Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Bumerang-u ka zbuluar një grup të ri policësh në Qafthanë të cilët kanë kërkuar dhe marrë ryshfet

Një grup i ri prej rreth 15 policësh dhe disa doganierë janë arrestuar në vendkalimin kufitar “Qafthanë”, në suaza të realizimit të fazës së fundit të aksionit të MPB-së – “Bumerang”, të dyshimtë për kërkim dhe marrje të ryshfetit.

Deri më tani nga stacioni policor për kontroll kufitar “Tabanoc”, sipas MPB-së, rreth dyzet policë janë arrestuar për shkak të kërkimit dhe marrjes së ryshfetit dhe për involvim në veprimtari kriminalistike.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22157. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22157

Mediu: Ne qeveri, sipas kontributit Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu, pas nje takimi te zhvilluar sot ne kryeministri deklaroi se forca politike do te perfaqesohej ne qeverisje ne baze te logjikes se votave. Duke mos dhene asnje sqarim se per cilin post apo poste eshte diskutuar me kryeministrin, Mediu theksoi se propozimet do t’i diskutonte ne kryesine e partise per te dale me pas me nje qendrim unik.
“Partia Republikane ka kontributin e saj ne kete maxhorance”, theksoi Mediu pas daljes nga takimi rreth nje oresh.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22154. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22154

Hyka: Tu shkaktojme humbjen e pare danezeve Josip Kuzhe ka vendosur ta kete ne dispozicion, duke mos e lejuar Jahmir Hyken te bashkohet me Shpresat per sfiden e se shtunes kunder Azerbajxhanit.

Mosaktivizimi i Vangjelit per shkak demtimi ka bere qe tekniku kroat ta shohe mesfushorin 21-vjeçar si nje alternative te mire, nese do te jete e nevojshme qe Agolli te luaje ne mbrojtje.
Tashme eshte vendosur qe nuk do te luaj edhe per U-21, pavaresisht se trajneri Bushati me kerkoi.Stafi teknik me ka komunikuar se do te vazhdoj stervitjen me Kombetaren per ndeshjen me Danimarken, pohoi Hyka.
Shanse per tu aktivizuar? Te them te drejten nuk kam biseduar me trajnerin, pasi vendime te tilla i takojne vetem atij. Personalisht mund te them se nese do te zbres ne fushe, do te jap maksimumin per te justifikuar besimin. Do te bejme me te miren, pse jo edhe te fitojme, pasi asnje skuader nuk e fillon lojen me idene qe te humbase.
Danezet jane skuadra e vetme ne Grupin 1 qe nuk e njeh humbjen ne keto eliminatore te Boterorit 2010. Danimarka eshte nje skuader qe kombinon futbollin fizik me ate teknik. Ne mund ti veme ne veshtiresi me perdorimin e topit dhe duke i kundersulmuar shpejt. Edhe mund te ndodhe qe humbja e tyre e pare te vije pikerisht pas sfides ne Qemal Stafa. Ne futboll çdo gje eshte e mundur, perfundoi talenti qe militon te Mainci ne Bundesligen gjermane.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4445. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4445

