Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Pronari nuk të pushon dot nga puna edhe nëse e shan Të paktën kështu ka vendosur një gjykatë spanjolle, sipas së cilës nëse ofendon shefin madje dhe shumë rëndë, nuk përbën një motiv të mjaftueshëm për të pushuar dikë nga puna. Dhoma shoqërore e Gjykatës së Lartë të drejtësisë në Katalonjë, ka vendosur rikthimin në punë të një burri të pushuar nga puna pasi kishte ofenduar pronarin ose pagesën e një dëmshpërblimi prej 6.500 Euro. Gjykatësit kanë vlerësuar se duhet pasur parasysh se sa shumë tension ekziston në firmë. Kjo situatë ka nxitur debate të gjëra në rradhën e lexuesve të gazetës El Mundo, ndërsa shembulli më i mirë ishte ai që nëse pronari do të kishte përdorur të njëjtën shprehje me gjykatësit me siguri do të ishte dënuar.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22615. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22615

Pse letërsia shqipe nuk ka vlera europiane? Nga Anton Papleka -
1. Çkuptojmë me vlera europiane?
Objektivisht, letërsia shqipe bën pjesë në atë tërësi që quhet letërsi europiane, sepse gjeografikisht Shqipëria i përket Europës. Për të gjykuar nëse letërsia shqipe ka apo nuk ka vlera europiane, në këtë shkrim nuk do të nisemi nga pikëpamja gjeografike, por nga pikëpamja estetike. Dihet se tekstet letrare që botohen në Europë, u përkasin disa niveleve: ka tekste të dobëta, tekste mediokre, tekste mesatare dhe tekste me cilësi të lartë.
Vlerat e vërteta letrare europiane nuk përfaqësohen nga librat e dobët, mediokër dhe mesatarë të shkrimtarëve francezë, anglezë, gjermanë, italianë, spanjollë, portugezë, grekë etj., por nga veprat letrare që me prurjet e reja substanciale dhe formale, me cilësinë e tyre të lartë e pasurojnë kulturën e kontinentit tonë. Objektiviteti shkencor na detyron të themi se letërsisë shqipe i kanë munguar autorë madhorë, me vepra tejet origjinale dhe me karakter universal si Dantja, Shekspiri, Servantesi, Gëtja, Balzaku, Floberi, Bajroni, Bretoni, Sen-Xhon Persi
Nuk mund të thuhet se kanë medoemos vlera letrare të larta të gjitha librat që botohen në Europë, që mund të shiten me miliona kopje nëpër libraritë e Europës, siç është rasti i romaneve të belges Amelie Nothomb, të brazilianit Paolo Coelho, të amerikanes Danielle Steel etj.
Në trashëgiminë letrare të kontinentit tonë përfshihen vetëm ato vepra që çelin shtigje të reja në zhvillimet estetike europiane dhe bëhen pjesë e debatit letrar europian. Nga informacioni i derisotëm, nuk del se kjo gjë ka ndodhur me shkrimtarët shqiptarë. Në një studim të tij të kohëve të fundit për letërsinë e Europës Juglindore, kritiku i njohur amerikan Harold Blum veçonte si shkrimtarë të shquar serbët: Ivo Andriç, Danilo Kish, Vasko Popa dhe grekët: Kavafi, Seferis, Elitis, Kazanzaqis. Me keqardhje vura re se ai nuk zinte ngoje ndonjë shqiptar. Besoj se dalzotësit e letërsisë shqipe nuk mund ta akuzojnë Blumin si filoserb, si filogrek apo si antishqiptar!
Si kriter përcaktues të vlerave europiane të letërsisë shqipe, dikush përmend çmimet letrare që ka marrë ndonjë autor. Është folur e përfolur se si funksionon sistemi i dhënies së çmimeve letrare, për rolin që luajnë interesat komerciale të botuesve në dhënien e këtyre çmimeve. Pa u zgjatur më tej me këtë çështje, atyre që tundin triumfalisht flamurin e çmimeve letrare, dua tu kujtoj se katër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX: Prust, Xhojs, Kafka, Borges (sipas Hector Bianciotti-t) nuk kanë marrë çmimin Nobel!
Ata që flasin për vlerat europiane të letërsisë shqipe, duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk janë bërë përpjekjet e domosdoshme për tu dhënë mundësi publikut dhe estetëve europianë ti njohin veprat më të mira të autorëve shqiptarë përmes përkthimesh cilësore dhe studimesh krahasimtare. Mendoj se vlerat e njëmendta të letërsisë shqipe nuk mund të mbrohen duke u frymëzuar nga patriotizmi letrar, nga albanocentrizmi apo nga megalomania, të cilën e kemi trashëguar si atavizëm qoftë nga e kaluara e largët, qoftë nga periudha e monizmit, por duke u nisur nga sensi kritik, nga objektiviteti shkencor.
