Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Një enciklopedi shqiptare me gabime të turpshme Enver Robelli Akademia e Shkencave e Shqipërisë është duke përgatitur Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Dy vëllime tashmë janë botuar, tani pritet edhe i treti. Deri më sot, askush s'e ka vërejtur skandalin: dy vëllimet e para përmbajnë gabime të tmerrshme Kur në fund të qershorit të këtij viti në Tiranë, u prezantuan dy vëllime të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (FESH), kryeredaktori i projektit, Emil Lafe, me ton entuziast deklaroi se bëhet fjalë për një "vepër që na bën ta njohim më mirë dhe ta duam më shumë atdheun tonë, historinë dhe kulturën tonë, veten tonë". Pastaj, Lafe, i cili është profesor dhe doktor shkence, me patos pothuaj revolucionar, e cilësoi botimin e FESH-it si "ngjarje e shënuar në jetën shkencore të vendit tonë, por edhe të shkencës e të kulturës shqiptare në tërësi; fryt i një pune të gjatë kolektive; arritje e rëndësishme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; dëshmi domethënëse e rolit të saj drejtues e organizues në veprimtarinë kërkimore-shkencore të vendit, të përgjegjësisë së saj shkencore kombëtare, të pavarësisë së kërkimit shkencor në kohën tonë dhe njëkohësisht, një dëshmi të aftësisë së kapaciteteve intelektuale, që janë formuar në strukturat e saj". "Zadar"? Zarë! Pas këtij vetëlavdërimi patetik, lexuesi mund të mendojë se Akademia e Shkencave e Shqipërisë po i prezanton opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar një sasi gjithëpërfshirëse të dijes. Enciklopeditë synojnë të jenë gjithëpërfshirëse. Ato nuk mund të jenë një grumbull i parregulluar i dijes, por një paraqitje e organizuar e informacionit të saktë. Enciklopeditë duhet të jenë vepra që "konsultohen", kur lexuesi dëshiron të mësojë diçka për fenomene, personalitete, ngjarje historike, arritje të teknikës etj. Mbi të gjitha, enciklopedia është sinonim i saktësisë. Botimi i parë i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar në vitin 1985 ka qenë i ngjyrosur me epitete ideologjike: Partia e Punës dhe shoku Enver Hoxha janë ngritur në qiell, ndërsa Gjergj Fishta dhe patriotë e intelektualë të tjerë me orientim perëndimor janë fyer si kolaboracionistë, tradhtarë, armiq të kombit. Botimi i ri i FESH-it është pastruar nga frazeologjia ideologjike. Po ashtu janë hequr lavdërimet "i madh", "i shquar" dhe konstatime të ngjashme subjektive, të cilat në botimin e vitit 1985 kanë qenë të rezervuara veçanërisht për figura të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Sipas profesor Emil Lafes, në hartimin e 7200 zërave të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar kanë punuar mbi një mijë (1 000!) specialistë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nga Akademia e Shkencave të Kosovës, nga Universiteti i Tiranës dhe i Prishtinës, si dhe nga institutet e ndryshme. Me botimin e vëllimit të tretë, i cili është duke u përgatitur, Fjalori Enciklopedik Shqiptar do të ketë 3 000 faqe. Për fat të keq, një