Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
14 marsi dita e veres KOHA JONE E Diele, 14 Mars 2004 FESTA E VERES, NANO KUNDER OPOZITES Sot eshte Dita e Veres dhe ajo tradicionalisht eshte festuar ne qytetin e Elbasanit. Por kryeministri socialist, Fatos Nano, ashtu sic kishte paralajmeruar, ka bere zhvendosjen e kesaj feste, duke harxhuar ne kete menyre mijera dollare per ta kremtuar ate ne Tirane. Ne te vertete, ky eshte nje miting kunder levizjes se opozites "Nano ik". Mbledhja e fundit e kryesise se kupoles roze doli ne nje perfundim, ku kerkohej te zhvillohej nje antimitin i kesaj levizje. Per kete u vendos 14 marsi si dita e veres per t'i paraprire mitingut te madh te paralajmruar nga opozita. Dhe kryesocialisti ka zgjedhur Tiranen per te zhvilluar antimitingun. Dje Sekretari i Marredhenieve me Publikun, Bardhyl Agasi, u shpreh se kjo eshte nje feste mbarekombetare dhe nuk mund te festohet vetem ne Elbasan dhe, sipas tij, ajo nuk ka ngjyra politike. Por jane vete deputetet e mazhorances qe shprehen se kjo ne te vertete eshte nje manifestim politik, qe sipas tyre eshte konceptuar ndryshe, si nje dite e integrimit te vendit ne Europe. Kjo, ne te vertete, shenon nje hap konkret te levizjes se kryetarit te mazhorances, per t'iu pergjigjur rivalit te tij politik, Sali Berisha. ------ Pse po na e bastardojne keshtu festen mor zot :mad:
shperthime ne Madrid Madrid explosions - Snapshot of latest developments - 1315 GMT Here is a rundown of the latest news on explosions in Madrid that have killed at least 173 people: NEWS * 173 killed in simultaneous explosions on packed Madrid trains at three train stations, 600 wounded * 13 explosions in total, three controlled by security forces * No warning given * No claim of responsibility * Spain blames Basque separatist group ETA * Radical Basque nationalist says he does not think ETA carried out the attacks * Spanish election on Sunday, but campaigning suspended after the bombs. Debate over ETA had played large part in the campaign * Spain is part of the U.S.-led coalition in Iraq QUOTES FROM THE SCENE * "The train was cut open like a can of tuna. We've never seen anything like it in all the years we've been doing this. We didn't know who to treat first" -- ambulance driver Enrique Sanchez, one of the first on the scene * "Right now we can say that there are 20, 25 people wounded, seriously wounded. They can die at any moment...There are a lot of bodies in the trains that have not been taken out" -- emergency doctor at one railway station * "It's like a war zone here. This is so savage you can't even describe it, Madrid is totally paralysed, it's total chaos, it's horrible" -- Carmen Perez, a lawyer in her 40s POLITICAL REACTION * "We don't have ETA claiming these attacks but (they) bear its signatures...ETA is aiming at disrupting democracy in Spain" -- Spanish Foreign Minister Ana Palacio INTERNATIONAL REACTION * "An end must be put to this. As never before, it is vital to unite forces of the entire world community against terror" -- Russian President Vladimir Putin * Spain and Europe must "continue to work together to fight terrorism, because that is the only thing we can do" -- U.S. ambassador to the European Union, Rockwell Schnabel * "This terrible attack underlines the threat that we all continue to face from terrorism in many countries and why we all must work together internationally to safeguard our peoples against such attacks and defeat terrorism" -- British Prime Minister Tony Blair * "The pope wishes to reiterate his firm and absolute abhorrence of such unjustifiable acts that offend God and violate the fundamental right to life" -- Pope John Paul * "This is not a political act, it is a criminal act against defenceless people, a perverse action of terrorists" -- European Commission President Romano Prodi ANALYST COMMENT "Even though ETA has been partially wiped out, there is still a radical core that has survived and this core apparently has no qualms about killing mass numbers of people... They've perhaps taken al Qaeda as a role model... They've seen that's how to get media attention" -- Joachim Krause, University of Kiel security expert kam jetuar dy vjet ne Madrid dhe qytet me te qete mendoja se veshtier se kishte...me vjen tmerresisht keq
