Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Depp shpëtues i jetëve Courtney Love, e cila ka një tregim të gjatë të abuzimit me pije dhe droga, ka thënë se Johnny Depp një herë ia kishte shpëtuar jetën asaj duke i dhënë ndihmë të parë.
Aktori i Pirates of the Caribbean është dashur ti japë këngëtares së hitit Hole një puthje, për ta rikthyer në jetë me anë të frymëmarrjes artificiale.
Askush nuk më ka huazuar para. Në fakt kam qenë afër vdekjes disa herë. Johnny Depp më ka dhënë ndihmë të parë një herë, ka thënë rokerja.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1027. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1027

Law kërkon testin e ADN-së Aktori Jude Law është duke refuzuar të shohë vajzën e tij të porsalindur, derisa testi i ADN-së nuk dëshmon se ai është babai i saj, shkruajnë mediat angleze.
Modelja Samantha Burke lindi një foshnjë të bukur dhe të shëndetshme, Sophia, gjatë të martës, që thuhet të jetë fëmija i saj me aktorin britanik. Dyshja patën një romancë të shkurtër më herët gjatë këtij viti, derisa aktori ishte në New York.
Law më herët është zotuar se do të qëndrojë në krah të Burke dhe do të ndihmojë rritjen e foshnjës, por News of the World shkruan se ylli nuk dëshiron ta shohë vogëlushen Sophia, derisa ajo nuk dëshmon se ai babai i saj.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1026. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1026

Hilton: Los Angeles është shumë i vrazhdë Paris Hilton thotë se më nuk i pëlqen të dalë nëpër klubet e Los Angelesit pasi mendon se qyteti është shumë i vrazhdë.
Jam në rrugë për tu kthyer në shtëpi. Los Angeles nuk është ai që ka qenë. Është shumë i vrazhdë. Mezi pres të shkoj në shtrat, ka shkruar Paris në faqen e saj në Twitter.
Edhe pse nuk i ka pëlqyer mbrëmja, Paris ka shijuar një ditë të mirë në Los Angeles, duke u relaksuar pranë pishinës së saj.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1024. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1024

Arrestohet Roman Polanski Regjisori Roman Polanski është ndaluar nga policia zvicerane pas një urdhërarresti amerikan të lëshuar para 31 vjetësh, njoftojnë autoritetet e Festivalit të Filmit në Cyrih.
Organizuesit thanë se 76-vjeçari u ndalua nga policia të shtunën, kur ksihte shkuar në Zvicër nga Franca për të marrë një çmim për punën e tij shumë vjeçare.
Zoti Polanski pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare në 1977, por ai u largua në Francë para se të dënohej.
Regjisori me origjinë polake nuk ka shkuar në SHBA për më shumë se 30 vjet. Ai madje nuk ka filmuar as në Britani të Madhe nga frika e ekstradimit.
Oskari që atij iu dha në 2002 për filmin The Pianist u mor nga Harrison Ford.
Organizuesit e festivalit të Filmit në Cyrih thanë se arrestimi i tij kishte shkaktuar “shok dhe zhgënjim”, por se ata do të vazhdojnë me planet që kishin për të bërë një retrospektivë të veprës disa vjeçare të regjisorit.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1022. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1022

Dueti Fisnikët-Lori me videoklip Frontmeni i grupit “Fisnikët”, Agim Gërguri, thotë se albumi “Bakllava” i lansuar në muajin gusht kishte ardhur pa planifikuar, ndërsa paralajmëron dy klipe të reja nga muaji i ardhshëm.
Nuk e kam pasur ndërmend që pikërisht atë kohë të bëj album, por kur shkova në studion e producentit tim për të incizuar një këngë, ai më propozoi ta realizojmë albumin, thotë Agimi në një intervistë për Infopress, duke qenë i vetëdijshëm se fansat e grupit Fisnikët nuk janë shumë të informuar për këtë album pasi që ka munguar promovimi i duhur.
Ndërkohë, edhe pse ende nuk ka vendosur, Agimi thotë se pas datës 2 tetor (kur edhe i përfundon studimet e masterit në drejtimin Restaurim i Pikturave) do të fillojë realizmin e dy videoklipeve nga albumi i ri.
Mendoj që njërës nga këngët që do tia realizoj klipin do të jetë dueti me Lorin, ndërsa për këngën tjetër ende nuk di. Më vonë do të shohim se cila do të jetë ajo, shton këngëtari.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1019. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1019

Cheryl e fiksuar pas Lady Gaga
Anëtarja e bendit “Girls Aloud”, Cheryl Cole, është e fiksuar pas stilit të Lady Gaga.
Këngëtarja pranon se Lady Gaga është ikona e stilit të saj dhe se ajo është e obsesionuar me këngëtaren e hitit Poker Face.
Të jem plotësisht e sinqertë me ju, kurrë nuk kam pasur një ikonë të stilit. Por tani e kam Lady Gagan. Mendoj se njerëzit nuk e konsiderojnë atë si bukuroshe tradicionale, por si një ikonë të stilit, si një artiste, unë jam e fiksuar pas saj. Ajo është e vërteta, thotë Cheryl.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1014. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1014