Gay scandal: Seks e pare për Mister Kosova Shërbime seksuale dhe para. Në rast të plotësimit të këtij kushti, një i ri nga Gjakova ka mundur të shpallet Mister-Internacional Kosova 2009. Drejtori i OJQ Arti, Kreshnik H. nga Gjakova, është arrestuar nga policia, nën dyshimin se i ka kërkuar një të riu 1300 euro dhe seks, në këmbim të zgjedhjes së tij Mister Internacional Kosova 2009.
I vetmi kusht që një i ri nga Gjakova të zgjidhet Mister-Internacional Kosova për vitin 2009, ka qenë që ai të bëjë seks dhe të ofrojë para për drejtorin e një OJQ-je që ka organizuar spektaklin.
Kreshnik H. nga Gjakova është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se një qytetari nga Gjakova i ka kërkuar shumën prej 1300 eurosh në këmbim të zgjidhjes së tij Mister- Internacional Kosova 2009.
Ky i arrestuar, në cilësinë e të dyshuarit ka qenë drejtori koordinator i një OJQ-ja që ka organizuar spektaklin, i cili ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë.
Policia thotë se ka gjetur fakte të mjaftueshme se i arrestuari ka kërkuar të holla nga viktima, me qëllim që ai të zgjidhej mister në spektaklin e bukurisë Mister-Internacional Kosova 2009.
I dyshuari është arrestuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 343 dhe tentim të shpërdorimit seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 200 i KPK-së, ndaj qytetarit- viktimës, tregojnë zyrtarë për media nga Policia e Kosovës.
Arrestimi i këtij personi që ka kërkuar para dhe shërbime seksuale nga një qytetar i Gjakovës, është bërë nga Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë me urdhër të Prokurorisë, rreth orës 11 të paradites.
Burime të gazetës thonë se emri i organizatës joqeveritare është Arti nga Gjakova dhe se Kreshnik H. është 28-vjeçar (1981).
Viktima pas asaj që i ka kërkuar drejtori i kësaj OJQ-je, ka paraqitur rastin në polici, ku pas konsultave me Prokurorinë dhe me urdhër të prokurorit, është vendosur që ai të arrestohet, thotë një burim i gazetës.
Sipas këtij burimi, i gjithë aksioni për arrestimin e Kreshnik H. është bërë duke u simuluar i gjithë aksioni për dhënien e të hollave nga viktima për drejtorin e OJQ-së.
Policia ka arrestuar këtë të dyshuar duke simuluar të gjithë ngjarjen me urdhër të prokurorit. Të arrestuarit i janë dhënë të hollat e kërkuara, ku e gjithë ngjarja ka qenë nën përcjelljen e policisë. Pas kësaj, ai edhe është arrestuar, tregon ky burim.
Drejtorit të OJQ Arti, Kreshnik H., me urdhër të Prokurorisë Komunale në Prishtinë, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në polici.
Viktima që kishte konkurruar për Mister Internacional Kosova 2009, sipas burimeve të gazetës, nuk ka qenë i mitur.
Ky është rasti i parë i raportuar në Kosovë që të rinj që konkurrojnë për mister të kenë telashe të tilla. Shpeshherë, organizatorët e spektakleve të bukurisë për femra nuk i kishin mbajtur të gjitha premtimet për vajzën më të bukur të zgjidhur gjatë ceremonisë.
Express
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4441. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4441

Varroset legjenda e muzikës pop Në një ceremoni private, ku ishin të pranishëm afër 200 persona, familjarë dhe miq, është varrosur ikona e muzikës pop Michael Jackson.
Varrimi i Mbretit të muzikës pop është bërë pas më shumë se dy muajsh nga vdekja e tij, duke qenë se është dashur të bëhen disa analiza mjekësore në lidhje me shkakun e vdekjes.
Në ceremoni veç të tjerëve, ishin të pranishëm aktorja Elizabeth Taylor dhe bashkëpunëtori i Jackson, producenti Quincy Jones, si edhe ish-gruaja e këngëtarit Lisa Marie Presley.
Jackson vdiq më 25 qershor të këtij viti në moshë 50-vjeçare, si pasojë e dozës së tepruar me barna, ndërkohë që javën e kaluar vdekja e Jackson është konsideruar si vrasje, duke qenë se në momentin e vdekjes këngëtari kishte në organizmin e tij gjashtë lloje të ndryshme barnash.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4438. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4438

Depresioni, gjendet i vdekur 58-vjeçari. E paralajmëroi helmimin Korçë Familjarët kanë gjetur të vdekur në dhomën e gjumit 58-vjeçarin Agim Spaho, lindur në fshatin Rakickë të Korçës.
Sipas të dhënave policore  rezulton se para gjashtë muajsh ky person ka bërë një aksident automobilistik me mjetin e tij dhe ka humbur bashkëshorten.
Vetë familjarët kanë konfirmuar se gjatë kësaj periudhe, nën efektin e depresionit ai është shprehur se do të helmonte veten e duket se e ka bërë një gjë të tillë.
Bëhet e ditur se nga këqyrja e kufomës nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera me mjete të forta ose të mprehta, gjithsesi për konfirmim më të specializuar pritet akti i ekspertimit mjeko-ligjor.
Aktualisht, mendohet që viktima të ketë përdorur lëndë helmuese nga e cila ka gjetur vdekjen.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të Shkaktimit të vetëvrasjes parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal dhe materialet do ti kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
NOA
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22151. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22151