Të thuash se veprat e Naimit, të Fishtës, të Mjedës, të Poradecit nuk radhiten midis vlerave më të larta të letërsisë europiane, nuk do të thotë aspak të mohosh rëndësinë e tyre, rolin e tyre të pazëvendësueshëm në rrafshin kombëtar. Çdo studiues apo njohës i letërsisë shqipe e di se poetët tanë romantikë, të kushtëzuar nga rrethanat historike dhe kulturore të vendit të cilët i përkisnin apo të vendit ku jetuan, nuk e pasuruan dot me vlera të reja dhe origjinale romantizmin europian. Balada Lugati e Ndue Bytyçit, për të cilën kam botuar një studim të veçantë, është shkruar rreth njëqind vjet pas botimit të baladës Mbreti i pyllit të Goethe-s, me të cilën ka ngjashmëri. Pavarësisht se si tekst në vetvete balada Lugati ka vlera letrare të mirëfillta, nuk mund të themi se ajo e pasuron letërsinë europiane.
Shembuj të përafërt mund të sjellim edhe nga letërsia e re shqipe. Ndonëse teksti Ura me tri harqe ishte një risi për letërsinë tonë, pasi ke lexuar romanin Ura mbi Drin të Ivo Andriçit, të botuar dhjetëra vjet para veprës së Kadaresë, bindesh se autori shqiptar nuk e ka pasuruar letërsinë europiane me ndonjë prurje origjinale.
Një nga shkaqet kryesore që ka penguar integrimin e vlerave të letërsisë shqipe në tërësinë e vlerave të letërsisë europiane, ka qenë prapambetja estetike e shkrimtarëve shqiptarë. Edhe autorë madhorë si Fishta, Mjeda, Poradeci apo Noli në pikëpamje estetike qenë rreth pesëdhjetë apo njëqind vjet prapa kolegëve të tyre europianë. Megjithëse dinin disa gjuhë të huaja, në tekstet e tyre letrare apo publicistike nuk ka referenca për futurizmin, për kubizmin, për dadaizmin, për syrealizmin
Pak a shumë e njëjta gjë ka ndodhur edhe me autorët e mëvonshëm të shekullit XX. Madje edhe pas heqjes së pengesave politike dhe ideologjike në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, tek autorët e rinj u vu re prirja për të imituar lëvizje letrare të tejkaluara prej kohësh si dadaizmi, syrealizmi etj. Prapambetja estetike në Shqipëri është kaq e madhe sa edhe sot e kësaj dite ka shkrimtarë e studiues që nuk i kanë të qarta koncepte të tilla si letërsi moderne, letërsi moderniste dhe letërsi postmoderniste
Meqenëse shkrimtarët shqiptarë nuk morën pjesë në lëvizjet letrare europiane, siç ndodhi me rumunët, të cilët krijuan grupe të fuqishme syrealiste, nuk mund të bëhet fjalë për themelimin e ndonjë lëvizjeje letrare në Shqipëri. Ndryshe ndodhi në Serbi ku në vitet njëzet të shekullit të kaluar u themelua lëvizja letrare e quajtur zenitizëm (Drazhen Katunariç). Megjithëse përfaqësuesit e zenitizmit kishin pikëpamje nacionaliste dhe i kundërviheshin qytetërimit perëndimor, ata botuan disa manifeste letrare. Me këta shembuj që përmenda më sipër, desha të theksoja se pa një veprimtari estetike origjinale dhe të larmishme, është e vështirë ta pasurosh kulturën europiane me vlera letrare.
2. Pse nuk kemi vlera europiane?
Nuk kemi dhe nuk do të kemi vlera letrare europiane për sa kohë që nuk do të ketë konkurrencë të vërtetë në shkallë kombëtare. Edhe në shekullin XXI, letërsia shqipe mbetet e parcelizuar, letërsi principatash: letërsia e Shqipërisë (së 1913), letërsia e Kosovës, letërsia e shqiptarëve të Maqedonisë etj. Midis shkrimtarëve të trojeve shqiptare mungon një komunikim intensiv, i institucionalizuar, i organizuar.
Nuk kemi dhe nuk do të kemi letërsi me vlera europiane për sa kohë që në Tiranë dhe në Prishtinë do të zhvillohen simpoziume dhe seminare me nivel të ulët shkencor, sa për të kaluar radhën, të cilat rrallëherë i trazojnë ujërat e konformizmit dhe u japin një shtysë të re proceseve letrare.
Nuk kemi dhe nuk do të kemi letërsi me vlera europiane për sa kohë që shkrimtarët nuk do të quhen të tillë për shkak të kontributeve të vërteta letrare, po për shkak të pompimeve, të reklamimeve dhe të glorifikimeve të ndonjë fletushke bulevardeske, për sa kohë që në ekranet televizive dhe në valët e radios do të luajnë rolin e studiuesit të letërsisë individë jokompetentë, analistë që merren me fushatat zgjedhore, me krizat financiare etj.
Nuk kemi dhe nuk do të kemi letërsi me vlera europiane për sa kohë që nuk do të veprojnë mekanizmat e përzgjedhjes e të vlerësimit real të letërsisë; për sa kohë që do të ketë juri letrare të instrumentalizuara e të politizuara, të përbëra nga mercenarë, të cilët pa iu dridhur dora do tu japin çmime autorëve apo librave mediokër. Ndër rastet e shumta skandaloze, po përmend rastin kur një libri me kujtime (memorialistikë) iu dhe çmimi i romanit!
Nuk kemi dhe nuk do të kemi letërsi me vlera europiane për sa kohë që pushtetarët do të ndërhyjnë në jetën letrare, do Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22612. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22612

