Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Zanatçinjtë e gënjeshtrës dhe PS Nga Fatos Lubonja
Para pak ditësh më ra në dorë një fjalim/shkrim i parazgjedhjeve i Edi Ramës ku kryetari i PS shtjellonte vizionin e tij përtej të majtës dhe të djathtës. Të them të drejtën më befasoi sepse konstatova se nuk do ti hiqja asnjë presje mjaft gjërave që thoshte. Në qendër të fjalim/shkrimit ishte ideja se klasa jonë politike është e mbushur me zanatçinj të gënjeshtrës të cilët me pushtetin s’dinë të bëjnë thuajse kurrgjë tjetër përveç hyzmetit të interesave të tyre. Lideri i PS thoshte se kudo ku ka shkuar nëpër Shqipëri, në Veri a Jug, në zona të ashtuquajtura të majta apo të djathta, ka takuar gra e burra që kërkojnë të shpëtojnë nga politika e zanatçinjve të gënjeshtrës. Njerëzve, thoshte kryetari i PS, po u lëviz toka nën këmbë nga kufizimi i përditshëm i mundësive për të jetuar, qytetari s’mbaron dot një punë pa dhënë rryshfet, çmimet  rriten ndërkohë që bie fuqia blerëse, shërbimet publike degradojnë nën thithjen e përditshme të tentakulave të korrupsionit në shkolla, spitale, gjykata, hipoteka e çfarëdo zyrash të tjera. Gjithë sipas tij, shqiptarët që duan të jetojnë me punë të ndershme ndjejnë t’u shtrëngohet përditë litari në fyt. Ata, pavarësisht nëse janë socialistë a demokratë, kuptojnë përditë e më qartë domosdoshmërinë për të dalë nga llogoret ku i kanë futur partitë në emër të konflikteve të vjetra mes gjyshërve. Rama kërkon, prandaj, daljen nga vorba e kulturës komuniste ku zanatçinjtë e gënjeshtrës ziejnë tash 17 vjet çorbën e një kapitalizmi klientelist, pa konkurrencë të lirë e të ndershme. dhe premton se PS si parti përtej të majtës e të djathtës, do të jetë një qendër e re radikale që refuzon çdo paragjykim ideologjik në emër të luftës kundër kësaj të keqje. Kurse pak më poshtë thotë: Me një fjalë, që s’është lojë fjalësh, përtej të majtës e të djathtës është një e majtë e re, progresive dhe gjithpërfshirëse.
Besoj se ky tekst, që e parafrazova thuajse besnikërisht sipas origjinalit, vlen të merret si pikë referimi në kontekstin e ngjarjeve të PS të këtyre ditëve, veçanërisht Kongresit të saj të Jashtëzakonshëm, për të kuptuar se çpo ndodh atje.
Për një gjë më duket se flet qartë ky fjalim/shkrim i Ramës: se ai e njeh realitetin ku jetojmë. Vërtet, kjo është gjendja shpirtërore e shqiptarëve, ky është vlerësimi i tyre për zanatçinjtë e gënjeshtrës.  Nuk ka premisë më të mirë për një politikan të sukseshëm sesa njohja e realitetit që kërkon të ndryshojë. Por sigurisht kjo nuk është e mjaftueshme, është vetëm premisa e parë.
Jam i bindur se sikur njerëzit të kishin besuar se fjalët që thoshte Rama në prag të zgjedhjeve do të bëheshin realitet, PS do të fitonte shumë më tepër se 64 deputetë, sdo të kishte pasur aspak nevojë për votat e LSI dhe, po ashtu, nuk do të kishte patur manipulim votash që tia hiqte fitoren nga duart. Madje, në kontekstin e këtij premtimi, edhe  fitorja e ndonjë deputeti më  shumë se PD do të kishte qenë humbje.  Por humbja ndodhi, sipas meje, sepse njerëzit tashmë janë mësuar, deri në mbingojpje, me atë se të tjera gjëra dëgjojnë dhe të tjera gjëra shikojnë në veprat e zanatçinjve të gënjeshtrës. Sepse Rama ishte pjesë e akuzave që ka bërë vetë për zanatçinjtë sepse njerëzit, duke i parë veprat dhe jo duke i gjykuar fjalët, nuk e ndanë atë nga dora e vet. Sepse njerëzit, po ashtu, kishin dëgjuar një zanatçi tjetër të gënjeshtrës, edhe më të fortë se ai ndoshta, Berishën e vitit 2005, kur denonconte me emra dhe mbiemra baronët e drogës e bandat e Zemunit, kur premtonte zhdukjen e korrupsionit dhe panë pastaj Gërdecin. (Kurse Ramën, megjithë kritikat e tij kaq të vërteta, e premtimet radikale, nuk e panë të guxonte as të përmendë emra për tu bërë disi më bindës).
Por le ti kthehemi edhe një herë fjalimit të Ramës. Problemi i parë që ngre ky fjalim është se ai thotë se kështu mendojnë socialistë e demokratë ndërkohë që, në fakt, kritikat e ashpra që ngre Rama për klasën politike i bëjnë ata që janë zhgënjyer si nga socialistët edhe nga demokratët këta 17 vjet. Kuptohet qartë se Rama, kur flet,  nënkupton popullin votonjës të këtyre partive, jo udhëheqjet, se ai kërkon edhe votat e tyre, por edhe të atyre që janë kundër të dy palëve për të arritur tek partia qendra radikale apo e majta e re, progresiste gjithpërfshirëse që ai përmend. Dështimi i tij në këtë aspekt është edhe më evident. Do të thoja se pikërisht tek ky premtim për radikalizëm dhe transversalitet njëherësh qëndron gjithë kontradikta madje edhe dështimi i PS që e shfaq edhe Ramën si një zanatçi të gënjeshtrës par exellence. Duke analizuar ato që thotë Rama del se kemi të bëjmë me një kryetar partie me qëndrim kontradiktor, pasi ai kërkon të qëndrojë njëhersh edhe brenda edhe jashtë partisë që kryeson, edhe të mbajë edhe të mos mbajë përgjegjësi për atë çka bën kjo parti. Sepse, më një anë kryetari i PS është i tillë si rezultat i zgjedhjes që ka bërë mazhoranca e partisë, më anë tjetër mazhoranca e partisë akuzohet nga kryetari si e sëmurë nga korrupsioni e me rradhë. Atëhere lind pyetja: si ka mundësi që kjo parti ka zgjedhur si kryetar një mish të huaj për të? Më duket e rëndësishme të kthjellohet ky truk i përdorur në Partinë Socialiste. Një pjesë e socialistëve, ndër të cilët do të përmendja kundërshtuesin kryesor të Ramës, Ben Blushin, kanë kundërshtur qëndrimin mohues të Ramës duke u shprehur se PS ka një trashëgimi pozitive, duke përmendur kontributin pozitiv të Nanos e me rradhë. Ata kanë kërkuar një lloj koherence sepse, po të hedhim poshtë gjithshka, atëhere nuk kemi legjitimitet. Ky është një qëndrim që nënkupton moderacion, jo radikalitet. Në fakt, për te qenë koherent me idetë e tij radikale Rama do të duhej të bënte një ndër dy gjëra; ose të mohonte PS dhe të krijonte një parti të re (meqë do të qëndrojë në politikë), ose të bënte një pastrim radikal në PS me kritika të drejtëpërdrejta për zanatçinjtë e gënjeshtrës në PS.  Mirëpo ai nuk ka bërë as njërën as tjetrën. Nuk kemi parë deri tani ndonjë kritikë të brendëshme përveç asaj për Nanon me termin e përgjithshëm politika e vjetër ndërkohë që të gjithë ata që Rama i quan zanatçinj të gënjeshtrës i shohim rreth tij dhe ku, për fat të keq, edhe tërë ata që ai ka thithur si të rinj, nuk i shohim të bëjnë ndonjë kritkë, përkundrazi, kanë shenja të qarta se janë në të njëjtën hulli të të vjetërve. Për të mos folur për oligarkët që ka pasur dhe ka prapa që janë edhe ata po aty e të së njëjtës filozofi të hyzmetit të interesave të tyre nëpërmjet tentakulave të korrupsionit. Kuptohet se pastrimin radikal në PS ai nuk e bën dot se është njëlloj sikur të presë degët e pemës mbi të cilat ka qëndruar, kurse partinë e re nuk e bën dot sepse kjo është një punë e gjatë e papajtueshme me padurimin e Ramës. Rama pra, ka zgjedhur, paradoksalisht, edhe të premtojë ndryshime radikale, edhe të qëndrojë kryetar i një PS-je ku mbizotëron mazhoranca konservative e kritikuar prej tij. Si shpjegohet ky paradoks, që, pra, nuk është vetëm i Ramës, por edhe i udhëheqjes së PS në përgjithësi? Sipas meje ai shpjegohet me kulturën që e mban politikën shqiptare në vorbën e vjetër: atë të pushtetit për pushtet, të konfliktualitetit sipas të cilës ndaj armikut Berisha nuk ka ilaç më të mirë sesa armiku Rama, atë që të keqen e sheh gjithmonë tek tjetri, dhe sigurisht në vorbën e zanatit të gënjeshtrës për tu bërë hyzmet interesave vetiake. PS me në krye Ramën ka zgjedhur me vetëdije të jetë e paqartë për rrugën që po ndjek. Udhëheqja e  partisë duket se ka zgjedhur jo ashtu kot heshtjen rreth problematikës që ngre fjalimi i Ramës që përmenda (që për hir të së vërtetës nuk është një konstante e fjalimeve të tij). Asaj nuk i intereson të thotë nëse po krijon një parti të re që premton n Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22005. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22005

Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave me Shqipërinë
Ministri i Punëve të Jashtme Z.Lulzim Basha me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Z. Samuel bogar
Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel bogar, gjatë një takimi sot me homologun shqiptar, Lulzim Basha, garantoi mbështetjen e plotë të Sllovenisë për përmbylljen pa vonesë të procesit të heqjes së vizave Shengen për qytetarët shqiptarë. Sipas zyrës së shtypit pranë MPJ-së, Ministri Basha ndodhet sot në Slloveni ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, i cili ka si temë kryesore politikat e krizës ekonomike. Gjatë takimit me homologun slloven, Ministri Basha mori sigurinë e plotë për vazhdimësinë e politikës së qeverisë sllovene, në veçanti në drejtim të shqyrtimit sa më parë të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë përgëzoi Ministrin Basha për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri si dhe për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Gjatë këtij takimi, Ministri Basha u informua nga homologu i tij për vendimin e qeverisë sllovene për hapjen në muajt në vijim të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Tiranë. Dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin dypalësh politik dhe ekonomik si dhe për zhvillimet në rajonin tonë. Investime sllovene në Ballkanin perëndimor Sllovenia do të duhej ta shqyrtonte mundësinë për investime në infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Steëart Jones në forumin strategjik që po zhvillohet në qytetin slloven, Bled. Gjatë një interviste për agjencinë sllovene të lajmeve, STA, Jones tha se ‘ekonomia sllovene, edhe pse e goditur nga kriza globale, megjithatë ka strukturë për ekonomi të mirë dhe duhet të orientohet në shqyrtimin e mundësisë për investime në infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor’. Duke theksuar se Ballkani Perëndimor i nevojitet një zhvillim i shpejtë ekonomik, Jones tha se infrastruktura e komunikacionit dhe ajo energjetike e këtij rajoni lejon më shumë mundësi për investime, të cilat do të nënkuptonin hapje të vendeve të reja të punës.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22000. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22000