Seria A; Eto më i paguari E përditshmja sportive italiane Gaxeta delo Sport ka publikuar sot formacionin e 11 lojtarëve më të paguar në Serinë A. Në vend të parë qëndron sulmuesi i ri i Interit Samuel Eto me 10,5 milionë euro në sezon, por në listë janë edhe 5 lojtarë të tjerë zikaltër: Patrik Viera me 5,5 milionë, i ndjekur nga Ueslej Shnajder me 4, dy brazilianët Lusio dhe Maikon me 4,5 dhe Çivu me 3,5 milionë euro. Fakti interesant është se vetëm rroga e Eto-së, përbën 85% të pagave të lojtarëve të Atalantës, Kievos dhe Livornos, të marrë së bashku.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22147. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22147

Sejdiu e Hyseni marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ministri Hyseni ka thënë se takimet to të ketë kryesisht me përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai nuk pret diçka konkrete nga Asambleja, me që, sipas tij, nuk ka në rend të dite asnjë pikë rreth Kosovës. Kryediplomati kosovar, Hyseni, nuk ka dashur të flasë për paralajmërimet e përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës se shumë shpejt do të ketë njohje nga disa shtete të botës arabe. Ai nuk ka dashur të komentojë vizitat e shpeshta të ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq dhe ndikimin e Beogradit tek shtetet që deri tashti nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22143. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22143

Njohjet e Kosoves prioritet i Qeverisë Berisha 2 Mardhëniet politike, ekonomike, tregtare kulturore dhe në të gjitha fushat tjera mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë shumë më intensive gjatë katër viteve të ardhshme, e një rol të madhë në këtë drejtim padyshim se ka rruga e re që bashkon shqiptarët, ka thënë sot zëvendëskryeministri i ardhëshëm dhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta duke folur për Radio Dukagjinin.
Meta ka theksuar se ndër prioritetet kryesore të ministrisë që ai do të udhëheqë është shtimi i numrit të njohjeve të Kosovës.
Avancimi për njohjen ndërkombëtare për shtetin e ri të Kosovës do të jetë një prioritet i vecant dhe shumë i rëndësishëm i shtetit, qeverisë dhe diplomacisë shqiptare dhe për këtë pa asnjë diskutim që do të forcojmë bashkëpunimin jo vetëm me shtetin e Kosovës por në radhë të parë edhe me partnerët më të mëdhenjë që kanë marrë atë vendim historik të deritanishëm për njohjen e Pavarësisë së Kosovës si SHBA dhe disa nga partenrët kryesor evropia.
Duke mos përmendur ndonjë datë se kur Kosova mund të ketë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shefi i ardhëshëm i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta ka potencuar se Shqipërija do të bëjë cështë e mundur që Kosova të jetë anëtare e mekanizmave më të rëndësishëm ndërkombëtar.
Unë besoj dhe do të kontribuojë që kjo gjë të ndodhi sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që Kosova të mos mungojë në asnjë institucion të rëndësishëm vendimarrës botëror.
Meta ka theksuar se është në dijeni të zhvillimeve të fundit rreth protokolleve por ai ka potencuar se pa marre parasysh fërkimet , procesi do të ec para.
Të jeni të sigurt se asnjë ditë nuk kam munguar në Prishtinë ka deklaruar Ilir Meta në fund të bisedes dhënë Radio Dukagjinit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22139. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22139