Zajmina dhe Çiljeta, ja pse ngelen jashte Kenga Magjike 2009 Çiljeta dhe Zajmina, ishin nga emrat më të lakuar dhe të komentuar shumë herët për pjesëmarrjen në këtë edicion të ri të festivalit Kënga Magjike. Por papritur me shpalljen e listës me këngëtarët konkurrentë, emrat e tyre nuk u panë në listë. Po ashtu mungonte edhe Greta Koçi, e cila kishte pohuar se do të mund ti rikthehej këtij festivali pas tre vitesh mungesë. Cila është arsyeja pse këto këngëtare mbetën jashtë festivalit Kënga Magjike këtë vit?! Zajmina dhe Blero kishin filluar para sezonit veror për të dalë në një duet së bashku, pas ftesës që Zajmina i bëri këngëtarit të njohur. Të pyetur nga Panorama Plus ata kanë pohuar se janë përpjekur deri në momentin e fundit të ishin pjesë e këtij konkurrimi, por angazhimet me koncertet e verës i kanë penguar të përfundojnë në kohë këngët për ti dorëzuar. Zajmina pohoi se, kjo ka qenë një verë shumë e ngarkuar për të dhe ishte thjesht çështje kohe ajo që nuk mundi ta përfundonte brenda afatit të caktuar duetin nën ritmet R and B, që kishin planifikuar të realizonin me Bleron. Ndërkohë Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e kaluar konkurroi me këngën Duty free, tha për Panorama Plus se në fakt ishte përgatitur për një duet baladë kësaj here, por që dhe ajo nuk arriti ta realizonte në kohë. Gjithsesi, thotë Çiljeta ishte dhe një arsye tjetër pasi mendoj se kisha nevojë pak për pushim, duke u nisur nga fakti që kisha tre vite rresht që merrja pjesë në këtë festival. Po Greta, përse nuk mori pjesë në këtë konkurrim që do të ishte dhe një rikthim pas tre vitesh, që i kishte shkëputur marrëdhëniet me këtë festival?! Ajo e ka komentuar këtë mungesë me mossigurimin e një kënge që ti mbushte mendjen për konkurrim. Gjithsesi në pjesëmarrjen e këtij viti janë konkurrentë shumë emra të tjerë këngëtaresh të njohura si; Soni Malaj, Elvana Gjata, Rozana Radi, Ingrid Gjoni, Kaltrina Selimi, Kejsi Tola, Olta Boka, Samanta Karavella, Nora Istrefi, Afërdita Dreshaj, etj. Gjithashtu ajo që bëri përshtypje në listën e publikuar me 57 emra këngëtarësh ishte dhe rikthimi në konkurrim i këngëtareve të njohura; Mira Konçi dhe Mira Bregu.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22607. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22607

