Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
ke trekandshi. te gjithe ata qe do te lexoine kete teme do ta kuptoine se per cfare qyteti behet fjale.para laci.
Kriza ne Haiti Bushi refuzon kategorikisht zbarkimin e emigranteve ne brigjet e Florides. "Te gjithe do te kthehen prapa". Ndieva nje si boshllek ne bark mbreme ndersa shikoja anije te bera mal me njerez qe lundronin nga Haiti per ne brigjet e USA 7 vjet me pare, gjate krizes se saj kohe. Mu kujtua 91 dhe porti i Durresit. Artikulli me poshte marre nga NY Times (pa leje) Rebel Leader Says Fighters Are Converging on Haiti Capital By THE ASSOCIATED PRESS Published: February 26, 2004 Filed at 11:52 a.m. ET CAP-HAITIEN, Haiti (AP) -- Rebels began moving toward Haiti's capital of Port-au-Prince on Thursday and are awaiting the order to attack, a guerrilla leader told The Associated Press. The leader, Guy Philippe, said their mission was to arrest President Jean-Bertrand Aristide if he did not resign, so he could be tried on charges ranging from corruption to murder. ``I don't want him to die. It would be too easy. He has to pay for what he has done to the Haitian people,'' Philippe said in an interview with the AP in Cap-Haitien, the country's second-largest city that fell to the rebels Sunday. Pressure is mounting for Aristide to resign, with France blaming him for the chaos in its former colony in the 3-week-old rebellion and urging that he be replaced by a transitional government. The U.N. Security Council scheduled a meeting for later Thursday. Foreigners are fleeing Haiti amid isolated looting, and President Bush said the United States is encouraging the international community to provide a strong ``security presence.'' ``We've decided to go toward Port-au-Prince. They're on their way,'' said Philippe, leader of the uprising that has overrun half of Haiti and killed at least 80 people. ``They're taking their places. They know what to do.'' Aristide, who has shown determination to keep power, has said a rebel attack on the capital could kill thousands. Most of the barricades that had been erected by Aristide supporters in Port-au-Prince were removed Thursday and streets were empty, except for motorists lining up for dwindling supplies of gasoline. The rebel movement already has sleeper cells in the capital but they would be reinforced by fighters from rebel groups moving in from variety of locations in the north, Philippe said. Asked if an attack was imminent, he said: ``It doesn't mean that we're going to attack today. We're just going to take our positions and wait for the right time.'' Scouts were checking ``pockets of resistance,'' he said. That might include the government-held town of St. Marc, on the main road from Gonaives to Port-au-Prince. On Wednesday night, rebel commander Winter Etienne and others crowded around a map of Haiti on the wall of the Mont Joli Hotel, discussing the best route to take and whether to use boats to get around St. Marc. ``It won't take a lot of days. We don't have all our lives to wait for what a dictator is going to do,'' Philippe said Thursday. A government official said Aristide's National Palace was defended by about 100 officers in Haiti's force of fewer than 4,000. Philippe has boasted he now commands 5,000 men -- thanks to volunteers from the scores of towns they have passed through in northern Haiti. Philippe said Wednesday he was going to give Aristide a chance to step down. On Saturday, Aristide agreed to a U.S.-backed plan to share power, but the opposition rejected it, saying he must step down. ``We saw there was no hope for peace,'' Philippe said. ``We spent a week waiting for this peace to come. We can't stay waiting for him to decide while his people are killing people. ... Every day, innocent people are being killed, houses are being burned.'' Concerned about the increasing chaos, France called for Aristide's resignation, saying ``he bears grave responsibility for the current situation.'' ``It's up to him to accept the consequences while respecting the rule of law,'' Foreign Minister Dominique de Villepin said in a statement. French diplomatic officials confirmed Thursday that de Villepin was calling for Aristide to resign. Abel Descollines, a member of the opposition Democratic Platform coalition, praised France's statement and asked the United States and Canada to do the same. ``We hope American and Canadian authorities will rally behind the French position to help Haiti avoid a civil war,'' he told French RTL radio. French Defense Ministry spokesman Jean-Francois Bureau said it was too early to discuss whether there would be a role for the military in ensuring a peaceful departure by Aristide, should he leave the island. Aristide, a 50-year-old former slum priest, once commanded widespread support as Haiti's first democratically elected leader and savior to the poor, but he has steadily lost support as poverty deepened after his party swept flawed legislative elections in 2000 and international donors suspended aid.
Eshte kapur OSAMA binladeni Jam shume i gzum qe kam fatin ta jap lajmin i pari.Kush di ndonje gje me teper,te na tregoje dicka,pasi une shume pak kam marre vesh.
 
ELKAIDE [Al Qaeda]! Mendime,komente,kritika rreth rrjetit te ashtuquajtur: ELKAIDE!
PRESIDENTI MAQEDONAS VDES VDES NE NJE AKSIDENT AJROR PRESIDENTI TRAJKOVSKI (NANO, ruaju derman se te kemi si ujet e paket) Kryeministri irlandez, Bertie Ahern, që është takuar me zyrtarët maqedonas në Dublin, tha se ka marre konfirmimin se presidenti Boris Trajkovski ka humbur jetën. Më pare nga Bosnjë-Hercegovina u njoftua se aeroplani që po transportonte presidentin maqedonas u zhduk nga radarët. Ndërkohë, zyrtarë të forcës paqëruajtëse të SFOR-it thanë se ka nisur një operacion kërkimi në zonën rreth Mostarit. "Ajo që mund t'ju them për momentin është se ne humbën lidhjet me radio me avionin," tha për BBC-në zëdhënësi i SFOR-it, Denis Chaagard. Ai shtoi se operacioni i kërkimit po vazhdon dhe SFOR-i ka dërguar helikopterë për të ndihmuar në këtë operacion. Trajkovski dhe disa pjesëtarë të stafit të tij, udhëtonin drejt Bosnjës me avionin qeveritar për të marrë pjesë në një konferencë investimesh që do të mbahej në Mostar. Kontrollorët ajrorë humbën kontakt me avionin kur ai po fluturonte afër kufirit të Bosnjës me Malin e Zi. Zyrtarë maqedonas thanë se piloti kishte kërkuar leje për të bërë një ulje emergjente. Qeveria e Maqedonisë ka caktuar për sot pasdite një seancë të jashtëzakonshme pas lajmit për vdekjen e kryetarit të vendit Boris Trajkovski në një aksident ajor në Bosnjë. Presidenti i vndit, ishte vetem 47 vjec baba idy fëmijeve dhe prej shumë vitesh ishte ianagzhuar në jetën politike. Gjatë gjithë kësaj kohe presidenti Trajkovski ëhstë angazhuar në vënien në jetë të Marrëveshjes së Orit, të nënshkruar pas konfliktit civil shqiptaro-maqedonas dhe vetëm pak ditë më paë ai firmosi edhe projektligjin për legalizimin e Universitetit të Tetovës. Pas kësaj ngjarje tragike kanë shprehur ngushëllimet e tyre edhe përfaqesues të lartë ndërkombëtarë, ndërmjet tyre presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, presidenti Stipe Mesic.
