Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Lufta e Trojës, a ka ndodhur vërtet? Vetëm pak milje larg Dardaneleve, në pjesën aziatike të gjirit të ngushtë që ndan Greqinë nga Turqia, ndodhet në kodër e vogël e njohur si Hisarlik. Kjo, sipas Herodotit, Ksenofonit, Plutarkut dhe të tjerë shkrimtarë klasikë grekë e romakë, ishte vendndodhja e Trojës, pikërisht Trojës së Iliadës dhe Odisesë, që kish shkruar Homeri. Grekët e lashtë nuk ishin të sigurtë, nëse Homeri e kish parë vërtetë ndonjëherë Trojën, por ata nuk kishin dyshim se betejat që ai përshkruante kishin ndodhur. Ata nuk kishin dyshim as për faktin që kishin ndodhur në dhe përreth Hisarlikit. Në një botë ku njerëzit ishin si perëndi (dhe perënditë ishin shumënjerëzorë), këtu ndodhi përplasja më e madhe mes të dyve. Pikërisht në Trojë, Paridi, biri i Mbretit Priam solli Helenën, gruan më të bukur në botë, pasi e rrëmbeu nga shtëpia e saj. Pikërisht drejt Trojës i drejtoi Mbreti Agamemnon trupat e tij për t u hakmarrë. Dhe pikërisht në Trojë, Akili, luftëtari më i madh grek, vrau Hektorin, vëllanë e Paridit. Në skenën e fundit të Iliadës, Priami u takua me Akilin për të negociuar kthimin e trupit të të birit, si dhe një marrëveshje mes grekëve dhe trojanëve. Siç e dinë mirë lexuesit e Odisesë, historia nuk mori fund këtu. Besimi dhe mosbesimi Besimi se e gjithë kjo kish ndodhur vërtetë – dhe pikërisht në Hirsalik – tërhoqi më vonë shumë pushtues. Në vitin 480 para Krishtit, mbreti pers, Kserksi, flijoi një mijë dema pranë Hirsalikut, pak përpara se të kalonte Dardanelet drejt Greqisë. Një shekull e gjysmë më vonë, kur Aleksandri i madh udhëhoqi trupat e tij në drejtimin e kundërt, ai nderoi Akilin me fli pranë të njëjtit vend. Përgjatë Mesjetës dhe Rilindjes, udhëtarët vijuan të vizitojnë Hirsalikun, të binudr se këtu qe Troja. Nga shekulli 18, studiuesit nisën të kenë një qaje më skeptike. Shumë vinin në dyshim faktin në kish patur një luftë në Trojë, e jo më përplasjet monumentale të epikës së Homerit. Disa madje hidhnin dyshime në kish patur një Homer, apo më saktë një njeri i vetëm në vend të një serie poetësh. Në fund të fundit, sipas tyre, qindra vite ndanin Herodotin nga Homeri, dhe qindra të tjerë janë mes poetit dhe epokës së artë. Deri në gjysmën e dytë të shekullit 19, vetëm një pakicë studiuesish besonin se, Iliada dhe Odisea flisnin për ngjarje që kishin ndodhur vërtetë. Edhe më pak besonin se Troja, nëse kjo kish ekzistuar, ndodhej në Hisarlik. Për shumëkënd, Iliada dhe Odiseja ishin letërsi e madhe, jo histori. Një njeri që mbeti i bindur se Troja kish ekzistuar ishte Frank Calvert, konsulli i SHBA në rajon dhe një arkeolog amator. Në mesin e viteve 1860, Calvert bëri disa gërmime paraprakë në Hisarlik, duke zbuluar mbetjet e një tempulli nga koha klasike dhe një mur nga koha e Aleksandrit të Madh. Ishte inkurajuese, por njëkohësisht bindi Calvertin se ka shumë shtresa historie poshtë Hisarlikut dhe se gërmimi i nevojshëm do të kërkonte më shumë para nga sa kishte ai. Më pas, në vitin 1868, Calvert thirri për darkë Heinrich Schliemannin, një milioner gjerman i apasionuar pas Homerit. Edhe Schliemann u bind se, Hisarlik ishte në fakt Troja. Dhe, ndryshe nga Calvert, s i kish paratë për të bërë diçka. Në 1870, ai dhe ekipi i tij nisën të gërmojnë. Schliemann besonte se Troja e Homerit ishte kaq e lashtë, saqë mund të gjendej vetëm po të gërmohej thellë në Hisarlik. Kështu që ai hapi një sipërfaqe shumë të madhe të kodrës, duke mbërritur deri në themelin. Teksa gërmonte, u shqetësua kur gjeti shumë objekte të Epokës së Gurit, pasi këta logjikisht duhej të ndodheshin poshtë Epokës së Bronzit apo Hekurit që kish përshkruar Homeri. Në maj të 1872, Schliemann pranoi në ditarin e tij se ishte i “shastisur”. Megjithatë, vazhdoi të gërmojë. Thesare nga Troja? Më pas, në maj 1873, ai gjeti flori. Siç e ka rrëfyer më vonë historinë ai vetë, Schliemann druhej se si mund të reagonin punëtorët e tij po të shihnin arin. Duke u thënë se sapo ish kujtuar që kish ditëlindjen, ai u tha që të bënin pak pushim. Më pas thirri bashkëshorten, Sophia, e cila e mori fshehtësisht floririn në shallin e saj. Vetëm më vonë çifti ekzaminoi thesarin, i cili tejkalonte edhe ëndrrat më të bukura të Schliemann. Kishte vepra të mrekullueshme në ar dhe në bakër, duke përfshirë 2 kurora të bëra me mijëra copëra floriri, 60 vathë floriri dhe 8750 unaza floriri. Schliemann konkludoi se ky duhej të ishte thesari i Mbretit Priam, përfshirë xhevahirët e Helenës. Më vonë, ai spekuloi se një pjesëtar i familjes kishte fshehur thesarin teksa grekët po shkatërronin qytetin. Më pas, trojani i pafat ishte varrosur nën rrënoja teksa sënduku dhe qyteti u pushtuan nga flakët. Një çelës bakri që ish gjendur pranë xhevahirëve duhej të kish shërbyer për të hapur sëndukun, hamendësonte Schliemann.Ende i shqetësuar për sigurinë e thesarit, Schliemann e kaloi fshehtas drejt Greqisë. Kjo gjë nuk u pëlqeu aspak autoriteteve turke, që e çuan para gjyqit. Në 1875, Schliemann pranoi t i paguajë pesëdhjetë mijë franga qeverisë turke. Në këmbim, turqit pranuan që ai ishte tashmë pronar i një thesari unik e shumë të vyer. Por, a ishte thesari i Priamit?
Ideja për gërmimet Në biseda private, Schliemann shprehej se kish dyshime. Sado i madh që ishte thesari, ai nuk shpjegonte mungesën e shenjave të tjera që të tregonin se Hisarlik ishte Troja e Homerit. Schliemann kish gjetur mbetje të një vendbanimi prehistorik, por asnjë prej rrugëve të tjera apo portave të mëdha që kish pritur, pasi kish lexuar poemën. Ai qe i vendosur të gërmonte më tej, por turqit, ende të zemëruar nga fakti që ai kish kaluar fshehtas thesarin jashtë vendit, refuzuan ti japin lejë. Por Schliemann, një njeri që nuk mund të rrinte duarkryq, vendosi ta vazhdojë diku tjetër kërkimin e tij për Trojën. Ai vendosi që, nëse nuk mund të arrinte në mbretërinë e Priamit, të paktën mund të kërkonte në atë të Agamemnonit. Edhe këtu, shkrimtarët klasikë ofronin udhëzime, këtë herë në Mikenë, që ndodhet poshtë Korinthit në Gadishullin Argolik të Greqisë. Ky mendohej prej kohësh të ishte vendi i varrimit të mbretërve të lashtë grekë, dhe ndryshe nga Hisarliku, këtu kish disa rrënoja të dukshme dhe mbresëlënëse. Ideja e Schliemann ishte të gërmonte jashtë mureve të Mikenës, aty ku askush nuk kish parë. Rezultatet ishin edhe më spektakolarë se sa në Hisarlik. Ai gjeti pesë varre me eshtrat e 19 burrave dhe grave dhe dy fëmijëve, të gjithë të mbuluar me flori. Varret