PS shpall rezultatin: Rama, kryetar i socialistëve me 93.3% të votave y ditë pas votimeve të anëtarësisë socialiste, komisioni i zgjedhjeve në këtë parti shpalli rezultatin final, që rikonfirmon Edi Ramën në krye të PS-së.
Gjatë një konference për shtyp, kryetari i këtij komisioni, Genc Gjonçaj deklaroi se votat e socialistëve i besuan Edi Ramës drejtimin e partisë edhe për 4 vitet e ardhshme.
“Në përfundim të procesit dhe administrimit përfundimtar të zgjedhjeve komisioni vendos të shpallë fitues për kryetar të PS-së, Edi Ramën, me 93.3% të votave”- tha Gjonçaj, duke shtuar se kandidati tjetër në këtë garë, Maqo Lakrori mori 6.7% të votave.
Ai ka falënderuar anëtarët e PS në gjithë vendin dhe anëtarët e komisioneve që u përfshinë dhe kontribuan në këtë proces me përgjegjshmëri.
Sipas tij, procesi ka qenë krejtësisht transparent dhe në përputhje të plotë me rregullat e zgjedhjeve.
Rezultatet paraprake, Rama në krye me mbi 90% të votave
TIRANË- Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka dhënë rezultatet paraprake të administruara në mënyrë operative nga 37 Komisionet Rajonale, që rikonfirmojnë Edi Ramën në krye të kësaj force politike edhe për 4 vitet e ardhshme.
Sipas të dhënave të këtij komisioni, informacioni paraprak jo zyrtar rezulton se në zgjedhje morën pjesë rreth 56.000 anëtarë të PSSH së. I shprehur në përqindje pjesëmarrja e anëtarëve të PSSH-së rezulton se në këto zgjedhje ishte mbi 65 %.
“Për kandidatin Edi Rama kanë votuar rreth 51.000 anëtarë ose rreth 93% e anëtarëve pjesëmarrës në votim, ndërsa për kandidatin Maqo Lakrori kanë votuar rreth 3700 anëtarë ose rreth 6.7 % e pjesëmarrësve në këtë proces”- thuhet në deklaratën që ka nxjerrë Komisioni i Zgjedhjeve në PS.
Deri në mesditë janë administruar procesverbalet dhe dokumentacioni zgjedhor të 20 komisioneve zgjedhore rajonale, materiale të cilat janë duke u administruar konform rregullave të Kodit Zgjedhor nga ky Komision. KZP është në pritje të dokumentacionit edhe të 17 rretheve për shkak të largësisë.
Nga të gjitha vëzhgimet dhe informacionet e ardhura pranë Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë, është konstatuar se procesi është zhvilluar në normalitet të plotë dhe tërësisht në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Zgjedhjeve të PSSH-së.
08.00 Edi Rama rikonformohet kryetar i PS-së
TIRANE- Edi Rama është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Socialiste edhe për katër vitet e ardhshme. Ky ka qenë verdikti i shprehur nga anëtarësia socialiste, e cila ka zgjedhur dje për të dytën herë nëpërmjet parimit “një anëtar një votë” Ramën si kreun e saj. Rikonfirmimi vjen pas rezultateve paraprake nga të gjitha rrethet e vendit, që nxjerrin fitues Ramën kundrejt Lakrorit, me një rezultat dërmues që në mënyrë të përafërt arrin në raportet 90 me 10 për qind. Ndërkohë që tashmë pritet vetem zyrtarizimi i rezultatit nga selia rozë.
Socialistët kanë votuar dje sipas parimit “Një anëtar një votë” për kreun e ri që do të drejtojë Partinë Socialiste në katër vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur ashtu siç edhe ishte parashikuar, në orën 08:00 të mëngjesit dhe ka vijuar deri në orën 16: 00 në 386 qendra votimi, në të 12 qarqet e vendit. Vetëm në një qendër votimi, në komunën Shllak të Qarkut të Shkodrës, votimi nuk është zhvilluar për shkak të mostërheqjes në kohë të bazës materiale nga komisioni vendor i zgjedhjeve. Ndërkohë, siç edhe konfirmohet nga korrespondentët në të gjitha qarqet, procesi ka ecur normalisht dhe pa problematika, përveç disa pakënaqësive që kanë shfaqur disa anëtarë socialistë, të cilët nuk e kanë gjetur emrin në lista e votuesve. Megjithatë, siç edhe bëhet e ditur, numri i tyre ka qenë fare i papërfillshëm, çka nuk ka lënë shkas për kontestime të procesit. Dy kandidatët që konkurronin në këto zgjedhje, Lakrori dhe Rama, kanë votuar në Tiranë, ku dhe kanë vendbanimet e tyre. Kështu, Lakrori ka votuar rreth orës 10:00 në qendrën e votimit të hapur në njësinë nr. 9 të Tiranës, ndërsa Rama në njësinë bashkiake numër dy. Mësohet se pjesëmarrja në votim në 386 qendrat e votimit ka qenë tek rreth 70 për qind, ose e thënë me shifra të tjera, të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar rreth 55 mijë socialistë, nga 82 mijë e 177 që gjendeshin në lista. Nuk bëhet fjalë për të dhëna zyrtare, pasi Komisioni i Zgjedhjeve në Parti (KZP) nuk ka preferuar deri dje në mbrëmje që të jap rezultatet paraprake, qoftë për pjesëmarrjen ashtu edhe për vullnetin e shprehur prej socialistëve.
Gjithmonë duke iu referuar të dhënave jozyrtare, deri dje në orët e vona të mbrëmjes kishte përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në pjesën dërmuese të qarqeve, ku dhe kanë dalë rezultatet paraprake. Kështu, mësohet se në kryeqytet rreth 91 për qind e soclaistëve kishin votuar për Ramën dhe vetëm 0.9 për qind për kandidatin tjetër, Maqo Lakrori.
Ndërsa në zonën rurale të Tiranës, ose siç njihet në ndarjen organizative të PS-së, si Tirana fshat, 2112 socialistë kishin votuar për Edi Ramën dhe 254 votues për kandidatin Maqo Lakrori.
Ndërkohë që, një pjesëmarrje e lartë dhe një rezultat i thellë është shënuar në Qarkun e Fierit, ku nga 4059 votues 3877 prej tyre kishin votuar për Ramën dhe vetëm 182 për Lakrorin.
Një rezultat gjithashtu i thellë është shënuar edhe në Qarkun e Durrësit ku votat janë ndarë 2670 me 165 në favor të kreut aktual të PS-së. Gjithashtu, e njëjta situatë është paraqitur edhe në Shkodër, Tepelenë, Sarandë, Vlorë etj.

Rama: Berisha-Nano-Meta u munduan të bëjnë pis procesin
Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar dje treshen Berisha-Nano-Meta se janë përpjekur në vazhdimësi që të përbaltin dhe të delegjitimojnë procesin e zgjedhjeve për kreun e ri të kësaj force. Duke folur dje, pasi votoi në qendrën e votimit të ngritur në njësinë bashkiake numër dy në kryeqytet, Rama duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me ligjshmërinë e këtij procesi, u shpreh se gara ishte e natyrshme e njëkohësisht reale. “Ky është një proces i natyrshëm e njëkohësisht real e për këtë arsye ka qenë dhe një proces që ka patur vështirësitë e veta. Ashtu si kundër ka qenë një proces të cilin Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, kompania e tyre, altoparlantët e tyre kanë bërë çmos që ta përbaltin, kanë bërë çmos që ta cenojnë”, – tha Rama për mediat pasi votoi. Sipas tij, PS-ja është e vetmja forcë demokratike në vend, e cila aplikon realisht parimin “një anëtar një votë”, ndaj, ka thënë Rama, të gjithë kundërshtarët e saj janë përpjekur gjatë gjithë këtyre muajve ta zhvlerësojnë atë, duke e sulmuar pareshtur. “Kanë bërë çmos që ta zhvlerësojnë, sepse është një proces i bukur, një proces real, një proces që tregon në fakt se PS-ja është vërtet forca më e madhe e më demokratike në Shqipëri e se është pa asnjë dyshim një pengesë e pakapërcyeshme për projektin e tyre, për ta kthyer Shqipërinë në një skemë të mbyllur dhe për ta kthyer pushtetin e popullit në një pushtet interesash që s’kanë të bëjnë me interesat e popullit”, – u shpreh kryesocialisti, i cili vlerësoi faktin që anëtarësia mundet të shprehë vullnetin e saj për drejtuesin e ri. Ndërkohë që, rivali i Ramës në këtë garë, Maqo Lakrori, nuk ka preferuar të japë asnjë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23072. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23072

