Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Vëllai i Nënë Terezës, kapiten i Mbretit Zog
Foto e vitit 1978 ne Paris, me Llazar Bojaxhiun dhe Monique Skuillanta,adhuruese e Nane Terezes
Në përvjetorin e Armës së Artilerisë, përherë kur bëhet apeli i nderit, krenarisë dhe dinjitetit, nuk mungon gjithashtu edhe një emër: emri i Kapitenit Lazar Bojaxhiu
Arma e Artilerisë së Ushtrisë Kombëtare Shqiptare ka një traditë të hershme. Përpjekjet e para lidhen me Shkollën e parë të Artilerisë që themeloi Ali Pashë Tepelena afër Janinës para dy shekujsh. Arma e Artilerisë pati në radhët e saj shumë emra të njohur dhe njëri ndër ta ishte dhe vëllai i Nënë Terezës, Lazar Bojaxhiu.
Lazar Bojaxhiu lindi më 24 gusht 1908 dhe në moshë të re iu akordua një bursë si jetim nga qeveria shqiptare e kohës, për të studiuar në Shkollën Ushtarake të Modenës. Dokumentacioni i gjetur në arkiva na tregon që Lazar Bojaxhiu ishte 20 vjeç kur veshi uniformën e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Ai u diplomua oficer në 26 maj 1928, tre muaj para se Shqipëria të shpallej mbretëri. Në vitin 1933, Lazar Bojaxhiu pati profesionin e artiljerit në komandën e parë pozicionale të artilerisë.
Sipas dokumentacionit të gjetu në Listat e Shkallëzimit të Oficerëve të Artilerisë së Mbretërisë në datë 21 janar (kallunder), 1933, Lazari ka qenë në shërbim të përhershëm ushtarak në Armën e Artilerisë. Në vitin 1933 ai ishte nëntoger, por të dhënat tregojnë se më pas do të shkonte deri në gradën kapiten artilerie
Në këtë periudhë e gjithë artileria shqiptare e Mbretërisë së Mbretit Zog kishte katër kapitenë të parë, 1 kapiten të dytë, 2 togerë, 23 nëntogerë si dhe 40 aspirantë. Gjeneralë të Ushtrisë Shqiptare në këtë periudhë ishin Xhemal Araniotasi, Gustav Von Myrdach dhe Leon De Ghilardi. Në total ushtria e Zogut kishte vetëm 617 ushtarakë të të gjitha gradave, ndërkohë që kapaciteti maksimal në ushtarakë me grada nuk shkonte më shumë se 900 vetë.
Më 1 shtator 1928, kur Zogu i Parë u shpall mbret, Lazari shërbeu si oficer i tij. Për këtë, ai i shkroi me krenari Nënë Terezës për t i thënë se po shërbente në ushtrinë e Mbretit të shqiptarëve. Nënë Tereza, duke shprehur përkushtimin e saj ndaj besimit, i shkroi duke iu përgjigjur se ndërsa ai po i shërbente mbretit të një popullsie dymilionëshe, ajo po i shërbente mbretit të të gjithë botës.
Kualifikime të shumta bënë të mundur që Kapiten Bojaxhiu, sikurse shumë të tjerë, të dërgohej të shërbente në ushtrinë italiane si oficer artilerie. Nuk deshi kurrë të hiqte dorë nga nënshtetësia shqiptare dhe kjo ndikoi në vendimin e tij për të hequr dorë nga ushtria. Në Shqipëri nuk mund të kthehej, sepse pas vendosjes së regjimit komunist, u ngrit padi ndaj tij si tradhtar dhe u dënua me vdekje.
Kapiten Bojaxhiu, gjatë vizitës së saj të parë në Romë, takoi Nënë Terezën, për herë të parë pas tridhjetë e një vjetësh. E bija e Lazarit, të cilën ai e quajti Age, kujton takimin e të atit me Nënë Terezën. Babai dhe nëna flisnin pa pushim shqip, – kujton ajo. Halla tani ishte bërë e famshme, por babai e trajtonte si një motër të vogël. I bëri përshtypje që e pa ashtu të mplakur. Puna kishte lënë shenjat e veta. Ajo kishte kaluar një jetë me shumë lodhje dhe mundime.
Nënë Tereza, tashmë me një jetë të shenjtëruar, kishte vajtur në Itali, me dëshirën për të takuar të ëmën dhe motrën që jetonin në Shqipëri, por që nuk u lejohej të dilnin jashtë vendit, pasi në Shqipëri kishte një regjim të egër komunist.
Aty kah fillimi i viteve 70, kohë kur Nënë Tereza mësoi për sëmundjen e nënës së saj, ajo i dendësoi përpjekjet për tiu dhënë mundësia që të vizitonte vendin e saj. Shkoi të takonte atasheun e ambasadës shqiptare në Romë me shpresë që të paktën do të lejoheshin që e ëma dhe e motra të iknin nga Shqipëria. Kur Nënë Tereza po dilte prej ambasade, – shkruan Dom Lush Gjergji në librin Nënë Tereza Jonë, – për herë të parë në jetë e pashë ti shkonin lot nëpër faqe. U ndal, drejtoi sytë kah qielli dhe tha: O Zot, unë e kuptoj dhe e pranoj këtë vuejtje për vedi, por shumë e vështirë ta pranoj dhe kuptoj për nënën, loken time, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron asgjë tjetër përpos të na shohë edhe një herë.
Përgjigjja që Nënë Tereza mori nga shteti shqiptar për kërkesën e saj, që tu jepej të ëmës dhe motrës vizë për në Itali, ishte e prerë: Drane dhe Age Bojaxhiu nuk janë në gjendje fizike të ndërmarrin një udhëtim jashtë shtetit. Gënjeshtër, – kishte komentuar Lazari. Sëmundja e vetme e nënës dhe Ages quhet vetmi dhe dëshpërim. Janë të varrosura për së gjalli, – kishte thënë ai.
Pasi nuk pati sukses në ambasadë, Nënë Tereza nuk rreshti përpjekjet për të nxjerrë të ëmën dhe të motrën nga Shqipëria. Për këtë çështje, ajo kërkoi ndihmën e shumë personaliteteve botërore, si të J. F. Kennedy-t, President i SHBA-së, De Golit, President i Francës, Indira Gandit, Kryeministre e Indisë, por pa sukses. Nuk mund të bëj gjë tjetër, vetëm se të lutem për ju, – i shkruante të ëmës dhe të motrës Nënë Tereza, pasi pa se ëndrra e saj e kahershme për ti takuar po shuhej.
Me babain e varrosur në Shkup, Lazarin që kishte mbetur në Itali, Nënë Terezën në Indi dhe Dranen dhe Agen në Shqipëri, familja e Bojaxhinjve e shpërndarë në katër shtete, jetonte si në një baladë tragjike, ku të gjallët e të vdekurit, duke dëgjuar thirrjen e gjakut, kërkojnë, por nuk munden të takojnë njëri-tjetrin.
Mirëpo kur gazetarët e shtypit botëror i bënin pyetje për familjen e saj, ndërkohë që shtypi shqiptar as që e përmendte asfare emrin e kësaj shenjtoreje të pashoqe, Nënë Tereza jepte gjithmonë përgjigje të prera, duke iu shmangur kësisoj çdo hollësie që kishte të bënte me familjen e saj, për të fshehur dhimbshëm misterin e një drame familjare, që mbeti pengu i përjetshëm i saj.
Kjo dramë lidhej me faktin se ajo, e mbetur jetime qysh në moshën tetëvjeçare, nuk mundi të shihte kurrë më nënën e motrën e vet, ngase ato jetonin në Shqipëri, vendin e vetëm në botë ku ateizmi ishte sanksionuar me kushtetutë dhe vendet e kultit ishin kthyer në muze, kinema, ndërsa klerikët persekutoheshin e burgoseshin. Nënë Tereza kishte frikën e tyre, pasi ajo e dinte fort mirë se ndërsa jetonin në Tiranë, ato mbaheshin nën mbikëqyrje, sepse ishin farefisi i Lazar Bojaxhiut, një refugjat në Itali, i dënuar me vdekje në mungesë nga shteti shqiptar, si dhe Gonxhe Bojaxhiut, një murgeshe e njohur në botë me emrin Nënë Tereza e Kalkutës.
E megjithatë, Nënë Tereza nuk shprehej kurrë publikisht për këtë, ashtu siç nuk komentonte vrasjen e të atit, për të cilin ajo deklaroi se kishte vdekur papritur në moshën 46-vjeçare, pasi kjo ngjarje kishte të bënte me rrethana politike, ndërkohë që ajo, duke qenë një besimtare e devotshme, nuk merrej kurrë me politikë.
Mirëpo Lazari, ish-ushtarak i ushtrisë së Mbretit Zog, kishte një natyrë krejt tjetër dhe në Stokholm, kur vajti për të shoqëruar Nënë Terezën për marrjen e çmimit Nobel, deklaroi përpara gazetarëve se vdekja e babait të tij kishte qenë një helmim për arsye politike, sepse babai i tij, Kolë Bojaxhiu, ishte një nacionalist.
Kreu i familjes Bojaxhiu, Nikolla, ishte përzier me politikë dhe luftonte për të drejtat e popullit të Kosovës. Në vitin 1912, kur Shqipëria shpalli pavarësinë, në shtëpinë e tij, për të festuar këtë ngjarje, ishin edhe patriotët shqiptarë Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Sabri Qyteza. Ai ishte një sipërmarrës i suksesshëm ndërtimesh dhe gëzonte edhe përkrahjen morale të popullit.
Mbrëmjen e ceremonisë së Nobelit ai ishte gati të rrëfente për gazetarët se si ata nuk lejoheshin nga regjimi komunist shqiptar të shihnin nënën e motrën e tyre, por ishte b Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23093. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23093