shqiperia jon :kiss:A mund te me thoni kur shqiperia do te hyj ne bashkimin europian,dhe qfar detyrash i duhen,dhe a mundet me i plotesu keto.qe shqiptaret te ken liri kalimi ne te gjith eoropen,dh te zhduken rradhat e ambasadave se po mbyten njerezit ,dhe te shkojn familjaret te shohin femijet e tyre qe po i dhemb shpirti per to. :kiss:
Se kuptoj nje gje per mediat shqiptare Derisa kam mundesi ti shiqoj te gjitha mediat boterore ne pergjithesi aty kam mundesi ti shiqoj shume program modeste dhe bashkohore por secili klanal shteteror apo privat nderkombetar pas shume argetimeve tregon edhe dicka mbi historin apo tegon edhe filma te kombesive te tyre por te ne pra te mediat mbarshqiptare gjithcka eshte Amerikane Italiane por edhe greke pse ndodh kjo.. Gati cdo dite organizohen miss e si p.sh miss universiteti miss shkolla fillore shkolla e mesme miss fshati e ku ta di une dhe askush nuk mendon te gjiroj nje film apo dram televizive te tregoj edhe kete lemij te humbur shqiptare edhe pse e di qe ka shume njerez qe mund ta bejn kete...ndoshta eshte ajo qe jemi te marr per kombin tone dhe ndajm ideologjit a thua a eshte keshtu... Nuk dua me te ndegjoj "Ti Amo" por kam deshire te ndegjoj "TE DUA" se mka marr malli valla... <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
Kreu vepra të turpshme me 2 të mitur, kapet Kete titull e gjeta tek Gazeta Shqiptare, Gazeta e Shkodres. Nuk eshte hera e pare qe lexoj nje titull te tille. Po i beja pyetje vetes. Po kostitucioni shqiptar nuk i njeh termat "ngacmim seksual" apo "kryerje mardheniesh seksuale"? Dikush qe ka shfetuar ligjet perkatese mund te thoje dicka? jam shume kurioz deri ne cfare pike ne kemi akoma "turp" te ligjerojme llafin "mardhenie seksuale" Ju do habiteni, po mua me ben te qesh nje titull i tille, kur ai artikull ka qellim tjeter.
Ne cilat statistika bazohet thenia : 70% e Shqiperise jane MYSLIMANE ?!!!!!! Per afro 50 vjet shqiptareve ju privua e drejta e fese nga regjimi komunist. Nje pjese madhe e tyre u martuan pa marre parasysh fene e kundert te partnerit/es , perjashtuar ketu katoliket e Shkodres. Atehere cfare na ngelet te themi per dy brezat e rinj shqiptare ???? A jane ata dakort te pranojne si fe te tyre ate te atsise ??? Une dhe fisi im jemi te perzier,megjithate kur me pyesin prononcohem i krishtere Ka dhe nje koncept tjeter ku mendohet se shqiptareve i rrjedh nder deje gjak i krishtere. Ata nderruan fene me dhune(500vjet nen zgjedhen e perandorise osmane)per te mos shuar plotesisht kombin shqipetar. Sa perqind e shqiptareve do kthehen ne origjine ?? ATEHERE PSE ABUZOHET ME SHIFREN 70% !????
baze te dhenash per emigrantet shqiptare Nuk e di nese dikush ketu ka ndonje "database" per shqiptaret emigrante te kategorizuar sipas vendeve, viteve te emigrimit apo dicka tjeter?
Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe.. Me ne fund ne Iowa filloi edhe gara e gjate per zgjedhjet presindenciale ne USA '04. Sen John Kerry fitoi zgjedhjet ne Iowa dhe eshte i pari ne garen per kandidatin demokrat ne shtepine e bardhe... Surpriza ishte jo e vogel dhe kur pritej qe gara te ishte midis Dean dhe Edwards. Gephard me dukej se do largohej fare nga gara per kandidaturen demokrate. Me ne fund disa figura po behen te qarta se kush do jene pretendentet kryesore per ti bere balle Bushit ne zgjedhjet e nentorit. Mos harrojme se eshte akoma ne gare dhe Clark qe nga sondazhet ndodhet ne pozite te mire.
Ambasade Shqiptare ne Japoni A di njeri kur eshte hapur ambasada jone shqiptare ne japoni??
Fitorja e madhe e Demokracisë së Re në Greqi Unë gëzohem shumë dhe besoj se fitorja e së qendërdhjathtës në Greqi është një lajm i mirë për tërë Ballkanin, duke përfshirë Shqipërinë...
