Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
pse quhemi shqiptar apo mem ire pse quhet shqiperia albani ??? teoria e avancuar dhe e mesuar nga neve eshte shume e gabuar sepse eshte nje teori e krijuar me frymen e nacionalizmit dhe e fryre nga vjetet e ompresionit dhe te komunizmit !!! e verteta qendron tek studimet e shumta (asnjanese )qe sot hedhin drite mbi origjinen e vertete te emrit tone !!! avanconi edhe ju idete tuaja !!!
Clirimi i Kosoves! Kjo teme mendoj se mund te hapej tek Historia ose tek Shqiperia, por duke qene se kjo lufte pati ndikime ne faktorin nderkombtar, i cili mori pjese ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, mendova ta hap tek Arena Nderkombtare. Atehere, c'dini (me argumenta) rreth luftes per clirimin e Kosoves? A u ndihmua nga qeveria shiqptare fillimi i revoltave? A u pajisen me arme shqiptare kosovaret? A ishin te gjithe kosovaret me kete lufte? A ishin dakord ata me ndihmen e Natos? Cilin ishin faktoret e para, gjate dhe pas luftes qe ndikuan ne clirimin e Kosoves? Keto jane vetem disa pyetje qe me vijne ndermend dhe qe mendoj se mund te sqarojne (me argumenta) luften e 1999. Jeni te lutur te shpreheni mbi cdo gje dini e qe mendoni se duhet thene Diskutim te mbare!
SHQIPERIA E BASHKUAR Shqipëria e lirë dhe e bashkuar.. Kjo faqe e re një gezim mbi themelet e Shqipërisë së Bashkuar. Shqipëria e bashkuar lindi. Dikur ëndërr e sot realitet. Një dritë në errësirë, në rrugën e atyre që janë të etur për shqipërinë. Shqipëria e bashkuar, që është dukur iluzion është një shpirtë që ka bashkuar tërë ata që i thonë vetes shqiptarë pranë Mëmëdheut të përtërirë. Shqipëria lindi, sepse rilindën trimat. Shqipëria u bë si shkëmbë e fortë, sepse bijtë drenicak e tanë shqiptarët hapën sytë dhe morrën armët, dhe i thanë JO mjerimit. Shqipëria u bë më e fortë kur të gjithë një zëri thanë: "Jemi shqiptarë, dhe për këtë tokë, gjakë do t'derdhim". Shqipërisë iu rritë emri se bijtë shqiptarë lëshuan armën për të treguar urtësinë e zemërgjerësin. Shqipëria lindi për së dyti kur Albania i hapi dyert bijve shqiptarë. Kosova nuk donë vetëm pavarësin pa çamërinë, e as Malësia nuk harron Vardarin, e as Vardari Moravën. Shqipëria po bashkohet. Sepse shqiptarët morën vesh se çfarë duan grekët-ortodoks e shqau. Shqiptarët po bashkohen pse të gjithë janë një gjakë: ska dallim myslimani nga ortodoksi e as katoliku nga myslimani, të gjithë kanë një vatan, e sëbashku ndërtojnë shtëpinë e madhe, shqipërinë etnike. Shqipëria po bashkohet, pse të huajtë gjithnjë na tradhëtuan. Çdo kokë shqiptari, që ka mend, të huajit sot i thotë: "Ik ore zemërprishur,se s'të kam ngen,për tru kam vet, e për punë, jam i zoti vet. Shqipëria po bashkohet, se atdhe vendi i huaj e morri vesh se nuk bëhet. Mund të gëzohesh o lexues, o shpirtë shqiptari, ngrit zërin lartë se je shqiptarë. Le të kumbojnë zyrat e OKB-së e të ambasadave, e ta dijë e gjithë bota, se shqiptari më nuk ulë kokën. Ta gëzoni shqipërinë e lirë e të bashkuar! Buzëqeshni mëmëdheut,se ajo atë pret! DUAJE SHQIPERINE!