Rasti i Enciklopedisë në raportin e KE ? Zyrtari i Komisionit Evropian, përgjegjës për zgjerim Dirk Lange, ka deklaruar se në raportin e ri të Komisionit Evropian për Maqedoninë, mund të futen edhe kundërthëniet për Enciklopedinë e Maqedonisë, nga e cila u fyen shqiptarët.
I konsiderojmë të gjitha elementet që kanë ndodhur deri më tani. Raporti mbyllet më 15 shtator, por ndërsa ka gjëra të rëndëishme, ne do ti marrim ato parasysh, i ka thënë Lange televizionit A1 të Shkupit.
Subjektet politike shqiptare, intelektualët, shoqëria civile kanë reaguar pas botimit të Enciklopedisë, e cila sipas tyre shtrembëron historinë dhe i fyen shqiptarët.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23089. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23089

Gjermania zhvillon nesër zgjedhjet parlamentare Gjermanët votojnë këtë të djelë për një parlament të ri dhe bashkë me të edhe qeverinë e re. Kancelarja Angela Merkel ka kryesuar në anketat e opinionit para zgjedhjeve por ministri i saj i jashtëm është gjithashtu rival për pozitën. Si Bashkimi Kristian-Demokrat i zonjës Merkel dhe Social-Demokratët e qëndrës së majtë të Frank Walter Steinmeier po shikojnë mundësinë e koalicioneve. Votuesit ndërkohë janë të shqetësuar rreth ekonomisë së Gjermanisë dhe përfshirjen e vendit në Afganistan.
Parrulla dhe premtime fushate nga kandidatët që konkurojnë për mbështetje nga më shumë se 62 milionë votues të Gjermanisë.
Gara zhvillohet për të gjitha vendet e Dhomës së Ulët të Parlamentit, Bundestagut dhe bashkë me të qeverinë e re.
Për çfarë janë votuesit të shqetësuar?
“Për mua, çështja kryesore është ristrukturimi i sistemit ekonomik për të punësuar më shumë njerëz dhe për të siguruar që vendi nuk shkatërrohet”, thotë një votues.
Si shumë vende, Gjermania është goditur nga kriza ekonomike globale. Edhe pse shifrat e fundit tregojnë se vendi po del nga recesioni, gjermanët janë të shqetësuar, thotë analisti politik Nils Diederich nga universiteti Free i Berlinit.
Të habit fakti që shumica e njerëzve thonë se nuk shohin problem për këtë çështje po ka shqetësime se në të ardhmen papunësia dhe probleme të tjera mund ti rëndojnë njerëzit kështu që problemet ekonomike janë tema kryesore e këtyre zgjedhjeve.
Kancelarja Angela Merkel ka kryesuar në anketa. Ajo shpreson se bashkimi Kristian-Demokrat do të fitojë vende të mjaftueshme për të zgjedhur një koalicion me demokratët e lirë.
Kundërshtari i saj kryesor është një nga partnerët e tanishëm të koalicionit, ministri i jashtëm Frank Walter Steinmeier nga demokratët socialistë të qëndrës së majtë.
Katër vjetët e shkuara, Gjermania është drejtuar nga një koalicion i gjerë i dy partive kryesore konservatorët dhe socialistët por anketat e opinionit tregojnë se gjermanët nuk janë të mrekulluar me këtë marrëveshje.
Në se ke koalicion duhet të bësh compromise dhe kompromiset i bëjnë vendimet e paqarta. Kjo thotë zoti Diederich do të thotë se votuesit shpesh nuk i kuptojnë vendimet e marra dhe kjo sjell pasiguri.
Përfshirja e Gjermanisë në Afganistan është bërë çështje, pas incidentit të fundit në Kunduz ku komandatë gjermanë kërkuan një sulm ajror të Natos kundër luftëtarëve talebanë dhe vranë disa civilë.
Përfshirja e Gjermanisë në luftë është një çështje në mendjen e votuesve.
Me përfshirjen e ushtrisë sonë pyes veten në se Afganistani është kaq i rëndësishëm ashtu siç pyetëm në se lufta në Irak ishte e drejtë, thotë një votuese.
Gjermania ka 4 mijë e 500 trupa në Afganistan dhe shumica e gjermanëve kërkojnë tërheqjen e tyre.
Shumica e votuesve mendojnë se Gjermania duhet të largohet nga Afganistani sa më shpejtë të jetë e mundur.
Votuesit gjermanë mund të mos jenë të kënaqur me koalicionin që kanë tani dhe mund të mosbesim për të ardhmen. Por shumë e marrin seriozish votimin.
Votuesit gjermanë do të thonë fjalën e fundit për anëtarët e parlamentit dhe se cila parti do të formojë një koalicion për të drejtuar qeverinë e re.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23085. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23085

