Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Emigranti shqiptar në Greqi vdes nga gripi i derrit Shënohet viktima e parë e gripit të derrave edhe për shtetasit shqiptarë. Emigranti Jani Metushi, 25-vjeç, vdiq në një spital të Athinës, pas disa ditësh në gjendje tepër të rëndë. Burime spitalore, shtuan se Metushi kishte probleme në mushkëri. Në Greqi, llogariten rreth 2 mijë të prekur nga gripi i derrave. Vetëm ditët e fundit, u konfirmuan 157 raste të reja. Ndërkohë që 10 pacientë ndodhen në gjendje shëndetësore më të rëndë. Ministri grek i Shëndetësisë, Dimitris Avramopullos, deklaroi se shteti është i përgatitur, të ballafaqohet me pandeminë dhe pret dërgesën e parë me vaksina, të cilat do të jenë falas. Autoritetet greke planifikojnë të vaksinojnë gjithë popullatën.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22087. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22087

Shkupi, nikoqir i artistëve të rinj nga Evropa dhe Mesdheu
Në manifestimin e quajtur "Shtatë portat" do të marrin pjesë mbi 700 artistë të rinj
Bienalja e 14-të e artistëve të rinj nga Evropa dhe Mesdheu, e titulluar “Shtatë portat”, në mënyrë solemne do të hapet sonte në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Në manifestimin e quajtur “Shtatë portat” do të marrin pjesë mbi 700 artistë të rinj të moshës prej 18 deri 30 vjeçare nga 48 vende, të cilët do të krijojnë në shtatë disiplina – arte vizuele, arte aplikative dhe performuese, letërsi, muzikë, gastronomi dhe piktura lëvizëse. Gjatë dhjetë ditëve sa do të zgjasë Bienalja, artistët me veprat e tyre  do të prezantohen në Muzeun e Maqedonisë, Muzeun e arteve bashkëkohore, Muzeun e Qytetit të Shkupit, Qendrën kulturore-informative, Qendrën multimediale “Stacioni i vogël”, Qendrën kulturore rinore, Operën dhe Baletin e Maqedonisë, Hamamin e Daut Pashës, Çifte Hamamin, Teatrin popullor të Maqedonisë, Teatrin e Dramës, Shtëpinë e ARM-së, në Parkun e Qytetit dhe në Sheshin e qytetit. Bienalja e artistëve të rinj paraqet ngjarje kulminante ndërkombëtare shumëdisciplinore, e cila do të mundësojë prezantim të artit të mbi 300 produksioneve në sferën e arteve vizuele, 50 në artet aplikative, mbi 30 grupe muzikore, mbi 30 shfaqje teatrore dhe vallëzuese, lexime letrare dhe mbrëmje gastronomike. Në manifestim do të marrin pjesë mbi 1.000 mysafirë, mes të cilëve, përveç artistëve, edhe shumë mysafirë VIP, gazetarë, delegacione nga institucione të njohura evropiane dhe mesdhetare, asociacione, fondacione dhe trupa ndërkombëtarë, si dhe 40 shtëpi mediale. Ideja e Bienales është që të promovojë ide të reja, artistë, standarde në art, e posaçërisht në të njëjtën kohë nga njëra anë të jetë simbol i unifikimit dhe llojllojshmërisë së kulturave që e përbëjnë Evropën, si dhe atyre nga Mesdheu, ndërsa nga ana tjetër të jetë ind bashkues ndërmjet kulturave të ndryshme. Krahas ngjarjes kryesore, artistët e rinj do të kenë mundësi të marrin pjesë në shumë punëtori dhe ngjarje edhe pas përfundimit të Bienales, që do të mundësojë prezantim plotësues të kulturës dhe artit të Maqedonisë, si dhe mundësi që artistët të njihen me trashëgiminë e Maqedonisë. Bienalja është në organizim të Asociacionit për bashkëpunim ndërkombëtar rinor nga Shkupi, nën patronatin e Qeverisë, Ministrisë së Kulturës dhe Qytetit të Shkupit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22082. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22082

Barrot thirrje BE-së të hapin dyert për emigrantët Nënpresidenti i Komisionit Europian, Zhak Barrot po u bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të hapin dyert për më shumë refugjatë nga vendet në zhvillim, pavarësisht nga ndjenjat kundër emigrantëve si pasojë e krizës ekonomike globale. Barrot, njëkohësisht përgjegës për çështje të drejtësisë, lirisë dhe sigurimit, tha të mërkurën se Bashkimi Euopian duhet të bëhet shembull i humanizmit dhe të qëndrojë përkrah vendeve që strehojnë një numër të madh refugjatësh.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22078. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22078

