Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
11 shtator, 4 vjet më pas Kaluan 4 vjet që nga sulmi terrorrist mbi SHBA. Shumë luftëra janë nisur për të shuar terrorrizmin qysh atëherë por bota nuk ndjehet më e sigurtë. Përkundrazi, terrorrizmi sot ka dy fytyra : e para është terrorrizmi islamik i cili synon destabilizimin e vendeve perëndimore dhe vendosjen e regjimeve islamiste në sa më shumë vende arabe e dyta është terrorrizmi institucional i vendeve perëndimore, kryesisht SHBA, Britani e Madhe e Izrael. këto dy vende në emër të luftës kundër terrorrizmit kanë mbjellur shumë më tepër terrorrizëm se të gjithë terrorristët gjatë gjithë historisë botërore të terrorrizmit (fillon në 1936 nga çifutët). Në këtë situatë të krijuar premtimet solemne te presidentit Bush dalin si tradhti ndaj kujtimit të viktimave të 9/11 e si një ofendim ndaj tyre e botës mbarë. Si mendoni se do jetë e ardhmja botërore nën kthetrat e terrorrizmit?
EMRI SHQIPTARE Ku dhe si lindi emri (shqiptarë)
Maqedonia bëhet shteti i parë që krijon një rrjet kombëtar, ajror inte Po e postoj kete shkrim ne kete forum jo gabimisht por sepse deshiroj te nxis debatin dhe idete tuaja. Mua me duket se ky eshte nje shembull i shkelqyer se si mund te investohet mencur per te miren e perbashket. <font color="red"> Maqedonia bëhet shteti i parë që krijon një rrjet kombëtar, ajror interneti </font> Sipas BBC shteti fqinj ka krijuar tashmë një rrjet interneti ajror (WI-FI) i cili mbulon të gjithë vëndin dhe lidh të 460 shkollat fillore dhe të mesme. Kompjuterat për shkollat u dhuruan nga Kina ndërsa USAID (Agjensia e ShBA për Zhvillimin Ndërkombëtar) po paguan për shërbimin e internetit për 2 vitet e ardhshme për shkollat. Kjo pagesë po i jep mundësi kompanisë On.net, e cila ofron shërbime lidhjeje interneti, të krijojë rrjetin e saj pa tela tokësorë duke shmangur kështu pagesat ndërmjetëse ndaj kompanisë së telefonisë fikse. Rrjeti përdor lartësitë malore si pika shpërndarjeje dhe krijon një hapsirë që shtrihet deri në 15 km mbi qytetet e Maqedonisë. Shkollat janë tani për tani klientët e projektit por ideja është që edhe popullsia dhe firmat të mund të përfitojnë duke u bërë klientë të tij. Si çdo nismë tjetër nisma ka natyrisht kritikët dhe mbështetësit e tij. Kritikët pyesin nëse Maqedonia ka vërtetë nevojë për lidhje të shpejtë interneti kur kombësitë që përbëjnë vëndin kanë jetë të ndara nga njëra-tjetra. Nqs banorët e një qyteti nuk flasin me njëri-tjetrin atëherë është e kotë të mendosh që lidhja e internetit do ti shndërrojë në mënyrë magjike. Ndërkohë mbështetësit e tij vënë në dukjse se megjithëse interneti s’është një zgjidhje magjike, ai mund të shërbejë, si gjithkund tjetër, si një mjet për të ndihmuar tregtinë dhe firmat e ndryshme të prodhojnë e fitojnë më shumë. Rritja ekonomike mund të ndihmojë një ditë në uljen e zënkave etnike. Modeli Maqedonas s’është çudi të ndiqet nga shumë vënde të tjera. Maqedonia mund të jetë vëndi i parë me këtë projekt por ka pak mundësi që të jetë ë fundit. David Reid 10 Nëntor 2005 BBC Artikulli botohet i shkurtuar. Titulli i origjinalit nga faqja e BBC është: Macedonia Wi-Fi LlTako www.peshkupauje.com