shikim i shpejtë dhe rastësor i dy vëllimeve të para të FESH-it nxjerr në sipërfaqe gabime të mëdha, pasaktësi të turpshme dhe parregullsi të ndryshme. Profesor Lafe thotë se ekipi i specialistëve ka punuar nën drejtimin e tij që nga viti 1999. Por, me sa duket, as dhjetë vjet punë nuk u kanë mjaftuar dijetarëve nga Tirana dhe Prishtina për të formuluar zërat e Fjalorit Enciklopedik pa gabime trashanike. Fillojmë! Në prezantimin që i bëhet Imzot Rrok Mirditës theksohet se ky klerik i kreu studimet në Zadar dhe pastaj kishte shërbyer në bashkësinë shqiptare në Bronz. Autori i këtij zëri në FESH, me sa duket, nuk e di se Zadar në shqip është Zarë, një qytet në bregdetin kroat, ku jeton edhe një pakicë me origjinë shqiptare, arbëreshët e Zarës. Sa i përket toponimit Bronz, me gjasë fjala është për lagjen Bronx në veri të New York-ut. Apo hartuesi i këtij zëri mendon se Imzot Mirdita ka shërbyer në kohën e bronzit? "Evropë" apo "Europë"? Në prezantimin e Kosovës bëhen disa gabime. Theksohet se Kosova gjendet në gadishullin ballkanik, por fjala gadishull njëherë shkruhet me "g" të madhe (G), herën tjetër me "g" të vogël (g). Pastaj nënvizohet se Kosova gjendet në kryqëzimin e rrugëve tokësore që shpien për në Serbi dhe në Europën Qendrore. E vërteta është se autostrada E-75, e cila lidh Europën Perëndimore me Greqinë dhe Turqinë kalon pranë Preshevës, pra përtej kufirit të Kosovës. Edhe vija hekurudhore kalon andej. Në pjesën e tekstit, ku flitet mbi eskalimin e gjendjes në Kosovë në fund të viteve '80-të, thuhet se Sllobodan Millosheviqi përfaqësonte krahun më ekstremist në kreun partiak dhe shtetëror të Serbisë. Me këtë rast harrohen ekstremistë edhe më të mëdhenj se Millosheviqi, siç kanë qenë Vojisllav Shesheli, Vuk Drashkoviqi dhe Arkani. Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar më 15 janar 1999 "ndodhi" masakra e Reçakut. Ky formulim implikon se masakra në fshatin Reçak ka ndodhur si fenomen natyror dhe jo si pasojë e një aksioni të policisë serbe. Në FESH-in e Emil Lafes herë shkruhet "Evropë" dhe herë "Europë". Lexuesi nuk e ka të qartë se cili nocion gjeografik është i saktë. Po ashtu edhe emrat e personaliteteve të huaja herë shkruhen në origjinal, herë transkriptohen në shqip. Për shembull: M. Ahtisaari (origjinal) dhe Bernard Kushner (transkriptim në shqip). Ose: Gelsenkirchen (origjinal), Vyrzburg (transkriptim gjysmak në shqip, sepse do duhej të ishte Vyrcburg). Zoti Lafe, zonja Akademi: a ka rregull sa i përket transkriptimit të emrave të huaj në gjuhën shqipe? "Negros"? Negroc! "Patos"? Vargu i gabimeve vazhdon: Trevën e Gollakut në Kosovë Fjalori Enciklopedik Shqiptar e quan "Gollapi". Në fjalor mund të gjeni edhe këtë konstatim: "Nga 7 maji 1992 nisi botimi në Zvicër i gazetave 'Bota sot' e 'Rilindja' dhe më pas 'Zëri i Kosovës'". E vërteta është kështu: "Bota sot" ka filluar të botohet në vitin 1995, gazeta "Rilindja" më 12 shkurt 1945, ndërsa botimi i edicionit të jashtëm filloi në maj të vitit 1992, në qytezën Zofingen të Zvicrës. Skandaloze është të