F1, Masa: Rikthimi në Nëntor
Felipe Massa pas aksidentit: Foto; AFP
Felipe Masa është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në fund të nëntorit, mund ti kthehet pistave të garave në Formula 1. Piloti brazilian i Ferrarit i cili pësoi një dëmtim në kokë, në garën e Hungarisë do rikthehet në pistë, në një garë kart, në Brazil.
Zhvillohen sot provat zyrtare të “Formula 1″
Zhvillohen sot në orën 16 provat zyrtare të Çmimit të Madh të Singaporit, në Formula 1,  Sebastian Vetel dominoi dje sesionin e dytë të provave të lira. Piloti gjerman i Red Bullit shënoi kohën më të shpejtë në pistën aziatike, duke lënë pas Alonson me Reno dhe Kovalainen me MekLaren. Kampioni i botës në fuqi, Ljuis Hemilton regjistroi kohën e nëntë. Ndërkohë, dy pilotët e Ferrarit Raikonen dhe Fizikela, sërish shfaqën probleme, duke u renditur respektivisht në vendin e 14-të dhe 16-të. Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23081. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23081

PS, sot zgjedh kryetarin e ri Rreth 82 mijë socialistë do të zgjedhin sot kryetarin e ri të tyre, mes kandidatëve Edi Rama dhe Maqo Lakrori. Zgjedhjet në PS, zhvillohen pas rreth 3 muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Votimet kanë nisur prej orës 8 dhe do të mbyllen në orën 16, ndërsa më pas do të nisë procesi i numërimit. Rreth 400 komisione votimi në të gjithë vendin janë ngritur sot në fuksion të këtyre zgjedhjeve.
Garat për kryetarin e ri socialist zhvillohet mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit, dy kandidaturave të vetme të saj, ku sipas të gjitha gjasave, i pari i ka të gjitha shanset për tu rizgjedhur në kryesimin e Partisë Socialiste.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23077. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23077

Britney Spears do të vazhdojë të kujdeset për fëmijët Britney Spears dhe Kevin Federline, do të ndajnë në mënyrë të barabartë kohën për tu kujdesur për fëmijët e tyre deri në vitin 2010, pasi gjykata ka vazhduar marrëveshjen që i lejon këngëtares të vazhdojë ti shohë ata.
Këngëtarja arriti marrëveshje me ish-burrin Federline më herët gjatë këtij viti, që i lejoi asaj të kujdeset për Sean Preston dhe Jayden James, gjatë kohës sa ajo realizonte turneun e saj botëror Circus.
Federline, i cili është kujdestari kryesor i fëmijëve, udhëtoi me Spears në turne, dhe marrëveshja funksionoi shumë mirë për të gjitha palët, që i mundësoi Spears të fitojë kohë shtesë për tu kujdesur edhe më tej për fëmijët.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1286. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1286

