Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Spears do të vazhdojë të kujdeset për fëmijët Britney Spears dhe Kevin Federline, do të ndajnë në mënyrë të barabartë kohën për tu kujdesur për fëmijët e tyre deri në vitin 2010, pasi gjykata ka vazhduar marrëveshjen që i lejon këngëtares të vazhdojë ti shohë ata.
Këngëtarja arriti marrëveshje me ish-burrin Federline më herët gjatë këtij viti, që i lejoi asaj të kujdeset për Sean Preston dhe Jayden James, gjatë kohës sa ajo realizonte turneun e saj botëror Circus.
Federline, i cili është kujdestari kryesor i fëmijëve, udhëtoi me Spears në turne, dhe marrëveshja funksionoi shumë mirë për të gjitha palët, që i mundësoi Spears të fitojë kohë shtesë për tu kujdesur edhe më tej për fëmijët.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=967. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=967

Fejohet Reese Witherspoon? Reese Witherspoon ka nxitur spekulimet se ajo është fejuar me të dashurin e saj, Jake Gyllenhaal, pasi është parë duke mbajtur një unazë të arit në gishtin e saj të martesës.
Reese dukej e ngazëllyer dhe e tregonte haptas unazën e saj. Ajo e mbante gishtin lartë për njerëzit, madje edhe e theksoi atë kur u fut në veturë, ka thënë burimi.
Ende as zëdhënësi i Reese e as ai i Jake, nuk i kanë komentuar këto thashetheme. Kjo hera e parë që dyshja raportohet se janë fejuar, që kur ata filluan lidhjen në vitin 2007.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=964. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=964

Pussycat Dolls do të pauzojnë Grupi i vajzave Pussycat Dolls do të kalojnë një kohë larg nga këndimi, por Melody Thornton thotë se grupi nuk do të ndahet.
Së fundi u spekulua se grupi do të ndahej, pas raporteve se kishte mosmarrëveshje në mesin e vajzave anëtare të grupit. Por Thornton i ka siguruar fansat se krijueset e hitit Don’t Cha thjesht po shijojnë një pushim të merituar dhe se do të bashkohen sërish së shpejti.
Për momentin, Pussycat Dolls janë në pushim. Është një pauzë aq shumë e nevojshme. Kjo është sikur qëndron me motrat tuaja 24 orë në ditë dhe duhet të bësh një dush, ka thënë Thornton.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=961. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=961

Williams për pak sa nuk vdiq nga barërat Robbie Williams ka thënë se ai për pak sa nuk ka vdekur, pasi varësia nga barërat e përshkruara, të cilat i ka marrë për të luftuar depresionin, doli jashtë kontrollit.
Krijuesi i hitit Angels, ka kaluar tre vite duke luftuar varësinë nga qetësuesit e dhimbjes dhe antidepresivët, para se të vizitojë një qendër rehabilituese në Arizona, në ditëlindjen e tij të 33-të në vitin 2007, vetëm pasi kuptoi se mund të vdesë nëse nuk e bën këtë.
Ishte serioze. Robbie Williams nuk shkon në rehabilitim. Vetëm nëse jeta e tij del nga kontrolli. Vdekja më trokiti në derë, për të më ndihmuar të marr vendimin, ka thënë Williams.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=958. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=958

Madonna e dashuruar në Michael Jackson!? Ylli i ndjerë i muzikës, Michael Jackson, ishte i bindur se Madonna ishte tmerrësisht e dashuruar në të, por ai nuk e kishte të njëjtën ndjenjë për këngëtaren, pasi ajo nuk ishte aspak seksi.
Mbreti i Popit shoqërohej me këngëtaren në vitet e hershme të 1990-tave, dhe të dy kishin dalë edhe në një sërë takimesh, por Jackson ka zbuluar se ai kurrë nuk ka pasur ndonjë interes romantik në të.
Jackson i ka bërë komentet në një bisedë të incizuar me një mik të ngushtë.
Mendoj se ajo (Madonna) ishte sinqerisht e dashuruar në mua dhe unë nuk isha e dashuruar në të. Ajo bënte shumë gjëra të çmendura. E di se nuk kishim asgjë të përbashkët. Ajo nuk është seksi aspak. Mendoj se seksi vjen nga zemra, me mënyrën se si ju a prezantoni veten, citohet të ketë thënë Jackson.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=955. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=955

Brown planifikon koncertin e kthimit Këngëtari i turpëruar Chris Brown ka caktuar mbajtjen e koncertit të tij rikthyes në New Jersey në muajin tetor.
Koncerti i 27 tetorit në Izod Center do të jetë performanca e parë zyrtare e Brown që nga zënka që pati me ish-të dashurën e tij Rihanna, në shkurt të këtij viti, që i kushtoi atij lirim me kusht dhe shërbim shumorësh ndaj shoqërisë.