Braktisja e frikshme e provincave shqiptare Ky koment i botuar ne Gazeta Shqiptare hap nje teme sa interesante aq edhe te kohes qe ka nevoje per zgjidhje. Braktisja e frikshme e provincave shqiptare Kronikat e përditshme po sjellin së fundmi para gjithë shqiptarëve ngjarje të rënda që kërkojnë reflektim. Kush rrënqethet nga “kronika e zezë” dhe bën moral se “mediat nxijnë realitetin shqiptar”, pavarësisht bezdisë që mund të ndiejnë teksa u vijnë brenda në shtëpi përmes TV ngjarje të tilla, këtë herë të bëjnë pak durim: Grabitja me armë e 3 murgeshave të huaja në Klos të Mirditës; pohimi i masakrimit të një 8-vjeçari në një fshat të Korçës nga një nënë e 3 fëmijëve; ekzekutimi i kambistit vlonjat për 3 mijë euro nga një 17 vjecar dhe një 30 vjecar, janë shembuj të një dimensioni të frikshëm të krimit që kategorizohet si “ordiner”. Janë tri histori që vijnë nga provinca e thellë shqiptare, nga krahina të ndryshme, e që në thelb lëshojnë alarmin për një rrezik që s’është për t’u nënvleftësuar: mungesën e respektit për jetën. Asnjëra nga tri ngjarjet nuk ka në bazë të saj një arsye të fortë për të vrarë, viktimat dhe vrasësit nuk ishin të përfshirë në urrejtje të thellë me njëri-tjetrin apo të ishin aq të pasur sa mund të ndryshonin jetën e grabitësve. Plagosja e murgeshave në Klos u bë për t’i marrë 5 mijë lekë të reja; vogëlushi i Korçës u masakrua nga një grua që u la nga i dashuri i saj, njëkohësisht xhaxhai i fëmijës së masakruar, dhe vogëlushi ishte vetëm i afërm dhe jo burimi i drejtpërdrejtë i urrejtjes së gruas; kambisti vlonjat u vra barbarshit gjithashtu nga dy të rinjtë për 3 mijë euro me të cilat blenë vetëm një makinë. Varfëria ekonomike, braktisja sociale ka çuar prej kohësh në varfëri morale të periferisë shqiptare. Ngjarjet që po rëndis dhe që kohët e fundit kanë zënë hapsirë në mediat tona, nuk janë të rastësishme, nuk kanë ndodhur si produkt fatkeq i një raptusi çmendurie. Jo, djemtë e Klosit e kanë menduar për orë e orë të tëra grabitjen e tri murgeshave, madje edhe janë armatosur për ta realizuar atë; edhe djemtë e atyre fshatrave të Vlorës kanë menduar mirë grabitjen e kambistit dhe kanë menduar të blejnë një makinë me paratë që do t’i merrnin; ndërsa në rastin e gruas-vrasëse nga Korça, do të mbetet e pashlyer në mendjet e shumë telespektatorëve rrëfimi i ftohtë dhe përshkrimi deri në detaje i copëtimit të 8-vjeçarit. Rast makabër! E kam shkruar dhe herë të tjera, por nuk lodhem së përsërituri: Provinca shqiptare është lenë e vetmuar dhe kur vetmia ka si shoqe të pandashme varfërinë, ëndrrat e këtyre njerëzve do të kenë shepsh e më shpesh si subjekt të keqen. Alba Malltezi Gazeta Shqiptare 13 Dhjetor 2005
Mediat Shqiptare,cilesia dhe njeanshmeria e tyre Duke shikuar edhe lexuar vazhdimisht mediat te bien ne sy qe ka nje disnivel programesh per nga cilesia. Ke lezet psh te shofesh cilesine e emisioneve te TOP- CHANNEL e TVKLAN dhe te bejne te mbyllesh TV disa kanale qe japin albumet e reja te kengetareve te fundit jevgjit si dhe vetem njoftime vdekjesh e urime fejesash. Per te penguar piraterine dhe parregullsite u ngrit nje komision po i cili duket qe ska shume force pasi tani eshte komplet e qarte qe secili kanal po mbeshtet nje force politike.Atehere lind pyetja a do kete ndonjehere media te lire e teanshme ndonjehere ne Shqiperi?