Murinjo optimist: Inter fiton Barçën Interi i ka të gjitha mundësitë për të mundur Barcelonën. Deklarata është bërë nga traineri Zhoze Murinjo për El Mundo Deportivo, duke iu referyuar ndeshjes për Ligën e Kampioneve. Pas pushimeve dhe ndeshjes me Parmën, Inter do të ketë përballë në Meaca, pikërisht kampionët e Europës. Një ndeshje plot me stumij, por edhe për ish-at, Ibrahimoviç e Eto. Sipas Murinjos, kjo ndeshje është më tepër se një duel mes tyre.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22074. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22074

Sony Ericsson Xperia X2 do të paraqitet me Windows Mobile 6.5
Nëse keni pritur me padurim mbi disa lajme zyrtare për produktin XPERIA X2, atëherë nuk keni nevojë të prisni më shumë. Tani gjërat janë zyrtare  dhe thuhet se modeli i popullarizuar dhe i shtrenjtë pritet të paraqitet në tregje të zgjedhura gjatë çerekut të katërt të këtij viti.  Sipas një postimi në blogun e Sony Ericsson, Xperiancers, kompania tani për tani është në bisedime me operatorë tjerë në lidhje me kontratat dhe gjatë javës së ardhshme do të dalë edhe vetë me një komunikatë.
Përveç kësaj, blogu ka sjellë edhe disa informacione mbi vetë pajisjen,  duke bërë të ditur se do të ketë një kamerë me 8.1 megapiksel , gjithashtu do të përmbajë një kartelë standarde microSD me 4GB memorie dhe 13 panele të para-ngarkuara në pamjen e saj të veçantë në Windows Mobile (e cila duket të ketë një SDK të re për përditësimin e ardhshëm të këtij sistemi operativ).
Kur e kemi fjalën për Windows Mobile, pajisja në fjalë do të paraqitet me versionin 6.5. Për të kuptuar më shumë ndiçni videot e mëposhtme ndërsa të dhënat zyrtare do të ofrohet në momentin që SE paraqitet me një komunikatë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22070. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22070

Barca-Messi, kontrate e re deri ne vitin 2016
Barcelona blindon Leo Messi-n nga sulmet e sheikeve arabe. Klubi katalanas ka nenshkruar nje kontrate te re me talentin argjentinas, duke e bere praktikisht te pamundur largimin e tij nga Camp Nou.
Me firmen e hedhur ne kontraten e re, Messi do fitoje plot 10 milione euro ne sezon, me shume se kushdo tjeter ne radhet e katalanasve. Tashme mes paleve ka nje kontrate deri ne vitin 2012 me nje klauzole qe mund ta largoje sulmuesin vetem nese nje klub paguan 250 milione euro per kembet e tij.
Kjo eshte nje nga kontratat me te shtrenjta ne futbollin spanjoll duke perjashtuar ketu rastin e Kaka dhe Ronaldo, per te cilet Perez ka vendosur nje klauzole marramendese prej 1 miliarde dollaresh.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22063. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22063

Tuna shkon në Kubë për klip të nxehtë Këngëtarja bionde nga Shkupi, Altuna Sejdiu -Tuna, këtë vit ka lançuar dy hite të reja gjatë verës ishte shumë aktive sa i përket karrierës së saj. Njëra ka të bëjë me këngën e saj me rreperin e Vig Popa, të cilët në fillim të verës lançuan “single”- in dhe klipin e këngës “E boj nxehtë”, ndërkaq më vonë ajo lëshoj edhe këngën “Dua”, që ishte një duet i saj me Medën dhe Getin e Tingullit 3NT.
Tuna e mbaroi sezonin e koncerteve të verës por nuk mbaroi me surprizat e saj. Foto të nxehta sa vetë kjo verë që po lëmë pas, ka arritur të shkrepë grupi i fotografëve që e ka ndjekur nga pas. Dhe ka menduar të bëjë pushime vërtet të paharruara. Pikërisht në Kubë, plazhet e saj të famshme, të ëndërruara nga amerikanët dhe kanadezët, pa dyshim dhe nga evropianët. Tuna tani po pushon dhe shijon rrezet e diellit në plazhet e njohura të Kubës, por bashkë me të dashurin e saj, kanë vendosur që njëkohësisht të vizitojnë edhe vendlindjen e Çe Guevarës. Por të tilla pushime, sigurisht kanë shpenzime, dhe jo pak. Ndaj Tuna ka vendosur që me “një gur të vrasë dy zogj”. Teksa shëllihet në diellin e magjishëm të plazheve havaneze, Tuna pushimet atje do t’i shfrytëzojë edhe për xhirimin e një klipi të nxehtë në vendet dhe plazhet më atraktive të Kubës. Çifti ka fiksuar pikërisht hotelin luksoz “Paradisus” – Princesha e detit, ku dhjetë dittë në vazhdim, janë veçse pushime dhe argëtim. Për t’u kthyer nga mesi i shtatorit dhe mbërritur në Shqipëri.
Blerand Rexhepi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22062. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22062

