Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Letrarësia dhe vërtetësia në letërsinë dëshmuese Raporti ndërmjet letrarësisë dhe vërtetësisë mund të shihej në rrafsh krahasues edhe brenda krijimtarisë së një autori të vetëm, për shembull “Retë dhe gurët” (”Intervistë me vetveten” e P. Markos) dhe “Nata e Ustikas”. I njëjti krahasim mund të bëhej.
Në funksionet e një dëshmitari, kronikani apo letërkëmbyesi, është shkruar një pjesë e mirë e traditës botërore të letrave. Mund të veçohej “Il Principe”, të cilin Niccolò Machavelli e shkroi në formën e një letre këshilluese për sundimtarin. Për të shkruar “Dhjetëditëshin”-”Dekameronin”, G. Boccaccio gjithashtu ndoqi rendin kohor të një ditari. Goethe romanin e tij të mirënjohur, “Vuajtjet e djaloshit Verter”, e shkroi duke ndjekur ligjërimin karakteristik të një ditari dhe e botoi në formë fashikujsh në çdo fund jave. Pa kujtimet e W. Churchill-it, pa “Ditarin” e Anna Frank-ut, pa qindra mijëra letra të ushtarëve të frontit, pamja e Luftës së Dytë Botërore do të ishte e mangut. “Bota ka nevojë për dëshmi” është tashmë një slogan që ka orientuar punën e institucioneve të specializuara (Memorial Museum of Holocaust, SHBA).
III. Në të gjitha kohërat, letërsia dhe historia kanë pasur një kushtëzim të ndërsjellët. Gjatë dy dekadave të fundme, ky kushtëzim është shfaqur në dy forma kryesore: si qëndrim i letërsisë ndaj historisë dhe si plotësim, interpre-tim e shpjegim i saj. Kjo është koha kur letërsia dëshm-uese njohu një vërshim të vërtetë dhe arriti të bëhej një përbërëse e qën-drueshme e rrjedhave letrare. Kishte shumë arsye që e nxitën këtë, shumica prej tyre të karakterit joletrar. Dalja prej shoqërisë së vigjilencës në shoqëri të hapur, kapërcimi prej mendësisë së kultit të një individi tek individi si kult, vetësh-prehja dhe protagonizmi, revizionimi i së shkuarës, janë vetëm disa prej këtyre faktorëve nxitës. Gjithsesi, këto janë arsye të pam-jaftueshme për të shpjeguar shtrirjen popullore të letërsisë dëshmuese sot. Një shtysë themelore është lehtësia teknologjike për të vetëbotuar, prej multimedias klasike deri te moda e kohës facebook, ku secili mund të shpallet au-tor, bashkautor, dëshmitar, kritik, redak-tor, botues, polemist. Në kohën e sotme me ditarët, kujtimet dhe letërkëmbimin lidhet një formacion nga më të zhvil-luarit të kulturës njerëzore, “kultura e kalendarit”. Me një ritëm të pandalshëm, kumtimi elektronik po zëvendëson vetë ligjërimin gjuhësor. Sipas statistikave, një qytetar britanik përcjell mesatarisht tre mijë mesazhe telefonikë në vit. Në të vërtetë, kjo formë të shprehuri po kthehet në një metaligjërim me karakter masiv, që ndërthur modele tradicionalë të komunikimit gojor me forma bash-këkohore të gjuhës së shkruar, të dyja nën peshën e lehtësirave teknologjike. Ky metaligjërim është duke e shuajtur përfundimisht magjinë e letrës, siç ka qenë dhe në traditën e letërsisë shqipe, prej De Radës, Dora dIstrias, Faik Kon-icës e Mithat Frashërit, deri tek Ismail Kadare. Dy tiparet më të qenësishme të letërkëmbimit: vetjakësia dhe besuesh-mëria (në të gjitha format tradicionale të shprehjes që ekziston letërsia dëshm-uese, letërkëmbimi, duke qenë i pakthy-eshëm, është i parevizionueshëm dhe për këtë arsye i besueshëm), tani janë të ekspozuar ndaj rrezikut të humbjes së pandreqshme.
Ditarët, kujtimet dhe letërkëmbimi, nga vetë karakteri i tyre i brendshëm, vështruar jo si letërsi, por si letrarësi, gjenden midis dokumentalistikës dhe letërsisë. Ato janë burime dytësore plotësuese për historianin dhe gjithashtu forma dytësore të zhvillimit letrar. Le-trarësia dhe vërtetësia shpesh paraqiten si faktorë përndryshues (alternativë). Ndërsa letrarësia rrezikon zbukurimin e së vërtetës, e vërteta rrezikon humbjen e vlerës estetike. Më së shumti, në traditën më të mirë të letërsisë dëshmuese paraq-iten shkrimet për ti dëshmuar vetvetes, që zbulojnë brendësinë njerëzore; si dhe shkrimet për të zbuluar të pathënshmet për një kohë (për shkak të kodeve deon-tologjikë dhe kufi zimeve të tjera).
Në dy dekadat e fundme, bashkë me vërshimin e letërsisë memoaristike, të kujtimeve të luftës, të burgut, të karri-erës, të misionit, të jetës vetjake, të fi sit, të krahinës, shkalla e kushtëzimit të vër-tetësisë prej letrarësisë dhe anasjelltas si dukuri ka marrë formën e një shqetësimi estetik-letrar. Tradita e hershme e shkri-meve në formën e ditarit (H. Stërmilli, R. Gjebrea) ose me karakter memoaristik (E. bej Vlora, M. Frashëri, F. Noli) paraq-itet ende si një sfi dë letrarësie për një traditë të re të dy dekadave të fundme që ka marrë karakterin e një rrjedhe të përgjithshme letrare. Mbeten gjedhe letrare “Himni kombëtar” “Flamurit pranë të bashkuar” dhe gjeneza e tij” (L. Poradeci); “Na që shpëtimin e gjetëm në tikun – shkëndi dhe hije të prillit 1939″ (M. e M. Ivanaj); “Zogu i shqiptarëve – një histori e jetuar” (Ç. Saraçi), që kanë elegancën stilistikore dhe ashpërsinë e së vërtetës, ndërthurje që rishfaqet me të njëjtën fuqi dhe baraspeshë mjaft rrallë në ditarë e kujtime dhe përgjithësisht në letërsinë dokumentare të dy dekadave të fundit: “Nga notimet e A. Zogut I, mbretit të shqiptarëve” (H. Selmani), “Vite, njerëz, ngjarje” (H. Lleshi), “Rrno vetëm për me jetue” (At Z. Pllumi), “Libri i bur-gut” (A. Pipa), “Nën peshën e dhunës” (T. Lubonja), “Fan Noli siç e kam njohur” (B. Shtylla), “Mendime të shkëputuna të një vazhde së vetme” (S. Riza), “Ditari i nji zemres së lendueme” (Prenk Gruda), “Paris 1967-1975″ (Javer Malo), “Sa kam shpirt kam shpresë” (J. Basho), “Njeriu në kufi ” (A. Uçi), “Vizitat e zonjushës Ana në kullën time” (L. Poradeci), “Grabjani rrëzë kodrës” (Lekë Tasi), “Kujtime nga burgu” (S. Novosella), “Enigmat e 2 kor-rikut” (D. Bengasi), “Endur në tisin e kohës” (V. Kokona), “Mbi jetën time” (M. Kokalari), “Kujtimet e një europiani” (J. Vrioni), “Ditari i një ministri të jashtëm” (P. Milo), “Kosova nga Rambujeja në pavarësi” (P. Milo), “Konferenca e Ram-bujesë – negociatat dhe dokumentet” (E. Tahiri), “Endrra dhe zhgënjime” (A. Mero), “Shpresa dhe zhgënjime” (R. Alia), “Refl eksione” (F. Lubonja – E. Rama), “Rikthimi i dhimbjes” (S. Lazri), “Lasgushi më ka thënë” (P. Kolevica), “Ridënimi” (F. Lubonja), “Letrat nga burgu” (B. Kosumi, M. Avdyli), “Pesha e kryqit” (I. Kadare), “Palltoja e burgut” (M. Velo), “Kronikë e rrënimit të një jete” (U. Hoti), “Nga njëri dhjetor në tjetrin” (I. Kadare), “Rruga e ferrit” (V. Zhiti), “Ferri i çarë” – burgologji (V. Zhiti), “Tronditja e shekullit” (R. Qosja), “E pashë shtetin duke rënë” (F. Çupi), “Nga jeta në burgjet komuniste” (P. Arbnori), “Nga Vuthaj në Amerikë: kujtimet e një malësori” (A. Çelaj). Letërsia dëshmuese shërbehet gjerësisht si “letërsi e të pathënave” profesionale (kujtime të diplomatëve, politikanëve, mjekëve, gjeologëve), e “të pathënave” për shkak të kufizimit të lirisë (”letërsia e burgjeve”), e “të pathënave” për shkak të kufizimeve ligjore si sekreti dhe privatësia, e “të pathënave” të përvojës vetjake në përgjithësi nga karriera te dashuria.
Kur diskutohet për letërsinë dëshm-uese, në pikëpamjen teorike shtrohet çështja e raportit midis “realitetit të parë” (”faction”) dhe të “realitetit të dytë” (”fiction”): si e ndihmon letërsia dokumentare zhvillimin letrar, si e ndërmjetëson ajo realitetin e drejt-përdrejtë me letërsinë artistike. Në letërsinë shqipe është e pranishme një lidhje zinxhir: ngjarja – protagonistët – burimet Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22980. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22980

Sa më të varfër, aq më pa fat Të lindurit në dhjetor dhe janar janë më problematikë se personat që kanë lindur në muajt e tjerë të vitit. Tashmë kësaj enigme të çuditshme i kanë dhënë përgjigje dy studiues amerikanë. Femrat që lindin gjatë dimrit, jetojnë në kushte të vështira sociale
Misteri i fëmijëve të dimrit
Çdo gjë funksiononte në mënyrë perfekte. Na mungonte vetëm parashikimi i kohës. Nuk mjaftonin shqetësimet e tjera, si për shembull të gjejmë personin e duhur, të arrijmë të martohemi me të, të kemi një punë të mirë dhe të mos e humbasim atë gjatë shtatzënisë, të arrijmë të mbajmë një stabilitet mes punës dhe familjes, por tani duhet të llogarisim e të parashikojmë edhe kohën kur duhet të lindim, në dimër, vjeshtë apo verë. Mos u çudisni. Kjo është risia e fundit. Prej disa vitesh studiuesit po merren me këtë çështje. Sipas tyre, fëmijët e lindur në dimër sëmuren më shumë, vdesin të rinj, nuk mësojnë dhe kur rriten nuk fitojnë shumë para. Dy ekonomistë amerikanë, bën të ditur “Wall Street Journal”, e kanë gjetur misterin që qëndron pas këtij diskriminimi stinor, studiuar për herë të parë në vitin 1991 nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusets. Që atëherë studimi kishte “zbuluar” inferioritetin shoqëror dhe ekonomik të personave që kishin datëlindjen në dhjetor dhe në janar, duke përfshirë këtu profesionin, të ardhurat dhe jetëgjatësinë. Tani dy studiuesit, Kasey Buckles dhe Daniel Hungerman, nga Universiteti i Notre Damit në Indiana, theksojnë se faji nuk është i temperaturave, por i pozitave sociale të nënave. Femrat që lindin gjatë muajve më të ftohtë të vitit, janë më të varfra, më pak të përgatitura, shumë të reja dhe pa bashkëshortë. Si pasojë, thonë ata, fëmijët e tyre do të kenë më shumë vështirësi të rriten të shëndetshëm dhe të shkëlqejnë në shkollë dhe punë.