kishin gjithashtu shpata bronzi dhe kama floriri, kupa argjendi e floriri si dhe dhjetëra xhevahirë e dekoracione me flori. Fytyrat e burrave ishin mbuluar me maska floriri që dukeshin të ishin portrete. Schliemann, me prirjen e tij të natyrshme drejt dramatikes, shpalli se kish parë fytyrën e vetë Agamemnonit. Tani ai ishte më i bindur se kurrë që Homeri kish përshkruar njerëz dhe beteja reale. Por, varreza e kushtueshme në Mikenë e bëri qytetin e vogël të Hisarlik të dukej edhe më pak madhështor, dhe kontrasti e bezdiste Schliemannin. Më në fund, në vitn 1890, në këmbim të një pagese të madhe, turqit i dhanë Schliemannit një lejë për të vazhduar gërmimet në Hisarlik. Këtë herë, ai gërmoi në kufirin perëndimor të kodrës, shumë pak larg qytetit ku kish gjetur thesarn e Priamit. Aty gjeti rrënojat e një ndërtese shumë të madhe. Kjo ishte më në fund një strukturë e denjë për heronjtë e Homerit; ndoshta, mendoi Schliemann, ky ishte pallati i Priamit. Brenda mureve të kësaj ndërtese punëtorët gjetën mbetje poçesh si dhe forma e dekorime mikenase. Kjo i dha Schliemannit lidhjen që ai kish kërkuar mes Mikenës dhe Trojës. Nëse nuk kishin luftuar me njëra-tjetrën, atëherë të paktën kishin bërë tregti me njëra-tjetrën. Ironikisht, zbulimet e 1890 konfirmuan edhe frikën më të madhe të Schliemann, pasi zbulimet e reja ishin gjetur shumë më pranë sipërfaqes se sa qyteti që ai kish gërmuar në 1870. Shenja për Trojën Kjo tregonte se, Troja e Homerit ishte ndëruar shumë shekuj më vonë se sa vendbanimi i vogël ku Schliemann kish gjetur thesarin, kështu që ky i fundit nuk mund të kish qenë i Priamit, apo ndonjë figure tjetër të Iliadës. Më keq akoma, kjo do të thonte se Schliemann, me kërshërinë e tij për të mbërritur shpejt në fund të kodrës, kish kaluar mu në mbetjet e Trojës së Homerit. Duke bërë këtë, ai me siguri kish shkatërruar disa prej mbetjeve të qytetit që kaq shumë donte ta gjente. Schliemann vdiq në 1890, kështu që i mbeti asistentit të tij të dikurshëm, Ëilhelm Dorpfeld që të vazhdonte gërmimet. Ky supozoi që shtëpia e madhe e zbuluar në fillim të atij viti ishte pjesë e qytetit të Epokës së Bronzit që Schliemann kish kërkuar dhe vazhdoi të gërmojë në Perëndim dhe në Jug të qytetit. Në 1893 dhe 1894, ai gjeti më shumë shtëpi të mëdha, një kullë vrojtimi dhe treqind metra mur qyteti. Ai gjeti edhe shumë poçe të tjera mikenase. Dorpfeld konkludoi se kjo ishte Troja e Homerit. Në të vërtetë, kulla, shtëpitë e mëdha dhe rrugët e gjera ishin shumë më pranë përshkrimeve të poetit se sa çdo ndërtesë që kish zbuluar Schliemann. Analiza që Dorpfeld i bëri shtresave në Hirsalik e bëri të konkludojë se vendbanimi i vogël i Schliemann ishte i dyti i ndërtuar në Hirsalik, dhe që ish ndërtuar në 2500 Para Krishtit. Troja e Dorpfeld ishte qyteti i gjashtë i ndërtuar në të njëjtin vend, dhe ishte ndërtuar mes viteve 1500 dhe 1000 para Krishtit. Kjo e afroi atë shumë me datën tradicionale të Luftës së Trojës – afërsisht në 1200 para Krishtit. Ai u bind edhe më shumë se kish zbuluar Trojën e Homerit. Pikëpamja tjetër Pikëpamjet e Dorpfeld mbizotëruan për 40 vjet, deri kur një ekspeditë amerikane nën drejtimin e Carl Blegen mbërriti në Hirsalik. Gërmimet e Blegen që zgjatën nga 1932 deri në 1938 nxorrën disa probleme serioze në hipotezën e Dorpfeld. Sipas Blegen, shkatërrimi i Trojës së gjashtë nuk mund të kish qenë rezultat i një pushtimi grek. Në njërën anë të murit themeli ishte zhvendosur, ndërsa pjesë të tjera ishin shembur krejtësisht. Blegen besonte se ai lloj dëmi nuk mund të shkaktohej nga njeriu – edhe nga njerëz me aftësi Zotash. Ai bëri shkaktar një tërmet. Sipas Blegen, ishte vendbanimi i radhës në Hisarlik – dhe i shtati – që ishte Troja e Homerit. Pas tërmetit, trojanët rindërtuan qytetin e tyre, por në mënyra shumë të ndryshme. Shtëpitë e mëdha të Trojës së gjashtë u ndanë tani në dhoma të vogla dhe rrugët e gjera u mbushën me shtëpi të vogla, secila me poçe të mëdha në dysheme. Sipas Blegen, kjo tregonte për një qytet në rrethim: me grekët jashtë portave të Trojës, çdo hapësirë e disponueshme duhej të mbushej me refugjatë dhe mallra. Blegen konkludoi se, qyteti i shtatë ra shumë shpejt pas të gjashtit, kështu që sërish ai përputhej me datën tradicionale të Luftës së Trojës.
Tre arkeologët besojnë se kanë gjetur Trojën Në fillim Schliemann, më pas Dorpfeld, më pas Blegen: të tre arkeologët besuan se kishin gjetur Trojën e Homerit në Hisarlik, ndonëse në nivele të ndryshëm. Të tre do të ishin ngazëllyer nga puna e studiuesve të mëvonshëm dhe arkeologëve. Disa prej provave më munduese erdhën nga mbetjet e qytetërimit Hitit, që lulëzoi në Turqi deri pak kohë pas vitit 1200 Para Krishtit. Gjatë viteve 1970 dhe 1980, studiuesit deshifruan blloqe balte të gjetur aty, disa prej të cilave rendisnin emrat e mbretërve të huaj dhe diplomatëve, me të cilët kishin marrëdhënie hititët. Disa prej këtyre studiuesve kanë sugjeruar se mes emrave ishin edhe ata të Priamit dhe Paridit. Duke u kthyer në Hisarlik, në mesin e viteve 1990, arkeologu gjerman Manfred, Korfmann përdori tekologji të reja për të gjetur muret e qytetit të Dorpfeld-Blegen përtej limiteve të mëparshëm. Troja e Korfmannit ishte, edhe më shumë se e paraardhësve të tij, një qytezë e denjë për heronjtë e Homerit. Analiza e Korfmann tregonte gjithashtu, që muret trojanë mund të kishin qenë të dukshëm në shekullin e tetë kur Homeri mund të ketë vizituar vendin. Megjithatë, shumica e studiuesve të kohëve të sotme kanë qenë të kujdesshëm për të mos kaluar në konkluzione Shumica e studiuesve thonë se nuk mund të shprehen me siguri nëse ka ndodhur Lufta e Trojës. Iliada dhe Odiseja ishin produkte të një deshirimi për një Epokë të Artë të humbur prej kohësh, si dhe e imagjinatës shumë të ndezur të poetit, dhe si të tilla nuk mund të konsiderohen prova të besueshme historike. Por ashtu si dyshonte Schliemann, nuk mund të ketë më dyshime që kodra në Hisarlik ka qenë dikur një qytet i madh, ashtu si qyteza e Mikenës. Dhe ndonëse historianët nuk mund të jenë të sigurtë për emrat apo bëmat e atyre që jetuan aty, ata mendojnë se ka shumë gjasa që secili dinte shumë gjëra për të tjerët. Populli i Trojës dhe ai i Mikenës flisnin me njëri-tjetrin, tregtonin me njëri-tjetrin dhe, luftonin me njëri-tjetrin. Të paktën deri këtu Schliemanni – dhe Homeri – kishin të drejtë.
Ballkan
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22112. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22112