Ferguson: Siti kërkon respekt dhe vëmendje Oret po fillojne te numerohen per derbin e Mancesterit, Junajted-Siti, qe ka nje tjeter mentalitet rivaliteti, krahasuar me tradicionin e krijuar. Ser Aleks Ferguson mendon se starti fluturues i Mancester Sitit i jep te drejten skuadres se tekniku Mark Hjuxh te jete nje pretendent per titull. Duke njohur faktin se kundershtari ka fituar kater ndeshje radhazi, gje qe i ka munguar Mancester Junajted, Ferguon mendon se tani skuadra e Mark Hjuxh kerkon respekt dhe vemendje te madhe.
Nuk duhet te lejosh te humbasesh ndeshje ne ligen e pare angleze, sidomos ne startin e saj, nenvizon tekniku skocez. Kur Celzi fitoi dy tituj kampion radhazi, starti i kesaj skuadre ishte fantastik dhe ne na u desh te qendronim ne pozicionin ndjekes te tij. Tani Celzii ka nje teknik te ri, ambicje te reja dhe perseri ne jemi vene te ndjekje te tij. E njejta gje dhe per Mancester Sitin, qe ka fituar te kater ndeshjet e luajtura. Te shmangurit e gabimit e dikton lenda e liges se pare angleze, qe eshte shume e veshtire. Shqetesimi per Fergusonin eshte demtimi i mbrojtesit Rio Ferdinand perseri ne dyshim per derbin e Mancesterit, pas mungese se tij ne sfiden me Beshiktash per ligen e kampioneve ne mesjave. Tensionin e derbit e rrit dhe sulmuesi argjentinas qe gjate merkatos se veres la Old Traford per te ardhur ne Eastlands, nderkohe qe tifozet e Sitit kane pergatitur nje parrulle te madhe ku eshte shkruar: Tevez mirseardhe ne Old Traford. Ferguson e konsideron kete parrulle si nje provokim: Nje poster pa sens. Kjo tregon arrogance. Megjithate tekniku i Mancester Junajted sulmon ndajketij provokacioni: Nuk me tremb qenja ne skuader ose jo e Tevezit. Une e di se Mancester Siti nuk do te kete ne fushe, futbollistin e tij me te mire, Emanuel Adebajor eshte ylli i kundershtarit. Ai ka shenuar ne kater ndeshje radhazi. Dhe mungesa e tij eshte humbje per Mancester Sitin.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22604. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22604

VIDEO: Del në pah e vërteta e Skandalit Pango Zbulohet në internet videoja e pacensuruar e të ashtuquajturit skandali Pango. Pamjet e ofruara nga televizioni që publikoi videon ku dukej qartë se ish ministri i Kulturës Ylli Pango i ofron punë në ministri një vajze të re në këmbim të favoreve seksuale, duket se kundërshtohen nga materiali bruto që prej disa ditësh mund të shihet në internet. Ndërsa kanë kaluar 7 muaj nga koha kur materiali i paraqitur në televizion fliste tërësisht kundër Ylli Pangos, del në dritë videoja e pacensuruar në të cilën duket qartë se vajza prezantohet tek ministri duke i kujtuar se ata njiheshin e madje ishin takuar 4 vjet më parë. Më pas vajza i telefonon ministrit duke thënë fjalët e sugjeruara nga dikush tjetër, që sipas videos së publikuar në Youtube, bëhet fjalë për kryredaktorin e emisionit në të cilin u publikua skandali. Më pas regjistrimi vazhdon me sekuencat kur vajza futet në shtëpinë e Pangos, ndërsa në video shkruhet As vetë Churchilli nuk do të mund ti rezistonte një fushate kaq të gjatë provokimi dhe mashtrimi. Faktikisht edhe vetë ish ministri i Kulturës ka pretenduar se vajza ka qënë e veshur në mënyrë tepër provokuese, por për shkak të një xhupi që ajo mban veshur , në videon e pacensuruar nuk arrihet të vërtetohet ky fakt. Ylli Pango nuk ka rreshtur përpjekjet për të përgënjeshtruar videon, sipas tij të montuar në mënyrë të tillë që të fliste kundër tij, publikimi i së cilës solli edhe shkarkimin e menjëhershëm nga posti i ministrit.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22595. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22595

PDSH për enciklopedinë: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj  enciklopedisë maqedonase e cila poshtëron popullin dhe kombin shqiptar.
Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese.
Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merë përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët.E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri, theksoi Imer Aliu.
PDSH publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë.
Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia mund të jenë vetëm mijë që tentojnë të gryejnë historinë e shqiptarëve.
I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush.Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni, theksoi Aliu.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22590. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22590