Shqiptarët një komb në Bashkimin Europian Teza e kombit shqiptar
Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se shqiptarët kudo që ndodhen do të bashkohen mbi bazën e idealit europian, i cili është edhe ideali i vetë shqiptarëve. Kreu i qeverisë ka thënë se procesi i bashkimit të shqiptarëve në Bashkimin Europian është i pandashëm dhe prej të cilit shqiptarët do të tejkalojnë pasojat e dhimbshme të padrejtësisë më të madhe që i është bërë kombit tonë, atë të copëtimit. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok. Do të bëj çdo përpjekje së bashku me qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë që të vendosim standardet që gëzojnë qytetarët në Bashkimin Europian, ku shqiptarët të ndihen një e vetëm një, – theksoi ai. Sipas kreut të qeverisë, kjo situatë nuk ka asnjë lidhje me sovranitetin e shteteve, pasi kombi shqiptar është një i vetëm. Kush udhëhiqet nga fobia e kombit shqiptar, të lehtësohet. Unë jam kundër platformave të ndarjeve. Në qoftë se ka mendje të sëmura se ekzistojnë 2, 3 apo 4 kombe shqiptare, kjo është jashtë çdo logjike, është një donkishotizëm, – ka thënë kryeministri Berisha. Gjatë konferencës për shtyp të pasdites së djeshme ai i është përgjigjur edhe pyetjes nëse në territorin e Shqipërisë mund të ndërtohet zona e mbrojtjes raketore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila nuk do të bëhet në Poloni. Berisha u shpreh se nga Uashingtoni nuk ka pasur asnjë kërkesë për këtë gjë. Ka një qëndrim konstant të kryeministrit, sipas të cilit Shqipëria është e vendosur për bashkëpunimin më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara në fushën e sigurisë, – theksoi ai.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21996. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21996

