BREGU I DETIT VUNOI DHE JALI SI PERLA TE TIJ
Sapo kalon Qafën e Llogorasë, vështrimi të mrekullohet me një pamje magjepsëse që Zoti ia ka dhënë me bujari. Edhe sytë, të lodhur me sa duket nga jeta e përditshme, monotone dhe me hapësira të kufi zuara në qendrat urbane, sikur qetësohen nga një pamje e

Është një befasi e këndshme për këdo që viziton për herë të parë bregun. Sapo kalon Qafën e Llogorasë, vështrimi të mrekullohet me një pamje magjepsëse që Zoti ia ka dhënë me bujari. Edhe sytë, të lodhur me sa duket nga jeta e përditshme, monotone dhe me hapësira të kufizuara në qendrat urbane, sikur qetësohen nga një pamje e tillë që vjen kaq papritur dhe padashur e kupton se çfarë përfiton nga kjo magji me një shtrirje kaq të gjerë. Shumë emërtime janë vënë dhe ndoshta sdo të mungojnë as në të ardhmen për të shprehur ndjesitë nga një perceptim i tillë. Nuk besoj se do arrijnë ta bëjnë ndonjëherë me saktësi këtë, për të vetmen arsye se sa herë që ndeshesh me panoramën në fjalë, ajo duket e re dhe e freskët edhe për kë është mësuar ti rrahë shpesh këto rrugë; ndoshta ngaqë vazhdimisht zbulohen detaje dhe motive të reja. Realisht, syri nuk ngopet me atë që shikon dhe e ka të vështirë të përcjellë ndjesitë e përftuara. Këtu majat e maleve të thepisura duken sikur duan të ngjiten përpjetë qiellit, pastaj malet, të ashpra siç janë, të gjithë së bashku të mbështetur në sup të njëri-tjetrit, zbresin poshtë duke “u zbutur” deri në buzën e ujit përjetësisht. Rruga gjarpëron në një terren malor që humbet të shumtën e herës në gjelbërimin e ullinjve. Bregu i detit, i thyer e shkëmbor, me plazhe e gjire të shumta, laget nga uji i kripur e i kristaltë që i jep ngjyrime të çuditshme nga rrezatimi diellor harmonizuar me florën dhe faunën. Ullinjtë, portokallet, limonët, fiqtë, arrat, lulet e shumë të tjera i japin një aromë joshëse, që vështirë se mund të gjendet në anë të tjera.

Jo vetëm këto, por edhe trashëgimia historike, legjendat, mitet, monumentet etj., janë po aq të pasura dhe me vlera të çmuara, saqë Moikom Zeqo, duke iu referuar arkeologut francez, Leon Rei, thotë: “â¦Nëse Shqipëria ka me se të mburret, ajo në radhë të parë duhet të mburret me historinë e Himarës⦔. Por fatkeqësisht, studimet në këtë fushë kanë qenë të pakta e të cunguara dhe politika e ka përdorur Himarën për qëllimet e saj. Duke qenë zonë që mbart të tilla vlera, Himara është kthyer në një bregdet tërheqës për turizëm, është e pëlqyer dhe frekuentuar së tepërmi këto vitet e fundit falë edhe investimeve të bëra në infrastrukturë, kryesisht në rrugë, që kanë lehtësuar së shumti lëvizjen e mjeteve e të njerëzve.

Tani që sezoni turistik është në mbyllje, secili bën bilancet e veta e mendon për më tej, për të ardhmen natyrisht, që kërkon investime më të mëdha e më cilësore për të dalë në këtë treg gjithnjë e më konkurrues. Më së tepërmi duhet ta bëjnë këtë institucionet shtetërore të specializuara për këtë punë, që e kanë detyrim ligjor, me platformë e strategji që rrjedhin prej programeve qeverisëse, duke e konsideruar turizmin si degë prioritare në zhvillimin e vendit dhe mos të reduktohen, siç ka ndodhur rëndom, në agjenci turistike të interesuara për numrin e turistëve që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria.

Sot shqiptarët janë më të shëtiturit nëpër botë, për arsye nga më të ndryshmet, dhe informacioni që marrin është i bollshëm falë edhe teknologjive të avancuara që ekzistojnë dhe kuptohet që pretendimet e tyre e në veçanti të të huajve janë shumë më të mëdha kundrejt asaj çka u ofrohet. Problematika është e gjerë dhe komplekse, por prova e seriozitetit duket ndaj qëndrimit që mbahet ndaj asaj çfarë ka penguar ecurinë më të mirë të gjërave. Iniciativa private, jo pa vështirësi, ka mundur të bëjë diçka, por ajo përballet me pengesa të mëdha burokratike, nga një konkurrencë e pandershme, nga politika selektive që frenojnë një zhvillim harmonik e cilësor.

