SHQIPËRISË I IMPONOHET “DISKRIMINIMI POZITIV” I PAKIVACE
SHQIPËRISË I IMPONOHET “DISKRIMINIMI POZITIV” I PAKIVACE
(Intermezo: Pas botimit të pjesës së parë të këtij shkrimi në numrin e kaluar të “Rimëkëmbjes” njohëm me materiale të tjera me rubrikat e shtypit e botimet kushtuar problemit të minoriteteve. Më 21 dhe 22 Janar 2004 na gazetën Shekulli u botua një ese i Ismail Kadaresë nën titullin “Poshtërimi në Ballkan” i cili në të njëjtën kohë u vu në qarkullim si libër më vete. Pra, ishin marrë masat për të bërë reklamën më të madhe të menjëhershme për të, siç bëhej dikur për fjalimet me rëndësi të Enver Hoxhës. Ky libër i ri i Kadaresë nuk mund të analizohet si shtesë e këtij shkrimi të përgatitur para se të njiheshim me të, por kërkon një analizë të mëvonshme, sidomos po të mbajmë parasysh reagimin e bërë menjëherë në gazetën “Korrieri” me pyetjen e shtruar në datën 30 Janar 2003 “ Pse e hapi Kadare “Kutinë e Pandorës”. “Kuti të Pandorës” gazeta “Korrieri” konsideron trajtimin e problemit të minoriteteve në Shqipëri.
Këtë reagim gazeta “Korrieri” nuk e ka lënë vetëm me komentin e gazetarit të saj Ben Andoni, por e ka përforcuar me shkrimet të tjera : “Jemi të vonuar me minoritetet”,(autor është kryetari i PBDNJ-së , Vangjel Dule, që hiqet si patriarku i mbrojtjes së minoriteteve në Shqipëri), “Minoritetet dhe shoqëria shqiptare” (autor është Kimet Fetahu, kryetar i njërës nga shoqatat që përbëkan “Bashkimin e maqedonasve në Shqipëri”, pra një emërtim i fodullosur sikur në Shqipëri të kishtet më shumë “maqedonas” se shqiptarë), ”Arumunët: të njihemi si pakicë”, (autor është Jani Gusho, kryeredaktor i “Fratia” ose i Kryesisë së shoqatës “Arumunët e Shqipërisë”).
Në të njëjtën kohë me këto në libraritë e Tiranës u hodh në qarkullin në gjuhën shqipe dhe angleze libri “Minoritetet në Shqipëri”, nga “Komitetit Shqiptar i Helsinkit” për të cilin paskan punuar Arben Puto, Zana Sota, Niazi Jaho, Klesta Alikaj, ndërsa redaktimin e përfundimtar e paskan bërë juristët prof. dr. Arben Puto dhe Prof.as. dr.Vasilika Hysi ( minoritare grekofone) që janë dhe drejtuesit e “Komitetit”. Ndëkohë kanë vazhduar reagimet kundër “Atlasit të popullsisë” ose “Atlasit që solli aq shumë përpalsje”, sikurse e ka titulluar në një koment të saj gazetarja Elda Spaho në “Shekulli” më 19 Janar 2004 për të shoqëruar për shkrimin e gjatë “Paradoksi i Atllasit gjeografik të popullsisë” i shkruar bashkërisht nga një një grup profesorësh dhe asistentë profesorësh Agim Shehu, Eqerem Yzeiri, Selman Sheme, Vasil Trojani, Sabri Laçi, Pal Nikolli.
