Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Rama rizgjidhet kryetar me mbi 90% të votave Edi Rama është kryetari i ri i Partisë Socialiste për katër vitet e ardhshme. Dje, anëtarësia u shpreh përmes parimit “një anëtar, një votë” për të zgjedhur midis Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit. Në orët e vona të darkës u bë e mundur të dilnin të dhënat paraprake nga procesi i numërimit të votave. Për të zgjidhur këtë dilemë u ftuan në kutitë e votimit 82300 anëtarë të PS-së të shpërndarë në 400 qendra votimi. Duke u mbështetur tek argumenti se PS-ja nuk ka humbur, por u mund nga makineria kriminale e pushtetit, Rama u fut sërish në garë dhe me këtë argument për një muaj bëri edhe fushatën e tij në bazë. Kutitë e votimit u hapën që në orën 08.00 të mëngjesit deri në orën 16.00 pasdite, kur është bërë mbyllja e tyre. Nga të dhënat paraprake, të bëra të ditura në rrugë jo zyrtare, në Tiranë kanë marrë pjesë rreth 8 mijë anëtarë, nga të cilët 55-58% kanë marrë pjesë në votim. Nga kutitë e numëruara deri në mesnatë Rama ka arritur të marrë rreth 90% të votave dhe Maqo Lakrori është mjaftuar me 280-300 vota. Anëtarët e PS-së në Qarkun e Shkodrës kanë votuar kryetarin në detyrë të Partisë Socialiste Edi Rama për të qenë sërish në këtë detyrë. Në Bashkinë Shkodër, nga 1982 anëtarë kanë votuar 1094 ose 57% e anëtarëve, nga ku 20 vota kanë dalë të pavlefshme. Edi Rama ka arritur të marrë 1047 vota, ndërsa kandidati tjetër, Maqo Lakrori, ka marrë 27 vota. Në Bashkinë e Pukës, Edi Rama ka arritur të marrë 162 vota, ndërsa rivali i tij, Maqo Lakrori, vetëm 2 vota, ndërsa pjesëmarrja ka qenë në masën 71.7%. Në rrethin e Malësisë së Madhe, Edi Rama ka arritur të marrë 82 vota, ndërsa Maqo Lakrori 11 vota, pjesëmarrja në votim ka qenë në masën 80%. Në rrethin e Korçës, pjesëmarrja në votim në zgjedhjet për kryetarin e PS-së është përllogaritur në 66%, edhe pse pritej që kjo pjesëmarrje të ishte më e lartë. Nga 3720 votues kanë marrë pjesë në këto zgjedhje rreth 2300 anëtarë. Zgjedhjet për kreun e PS-së janë zhvilluar dje edhe në qytetin e Beratit, ku është votuar në 25 qendra votimi të ndara në pesë bashki: Berat, Kuçovë, Skrapar, Urë Vajgurore e Poliçan në 10 komuna të rrethit të Beratit, 2 në rrethin e Kuçovës e 8 në rrethin e Skraparit. Në Kuçovë morën pjesë 639 votues; kandidati Edi Rama ka marrë 578 vota, Maqo Lakrori 53 vota. Në Berat kanë marrë pjesë 2102 votues dhe kandidati Rama ka marrë 1894 vota, ndërsa kandidati Lakrori 167 vota. Në Sarandë kanë marrë pjesë në votim 1771, nga të cilët 1063 kanë votuar për Ramën dhe 74 vota ka marrë Lakrori. Në Vlorë, gjithsej ishin 2515 votues, nga të cilët kanë marrë pjesë në proces 1571 votues. Për Ramën kanë votuar 1359 veta dhe për Lakrorin 197. Në Delvinë kanë qenë në listë 462 zgjedhës, votuan gjithsej 440, nga të cilat 363 vota ka marrë Rama dhe 37 Lakrori. Në Fier ishin 6200 votues dhe kanë votuar 3400 të tillë. 2900 vota janë dhënë për Ramën dhe 280 për Lakrorin. Në Lushnjë, 3145 vota ka marrë Edi Rama dhe 142 Maqo Lakrori. Në Burrel kanë votuar 1100 zgjedhës, nga të cilët 810 kanë votuar gjithsej. Prej këtyre, 740 për Ramën dhe 60 për Lakrorin. Në Bulqizë nga 161 zgjedhës kanë marrë pjesë në proces 131 votues, prej të cilëve 123 votuan Ramën dhe 7 për Lakrorin. Në Durrës, Rama ka marrë 1543 vota, ndërsa Lakrori 95. Në Manëz, Rama ka marrë 87 vota dhe Lakrori 20, në Shijak Rama ka marrë 110 vota, ndërsa Lakrori 1. Në Sukth 201 Rama dhe 3 Lakrori, në Ishëm 118 Rama dhe 7 Lakrori, në Katund i Ri 104 Rama dhe 7 Lakrori. Në Maminas 194 vota Rama dhe 10 Lakrori, në Gjepal 93 vota Rama dhe 8 Lakrori, në Rrashbull 126 vota Rama dhe 9 Lakrori, në Qafzotaj 94 vota Rama dhe 5 Lakrori. Në total në Durrës Rama ka marrë 2670 vota dhe Lakrori 165 vota. Në Elbasan, si qark kanë marrë pjesë në votim 71% e zgjedhësve. Rama ka marrë 1208 vota dhe Lakrori 128 vota.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23144. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23144

