Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Why Men Cant Say Love The problem is that men also have a powerful sex drive that pulls them toward women. Many men try to gain sexual fulfillment from women without allowing themselves any emotional involvement. Fortunately, however, this male training can’t suppress the enormous drive to bond with and love another. And so most men do, at some point in their lives, fall in love. The problem is that this goes strongly against their male training.
Historically there have been many warning, in actual socialization, as well as in myths and stories, about how dangerous it is for a man to lose his heart to a woman and how this takes away from a man’s strength. We hear of Adam being seduced by Eve into eating the apple, and of Sampson who, against the advice of others, falls in love with Delilah and ultimately loses his strength.
Love was belived to weaken a man, and this notion has kept men from expressing lobe in the way most easily recognized by women that it, by saying “I love you”
But of course love isn’t the only emotion that a man’s anesthesia deadens. Sadness and fear, except in mild and controlled forms, are also avoided by many men.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.datingcare.com/?p=288. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.datingcare.com/?p=288

Sex And Love Sex with love is better than sex without love. People find greater satisfaction when sex is in an intimate, caring relationship.
After studying 12,00 couples, this is the situation: “Our fidings lead to the overwhelming conclusion that a good sex life is central to a good overall relationship. Couples who have sex frequently say they have a good sex life. Moreover, infrequent sex is associated with conflict for everyone…
Good relationships equal good love and good sex, but as i noted, everyone does seem to have the same problem: women want more love, men want more sex. Everyday problems, be they over money, in laws, or children, only exacerbate this apparently unavoidable human dilemma, and the underlying dissatisfaction over sex versus love makes the everyday problems seem worse.
No matter what other problems a couple may have, the love sex frustration is often just beneath the surface, never really settled, brewing perhaps for years, and erupting whenever the relationship is strained.
It is like an unavoidable corrosive force eating away at the underlying good feelings that brought the couple together in the first place until the relationship is no longer a refuse of peace, but a battleground filled with tension and open conflict, or perhaps a cold war that can last forever.
This runs directly counter to our ideal. People want to get married and stay married. In fact, a full 96 percent of all Americans hold the ideal of two people sharing a life and a home together. Only a few couples (19 percent) actually achieve this ideal, however. Happiness in relationships, then, is the exception, not the rule. SEX-LOVE frustration is a factor for nearly everyone. And when this inevitable clash occurs, not wanting to get divorced, people try to solve the problems in their own ways.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.datingcare.com/?p=285. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.datingcare.com/?p=285
Zbulohet dhe fëmija i pestë i Michael Jackson Duket se zbulimet nga jeta private e Michael Jackson nuk do te kene te ndalur. Tash se fundmi raportohet se Michael Jackson nuk ka 4 femije si thuhet por eshte zbuluar edhe femija e peste dhe ai e krijuar me nje shqiptare.
Lajmi ka mbushur titujt e shume gazetave dhe po eshte gjeja e vetme qe po diskutohet keto dite.
Sa per Michael Jackson dihet se te panjohura per te ka me bellok, por se njeri nga femijet e tij eshte gjysme shqiptare na bene te tronditemi te gjithve.
Ky fakt e ka shtyre staffin e trillimeve qe eshte aktiv ne gjithe boten te beje hulumtime rreth ketij rasti. Ne ditet ne vijim presim rezultatet nga hulumtimet dhe ju premtojm te gjithve se do jau sjellim te gjitha te dhenat e mundshmei si p.sh kush eshte nena e ketij femije, kur jane njoftuar me Michael, si eshte zhvilluar historia e dashurise se tyre.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=322. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=322

Ylli Pango, padit Top-Channel. Kërkon 1 milion euro Ish-Ministri i Kulturës Ylli Pango padit në Gjykatën e Shkallës së Parë televizionin “Top-Channel”. Padia ka të bëjë me skandalin seksual, ku ish-ministri u filmua duke i kërkuar favore intime gazetares së maskuar si aplikante, në këmbim të një vendi pune. Lajmi u konfirmua mbrëmë për SH2, nga burime të sigurta pranë togave të zeza në kryeqytet. Padia civile e firmosur nga vetë ish-ministri Pango do të gjykohet nga gjyqtari i çështjeve civile Agim Bendo, i caktuar me anë të shortit elektronik. Sipas padisë civile, (me objekt “padi shkaktim dëmi” dhe nr. dosje 1276), paditësi Ylli Pango, kërkon dëmshpërblim nga televizoni kombëtar “Top Channel” në vlerën 1 milion euro. Padinë e tij, Pango e ka argumentuar si më poshtë: “Kërkoj deklarimin e palës së paditur përgjegjëse për shkatim dëmi ndaj personit, si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta, jo të vërteta dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme”. Pango kërkon gjithashtu në padi “detyrimin e palës së paditur të mos publikojë në të ardhmen artikuj, intervista apo komente ndaj palës paditëse të cilat në mënyrë direkte apo indirekte që mund të dëmtojnë personin e tij”. “Kërkoj detyrimin e palës së paditur të paguaj shpërblimin për dëmin e shkaktuar në vlerën 1 milion euro”- thuhet në fund në padinë e dorëzuar nga avokatët e ish-ministrit. Mësohet se në arsyetimin e kërkesë padisë, avokatët e sish-ministrit kanë renditur edhe një sërë deklaratash si dhe materialin bruto të regjistruar nga emisioni “Fiks Fare”. Në padi nënvizohet shpesh se janë kryer filmime brenda ambienteve të banesës duke cenuar, sic thonë avokatët, privatësinë e klientit të tyre.
Si shtesë të padisë së tyre, mësohet se avokatët e Pangos kanë dorëzuar dje në Gjykatë edhe një material të njejtë me rastin Pango, të ndodhur në një vend të Evropës juglindore, ku Gjykata e Strasburgut është shprehur në favor të “viktimës”. Gjithashtu, mësohet se në ditët në vazhdim avokatët e ish-deputetit Pango do të depozitojnë edhe tarifën prej 1 % të vlerës së kërkuar në padi, (10 mijë euro) si formë garancie (këtë shumë e parashikon ligji për fillimin e procesit civil). Ndërkohë, dosja penale e skandalit Pango ndodhet në prokurorinë e kryeqytetit dhe rrezikohet të mbyllet për shkak se as policia dhe as prokuroria nuk janë në gjendje të gjejnë vajzën që futi në kurth ish-ministrin Pango. Ka qenë fillim i muajt mars kur televizoni Top-Channel nëpërmjet emisionit Fiks Fare publikoi pamjet, pas të cilave ish-ministri Pango u shkarkua.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4680. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4680

Xhemi: Çdo fillim ka edhe fundin e vet Prezantuesja e emisionit E diell dhe njëra nga fytyrat kryesore të Digitalb, Xhemi Shehu, thotë se ky sezon do të jetë i ngjeshur për të, ndërkohë që shton se ajo nuk do të jetë gjithmonë prezantuese e këtij emisioni.
Pas një viti eksperience në këtë format, ne tashmë kemi studiuar pak a shumë atë që publiku vërtet kërkon të shohë gjatë të dielave. “E diell” vjen po aq e njëjtë, sa dhe ndryshe nga edicioni i kaluar. Kemi ruajtur një linjë që na identifikon si program dhe e kemi veshur atë me elemente përbërëse të reja. Qëllimi ynë mbetet po i njëjti… argëtim pa limit, thotë Xhemi në një intervistë për shtojcën Unë gruaja.
Përveçse do të luajë rolin e saj të zakonshëm, të prezantueses në emisionin E diell, Xhemi ka ruajtur sekret befasitë që do tu ofrojë ajo shikuesve të emisionit që prezanton.
Ndërkohë e pyetur se a do të braktiste këtë spektakël, Xhemi thotë se do të vijë koha kur ajo nuk do të jetë më aty.
E Diell përpara së gjithash është një punë për mua, e thënë me fjalë të tjera ajo kërkon angazhim dhe seriozitet maksimal. Si çdo gjë tjetër që ka një cikël të vetin me një fillim dhe mbarim, ashtu edhe unë s’do jem më aty kur të vijë koha, thotë ajo.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4677. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4677