Ndryshimi i sistemve elektorale Mar shkas nga zhvillimiet e fundit qe po ndodhin ne Itali per te diskutuar nje teme qe ndoshta i perket pak a shume te gjitheve, sistemi zgjedhor. Thelbi i nje demokracie eshte pikerisht ky sistem dhe qe nje demokraci te quhet e tille sistemi zgjedhor duhet te jete sa me konsensual qe te jete e mundur. Keto dite po diskutohet per nje propozim ligji te koalicionit te djathte, aktualisht ne pushtet, per ndryshimin e ligjit zgjedhor. Ai aktuali parashikon nje sistem te perzier proporcional dhe mazhoritar njekohesisht. Propozimi ne fjale kerkon qe sistemi te jete komplet proporcional. Kjo manover vjen pak muaj para zgjedhjeve politike dhe pa konsensusin e asnje force politike opozitare. A eshte e ndershme politikisht nje levizje e tille? Ne kete menyre humbet fair play politik dhe neqoftese asnje nuk rrespekton rregullat e lojes atehere sistemi nuk arrin me te metabolizoje veteveten dhe shperthen. Nuk do ndodhi me siguri kjo gje, por edhe ky eshte nje tjeter tregues qe na thote se drejte çfare gjendjeje po shkojme. Po vemi ne nje paqartesi dhe pasiguri totale. Njerezit ne vendet ku vota eshte me te vertete e lire kane shprehur pa hezitim se nuk i kane aspak idete e qarta, dhe kete na e tregon brishtesia e qeverive evropiane ne pergjithesi. Gjermania docet.
Shqip ne TopChannel TEC-i fyerje dhe poshterim i nje qyteti Kush e pa dje emisionin Shqip te TopChannel??? Ushtar Lamja (Artan Lame) e tregoi edhe nje here tjeter se eshte nje ordinance e devotshme e eproreve te vet. Me gjeste dhe me fjale fyeu dhe poshteroi nje qytet te tere. Kronologjia per ataqe nuk e pane: Ne nje studio te improviauar ishin mbledhur nje grup qytetaresh qe nuk kerkonin tjeter vec te drejten e tyre elementare te vetvendosjes per nje teme qe eshte po aq sensitive dhe e pa tolerueshme si Ekologjia dhe Ambjentalizmi. pjesemarresit ishin shume te nervozuar dhe te irrituar ndoshta duhej te perzgjidhej nje grup me i moderuar per nje debat me konstruktiv, po kjo nuk i heq asnje gje esences se problemit qe: populli i Vlores nuk do vepra te tilla ne bregdetin e vet dhe kaq, pike. Dalin kopetentet si Lame me shoke qe nuk kane haber fare as nga kimia as nga biologjia as nga ekologjia dhe flasin me nje shperfillje ndaj asaj lidhje shpirterore qe besoj se ekziston te secili nga nesh mes njerezve dhe vendlindjes, natyres ku je rritur dhe te ushqen cdo dite si nga ana shpirterore dhe material. Jo per Lamen keto jane kot dokrra folklorizma e ku di une se cfare. hajt te ndertojme tecin dhe pastaj doli qe (sic tha zv/ministri i energjetikes i ftuar) Grupe te Medha Interesi paskan ne plan te ndertojne nje veper akoma me te madhe ne ate zone qe do prodhoje energji me destinacion italine. Pra dalin qarte synimet "kolonialiste", qe nuk eshte hera e pare qe shprehen ne Vlore. Kjo ceshtje po merr dimensione te frikshme, pse??? Po luhen lojra te rrezikshme me nje qytet banoret e te cilit e kane treguar qe nuk bejne kompromis me veten e tyre dhe me te cilet duhet nje sjellje tjeter me e moderuar sesa vija e ashper. Eshte nje popull qe e ka treguar qe ngrihet menjehere ne revolte kur situatat behen kritike dhe kjo eshte shume e rendesishme. Dje me beri pershtypje fakti qe zemerimit qytetar i kundervihej qesendia, sikur deshej ti hidhej akoma me shume benzine zjarrit. Eshte fakt qe situata precipiton menjehere dhe pa e kuptuar ndodhi ne 97' mund te ndodhe edhe tani ku kemi nje popull shqiptar te irrituar nga mungesa e energjise elektrike, kemi nje qytet qe nuk do kompromis per ceshtje ekzistencialiste dhe ambjentaliste dhe kemi ca ushtare Lame qe perpiqen te perballin faktin e mungeses se energjise me kundershtine ndaj TEC-eve. Dalim te ekspertet e Bankes Boterore qe bene studimin , pse duhet marre