shkruhet se gazeta "Zëri i Kosovës" filloi të botohej në vitet '90-të, kur dihet se kjo gazetë nisi të publikohej në qershor të vitit 1982 në Gjermani, me teknikën që e kishte lënë Jusuf Gërvalla. Në FESH gabimisht është shkruar edhe emri i majës malore në Slloveni: "Trigllov" në vend të Trigllav. Një ndër gabimet më zbavitëse është ky: Thuhet se Jakup Krasniqi, kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, është lindur në fshatin "Negros". Fjala është për katundin Negroc, i cili pas luftës së fundit nga ekspertët patriotikë të toponomastikës, është pagëzuar me toponimin Fatos. Ndonjë lexues pa njohuri të mëdha gjeografike mund të mendojë se "Negros" është ndonjë rezervat indianësh në Kosovë. (Përndryshe Jakup Krasniqi është njëri prej formuluesve të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar; autorë të tjerë nga Kosova janë Emin Kabashi, Shyqri Galica, Jusuf Bajraktari, Rexhep Hoti etj. Por, në 21 redaksi, të cilat kanë qenë përgjegjëse dhe kanë punuar për hartimin e FESH-it, nuk ka marrë pjesë asnjë autor nga Kosova). Ecim më tutje nëpër Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Pasaktësia e radhës është kjo: thuhet se Sllobodan Millosheviqi iu dorëzua gjykatës së Hagës më 29 qershor 2001. Jo, zoti Lafe dhe llafazanë të tjerë me alamet tituj e grada shkencore, e vërteta është se Millosheviqi u transferua në burgun e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Hagë më 28 qershor 2001 - në përvjetorin e Betejës së Kosovës (1389) dhe në përvjetorin e fjalimit të tij luftënxitës në Gazimestan (1989). Sipas FESH-it komunisti shkodran Jordan Misja ka jetuar nga viti 1911 deri më 942. Kjo i bie sikur Misja të ketë jetuar prapthi në kuptimin kohor. Për Gjergj Fishtën thuhet se studioi në seminaret dhe institutet françeskane në Sutjekë (të Bosnjës). E saktë është: Sutjeskë! Përdhosja e një projekti Përveç gabimeve të shumta, vlerën e FESH-it e zvetënon dukshëm edhe përgatitja e dobët grafike. Parathënia është shkruar me llojin e shkrimit Times New Roman, gjë që është e pazakonshme jo vetëm për enciklopedi. Për vepra të tilla rëndom përdoren lloje më inventive shkrimi. Cilësia e fotografive është skandaloze, madje fytyrat e disa personaliteteve as që dallohen. Përgjegjësia për të gjitha këto gabime, dështime dhe formulime skandaloze bie mbi doktorin e shkencës Emil Lafe dhe akademikë, profesorë e shkencëtarë të tjerë nga Tirana dhe Prishtina, të cilët me dembelizmin dhe fodullëkun e tyre kanë përdhosur një projekt interesant, siç është hartimi i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar. Natyrisht nuk duhet pasur iluzione se dijetarët nga Tirana e Prishtina mund t'i ofrojnë opinionit të interesuar një enciklopedi, e cila u afrohet simotrave të saj në Evropë (Encyclopædia Britannica, L'Encyclopédie Universelle Larousse, Brockhaus Enzyklopädie, Enciclopedia universal ilustrada europeo-americana). Por, edhe për rrethanat ballkanike, gabimet në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të botuar së fundi në Tiranë, janë të papranueshme.