Valbona Selimllari: Dashuria te merr frymen Ende qëndron, në subkoshiencën e njerëzve, në vendin e parë. Askush se ka zëvendësuar. Por, çfarë të jetë? Cila mund të qëndrojë si më bindësja ndër arsyet, teksa duket sikur zëvendësimi nuk do të ndodhë kurrë.
Sakaq, Valbona Selimllari duket e ndërgjegjshme për këtë avantazh të sajin. Madje, duket edhe ti ketë sjellë gjatë në mendjen e saj pse-të.
Dhe ka të ngjarë të ketë goditur në shenjë. Ose së paku i ka kaluar shumë pranë arsyeve që vazhdojnë ta mbajnë fort në vendin e parë, si missi-n e miss-eve.
E bukur? Sigurisht që po. Por nuk është e vetmja. Sharmante? Padyshim. Por sërish nuk qëndron në një ishull. Po kështu mund të thuhet për elegancën, qëndrimin, shijen, mënyrën e të folurit, ecjen e shumëçka tjetër Së paku teorikisht, Valbona Selimllari, smund të jetë e vetmja që i ka këto avantazhe, mes kaq shumë miss-eve që janë kurorëzuar ndër vite, e akoma më shumë të tjerave pjesëmarrëse në konkurset e bukurisë që në Shqipëri startuan në vitin relativisht të largët 1991.
E megjithatë, nëse pyet se cila prej miss-eve qëndron në vend të parë, përgjigja e shumëkujt është e njëjta: Valbona Selimllari. Duhet ti ketë bërë përshtypje edhe vete miss-it të parë shqiptar, një i tillë reagim prej publikut, përderisa i ka sjellë e përsjellë vetmevete arsyet derisa ka arritur në një konkluzion. Mendoj se dhe pason një pauzë e shoqëruar nga një buzëqeshje që e bën të duket si e zënë në faj. Rezultat i natyrës modeste
Mendoj se jam e mirë. (Aspak se ka fjalën për fasadën. Përkundrazi, tek artikulon konkluzionin a bindjen e saj, është e përqendruar tërësisht te brendia e saj, njerëzore, te karakteri, natyra dhuratë e geneve të saj). Dhe pastaj, është e bindur se çfarë ka thellësisht vlerë është fakti se asnjëherë sështë përpjekur të shfaqet si një miss. Unë thjesht kam jetuar Valbonën. Kam jetuar vetveten. Dhe pastaj, kjo ka pasur efektin e vet. Ska pak kohë, që i ka ndodhur. (Në të vërtetë i ndodh kaq shpesh) Ishte me pushime, në një udhëtim fundjave, në jug. Po, pikërisht në Sarandë. E tek po shëtiste me të sajtë, dëgjon një zë gruaje që e thërret. Valbona!. Kthen kokën por portreti i gruas nuk i thotë asgjë. Nuk i kujtohet që diku ta ketë parë, a ta ketë takuar. Aq më pak mund të jetë një e njohur apo e afërme e saj. Megjithatë, nuk bën përpara. Kthehet dhe i afrohet gruas, e cila, nuk di më si ta shprehë kënaqësinë që po takon Valbona Selimllarin.
Eshtë thjesht një fanse, që ia nis të recitojë përmendësh një lumë komplimentesh e vlerësimesh për gruan e bukur e sharmante, ikonën e bukurisë shqiptare. Valbona, sigurisht që ndihet mirë. Por jo vetëm për këtë arsye harxhon disa minuta të gjata kohe me gruan që e thirri, teksa të sajtë presin pak më tutje me durim. Miss-i i parë shqiptar, di të respektojë njerëzit e zakonshëm në rrugë, di ti falënderojë.
Di, sidomos, që nëpërmjet vëmendjes që u jep, ti bëjë ata të ndihen mirë, nga prekja me dorë e idhullit. E teksa e ka treguar këtë historizë që i takon fundit të kësaj vere, sqaron se e sheh edhe këtë si një arsye e fortë, mes të tjerave që vazhdojnë ta mbajnë në gojë për mirë. Një ndër arsyet ama.Gjithsesi, prej 18 vitesh, shijon të qenit personazh publik, gjithnjë një personazh i këndshëm për të tjerët Le ta fillojmë bisedën me një kujtim fëmijërie Kam qenë fëmijë i lëvizshëm. Ndoshta për këtë arsye, daja im u propozoi prindërve që të më fusnin në ekipin e gjimnastikës. Dhe jam marrë gjatë me këtë sport, plot 8 vjet. Pastaj ekipi u shpërbë. Por gjithsesi, gjimnastika është një lloj sporti prej të cilit detyrimisht duhet të shkëputesh shpejt. Kësisoj unë në vit të tretë të shkollës së mesme, hoqa dorë nga gjimnastika
Siç vite më parë kishit hequr dorë nga violina?Oh po. Por vetëm dorëheqja është e përbashkët mes këtyre dy rasteve. Unë studioja violinë me Robert Radojën, dhe sduhet të kem qenë keq përderisa në konkursin për në hyrë në shkollë dola e para. Por ndodhi një gjë e çuditshme. Nga këndvështrimi i sotëm, sdi ta shpjegoj. Vajza e vendit të dytë, filloi të qante. Dhe unë, me të parë këtë skenë, u tërhoqa.
I lashë asaj vendin tim. Kështu e braktisa violinën dhe fillova të shijoj të marrurit me sport. Nuk ishte zëvendësim i keq.Me një fjalë, si e përshkruani fëmijërinë tuaj?Të lirë. Po. Kam qenë e lirë në fëmijërinë time.Njëra prej motrave? Mamaja? Cila syresh ishte nga ana tjetër e rrëfyestores, kur ju kishit nevojë të rrëfeheshit?Me motrat kam pasur dhe kam marrëdhënie të mira.
Shumë të mira madje. Por kur vjen puna për tu rrëfyer, e kam më të lehtë me një mike. Funksionon po njëlloj edhe pas shndërrimit në emër publik? Nuk ju tremb cënimi i mundshëm i privatësisë nga shoqet? E vërteta është se gjërat që kam nevojë ti them, sjanë edhe aq delikate Në fillim violina, pastaj gjimnastika dhe në fund Akdemia e Arteve. Pse nuk u bëtë as aktore Skam mundur ta shoh veten asnjëherë në këtë pozicion.
Ndoshta zgjodha Akademinë e Arteve, si mundësinë më të lehtë për tu diplomuar. Por jo, nuk e kam ëndërruar veten asnjëherë as në skenën e teatrit e as në shesh të xhirimit.E njëjta gjë mund të thuhet në përgjithësi për skenën, ose kontaktin e drejtpërdrejtë me publikun? Apo jo? E bëj këtë pyetje ngase prej kohësh jeni shkëputur nga skena Jo vetëm jam shkëputur. Por, në 15 vjet punë unë jam ngjitur në skenë shumë pak, vetëm për 3 vjet, pjesën tjetër kam qenë në prapaskenë. Ndoshta kjo ndodhi se nuk e kisha ambicien e duhur për të qëndruar në skenë, apo për të ecur përpara. Ama, me këtë sdua ti shkarkoj nga faji ata që kam pasur pranë Doni të thoni me këtë se keni qëndruar në prapaskenë, jo ngase kështu ju pëlqente? Përkundrazi. Prapaskena më lodh. Andej duhet të kujdesesh për këdo tjetër, duke qëndruar në hije, dhe jo për veten. Kjo e fundit është çfarë do të më tërhiqte më shumë. Të qenit personazh publik është avantazh apo disavnantazh? Kënaqësi. Avantazh, aspak disavantash. Përvoja ime deri më tash nuk ma ka përballur me problemet e të qenit njeri publik. Sa kujdeseni për të qenë në lartësinë e një miss-i?
Tek e fundit në lartësinë e imazhit që publiku pret nga ju?Në fakt unë nuk jetoj si miss. Unë jetoj si Valbona. Ama edhe si e tillë jam shumë e kujdesshme. Nuk dal kurrë nga shtëpia pa i kushtuar pamjes kohën e duhur. Sakaq trukun e bëj shumë të lehtë, gati të padukshëm. Më duhet të sqaroj diçka. Më ndodh që dal nga shtëpia e patrukuar, ama e kryej këtë proces në makinë.
Po, po, në makinë, shfrytëzoj kohën në semaforë. Pothuaj e kam mësuar përmendësh këtë rit. Dhe në momentin që zbres në tokë, jam në rregull (qesh).A ju ka shkuar ndërmend të kërkoni dhe të gjeni, arsyet se pse publiku ju vlerëson mes të tjerave si ju, fituese kurorash bukurie?Them se jam e mirë, (qesh) dhe njerëzit më duan. Nuk jam ekstravagante, dhe besoj se njerëzit janë të prirur të shohin dhe vlerësojnë thjeshtësinë. U pëlqen natyralja. Çfarë kërkoni nga fati?E rëndësishme është që nuk kërkoj të kem diçka që smë takon. Mendoni se fati ju ka përkëdhelur?Se di. Por unë jam e aftë ti përshtatem rrethanave. Unë sjam ndjerë kurrë keq as në një kështjellë e as në një kasolle. /Gazeta Panorama
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1282. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1282