Flaka Krelani: Pas shkollës dua të merrem me biznes Menjëherë pas angazhimeve të shumta në emisionin e përjavshëm Oksigjen , ka nisur një aventurë drejt vendeve të ndryshme. Për një muaj rresht ka shëtitur nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke shijuar natyrën dhe plazhet e bregdetit shqiptar. Pushimet tashmë i kam mbaruar. Kam qëndruar një muaj në Shqipëri, dhe kam shëtitur nëpër vende të ndryshme. Isha në Dhërmi, Sarandë, Tiranë e vende të tjera. Mund të them se kam kaluar pushime shumë të mira dhe i kam shijuar ato, kështu pohon Flaka. Ndërsa ajo ende është duke përjetuar ndjenjën e pushimeve, angazhimet rreth muzikës sikur kanë filluar të ngrenë kokën.
Dy këngë të reja dhe shumë më ndryshe, shumë shpejt do të zënë vend në repertorin muzikor të këngëtares, njërës prej të cilave do ti realizojë dhe klipin. Sipas Flakës dy demo janë përfunduar dhe po presin që të plotësohen me tekstet e tyre, e të cilat do dallojnë nga shablloni i përditshmërisë. Ndoshta është pak herët që të tregoj për të rejat rreth këtyre dy këngëve. Është shumë e sigurt që tekstet për ato dy këngë do të jenë më ndryshe dhe jo shabllon sikur po dëgjojmë çdo ditë. Ndonëse ende nuk e kam zgjedhur temën rreth teksteve, e di që njëra do të ketë tekst të dashurisë, por pak më diplomatik, ndërsa për tjetrën mbetet të shihet. Pasi të finalizoj gjithçka rreth këngëve do të vendos se cilës ti realizoj klipin, thekson Flaka, duke treguar se është duke biseduar me të vëllain, me të cilin zakonisht i bënë tekstet e këngëve.
Nuk e shoh muzikën si biznes
Synimi i saj është që të lançojë vlera, pa devijuar nga zhanri i saj i zemrës. E duke qenë në dijeni se muzika rok nuk është komerciale, këngëtarja tashmë është regjistruar në Fakultetin Ekonomik, në mënyrë që në të ardhmen të vazhdojë me biznesin e saj. Unë nuk e shoh muzikën biznes. Kjo është arsyeja pse jam regjistruar në Fakultetin Ekonomik dhe pasi të përfundoj studimet do të hap biznesin tim dhe nga ai biznes do të mbijetojë, edhe në muzikën që unë kultivoj, tregon Flaka.
Blerand Rexhepi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22058. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22058

Përdorimi i përditshëm i aspirinit mund të jetë i rrezikshëm Njerëzit e shëndoshë të cilët për çdo ditë konsumojnë aspirin, duke konsideruar se në këtë mënyrë mbrohen nga sëmundjet e zemrës, megjithatë rrezikojnë të fitojnë sulm në tru.
Këtë e tregoi hulumtimi i zbatuar në Britaninë e Madhe, me të cilën shkenctarët arritën të dëshmojnë se aspiri ka veprim pozitiv për njerëzit të cilët kanë probleme kardiovaskulare, por nga ana tjetër përballen me rrezik për sulme në tru.
Për shkak të kësaj, shkenctarët apelojnë deri te njerëzit e shëndoshë, të cilët nuk kanë nevojë nga aspirini, që të mos e konsumojnë, që të mos shkaktojnë probleme tjera shëndetësore. /makfaks/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22052. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22052

Ren: Maqedonia ka gjasa reale për fillimin e negociatave me BE-në

Maqedonia bën progres të mirë në përmbushjen e tetë kritereve, dhe nëse arrin ta plotësojë atë që mbetet, do të mund të propozohet datë për fillimin e negociatave këtë vit, deklaroi eurokomesari për zgjerim Oli Ren.