Selmani: Enciklopedia është antishqiptare, antiamerikanë Lideri i Demokracisë së Re së bashku me disa anëtarë të këshillit qendror të këtij subjekti politik, mbajtën një konferencë për gazetarët, në të cilën shprehën shqetësimin e tyre për enciklopedinë e botuar para disa ditëve nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Lideri i DR-së Imer Selmani, potencoi se është i habitur tej mase, për shkak se në vend që Kjo Akademi Shkencore të sjellë vendime dhe oferta konkrete për tejkalimin e situatës politike në vend, ato ofrojnë mjete de-stabilizuese për shqiptarët. Para dy ditëve isha për një vizitë në Kroaci, ku u takova me shumë fytyra të njohura politike, dhe nga afër u njoftova me përpjekjet e tyre, për ti tejkaluar të gjitha pengesat që i paraqiten atij vendi në rrugën e integrimeve evropiane. Edhe për çështjen më delikate që arritën ta tejkalojnë me shtetin Slloven, për vijën bregdetare. Ndërsa tek ne para dy ditëve, dolën oferta dhe teza të reja të cilat kanë për qëllim jo ta stabilizojnë vendin, por ta destabilizojnë. Kjo Akademi e Shkencave dhe Arteve te Maqedonisë (ASHAM), funksionon me paratë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, në këtë rast edhe të shqiptarëve. Prandaj për ne shqiptarët enciklopeditë e tilla, në të cilën fshihet historia reale e shqiptarëve, fyen miqtë më të fuqishëm të shqiptarëve, për ne këto enciklopedi janë vetëm enciklopedi antishqiptare, antiamerikane dhe antibritanike. Këto enciklopedi, na përkujtojnë kohën e viteve 80-ta, apo më mirë me thënë kohën e Çubrilloviçit, tha Imer Selmani, lider i DR-së. Selmani gjithashtu bëri thirrje deri te institucionet më relevante të vendit, por edhe deri te qeveria, që kjo enciklopedi të largohet nga përdorimi dhe shkencëtarët maqedonas të dalin publikisht ti kërkojnë falje popullit Shqiptar, atij Amerikan e Britanik. Ne i kemi analizuar në tërësi të gjitha sferat të cilat janë shfaqur në atë version, dhe kemi konstatuar se kjo enciklopedi nuk ofron zgjidhje, por vetëm probleme të reja me shqiptarët. Ne ishim të revoltuar tej mase, se përveç që kanë ofenduar popullin shqiptar, ato kanë ofenduar edhe popullin Amerikan e atë Britanik të cilët janë përkrahësit më të mëdhenj të Shqiptarëve, por edhe i të gjithë rajonit. Në vitin 2009, kur na duhen aleat të fuqishëm politik, ato dalin me enciklopedi të tilla të cilët kanë për qëllim ti largojnë ato miq, tha Selmani. Lideri i DR-së Imer Selmani, përveç që shprehi shqetësimin e tij për enciklopedinë e publikuar para disa ditëve, shfrytëzoi rastin që të gjithë besimtarëve islam tua uron festën e Fitër Bajramit, duke u dëshiruar gjithë të mirat në jetën e tyre dhe harmoni me të gjithë komunitetet tjera.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22587. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22587

Shqiptarët në Tetovë mësojnë maqedonisht Shkurtimi i paraleleve në gjuhën shqipe në shkollën e mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë, ka detyruar prindërit shqiptarë që fëmijët e tyre ti regjistrojnë në paralelet maqedonase të kësaj shkolle. Kjo dukuri është konfirmuar nga zëvendësdrejtoresha e shkollës, Svetllana Ristevksa, e cila thotë se kjo është hera e parë që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën maqedonase. Regjistrimi i nxënësve shqiptarë në paralelet maqedonase konfirmohet edhe nga Këshilli i prindërve të nxënësve shqiptarë, të cilët gati dy javë janë në protesta për hapjen e paralele të reja shqipe për regjistrimin e fëmijëve të tyre. “Nga frika se mos ngelin rrugëve fëmijët 24 prindër kanë vendosur që fëmijët t’i sistemojnë në paralelet ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Është vendim i prindërve, të cilët në rast të gjetjes së ndonjë zgjidhje nga ana e shkollës, komunës dhe MASH-it, atëherë me siguri se fëmijët do të kthehen në paralelet me mësim në gjuhën shqipe. Tash për tash ata mësimin e ndjekin me nxënësit maqedonas”, thotë Muharem Ramadani nga Këshilli i prindërve, fëmijët e të cilëve ndodhen jashtë bankave të Mjekësisë. Zëvendësdrejtoresha e shkollës, Svetllana Ristevska, ka njoftuar se në vitin e parë funksionojnë 5 paralele në gjuhën maqedonase. “Në paralelen e I-1 ka 5 nxënës shqiptarë, në të I-2 ka 3 nxënës shqiptarë, në të I-3 ka 12 nxënës shqiptarë dhe në të I-5 ka 2 nxënës shqiptarë. Numri i përgjithshëm është 22 nxënës shqiptarë që janë regjistruar në paralelet maqedonase. Prindërit kanë vendosur që fëmijët e tyre t’i sjellin në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase me siguri shkaku i mos pasjes së vendeve të lira në paralelet me mësim në gjuhën shqipe. Detyra jonë ka qenë sistemimi i tyre”, tha Rsitevska. Regjistrimi i nxënësve shqiptarë në paralelet maqedonase ka filluar pasi është mbushur numri i nxënësve në këtë shkollë, ndërsa prindërit e këtyre fëmijëve nuk flasin haptas për këtë çështje. Kjo është konfirmuar edhe nga autoritetet e shkollës së Mesme medicinale në Tetovë, sipas të cilëve kjo është një zgjedhje e përkohshme e prindërve shqiptarë. Ndërsa juristja shkollës, Gëzime Ganiu, shprehet se shifra e 18 paraleleve në konkursin e muajit maj për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme nga ana e MASH ishte e imponuar edhe përkundër kërkesës së shkollës që të hapen 23 paralele, aq sa kishte pasur edhe vitin shkollor vitin e kaluar. “Përgjigja e MASH-it apo sqarimi i tyre ishte se në bazë të një statistike të kësaj ministrie, suksesi i nxënësve në shkollat profesionale ka rënë dhe me këtë drejtim kanë zvogëluar numrin e nxënësve në këto shkolla që nxënësit të drejtohen në shkollat e mesme tjera”, tha Ganiu. Sipas saj, në konkurs nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë ndarë 18 paralele, edhe atë 12 me mësim në gjuhën shqipe, pesë me mësim në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën turke. Ky shkurtim i paraleleve bëri që afër 180 nxënës të ngelin jashtë bankave shkollore. Prindërit të revoltuar nga ky vendim organizuan protesta duke kërkuar nga MASH që të lejojë hapjen e pesë paraleleve që do të sistemonte të gjithë nxënësit në shkollën e Mesme të Mjekësisë në Tetovë. Ndërkaq, protestat e prindërve do të vazhdojnë pas Festës së Bajramit, kurse Këshilli është shprehur i vendosur deri në rikthimin e 5 paraleleve nga viti i kaluar.
KOHA
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22582. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22582