Merita Halili: Dashuria ime me Raifin Një verë e ngjeshur me aktivitete. Kështu mund të thuhet për stinën e nxehtë që sapo kaloi të Merita Halilit, këngëtares popullore tejet të suksesshme në Tiranën e para viteve 90, dhe jo më pak të suksesshme, tashmë që karrierën e saj e zhvillon në Amerikë.
Gjithsesi jeta e saj, përtej oqeanit ka ndryshuar në shumë drejtime. Së pari, kjo mund të thuhet për krijimin e familjes. Një muzikant, ka qenë zgjedhja e saj.
Dhe duket si një zgjedhje e natyrshme në rastin e një këngëtareje.
Tashmë ajo nuk është më vajza e re që këndonte në skenat shqiptare, por nëna e tre vajzave gjithaq e angazhuar me profesionin dhe skenën. Dhe kur fillon e rrëfen impenjimet e verës ajo, nuk ka pak për të folur: Do të veçoja si më të rëndësishmin nga këto aktivitete, Festivalin Internacional që u organizuar në Norwood në New York në 12 korrik.
Është festival që organizohet prej 35 vjetësh por për herë të parë u prezantua dhe muzika shqiptare me këngë nga të gjitha krahinat shqiptare të drejtuar nga mjeshtri i fizarmonikës Raif Hyseni. Një tjetër aktivitet me rëndësi ishte dhe parada shqiptare në Manhattan e cila kishte si qëllim Ditën e emigrantëve
Ndërkaq këtë verë unë organizova dhe videoklipin në Kosovë për këngën Vallja dhe kënga e Mitrovicës, me muzikë, tekst dhe orkestrim nga Raif Hysenit, thotë Merita Halili.Projekti që keni apo do të keni në duar?
Kam dëshirë të mbledh shumë këngë të vjetra dhe ti ri-incizoj që të ngelen për brezat më të rinj. Të mos humbin këngët burimore me vlera artistike që paraardhësit tanë u munduan ti ruajnë me shumë kujdes.Si ka nisur kjo stinë e re në anën artistike? Stina e vjeshtës më pëlqen se tani do ndërrojnë pemët ngjyrën e gjetheve dhe fëmijët filluan shkollën me plot ngarkesë. Ana artistike vjen gradualisht.Karriera juaj fillon në Tiranë. Pse e braktisët? Karriera ime filloi në Tiranë dhe nuk besoj se e kam braktisur. Sot mundësia është të jetosh kudo dhe të krijosh karrierë jo vetëm në atdheun tënd po edhe në botë. Edhe pse jetoj prej 13 vjetësh në Amerikë nuk e kam shkëputur aktivitetin në Shqipëri.
Kam qenë e pranishme në Festivalet e Gjirokastrës dhe në spektaklin E dua më shumë Shqipërinë, në anketën Fituesit e anketimit dhe në evenimentin e madh Sofra Tiranase.Pse u bëtë këngëtare? Si kanë qenë fillimet tuaja? Pse vendosa të bëhem këngëtare?! Se gjithmonë kisha dëshirë të këndoja, dhe këndoja në shkollë, në shtëpi, gjithandej. E doja shumë muzikën dhe mendoj se kam talentin nga Zoti. Kam filluar të këndoj që në moshën 5-vjeçare dhe kjo më ka dhënë një përvojë të vyer, falë pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë shkolle siç ishte Pallati i pionierëve në Tiranë. Kështu filloi për mua dhe vijoi me pjesëmarrjen në shumë grupe amatore, e me vonë profesioniste. Këto për mua u bënë pjesë e punës dhe e eksperiencës sime në skenë. Nëse jo këngëtare, çfarë tjetër do të ishit bërë. Cili ishte plani juaj rezervë?Në qoftë se nuk do ta isha bërë këngëtare, do të më pëlqente të bëhesha mësuese.Çfarë krahasimi mund të bëni mes skenave të ndryshme ku jeni ngjitur? E kam vlerësuar gjithmonë skenën si në Shqipëri dhe në botë me një ndryshim. Kur këndon për të huajt është ndryshe, ata nuk e kuptojnë gjuhën tonë dhe duhet më shumë interpretim. Ndërsa kur këndon për publikun tënd ndjen gjithmonë ngrohtësi dhe krijohet emocion shpirtëror. Cilat janë preferencat tuaja në muzikë?Unë këndoj vazhdimisht këngë popullore por nuk përjashtohet nganjëherë të këndoj edhe pjesë klasike për të cilat edhe kam mbaruar shkollën.Përtej profesionit, familja, çvend zë në jetën tuaj? Për mua familja është më e rëndësishmja, familja dhe vajzat e mia. Diçka më shumë për familjen tuaj, për angazhimin familjar Jam sigurisht një nënë me preokupime familjare. Në shtëpi unë bëj detyrën time dhe kam përgjegjësitë e mëdha të një gruaje dhe prindi. Jeta nuk është vetëm muzikë, këngë, art.Jeta është plot me të gjitha së bashku. Po vajzat tuaja? Vajza e madhe është duke vazhduar kolegjin, e dyta është në klasë të shtatë në shkollë tetëvjeçare dhe e treta është e vogël gjashtë vjeçe dhe vazhdon parashkollorin. Ka një lidhje mes familjes dhe punës suaj. Bashkëpunoni profesionalisht me bashkëshortin tuaj, Raif Hysenin dhe orkestrinën e tij I lehtë apo i vështirë bashkëpunimi profesional mes dy bashkëshortëve? Në punë ne e shohim njëri tjetrin si kolegë, nuk e konsiderojmë si bashkëshortë. Kështu e kam ndërtuar në kokën time, por gjithmonë me tolerancë pa shqetësime dhe pa i sjellë probleme njëri-tjetrit, sepse ka edhe keqkuptime, njerëz të gjallë jemi. Meqë jemi këtu: Ju ka njohur muzika, a po ju keni bërë bashkë muzikën tuaj? Na ka njohur muzika dhe shumë njerëz njihen në punë mendoj. Mund të njihen dhe rastësisht, njohjet sot vijnë nga mënyra të ndryshme. Ne jemi njohur në Amerikë të dy së bashku, Raifi i binte fizarmonikës. Më bëri shumë përshtypje si muzikant, si artist i formuar dhe aty nisën ngacmimet e para, tërheqjet mes njëri-tjetrit. Për ta mbyllur me profesionin: Mendoni se e keni arritur vlerësimin e dëshiruar? Kam qenë e vlerësuar në Shqipëri dhe më kanë mbajtur të vlerësuar akoma në Amerikë.
Por përsëri njeriu kërkon nga vetja të japë edhe më shumë dhe unë mendoj që kjo do arrihet shumë shpejt. Kam bindjen për më shumë akoma. Kur do të jeni në Shqipëri për një koncert? Së shpejti me një projekt të ri që po e lë surprize./Panorama plus
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1279. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1279