Brown padyshim se do të jetë njeriu kryesor i këtij koncerti, ku do të performojnë edhe The-Dream, Fabolous, Keri Hilson, Trey Songz, Mario dhe Ginuwine.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=952. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=952

Theron dëshiron rolin e Catwoman te Batman Charlize Theron është gati të jetë pjesë e filmit të ardhshëm për Batmanin- ajo ka dëshirë të madhe ta luajë rolin e Catwoman.
Edhe pse producentët të cilët punojnë në realizmin e filmit kanë thënë se ende nuk është punuar skenari për karakterin e famshëm të veshur si mace, megjithatë aktore të shumta, duke përfshirë Megan Fox, Angelina Jolie dhe Ashley Judd, janë shprehur të gatshme që ta luajnë rolin.
Ndërkohë që Theron thotë se ka dëshirë të madhe që të transformohet në femrën fatale të filmit: Mendoj se ajo që ka ndodhur me vazhdimet është e jashtëzakonshme. Chris Nolan (filmbërësi i Batman) është një gjeni. Do të isha idiote po të mos mendoja që ta luaj atë rol, ka thënë aktorja.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=950. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=950

Dylan ndihmon të varfrit Bob Dylan planifikon tu ndihmojë të varfërve anekënd botës, ashtu që tu sigurojë strehë mbi kokë dhe ushqim gjatë Krishtlindjeve, duke dhuruar të ardhurat nga albumi i tij i ri.
Këngëtari legjendar planifikon që të gjitha fitimet nga albumi Christmas In The Heart tia dhurojë organizatave Crisis dhe World Food Programme.
Nga ndihma e Dylan pritet të sigurohet ushqim për 15.000 njerëz të pastrehë në Britani të Madhe gjatë Krishtlindjeve, dhe 500.000 ushqime për nxënësit anekënd botës.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=946. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=946

Hajnia elektronike nën llupën e Policisë së Kosovës Policia e Kosovës ka shkatërruar grupe të ndryshme kriminale nën dyshimet se kanë ndërhyrë ilegalisht përmes sistemeve kompjuterike në xhirollogaritë bankare të qytetarëve. Policia ende nuk e ka numrin e saktë të personave të dëmtuar, as shumën e plaçkitur, por sipas tyre, janë disa qytetarë që janë ankuar për humbjen e mjeteve
Ka ndodhur shpesh kur të panjohur kanë ndërhyrë në xhirollogaritë bankare të qytetarëve të ndryshëm, duke iu shkaktuar humbje të konsiderueshme parash. Deri tani janë shkatërruar disa grupe kriminale të cilat kanë ndërhyrë në dhjetëra raste në sistemet kompjuterike. Gjatë javës së kaluar u arrestuan dy shtetas bullgarë, për të cilët policia dyshon me bazë të jenë të përfshirë në raste kriminale.
Shef i zyrës për informim në Policinë e Kosovës, kapiten Baki Kelani, ka bërë të ditur se gjatë kohëve të fundit, policia ka pranuar disa ankesa nga bankat dhe qytetarët lidhur me vjedhjet që po u bëhen në xhirollogaritë e tyre bankare. Sipas tij, vjedhjet në llogaritë bankare të qytetarëve të Kosovës kanë filluar në vitin 2006.
Në kuadër të Policisë së Kosovës vepron edhe njësiti kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit, i cili është njëri ndër njësitet më të suksesshme të këtij institucioni. Zijadin Isaku, hetues në sektorin kundër krimeve ekonomike, në një konferencë për media, ka deklaruar se veprat penale të vjedhjes në llogaritë bankare janë paraqitur fillimisht ka mesi i vitit 2006, ku janë bërë ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe gjatë atij viti janë arrestuar 11 persona. Ky njësit ka konfiskuar shumë pajisje elektronike dhe prova tjera që kanë dëshmuar se ky grup ka qenë grup i organizuar.
Isaku thekson se në vitin 2008, policia ka arrestuar një grup prej katër personash, mbi akuzat e njëjta ndërhyje në sistemet kompjuterike. Kurse gjatë javës së kaluar janë arrestuar në flagrancë dy bullgarë, tek të cilët janë gjetur pajisje elektronike, me anë të të cilave kryenin vjedhjet në bankomatet e bankave në Prishtinë. Dy të arrestuarit, sipas policisë, dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti të organizuar në Bullgari.
Për më tepër se një vit kemi hetuar disa persona që bëjnë ndërhyrje në sistemet kompjuterike si dhe disa klientë të bankave në Kosovë, ku gjatë hetimeve janë vërejtur se nuk janë qytetarë të Kosovës, – ka deklaruar Isaku. Policia ende nuk e ka numrin e saktë të personave të dëmtuar, as shumën e plaçkitur, por sipas tyre, janë disa qytetarë që janë ankuar për humbjen e mjeteve. Kemi disa raporte bankare, por shumën nuk mundemi me e dhënë, mund të themi se bëhet fjalë për disa raporte ku tërhiqen shuma të mëdha dhe duhet theksuar se vepra penale ka kaluar në një fazë tjetër, ku merren informata si pini dhe të dhëna në Kosovë, kurse në vendet tjera u tërhiqen paratë, deklaroi hetuesi i krimeve ekonomike.