Mitrovica! Zbulohen ca tendenca nderkombetare,per shkrirjen e mitrovices veriore me komunen "zvecan" kjo komune e administruar me shumice serbe!! Ksaj pune i thone;"me ta fut me lezet" .. ndoshta do e bejne kete (me justifikim) ne kuader te arritjes se paqes afatgjate mes kosoves e serbise (nen llogarin tone) me te njejten politike qe eshte ne tokat palestineze,cilet duhet te japin toke ne favor te paqes me izraelin. Normal,qe bashkimi i mitrovices veriore me kete komune serbe sot brenda kufijve kosovar,e te nesemen e aferte nen kufijt e serbise!!! Po ju c'menimi keni mor vellezer,se kta sllavet e zinje cdo dite e me shum po na rrembejn tokat tona e po na i shkelin gjakun!!!!!!!!!!!
Po mbreti??? Sote qe shqiperia po perballet me veshtiresi shume te medhaja, ku asnje vend nuk eshte aleati yn ku 20% e popullit jeton ne mergim ku i varferi behet akoma me i varfer dhe i pasuri vetem pasurohet ku mungon nje alternative politike... Si mendoni ju mund te jete ardhja ne fron e mbretit nje rrugezgjidhje? Nje alternative? Nje fillim i ri?
Italianët na fyejnë identitetin! Pershendetje, Kushdo qe ndodhet ne Shqiperi dhe kushdo qe ndjek me satelit ne Top Channel TV te Shqiperise, duhet ta kete ndjekur ndonje fragment nga telenovela italiane "E bukura e grave (Il bello delle donne)". TCH po transmeton episodin e pare, kurse Canale 5 ne Itali po transmeton aktualisht episodin e trete. Ne pjeset e episodit te pare, kemi te bejme me jeten e nje shqiptareje, qe na u quajtka "Duska" (!!!!) dhe te nje italianeje qe i qan hallin. Per me teper, lexoni artikullin e meposhtem, marre nga "Albania" dhe na thoni c'mendoni per kete shfaqje? Sipas jush, a eshte thjesht injorance nga ana e italianeve, apo dicka me e nderlikuar se kaq? - - - - - - - - - - - - - - - - ASNJË “ALBANEZE” NUK QUHET “DUSKA” Nga Jerina Zaloshnja Në vitin 1948, gjatë vizitës së parë të diktatorit Hoxha në ish-Bashkimin Sovjetik, pas bisedës së ngrohtë me Stalinin, ky i fundit i premtoi diktatorit tonë se ndihmat për popullin tonë do t’ia jipnin Federatës Jugosllave. E vërteta qe se Stalini nuk e dinte se ku binte me saktësi Shqipëria – në ish-Jugosllavi, një krahinë e saj, diku më anash apo diku më sipër? Që “baba Stalini”, babai i madh, të mos kishte haber për një vend kaq të vogël e kaq të largët si Shqipëria, nuk është për t’u çuditur. Ndoshta nuk ka ndonjë lidhje, po pikërisht kjo histori m’u kujtua tek po shihja një film italian, limonatë, por gjithsesi “të çmuar” po të kemi parasysh varfërinë që ka pllakosur në televizionet shqiptare, pas ligjit kundër piraterisë. Është fjla për filmin serial “Il bello delle donne”, të cilin e transmeton “Top Channel” darkave dy herë në javë. Në këtë film na shfaqet një personazh interesant, por i çuditshëm – një vajzë që ia thonë Duska, Duska Maroviç, të cilën regjisorja e skenaristi na e përshkruajnë si një shqiptare të bukur nga Vlora. Kjo vlonjate, sipas filmit, ka shkaktuar një dramë të rëndë në familjen “e shëndoshë” italiane. Ajo ka nisur një histori dashurie ilegale me një italian të martuar dhe pret prej tij një fëmijë. Ndërsa dashnori italian gjen vdekjen aksidentale, e shoqja e tij, një zonjë italiane (e luajtur nga aktorja Stefania Sandrelli), me një shpirtmirësi të spikatur e “bonta’”, siç i thonë italianët, bëhet nënë e babë për Duskën tonë, të dashurën e të shoqit të vdekur dhe për fëmijën e saj. Mirëpo kjo shqiptarka, megjithatë, nuk lë kusur pa i punuar