Zbulohet lidhja e Arjonit të Big Brother me Luanën e Fiksit Që kur u fut në Big Brother nuk e fshehu ambicien e tij për të bërë karrierë në Shqipëri dhe ishte pikërisht kjo arsyeja për të cilën ai la Italinë dhe jetën që bënte atje, e cila për shumë prej të emigruarve mund të ishte jeta ideale. Arjon Muça ka treguar gjithmonë se di mirë se çfarë do në jetë dhe njeh armët që posedon për të qenë fitimtar.

Ndërkohë që shumë prej personazheve të Big Brother përflitet se do të jenë pjesë e Top Medias, duket se më me fat nga të gjithë është Arjoni i cili ka tashmë në dorë plane konkrete. Pak muaj më parë, kur ai sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother dhe ishte disi konfuz në idetë e tij, gjithsesi nuk ka ngurruar të shprehë dëshirën e tij të madhe për të qenë pjesë e botës magjike të televizionit, madje është shprehur se për natyrën e tij do të ishte perfekte roli i prezantuesit në një program rinor si Selekt. Por duket se oferta që tashmë i është bërë, është shumë më e mirë se ajo që djali bukurosh kishte menduar për veten e tij kohë më parë. Programi Një këngë për ty i cili do të startojë për pak ditë në Top Channel ku protagonistë janë disa fëmijë të taletuar, do të prezantohet nga Hueida El Sajed dhe Arjon Muça. Duket se për të dy këta të rinj, lajmi ka qenë një surprizë e vërtetë. Hueda ka kohë tashmë që jetën e saj e bën mes Parisit dhe Tiranës por më së shumti po jeton në Paris ku ka ndërtuar edhe një karrierë për tu patur zili. Ka tre vite që nuk merret në televizion, që atëherë që bënte një program mëngjesi tek televizioni Arbëria. Mbase nuk mendonte ti rikthehej televizonit në Shqipëri, ose nuk shihte hapësirat e duhura për ta bërë këtë, prandaj dhe në Tiranë vinte thjesht për të dhënë provimet dhe për të takuar miqtë e saj. Por pikërisht ditën kur ajo erdhi për të marrë diplomën, mori një ofertë nga Top Channel për të qenë prezantuese e parë tek programi Një këngë për ty. Me siguri Huedës i ka pëlqyer menjëherë ideja pasi natyra e saj disi fëminore ia bën shumë më të lehtë prezantimin e një programi ku protagonistë do të jenë fëmijët. Por stafi i programit ka patur si ide që brenda këtij formati të fusë edhe një talk show me fëmijët, Vera që e lidhi me vajzën seksi të ekranit dhe vjeshta që do e sjellë si prezantues në krah të Hueidës në programin për fëmijë REDONA SADIKU pjesë e cila do të prezantohet nga Arjon Muça, djali bukurosh i cili u bë i njohur falë programit Big Brother. Ka me të vërtetë mjaft kuriozitet për të parë sidomos Arjonin në versionin prezantues, si një djalë i cili nuk kishte patur ndonjëherë lidhje me televizionin, por që mendonte se mund të jepte shumë aty.
VERA QË E LIDHI ME LUANËN Por nuk mbarojnë me kaq lajmet e reja mbi jetën e Arjonit. Duket se edhe në aspektin sentimental diçka ka lëvizur në jetën e tij. Gjithmonë e ka shprehur se është në kërkim të shpirtit binjak, të dashurisë së madhe, të asaj dashurie që do të mund ti dhurojë shumë emocione. Dhe duket se e ka gjetur, dhe ajo është Luana, vajza simpatike dhe shumë seksi e cila filloi karrierën në televizion shumë e vogël, si velinë e Fiksit, ndërkohë që tani është një nga protagonistet e reklamave të Digitalb dhe pjesë e Top Channel. Disa muaj më parë Luana i dha fund lidhjes me një djalë tjetër shumë simpatik dhe të pëlqyer, me këngëtarin Adrian Gaxha. Edhe pse thuhet që Gaxha udhëtonte shpesh për në Tiranë, vetëm për të takuar Luanën, duket se largësia ia ka bërë të pamundur vazhdimësinë e lidhjes. Ndërkohë Arjoni vjen nga një lidhje e gjatë me një vajzë italiane dhe disa flirte të vogla madje edhe në Big Brother. Janë njohur në Tiranë por duket se janë lidhur si të dashur gjatë pushimve të verës në plazhin e Vlorës. Kanë kaluar shumë kohë bashkë dhe kanë krijuar një histori të bukur dashurie me njëri tjetrin e cila gjithsesi është në fillimet e saj. Për këtë temë asnjëri nuk pranon të flasë e të na rrëfejë disa detaje, ndërkohë që ne menduam ta publikonim këtë informacion për të gjithë fansat e Arjonit por edhe të Luanës. Tani dy të rinjtë do kenë mundësi të punojnë dhe në të njëjtin vend, në Top Channel por me projekte të ndryshme. Lajmin që në jetën e tij ka tashmë një vajzë me të cilën ndjehet e lumtur, e dha vetë Arjoni dy ditë më parë kur ishte i ftuar tek programin Pasdite në Top Channel prezantuar nga Arbana Osmani. Arjoni tregoi se tashmë është lidhur me një vajzë, që ajo është brune dhe e bukur duke mos preferuar të japë identitetin e saj. Për të gjithë kuriozën ne kemi zbuluar se cila është ajo.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.celebritete.com/?p=1565. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.celebritete.com/?p=1565