Vetëm disa javë para raportit të Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit, Ren para eurodeputetëve nga Komisioni për punë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, i prezantoi linjat kryesore të asaj që do të publikohet më 14 tetor.

Eurokomesari për zgjerim, siç njofton Radio Dojçe Vele, vlerësoi se Maqedonia ka gjasa reale të marrë rekomandim për fillimin e negociatave me BE-në.

Në vërejtjen e eurodeputetëve se vlerësimi në Maqedoni është se me ligjet të cilat u miratuan së fundi janë plotësuar kërkesat e Brukselit, ai porositi se nuk duhet asnjëherë të mbretërojë kënaqësia para se të realizohet gjithçka. Qeveria dhe Parlamenti përfunduan një punë solide dhe të mirë muajve të fundit, sidomos në sferën e gjyqësisë dhe rreth administratës, theksoi Ren.

“Mendoj se ekzistojnë gjasa reale që të plotësohen kushtet për fillimin e negociatave të këtij viti”, theksoi eurokomesari për zgjerim.

Ren edhe një herë e përsëriti se kontesti rreth emrit nuk është kusht, por nëse zgjidhet, do të mundësohet klimë për eurointegrimet e Maqedonisë. Eurokomesari nuk u përgjigj në pyetjen e një deputeti grek, i cili kërkoi prej tij ta dënojë, siç theksoi, “propagandën nacionaliste të qeverisë së Shkupit”.

Eurodeputetët e pyesnin Renin pse Komisioni ka rekomanduar ndërprerjen e vizave vetëm për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa janë lënë anash Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina, gjë që do të mund të shkaktojë jostabilitet rajonal.

Ren theksoi se ndarja e regjimit pa viza nuk është vendim politik, pasi që kjo nënkupton plotësimin e kushteve, duke insistuar se edhe KE-ja si dhe të gjitha vendet e rajonit të lirohen nga vizat, por pasi paraprakisht do t’i plotësojnë kushtet. Ai theksoi se Maqedonia më me efikasitet e ka shfrytëzuar ndihmën e BE-së rreth plotësimit të kushteve për liberalizimin e vizave.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22047. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22047