Breast Cancer Treatment The precise cause of the cancer of the breast, the commonest of all cancers in women, is unknown, although it is certain that hormonal factors are involved. Cancer of the breast is more common in spinsters than in married women, ,ore common in those who have never lactated than in those who have, and least common af all in those who have breast fed a number of children. It can occur at almost any age, with a peak incidence around the menopause.
The diagnosis is made by the discovery of a painless lump in the breast, with latter dimpling of the overlying skin and reactivation of the nipple. The disease spreads to the axillary lymph nodes and sometimes to the intrathoracic lymph nodes, and the n eventually by blood borne dissemination predominantly to the skeleton and to the lung. All rates of growth tumor, and recurrences as long as 30 years after primary treatment are by no means unknown. Thus the conventional characteristic time defining a cancer “cure” a patient alive and well with no evidence of active disease five years after primary treatment has to be extended in considering cancer of the breast. The achievements and the problems associated with treating patients with more advanced disease will be discussed in some latter chapters, as well as the observations about acerbate therapy.
Approximately one in every one hundre breast cancers occurs in men. The symptoms, the signs, and the methods of treatment are essentially the same, but the outlook is somewhat poorer because of the increased likelihood of early intrathoracic lymph node spread.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=2924. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=2924

Lung Cancer Treatment The relationship between cigarette smoking and lung cancer needs hardly be stressed here except to note that lung cancer can also affect lifelong non smokers. It is also much more common in people living in urban than in rural areas and in countries with cold damp climates, where chronic bronchitis is rife. Chronic exposure to dust inhalation in many industrial processes particularly in the mining industries, is also a causative factor.
Like smoking, lung cancer is predominantly a disease of men, but the incidence in women is rising. The illness may arise quite suddenly in someone in apparent good health and typically in his fifties, or it may be superimposed insidiously after a long history of chronic bronchitis and emphysema, typically in a patient in his seventies. The symptoms are often very vague, and sharp weight loss. A common presentation is “pneumonia” that fails to respond to treatment. Very often the first indication of this disease is some metastasis manifestation, such as bone pain from a secondary tumor deposit, hoarseness from compression of the recurrent laryngeal nerve, or headache and irrational behaviour form a brain metastasis. The diagnosis is usually very obvious on simple chest x-ray and if any doubt remains it can be confirmed by bronchoscopy and biopsy.
The only really curative treatment is early and adequate surgery. Each lung consist of several lobes. If the tumor id far out from the main lung root, it is sometimes possible to remove only the affected lobe, with relatively minor residual respiratory impairment. if the tumor is more centrally situated, it may be possible to treat it by removal of the whole lung. This, of course, results in a 50 percent reduction in respiratory volume, but in time the remaining lung can compesate quite remarkably. If the tumor is more central still, invading the vital structures of the mediastinum, the situation is inoperable. Unfortunately, the great majority of lung cancer victims are inoperable when first diagnosed, either because of the site of the primary tumor or because metastases are already present.
Treatment of these inoperable situations is most unsatisfactory. Radiotherapy and chemotherapy are often used and, although occasional worthwhile responses are recorded, such benefical responses are the exception to the general rule. The overall cure rates in cancer of the lung are extremely poor, and the survival time from the date of diagnosis until the date of death is usually comparatively short and measurable in onths. Some benefits from ascorbate therapy has been observed.
A cancer of the pleural covering of the lung is known as a mesothelioma. This somewhat rare form of cancer, which can also rise in the peritoneal lining of the abdomen, is usually associated with absestos exposure. It tends to be highly aggressive and to pursue a brisk downhill course. Is is vistually untreatable by any conventional method or therapy.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=2921. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=2921