Gezuar Festet e Fiter Bajramit Stafi i AlbaniaSite.Net uron te gjithe Shqiptaret dhe besimtaret muslimane kudo qe ndodhen Gezuar festen e Fiter Bajramit dhe nje Agjerim te pranuar tek Allahu.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22565. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22565

IPKO ju uron bajramin me ofertën 1 cent për SMS
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kompania telekomunikuese IPKO ka vendosur që ti shpërblejë të gjithë konsumatorët e saj, duke e liruar çmimin për SMS lokal, në vetëm 1 cent për të tre operatorët mobil të cilët operojnë në Kosovë, ndërsa dërgimi i një SMS ndërkombëtar do të kushtojë vetëm 5 cent.
Kompania telekomunikuese IPKO edhe gjatë kësaj feste do të vazhdojë me praktikën e shpërblimit të konsumatorëve të saj përmes risive të këndshme dhe ofrimit të çmimeve më të volitshme për komunikim, e posaçërisht në rastet kur komunikimi mes konsumatorëve të kësaj kompanie është më i shpeshtë dhe më i domosdoshëm.
Gjatë festës së Fitër Bajramit, duke filluar nga data 19 shtator ( e shtunë) në ora 18:00 dhe deri më 21 shtator 2009 (e hënë) në ora 18:00, dërgimi i urimeve, përmes SMS-it, tek familja, shokët dhe të afërmit, konsumatorëve të telefonisë mobile IPKO do ti kushtoj vetëm 1 cent me të tre operatorët, ndërsa dërgimi i SMS ndërkombëtar do tju kushtoj vetëm 5 cent.
Përveç lirimit të madh çmimeve të komunikimit gjatë momenteve më të mira të cilat i sjell festa e Fitër Bajramit, kompania telekomunikuese IPKO ka shpërndarë ëmbëlsira tradicionale për qytetarë në kënde të ndryshme të Kosovës, duke qenë e përkushtuar që kujdesi konsumator të jeta forma më e mirë e urimit nga kompania.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=566. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=566

Snow Leopard tregohet i suksesshëm
Versioni i fundit i sistemit operativ të kompanisë Apple po shënon rezultate të shkëlqyeshme të shitjes, dy herë më të mira sesa ai Leopard.
Apple është duke shënuar rezultate shumë të mira të sistemit operativ të paraqitur kohë më parë – Snow Leopard. Edhe pse ende nuk ka të dhëna konkrete, kompania NPD Group raporton se gjatë dy javëve të para të shitjes janë duke u shënuar rezultate dy herë më të mira sesa me sistemin operativ Leopard kur ai ishte lansuar në treg.
Rezultatet janë katër herë më të mira të shitjes sesa nga koha e paraqitjes së Tiger, derisa analistët vlerësojnë se janë dy arsye kryesore për popullaritetin e versionit të fundit të sistemit operativ të Apple.