Vunoi dhe plazhi i tij, Jali, janë pjesë e trevës së jugut, aq e lakmuar për bukuritë e veçanta që ka. Fshati ka një shtrirje në rrëzë të malit Mjegullosh, çka thotë shumë nga emërtimi që mbart. Jo më kot ky fshat është konsideruar dhe si qytet për vetë strukturën e ndërtimit të tij, me një arkitekturë unike të bukur e solide që Eduard Lir, gjatë qëndrimit në Vuno, mysafir në shtëpinë e Kasnecëve, e krahason në kujtimet e tij me “palazzina”-t e shumë qyteteve provinciale të Italisë. Ka një rrjet të gjerë kanalizimesh e sokakësh të ndërtuar me kalldrëm që quhen “gaderëm” dhe që ngjasojnë shumë me Gjirokastrën. Puset, e në tërësi teknikat e ndërtimit, besoj se përbëjnë një objekt studimi, sidomos po të kemi parasysh se edhe këtu, si në të gjithë fshatrat e tjerë të bregut, shtëpitë janë të grupuara, me disa banesa të fortifikuara, si dhe ato me tip kulle që përfaqësojnë monumente historike. Harqet dhe qemerët janë të dukshëm në faqet e jashtme të dyerve e dritareve, të punuara me mjeshtëri e të tëra këto krijojnë një ansambël unik në llojin e vet. Të jepet përshtypja e një fortese, që e imagjinuar në të kaluarën e saj historike, të jep të kuptosh edhe më mirë qëndresën që i është dashur të bëjë popullsisë nga sulmet e pushtuesve dhe piratëve, me synime sundimi e plaçkitjeje.

Vunjotësit kanë qenë të ndjeshëm dhe aktivë ndaj ngjarjeve historike si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, dhe nuk i kanë përcjellë ato me indiferentizëm, përkundrazi. Kapedan Odhise Kasneci ka qenë anëtar dhe veprimtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; kapedan Kristo Bega u vra në Mesollongji së bashku me 40 himarjotë në fillim të revolucionit grek; Kostandin Kasneci ka qenë gjeneral i shquar i Austro-Hungarisë; dr.Simonidhi ka qenë mjek personal i Mbretit Zog dhe deputet në Parlamentin Shqiptar të atyre viteve; dhe një djalë nga Vunoi ka qenë në truprojën e Bajronit. Pikërisht në Jal u formua çeta e parë e bregut dhe Vunjotësit sakrifikuan jo pak për lirinë, por plot 21 dëshmorë, prej të cilëve 4 janë heronj të popullit me Zaho Koken si simbol të tyre. Nga kjo luftë fshati u dogj dy herë nga gjermanët dhe rrënojat e gjurmët e saj janë të dukshme edhe sot. Komunizmi sbëri asgjë për ti rindërtuar ato, me gjithë premtimet e shumta që dha. Ato revokojnë dhe bëjnë apel⦠Në vitet 90, kur filluan proceset demokratike, ata ishin ndër të parët që i mbështetën. Jo vetëm kaq, por Vunoi është vendi i njerëzve të dijes, i intelektualëve të shquar që i kanë dhënë shumë kulturës kombëtare. Vargjet e këngës “Të penës e të dyfekut /aman trima kapedanë”, kanë një simbolikë të fuqishme dhe rrezatojnë shumë më gjerë se këto treva. Shkolla këtu ka qenë shumë e hershme dhe dihet mirë ndikimi që ka pasur. Në vitet 30 Zogu ngriti një internat për vajza nga e gjithë Shqipëria, që mësonin profesione të ndryshme. Shkolla e fshatit është një monument kulture, dëshmi e një trashëgimie dhe përvoje për tu admiruar, me një staf pedagogjik të zgjedhur, që ndër vite kanë punuar me pretendime e kërkesa për të dalë nga bankat e saj gjenerata të tërë nxënësish me nivel arsimor të lartë, të cilët i kanë dhënë vendit inxhinierë, doktorë, oficerë, agronomë, pedagogë, shkrimtarë, poetë, regjisorë, aktorë etj. Janë me emër e të njohur dhe i kanë bërë e i bëjnë nder krahinës dhe në tërësi gjithë kulturës sonë kombëtare me protagonizmin e tyre. Shkrimtari dhe poeti Odhise Grillo, autor i shumë librave, veçanërisht për fëmijë; komediografi Spiro Comorra; regjisori dhe kineasti Dhimitër Anagnosti, i njohur për filmat e tij me nivel të lartë artistik, disa prej të cilëve e kanë marrë temën dhe janë xhiruar në Vuno; aktori Robert Ndrenika është një figurë madhore e teatrit dhe kinematografisë tonë, me një galeri të pasur rolesh dhe karakteresh e shumë të tjerë. Leo Gjika, njeri i ditur dhe i njohur që ka dhënë një kontribut të shquar në fushën e arsimit dhe të kulturës në këtë krahinë, më tregon se në Parlamentin grek, 4 deputetë kanë qenë me origjinë nga Vunoi këto vitet e fundit dhe në vitet 30 rektori i Universitetit të Athinës ka qenë me prejardhje po këndej. Vunoi ka rreth 25 kisha që sjanë pak për një fshat të vogël siç është ky dhe Shën Spiridhoni e Shën Mëri Mes
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22711. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22711