Leku drejt stabilizimit në kuotën 137 Dita e djeshme qe e mbushur me lëvizje të forta në treg, por leku fitoi 0.8 për qind
GJERGJ EREBARA
Leku shqiptar fitoi rreth 0.8 për qind kundrejt euros gjatë ditës së djeshme, sipas kursit fiks që publikohet në mesditë nga Banka e Shqipërisë, duke shënuar ditën e parë pozitive në më shumë se dy javë. Euro ndërroi duar në kuotën mesatare prej 136.74 lekësh në mesditë, pasi e kishte nisur ditën në kuotën 138 lekë. Pasdreke, leku u luhat në 136-137 lekë, duke e mbyllur ditën e punës në kuotën e sipërme. Tregu i këmbimit valutor vijoi të jetë i trazuar me tension të lartë. Shumica dërrmuese e bankave dhe agjencive valutore ruajtën një diferencë të lartë mes kuotës së shitjes dhe asaj të blerjes, fenomen që pasqyron pasiguri të lartë. Një pjesë e ekspertëve të bankave ia veshën të gjithë fajin deklaratës çorientuese të Kryeministrit Berisha javën e kaluar, për tronditjen e kursit të këmbimit.
Reagimet
Opozita politike hodhi poshtë dje akuzat e ministrit të Financave, Ridvan Bode, për hapje paniku. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se opozita qe treguar korrekte përgjatë të gjithë krizës së muajve të fundit, por në të njëjtën kohë, kishte informuar publikun mbi gjendjen ekonomike të vendit.
Shoqata e biznesit Konfindustria, kërkoi përmes sekretarit të përgjithshëm, Gjergj Buxhuku, që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë për shmangien e zhvlerësimit të mëtejshëm, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve të besojnë te vlera e monedhës së tyre kombëtare.
Stringa: Duhet të analizohen shkaqet
Dekani i Fakultetit të Ekonomiksit në Universitetin e Tiranës, Omer Stringa, mendon se Banka e Shqipërisë duhet të marrë masa, por më parë duhet të analizohen shkaqet që sollën zhvlerësimin. Sipas Stringës, i cili foli për një televizion lajmesh, paniku është një faktor shtesë që ndërlikon problemet e zhvlerësimit të lekut, por përmendi edhe shkaqet e tjera të lekut të dobët si kriza ekonomike, forcimi i euros në tregun ndërkombëtar, rënia e dërgesave të emigrantëve apo financat publike.
Ftohen importet, rigjallërohen eksportet
Të dhënat e bilancit tregtar të vendit për muajin gusht, të cilat u publikuan dje nga Banka e Shqipërisë, bëjnë të ditur për rënie të fortë të importeve në Shqipëri, gjë që mund të ndikojë pozitivisht në kursin e këmbimit të lekut. Gjatë gushtit, vendi importoi 257 milionë euro mallra, me rënie 12 për qind kundrejt gushtit 2008. Shkaqet e rënies së importeve lidhen drejtpërsëdrejti me zbutjen e shpenzimeve për investime të qeverisë gjatë po këtij muaji. Importet në Shqipëri qëndruan në nivele të larta gjatë këtij viti, pavarësisht rënies së eksporteve dhe të ardhurave nga remitancat, përgjithësisht si pasojë e shpenzimeve të larta buxhetore. Për këtë arsye, deficiti i llogarisë korrente të vendit mbeti i lartë, gjë që solli edhe presion mbi lekun.
Gjatë periudhës janar-gusht, eksportet e Shqipërisë kanë rënë me 19.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kulmi u shënua në prill, kur eksportet shënuan rënie në masën 27 për qind në bazë vjetore. Por pas muajit qershor, situata filloi të përmirësohej. Në gusht, Shqipëria eksportoi 55.11 milionë euro mallra, me rënie vetëm 14 për qind kundrejt gushtit 2008. Ky qe edhe muaji me rënien më të vogël të eksporteve që nga janari.
Tek importi situata është krejt e ndryshme. Importet totale për periudhën janar-gusht kanë rënë me 7.8 për qind në 2.1 miliardë euro, por për muajin gusht, rënia qe 12 për qind, më e larta e shënuar që nga janari. Ndërsa rënia e importeve teorikisht sjell më pak valutë të larguar nga Shqipëria, pasojat janë ndjerë sakaq në buxhetin e shtetit, ku të ardhurat doganore kanë qenë shumë të dobëta. Rënia e importeve sjell edhe rënien e të ardhurave buxhetore dhe kjo e fundit rrit rrezikun që qeveria ti drejtohet huamarrjes për të përmbushur detyrimet e veta.
Roli i qeverisë
Shumë ekspertë besojnë se çelësi drejt stabilizimit të lekut është ulja e shpenzimeve të qeverisë. Qeveria dje miratoi në Parlament një buxhet të ri për vitin 2009, duke rritur deficitin buxhetor në 6.36 për qind. Shkaku kryesor qe rritja e kostos së rrugës Durrës-Kukës. Sipas buxhetit të ri, ky projekt do të hajë 40 miliardë lekë, nga 30 miliardë që ishte planifikuar. Vetëm ky segment rrugor do të shkaktojë 54 për qind të deficitit buxhetor për këtë vit. Rruga patriotike është edhe një nga shkaqet e vijimit të importeve të larta, pasi sipas vlerësimeve të FMN-së, rreth 80 për qind e kostos së saj përkthehet në importe dhe deficit. Qeveria thotë se rritja e deficitit buxhetor nuk do të ndikojë në kursin e këmbimit, pasi do të financohet tërësisht nga të ardhurat nga privatizimi.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23022. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23022