***BREAKING NEWS*** duke qene se jemi tek ky nenforum, prioritet merr gjithnje lajmi, ju ftoj qe ketu te vendosim postime te cilat na ofrojne lajme te rendesishme te ndodhura ne cast, te marra nga agjensi te ndryshme informative apo burime private, keshtu nepermjet kesaj teme ne i shtojme AF informacionin si dhe e pasurojme me diskutimin qe vazhdon...
a eshte e drejte ajo qe tha moisiu ne londer???! presidenti tha ne londer se po te kerkosh brenda ne shpirtin e shqipetareve do te gjesh kristianizem!!! per mua kjo eshte nje servilzem ndaj evropes dhe nje mohim i identitetit tone. ne jemi shqiptare dhe kemi disa perkatesi fetare. nuk ka te drejte nje njeri qe te na mohoje kete te drejte tonen. po ju si mendoni?
Cilesia e gazetarise shqiptare---Te rikthehet tellalli! Te rikthehen tellallet! Fundja fundit edhe kur nuk i kuptoje britmat e tyre, mund ti ndaloje ne rruge dhe ti pyesje, ca the o Xhemal, thuaje edhe njehere? Ta thoshte shkoqur Xhemali lajmin, e kuptoje, e shkoje ne pun' tende. Propozoj te rikthehen Xhemalet neper sheshe, se keshtu me te shkruar s'po i kuptoj hic lajmet. Marre nga Shekulli i publikuar sot: Shekulli Vetëm një nga tre universitetet e reja do të nisë sot konkursin e pranimit. Në Berat pritet që 1 mijë studentë t’i nënshtrohen konkursit, ndërkohë që në dy universitetet e Durrësit dhe Beratit procesi ka ngrirë pas një urdhri që mban firmën e ministrit të Arsimit, Genc Pollo. “Universiteti i Beratit nuk ka marrë ende asnjë konfirmim zyrtar për moszhvillimin e konkurseve të pranimit, për këtë qëllim besoj se sot ne do të zhvillojmë konkursin e pranimit”, - ka deklaruar rektori i Universitetit të Beratit, Edmond Dragoti. Kështu mbi 1 mijë të rinj pritet që t’i nënshtrohen garës për të fituar statusin e studentit, ndërkohë që është konfirmuar zyrtarisht pak ditë më parë ngritja e komisioneve, të cilat do të merren me hartimin e tezave si dhe vlerësimin e konkurentëve. Ndërkohë mbetet ende pezull procesi i konkurimit në universitetet e Durrësit dhe Beratit, ku rektorët Kosta Bajraba dhe Irakli Prifti, pohuan për gazetën “Shekulli” se një shkresë e mbërritur në dikasteret që drejtojnë, u ndalon atyre fillimin e konkursit deri në një vendim të dytë. Ka ngrire apo s'ka ngrire gje? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Arratiset anija nga porti i Durresit Arratiset anija me vajin e OLIM Llambi Kallço Arratiset nga porti i Durrësit anija “Pamissoss” me 2000 t vaj në llogari të firmës shqiptare OLIM. Ajo nuk u kap dot edhe pas ndjekjes nga vetë Guardia di Financa. Arratisja ka shkaktuar shumë zhurmë mes institucioneve shtetërore në Durrës. Sipas policisë, dogana, Autoriteti Portual dhe kapiteneria e portit nuk kanë reaguar në kohën e duhur për kapjen e anijes dhe zgjidhjen e problemit. Kurse prokuroria e Durrësit, nën drejtimin e zëvendësprokurorit, ka ngritur menjëherë një grup hetimi në lidhje me këtë çështje. E mbetur për dhjetëra ditë në port, bllokimi i anijes ka nxitur pronarët e mallit, shoqërinë zviceriane “Glencore Ag” të kërkojë nga shteti shqiptar 500 mijë dollarë dëmshpërblim. Ndërkaq, pasi doli në ujërat ndërkombëtare, “Pamissoss” shkoi në Brindizi për