“Me thënë të drejtën, kemi qenë të parët që jemi habitur nga këto të dhëna”, tregon Hungerman. 13,2 për qind e nënave të fëmijëve të lindur në muajin janar janë adoleshente, në krahasim me 12 për qind të fëmijëve që kanë lindur në maj. 67,7 për qind e femrave që lindin në janar nuk janë të martuara. “Nuk janë diferenca statistikore shumë të mëdha, por gjithsesi kanë shumë rëndësi”, përfundojnë Hungerman dhe Buckles, që nuk arrijnë të shpjegojnë arsyen. Gjithsesi, testet e studiuesve nuk janë bindëse. Familjet e varfra i lindin fëmijët në pranverë, ndoshta sepse gjatë verës është jashtëzakonisht nxehtë dhe nuk kanë kondicionerë, ose kur bëhen festat tradicionale të shkollave (është fjala për mamatë e reja në moshë).
“Kam dhjetë vjet që dëgjoj të flitet për këto teste dhe e vetmja gjë e sigurt është mosrënia dakord e studiuesve”, thotë një pediatër. Shpesh studimet janë kontradiktore dhe na ngatërrojnë. Para disa ditësh, Universiteti i Seviljas kishte zbuluar se fëmijët e lindur në dimër jetojnë më gjatë, sepse i ftohti e rrit rezistencën fiziologjike. Sipas studiuesve të Harvardit, të cilët në vitin 1996 i kishin kushtuar një studim çështjes në fjalë, të lindurit në dimër janë më të gjatë, më të shëndoshë, kanë kafkë më të madhe dhe janë më të zgjuar se bashkëmoshatarët e tyre që kanë lindur në verë. “Përgjigjja globale, kanë shkruar psikiatrit dhe antropologët e Harvardit, është se kush lind në dimër është më i fortë fizikisht dhe më i zgjuar”. Katër vite më parë, një tjetër studim i bërë nga Universiteti i Bristolit përmbyste sërish bindjen akademike. Fëmijët që kanë lindur në verë dhe në fillim të vjeshtës janë më të gjatë, falë ekspozimit të shumtë në diell të nënës gjatë shtatzënisë. Kjo gjë favorizon sintezën e vitaminës D.
“E kuptoj që statistikat janë shumë të rëndësishme, por nuk duhet të ndikohemi shumë prej tyre”, thotë pediatri. Dihet për shembull që fëmijët që kanë lindur në mars dhe prill janë ngjizur gjatë verës. Sipas pediatrit, të vegjlit e lindur në dimër janë më të rrezikuar nga gripi dhe patologjitë e tjera virale. “Nuk duhet harruar se faktorët e vetëm që kushtëzojnë rritjen e një fëmije janë ata gjenetikë dhe ambientalë”, përfundoi ai.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22983. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22983

Mesi-Ronaldo, dueli i titanëve! Argjentinasi shënon në çdo 37 minuta lojë, ndërsa portugezi ka realizuar 7 gola në 5 ndeshje
Ishin rivalë për të fituar “Topin e artë” vitin e kaluar: Kristiano Ronaldo doli i pari, ndërsa Lionel Mesi u rendit i dyti. Do të jenë rivalë edhe sivjet, kur ka shumë mundësi që të ndërrojnë vendet.
Kanë qenë kopertina e finales së fundit të Ligës së Kampioneve dhe sot janë dy “yjet” e mëdha te Barcelona dhe Reali i Madridit në kampionatin spanjoll. Po garojnë me njëri-tjetrin, ashtu si dy skuadrat “titane” në Primera Divizion.
Ekipeve të drejtuara nga Guardiola dhe Pelegrini u kanë mjaftuar vetëm katër javë për të vënë autoritetin e tyre në një kampionat, që duket qartë se do të jetë një garë dyshe. Barcelona dhe Reali i Madridit kanë pikë të plota, tri më shumë se Sevilja, e vetmja dinjitoze nga pretendentet, pasi Valencia ka shkuar -5 pikë, ndërsa Atletiko dhe Viraeali e shohin veten dhjetë pikë larg kreut, pasi nuk kanë fituar ndeshje në Primera Divizion. Po dy “yjet”? Shkëlqejnë në mënyrën më verbuese.
Mesi është i papërmbajtshëm, teksa Ronaldo, pasi ka lënë pas vështirësitë në përshtatje, duket solid dhe shënon gjithmonë. Portugezi ka shënuar në të pesë ndeshjet zyrtare të Realit në këtë sezon, katër në kampionat dhe një në Champions. Kristiano dhe Leo kanë shënuar shtatë gola, nga pesë në kampionat, ku kryesojnë renditjen e golashënuesve.
Diferenca e vetme është në mesataren e golave për minutat e luajtura. Ronaldo ka një rregullsi mbresëlënëse. Ai ka shënuar çdo 56 minuta në kampionat dhe çdo 53 minuta nëse do të llogarisim edhe Ligën e Kampioneve.
Mesi ia kalon Ronaldos në Primera Divizion ku shënon mesatarisht çdo 37 minuta, por në përgjithësi gjatë këtij sezoni, duke përfshirë dhe Championsin me dy Superkupat e Spanjë dhe Europë, argjentinasi ka një mesatare shënimi 69 minuta. Llogaritë thonë se që të dy mund të shënojnë më shumë se 1 gol në ndeshje.
Numra mbresëlënës, por të që dy rrinë të qetë. “As “piçiçi” dhe as “paçoço”, – ironizon Ronaldo në lidhje me titullin e golashënuesit më të mirë në Spanjë. – Ajo që më intereson mua janë fitoret e skuadrës.” “Dueli me Ronaldon?
Janë gjëra që u interesojnë gazetarëve, – tha dje pasdite Mesi. – Unë bëj punën time, pastaj nëse nuk më japin “Topin e Artë” nuk ndodh asgjë dhe jeta vazhdon.”
Edhe një e dhënë e fundit: në rast se Ronaldo ende nuk e ka gjetur një partner golashënues te Reali, sepse mes shokëve të tij vetëm Guti ka shënuar me shumë se një gol, te Barcelona, Mesi po bashkëpunon shkëlqyeshëm me Zllatan Ibrahimoviçin, duke u shndërruar në çiftin sulmues më të mirë në Europë.
“Shkurtabiqi dhe Gjiganti”, ashtu si kanë filluar t’i thërrasin në “Kamp Nou”, në katër javë kampionat kanë shënuar nëntë gola së bashku.
Në vendin e dytë ndodhet dyshja e Interit Eto-Milito me 8 gola në 5 ndeshje. Gjithashtu, Torres dhe Kait kanë shënuar tetë gola, por në Angli janë luajtur gjashtë javë.
Alan Perman, Mister X që spiunoi Briatoren
Hulumtimet për të zbardhur identitetin e Mister X, i cili “tradhtoi” Flavio Briatoren duke rrëfyer para FIA-s urdhrin sekret që iu dha Piquet për t’u përplasur, nuk kanë zgjatur shumë. Bëhet fjalë për inxhinierin e Renault, Alan Perman. Në garën e Singaporit ku ndodhi edhe skandali, Perman ishte në postin e kryeteknikut, pasi shefi i tij Pet Sajmonds, ishte shkualifikuar.
Për Perman dhe Pike FIA ka vendosur imunitetin në këmbim të rrëfimit të tyre. Rrëfimi i Perman zbardhi gjithë të pathënat e garës së Singaporit, ku Pike u urdhërua të përplasej me muret mbrojtëse, në mënyrë që në pistë të hynte makina e sigurisë, çka favorizonte pilotin tjetër të skuderisë, Fernando Alonso.
Nuk kanë të sosur telashet për Semenian
Autoritetet sportive afrikano-jugore kanë filluar një hetim mbi Kaster Semenia, objekt i polemikave për identitetin e saj seksual. Hetimi ka si qëllim zbulimin e së vërtetës mbi ngjarjet që kanë ndodhur pas pjesëmarrjes së atletes në Berlin.
“Do të ekzaminohen testet e feminilitetit që i janë bërë Semenias dhe mënyra se si janë sjellë përgjegjësit e Federatës afrikano-jugore të atletikës në këtë çështje”, – thuhet në një komunikatë të federatës.
Raul Gonzales ndaj Vilarealit bën 707
Aktivizimi në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Vilarealit, shënoi prezencën numër 707 të Raul Gonzalesit me fanellën e Realit të Madridit, në takime zyrtare.
Kapiteni, në sezonin e tij të 15-të në “Bernabeu”, është vetëm tri prezenca larg rekordit absolut, i cili mbahet nga Manuel Sançis, që nga viti 1983 deri në vitin 2001 luajti 710 ndeshje me Realin e Madridit. “Nuk dua ta mendoj edhe pse rekordi po afron, – tha Raul.