Rama: Vendi, në krizë ekonomike dhe politike Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, vë alarmin se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq dhe e përfshirë në një krizë ekonomike dhe politike. Një ditë para se të votëbesohet nga anëtarësia e Partisë Socialiste për kreun e partisë, Rama, vuri në dukje nevojën dhe detyrën e kësaj partie që të përballet me këtë krizë që e ka mbërthyer politikën e bazuar mbi interesa personale. Ndaj, sipas Ramës, sot më shumë se kurrë Partia Socialiste ka dhe ndien detyrimin që të përballet me forcën e me inercinë e së vjetrës. “E cila materializohet në aleancën e paskrupullt të Sali Berishës, Ilir Metës e Fatos Nanos për ta kthyer Shqipërinë në skemë të mbyllur interesash ku pushteti të bëjë çtë dojë me votën e popullit dhe opozita të bëhet kukull në prehrin e pushtetit”, tha Rama.
Një ditë pasi ish-kryetari i selisë rozë, Fatos Nano, hodhi akuza të rënda në adresë të kryetarit aktual, Rama paralajmëroi sërish rrezikun që i vjen Shqipërisë nga treshja Meta-Berisha-Nano. “Partia Socialiste ka dhe ndien detyrimin që të vërë alarmin për rrezikun që i kanoset demokracisë, lirive e të drejtave të gjithsecilit, në qoftë se kapitulli dramatik i 28 qershorit mbyllet pa u hapur kutitë e votimit të marra peng nga Sali Berisha bashkë me të vërtetën e kyçur brenda tyre”, këmbënguli Rama.
Lideri opozitar shprehu angazhimin se PS do të luftojë për rivendosjen e ligjit e të drejtësisë në këtë vend ku interesat e një grushti njerëzish në pushtet janë ngritur mbi ligjin, gjykatat, mbi shtetin e së drejtës. Duke iu rikthyer kërkesës për zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit, ai vuri në dukje se pushteti po e ndalon opozitën që të hapë kutitë megjithëse këtë e thotë ligji. Kreu socialist vuri në dukje se qytetarët sgjejnë dot drejtësi as kur pushteti u vret të afërmit si në Gërdec, e jo më kur duhet të zgjidhin një çështje me shtetin në gjykatë. “Kur qeveria është kthyer në strehë njerëzish që kërkohen nga drejtësia e nga populli për vepra penale apo për mashtrime publike”, u shpreh Rama. Ndaj vërejti ai, i takon PS-së që të bëjë gjithçka që ligji e drejtësia të rivendosen duke filluar nga hapja e kutive ku mbahet i ndrydhur në errësirë vullneti i një populli të tërë. Rama u ndal te detyrimi që ndien PS për të vënë përpara përgjegjësisë morale fajtorët e gjendjes së rëndë ekonomike në vend, pasi shqiptarët janë ata që po e vuajnë në kurriz dhe situata bëhet më e rëndë kur shqiptarët nuk mund të lëvizin lirshëm në Europë.
Megjithëse, kreu socialist nënvizoi se përballë një situate të vështirë ekonomiko-politike dhe të demokracisë në vend shqiptarët nuk mund të gënjehen nga propaganda e shëmtuar e Sali Berishës, Ilir Metës, Fatos Nanos dhe shërbëtorëve të tyre. “Që duan me çdo kusht ta gjunjëzojnë Partinë Socialiste e përditë bëjnë çmos të fajësojnë opozitën për këtë gjendje të padurueshme”, theksoi Rama. Madje, shtoi kreu i PS-së, sipas tyre, opozita i ka fajet që shqiptarët kanë mbetur të fundit pa viza në Ballkan ose opozita paska përgjegjësinë dhe për rënien pikiatë të lekut. Sipas Ramës, është qeveria e politikave shkatërruese dhe e shpenzimeve mashtruese elektorale, që për të ndenjur me çdo kusht në pushtet e bëri gropë arkën e shtetit. “Dhe pa dyshim Kryeministri i papërgjegjshëm, i cili në kulmin e krizës ekonomike botërore i bëri lekët e shqiptarëve shirita elektoralë, njësoj si në kohën e piramidave, ndërsa tani u thotë se do ta zëvendësojë lekun me euron”, vërejti Rama. Deklaratat e Ramës vijnë një ditë pasi paraardhësi i tij në PS, Fatos Nano, vlerësoi se kjo parti i ka humbur zgjedhjet dhe Rama është përgjegjës për rezultatin. Por në kundërpërgjigje, kreu socialist lëshoi një mesazh të qartë. “Partia Socialiste është e hapur për të gjithë ata që duan ta ndryshojnë këtë gjendje të rëndë të demokracisë, shtetit të së drejtës, ekonomisë dhe e gatshme të bashkohet, përtej të majtës e të djathtës, me çdo forcë politike e shoqërore dhe me çdo qytetar e qytetare, që njësoj si ne, dëshiron të mbrojë liritë e të drejtat e veta”, përfundoi Rama.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23025. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23025

Liberalizim vizash edhe për Shqipërinë Eurodeputetët: Duhet të amendohet propozimi i Komisionit Europian duke futur edhe Bosnjën
Parlamenti Europian vlerëson se Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina duhet ti bashkëngjiten propozimit të Komisionit për liberalizimin e vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Drafti i përpiluar për këtë çështje, ku raportuese është eurodeputetja e re sllovene, Tanja Fajon, argumenton se sipas vlerësimit të Komisionit në maj 2009, këto dy vende kanë bërë progres të rëndësishëm e domethënës, ndaj duhet ti përkasin të njëjtit propozim. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që tu dërgohet një mesazh i fortë dhe qytetarëve të Shqipërisë e Bosnjë-Hercegovinës. Unë nuk jam dakord që komisioni i la këto dy vende jashtë propozimit”, u shpreh Fajon. Përfshirja e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në të njëjtin propozim për amendimin e rregullores do të shmangte burokracinë më se 6-mujore të Brukselit. Kështu, nuk do të ishte e nevojshme një propozim i ri në mes të vitit 2010 nga Komisioni që do të pasohej, sipas procedurës, nga vota e Parlamentit dhe unanimiteti i vendeve anëtare në Këshill, por automatikisht heqja e regjimit të vizave do të bëhej e mundur sapo të vlerësohej se Shqipëria dhe Bosnja i plotësojnë kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Amendimet e përfshira në raportin e Parlamentit flasin dhe për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën, pa paragjykuar statusin e shtetit të ri ballkanik. “Ne po shohim mundësitë sesi ta angazhojmë Kosovën në këtë proces, në mënyrë që dhe qytetarët atje të mund të kenë një perspektivë të qartë europiane”, theksoi Fajon. Amendamenti i shtuar për Kosovën është mirëpritur nga Komisioni Europian, ndryshe nga ai për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës, pasi zyrtarët e komisionit kanë frikë se një propozim i tillë jo vetëm që nuk do të miratohej nga vendet anëtare, por do të vinte në rrezik edhe Serbinë e Malin e Zi. Raporti do të votohet në seancën plenare të 24 nëntorit, për ti kaluar më pas këshillit të Bashkimit Europian në muajin dhjetor. Roli i Parlamentit për çështjet Schengen është konsultues dhe jo detyrues për këshillin me traktatet ekzistuese. Pushteti i Parlamentit për çështjet e brendshme pritet të jetë domethënës pas ratifikimit dhe hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës. Pak ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm në Komisionin Europian për Zgjerimin, Majkëll Li, bëri një përmbledhje të përparimeve dhe sfidave të bllokut gjatë një diskutimi në qendrën “Udrou Uilson” në Uashington. Duke iu referuar Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës ai tha se “shpresojmë që këto dy vende ti përmbushin kushtet me përpjekjet e duhura deri vitin e ardhshëm”. Drejtori i Përgjithshëm në Komisionin Europian për zgjerimin konstatoi se deri tani Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në drejtim të arritjes së reformave të kërkuara për liberalizimin e vizave. “Mendoj se për sa i përket Shqipërisë ka pasur përparim të madh në përmbushjen e kushteve, sidomos në lidhje me zgjedhjet ku është bërë shumë punë për dhënien e kartave të reja të identitetit, dhe mendojmë se nëse vazhdojnë të punojnë për sigurinë e kufijve, atëherë do të mund të ecin përpara”, theksoi ai. Por megjithëse zgjerimi konsiderohet si politika e jashtme më e suksesshme e BE-së, zoti Li tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor do të ketë edhe shumë sfida. Sipas tij, ky rajon ende mban mbi shpinë barrën e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura mes shteteve të krijuara nga konfliktet në ish-Jugosllavi. Li thotë se Bashkimi Europian është përpjekur ta distancojë integrimin nga problemet mes vendeve të rajonit, megjithëse ka ofruar ndihmë kur ka qenë e nevojshme.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23028. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23028