Pra, është shtuar mjaft lista e specialistëve që po reagojnë kundër këtij Atlasi, pas reagimeve që janë bërë më parë nga drejtues të Fakultetit të Histori-Gjeografisë e specialistë të tjerë të fushave përkatëse dhe qytetarë shqiptarë. Në reagimin e këtij grupi autorësh shtrohet pyetja “Si e “përvetësoi” atlasin Arqile Bërxholi?” (njëri nga autorët e Atlasit që kanë punuar privatisht në funksion të një projekti gjerman për zonën e Ballkanit). Grupi i profesorëve thekson se Rektorati i UT-së e deri departamenti përkatës në Fakultet nuk janë njohur me vlerat e financimit të këtij projekti të Atlasit, i cili nuk i është nënshtruar asnjë oponence shkencore, gjë që është kusht i domosdoshëm për punime të kësaj natyre. Ky grup studiuesish theksojnë se “shifrat për pakicat etnike nuk llogariten asjëherë nga studiuesit, por nga institucionet shtetërore”. Ata tërheqin vemendjen në faktin se ka heshtur deri tani Akademia e Shkencave në lidhje me deklarimet e Berxholit për pakicat etnike në Shqipëri dhe e konsiderojnë të padrejtë deklarimin e profesor Luan Omarit, njëri nga drejtuesit e Akademisë së Shkencave se “Akademia nuk ndërhyn kurrë në punën e studiuesve” etj.
Më 31 Janar 2004 në gazetën Shekulli” është botuar edhe një regaim i një shqiptari nga Nju Jorku mbi “Pasojat negative politike të Atlasit të popullsisë”. Shkruesi me emrin Ilir që paska qenë student në Fakultetin e Histori-Gjeografisë në Tiranë e vë në dyshim aftësinë e njërit nga autorët e Atlasit, zotëri Dokos dhe mundësinë praktike të studiuesve për të ndërmarrë studime mbi numrin e pakicave Ai tërheq vemendjen në faktin se ky Atlas më shumë shkakton kokëçarje politike për shqiptarët , pasi jep mundësi spekulimi nga grekët.
Pra në kohën kur kishte shpërthyer debati për “Atlasin” intesifikohet edhe debati për “minoritetet”. Nga zhurma që po bëhet për minoritetet, sidmos nga fakti që “Komiteti Shqiptar i Helsinkit” paraqitet me një studim të veçantë, të botuar në shqip dhe në anglisht për pakicat në Shqipëri, krijohet një tabllo e rreme sikur Shqipëria qenka vendi me problemet më të mprehta e më të mëdha të pakicave në Europë. Kësaj psikoze i fryjnë lloj-lloj spekuluesish në këtë fushë që mundohen të çorodisin mendjet e shqiptarëve me manipulime të dhënash dhe me shtrembërime të normave juridiko-ndërkombëtare lidhur me pakicat. Ende nuk mund të japim një vlerësim për librin që ka botuar “Komiteti Shqiptar i Helsinkit”, por qysh në tryezën e lëndës ( të ndarë në 7 kapituj me nga disa nënkapituj secili) vërehen mangësi si prania në studim e një kapitulli të veçantë të titulluar “Minoriteti serbo-malazez”, apo të një kapitulli të titulluar “Komuniteti egjiptian”. “Komiteti Shqiptar i Helsinikit” në këtë mënyrë provon se është pajtuar me disa spekulime politike që janë bërë në Shqipëri vitet e fundit me të tilla emërtime. Sipas përcaktimeve juridiko-ndërkombëtare në Shqipëri nuk mund të ketë minoritet malazez apo serb vetëm për faktin se mund të ketë emigrantë nga ?xml:namespace prefix = st1 ns = "urn:schemas-microsoft-com:office:smarttags" />Mali i Zi apo Serbia. “Minoritet serbo-malazez” nuk mund të ketë në parim, sepse dhe vet malazezët e serbët gjithnjë e kanë quajtur veten dy kombe të veçantë, madje një pjesë e madhe e banorëve të Malit të Zi ka kohë që po kërkojnë shkëputje shtetërore nga Serbia dhe nëse realizohet kjo atëherë në Mal të Zi do të flitet për “minoritet serb”).
Shqipërisë i janë bërë vazhdimisht presione të forta ndërkombëtare për t’i imponuar një trajtim të problemit të minoriteteve në dëm të interesave të saj kombëtare, në kundërshtim me realitetet shqiptare dhe në dobi të politikës shoviniste të fqinjëve të saj. Për hir të sigurimit e të njohjes ndërkombëtare dhe të pranimit në Lidhjen e Kombeve Shqipëria me deklaratën e Fan Nolit të vitit 1920 para Lidhjes së Kombeve pranoi me nxitim njohjen e minoritetit grekofon si minoritet etnik grek dhe kjo është shfrytëzuar qysh atëherë pa pushim në dëm të saj. Për shkak të presioneve të shumta ndërkombëtare, deri nëpërmjet një vendimi të pabazuar të Gjykatores Ndërkombëtare në Hagë për problemin e shkollave në gjuhë të huaj në Shqipëri qeveria shqiptare u detyrua në vitin 1935 të bënte lëshimet që donin grekët për shkollat private në greqisht në Shqipërinë e jugut, ku agjentura greke u jepte pagë të dytë mësuesve, të cilët ishin dhe kontigjent agjenturor grek.