Prej vitit 2006 e deri në vitin 2008, personat që kanë rënë viktimë e këtyre vjedhjeve elektronike kanë qenë kryesisht qytetarët amerikanë dhe evropianë, ndërsa gjatë këtij viti viktima kanë qenë edhe qytetarët e Kosovës.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=943. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=943

Grupimi i ri që do të zëvendësojë G8 Fituesi i takimit që ka nisur dje në Pitsburg është tashmë i qartë. Bëhet fjalë për vetë G20, që do të thotë se ky grupim i ri do të mblidhet edhe në të ardhmen. Në të bëjnë pjesë jo vetëm vendet më të zhvilluara të botës, por edhe ato në zhvillim, që do
Pitsburg është një qytet që ka hedhur shtat dhe është rritur kryesisht përmes fitimeve të nxjerra nga industria e çelikut. Ky qytet ka hapur dje dyert për liderët e 20 vendeve të botës, të atyre vendeve që përbëjnë 85 për qind të ekonomisë së planetit. Me këtë rast, masat e sigurisë janë të jashtëzakonshme. Vetëm në qendër të qytetit ndodhen 4000 policë, që do të “skanojnë” çdo lëvizje, hyrje-dalje të njerëzve deri në imtësi. Urat kryesore janë bllokuar me kamionë ushtarakë dhe trupat e policisë janë të gatshme që të përdorin gazin lotsjellës ndaj demonstruesve. Por kjo lloj atmosfere e ngarkuar në qendër të qytetit ndryshon dukshëm në ambientet e konservatorit “Phipps”, ku u mblodhën dje 20 liderët në ditën e parë të takimit. Sipas burimeve të afërta me delegacionet e ndryshme, brenda mbizotëronte një frymë grupi dhe shpirti skuadre. E ndërsa për rezultatet e takimit duhet pritur për-fundimi i tij, për sa i përket të fi tuarit të madh të tij, ai është G20, pra formati i ri i grupimit të vendeve më të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Duket se tre takimet e këtij grupi, gjatë muajve të fundit të përshpejtuar kryesisht nga situata e rëndë ekonomike në botë, e kanë bërë formatin të qëndrueshëm dhe me sa duket jetëgjatë. Sipas medias amerikane, Presidenti Obama ka qenë që në fi llim i mendimit që G8 të zëvendësohet nga G20, një grup që veç vendeve më të industrializuara përfshin edhe Kinën, Indinë dhe Brazilin, që në fakt janë ekonomi në zhvillim. Takimi i ardhshëm është caktuar për tu zhvilluar në Kanada, në vitin 2010. Të gjithë pjesëmarrësit kanë rënë dakord që takimi i Kanadasë do të zhvillohet mbi bazën e arritjeve të takimit të Pitsburgut. Në përgjithësi, para fi llimit të punimeve, delegatët janë shprehur optimistë, edhe pse dihet se mes tyre ka shumë dasi, sidomos në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me përcaktimin e mënyrave të daljes nga kriza dhe riformatimit të siste-mit fi nanciar botëror dhe më konkretisht kërkimit të një kapitali rezervë më të madh nga bankat, krijimin e një sistemi rregullator për fondet e investimeve dhe rregulla më të rrepta për bonuset e shefave të bankave. Në prag të takimit ka pasur mosmarrëveshje mes vendeve për disa nga këto çështje, por duket se një pjesë e tyre janë sheshuar. Amerikanët, veçanërisht, më në fund duket se kanë edhe ata qëndrimin e tyre në lidhje me kufi zimin e bonuseve dhe shpërblimeve për drejtuesit e lartë të bankave, çka i çon më pranë qëndrimit të europianëve. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, ata ishin të mendimit që bankat në vend të ulnin sasinë e bonuseve, të shtonin kapitalin rezervë për të pasur më shumë siguri për periudhën e krizave. Ndërsa europianët anojnë më shumë nga reduk-timi i shumave të mëdha të bonuseve, ose zëvendësimi i parave në dorë me aksione, çka do të rriste edhe interesin e përfituesve në mbarëvajtjen e pu-nëve. Rregullat e reja do të mbikëqyren nga Bordi i ri i Stabilitetit Financiar, që përbëhet nga ekspertë të bankave qendrore dhe rregullatorëve fi nanciarë, institucion, ngritja e të cilit është përcaktuar në takimin fundit të Londrës të G20. Megjithatë europianët nuk e kanë shndërruar çështjen e bonuseve në një nga çështjet më të rëndësishme të axhendës së takimit, siç mendohej se do të ndodhte. Madje ata duket se janë përgatitur që të bëjnë koncesione me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për ta zhvendosur vëmendjen në çështje të tjera si p.sh. atë të imbalancës mes Kinës dhe Gjermanisë, që kanë surpluse të mëdha nga eksportet, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, vendeve me defi cite të jashtëzakonshëm, tregtarë si vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ndërsa financa, sistemi rregulla-tor dhe balancimi i ekonomive do të diskutohen gjerësisht, për sa i përket klimës, perspektiva e rënies dakord për një marrëveshje është e zbehtë. Sipas anëtarëve të delegacioneve të ndryshme, bisedimet nuk duken inkurajuese dhe se nuk ka shanse që Shtetet e Bashkuara të miratojnë një ligj në këtë drejtim brenda këtij viti, duke qenë se Uashingtoni është shumë i përqendruar në çështjen e ligjit të reformës në shëndetësi. Megjithatë edhe ky takim, që tashmë ka zyrtarizuar G20 dhe mbi të gjitha vazhdimësinë e saj, do të përqendrohet, si edhe takimi i Londrës, kryesisht në çështjet fi nanciare.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23040. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23040