Tuna, shfaqet shumë seksi në fotot e reja Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu Tuna, ka bërë një sesion të ri të fotografive, të cilat janë konsideruar shumë seksi.
Këngëtarja bionde, e cila këtë vit ka lansuar dy hite të reja gjatë verës ishte shumë aktive sa i përket karrierës së saj. Njëra ka të bëj me këngën e saj me reperin e Vig Popa, të cilët në fillim të verës lansuan single-in dhe klipin e këngës E boj nxehtë, ndërkaq më vonë ajo lëshoj edhe këngën Dua, që ishte një duet i saj me Medën dhe Getin e Tingullit 3NT.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=651. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=651

Ngrohja globale, dhe nëna Natyrë qan Fotografia e një të care akulli që të duket sikur Nëna natyra qan do të behet imazh i zymtë i  rrezikut të ngrohjes globale. Fotografia është realizuar nga lektori Majkëll Nolan më 16 korrik, i cili kishte ndërmarë një udhëtimi një vjecar në Artik për të vëzhguar  akullnajat Austfona. Imazhi duket sikur nëna natyrë loton sikur ajo po qan për paaftësinë tonë për të zvogëluar ngrohjen globale.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4418. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4418

Rehn shprehet: Zgjedhjet, me te mirat Komisioneri europian Olli Rehn ka dhene vleresimin e pare zyrtar per zgjedhjet ne Shqiperi, para publikimit te raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR.
“Zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi ishin me te mira se ne vitet e kaluara, megjithese pati serish parregullsi. Ne jemi ne pritje te vleresimit perfundimtar te OSBE/ODIHR per zhvillimin e zgjedhjeve dhe le te shohim se c’do te ndodhe. Komisioni eshte i gatshem te pergatise opinionin mbi aplikimin e Shqiperise per Kandidaturen, sapo keshilli te kerkoje nje gje te tille”, u shpreh Rehn.
Ne lidhje me liberalizimin e vizave, komisioneri Rehn ka deklaruar per here te pare se nese Shqiperia dhe Bosnja plotesojne reformat dhe kushtet e duhura, atehere Komisioni Europian mund te beje nje propozim te ri per keto dy vende ne mesin e vitit e 2010.
Shpejtesia e progresit te ketyre vendeve drejt heqjes se regjimit te vizave eshte ne duart e lidereve te tyre, theksoi Rehn.
Me nje skenar te tille, nese ne mesin e vitit te ardhshem Komisioni vlereson se jane plotesuar kushtet, shqiptaret e pajisur me pasaporta biometrike do te mund te levizin lirshem ne vendet e Shengenit ne fillim te vitit 2011.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4414. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4414

Windows Mobile 6.5 eshte gati në tetor Microsoft ka njoftuar se telefonat e parë celularë të bazuar në sistemin operativ Windows Mobile 6.5 do të arrijnë në treg më 6 tetor të këtij viti. Pajisjet e reja njëkohësisht do të janë edhe të parat të cilat do të shiten nën emrin e marketingut “Windows Phone”.
Me Windows Mobile 6.5 Microsoft do të provojë të bind përdoruesit se telefonat e bazuar në sistemin e tij operativ nuk janë të mirë vetëm për punë, respektivisht ata ofrojnë mundësi po aq të mira edhe për funksionet tjera të cilat u interesojnë përdoruesve të rëndomtë larg mjedisit të punës.
Në mesin e risive më të reja në sistemin e ri operativ është përfshirja e dyqanit online të aplikacioneve Windows Marketplace. Në fakt, edhe pse deri tani kanë ekzistuar mijëra aplikacione për Windows Mobile, nuk ka qenë aq e lehtë të gjenden dhe të transferohen në vet pajisjen. Në Microsoft nuk kanë njoftuar se sa aplikacione janë paraqitur dhe miratuar në dyqanin Windows Marketplace, mirëpo është theksuar se në mesin e tyre janë edhe Netflix, Facebook e shumë lojëra.
Microsoft gjithashtu do të filloj zyrtarisht me shërbimin pa pagesë My Phone e cila përdoruesve u mundëson krijimin e thjeshtë të kopjeve të kontakteve, kalendarëve, porosive, fotografive dhe të dhënave tjera. Shërbimi gjithashtu do të përmbajë funksionin “Find My Phone”, i cili do të duhej tu lehtësojë përdoruesve ta gjejnë pajisjen e humbur.
Risitë tjera përfshijnë konfiguracionin më të avancuar për përdorues, mbështetje më të mirë për ekrane të ndjeshme në prekje, shfletues i avancuar i internetit dhe mundësi më të shumta për udhëheqje me postën elektronike.
Në mesin e kompanive të cilat së shpejti do të duhej të paraqisnin celularët e tyre të bazuar në Windows Mobile 6.5 theksohen Acer, HP, HTC, LG, Samsung, Sony Ericsson e Toshiba.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4407. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4407