Big Mama: Tregu muzikor në Shqipëri dhe Kosovë vlersohet më shumë E thjeshtë, e pa kompleksuar, e hareshme gjithmonë, karakteristika këto me të cilat përshkruhet personazhi i radhës. Është kjo këngëtarja Big Mama, e cila për herë të parë pas operacionit flet hapur rreth përhapjes nëpër media të fotografive lesbike, për lidhjen me Agim Krasniqin dhe për konfliktin me këngëtaren Tuna Sejdiu. Na trego si doli me sukses rregullimi i trupit deri në këtë perfeksion? Tashmë një vit ose më shumë që jam në një dietë rigoroze, ushtroja shumë, bëj trening në Tetovë, njëkohësisht bëj një jetë të shëndetshme dhe me të vërtetë ndihem shumë mirë dhe shumë energjike.
Tani kur jeni rënë në peshë,  publiku do vazhdojë tju thërrasë Big mama apo Seksi mama? (Qesh) Jo, le të vazhdojnë të më thërrasin Big mama por edhe Seksi Big mama nuk është keq. Mua shoqëria më thërrasin Big mama jo vetëm se jam kështu e madhe, por kam një zemër dhe një shpirt të madh, dhe di me të vërtetë ti dua njerëzit,  të cilët më rrethojnë dhe ata e dinë se gjithmonë mund të drejtohen tek unë. Edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë ekziston një Big mama, mos jeni diçka familje? E di, dëgjova se ekziston. Kam folur për këtë rast me mikun tim Dejan Miliçeviç, por nuk jemi familje. Unë kam dalë në skenë më herët se ajo, pra ajo më ka kopjuar emrin (qesh). Në fotografitë e reja sa kishe nevojë për fotoshop? Këtë pyetje parashtroje tek Armend Ramadani, (qesh). Bëj shaka, më herët derisa fotografohesha tek Armendi, për një fotografi më duhej katër orë për tu rregulluar, ishte puna e Armendit që të më bënte më të hollë në foto. Kurse tash ai ka një punë më të lehtë. Keni ndryshuar metodën e re të rënies nga pesha apo vazhdoni me të vjetrën? Me dietë humba diku 30 kilogramë. Nuk e fsheh që kam qenë në operacion, d.m.th në rregullim të barkut dhe gjoksit në Turqi sepse me dietën ekstreme që realizova, humba shumë kilogram dhe për këtë arsye filloi të varej lëkura në trup dhe më duhej një intervenim i shpejtë pasi nuk e kisha ndërmend të dukesha në publik si gjyshe.
Sa keni harxhuar për rregullim të këtyre gjërave? Drejtë tju them, të hollat nuk i qaj pasi jam shumë e kënaqur nga suksesi i operacionit. E gjithë kjo më kushtoi 8000 euro. Sa është i kënaqur i dashuri juaj me pamjen e re? Më seksi ishe me disa kilogram më shumë apo më pak? Për atë më seksi isha kur kisha më shumë kilogramë (qesh). Do na zbulosh kush është i dashuri? Nuk do zbuloj asgjë, pasi jetën private e ruaj me shumë kureshtje vetëm për mua. Vetëm do tregoj se është shumë zotëri dhe çka është më e rëndësishmja më do shumë. Para një kohe ke deklaruar se dashuria juaj nga 1 tek 10, ka notën 0, tash është ngjitur lart apo..? Uhh, tash është një milion, dhe për këtë është fajtor i dashuri im. Nëpër disa media është publikuar një foto, në të cilën ju putheni me një vajzë, jeni ju në atë foto? Kjo ishte edhe një çmenduri tjetër e cila u plasua në media. Isha shumë në disponim atë mbrëmje dhe dikush këtë ngjarje e shfrytëzoi kundër meje. E vërtetë se unë jam në foto. Dëshirojnë të më etiketojnë si lesbike, por unë them se kush dyshon në orientimin tim seksual, le të urdhërojë lirisht që të bindet (qesh). Sa të ka dëshpëruar fakti se nuk të lejuan të garoje në zgjedhjen e këngës për Eurovision në Maqedoni? Shumë më ka lënduar, por ja ngadalë harrohet. Këtë vit jam përsëri në përgatitje me kolegun tim maqedonas Boki 13 dhe do të paraqitemi në mënyrë të ligjshme dhe do shohim kush do na pengojë (qesh). Përse nuk jeni në raporte të mira me Tunën, për shkak të Mert Asllanit apo..? Unë Mert Asllanin e admiroj dhe e dua si vëlla, por Tuna nuk ishte për atë. Nuk jemi hidhëruar, unë e respektoj si këngëtare, më herët kishim një shoqëri të shkëlqyer por tash jo. Kur dikush ndaj meje bën ndonjë gabim katastrofal atëherë unë prej atij personi ftohem krejt dhe mbetemi vetëm me një tung. Si është show bizi në Tiranë, si ju presin këtu? Shumë ka dallime. Ja të fillojmë nga pagesat për mbrëmje muzikore, në Maqedoni akoma është mizerje sa paguhen këngëtarët deri sa në Shqipëri dhe Kosovë është më mirë. Duhet të jeni prezent dhe të shihni se sa jam e kërkuar në Shqipëri. Mos lavdërohem shumë por publiku më do shumë dhe këndon së bashku më mua. Menaxheri juaj përkujdeset për gjitha këto? Nuk mund të them se kam menaxher, pasi 90% të punëve i realizoj vetë. Tek ne nuk ka menaxher. Nuk më duhet menaxher që të paraqitet në telefon dhe të më caktojë një mbrëmje muzikore. Dhe unë ti jap përqindje të honorarit! Jo faleminderit, këtë gjë mundem dhe unë vetë ta bëj.
Emisioni i juaj Mamas Big Show kishte një shikueshmëri të madhe në televizionin Alsat, do vazhdoni akoma me emisionin? Tashmë javën e ardhshme fillojmë xhirimet me produksionin Tomato. Kështu që me skenë të re dhe me shumë surpriza filloj punën e dytë që e kryej me shumë dashuri, d.m.th moderimin.
Mund edhe prej jush të pritet ndonjë album në gjuhën maqedonase, si disa këngëtarë të tjerë shqiptarë? Definitivisht jo. Kam menduar shumë në këtë temë dhe të gjithë e dimë si shkon tregu muzikor dhe si është biznesi. Unë ekzistoj nga ky profesion dhe nuk dëshiroj të eksperimentoj. Përveç muzikës dhe moderimit, me çka tjetër merret Bigi? Kam biznesin tim personal Big mama fashion butiqe në Tetovë dhe Shkup, të cilët punojnë shumë mirë. Aty ka fustane ekskluzive cavali, dior, me të cilët fustane, të cilat i vesh shpeshnëpër mbrëmje të ndryshme, por unë nuk lavdërohem si disa këngëtare të cilat mbajnë gjëra fallco dhe gënjejnë veten se kanë veshje origjinale. Në ditëlindjen tënde, ke marrë një dhuratë të shtrenjtë nga Agim Krasniqi, ai është vetëm shok i mirë i juaj apo ka pasur diçka më shumë këtu? Agim Krasniqi është shoku im, shumë i mirë. Me Agimin mund të them se njihem që në fëmijëri. Sa mundem e vizitoj në burg sepse e çmoj shumë si person. Edhe pse ishte në burg, ai për ditëlindjen time, nëpërmjet shoqërisë më ka dërguar një dhuratë dhe për këtë arsye jam vërtet e lumtur që nuk më ka harruar dhe më respekton shumë.
Blerand Rexhepi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23139. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23139