- Imagjinoj se në ndeshjen e 711-të do të ndjej lumturinë më të madhe të jetës.” Aktualisht Rauli mban dy rekorde, atë të golashënuesit më i mirë të të gjithë kohërave për Realin e Madridin dhe kombëtaren spanjolle.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22968. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22968

Rama afron Ngjelën, por nuk bashkon dot PS-në Blushi: “Ngjela në 2003 thoshte: Hapni kutitë se më vodhi Rama”
Lëvizja për Mendim Ndryshe brenda Partisë Socialiste zhvilloi dje takimin e parë në rrethe, në kuadër të nismës për reformim. Deputeti socialist, Ben Blushi, sulmoi ashpër kryetarin në detyrë të Partisë Socialiste, Edi Rama. Në një takim me simpatizantët në qytetin e Durrësit, Blushi tha se “po kërkohet aleanca edhe aty ku është e pamundur ideologjikisht”. Sipas tij, Partia Socialiste kërkon aleanca edhe te Spartak Ngjela e Nard Ndoka, por nuk kërkon aleancë brenda vetes pikë së pari. Ngjela, kujtoi Blushi, në vitin 2003 i thoshte Edi Ramës hapi kutitë e Tiranës se ke vjedhur votat e mia. “Dhe këtë po thotë tani Rama për Berishën”. Blushi vlerësoi se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë të drejtë të limituar të hapin kutitë dhe kjo bëhet vetëm në Parlament. “Ne nuk jemi kundër Partisë Socialiste, nuk jemi armiq të PS-së, por socialistë”, u shpreh Blushi. Ne, vijoi ai, mendojmë se Partia Socialiste ka vetëm dy mundësi për të fituar. E para, tha ai, të bashkohemi mes vetes para se të bashkohemi me të djathtët. “Të bashkohemi rreth një kauze, jo rreth një personi. Të bashkohemi rreth një kauze të majtë dhe jo të djathtë. Nëse shqiptarët do kuptonin se ku ndryshon programi i një partie të majtë nga një e djathtë ata do të kishin votuar në shumicë për të majtën”, u shpreh Blushi. Shqiptarët, u shpreh ai, nuk na dhanë votën, sepse e majta dhe e djathta nuk bënë diferencën. “Qëllimi ynë politik nuk është vetëm të mundim Sali Berishën, por ti japim mundësi Shqipërisë të bëhet europiane. Një parti e cila sillet në këtë mënyrë rrezikon të zvogëlohet e të humbë raportin me Shqipërinë. Nuk mund të përfaqësojmë gjysmën e Shqipërisë duke dalë në rrugë. I vetmi i gëzuar nga bojkoti i PS-së është Sali Berisha”, theksoi Blushi. Po shikoja debatin për buxhetin në TV, tha Blushi, por a e mori vesh njeri se çfarë mendon Partia Socialiste për buxhetin? “Detyra që na ngarkoi 28 qershori ishte të shkojmë në Parlament dhe kjo po na mohohet. Është njësoj si ti marrësh ushtarit armën dhe sigurisht që beteja është e humbur për këdo. Flasim për të bindur Partinë Socialiste, sepse mendojmë se ajo nuk shkatërrohet nga fjala. Ajo humbi në vitin 2005 dhe 2009, nuk duhet ta lejojmë të humbasë sërish për të tretën herë”, nënvizoi Blushi. Do të vazhdojmë takimet, tha ai, sepse duhet të bindim të gjithë shqiptarët se Shqipëria ka nevojë për një opozitë, e cila nëse humbet do ta krijojmë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe figura të tjera, mes të cilëve Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami, Marko Bello, Moikom Zeqo, Bardhyl Agasi etj.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22971. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22971

Rama takon aleatët: Gati të radikalizojmë bojkotin Dy ditë para zgjedhjeve, brenda selisë rozë
Opozita nuk tërhiqet nga bojkoti i Parlamentit, madje shumë shpejt pritet radikalizimi i qëndrimit, duke lënë të hapur mundësinë e organizimit të protestave në të gjithë vendin. Pak orë pasi kreu socialist zhvilloi një takim me ambasadorin suedez në Shkup, ku e informoi mbi qëndrimin e PS-së për bojkotin, kreu i Partisë Socialiste zhvilloi një takim me aleatët e tij, Skënder Gjinushin, Erjon Veliajn, Paskal Milon dhe Vangjel Dulen, biseda e fundit zyrtare para se ai të votohet nga baza socialiste. Burime nga takimi bënë të ditur se Rama u ka treguar aleatëve të tij mbi turin dhe mesazhin që ai ka marrë nga anëtarësia socialiste, të cilët, sipas tij, kanë mbështetur qëndrimet zyrtare të saj për të kushtëzuar hyrjen në Kuvend.
Të njëjtat burime deklaruan se krerët ranë dakord që të vijojnë me bojkotin, madje ta radikalizojnë atë duke organizuar protesta në të gjithë vendin. Pas takimit Milo rikonfirmoi qëndrimin për të vijuar bojkotin. Sipas tij, krerët e opozitës janë të bindur për të mos u bërë pjesë e Parlamentit deri në plotësimin e kushteve që kanë të bëjnë me atë që ata e quajnë “zbardhje të krimit elektoral të 28 qershorit”. Milo bëri të ditur pas takimit se opozita do të vazhdojë bojkotin e Kuvendit deri në plotësimin e kushteve, ndërkohë që nënvizoi se po punohet për të fuqizuar të majtën.
Pikë tjetër e diskutimit dhe bisedës mes krerëve të së majtës ishte edhe federata, e cila tanimë pas zgjedhjes së 28 qershorit po bëhet një ide me e qartë dhe e realizueshme. Në takim është rënë dakord që pasi të mbarojë procesi zgjedhor të hidhen hapa konkretë me takime dhe diskutime mbi mënyrën se si do të realizohet krijimi i federatës së të majtës shqiptare. Pak ditë më parë, në festën e Pezës, kreu i PS-së, Edi Rama, u shfaq krah mjaft faktorëve të së majtës dhe në shtëpinë e Myslym Pezës u diskutua përsëri për këtë ide. Ideja e krijimit të federatës së të majtës, ku në të do të bëhen pjesë partitë e opozitës aktuale, është hedhur për herë të parë nga kreu i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, por asnjëherë nuk ka pasur takime apo dokumente konkrete që të çonin në realizim.
Por, në kushtet kur e majta është duke qëndruar për herë të dytë në opozitë, krijimi i federatës, një eksperiencë e përdorur mjaft edhe në Europë, pritet të realizohet për herë të parë në Shqipëri. Ndërkohë, ajo çfarë i paraprin realizimit të një ideje të tillë është momenti kur të gjithë faktorët janë të palëkundur në qëndrimin për të mos hyrë në Parlament nëse nuk plotësohen kushtet nga mazhoranca. Ndërkohë që dy ditë më parë, PD-ja i ka bërë thirrje PS-së që të bëhet pjesë e Parlamentit për hir të reformave. Paralelisht me këto bisedime pranë aleatëve tradicionalë, kreu i Partisë Socialiste ka zhvilluar takim edhe me përfaqësues të së djathtës. Rama ka arritur të garantojë mbështetjen e kreut të Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ashtu sikurse kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Këto negociata kishin të bënin me krijimin e një fronti opozitar përballë qeverisë “Berisha-Meta”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22974. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22974

SHBA, Franca, Anglia: Irani ka central të fshehtë bërthamor PITSBURG – Presidenti i SHBA Barak Obama e akuzoi sot Iranin për ndërtimin e një centrali të fshehtë bërthamor dhe kërkoi që Teherani të zbatojë rregullat ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore.
Presidenti i SHBA-së doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun francez Nikolas Sarkozy dhe Kryeministrin anglez, Gordon Braun, pas samitit të G20 në Pitsburg. Aktivitetet e Iranit, ai i quajti “një sfidë e drejtpërdrejtë”.
Sipas Obamës, Teherani ka thyer rregullat ndërkombëtare të mospërhapjes së armeve bërthamore, ndërsa shtoi se “është koha për të vepruar menjëherë për të rikthyer besimin e bashkësisë ndërkombëtare”. Dakord me Presidentin e SHBA-së kanë qenë edhe Presidenti i Francës e Kryeministri i Britanisë së Madhe.
Është vendosur që më 1 tetor të nisin në Gjenevë bisedimet mbi çështjen bërthamore të Iranit në mes Teheranit dhe vendet e Grupit të V (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania).
Sigurisht, nëse lajmet e centralit të dytë do të konfirmohen, rritet frika se Irani është tani pranë bombës atomike. Teherani vazhdon të përsërisë se programi bërthamor është për qëllime civile dhe jo ushtarake, por Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore shprehin dyshime për qëllimet e vërtetë e Republikës Islamike.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22960. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22960

Gërdeci, 10 zyrtarë të pandehur në gjykatë Dosja e plotë/ Nën akuzë vlerësuesit e objekteve të prekura nga tragjedia
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për grupet e vlerësimit të dëmeve pas tragjedisë së Gërdecit. Janë dy grupe, me nga pesë zyrtarë, që akuzohen për “shpërdorim detyre”. Në dosjen e dorëzuar dy ditë më parë në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës janë të pasqyruara të gjitha vlerësimet e gabuara nga ekspertët. Nga këto abuzime, shtetit shqiptar, përkatësisht fondet e qeverisë dhe të Bashkisë së Vorës, i është shkaktuar një dëm prej 207 milionë lekësh (të vjetra). Denoncimi është realizuar disa muaj më parë nga vetë Bashkia e Vorës për komisionet e vlerësimit. Sipas kërkesës për gjykim, të pandehur si Isa Picari kanë vlerësuar vetë dëmtimet në banesat e tyre, duke favorizuar fryrjen e faturave.
Rastet e abuzuara
Prokuroria e Tiranës ka verifikuar rreth shtatë raste të abuzimeve të vlerësuesve të dëmeve nga tragjedia e Gërdecit, teksa janë vërejtur abuzime të mëdha. Sipas dosjes, e cila është dërguar në gjykatë, në banesën e shtetasit Hamit Kurti ka pasur parregullsi nga ana e vlerësuesve. Kjo banesë është vlerësuar si e dëmtuar plotësisht nga shpërthimi. Ajo është një shtëpi dykatëshe dhe ka rezultuar se kati i dytë nuk ishte ndërtuar kur ndodhi shpërthimi, ndërkohë vlerësuesit kanë përcaktuar dëmet në katin e dytë. Banesa tjetër, që ka pasur diferenca të mëdha në vlerësime, ka qenë ajo e shtetasit Rigon Durdaj. Në dokumentet e prokurorisë ka rezultuar se kjo banesë është vlerësuar në faturë si e dëmtuar plotësisht. Ekspertiza dhe fotot që kanë hetuesit kanë treguar të kundërtën, pasi kati i parë nuk është dëmtuar fare, megjithëse lekët janë marrë si banesë e shkatërruar plotësisht. Një tjetër parregullsi ka ndodhur në banesën e shtetasit Isa Picari, i cili ka qenë njëkohësisht edhe vlerësues i dëmeve. Ka rezultuar se ky person ka vlerësuar edhe banesën e tij. Kjo banesë
është pasqyruar në faturë si plotësisht e shkatërruar. Ndërkohë, kati i dytë nuk ka qenë i ndërtuar fare. Banesa e radhës që ka pasur vlerësime të gabuara ka qenë e banorit të fshatit Gërdec Zani Picari. Ajo është vlerësuar si thellësisht e dëmtuar, ndërkohë që fotot kanë treguar të kundërtën. Banesa ishte katërkatëshe dhe shpërthimi i Gërdecit nuk ka prishur asnjë kat, por vetëm disa plasaritje të vogla. Ekspertët kanë konstatuar se vlerësimi i ekspertëve ka qenë i gabuar, si dhe me dijeni. Prokuroria thotë se edhe banesa e shtetasit Rexhep Picari është pasqyruar si plotësisht e shkatërruar, ndërsa fotot tregojnë se ka vetëm plasaritje të lehta. Po ashtu, edhe banesa e shtetasit Latif Gërdeci është faturuar si e shkatërruar plotësisht, ndërsa kati i parë nuk është dëmtuar fare. Është rindërtuar vetëm kati i dytë.