Kategoria I, Partizani bie ne Ballsh Bylisi fiton supersfiden e javes se dyte ne Kategorine I. Ata kane mposhtur ne fushen e stadiumit Alush Noga Partizanin me rezultatin 1:0, ku Sheta shenoi ne porten e tij rrjeten qe i dha skuadres ballshiote tri piket dhe kryesimin ne tabele. Gjate 90 minutave te lojes, Bylisi ka humbur edhe nje penallti.
Lushnja, nje tjeter pretendente per tu ngjitur ne elite ka fituar 3:0 ne fushen e Turbines. Te besuarit e trajnerit Artan Bano tashme kane 4 pike, pas barazimit te javes se pare me Luftetarin. Beselidhja nuk ka mundur te marre me shume se barazimi pa gola perballe Dajtit, nderkohe qe ne barazim 1:1 u mbyll edhe takimi Skrapari-Memaliaj.
Ada e Velipojes ka mposhtur 2:1 Burrelin, duke u shkaktuar matjaneve nje tjeter rezultat zhgenjyes. Pas humbjes ne javen e pare me Partizanin, Bilisht Sport fiton 1:0 ne shtepi perballe Gramshit.
Te marten Luftetari fitoi 3:2 me Pogradecin, ndersa kjo jave do te mbyllet me takimin qe luhet neser, ku Sopoti pret ne fushen e tij Elbasanin.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4410. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4410

Pandev braktis pergjithmone Lazio-n
Dita e sotme shenon edhe divorcin perfundimtar mes skuadres se Lazio-s dhe sulmuesit maqedonas, Goran Pandev.
Ne listen e trajnerit Ballardini per ndeshjet e Europa League nuk figuron emri i maqedonasit per shkak te mosmarreveshjeve te tij me presdidentin Lotitto dhe kjo ka bere qe marredheniet mes paleve te ngrijne.
Deshira ime eshte qe te luaj ne nje skuader me te madhe se Lazio. Nuk dua te kem te bej me me Lotitto-n qe ne dy vitet e fundit me nxorri nje mije pengesa per rinovimin. Tani do pres deri ne qershor dhe me pas do vendos vete per te ardhmen time, shprehet Pandev.
Mundesia me e madhe eshte qe Pandev te transferohet tek Interi, ambient te cilin e njeh shume mire, pasi ai eshte rritur me te rinjte zikalter.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22035. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22035

Treatment for Chronic Knee Pain Long standing pain following an injury or operation is always a difficult symptom for the practitioner to deal with. It should never be ignored, even if the patient seems to be complaining unduly. It can sometimes be tempting to dismiss a complaint of pain as “psychological” or “all in the mind”, but this will not help the patient. When the practitioner does not take complaints of pain seriously, the patient quickly loses faith in the practitioner’s judgment and level of care.
In most common knee problems, resolving the pain depends on accurate assessment and appropriate treatment. If pain persist despite initial treatment, it can mean that the original diagnosis was mistaken or incomplete, that compensatory mechanism have added to the original pain, or that there is a secondary problem underlying the main one. There may be a need for more detailed investigations and a chance of treatment strategy.
Id you are anxious, afraid, stressed or depressed, your knee problem will be harder to cure and the pain will be more persistent. Your mind and particularly your perception of pain can influence and healing processes. In some cases, emotional disturbances prolong the symptoms are actually caused by emotional problems.
Dealing with chronic pain requires a flexible and sensitive treatment programme. Remedial exercise are a must, but only within the patient’s  capacity and within pain limits. Apart from appropriate drug therapy, electrotherapy techniques, especially TENS, can relieve pain. Pain relieving injections may be tried, usually to the other structures of the knee only, avoiding the knee joint itself. In some cases, the knee will be protected in a supportive bandage or even a plaster cast, and the patient may have to use crutches to avoid overloading the knee. Wherever possible, total immobilization of the knee is avoided because this can cause even more problems by weakening the muscles and disturbing the blood flow.
Positive thinking is an important part of the cure, and if you find this diffcult to accieve, you should seek help from an appropriate practitioner, such as a psychotherapist, clinical psychologist, counsellor or, for more severe illness, psychiatrist.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=2918. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=2918