Rozana Radi & Noizy Mr Yesterday Një çift që mesa duket u shkon edhe miqësia. Rozana Radi dhe reperi Noizy dalin bashkë jo vetëm në klip, por edhe kur janë të ftuar në festa apo party të ndryshme, siç ka qenë të hënën në mbrëmje festa e organizuar nga kolegia dhe mikesha e tyre, Anjeza Branka. Edhe pse kanë diferencë në moshë me njëri-tjetrin ata duket se e gjejnë gjuhën e përbashkët për të qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Rozana e veshur me një fustan bojë qielli dhe Noizy si gjithmonë me veshje reperi kanë qëndruar pothuaj gjithë darkën bashkë. Ata mund të quhen shumë mirë çifti i suksesshëm i vitit, pas nxjerrjes në treg të klipit të tyre të dytë së bashku me titull Mr Yesterday, i realizuar në një jaht luksoz në liqenin e Ohrit. Pas bashkëpunimit të një viti më parë me këngën Fly, dy këngëtarët iu rikthyen bashkëpunimit me një klip të nxehtë në stilin regea. Mënyra e të kënduarit është e stilit amerikan, ndërsa marrëdhënia mes tyre shumë ekspresive. Noizy është një nga këngëtarët më të rinj në tregun e muzikës rap. Ai sapo ka përfunduar albumin Pak më ndryshe, ku të gjitha këngët sjellin muzikën e rrugës me tekstet e krijuara nga vetë ai. Në klipin Fly, ai bëri shumë përshtypje me pamjen e veçantë dhe sidomos linjat e trupit, të një ish-boksieri në Londër. Ndërsa Rozana, nuk mungon me klipet e reja me fabula interesante.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23135. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23135