Fillon realizimi i vazhdimit të Sex and the City Sarah Jessica Parker është fotografuar duke xhiruar skenat për filmin e ri aq shumë të pritur Sex and the City.
Parker, duke mbajtur një fustan të bardhë, take të larta dhe çantë në dorë, ka qenë e para në xhirime prej aktoreve. 44-vjeçarja ka realizuar disa skena, në të cilat ajo largohet nga apartamenti luksoz në New York, të cilin ajo dhe Big (i luajtur nga Chris Noth) e blenë dhe e shitën në filmin e parë.
Ajo doli në rolin e Carrie Bradshaw, me syze, duke shikuar rreth e rrotull dhe duke ecur. Ajo duhej shumë e gëzuar që i është rikthyer punës, ka thënë një i pranishëm për Us Weekly. Yjet tjera të filmit, Kim Cattrall, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, nuk kanë qenë në xhirime.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=693. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=693

Alba guduliset nga tulipani i Kutcher Ata janë yjet që duken tamon dashnor, edhe pse Ashton Kutcher dhe Jessica Alba kanë filluar që të xhirojnë një film të ri.
Të dy aktorët kanë bashkuar forcat për të xhiruar komedinë romantike Valentine’s Day.
Bukuroshi i Twilight, Taylor Lautner, po ashtu do të luaj në këtë filma bashke me regjisorin e Pretty Woman dhe The Princess Diariesm Garry Marshal.
Por, Ashton ka shfrytëzuar edhe tulipanët për ta gudulisur tw dashurën e tij.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=679. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=679

Perëndesha greke Carmen Electra duket se është ende duke e shijuar suksesin e koncertit të saj ku bëri edhe striptiz.
Ajo madje ka paralajmëruar se do të sjell në treg një DVD të quajtur Strip Fit.
Por, në Greqi ajo ka përdorur një metodë me konvencionale për të pasur formë të mirë dhe kjo quhet joga.
Isha bukuroshja e serialit Baywatch momentalisht është në Greqi duke xhiruar shoun e saj të ri.
Normalisht, edhe është duke i kallur greket me bukurinë e saj.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=675. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=675

Fillon Festivali i Filmit në Venecia Epiku siçilian Baaria i regjisorit Giuseppe Tornatore filloi Festivalin e 66 të Filmit në Venecia dje në mbrëmje.
Regjisori fitues i çmimit të akademisë u shoqërua në tapetin e kuq nga Margareth Made dhe Francesco Scianna si dhe kompozitori i njohur Enio Morikone. Përveç artistes së re Made, shkëlqimi erdhi edhe nga prezantuesve e ceremonisë Maria Grazia Cucinotta dhe Eva Mendes e cila shfaqet në filmin Competition.
Të pranishëm ishin gjithashtu regjizori Ang Lee i cili drejton jurinë e këtij viti së bashku me aktoren franceze Sandrine Bonnaire, regjisoren italiane Liliana Cavani, regjisorin amerikan Joe Dante e të tjerë.
Baaria është një film epik që zhvillohet në qytetin Begheria pranë Palermos në Sicily. Me një buxhet prej 25 milionë eurosh Baaria është filmi më i shtrenjtë italian i prodhuar ndonjëherë dhe i pari që hap festivalin në 18 vjetë. Festivali i Filmit në Venecia zhvillohet nga datat 2 deri në 12 shtator dhe aty do të shfaqen 80 filma nga 32 vende.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=671. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=671

Majkëll Xhekson, varrimi sonte në Los Anxhelos Ylli i muzikës pop Michael Jackson do të varroset sot në Los Anxhelos në një varrezë që njihet si vendi ku prehen shumë personalitete.
Arkivoli i florinjtë i Xheksonit do të vendoset në varrezën Forest Lawn gjatë një ceremonie private para perëndimit të diellit.
Një gjykatës miratoi sot kërkesën e nënës së Xheksonit, Katerine që kostoja e funeralit të mbulohet nga pasuria e tij e patundshme.
Një avokat për këtë pasuri i cilësoi shpenzimet si të jashtëzakonshme por shtoi se Xheksoni nuk ishte një njeri i zakonshëm.
Idhulli i muzikës pop vdiq më 25 qershor në Los Angeles në moshën 50 vjeçare.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=664. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=664