studimi i tyre si me i godituri??? as nuk i njohim as nuk i kemi pare kur kane bere studimin nuk dime asnje gje as kur u be studimi as si u be, dhe kemi eksperte shqiptare ne fushen e naftes, ekologjise qe ose kane studiuar ne shqiperi ne kohen e "Xhaxhit"(dmth nuk kane jane tyta pushke si ky brez qe po del tani) ose kane studiuar jashte me universitete prestigjoze. Pra kemi fjalen e ca eksperteve te BB qe nuk i njohim dhe kemi argumentat shkencore te eksperteve shqiptare qe nuk kane asnje lloj perfitimi te dukshem e te padukshem material. Eshte kembengulja e ushtare Lameve me shoke qe me ngjall dyshime, jane 120 milione euro qe na i japin borxh per ti bere varrin vetes, nuk se po na i falin apo ku di une. Nga ai 25milione euro i Bankes Boterore sa u dhane per berjen e studimit besoj nje sasi e kosiderueshe, llogarit gjthe kostot qe fryjne nje projekt te tille dhe honoraret e "eksperteve me te mire", qe i futen ne xhep ekspertet e huaj dhe i faturohet populli shqiptar. U permend me tjeter qellim nga Zv/ministri i energjetikes nje fakt ne USA ku kerkohej nga ekologjistet te prisheshin digat ne lumenjte e oregonit per arsye se pengonin salmoninte shkonte ne zonat e veta te shumimit. A e kuptoni ironine s'ka nevoje te jesh i zgjuar per salmonin USA pris diga ndersa ne ndertojme vepra PetroKimike te shfarosim njerezit. Nuk e kuptoj, akoma sa llogjike duhet te perdore populli i vlores qe te jete tolerante me keta lloj mostrash qe na drejtojen. Se kjo u kerkua dhe nga Rudiana Xhunga , qe populli te mirinformohej dhe pastaj te jepte OK per ndertimin e veprave. Kjo eshte si puna e asja qe ti thuash ndonje shqiptari mashkull hajt te ta fus njehere se nuk te gjen gje me prezervativ do jem dhe nuk ka asnje lloj problemi pervec faktit qe po ta fus. Per keto gjera kerkohet mirkuptim??????
NIGERGATE Besoj se shume nga ne e mbajne akoma mend mire se cili ishte shkaku zyrtar i luftes ne Irak. Sadam Husein po pajisej me arme kimike dhe berthamore dhe ishte i gatshem jo vetem te paguante çdo çmim per to por edhe ti perdorte ne ndonje konflikt te mndshem ne rajon. Kjo ishte pak a shume leit motivi i shume komunikimeve qe vinin nga CIA. Ne disa raste dhe sidomos kur duhej bindur kongresi dhe opinioni publik amerikan mbi domosdoshmerine e nje lufte, agjensia me efikase e sigurimit CIA i mbeshteti tezat e saj mbi informacione qe sherbime sekrete “miq “ te SHBA i kishin servirur qeverise americane. Keto dite ne Itali, ne nje seri artikujsh te publikuar nga e perditshmja italiane “La Repubblica” po dalin ne drite hapat qe sherbimet sekrete italiane kane bere ne kete drejtim. Ose duke folur me qarte, ne keto artikuj del hapur se dosja e sherbimeve italiane mbi blerjen e lendeve kimike nga ana e Irakut ne Niger jo vetem qe ishte e sajuar por nuk bazohej ne asnje informacion te sakte. Italia po i servirte aleatit te madhe shkendijen qe do te ndizte zjarrin. Historikisht sherbimet italiane nuk mbahen si nga me efikaset apo me te mirat dhe ky veprim tregon edhe njehere se keto sherbime mund te krasohen me krahun e punes me çmim te lire qe CIA perdor shpesh. Bene nje pune te piste qe sherbimet americane nuk do te mund ti lejonin vetes nje humbje prestigi te tille. Lindi keshtu NIGERGATE nga emri i venndit prej ku do te ishte importuar urani. Qeveria italiane ne nje komunikate per shtypin pergenjeshtroi çdo lidhje me kete çeshtje por nga ana tjeter e Atlantikut arriten konfirmimet e para qe i japin te drejte gazetes.