t’u furnizuar me karburant dhe për të vazhduar udhëtimin. *** Anija "Pamissoss", me flamur të huaj, e regjistruar në nisje në portin "Moroni", e cila kishte sjellë në portin e Durrësit një sasi prej 2000 t vaj të parafinuar për llogari të kompanisë OLIM, ka dalë pas mesnatës së djeshme në ujërat ndërkombëtare, duke i lënë lamtumirën, bashkë me tonët e vajit, portit shqiptar në të cilin qëndroi më shumë se dy muaj e bllokuar, në pritje të përfundimit të një gjyqi. “Pamissoss” ishte e pozicionuar në distancën 1.4 milje në kuadratin 204 gradë në radën e portit detar të Durrësit dhe është larguar aty rreth orës 01.00 të natës, duke u gdhirë e diela. Kapiteni i saj ka vendosur të largohet nga porti i Durrësit në një mot të vështirë për lundrim, kur forca e dallgëve, sipas kapitenerisë së portit, arrinte në 6 ballë. Sipas policisë së Durrësit, “Pamissoss” nuk po ruhej nga porti i Durrësit. “Kjo anije nuk ka qenë e specifikuar për ruajtje nga shërbimet e policisë kufitare dhe të migracionit. Duke pasur parasysh problemet që ka pasur ajo anije me doganën e Durrësit, është mbajtur në vëzhgim prioritar nga radari, duke u inkuadruar me shenjën e kryqit në ekranin e tij”. Kapiteni i përgjithshëm i portit, Muharrem Trupja, tha për Shekullin se ndalimi i kësaj anijeje nuk ishte kompetencë e kapitenerisë, “e cila merret me veprimtarinë e ligjshme, në një kohë që kapiteni i anijes “Pamissoss” ka marrë një vendim të paligjshëm”. Po sipas Trupjes, anija është larguar nga rada e portit detar të Durrësit në orën 01.00 dhe sinjalin e parë për largimin e paligjshëm të saj e ka dhënë distrikti detar i Durrësit i cili ka njoftuar kapitenerinë e portit të Durrësit. “Kjo e fundit ka kërkuar kontakt me radio me kapitenin e anijes “Pamissoss” për t’i kërkuar kthimin në radën e portit të Durrësit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje kapitenerisë së portit. Anijet e distriktit detar të Durrësit e kanë pasur të pamundur ndjekjen e anijes “Pamissoss” në det të hapur për shkak të motit të rënduar dhe forcës së dallgëve me fuqi 5.6 ballë, në një kohë që dhe motovedetat e policisë kufitare nuk kanë shkuar më larg se rada e portit për të verifikuar largimin e saj”,-deklaroi ai. Bllokimi Anija që kishte ngarkesë malli 2000 t vaj të parafinuar për kompaninë Olim, u bllokua në portin e Durrësit në shtator 2005, pas konfliktit mes doganës së këtij porti dhe kompanisë OLIM për një borxh të papaguar që kjo e fundit, sipas doganës, ende nuk e kishte shlyer. Bllokimi i 2000 t vaj që i përkisnin të tretëve (kompanisë Glincore AG), bëri që anija të qëndronte me muaj në radën e portit të Durrësit, duke pritur zhvillimin e seancave gjyqësore. Vetëm një javë më parë gjykata e Faktit në Durrës la në fuqi vendimin që kishte marrë një muaj më parë, por që ish kthyer për rishqyrtim nga gjykata e Apelit. E gjithë garancia pasurore e vënë nga ana e përfaqësuesve të kompanisë OLIM u konsiderua e rregullt, e barabartë me vlerën e detyrimit prej 3,5 milionë USD që dogana pretendon se ia ka borxh kompania e vajit. Në këto kushte kompanisë Olim i çelej drita jeshile për vazhdimin e aktivitetit dhe e drejta për të tërhequr 2000 t