Filma me metrazh të gjatë në YouTube? Faqja më e popullarizuar online për publikimin e video materialeve YouTube ka nisur negociatat me shtëpitë filmike të Hollywoodit për të shtuar në këtë shërbim edhe filma me metrazh të gjatë, pos videove ekzistuese.
Negociatat janë duke u zhvilluar me dy kompanitë më të mëdha hollivudiane; Sony Pictures e Warner Bross.
Me këtë veprim, Google po kërkon mënyra që tia sheh hajrin shërbimit të vet të cilin e ka paguar bukur majmë, YouTube, pasi që filmat e metrazhit do të ishin me pagesë.
Projekti për të arritur marrëveshje me shtëpitë e njohura filmike hollivudiane është duke tentuar të zbatohet që prej tri vitesh.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4434. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4434

Gripi i derrit, vdes në Greqi shqiptari 25 vjeç ATHINË- Gripi i derrave i ka marrë jetën një 25 vjeçari shqiptar që jetonte në Greqi. Jani Metushi ishte prej disa ditësh rëndë dhe kurohej në spitalin Evangjelizmo të Athinës. Ai u shtrua në spital me urgjencë më datën 19 gusht, pasi ishte konstatuar se është infektuar nga gripi i derrave. Virusin dyshohet se e kishte marrë gjatë pushimeve në ishullin Paros të Greqisë.
I riu vuante nga zemra dhe prekja nga gripi i ka shtuar komplikacionet. Sipas mjekëve pacienti kishte vështirësi në frymëmarrje, pasi virusi i kishte shkaktuar pneumoni të rëndë në mushkëri. Sipas tyre, 25 vjeçari prej kohësh kishte pasur probleme kardiake madje edhe aparat për aritminë në zemër.
Në Greqi numri i përgjithshëm i të prekurve me virusin A/H1N1 ka arritur në gati 2000 persona.

Vaksina, OBSH: Kompanitë farmaceutike s’kanë nënshkruar me Shqipërinë

dt. 01 shtator

Deri tani ka vetëm tentativa por asgjë të nënshkruar për sigurimin e vaksinës kundër gripit të derrave. Drejtori i OBSH-së për Shqipërinë Anshu Banerjee thotë se “kompaninë farmaceutike janë të predispozuara që të nënshkruajnë me vendet e mëdha që kanë edhe më shumë njerëz të prekur”. Ndërkohë që rekomandon që vendet e rajonit të bënin një porosi të përbashkët për vaksinën.
Vaksina është tashmë në fazën e testimit dhe mjaft vende janë të interesuara për ta pasur atë. Ndërkohë OBSH-ja do të marrë një sasi vaksine, por ajo do te rezervohet per vendet e varfra dhe ato me numër te madh të prekurish.
“Për Shqipërinë është e rëndësishme që ministria ka kontaktuar me disa vende dhe ne po punojmë së bashku për të marre një pjesë të vaksinave. Eshtë e rëndësishme të negociojmë që vendet e vogla të mund të sigurojnë vaksinën. Vendet e rajonit p.sh mund të bashkohen dhe të porosisin së bashku një sasi vaksinash, çka do të rriste numrin dhe do të ishte në interes të firmës farmaceutike. Kjo është diçka me të cilën duhet të punojmë. Për momentin vendet po veprojnë në bazë kontratash individuale”, tha, përfaqësuesi i OBSH-se në Tiranë.
Nëse do të sigurohen vaksinat, rekomandohet që në fillim t’i përdorin punonjësit e shëndetësisë, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4430. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4430

FIFA denon ekipin e Chelsit Chelsea nuk mund te bleje me lojtare per dy sezonet e ardhshme. FIFA ka denuar klubin e Abramovich per federimin e francezit Gael Kakuta, i cili ka thyer kontraten me Lens pas bisedimeve me Chelsea. Nderkohe lojtari eshte skualifikuar per kater muaj.
Vendimi ka ardhur pas atij te Dhomes se Zgjidhjeve te Mosmarreveshjeve te FIFA-s qe ka marre ne shqyrtim apelimin qe i ka bere ceshtjes Lens-i.
Pervec denimit per Kakuta-n, Lens ka kerkuar edhe ndeshkimin e Chelsea qe akuzohet se ka nderhyre tek lojtari qe te thyej kontraten e meparshme.
Lojtari do te paguaje nje gjobe prej 780 mije eurosh dhe nuk mund te luaje per kater muaj, ndersa Blues nuk mund te blejne me lojtare deri ne sezonin e janarit 2011 dhe njekohesisht duhet ti paguajne Lens-it 130 mije euro.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4427. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4427