Ministria e Kulturës përsëri diskriminon shqiptarët Zëvendësministri i Kulturës së Qeverisë së Maqedonisë, Dragan Nedelkoviq ka refuzuar ndarjen e mjeteve për financimin e Seminarit Ndërkombëtarë të Albanologjisë, që është një takim shkencor që tradicionalisht mbahet në Tetovë dhe Ohër. Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë është tradicional dhe organizohet në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës. “Ministria e Kulturës ka shpërndarë paratë për 2009 në kuadër të programit vjetor dhe për sivjet nuk jemi në gjendje të përgjigjemi pozitivisht për përkrahje financiare të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë. I përkujtojmë Drejtorisë së seminarit që të konkurrojë më 2010, se tani nuk ka mjete financiare”, thuhet në letrën e zëvendësministrit Nedelkoviç, drejtuar drejtorisë së seminarit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22135. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22135

Berisha Meta, 2009 2013 Nga Valon Kurtishi -
Lajmet e fundit nga Tirana flasin se dje përfundimisht u arrit marrëveshja për formimin e qëevrisë së re Berisha me mandat 2009-2013. Aleanca e re politike mes të djathtëve të qendrës dhe një partie të qendrës së majtë do ta ketë emrin koalicioni i integrimit, duke pasqyruar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme, stadin zhvillimor ku gjendet Shqipëria sot në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Sipas marrëveshjes në fjalë, LSI mer 3 poste ministrore, atë të punëve të jashtme, ekonomisë dhe shëndetësisë, postin e zëvendëskryeministrit, një nënkryetar të Paarlamentit si dhe disa poste të tjera në pushtetin shtetëror. E shprehur në përqindje kjo pjesë pushteti i bie të jetë reth 20% e posteve të administratës publike. Përveç kësaj marrëveshjeje, PD pritet të nënshkruajë edhe disa të tjera me aleatët e saj më të vegjël në të djathtë, pjesë të Alencës për ndryshim, ku bëjnë pjesë edhe 10 parti tjera të djathta. Këtu parasëgjithash i kemi parasysh partinë Republikane të Fatmir Mediut dhe Partinë për Drejtësi dhe Integrim e cila fitoi realisht dy mandate deputeti por më vonë u dëmtua nga procesi i rinumërimit të votave duke mbetur me vetëm një të tillë. Gjithashtu si rezultat i makinacioneve të përhershme greke dhe fytyrës së domosdoshme europiane të qeverisë, pjesë e saj me shumë gjasa do jetë edhe i a.q minoriteti grek, me PBDNJ ose pa të. Këtë e shprehën haptas në disa shkrime përgjëruese e pështirosëse bashkë të para ca kohëve disa eksponentë të kësaj partie dhe të këtij pseudo-minoriteti, duke filluar me Kosta Barkën e djathtë e duke mbaruar me Leonard Solisin e majtë.
Në shikim të parë duket sikur ndarja e këtillë e pushtetit e penalizon PD-në fituese të zgjedhjeve me 70 deputetë në Kuvendin Popullor të Republikës së Shqipërisë. Kjo pasi në qeverinë me 14 ministri, dhënia e kaq shumë posteve ministrore dhe administrative që arijnë deri në 20% të gjithë bartësve të funksioneve të tilla partive që gjithë bashkë kanë vetëm 6 deputetë në një Kuvend me 140 vende, nuk duket normale për një demokraci funksionale parlamentare. Po kjo e ka shpjegimin e vet të mundshëm.
Së pari, vetë kreu i LSI Meta si dhe kreu i PD Berisha e kanë deklaruar haptas se ky nuk është koalicion i numrave apo interesave klanore por i ideve dhe i programeve konkrete që duhen implementuar sa më parë për të mirën e Shqipërisë dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Është fakt se gati gjysma e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit votuan majtas. Këta votues do e gjejnë veten e tyre në atë pjesë të programit të Lëvizjes socialiste për integrim i cili do fitojë dritën jeshile të jetë pjesë përbërëse e projekteve të ardhshme qeverisëse.
Përtej moraliteteve të tilla, duhet pranuar se dy programet e vetme konkrete që u panë gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti ishin ato të Partisë demokratike dhe Lëvizjes socialiste për integrim. Mungesën e programit konkret qeverisës të socialistëve opozitarë e pranoi publikisht në Kongresin e PS edhe një nga eksponentët e lartë të kësaj partie, Ben Blushi. PS hyri në zgjedhje pa program të qartë dhe nuk paraqiti para shqiptarëve asnjë ofertë konkrete, të dukshme e të kapshme e cila do ti kishte bindur zgjedhësit që të votonin këtë parti.