e vajit. Por, pasi dogana e çoi çështjen në gjykatën e Apelit, kjo e fundit, në vendimin e saj hodhi poshtë atë të gjykatës së Faktit në Durrës, duke mos njohur garancinë pasurore që kishte paraqitur kompania OLIM. Dëmshpërblimi Vetëm disa ditë më parë, shoqëria zviceriane që ka vajin, ka kërkuar nga gjykata e Durrësit të lejojë shkarkimin e ngarkesës. Duke kërkuar njëkohësisht nga shteti shqiptar edhe një dëmshpërblim prej 500 mijë dollarësh për vonesën e këtij shkarkimi. “Glencore Ag “ ka këmbëngulur se Olim ende nuk ishte bërë pronar i ngarkesës, kështu që shoqëria zviceriane nuk kishte ndonjë faj për bllokimin. E thirrur në gjykim, dogana e Durrësit ka mohuar se mbante në posedim mallin dhe ka shtuar se “Glencore Ag” mund ta merrte atë, po të donte. Ndjekja Guardia di Financa nuk e kapi dot Sipas policisë së Durrësit, menjëherë pas identifikimit të ikjes së anijes “Pamissoss” nga ana e radistit është njoftuar salla operative e “Guardia di Financës”, ajo e policisë kufitare shqiptare, drejtoria e policisë së Durrësit, kapiteneria të cilat morën masat për ndjekjen e anijes. Për shkak të kushteve të vështira në det, vetë Guardia di Financa nuk ka mundur të kërkojë për shumë kohë anijen, edhe pse e ka ndjekur atë. Në orën 04.56 mjeti i Guardia di Financës është kthyer në akuatoriumin e portit mbasi nuk mund të vazhdonte ndjekjen për shkak të kohës së keqe. Roja bregdetare nuk ka nxjerrë mjet lundrues për ndjekje sepse ato nuk ishin në gjendjen e duhur teknike. Arratisja, u ndoq me radar Sipas kapitenerisë së portit, lëvizja e anijes “Pamissoss” është mbajtur në vëzhgimin e radarit, sapo u vërtetua ikja e saj. Në orën 04.14 të mëngjesit të djeshëm ajo ka lundruar në distancën 26 milje nga porti i Durrësit, në kuadratin 281 gradë, ndërsa në orën 04.45 distanca e lundrimit ka qenë 28 milje, me kuadrat 279 gradë. Më vonë, pasi ka dalë nga ujërat ndërkombëtare, anija ka shkuar në Brindizi, për t’u furnizuar me karburant.
Family Guy ndalohet ne Shqiperi!!!! Besoj se shume prej jush e dine se cfare eshte Family Guy. Per ata qe nuk e dine, Family Guy eshte nje seri vizatimore si puna e Simpsons qe prodhohet nga FOX Studios ne ShBA. Duke shfletuar enciklopedine Wikipedia online per Family Guy, pashe qe ky serial eshte i ndaluar dhe ne Shqiperi (http://en.wikipedia.org/wiki/Family_Guy), pjese nga komenti: Due to the controversies within the show many nations have banned Family Guy, including Armenia, Indonesia, Malaysia, India, Iran, Thailand, Belarus, South Africa, Egypt, Philippines, Serbia and Montenegro, Vietnam, Taiwan, People's Republic of China (PRC), Albania, and South Korea. Sipas komentit te mesiperm ky serial pershkak te disa problemeve qe shfaqen ndalohet ne disa shtete perfshi dhe Shqiperine. Di te them qe ne nje pjese te Family Guy permendet dhe Shqiperia si shtet, kur Peter Griffin (karakteri kryesor), behet ambasador ne OKB dhe i caktojne nje karrige ne fund fare, perkrah ambasadorit te Shqiperise, tjeter fakt nuk di. Gjithsesi me duket paksa e habitshme qe ne Shqiperi te ndalohet shfaqja e ketij seriali. Ndonje nga forumistet ketu, a ka ndonje ide nese kjo eshte e vertete apo jo?