Uterine Cervix Cancer Treatment Cancer of the uterine cervic, a very common form of female cancer, has been described as a veneral disease. The reason for this astonishing statement, which is, of course, untrue, is that it rarely occurs in nuns, that it occurs more frequently in the sexually promiscuous, and that its incidence increases as the age at first intercourse decreases. It is also relatively rare in Jewish women and among other ethnic groups where male circumcision is traditionally practiced. This is the form of cancer that cervical cystology is designed throughout the world have shown this procedure with proper treatment when indicated to be a most effective prophylactic measure. Such a technique is particularly valuable in cancer of the cervix, in which, because of lack of symptoms, quite advanced disease may be present without the most fastidious patient even being aware of it.
A pap smear can detect anything from premalignant change to frank cancer. All  suspicious smears merit a full gynecological examination and usually a cone biopsy of the cervix. If no true invasiveness is seen, no further treatment is required. If true invasiveness is present, or obvious cancer is found on examination, the choice or treatment lies between total hystectomy, and radiotherapy. In patients with the disease in an early stage the results are equally good whatever method is chosen. Surgery is usually required in more advanced cases. Cancer of the cervix. like most other deep pelvic cancers, tends to grow comparatively slowly and to cause more havoc and distress by local infiltration than by the spread of distant metastases. Thus in very advanced cases the bladder and rectum may become involved, with very distressing local symptoms even in the absence of any life threatening metastases elsewhere. In such a circumstance extensive surgery is required. The prime object of such a major operative procedure is not so much to gain a cure, although this can still occur in a significant proportion of these patients, as to gain symptomatic relief from pain, total urinary and fecal incontinence, and the like. The widespread availability and utilization of the pap smear technique should soon abolish forever such tragic human situations.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=2912. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=2912

Endometrial Cancer Cancer of the body of the uterus is most common in women around the menopause. The precise cause is unknown but it is likely to be related to hormonal change. Some authorities have expressed cancer that the prolonged use of oral contraceptives, which maintain the lining of the uterus, the indonetrium, in a prolonged state of pseudo pregnancy, might have a delayed carcinogenic effect, but to date there is not such evidence to support such a fear. Endometrial cancer makes its presence known by menstrual irregularity, post menopausal bleeding, and abnormally heavy menstrual periods. These warning signs appear early, and the diagnosis is easily established by diagnostic uterine curettage.
The treatment is by hysterectomy, resulting in a high rate of cure. In patients whose disease has already spread beyond the limits of surgery, about 40 percent will obtain a useful remission from appropriate hormonal treatment.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=2908. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=2908

Ovary Cancer Treatment There are many types of ovarian tumors, and their behaviour can range from virtually benign to the most malignant. Many of these tumors are cystic and grow rapidly in size, but it should be noted that sheer size bears no relationship to the degree of malignancy. The initial symptoms may be no more than an increase abdominal distension, or may arise from pressure on adjacent pelvic organs, giving rise to bladder and bowel irregularity and a bearing down sensation.
The initial treatment of choice is removal of the tumor, which must include removal of the womb and the other ovary because such tumors tend to be bilateral. These tumors spread predominantly by seeding to the liver and throughout the abdominalcanity, producing a massive accumulation of fluid. Depending upon the precise histology the more anaplstic, the more rapidly growing, some ovarian cancers show  a good response to either radiotherapy or chemotherapy. In advanced cases with current tense acites requiring repeated aspiration of the ascitic fluid fro patient comfort, some retardation can be anticipated from the intraperitoneal injection of a cytotoxic drug, and thio-tepa is usually used from this purpose.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=2905. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=2905