Së dyti, vetë formula matematikore e formimit të qeverisë e detyron kryeministrin Berisha në kompromise të tilla. Koalicioni i djathtë fitoi vetëm 70 deputetë që me autromatizëm i shndërronte zgjedhjet në një garë të vdekur mes dy kampeve politike. Po tu shtonim 66 deputetëve të koalicionit të majtë me në krye Partinë socialiste dhe 4 deputetët e majtë të LSI, rezultati vinte deri te një barazim mes dy kampeve të mëdha ideologjike, të majtës dhe të djathtës, 70 me 70. Kjo në praktikë përkthehej si krizë institucionale ose si zgjedhje të reja. Për ti ikur këtij opcioni humbës, Kryeministri e bëri kompromisin në fjalë në një mënyrë shumë xhentëlmene dhe transparente. Në këtë rast, xhentilesë dhe largpamësi të nivelit të njëjtë tregoi edhe zoti Meta i LSI.
Së treti, ylli polar i qeverisë Berisha është integrimi europian i Shqipërisë. Duke parë sukseset e mëdha të aritura nga Shqipëria në qeverisjen e parë të demokratëve do të ishte absurde dhe shumë e rezikshme që të eksperimentohej me qeveri të reja pikërisht tani kur vendi ndodhet në fazën më të rëndësishme të historisë së re të tij, anëtarësimin e plotë në BE. Edhe vizita e z. Meta pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare në Alsdorf të Gjermanisë dhe takimi i tij me kreun e grupit parlamentar të socialistëve europianë Martin Shulc atje, duhet parë në kontekst më të gjerë europian. Siç duket, Z. Meta ka marrë pëlqimin dhe shtysën e duhur nga e majta europiane për këtë koalicion qeverisës me të djathtën me gjithë humbjen shkatëruese që pësuan të majtët në zgjedhjet e fundit europiane. Shprehja e vetë zotit Shulc për bashkepunimin tonë me Qeverinë e re ku, jemi të bindur se LSI do të japë një kontribut të veçantë në realizimin e reformave dhe në integrimin europian të Shqipërisë, e vërteton më së miri këtë supozim tonin. Integrimi europian është një nga ato pika të cilat në marrëveshjen e nënshkruar me shumë të drejtë evidentohen si prioritete kombëtare të parashtruara në programet e dy partive. Integrimi europian i vendit është çështje mbipartike për të cilën duhet koncenzus i përgjithshëm politik.
Së katërti vjen interesi i Metës për të ndryshuar kodin zgjedhor i cili e penalizoi jo pak edhe në këto zgjedhje. Të mos flasim për zgjedhjet e vitit 2005, ku sipas disa të dhënave shumë të besueshme të KQZ, LSI ka humbur reth 20 deputetë si pasojë e aplikimit të skemave të Dushkut nga ana e Partisë Socialiste nën udhëheqjen e  Nanos në atë kohë. Parimisht, edhe pse në dy kampe të ndryshme ideologjike, Meta e ka Berishën aleatin më të afërt politik për këtë ndryshim legjislacioni, pasi Rama e ka shprehur qartë intencën  e tij për eliminim e faktorit LSi nga skena partiake e Shqipërisë. Ky siç duket është një qëndrim konstant i Partisë Socialistë për të eliminuar një konkurent të rrezikshëm politik nga rradhët e vetë të majtës shqiptare. Është si të thuash, një luftë brenda llojit. Shansi i vetëm i Metës për mbijetesë politike është aleanca taktike me të djathtët dhe ndryshimi i kodit zgjedhor i cili ose do të ulë pragun zgjedhor ose do të evoluojë tërësisht në proporcional kombëtar nga proporcionali i tanishëm rajonal. U pa qartë se edhe ky kod proporcional rajonal me këtë prag zgjedhor e dëmtoi LSI në një numër të madh të qendrave të votimit në shkallë vendi. Kjo lidhet edhe me çështjen e organizimit të ri administrativ të zgjedhjeve sipas modelit spanjoll ku zonat zgjedhore u ndanë sipas 12 qarqeve me një prag të caktuar zgjedhor. Edhe Kryeministri Berisha e ka deklaruar tashmë qëndrimin e vet afirmativ për një ndryshim të tillë. Mbetet të shihet se çdo të ndodhë në të ardhmen me këtë çështje.
Nga ana tjetër marrëveshja e publikuar PD-LSI, e cila përmban 14 pika, është shumë interesante dhe shpreh qartë synimet madhore të qeverisë së ardhshme shqiptare.
Duket se në përgjithësi programet konkrete të shkruara dhe evidentuara gjatë fushatës elektorale si të PD-së ashtu edhe të LSI-së shkrihen plotësisht në këtë marëveshje qeverisëse mes të djathtëve dhe të majtëve të qendrës.
Mbetet të shihet si do të funksionojë ky koalicion në Kuvend dhe sa do të realizohen premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore. Gjatë mandatit të parë qeverisës, kryeministri Berisha i realizoi përgjithësisht disa nga premtimet madhore të dhëna gjatë fushatës së vitit 2005. Shkatërrimi i bandave të rezikshme kriminale, ulja sa të jetë e mundur e shkallës së korrupcionit, ndërtimet e rrugëve dhe shkollave në të katër e vendit, furnizimi i rregullt me energji, ritja 100% e pagave për kategori të gjera shoqërore si pensionistët apo punët Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22130. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22130