Pas përfundimit të LDB regjimi komunist në Shqipëri i ka përkëdhelur dhe jo diskriminuar pjesëtarët epakicës grekofone në krahasim me shtetasit tjerë shqiptarë. Grekofonët i kanë pasur më të hapura dyert se shqiptarët për të mësuar, për t’u punësuar. Kanë arritur me shumicë pozita e kanë marrë vende të mira punë nëpër Shqipëri. Janë diskriminuar në kuadrin e atij diskriminimi të përgjithëshëm që bëhej në Shqipëri nën një diktaturë komuniste, por jo në mënyrë të veçantë për shkak se i pëksnin një pakice
Një nga parimet më të rëndësishme për gjithë sistemin e të drejtave dhe detyrave të shtetasve në RP(S) të Shqipërisë, ka qenë ai i barazisë së shtetasve. Në nenin 40 të Kushtetutës së vitit 1976 sanksionohej se “Nuk njihet asnjë kufizim ose privilegj në të drejtat dhe detyrat e shtetasve për arsye seksi, race, kombësie, arsimi, pozite shoqërore e gjëndjeje materiale”. Ky parim kushtetues i barazisë së shtetasve konkretizohej më tej në mënyrë të veçantë në sigurimin dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare që jetojnë në Shqipëri. Atyre në fakt u sigurohej “mbrojtja dhe zhvillimi i kulturës dhe i traditave popullore, përdorimi i gjuhës amtare dhe mësimi i saj në shkollë, zhvillimi i barabartë në të gjitha fushat e jetës shoqërore” (neni 42 paragrafi i parë të Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë).
Pjesëmarrja në veprimtarinë e gjithanëshme shtetërore e shoqërore, përfaqësimi në organet e pushtetit shtetëror, që nga ato lokale e deri në organin më të lartë, në Kuvendin Popullor e zhvillimi i gjithanshëm “socialist” i pakicave kombëtare, i bërnte plotësisht realitet ( brenda realitetit të asaj kohe) të drejtat e njohura me Kushtetutë, brenda atij kuadri të emancipimit ose diskriminimit të përgjithshëm nëpër të cilin kalonte shoqëria “socialiste” shqiptare. Nuk mund të mohohet sot se barazia e shtetasve përjashtonte çdo privilegj ose kufizim për shtetas të veçantë, apo për një kategori të caktuar shtetasish, në krahasim me shtetasit e tjerë, për shkak kombësie. Kjo sanksionohej kështu në nenin 42 të Kushtetutës: “Çdo privilegj e pabarazi kombëtare dhe çdo veprim që shkel të drejtat e pakicave kombëtare është antikushtetues dhe dënohet sipas ligjit”. Në këtë këndvështrim duhen parë respektimi dhe garantimi i realizimit të të drejtave me karakter social-ekonomik, të lirive demokratike kolektive, të lirive vetjake si dhe i së drejtës së zgjedhjes për minoritarët. Kështu atyre u ishte garantuar e drejta për punë, e drejta e arsimit në gjuhën e tyre amtare, duke përballuar shteti të gjitha shpenzimet e nevojshme. Në këtë vështrim e në atë masë të kufizuar në maksimum si gjithë të tjerët gëzonin ata liritë demokratike, si lirinë e fjalës, lirinë e shtypit, të organizimit, të grumbullimit, të mbledhjes dhe manifestimit publik, si dhe të drejtën e bashkimit në organizatat e masave në fushën politike, ekonomike, kulturore e në çdo fushë tjetër të jetës shoqërore, paprekshmërinë e personit dhe e banesës së tij, të drejtën për t’iu drejtuar organeve shtetërore si për çështje vetjake ashtu edhe me interes të përgjithshëm shoqëror, për t’u shpërblyer nga shteti për dëmin që u shkaktohet nga çdo veprim i paligjshëm i organit shtetëror ose nëpunësve të veçantë gjatë ushtrimit të detyrës dhe për të bërë vërejtje, ankesa dhe propozime. Por gjithmonë pa asnjë diskriminim për shkak se i përkisnin një pakice.