Demografët: Shqiptarët në Maqedoni, mbi 34 për qind Studjuesit dhe demografët shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë për krijimin e opinionit manipulues dhe skenaret për uljen e përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni, para regjistrimit të ardhshëm zyrtar të popullësisë që do të bëhet në vitin 2011.
Studjuesit shqiptarë vlerësojnë se dalja në skenë e Lëvizjes Popullore të Maqedonisë dhe VMRO-Partia Demokratike, të cilat kontestojnë 25 për qindshin zyrtar të shqiptarëve në Maqedoni, ka nxjerrur në pah edhe implikimin e Qeverisë aktuale nëpërmjet VMRO-DPMNE. Kjo ndërlidhet me faktin se Lëvizja Popullore është pjesë e koalicionit qeveritar dhe programit të VMRO-DPMNE-së dhe se kjo parti ishte nënshkruese e koalicionit për dalje të përbashkët në zgjedhjet e fundit lokale dhe presidenciale. LPM dhe VMRO-Partia Demokratike kanë dorëzuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër siç thuhet sipas tyre falsifikimit të Regjistrimit të vitit 2002, ku shqiptarët zyrtarisht kanë dalur se janë 25 për qind.
Sipas këtyre dy partive, numri i shqiptarëve në Maqedoni është vetëm rreth 17 për qind. Studjuesi shqiptar i demografisë, prof.dr. Asllan Selmani ka deklaruar për agjencine e lajmeve INA se qarqe të caktuara politike maqedonase por edhe disa demografë maqedonas po tentojnë të manipulojnë me për qindjen e shqiptarëve. Selmani ka vlerësuar se numri i shqiptarëve në Maqedoni duhet të jetë mbi 30 për qind.
“Nëse marrin rezultatin zyrtar të regjistrimit të vitit 2002, shqiptarët janë 25 për qind, mirëpo numri real i shqiptarëve shkon deri në 34 për qind. Në këtë bazohem edhe në argumentin e fuqishëm se numri i nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme është 34 për qind, atëherë edhe numri real i popullësisë shqiptare sillet rreth kësaj për qindje. Por me ardhjen e gjeneratave të reja, vazhdimisht do të kemi rritje të popullësisë shqiptare në Maqedoni, pavarësisht se e dëshiron apo dikush një realitet të tillë”, ka theksuar studjuesi Asllan Selmani, duke shtuar se vetë fakti që Enti Shtetëror Republikan ka botuar, dhe boton çdo vjet statistikën vitale për lindjet dhe vdekjet, shihet shumë qartë se shqiptarët marrin pjesë në shtimin e numrit të përgjithshëm të popullsisë mbi 80 për qind.
Sipas regjistrimeve të vitit 1994, 23 për qind e popullsisë ishte shqiptare, ndërkohë që nga regjistrimi i vitit 2002, numri i shqiptarëve u rrit edhe me 68 mijë, diku 25 për qind. Regjistrimet e ardhshme në vitin 2011 pritet të japin pasqyrën e qartë për përqindjen e shqiptarëve në vend.
Edhe profesori universitar Fadil Sulejmani ka vlerësuar se janë të qarta tendencat e qarqeve politike dhe institucionale maqedonase për manipulimin me shifrat e popullit shqiptar në Maqedoni, që sipas tij, është në rritje e sipër. “Vazhdimisht kanë qenë të manipuluara shifrat sa i përket shqiptarëve në Maqedoni. Ka tendenca për falsifikim të mëtejshëm. Por nga ana tjetër, sikur të realizohet një regjistrim me mbikqyrje të fortë ndërkombëtare, atëherë sigurisht shqiptarët do të jenë afër 40 për qind”, ka theksuar Sulejmani, duke shtuar se në të gjitha periudhat e kaluara janë manipuluar regjistrimet që kanë të bëjnë me realitetin shqiptar në Maqedoni. Në fund të majit të këtij viti u realizua regjistrimi provues i popullësisë, ku janë përfshirë dy mijë amvisëri dhe 10 mijë persona, por që këto shifra nuk do të bëhen publike, por do të shfrytëzohen për qëllime të Entit Shtetëror të Statistikave. (INA)
25 shtator
Enciklopedia Maqedonase, autorët këmbëngulin: Sqarime shtesë, por nuk heqim asgjë
Redaktori kryesor i “Enciklopedisë Maqedonase” Bllazhe Ristevski, vazhdon të mbështesë tekstin e këtij botimi. Ai thotë se shqiptarët janë prezantuar në mënyrë objektive, kurse nga SHBA dhe Britania e madhe kërkoi argumente për të tërhequr pjesët ku këto dy vende kanë rezerva.
Ndërkohë historianë maqedonas dhe shqiptarë në një debat shkencor thanë se pjesë të tëra të zërave për shqiptarët janë të pavërteta.
Zoti Ristevski tha se në ndryshimet që u paralajmëruan nuk do të thotë se do të hiqen pjesët e diskutueshme, por do të ketë sqarime shtesë.
“Me shtimin e një ose dy fjalëve, të saktësohet pjesa, që të dihet se kur vijnë në mënyrë masive shqiptarët në Maqedoni, sepse atje është e shkruar se kryesisht vijnë nga shekulli 16,” tha redaktori i enciklopedisë së debatueshme.
“Është e vërtetë se individë, por edhe grupe kanë ardhur edhe më herët, por autoktonia është diçka tjetër, autoktoni ka në Shqipëri,” tha zoti Ristevski.
Ai gjithashtu thotë se ai kërkon nga SHBA dhe Britania e Madhe argumente se nuk janë të vërteta sygjerimet e enciklopedisë se ushtarët e këtyre dy vendeve kanë stërvitur UÇK-në.
“Le të japin ata fakte se si ka qënë, ky nuk është problemi ynë,” tha zoti Ristevski.
Reagimet
Partitë opozitare maqedonase dhe ato shqiptare kërkojnë përgjegjësi politike ndërkohë vërejtje ka shrehur edhe ambasada bullgare.
Në një debat shkencor, ku merrnin pjesë studiues shqiptarë dhe maqedonas u tha se pjesët për shqiptarët, “janë shkruar nga njerëz jokompetentë”, “janë të pasakta”, “citimet nga autorët nuk janë të vërteta”, ato janë “tendencioze” dhe autorët që i kanë shkruar kanë shprehur “paragjykimet personale” në raport me shqiptarët.
Historiania Kateriana Todoroska nga Instituti i Historisë së Maqedonisë dha një shembull:
“Lëshim i madh për Encikliopedinë, për shembull është pjesa për ‘Pakicën Maqedonase në Shqipëri’, të cilën e ka shkruar Aneta Svetijeva, profesore në Fakltetin e Matematikës, e cila ka doktoruar në Beograd me temën ‘Tavanet, dollapet dhe dritaret e gdhendura në Maqedoni’,” sqaroi historiania Todoroska.
Akademiku Ali Aliu kërkoi ndryshimin e plotë të këshillit të redaktorëve.
“Duhet të bëhen ndryshime në ekipin që ka përpiluar botimin e parë, për arsye se nuk bëhet fjalë vetëm për lajthitje, mosdije, injorancë, por aty në mënyrë shumë plastike vërehet një ngarkesë, animozitet,” tha zoti Aliu.
Enciklopedia ishte në qendër edhe të debateve politike.
Në Parlament nga opozita maqedonase dhe partitë shqiptare kërkohet përgjegjësi politike.
I pyetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga gazetarët, kryeministri Nikolla Gruevski refuzoi që të distancohet nga enciklopedia duke thënë se Akademia e Shkencave është një institucion i pavarur dhe ai nuk do të ndërhyjë në punën shkencore.
Ndërkohë veç debetave brenda vendit, Enciklopedia Maqedoase po ngjall edhe reagime ndërkombëtare.
Pas Shqipërisë, Kosovës, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, tani edhe Bullgaria ka shprehur rezervat e saj.
Me anë të një komunikate pa dhënë hollësi për cilat pjesë, Ambasada e Bullgarisë thotë se në enciklopedi përdoret “gjuhë e kohës së luftës së ftohtë që nuk kontribuon në marrëdhëniet fqinjësore”.(BBC)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23016. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23016