Treatments for Correcting Functional Deficits in the Knee. Dealing with pain and swelling is the prerequisite for regaining normal function in the injured joint.
Joint movement limitation may be treated with manual therapy techniques, gentle manipulation and mobilizing techniques. Any forceful pain causing manoeuvres are avoided because they are likely to increase pain, swelling and inhibition in the joint. The practitioner may increase joint mobility by bending and straightening the knee gently and rhythmically through its available range, or by holding it bend or straight at its limit to stretch the muscles passively. In most cases of joint limitation the practitioner has to mobilize the knee’s accessory movements by holding the joint bent to 90 tibiofibular joint has to be freed by gentle manipulation of the head of the fibula against the shin bone.
Weakened or inhibited muscles can be helped with electrical muscle stimulation or facilitation techniques, which are movements guided by the therapist. Proprioceptive neuromuscular facilitation is the traditional technique for reviving co-ordination through patters of movement performed by the patient against the manual resistance provided by the therapist. Neuromuscular energizing therapy is a modern system of facilitation. With NET, the therapist uses very light manual guidance through patterns of movement to revive co-ordination of muscle groups and stimulate the patients nervous system and stimulate the patients nervous system and internal energy to appropriate levels for nomal activity.
Feedback and guidance are important for teaching you correct movements, so that you can then benefit from the accurate remedial exercises which are the core of the self help recovery programme.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=2915. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=2915

Samsung Presents the R1 Player After some “leaks” of information, Nokia has decided that its media playerin names R1 officially present.
R1 will be out for sale in versions with 8 of 16 gigabytes, is the thickness of 8.9 millimeters while weighing 50 grams.
Integrated screen resolution 400 x 240 pixels is sensitive to touch and inçësh diagonal of 2.6, while there TouchWiz graphical presentation.
Nokia in R1 has integrated support for DivX and reproduction of materials technology DNSe 3.0 (Digital Natural Sound Engine).
Playeri will be on sale in three colors. Prices have not yet been made known, but known in the European market would come in late September.
Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=533. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=533

Plasma TV with 216 centimeters diagonal The company has introduced Panasonic plasma television 85 inches, 216 centimeters, respectively, with excellent performance but also with heavy price.
TH-85PF12U, as named in this Panasonic device supports Full HD resolution (1,080 p) and the Panasonic NeoPDP technology which promises superior quality photography, and all this for the screen thickness of 9.9 cm. If you think that all this equipment can only raise a hand, forget it: has weight of 117 kg.
This product, obviously, falls into the category of equipment “if you really need to ask for the price, forget it immediately, but if you really want to know then the price is 30,000 dollars. www.panasonic.com Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=536. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=536

Vajza qe shkruan 14.000 SMS në muaj 15 vjeçarja Kate Moore nga shteti amerikan Iowa ka fituar në garën e shkrimit më të shpejt të porosive tekstuale në celular në të cilën së bashku me Kate kanë marrë pjesë edhe 20 shkrues të shpejtë të SMS-ve.
Lejojani fëmijës tuaj të shkruar porosi gjatë darkës, lejojani që të shkruaj porosi në shkollë sepse kjo sigurisht shpaguhet, ka deklaruar e lumtura Kate e cila së bashku me trofeun, ka marrë edhe shpërblimin prej 50.000 dollarëve amerikanë si dhe një telefon celular. Edhe pse telefonin e parë e ka marrë para tetë muajsh, Kate Moore ka shkruar deri në 14.000 porosi për muaj, dhe atë me shpejtësi aq të madhe sa që pa ndonjë problem i ka mundur 20 finalistët tjerë të kësaj gare. Kate Moore gjatë tetë muajve të fundit, pos obligimeve ditore, ka shkruar në mesatare 400 deri në 700 porosi çdo ditë. Pos kësaj, rregullisht ka shkuar në shkollë dhe pa problem e ka përfunduar me sukses. www.shqiperia.com
Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=243. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=243