Dokumentar Hollandez per Shqiperine(53 min)-Mjerim Nje dokumentar i xhiruar ne nje vend geto te Elbasanit.Eshte e gjitha ne shqipe.Shume interesante por vetem nje gje nuk e dija qe Elbasani ,ose me sakte ketu ku eshte xhiruar te jete mbi 90 % Rome (evgjiter) :eek: Do ta gjeni ketu pak para fundit te faqes me kete titull Vergezicht: Superkids dhe do klikoni bekijk per ta pare ne media pleyer. Shikim te mbare
ATY KU FLITET SHQIP - SHQIPERIA - ATY KU FLITET SHQIP Aty ku flitet shqip eshte Shqiperia! Trevat shqiptare ballkanike, sot shqiptaret nuk duhet t'i njohin te copetuara, por si pjese te pandashme te emrit - Shqiperia! Shqiptaret nuk duhet ta pranojne asnje treve shqiptare, jasht emrit Shqiperia! Kosova, Lugina e Presheves, Malesia e Mbishkodres, Shkupi, Pollogu, Dibra, Struga e Prespa, ishin ne nje shtet nga Lufta e Dyte Boterore e deri ne vitin 2000. Filli i shek.21, politik i sotem i ndau edhe keto treva shqiptare, domethene i ricopetoi edhe njehere edhe me kufinj shteteror te rij! E vetmja shanse nuk eshte vetem pavaresia e Kosoves, e cila po zvarritet padrejtesisht, si nje pjese e zgjidhjes se çeshtjes shqiptare. Athua duhet gjithmone shqiptaret per secilin shekull, te nxirret nga roberia vetem nganje pjese e trungut arberor? Ne shek. 20, u be Shqiperia, ne shek. 21, po pritet pavaresia e Kosoves, ne shek.22, pavaresia e Ilirides, ne shek. 23, pavaresia e Presheves, qe nuk din njeriu si t'i quan keto troje: Medvegje, Presheve e Bujanofc - ne shek.24, te njihet pavaresia e Malesise se Madhe (Mbishkodra)... E shihni, si as nuk mund te emertohen drejte keto treva shqiptare, sepse nuk perfshijne teresisht trojet shqiptare ne keto toponome: Malesia e Madhe, Lugina e Presheves, Lugina e Pollogut (Ilirida), hajde Kosova ishte nje krahine titiste. E shihni planin e copetimit te trevave shqiptare, ne tri republika ish-jugosllave? Athua per te pritur edhe tre shekuj, deri tek pavaresia e te gjitha trevave shqiptare ballkanike? Cili eshte mendimi i lire i shqiptarit te sotem? Cili eshte mendimi shqiptar? Shqiperia eshte aty ku flitet shqip - Shqiperia!