Rinia po zgjohet nga mashtrimet ateiste Nga DR. ARQILE BOTI - Pas viteve 2000 ka ardhur duke u shtuar numri i të rinjve që frekuentojnë xhamitë, kishat dhe institucione të tjera fetare, ndërkohëqë pas vitit 90, kur falimentoi sistemi ateist komunist, më tepër ishin të moshuar. Kjo dukuri ka shpjegimet e veta. Së pari, sistemi ateist komunist me thirrjet për barazi, drejtësi dhe fitimi i lumturisë tokësore, ose më saktë të parajsës tokësore pa Zotin, doli një mashtrim i madh dhe sloganet donkishoteske të Hoxhës për lumturi të përjetshme dhe se marksizëm-leninizmi do të zgjidhte problemin madhor të jetës dhe të vdekjes dolën flluska sapuni, që u fshinë pas vdekjes së tij më prill 1985. Kështu që, kur u shemb sistemi komunist dhe hyri në jetën politiko-ekonomike shqiptare sistemi i ekonomisë së tregut, rinia shqiptare, ashtu si në vendet e tjera të Lindjes postkomuniste, përqafoi sistemin e ekonomisë së tregut, i cili pretendonte se do të sillte lumturinë ose parajsën tokësore, që nuk ua siguroi sistemi mashtrues komunist. Por edhe ky sistem solli një zhgënjim, sidomos pas vitit 2005, kur kriza ekonomike e dy vjetve të fundit e nxori jo të aftë që ta sjellë këtë parajsë tokësore. Në retrospektivën historike. siç kam shkruar edhe në artikuj të tjerë. teoria filozofike bazë që përfaqësonte udhërrëfyesin e sistemit ekonomisë së tregut ka qenë pragmatizmi i Uilliam Xhejmsit dhe Xhon Djuit, që doli në skenën teoriko-filozofike në fillim të shekullit XX, i cili synonte si drejtim kryesor të justifikonte parimet fetare nëpërmjet postulatit të dobisë që kanë për jetën e njerëzve në këtë botë dhe jetën shoqërore në përgjithësi. Pra, synimi i justifikimit të fesë dhe parimeve fetare nga Xhejmsi në jetën individuale dhe shoqërore ishte rruga e parë në evolucionin e pragmatizmit. Por, për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur kështu. Me kalimin e kohës fillon të mbizotërojë pragmatizmi materialist dhe afetar, i shprehur nëpërmjet postulatit konsum ose realizimit të të mirave materiale në botë, që do sillte lumturinë, seks ose kënaqësive seksuale, si një nga motot e kënaqësisë dhe lumturisë në këtë botë dhe idhujtaria e parasë fitimi i së cilave do të përbënte qëllimin kryesor të njeriut në këtë botë dhe jo adhurimi i Zotit. Pararendësi kryesor, që më vonë çoi në lulëzimin e pragmatizmit materialist, është filozofi francez Ogust Konti, që përbën dhe përfaqësuesin kryesor të pozitivizmit modern (1798-1857), i cili në raport me fenë thoshte se periudha teologjike tashmë kishte kaluar në histori. Kështu, në vend të besimit te Zoti, që Konti e quante fantazi dhe parimet fetare të barazisë dhe dashurisë reciproke midis njerëzve, ai shpiku një term të ri, atë të humanizmit, që na bën të fitojmë burimet materiale, intelektuale, shpirtërore dhe morale. Konti zëvendësoi Zotin dhe adhurimin e tij me termin humanizëm, që e quante Grand-Etre, që përkthehet qenia supreme (kujto ateistin dhe gjakpirësin Robespier, i cili i pari u mundua të ngrejë në një ritual kultin e qenies supreme si një fe të re). Kështu që ateizmi i Kontit nuk ndryshon shumë nga ai i Marksit, Engelsit dhe i Ernst Hoekel në biologji dhe fiziologji. Vetë shprehja e tij se humanizmi zuri plotësisht vendin e Zotit dhe zëvendësimi i shenjtorëve me shkencëtarë të shpikur prej tij e bëri Kontin një prej ateistëve më të spikatur të pjesës së parë të shekullit XIX. Duke konsideruar shkencën pozitiviste si një filozofi tingëlluese të aftë që të mbushte bazën e besimit të vërtetë, pra e ndante shkencën nga feja, gjë që e ka hedhur poshtë fizika moderne, duke filluar nga ajo kuantike në fillimin e shekullit XX, i ka dhënë një grusht dërrmues egoizmit të tij materialist dhe afetar dhe e çoi Kontin në një krizë emocionale nga dashuria e tij për Klotilde de Vauks, që çoi ndjenjën dhe e pozicionoi në vendin qendror të aktivitetit të njeriut, që duhej të mbizotëronte mbi arsyen. Pra, dashuria si nocion nuk e ka burimin te Zoti, por te njeriu pa Zot. Kjo dashuri ala Konti çoi në vdekjen tragjike të objektit të dashurisë, duke çuar dhe vetë Kontin drejt dekadencës dhe dizekuilibrit psikik në vitet e fundit të jetës së tij, që është karakteristike e shumicës së ateistëve, duke përfshirë dhe filozofët.
Një përfaqësues tjetër që çoi në zhvillimin e pragmatizmit materialist është dhe psikiatri, për mua ateist dhe dekadent, Zigmund Frojd, i cili postuloi realizimin e seksit si moton kryesore të aktivitetit të jetës së njeriut në këtë botë, hodhi poshtë çdo parim moral, duke identifikuar realizimin e jetës seksuale si fitimin e lumturisë në këtë botë. Nga ana tjetër, për fenë në librin e tij Civilizimi burim mjerimi, thotë se feja është neurozë fëminore, një nocion krejtësisht materialist dhe ateist, por që, kur i erdhi koha e vdekjes, Frojdi thirri priftin, duke përjetuar ndëshkimin që do ti vinte. Sidoqoftë, teoria panseksuale e Frojdit luajti rol shumë negativ në jetën e shoqërisë, në veçanti të rinisë në shekullin XX dhe fillimet shek. XXI. Nga ana tjetër, ekonomia politike materialiste dhe ateiste e Marksit e çoi paranë në rang adhurimi në vend të adhurimit të Zotit, që është primar. Kështu, shumë të rinj të influencuar nga pragmatizmi materialist në vitet pas shembjes së regjimit komunist d.m.th. pas viteve 90, u munduan të fitojnë lumturinë në këtë botë nëpërmjet pasurimit të shpejtë dhe fitimit të parave, të cilat do të sillnin dhe realizimin e kënaqësive seksuale nëpërmjet parave, të cilat do të ishin një mjet magjik për realizimin e dëshirave dhe qëllimeve të tyre për të fituar lumturinë. Por pas një entuziazmi fillestar dhe dehje të paromanisë erdhi deziluzioni i shprehur nëpërmjet dy faktorëve dhe dukurive. E para është përhapja marramendëse e drogave të ndryshme, e cila do tu sillte një lumturi aparente për të shpëtuar nga hallet e përditshme dhe te shumë të rinj të tjerë si kuriozitet. Konkluzioni është se shoqëria, e përshkuar nga pragmatizmi materialist, nuk ishte në gjendje tu siguronte, sidomos të rinjve, lumturinë në këtë botë dhe i çoi në deziluzion shumicën prej tyre. Kështu, për të shpëtuar nga streset e ndryshme, shumë të rinj i drejtoheshin përdorimit të drogës, por më në fund shumë përdorues, duke parë që drogat dhe substancat narkotike nuk siguronin lumturinë që mendonin, përkundrazi, i çuan në një varësi psikologjike dhe fizike të mundimshme, kërkonin të shpëtonin nga kjo vorbull duke filluar nga psikologët, mjekët specialiste etj. Faktori i dytë që është seksi pa dashuri (për këtë do të flas në një artikull të veçantë), siç postulonte ateisti Frojd, nuk solli lumturinë e vërtetë, duke çuar në konflikte emocionale të dashurisë së thyer ose mashtruese, veçanërisht për viktimat femra, që shpesh bëhen si plaçkë tregu dhe në zhgënjime pasuese që çojnë në stres dhe depresione, të cilat do ti përshkruaj me hollësi në një shkrim të veçantë. Por deziluzionin kryesisht për të rinjtë që janë të aftë për punë, ky sistem pragmatist materialist e dha nëpërmjet krizës ekonomike të dy viteve të fundit, ku u disfatuan pretendimet e tij si një sistem social superior. Në këto raste shumë të rinj që kishin një edukatë elementare fetare kryesisht familjare, filluan tu drejtohen parimeve fetare që janë predikuar në shekuj dhe filluan të mbushin kishat dhe xhamitë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Lindjes postkomuniste. Shembulli i qartë është dyndja nga të rinjtë në Xhaminë e Tabakëve të drejtuar nga imami i përgatitur Elvis Naçi. Mendoj se Presidenti Obama mund të bëjë transformime sociale të rëndësishme, duke përfshirë edhe atë të shëndetësisë, vetëm me ndihmën dhe vullnetit të Zotit. Po ashtu edhe Berisha në Shqipëri. Pra, vetëm me zbatimin e ligjeve që ka vendosur Zoti nëpërmjet shpalljeve mund të arrihet lumturia e vërtetë në këtë botë dhe në botën tjetër.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22107. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22107

