Gejts kundër tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, mbrëmë ka kundërshtuar kërkesën për përcaktimin e afatit dhe strategjisë për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani.

“Vendosja e afatit për përfundimin e operacioneve luftarake në Afganistan do të ishte strategji e gabuar. Humbja në Afganistan do të thotë hap i madh prapa për SHBA-në dhe do të mund të ketë pasoja katastrofale, në kuptimin e përforcimit të ekstremistëve islamikë dhe të operacioneve të Al Kaedës.

Ai tha se nuk ekziston mospajtim mes presidentit amerikan, Barak Obama dhe komandantëve ushtarakë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se gjatë sjelljes së vendimeve për dërgimin e një numri të ushtarëve shtesë në Afganistan, Obama do t’i presë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, duke theksuar para SHBA-së rolin e aleatëve evropianë dhe kandezë në Afganistan, tha se edhe krahas viktimave nuk do të ketë tërheqje të ushtarëve.

“E di që shumica në Uashington janë të brengosur nga kufizimet e vendosura nga vendet anëtare të NATO-s, është e domosdoshme që Aleanca të dërgojë një numër shtesë të ushtarëve”, tha Rasmusen para Këshillit Atlantik në Uashington.

Në misionin e NATO-s në Afganistan marrin pjesë 35.000 ushtarë nga shtetet aleate apo 40 për qind nga numri i plotë i Aleancës dhe numri i tyre vazhdon të rritet. Gjashtëmbëdhjetë shtete kanë dërguar forca plotësuese dhe asnjëra nuk i tërheq ushtarët. Aleatët nuk ikin nga fusha e betejës, 14 shtete kanë ushtarë në pjesën jugore të Afganistanit, ku luftojnë së bashkë me amerikanët. Njëzet shtete kanë dhënë viktima në beteja dhe disa kanë pasur humbje të mëdha. Nuk do të lejojë dikush të pohojë se evropianët dhe kanadezët nuk e kanë paguar shtrenjtë suksesin në Afganistan.

Paraprakisht komandanti i ushtrisë së SHBA-së dhe i forcave ndëkormbëtare për siguri në Afganistan (ISAF), gjenerali amerikan, Stenli Makkristal zyrtarisht ka kërkuar nga Pentagoni dërgimin e një numri shtesë të ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Ai kërkoi të dërgohen edhe 40.000 ushtarë për kontingjentin amerikan në Afganistan, i cili tani numëron 65.000

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23192. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23192