Një shprehje tjetër e barazisë së pakicave kombëtare në Shqipëri ishte e drejta e zgjedhjes. Pjesëtarët e pakicavet kishin të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në të gjitha organet përfaqësuese pa asnjë kufizim dhe të ushtronin kontroll të vazhdueshëm mbi këto organe dhe mbi njerëzit e zgjedhur në to. Nga pakicat madje ka pasur një munër më të madh të zgjedhurishe e të ngriturish në funksione të larta në krahasim me numrin e tyre.
Parimet e Kushtetutës për të drejtat e pakicave kombëtare gjenin shprehje të mëtejshme edhe në Kodin Penal, si një garanci tjetër e pacënueshmërisë së tyre. Në këtë kod parashikohej si krim i veçantë dhe ndëshkohej rëndë “krijimi i privilegjeve, i pabarazisë kombëtare, si dhe çdo veprim tjetër që shkel të drejtat e pakicave kombëtare”.
Siç shihet barazia e pakicave në rrugë ligjore edhe atëherë ka qenë realizuar plotësisht në përputhje me standartet që rekomandohen tani dhe në praktikë është realizuar mjaftueshëm , pa asnjë diskrimin në rrethanat e një diktature komuniste..
Pas përmbysjes së pushtetit komunist në fillim të viteve 1990 politika e Greqisë dhe politikanë të minoritetit grekofon filluan zhurmën e madhe për gjoja diskrmimin e rëndë të pakicës greke në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Për pakicën grekofone u krijua OMONIA. Një mekanizmë i ngjashëm u krijuar në Shkodër me emrin “Rozafa-Moraça” që gjoja duhej të përfaqësonte një pakivë serbo-malazeze që nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Mbinë si kërpudhat pas shiut edhe shoqata të tjara për minoritete të sajuara. Njerëz dallkaukë e aventurierë filluan të bënin zhurmë në kuadër shoqatash të tilla për të siguruar përfitime nga politikat e mekanizmat e shteteve të huaja të intersuara për të fryrë çështjen e pakicave në Shqipëri. Për këtë fryerje ndikuan edhe forume ndërkombëtare, aq sa komisioneri i OSBE për minoritetet, hollandezi Maks van der Shtul, bëri 10 udhëtime hetimi e plot takime politike në Shqipëri. Lobi grek në Amerikë ndërmori një fushatë të tërbuar presioni ndaj Shqipërisë në pretekstin e “trajtimit të keq të pakicës greke”.
Politikanët shqiptarë në pushte e në opozitë ranë në pozita mjerane të nënshtrimuirt pa kushte para këtyre presioneve dhe e hapërn fare thesin e lëshimeve ndaj politikës greke për çështjen e pakicës, madje bënë hapa që nxirrnin në ankand interesat themelore kombëtare e shtetërore të Shqipërisë gjoja për t’u mbyllur grekëve gojën kur ankoheshin për trajtimin e pakicës. Në të vërtetë grekët e grekofonët, apo ata që hiqen si përfaqësues pakicassh të tjera dhe kanë rënë në ndikimin e grekëve, serbëve e të tjerëve nuk kishin asnjë arsye të ankoheshin për trajtimin e pakicave pas përmbysjes së regjimit komunist. Shqipëria si gjithmonë edhe në vitet e tranzicionirt mund të përmendet vetëm si shembull i vendit pararojë që për pakicat ka bërë më shumë sesa përmbajnë standartet më të përparuara ndërkombëtare.