97 vjet - Enver Hoxha (kronike nga Kosova) “Ardhja juaj është një nderim i veçantë për Enver Hoxhën, i cili ishte dhe mbeti kapedan i të gjitha kohërave në historinë e Shqipërisë”. Kështu shkruhet në ftesat e Këshillit Organizativ për manifestimin që do të organizohet me rastin e 97-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, ditën e shtunë në qytetin e Ferizajt, Kosovë. Njëri nga anëtarët e këshillit organizativ të manifestimit, Remzi Hasani, thotë se në ceremoninë e rastit janë ftuar rreth 150 mysafirë nga mbarë trojet etnike shqiptare. “Nuk bëjmë përpjekje për ta kthyer regjimin e Enver Hoxhës, por duam që të nderohet një periudhë historike, që ne e konsiderojmë shumë të ndritshme dhe shumë të lavdishme, që shteti shqiptar e ka pasur krenari. Kjo është një përpjekje, një kërkesë për ta vënë figurën e Enver Hoxhës në vendin e vet, që i përket në histori”, - thotë Remzi Hasani, profesor i filozofisë dhe i sociologjisë. Hasani tha se e kanë marrë konfirmimin se me ekipin nga Shqipëria do të jetë edhe i biri i Enver Hoxhës, Iliri, por megjithëkëtë, nuk beson se ai do të vijë. “ Janë ca rrethana për të cilat familja Hoxha mendon se situata nuk është ende stabile, aq sa Iliri të vijë lirshëm. Megjithatë, do të shohim nesër”,- tha Hasani. Ai thotë se rreth 150 veta janë ftuar nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. “Do të ishte mirë që tubimi të mbahej në Prishtinë, por këtu ka gjetur mbështetje dhe këtu do të mbahet. Fundja, Enver Hoxha është i Ferizajt, po aq sa është i Gjirokastrës, i Tetovës, i Dibrës...”, - shprehet Remzi Hasani, lider lokal i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK). Përkujtimi i figurës së Enver Hoxhës në Ferizaj, thuhet të jetë bërë disa herë gjatë viteve të fundit, por publikisht përvjetori i vdekjes së tij, është shënuar në prillin e sivjetëm, me ç’rast adhuruesit, e kanë vlerësuar Hoxhën si njërën nga figurat më të mëdha të historisë së popullit shqiptar, krahas Skënderbeut. Ferizaj duket të ketë jo pak simpatizantë të ish-udhëheqësit diktator të Shqipërisë. Kohë më parë, me iniciativën e një grupi qytetarësh ferizajas, janë mbledhur 650 nënshkrime me kërkesën drejtuar Kuvendit Komunal, që ndonjë nga rrugët a sheshet e qytetit të Ferizajt të emërtohet me emrin e Enver Hoxhës. “Ne mendojmë se Enver Hoxha ishte dhe mbeti personaliteti më i shquar, që ka njohur ndonjëherë historia e Shqipërisë, qoftë si strateg i luftës çlirimtare, qoftë si udhëheqës popullor, i cili me besnikëri e ruajti dinjitetin dhe krenarinë e shqiptarit, qoftë edhe si burrë-shteti, që ndërtoi platformë të shkëlqyer për ruajtjen e unitetit gjithëkombëtar”, - thuhet në arsyetimin e peticionit drejtuar KK-së të Ferizajt. Mirëpo, kryetari i Komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve dhe shesheve të Ferizajt, Ibrahim Rexhepi, thotë se ky komision tashmë e ka përfunduar punën. “Kërkesat e mëvonshme nuk do të mund t’i marrim parasysh. Tani është punë e KK-së, t’i shqyrtojë kërkesat, nëse i duken të arsyeshme. Por, nuk e kuptoj pse në Ferizaj ekziston ky invazion, para se ta thotë Shqipëria fjalën e vet për Enver Hoxhën”, - tha Rexhepi. Por kryetari i Ferizajt, Faik Granica, thotë se propozimi do të dalë para komisionit. “Çdo iniciativë e qytetarëve është iniciativë. Është e drejtë e tyre kjo. Ata e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë. A do të miratohet apo jo, do të vendos KK-ja”, - thotë Grainca. Edhe PDK-ja në Ferizaj vlerëson se peticioni i qytetarëve është konform të drejtës qytetare për shprehje të mendimit të lirë. “PDK-ja vlerëson se procedurat demokratike nënkuptojnë padyshim edhe vullnetin dhe të drejtën e deklarimit individual apo grupor, i cili duhet të trajtohet objektivisht nëpërmjet procedurave përkatëse, për të marrë ose jo konfirmimin nëpërmjet deklarimit të shumicës”,- tha zëdhënësi i PDK-së në Ferizaj, Besim Zymberi.