Gratë e BE-së organizohen kundër elitës mashkullore Barazia, ose balanca mes gjinive, është një nga problemet që haset edhe në instancat e larta të politikës europiane, një arenë që vazhdon që të mbizotërohet nga meshkujt. Për këtë arsye, zonjat që kanë poste të rëndësishme në Bruksel, kanë vendosur që të mblidhen për të parë se çfarë mund të bëjnë në mënyrë që të promovojnë sa më shumë gratë në “kryeqytetin” e Europës, ku ato në mënyrë të vazhdueshme shmangen nga caktimi në postet drejtuese e të rëndësishme. Në takim merrnin pjesë katër komisionere, ministrja e Suedisë për Europën dhe shtatë kryetare të komiteteve parlamentare. Qëllimi i takimit ishte promovimi i njëra-tjetrës në sferën e drejtimit të BE-së dhe atë politike. Sipas një parlamentareje të të gjelbërve nga Norvegjia, ekziston ende një kufizim i dukshëm për femrat që nuk i lejon të kalojnë përtej një niveli drejtues dhe meshkujt janë shumë të zotë për të promovuar njëri-tjetrin, për të mbështetur dhe ngritur në detyrë meshkujt, ndërsa për femrat një gjë e tillë nuk ndodh shpesh, sepse ka shumë më pak femra të përfaqësuara. Mbështetja që gratë duhet ti japin njëra-tjetrës është shumë e rëndësishme edhe për Danuta Huebner, kryetaren e Komitetit të Zhvillimeve Rajonale dhe ish- komisionere e Bashkimit Europian. “Ne duhet që të organizojmë dhe të jemi më të afta për të mbajtur gjallë lidhje me njëra-tjetrën dhe në këtë drejtim përvoja nuk është shumë e mirë. Nëse do të nisnim të krijonim rrjete grash në institucionet europiane kjo mund të kishte pak ndikim”, shprehet politikania polake. Nisma e grave ndodh në prag të caktimit të stafit dhe drejtuesve të rinj të organizatës. Këtë vit mund të ndodhë krijimi i dy vendeve të nivelit të lartë, për sa i përket drejtimit të BE-së dhe ajo çka të bën përshtypje është se kandidaturat për postet e tilla nuk përfshijnë asnjë emër gruaje. Edhe pse barazia gjinore është e sanksionuar me ligj, në realitet ka shumë pak raste të ekzistencës së saj në sferat e larta të politikës së BE-së. Zakonisht vendimet më të rëndësishme të të gjithë aktorëve vendimmarrës bëhen mes burrash, në salla ku mbizotërojnë kostumet dhe kravatat me ndonjë përjashtim shumë shumë të rrallë, siç është rasti i kancelares gjermane, Merkel. Ajo që është shqetësuese nuk është mungesa e ligjeve, por zbatimi i tyre, ose më mirë moszbatimi i tyre i qëllimshëm, duke qenë se vendimmarrësit janë meshkujt. Në takim pati edhe materiale ilustruese, si për shembull u shfaqën pjesë nga dhjetë takimet e fundit Unionit Monetar Europian, në të cilat nuk kishte këmbë gruaje, sikur femra të mos ekzistonte në historinë e integrimit europian. Nga takimi, zonjat dolën edhe me një listë drejtuar Barrozos dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së, në të cilën kërkohej që në kandidaturat për postin e komisionerëve të BE-së të përfshihej një mashkull dhe një femër, në mënyrë që përzgjedhjet të kryheshin në një terren plotësisht të balancuar nga pikëpamja gjinore. Për momentin, në kolegjin e komisionerëve me 27 anëtarë vetëm 8 janë gra. Gratë përbëjnë 35% të Parlamentit me 736 anëtarë dhe vendi që ka përfaqësueset më të shumta zonja është Finlanda. 61% e finlandezëve janë femra në Parlament, ndërsa në situatë më të keqe është Malta, e cila nuk ka asnjë grua në delegacionin e saj. Një nga objektivat kryesorë të grupit të zonjave të BE-së është hedhja e emrave të politikaneve të kualifikuara në kandidaturat për postet e larta të organizatës dhe kryesisht për postin e mundshëm të Presidentit të parë të BE-së. Emrat e mundshme të zonjave që mund të zënë poste drejtuese janë ato të Presidentes së Finlandës. Tarja Halonen, ish- komisioneria e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Mary Robinson, dhe komisioneria e komunikimit Margot Wallstrom. Sigurisht që këto emra mund të përballen me kundërshti në kryeqytetet respektive, madje edhe në ato vende ku ka më shumë barazi mes gjinive, por gratë e BE-së janë të vendosura që të mos ndalen këtu, sepse siç e thonë edhe vetë janë në hapat e para të një përpjekjeje që do të vazhdojë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23044. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23044

Gërdeci, tri mundësitë për procesin Ekspertët juridikë, analistë dhe avokatët e trashëgimtarëve të viktimave të Gërdecit, me pjesëmarrjen e disa përfaqësuesve të ambasadave të huaja, kanë diskutuar dje mënyrat se si mund të marrin dënimin e merituar personat përgjegjës. Të mbledhur në një nga hotelet private në kryeqytet, juristët kanë diskutuar në rreth tri pika që çështja të shkojë në rrjedhën e duhur. Së pari, do të realizohet kërkesa në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kërkesa e dytë ka të bëjë me një padi në Gjykatën e Strasburgut kundër moskalimit në seancë nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa strategjia e tretë, por jo nga rëndësia, ka të bëjë me depozitimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Tiranës të 26 kallëzimeve të reja për personat përgjegjës, midis tyre edhe Mediu.