Skema
Pas verifikimeve të disa shtëpive me probleme, prokuroria ka nxjerrë konkluzionin se vlerësimet kanë qenë të gabuara dhe se dëmi total është 20.752.654 milionë lekë “të vjetra”. Hetuesit kanë nxjerrë në dritë një skemë abuzimi nga këta vlerësues. Në këmbim të një vlerësimi të “majmë” ata merrnin ryshfet nga të zotët e shtëpisë. Në të paktën 24 banesa janë konstatuar dëme të mëdha, ndërsa nuk përjashtohet abuzimi edhe tek firmat private që operonin në zonën e prekur nga tragjedia e Gërdecit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22965. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22965

Episodi II: dialogë për Tiranën Hapet sot pasdite në Hotel Dajti një kapitull tjetër i Ekspozitës së Artit Bashkëkohor
Më afër Tiranës dhe problemeve të zhvillimit urban në Shqipëri, është premtuar se do të jetë episodi i II i Ekspozitës së Artit Bashkëkohor, e cila ka një javë që është instaluar në mjediset e brendshme të shkreta të Hotel Dajtit.
Ky kapitull i aktivitetit nuk u përket drejtpërdrejt arteve vizuale, por arkitekturës. Programimi i është besuar kuratorëve Ana Dzokic dhe Marc Neelen. Kjo pjesë e Bienales do t’u shërbejë dialogëve për Tiranën, duke pasur temë diskutimi zhvillimet aktuale të kryeqytetit shqiptar, urbanizimin “e egër”.
Prandaj, në dialogët do të jenë të ftuar arkitektë, artistë, aktivistë dhe gazetarë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe nga vende ku një temë e tillë ka qenë dhe është një temë e ditës.
Edi Muka, drejtor i Bienales së Tiranës e quan këtë episod “një përpjekje për t’iu përgjigjur në mënyrë kritike zhvillimit aktual të Tiranës – urbanizimit të egër, investimeve të shpejta të kapitalit të drejtuara nga një kontekst neoliberal – T.I.C.A.B me edicionin e këtij viti zgjerohet përtej fushës së arteve pamore në fushën e arkitekturës dhe proceseve të urbanizimit.
EPISODI 2 ekzaminon mungesat që shkaktohen nga zhvillimi i bazuar në individualizëm dhe fitim financiar në qytetet bashkëkohore – dhe shikon tek mundësitë e qytetarëve për të kontribuar tek e ardhura e qyteteve të tyre.”
Sot pasdite është inaugurimi i ekspozitës për të cilën kanë kontribuar Alterazioni Video, Laurence Bonvin, Co-plan, Deadmalls.com, Detroit Unreal Estate, Elemental, El Puente_Lab and Jenny Giraldo, Estudio Teddy Cruz, Bojan Fajfric etj.
Nga datat 3 deri më 6 tetor në Hotel Dajti do të zhvillohen Dialogët e Tiranës bashkorganizuar me Emiliano Gandol¬n, me: Teodor Celakoski (Zagreb), Teddy Cruz (Estudio Teddy Cruz, San Diego), Fabrizio Gallanti (Abitare magazine, Milano), Emil Jurcan, Nebojsa Milikic etj.
Këto dialogë janë vendosur në një Regjistër Qytetesh nga Beogradi, Kotorri, Novi Sadi, Podgorica, Prishtina, Pula, Shkupi, Tirana dhe Zagrebi, projektuar me Ajdin Basic. Seria e diskutimeve të hapura ngrihet mbi disa tema.
“Ta marrim qytetin në duar” është një diskutim i rolit të grupeve civile dhe gazetarisë investigative për të drejtën Urbane. Aktivizimi i hapësirës Lokale – ndërhyrje në lagje për një angazhim social është tema që do të trajtohet nga një aktivist për kulturën që vjen nga Beogradi
Nebojsa Milikic dhe nga Doina Petrescu, që përfaqëson Atelier d’Architecture Autogérée në Paris. E Përbashkëta urbane – politika dhe pjesëmarrja publike për qytetin përfshirës;
Çështje të shtypura – revistat e arkitekturës, strategjitë mediatike dhe qëllimet Shoqërore; Pjesëmarrje në ndërtim – vendi për fuqizimin lokal; me këto subjekte organizatorët shpresojnë të ftojnë të dialogë edhe specialistët vendas, arkitektë e studio të arkitekturës.
Ardhje 2009
T.I.C.A – Tirana Institute of Contemporary Art dhe Zeta Galeri, prezantojnë ekspozitën e edicionit të tretë të Çmimit ARDHJE 09. Nën kujdesin e Zef Pacit, marrin pjesë artistët Albi Zgjana, Blerta Kambo, Enkelejd Zonja, Gedmond Lushka, Lek Gjeloshi, Luçjan Bedeni, Nertila Pere, Suela Qoshja, Yllka Gjollesha.
Ekspozita e sivjetme hapet më 29 shtator në Galerinë Zeta, në orën 18.00. Po atë ditë mbahet edhe ceremonia e dhënies së çmimit “ARDHJE 09″ në Galerinë e Akademisë së Arteve në orën 19.30.
Një juri ndërkombëtare do të zgjedhë fituesin, të cilit i jepet mundësia të ndjekë një program rezidence 6-javore në Nju Jork, ofruar nga Fondacioni për Shoqërinë Civile. Ekspozita është aktivitet satelit i T.I.C.A.B-it.
Premiera
Rapsodia shqiptare “+:-” e kompozitorit Josif Minga
Valbona Duraj
Ditën e enjte, në sallën e Akademisë së Arteve u zhvillua koncerti i radhës i orkestrës simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar. Ky koncert vjen në vijim të stinës koncertore 2009-2010 dhe solli para publikut vepra të njohura të repertorit muzikor.
Orkestra e RTSH-së drejtohej nga dirigjenti i njohur Eno Koço, i cili ndonëse është vendosur në Angli prej disa vitesh, vazhdon të mbetet i lidhur ngushtë me këtë orkestër. Në këtë mbrëmje u interpretuan vepra si ajo e kompozitorit francez Çezar Frank, si dhe Xhorxh Gershvin, kompozitor amerikan.
Përveç tyre, në programin e këtij koncerti i ishte dhënë një hapësirë e veçantë edhe muzikës shqiptare, me interpretimin premierë të Rapsodisë shqiptare “+:-” nga kompozitori i njohur Josif Minga.
Në këtë vepër, Minga ka sjellë një mozaik motivesh popullore, të cilat fillojnë nga e qara e jugut, me simbolikën e saj të veçantë marrës-prerës, vazhdojnë me ritmikën vallëzuese të Shqipërisë së Mesme dhe përfundojnë sërish me elementët e valles së jugut në një ritëm të përzier.
Janë këto tre blloqet kryesore të Rapsodisë, në të cilët lënda muzikore shfaqet herë me trajta epike, e herë me elementët lirikë-intimë, por sidoqoftë, të përzier me nuanca të holla ironie.
Duke e njohur deri në intimitet lëndën folklorike, Josif Minga ka ditur ta zbërthejë atë dhe e ka trajtuar me një gjuhë orkestrale të pasur dhe në një mjedis harmonik plot ngjyra.
Refleksioni “+:-” lidhet me idenë e një boshti, në të cilin lëvizin të gjitha figurat, qofshin këto muzikore apo njerëzore. Është dialogu marrës-prerës ai që prezanton si fillim këtë simbolikë, për t’u zgjeruar më pas tek natyra e temave dhe mënyrat sesi vendosen ato përballë njëra-tjetrës.
Ritmi dhe më saktësisht ritmet e ndryshme, të cilët arrijnë në shumë raste kufijtë e improvizimit janë ndër elementët më karakterizues të një koncepti të tillë.
Në një pamje më estetike, “+:-” nënkupton atë unitet të përhershëm të kundërtash, i cili karakterizon vetë ekzistencën tonë dhe prej të cilit, siç shprehet edhe vetë kompozitori, ne nuk mund të shpëtojmë dot.
“Nga kjo pikëpamje, – vazhdon ai, – unë kam zgjedhur që ta tregoj atë në mënyrë personale, duke futur këtu qoftë natyrën epike, ashtu edhe atë lirike; qoftë pyetjet, ashtu edhe përgjigjet, pra plusin dhe minusin së bashku.”
Vlen të theksohet se veprat bashkëkohore të muzikës shqiptare, sidomos ato instrumentale-simfonike, kanë qenë përgjithësisht të rralla vitet e fundit dhe mendoj se duhet të ketë një politikë më të kujdesshme për t’i stimuluar kompozitorët shqiptarë që t’i rikthehen më shpesh skenës. Nga kjo pikëpamje, më duket një nismë shumë e mirë interpretimi premierë i kësaj vepre nga orkestra e RTSH-së.
Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Kosovë
Nga data 2 deri me 8 nëntor 2009, Teatri Kombëtar i Kosovës organizon Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Kosovë.
Është edicioni i parë i këtij festivali dhe, si i tillë, do të mbahet nën patronazhin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri.
Teatrot nga vende të ndryshme të botës marrin pjesë nën moton “Këndimi, muzika dhe rituali – identifikimi dhe pikëtakimi i teatrit me vetveten
Në këtë kontekst, festivali është konceptuar si një paraqitje e shfaqjeve teatrore, të cilat, para së gjithash, janë krijuar duke u bazuar në artin e këndimit dhe, përgjithësisht, në elementet dhe në format e ndryshme muzikore, të cilat regjisorëve dhe krijuesve të teatrit u kanë shërbyer si lajtmotiv dhe, njëkohësisht, si ngacmim artistik për krijimin e imazheve skenike dhe të veprimit skenik.