Tirana bie në Fier, Vllaznia mbytet në Durrës Luhen takimet e javës së 5-të të kampionatit. Besa e Dinamo vazhdojnë bashkëkryesimin me pikë të plota
Superliga dhuron rezultate surprizë. Apolonia, duke mundur Tiranën në fushën e saj, zbukuron akoma më shumë kampionatin, çon veten e saj me 9 pikë së bashku me Skënderbeun e Teutën, në një kohë që Dinamos e Besës i jep një dorë të fortë në rrugëtimin e kreut. Apolonia fitoi dje pastër në “Loni Papuçiu”, 2-0, ndaj kampionëve në fuqi, çka tregon se skuadra fierake pretendon me të drejtë në këtë sezon të ri. Nga ana tjetër, ndeshja e luajtur në “Loni Papuçiu” ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të Tiranës, e cila tashmë e shikon veten edhe më larg kreut të renditjes. Natyrisht, mungesat e shumta përbëjnë njëfarë justifikimi për bardheblutë, megjithatë javët po kalojnë dhe pikët e humbura nuk mund të rikuperohen më si duhet. Tirana, edhe njëherë tjetër në mungesë të titullarëve shfaqi problemet e zakonshme në vijën e sulmit. Apolonia dominoi totalisht në pjesën e dytë, ku edhe gjeti dy herë rrugën e rrjetës, fillimisht me Agim Meton në minutën e 84-t e pesë minuta më pas me sulmuesin serb, Mlladen Bërkiç. Tirana pësoi humbjen e dytë sezonale në pesë ndeshje të zhvilluara dhe tani pozitat e trajnerit kroat Lonçareviç janë tepër të lëkundura. Apolonia u ngjit në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Skënderbeu e Teuta, duke u renditur menjëherë pas çiftit Dinamo-Besa (nga 13 pikë). Dy skuadrat e kreut, Dinamo dhe Besa, kanë ruajtur ritmin, duke fituar të dyja në shtëpi. Besa ka mundur 1-0 Skënderbeun, me golin e sulmuesit vlonjat Daniel Xhafaj, ndërsa Dinamo ka mundur Shkumbinin 2-1, falë një dopiete të Elis Bakajt. Në këtë mënyrë, kreu i Superligës vijon të jetë “me dy koka”, Dinamo dhe Besa, qysh në javën e parë. Si blutë, ashtu edhe verdhezinjtë, janë dy skuadrat më të suksesshme deri më tani, ndaj edhe kryesojnë me meritë, në pritje që të parakalojnë njëra-tjetrën javët në vijim. Në Durrës, Vllaznia e Shkodrës ka treguar se ka probleme këtë sezon. Është mundur 1-0 nga goli i Hysës së “djemve të detit”, duke iu larguar akoma më shumë kreut, në të njëjtën kohë, duke treguar se pretendimet e trumbetuara nga drejtuesit e klubit janë të pabaza. Tashmë pozicioni i trajnerit Hasan Lika duket më shumë se kurrë i rrezikuar. Atëherë kur pritej kthesa e shumëpritur ndaj Teutës, skuadra e presidentit Valter Fushaj pëson një humbje tjetër këtë sezon, e treta në pesë javë, duke dëshmuar se kriza, jo vetëm e golit (1 në pesë takime), por edhe skuadrës në tërësi është e qartë. Teuta, nga ana e saj, e drejtuar nga një ish-trajner i Vllaznisë, Mirel Josa, pas fitores së bujshme në Vlorë, arriti suksesin e tretë sezonal. Golin e fitores e shënoi talenti i Kombëtares U-21, Vilfor Hysa, në minutën e 65-të. Fushaj është treguar i rreptë dhe i prerë gjatë përgatitjeve për ndeshjen kundër Vllaznisë, duke kërkuar pikë të plota në Durrës, por skuadra e drejtuar nga Hasan Lika dështoi në misionin e saj. Tashmë mbetet e paqartë se çfarë masash ekstreme do të ndërmarrë bosi i kuqebluve, nënkampione e sezonit të kaluar. Në Ersekë, Gramozi vendas i ka dhënë një tjetër goditje Flamurtarit. Humbja e kuqezinjve vlonjatë 2-0 tregon se e keqja te kjo skuadër nuk është vetëm te trajneri, por qëndron më thellë. Largimi një javë më parë i Eqerem Memushit dhe afrimi në stol i Gugash Maganit nuk ka ndryshuar asgjë, të paktën në javën e pestë, sepse Flamurtari ka humbur pastër, 2-0 në transfertën me Gramozin. Derbi i fqinjëve, Kastrioti-Laçi është mbyllur në “paqe”, sa i takon rezultatit të bardhë 0-0, por loja ka qenë shumë e luftuar, madje edhe e ashpër në disa raste. Të kënaqur nga kjo ndeshje kanë dalë laçianët, që kanë marrë një pikë në transfertë, duke shpresuar se tashmë ka mbërritur kthesa e duhur për ta. Sa i takon kategorisë së parë, vijon marshimi i Bylisit të Ballshit, që ka fituar 1-0 në Skrapar, ndërkohë që është ndalur Lushnja, brenda në shtëpi, 1-1 me Pogradecin. Kamza, me mjaft pretendime, ka humbur 2-1 në Elbasan, ndërsa Partizani ka fituar 2-0 ndaj Besëlidhjes në “Selman Stermasi”. Vlen të theksohet se gjatë tërë kohës, tifozët e kuq kanë bërtitur në kor “Xhani ik”. Madje, policia nuk ka lejuar dhjetëra tifozë të kuq të hyjnë në stadium pjesën e parë, edhe pse të pajisur me bileta, vetëm se kishin një parullë në dorë. Paralajmërimet se do të gjuanin me vezë dhe domate, duket se i kanë detyruar drejtuesit e kuq të merrnin masa. Kjo u duk edhe në numrin e madh të forcave policore, por edhe të civilëve të ndryshëm, njerëz të afërt me presidentin Xhani, që kanë bërë çmos për moslejimin e hyrjes së tifozëve, madje edhe janë konfrontuar me ta. Është dashur ndërhyrja dhe monitorimi i situatës nga mediat, kryesisht televizionet, që policia t’i lejonte tifozët e shumtë të kuq të hynin në stadium në pjesën e dytë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23060. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23060