Letra interesante Historia më poshtë është histori shumë interesante dhe tërheqëse. Nuk po e teproj duke shkrkuar, po ju lë juve të lexoni.
Na ishte seç na ishte njëherë një pastrues. Një ditë, duke ecur rrugës e gjeti një letër. Por, si pastrues që ishte nuk mund të lexonte se çka shkruante brenda, kurse kurioziteti i tij ishte shumë i madh. Kështu, duke ecur rrugës e takoi një njeri. E ndali dhe i tha nëse ai mund të lexonte se çka po shkruante në atë letër. Njeriu e mori letrën, e lexoi në vehte. Pasi pa se çka po shkruante në letër, ai e rrahu pastruesin shumë keq. Pastruesi, i lënduar nga rrahja shkoi tek doktori. Por, para se të i bënte kontroll, e pyeti nëse mund të lexonte se çka po shkruante në letër. Doktori e mori letrën, e lexoi, dhe në vend se të e kontrollonte, e rrahu edhe ky shumë keq. I ngrati pastrues, s’pati ç’të bënte, dhe vendosi të ankohej në gjykatë. Shkoi, i tregoi gjykatësit letrën dhe historinë që i ka ndodhur. Pas leximit të letrës, gjykatësi në vend se të bënte hetime për 2 personat që e kanë rrahur, urdhëroi policët të e rrahin keq, dhe i dha 20 vjet dënim. Në burg, pastruesi pati një shok të ngushtë. Për 20 vjet i treguan gjith fshehtësitë njëri tjetrit, përveq asaj se për çka kanë hyrë në burg. Kur kaluan 20 vjet dhe erdhi dita për të dalur nga burgu, pastruesi vendosi të i tregonte pse ka hyrë në burg. I dha letrën. Pas leximit, as shoku nuk mbeti prapa. E rrahu shumë keq shokun e vet. Pas kësaj, i dëshpëruar edhe nga shoku i ngushtë, pastruesi shkon në një urë të një lumi, e shkyen letrën dhe kërcen nga ura duke vrarë vehten…. Këtu përfundon historia.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=333. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=333

Xhemi: Çdo fillim ka edhe fundin e vet
Prezantuesja e emisionit E diell dhe njëra nga fytyrat kryesore të Digitalb, Xhemi Shehu, thotë se ky sezon do të jetë i ngjeshur për të, ndërkohë që shton se ajo nuk do të jetë gjithmonë prezantuese e këtij emisioni.
Pas një viti eksperience në këtë format, ne tashmë kemi studiuar pak a shumë atë që publiku vërtet kërkon të shohë gjatë të dielave. “E diell” vjen po aq e njëjtë, sa dhe ndryshe nga edicioni i kaluar. Kemi ruajtur një linjë që na identifikon si program dhe e kemi veshur atë me elemente përbërëse të reja. Qëllimi ynë mbetet po i njëjti… argëtim pa limit, thotë Xhemi në një intervistë për shtojcën Unë gruaja.
Përveçse do të luajë rolin e saj të zakonshëm, të prezantueses në emisionin E diell, Xhemi ka ruajtur sekret befasitë që do tu ofrojë ajo shikuesve të emisionit që prezanton.
Ndërkohë e pyetur se a do të braktiste këtë spektakël, Xhemi thotë se do të vijë koha kur ajo nuk do të jetë më aty.
E Diell përpara së gjithash është një punë për mua, e thënë me fjalë të tjera ajo kërkon angazhim dhe seriozitet maksimal. Si çdo gjë tjetër që ka një cikël të vetin me një fillim dhe mbarim, ashtu edhe unë s’do jem më aty kur të vijë koha, thotë ajo.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1004. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1004