Më 10 Shtator 1993 Komisioneri i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Maks van der Shtul, i drejtonte një letër ( Reference: 1051/93/L) ministrit të jashtëm të Shqipërisë , Alfred Serreqi, me konstatimet e vlerësimet e tij pas vizitave në Shqipëri e Greqi për problemin e pakicave. Qysh në fillim ai theksonte : “Gjatë vizitave të mia me ftesën e presidentit Berisha munda të bëj një studim të gjërë të gjendjes së pakicës greke në vendin tuaj”. Pasi shprehte falënderimin për ndihmën e dhënë nga qeveria shqiptare ai vë në dukje: “Kur isha në Athinë më 24 Gusht 1993 për t’u konsultuar me qeverinë greke për pikëpamjet e saj lidhur me gjendjen e pakicës greke në Shqipëri unë përmenda shqetësimin e Berishës ( për pakicën shqiptare në Greqi). Por, qëndrimi i qeverisë greke është se megjithëse ka shqiptarë në Greqi, si punëtorë migrantë, nuk ekziston një pakicë shqiptare si e tillë” . Sado që Shtul është munduar të gjeë shkase për të kërkuar më shumë kujdes nga qeveria shqiptare ai nuk ka mundur të fshehë gjendjen e mirë të trajtimit të pakicës në Shqipëri. Maks van der Shtul nuk ka lënë pa cituar as nenin 26 të ligjit për të drejtat e njeriut që është mbyllur me fjalinë famëkeqe absurde antikombëtare “Kombësia përcaktohet në bazë të normave të pranuara ndërkombëtare”. Kjo fjali e sugjeruar nga Zef Brozi, pasi kishte dështuar në parlament një përkufizim më i fëlliqur e më antishqiptar i propozuar nga Kosta Mkariadhi (PBDNJ) dhe i mbështetur nga disa anëtarë të kryesisë së PD-së, është tupri më i madh që kanë bërë Berisha, Meksi, Arbnori e të tjerët për të kënaqur orekset e pangopura greke që minoriteti grekofon në Shqipëri të gëlltiste hap pas hapi kombin shqiptar.
Prandaj Isaku e Nano tani nuk po bëjnë ndonjë gjë që të na çudisë trondisë si “rrufe në qiellin e kthjellët” të politikës shqiptare.
Megjithatë veprimet e Isakut e të Nanos duhen vendosur në kontekstin e tyre real jo vetëm të politikës së ditës në vend. Në pamje të parë mund të duket sikur Nano do të krijojë “Agjensinë e minoriteteve” që t’i gejë ndonjë pozitë të lartë Konstandina Bezhanit, e cila sapo u lirua nga funksioni i zëvendës ministres. Madje për Kosntandinën duhet punë më rëndësi që të ketë të bëjë drejpërsëdrejti dhe kryesisht me atë që i interson më shumë Greqisë e grekofilisë, me “minorittein grek”. Por më shumë Nanos tani i duhet të bëjë lëshime të tjera ndaj Greqisë sepse ka nevojë miku dhe tutori i tij politik Papandreu që të paraqesë sukseset në Shqipëri në prag të zgjedhjes së tij në krye të PASOK-ut dhe në garën për t’u bërë kryeministër i Greqisë në zgjedhjet e parakohëshme greke të Marsit 2004. Dihet se sa herë ka gara brendapartiake ose midis partive për pushtet të Greqi rivalët synojnë ta ngrejnë lart rolin e figurën e tyre duke shënuar rezultate në politikën e greqizmit të mëtejshëm të Shqipërisë. Nano ia dha menjëherë dhuratën e parë Papandreut duke i lënë bashkinë e Himarës kandidatit të humbës të PBDNJ-së, që Sali Berishsa deshi ta kalonte në kapitalin politik të Demokracisë së Re. Tani kuptohet që Nano do të bëjë hapa të tjerë që të ndihmojë Papandreun. Një hap i tillë është shpallja e nismës për krijimin e “Agjensisë së minoriteteve”. Me siguri do të ketë dhurata të tjera.