Mero Baze, Me ne fund dhe PD-ja ka gjetur Xhoanen e vet Data e Publikimit: 28/10/2005 Autori i Lajmit: Erion Veliaj Po e filloj me nje falenderim per lexuesit kete shkrim. Me gjithe zemer, ju faleminderit, te gjithe 300 e kusur prej jush, kryesisht punonjes te medias, qe pardje me pershendetet per shkrimin e pare ne kete dialog me Ymer Bazen (a.k.a. Mero). Une e di qe s'ia thek shume per te shkruar, ama ndiej fort ate qe shkruaj e dje kuptova se kesaj here ate qe ndjeja une e paskan ndjere dhe shume prej jush. Ne fakt, jo se bie plotesisht dakord me sms-te pothuaj identike te gjithe komunitetit te medias "mire ja bere asaj plehre", pasi nuk mendoj se Mero ne vetvete eshte i tille. Ai mund te jete gjobaxhi, intrigant, e i paafte, packa se djallezisht manipulues, por jo plehre, kjo eshte e tepert dhe s'dua ta besoj. Ama, besoj fort, se fenomeni qe Mero perfaqeson eshte gangrene jo vetem e komunitetit te medias por e thelbit te vlerave tona si shqiptare te 2005-es. Mesazhet tuaja pardje me bene te kuptoj se "personi" Mero perfaqesoka nje makth mbytes ne rrethet tuaja, e si rrjedhoje "fenomeni" Mero po behet nje ves i prape i mbijeteses se pandershme ne Shqiperi. * * * Dje, ata qe u kuriozuan nga kjo replike lexuan kunderpergjigjen e Meros, qe sic e quajti nje kryeredaktor i njohur i lajmeve i ngjante nje letre te nje "ish-dashnoreje te inatosur" me mungese te theksuar argumentesh dhe faktesh. Po dje, Mero refuzoi te pronocohej bashke me mua ne TV KLAN, pasi ne dallim nga gazeta, ne ekran njerezit ta shohin fytyren, ate fytyre qe ndoshta ende skuqet e hunde qe ndoshta ende rritet nga cdo rrene. Mero nuk mundi, dhe s'kishte se si te ndodhte ndryshe, t'i pergjigjej argumenteve kryesore. Mero i Temes, i paafte per te replikuar me argumente, eshte mjeshter vetem i devijimit nga _tema'. Ja pse: - Sepse Mero nuk ka c'te komentoje per kontratat e munguara te gazetareve te tij - Sepse Mero nuk ka se si te mbroje ofertat 200,000 dollareshe qe na jane bere nga pronaret e sekseret e tij per te mbyllur gojen, duke qene se ai vete s'kupton c'do te thote integritet. Ne fakt, po m'i ofruan edhe njehere do t'i marr e do ia dhuroj Interpolit qe te hetoje offshore-t e tyre ne Qipro dhe Malte. - Sepse Mero nuk mund te mohoje qe i quajti "grupe te dyshimta" pas Xhoit dhe Nanos pronaret dhe kumbaret e tij ne kete histori - Sepse Mero nuk mund te justifikoje se si greket qe i akuzoi si aspiratore te parave te shqiptareve tanime qenkan nje kompani amerikane - Sepse Mero nuk gjen dot fjale te shpjegoje se si shpifi tavolinave se ata, ata pra diplomatet amerikane, na paskeshin qene mbeshtetesit e ketij projekti - Sepse Mero nuk mund te kundershtoje se MJAFT ka reaguar qe ne fillim te ketij procesi sic e kish botuar vete TEMA e shkurt-marsit 2005 - Sepse Mero nuk diti te shpjegoje pse nuk i kerkn qeverise aktuale te menaxhoje mini-kazinote duke perfshire ate prane Bar "Fiesta" ne bllok - Dhe sepse Mero nuk ka c'te thote as ne rastet banale kur kapet duke vjedhur prone intelektuale