Arsyeja e parë ka të bëj me thjeshtësinë e përditësimit nga shfrytëzuesit aktual të Leopardit, derisa e dyta është se çmimi i tij është afro 100 dollarë më i lirë sesa sistemi operativ paraprak.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=562. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=562

Microsoft divorcohet nga Windows XP
Microsoft ka bërë të ditur se nuk do të ketë service pack shtesë për asnjërin prej versioneve të Windows XP
Duket se një epokë po merr fund, pasi që Microsoft tani është duke lëvizur fokusimin e saj larg përkrahjes së plakës Windows XP në nivelin e pakove të servisimit, dhe është duke shikuar drejt bukuroshes Windows 7.
Sipas Softpedia, SP3 ishte pakoja e fundit e servisimit për versionin 32 bit të Windows XP (x86); SP2 ishte përditësimi i fundit madhor për versionin 64 bit (x64). Microsoft edhe zyrtarisht ka bërë të ditur fundin e rrugës së versionit 32 bit kohë më parë, por ka pasur shpresa se kompania do të paraqes edhe një pako tjetër të sërvisimit për x64 XP para se sistemi operativ të nisej rrugës për pensionim.
Për fat të keq, duke se nuk do të ndodhë kështu. Në fakt, Microsoft ka konfirmuar divorcin e saj legal nga Windows XP, duke thënë se i është venitur dashuria për të dhe nuk mund ti kthehet më, as në versionin x64 XP. Kemi pranuar shumë pyetje nga konsumatorët dhe nga partnerët nëse do të ketë apo nuk do të ketë një Service Pack 3 për Windows Server 2003 tha Crissy House, menaxher i operativës së Windows Server. Microsoft nuk do të paraqes një SP3 për Windows Server 2003.
Në të kaluarën, Microsoft ka sjellë pako të sërvisimit për versionin 64 bit të Windows XP dhe përditësime madhore për Server 2003, që të gjitha në të njëjtën kohë, dhe sipas kësaj tradite prisni që e njëjta fazë e shkëputjes së marrëdhënieve do të përcjellë edhe versionin x64. Gjersa komenti nga House i referohet Windows Server 2003, një zëdhënës i Microsoft ka deklaruar për Softpedia se divorci gjithashtu aplikohet për çfarëdo versioni të Windows XP.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=558. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=558

Google: Apple po rren!
Lufta mace e mi është duke u zhvilluar mes krijuesit të aplikacionit Google Voice dhe refuzuesit të tij Apple
Google dhe Apple janë kacafytur mes vete gjatë kësaj jave, ku kompania e parë ka akuzuar të dytën se është duke gënjyer (kur flitet në formë të përgjithshme). Të dy kompanive u është kërkuar të dërgojnë letra tek Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) gjatë muajit të kaluar, pasi Apple tërhoqi nga App Store aplikacionin Google Voice dhe të gjitha aplikacionet tjera që përdorin VoIP. Apple pati deklruar se nuk ka refuzuar aplikacionin e Google, megjithëse befasisht më nuk përkrahej. Duke përcjellë dyshimet, FCC vendosi të përfshihet në këtë rast dhe ka kërkuar përgjigje prej të dy kompanive si dhe prej AT&T-s.
Letra origjinale e Google u paraqit edhe publikisht, megjithëse shumë pjesë të saj ishin lënë në errësirë duke mbuluar detaje specifike dhe shkëmbime mes Google dhe Apple. Tani Google ka ri-lëshuar dokumentin përmes FCC-s, duke përgjithësuar shkëmbimet e pota pas kërkesave të panumërta nga Freedom of Information Act; kjo ka ndodhur edhe si përgjigje ndaj letrës së plotë të Apple që është publikuar gjithashtu drejt FCC-s.
Dokumenti pretendon se Apple ka gënjyer rreth refuzimit të aplikacionit dhe se vetë zëvendës presidenti i lartë i Marketingut të Produkteve Anembanë Botërore Phil Schiller i ka thënë Google se aplikacioni është refuzuar. Natyrisht Apple hedh poshtë këtë deklaratë. Ne nuk pajtohemi me asnjë rresht të deklaratës së Google për FCC tha përfaqësuesi i Apple. Apple nuk ka refuzuar aplikacionin Google Voice dhe ne do të vazhdojmë të diskutojmë këtë gjë me Google.
AT&T ka thënë se nuk ka qenë pjesëmarrës në shkëmbimet mes Google dhe Apple, duke e bërë të qartë se Apple ka kontroll të plotë mbi App Store.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=555. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=555