Puthë 111 femra brenda një minute Një gjerman ka vendosur nje rekord të ri në të puthurit e shpejtë. Të premten vonë para një diskoteke në Berlin ai ka puthur 111 femra brenda një minute.
Tridhjetëvjeçari Michael Basting i ka siguruar vetes hyrjen në Librin e rekordeve Guinness pasi i ka radhitur gratë në një trotuar dhe me shpejtësi u ka shpërndarë puthje në faqe. Bavarezi ka arritur të realizojë kohen prej gati dy puthjesh brenda sekondës, me të cilën gjë ka thyer rekordin e deritashëm nga Australia.
www.shqiperia.com
Ky artikull eshte marre nga: http://kuriozitet.blog.al/?p=247. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://kuriozitet.blog.al/?p=247

Firmoset pakti, Meta zv/kryeminister e minister i Jashtem Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim firmosen sot marreveshjen e koalicionit te bashkeqeverisjes per kater vitet e ardhshme. Pas firmosjes nga ana e dy kryetareve te partive, Berisha njoftoi se Zoti Meta pervec postit te zevendeskryeministrit do te kete edhe detyren e ministrit te Jashtem.
Edhe Ministria e Shendetesise dhe ajo e Ekonomise do te drejtohen nga perfaqesues te LSI-se. Nje prej nenkryetareve te kuvendit do te jete nga pala e LSI-se, si dhe 20 perqind e niveleve te tjera te qeverisjes do te jene ne drejtim te saj, u shpreh Berisha.
Sipas Berishes, domethenia e koalicionit eshte suksesi ne zgjedhjet e ardhshme te 2011, si dhe bashkepunim afatgjate per zgjedhjet e 2013.
Gjate sqarimit te tij para mediave, kryeministri i ardhshem, Berisha u zotua per ndryshim te kodit zgjedhor me qellim qe perzgjedhja ne te ardhmen te jete gjitheperfshirese.
Interesi yne i perbashket eshte krijimi i nje qeverie per te cuar vendin drejt Bashkimit Evropian, u shpreh Berisha.
Berisha: Respektoj vendimet e PS
Kreu i PD-se Berisha u shpreh i gatshem per bashkepunim me opoziten, nderkohe qe respekton cdo vendim te saj lidhur me pjesemarrjen ne kuvend.
“Konstatoj qe zoti Rama po shfaq shenja, sipas te cilave do te perdore bojkotin per qellime personale. Ai mendon se ne kete menyre do te garantoje me shume vota ne garen per kryetar te PS-se. Gjithesesi une respektoj cdo vendim te marre prej tij”, u shpreh Berisha.
Meta: Rama nuk ka perse ankohet
Kryetari i LSI-se Ilir Meta shpreh keqardhjen per rrugen e erret ne te cilen po ecen Partia Socialiste, e cila po pengon progresin e kesaj force politike.
“Nuk i takon Rames qe te ankohet per zgjedhjet, kur ai vete diktoi reformen zgjedhore dhe ka qene pjese e administrimit te zgjedhjeve po aq sa edhe Partia Demokratike”, u shpreh Meta.
Sipas tij, Rama nuk ka shfaqur ankesa ne diten e zgjedhjeve dhe as ditet e tjera pas 28 qershorit, kur ftoi kreun e LSI-se te behej kryeminister ne kembim te marrjes se mandateve te kesaj force politike.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4404. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4404
Athinë, ndryshime radikale në komunikacionin urban Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/?p=1398. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/?p=1398
Top