Detaje të tjera rreth organizimit të festivalit dhe rreth trupave teatrore pjesëmarrëse do të bëhen të ditura sapo të mbyllet faza konkurruese dhe seleksionuese e shfaqjeve.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22954. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22954

Enciklopedia Maqedonase, autorët këmbëngulin: Sqarime shtesë, por nuk heqim asgjë Redaktori kryesor i “Enciklopedisë Maqedonase” Bllazhe Ristevski, vazhdon të mbështesë tekstin e këtij botimi. Ai thotë se shqiptarët janë prezantuar në mënyrë objektive, kurse nga SHBA dhe Britania e madhe kërkoi argumente për të tërhequr pjesët ku këto dy vende kanë rezerva.
Ndërkohë historianë maqedonas dhe shqiptarë në një debat shkencor thanë se pjesë të tëra të zërave për shqiptarët janë të pavërteta.
Zoti Ristevski tha se në ndryshimet që u paralajmëruan nuk do të thotë se do të hiqen pjesët e diskutueshme, por do të ketë sqarime shtesë.
“Me shtimin e një ose dy fjalëve, të saktësohet pjesa, që të dihet se kur vijnë në mënyrë masive shqiptarët në Maqedoni, sepse atje është e shkruar se kryesisht vijnë nga shekulli 16,” tha redaktori i enciklopedisë së debatueshme.
“Është e vërtetë se individë, por edhe grupe kanë ardhur edhe më herët, por autoktonia është diçka tjetër, autoktoni ka në Shqipëri,” tha zoti Ristevski.
Ai gjithashtu thotë se ai kërkon nga SHBA dhe Britania e Madhe argumente se nuk janë të vërteta sygjerimet e enciklopedisë se ushtarët e këtyre dy vendeve kanë stërvitur UÇK-në.
“Le të japin ata fakte se si ka qënë, ky nuk është problemi ynë,” tha zoti Ristevski.
Reagimet
Partitë opozitare maqedonase dhe ato shqiptare kërkojnë përgjegjësi politike ndërkohë vërejtje ka shrehur edhe ambasada bullgare.
Në një debat shkencor, ku merrnin pjesë studiues shqiptarë dhe maqedonas u tha se pjesët për shqiptarët, “janë shkruar nga njerëz jokompetentë”, “janë të pasakta”, “citimet nga autorët nuk janë të vërteta”, ato janë “tendencioze” dhe autorët që i kanë shkruar kanë shprehur “paragjykimet personale” në raport me shqiptarët.
Historiania Kateriana Todoroska nga Instituti i Historisë së Maqedonisë dha një shembull:
“Lëshim i madh për Encikliopedinë, për shembull është pjesa për ‘Pakicën Maqedonase në Shqipëri’, të cilën e ka shkruar Aneta Svetijeva, profesore në Fakltetin e Matematikës, e cila ka doktoruar në Beograd me temën ‘Tavanet, dollapet dhe dritaret e gdhendura në Maqedoni’,” sqaroi historiania Todoroska.
Akademiku Ali Aliu kërkoi ndryshimin e plotë të këshillit të redaktorëve.
“Duhet të bëhen ndryshime në ekipin që ka përpiluar botimin e parë, për arsye se nuk bëhet fjalë vetëm për lajthitje, mosdije, injorancë, por aty në mënyrë shumë plastike vërehet një ngarkesë, animozitet,” tha zoti Aliu.
Enciklopedia ishte në qendër edhe të debateve politike.
Në Parlament nga opozita maqedonase dhe partitë shqiptare kërkohet përgjegjësi politike.
I pyetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga gazetarët, kryeministri Nikolla Gruevski refuzoi që të distancohet nga enciklopedia duke thënë se Akademia e Shkencave është një institucion i pavarur dhe ai nuk do të ndërhyjë në punën shkencore.
Ndërkohë veç debetave brenda vendit, Enciklopedia Maqedoase po ngjall edhe reagime ndërkombëtare.
Pas Shqipërisë, Kosovës, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, tani edhe Bullgaria ka shprehur rezervat e saj.
Me anë të një komunikate pa dhënë hollësi për cilat pjesë, Ambasada e Bullgarisë thotë se në enciklopedi përdoret “gjuhë e kohës së luftës së ftohtë që nuk kontribuon në marrëdhëniet fqinjësore”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22957. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22957

Nano: Unë, xholi i majtë i zgjedhjeve lokale përballë Ramës. Shpërblimi, votat PD+LSI për postin e Presidentit TIRANË- Fatos Nano, ish-kryetar i PS-së, konfirmoi dje zerat qe qarkullojne prej ditesh ne Tirane se ai do sherbeje si “xhol” ne ndihme te kandidatit te PD+LSI ne zgjedhjet lokale, duke kandiduar si alternativa e trete perballe kandidatit te PS dhe atij te koalicionit qeverises.
Nano deklaroi ne emisionin Opinion se “unë do të kandidoj për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Unë jam kandidat potencial për këtë post”
Ai nuk ka pranuar të tregojë se nga cila parti do të kandidohet. Ndoshta nga PSV ose si kandidat i pavarur. Por eshte e qarte qe cdo kandidim i Nanos, thjesht do ndante votat e se majtes, duke pakesuar votat e Rames ose te nje kandidati tjeter te PS, dhe duke i dhene keshtu shans kandidatit te perbashket te PD dhe LSI per te fituar.
Skema qe ka kohe qe perflitet, parashikon qe “sherbimi” i Nanos ne zgjedhjet lokale, do shperblehet me kandidimin e Nanos president pak muaj me vone.
Si asnjëherë tjetër, ish-lideri socialist Fatos Nano, ka sulmuar ashpër jo vetem kreun e PS-së, Edi Rama, dhe të gjithë ish-kolegët e tij ndër vite, si Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Namik Dokle, që vijojnë të përkrahin liderin socialist, Edi Rama.
Nano u ka bërë thirrje anëtarëve të PS-së, që më 26 shtator, në fletën e votimit të shkruajnë me germa kapitale “Jo bojkotit”, ndërsa tregoi se në zgjedhjet e 28 qershorit nuk kishte votuar për PS-në.
Ish-kryetari i PS-së lavdëroi marrëveshjen Meta-Berisha, duke e cilësuar këtë të fundit si koalicion optimal.
Madje, gjatë intervistës, Nano është shprehur se pas daljes së tij në publik me Ilir Metën, ai kishte marrë mesazhe kërcënuese nga njerëz të afërt të kryetarit të PS-së, Edi Rama.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22948. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22948

Shefi i ORL, Radovani: Zhurmat, probleme me dëgjimin dhe shëndetin mendor Shefi i shërbimit të ORL-së, Radovani, shpjegoi pasojat negative nga zhurmat. Është e patolerueshme, asnjë vend i BE-së nuk e lejon këtë fenomen
Zhurmat sjellin pasoja negative mbi shëndetin. Ato shkaktojnë probleme jo vetëm me dëgjimin, por edhe mbi shëndetin mendor. E ndërsa qytetarët po vuajnë çdo ditë e më shumë stresin e ndotjes akustike, strukturat përgjegjëse nuk po marrin asnjë masë për të evituar këtë problem. Shefi i shërbimit të ORL-së në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Pjerin Radovani, në intervistën për gazetën “Shekulli” shpjegon pasojat negative që shkaktohen nga zhurmat. Ndërkohë, ai bëri apel që të merren masa emergjente ndaj këtij problemi, pasi është detyrë e institucioneve që të marrin mas ndaj këtij fenomeni.
Doktor, tashmë zhurmat në shumë zona të banuara janë kthyer në fenomen ditën dhe natën. A kanë pasoja negative mbi dëgjimin?
Zhurmat, në mënyrë ta padiskutueshme sjellin pasoja negative mbi shëndetin. Ndotja akustike ka qenë problem që në kohërat e luftës kur plasën lëndë plasëse, më pas, zhvillimi i industrive solli problematikë sa u takon zhurmave. Sot po vëmë re një fenomen tjetër, që janë lokalet e natës, pub-e, disko dhe plot aktivitete të tjera që janë bërë të padurueshme për qytetarët e Tiranës dhe qytete të tjera. Akoma më problematike është fakti kur këto zhurma janë të vazhdueshme ditën dhe aq më tepër në orët e natës, kur organizmi i njeriut kërkon një qetësi të plotë pas një ditë me aktivitet që ka patur. Dua të theksoi se pasojat që shkaktojnë zhurmat tek dëgjimi nuk janë të menjëhershme, por ato vijnë në mënyrë graduale, deri sa pacienti, kur paraqitet tek mjeku, është shumë vonë, pasi dëgjimi i tij është dëmtuar në ata shkallë sa nuk kemi çfarë të bëjmë ndaj tij. E thënë në gjuhën mjekësore, në fillim zhurmat prekin tonet e larta dhe më pas tonet e ulëta, duke sjellë në mënyrë graduale probleme thelbësore për dëgjimin.
Ndotja akustike, përveç dëgjimit, a shkakton probleme të tjera mbi shëndetin?
Padyshim që po. Dua të theksoj se nuk është vetëm dëgjimi që dëmtohet nga zhurmat, pasi ndotja akustike sjell edhe probleme të tjera, si lodhje të shëndetit mendor, stres dhe pse jo, nëse kjo ndotje akustike është e vazhdueshme dhe e pandërprerë, sjell edhe depresion. Mund t’u sjell një shembull të thjeshtë në lidhje me këtë. Në bankoprovat e aviacioneve, punonjësit që merren me këtë punë, punojnë vetëm 15 minuta në ditë dhe plus kësaj, kanë edhe trajtime speciale pikërisht për këtë periudhë kohe që punojnë për 15 minuta, pasi puna e tyre bëhet në zhurma shumë të larta dhe kjo është cilësuar si punë e rëndë. Krahasoni me këtë shembull një banor që është i ekspozuar non stop ndaj zhurmave, sidomos gjatë orëve të natës. Pra, pasojat mbi shëndetin janë më se të qarta.
A ka ligj në vendin tonë që i mbron qytetarët nga zhurmat dhe si reagojnë vendet e tjera ndaj këtij fenomeni?