Audio etiketat flasin për të verbër
Një mjet që lejon njerëzit të verbër për të bashkëngjitni lexoni etiketat dhe audio mbi objektet e përditshme ka shkuar për shfaqje.
PenFriend përdor barcodes minutën e cila kur skanuar nga një stilolaps dixhital shkaktojë fotografi MP3 regjistruar në njësi.
Ajo është zhvilluar nga një firmë në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me Institutin Kombëtar të Personave të Verbër Mbretërore (RNIB).
Kushton më pak se £ 60, dhe mund të përdoret për të emërtim ushqime dhe medikamente, si dhe veshje, dokumentet personale dhe koleksionet e filmit dhe muzikës.
Në moment ne jemi vetëm kruarje sipërfaqe: ne kanë filluar zhvillimin e librave adresa, organizatorët, ditarëve dhe kalendarët, shpjegoi Alison gjata RNIB.
Sekret Software
PenFriend është rezultat i bashkëpunimit midis bamirëse dhe kompania me bazë në Londër, Mantra Lingua.
Ai përdor teknologjinë optike identifikimi (oid) për të shtypur microdots për në etiketat ngjitëse të cilat janë lexuar pastaj nga skaner në maja e PenFriend.
Kjo nga ana tjetër shkakton një skedar MP3, ndoshta edhe e zë vetë shfrytëzuesit, duke i dhënë një përshkrim të folur të sendit që është e etiketuar.
Ajo mund të mbajnë deri në 70 orë të regjistrimeve audio dhe mund të përdoret gjithashtu si një lojtar standard MP3.
Kjo do të thotë se njerëzit nuk janë të kufizuara në vetëm disa sekonda për të përshkruar objektin që etiketohet.
Informacion të tillë si të shitur një send të ushqimit-së nga data, përbërësit e saj dhe madje edhe udhëzime gatim mund të përfshihen.
Në rastin e ilaceve, data e blerjes dhe udhëzimet dozimin mund të shtohet.
Mantra Lingua fillimisht përdorur një pajisje flasin stilolaps me libra të fëmijëve të saj dhe iu afrua RNIB për të parë nëse ajo do të jetë e dobishme për vizion-paaftë fëmijët.
Coincidentally, bamirësisë kishte qenë në kërkim për një kosto të ulët, produkt etiketimit.
Ne pamë potenciale në stilolaps folur dhe i porositur ata [Mantra Lingua] për zhvillimin dhe prodhimin PenFriend, shpjegoi zonja Long.
Ajo thotë se e fshehtë e pajisjes është softuer që e lexon barcodes microdot.
Etiketimit Audio nuk është një ide e re, por versionet e mëparshme prirur për të përdorur më të shtrenjtë Radio Frequency Identification (RFID) etiketa për produktet emërtim.
Kjo është emocionuese sepse është duke i dhene keshtu pavarësisë në një çmim të përballueshëm dhe pa u teknike, tha zonja Long.
Ne kemi tashmë kishte shumë reagime pozitive kaq shumë letra nga njerëz të cilët kanë thënë se ka ndryshuar jetën e tyre.
Ajo ishte në të tregojë në ekspozitë RNIB Techshare në Docklands Londrës.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=551. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=551

Rritet Interesimi për Bicikletat Elektronike
SIATËLL (Reuters) Keni menduar ndonjëherë se si do ishte të kishit Lance Armstrong të pedalonte biçikletën tuaj për ju? Epo tani mund ta zbuloni, disi.
Rreth 15 kompani po ofrojnë tani biçikleta me një mundësi fuqie elektrike si e kundërta e një biçiklete motorike me energji të pastër motori për rreth 1,000$ deri në 4,000$ dhe po bëhen të njohur me disa banorë periferie dashamirë-mjedisi.
Biçikletat e fundit elektrike nga Giant, EcoBike, Currie Technologies dhe Ultra Motor, ndër të tjerat, mund të përcjellin rreth 500 vatë fuqi me goditjen e lehtë të kyçit të dorës ose nga kthimi i pedaleve. Kjo është afërsisht ajo çfarë Armstrong mund të prodhojë në garat e shkurtra në kulmin e tij.
Rezultati është se ju mund të ngjisni kodrat ose të nxitoni përgjatë rrugëve, duke ia kaluar qetësisht gjithçkaje, pothuaj shumicës konkurruese të dy- rrotëshve. Një nga më të shiturat në tregun rritës është A2B, prodhuar nga Ultra Motor me vendndodhje në Londër.
Disa njerëz e blejnë biçikletën për të udhëtuar rregullisht, njerëz të tjerë e përdorin biçikletën si një zëvendësim për udhëtimet e shkurtra automobilistike, tha Paul Vlahos, zëvendës president i shitjeve për filialin e Ultra Motor në Amerikë.
Me një çmim prej 2,699$, A2B nuk është e lirë, por është e krahasueshme me një biçikletë gare të nivelit të lartë dhe më pak e shtrenjtë se një motor standard skuter.
A2B mund të pedalohet, por motori elektrik mund të vihet në punë në çdo kohë, me anë të përdorimit të një valvuli në frenat e dorës së djathtë, i cili prodhon një shpejtësi deri në 32 kilometra në orë në rrugë të drejtë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=548. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=548
Top