Testicular Cancer Treatment There are many different testicular tumor types, seminomas and teratomas. On the whole, testicular cancers tend to be highly aggressive and to occur predominantly in relatively young men. The precise cause is unknown, but these cancers are far commoner in the strophic testicle than in the normal testicle. Thus this form of cancer is far  commoner in undescended testicles and in men with azoospermia and other sub fertility problems than in others. The early symptoms are simply a steady heavy enlargement of the affected testicle.
At the new cytotoxic drug cis platinum has been reported to induce dramatic and complete redress ion in a number of such patients, although it is too early yet to say whether these responses will result in permanent cures. Nevertheless this is an encouraging development, not only for the management of testicular cancer of yourn men, but as knowledge and experience increase, perhaps for other cancers as well.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=2902. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=2902

Prostate Gland Cancer The prostate is the gland surrounding the bladder neck in males. Enlargement of the prostate gland is a very common accompaniment of the aging process. Most of these prostatic problems are perfectly bening, but a fraction are malignant, and this fraction increases with advancing years. The early symptoms of both illnesses are identical obstruction to the voiding , with increasing frequency or urination, vocturia.
This may progress in both types of disorder to a complete inability to void urine, requiring emergency relief by use of a catheter. Digital rectal examination can usually distinguish benign from malignant prostatic enlargements with fair confidence and some simple biochemical tests can be used to confirm the diagnosis.
In the great majority of patients estrogen will bring rapid relief of pain and result in the regression of the bone metastases. For those patients who fail to respond to estrogen, and who tend to belong to a predominantly younger group, treatment is less satisfactory, although if the tumor is highly anaplastic some response from both radiotherapy and chemotherapy can be anticipated.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=2899. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=2899

Mustafa: Përmirësimi i pozitës materiale për arsimtarët duhet të jetë prioritet i institucioneve Prishtinë –
Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa, me rastin e 1 shtatorit, ditës së fillimit të viti të ri shkollor, ka deklaruar se do të vazhdohen edhe më tutje angazhimet e institucioneve lokale dhe atyre qendrore për krijimin e hapësirave të reja dhe më të mira për mësim, si dhe për përmirësimin e pozitës materiale për arsimtarët, në mënyrë që ata të jenë më të motivuar për punën e tyre të mësimdhënies.
Kryetari Mustafa këto komente i bëri gjatë vizitave që u bëri tre institucioneve shkollore, shkollës se mesme Ekonomiko-Juridike, “Hoxhë Kadri Prishtina”, shkollës fillore “Elena Gjika” dhe institucionet parashkollore, “Xixëllonjat”.
“I kemi bërë të gjitha përgatitjet që normalisht të filloj viti i ri shkollor. Mendojmë se ka filluar në mënyrë serioze pasi që janë bërë edhe përgatitjet për një fillim të mbarë”, tha kryetari Mustafa me këtë rast. Kryetari Mustafa, mësimdhënësve të këtyre shkollave u tha se Komuna është shumë e interesuar që ata gjatë këtij viti të arrijnë suksese të mira.
“Ne jemi shumë të interesuar që ju të arrini sukses. Do të ju ndihmojmë që standardi i shkollimit të rritet gjithnjë më tepër. Nga ana profesionale, ne kemi nevojë për ekspertë”, tha kryetari Mustafa gjatë vizitës në shkollën e mesme Ekonomiko-Juridike “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21992. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21992