familjes italiane. Ata me bukë, kjo me gurë. Duska i rrëmben të shoqin italianes, italiania e fal dhe nis një marrëdhënie afeksioni me vajzën. Duska jonë pret një fëmijë nga dashnori i vdekur, e shoqja e tij i jep punë e strehë. Duska jonë arratiset nga familja e dashnorit dhe nis prostitucionin, por përsëri është zonja italiane ajo që i shpëton jetës asaj dhe fëmijës. Nuk dëshiroj të komentoj skenarin me ngjarje thuajse të pandodhshme, por për një të pavërtetë të madhe. Kjo e pavërtetë të madhe lidhet me personazhin Duska. Çdo shqiptar, natyrisht, mund të ndiejë keqardhje duke parë këtë film, thjesht për faktin se e përkeqpërmendura është një shqiptare. Se kjo femër me emrin Duska mund të kish qëlluar edhe bullgare, edhe ruse, edhe moldave dhe fundja mund të kish qëlluar edhe tërësisht serbe. Gjithsesi, duam apo s’duam ne, realiteti i prostitucionit të shqiptareve në vendin fqinj është një e vërtetë e njohur. Në këtë kuptim, autorët italianë të filmit nuk e kanë patur të vështirë ta identifikojnë prostitutën me një “albaneze”. Dhe nuk kanë bërë ndonjë gabim. Gabimi qëndron se këta autorë kanë vendosur ta quajnë shqiptaren me një emër që vetëm shqiptar nuk është. Kanë vendosur ta quajnë si një serbe, “Duska”, me një mbiemër edhe më serb sesa emri, “Maroviç”. Asnjë shqiptare nuk mund të quhet Duska. Aq më pak mund të quhet Duska një vajzë nga Vlora. Pyetja është e thjeshtë dhe disi e trishtueshme: si ngjet që artistë italianë ngatërrojnë pa të keq disa të vërteta të thjeshta, që, siç thotë një shkrimtar i madh rus, të gjithë i dinë prej kohësh; se autorët e një filmi, qoftë ky edhe një film i lehtë si “Il bello…”, nuk janë njerëz të rëndomtë, por nga shtresa intelektuale e vendit fqinj. Si ngjet që të kenë kaq njohuri të pakta e të përcipta për një vend e për një popull me të cilin iu takoi të jenë fqinj? Sa për ne shqiptarët, ka ngjarë gjithnjë e kundërta. Për shkak të izolimit tonë, ne i kemi njohur fill e për pe, edhe më mirë sesa vetë italianët historitë, personazhet, politikën e vendit të tyre. Për shembull, shqiptarët, edhe ata më pa shkollë e dinë se po i thirrën një femre “Svetllanë”, apo “Sofikë”, apo “Sheqere”, apo “Qefsere” qoftë, kjo kurrsesi s’mund të jetë një italiane. Si ngjet që italianët të jenë kaq pak të informuar për ne, se ç’jemi e ç’përfaqësojnë realisht shqiptarët? Një koleg i njohur dhe që nuk ruan ndjenja të mira për sjelljen e vendit fqinj ndaj nesh beson se kjo ngatërresë është një ngatërresë me dashje, për t’i nxjerrë shqiptarët pa moral, pa emër, pa identitet. Një tjetër gazetar që ka vite që jeton në vendin tjetër fqinj, në Greqi, betohet se ka parë shqiptarë që sa vënë këmbën në këtë vend, fillojnë mësojnë nja dy fjalë bullgarisht, hungarisht a ç’të jetë, për t’u dukur, edhe “dreqi i s’amës”, siç thotë një shkodrane, por vetëm jo si “Alvanos”. Mund të ketë edhe aryse të tjera se përse italianët, fqinjët tanë, na njohin kaq pak dhe kaq shtrembër. Natyrisht, në asnjë rast nuk duhet harruar se jemi vetë ne, jeta jonë, vuajtja e nëpërkëmbja jonë e gjatë dhe e vazhdueshme që mbartim një pjesë të fajit, por jo të gjithë fajin. Ndonjëherë mendjemadhësia, dashamirësia e rreme dhe shuplaka me edukatë të vrasin më tepër sesa e vërteta më e vrazhdë. Më ka qëlluar, për shembull, në Romë, që kafexhiu Antonio, tek i cili pija kafe çdo mëngjes, të më pyeste se ku bie kjo Albania. Ia kam shpjeguar me durim italianit të thjeshtë se jemi fqinj