot;onorevoli&quot;. Sa thashë ishte vetëm pjesa morale. Por unë votoj për shkarkimin tuaj z. Nano për shkakun që ata fëmijë dhe të rinj i çoi te gomonia. Nuk i shkon as për vizita për të kuptue. Aty do të gjejë të gjitha arsyet. Të gjithë këto familje si gjithë pjesa tjetër e Veriut jetojnë me shpirt ndër dhëmbë. Votoj, për Gëzim Fushën 18 vjeç, djali i madh i familjes që u nis për të ndihmue nanën e vet me rritë 7 fëmijët e tjerë. Votoj kundra teje për Tom Dedë Gjonin, që s`kishte as rrugë për të mbërritë te shpia. Votoj kundra teje për Kreshnikun, djalin e vetëm në 5 motra, me babë invalid që iku sepse ti s'i dhe asnji punë! Votoj kundër për djalin e Dobraçit që la vajzën 6 muajshe, për Sadikun që la djalin 3 muajsh, për Lizën që la tri fëmijë, për Alfredin, për Paulinin, për Dritanin, për Arbenin, për Markun, për Gëzimin, për Toninin, për Besmirën, për Ridvanin, për Agronin, për Marlinin! Votoj kundra teje për faktin se asnjëherë tjetër ngjarja s`ka pasur një lidhje kaq të afërt familjare me elitën politike, si kësaj radhe. Ndaj na ndihmoni të bëjmë kujdes - se mund të quhet abuzim me tragjedinë. Ndaj dhe cinizmi, sadizmi e arroganca duket s`kanë fund. Ndjeshmëria juaj, për të mos folur për tragjedinë është vetëm ngulmimi juaj i fillimit për të mos pranuar ngjarjen, për ta fshehur atë, për të mos e ndjekur atë, për ta zhytur në asgjë atë që vetë ju i quani episode, por të gjithë të tjerët e quajnë tragjedi. Po, abuzim me tragjedinë, sepse s`duhet të themi se ç'kërkonin të ikurit nga uria e mizerja. Se s`duhet të themi që kërkonin të bashkoheshin me familjet - e se nuk duhet të tregojmë lidhjet e rrjetit me ata që shajnë - po abuzoni!! Ju jo vetëm i latë të vdisnin, tani doni të vrisni edhe arsyen. Po të mundnit edhe këtë të fundit do e mbysnit në Jon. Ju qytetarë - bëni kujdes nga sirenat, këndojnë bukur, por të marrin me vete. A nuk i patë dje sa të qeshur ishin sirenat e koalicionit për integrim. Votoj kundra teje për armiqësinë tënde ndaj qytetit tim. A e kupton se aty ku ka uri, aty s`ka lekë për libra e ilaçe, s`ka lekë për drita. Jo natyrisht s`mund të kuptosh. Aty ku s`ka drita 18 orë, s`ka punë. Aty ku s`ka punë, s`ka bukë. Aty ku s`ka bukë, s`ka jetë - ndaj mbetet të përdoret vetëm Joni. Por Joni nuk është për t'u populluar me kufoma!!!
Pesha e votes tuaj ne ngjarjen makabre e 9 Janarit..... Ajo cfare ndodhi ne 9 Janar ishte nje ngjarje e paharrueshme per tere kombin Shqipetar.Dhjetra dyer u mbyllen nga prania e morgut ne dhomat e tyre, mijra zemra u rrudhosen nga historia e 20 shpirtrave... dhe gjithe kjo nga nje deshire e zjarrte per te ndertuar nje te ardhme me te mire. Pyetja: A jemi ne gjendje ne Shqipetaret si brenda dhe jashte atdheut te ndryshojme gjendjen e mjerueshme te Shqiperise sot? Sa peshe ka nje vote qe te hedhe poshte tiranine dhe mos perfilljen e qeveritareve tane qe defrejne ne vendet me luksoze kur morgu hap vende te reja per bijte e kombit Shqipetare, ne kerkim te nje te ardhmeje me te mire.....? Cila eshte vota juaj? Duhet te ndryshoj qeveria apo taktika e Nanos, Berishes me shok ?
Top