Torurohet dhe i vihet zjarri biznismenit vlonjat
Për më shumë se 12 orë, trupi i pa jetë i biznesmenit Genci Abazaj i cili u gjet mbrëmë i masakruar, iu nënshtrua ekspertizës së mjekësisë-ligjore, në Tiranë.
Familjarët e 39-vjeçarit të cilët ndodheshin pas dyerve të morgut në Tiranë që mbrëmë,
kanë mundur të tërheqin trupin e të familjarit të tyre pak minuta më parë për ta transportuar drejt banesës së tyre në Vlorë.
Dëmtimet e shumta që kishte pësuar biznesmeni pasi i ishte vënë edhe flaka, vështirësuan identifikimin e tij, të paktën për policinë ishte e pamundur, kufomës iu vendos emri pasi familjarët e Abazajt njohën sendet personale të familjarit të tyre që ishin të njëjta me ato që gjendeshin te kufoma.
Burime nga mjekësia ligjore, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se biznesmeni është torturuar më parë nga autorët dhe goditjet e shumta ai ka gjetur vdekjen e më pas trupit të tij i është vënë zjarri.
Ekspertët e mjekësisë ligjore nuk dhanë detaje se cilat goditje i kanë sjellë vdekjen biznesmenit ndërsa nuk kanë bërë të ditur nëse ai është qëlluar me armë, por thanë se janë konstatuar shenja dhune në çdo pjesë të trupit të shkaktuara hnga sende të forta.
NOA
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21987. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21987

BE i jep dritën e gjelbër nënshkrimit të protokollit Bashkimi Evropian i jep dritën e gjelbër nënshkrimit të protokollit të bashkëpunimit në mes të EULEX-it dhe Beogradit. Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Lindhlam, i ka thënë KTV-së se në një takim sot në Bruksel është bërë e ditur se të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian plotësisht e përkrahin punën e misioneve të BE-së në Kosovë, duke përfshirë edhe marrëveshjet teknike me Beogradin. Ky është një element krucial për të luftuar krimin e organizuar dhe do të jetë në të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, citon Lindhlam ambasadorët e BE-së. Megjithatë, sipas saj, konsultimet e nevojshme me të gjitha palët do të vazhdojnë. Kurse, i dërguari i posaçëm i BE-së në vend, Pieter Feith ka raportuar për zhvillimet e fundit në Komitetin për Siguri dhe Politikë të Parlamentit Evropian.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21982. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21982

Salihi nënshkruan kontratë 1.5 milionë euro për Rapidin Sulmuesi shkodran nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me rekordmenët austriakë. Përfitimi neto i lojtari të Kombëtares shqiptarë është 1.2 milionë euro.
Transferim spektakolar i Hamdi Salihit nga SV Riedi te Rapidi i Vjenës, skuadra rekordmene austriake përsa i përket titujve kampionë (32): 1.5 milionë euro blerja e kartonit, kontratë 3-vjeçare dhe 1.2 milionë euro neto. Rapidi ishte vrasësja e ish-klubit mëmë të sulmuesit shkodran, Vllaznisë (dy fitore 5-0, 3-0), në turin e dytë eliminator të Ligës së Euopës. Në sezonin aktual, Rapidi i Vjenës pas 5 javëve (ka një ndeshje më pak) renditet në vendin gjashtë me 8 pikë, teksa ka shënuar 12 gola e ka pësuar gjashtë të tillë.
GODITJE CILËSORE Në fakt, transferimi zyrtar i Salihit nga skuadra modeste e SV Riedit te gjigantët austriake mund të konsiderohet si një goditje e minutës së fundit, por në të vërtetë tratativat për sigurimin shërbimeve të ish-sulmuesit të Vllaznisë e Tiranës në kampionatin shqiptar, kishin kohë që kishin nisur. Madje për herë të së vërtetës, SV Ried e kishte vonuar qëllimisht transferimin për të përfituar nga shtrenjtimi i kartonit të shqiptarit. Largimi sulmuesit Stefan Majerhofer në Angli te Volverhampton Uonderes rriti kuotat e shkodranit. Mediat austriake e konsideruan blerjen e Salihit si një goditje cilësore të 14-herë fituesve të Kupës së Austrisë.
SULMUES IDEAL Ia vlen të kujtojmë se Pakult e ka ndjekur Hamdiun dy herë live në Tiranë, kur shkodrani ishte në radhët e Tiranës, por ky i fundit preferoi një SV Riedin në janar të vitit 2007, ku iu garantua një vend titullari. Në transferimin e dytë të Salihit te një skuadër austriake një rol të dorës së parë luajti trajneri Peter Pakult, i cili vazhdimisht e ka konsideruar Salihi si një sulmues ideal për skemat e tij. Salihi do të jetë një ndër tetë lojtarët e huaj të Rapidit, që ka në gjirin e tij edhe një sulmues tjetër, kroatin 24-vjeçar Nikica Jelaviç, ky i fudnit luan nga sezoni 2008-2009, por rendimenti i tij është i ulët: 34 ndeshje, 7 gola. Ndërkohë që Salihi la Riedin, një tjetër lojtar shqiptar zuri vendin e tij. Sulmuesi Atdhe Nuhiu u huazua deri në përfundim të sezonit nga Austia Kartnen.
MAKINË GOLASH Hamdi Salihi me golat e tij bëri histori te SV Ried, duke pasur një mesatare të lartë shënimi: 82 ndeshje, 34 gola (reth 0.45 gola për ndeshje). Një mesatare e respektueshme, -shkruante faqja zyrtare e klubit të Rapidit. Në sezonin aktual, Hamdi Salihi është aktivizuar në 6 ndeshje duke shënuar 2 gola. Salihi, i cili në të kaluarën është aktivizuar edhe gjashtë ndeshje në Greqi për Panionosin (2004-2005), dallohet për instiktin e tij vrasës në zonë. Salihi ishte sot në kampin e Rapidit të Vjenës, ndërsa neser do të udhëtojë drejt Shqipërisë për tu bashkuar me lojtarët e tjerë të kombëtares shqiptare për sfidën kundër Danimarkës.
Dash Frasheri A-S
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21977. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21977