Te gjithe ata qe jane nga Saranda hei meqe ska asnje teme per ne nga saranda mendova te hap nje. hajde hidhunoi thone njecik mendimet tuaja per saranden jo vetem ju qe jeni nga saranda por dhe te tjeret qe kane qene me pare aty
Nuk ka më Jugosllavi!!! Me 5 Shkurt 2003 pushoi se egzistuari Jugosllavia*. Zyrtaret Serbo-Malazezë (shteti i ri quhet "Serbi-Mal i Zi"), votuan per fshirjen nga harta e botes se emrit Jugosllavi. Ndryshimi u prit me entuziazem te meket nga populli i dy republikave. Ndersa zyrtaret tani perballen me detyren e veshtire te krijimit te institucioneve. Serbia-Mali i Zi do te jete nje bashkim me i lirshem se Jugosllavia dhe u jep republikave te drejten per te mbajtur referendum pavarsie pas 3 vjetesh. Por si do te influencoje Kosoven shkrirja e jugosllavise?? OKB thekson se statusi i Kosoves mbetet akoma i pavendosur dhe do te shqyrtohet me vone, ndersa Serbia dhe Mali i Zi e konsiderojne kosoven province Serbe aktualisht nen mbikqyrje nderkombetare. ne parlamentin Kosovar ka ardhur nje kerkese per shpalljen e Pavarsise. Megjithate OKB insiston qe statusi i Kosoves duhet te prese akoma. Si mendoni se do ndikoje shkrirja e Jugosllavise per Kosoven? * Toponimi Jugosllavi u perdor per here te pare me 1929, per te quajtur keshtu ate qe prej 1918 njihej si Mbreteria e Serbeve, kroateve dhe Slloveneve.
Shpikjen e ateizmit boteror nuk e shperblyen por ate e pagoi kombi shqiptar. Gazeta "panorama" ka marre ne interviste ata qe guxuan ti kundervihen Zotit dhe shenjterve te Tij. intervista Profesori 74-vjeçar rrëfen luftën e pushtetit të Enver Hoxhës për të shembur fenë dhe Zotin, duke guxuar të instaloj për herë të parë në botë ateizmin Hulusi Hako: Si i bëra “gjyq Zotit” dhe propagandova ateizmin në Shqipëri Poli Hoxha & Luan Kondi Profesor Hulusi Hako, tashmë është 74-vjeçar. Ai pranon se ka qenë dhe është ateist. Sipas tij, brumosjen me këtë filozofi e ka që në fëmijëri, falë nënës se tij që edhe pse ishte e pashkollë, kur shikonte që shumë fëmijë vdisnin nga sëmundjet dhe lufta që merrte gjithashtu jetë njerëzish pyeste: “Ku është ky Zoti, përse nuk vë dorë në këto gjëra?” Hako rrëfen në intervistën e tij se si ai i thelloi më tej bindjet ateiste, kur shkoi për studime në Moskë, për filozofi. Pas mbarimeve të studimeve në BS, ai u emërua pedagog në Universitetin e Tiranës, ku do të jepte lëndën e materializmit dialektik. Në vitin 1967, vit kur filloi edhe lufta kundër fesë dhe institucioneve të kultit, Hako do të bëhet propaganduesi kryesor i ateizmit. Si orientohej nga KQ dhe Foto Çami, grupi i propagandistëve të ateizmit që takoheshin me masat punonjëse. Çfarë porosiste Enver Hoxha në atë kohë dhe përse komuniteti mysliman nxori qarkore që vartësit e tyre të dorëzonin çelësat e faltoreve nëse këtë “e kërkonte populli”. Kush ishin pengesat që haseshin në luftën kundër fesë dhe përse kleri katolik nuk mund të shkëputej nga Vatikani, siç kërkohej në atë kohë. Këto dhe të tjera pyetje marrin përgjigje në vijim të intervistës interesante të profesorit Hulusi Hako. Keni ndonjë merak nga jeta? Kur ha bukë bën edhe thërrime. Ideja e plakës “më bëni edhe një herë të re, pa do të shikoni sa bukur do të nusëroj”, mbetet shprehje figurative e faktit se njeriu e shikon gjithnjë me sy kritik të kaluarën e vet dhe të shoqërisë ku ka “milituar”, sidomos për pjesën shoqërisht të dobishme të veprimtarisë së vet. Në veprimtarinë tuaj publike spikat një qëndrim i rreptë ndaj Zotit. Ku e ka zanafillën ky formim ateist? Të veçantat, personalet në këtë formim e në krejt procesin e akumulimit jetësor shkencor, kanë nisur që në fëmijëri. Në familje nëna ime, atëherë me pesë fëmijë dhe në skamje, përkundrejt pyetjes sonë se ç´do të hanim në darkë na përgjigjej: “Ç´të na japë xhiko perëndia”. Por dominues në gjykimet e saj ka qenë skepticizmi i shfaqur me arsyetimet: “Gjithë këto vuajtje, sëmuren dhe vdesin fëmijë, bëhen luftra e pardejtësi, ku është ky Zoti që nuk ndërhyn dhe nuk vë dorë?” Nëna kishte vetëm tri klasë fillore dhe në vitin 1912 pas shpalljes së Pavarësisë, i ati i kishte thënë të mos e vazhdonte më atë, pasi ishte bërë goxha vajzë. Ajo orientohej shumë me përvojën e jetës dhe gjykimin realist. Nëna ishte e etur për dije dhe ndaj bëri çdo përpjekje për të na arsimuar. Kështu në ngarkesën time shpirtërore, emocionale diktoi e dominoi jo mësimi i fesë në shkollën fillore me formatet e kohës, por realizmi i nënës. Megjithatë, edhe qyteti i Delvinës, ku jam lindur dhe rritur, nuk dallohej për ndonjë jetë fetare të theksuar. Iu gëzoheshim festave pagane dhe atyre myslimane, ashtu për anën fetare të tyre. Më kujtohet edhe diçka tjetër me nënën. Në kohën kur ne u rritëm dhe u bëmë kuadro me shkollë, nëna