Top të kuq të ping-pongut Kur mua më është treguar historia isha shumë i interesuar për të e dëgjuar atë, dhe më është dukur që në fillim shumë interesante e tërheqëse.
Kujdes gjatë leximit, lexoni me detal, dhe pasi ta lexoni çdo rresht, analizojeni me kujdes, sepse ia vlen. Mos kapërceni rreshta apo shkronja, se me të vërtetë automatikisht i humbet kuptimi shkrimit.
Ka rreshta që ju duken të njejtë me disa më lartë, por pikërisht aty mund të jetë fshehtësia.
Atëherë…
Na ishte seç na isht një herë një baba. Ai kishte një djalë. Djali shkonte në shkollë fillore. Djali i tij nuk mësonte në shkollë. Se nuk mësonte, e bindi të atin e vet, duke kaluar shkollën fillore me zor të madh, dhe me intervenime të mëdha. I ati nuk dinte se si të ia bënte që djali i tij të mësojë. Kështu, mendoi e mendoi mirë e mirë, gjersa i ra ndër mend një ide. Ai i tha të birit se në rast se ai pranohet me sukses në gjimnaz, ai do i blinte çka të i dojë zemra, çoftë edhe nëse do të duhej të hynte në borgj apo diç e tillë. Kështu, djali shkon e mëson shumë e shumë, pregadite mirë, dhe në test pranues për shkollë të mesme radhitet si njëri nga nxënësit më të mirë. I ati krenohet me të vërtetë me të, bën festë, lavdërohet me të birin, e përgëzon, dhe në fund e pyet: -Biri im. Unë ta dhash një premtim, dhe do të realizojë. Më trego se çka do zemra yte, dhe unë do të ta blejë. I biri i përgjigjet: -Baba i dashur. Faleminderit për atë që po bën për mua. Unë dua një top të kuq të ping-pongut. I ati e dëgjon të birin, shkon në dyqan, e blen topin, dhe i biri ndahet mëse i kënaqur. Pas kësaj i vjen koha shkollës së mesme. I ati premton përsëri të birit se në rast se do mësojë e do e përfundojë shkollën e mesme, do i blejë çkado që i biri do të kërkoj. I biri mëson shumë, përfundon shkollën e mesme si njëri nga nxënësit më i mirë. I ati krenohet me të vërtetë me të, bën festë, lavdërohet me të birin, e përgëzon, dhe në fund e pyet: -Biri im. Unë ta dhash një premtim, dhe do të realizojë. Më trego se çka do zemra yte, dhe unë do të ta blejë. I biri i përgjigjet: -Baba i dashur. Faleminderit për atë që po bën për mua. Unë dua një top të kuq të ping-pongut. Pas kësaj vijnë studimet. I ati i jep premtimin e njejtë në rast se i biri do përfundojë me sukses studimet. I biri mëson, përfundon si është më së miri, dhe vjen koha e realizimit të premtimit. -Biri im. Unë ta dhash një premtim, dhe do të realizojë. Më trego se çka do zemra yte, dhe unë do të ta blejë. I biri i përgjigjet: -Baba i dashur. Faleminderit për atë që po bën për mua. Unë dua një top të kuq të ping-pongut. Më pas vjen koha e punësimit. I ati i thotë të birit se në rast se kryen punën me sukses, do e shpërblejë atë me çkado që të don. I biri pranon, kryen punën si është më së miri. I ati i thotë: -Biri im. Unë ta dhash një premtim, dhe do të realizojë. Më trego se çka do zemra yte, dhe unë do të ta blejë. I biri i përgjigjet: -Baba i dashur. Faleminderit për atë që po bën për mua. Unë dua një top të kuq të ping-pongut. Kështu i biri i bëri 4 topa të kuq të ping-pongut. Vjen një ditë, dhe i biri edhepse i ri sëmuret keq në prag të vdekjes. Kur i ati e vëren se i biri është në çastet e fundit të jetës e pyet nga kurioziteti që keni edhe ju: -Pa më trego bir i dashur, ke pasur mundësinë të zgjedhësh ç’të duash në këtë botë, gjithë ato mundësi, kurse ti ke zgjedhur 4 topa të kuq të ping-pongut. Pse ndodhi kjo, çka të janë dashur topat e ping-pongut. I biri edhepse vështirë e kishte shumë të nxirrte fjalët tha: -Baba… Topat e… Ping-Pongut… I kam… Këtu vdes i biri. Historia merr fund.
Ju do pyesnit se ç’dreqin ndodhi me topat e ping-pongut. S’e kam idenë. Di vetëm se nëse e keni lexuar me vëmendje jeni lodhur kot. Ndoshta kjo ishte esenca. Kushedi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=317. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=317

Iluzion me pika Në këso raste komentet janë të tepërta, po ja ku keni pak komentim:
Ju duket se po shihni pikat e zeza në ndërkohë që po shihni ato të bardha, megjithatë sapo do të doni të i shihni të zezat, papritur zhduken.
(Foto huazuar nga google)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=312. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=312

1 lekë = 3.5 euro Në kuadër të ritjeve të fundit që po zhvillon leku, lajmërohet se tani 1 lekë kap vlerën e 3.5 eurove.
Kështu për momentin, Leku bëhet paraja më e vlefshme në botë, dhe si po shkojnë punët, shpejtë mund të bëhet monedhë univerzale.
Guvernatori i bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi si institucionet përkatëse nuk janë të kënaqura me mënyrën si po shkon zhvillimi i Lekut, pasi që prisnin më shumë.
Tutje ai thotë se Banka e Shqipërisë po bën gjithcka ka në kompetencë që të rris për aq sa të mundet akoma vlerën e lekut.
Është hera e parë në histori që Euro “mposhtet kaq thellë”, e ne as me këtë nuk qenkemi të kënaqur.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=309. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=309