al jazeera keta duket se po bejne dicka. pa dyshim nje histori suksesi qe ka ndare opinionin si ate arab ashtu dhe ate perendimor. te urryer nga Bushi, qe duket se ka pas plan te bombardonte si objekt propagande ne duart e armikut ne kohe lufte ashtu dhe nga te tjere qe e akuzojne per ndihmen qe ju jep terroristeve duke ruajtur anonimitetin apo konfidencialitetin e burimit te informacionit. te urryer nga Osama dhe tjere qe e shikojne stacionin e Katarit si mjet te medias globale per perhapjen e vlerave demokratike perendimore dhe te fjales se lire, apo dhe si media qe ka ndare opinionin e brendeshem irakian. ky lloj vleresimi eshte megjithate thjesht lehtesi dhe ska pse te jete keshtu ne mars 06 al jazeera do filloj transmetimin internacional ne anglisht, drejtuar me teper publikut perendimor. emra impresive te gazetarise dhe rregjimit britanik kane nenshkruar kontrata ne nje perpjekje per te rivalizuar mediat e tjera perendimore cthoni per al jazeera ?
Protesta te dhunshme ne France Cfare mendoni qe eshte arsyeja kryesore e demonstratave te dhunshme ne France keto kohet e fundit dhe qe duken qe nuk kane fund? A mendoni qe Liberté, Egalité et Fraternité! nuk aplikohet ndaj shtetasve franceze jo te bardhe?
C'bejme ne per Shqiperine? Nga keto shkrimet qe jane ketu ne forum, del se 90% e antareve jane trima, atdhetare, patriote e shume te vlefshem per Shqiperine! Ketu duhet te jem dhe une, pasi me postime e mbaj dhe une ritmin . Lexova tek tema greket nje postim te Bajraktarit qe me frymezoi te hap kete teme: C'BEJME NE PER SHQIPERINE? Le te pergjigjemi me shembuj dhe fakte! Llafet t'i leme per tek ndonje teme tjeter! Nga popullimi qe do te kete kjo teme do te duket nese ai 90% eshte fiktiv apo jo! Do te doja qe realja te jete dicka me shume se kjo shifer....
Fundi apo vazhdimi i jetes ne planetin tone. Po vjen fundi i Botes? Stuhia ne New Orleans, termeti ne Pakistan dhe Kashmir, Gripi i Shpendeve. A tregoje keto se po i vjen fundit jetes ne planetin tone? 1. Pas misioneve të vështira të ndihmave, punonjësit sjellin me vete rrëfime për vdekje dhe shkatërrim. Qeveria qendrore në Islamabad thotë se numri i të vdekurve ka kaluar 40 mijë vetë, por udhëheqësit e Kashmirit thonë se numri real është më i lartë. Ata shtojnë se ende ka vende ku nuk kanë filluar gërmimet nën rrënoja. 2. Sekretari amerikan i shëndetsisë dhe shërbimeve humane, Maik Levit tha se asnjë vend nuk është i përgatitur të përballojë epideminë e gripit të shpendëve. Këto komente zoti Levit i bëri sot në Xhakartë pasi u takua me presidentin e Indonezisë, ministrin e shëndetsisë dhe me zyrtarë të tjerë.
Top