Angela Merkel merr mandatin e dytë, SPD pranon humbjen Ndryshim i qeverisë në Berlin – Konturohet koalicioni mes CDU /CSU-së dhe FDP-së Steinmeier pranon humbjen. Merkel entuziaste për mandatin e dytë, kësaj here në koalicion me parteren e preferuar FDP
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu kenaqësi mbi rezultatin e arritur në këto zgjedhje si dhe për shansin e krijimit të një qeverie mes partive të unionit (CDU/CSU) dhe liberalëve (FDP). Kemi arritur diçka të mrekullueshme. Kemi arritur qëllimin kryesor zgjedhor, për një shumicë të qëndrueshme për krijimin e qeverisë së re. Besoj se sonte mund të festojmë, por shumë shpejt duhet të fillojmë punën, sepse ka shumë probleme që duhen zgjidhur. Ne duam të mbetemi parti popullore edhe në shekullin 21-të. Duam të mbetemi partia më e madhe popullore, ndërsa unë dua të jem kancelare e të gjithë qytetarëve. Unë kam telefonuar me kryetarin e Partisë Liberale, Guido Westerwelle. Nuk kemi biseduar për plane konkrete, por besoj se për këtë do të bisedojmë nesër, sepse vendi duhet të qeveriset”, theksoi Merkel.
FDP-ja e gatshme për bashkëqeverisje
Kryetari i Partisë liberale Guido Westerwelle është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësi në qeverisjen e vendit. Përpara zgjedhësve që borohorisinin me entuziazëm të dielën në mbrëmje në Berlin ai deklaroi: «Ne duam tani të bashkëqeverisim Gjermaninë ». Njëkohësisht ai falenderoi për “rezultatin më të mirë” të FDP-së qysh nga themelimi i Republikës Federale të Gjermanisë. Ky rezultat do të thotë “një përgjegjësi e madhe». Duhet tani tëkujdesemi, që Gjermania të ketë një sistem të drejtë tatimesh dhe shanse m ëtë mira për arsimim.Edhe të drejtat e qytetarit duhet sërish të respektohen më mirë.”, nënvizoi Westerwelle.
SPD-ja pranon humbjen
Kandidati i partisë social-demokrate (SPD) për kancelar, Frank-Walter Steinmeier e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare: «Eshtë një ditë e hidhur për SPD-në.”, tha ministri i Jashtëm në Berlin. «Atyre u duhet tani të dëshmojnë, se mund t’ ia dalin.” Kështu u shpreh Steinmeier pas votimeve të së dielës prej nga pritet një ndryshim i qeverisë me një koalicion mes CDU-së dhe liberalëve (FDP). Kandidati i SPD-së për kancelar Frank-Walter Steinmeier pas dështimit të rëndë të social-demokratëve do të jetë kryetari i opozitës në parlament. Ai deklaroi: «Unë e mora me kënaqësi përgjegjësinë si kandidat kryesor dhe për këtë arësye në këtë mbrëmje të hidhur nuk dua t’ i shmangem përgjegjësisë.»(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23063. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23063

Vezir dhe konsull ose Orienti dhe Revolucioni Frëng Del së shpejti në qarkullim: “Ali Tepelena: Historia e vezirit të tmerrshëm”, nga Fransua Pukëvil (François Pouqueville) nën shqipërimin e Ardian Klosit, pajisur me një pasthënie të gjatë prej tij.
Është biografia kyçe e historianit frëng për vezirin e Janinës, botuar për herë të parë më 1825, si gjysma e parë e veprës së tij në tri vëllime “Historia e ringjalljes së Greqisë”.
Prej saj u nisën gjithë shkrimtarët, historianët, artistët e mëpasëm që vunë në qendër figurën e Aliut ose episodet e ndryshme rreth karrierës së tij.
Mjerisht në Shqipërinë komuniste dhe paskomuniste kjo vepër e Pukëvilit u quajt si “jo dashamire ndaj shqiptarëve”, “me mllefe kundër Ali Pashës” etj. dhe nuk arriti deri më sot të shohë dritën e botimit.
Në disa numra do të botojmë nga Pukëvili portrete të Ali Tepelenës në periudha të ndryshme të jetës së tij, shoqëruar me fragmente nga pasthënia.
Jetuan gati 9 vjet pranë e pranë, të vëmendshëm, dyshues, pa ia hequr sytë njëri-tjetrii Veziri u trembej letrave të konsullit dhe zotërisë së tij, perandorit, konsulli u trembej kurtheve dhe vrasësve të vezirit.
Veziri admironte fuqinë që fshihej prapa konsullit, Bonapartin e madh, pushtuesin e Europës, konsulli magjepsej nga errësirat që fshihte shpirti i tiranit.
Veziri shpresoi ta përdorte në makinacionet dhe kombinimet e tij, pa sukses, konsulli u betua se do t’ia tregonte gjithë botës karrierën e tij gjakatare, me sukses, vetëm se më pas, atëherë kur koka e tij qe porositur për në Stamboll.
Pa Fransua Pukëvilin Ali Tepelena do të kishte mbetur një nga ata sundimtarët e Orientit që bëjnë emër sa janë gjallë, shkaktojnë edhe tërmete, pastaj i përpin historia. Do kishte mbetur diku në një varg të Bajronit ose në shënime ekzotike udhëtarësh europianë.
Kurse biografia që Pukëvili nisi ta botonte qysh në gjallje të pashait e që e mbylli të plotë 3 vjet pasi koka e tij u ekspozua në Bab Humajum, që u përkthye në gjuhët kryesore europiane me një shpejtësi prej shekulli 21, i dha një famë që mbajti me dhjetëvjeçarë të tërë.
Ajo u ngacmoi fantazinë disa prej penave më të mëdha të kohës, Hygoit, Dymasë, ajo dha lëndë për vepra skenike ose për tablo madhështore të cilat mund t’i kundrosh edhe sot në galeritë e Luvrit.
Krahasimi mund të bëhet vetëm me një figurë tjetër shqiptari, tre shekuj e ca më parë, atë të Skënderbeut, vetëm se në drejtim të kundërt: Barleti, biografi i Gjergj Kastriotit, i dha Europës shembullin frymëzues të heroit të krishterë që është në gjendje ta pengojë vërshimin osman, kurse Pukëvili, biografi i Ali Tepelenës, i tregoi kontinentit shembullin tmerrues të tiranit oriental që s’ndalet para asgjëje në karrierën e vet, e që pastaj papritur bëhet pishtari që i vë flakën perandorisë së tij.
Vepra e Pukëvilit u mirëprit kudo, vetëm në vendin e lindjes së protagonistit të tij jo, sidomos pas Luftës së dytë botërore dhe ngritjes në Shqipëri të një historiografie të vetme, me vendosjen e një diktature të vetme.
Edhe pse qëndrimi ndaj Aliut nuk u shpreh në mënyrë krejt eksplicite si në rastin e Skënderbeut ose rilindasve e të tjerëve, u nënkuptua se ai ishte një figurë e shquar e kombit.
U përkrah botimi i disa veprave zbukuruese për të, dalëngadalë në vitet 70 e 80 u poq edhe qëndrimi zyrtar i historiografisë që thoshte pak a shumë se Ali pashë Tepelena punoi për një pashallëk të pavarur shqiptar, i nënkuptuar gati si pararendës i pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë frymë as që mund të mendohej botimi i biografisë së parë dhe kryesore për të, asaj të Pukëvilit.
Njëkohësisht u përhap opionini, përsëri zyrtar, se Pukëvili nuk kishte qenë dashamirës ndaj shqiptarëve dhe se kishte shtrembëruar faktet historike. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas vitit 1991, megjithë liberalizimin e botimeve.
Me sa duket biografia e Ali Tepelenës nga Pukëvili ka qenë kafshatë e fortë edhe për periudhën e pluralizmit të mendimeve.
Çka tregon edhe një herë se e kemi vështirë të merremi haptas me historinë tonë, me ngjarje dhe fakte që mund të luhatin skema të ngulitura nëpër koka prej kohësh.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23066. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23066