Për fat të keq, në vendin tonë, kuadri ligjor nuk është i plotësuar sa i takon ndotjes akustike. Por, si të mos mjaftonte kjo, as strukturat përgjegjëse nuk marrin masa ndaj këtij fenomeni, që është vërtet shumë problematik. Nga specializimet dhe eksperienca që kam mundur të përfitoj nga kolegët e mi të vendeve të Evropës, mund t’u them se në këto vende të gjitha subjektet që janë burim zhurmash ndërtohen jashtë zonave të banuara, madje ato duhet të jenë të izoluara mirë që të mos shkaktojnë ndotje akustike. Pra, mund t’u them se ndotja akustike është një kriter për të hyrë në Bashkimin Evropian. Çdo shtet duhet t’u sigurojë qetësi banorëve. Mund të përmend se në Zvicër apo Gjermani, pas orës 10 të natës nuk ka të hapura as lokale nate, të cilat janë thjesht bare pa zhurma, por që kanë grumbullime njerëzish, pa le të mendojmë lokale të zhurmshme në mes të natës në këto vende. Mund t’u përmend edhe Greqinë që e kemi këtu afër. Ata vërtet janë të dhënë pas jetës së natës dhe kanë shumë lokale të tilla, por të gjitha janë jashtë zonave të banuara. Mendoj se ka ardhur koha që të mendohet seriozisht për këtë problem edhe në vendin tonë, pasi ka të bëjë me shëndetin e banorëve.
Ndotja akustike në Tiranë, edhe diplomatët, letra ankese Ramës
dt. 24 shtator
Ankohen në Bashki Ambasadori Kroat Darko Javorski dhe ai rumun Viorel Stanila. “Duam qetësinë që kanë ambasadorët tuaj në vendet tona”
TIRANË- Zhurmat e lokaleve të natës apo edhe të mjeteve të transportit që sjellin aty banorët e orëve të vona kanë detyruar një grup funksionarësh diplomatikë t’i drejtohen për një zgjidhje Bashkisë së Tiranës. Këta funksionarë jetojnë në kompleksin e banesave “Torre Drin” në rrugën Abdi Toptani (pak metra larg Bashkisë së Tiranës). Në letrën që i drejtojnë Z. Edi Rama shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me dy lokalet verore që gjenden në këtë zonë. “Që nga fundi muajit prill e deri tani “The living Room” dhe “Folie Terrace” që gjendet pas Kinema Millenium, luajnë muzikë me volum të lartë deri në orët e para të mëngjesit, duke na lënë pa gjumë”,- shkruhet ne letrën e firmosur nga Darko Javorski, (Ambasadori kroat), Viorel Stanila, (Ambasadori rumun), Raffaella Valentini, (sekretarja e parë e Ambasadës Italiane), Clare Sears, (atashe kulturor në Ambasadën Britanike), Luigi Fabri, (administratori i Torre Drini), Geront Selenica dhe Besnik Sulaj (banorë), dhe Znj. Simpson (UNDP) si dhe Noorimasa Shimomura (UNDP). Here në mënyre individuale e herë të përfaqësuar nga Administrata e godinës ku jetojnë, këta banorë i janë drejtuar disa here Bashkisë dhe Policisë së Shtetit por situata vazhdon të mbetet e njëjta. Madje në letër shkruhet se “Disa prej këtyre ankesave policia i është përgjigjur se diskotekat e përmendura kanë leje nga Bashkia për të luajtur muzikë në orët e vona”. Ndërkohë nga bashkia thuhet se asnjë lokal në Tiranë nuk ka leje për të qëndruar hapur gjatë natës. Diplomatët e huaj me delikatesë i sugjerojë Bashkisë që te gjejë një mënyrë për të zgjidhur situatën. “Pa dashur të ndërhyjmë në procedurat tuaja administrative apo në biznesin e këtyre lokaleve, me mirësjellje do t’ju kërkonim të rishikonit situatën”,- shkruhet në letër. Me tej shpjegojnë se muzika në apartamentet e tyre dëgjohet më tepër për shkak të altoparlantëve që lokalet kanë vendosur në ambientet e tyre. Ato e përforcojnë edhe më shumë volumin, që i tejkalon disa here kufijtë e normales. Nëpërmjet kësaj letre/ankesë ftojnë zyrtarë bashkiakë që të vërtetojnë fjalët e tyre duke matur nivelin e zhurmës gjatë natës në këtë zonë. Madje në katet e larta ku banojnë ata, muzika amplifikohet dhe iu vjen më e fortë në formë jehone. Por përpjekja e banorëve për të zgjidhur problemin nuk mbyllet me kaq. Duke qenë se ne vendin tonë janë mysafirë ata shkruajnë se Tiranën e konsiderojnë si shtëpinë e tyre dhe do të donin që të paktën këtu të kishin kushtet minimale të jetesës. “Si mysafirë zyrtarë në vendin tuaj, disa prej nesh do të dëshironin të kishim të njëjtën qetësi që ambasadorët shqiptarë kanë në vendet tona”,- mbyllet letra e depozituar në Bashki. Y.Lezo
Koço Naso “Jemi bërë gati të ndërrojmë shtëpi”
Koço Naso është një nga banorët e zonës përreth lokalit “Steelwings”, një vend i njohur edhe për frekuentimin e “motoristëve”. Ai pohon se jeta në këtë zonë të bllokut është bërë e padurueshme dhe shumë nga banorët janë bërë gati të ndërrojnë vend. Z. Naso, ju jetoni në zonë ku ka disa lokale nate. A ju shqetëson muzika e tyre? Kanë ndërruar edhe marmitat e motorëve, kanë nga ato që bëjnë zhurmë. Po pate fëmijë të vogël në shtëpi i pushoi zemra nga zhurma. I ndezin motorët dhe lëshojnë gazin në maksimum. Sa fillon mbrëmja e deri në orët e para të mëngjesit krijohet një situatë e padurueshme. Sikur të bëhej një monitorim me kamera do të ishte më mirë. Mblidhen jo më pak se 30 motorë nga ata të mëdhenjtë dhe nuk kanë të reshtur nga zhurma. Këtu bëhet nami, shumë prej banorëve u është mërzitur shtëpia dhe duan të ikin nga kjo lagje. Jeni ankuar në Policinë e Rendit apo në atë Bashkiake? Të them të drejtën për shkaqe të ndryshme unë nuk jam ankuar por një pjesë e mirë e fqinjëve të mi i janë drejtuar policisë duke marrë në telefon apo edhe me letra. Këto lloj lokalesh ekzistojnë në çdo vend, por janë në zona ta pabanuara, në periferi e jo në mes të pallateve dhe zonave të banuara. Nuk di se si lejohen që të shqetësojnë të tjerët në këtë mënyrë.
Luan Dallxhiu “Zhurmat? Tashmë na ka ikur gjumi”
Luan Dallxhiu banon në një prej rrugicave të bllokut ku ndodhen disa lokale që mbajnë zërin e lartë. Ai shpjegon se në shtëpinë e tij mund të flihet gjumë vetëm në disa orare të caktuara, kur kanë baruar zhurmat e lokaleve të natës. Edhe pse janë interesuar në polici, përgjigjja që kanë marrë banorët e kësaj zone është se duhet që të bëjnë një peticion në bashki dhe ndoshta mund t’ iu vijë një zgjidhje. Zoti Dallxhiu, jeni i shqetësuar nga zhurmat që shkaktohen në këtë zonë? Po si të mos jesh, kur shumica e këtyre lokaleve që kemi pranë shtëpisë (për të mos thënë ngjitur) e mbajnë çdo natë muzikën me volum të lartë sa nuk flemë dot gjumë. Fillon muzika që nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në 04:00 të mëngjesit, na çmenden. Këtu në këtë zonë ka shumë familjarë që duan të çlodhen në shtëpitë e tyre. Si ia bëni me gjumin? Unë fle në 01.00 dhe ngrihem në 04.00, tre orë gjumë ose përpiqem të fle ditën. Që kur kanë filluar këto lokalet përreth na ka ikur edhe gjumi tashme. Presim të mbarojnë ata qejfin njëherë. Nuk di se si do zgjidhet kjo punë. Jeni ankuar diku? Kemi marrë policinë e rendit dhe atë bashkiake por deri tani nuk ka ndryshuar asgjë. Madje na sugjerojnë që kjo çështje mund të zgjidhet duke bërë një peticion në Bashki. Një natë rreth orës 00.30 ka ardhur një furgon i policisë bashkiake për këtë punë. Muzika u ndal për pak dhe filloi përsëri. Nuk besoj të bëjnë gjë as Policia Bashkiake dhe as Policia e Shtetit pasi në momentin që vijnë, kam parë që pronarët e lokaleve i marrin brenda dhe i qerasin. Zakonisht ka çdo natë muzikë të lartë apo vetëm ne ditë të caktuara të javës? Thuajse çdo natë. Por më shumë zhurmë ka nga dita e mërkurë deri të shtunën.