Kombëtarja shpreson në rezultat pozitiv kundër Danimarkës Futbollistët e kombëtares së Danimarkës në prag të ndeshjes me Portugalinë, të parën e grupit tonë, e konsiderojnë tepër të lehtë ndeshjen e datës 9 Shtator më kombëtaren shqiptare. Soren Larsen ka deklaruar se shpreson që ekipi i tij të marrë një pikë kundër Portugalisë dhe tre me Shqipërinë, duke e konsideruar Qemal Stafën, fushën më të lehtë të ndeshjeve të fundit në grup. Danimarka është e para në grupin e parë të eliminatoreve me 16 pikë. Veç Shqipërisë dhe Portugalisë do të luajë edhe me vendin e dytë në grup Hungarinë kështu që i duhen shumë pikë për të ruajtur pozicionin e saj. Por nga ana tjetër futbollistët Shqiptarë ditë pas dite, binden dhe deklarojnë se mund ta fitojnë ndeshjen me danezët. Kombëtarja do të vijojë sot pasdite me një ndeshje kontrolli me kombëtaren e 19 vjeçarëve.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22126. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22126

Gay scandal: Seks e pare për Mister Kosova Shërbime seksuale dhe para. Në rast të plotësimit të këtij kushti, një i ri nga Gjakova ka mundur të shpallet Mister-Internacional Kosova 2009. Drejtori i OJQ Arti, Kreshnik H. nga Gjakova, është arrestuar nga policia, nën dyshimin se i ka kërkuar një të riu 1300 euro dhe seks, në këmbim të zgjedhjes së tij Mister Internacional Kosova 2009.
I vetmi kusht që një i ri nga Gjakova të zgjidhet Mister-Internacional Kosova për vitin 2009, ka qenë që ai të bëjë seks dhe të ofrojë para për drejtorin e një OJQ-je që ka organizuar spektaklin.
Kreshnik H. nga Gjakova është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se një qytetari nga Gjakova i ka kërkuar shumën prej 1300 eurosh në këmbim të zgjidhjes së tij Mister- Internacional Kosova 2009.
Ky i arrestuar, në cilësinë e të dyshuarit ka qenë drejtori koordinator i një OJQ-ja që ka organizuar spektaklin, i cili ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë.
Policia thotë se ka gjetur fakte të mjaftueshme se i arrestuari ka kërkuar të holla nga viktima, me qëllim që ai të zgjidhej mister në spektaklin e bukurisë Mister-Internacional Kosova 2009.
I dyshuari është arrestuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 343 dhe tentim të shpërdorimit seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 200 i KPK-së, ndaj qytetarit- viktimës, tregojnë zyrtarë për media nga Policia e Kosovës.
Arrestimi i këtij personi që ka kërkuar para dhe shërbime seksuale nga një qytetar i Gjakovës, është bërë nga Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë me urdhër të Prokurorisë, rreth orës 11 të paradites.
Burime të gazetës thonë se emri i organizatës joqeveritare është Arti nga Gjakova dhe se Kreshnik H. është 28-vjeçar (1981).
Viktima pas asaj që i ka kërkuar drejtori i kësaj OJQ-je, ka paraqitur rastin në polici, ku pas konsultave me Prokurorinë dhe me urdhër të prokurorit, është vendosur që ai të arrestohet, thotë një burim i gazetës.