Polonia miraton ligjin për tredhjen e pedofilëve VARSHAVË (Poloni) – Polonia ka miratuar një ligj që e bën të detyrueshëm tredhjen e pedofilëve. Ligji ka ngjallur mjaft polemika në vend, dhe është i pari në Europë i kësaj natyre.
Sipas ligjit, të sponsorizuar nga qendra e Polonisë së Djathtë, pedofilët e dënuar për përdhunimin e fëmijëve nën moshën 15 vjeç ose për përdhunim të një personi të familjes do të duhet t’i nënshtrohet terapisë kimike të organeve gjenitale pas lirimit të tyre nga burgu.
“Qëllimi i këtij aksioni është përmirësimi i shëndetit mendor të të dënuarve si dhe ulja e epsheve të tyre”, tha zëdhënësi i qeverisë në një deklaratë. “Pra mbrojtja e popullatës nga njerëz të tillë, pasi askush nuk garanton se persona të tillë nuk do ta përsërisin më krimin, shtoi ai.
Kryeministri i Polonisë Donald Tusk që vitin e kaluar kishte lajmëruar tredhjen e pedofilëve që ai i quan njerëz të degjeneruar. “Nuk mendoj se mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet t’i referohet këtyre lloj ngjarjeve”, ka deklaruar ai. Ligji ka tërhequr mendjen e shoqatave për të drejtat e njeriut, por Kryeministri nuk e tërhoqi atë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23069. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23069

Kallëzim penal për Folie dhe Living Room Banorët do të depozitojnë paraditen e sotme kallëzimin në prokurori për veprën penale prishje të qetësisë publike
TIRANË- Banorët e pallateve pranë “Living Room” dhe “Folie” kanë përgatitur ditën e djeshme një kallëzim penal që do ta dorëzojnë sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë në lidhje zhurmat shkatërruese që po i shqetësojnë çdo natë.
Ata kanë kontaktuar disa herë me përfaqësuesit e policisë së rendit, asaj bashkiake si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë por askush prej tyre nuk ka mundur që t’i japë zgjidhje. Në këto kushte banorët kanë ndërmarrë aktin e fundit, atë të kallëzimit penal.
Të kontaktuar nga “Shekulli”, banorët e rezidencës “Torre Drini” shpjeguan se kallëzimi që do të depozitohet sot në prokurori bazohet në nenin 274 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë nen përkufizohet prishja e qetësisë publike dhe tregohet qartë se krijimi i zhurmave shqetësuese është kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Si provë banorët do të depozitojnë dëshmitë e tyre për vite të tëra stres të shkaktuar nga zhurmat e lokaleve.
Madje ata kanë kërkuar që të gjithë njerëzit që banojnë në atë zonë dhe që kanë shqetësime nga zhurmat e larta të lokaleve gjatë natës të bashkohen në këtë nismë dhe të japin dëshmitë e tyre për stresin që po kalojnë.
Banorët kanë pohuar se kanë kontaktuar disa herë me pronarët e lokaleve por pa asnjë rezultat. Madje ata kanë dërguar edhe letra tek krerët më të lartë të shtetit si kryeministri Berisha, kryebashkiaku i Tiranës Rama apo kryetarja e parlamentit Topalli. Letra të veçanta janë dërguar nga ambasadorët e Kroacisë dhe Rumanisë por sërish asnjë zgjidhje.
Diplomatë të tjerë janë bashkuar në këtë shqetësim duke i kërkuar shtetit shqiptar të njëjtin trajtim që marrin diplomatët tanë në vendet e huaja por në të gjitha rastet nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Dy ditë më parë, biznesmeni Geri Selenica ka njoftuar krerët e policisë për situatën e rëndë të zhurmave dhe përgjigjja që ka marrë është se lokaleve u është dhënë leje deri në orën 02.00 të natës. Por edhe pas kësaj ore lokalet “Living Room” dhe “Folie” kanë vazhduar të mbajnë muzikën e lartë duke kthyer të gjithë zonën në një disko gjigante.
Neni 274 Prishja e qetësisë publike
Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
“Living Room” betonon kalanë e Tiranës
TIRANË- Paraditen e djeshme “Folie” ka nisur ndërtimin e një lokali tjetër, shumë pranë atij ekzistues.
Banorët e zonës që kanë kontaktuar me pronarët e “Folie” pohuan se bëhet fjalë për një lokal që do të funksionojë edhe në dimër pasi lokali aktual është vetëm për në verë.
Do të jetë një lloj çadre e mbuluar dhe brenda saj do të zhvillohet sërish aktiviteti i “Folie”. Por ky lokal ka një problem jo të vogël. Ndërtimi ndodhet në zonën e mbrojtur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës pasi aty janë rrënojat e kalasë së Tiranës. Ky monument kulture është zbuluar së fundmi dhe ende nuk dihet se sa shtrihet nën tokë.
Pikërisht mbi të, paraditen e djeshme, është hedhur beton që do të jetë edhe themeli i lokalit të ri. “Shekulli” publikon sot foton e betonieres pikërisht mbi monumentin e kulturës…
Lokali “Living Room” ndodhet në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet në një ndërtesë dykatëshe. Ai ka nisur punë në këtë zonë në fund të vitit 2004 dhe si pronari i lokalit njihet zoti Blendi Bombaj. Fillimisht lokali ka marrë leje për bar-restorant por më pas është shndërruar në pub.
Eshte nje nga lokalet qe perhap zhurme ne nje rreze shume te gjere me banore qe nuk munden te flene naten. Muzika eshte shurdhuese, ne nje nivel, qe nese nuk jeton vete ne ate zone nuk e beson dot.
Vec te tjerash Living Room eshte lokali i nate si preferuar nga politikanet. Te gjithe banoret i shohin makinat dhe truprojat e tyre, por vetem nje prej tyre eshte aq i guximshem sa te na thote duke u identifikuar emrat e politikaneve qe :kotribuojne” ne zhurmat e nates ne lokalet ne zona te populluara.
Sipas Ilir Sopotit, banor i zonës, në këtë lokal janë parë shumë shpesh ish-ministri Blendi Klosi dhe ministri aktual Sokol Olldashi. “Unë e kam parë personalisht shumë herë në orët e vona të natës Z. Blendi Klosi duke dale nga “Living Room” dhe kam parë edhe fuoristradën e tij të deputetit (Mitsubishi ngjyre blu) të parkuar në rrugicën “Myrteza Kelliçi”. Persona të tjerë më kanë thënë se ai është përnatë në lokal.
Ndërsa thuhet se duke filluar nga Shtatori 2005 dhe deri me sot është parë vazhdimisht ta frekuentoje këtë lokal edhe Z. Sokol Olldashi”,- thotë Ilir Sopoti. I kontaktuar nga “Shekulli” për këtyë gjë Blendi Klosi ka pohuar se nuk është më klient i atij lokali. “E kam frekuentuar kohë më parë por tani jo më. Kam kohë që nuk shkoj aty dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë lokal”,- tha Klosi. Ndërkohë Sokol Olldashi nuk i është përgjigjur telefonave dhe sms-ve të gazetarëve të “Shekullit”.
Në maj 2005 “Living Room” nisi zgjerimin duke kryer punime në tarracën e ndërtesës dykatëshe. Aty u vendosën konstruksione metalike dhe pedana, karrige, tavolina dhe bokse të mëdhenj muzike. Sipas banorëve, në këtë kohë nisi edhe stresi i lokalit. Pak muaj më pas banorët i kanë dërguar letra edhe kryeministrit Berisha por pa marrë asnjë përgjigje. Në muajt prill dhe maj të vitit 2006 në këtë lokal u kryen punime shtesë por asnjë institucion nuk reagoi. Edhe sot lokali vazhdon që të punojë në dy kate, pjesën brenda dhe tarracë, pa pasur leje për të qëndruar hapur pas orës 23.00 dhe aq më tepër pa pasur leje për të mbajtur muzikën e lartë.