Doris Pack: Pa Qeverinë e Kosovës nuk ka protokoll të Euleksit me Serbinë I propozoj Euleks-it që ta ftojë Qeverinë e Kosovës ta nënshkruajë protokollin në mënyrë që në marrëveshje të figurojnë tre nënshkrimet: i Kosovës, i Euleks-it dhe i Serbisë. Nëse kjo nuk bën, atëherë, ska çna duhet ai farë protokolli, atëherë nuk kemi nevojë për të, sepse pa nënshkrimin e Qeverisë së Kosovës protokolli është i pavlefshëm. Kështu thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën euro-deputetja gjermane Doris Pack.
Zonja Pack, Bashkimi Evropian është konsultuar lidhur me çështjen e mundësisë së nënshkrimit të protokollit midis Euleksit dhe Serbisë. Institucionet e Kosovës që frikësohen se me këtë veprim preket shtetësia e vendit kanë kundërshtuar me vendosmëri qëllimin e Euleks-it. Ju si mendoni?
Unë mendoj se Euleksi duhet të mbajë kontakte me vendet fqinje të Kosovës dhe natyrisht duhet të përpiqet të ndihmojë Qeverinë e Kosovës në tejkalimin e vështirësive dhe problemeve që ekzistojnë midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuadër ndoshta ka nevojë për bashkëpunim me policinë e Serbisë, mirëpo këtu nuk guxon të përjashtohet Kosova, prandaj në një protokoll të tillë duhet të jetë patjetër palë nënshkruese edhe Kosova. Me një fjalë marrëveshja duhet të nënshkruhet nga tre palët, nga Institucionet kompetente të Kosovës (policia e Kosovës), Euleksi dhe policia e Serbisë. Për mendimin tim vetëm nëse protokolli nënshkruhet nga të tria palët, marrëveshja është e pranueshme.
Kjo do të thotë se Euleski nuk guxon të nënshkruaj protokollin me policinë e Serbisë pa lejen, pajtimin dhe miratimin e Institucioneve të Kosovës?
Jo pra, prandaj unë i propozoj Euleksit që ta ftojë Qeverinë e Kosovës që ta nënshkruajë protokollin në mënyrë që në marrëveshje të figurojnë tre nënshkrimet, siç thashë i Kosovës, i Euleksit dhe i Serbisë. Nëse kjo nuk bën, atëherë, ska çka na duhet ai farë protokolli, atëherë nuk kemi nevojë për të, sepse pa nënshkrimin e Qeverisë së Kosovës protokolli është i pavlefshëm.
Begradi këto ditë ka proklamuar se nënshkrimi i protokollit me Euleksin vërteton faktin se BE-ja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Kjo është marrëzi, Beogradi gjithmonë po shtrembëron gjërat ashtu si ia ka qejfi. Euleksi nuk është organizatë me karakter shtetëror. Euleksi është organizatë që punon për Bashkimin Evropian dhe për shtetet e ndryshme të BE-së, dhe në Kosovë është për të ndihmuar forcimin e shtetit ligjor, pra ndodhët për të ndihmuar Kosovën. Fakti që Euleski ka dashur të ndihmojë në tejkalimin e vështirësive midis Kosovës dhe Serbisë përmes këtij protokolli, që nuk është nënshkruar, nuk do të thotë fare se pavarësia e Kosovës guxon të preket nga kush do qoftë. Euleksi nuk është aty për ta njohur apo mos njohur pavarësinë. Të drejtën për njohjen e pavarësisë së Kosovës e kanë shtetet e Bashkimit Evropian ashtu siç edhe kanë bërë.
Ka një javë që po flitet për tensione midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës. A është e vërtetë kjo zonja Pack?
Për zhvillimet e fundit në Kosovë biseduam dje me zotin Piter Feith në Komisionin për Punë të Jashtme. Mund të ju them se zoti Feith ka raportuar shumë pozitivisht për zhvillimet në Kosovë. Ai ka raportuar se në Kosovë janë bërë shumë përparime. Natyrisht, ka raportuar edhe për vështirësitë me të cilat po përballet Kosova edhe sot e kësaj dite. Mendoj se gjërat janë shumë më mirë se sa që flasin disa, që përpiqen ti shohin zi. Prandaj, unë uroj dhe dëshiroj që Qeveria e Kosovës edhe më tej të punojë në të mirë të të gjithë atyre që Kosovën e kanë atdhe të përbashkët.
Çështja e protokollit është bërë shkak që Lëvizja Vetëvendosje të nxjerrë njerëzit në rrugë. Lideri i saj Albin Kurti jo vetëm që kundërshton protokollin por ai është edhe kundër mandatit të Euleksit.
Albin Kurti që nga fillimi ka kundërshtuar edhe planin e Ahtiasrit. Unë mendoj se e rëndësishme për popullin e Kosovës është që kjo qeveri që është në pushtet ta bëj punën e saj dhe e porosis Albin Kurtin që të përmbahet. Besoj se nuk është gjë e mirë të nxitësh njerëzit të dalin në rrugë, ti dëshprosh ata dhe të mbjellësh farën e mosbesimit tek ta. Mendoj se ai nuk ka të drejtë. Misioni Euleks është atje për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës, është aty për të forcuar shtetin ligjor të së drejtës. Në asnjë mënyrë Euleksi nuk mund të krahasohet me misionin e UNMIK-ut. Atë kohë Kosova nuk ishte e pavarur, kurse tani ajo është e pavarur edhe pse me një pavarësi të kushtëzuar sipas planit të Ahtiasarit. Kosova mund të them se po punon me përkushtim sipas planit të Ahtisaarit mbi bazën e të cilit po bëhet edhe procesi i decentralizimit. Tani kemi edhe zgjedhjet lokale në cilat shpresoj shumë se do të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës, të cilët Kosovën duhet ta pranojnë për shtet të tyre. Ata nuk mund të jetojnë në një vend e të mos marrin pjesë në politikën e atij vendi, prandaj me këtë rast u kërkoj serbëve të Beogradit të lënë rehat serbët e Kosovës në punën e tyre, të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës. Shpresoj shumë se në zgjedhjet komunale që i kemi përpara kjo do të realizohet.
Zonja Pack, qytetarët e Kosovës së fundi po ndihen të lënë pas dore për shkak se BE-ja ka marrë vendim të heq vizat për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë por jo për Kosovën. A do të na leni të izoluar nga bota?
Jo, jo, nuk është vetëm Kosova, është edhe Shqipëria edhe Bosnja e Hercegovina që kanë mbetur pa hyrë në listën e bardhë Shengen. Në të tria rastet nuk janë plotësuar kushtet teknike, të cilat Bashkimi Evropian i kërkon një vend për ti hequr vizat. Unë uroj dhe dëshiroj që Bashkimi Evropian pikërisht këtyre tre vendeve tu ndihmojë që sa më shpejtë të plotësojnë kriteret teknike për heqjen e vizave, siç janë prodhimi i pasaportave biometrike. Sapo këto vende të plotësojnë këto kushte teknike, Bashkimi Evropian do të heq vizat edhe për këto tri shtete. Nuk është mirë që të përdorën dy kute për këtë çështje, sepse kjo shkakton pakënaqësi. Unë ju them se në këtë çështje ju keni mbështetjen e shumicës së Parlamentit Evropian.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22043. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22043