Mbyllen votimet në PS. Agolli: Grupi kundër Ramës, po gabon Dritëro Agolli, një nga figurat më të vjetra në PS, është shprehur sot për zgjedhjet në këtë parti. Lidhur me qëndrimin e një grupi socialistësh tashmë të deklaruar kundër Ramës, si Blushi, Malaj, Islami, etj., ai tha se “ky grup nuk mund të hedhë parulla dhe të nxisë socialistet të bojkotojnë procesin zgjedhor në parti dhe nga ana tjetër të jenë kundër bojkotit të Parlament”. “Nuk mund te jesh kundër bojkotit me bojkot”, tha shkrimtari i njohur Dritëro Agolli.
Ndërkohë procesin e zgjedhjeve në PS, ai e cilëson demokratik. “Ky proces, një anëtar një votë, është demokratik”.
Ndërsa për rezultatin e zgjedhjeve, Agolli jep mendimin se asnjë parti apo koalicion nuk rezultoi fitues, kështu që as Rama nuk ishte një humbës.
“Këto zgjedhje dolën me pak vota diferencë mes forcave kryesore. Nuk mund ta akuzosh Ramën si humbës i madh dhe Partine Socialiste si humbëse të madhe”, u shpreh Agolli.
Lidhur me debatin mbi raportet e kushtëzuara të socialisteve me Kuvendin, socialisti themelues thotë se kjo nuk mund të zgjasë pa fund, duke u shprehur kundër bojktotit ne parim ai mendon se koha do vendose mbi fundin e tij.
“Kjo parti e ka të domosdoshme për të shkuar në Parlament, për të marre pjese ne vendimet e rëndësishme”, u shpreh Agolli.

TIRANË (UPDATE) – Ka përfunduar pak pas orarit zyrtar (16:00), votimi për kryetarin e ri të Partisë Socialiste. Burimet thonë se pjesmarrja ka qenë mbi 60 per qind, ndërsa për rezultatin duhet pritur deri në orën 21:00, kur eshte konfirmuar se do të ketë një rezultat paraprak për të mësuar se kush do ta drejtojë Partinë Socialiste. Megjithatë, rezultati përfundimtar nëse do jetë Rama apo Lakrori kreu i ri i PS-së do të jepet ditën e nesërme, pasi të mbërrijnë procesverbalet e votimit dhe numërimit.
Në garë për kreun e PS janë kryetari në detyrë, Edi Rama dhe Maqo Lakrori. Socialistët, mbi 82 mijë anëtarë kanë votuar sipas parimit “një anëtar një votë” në 400 qendrat e votimit ngritur në 12 qarqet e vendit.
Në orën 11:00 në Njësinë Bashkiake ka votuar kryetari ne detyre i PS-se, Edi Rama, i cili pasi hodhi voten iu pergjigj mediave me fjalet: “Kjo është një ngjarje e bukur, iu jep mundësi socialistëve të vendosin me votën e tyre kryetarin tyre përmes një procesi demokratik. Është një proces që duhet ta adaptojnë edhe partitë e tjera, pasi demokratizimi i partive është i pashmangshëm”.
Me tej shtoi, “ky proces ka vështirësitë e veta, sepse është një proces real, të cilin disa kanë bërë çmos ta zhvlerësojnë, por PS ka treguar se është forca më e madhe politike në Shqipëri dhe është një pengesë e pakapërcyeshme për Berishën, Metën dhe Nanon për ta kthyer pushtetin e popullit në pushtet interesash”.
Ndersa kandidati tjetër për kryetar i Partisë Socialiste Maqo Lakrori ka hedhur votën e tij në njësinë numër 9 në kryeqytet. Ai u shpreh për mediat se “pres që procesi të zhvillohet normalisht në të gjithë vendin”.
25 shtator
Gara në PS, Klosi fton socialistët të votojnë
TIRANË- Një ditë para votimeve për zgjedhjen e kreut të Partisë Socialiste, deputeti Blendi Klosi i është drejtuar me një apel anëtarësisë socialiste që të shprehin me votë vullnetin dhe dëshirën e tyre për rrugën në të cilën duhet të ecë partia. Në një konferencë për shtyp, duke garantuar për një proces transparent, Klosi ka kërkuar nga 82 mijë zgjedhësit të hedhin votën për liderin që duhet t’i udhëheqë ata drejt fitores së sigurt me pushtetin e korruptuar të çiftit Berisha-Meta, të cilët me votat e grabitura të 28 qershorit, po e zhytin Shqipërinë në një krizë të thellë politike e ekonomike.
“Zgjedhjet e së shtunës, 26 shtator, janë një moment që e dallon qartësisht Partinë Socialiste nga të gjitha forcat e tjera politike në vend dhe që përbën një shprehje të padiskutueshme të demokracisë së saj të brendshme, si një realitet i prekshëm nga të gjithë”- tha Klosi.
Sipas tij, nesër të gjithë socialistët duhet të votojnë për cilindo nga kandidatët në garë, duke garantuar një proces të lirë e të ndershëm, dhe duke i dhënë një shtysë të fortë përpara Partisë Socialiste në këtë moment kur politika po rrokulliset mbrapa, duke u dhënë shqiptarëve përditë shembuj të këqij të imoralitetit e të moskokëçarjes së plotë për hallet e për shpresat e tyre.
“Për një parti të fortë dhe fituese, për një opozitë të fortë dhe besnike ndaj njerëzve të thjeshtë, për një forcë politike që lufton për parime e vlera, që politika në Shqipëri po i harron e shkel dita-ditës, socialistët në 26 shtator do të tregojnë me këto zgjedhje të përgjithshme brenda partisë, se janë në lartësinë e sfidave të mëdha të kohës së vështirë që kalon sot vendi”- theksoi ai.
Klosi garantoi se procesi do të jetë transparent dhe votimi do të kryhet pranë çdo bashki dhe komune. Bëhet fjalë për 400 qendra votimi në gjithë Shqipërinë. Ftohen në votime rreth 82 mijë socialist, të cilët do të votojnë me parimin “1 anëtarë 1 votë” për kryetarin e ri. Orari i votimeve do të jetë 08.00-16.00. Ndërkohë që rezultati do të dalë nga Komisioni i Zgjedhjeve në parti.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23019. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23019

Vizat, Presidenca Suedeze nuk ndryshon qëndrim për Shqipërinë BRUKSEL – Përfaqësuesja e përhershme e Presidencës Suedeze në BE, Anna Craenen, u shpreh sot se liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të behet ne momentin që këto dy vende do të përmbushin kushtet. “Bosnja dhe Shqipëria do t’i bashkangjiten kur të kenë përmbushur kushtet e kërkuara”, u shpreh ajo, menjëherë pas iniciativës së europarlamentares, Fajon, për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjes në të njëjtin bllok me vendet e tjera të Ballkanit që përfitojnë këtë vit heqjen e regjimit të vizave Shengen.
“Ne llogarisim që të mund t’i dërgojmë Komisionit Europian aplikimin e Shqipërisë së shpejti për të dhënë opinionin e tij tashme që procedurat zgjedhore kanë përfunduar”, shprehet Creanen.
Presidenca Europiane vlerëson njësoj si Parlamenti Europian, se Kosovës i duhet dhënë një mesazh i qartë për lëvizjen e lire në të ardhmen. “Eshtë e rëndesishme po ashtu që Kosovës t’i jepet një perspektive europiane për levizje te lire në të ardhmen”, vijoi Creanen.
Deklaratat mbi ecurinë e vendeve të Ballkanit, përfaqësuesja e Presidencës Suedeze i bëri gjatë takimit të parë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ të Shoqërisë Civile mes Bashkimit Europian dhe Maqedonisë.
25 shtator
Eurodeputetja Fajon: Liberalizim vizash edhe për Shqipërinë
BRUKSEL – “Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina duhet të përfshihen në listën e vendeve të shengenit, njësoj si fqinjët e tyre, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi”.
Kështu shprehet eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, në një draft raport hartuar prej saj, duke theksuar se dy vendet nuk duhet të lihen jashtë.
Mesazhi kyç në projektin e Fajon është “se raporti për heqjen e vizave për shtetasit e Maqedonisë, Serbia dhe Mali i Zi të plotësohet me një deklaratë duke thënë se Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria duhet të arrijnë liberalizimin si fqinjët e tyre”. Projekt-raport gjithashtu bën thirrje për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Mediat e huaja raportojnë se Komisioni për Lirive Civile, Drejtësisë dhe Çështjet e Brendshme, komitetin e përhershëm të Parlamentit Evropian, do të shqyrtojë raportin mbi liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor.
Komiteti pritet të votojë mbi raportin e hartuar nga parlamentarja sllovene Tanja Fajon më 15 shtator. Raporti do të vihet në rendin e ditës të seancës plenare të Parlamentit Evropian në nëntor.
Në korrik, Komisioni Evropian paraqiti një propozim për të Bashkimit Evropian për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi që nga janari 2010.
Kurse për vendin tonë u deklarua se “duhet të plotësojë njëherë kushtet dhe të çojë përpara reformat|.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23007. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23007