ishte në moshën e tretë dhe përsëri ajo nuk kishte besim në dogmën tjetër fetare të “jetës së përtejme” ndaj dhe na thoshte: “Kujdesin dhe dashurinë tregomani për së gjalli. Kur të vdes, më hidhni në kanal dhe kërceni dhe këndoni”. Si erdhi dhe u kultivua më tej te ju bindja antizot? Pas përfundimit të shkollës fillore dhe më pas arsimit solid në gjimnazin e Gjirokastrës “Asim Zeneli” në vitet 1946-1952, më takoi të vazhdoja studimet e larta në fakultetin e Filozofisë në Universitetin “Lomonosov”, në Moskë. Këtu u konsoliduan edhe më botkuptimi im shkencor ateist. Ai u bë në të njëjtën kohë ndërgjegje dhe mendimi im. Në planin mësimor të fakultetit krahas mjaft disiplinave natyrore dhe humane, zhvillohej edhe lënda e ateizmit shkencor. Në qershor të vitit 1958 mbrojta përpara Komisionit Shtetëror diplomën me temë: “Roli reaksionar i Islamizmit në Shqipëri”. Për përgatitjen e temës në fjalë erdha me pushime për të studiuar literaturë e grumbulluar materiale konkrete. Tema përbënte një risi për komisionin, i cili e vlerësoi maksimalisht, duke e shoqëruar edhe me fjalët: “Urime në punën për edukimin shkencor të masave punonjëse në Shqipëri”. Sa iu shërbeu urimi i profesorëve rusë për t´u destinuar në përkushtimin tuaj ndaj ateizmit? Fakulteti, tema e diplomës dhe urimi i profesorëve sovjetikë, përbëjnë një premisë, mundësi reale, e cila u bë realitet dhe mori jetë pasi u ktheva në atdhe, ku më emëruan pedagog i filozofisë marksiste-leniniste në Universitetin e Tiranës. Materializmi dialektik ishte lënda e mendjes, ndërsa ateizmi shkencor u bë fusha kërkimore, tema e kualifikimeve të mëtjeshme dhe lënda e militimit në frontin ideologjik. Pas kësaj do të botoja mjaft materiale në ograne qendrore dhe lokale. Jo vetëm kaq, por kam qenë lektor në shumë takime dhe biseda me kolektiva nxënësish, punonjësish apo dhe ushtarë të reparteve të ndryshëm ushtarakë, në qytete, fshatra, në aktive dhe seminare. Pse çfarë po ndodhte në këtë kohë? Fryma ideologjike dhe kulturore, sipas orientimeve të partisë në pushtet, bazohej në mësimet e Marksit. Partia e klasës punëtore, duke lënë të lirë ushtrimin e kultit fetar synon çlirimin e masave punonjëse nga prangat shpirtërore të opiumit fetar. Anëtari i partisë si rregull nuk pajtohej me mbajtjen e besimeve fetare, bestytnive e zakoneve prapanike. Ai duhet të ishte pararojë dhe të jepte shembullin e tij personal në familje e në proceset e emancipimit shpirtëror. Por, juridikisht parimi demokratik i lirisë së ndërgjegjes ishte i sanksionuar në veprim. Po peshorja anonte nga ateizmi shkencor. Edhe komunitetet fetarë ishin të lirë. Besimtarët bënin jetën e tyre, por frekuentimi i faltoreve ishte në rënie. Më kujtohet thënia e një kleriku në intimitet atëherë: “Sa të gjejmë shesh, do të bëjmë përsheh”. Të gjithë faktorët e jetës vepronin në dizfavor të fesë. Përpjekje të mëdha politike u bënë nga qeveria në vitet e para të pushtetit popullor, për ta ndarë kishën katolike në Shqipëri nga “Selia e Shenjtë”, Vatikani. Pra, u bënë përpjekje që të shkëputej ajo organizativisht dhe të kishte statusin e vet. Por, kjo ishte parimisht e pamundur. Si mund të qëndronte organizmi pa kokë. Nga Vatikani, si organizëm fetar ndërkombëtar, mund të shkëputesh vetëm si herezi fetare, siç u ndanë në Evropë format e protestantizmit. Rezistimi dhe deri-diku rezistenca e Arkipeshkëvit shqiptar ishte bindëse dhe e justifikueshme, nisur edhe nga zbatimi i parimit “katolicizmi ose me atin e shenjtë ose hiç fare”. A ka pasë hezitimi dhe rezistenca të tjera të shfaqura, kundër heqjes së besimit fetar? Nuk diskutohet që po. Prania e një iredentizmi fetarisht të motivuar, që më shumë mbetej latente, i mbyllur, ose shprehej me kujdes, me parulla të kamufluara. Nga vrojtimet e mia mund të përmend edhe disa raste të veçanta e të kufizuara. Mbasi u mbyll kapitulli i merakut të familjes, se mos sillja ndonjë ruse nga Bashkimi Sovjetik, nën presionin e familjes, vendosa ta përqëndroj vëmendjen te një vajzë, të cilës i shkrova edhe një mesazh në një copë letër. Ajo më tha se i kishte pëlqyer kjo gjë, por ndër të tjera më përmendi se ishte myslimane. Aty për aty mendova se ajo nuk e kishte kuptuar se për atë dashuri me shikim të parë unë do të sakrifikoja të gjitha perënditë dhe shenjtorët. Pra, unë, ateisti, po hasja në vështirësinë e parë, ndjenjën. Vajza më habiti dhe me një tjetër deklarim të sajin se familja e saj, shfaqte pretendimin “se Zoti për inatin tim, hakmerrej me të, pra vajzën”. Aty për aty i thashë se kjo nuk ishte në nderin e Zotit dhe nuk ishte burrërore, e as në traditën e shqiptarit që të merrej me një femër. Hera-herës, dëgjoja edhe replika në familjen time: “Nuk gjete ndonjë fushë