Rrefimi i banorit qe ka pese vjet qe ankohet ne te gjitha instancat e shtetit por pa marre asnje here pergjigje per zhurmat.
z.Ilir ju ankoheni se prej disa vitesh shqetësoheni nga zhurmat e shkaktuara nga një lokal nate që ndodhet pranë shtëpisë suaj, si qëndorn ky problem?
Unë banoj në rrugën Xhorxhi Martini përballë parlamentit. Këtu pranë kemi lokalin “Living Room”, prej disa vitesh thuajse çdo natë, mbajnë muzikë me zë të lartë. Bisedat, fillojnë nga ora 22-23 e natës dhe përfundojnë nga ora 03.00 deri në 05.00 të mëngjesit. Përpiqem të shkoj sa më vonë në shtëpi por ështe e pamundur të flesh. Ndihen dridhje në shtëpi nga volumi i lartë i muzikës. Zhurma ështe shumë shqetësuese për njerëzit në një rreze deri 200 metra larg. Zhurmat në këtë lokal kanë filluar që në Nëntor – Dhjetor 2004 por për arsye se nuk ishin aq shqetësuese per mua mendova se ata qe e kishin problem do te ankoheshin dhe do ta zgjidhnin. Se banorët e lagjes ishin ankuar por askush nuk ia kishte marrë parasysh. Kishin shkuar t’i ankoheshin njërit nga bashkëpronarët e “dukshem” por ai dhe nena e tij i kishin përzënë brutalisht. Po kështu ka pasur raste kur banorët u kishin prerë furnizimin me energji elektrike ose u kishin prishur pompen e ujit, etj., por ky lokal kishte vazhduar punë normalisht.
Po për sa i përket organeve të rendit, pushtetit qëndror apo lokal, i jeni drejtuar ndonjerit prej tyre?
Unë kam disa vite që e kam trajtuar këtë problem duke iu drejtuar jo nga një herë por disa herë të gjitha organeve që t’ përmende më sipër. I jam ankuar edhe zotit Kryeministër, por ai ia dërgoi çështjen prefektit dhe prefekti ia dërgoi policisë së ndërtimit, duke mos gjetur zgjidhje asnjëherë. Jam ankuar edhe në Minisrinë e Mjedisit, Komisariatin nr.2, Bashkinë e Tiranës, Institutit të Shëndetit Publik, etj. Këtë e kam bërë direkt por edhe me postë pasi, një pjesë e tyre nuk pranonin ta protokollonin. Asnjë nga organet e mësipërme nuk ka marrë masa për përmirësimin e gjëndjes në lagjen tonë. Deri në vitin 2006 kam punuar në minstrinë e Mjedisit, në vitin 2005 na është kërkuar një program për 100 ditët e para të qeverisjes së Kryeminstrit Berisha, ku unë propozova që të hartohej një ligj për zhurmat urbane. Mirë që nuk ma moren parasysh po një funksionar i kësaj ministrie që ka lidhje me pronarët e “Living Roomit”, më ka thënë, “Unë e di se përse e propozon ti këtë, se do të mbyllësh aktivitetin e “Living Roomit”.
Po nga Kryeminstri Çfarë përgjigje moret?
Atij i jam drejtuar me një letër në 22 Tetor 2005, ku i parashtroja të gjitha sa u thanë më lartë për “Living Room-in” duke i përmendur edhe korrupsionin dhe bashkangjitur ankesën, e firmosur nga 22 persona pjesa më e madhe e të cilëve ishin kryefamiljarë. Jo që nuk mora përgjigje por, problemin tim ia kishin dërguar Prefektit, por edhe ky ia kishte dërguar Policisë Ndërtimore. Për të gjitha këto veprime me mbajtën në kontakt me letra por për sa i përket problemit asgjë nuk u zgjidh.
Pak më lartë më thatë që një pjesë të ankesave i keni dërguar me postë dhe jo direkt, përse?
Ankesen e kam dërguar shoqëruar edhe me firmat e banorëve të lagjes, në Komisariatin Nr.2, Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, Ministrisë së Rendit, Agjencisë Rajonale të Mjedisit , Inspektoriatit, Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, etj. Me postë ia ka dërguar Komisariatit nr.2 dhe Drejtorisë së përgjithshme të Policisë pasi nuk pranuan ta protokollojnë. Kishin shkuar ata të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe më vonë vetë Kryeinspektori, siç me tregoi, dhe ju kishte thënë atyre të “living Room” se do t’u vendoste gjobë. Mirëpo të nesërmen më tregoi se një funksionar Ministrisë së Mjedisit kishte ndërhyrë për mos vënien e saj.
Po me pronarët e lokalit a jeni përpjekur të kontaktoni?
Kemi kontaktuar por pa zgjidhje. Mua me çduti fakti se megjithëse ka shumë ankesa për këtë lokal, kam parë që ai frekuentohet nga politikanë të lartë, si deputeti Blendi Klosi, ministri Sokol Olldashi, etj. Madje një herë ka qenë edhe kryeministri Berisha. Ky i fundit ka qënë kur ministri Olldashi festoi ditëlindjen në këtë lokal, aktiviteti është pasqyruar në faqet e RD-së.
Si mendoni ta zgjidhni këtë çështje? Vetëm me gjyq. Duhet hapur një process gjyqësor. Me sa di unë ky lokal ka pasur aktivitetin e tij në zonën e “Shallvareve”, por dikush e hodhi në gjyq dhe me vendim gjykate u zhvendos nga aty. Këtë duhet të bëjmë edhe ne, duhet të ngrihen të gjithë banorët e lagjes.