Kthehen të drejtat Për lirinë e shprehjes, homoseksualitetin, disidencën Edicioni IV i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të të Drejtave të Njeriut kthehet tek “Marubi”.
Mos humbisni dokumentarët për simbole të rezistencës ndaj pushtetit politik dhe frikës së tij prej mendjeve të lira. Sa për të përmendur: “Letër Anës” kushtuar Ana Politkovaskajas dhe “Sekreti i Arkipelagut Gulag”, kushtuar Aleksandër Solzhenicinit
Nga një vështrim krahasues me vitet e shkuara, programi i edicionit IV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut ka programin më të kompletuar.
Së pari, për larminë e të drejtave të njeriut dhe çështjeve mbi to që do të projektohen në ekranin e kinemasë së Akademisë “Marubi”; së dyti, aktualitetin botëror të temave, të cilat emetojnë si lajm të ditës formën gjithë ngjyra të ushtrimit të dhunës.
Mesa duket, trysnia që kaloi në fillim të vitit Akademia e filmit dhe e Multimedias Marubi, ku prej katër vitesh mbahet ky festival me drejtor regjisorin Kujtim Çashku, bëri që organizatorët të përpiqen për më të mirën.
Çashku ka kujtuar heqjen e dhunshme të ekranit të madh të instaluar në ish-oborrin e “Marubi”-t, pranverën që shkoi, aty ku do të shfaqeshin filmat e festivalit, i cili u shty për të ardhur tek këto ditë 29 shtator deri më 3 tetor.”
Të detyruar nga kjo ngjarje e dhunshme, e cila është fiksuar si një memorie e keqe e një ministri Kulture të shkarkuar, ne vendosëm ta shtyjmë IHRFFA-në, për të mbërritur në këto ditë vjeshte, ku përsëri të gjithë së bashku do të përjetojmë dhimbjet e revoltat njerëzore të shkaktuara nga sisteme, struktura apo individë represivë e diktatorialë nga e mbarë bota.”
Gjatë 5 ditëve shfaqen afro 30 filma, produksione nga vende të ndryshme të botës – Shqipëria nuk merr pjesë në këtë forum kinematografik e dokumentar për të drejtat e njeriut – realizime të pesë viteve të fundit.
Ndodh që filmat për të drejtat e njeriut të perceptohen si militues të krijuesve të angazhuar në kauza të caktuara, por programi ka një seri veprash, ku filmat artistikë janë një vepër arti sa ç’janë edhe sensibilizues dhe ku dokumentarët, për mënyrën se si trajtohet një çështje, i ngjajnë herë një thrilleri investigativ apo një kërkimi për të dëgjuar për të vërtetën nga shumë burime që bien në konflikt mes tyre.
Në këtë kontekst, e ftojmë lexuesin që do të shijojë një film të mirë social të vijë në natën e hapjes, kur do të shfaqet “Maria full of Grace” (SHBA) i regjisorit Joshua Marston. Historia e Maria Alvarezit, një 17-vjeçare që bëhet transportuese e drogës në pilula nëpërmjet trupit të saj – është e rrallë për veshët e publikut tonë, por një realitet i njohur në botën e latino-amerikane.
Me lojën shumë të mirë të protagonistes Catalina Sandino Moreno dhe sidomos me heshtjet e saj, regjisori Marston i ka krijuar solemnitetin e nevojshëm problemit dhe një grupi njerëzish të kapur në udhëkryq.
Mos humbisni dokumentarët për simbole të rezistencës ndaj pushtetit politik dhe frikës së tij prej mendjeve të lira. Sa për të përmendur: “Letër Anës” i regjisorit zviceran Eric Bergkraut, kushtuar Anna Politkovskaja, gazetarja e cila më 7 tetor 2006 u qëllua në ashensorin e shtëpisë së saj në Moskë.
Vrasja e saj, sot e kësaj dite mbetet një akt politik, pasi Politkovskaja njihej si kritikja më e ashpër e ish-Presidentit rus Vladimir Putin. Po nga Rusia apo nga ish-Bashkimi Sovjetik vjen një tjetër hero i mendimit të lirë, nobelisti Aleksandër Solzhenicin.
Dokumentari francez “Historia sekrete e Arkipelagut Gulag”, me autorë Nicolas Miletitch dhe Jean Crépu bazuar në rrëfimin e shkrimtarit, hidhet në aventurën që një nga veprat më të mira të shekullit të njëzetë duhej të kryente, duke kapërcyer në dorëshkrim kufijtë e BRSS-së, kur KGB-ja ishte e gjithëpushtetshme.
Të drejtat e pakicave seksuale zë një vend jo të vogël në këtë edicion, sikur festivali të donte t’i jepte një përgjigje projektligjit shqiptar të diskutuar kohët e fundit që trajton të drejtat e këtyre pakicave. Nga Kosova vjen një film për këtë temë.
Festivali ka bërë një ndarje në kategori të filmave që trajtojnë problemet e drogës dhe të prekurve nga AIDS-i; filma që trajtojnë çështje të të drejtave të fëmijëve dhe grave (filma tronditës vijnë për vendet arabe) dhe kategoria tjetër i përket lirisë së shprehjes.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri bëhet i mundur falë bashkëpunimit me një sërë organizatash dhe institucionesh si Fondacioni Friedrich Ebert, UNICEF, Ambasada Zvicerane, Ambasada e Francës, Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Ambasada e Gjermanisë, Ambasada e Austrisë, Ambasada Amerikane, Instituti Shqiptar i Medias, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, OSBE-ja, Këshilli i Europës, UNDP-ja, Utica College, IHREC-i etj.
Është menduar organizimi i forumeve të hapura me nxënës të shkollave të mesme të interesuar për të diskutuar çështjet e të drejtave të njeriut. Të pranishëm do të jenë regjisorë e producentë nga vende të ndryshme për të prezantuar veprat e tyre.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23010. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23010

Ylli Pango, padit Top-Channel-in. Kërkon 1 milion euro dëmshpërblim TIRANË – Ish-Ministri i Kulturës Ylli Pango padit në Gjykatën e Shkallës së Parë televizionin “Top-Channel”. Padia ka të bëjë me skandalin seksual, ku ish-ministri u filmua duke i kërkuar favore intime gazetares së maskuar si aplikante, në këmbim të një vendi pune. Lajmi u konfirmua mbrëmë për SH2, nga burime të sigurta pranë togave të zeza në kryeqytet. Padia civile e firmosur nga vetë ish-ministri Pango do të gjykohet nga gjyqtari i çështjeve civile Agim Bendo, i caktuar me anë të shortit elektronik. Sipas padisë civile, (me objekt “padi shkaktim dëmi” dhe nr. dosje 1276), paditësi Ylli Pango, kërkon dëmshpërblim nga televizoni kombëtar “Top Channel” në vlerën 1 milion euro. Padinë e tij, Pango e ka argumentuar si më poshtë: “Kërkoj deklarimin e palës së paditur përgjegjëse për shkatim dëmi ndaj personit, si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta, jo të vërteta dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme”. Pango kërkon gjithashtu në padi “detyrimin e palës së paditur të mos publikojë në të ardhmen artikuj, intervista apo komente ndaj palës paditëse të cilat në mënyrë direkte apo indirekte që mund të dëmtojnë personin e tij”. “Kërkoj detyrimin e palës së paditur të paguaj shpërblimin për dëmin e shkaktuar në vlerën 1 milion euro”- thuhet në fund në padinë e dorëzuar nga avokatët e ish-ministrit. Mësohet se në arsyetimin e kërkesë padisë, avokatët e sish-ministrit kanë renditur edhe një sërë deklaratash si dhe materialin bruto të regjistruar nga emisioni “Fiks Fare”. Në padi nënvizohet shpesh se janë kryer filmime brenda ambienteve të banesës duke cenuar, sic thonë avokatët, privatësinë e klientit të tyre.