tjetër ti. Ngele duke u marrë me priftërinjtë dhe hoxhallarët”. Kurse në vitet ´60-të pas një artikulli, botuar në gazetën “Zëri i Popullit”, për problemet e edukimit ateist, më erdhi një kartolinë nga fshati Tale i Lezhës, ku shkruhej: “Kush je ti more që guxon të shash fe e Shënano, që shqiptari i ka bash me Besë e Atdhe”. Me ka mbetur në mendje që një herë kur shkova të diskutoja me kolektivin e Ndërmarrjes Rruga-Ura, ku punonte edhe një i sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”. Ftesën për këtë bisedë e kisha marrë nga Bashkimet Profesionale. Pas diskutimit tim, në pushim m´u afrua punëtori dhe më tha: “Me njohuritë që ke, mund të ishe një propagandist i mirë i sektit tonë”. Në vitin 1967 shpërtheu lëvizja revolucionare kundër fesë. Si u përgatit kjo fushatë? Asgjë në jetën shoqërore të asaj kohë nuk çonte ujë në mullirin e fesë. Përkundrazi, punohej për shkëputjen e njerëzve nga ajo. Punonin shkollat dhe mediat, klubet e pallatet e kulturës dhe bibliotekat, kinematë dhe teatrot. Pra, duket që në këtë kohë feja është bërë tabelë qitjeje. Ushtrimi i lirë i fesë kishte bashkudhëtare edhe veprimtarinë për edukimin ateist shkencor, që bëhej gjithnjë e më intensiv, pak a shumë dhe më e kualifikuar. Në fillim të viteve ´60-të, kisha shkruar disa artikuj si dhe broshurën “Feja e parë në dritën e shkencës”. Partia në pushtet që në prill të vitit 1947 kishte porositur sektorin e arsimit të organizonte edhe propagandë fetare në shkolla e kudo, duke stimuluar ndjeshëm edhe luftën kundër fanatizmit fetar dhe zakoneve të vështira. Ndërsa, në janar të vitit 1967, rinia e shkollës së mesme “Naim Frashëri”, në Durrës shpall publikisht nismën “të luftojmë deri në fund ideologjinë fetare, bestytnitë, zakonet prapanike”. Më 6 shkurt të vitit 1967, Enver Hoxha mbajti fjalimin me temë “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”. Dy ditë pas këtij fjalimi gazeta “ZP” i bënte jehonë nismës së nxënësve dhe mësuesve të shkollës nëpërmjet kryeartikullit “Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së partisë kundër ideologjisë fetare, paragjykimeve, bestytnive dhe zakoneve prapanike”. Situata po ndizej dhe në Durrës dhe qytete e krahina të tjera, nisën debatet fletë-rrufetë, e veprime të tjera konkrete kundër fesë. Më 26 mars organizohet kuvendi i tre brezave në Lezhë, si simbol i karakterit masiv të asaj lëvizjeje. Ç´është e vërteta Enver Hoxha, ato ditë, insistonte për punë bindëse. Ai thoshte: “Populli duhet të bindet për kotësinë dhe rrezikshmërinë e fesë, e kishës, të xhamisë, të çdo institucioni e zakoni fetar dhe vetë të marrë vendim të prishë ose jo, ta braktisë fenë menjëherë ose ngadalë”. Kryesia e komunitetit mysliman dhe atij bektashian ishin të parët që lëshuan shpejt poshtë qarkoren, ku porosisnin vartësit të dorëzonin çelësat e faltoreve, kur e kërkonte një gjë të tillë populli. Në këtë moment ndërhyn Enver Hoxha, duke thënë: “Po të na kishin pyetur, nuk do t´ua sugjeronim një qarkore të tillë, por meqë e bënë vet, ashtu qoftë”. Idetë frymëzonin njerëzit në vepra dhe në veprime sipër lindnin ide të reja. Entuziazmi i spastrimit, krenaria e krijimit të shpejtë të një shoqërie ateiste, u bënë marramendëse. Reforma e suprimimit të klerit, faltoreve dhe praktikave fetare, u realizua pa ndinjë rezistencë të konsiderueshme nga poshtë, pra nga masat popullore. Kjo reformë u mirëprit dhe u përshëndet nga lart, nga partia në pushtet. Më 9 qershor 1973 në Shkodër u çel edhe muzeu ateist. E parë kjo në këndvështrimin e sotëm a keni ndonjë kritikë ndaj kësaj lëvizje? Kam, patjetër. Dëshiroj të them se synimet dhe preferencat e PPSH dhe Enver Hoxhës, përveç që burojnë nga shkenca dhe filozofia marksiste-leniniste, në një masë të konsiderueshme ushqehen edhe nga traditat solide kombëtare e popullore fetare dhe apatike ndaj klerit. Shumë të huaj, ndër ta edhe arvanitasi Aristidh Kola, kanë vrejtur e pohuar, mbështetur në shkaqe e rrethana konkrete historike, se shqiptarët janë populli më pak fetar i botës. Është edhe kjo gjendje që kushtëzon e ka gjeneruar tolerancën ndërfetare midis shqiptarëve, ndryshe nga fanatizmi që ka atribut të vet intolerancën dhe mbetet një premisë dhe terren për t´u keqpërdorur. Feja u rehabilitua në Shqipëri, sepse u restaurua kapitalizmi. Në kushtet e një jetëgjatësie të sistemit politik social-ekonomik, kulturor-arsimor që lamë pas, feja do të harrohej fare. Mirëpo në rrjedhën e sotme të proceseve drejt bashkimit evropian, një afishim i prirjeve ateiste do të ishte ku e ku më i pëlqyer sesa gogoli shqiptar i ndonjë fondamentalizmi, me të cilin fqinjët tanë mashtrojnë veten, u hedhin dhe të tjerëve hi syve. Gjithashtu mund të them se Marksi ka shprehur