Vesa përgatiti klipin e këngës Edhe një fundvit
Këngëtarja Vesa Luma shprehet e kënaqur me sukseset e saja të deritanishme, po ashtu vlerëson angazhimet e shumta nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore, ndërsa paralajmëron videospotin e këngës “Edhe një fundvit”.
Me sukseset e mia të deritanishme jam e kënaqur, ngase kam vullnet dhe preferoj të punoj shumë për krijimet e mia muzikore.
Tani jam duke u marrë me një skenar që do ta plotësojë videoklipin e këngës Edhe një fundvit. Këtë këngë e kam lansuar në fillim të këtij viti dhe tani do tia bëj edhe videospotin, ka thënë Vesa në një intervistë për Kosova Sot.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1007. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1007

Lirita e penduar që ka marrë pjesë në Big Brother
Lirita Halili është e para që deklaron hapur zhgënjimin nga “Big Brother”. Ajo thotë se, përveçse ka humbur kohë, nuk ka përfituar asgjë tjetër nga ai shou televiziv që vajza kosovare e quan vetëm një skenar të paramenduar.
Në një intervistë për Shekulli, Lirita ka thënë se nuk është penduar për asgjë që ka bërë brenda shtëpisë, por për vetë faktin që ka qenë pjesë e atij shou televiziv.
E vetmja gjë që jam penduar është që mora pjesë në atë shou, thotë Lirita. Lirita është shprehur shpesh që edhe sikur ta lutnin që të futje sërish në Big Brother, ajo do të refuzonte, ndërkohë që vazhdon ta pohojë një gjë të tillë.
A do rrije t’i në punë sikur të punoje pa lekë? Sa e di unë, Nëna Tereza ka kohë që ka vdekur, të rri unë për një orë në vlerë prej 120 euro, një muaj e gjysmë dhe t’i humb afatet e provimit që deri tani do isha e diplomuar… Thjesht jam tip i drejtë dhe e dua drejtësinë, thotë pjesëmarrësja në edicionin e dytë të Big Brother Albania.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1001. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1001

Osbourne kalon testin e vozitjes
Ylli i muzikës rok, Ozzy Osbourne, tashmë mund të vozitë lirshëm nëpër qytet pasi ka kaluar testin e vozitjes pas 60 vitesh.
Ish-anëtari i grupit Black Sabbath, e ka bërë të ditur këtë në faqen e tij në Twitter.com, duke ua përcjellë lajmin e gëzueshëm fansave të tij.
Sapo kam kaluar testin e vozitjes. Më janë dashur 60 vjet, por e kam bërë! Për të parën herë në jetën time, unë jam në vozitës me licencë, ka shkruar Ozzy.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=998. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=998

Imbruglia ka vetëm fanse femra
Natalie Imbruglia është e zhgënjyer me vëmendjen e pakët të meshkujve që pranon, që kur është ndarë nga burri i saj Daniel Johns.
Edhe pse është e zhgënjyer me fansat e pakët meshkuj, ajo thotë se nuk i pëlqejnë dhuratat e pakëndshme që i hedhin fanset në skenë.
Kam marrë disa brekë që më janë hedhur në skenë gjatë Festivalit V, edhe pse kjo disi nuk funksionon për mua. Në të vërtetë ishte diçka shumë ndotëse, ka thënë këngëtarja.
Vërtet nuk kam meshkuj që ndjekin koncertet e mia dhe më presim mua kur dal në skenë. Mendoj se janë femrat ata që ndjekin dhe bëjnë gjëra të tilla, dhe nuk e di se pse. Ndoshta meshkujt janë më cool, ka shtuar Imruglia.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=995. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=995