Si shtesë të padisë së tyre, mësohet se avokatët e Pangos kanë dorëzuar dje në Gjykatë edhe një material të njejtë me rastin Pango, të ndodhur në një vend të Evropës juglindore, ku Gjykata e Strasburgut është shprehur në favor të “viktimës”. Gjithashtu, mësohet se në ditët në vazhdim avokatët e ish-deputetit Pango do të depozitojnë edhe tarifën prej 1 % të vlerës së kërkuar në padi, (10 mijë euro) si formë garancie (këtë shumë e parashikon ligji për fillimin e procesit civil). Ndërkohë, dosja penale e skandalit Pango ndodhet në prokurorinë e kryeqytetit dhe rrezikohet të mbyllet për shkak se as policia dhe as prokuroria nuk janë në gjendje të gjejnë vajzën që futi në kurth ish-ministrin Pango. Ka qenë fillim i muajt mars kur televizoni Top-Channel nëpërmjet emisionit Fiks Fare publikoi pamjet, pas të cilave ish-ministri Pango u shkarkua.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23013. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23013

Mediat kanadeze: Faruk Myrtaj akuzohet për abuzim me të mitur TORONTO – Mediat kanadeze shkruajnë për përfshirjen në një skandal seksual me të mitur të publicistit shqiptar Faruk Myrtaj që jeton prej vitesh në Toronto. E përditshmja “Toronto Sun” thotë se “një vajzë 10-vjeçare luftoi “dhëmb e thonj” për të shpëtuar nga sulmuesi që u përpoq ta ngacmonte seksualisht”.
Gazeta citon policinë e cila ka deklaruar se për këtë ngjarje të rëndë është akuzuar administratori i një pallati për sulm seksual, ndërhyrje seksuale të dhunshme dhe mbyllje me forcë. Një burim i policisë tregon se “viktima, vetëm 10 vjeç ishte e vetme në dhomën e lavanderisë së pallatit kur u ngacmua nga personi që punonte si administrator. Policia ka arrestuar Faruk Myrtaj, 54 vjeç, me kombësi shqiptare, por që jeton si emigrant i ligjshëm në Kanada.
Myrtaj, i emigruar prej 6 vjetësh në Kanada, mësohet se është anëtar i Unionit të Shkrimtarëve në këtë vend. Në Shqipëri ai ka punuar në median e shkruar si dhe ka qenë zv/drejtor i ATSH-së.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22998. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22998