idenë se “partia e klasës punëtore, duke lënë të lirë besimin fetar, synon çlirimin e ndërgjegjes së punonjësve nga prangat shpirtërore të opiumit fetar. Kjo është strategjia”. Lidhur me këtë vjen edhe një tjetër klasik i maksizmit, Frederik Engels, i cili shprehet se “shërbimi më i mirë që mund t´i bëhet idesë së Zotit është shpallja e ateizmit simbol i detyruar”. Ky konkluzion lidhej me disa veprime të nxituara e sektare të Komunës së Parisit më 1871 që mbylli 20 kisha. Megjithatë, komunarët kishin grumbulluar një duf kundër kishës katolike. Në këtë kontekst, ajo që e ekspozoi keq dhe e vuri në pozitë delikate Shqipërinë socialiste para perëndimit ishte neni i Kushtetutës së vitit 1976 ku thuhej: “Shteti nuk njeh asnjë fe, zhvillon dhe përhap propagandën ateiste”. Më keq akoma ishte formuluar neni 55 i Kodit të Procedurës Penale që vendoste dënimin “agjitacion dhe propagandë fetare” njëlloj si atë “propagandë fashiste luftënxitëse”. Ky ekspozim negativ në gjuhën juridike i jepte të drejtën morale Perëndimit të reagonte e replikonte, duke u shprehur: “Avash ju shqiptarët. Keni aq shumë halle në tokë dhe merreni me qiellin”. Demokratike është të kesh të garantuar e të gëzosh lirinë e ndërgjegjes, ta trajtosh atë si çështje private, personale. Shqipëria bëri një deklarim të tepërt e të panevojshëm, përdori autoritetin e shtetit, praktikës kushtetuese e ligjit, në favor të ateizmit dhe në dëm të ndjenjave fetare. Përse nuk reaguat për këtë? Për Kodin Penal nuk e kisha idenë, këtë e mësova kur ngritën zërin vendet Perëndimore. Për nenin e Kushtetutës, kur ishte në projekt për diskutim popullor, sugjerova në aparatin e Komitetit Qendror një formim më të përgjithësuar, por nuk u reflektua. Pas lëvizjes popullore vijnë një sërë botimesh, librash dhe broshurash si “PPSH mbi fenë dhe ateizmin shkencor” në vitin 1967, “Akuzojmë fenë” viti 1968, “Gruaja dhe fëmija, viktimat më të ndjeshme të ideologjisë fetare” viti 1969, “Gjyq Zotit” viti 1972, skenar dokumentar “E vërteta mbi fenë” viti 1974. Në këtë periudhë mbrojta edhe doktoraturën me temë: “Vija politike dhe përvoja e PPSH për edukimin ateist shkencor të popullit” viti 1978, “Ateizmi shkencor” viti 1983, “Vatikani paraziti shekullor i planetit” viti 1984, “Folklori, zëri i gjallë i kombit kundër fesë” viti 1986. Kush është Hulusi Hako Profesor Hulusi Hako, udhëheqës dhe realizues i ateizmit në Shqipëri, u lind më 10 tetor të vitit 1930, në Delvinë. Shkollën fillore e përfundoi në qytetin e lindjes, ndërsa atë unike në gjimnazin “Asim Zeneli”, në Gjirokastër. Kreu studimet universitare në Universitetin “Lomo-nosov” në Moskë, për filozofi në vitet 1952-1958. Po ne vitin ´58, ai mbrojti diplomën me temë: “Roli reaksionar i islamizmit në Shqipëri”. Kthehet në atdhe dhe e emëruan pedagog në Universitetin e Tiranës, ku dha lëndën e materializmit dialektik. Në vitin 1967, ishte një nga propaganduesit e filozofisë ateiste dhe ndihmoi në lëvizjen e kohës kundër bestynive fetare dhe kulteve të besimit. Hulusi Hako është autor i një mori shkrimesh propagandistike antifetare dhe librash të kësaj fushe (të paprecedent edhe në botë) si: “PPSH mbi fenë dhe ateizmin shkencor” botuar në vitin 1967, “Akuzojmë fenë” botuar një vit më vonë. “Gruaja dhe fëmija, viktimat më të ndjeshme të ideologjisë fetare” që pa dritën e botimit në vitin 1969, “Gjyq Zotit”, viti 1972, skenar dokumentar “E vërteta mbi fenë” viti 1974. Në këtë periudhë mbrojti doktoraturën me temë: “Vija politike dhe përvoja e PPSH për edukimin ateist shkencor të popullit” viti 1978, “Ateizmi shkencor” viti 1983, “Vatikani paraziti shekullor i planetit” viti 1984, “Folklori, zëri i gjallë i kombit kundër fesë” viti 1986. Gazeta "Panorama"
Vdekja e Perendimit! Momenti i pare: Rastesisht ne nje maternitet te qytetit perindimor ku jetoj. Syte me shohin vetem te huaj, duke filluar qe nga aziatiket e deri te afrikanet; vendasit jane, por ne rolin e mjekeve dhe infermiereve. Momenti i dyte: Perseri qyteti ku jetoj. Me vetem 250 mije banore. Lagje te vecanta me turq e boshnjake; rruge me kineze dhe zezake, apo dhe shqiptare. I cik si shume me duken mua. Momenti i trete: Kursi i gjuhes bere para nje viti. Studente (te gjuhes) qe kishin deri ne 13 vite ne ate vend dhe qe nuk e dinin as minimalisht gjuhen e vendit ku jetonin per me shume se nje dekade. Perandorite gjate gjithe historise kane rene vetem per shkaqe te brendashme dhe gati kurre nga jashte. Nese me lejohet ta quaj boten perendimore nje perandori te vetme do te thoja se mua me duken shume ngjashmeri le ta themi me periudhat e fundit te Perandorise Romane. *Titulli eshte huazuar nga nje liber me te njejtin titull qe gjendet keto kohet e fundit ne librari!