Me nismën e tij për këtë ”Agjensi” Nano kërkon të qetësojë edhe Nikolas Geixhin, i cili kur bëri takim me Nanon para pak më shumë se një viti, ia tundi fort gishtin tregues kryeministrit të Shqipërisë se nuk po bënte sa duhet për minoritetin grek dhe lavdëroi Berishën që të bënte xheloz Nanon. Duke krijuar “Agjensinë për minoritetet”Nano e merr me të mirë edhe PBDNJ-në, e cila i duhet si aleate për të mbajtur shumicën qeveritare, merr sidomos me të mirë dy deputetët tekanjozë të kësaj partie që bënë lojën e Berishës ( domethënë anuan më shumë nga vija e politikës greke të përfaqësuar nga Demokracia e Re).
Pak rëndësi ka nëse Nano pranoi një ide të Agim Isakut, apo Agim Iskau bëri rolin e Talejranit pranë Napoleonit se gjeti mënyrën më të mirë për të vënë në lëvizje një dëshirë të Nanos. Në qeverisjen e Nanos gjëra të tilla janë po aq të natyrshme sa ishin edhe në qeverisjen e Aleksandër Meksit. Këshu këshilltarët që propozojnë atë që nuhasin se dëshirojnë shefat kanë qenë gjithnjë këshilltarët më të parapëlqyer dhe më të përkushtuar deri ditën që shefi thyen qafën (edhe në saje të këshillave që i kanë dhënë). Ndoshta edhe gaboj, por më duket se me idenë që i paska dhënë Nanos të bëjë një gjë që e kërkojnë grekët me dekada, Agim Isaku e ka vënë veten në pozitën që dikur e përbuzte ai vete kur shkruante : “ ç’vlerë ka të flasësh kundër superfuqive për dinjitetin kombëtar/ të flasësh me zjarr/ kur ti para shefit ul kokën/ përjargesh e hiqesh zvarrë? (( “Nëntori nr.5 ( 1990) f.87).
Por le të bëjnë si të duan pushtetarët. Le ta krijojnë dhe “Agjensinë për minoritet”. Le ta quajnë po deshën edhe “Kryeministria e minoriteteve”, sepse grekët, serbët, disa “diplomacira ndërkombëtare” madje dhe një numër politikanësh e intelektualësh shqiptarë këtë po kërkojnë prej vitesh, që kombi shqiptar të kthehet në amalgam minoritetesh, në një të quajtur “shoqëri multientike”. Prandaj u aktivizua edhe ai projekti për të bërë Atlasin demografik, që hartuesit e këtyre skemave të kishin sa më shumë “mbështetje shkencore të pavarur”. Por, ashtu si dështuan përpiluesit e Atlasit demografik për t’i xjerrë minoritarë më shuëm se 10% të banorëve të Shqipërisë ( direktiva e lënë nga Nikolas Geixhi ka qenë 30%), ashtu do të dështojnë edhe eksperimentet me reformat minoritare në strukturën e pushtetit të Shqipërisë për të krijuar kushte për “federalizim të shtetit shqiptar” që është gjithashtu një direktivë e Greqisë.
Që të besojmë pak në seriozitetin e ideve të Isakut e të nismave të Nanos duhet që këta të na thonë nëse ekziston në Greqi një mekanizëm homolog ose analog si “Agjensia e minoritetve” ose nëse Greqia ka pasur ndonjëherë një të tillë dhe përse nuk e ka më. Meqenëse Greqia sillet si një lloj shteti protektor për Shqipërinë, na bën kushtetutën e ligjet, na imponon politikën e krimin, na komandon ushtrinë dhe ekonominë, na përcakton ndërtimin administrativ duhet që edhemodelin për Agjensinë e minoriteteve ta kërkojmë e ta marrim në Greqi dhe të mos bëjmë gabimin duke sajuar vetë. Nëse nuk ka në Greqi le ta bëjnë më parë atje, sepse problemet e minoriteteve janë shumë më të mëdha e të mbrehta në Greqi se në Shqipëri. Pastaj këto gjëra bëhen dhe mbi baza reciprociteti. T’i respektojmë grekët duke i lënë ata të parët ta bëjnë këtë gjë. Kështu i duhet thënë Europës në rast se na kërkon qiqrra në hell për minoritetet, duke na bërë model të “diskriminimit pozitiv”, ndërsa Greqinë e lejon të jetë vend i “diskriminimit negativ” klasik të minoriteteve
25 Janar 2004 Abdi Baleta