Jolie nuk do të luajë në krah të Brad
Angelina Jolie nuk mendon se ajo dhe partneri i saj Brad Pitt do të luajnë krahas njëri-tjetrit edhe në një film tjetër, pasi ata tash i kanë duart të mbushura me fëmijë.
Aktorja fituese e çmimit Oskar, e cila u takua dhe u dashurua me aktorin e pashëm gjatë xhirimeve të filmit Mr. and Mrs. Smith, gjatë të cilës kohë ai ishte ende i martuar me Jennifer Aniston, mendon se do të ishte fantastike nëse ajo do të punonte sërish me të, por kjo duket e pamundur.
Do të më pëlqente të punoja me të, por tash kemi shumë fëmijë, dhe kjo duket e pamundur, ka thënë Angelina.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=992. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=992

Djali i Liam Gallagher fans i Prodigy
Djali tetëvjeçar i rokerit Liam Gallagher, Gene, është një fans i madh i grupit të muzikës dance, The Prodigy.
Gene Gallgher, djali i yllit të Oasis me gruan e tij Nicole Appleton, është duke shqetësuar prindërit me kërkesat për të dëgjuar këngët favorite të The Prodigy, anëtar i të cilës është Liam Howlett (burri i tezes së vogëlushit).
Howlett, i cili është i martuar me Nicole, motrën e Natalie Appleton, thotë për revistën Q: Gene e bën të pëlcasë kokën e Nicole, në veturë, në shkollë. Ai gjithmonë thotë, Lëshoje prapë. Lëshoje Thunder edhe një herë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=989. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=989

Law nuk mund ta shohë vajzën për shkak të punës
Jude Law nuk do ta vizitojë vajzën e porsalindur të tij deri në muajin e fundit të këtij viti.
Ylli i filmit Sherlock Holmes aktualisht është pjesë e teatrit në New York, ndërsa përkushtimi ndaj punës e pengon atë që ta vizitojë vajzën e tij Sophia, e cila ka lindur të enjten në Florida.
Fatkeqësisht, Jude nuk do të jetë në gjendje që ta shohë Sophian derisa ta përfundojë punën e tij me Hamlet-in në Broadway në dhjetor, ka thënë një burim për gazetën britanike Daily Telegraph.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=986. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=986

Vajza e Albas do të flasë dy gjuhë
Jessica Alba dëshiron që vajza e saj 15 muajshe të mësojë për sa më shumë kultura që është e mundur- ajo tashmë është duke e mësuar atë të flasë edhe spanjisht.
Aktorja hollivudiane, e cila ka prejardhje meksikane, dëshiron që vajza e saj Honor të ketë mundësi të flasë edhe spanjisht edhe anglisht, dhe është e gatshme që të bëhet mësuesja e saj.
Derisa gatuaj, unë i këndoj asaj këngë për ngjyrat në spanjisht dhe në anglisht. Me një fjalë e integroj mësimin në gjithçka që bëj… Mësimi po shkon ngadalë, mirëpo ajo po kupton shumë mirë, ka thënë bukuroshja.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=983. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=983

Pajtohen Ja Rule dhe DMX
Ja Rule dhe DMX kanë lënë pas vetes hasmërinë dhe janë pajtuar të mërkurën mbrëma gjatë ceremonisë VH1 Hip Hop Honors.
Reperët kanë pasur probleme që nga viti 2000, kur DMX kishte thënë se Ja Rule ia ka kopjuar stilin e tij të repimit dhe nga atëherë, ata kanë këmbyer kritik ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista të ndryshme.
Mirëpo, në edicionin e gjashtë të VH1 Hip Hop Honours, reperët vendosën të lënë të kaluarën pas vetes dhe të pajtohen me njëri-tjetrin, ata madje bënë një fotografi të përbashkët, krahas Ludacris dhe Foxy Brown.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=980. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=980

Spice Girls nuk do të jenë në Afrikën e Jugut
Anëtarja e dikurshme e grupit Spice Girls, Mel B, ka mohuar spekulimet se grupi i vajzave do të bashkohen për të hapur Kampionatin Botëror të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.
Këngëtarja 34-vjeçare thotë se Geri Halliwell, Mel C, Emma Bunton, Victoria Beckham dhe ajo, nuk do të jenë pjesë e ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës, porse nuk ka mohuar mundësinë që ato mund të bashkëpunojnë sërish në të ardhmen.
Kupa e Botës! Thashethemet janë aq të çuditshme. Jo nuk do të bashkohemi për Kupën e Botës!!! Do të bashkohemi për arsye tjera, ka shkruar Mel B në faqen e saj në Twitter.com.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=977. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=977
Top