Cfare mendoni tani per Francezet Anglezet kane luftuar dy here per Francen. Djemte Angleze kane dhene jeten per Francen. Deshmoret Angleze te luftes se pare boterore jane varrosur ne Varrezen Kalais. Dje monumenti i tyre ne Kalais u perdhos me boje te kuqe. Disa nga mesazhet e shkruara ishin: "Sadami do te fitoje dhe do te derdhe gjakun tuaj" "Merrni prapa mbeturinat tuaja na ndotin token tone" "Koketula shkoni ne shtepite tuaja" Kush do ta shikoje drejt perdrejt mund te shkoje tek site poshte: http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/2915245.stm Cfare poshtersie dhe ndyresie Franceze. Pas te gjithave qe u thane per Angline dhe Ameriken erdhi edhe kjo. Kjo eshte njesoj si te ngresh nga toka dhe te vrasesh te vdekurit. Miqte e mi a u mbushet mendja tani qe Evropa e vjeter eshte e mbaruar??? Me jepni mendimet tuaja per kete........
Shqiprin e krjoi zoti,e ruajti rasti dhe e prishen politikanet Te gjith politikanet pa dallim idesh apo bindjeve personale e pa dallim ngjyrash kane kontribuar x te na katandisur ne kte gjendje prej 13 vjetesh tashme. a jeni dakort?
Vetem konvertimi i shqiptareve ne fene e te pareve na shpeton si komb. Te dashur forumista shqiptare. Sot ka ardhur dita jone e fjales se vertete per te ardhmen e kombit shqiptar. Kemi kaluar nje histori te gjate me shume plage, me shume mundime, me shume percarje e lufterave ndermjet shqiptare, te shkombetarizuar, te denigruar gjithnje pergjate historise, shume nga lufterat e shume nga padija qe sundoi pergjate 1000 viteve te fundit. Sot ne kete dite ka ardhur koha per fjalen e Madhe, ate te bashkimit te shqiptareve ne nje fe te vetme, ate te fese se pare te Ilireve <ul type="square"> Por cfare mund te perfitojme neqoftese do te gjithe do jemi te krishtere, pra ne fene e te pareve? [/list] Do te perfitojme se pari bashkimin kombetar. Se dyti do te kultivojme ndjenjen kombetare. Se treti do kemi emrat tone shqiptare te ndryshem nga ata greke, nga ata turq te ndryshem nga ata italiane e te ndryshem nga cdo lloj kombi tjeter. Se katerti nuk do paragjykojme me njeri tjetrin sipas fese qe i perkasim Besimi ndermjet shqiptareve do shtohet jashtezakonisht, aq shume sa ne do cuditemi edhe vete. Do kultivojme kultin e individit Do kultivojme kulturen tone te munguar prej me se 1000 viteve Do arrijme bashkepunimin e ndersjellte reciprok. Do punojme per brezat e ardhshem me vetedijen me te madhe. Do ti japim fame Shqiperise ne te gjithe boten. Do te jemi shembull i civilizimit modern evropian. <ul type="square"> Por cfare do te largojme njehere e mire nga dyshimet e medha qe na krijohen? [/list] Nuk do shajme me Shqiperine dhe shqiptaret me ato theniet e turpshme qe dilnin nga gojet e iluministeve shqiptare, kur ishin te nevrikosur se si shqiptaret nuk jane ne gjendje te bashkohen e te ecin perpara. Nuk do kemi me probleme me fqinjet, te cilet ne rastet me te para mezi presin te na kafshojne. Realisht te konvertuar ne te krishtere, helenet ,serbet dhe turqit nuk do kene mundesite me te vogla, te percajne popullin shqiptar, ashtu sikur e kane bere dhe po e bejne tani. Nuk do leme Yjet tona te fushave te ndryshme te djersisin per krenarine e fqinjeve tane. Nuk do kete me greke as ne shqiperine e jugut jo me prifterinj greke qe te hyjne ne mes te Tiranes e te mbajne meshe greqisht Nuk do kemi me probleme kombetare e tradheti te tilla qe me shume kane ardhur si pasoje e moskultivimit te kultures kombetare si dhe si pasoje e konvertimit te shqiptareve ne besime te ndryshme shqiptare. Mentaliteti shqiptar do ndryshoje rrenjesisht Me rikthimin e shqiptareve ne fene e te pareve realisht unifikojme gjithshka qe i perket shqiptareve, duke filluar nga gjuha, nga traditat, nga zakonet, mentaliteti, kultura etj etj. Jane shume gjera qe na presin neve dhe ne duhet te jemi realiste se historia jone do filloje te flase shqip atehere kur ne te unifikohemi ne nje fe te vetme e me pas duke kultivuar gjithshka qe nje komb duhet te kete qe te eksistoje,mbijetoje, perparoje dhe te behet i forte si te gjithe kombet e Evropes. Nepermjet unifikimit ne do arrijme ti bashkohemi familjes evropiane, duke treguar me te vertete se shqiptaret meritojne jo vetem te jene pjese e familjes evropiane por ndoshta me krenare se vete keta familje. Jemi bij te Ilireve dhe kulturen tone Ilire, e ka zene myku, baruti i lufterave mesjetare, ndersa sot ka ardhur dita te Identifikojme veteveten me te vertete si nje komb shume i lashte edhe me i lashte se greket e shume kombe te tjera. Duke u rikthyer ne fene e te pareve, ne rilidhim uren e "prishur" te trashegimit te kultures Ilire te shqiptaret. Ka kaluar nje kohe shume e madhe per ne shqiptaret dhe kaq rrenje te forta e te ngulura kemi pasur , sa qe armiq si sllavet e stepave te Siberise, saqe armiq si helenet, saqe armiq si osmanet, nuk arriten te asimilojne dhe shkaterrojne kulturen shqiptare, nuk arriten