Shoqëria civile dhe niveli i ulët i debatit publik Është e natyrshme dhe e arsyeshme që ankohemi për nivelin, cilësinë dhe efiçencën e qeverisjes së vendit. Por mënyra se si ankohemi, si reagojmë, si dëgjohemi dhe sa dëgjohemi është e lidhur me aftësinë tonë si qytetar për të formuar opinion, për të gjetur mënyrën për ta shprehur atë në mënyrë të qytetëruar. Sepse forca reaguese e qeverisë ndaj opinionit të qytetarëve është e lidhur me cilësinë dhe aftësinë për të ushtruar presion për rritjen e nivelit të reagimit pozitiv të qeverisjes ndaj opinionit publik.
Pa dyshim që një rol esencial në këtë aspekt ka shoqëria civile. Pesha e ndikimit të saj është vendimtare. Në këtë kontekst shteti dhe shoqëria civile kanë në mënyrë të natyrshme një konflikt demokratik midis tyre, që ka të bëjë nga njëra anë me cilësinë e qeverisjes dhe nga ana tjetër me nivelin demokratik të reagimit qytetar. Qytetarët, intelektualët dhe shoqëria civile shfaqin shqetësim për një prirje konstante të qeverive në Shqipëri (e majtë apo e djathtë), për të kufizuar rolin, për të mos vlerësuar dhe marrë parasysh opinionin publik jo vetëm në formulimin e politikave publike të shtetit, por sidomos kur është fjala për interesat sociale të grupeve të caktuara. Kjo dukuri nuk është sëmundje e demokracisë sonë. Ajo është më e përhapur dhe e shtrirë më gjerë. Pikërisht këtë fakt ka pasur parasysh studiuesi Erik Nordlinger, i cili shkruan se edhe shtetet demokratike ngelen mjaft të pavarura nga opinioni publik (L. C. Mayer Politikat krahasuese f. 82).
Shoqëria civile në Shqipëri në shumë raste e ka zbehur misionin e formimit qytetar dhe kultivimit të qytetarisë dhe herë të tjera merret me ca punë që ose nuk kanë vlerë, ose janë shumë periferike në krahasim me këtë detyrë madhore. Eksperienca e vendeve me staturë demokratike ka treguar se ajo është instrument social, që ka forcë dhe mundësi të ndikojë në procesin e transformimit të njeriut në qytetar, sepse shoqëria civile është së pari dhe mbi të gjitha lëvizje sociale, e përfaqësuar nga qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e interesit, e cila i shërben formimit të aftësisë së tyre për të bërë debat publik me shtetin. Nuk mund të ndihet mirë shoqëria civile në Shqipëri, që tërë energjitë e saj i ka përqendruar vetëm në fushën e shërbimeve. Roli i shoqatave, organizative jofitimprurëse në lëvizjen sociale për konsolidimin e parametrave demokratikë çdo ditë e më shumë po evidentohet si faktor pozitiv edhe në Shqipëri. Tani është krijuar një rrjet i gjerë i shoqatave dhe grupimeve qytetare, që po luajnë gjithnjë e më shumë rol në forcimin e karakterit rregullues të opinionit publik, përballë çdo veprimi joqytetar, nga kushdo qoftë. Sa më shumë të zgjerohet shoqëria civile, sa më i gjerë të jetë rrjeti i saj, si lëvizje sociale, aq më i gjallë, aktiv e dinamik do të jetë opinioni dhe debati publik në shoqëri. Opinioni publik nuk është jashtë realitet të qeverisjes, por forcë integrale e lojës qeverisëse. Ndaj është detyrë e shoqërisë civile që së pari të studiojë nivelin e zhvillimit, të përcaktojë gjendjen e forcës ndikuese të opinionit publik në raport me forcën e qeverisjes. Nuk është normale që opinioni të bëjë sehir, të heshtë kur qeveria jo vetëm nuk përfill opinionin qytetar, por me mjeshtëri gjuhësore dhe lojëra verbale krijon perden, mirazhin sikur gjërat janë konform me dëshirat dhe synimet qytetare. Detyra e shoqërisë civile është angazhimi i qytetarëve jo në maskarada elektorale dhe mitingje populiste, por të ndihmojë opinionin të shikojë qartë, të detyrojë qeverinë në çdo rast që të heqë vellon e mashtrimit, të manipulimit të opinionit publik. Kjo kërkon që te njerëzit të krijohet kuraja civile, shpirti qytetar, jo konformist dhe klientelist. Njerëzit publikë të shoqërisë civile dhe intelektualët si qytetarë me peshë në shoqëri kanë mundësi të injektojnë lubrifikant social, në kategorinë sociale të qytetarëve që janë indiferentë dhe inertë. Rëndësia e shoqërisë cilivile është se në radhët e saj janë formuesit e opinionit, të cilët janë gazetarë, analistë, opinionistë, intelektualë, të cilët kanë mundësi ndikimi publik në formatimin e opinionit nga spontan dhe kaotik në opinion qytetar. Opinioni publik në këtë rast nuk është gjë tjetër veçse tërësia e gjykimeve racionale që qytetarët kanë për politikën, shtetin, shoqërinë, moralin.
Pikërisht ky raport midis elitës drejtuese politike dhe opinionit publik qytetar është shprehje konsistente e veprimit të mekanizmit të shoqërisë demokratike, e cila vendos raporte të drejta midis atyre që kanë në dorë formulimin dhe zbatimin e politikave publike dhe opinionit shoqëror, si instrument dhe zë i shoqërisë. Shoqëria civile përmes opinionit të qytetarëve të informuar për efektivitetin e politikave të qeverisë ka të drejtën e reagimit publik për të miratuar ose kundërshtuar këto politika, për të garantuar rritjen e përgjegjshmërisë dhe të përgjegjësisë së elitave politike para opinionit publik dhe qytetar. Nuk ka demokraci dhe qeverisje të mirë pa dëgjuar e vlerësuar opinionin publik qytetar, si shprehje e statusit të një shoqërie me dimension demokratik. Me të drejtë Arend Ljipharti argumenton se është vend demokratik ai që vepron sipas parapëlqimeve të popullit. Pa dyshim, në formimin e opinionit publik nuk marrin pjesë të gjithë njerëzit, për shkak të indiferencës, pasivitetit, mungesës së kohës fizike dhe të një niveli të caktuar jetese. Prandaj përgjithësisht ndeshemi me një opinion spontan të paformuar ose të krijuar në rrugë jonormale dhe që për pasojë nuk është shumë i dobishëm. Sociologët kanë kohë që përdorin dy koncepte për opinion publik si të vërtetë dhe për opinion publik fantazmë.
Shoqëria civile ka detyrën, por dhe mundësinë, që përmes procesit të formimit, organizimit dhe drejtimit të opinionit publik të detyrojë qeverinë tu përgjigjet nevojave dhe kërkesave të popullit, si një nga kushtet themelore të qeverisjes demokratike. Opinioni publik formohet pavarësisht nga shteti. Megjithatë, studimet e kryera për sjelljen qytetarëve tanë tregon se një pjesë njerëzish janë indiferentë dhe pasivë ndaj politikave të shtetit, duke e konsideruar atë si punë që nuk i përket atij. Opinioni publik është i vështirë të organizohet me njerëz të izoluar dhe të painformuar, që janë të rrethuar nga hallet e përditshme të ekzistencës së tyre dhe që mendojnë se kostoja e kohës për të qenë qytetar i angazhuar, për të qenë i integruar nga ana sociale është e madhe dhe e pavlerë. Pikërisht këtë vakum të opinionit publik, të shpërbërë e të pakultivuar, është përgjegjësia e shoqërisë civile. Këtë vakum shfrytëzon politika, shteti, krerët e saj, të cilët kanë aftësi politike, karizëm dhe influencë sociale, kapacitet për të udhëhequr opinionin publik në drejtimin që duan ata. Nuk mund të jetë qeverisje demokratike ajo që nuk është e rrethuar, që nuk ndien presionin e opinionit publik. Sipas Samuel Hantigtonit, zgjerimi i segmenteve politikisht të rëndësishme të popullsisë do të ngrejë në mënyrë të pashmangshme nivelin e shpresave dhe atë të presionit mbi regjimin (S. Hantington Political Order in Changing Societies f. 266).
Si konkluzion, duhet pohuar se madhësia dhe intensiteti ndikues i opinionit qytetar është një nga treguesit më sintetikë që të ndihmon për të konstatuar nivelin e zhvillimit të shoqërisë civile. Niveli i reagimit qytetar, aftësia e tyre për të pasur gjykim të mëvetësishëm dhe të pavarur nga shteti është kusht dhe mjet i progresit të transformimit të njeriut në qytetar. Në sociologjinë moderne testimi i nivelit të zhvillimit të opinionit publik dhe aftësia e reagimit të menjëhershëm qytetar janë garantët që vërtetojnë sasinë dhe cilësinë e fermentit qytetar, kapacitetin ndikues dhe transformues të shoqërisë moderne.
Në këtë kontekst, shoqëria civile në Shqipëri të mos tregojë përralla me mbret, apo të bëhet thjes Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22101. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22101