Mania Mania comes in two forms euphoric and dysphoric. In euphoric mania, you have an intense feeling of optimism, creativity, power, and boundless energy. Life seems full or irresistible possibilities limited only by your imagination. Almost as common, but much less pleasant, is dysporic mania. In addition to beng high, you also feel irritable, agitated, wired, impatient, on edge, frustrated, depressed, paranoid, or some combination of these. Sometimes the experiences of euphoria and dysphoria are intermixed. You start out feeling overjoyed and energized, but your mood quickly turn ugly when you run into obstacles.
Monitor your sleep patterns carefully. If you suddenly feel little or no need for sleep, this is the most reliable signal of the impending onset of a manic episode. And the return of normal sleeping is a good sign that a manic episode is coming under control. Keeping your sleep patterns regular is important because sleep deprivation can actually trigger a new episode. A string of sleepless nights is allways a very bad sign , however much you enjoy feeling tireless and may welcome the increased productivity. Consult a psychiatrist immediately to head off the development of a fullblow mania episode, or at least to reduce its intensity and duration.
Manic speech is hard to miss and hard to fol ow. Your flow of words is literally torrential, pouring out of you like water gushing from a fire hydrant. Carrying on a normal give and take conversation is usually impossible and your friends complain they can’t get a word in edgewise.
You are scattered, destructible, and not at all focused on the task at hand. Your conversation is plagued by frequent detours that can be triggered by random background sounds, a picture on the wall, a nurse walking by, a newspaper headline, or whatever else might conceivably capture your almost nonexistent attention span.
You are driven to accumulate a dazzling array of short term pleasure and excitements with little regard for their possibly dangerous long term implications. Your spending is profligate. Your credit cards become dangerous enablers of your need to buy everything in sight. Five, or even six, figure debts can be accumulated in a remarkably short time. You engage in gambling, drug taking, risky ir unusual sexual experiences, or reckless driving in a way that would meet your own stern disapproval were you not captured by the manic state.
At the outset of a manic episode you feel, and may actually be, temporarily more productive and creative than usual. The combination of burning self confidence and ultra high energy can have a temporary payoff in getting things done whether it is finally clearing your desk, cleaning the house, calling neglected friends, writing your memories, or breaking sales records. People with a history of mania sometimes ine for the advantages of these moment and forget the heavy price.
Mania brews a dangerous combination of poor impulse control, poor judgement, irritability, and grandiosity. Even if you are ordinarily a very law-abiding person with the highest moral values, you may engage in crimes, sins, or indiscretions that are completely at odds with your usual character. Murders, embezzlement, rape, spouse abuse, and adultery have all been committed by extremely nice and virtuous people when they were in a manic state. Juries are completely unsympathetic to argument that the crime was caused by mania and generally assume that the person probably knew right from wrong at the moment the crime was committed. You will probably be help both legally and fiscally responsible for all actions taken during a manic episode even though you could not control your impulses because of the impact of the illness.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=3084. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=3084

Bipolar Disorder, Manic Depression In Bipolar  Disorder, both the ups and the downs are extreme and disabling. The illness almost always begin sometime between puberty and age thirty-five and continues for life. Very rarely, the first episode begins in childhood almost always these early onsets occur in someone who has a strong family history suggesting genetic loading. Usually, the earlier in life Bipolar Disorder appears the more difficult will be its lifetime course unless there is active treatment over many years to minimize the risk of recurrence.
Having a first manic episode after age fifty is so unusual that Bipolar Disorder is unlikely to be the cause. A thorough medical workup is necessary to rule out the possibility of medical condition (a brain tumor, an infection, an endocrine disturbance) or substance use (including a medication side effect) that might be masquerading as mania.
For men with Bipolar I Disorder, the first episode is more likely to consist of mania, whereas for women it is more likely to be depressive. No one knows why. The average number of mood episodes is four in the first ten years of the illness. Some people have almost equal numbers of manias and depressions, whereas others have almost exclusively manic or exclusively depressive episodes. The most common pattern is for a mania immediately to precede or immediately to follow a depression. One of the challenges in the treatment of both mania and depression it to avoid triggering the switch to the opposite type of episode. Depression in bipolar disorder are in most ways just like the unipolar depressions , except that they are more likely to be of the typical type to occur seasonally in late fall, and to dollow childbirth.
An untreated manic episode is likely to last only a few weeks to months, whereas an untreated depressive episode usually persist for six months or much longer. Most people completely recover between episodes and then go on for months or years without any symptoms until next episode. Some people, however, never completely get back to a normal mood and instead endure a chronic low grade state of being either up or down (or both) between episodes.
The most dreaded course is “rapid cycling” which is like being on a roller coaster, perpetually in some sort of episode going without respite from highs to lows and back again. Rapid cycling is more likely in women, particularly if they have thyroid problems. It is also promoted by exposure to antidepressant medications, especially if you are not also talking a mood stabilizing medicine to cover thsi risk. Identifying, preventing, and aggressively treating rapid cycling is simply crucial it is especially difficult to break the rhythm once it has built a head of steam.
According to the diagnostic manual, you have Bipolar I Disorder if:
You have had one or more manic episodes in which you feel abnormally “high”, hyper, wired, or unusually irritable. These get you into trouble, make you unable to function at work or at school, or result in your being admitted to the hospital.
During these manic episodes, at least three of the following symptoms are present: 1. You feel overly self confident or even grandiose. 2. You need much less sleep than usual. 3. You cannot stop talking. 4. Your thoughts are racing. 5. You are easily distracted. 6. You are much more active sexually or socially, or are much more productive at school or at work than is usual for you, or you feel agitated much of the time. 7. You get involved in pleasurable activities without considering the consequences. 8. You also have had one or more depressive episodes.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=3080. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=3080

Gënjeshtërat interesante Zakonisht në jetën e përditshme gënjejmë. Gënjeshtra bëhet në rrethanat dhe qëllimet e caktuara. Poashtu gënjeshtërat mund të jenë interesante, të bukura, d.m.th. edhe ato e kanë “të mirën e vet”.
Të mos e zgjasim shumë këtu po ju paraqesim që përdoren më shumë në jetën tonë të përditshme, dhe që janë “Interesante”.
1.Sigurisht se të dua shumë; 2.Shpesh vjehrrën e dua më shumë se nënën time; 3.Nesër do të ta kthej borxhin, të premtoj; 4.Kurr nuk kam parë diç të tillë; 5.Për mua ajo nuk vlen fare; 6.E urrej jetën; 7.Kam fituar bastore; 8.Mbrëmë u mblodha me shokë, pimë birra, hëngrëm Pizza; 9.S’është puna deri te paraja, por principi; 10. …. megjithatë mbetemi shokë të ngushtë; 11.Unë mund…; 12.Dukesh shumë bukur sonte; 13.Për ty e jap jetën kurdo; 14.Po shkoj në shkollë; 15.Nuk kemi mbledhje të prindërve; 16.Kur jam afër teje… 17.Të dua se je e mirë nga shpirti, e jo nga pamja e jashtme; 18.Jam shok me ty jo për shkak të parasë, por se ia vlen.. 19.Nuk mund të dali, sepse kam motrën e sëmurë; 20.S’kanë fund
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=305. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=305
Top