Rrëfimi i njërit prej banorëve të rrugës Vaso Pasha ku zhurmat e motorëve e kanë kthyer vendin të pabanueshëm “Ministrat marrin pjesë në festat e zhurmshme”
Vangjel Nako banon në rrugën pranë lokalit “Steelëings” dhe zhurmat janë kthyer në një stres të vërtetë për familjen e tij. Ai dhe banorët e lagjes kanë menduar që të ankohen por nuk kanë se ku pasi edhe pushtetarët marrin pjesë në festa të ndryshme që organizohen aty. Pak kohë më parë ishte ministri i Kulturës, Ardian Turku dhe homologu i tij kosovar që ndodheshin në atë festë dhe përshëndesnin motoristët. Zoti Vangjel jeni i shqetësuar nga zhurmat e lokaleve e të natës? E kam shtëpinë pranë një lokali të tillë këtu në rrugën “Vaso Pasha”. Zakonisht ka zhurma që shkaktohen ose nga muzika e lartë e lokalit ose nga motorët. Si e përballoni këtë situatë? Po ç’të bëjmë, më këto kushte jemi të detyruar të përshtatemi. Jeni ankuar diku për këtë problem? Unë jo, po janë ankuar shumë banorë nga lagjja. Madje flitet se do të bëhet një peticion dhe do t’i dërgohet bashkisë. Po s’ke edhe kujt t’i ankohesh. Mbaj mend një natë, rreth dy a tri javë më parë, ishte një festë e këtyre grupeve që kanë motorë. U mblodhën këtu tek rruga, duke bërë shumë zhurmë. Madje aty ishin edhe ish-ministri ynë i Kulturës, Ardian Turku, bashkë me Ministrin e apo zëvendës ministrin e i kulturës së Kosovës. Erdhi policia dhe ata (motoristët) filluan të tallen me policinë. Madje e kam dëgjuar edhe nga brenda shtëpisë kur thërrisnin me altoparlant, “Tani do të përshëndesë ministri Kulturës i Shqipërisë” apo “E ka radhën ministri i Kulturës së Kosovës për të na përshëndetur”
Frederik Hadëri pohon se banorët janë duke përgatitur një peticion ku kërkojnë që t’i jepet një zgjidhje këtij problemi “I kam dërguar e-maile Ramës por pa përgjigje”
Frederik Hadëri është një nga qytetarët që e vuan zhurmën e lartë që shkaktojnë lokalet e natës. Ai e ka shtëpinë tek rruga “Vaso Pasha”, pikërisht një kat më lart lokalit të quajtur “Steel Ëings”. Përveç muzikës së lartë familja Hadëri duhet të përballet edhe me zhurmën e motorëve të klientëve të këtij lokalit. Frederiku thotë se ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Rendit dhe asaj Bashkiake por situata vazhdon të jetë e njëjtë. Nisur nga kjo eksperiencë ai rrëfen se i ka humbur besimi në institucionet qendrore apo ato lokale duke shpresuar vetëm tek sensibilizimi i qytetarëve të Tiranës që të gjithë së bashku t’i japin fund këtij stresi të përditshëm. Ai i kërkon të gjithë “bashkëvuajtësve” të tij që të mos tregohen indiferentë ndaj kësaj çështjeje por të organizohen për një zgjidhje të përhershme të saj. Zoti Frederik jeni i shqetësuar nga zhurmat e lokaleve të natës ? Poshtë shtëpisë kam një lokal i cili po ma vështirëson jetesën sa jam detyruar të marr një shtëpi tjetër me qira për të banuar. I mbaj të dyja shtëpitë dhe këtu vij herë pas here. Kam gjashtë vite me këtë histori. Më parë aty ka pasur një biznes tjetër i cili gjithashtu shkaktonte zhurma të shumta. Tashmë që është bërë ai lokali nuk mund të jetohet më aty. Jo më larg se pardje, rreth orës 03.00-04.00 të mëngjesit kishin ngritur volumin e muzikës edhe pse në lokal nuk kishte mbetur njeri tjetër përveç kamerierëve. Pastaj filluan të ngulin gozhdë, duke na zgjuar sërish nga gjumi. Nënën e kam të sëmurë, për shkak edhe të moshës ka probleme me të fjeturin imagjino që edhe ta zgjojnë sapo e zë gjumi. Jeni ankuar për problemin tuaj në bashki, polici apo diku tjetër? Vazhdimisht. Hera e fundit ka qenë jo më larg se parmbrëmë. I kam dërguar e-mail edhe Kryetarit të Bashkisë, zotit Edi Rama, por deri tani nuk ka një masë konkrete për zgjidhjen e problemit. Më parë jam ankuar edhe te Policia e rendit kurse tani tek ajo bashkiake. Vazhdimisht kam vënë në dijeni ish-nënkryetarin e bashkisë, Eduard Shalsin. Ka pasur raste edhe që i kam çuar mesazh në telefon në orën 24.00 të mbrëmjes dhe policia bashkiake ka ardhur e ka ndaluar muzikën për një periudhë shumë të shkurtër. Menjëherë pas ikjes së tyre ka vazhduar sërish. Ka pasur raste kur kam kërkuar ndërhyrjen e Policisë Bashkiake dhe nuk ka ardhur njeri. Po me pronarët a jeni përpjekur të bisedoni? Kam folur me pronarin e lokalit, por ai e ka dhënë me qira dhe aktivitetin e zhvillon dikush tjetër. Ai më kërkoi falje për shqetësimin mendova se u zgjidh kjo punë por, dy ditë më pas vazhdoi e njëjta situatë. Si mendoni ta zgjidhni këtë problem? Brenda pak ditësh mendojmë t’i dërgojmë një peticion të firmosur nga banorë të lagjes Bashkisë. Më shumë se tek institucionet e shtetit apo tek bashkia kam besim tek një lëvizje qytetare. Do të ishte më mirë që qytetarët e Tiranës të sensibilizoheshin për këtë problem dhe të kërkonin një zgjidhje përfundimtare të tij. Kjo çështje duhet të zgjidhet nga ata persona që e kanë mbi kurriz. E.Senja
Banorët: “Zhurmat e natës po na torturojnë”
Një herë e një kohë të ishe banor i Bllokut ishte një privilegj por tashmë është kthyer në një stres zhurmash. Banorë të ndryshëm të kontaktuar nga “Shekulli” pohojnë se jeta e tyre është bërë e pamundur për shkak të zhurmave të shumta gjatë natës dhe ditës. “Zhurmat po na stresojnë deri në çmenduri. Nuk mund t’i durojmë, se jemi të moshuar dhe të sëmurë”,- pohon banorja e ish-zonës së Bllokut, Afroviti Ropi. “Jetojmë në një trysni zhurmash të vazhdueshme. Nuk na lënë të flemë gjithë natën. Jemi të moshuar dhe kjo situatë është e padurueshme për ne” Stresi i tyre më i madh është nata. “Këtu nuk zbatohet asnjë limit. Dëgjojmë muzikë me zë të lartë deri në orën 4 të mëngjesit. Edhe dita është e zhurmshme, kështu që prej vitesh nuk kemi kaluar asnjë natë të qetë në shtëpitë tona,”- pohon e moshuara Olimbia Kodra, banore e ish-zonës së Bllokut. Ndërsa bashkëshorti i saj, Kostandin Kodra, pohoi se vitet e fundit ka filluar t’i humbasë dëgjimi, ndaj e ndien veten më me “fat” se banorët e tjerë, sepse e përballon më shumë torturën e shkaktuar nga zhurmat. “Jam me aparat në vesh, siç e shikon, dhe e vendos sa herë dua të dëgjoj dikë kur flet. Në të kundërt e heq dhe nuk dëgjoj atë zhurmë të padurueshme që mbizotëron në zonën tonë”,- pohon ai.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22951. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22951

SHBA garanton: Përkushtimin të gjithanshëm për Kosovën Presidenti Fatmir Sejdiu u takua me zv/ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit Stuart E. Jones, të cilin e njoftoi për zhvillimet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë për sfidat me të cilat po ballafaqohet shteti i ri.
Ai gjithashtu e njoftoi Jones për çështje të tjera siç janë lobimi i Kosovës për njohje shtesë, progresi në fushën e decentralizimit, procesi i ndërtimit të kapaciteteve diplomatike të Kosovës, etj.
Gjithashtu – siç bëhet e ditur në një komunikatë të Presidencës kosovare – Sejdiu kërkoi që SHBA-të ta vazhdojnë mbështetjen e tyre jetike që po i ofrojnë Kosovës si në sigurimin e njohjeve të pavarësisë, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik dhe integrimet euroatlantike.
Jones ndërkaq, siç thuhet në komunikatë, e siguroi presidentin Sejdiu për punën e palodhshme që SHBA po bën për të mirë të Kosovës në të gjitha sferat. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22942. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22942

Universitetet, emrat e studentëve fitues TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë publike listat e studentëve fitues të fazës së dytë të regjistrimit në shkollat e larta publike. Pas mbylljes së regjistrimit të fituesve dhe pas mbetjes së vendeve të lira, nisi një tjetër fazë regjistrimi, që vijonte me ata që ishin në renditje. Në dokumentin bashkëngjitur mund të lexoni emrat e atyre që kanë fituar të drejtën të ndjekin këtë vit studimet në universitetin e Tiranës. Nëse edhe pas kësaj faze do të mbeten të tjerë vende bosh, do të ketë sërish regjistrime, deri në plotësimin e kuotave të përcaktuara sipas degëve.(Shekulli)
http://www.shekulli.com.al/2009/09/25/renditja%20sipas%20degeve.pdf
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22945. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22945

Histori me historianë Teksti i historisë së Shqipërisë për klasën 12 mund të jetë shndërruar në librin më të kërkuar të javës në vendin tonë.
Arsyeja duhet gjetur në debatin publik që shoqëroi denoncimi nga PS-ja të disa paragrafëve të tij, që lidhen me interpretime të njëanshme të ngjarjeve politike të viteve 1997-2005.
Një ndikim të madh në debat pati edhe skandali i botimit në Maqedoni i enciklopedisë së re, një botim provokativ, racist dhe fyes për shqiptarët atje.
Presioni nga brenda e jashtë Maqedonisë detyroi akademinë të tërheqë dhe të korrigjojë botimin. Në Shqipëri, megjithëse në përmasa minimale skandali, shenjat janë të kundërta. MASH-i mbrojti botimin përmes alibisë së procedurës së ndjekur, duke u lënë në dorë nxënësve një test historie të dyshimtë në realizmin dhe profesionalizmin e tij.
Në fakt, debati mbi historinë dhe pasqyrimin profesional të tyre e kapërcen tekstin në fjalë, autorët, MASH-i dhe në një analizë retrospektive, rezulton të jetë një nga debatet tabu në jetën publike e akademike shqiptare të këtyre 20 viteve të fundit.
Çështja se me ndërrimin e qeverive, sidomos të partive në pushtet, ndryshojnë edhe interpretimet e teksteve historike, është njëra anë e rëndësishme, por jo thelbësore e problemit.
Shqetësimi më i madh lidhet me anën tjetër, atë të ruajtjes, promovimit dhe shndërrimit në piedestal të klisheve tabu të së shkruarës, me lexim bardhezi të ngjarjeve, me heronj pozitivë dhe negativë, dhe mbi të gjitha, me dominimin e kriterit ideologjik në shqyrtimin dhe analizimin e ngjarjeve dhe fakteve historike.
Partia Socialiste ka të drejtë kur kërkoi tërheqjen nga qarkullimi të tekstit të historisë 12, sepse ai është një tekst i kontestuar mësimor, edukues, i porositur, kontrolluar, certifikuar, financiar dhe promovuar nga shteti (MASH). Paragrafët e gjetur dhe të publikuar në shtyp janë të mjaftueshëm për ta kuptuar drejtësinë e kësaj kërkese.
Por Partia Socialiste nuk ka të drejtë kur skandalet e teksteve mësimore dhe akademike spekulative dhe me theks ideologjik, i fokuson vetëm tek ky tekst. Ja një shembull tjetër më shqetësues dhe edhe më skandaloz.