Sipas këtij burimi, i gjithë aksioni për arrestimin e Kreshnik H. është bërë duke u simuluar i gjithë aksioni për dhënien e të hollave nga viktima për drejtorin e OJQ-së.
Policia ka arrestuar këtë të dyshuar duke simuluar të gjithë ngjarjen me urdhër të prokurorit. Të arrestuarit i janë dhënë të hollat e kërkuara, ku e gjithë ngjarja ka qenë nën përcjelljen e policisë. Pas kësaj, ai edhe është arrestuar, tregon ky burim.
Drejtorit të OJQ Arti, Kreshnik H., me urdhër të Prokurorisë Komunale në Prishtinë, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në polici.
Viktima që kishte konkurruar për Mister Internacional Kosova 2009, sipas burimeve të gazetës, nuk ka qenë i mitur.
Ky është rasti i parë i raportuar në Kosovë që të rinj që konkurrojnë për mister të kenë telashe të tilla. Shpeshherë, organizatorët e spektakleve të bukurisë për femra nuk i kishin mbajtur të gjitha premtimet për vajzën më të bukur të zgjidhur gjatë ceremonisë.
Express
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22121. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22121

Thaçi: Procesi i kthimit, i pandalshëm Asnjë ekstremist nuk do të mund të ndalë punimet për rindërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës dhe kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre. Kështu është shprehur kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi pas incidenteve dhe shpërthimeve të fundit në veri të Mitrovicës duke prezantuar vendimin e kabinetit të tij për të ndarë edhe 300 mijë euro për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve.
E kam theksuar edhe më herët se ky proces është i pandashëm. Mund të ketë pengesa, mund të ketë zvarritje, por ju e dini se kanë qenë pengesa e zvarritje për dhjetë vite dhe vetëm para pak muajsh nga kjo qeveria ka filluar puna edhe në veri dhe janë mbi 6 milionë euro që janë investuar në infrastrukturë, në ndërtimin e shtëpive të reja, në kanalizime, ujësjellës dhe kjo mbështetje vetëm do të rritet tha Thaçi.
Kryeministri Thaçi ka ritheksuar qëndrimin kundër nënshkrimit të protokollit policor midis EULEX dhe Serbisë: Institucionet e Republikës së Kosovës do ta respektojnë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës tha se qeveria do të marrë përgjegjësitë e saj në bashkëpunimin rajonal dhe do të pranojë edhe këshillat dhe rekomandimet e ICO dhe EULEX-it, por kur bëhet fjalë për çështje politike do të respektojë në tërësi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Alsat
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22116. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22116
O sa mirë me qenë shqiptar, jashtë shtetit Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/o-sa-mire-me-qene-shqiptar-jashte-shtetit.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/o-sa-mire-me-qene-shqiptar-jashte-shtetit.html
Top