Rama: Pakti Berisha-Meta, ne dem te Shqiperise Pazari i fundit mes Berishes dhe Metes i ngritur mbi themelet e nje maskarade zgjedhore do t’i kushtoje shume Shqiperise. Keshtu deklaroi kreu socialist Edi Rama, nje dite pas firmosjes se marreveshjes mes PD-se dhe LSI-se per koalicionin bashkeqeverises te 4 viteve te ardhshme.
Duke e cilesuar kete pakt, si nje krushqi e turpshme, Rama theksoi se kjo qeverisje nuk mund te sjelle zhvillim, pervecse te rrise perfitimet e nje grupi njerezish te bashkuar, te cilet po vijojne plackitjen e Shqiperise.
“Per Berishen dhe Meten, PS mbetet nje objekt agresioni verbal dhe sulmesh te koordinuara”, tha Rama.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22039. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22039

Meksike, kapet nje UFO? Foto e rralle Mister ne Meksike ku nje televizion zbulon te dhena tronditese per pranine e nje qenieje jashtetokesore ne vitin 2007.

Pamjet filmike tregojne qarte pranine e nje qenieje te panjohur me koke te madhe qe eshte gjetur nga fshatar i quajtur Marao Lopez. Pas testeve te kryera nga shkencetaret, eshte dale ne perfundimin se ne siperfaqen e Tokes nuk ekzistojne qenie te tilla, ndersa e dhena me tronditese eshte ajo e vdekjes se fshatarit pas nje zjarri misterioz qe perfshiu makinen e tij.
Shkencetaret meksikane shprehen se ndodhen perpara nje enigme te madhe, pasi skeleti ka nje forme te cuditshme dhe dhembet nuk kane rrenje. Alieni ka disa tipare te ngjashme me qeniet njerezore por ajo qe te ben me shume pershtypje jane permasat e medha te kokes ku pjesa e pasme eshte me e zhvilluar.
Persa i perket, Marao Lopez, eksperti amerikan i UFO-ve, Joshua P. Warren thote se flaket qe dogjen makinen ishin shume me te nxehta se ato qe njohim ne aktualisht. Pista e pare qe duhet ndjekur ne kete rast eshte ajo e hakmarrjes se mundshme te prinderve te alientit te vogel te gjetur nga fshatari. Ne kete zone jane raportuar shpesh here vizita te cuditshme nga qielli, madje ne fushat me grure jane identifikuar edhe rrathe te cuditshem ne te shkuaren. Kete ngjarje e ka trajtuar edhe gazeta gjermane Bild.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4423. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4423

Halle Berry përsëri shtatzënë? Ueb-faqe të thashethemeve janë duke lëshuar raporte të ndryshme që aktorja bukuroshe tashmë është tre muaj shtatzënë me Gabriel Aubry dhe është duke pritur fëmijën e saj të ditë.
Halle është shumë e lumtur. Kjo është hera e parë pasi që ajo ka vuajtur shumë që të jetë shtatzënë pasi që ka pasur problem me frytin. Këtë thuhet e ajo ka bërë fekondim artificial, ka thënë një burim për revistën Life and Style.
Fëmija i parë i Halle dhe Gabriel ishte Nahla Aubry që lindi në vitin 2008.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=655. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=655

Lady GaGa bashkëpunon edhe më Michael Bolton Këngetarja e talentuar e muzikës pop, Lady GaGa po kalon një nga momentet më të suksesshme të karrierës së saj. Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=659. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=659
Top