Diskutimet Avokatja Blerta Kraja, që ka përfaqësuar trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit në gjykata ka deklaruar se zbardhja e ngjarjes është shumë e vonuar. “Më 14 shtator 2009, Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj të pandehurit për tragjedinë e Gërdecit, zotin Fatmir Mediu. Gjykimi i të pandehurve të tjerë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon me zvarritje si një telenovelë… Ne do të ndërmarrim tri veprime të reja, midis së cilave do të realizojmë kallëzime të reja penale në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Tiranës për të pandehurin Fatmir Mediu dhe të tjerëve në bashkëpunim, që ai të përgjigjet për tragjedinë”, tha Kraja. Bashkë me familjarët e viktimave të tragjedisë së rëndë të 15 marsit, avokatët pritet të dorëzojnë të hënën padinë në Prokurorinë e Tiranës, ku i jepet një tjetër mundësi organit të akuzës të rifillojë ndjekjen penale ndaj Mediut si përgjegjës për tragjedinë e rëndë. Mbrojtësit ligjorë të familjarëve të viktimave dhe përfaqësues të lëvizjes “Mjaft” u mblodhën dje paradite, ku kanë diskutuar detajet e strategjisë së mbrojtjes që do të ndiqet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj të pandehurve të kësaj tragjedie. Gjithashtu, do të përcaktohet dhe çfarë rruge do të ndiqet për të vënë para drejtësisë të gjithë ata që menduan se i shpëtuan dhe mendojnë se do u shpëtojnë akuzave për tragjedinë e Gërdecit.
Kallëzimet
Të hënën, pranë Prokurorisë së Tiranës pritet kallëzimi penal ndaj ministrit Mediu, ish-drejtorit, ndaj ish-drejtuesit të MEICO-s, Ylli Pinari, administratorit të kompanisë “Albademil”, shtetasit Mihal Delijorgji dhe kunatit të tij, me detyrë drejtues teknik në fabrikën e çmontimit në Gërdec, Dritan Minxholli. Këta persona do të kallëzohen si shkaktarë të vdekjes së 26 personave, familjarët e të cilëve i mbrojmë në proceset gjyqësore. Sipas avokates Blerta Kraja, me kallëzimin që do bëhet në prokurori, do i jepet mundësi e dytë organit të akuzës të rifillojë ndjekjen penale për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vetëm pak ditë më parë vendosi pushimin e çështjes për shkak të imunitetit të fituar në zgjedhjet e 28 qershorit në vend. Ky vendim i Gjykatës së Lartë e shpëtoi atë nga gjykimi dhe përballja me akuzën e “shpërdorimit të detyrës, të kryer gjatë procedurave të përpilimit të ligjit për demontimin e municioneve, vendcaktimin për ngritjen e fabrikës së çmontimit në Gërdec, procedurat e pa rregullta të përcaktimit të firmës fituese dhe shumë akuza të tjera. Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme, edhe pse Gjykata e Lartë vendosi pushimin e çështjes ndaj deputetit Mediu, ka dërguar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet dosjen penale me 28 të pandehurit dhe kompaninë “Albademil”, të cilët akuzohen si përgjegjës për ngritjen e fabrikës së çmontimit në Gërdec. Por, edhe pse dosja penale tashmë prej muajsh ndodhet në duart e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, procesi nuk ka filluar ende, për shkak të mungesës së paarsyeshme të avokatëve mbrojtës. Disa ditë më parë dështoi seanca e katërt.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23031. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23031

Beatles që nuk i keni parë dhe dëgjuar kurrë Foto të papublikuara më parë, që tregojnë të fshehtat e grupit. Dialogë të regjistruar, të cilët nuk janë bërë publik deri tani, shumë të rëndësishëm për të kuptuar se si lindnin sukseset e tyre, ndërkohë që e gjithë diskografia e tyre është redaktuar,
Një furgon i zi, i blinduar, i zhytur në mes të trafikut të Londrës, ruhet nga katër truproja të armatosura. Brenda tij gjenden dy kasaforta të vjetra, një telekamerë me rreze infra të kuqe dhe një sistem kundërzjarrit. Kështu nisi, 30 vite më parë, operacioni më i madh komercial i historisë së popit: përmbledhja e gjithë katalogut të “Beatles”. Vendimi ishte marrë para pak orësh, kur Paul McCartney, Ringo Starr dhe dy vejushat Yoko Ono, e dashura e John Lennon, dhe Olivia, gruaja e George Harrison, kishin aprovuar misionin “9 shtator 2009″.