Lokalet që kanë bërë zhurmë natën e djeshme
“Magic 4″, “Baroque”, “Folie” dhe “Living Room” kanë mbajtur muzikën në nivel shumë të lartë deri në mëngjes
TIRANË- Mesnata mes së premtes dhe të shtunës ka shndërruar pothuajse të gjithë Tiranën në një disko gjigante. Lokalet e zonës së ish-bllokut i janë rikthyer ritmit normal të muzikës së lartë dhe ahengut që i ka karakterizuar për muaj me radhë. E njëjta situatë është ndjerë edhe në zonën e përballë Parlamentit. Banorë të ndryshëm të kryeqytetit kanë telefonuar në redaksinë e “Shekullit” duke denoncuar raste zhurmash të forta pothuajse në të gjithë Tiranë e re.
Në zonën e bllokut zhurmat më të mëdha janë shkaktuar në rrugën “Ismail Qemali”. Lokalet “Magic 4″ dhe “Baroque” kanë mbajtur nivelin e lartë të zhurmave edhe disa orë pas mesnatës. Zhurmat e tyre forcoheshin edhe më shumë sa herë që hapeshin dyert e lokalit. Dhe në zonën përballë këtyre lokaleve ndodheshin dhjetëra njerëz të vendosur në rrugë që vazhdonin ahengun e nisur brenda.
Vetëm dhjetë metra më larg qëndronin efektivët e policisë bashkiake të kryeqytetit, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të ndaluar zhurmat, qoftë edhe duke u thënë lokaleve që të ulin nivelin. Policët bashkiakë kanë qëndruar deri rreth orës 01.30 dhe më pas janë larguar në një rrugicë tjetër të bllokut, aty ku nuk kishte pothuajse fare zhurmë pasi lokalet e hapura mbanin nivel të ulët muzike. Zhurmat e larta kanë vazhduar deri rreth orës 04.00 të mëngjesit.
E njëjta situatë është hasur edhe në zonën përballë parlamentit. Lokalet “Living Room” dhe “Folie” kanë mbajtur një nivel tepër të lartë zhurmash. Të dy këto lokale kanë shfrytëzuar tarracat e tyre dhe muzika është shpërndarë në një zonë me rreze 300 metra. Banorët e pallateve përreth kanë kontaktuar me pronarët e tyre duke i kërkuar që të ulin muzikën por kanë marrë përgjigje negative. Muzika në këto dy lokale ka vazhduar në nivele shumë të larta deri në orën 04.30 të mëngjesit. Në asnjë rast policia bashkiake dhe ajo e rendit nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23054. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23054

Nuk donte shoqëri me pedofilë, masakrohet i dënuari shqiptar E kanë masakruar në grushta dhe i kanë thyer në kokë sende të forta. Pas një ndërhyrje kirurgjikale, është tranferuar në Burgun e Pratos në Toskana. Ngjarja sipas mediave italiane i ka ndodhur Naim Stafës, një të dënuari shqiptar me burgim të përjetshëm, nga ata që në historinë e krimit italianë kanë hyrë si “il cattivo dei cattivi” (ndër më të këqinjtë). Stafa është dhunuar nga një grup i madh të dënuarish në të njëjtën kohë. Sipas autoriteteve të burgut rrahja masive ka ardhur pasi shqiptari kundërshtonte në vijimësi shoqërinë me të dënuarit e seksionit të tij, duke u thënë që nuk i pranonte si miq. Seksioni i sigurisë së lartë ku ruhej i dënuarri shqiptar, në burgun e Veronas, banohej nga llumi i të dënuarve të drejtësisë italiane, të gjithë pedofilë dhe përdhunues. “Stafa nuk donte të qëndronte me ta dhe i gjykonte vazhdimisht, në grindje me zë të lartë. U bë viktimë e tyre” – thotë në raportimin e vet agjensia italiane Leggo (leggo.it)
Naim Stafa 35 vjeç është dënuar për vrasjen e kushërinjve Pellicardi në Gorgo të Montikanos. Vrasja direkte është kryer nga Artur Lleshi 33 vjeç dhe nga një person i dytë që është arratisur nga vendngjarja dhe është edhe sot e kësaj dite i paarrestuar. Naim Stafa u gjykua dhe u dënua si porositës i vrasjes, pasi u vërtetuan bisedat telefonike të tij me vrasësin edhe gjatë momentit kur vrasësi Lleshi ndodhej në vilën e masakrës. Në procesin e zhvilluar 1 vit e gjysëm më parë Stafa dhe Lleshi u dënuan me burgim t ëpërjetshëm. Lleshi vrau veten në burg disa muaj më pas, ndërsa Stafa u mbajt në burgun e Venecias e më pas në atë të Veronës ku edhe u dhunua.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23057. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23057