Riberi rrëfehet për problemin në Bajern Pasi kishte lënë të kuptohej mjaft herë se ishte i gatshëm të transferohej nga Bajern i Mynihut te Real i Madridit, Frank Riberi ka treguar shkakun e vërtetë. Francezi ka thënë në revistën Frons futboll se për herë të parë nuk merret vesh me një trainer të ri, duke iu referuar holandezit Luis Van Gal. Riberi ka treguar se raportet e tij me trainerin janë ekskluzivisht profesionale, dhe se ndërmjet tyre nuk ka asnjë afeksion. Riberi ka lavdëruar ish-trainerin Otmar Hitcfild, të cilin e ka quajtur një xhentëllmen të vërtetë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21973. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21973

Ranieri, trajneri i ri i Romës Klaudio Ranieri është trajneri i ri i Romës, duke zëvendësuar të sapo dorëhequrin, Luçano Spaleti. Ish-trajneri i Juventusit ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit të Romës dhe nesër pritet të vërë firmën mbi kontratën dy-vjeçare.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21970. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21970

Me Chigrinsky-n kompletohet skuadra Ukrainasi Dmytro Chygrynskiy edhe zyrtarisht e kompletoi transferimin e tij te kampioni evropian Barcelona. Blaugranët i paguan klubit ukrainas Shatjor Donetsk 25 milionë euro për të siguruar kartonin e plotë të tij. Ato klube që do të shprehin interesim për shërbimet e tij në të ardhmen duhet të bëjnë gati 100 milionë euro. Aq është klauzola që i ka vënë në kontratë kampioni i La Liga-s. Gjiganti 22 vjeç është i transferuari i tretë. Më parë në Camp Nou defiluan dyshja e transferuar nga kampioni aktual italian Inter suedezi Zlatan Ibrahimoviq dhe braziliani Maxvell. Chygrynskiy edhe pse i ka kualitetet ai do të ketë punë të vështirë për të siguruar një vend në 11-shën startuese. Ai për tu bërë partner i kapitenit legjendar të Barcelonës Carles Puyol do ta ketë konkurencën e meksikanit Rafael Marquez, Gerard Pique-s dhe Gabriel Milito-s i cili është afër riaftësimit.
Guardiola: Ska më transferime
Nuk më duhet më asnjë transferim, me ardhjen e Chigrinskyit Barcelona ka kompletuar skuadrën, tha menxhaeri kampion në të gjitha frontet Pep Guardiola.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21967. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21967
Top