nga fotogaleria "Corbis" Si "padashur" keto ishin argumentet qe Mero as nuk i cek ne palo repliken e tij. Nje gazetar kaq te dobet nuk e gjen as ne Burundi, oh sa i dobet. Nderkohe, me zhdervjelltesine perverse qe e ka kthyer ne mjeshteri, Ymer Baze shmang pyetjet e jargavitet pafundesisht me aludime infantile. Nuk paska hetues per universitetet e mia ne SHBA e Angli? Shtyp ne internet dhe do e gjesh - internet quhet ajo gjeja Mero ku ti vjedh karikatura te te tjereve. Kemi abuzuar me Gallupin? A kujton se te beson me njeri, o i mjere? A thua se Gallup International, qe ben dhe Eurobarometrin nder te tjera, do prishte imazhin per nje kontrate ne Shqiperi? A nuk e di se i kemi fituar te treja gjyqet me avokatet e tu per kete ceshtje? A mos na fajeson pse sondazhet nuk kishin mendjen tende perverse qe te parashikonin Xhuvelin dhe gjithe butaket e tjere te politikes shqiptare. A mos po thua se tre ambasadat kryesore ne Shqiperi qe moren njekohesisht rezultatin jane blere nga MJAFT-i? Te beson kush thua? Po ja, te pyesim lexuesit. Nese do ju duhej t'ia besonit portofolin dikujt, ke do zgjidhnit mes njerit prej ambasadoreve apo Mero Bazes? Meron e akuzova si spiun te rendomte qe zhbiron ku i kane shpite te tjeret. E Mero per t'u mbrojtur thote "eshte paranoje e Erionit sikur te kem pyetur per vilat ne Selite". Po une s'thashe gje per pyetjet e Selites? Dhe te vetmen gje qe Gazidede u mundua t'ia mesoje Bazes, spiunllekun pra, edhe aty, ne zanatin me te ulet te botes, Ymer Baze eshte nje deshtak i papare. Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija qe Maarti Ahtisaari themeloka te tilla fondacione, po do sigurohem qe t'ia them tani qe e kemi me shpesh ne rajon. Jam qe jam, po i them dhe per ato piramidat qe shoket e tij administruan para se te beheshin milionere e keshtu kompletohet fotografia. Po po, shqetesohu per sondazhet. Sepse ty Mero te behet shume vone per vullnetin e zgjedhesve. Si atehere, ne 2001-shin kur kandidoje per PD-ne ne Zonen nr. 26 ne Durres, e ndersa PS-ja kish fituar vetem 35.66% te votave si subjekt (Buletini i Zgjedhjeve Parlamentare, 24 Qershor 2001, faqe 253-257) e qytetaret e djathte te kishin votuar ty ne parlament, ti i zhgenjeve, ti pshurre besimin e tyre, more 30,000 Euro nga Gazmir Bizhga dhe nuk e ankimove vendimin. Oh sa turp, sa turp! Moooooos! Ndoshta nuk e di Doktori kete??? Se po ta dije ai qe ti je Judasi qe e shet sovranin (popullin) per 30 monedha floriri, e po te kete burrni, ai te sikteris atje ku ti nuk riciklohesh dot me ne jete publike. * * * Po tani ndoshta eshte shume vone, as Doktori nuk ka c'te te beje me. Sepse Mero, dhe fenomeni qe ai perfaqeson, eshte shume i fuqishem, ai cakton ministra, ambasadore, drejtore, ngre trare doganash, te pushon nga puna. Ai behet garanci per investitore, pretendon lart e poshte se eshte "qafa" qe rrotullon koken e Kryeministrit. C'deshtim i parathene ky per investitore qe kane Meron sekser, e c'turp per nje Kryeminister qe premtoi se do na clironte nga "malavita". E vetmja gje qe kemi mesuar nga historia eshte se nuk kemi mesuar asgje nga historia. Ja ku jemi, pas ndryshimit te madh, asgje s'ka ndryshuar, sepse tani dhe PD-ja e duarve te pastra e k tashme Xhoanen e vet, quhet Ymer Baze. Se fundi, me duhet ta pranoj, i vetmi i marre ne kete histori jam une, qe harxhoj nje ore nga dita ime tashme e mbingarkuar dhe merrem me dike si Mero Baze. Ai duhet injoruar nje ore e me pare. E ndonese ai neser do prodhoje vrer prape, po keshtu pasneser, e prape cdo dite - ve bast po nuk qe keshtu - ai duhet injoruar. Dhe kur "invesitoret" e tij te merren pafundesisht me MJAFT-in, sic na cuan fjale (po cuna, na erdhi llafi, faleminderit per publicitetin) duhen injoruar. Duhet injoruar i gjithe mentaliteti se ne Shqiperi nuk jetohet po nuk e shite nderin e po nuk aplikove "gjoben". Andaj, ndjese o miq per kete shkrim te fundit per Meron, eshte i fundit vertet. P.S. Meros i ka mbetur aq pak dinjitet sa harron kur komunikova me te nga Anglia per ta ngushelluar ne diten e rrahjes se tij nga pronaret e tij te tanishem. E dje pretendon se s'u kujdesem per rastin e tij. Komunikova me te sepse m'u dhimbs vertet, ndonese i prape, ai mbetet nje njeri. Ndaj, jo vetem s'uroj qe te vdese, sic insinuon ai, perkundrazi, uroj te kete nje jete te gjate e te behet plak i mocem. Qe kur djali im te jete bere sa jam une sot, te kem mundesi ta shtrengoj prej krahu e t'i tregoj me gisht plakun Mero qe kerruset per intrigen e radhes, e t'i them "Biri im, shihe ate mjeran, e mos e dhente Zoti ta kalosh jeten si Ymer Baze".
Re: "Shiten Tezat e Konkursit te Drejtesise" - Skandal Teza e ketij viti eshte shitur thuajse hapur. Meqenese zgjedhjet ne fakultet jane ne nentor, drejtuesit e tij kane menduar te bejne nje dore paresh si per here te fundit qe e kane. Edhe mua personalisht ne 1 te nates me moren ne tel, qe te gjeja kandidate bleres... kur ne oren 2 ka filluar fotokopjimi i testeve, e cte themi tjeter... Turp dhe dalin para kamerave
Udhetim ne media! shpesh here cuditemi kur shikojme nje fytyre apo degjojme nje ze te levize nga nje frekuence ne tjetren, dhe kjo teme sherben per te diskutuar mbi ikjet e njerezve nga njera media ne tjetren...
Turqia dhe Bashkimi Europian! Pse mendoni se Turqia, edhe pse e ka bere kerkesen per antaresim ne BE perpara shume vendeve te tjera, nuk eshte pranuar anetare e BE-se? Diskutim te mbare dhe ju lutem me argumenta!
Per madheshtine e tolerances fetare te shqiptareve Kjo eshte nje foto qe mund ta beni kudo ne Shqiperi. Ne fakt eshte e kote te komentohet, eshte bere ne qytetin e Beratit dhe eshte nje nga provat me te mira te tolerances fetare te Shqiptareve
te burgosurit e burrelit rrihen mes njeri tjetrit Nga gazetat mesova per perleshjen e pergjakshme midis antareve te bandave te zanit dhe gaxhait ne burrel...... NE GJERMANI KA PATUR DIKUR NJE METODE ME TE CILEN PREJ KETYRE KRIMINELEVE BEHEJ SAPUN. Pse duhet te jetojne keta kriminele e kush e paguan te ushqyerit e ketyre PARAZITEVE te papermiresueshem.
Top