te asimilojne shqiptaret, nuk arriten te na zhdukin si komb. Detyra jone si shqiptare eshte e shenjte. Shqiptaria ne kete vend gjeografik ku ndodhet Shqiperia duhet identifikuar me fene e te pareve tane, Ilireve, duke bere nje fortifikim te jashtezakonshem dhe shume te fuqishem. Gjithshka ne shqiptaret i referohemi historise, jane Iliret e para Ilireve jane Pellazget. Pra ura qe na lidh me Iliret dhe Pellazget, eshte feja e te pareve tane. Qe te rremojme ne historine tone te pluhurosur nga myku dhe baroti i lufterave, me pare kemi nevoje te ndihemi si shqiptare, te bashkuar dhe te unifikuar dhe ne fene e te pareve. Tani mezi presim qe Kosova te fitoje pavaresine, ne Maqedoni te shihen ndryshime e pritshme dhe dora sllave do largohet njehere e pergjithmone nga trojet shqiptare. Mjaft i duhet thene sllaveve, grekeve, turqve. Tanime do punojme per veten tone. Te perqare me tre fe te ndryshme pa llogaritur ato fe te tjera te parregjistruara zyrtarisht ne Shqiperi dhe subjektive dhe pesimiste per te ardhmen e Shqiperise, Te perqare thelle ne kulturen tone si pasoje e ketyre feve, nuk do arrijme kurre te krijojme kombin tone shqiptar, pasues te Ilireve dhe Iliret pasues te Pellazgeve. Historia na therret. Duhet te jemi ne shqiptaret e sotshem, iluministe te shekullit XXI, ata qe do bejne ndryshime e pritura per te ardhmen e kombit tone. Mos jini pesimiste, mos jini subjektive dhe emocionale, mos jini njerez te smires dhe te xhelozive miope, mos jini pragmatiste, shikoni me larg se sa kemi pare deri me tani. Vetem ne mund te bejme ndryshimet e duhura per kombin shqiptar. Bashkepunimi jone ndermjet shqiptareve, tashme nuk duhet pare ne ate kuptimin qe e shihnin rilindasit tane mbas fitores se pavaresise. Tanime motoja jone, theniet tona duhet te marrin nje kuptim tjeter ate te rindertimit te kombit. Nuk jemi ne gjendje lufte por jemi ne gjendje qe mund te katandise rende eksistencen e shqiptareve. Rrofte Shqiperia rrofshin shqiptaret gjithmone e jete(kjo fraza e fundit me ben te qesh dhe me kujton dite gezimesh se kur tokim gotat e rakise themi "qofte levdue Jezu Krishti, gjithmone e jete"pergjigjen te tjere). Kush ka pyetje mund te me drejtoje ne lidhje temen ne fjale. Jeni te mirepritur
 
‘Iraqi Prisoner’ Wins Photo Of The Year "My little girl was four at the time and I couldn't help thinking what would she have thought in the same situation," Bouju The wining photo was selected from a record of more than 63,000 images AMSTERDAM, February 15 – A photo of a hooded Iraqi prisoner of war hugging closely his son at a U.S. detention camp in the southern Iraqi city of An-Najaf won the 2003 World Press Photo. Taken by the Associated Press photographer Jean-Marc Bouju last March, the moving photo was chosen from more than 63,000 images by 4,176 photographers from 124 countries, CNN has reported Friday, February 13. The prisoner is shown in the winning image dressed in white and comforting his frightened four-year-old son in the detention camp surrounded by barbed wires. A small pair of sandals lies a few feet away in the sand. Bouju, a French national, will receive the award and $12,700 at a ceremony in the Netherlands on April 25. Bouju, 42, spent nine weeks in Iraq in March and May of last year as he was embedded with the U.S. 101st Airborne Division, 3rd Brigade. He told the Associated Press that the photo was made during a rare moment of humanity in a war zone. "My little girl was four at the time and I couldn't help thinking what would she have thought in the same situation," he said. Bouju wasn't able to get the prisoner's name and doesn't know where he or the child is now. Palestinian Tragedy Tops List "My little girl was four at the time and I couldn't help thinking what would she have thought in the same situation," Bouju The incessant Israeli aggressions on the Palestinian people also topped the category of spot news singles. Snapped by Palestinian photographer Ahmad Jadallah, from Reuters news agency, a photo of Palestinians lying dead after an Israeli raid in the Gaza Strip refugee camp of Jabalya took first place in its category. Another Reuters photographer, Dutchman Jerry Lampen, won the general news singles category with an image of a woman mourning her dead husband in Gaza. And in Iran, the southeastern historical city of Bam, which was devastated by a killer earthquake last December, had a heartbreaking effect. Iranian Atta Kenare, from Agence France-Presse (AFP), also won a spot news single with a father carrying his two sons to be buried after the earthquake. Prizes were awarded in 10 categories during 12 days of judging in the Dutch capital. The other 58 photographers who won World Press Photo prizes came from 23 countries. The categories ranged from general news to daily life and action sports. Their work will be displayed around the world and published in book form.