Lirita Halili: Jam penduar që mora pjesë në Big Brother Intervista / Një nga banoret e “Big Brother 2″, rrëfen për SH2-shin zhgënjimin që i solli “Big Brother”. Pse u pendova që u futa në atë shtëpi.
Lirita Halili është e para që deklaron hapur zhgënjimin nga “Big Brother”. Përveçse kam humbur kohë, thotë ajo, nuk kam përfituar asgjë tjetër nga ai show televiziv që vajza kosovare e quan vetëm një skenar të paramenduar.
Ka rënë në sy gjatë kohës së qëndrimit në atë shtëpi për batutën goditëse dhe herë-herë të pakapshme, gjë që e ka bërë tërheqëse dhe të dashur për shikuesit. Por ajo që habiti jo vetëm atë, por edhe dashamirësit e saj, ishte fakti që doli më shpejt nga sa mund të mendohej nga gara për fitimin e 70 mijë eurove.
Ajo që e ka bërë më tepër pesimiste nga kjo pjesëmarrje është zhgënjimi për mosmbajtjen e premtimeve, duke rrëfyer që përveç 120 euro të konvertuara në një orë dore, nuk ka marrë asgjë tjetër nga “BB2″.
Ndërsa Lirita ka guximin të dalë hapur dhe të shprehë gjithë këto pakënaqësi, shumë të tjerë që kanë qenë pjesë e këtij reality nuk kanë mundur ta bëjnë, për arsye që vetëm ata i dinë. Megjithëse kjo gjë i ka shërbyer për diçka 23-vjeçares, është e lumtur se ka njohur miq të rinj dhe po nëpërmjet këtyre njohjeve, pushimet e saj këtë vit kanë qenë pranë bregdeti Jon, së bashku më të dashurin e saj, Atdhetarin.
Në këtë intervistë për SH2-in, ajo rrëfen hapur të gjitha “brengat” saj për “Big Brother”-in dhe gjithçka për jetën e saj private. Dashurinë që lindi para së të hynte në atë shtëpi dhe u forcua më tepër pas daljes nga ajo.
Kanë kaluar disa muaj nga mbarimi i “Big Brother”-it, çfarë ka ndryshuar tek Lirita tani? Të them të drejtën, tek unë nuk ka ndryshuar asgjë, përpos që njerëzit më njohin dhe e dinë emrin tim. Të tjerat kanë mbetur ashtu siç kanë qenë gjithmonë, gjëra rutinë…
Fakti që tashmë je më e njohur, të bezdis apo ndihesh mirë?
Jo, përkundrazi…më pëlqejnë reagimet e njerëzve dhe komentet e tyre nga më të ndryshmet…më pëlqen biseda me ata dhe komplimentet e kritikat që më bëjnë.
Çfarë të mirash pozitive dhe negative të solli hyrja në atë shtëpi?
Pozitive më solli prezantimin tim, të një vajze të thjeshtë nga kryeqyteti, e cila e ndau kulturën e saj me banorët nga viset shqiptare; negative nuk solli asgjë se jam optimiste, që do të thotë, i mora gjërat larg zemrës…
Gjatë kohës së qëndrimit brenda në shtëpi, bëre ndonjë gabim që u pendove më pas kur dole jashtë?
Jo, edhe nëse ka pas, ajo pjesë ka kaluar dhe e kam nga karakteri që nuk di të pendohem për asgjë të kaluar, vetëm mundohem t’i përmirësoj. E vetmja gjë që jam penduar është që mora pjesë në atë show.
Pati reagime për daljen tënde pak më herët nga çmendohej nga shtëpia, ti si e komenton këtë?
Jo reagime, por shumë reagime, forume në “Facebook” dhe në gjithë rrjetin në internet, reagime nga njerëzit në rrugë. Reagimi i parë ka qenë nga shoferi natën që dola, kur më pa, u habit.
Je shprehur shpesh që, edhe sikur të më luten për t’u futur edhe një herë në “BB”, nuk do pranoje. Pse je zhgënjyer kaq shumë?
Dhe do vazhdoj të shprehem. A do rrije t’i në punë sikur të punoje pa lekë? Sa e di unë, Nëna Tereza ka kohë që ka vdekur, të rri unë për një orë në vlerë prej 120 euro, një muaj e gjysmë dhe t’i humb afatet e provimit që deri tani do isha e diplomuar… Thjesht jam tip i drejtë dhe e dua drejtësinë.
Megjithatë, është një Zot lart që i di të gjitha se me të fortin nuk balancohem unë një person, në një milion.
Këto kohë je ndjerë ndopak e “lënë pas dore” pasi ti, ndoshta ishe e vetmja që nuk more asgjë nga ky event, dhurata e kam fjalën?
Nuk jam unë e vetmja…pyesni të tjerët çfarë kanë marrë (nëse tregojnë të vërtetën) le t’i shohim me vepra. Kot lexohen intervistat, edhe unë tani mund të shkruaj referat me dëshirat që kam, por që nuk i kam.
Je penduar që u fute në “Big Brother”?
PO, është përgjigje e padiskutueshme dhe me shkronja të mëdha.
Cilët nga banorët që jetuan më ty për disa javë në atë shtëpi, janë sot miqtë e tu?
Të gjithë i kam miq…me të gjithë flas në internet dhe kam një muhabet shumë të mirë. Nuk ia vlen të prishësh shoqërinë me disa miq që ke jetuar me ta për 50 ditë për një skenar…
Për çfarë skenari e keni fjalën?
Vetëm kaq mund të them dhe jam e bindur që të gjithë e kuptojmë se për çfarë po flas. Edhe diçka, për të qenë një gjë e besueshme duhen fakte, apo jo? Pse asnjëherë nuk kanë dalë statistikat e votave në ekran të shënuara me detaje. Po ka dalë vetëm përqindja, të cilën mund ta nxjerr edhe unë sipas dëshirës, edhe pse nuk di matematikë shumë mirë.
Çfarë mendon kur pjesa tjetër e ish-banorëve, ftohen në emisione të ndryshme dhe angazhohen në TV, ndërsa ti jo?
Ah sikur të manipulohesha nga dikush tjetër…të bënin ç’të donin me mua, do kisha mbetur më shumë brenda dhe do isha shumë më e kërkuar për publikun.
Kemi mësuar që ke studiuar për komunikim masiv, çfarë të shtyu të zgjidhje këtë degë?
Gjithmonë më ka pëlqyer oratoria, jam shumë feministe dhe dua të shoh shumë femra që janë gazetare të zonjat dhe që bëjnë diçka për informimin e popullit.
Ka qenë dëshira jote që në fëmijëri, apo ka ardhur më vonë me kalimin e viteve?
Jo, kam dëshirë akoma që të bëhem piktore, në klip i keni parë pikturat e mia ndoshta. E adhuroj pikturën, kur pikturoj i kam momentet e mia më të mira të jetës…por gazetarinë e zgjodha, sepse ka perspektive, piktura do të lërë gjurmë, sepse çdo piktor, kur ka vdekur është bërë i njohur…mbase do ndodhë edhe me mua po e njëjta gjë.
E pe “Big Brother”-in si një trampolinë për t’u bërë e njohur dhe për të ndihmuar t’i futeshe botës së televizionit?
Jo, ka qenë dëshirë e motrës komplet për t’u futur unë aty, nuk ka pas lidhje me famën. Kam besim në vete se mund të futem pa ndihmën e askujt në botën e medias.
Gjatë kësaj kohe, ke pasur ndonjë ofertë konkrete për t’u angazhuar në media?
Po, jam duke e përgatitur një emision timin në një radio këtu në Prishtinë, që nuk ka lidhje fare me periudhën e kaluar në “BB2″. Këtë e kam ofertë të profesorit tim dhe të fakultetit ku unë kam studiuar.
Tashmë keni një lidhje dashurie të bërë publike, kur ka lindur kjo ndjenjë me të dashurin tuaj, na tregoni pak për fillimet e saj?
Pa hyrë në “burg” jam njohur me të, por si lidhje, në fillim nuk ka qenë e fortë, megjithatë, i kemi dhënë besën njeri-tjetrit që sapo të dal nga ai vend, do jemi bashkë, dhe ja ku jemi sot…të lumtur.
Çfarë ndodhi pas “Big Brother”-it me këtë lidhje, duket se u forcua më shumë apo jo, pse?
Premtimi i dhënë nga ana ime dhe tij e bëri më të fortë lidhjen tonë, besnikëria ime dhe e tij po ashtu dhe përshtatshmëria e tipit tim me tipin e tij, këto janë disa elemente që kjo dashuria jonë sa po vjen po bëhet më e madhe…dhe shpresoj të jem në faqen e gazetës suaj edhe me fustanin e nusërisë kurdo që të ndodhë kjo…
Si ishte kjo verë për ty, për sa u përket pushimeve, ku i kaluat ato?
Ishte verë e paharrueshme, pushimi ishte intim vetëm unë dhe i dashuri im. Kam qenë tek Qetsori në Orikum, vendi i përshtatshëm për një relaksim me një person që e do në krahë.
Si është një ditë e jotja normale, si fillon dhe si mbaron ajo?
Zgjohem zakonisht në orën 09:00 apo 10:00 maksimumi, i ndihmoj nënës për punët që ka, jam adhuruese e filmave që transmetohen në “Junior tv”, të cilët i përcjell çdo ditë, po merrem edhe me përgatitjen e emisionit që kësmet do filloj në tetor. Mbrëmjen e kam të rezervuar për Atdhetarin (kështu quhet i dashuri im) dhe për shoqërinë time. Cila është ajo gjë për të cilën je penduar më shumë? E keni përgjigjen pak më lart…
Mund të na rrëfeni cila është dita juaj më e lumtur?
Më 20 shtator e festova datëlindjen dhe daljet e mia kanë qenë të shpeshta këto ditë, sepse organizova një festë të vogël për shoqërinë time të ngushtë, e cila pa plan zgjati 3 ditë me radhë. Kam kaluar në mënyrën më perfekte…besoj që kurrë nuk do ta harroj atë ditë dhe është për të mos u harruar.
Cila është dhurata më e bukur që keni marrë kohët e fundit?
Për datëlindje mora një palë këpucë dhe një bluzë nga i dashuri im, ishin tamam të shijes sime, por më bëri dhuratë edhe një komplet me karfica barbi…ndoshta kjo është edhe paralajmërim për ndonjë gjë të re, ku i dihet, (qesh) po mendoj nga ana e tij.
Kemi vënë re gjatë “BB”-së, se ishe një tip plot batuta, por rrallë shpreheshe, pse kishe një lloj rezervimi në pamje të parë?
Ka qenë në transmetim dikush tjetër ndoshta kur unë kam folur, kam qeshur dhe kam thënë batuta, që kanë qenë shumë të shpeshta, të mos themi të përditshme. Po them këtë, se kur dola, kur i pashë disqet që m’i bëri dhuratë një fans i imi, çuditërisht unë isha 10 minuta në ditë në transmetim e mos të flasim për përmbledhjen e ditës, një herë në javë dhe në momentet e vështira psikike që kanë qenë ishin transmetuar…ishte tjetër kush që kishte zënë vend në ekran pa ndërprerë.
Cila është ajo gjë, apo ai fenomen social që të shqetëson më shumë në shoqërinë tonë?
Është papunësia e popullatës në masë të madhe e sidomos të rinjve. E dini që prej pas luftës është rritur edhe numri i vetëvrasjeve për këtë arsye në Kosovë? Kjo më brengos shumë si qytetare e këtij shteti të ri që është në tranzicion, e pushtetarët e të cilit akoma nuk janë ngopur për vete.
E ke menduar ndonjëherë të lësh Kosovën dhe të shkosh të jetosh në një shtet tjetër? Nuk do e bëja asnjëherë në botë, edhe sikur të vdes urie, edhe sikur të na shkelnin të gjitha shtetet…të na injoronin siç e kanë bërë. Jam kosovare, mburrem me këtë, unë jam penduar që e kam lëshuar edhe për një muaj e gjysmë sa isha atje e lëre ta lëshoj për të jetuar në ndonjë shtet tjetër, as që bëhet fjalë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23001. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23001
Top