“Duhet të arrijmë ndryshimet që janë mes një kënge origjinale dhe fotokopjes”, ishte slogani i grupit të inxhinierëve të muzikës që mori në dorëzim shiritat dhe për 36 muaj i ruajti në një vend sekret të kryeqytetit anglez. Rezultati i operacionit “9 shtator”? Tre milionë kopje. Ky është numri i CD-ve të “Beatles” të shitura në një javë. Por pas këtij biznesi fshihen shumë gjëra të tjera: duke vënë dorë mbi markën më prestigjioze të muzikës bashkëkohore, nga arkivat e “Apple records” kanë dalë fragmente ende të panjohura të historisë së katërshes nga Liverpuli: dialogë të shkurtër gjatë pushimeve në studion e regjistrimit, anekdota, dëshmi dhe pamje të rralla dhe të papublikuara më parë.
Këto shkëmbime batutash, të bëra publike për herë të parë, dhurojnë fotografinë e pastër të marrëdhënieve dhe ekuilibrave brenda grupit: katër djem, me një krijimtari të jashtëzakonshme, që arrijnë të organizohen në çfarëdo lloj rrethane. “Isha duke ngrënë në avion”, tregon Paul McCartney, “dhe dikush para meje shqiptoi fjalët sale and pepper (kripë dhe piper). Unë e kuptova dhe nga aty nisi gjithçka”. Ishte një rastësi, por jo e vetmja në historinë e grupit, që djemtë jetuan për tetë vjet bashkë (nga viti 1963 deri më 1970) si në një “rality show”.
Regjistruesit, telekamerat dhe aparatet fotografikë kanë qenë “shokët” e pandarë të grupit. Ishte një lloj monitorimi i vazhdueshëm, falë të cilit sot kemi zbuluar se kënga “Twist and shout” nuk do të ishte regjistruar kurrë nëse John Lennon nuk do të kishte pirë ilaçe për 12 orë rresht. “Që të arrija ta këndoja kam pirë dhjetëra pilula për fytin. Disku ynë i parë u regjistrua në një ditë të vetme dhe “Twist and shout” ishte kënga e fundit në skaletë. Çnuk kam hequr për ta kënduar”. Nga një mërzitje e Ringo Starr lindi titulli i “A hard days night”. Bateristi, i lodhur dhe i shpërfillur, thërriti: “Nuk e kam bërë rehat gjumin natën mbrëmë”. Të tjerët u thyen dhe me shikimin e fiksuar tek ai thanë: Kjo ishte ajo që po kërkonim”.
Dita që çmenduria pamore e “Beatles” arriti kulmin, ishte 30 marsi i vitit 1967, kur u realizua fotografia për kopertinën e “Sgt. Peppers”. Figurat prej kartoni në gjatësinë e djemve dhe statujat prej dylli që popullojnë fotografinë, nxitën shumë beteja ligjore, çështje diplomatike ndërkombëtare dhe përplasje mes grupit dhe menaxherëve që i drejtonin.
“Gandhi nuk duhet të shfaqet”, ishte diktati i shtëpisë diskografike, e cila ishte e gatshme për gjithçka, por jo të shqetësonte indianët që nuk do ta shihnin me sy të mirë drejtuesin e tyre shpirtëror mbi kopertinën e një disku pop. Lennon i donte me çdo kusht personat prej kartoni, jo vetëm Gandhin, por edhe Jezu Krishtit, Adolf Hitler-in dhe Elvis Presley-n. Në këtë pikë, menaxheri i tyre Brian Epstein, mbajti qëndrim duke u thënë: “Të paktën po u telefonoj atyre që janë gjallë, sa për ti informuar, sepse kam shumë probleme”.
Histori që ndërthuren me probleme parash dhe raporte sentimentale obsesive, si ajo mes John Lennon dhe Yoko Ono, e akuzuar si shtriga që shkatërroi marrëdhëniet e grupit.