më të vjetër se kujtesa dhe italiani është habitur sa s’ka. Po ky është një italian i thjeshtë, që gjithë ditën bën kafe të mira dhe “corneto”. Dhe të tillë ka me miliona, që mund të mos e dinë se kush është fqinji i tyre nga lindja. Çështja është kur një autor italian shkruan të pavërteta elementare, që supozohet t’i dijë. Kështu edhe regjisori, edhe skenaristi i këtij filmi limonatë që shohim mbrëmjeve, përpara se të quante vajzën shqiptare “Duska Maroviç” a diçka të ngjashme, mund të bënte kërkime, të pyeste dhe të informohej. Për shembull, thjesht po të ishin treguar apk më të vëmendshëm do të kuptonin se mbiemri i Duskës, “Maroviç”, apo diçka e këtillë, është mbiemri i presidentit të sotëm të Serbisë & Malit të Zi. Një regjisor dhe një skenarist që krijon një personazh shqiptar, duhet ta dijë se gjuha shqipe dhe ajo sllave janë aq të ngjashme sa ç’janë gjuha italiane me atë kineze. Besoj se i keni dëgjuar polemikat, kur për një detaj të vetëm, filma të mëdhenj të autorëve botërisht të njohur janë vënë në pikëpyetje. Për shembull, pantallonat xhins, me të cilat i kishte veshur personazhet e tij një regjisor, për një film që i merrte ngjarjet nga koha e Romës së Lashtë, rrezikuan çmimin e këtij regjisori. Përse kjo arrogancë dhe shpërfillje kur vjen fjala për një detaj që identifikon një gjuhë, një identitet? Por faji duhet kërkuar, siç thashë, edhe tek ne. Italia është një vend i rëndësishëm për ne, një vend i teknologjisë, i kulturës dhe i artit dhe një vend fqinj me të cilin shqiptarët janë të lidhur prej natyre. Ne bëjmë pak përpjekje për të prezantuar veten. Italia është një vend ku shtypi, televizionet shkruajnë dhe publikojnë shumë për Shqipërinë, më së shumti për keq. Italia është vendi ku mund të gjesh me shumicë mjaft emra të njohur të artit dhe të kulturës shqiptare, studiues, artistë, regjisorë, shkrimtarë, njerëz që e njohin kulturën dhe gjuhën italiane më mirë sesa italianët e Siçilisë, për shembull. E pra, dikë nga ky komunitet i shqiptarëve të njohur edhe në Itali, qeveria jonë mund të kishte thirrur në punë dhe t’i kishte ofruar, për shembull, detyrën e Atasheut të Kulturës dhe të Shtypit, në vend të dy anonimëve që ka emëruar atje, thjesht, për shkak të lidhjeve me klanet apo me njerëz të duhur në pushtet. Shteti shqiptar, thjesht, mund të kishte zgjedhur nga ai komunitet shqiptarësh në Romë, që është edhe qendër e kulturës, artit dhe e mediave italiane, dhe që vetë italianët i shohin me respekt. marrë pa ndryshime nga gazeta “ALBANIA”, Tiranë – e diel, 30 nëntor 2003
Shqiptarët pas 100 vitesh ??? Si do të jenë shqiptarët pas 100 vitesh ??? :confused:
Fshatra me origjinë arbëreshe në veri të Italisë E dimë të gjithë se fshatrat arbëreshe aktuale, kur ende mbijeton dialekti, ndodhen në Itali jugore. Megjithatë, një grup i vogël arbëreshësh, kur erdhën në Itali, shkuan drejt veriut të vendit. Castel San Giovanni, një qytezë e cila gjindet në regjonin e Emilies, 30 kilometra në perëndim të Piacenzës dhe 80 kilometra në jug të Milanos, ka dy katunde me origjinë arbëreshe, Borgo Tosca e Pievetta. Dialekti arbëresh, mjerisht, nuk flitet më prej kohësh, por kanë mbetur ndonjë gjurmë të pranisë shqipëtare Mbiemri më i përhapur në Castel San Giovanni është Tosca; një mbiemër tjetër shumë i përdorur është Albanesi. Përveç kësaj, nuk është një rast fakti që, aktualisht, në Castel San Giovanni, banojnë më shumë se 800 emigrantë nga Shqipëria.
Top