21 Killed, Prisoners Freed in Iraqi Raid http://story.news.yahoo.com/news?tmpl=story&u=/ap/20040214/ap_on_re_mi_ea/iraq&cid=540&nci d=716 ========================================== Rra - ta - ta - ta.... My niGGaZZ
Gjenerata e re Shqiptare Gjenerata e Re Shqiptare në Amerikë! fton në një projekt të madh gjithë rininë studentore, në Botë !!! Ide, e cila ka si qëllim që të gjithë këta të rinjë të kthehen në vend-lindje dhe me përvojën e tyre të fituar në vënde të ndryshme(shkollat e qyterimit) të japin kontributin e tyre në stabilizimin e vendit, në institucionalizimin e Demokracisë dhe spatrimin e korrupsionit, që ka gllaberuar çdo qelizë të Qeverisë së Republikës së Shqipëtarisë. Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA NEW YORK NY : Gjenerata e Re Shqiptare"New Albanian Generation" organizata e të rinjëve shqiptarë në botë me qëndër në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka intensifikuar aktivitetin e saj. Me një dashamirësi të madhe ata po ju bëjnë thirrje të gjithë rinjëve shqiptarë në mërgim, se sapo kanë marrë "dorë" një projekt që të regjistrojë të gjithë studentat shqiptarë kudo që ndodhen nëpër botë. Kështu, që, teknollogjia moderne i bënë të gjithë studentet pa asnjë harxhim të registrohen duke klikuar butonin Register e cila ndodhet në web site(in) e kësaj organizate, krahun e majtë të "dritares" elektronike dhe plotësoni formën e cila do të vonojë jo më shumë se dy minuta. Gjenerata e Re Shqiptare"New Albanian Generation" do tu jet mirënjohës për këtë regjistrim dhe u falenderon për bashkpunimin tuaj. Zotëri Shkëlqim Berisha, kryetarë i Gjeneratës së Re Shqipëtare për këtë inisiativë i tha gazetës Bota sot në SHBA-s se " Në bazë të projekteve të njëpasnjëshme që organizata e re rinore në Mërgim, ka ndërrmarë kohët e fundit, NAG(siç janë inicialet) i ka vënë si detyrë vetes se erdhi koha që të fillohet me një nga programet më të mëdhaja dhe prestigjoze. Berisha tha "Fjala është për mundësimin e kthimit të sa më shumë studentëve Shqipëtarë nga të gjitha trevat, në vëndlindje pas mbarimit të universiteve ose të studimeve pasuniversitare. Ideja është hedhur nga unë fillimishtë, si kryetari i kësaj organizate, dhe, gjeti nga të gjithë anëtarët e Bordit, kolegeve të mi në kryesi në një nga mbledhjet e Bordit drejtues, mbeshtetje të plotë . Duke pasur parasyshë kushtet e emigracionit të madh që ka kapluar shqiptarët, sidomos gjatë këtyre viteve të fundit, është vënë re se shumë të rinjë shqipëtarë, kanë filluar studimet Universitare në Mërgim. Disa kanë marrë bursa nga Shqipëria disa kanë ikur si refugjatë, por kanë arritur të fillojnë studimet dhe është bërë një numër shumë i konsideruar që po mbarojnë këto studime, jashtë Shqipërisë. Sipas tij, duke u nisur nga kushtet jashtëzakonisht shumë të vështira, që po kalon vendi jonë në të gjitha drejtimet lindi kjo ide, e cila ka si qëllim që të gjithë këta të rinjë të kthehen në vend-lindje dhe me përvojën e tyre të fituar në vënde të ndryshme(shkollat e qyterimit) të japin kontributin e tyre në stabilizimin e vendit, në institucionalizimin e Demokracisë dhe spatrimin e korrupsionit, që ka Gllaberuar çdo qelizë të Qeverisë së Republikës së Shqipëtarisë. Në këtë mënyrë tha Berisha "Duke qënë se do të arrijmë të kthejmë një numër të konsideruar në vendin tonë, do të arrihet të shikohen rezultatet e para shumë shpejt, pasi, këta të rinjë e kanë parë Demokracinë dhe kapitalizmin drejtëpërdrejtë dhe e kanë provuar dhe shijuar duke ditur se çdo të thotë të jeshë një shtet me të vertet demokratë. Këta të rinjë shumë shpejt do të ingranohen në shoqëri ose parti të ndryshme dhe do të japin ide e tyre në të gjitha fushat. Këta të rinjë do të arrijnë të marrin poste drejtuese në të gjitha instancat shtetërore dhe do të japin kontributin e tyre në çdo lloj projekti apo programi. Këtë lloj mënyre të vepruarit zotëtri Berisha nuk e quajti mburrurje, por tha ai studentët shqipëtarë po shkëlqejnë në shumicën e shkollave e fakulteteve të Botës, me rezultatet e sjellje të shkëlqyera jo vetëm në studime por edhe në jetën përditëshme sociale. Kemi studentë e studente në të gjitha drejtimet që patjetër do të ndihmojnë veten, familjen e Shqipërinë, me shumë projekte të financueshme dhe asistencë teknike. Sa është i gatshem Shteti Shqipëtare që ti stimulojë këta intelektualë të rinjë me vende pune? Megjithatë sipas tij një problem që lindi në këtë mbledhje, të Bordit Drejtues, ishte se : të gjithë studentët janë mëse të lumtur, që të kthehn në vendin e tyre, për të dhënë kontributin e vet në çdo aspekt, por sa është i gatshem Shteti Shqipëtarë që ti stimulojë këta intelektualë të rinjë me vende pune? sa janë të gatëshme partitë Politike, që të afrojnë e stimulojnë këtë korpus të ri mendimi, këtë Gjeneratë të Re që po lë gjurmët e veta, në këtë mijëvjeçarë të ri në vendet më të mëdhaja të Botës demokratike, duke e filluar nga vendi kampion i lirisë e demokracisë në Botë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai vijoj duke thënë se këtë shqetësim apo problem si t'a quajm, u arrit që të fillojë ky program me hapin e parë që është fillimi i regjistrimit të studentëve. Me pas do të fillojmë të ngrejmë një fond, të cilin do ta përdorim për çdo student që do të kthehet në vëndin tonë pas përfundimit të studimeve. Dhe me pas do ti mbështesim dhe përkrahim në punën e tyre për reformimin e shtetit tonë dhe vendosjen perfundimtare të demokracisë.Ky projekt është marrë përsipër nga kordinatori i organizatës Gjenerata e Re Shqipetare për bashkëpunim me studentët zotëri Roland Neza. Me anë të gazetës suaj e medias shqiptare tha zotëri Shkëlqim Berisha, kryetarë i Gjeneratës së Re Shqipëtare, ju! bëjmë thirrje të gjithë studentëve Shqipëtarë në Mërgim, që të regjistrojnë emrin e tyre në faqen tonë të internetit në domain(faqen elektronike) në adresen " www.NewAlbanianGeneration.com " tek logoja - Register. Ju bëjmë thirrje të gjithë organizatave të tjera Shqipëtare Politike, Jo Politike Rinore dhe të gjitha drejtimeve që të ndihmojnë sadopak në finalizimin e këtij projekti.
Top