FIFIA ia ndalon Chelsea-t, transferimet e lojtarëve Klubi londinez Chelsea tronditet nga vendimi I FIFA-s. Shtëpia e fuqishme e futbollit ka dënuar rëndë të kaltërit nga Stamford Bridge. Roman Abramovich nuk do të ketë të drejtë të transferoj asnjë lojtar deri në janar të vitit 2011. Ky vendim I FIFA-s është marrë për shkak se lojtari francez Gael Kakuta ka braktisuar rradhët e klubit Lens dhe ka nënshkruar kontratë të paligjshme me londinezët. “Si rezultat I kësaj lojtari në fjalë duhet të paguajë gjobë prej 780 mijë euro dhe nuk do të ketë të drejtë të paraqitet për 4 muajt e ardhshëm.”Artikulli 17, paragrafi 3 I rregullores së FIFA-s mbi statusin e transferimit të lojtarëve është I qartë shkruan ueb-faqja zyrtare e shtëpisë më të madhe të futbollit.”Po ashtu Chelsea duhet tI paguajë klubit francez Lens 130 mijë euro kompensim.Kakuta është vetëm 18 vjeq dhe pritet të debutojë për Chelsean edicionin e ardhshëm. Ai është shpallur lojtari më I mirë I Akademisë së Chelseat këtë vit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22097. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22097

Liverpool fiton edhe pa Alonso-n Trajneri I Liverpool-it Rafael Benitez është I sigurt që skuadra e tij mund të fitojë tituj edhe pa mesfushorin e larguar, Xabi Alonso. Benitez tha: “Edicionin e kaluar kemi fituar disa ndeshje të rëndësishme në mungesë të tij, Alonso është lojtar kualitativ porn ë fund vendosi të shkojë dhe tani duhet të fokusohemi në lojtarët që kemi.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22091. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22091
Top