“Si arriti një grua e vogël nga Lindja të zhyste në krizë katër gjigantë?”. “John e konsideronte pjesëtarin e pestë të grupit. Por gjëja më e çuditshme është se Yoko nuk dukej shumë e entuziazmuar nga ideja që punonte me ta”.
Ajo që sqaron të gjithë çështjen është një perde në studion e regjistrimit (e përmendur edhe nga revista amerikane “Rolling Stone”), ndërsa Lennon përgatitej të regjistronte një pjesë vokale, Ono, e paautorizuar, filloi të jepte këshilla. Vijoji një minutë heshtje, më pas McCartney mori frymë dhe tha: “Kush foli? I kujt është zë? Mos vallë është i yti George? E çuditshme, sepse buzët e tua nuk lëvizën”. Ky ishte fillimi i fundit.
Kopertina e fshehtë e “St.Peppers”
Kjo fotografi e rrallë tregon se kopertina e kryeveprës së “Beatles” ishte ndryshe nga çe kishim parë. Në momentin e fundit disa personazhe u hoqën, për çështje ligjore dhe diplomatike
Albert Einstein
Shkencëtari është i padukshëm në fotografinë e pa publikuar. Fizikani i madh, u eliminua thuajse plotësit nga supi i John Lennon
Adolf Hitler
Peter Blake, ideatori i kopertinës u shpreh: “Fuhreri ishte, por u fsheh pas pjesëtare të grupit”
Leo Gorcey
Aktori amerikan u fshi nga fotografia për çështje ekonomike. Kishte kërkuar 400 dollarë për tu shfaqur në kopertinë
Mahatma Gandhi
Fytyra e liderit shpirtëror u fshi me urdhrin e shtëpisë angleze “Emi”. Arsyeja e vërtetë? Për të mos ofenduar mbështetësit e tij në Indi
“Këto janë njerëzit që na pëlqejnë”. Më këtë fjali “Beatles”, bënë zgjedhjen e personazheve. Kopertina e diskut u realizua nga Peter Blake, pasuesi i Andy Warhol
“E di George, herën e parë që luajtëm bashkë, ti mendove se unë dhe Paul McCartney nuk kishim talent”… Dialog mes John Lennon dhe producentit George Martin
“U bashkuam sepse blinim të njëjtat disqe”… Ringo Starr
Vitet e arta
Një foto e vitit 1966, kur Lennon deklaroi: “Jemi më të famshëm se Jezusi”. Ishte maji i 1966-ës. Grupi qëndronte në vend të parë të hitparadës amerikane dhe angleze
“Qëllimi? Të zgjerojmë kufijtë e muzikës, ti kapërcejmë limitet”… John Lennon(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23034. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23034

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe momentet që do të mbahen mend Rasti i armëve të dëmtimit në masë Në prezantimin e arsyeve të luftës në Irak, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell paraqiti në një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së arsyet në bazë të të cilave duhet të kryhej sulmi. Mes provave ishin disa fotografi të vendeve ku mendohej se Sadami po krijonte armët e dëmtimit në masë si dhe një shishe me antraks. Kjo seancë luajti rol të dorës së parë në konfl iktin që ka marrë qindra mijëra jetë njerëzish në Irak.
Mandati për Izraelin Dy vjet pas ratifi kimit të Kartës së OKB-së në vitin 1945, Asambleja e Përgjithshme dhe sekretari i përgjithshëm, Trygve Lie, krijuan një komitet të posaçëm prej 11 ambasadorësh, për të vendosur në lidhje me të ardhmen e Palestinës dhe të qindra mijëra hebrenjve të shpërngulur gjatë Holokaustit. Komiteti rekomandoi se pas një periudhe tranzicioni prej dy vitesh, Palestina do të “shndërrohej në një shtet arab të pavarur, një shtet hebre të pavarur dhe qyteti i Jerusalemit do të mbeste brenda një bashkimi ekonomik”. Në vitin 1948, u krijua shteti hebre pas shumë kundërshtimesh nga vendet arabe dhe mosmarrëveshjeve mes forcave të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një konfl ikt që vazhdon në rajon edhe sot e kësaj dite.
Përballja me agresorin Në prag të Luftës së Ftohtë, delegati sovjetik, Andrei Vyshinsky, i njohur për shpërthimet e tij të gjata ndaj Kombeve të Bashkuara, mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme në një takim që u organizua në Paris. Para delegatëve të ndryshëm mes të cilëve edhe bashkëshortja e Presidentit Rusvelt, Eleonor, Vyshinski, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po përgatiteshin për një luftë bërthamore me Bashkimin Sovjetik për shkakun e thjeshtë se Moska nuk kishte e pranuar që të bënte pjesë në një axhendë amerikane për ndalimin botëror të prodhimit të materialeve bërthamore. Vyshinski debatoi edhe me Britaninë e Madhe në lidhje me pushtimin e Indonezisë.