Pak kohë më parë, Akademia e Shkencave, pas një pune shumëvjeçare, publikoi tekstin me katër vëllime të Historisë së Shqipërisë. Në hierarkinë e teksteve mësimore mbi historinë, ky është teksti bazë i referimit, për nxënës, studentë, studiues, përfshirë edhe ata të huaj.
Dhe në fakt, në këto vëllime gjen me dhjetëra raste të spekulimeve ideologjike, qëndrimeve të njëanshme, injorimit të fakteve të dokumentuara dhe ngjyrosje preferenciale të ngjarjeve e figurave politike në përputhje me modelin tabu të krijuar nga historiografia gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Për shembull, kur teksti i historisë së Shqipërisë analizon ngjarjet politike 1921-1923, Ahmet Zogu, atëherë ministër ose Kryeministër, konsiderohet një politikan arkaik, diktator, abuzues, spekulant.
Grupi politik që mbështet atë, në përputhje me tabunë e 45 viteve komunizëm, cilësohet anakronik, i shitur, antidemokratik, antiperëndimor etj. Kurse rivalët politikë të tij jepen vetëm si heronj pozitivë, të mençur, demokratë, liberalë, atdhetarë etj.
Autorët e Historisë së Shqipërisë u kushtojnë vetëm dy rreshta atentateve kundër Zogut Kryeministër, dhe dy faqe, protestave kundër vrasjes së Avni Rustemit.
Ky i fundit, përshkruhet me elozhe si një hero pozitiv, vrasja e tij i adresohet direkt Zogut (asnjë gjykatë apo dokument arkivor nuk e provon këtë), madje përshkruhen me detaje edhe parullat që mbanin në dorë ose thirrjet që bënin protestuesit në Vlorë pro heroit pozitiv (Avniut) dhe kundër figurës negative (Zogut).
Ose më tej, hapësira që teksti zyrtar i historisë së Shqipërisë u kushton ngjarjeve historike me vlera kombëtare dhe atyre me vlera partiake është në disproporcion të dukshëm.
Kështu, themelimit të PKSH-së i kushtohet dhjetë herë më shumë hapësirë sesa vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri, Kongresit të Përmetit (të PPSH) i kushtohet dyfish më shumë hapësirë sesa Mbledhjes së Mukjes (PPSH dhe nacionalistët), demonstratës së bukës në Korçë (1936) i kushtohet tre herë më shumë hapësirë sesa lëvizjes studentore 1990-1991, edhe pse kjo e fundit, minimalisht solli ndryshimin e sistemit politik në vend.
Shembuj të tillë janë të shumtë në tekstin bazë të historisë, botim i ASH-së dhe në çdo tekst tjetër zyrtar të dalë nga akademia apo ish-institutet e varësisë së saj.
Siç shihet, shqetësimi mbi punën akademike, tekstet, botimet dhe të vërtetat historike, është shumë më i madh sesa gafa e tekstit të klasës 12. Këto e shembuj të tjerë të panumërt, të pamundur për t’u trajtuar në një koment të shkurtër, janë shprehje e krizës së madhe të identitetit në të cilën ndodhen institucionet kërkimore profesionale në vend, politikat arsimore dhe në një aspekt më direkt, mendimi shkencor në vend.
Më 1991-shin, të gjithë ishim të ndërgjegjshëm se reformat dhe sistemi i ri politik kërkonin juristë të rinj, ekonomistë të rinj, specialistë të rinj, ushtarakë të rinj, krijues të rinj etj., ku me përcaktim “të rinj” nuk nënkuptohet mosha, por mentaliteti i mendimit dhe i punës.
Pas 19 vjetësh ne mund të krenohemi se kemi tashmë juristë profesionistë, kemi specialistë të fushave, ushtarakë e krijues profesionistë, por krahasuar me to, ne nuk mund të themi akoma se kemi edhe studiues profesionistë, sidomos në fushën e shkencave historike.
Ky përfundim pesimist e ka shpjegimin e vet. Brezi i historianëve të edukuar dhe brumosur me metodat e kërkimit dhe vlerësimit ideologjik dhe partiak të historisë, vijon të jetë aktiv dhe dominues në procesin e rivlerësimit të historisë.
Për vite me radhë, nën regjimin komunist, në botimet e tyre ata kanë promovuar teza e qëndrime të diktuara nga partia – shtet, duke krijuar skema tabu, klishe të pandryshueshme, diferencim ideologjik e klasor, metodikë diferencuese etj., ndaj personazheve dhe ngjarjeve.
Në periudhën e demokracisë kjo kategori historianësh, në shumicën e tyre, e pati të pamundur të distancohet nga metodat e vjetra, alias, tezat, botimet dhe krijimtaria e jetës së tyre.
Nuk pati ndjesë, as falje, korrigjim apo tërheqje. Në tërësi ata shfrytëzuan hapjen e vendit dhe të burimeve arkivore shqiptare e të huaja jo për rishikim të botimeve, tezave dhe studimeve të tyre, por për të kundërtën, për zbulimin e ndonjë letre, fakti anësor, dokumenti politik etj., që përforcon tezat e krijimtarisë së tyre të vjetër.
Kështu, i njëjti autor që drejtoi për dekada studimet kundër mbretit Zog, në demokraci risolli një botim të ri, me vlerë të veçantë vetëm shtesën e akuzave për preferencat e tij seksuale apo aspekt tjetër të jetës dhe veprimtarisë së tij.
Në këto rrethana, kushdo që ka nevojë të lexojë e studiojë diçka profesionale mbi historinë shqiptare, është i detyruar të mos u adresohet studimeve të ASH-së apo historianëve akademikë, por autorëve të huaj.
Nuk është vështirë të shihet sot diferenca e punës akademike e profesionale e një studiuesi të huaj, p.sh., Berndt Fisher, me homologët e tij shqiptarë, edhe pse dy palët trajtojnë të njëjtën periudhë, shfrytëzojnë të njëjtin arkiv dhe shkruajnë e botojnë në të njëjtën kohë.
E vetmja gjë që kanë bërë dhe po bëjnë ky brez i vjetër historianësh është rreshtimi vullnetar pro apo kundër tezave historike që u shkojnë përshtat partive të majta apo të djathta në Shqipëri.
Kështu, kur politikës i intereson të vërë në dyshim datën e çlirimit, të rindezë debatet rreth rivalitetit brendashqiptar të viteve të luftës, të promovojë apo sulmojë figura e ngjarje historike, ne shohim në media të njëjtët historianë, të ndarë pro e kundër, që debatojnë me argumente politike, që ofrojnë luftë politike dhe në thelb, promovojnë histori politike.
Ndërkohë, tek ne është e dukshme edhe dukuria joshkencore, që për ngjarje historike dhe sidomos të asaj pjese që lidhet me historinë politike, të parët që ftohen në media për të folur nuk janë historianët apolitikë, por vetë politikanët në cilësinë e dytë, atë të historianit.
Madje, aktiv në debatet historike vazhdimisht janë edhe drejtues të lartë të qeverisë dhe partive politike, një tregues i nivelit dhe joseriozitetit me të cilat trajtohen çështjet historike në Shqipërinë postkomuniste.
Për ironinë dhe fatkeqësinë tonë, ne kemi historianë të gatshëm të mbrojnë teza se e majta është e keqja e Shqipërisë, siç kemi historianë të tjerë të gatshëm dhe krenarë të mbrojnë tezat se diktatura dhe diktatori Hoxha duhen parë në baraspeshë, kritikat për sistemin dhe vlerësimet për arritjet e këtij sistemi.
Në fakt, nëse shihen tekstet akademike dhe shkollore gjermane e italiane, në asnjë rast nuk ka e nuk mund të ketë një vlerësim pozitiv të regjimit të Hitlerit apo Musolinit, pavarësisht se këto dy regjime, në vitet e para të drejtimit ende nuk ishin shndërruar në rrezik për botën demokratike.
Po ashtu mund të thuhet për regjimet komuniste në vendet e Europës Qendrore, si dhe për Çausheskun në Rumani e Zhivkovin në Bullgari. Sepse në konceptin perëndimor, tekstet shkollore dhe akademike, më shumë sesa tekste pasqyrimi formal të arkivit historik, konsiderohen burim informimi dhe sidomos, burim edukimi për brezat e rinj.
Kur historianë të ndryshëm kanë mendimet dhe tezat e veta për ngjarje të caktuara, nuk ka vend për shqetësim, përkundrazi, është një zhvillim i dëshiruar që mund të hapë mundësi për debat pikëpamjesh mbështetur në fakte e dokumente shkencore.
Në momentin kur këto mendime dhe teza personale, e kalojnë pragun personal dhe shndërrohen në tekste shkollore e akademike, pra në qëndrim zyrtar të institucioneve të shtetit shqiptar, në mendim e tezë të publikut dhe burim informimi e edukimi për brezat e nxënësve dhe studentëve, atëherë kemi të bëjmë me një akt të pastër abuzimi, zhvillim antishkencor dhe një kërcënim serioz për sistemin edukativ dhe shkencor në Shqipëri.
Qoftë edhe për këtë motiv, debati i fundit duhet të shërbejë si një moment reflektimi e kthese, jo thjesht për një apo dy tekste, por për një metodologji të gabuar dhe të rrezikshme pune, e cila më shumë sesa tensionimin e përkohshëm të jetës politike sot, nëse nuk korrigjohet, në të ardhmen mund të sjellë pasoja shumë të rënda për publikun dhe shoqërinë tonë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/histori-me-historiane.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/histori-me-historiane.html

SHBA bëjnë thirrje për kapjen e vrasësve të vëllezërve Bytyqi Diplomatët amerikanë në Beograd kanë ngritur shqetësimet se askush nuk është dënuar për ekzekutimin e tre vëllezërve amerikanë me origjinë shqiptare nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Dje në një deklaratë të ambasadës amerikane thuhet se Shtetet e Bashkuara presin nga autoritetet serbe gjetjen dhe dënimin e atyre që janë përgjegjës për vdekjen e vëllezërve Bytyqi.
Më 1999 tre vëllezërit shkuan t’i ndihmojnë shqiptarëve për të luftuar forcat jugosllave dhe serbe në Kosovë. Ata ishin arrestuar dhe paditur për hyrje të paligjshme në Serbi, dhe pas dy vjetësh trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive me shqiptarë nga Kosova.
Deklarata e ambasadës amerikane vjen pasi të martën një gjykatë serbe për krimet e luftës në mungesë provash liroi dy të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
Prokurorët kanë thënë se ata do të bëjnë apel për vendimin(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22939. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22939
Top