Rregullat e joshjes Janë disa faktorë befasues që hyjnë në lojë kur lind tërheqja. Aromat, ngjyrat, hormonet, gjuha e trupit dhe rregulli 5/15. Nuk e njihni? Lexojeni më poshtë
1. Nuhatja, pjesa më rëndësishme e lidhjes
Përzierja e parfumeve zgjon te mashkulli një dëshirë të zjarrtë. Por kjo nuk do të thotë që të laheni në parfum. Mund ta krijoni këtë kombinim të shkëlqyer, duke përdorur qirinj me aromë, ose një sprej për ambientin. Aromat që ngacmojnë femrat? Ajo e kastravecit dhe e jamballit. Të paktën kështu thekson fondacioni “Smell and Taste Research Foundation” i Çikagos. Një tjetër aromë që i bën për vete femrat është ajo e pastërtisë.
2. Ngjyra e duhur të bën më të dëshiruar
Flasim për të kuqen. Sipas “Journal of Personality and Social Psychology”, kur një vajzë vishet me të kuqe rrit mundësitë që dikush ti kërkojë një takim. Në fakt meshkujt ndikohen nga simbolet kulturore: mjafton të sjellësh ndërmend ditën e Shën Valentinit. Zakonisht ato e ndërthurin ngjyrën me romanticitetin, por në fakt është ngjyra ajo që nxit seksin. Nëse doni të bini në sy dhe të lini përshtypje te të tjerët, vishuni gjithmonë me të kuqe dhe vendosni në buzë një të kuq të ndezur.
3. Kokteji i mashtrimit
Pas pijes së dytë ose së tretës, papritur njerëzit e pranishëm në lokal na duken të gjithë më simpatikë. Mos u shqetësoni, është efekti i alkoolit. Në fakt kur jemi të dehur, nuk i vërejmë “defektet” në fytyrën e një djali. Meshkujt me fytyrë simetrike kanë më pak gjasa që të kenë defekte gjenetike. Sipas “Journal of Psychopharmacology” kjo i bën më tërheqës. Mos harroni se konsumimi i tepërt i alkoolit, përveçse ju bën dëm për shëndetin dhe rrezikon sigurinë tuaj, mund tiu rezervojë surpriza të shëmtuara edhe në fushën sentimentale.
4. Trupi flet vetë
Një djalë, pa e kuptuar, pozicionohet përballë vajzës që e tërheq më shumë, edhe pse po bisedon me dikë tjetër. I njëjti rregull, sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, vlen edhe për femrat. Kështu, herën tjetër kur të jeni ulur në një lokal ose në një festë, mund ti identifikoni menjëherë rivalët tuaj. Kështu që veproni sipas rrethanave.
5. Varet nga hormonet
Një javë ju pëlqen një djalë me trup të bukur e gjithë muskuj, javën tjetër fqinji përballë. Sipas “Nature Journal” kjo ndodh sepse femrat gjatë evoluimit janë të prira të pëlqejnë djemtë me karakteristika tepër mashkullore. Kjo gjë ndodh pa vetëdije, sepse ato mendojnë se mund të sjellin në jetë fëmijë më të fortë e më të shëndetshëm. Ndërsa femrat që janë gjatë ciklit menstrual parapëlqejnë meshkujt me shikim të ëmbël, më femëror, sepse u duken më të sjellshëm dhe më të kujdesshëm.
6. Tensioni rrit tërheqjen seksuale
Një djalë që gjendet në një situatë presioni të lartë, e ka më të thjeshtë ti japë një mundësi një vajze. Një studim i publikuar nga “Journal of Personality and Social” ka treguar se si adrenalina dhe rreziku ndikojnë mbi tërheqjen. Studiuesit bënë një provë: i kërkuan një gruaje të qëndronte në një urë të lëvizshme dhe një tjetre në një urë të qëndrueshme. Ndryshe nga meshkujt “seriozë” dhe indiferentë që gjendeshin në urën e palëvizshme, të gjithë ata që kalonin urën e lëvizshme, i kërkonin takim gruas që ndodhej së bashku me ta mbi urë. Kjo mund të shpjegojë se përse lidhjet e fshehta janë kaq emocionuese.
7. Përmasat (e stomakut të tij) bëjnë diferencën
Ja çmund të mësoni diçka më shumë mbi “funksionimin”, seksin dhe pjellorinë e një mashkulli para se të shkoni me të në shtrat. Meshkujt me shpatulla të gjera janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet, gjë që i bën ata partnerë më të mirë. Meshkujt me bark, kanë nivel më të ulët testosteroni, që do të thotë, bëjnë më pak seks dhe janë më pak pjellorë, të paktën sipas autorëve të studimit “Size Metters”.
8. Shenja që do të zgjasë gjatë
Nëse ngjani nga fizionomia me nënën e partnerit tuaj, ka shumë gjasa që mes jush dhe partnerit tuaj gjërat do të funksionojnë për mrekulli. Meshkujt janë më të prirë të zgjedhin femra, struktura kockore e të cilave është e ngjashme me atë të nënave të tyre. Gazeta shkencore “Proceedings of the Royal Society B” e ka pagëzuar “fenomenin” me emrin “sexual imprinting” dhe thekson se fytyrat që na tërheqin kur jemi në moshë madhore, janë të njëjtat e fëmijërisë. Çmund të themi? Nëna mbetet gjithmonë nënë, si gjithnjë e pazëvendësueshme.
9. Rregulli 5/15
Nëse një djalë ju prek pesë herë gjatë 15 minutave, atëherë jeni në duart e tij. Djaloshi do të gjejë një justifikim që të ketë një kontakt tjetër fizik për të parë reagimin tuaj, duke ju prekur krahun, duke ju vënë flokët pas veshit sepse ju kanë zënë sytë, ose duke luajtur me varësen nw qafë. Nëse tërhiqeni dhe qëndroni e heshtur, ai do ta përsërisë veprimin, pa u shqetësuar.
10. Kur bën kështu është i dashuruar
Sipas “American Psychological Association” kur një djalë përsërit veprimet tuaja, kjo do të thotë se i interesoni. Të ulurit në të njëjtën mënyrë si jeni ulur ju, përsëritja e gjesteve tuaja si dhe lëvizja e kokës njësoj si ju, janë të gjitha shenja që e keni për vete. Nëse lëpin buzët, pasi e keni bërë ju, atëherë do të thotë se ju dëshiron. Gjërat po shkojnë për së mbari.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23048. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23048

Komisioni i Ekonomisë miraton pr/ligjin: Pronat e sindikatave i kalojnë shtetit Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar sot projektligjin për kalimin e pronave të sindikatave në pronësi të shtetit. Në këtë mënyrë të gjithë kontratat që sindikatat kanë me investitorët bëhen të pavlefshme.
Në bazë të projektligjit që kalon së shpejti në Parlament shteti bëhet pronar i qindra objekteve, kryesisht ish-shtëpitë e pushimit që tashmë janë bërë hotele në të cilat investitorët kanë kryer miliona lekë investime. Në bazë të ligjit të ri, investitorët duhet të kompensohen nga sindikatat. Në shumë raste çështjet pritet të shkojnë në gjykatë. Siç dihet sindikatat nuk kanë para dhe investitorëve mund t’iu shkojnë dëm miliona lekë investime, pasi tashmë të gjitha objektet janë pronë e shtetit.
Hartuesit e këtij projektligji iu janë referuar një ligji të miratuar në vitin 1998 për të njëjtën çështje sipas të cilit, pas marrjes së pronave nën administrim, sindikatat nuk kanë të drejtë që të bëjnë tjetërsim të tyre deri në vitin 2020. Nëse të ardhurat që lëvrohen nga marrëdhënia sindikatë-investitor kalojnë në favor të shtetit, situata ndryshon në qoftë se vetë sindikata është debitore kundrejt një investitori. Në këtë rast shteti nuk njeh asnjë përgjegjësi për shkak se sipas relacionit shpjegues të projektligjit, sindikatat nuk kanë qenë pronare të ligjshme të këtyre pronave.
Nga të dhënat e ofruara nga hipoteka një pjesë e mirë e pasurisë së sindikatave janë shitur, një pjesë janë lëshuar me qira, ndërsa ka edhe prona të tjera mbi të cilat nuk është kryer asnjë veprim duke i lënë në gjendjen e fillim viteve 90-të. Nderkohe Kryeministri Berisha deklaroi kohe me pare se shteti eshte ai që do të investojë mbi to ndërsa më pas do t’ua shesë aksionet investitorëve të interesuar.
Krahas pronave që janë nën administrimin e investitorëve, një pjesë tjetër e tyre që deri në miratimin e këtij projektligji ishin nën administrimin e sindikatave do të vihen në dispozicion të fondit për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Për identifikimin e tyre, është ngarkuar Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike. Ky proces duhet të përfundojë brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij projektligji ndërsa për të gjithë procesin do të raportojë para Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër, brenda një afati kohor 60 ditë nga marrja e të dhënave, qeveria miraton fondin e pronave të paluajtshme të cilat vihen në dispozicion për kompensim fizik ndaj pronarëve sipas ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” dhe i ve në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23051. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23051
Top