Bush dhe Kuba Fjalimi i Bushit në Asamblenë e Përgjithshme në vitin 2006 bëri që delegacioni i Kubës të dilte nga salla. Kjo ndodhi sepse Bush tha se duke pasur parasysh se lideri kuban Kastro ishte i sëmurë, mendonte se tashmë sundimi i një diktatori të pamëshirshëm ishte drejt fundit dhe se populli i Kubës ishte i gatshëm për të fi tuar lirinë.
Avokati i djallit Në podiumin e asamblesë, në fjalën që mbajti në vitin 2006, Presidenti i Venezuelës, Çavez, e quajti Bushin “djall” dhe u ankua madje për një aromë sulfuri që vinte në sallë (ngaqë djalli zakonisht thonë se vjen erë sulfuri)
Ulërima e Ahmadinexhadit Në vitin 2007, në lidhje me çështjen ambicies bërthamore të Iranit, Ahmadinexhad ulëriti në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme, duke thënë se në fakt ata që pretendonin se ishin viktima janë agresorët, pasi Shtetet e Bashkuara kishin ngritur nëpër botë burgje të fshehta, rrëmbenin njerëz dhe ekzekutonin njerëz pa i dënuar.
Idhujt e Idi Amin Presidenti i Ugandës, Idi Amin Dada, drejtuesi i organizatës së Bashkimit Afrikan, në një nga seancat e takimeve të Asamblesë së Përgjithshme e “lëvdoi” Kryeministrin britanik të kohës, Eduard Heath, duke e krahasuar me Hitlerin. Vetë Amin u bë i famshëm përmes mënyrave se si i ekzekutonte kundërshtarët e tij politikë dhe tani, ky njeri po akuzonte liderë të tjerë. Në fakt, ndërsa të gjithë në sallë hapën sytë për këtë krahasim, pas pak çastesh Idi u përmend dhe kërkoi falje, sepse në vend të Hitlerit kishte dashur që të thoshte Çurçill.
Ftesat e Butros Ghalit Në një nga takimet e Asamblesë së Përgjithshme, sekretari i përgjithshëm, Butros Butros Ghal, refuzoi që ti dërgonin një ftesë për festimet e 50-vjetorit të organizatës, ish-sekretarit të saj, Kurt Waldheim, i cili në mesin e viteve 80 u akuzua për vrasje nga Komisioni i Krimeve të Luftës për rolin e tij si një ofi cer zbulimi në shërbim të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për të shpëtuar nga keqkuptimet, Ghali nuk i bëri ftesë as ish-sekretarit tjetër, Perez de Cuellar, i vetmi ish-sekretar që ishte ende gjallë. Ky i fundit nuk mori pjesë dhe tha se e kuptonte kolegun.
Kur Hrushovi gjuajti me këpucë Ditën e tij të fundit të qëndrimit të Nju Jork me rastin e takimit të Asamblesë së Përgjithshme në vitin 1960, lideri sovjetik, Nikita Hrushov, u nxeh nga fjalët e një delegati nga Filipinet që tha se Europa Lindore ishte një vend ku shkeleshin të drejtat civile dhe politike dhe se këto vende, në njëfarë mënyre “ishin gëlltitur” nga Bashkimi Sovjetik. Ajo çka ndodhi më pas është komentuar gjatë dhe me pak fjalë situata ishte e tillë: Hrushovi fi llimisht i ra tryezës me grushte dhe më pas hoqi këpucën, një këpucë pa lidhëse, dhe i ra tavolinës derisa arriti që të tërhiqte vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë. Si ia arriti qëllimit tha: “Ishte shumë gallatë. OKB-ja është një lloj Parlamenti, ku pakicës i duhet të përpiqet që të bjerë në sy dhe këtë e bën me mënyra nga më të ndryshmet”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23037. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23037
Enis Zabërgja pretendent për topin e artë !! Sot UEFA në një komunikatë për shtyp shpalli pretendentët për Ballon D’Or(Topi i Artë) dhe mes të nominuarve është edhe sulmuesi i KF.Hysi “Enis Zabërgja”. Të nominuarti kryesorë për fitimin e topit të artë janë: -Leoniel Messi -Cristiano Ronaldo dhe -Enis Zabërgja
Presidenti i UEFA-së Michel Platini thotë se të 3 këta lojtarë gjatë vitit 2009 ishin të shkëlqyer,por i favorizuari i tij është shqiptari Zabërgja,pasi ai është i impresionuar nga Enisi. “Enisi ka shpejtësi,taktikë,shut të fortë,kreativitet dhe mbi të gjitha është Shqiptar.Për këtë e favorizoj për fitimin e Topit të Artë ” -tha Platini.
“Jam shumë i kënaqur që jam njëri ndër pretendentët për Topin e Artë,kjo ka qenë ëndrra ime që kurrë luaja për Mahallën Time.Ja tani u bë realitet.Unë besoj se do ta fitoj Topin e Artë sepse jam më i mirë se Cristiano dhe Leoneli. Nëse nuk fitoj betohem se do të shkoj ta rrah për vdekje Michel Platinin.-tha Enis Zabërgja
Përzgjedhja e fituesit do të bëhet në fund të këtij viti.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=327. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=327
Top